Projekt Strukturim Libër kujtimesh Rrugetimi im ne kete shkolle filloi ne klase te 7,aty ku une u njoha me klasen qe jam ende so t.U njoha me njerez te rinj dhe mesues te rinje.Bera shoqeri te re dhe pata eksperienca te sh umta.Por koha kalon shume shpejte. Ne kete klase krijova nje shoqeri te mire dhe te ngushte.Mes njeri tjetrit bejme shaka,ndonj ehere kemi zenka por n fund te dites mbetemi shok.Dite pas dite kalojme momente te gezueshme me njeri- tjetrin duke biseduar rreth dickaje ose duke bere shaka jo fyese.Por ndonjehere hasim mom ente te veshtira ku mund te kete zenka ose mosmarrveshje.Edhe nese marrim nota te keqija ose kemi problem ku mund t’i “hapemi” lirshem menderisht njeri- tjetrit jemi gjithmone aty bashke.Cdo problem dhe cdo moment gezimi e kemi kaluar bashk e.Dite pas dite e njohim me mire njeri- tjetrin dhe I kuptojme me lehte.Dime pikat e dobeta te njeri- tjetrit dhe bejme shaka qe te mos fyejme te tjeret por te jemi optimist dhe te kuptojme mo mentet e humorit. Momente te bukra nga klasa 7-9 kane qene te shumta por do te permend 3 me kryesoret per mendimin tim. 1.Ne klase te 8 kur derdhem “pa dashje” vajin I cili ishte per ndihmat e termetit por nuk e dime nese ndihmat u shperndane neper familjet ne nevoj.Vajin qe u derdh e perdorem si pis te patinazhi ne klase duke rreshkitur gjitheandej.Edhe pse zysha u nevrikos shume ne fund te dites I kerkuam falje. 2.Ne klase te 9 ku mblodhem cdo mbeturine ne klase dhe e hodhem ne nje kavanoz.Me pas kavanozit I hodhem uje,disifektant,letra,boje stilolapsi dhe shume gjera te tjera dite pas dite derisa filluan te krijoheshin miza dhe u detyruam ta hidhnim. 3.Ne klase te 9 kur ngjiteshim fshehurazi ne klase:iarti dhe Kristi qe benin si agjent sekret nd erkoh Kristi bente kollotumba tek shkallet,une me erin qe rrinim mbrapa ketyre qe fajin ta mbanin keta nese na kapnin dhe orgesi qe kishte gjithmone frike se mos e shifnin zyshat dhe kur vinte rrinte si njeri. Pas cdo gjeje ne mbetemi po prap te njejtet dhe mebtemi po prap shok me njeri tjetrin pavaresisht momenteve qe kalojme qofte te mira dhe qofte te keq ija. Punoi:Daniel Craga
Rrugëtim në nëtëvjecare Emocione pafund…Rrugëtimi im, copëza të jetës sime të gdhendura në kujtesë. Shkolla, shtëpia jonë e dytë, ku me miqtë kemi ndarë momentet më të bukura të jetës. Rrugëtimi im nis me emocione, një çantë të re shkolle, uniformë dhe me lot në sytë e prindërve. Klasa e parë, një hap kaq I vogël por kaq domethënës. Me buqetën shumëngjyrëshe në duar I afrohem mësueses, e përqafoj dhe ajo më shtrëngon fort sikur e ndjen zemrën time të vogël që buçiste nga emocioni. Takova shokët e shoqet e klasës, me të cilët kam kaluar momente të paharrueshme, lojra në oborrin e shkollës, shaka, të qeshura, zënka fëminore, të gjitha të shkruara në ditarin e mendjes sime. Koha kalon shpejt…çaste që I jetojmë por që kurrë nuk arrijmë plotësisht t’I zotërojmë. Në klasën e pestë vij në shkollën Ernest Koliqi. Më kujtohet edhe sot se si drejtoresha më shoqëroi së bashku me prindërit. Në ato momente më kishin pushtuar emocione të pakrahasueshme, por sa hyra në klasë u mbështolla nga ngrohtësia e saj. Fytyra të qeshura më uronin mirëseardhjen. Shokë e shoqe që edhe sot vazhdojnë këtë rrugëtim me mua. Shumë shpejt adoleshenca troket. Çmenduri, shaka, aksidente qesharake në klasë që sot I kujtojmë me lot gëzimi e nostlagjie në sy. Eksperienca të mrekullueshme… një tabllo që të gjithë ne së bashku e kemi piktururar, I kemi shtuar ngjyra. Janë pikërisht ato momentet e çmendurisë mes nesh që do të mbahen mend përjetë. Brenda mureve të shkollës kemi kaluar kohën më të bukur, më të veçantë, më hyjnore. Nga I shumëprituri pushim I drekës, e deri te testet surprizë. Mësueset, udhërrëfyeset e orëve të mësimit, të cilat jo pak herë kanë qeshur së bashku me ne. Ah, sikur të mund t’i rijetoja edhe njëherë. Të rijetoja çdo lot gëzimi e trishtimi, çdo bisedë, çdo të qeshur, çdo orë mësimi, madje edhe çdo test. Sikur të jetoja edhe njëherë çdo kapitull nga ky libër kujtimesh… Punoi: Daria Vasili
Rrugetimi ynë gjatë 9-vjeçares. Shkolla ka qenë dhe do të mbetet një pjesë e paharruar në jetën tonë. Sado që nga një anë mund të mos na pëlqejë gjithomë do ta kemi thellë në zemrën tonë, sepse pa të nuk bëjmë dot nga shumë këndëvështrime. Kam ardhur në këtë shkollë në klasë të dytë. Një pjesë e klasës njihemi që në atë klasë dhe kemi kaluar një rrugëtim të gjatë së bashku. I kujtoj vitet e fillores të lumtura dhe pa stres si çdo fëmijë I vogël. Zënkat tona mund të ishin vetëm mbi lodra, por normalisht të papërfillshme. Në klasën e pestë e vumë shoqërinë tonë në një sfidë, por ia dolëm. Vitet e 9-vjeçares kanë qenë të mbushura me shumë të qeshura. Miqësia jonë ka qenë dhe mbetet e fortë. Por, vetëm se përgjegjësitë dhe mësimet na u shtuan. Ne e kalojmë pjesën më të madhe të ditës së bashku dhe përsëri kur shkojmë në shtëpi flasim bashkë. Kemi bërë shumë ‘’budallallëqe’’ së bashku, qoftë edhe nësë kanë lidhje pak me mërzitjen e mësueseve dhe nuk duhej t’I bënim. Po të shohim nga dritarja në katin e fillores do kemi një panoramë të mbushur me shishe dhe disifektantë, por sit ë kenë përfunduar ato aty vallë? Le të mos flasim pastaj për hedhjen e vajit dhe rrëshqitjet tona mbi të. Ose për kavanozin në parvazin e dritares e për mbeturinat poshtë dollapit. Apo fytyrat tona kur jemi pa mendje dhe biskotat fantastike të Darlës e shumë e shumë gjëra të tjera. Sado që ky është një vit I rëndësishëm për mësimet, është dhe shumë I rëndësishëm për shoqërinë tonë. Ky fatkeqësisht është viti I fundit që shumica prej nesh do të jenë bashkë, kështu që duhet ta shijojmë sa më shumë, qoftë edhe me disa çmenduri të vogla. Punoi: Elia Verzivolli
Rrugetimi gjate ketyre nente viteve shkolle Shkolla. Nje vend aq kerkues, aq edhe i bukur. Kalojme nje pjese te jetes sone aty e nuk e kuptojme kete gje. Krijojme kujtimet me te lezetshme pa e vene re sesi kalojne ditet. Une jam klase e nente. Viti i fundit si i thone. Kur isha e vogel, diku te klasa e trete gjithmone mendoja sesa shume kohe do donte qe une te arrija ne kete moment. Dhe tani, ja ku jam. Duke u perballur me adoleshencen dhe ngarkesen e mesimeve, te cilat sa vijne e shtohen. Si ndihem? Epo, nuk mund ta percaktoj. Eshte friksuese aq edhe e bukur. Klasa e pare ka qene nje vit i bukur, por te them te drejten nuk e mbaj mend mire. Faktikisht isha ne shkollen “Fan Noli”, e me pas erdha ne shkollen “Ernest Koliqi”. Vitet ketu kaluan sa hap e mbyll syte. Deri ne klase te peste, le thjeshte te themi, vija me deshire ne shkolle. Kujtimet me shoket dhe shoqet jane me te vertete te paharrueshme. Duke u rritur, filluan te rriteshin dhe pergjegjesite e mija. Duhet te mesoja me teper, te kisha me shume kujdes me levizjet qe beja. Tashme ishim rritur, megjithse ne mendje mbeteshim akoma femije shume te vegjel. Doja te kalonin ditet sa me shpejt. Paragjykimet dhe vet medimet e adoleshenteve filluan te perhapeshin si nje virus. Nuk eshte gje e kendshme, por ja arrita ti perball ato. Desha te theksoja vitin e fundit me shume se te gjithe te tjerat, pasi me eshte dukur viti me i bukur i shkolles. Duhet te shtoj dhe faktin qe nuk ka mbaruar akoma dhe mezi po pres te di se cfare do te me sjelli e ardhmja ne ditet ne vazhdim. Ne, si klasa e 9-A, kemi qene me te lidhur se kurre. Perse? Thjesht sepse eshte viti i fundit qe do te qeshim ne oret e
mesimit, do te themi shaka per te acaruar mesueset, do te kalojme gati gjithe diten bashke, do te flasim e do tallemi me njeri-tjetrin. Punoi: Emili Aga
Rrugëtimi ynë gjatë 9-vjeçares Shkolla është dhe do mbetet një pjesë e bukur dhe e paharrueshme në jetën tonë. Edhe pse shpesh ne bezdisemi nga ajo, disa nga çastet më të bukura të jetës aty i kemi kaluar. Rrugëtimin në këtë shkollë e nisa në klasën e pestë. Isha pak i ndrojtur, sepse nuk njihja njeri, mësuesit ishin të panjohur për mua dhe nuk e dija si do përshtatesha me shkollën e re. Me kalimin e kohës gjërat u thjeshtuan vetvetiu, zura shokë të rinj dhe fillova të ambjentohem me vendin. Dy vitet e para kaluan shumë lehtshëm dhe pa stres. Shpenzonim kaq kohë së bashku: në klasë, në shtëpi saqë zënkat ishin të paevitueshme, por fundja miqësia jonë mbetej e fortë. Në fillim të klasës së shtatë filloi ngarkesa, më shumë detyra dhe projekte kështu që kryerja e budallëqëve të ndryshme që ndonjëherë mërzitnin mësuesit na e ngrinte humorin. Po të shohim jashtë dritares, në pjesën sipër amfiteatrit do të vëmë re shumë disinfektantë, shishe, stilolapsa, të cilat askush s’i di si përfunduan aty. Të mos flasim pastaj për orën me akrepa të thyer që kushedi ku ka përfunduar. Dita ku ne filluam të rrëshkisnim në vajin që duhej për ndihma ishte fantastike edhe pse u detyruam ta pastronim më pas. Apo mbeturinat e shumta poshtë dollapit ose kavanozi afër dritares që kishte ujë të ndenjur, copa ushqimesh, miza të ngordhura që se kush i kishte vrarë. Momentet tona pa mendje janë gjithashtu një nostalgji e bukur dhe ditët ku ne provonim të ngjitnim shkallët fshehurazi në pushim për të shkuar lart në klasë s’do të harrohen kurrë. Si vit i fundit që është ne duhet të përpiqemi të kënaqemi sa më shumë pasi shumë prej nesh mund të mos jenë më gjimnaz. Uroj që kujtimet e mia të 9- vjeçares të mbeten të paharruara për mua. Punoi: Iart Hoxha
Rrugëtimi im përgjatë këtyre viteve të 9-vjecares, mbi sfidat, miqësitë, problematikat, arritjet përmbylljen e një cikli e kujtimet. Shkolla tashmë ka marrë titullin e merituar të shtëpisë sime të dytë pas kaq shumë vitesh njohjeje me të dhe ndarjes së kujtimeve të paharrueshme me mua. Kujtime që do të qëndrojnë gjatë të ngulitura në kujtesën time dhe gdhendur në zemrën time për gjatë gjithë jetës. E mbaj mend si të kishte ndodhur dje ditën time të parë të shkollës. Trupin ma mbulonte një fustan i bukur ngjyrë pjepri, i cili rrethohej te fundet me pala nga disa perla të vogla të ndritshme. Isha e mbushur me shumë emocione të papërshkrueshme që ma bënin zemrën të rrihte fort nga gëzimi, por edhe ngurimi për atë që më priste përtej atyre dyerve. Buqetën shumëngjryrëshe e shtrëngoja me drojte, ndërsa pranë meje nuk ma lëshonte dorën mamaja ime e dashur. Përpara meje, si mburojë më qëndronte nëna ime e dhembshur që më hidhte vështrime inkurajuese e më jepte zemër. Oborri ku prisja të më thirrej emri e të më caktohej klasa ishte i mbushur me fëmijë po si unë, edhe ata të veshur me pasiguri të shumta. Kur ngjita shkallët për te korridori i brendshëm i zbukuruar këndëshëm për të vegjilit e sapoardhur, ktheva kokën pas dhe i dhashë mamasë e nënës sime një buzëqeshje të lehtë, si për t’u thënë atyre që do të isha në rregull e nuk do të stepesha nga asgjë. Sytë i kisha të mbuluar nga kurioziteti, i cili nuk ishte venitur ende Rrugëtimi im vazhdoi në shkollën “Ernest Koliqi”. Isha vetëm tetë vjeç, kur hyra për herë të parë në dyert e asaj shkolle. Në ato mure kam kaluar disa nga momentet më të bukura të jetës sime. E ndiej fare qartë se me të vërtetë ato ambiente quhen shtëpia ime e dytë. Klasat, korridoret, palestra, mensa, janë të gjitha këto vende, ku unë u rrita. Teta Bedrija që na i jep ushqimet me aq dashuri, mësueset që po na mësojnë si t’i dalim jetës zot janë kujtime, të cilat unë nuk do t’i harroj kurrë. Sigurisht këto momente i bënë të paharrueshme prania e miqve të mi. Ata i falin dritë çdo sekonde që ne kalojmë ne shkollë. Sa herë kemi qeshur pafund ne korridoret e shkollës, me nga mbrapa mësueset që na qortonin. Sa herë kemi bërë faje e për to
jemi dënuar të gjithë, pasi ne kurrë nuk e kemi nxjerrë njëri-tjetrin. Jam e bindur se në çdo vend, ku unë do të jetoj dhe në çdo moment të jeteës sime, nuk do ta harroj kurrë “Ernest Koliqin”, i cili është vendi më i dashur për mua. Punoi: Klesta Kovaçica
Kujtimet e mia gjate 9-vjecares Te gjithe thone se nentevjecarja eshte nje nga periudhat me te bukura te jetes sone. Une mendoj se kjo eshte e vertete dhe eshte koha e rinise ku kemi per te patur eksperiencat me te bukura. Ne kete shkolle kam qene qe ne klase te dyte dhe kam krijuar shume kujtime me te gjithe shoket e klases. Me kujtohet dita e pare kur isha ende I vogel. Nuk dija asgje per asnje person, por isha I emocionuar por edhe I frikesuar njekohesisht. Miku im I pare ka qene Eri. Ai ka qene gjithmone shume komunikues dhe gjithmone e kam mbajtur sa me afer te kisha mundesi. Keshtu, kalova nje vit te tere dhe e dija se do te isha gjithmone I afert me te gjithe. Per klasen e trete nuk kam shume kujtime, prandaj nuk mund te flas shume, por ne klasen e katert na erdhen disa persona te rinj. Njeri prej tyre, Orgesi ka qene gjithmone shume person I sjellshem dhe e kam patur gjithmone shok, por ka qene edhe person I qete, ne contrast me mua, I cili vdiste qe te bente sadopak muhabet. Me kujtohet edhe mesuesja e asaj klase e cila erdhi rreth mesit te vitit. Ate nuk e kishim shume qejf pasi na jepte gjothmone disa denime dhe ishte shume strikte. Pervec kessaj, na bente teste te cilat I kemi patur gjithmone tmerr. Ne klase te peste na mori nen kujdestari mesuesja e anglishtes. Une kam qene gjithmone nxenes I mire ne anglisht, prandaj cdo mesuese anglishteje ka patur lidhje te mire me mua. Kur e shoh ne korridor mesuesen me vjen nje buzeqeshje e vogel sepse me kujtohet koha kur mesimet ishin me te thjeshta dhe nuk kishim ankesa te shumta. Ne klase te gjashte, kaluam per here te pare ne katin e trete. Ai vend me ishte dukur magjik pasi nuk e shihja shpesh, dhe gjithmone shihja nxenesit e klasave me te larta dhe vija re qe ishin shume me te medhenj se une. Ne kete kohe nuk kam patur shume kujtime. Edhe ne klase te shtate ndodhi e njeta gje. Nuk kam patur shume miq Brenda shkolles dhe po kaloja nje faze ku nuk shihja dot askend ne sy. Kjo ka qene pika me e ulet per mua dhe nuk kam patur mundesi per te krijuar ndonje kujtim. E gjithe kjo ndryshoi nje vit me vone ku fillova te dilja nga guaska ime dhe fillova te kuptoja karakteret e te gjitheve dalengadale. Ketu filloi edhe koha ku shoqerohesha me shokun tim me te mire nga shkolla, Ansin. Ai ishte si une pak capken dhe pelqente te bente shakara. Qellova qe te isha ngjitur me te dhe cdo ore mesimi benim pak muhabet derisa mesuesja na jepte nje shikim te vrazhde dhe ne pushonim. Ky eshte viti im I fundit I nentevjecares dhe kam kaluar shume gjera, dis ate mira disa jo dhe aq. Pavarsisht kesaj, mendoj se ka qene nje kohe I bukur dhe gjithmone kur ulem dhe mendoj per gjithcka qesh duke menduar sa e bukur do te jete edhe e ardhmja.
E di qe kam edhe 3 vite gjimnaz perpara dhe e di se do te jete fundi I lirise sime. Pas gjimnazit do te vazhdoj per universitet, por mendoj se deri atehere kam kohe dhe thjesht duhet te shijoj kohen qe me ka mbetur. Punoi: Kristjan Avrami Kujtimet e mia Nuk e kam pasur dhe akoma nuk e kam një ide të qartë se çfarë do të thotë të jesh një adult. Kam dëgjuar se është “ndryshe nga jeta e mëparshme në çdo aspekt” ose se është “tepër e vështirë” e megjithatë nuk e kam përjetuar ndonjëherë. Por klasa e gjashtë më dha një shenjë se ç’mund të pres nga e ardhmja. Nga t’ia filloj? Nga liria për të dalë në oborr gjatