RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR PËRMBAJTJA HYRJE..........................................................................................................................................................2 RAPORTIMI VJETOR I KOORDINATORIT SHTETËROR PËR MARRËVESHJET SHTETËRORE NË FUSHËN E SIGURIMEVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË JASHTË VENDIT………………………………...................................................................................................................4 RAPORTIMI VJETOR I PERSONIT PËRGJEGJËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE QË VUAJNË HEQJEN E LIRISË JASHTË VENDIT, TË DREJTAVE TË MIGRANTËVE NËPËRMJET INFORMIMIT MBI MUNDËSITË E NDRYSHME PËR TË APELUAR NDAJ SHKELJEVE TË TË DREJTAVE TË TYRE, NË STRUKTURAT E VENDEVE PRITËSE SI DHE NË ATO NDËRKOMBËTARE ...................................................................................................................................8 RAPORTIMI VJETOR I KOORDINATORIT SHTETËROR PËR MARRËVESHJET SHTETËRORE NË FUSHËN E NJOHJES SË LEJEVE TË DREJTIMIT TË AUTOMJETEVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË JASHTË VENDIT ......................................................................................................................................12 RAPORTIMI VJETOR I KOORDINATORIT SHTETËROR PËR INFORMIMIN E DIASPORËS …………… ……………………………………………………………...............................................................................................26 RAPORTIMI VJETOR I KOORDINATORIT SHTETËROR PËR PROGRAMET / DONATORËT TË CILËT OFROJNË BURSA STUDIMI PËR JASHTË VENDIT.....................................................................................................................................................30 RAPORTIMI VJETOR I KOORDINATORIT SHTETËROR PËR ORGANIZIMIN E PROGRAMIT VJETOR TË AKTIVITETEVE PËR DIASPORËN SHQIPTARE ……………………………………………………… …………………………………………………….......................................................................................……………..34 RAPORTIMI VJETOR I KOORDINATORIT SHTETËROR PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT “JAM SHQIPTAR” TW GJUHWS DHE KULTURWS SHQIPE………………………………………...........................................................................…………………………40 1
HYRJE Revista elektronike është një përmbledhje e bashkërendimit të informacionit për punën e kryer nga Koordinatorët Shtetërorë për çështje që kanë të bëjnë me politikën shtetërore për diasporën shqiptare gjatë vitit 2020. Në këtë revistë informuese janë raportimet vjetore si më poshtë: Koordinatori Shtetëror për marrëveshjet shtetërore në fushën e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptar jashtë vendit i cili ka për detyrë ndjekjen e procesit të negocimit dhe finalizimit të marrëveshjeve shtetërore dypalëshe në fushën e sigurimeve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Personi Përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që vuajnë heqjen e lirisë jashtë vendit, të drejtave të migrantëve nëpërmjet informimit mbi mundësitë e ndryshme për të apeluar ndaj shkeljeve të të drejtave të tyre, në strukturat e vendeve pritëse si dhe në ato ndërkombëtare. Zëvëndësministri i drejtësisë përgjegjës kryen koordinimin ndërinstitucional për mbledhjen e informacionit të plotë, për ndjekjen dhe trajtimin sipas legjislacionit në vendet pritëse, të shtetasve shqiptarë të cilët vuajnë heqjen e lirisë në burgje jashtë vendit. Koordinatori Shtetëror për marrëveshjet shtetërore në fushën e njohjes së lejeve të drejtimit të automjeteve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit i cili ka për detyrë ndjekjen e procesit të negocimit të marrëveshjeve dypalëshe shtetërore në fushën e njohjes së lejeve të drejtimit të automjeteve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Koordinatori Shtetëror për informimin e diasporës, i cili vlerëson dhe koordinon punën për informacionin që publikohet nga faqet zyrtare të institucioneve të administratës shtetërore për interesat e komunitetit shqiptar jashtë vendit. Koordinatori Shtetëror për programet/donatorët të cilët ofrojnë bursa për jashtë vendit i cili ka për detyrë ndjekjen e programeve dhe donatorëve të cilët ofrojnë bursa studimi për jashtë vendit. Koordinatori Shtetëror për organizimin e programit vjetor të aktiviteteve për diasporën shqiptare është përgjegjës dhe autorizohet të koordinojë e organizojë aktivitete në vendet pritëse të komuniteteve shqiptare në diasporë, mbi bazën e një programi vjetor si dhe aktivitete të tjera periodike për turizmin shqiptar. 2
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR Koordinatori Shtetëror për realizimin e Programit “Jam Shqiptar” të gjuhës dhe kulturës shqipe, i cili ka për detyrë ndjekjen, organizimin dhe raportimin e punës për realizimin e Programit “Jam Shqiptar” të gjuhës dhe kulturës shqipe në bazë të memorandumit të nënshkruar për këtë qëllim ndërmjet institucioneve përgjegjëse. Koordinatorët Shtetërorë do të kenë për detyrë ndjekjen dhe zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2021-2025, miratuar me Vendimin Nr.565, Datë 22.07.2020 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe të Planit të Veprimit 2021-2025. AGJENCIA KOMBETARE E DIASPORES 3
4
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR 5
Koordinatori Shtetëror për Marrëveshjet Shtetërore në Fushën e Sigurimeve për Shtetasit Shqiptarë Jashtë Vendit Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Z.Sokol Dedja Gjatë vitit 2020, Koordinatori Shtetëror për Marrëveshjet Shtetërore në Fushën e Sigurimeve për Shtetasit Shqiptarë Jashtë Vendit ka ndjekur ecurinë proceduriale dhe zhvillimet zyrtare lidhur me realizimin e marrëveshjeve për njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve shoqërore me shtetet pritëse të komuniteteve shqiptare. Republika e Shqipërisë ka nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen shoqërore, të cilat sigurojnë njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve shoqërore, me: • Republikën Federale të Gjermanisë, • Mbretërinë e Belgjikës, • Republikën e Austrisë, • Republikën Çeke, • Dukatin e Madh të Luksemburgut, • Hungarinë, Rumaninë, • Republikën e Turqisë, • Kanadanë, • Republikën e Maqedonisë së Veriut, • Republikën e Kosovës Gjatë vitit 2020 situata në proces për realizimin e marrëveshjeve për njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve shoqërore me shtetet pritëse të komuniteteve shqiptare është si vijon: Me Republikën e Italisë Nga janari 2019 është përcjellë pranë autoriteteve përgjegjëse italiane përbërja e Grupit të Punës teknik për bisedimet për marrëveshjen dypalëshe për njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Nga pala italiane nuk kemi patur reagim me gjithë kërkesat tona të përsëritura. Më 18 nëntor 2020 u organizua një konferencë VTC sensibilizuese ndaj institucioneve dhe politikës italiane, në bashkëpunim me Fai Cisl (sindikatë e punëtorëve të industrisë agrare) 6
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR dhe INAS (Instituti italian i Sigurimeve Shoqërore). Në këtë takim morën pjesë Koordinatori Shtetëror për Marrëveshjet Shtetërore në Fushën e Sigurimeve Sokol Dedja, Zëvendësministrja italiane e Punës dhe Çështjeve Sociale Francesca Puglisi, si dhe Senatori Tommaso Nannicini (PD), Kryetar i Komisionit parlamentar për Punën dhe Mbrojtjen Sociale, Onofrio Rota, Sekretari i Përgjithshëm i FAI CISL, Gigi Petteni, Presidenti i INAS CISL, Giulio Tomani, Sekretari i Përgjithshem i CIS Giulio Romani. Pas kërkesës së theksuar fort nga zëvendës ministri Z.Dedja dhe pjesëmarrësit e tjerë, Zëvendësministrja Znj. Puglisi shprehu angazhimin për fillimin e punës teknike. Më 20 nëntor 2020, gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm të Italisë zotit Di Maio në Tiranë, me synim nxitjen e palës italiane për Marrëveshjen Shtetërore në Fushën e Sigurimeve, me kërkesë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, u shtua çështja e bashkëpunimit të fushën e politikave sociale, ndër temat e veçanta të cilat do të diskutohen nga Komiteti i Përbashkët Shqipëri-Itali për bashkëpunimin ekonomik. Për këtë pati edhe deklaratë të përbashkët të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm të Italisë zotit Di Maio. Me Konfederatën Zvicerane Gjatë vitit 2020 për Marrëveshjen Shtetërore në Fushën e Sigurimeve me Konfederatën Zvicerane, pala shqiptare i ka mbyllur procedurat e brendshme. Jemi në pritje të konfirmimit të palës zviceriane për përfundimin e procedurave të saj të brendshme për hyrjen në fuqi të marrëveshjes. Është përcjellë pranë autoriteteve zvicerane informacioni lidhur me përfundimin e procedurave të brendshme nga pala shqiptare. Sipas udhëzimeve nga MEPJ, çështja në fjalë është ngritur nga diplomatët dhe Ambasadori në Bernë në çdo takim me përfaqësues të MPJ të Konfederatës Zvicerane. Pala zvicerane shprehet se vonesa nuk është qëndrim politik por çështje logjistike. Ata premtojnë se nëse situata me pandeminë do ta lejojë, marrëveshja të mund të finalizohet në tremujorin e parë te vitit 2021. Me Republikën e Bullgarisë Më 5 nëntor 2019 është zhvilluar raundi i parë i takimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë për Marrëveshjen Shtetërore në Fushën e Sigurimeve. Në vitin 2020 negociatat për Marrëveshjen Shtetërore në Fushën e Sigurimeve me Republikën e Bullgarisë janë shtyrë për shkak të situatës së pandemisë virusale. Në prill 2020 ishte planifikuar raundi i dytë i negociatave mes Shqipërisë dhe Bullgarisë për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale në fushën e sigurimeve shoqërore. Për takimin e raundit të dytë, Ministria për Evropën dhe Politikën e Jashtme i ka propozuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë zhvillimin virtual. Për vazhdimin e raundit të dytë të negociatave jemi në pritje të përgjigjes të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Koordinatori Shtetëror për Marrëveshjet Shtetërore në Fushën e Sigurimeve për Shtetasit Shqiptarë Jashtë Vendit po nxit veprimin e strukturave përgjegjëse shtetërore për një program veprimesh të cilat do të realizohen për vitin 2021. 7
8
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR 9
Personi Përgjegjës për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve që vuajnë heqjen e lirisë jashtë vendit, të drejtave të migrantëve nëpërmjet informimit mbi mundësitë e ndryshme për të apeluar ndaj shkeljeve të të drejtave të tyre, në strukturat e vendeve pritëse si dhe në ato ndërkombëtare Zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë Znj. Adea Pirdeni Gjatë vitit 2020 Ministria e Drejtësisë, si kryesuese e Grupit Ndërinstitucional të Punës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që vuajnë heqjen e lirisë jashtë vendit, si dhe të drejtave të migrantëve nëpërmjet informimit mbi mundësitë e ndryshme për të apeluar ndaj shkeljeve të të drejtave të tyre në strukturat e vendeve pritëse si dhe në ato ndërkombëtare, është përgjegjëse për krijimin e regjistrit për shtetasit shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë në shtetet pritëse për komunitetet shqiptare. Në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme, Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr punën përgjatë vitit për zbatimin e Urdhrit Nr.92, Datë 17.05.2019, të ndryshuar, të Kryeministrit “Për ngritjen e grupit të punës dhe caktimin e personit përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që vuajnë heqjen e lirisë jashtë vendit, të drejtave të migrantëve nëpërmjet informimit mbi mundësitë e ndryshme për të apeluar ndaj shkeljeve të të drejtave të tyre, në strukturat e vendeve pritëse si dhe në ato ndërkombëtare”. Grupi Ndërinstitucional i Punës, i udhëhequr nga Zv. Ministrja e Drejtësisë ka krijuar një databazë me të dhënat kryesore të shtetasve shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë në burgje jashtë vendit. Këto të dhëna janë siguruar në koordinim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë. Të dhënat përfshijnë listat me emrat dhe gjeneralitetet e të dënuarve aktualë, si dhe institucioni i vuajtjes së dënimit dhe shteti përkatës. Në sajë të të dhënave të ofruara, gjatë vitit 2020 ekziston informacion i plotë për shtetasit shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë në shtetet e mëposhtme: • SHBA; • Gjermani; • Itali (Bari, Milano, Romë); • Spanjë; • Francë; • Rumani; • Pragë; • Bullgari. 10
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka informacion të pjesshëm për shtetasit shqiptare që vuajnë heqjen e lirisë në shtetet e mëposhtme: • Greqi (në Janinë - vepra penale për të cilën personi akuzohet është e identifikuar në gjuhën greke); • Turqi (Stamboll - ekzistojnë të dhëna vetëm emër dhe mbiemër); • Hungari(nëinformim,tëdhënatereflektuarajanëvetëmemërdhembiemërishtetasve shqiptarë dhe emri i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale); • Australi (të dhënat e reflektuara janë vetëm emër, mbiemër, datëlindje e shtetasve shqiptarë); • Norvegji (është dhënë vetëm numri total i të dënuarve); • Finlandë (është dhënë vetëm numri total i të dënuarve). Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë është informuar (deri tani) për shtetet në të cilat nuk ka shtetas shqiptarë të cilët vuajnë heqjen e lirisë, listuar si më poshtë: • Kanada; • Arabia Saudite; • Rusi; • Kajro; • Islandë; • Izrael; • Kinë. Gjatë vitit 2020, Ministria e Drejtësisë, në udhëheqje të procesit, ka vijuar komunikimin e vazhdueshëm me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për përditësimin e të dhënave, të cilat do të rifreskohen brenda dhjetorit. Paralelisht, gjatë vitit 2020, Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar me Kryqin e Kuq Shqiptar në kuadër të garantimit të ndjekjes së rasteve që mund të kërkojnë angazhimin edhe të organizatave humanitare, për rastet konkrete. Ky bashkëpunim bazohet në Memorandumin e nënshkruar mes Ministrit të Shtetit për Diasporën, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryqit të Kuq Shqiptar më 6 dhjetor 2017, sikurse edhe me degët e Kryqit të Kuq në vende të tjera. Po ashtu, Ministria e Drejtësisë ka koordinuar bashkëpunimin edhe me degët e Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Greqi dhe vende të tjera fqinje. Në vitin 2020, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për respektimin e të drejtave të njeriut për diasporën shqiptare dhe për garantimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë në përputhje me parimet dhe kërkesat proceduriale të procesit të rregullt ligjor dhe shtetit të së drejtës, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur Draft-Katalogun Përmbledhës me parimet e zbatueshme dhe të drejtat e personave të dënuar jashtë Shqipërisë. Ky dokument është bazuar në standardet ndërkombëtare, e mundshme për t’u aksesuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. 11
12
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR 13
Koordinatori Shtetëror për marrëveshjet shtetërore në fushën e njohjes së lejeve të drejtimit të automjeteve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit Zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë Z.Artan Shkreli Gjatë vitit 2020, Koordinatori Shtetëror për Marrëveshjet Shtetërore në fushën e njohjes së lejeve të drejtimit të automjeteve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit ka ndjekur ecurinë proceduriale dhe zhvillimet në komunikim lidhur me realizimin e marrëveshjeve për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Me një përshkrim të shkurtër, situata është si vijon: MARRËVESHJE NË FUQI - Marrëveshja me Republikën e Maqedonisë së Veriut Është miratuar me VKM Nr. 4, datë 4.1.2013 “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit” dhe ka hyrë në fuqi më 14.03.2013. Objekt i marrëveshjes është njohja e lejedrejtimit kombëtare dhe konvertimi i lejeve të drejtimit. Marrëveshja ka kohëzgjatje me afat të papërcaktuar. - Marrëveshja me Republikën e Kroacisë Është propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe miratuar me ligjin Nr. 52/2012, datë 10.5.2012 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit” dhe ka hyrë në fuqi më 22.12.2015. Objekt i marrëveshjes është njohja e lejedrejtimit kombëtare dhe konvertimi i lejeve të drejtimit. Afati i vlefshmërisë së marrëveshjes është prej 5 vjet. Kjo marrëveshje është e vlefshme deri më 21.12.2020. - Marrëveshja me Republikën e Malit të Zi Është miratuar me VKM Nr. 66, datë 28.1.2015 “Për miratimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit”. dhe ka hyrë në fuqi më 7 Prill 2015. Objekt i marrëveshjes është njohja e lejedrejtimit kombëtare dhe konvertimi i lejeve të drejtimit. Marrëveshja ka kohëzgjatje me afat të papërcaktuar. 14
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR - Marrëveshja me Republikën e Kosovës Është miratuar me VKM Nr. 229, datë 17.04.2019 “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e ndërsjelltë të patentë shoferëve/lejeve të drejtimit”. Marrëveshja është firmosur në datë 26.11.2018 në Pejë të Kosovës. Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 16.05.2019. - Marrëveshja me Republikën e Greqisë Është miratuar me VKM Nr. 479, datë 31.7.2018 “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit” dhe ka hyrë në fuqi në ditën 04.02.2020. Marrëveshja është firmosur ne date 11.5.2018 nga ministrat e jashtëm të dy vëndeve.” . Marrëveshja ka hyrë në fuqi në datën 04.02.2020. Marrëveshja ka kohëzgjatje me afat të papërcaktuar. MARRËVESHJE NË STAD RINOVIMI - Marrëveshja me Republikën e Italisë Marrëveshje konvertimin e Leje Drejtimit me Italinë është në proces rinovimi, ka mbaruar në datë 24.12.2019. Është miratuar me VKM Nr. 1593, datë 3.12.2008 “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për konvertimin e lejeve të drejtimit” dhe ka hyrë në fuqi më 15 Gusht 2009, me afat vlefshmërie prej 5 vjet. Objekt i marrëveshjes është konvertimi i lejeve të drejtimit duke mos dhënë provime teorike dhe praktike. Marrëveshja e mësipërme është rinovuar dhe ka hyrë në fuqi më 25 Dhjetor 2014, me afat vlefshmërie prej 5 vjet. Kjo marrëveshje është e vlefshme deri më 24 Dhjetor 2019. Me VKM Nr. 340, datë 22.05.2019 është miratuar, në parim, ndryshimi i marrëveshjes. Pritet nënshkrimi i notës verbale me palën Italiane. NJOHJE Mbretëria e Belgjikës e njeh zyrtarisht lejedrejtimi Shqiptare. Njoftimi është marrë nga MEPJ me shkresën Nr. 8979, datë 01.06.2018 “Njoftim”. 15
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, bën të ditur se është konfirmuar nga pala belge lidhur me njohjen e lejeve të drejtimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare. Nëse një shtetas Shqiptar shkon në Belgjikë për më pak se 3 muaj, ai mund të përdorë lejedrejtimin shqiptar. Shtetasit shqiptarë me qëndrim të gjatë duhet të paraqiten në komunën belge ku janë regjistruar për tu pajisur me lejedrejtimi belge, mbi bazën e lejedrejtimit shqiptar. RECIPROCITET Për zëvendësimin e lejeve të drejtimit të Republikës së Koresë, në zbatim të pikës 2 të nenit 134 të Kodit Rrugor, ka dalë Urdhër i MPPTT Nr. 41, datë 04.05.2006 “Mbi zëvendësimin e lejedrejtimeve të automjeteve, të lëshuara në Republikën e Koresë”, sipas të cilit DPSHTRR-ja duhet të lëshojë vetëm lejedrejtimi të kategorisë B, për zëvendësimin e të gjitha llojeve të lejedrejtimeve të automjeteve të lëshuara në Republikën e Koresë. MARRËVESHJE NË PROCES - Me Republikën e Serbisë Më 17 Dhjetor 2014 është firmosur marrëveshje në Beograd, e miratuar me VKM Nr. 308, datë 8.4.2015 “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit”, por sipas kësaj marrëveshje, neni 10, kjo marrëveshje hyn në fuqi ditën e marrjes së njoftimit të fundit me shkrim nëpërmjet kanaleve diplomatike që konfirmon se palët Kontraktuese kanë nënshkruar të gjitha procedurat e tyre të brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen e saj në fuqi. Marrëveshja ka kohëzgjatje me afat të papërcaktuar. - Me Emiratet e Bashkuara Arabe Në datë 12 Shkurt 2018, në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit lëshuar nga Republika e Shqipërisë dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas këtij memorandumi njihet lejedrejtimi për personat jo rezidentë dhe konvertohet për ata rezidentë, për kategoritë A1, A2, A dhe B. Pala Emiratase ka bërë me dije se në bazë të kuadrit ligjor të tyre, si dhe praktikave me shtete të tjera (MoU me Serbinë dhe Malin e Zi), MoU (Memorandumi) është dokument i vetëm dhe i mjaftueshëm që ligjëron njohjen reciproke të lejeve të drejtimit ndërmjet dy vendeve. Bazuar në kuadrin ligjor të vendit tonë, MoU duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe të botohet në Fletoren Zyrtare. MIE në bashkëpunim me MEPJ do të vijojë me procedurat e mëtejshme deri në hyrjen në fuqi të MoU nga të dy palët/vendet. - Me Republikën e Turqisë Marrëveshja është përfunduar, pritet nënshkrimi i saj. Sipas njoftimit të datës 16.01.2015, nga ambasadori bërë MPJ, marrëveshja do të nënshkruhej gjatë vizitës së ish Kryeministrit turk Erdogan, në Tiranë, në Maj 2014, vizitë e cila u shty për shkak të një tragjedie të ndodhur një ditë më parë në një minierë në Turqi. 16
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR - Me Qeverinë e Bosnjës dhe Hercegovinës; Marrëveshja është përfunduar, pritet nënshkrimi i saj. INFORMACIONE NGA AMBASADAT TONA Kosova (Informacion datë 26.01.2015) • Kur një shtetas shqiptar e humbet lejedrejtimin në Kosovë duhet të bëjë deklaratën e humbjes në rajonin përkatës të policisë dhe merr aty një dokument vërtetimi të nevojshëm për të nxjerrë sërish lejedrejtimin në Shqipëri. • Automjetet me targa shqiptare, në pronësi dhe lejeqarkullimi të shtetasve shqiptarë, mund të qëndrojnë pa kufizim kohe në territorin e Kosovës, pa pasur penalitete. Italia (Informacion i datës 26.02.2015) Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për konvertimin e lejeve të drejtimit është nënshkruar në Tiranë më 27.10.2008 dhe miratuar me VKM nr. 1593, datë 3.12.2008, si dhe ndryshuar me shkëmbim notash. Në bazë të kërkesës nga pala italiane, për ndryshim, me shkëmbim notash, të marrëveshjes të sipërcituar, komunikimet shkresore me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, lidhur me këtë tematikë, datojnë që në fillim të 2019. Aktualisht, përmes komunikimit shkresor, Ambasada Italiane në Tiranë, me anë të Notës Verbale nr. 2893, datë 2.12.2020, ka vlerësuar se propozimi i palës shqiptare mbi riformulimet në tekstin e projektmarrëveshjes, me qëllim lejimin e qarkullimit me leje drejtimi kombëtare të vlefshme në territorin e palëve respektive për shtetasit jo resident, mund të ngadalësojë ecurinë e procesit të negocimit të projekt-marrëveshjes, në kushtet kur në këtë rast duhet edhe mendimi i Ministrisë së Brendshme. Në këtë kontekst, pala italiane ka sugjeruar vijimin e kësaj projektmarrëveshjeje sipas tekstit të negociuar ndërmjet palëve respektive, që trajton vetëm rregullimin e procedurave në lidhje me njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimin e tyre. Për sa i përket procedurave të shkëmbimit të informacioneve për lejet e drejtimit që do të konvertohen, autoritetet italiane kanë kërkuar që pala shqiptare të konfirmojë adresën e postës elektronike të Autoritetit Qendror Shqiptar, si dhe të konfirmojë nëse procedura e parashikuar në pikën 2 të Notës Verbale, konsiderohet e realizueshme për palën shqiptare apo të vlerësohet mundësia që disa zyra kompetente t’i përcjellin kërkesat e vërtetimet Autoritetit Qendror Italian. Në Notën Verbale është sugjeruar të vazhdohet me procedurat për shkëmbimin e informacionit për lejet e drejtimit që do të konvertohen: 1. Zyrat Italiane të Motorizacionit, të pranishme në çdo provincë, do të dërgojnë një kërkesë informacioni, të shkruar në gjuhën italiane, në adresën e postës elektronike dpshtrr@dpshtrrgov. al të Autoritetit Qendror Shqiptar, duke bashkëlidhur një skanim të patentës shqiptare që do të konvertohet. Autoriteti Qendror Shqiptar do të përgjigjet (duke përdorur modelin e vërtetimit) menjëherë në adresën postare elektronike të Zyrave italiane të Motorizimit që kanë përcjellë kërkesën. 2. Autoriteti Qendror Shqiptar do të dërgojë në adresën e postës elektronike patenti.mot5@mit. gov.al të Autoritetit Qendror Italian një kërkesë për informacion, të shkruar në gjuhën italiane, mundësisht duke bashkëlidhur skanimin e patentës italiane që do të konvertohet. Autoriteti 17
Qendror Italian do t’i përgjigjet Autoritetit Qendror Shqiptar, duke zbatuar modelin e vërtetimit bashkëlidhur Marrëveshjes. Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, referuar Notës Verbale nr. 2893, datë 2.12.2020 të Ambasadës Italiane në Tiranë, lidhur me rinovimin e “Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për konvertimin e lejeve të drejtimit”, ka shprehur dakordësinë për sa parashtrohet më lart, nëpërmjet shkresës nr. 7120/3, datë 4.12.2020 drejtuar Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. • Që të qarkullosh në Itali, brenda një viti, duhet lejedrejtimi ndërkombëtare. Në rast humbje të lejedrejtimit, titullari duhet të bëjë menjëherë denoncimin në autoritetin policor më të afërt. Në qoftë se fakti ka ndodhur në Shqipëri, denoncimi duhet të bëhet në autoritetet policore shqiptare dhe sa më parë të përsëritet pranë autoriteteve të policisë italiane. Këto të fundit do ta pajisin të interesuarin me informacionin e nevojshëm për procedurat e rilëshimit të dublikatës së lejedrejtimit të humbur. Në përgjithësi, duke përjashtuar raste të veçanta, me dorëzimin e dokumentacionit, lejedrejtimi e re i dërgohet të interesuarit direkt në rezidencën e tij. • Një automjet i regjistruar me targa jo komunitare mund të qarkullojë në territorin italian maksimumi një vit nga data e hyrjes. Kjo nëse pronari i mjetit nuk është rezident në Itali. Në momentin që pronari merr rezidencën në Itali, kjo e drejtë shuhet. Greqia (Informacion datë 20.01.2015 dhe datë 22.01.2015) • Njihet vetëm lejedrejtimi ndërkombëtare, lëshuar nga shteti shqiptar, në përputhje me kohën e lejuar për qarkullimin e automjetit. • Për automjetet me targa Shqiptare gjen zbatim marrëveshja Shengen, pra jo më shumë se 6 muaj brenda hapësirës 1 vjeçare. Kroacia (Informacion datë 26.01.2015) • Lejohet drejtimi i mjeteve në bazë të lejedrejtimit kombëtare, të vlefshme, për një periudhë deri në një vit nga data e hyrjes në Kroaci. Pas mbarimit të këtij afati LD duhet të konvertohet në LD Kroate pas paraqitjes së dokumenteve; lejedrejtimin e huaj, përkthim të lejedrejtimit, certifikatë mjekësore jo më e vjetër se 6 muaj; një fotografi 30x35 mm; pullë takse 70 kuna ose 10 euro; dëshmi për pagesën e 151 kuna ose 20 euro (procedura e rregullt) ose 200 kuna (28 euro) (procedura e përshpejtuar); dëshmi e identitetit dhe dokument përkatës që vërteton personin rezident zakonisht në territorin kroat apo për të qëndruar në territorin kroat në shkollë për të paktën 6 muaj (për shqyrtim). Për humbjen e lejedrejtimit, për shtetasit Kroatë, gjatë qëndrimit në Shqipëri kërkohet denoncimi, pa vonesë, në stacion-administratën policore në territorin e të cilit humbet dhe kërkohet lëshimi i një vërtetimi që lejedrejtimi është i humbur, në mënyrë që shtetasi kroat ti adresohet zyrës konsullore të shtetit Kroat në Shqipëri, për procedura të mëtejshme. • Automjetet me targa shqiptare mund të qarkullojnë pa afat në Republikën e Kroacisë, por kjo varet nga shumë faktorë që janë të lidhur me personin që drejton automjetin, si leja e qëndrimit apo pronësia e mjetit. Turqia (Informacion 16 Janar 2015) • Lejedrejtimet e reja biometrike njihen nga policia turke. • Automjetet me targa Shqiptare mund të qarkullojnë në Turqi pa probleme për një periudhë deri në 6 muaj. Më pas përballen me gjoba të larta deri në sekuestrim automjeti. 18
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR Rumania (Informacion datë 14.04.2015) • LejedrejtimiShqiptarenjihetngaautoritetetRumunekonformëkonventësndërkombëtare mbi qarkullimin rrugor, nënshkruar në Vienë më datë 8 Nëntor 1968 ku Shqipëria dhe Rumania janë palë të saj. Ligji Rumun lejon konvertimin e lejedrejtimit Shqiptare në lejedrejtimi Rumune. Procedura që ndiqet: Shtetasi shqiptar bën një kërkesë pranë organeve kompetente rumune, ku paraqet dokumentin që vërteton se është rezident në Rumani; lejedrejtimi shqiptare të përkthyer në rumanisht dhe noterizuar nga një noter rumun; vërtetimin për aftësinë shëndetësore dhe pagesa e taksës përkatëse. Nga ambasada shqiptare kërkohet të bëhet verifikimi i lejedrejtimit. Pra procedura nuk parashikon dhënien e një provimi. Në rast se një shtetas që posedon lejedrejtimi rumune e humbet atë në Shqipëri, ai duhet të bëjë një kërkesë drejtuar autoriteteve rumune që kanë lëshuar dokumentin, për lëshimin e një lejedrejtimi të re. Nga organet kompetente shqiptare, poseduesi, duhet të nxjerrë një certifikatë shëndetësore që të vërtetojë se në momentin pas humbjes së dokumentit ai është i aftë nga pikëpamja shëndetësore për të drejtuar një automjet. • Automjetet me targa shqiptare qarkullojnë pa asnjë kufizim kohor në Rumani, me kusht që të jenë të siguruara. Gjermania (Informacion datë 22.01.2015) • Lejedrejtimi shqiptare nuk njihet në shtetin gjerman. Njihen vetëm lejedrejtimi ndërkombëtare të cilat janë të vlefshme për periudhën kohore për të cilën ato lëshohen. Ligji vendas nuk e lejon konvertimin e lejedrejtimit shqiptare në lejedrejtimi gjermane. Shtetasit shqiptarë të cilët janë rezidentë në Gjermani duhet ti nënshtrohen testimit për pajisjen me këtë dokument, sikurse parashikohet në ligj (rast përjashtimor, përbëjnë vetëm lejedrejtimet e diplomatëve të cilët janë të akredituar në Gjermani). Në rastet kur një shtetas gjerman humbet lejedrejtimin në Shqipëri, nuk është i nevojshëm lëshimi i ndonjë dokumenti nga autoritetet shqiptare. Shtetasi gjerman, në këto raste kontakton Zyrën e lejeve të drejtimit në Landin ku është lëshuar dokumenti dhe kryen çregjistrimin e saj. • Automjetet me targa shqiptare kanë të drejtë të qarkullojnë në Gjermani për 1 vit. Pas një viti, personi që posedon automjetin u nënshtrohet pagesës së të gjitha taksave të qarkullimit rrugor. Austria (Informacion datë 19.01.2015) • Njihen dhe pranohen lejedrejtimi shqiptare si kombëtare dhe ajo ndërkombëtare. Lejedrejtimi ndërkombëtare mund të përdoret për aq kohë sa e kanë afatin e lëshimit nga autoritetet shqiptare, kurse lejedrejtimi kombëtare, për shtetasit shqiptarë të cilët janë me banim në Austri, mund ti përdorin këto lejedrejtimi deri në 6 muaj nga momenti i futjes në pordorim të tyre. Pas kalimit të kësaj periudhe këta shtetas kanë të drejtën e konvertimit të saj në lejedrejtimi austriake. Për marrjen e LD Austriake, pasi plotësohet dokumentacioni i nevojshëm për këtë qëllim, nga ana e autoriteteve austriake caktohet një datë për dhënien e provës praktike me automjetin e autoshkollës ku është bërë regjistrimi i kërkesës, kjo brenda 3 muajve pas dorëzimit të dokumentacionit. Pas fitimit të praktikës merret lejedrejtimi austriake duke dorëzuar atë shqiptare. Lejedrejtimi shqiptare përcillet në ambasadë që e përcjell në drejtorinë konsullore të MEPJ. Në rastet kur një shtetas austriak humbet lejen e drejtimit në Shqipëri, apo kudo qoftë, duhet që të paraqesë pranë autoriteteve austriake një raport denoncimi bërë në policinë 19
e atij vendi ku është humbur leja e drejtimit, në mënyrë që të pajiset me një lejedrejtimi të re. • Përsa i përket automjeteve shqiptare dhe të gjithë atyre shteteve, të cilët nuk janë anëtarë të BE, kanë të drejtën e qarkullimit në territorin e Republikës së Austrisë deri në 6 muaj nga hyrja e tyre pa patur penalitete. Pas kësaj periudhe duhet të bëhet çregjistrimi i tyre dhe regjistrimi pranë autoriteteve për pajisjen me targa austriake. Hollanda (Informacion datë 23.01.2015) • Lejedrejtimi Shqiptare njihet për një periudhë 3 mujore ose të lidhura gjithnjë me kohën e lejuar për të qëndruar pa vizë në Hollandë/BE. Ligji vendas e lejon konvertimin e LD Shqiptare me dokumentet e mëposhtme: - Lejedrejtimi e vlefshme; - Leje qendrimi në Hollandë; - Vërtetim pune nga punëdhënësi, i cili plotëson një formular të quajtur “30% tax rule”. • Automjetet me targa shqiptare kanë të drejtë të qarkullojnë në Hollandë pa pasur penalitete për një kohë të lidhur me kohën e lejuar të qëndrimit pa vizë në Hollandë/ BE. Franca (Informacion datë 25.05.2017) • Me shkresën e MPJ Nr. 8021, datë 25.05.2017 “Mbi njohjen reciproke të patentave me Francën” drejtuar DPSHTRR-së, Ministria e Jashtme Franceze njofton se autoritetet franceze janë angazhuar në një reformë të këmbimeve të patentave me jashtë. Në pritje të njohjes reciproke, lejedrejtimi shqiptare njihet në Francë për qëndrime afat shkurtra, deri në një vit, me kusht që mbajtësi i saj nuk ka rezidencë në Francë. Gjithashtu, studentët shqiptarë dhe mbajtësit e lejeve speciale të qëndrimit, të dhëna nga Protokolli, mund të udhëtojnë gjatë kohës së studimit apo misionit, me lejedrejtimi të vlefshme shqiptare të shoqëruara me një përkthim zyrtar. Ndërsa mbajtësit e lejedrejtimit shqiptare që qëndrojnë në Francë më shumë se një vit dhe që janë të detyruar të fitojnë lejedrejtimin franceze përjashtohen nga detyrimi për të ndjekur 20 orë kurs praktik, para se të paraqiten në provimin praktik të lejedrejtimit franceze. Belgjika (Informacion datë 01.06.2018) • Me shkresën Nr. 8979, datë 01.06.2018 “Njoftim” të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dërguar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel bën të ditur se është konfirmuar nga pala belge njohja e lejeve të drejtimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare. Shtetasit Shqiptarë që shkojnë në Belgjikë për më pak se 3 muaj mund ta përdorin lejedrejtimin shqiptare të drejtimit të automjetit. Shtetasit Shqiptarë me qëndrim më të gjatë duhet të paraqiten në komunën belge ku janë regjistruar për tu pajisur me leje belge për drejtim automjeti bazuar në lejedrejtimin shqiptare. Federata Ruse (Informacion datë 26.01.2015) • LD Shqiptare (kombëtare dhe ndërkombëtare) njihen dhe mund të përdoren nga shtetasit Shqiptarë kur janë me vizë dhe leje qëndrimi në Rusi. LD duhet të jetë e përkthyer në gjuhën Ruse dhe e noterizuar. Lejedrejtimi ndërkombëtare njihet. Sipas ligjeve të shtetit Rus, kur shtetasit e huaj pajisen me pasaportë Ruse duhet të pajisen me LD Ruse. 20
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR • Automjetet me targa Shqiptare mund të qarkullojnë në territorin Rus me afat kohor të përkohshëm sipas kohë qëndrimit të përdoruesit i cili është i regjistruar pranë zyrës së Shërbimit të Migracionit dhe duke regjistruar automjetin në Policinë e rajonit. SHBA (Informacion datë 23 Janar 2015) • SHBA është shtet federal ku secili shtet ka rregullat e veta. Kështu për të marë informacion në lidhje me LD dhe mjetet me targa Shqiptare për të udhëtuar në Amerikë duhet të merret informacion në faqen zyrtare http://www.usa.gov/Topics/Foreign-Visitors- Driving.shtml., ndërsa informacioni lidhur me përdorimin e automjeteve gjendet në adresën e web: http://www.cbp.gov/trade/basic-import-export/importing-car. Në këto kushte nuk egziston as mundësia e përgatitjes marrëveshjes për njohje reciproke të lejeve të drejtimit. Kanada • Në rast se një shtetas me lejedrejtimi të shtetit pritës e humbet atë jashtë vendit, pra edhe në Shqipëri, procedura e rilëshimit të saj kryhet on-line dhe nuk është i nevojshëm asnjë dokument nga Shqipëria. Në këtë rast shtetasi pajiset me lejedrejtimi të përkohshme me afat 6 mujor. • Nëse hyn një automjet me targa shqiptare, qarkullimi i tij është i lejuar vetëm për 30 ditë. Kuvajti (Informacion datë 19.01.2015) • Lejedrejtimi ndërkombëtare njihet për aq kohë sa ke vizën në Kuvajt dhe në momentin që nxjerr leje qëndrimi në kuvajt, bie poshtë lejedrejtimi ndërkombëtare dhe menjëherë duhet aplikuar për lejedrejtimi të Kuvajtit. Viza më e gjatë që nxjerr Kuvajti është 3 muaj. Ka ligj për konvertimin. Për diplomatët procedurat janë të thjeshta, ku kërkohet vetëm kopje e lejedrejtimit e përkthyer në arabisht dhe e legalizuar nga ambasada e vendit përkatës, raport mjekësor nga kuvajti, për shikimin, rezidencën në Kuvajt dhe katër foto personale. Kurse për jo diplomatët kërkohet procedurë pak më e ndërlikuar, duhet të futen në kurs teorik dhe praktik pa u regjistruar në kurs makine, paga mbi 1000 euro, të ketë plotësuar 2 vite rezident në Kuvajt, vërtetim nga puna, katër foto personale dhe tarifa përkatëse. Në rast se një shtetas i huaj me lejedrejtimi të shtetit pritës e humbet lejedrejtimin, duhet të deklarojë humbjen e saj në policinë e vendit pritës dhe i rilëshohet përsëri pa kërkuar ndonjë dokument nga Shqipëria. • Për automjetet shqiptare, e kanë të lejuar qarkullimin në Kuvajt për aq kohë sa ka vizën. Në momentin që nxjerr lejeqëndrimin në Kuvajt duhet të ndërrosh targat. Egjipti, Jordania, Libia, Libani, Siria, Sudani (Informacion dt 19.01.2015) • Këto shtete njohin lejedrejtimi ndërkombëtare të cilët mund të përdoren një vit. Lejedrejtimi ndërkombëtar mund të rinovohen në vend. Lejedrejtimi kombëtar mund të konvertohet në lejedrejtimi egjiptian, vetëm për diplomatët e akredituar në vend. Procedura është e thjeshtë dhe presupozon kërkesën e përfaqësisë drejtuar pushtetit rajonal të ngarkuar me lëshimin e lejedrejtimit, paraqitjen e diplomatit për të bërë fotografinë në vend dhe tërheqjen e lejedrejtimit. Në rast të humbjes së lejedrejtimit nga shtetasit e huaj, në Shqipëri, ai bën denoncimin të 21
cilin e paraqet pranë organeve të vendit të vet për të marrë lejen e re të drejtimit. • Automjetet me targa Shqiptare nuk lejohet të qarkullojnë në asnjë nga këto vende. Ato pajisen, në pikat e hyrjes kufitare, me targa provizore me të cilat qarkullojnë në këto vende. Republika e Koresë • Republika e Koresë njeh si ekuivalente LD Shqiptare Shtetasit Shqiptarë resident në Kore mund të konvertojnë LD Shqiptare në LD Koreane kundrejt dokumenteve që duhen dorëzua nga aplikanti (LD origjinale, kartë identiteti, kopje LD të noteriazuar nga ambasada Shqiptare, kopje LD të përkthyer në gjuhën Koreane dhe 3 foto 3cmx4cm). Kina (Informacion datë 20.01.2016) • Kina nuk njeh lejet e drejtimit (si kombëtare dhe ndërkombëtare) të shteteve të tjera, përfshirë Shqipërinë. Në këtë kontekst shtetasit kinezë që jetojnë jashtë Kinës duhet të pajisen me lejedrejtimi të vendit përkatës, sepse Kina nuk ka marrëveshje me vendet e tjera për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve. Japonia (Informacion datë 20.01.2015) • Japonia e njeh të drejtën e qarkullimit me Lejedrejtimi ndërkombëtare Shqiptare (me afat 1 vjeçar). • Në Japoni nuk qarkullojnë mjete me targa të huaja. Një automjet sjellë nga Shqipëria në Japoni (nëse ndodh) duhet të pajiset me targa Japoneze. KËRKESA PËR INFORMACION MBI LEJEDREJTIMIN SHQIPTARE Shtetet që kanë kërkuar plotësim formulari për aplikim për njohjen e lejeve të drejtimit, të cilëve ju është kthyer përgjigje - Danimarka; - Spanja. Me e-mail datë 28.5.2018, dërguar nga Z. Arqile Sota (Drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Konsullore) është kërkuar çertifikimi i materialit të dërguar nga pala spanjolle. Më datë 30.5.2018 kemi kthyer përgjigje me e-mail ku shprehemi se materiali dërguar nga ana e tyre ka disa ndryshime nga materiali i paraqitur nga ana jonë me shkresën Nr. 23087/1, datë 14.12.2017, dërguar MEPJ; - Gjermania. Në përgjigjen që MEPJ i jep MIE, me e-mail datë 01.08.2018 thuhet që ambasada jonë në Berlin, nëpërmjet Ministrisë së Jashtme Gjermane, ja ka përcjellë materialin Ministrisë së Transporteve Gjermane, me të cilën është komunikuar dhe rezulton që formularët u janë dërguar 16 Landeve të cilat do ti shqyrtojnë dhe do të marrin vendimin e tyre; - Rusia; - Hollanda; - Moldavia. 22
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR Informacion për Njohjen e Lejedrejtimit nga Shtete të Huaja MARRËVESHJE NË FUQI Nr Shteti Lloji marrëveshjes E vlefshme deri Komente nga DPSHTRR-ja më 1 Maqedonia Njohje dhe konvertim Pa afat Zbatohet. Nuk ka patur probleme 2 Kroaci Njohje dhe konvertim 21.12.2020 Zbatohet. Nuk ka patur probleme 3 Mal i Zi Njohje dhe konvertim Pa afat Zbatohet. Nuk ka patur probleme 4 Kosovë Njohje dhe konvertim Miratuar me VKM Nr. 229, datë 17.04.2019 Pa afat “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, mbi njohjen e ndërsjelltë të patentë shoferë/ lejeve të drejtimit” dhe ka hyrë në fuqi në ditën 16.05.2019 Marrëveshja ka kohëzgjatje me afat të papër- caktuar 5. Greqi Njohje dhe konvertim Pa afat Miratuar me VKM Nr. 479, datë 31.7.2018 “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Repub- likës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit” dhe ka hyrë në fuqi në ditën 04.02.2020 Marrëveshja ka kohëzgjatje me afat të papër- caktuar 23
MARRËVESHJE NË PROCES Nr Shteti Lloji mar- E vlefshme deri më Komente nga DPSHTRR-ja rëveshjes 1 Italia Konvertim 24.12.2019 Me VKM Nr. 340, datë 22.05.2019 është miratuar, në parim, ndryshimi i marrëveshjes. Pritet nënshkrimi i notës verbale me palën Italiane 2 Serbi Njohje dhe konver- Firmosur më 17 Dhjetor 2014 në Beograd, tim Pa afat e miratuar me VKM Nr. 308, datë 8.4.2015, por nuk ka hyrë në fuqi sepse nuk është marrë njoftimi i fundit, me shkrim, nëpërmjet kana- leve diplomatike Emiratet e Njohje dhe konver- Firmosur Memorandum mirëkuptimi, më 3 B a s h k u a r a tim 12.2.2018 në Abu Dhabi. Arabe Pa afat Pala Arabe ka bërë me dije se memorandumi është i vlefshëm. Sipas ligjit tonë duhet që Memorandumi të miratohet me VKM. 4 Turqi Njohje dhe konver- Pa afat Marrëveshja është përfunduar, pritet nënsh- tim krimi i saj Marrëveshja është përfunduar, pritet nënsh- 5 Bosnje & Njohje dhe konver- Pa afat krimi i saj Hercegovinë tim 24
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR RECIPROCITET Nr Shteti Lloji mar- E vlefshme deri më Komente nga DPSHTRR-ja rëveshjes Republika e Zëvendësim Pa afat Urdhër Ministri Nr. 41, datë 4.5.2006, në zba- 1 Koresë tim të Kodit Rrugor, neni 134, pika 2, sipas të cilit lëshohet vetëm lejedrejtimi e kategorisë B. NJOHJE Belgjika e njeh dhe e konverton lejedrejtimi Shqiptare sipas shkresës së MEPJ me Nr. 8979, datë 01.06.2018. Po kështu, konvertime të lejedrejtimit shqiptare bën edhe Austria, Rumania, Bullgaria, Turqia, Çekia, Sllovenia, Polonia edhe pse nuk kemi njoftim zyrtar. KËRKESË INFORMACIONI PËR NJOHJE Shtetet që kanë kërkuar plotësim formulari për aplikim për njohjen e lejeve të drejtimit, të cilëve ju është kthyer përgjigje - Danimarka; - Spanja; - Gjermania. (Jemi në dijeni se formularët u janë dërguar 16 Landeve të cilat do ti shqyrtojnë dhe do të marrin vendimin e tyre) - Rusia; - Hollanda; 25
26
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR 27
Raportim i Koordinatori Shtetëror për informimin e diasporës Drejtor pranë Drejtorisë së Sistemeve, AKSHI Znj.Jona Hoxha Gjatë vitit 2020 në bazë të Urdhrit Nr.36, Datë 13.2.2020 “Për caktimin e Koordinatorit Shtetëror për informimin e diasporës”, i ndryshuar është ndjekur në proces organizmi i i informacionit në faqet zyrtare nga strukturat shtetërore për interesat e komuniteteve shqiptare në diasporë. Ky është një proces i cili ndiqet në vazhdim duke bërë ndryshimet e nevojshme. Situata aktualisht është si vijon: • Ministria e Drejtësisë - ka si informacion të publikuar: 1) Ftesën për aktivitetin e Konferencës për Juristët e Diasporës (muaji Prill 2020) Faqja ka nevojë për rifreskim informacioni • Ministria e Brendshme – ka si informacion të publikuar: 1) Samiti i II-të i Diasporës 2) Propozimet e Grupit Ndërinstitucional të Punës për të drejtën e votës të shtetasve jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë për Komisionin e Reformës Zgjedhore 3) Projektligji për Shtetësinë 4) Ligji Nr.38/2019 Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” • Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale - ka si informacion të publikuar: 1) Strategjia Kombëtare e Diasporës 2018-2024 dhe Plani i Veprimit 2) Mjekë për Shqipërinë 3) Mjekë në Diasporë Faqja ka nevojë për rifreskim informacioni • Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural - ka si informacion të publikuar: 1) Diaspora dhe Rrjeti i Bizneseve 2) Strategjia Kombëtare e Diasporës 2018 -2024 Faqja ka nevojë për rifreskim informacioni • Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka si informacion të publikuar: 1) Ndryshimet e ligjit për pensionistët me origjinë shqiptare 28
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR Faqja ka nevojë për rifreskim informacioni • Ministria e Kulturës - ka si informacion të publikuar: 1) Samiti i Dytë i Diasporës. 2) Kalendari i aktiviteteve. 3) Informacione për Monumentet në Shqipëri. 4) Programe edukimi për Diasporën- Sezoni Veror për Diasporën. Faqja ka nevojë për rifreskim informacioni • Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve – ka si informacion të publikuar: 1) Njoftim mbi seminarin për mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë 2) Urdhër Nr.413, Datë 26.07.2019 Për Përcaktimin E Rregullave Për Aplikimin, Procedurat, Afatet Dhe Dokumentacionin Për T’u Bërë Pjesë E Regjistrit Shtetëror Të Mësuesve Të Gjuhës Shqipe E Të Kulturës Shqiptare Në Diasporë Faqja ka nevojë për rifreskim informacioni • Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes - ka si informacion të publikuar: 1) Samiti i grave sipërmarrëse / Fuqizimi i grave në shoqëri, faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në vend” në datën 16.01.2020 Faqja ka nevojë për rifreskim informacioni • Ministria e Turizmit dhe Mjedisit - ka si informacion të publikuar: 1) Strategjia Kombëtare e Diasporës 2018-2024 dhe Plani i Veprimit 1) Panairet ndërkombëtare 2020 2) Eventin International Exhibitional Center, Kiev, Ukraine, (25.03.2020 – 27.03.2020), 3) BIT Milano (09.02.2020 - 11.02.2020), 4) ITB Berlin (04.03.2020 - 08.03.2020) Faqja ka nevojë për rifreskim informacioni • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë - ka si informacion të publikuar: 1) Lista e Marrëveshjeve e Lejeve të Drejtimit me shtetet e huaja” Faqja ka nevojë për rifreskim informacioni Gjatë vitit 2020, duke patur parasysh informacionin e mësipërm, ka filluar puna për ndryshimin e situatës në faqet zyrtare të institucionet shtetërore kushtuar interesave të komuniteteve shqiptare në diasporë. 29
30
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR 31
Koordinatori Shtetëror për programet/donatorët të cilët ofrojnë bursa studimi për jashtë vendit Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Z. Oltion Rrumbullaku Gjatë vitit 2020 në bazë të Urdhrit Nr.47 Datë 18.2.2019 të Kryeministrit “Për caktimin e koordinatorit shtetëror për programet/donatorët të cilët ofrojnë bursa studimi jashtë vendit” i ndryshuar, është ndjekur në vijimësi procesi mbi bursat e ofruara nga shtete të ndryshme për shtetasit shqiptarë për vitin akademik 2020/2021. Bazuar në marrëveshjet dypalëshe, ky informacion është si vijon: Me Republikën e Hungarisë Bazuar në “Programin e bashkëpunimit në fushën e Arsimit dhe Shkencës, ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Burimeve Njerëzore të Hungarisë për vitet 2015-2018”, nënshkruar në Tiranë në datën 06.04.2016, për vitin akademik 2020-2021 janë dhënë bursa për studime të plota të nivelit Bachelor; bursa për studime të plota të nivelit Master, bursa për studime të plota në PhD, bursa për studime me kohë të pjesshme si më poshtë: - Tetë (8) bursa për studime të plota të nivelit Bachelor - Tetë (8) bursa për studime të plota të nivelit Master - Dy (2) bursa për studime të plota në PHD - Dy (2) bursa për studime me kohë të pjesshme Me Republikën Sllovake Bazuar në Notën Verbale të Ambasadës së Republikës së Sllovakisë në Tiranë Nr.VN15.0212020- AIVV datë 29.04.2020, referuar Aktit ligjor nr.50/2016 të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Sllovakisë për akordimin e bursave për studentët e huaj në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Sllovakinë në fushën e arsimit, për vitin akademik 2020-2021 janë dhënë bursat e studimit për të studiuar në Republikën e Sllovakisë për studime të plota bachelor dhe master si më poshtë: - Dy (2) bursa për studime të plota bachelor/master 32
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR Me Republikën Popullore të Kinës Bazuar në “Marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës Popullore të Kinës”, nënshkruar në Pekin, Kinë, datë 13.08.2004, për vitin akademik 2020-2021 është dhënë bursë e plotë studimi bachelor për të studiuar në Republikën Popullore të Kinës si më poshtë: - Një (1) bursë për studime të plota universitare Me Republikën Ceke Bazuar në “Marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Çekisë për bashkëpunimin në fushën e arsimit për vitet 2015-2018”, nënshkruar në Tiranë në datën 06.04.2016, gjatë vitit 2020 është dhënë bursë kursi veror për të studiuar gjuhën, letërsinë dhe kulturën në Republikën e Çekisë. - -Një (1) bursë për kurs veror të gjuhës. Koordinatori Shtetëror për programet/donatorët të cilët ofrojnë bursa studimi për jashtë vendit po punon që të krijohet një sistem shtetëror efikas për bursat që ofrohen për shtetasit shqiptarë jashtë vendit nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. 33
34
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR 35
Raportim i Koordinatorit Shtetëror për organizimin e programit vjetor të aktiviteteve për diasporën shqiptare Zëvendësministr në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit Znj.Ornela Çuçi Gjatë vitit 2020 në bazë të Urdhrit Nr.44, datë 12.02.2019 “Për caktimin e Koordinatorit Shtetëror për organizimin e programit vjetor të aktiviteteve për diasporën shqiptare” është ndjekur në proces organizmi i aktiviteteve nga strukturat shtetërore jashtë vendit. Në aktivitetet jashtë vendit për vitin 2020, edhe për interesin e komuniteteve shqiptare në diasporë, protagoniste ka qenë Agjencia Kombëtare e Turizmit e cila arriti të marr pjesë në disa panaire ndërkombëtare të turizmit. Në vitin 2020, për shkak të Pandemisë Covid-19, të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe mbylljes së kufijve me vendet evropiane e bë e vështirë realizimi i programeve të aktiviteteve të miratuara nga institucionet përgjegjëse. Në kushtet e krijuara informacioni vjetor është si vijon: Në datat 15-19 janar 2020 u zhvillua Panairi i Vakantiebeurs Utrecht, Hollandë. Ai është një ndër panairet më të rëndësishëm të turizmit në Hollandë ku marrin pjesë vizitorë profesionistë të fushës së turizmit nga shumë vende të botës, Bordet e Turizmit Ndërkombëtar nga Europa, Azia, Amerika dhe Afrika, si dhe shumë kompani, agjenci turistike apo udhëtimesh ndërkombëtare, kompani ajrore, detare, etj. Shqipëria këtë vit u përfaqësua në këtë panair, me një stendë dinjitoze prej 32 së bashku me 6 operatorë turistik nga sektori privat. Panairi zgjati 5 ditë, interesi për tregun shqiptar nga turistët hollandez sa vjen dhe bëhet gjithmonë e më i lartë. Brenda stendës së Shqipërisë u zhvilluan disa takime të tjera midis operatorëve të tregut Hollandez dhe tour operatorët e vendit tonë si dhe përfaqësues së mediave nga më të rëndësishme në Hollandë dhe jo vetëm, si dhe disa kompani promovimi (PR), të cilat diskutuan për paketat e përbashkëta dhe mundësitë e tyre të bashkëpunimit. Pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit “Vakantiebeurs 2020”, në Utrecht, Hollandë, ishte tepër e rëndësishme për të prezantuar asetet turistike të vendit tonë në tregun Hollandez, duke marrë shkas nga rritja e përqindjes së turistëve të huaj që vijnë. Në datat 16-19 Janar 2020 u zhvillua Panairi Ferien Messe Vienna, Austri. Ai është një nga panairet me të rëndësishme të Evropës, i mbajtur në Vienë, pati më shumë se 800 ekzibitorë nga 80 shtete. Në këtë panair morën pjesë ekspozues dhe blerës nga shumë vende të botës. Përgjatë katër ditëve të panairit, pjesëmarrësit patën mundësi të ndiqnin prezantime nga rreth 100 kompani, përfshirë Ruefa, Booking.com, TripAdvisor, etj. Panairi zgjati 4 ditë dhe shfaqi interes nga vizitorët austriak, për të vizituar vendin tonë. U zhvilluan takime me përfaqësues të disa kompanive, nga të cilët mund të përmendim Znj. Anita Šujster, përfaqësuese e Shoqatës së Tour Operatorëve Kroat lidhur me mundësinë e promovimit të Shqipërisë në platformën më të njohur të promovimit online në tregun turistik kroat; Andrea Gyulavari, Drejtoreshe e Marketingut travelo.hu, me të cilën u diskutua rreth mundësisë së promovimit të turizmit shqiptar në 36
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR tregun hungarez; Nina Hauber, menaxhere e mediave Sociale, kompania Ruefa, lidhur me mundësinë e organizimit të ëorkshopeve për menaxhimin e mediave sociale. Në datat 22-26 janar 2020 u zhvillua Panairi i FITUR Madrid, Spanjë. Ky panair është një ndër më të rëndësishmit për turizmin në Spanjë ku marrin pjesë vizitorë profesionistë të fushës së turizmit nga shumë vende të botës. Shqipëria këtë vit u përfaqësua në këtë panair, me një stendë dinjitoze prej 51 së bashku me operatorë turistik nga sektori privat. Kjo pjesëmarrje erdhi si rezultat i kërkesës së shtuar nga operatorët turistik dhe synimit për të qenë sa më prezent në tregun Spanjoll. Panairi zgjati 5 ditë, interesi për tregun shqiptar nga turistët spanjoll sa vjen dhe bëhet gjithmonë e më i lartë. Nga takimet që stafi i AKT-së zhvilloi mund të përmendim: takimin me Znj. Cristina Ferreira, menaxhere e kompanisë PR Planisferio Communicacion, mbi mundësinë e promovimit të Shqipërisë në tregun turistik spanjoll, Z. Francisco Dias, zëvendëspresident i Komisionit të filmit portugez mbi mundësinë e promovimit të turizmit shqiptar në festivalin portugez Art&Tur-International Tourism Film Festival, Znj. Karina Gorshkova, Menaxhere Shitjesh në kompaninë profi+travel, një nga kompanitë më të mëdha ruse për promovimin online të turizmit, mbi mundësinë e promovimit të Shqipërisë në platformën online me vizibilitet në Rusi dhe 11 shtete të tjera, Z. Rob Holmes, CEO Glp films, agjenci e mirënjohur marketingu, mbi mundësinë e krijimit të një modeli për promovimin e Shqipërisë si destinacion për tregun ndërkombëtar. Pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit “FITUR 2020”, në Madrid, Spanjë, ishte tepër e rëndësishme për të prezantuar produktet turistike të vendit tonë në tregun spanjoll. Në datat 10-12 shkurt 2020 u zhvillua Panairi BIT Milano, Itali. Ai është një ndër panairet më të rëndësishëm të turizmit në Itali ku marrin pjesë vizitorë profesionistë të fushës së turizmit nga shumë vende të botës, Bordet e Turizmit Ndërkombëtar nga e gjithë bota, si dhe shumë kompani, agjenci turistike apo udhëtimesh ndërkombëtare. Shqipëria këtë vit u përfaqësua në këtë panair, me një stendë dinjitoze prej 52 së bashku me 11 operatorë turistik nga sektori privat. Agjencia Kombëtare e Turizmit, ka një eksperiencë disa vjeçare në përfaqësimin në këtë event të rëndësishëm të turizmit në Milano. Panairi zgjati 3 ditë, interesi për tregun shqiptar nga turistët italian është shumë i lartë, shkas kryesor dhe afërsia gjeografike. Duke marrë shkas nga rritja e përqindjes së turistëve të huaj që vijnë nga shteti fqinj, kjo pjesëmarrje ishte mjaft e rëndësishme për vendin tonë. Në datat 11-12 shkurt 2020 u zhvillua Panairi IMTM Izrael – “International Mediterranean Travel Market”. Ai është një nga panairet më të rëndësishme të turizmit që zhvillohen në Lindjen e Mesme. Në këtë panair morën pjesë 1980 ekzibitorë dhe 26.000 vizitorë nga 56 shtete të botës. Shqipëria këtë vit u përfaqësua në këtë panair, me një stendë dinjitoze prej 36 së bashku me 8 operatorë turistik nga sektori privat. Pjesëmarrja e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar Mesdhetar të Turizmit ishte e rëndësishme për promovimin e Shqipërisë në tregun izraelit, një nga tregjet turistike më të rëndësishme për Shqipërinë si dhe duke marr shkas edhe nga rritja e konsiderueshme e numrit të vizitorëve izraelit që zgjedhin Shqipërinë si destinacion turistik. Agjencia Kombëtare të Turizmit në bashkëpunim me institucione të tjera shtetërore organizuan “Ditët e Shqipërisë” edhe për promovimin e turizmit shqiptar Më datë 13-14 Nëntor 2020 u zhvillua eventi me titull “Feel Albania”, në Sofje, Bullgari në 37
bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë për Europën dhe Politikën e Jashtme. Institucionet e përfshira në aktivitet ishin Ministrisë për Evropën dhe Politikën e Jashtme, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Ministria e Kulturës, Agjencia Kombëtare e Turizmit, Shoqata Shqiptare e Operatorëve Turistikë, Ministria Bullgare e Turizmit, Shoqata Bullgare e Operatorëve Turistikë dhe Shoqata e Artizanëve Shqiptarë. Qëllimi i aktivitetit ishte promovimi i turizmit. Pjesëmarrës ishin operatorët turistikë shqiptarë, duke ofruar paketa turistike për turizmin bregdetar, natyror dhe atë tematik. Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për natyrën dhe peisazhet e bukura, u promovua turizmi malor me ture të mundshme për në Theth, Vermosh-Lepushë, Alpet shqiptare, malin e Tomorrit, Llogara dhe Karaburun, zonat malore në Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Përmet etj. Gjithashtu u synua promovimi potencialeve kulturore, historikë dhe trashëgiminë kulturore. Ju kushtua rëndësi edhe artit dhe ikonografia shqiptare. U përfshi edhe kulinaria shqiptare duke promovuar produktet “Made in Albania” dhe site-t Albania flavors dhe Info Albania. U promovua edhe agro-turizmi dhe bujtinat më të mira shqiptare. Në datën 22 nëntor 2020, u organizua panairi “Made in Albania” në Varshavë, Poloni nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Poloni, Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Gjatë ditëve të panairit u organizuan dy evente të rëndësishme me fokus kryesor promovimin e produkteve shqiptare dhe ofertës shqiptare në fushën e turizmit, agro-industrisë, infrastrukturës, etj. Në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, u organizua gjithashtu nga Ambasada Shqiptare, pranë pallatit të Kulturës dhe Shkencës, konferenca ekonomike, me temë “Albania next destination for tourism, trade and investment” me pjesëmarrje në panel të ekspertëve shqiptar dhe polak nga fushat e lartpërmendura, si dhe me pjesëmarrjen e Ministrit Blendi Klosi. Pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit “International Tour & Travel Shoë” dhe organizimi i eventit “Made in Albania” ishte tepër i rëndësishëm për të prezantuar asetet turistike të vendit tonë në tregun Polak, duke marrë shkas nga rritja e përqindjes së turistëve të huaj që vijnë nga ky shtet. Bashkëpunimi me palën polake është mjaft i ndjeshëm sidomos në drejtim të biznesit. Në funksion të marrëdhënies me komunitetet shqiptare në vendet pritëse, Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të eventeve “Ditëve të Shqipërisë”, Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme kanë dërguar materiale promocionale të printuara (broshura dhe fletpalosje) dhe materiale vizuale (foto dhe video) pranë ambasadave përfaqësuese të Shqipërisë, në gjuhën shqipe, angleze, italiane etj. Në disa nga eventet kanë marrë pjesë përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke promovuar Shqipërinë Turistike. Në 16-30 nëntor 2020, u organizua ekspozita “Beautiful Albania” në Sofje, Bullgari. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit më qëllim promovimin e Shqipërisë Turistike. Kjo ekspozitë pati një vëmendje të rëndësishme nga vendasit, të cilët shprehen mjaft interes për Shqipërinë. Në 24 tetor 2020 u organizua Forumi virtual B2B në bashkëpunim Ambasadën Shqiptare në Rumani dhe me Agjencinë Kombëtare të Turizmit. Ky aktivitet pati në fokus promovimin e Shqipërisë si një 38
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR destinacion tërheqës turistik për verën e vitit 2021 për të dyja vendet. “Forumi Virtual B2B”, u zhvillua midis aktorëve turistikë nga të dy vendet, Shqipëria dhe Rumania, ku morën pjesë 20 Tur Operatore, të cilët shkëmbyen eksperiencat dhe prezantuan interesat e tyre, për bashkëpunime të mëtejshme mes dy vendeve. Gjatë vitit 2020, si pasojë e valës së lartë të infektimeve për shkak të Pandemisë Covid-19, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mbyllja e kufijve me vendet evropiane e bëri organizimin e këtij programit vjetor në interes të diasporës shqiptare të cunguar dhe në shumicë të pamundur. Koordinatori Shtetëror për organizimin e programit vjetor të aktiviteteve për diasporën shqiptare po nxit veprimin e strukturave përgjegjëse shtetërore që përgatitet një program aktivitetesh sa më të plota për vitin 2021. 39
40
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR 41
Koordinatori Shtetëror për realizimin e programit “Jam shqiptar” të gjuhës dhe kulturës shqipe Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Aspasjana Kongo Gjatë vitit 2020 në bazë të Urdhrit Nr.112, datë 30.8.2019 “Për caktimin e Koordinatorit Shtetëror për realizimin e Programit “Jam Shqiptar” të gjuhës dhe kulturës shqipe” i ndryshuar, është ndjekur në proces përgatitja e realizimit të detyrës së ngarkuar. Programi ‘Jam Shqiptar’ synon të edukojë pjesëmarrësit me origjinë shqiptare sipas modelit të Shkollës Verore. Ky program i dedikohet fëmijëve të rritur në vendet pritëse në diasporë. Ai do të aplikojë organizimin e veprimtarive për formimin kulturor, gjuhësor, njohjen me vendet turistike dhe historinë e Shqipërisë për ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor dhe gjuhësor si dhe trashëgiminë e këtyre vlerave brez pas brezi. Programi do të përmbajë kurse të gjuhës dhe kulturës shqipe, në kohëzgjatje 15 (pesëmbëdhjetë) ditë brenda periudhës qershor – shtator, për pjesëmarrësit shqiptarë në diasporë të moshës 11 deri në 17 vjeç, të cilët dëshirojnë të vizitojnë vendin e tyre të origjinës si dhe të njihen me natyrën, vendet turistike, mjedisin, traditat, historinë, gjuhën dhe letërsinë shqipe, si dhe parqet arkeologjike. Kurset do të ngriheshin në bazë të kërkesës së regjistrimeve të pjesëmarrësve. Regjistrimi në programin e kurseve të gjuhës dhe kulturës shqipe do të bëhet online ose me anë të email-it të vendosur në dispozicion: [email protected]. Programi do të njohë pjesëmarrësit jo vetëm me territorin Shqipëtar por dhe me territore të tjera shqipfolëse. Një pjesë tjetër e rëndësishme e këtij programi është edhe njohja e vlerave të kulinarisë vendase. Njohja me kalatë, piktorët, skulptorët dhe shkrimtarët vendas do të mund të familjarizojë pjesëmarrësit e diasporës me përpjekjen shqiptare për zhvillim dhe integrim me vendet e tjera evropiane. Ministria e Arsimit Sporteve dhe Rinisë ka përgjegjësi kryesore në hartimin e programit mësimor i cili do t’u ofrohet pjesëmarrësve që do vizitojnë vendin. Ata do të ndjekin kurset e gjuhës dhe kulturës shqipe duke u bazuar në komponentët e kulturës, historisë, letërsisë dhe gjuhës shqipe. Në periudhës janar-mars u planifikua që kurset e para të programit “Jam Shqiptar” do të zhvilloheshin duke filluar nga data 13-29 Korrik 2020. Aktivitetet bazë të cilat do të zhvilloheshin gjatë Programit “JAM SHQIPTAR” përfshinin: - Mësime të gjuhës, kulturës, historisë dhe gjeografisë së Shqipërisë; - Ushtrime, seminare, lojëra interaktive; - Ekskursione ilustruese në parqe arkeologjike, muze kombëtarë, monumente të kulturës dhe zona turistike; - Aktivitete që kanë për qëllim vizitat turistike, promovimin e turizmit si dhe të natyrës dhe mjedisit të Shqipërisë; - Aktivitete kulturore (koncerte, ekspozita). 42
RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËROR Aktivitetit ishin parashikuar të zhvilloheshin në qytetin e Tiranës, Elbasanit, Pogradecit, Korçës, Sarandës, Vlorës, Lushnjës, Lezhës, Shkodrës, Krujës dhe do të mbyllej në Prizren (Kosovë) apo Manastir (Maqedonia e Veriut) duke përfshirë kështu një shtrirje sa më të gjerë gjeografike dhe kulturore. Të gjitha prezantimet do të zhvillohen në gjuhën shqipe, që është dhe synim tejet i rëndësishëm i këtij programi. Njoha e pjesëmarrësve me gjuhën shqipe dhe krijimin e lehtësive për të folur këtë gjuhë do të jetë një atribut që vlerësohet veçanërisht nga Programi “Jam Shqiptar”. Pjesëmarrësit në fund të programit të parashikuar do të merrnin edhe një certifikatë të veçante. Gjatë vitit 2020, fatkeqësisht, si pasojë e valës së lartë të infektimeve për shkak të Pandemisë Covid-19, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mbyllja e kufijve me vendet evropiane e bëri organizimin e këtij programi të pamundur. 43
Search
Read the Text Version
- 1 - 44
Pages: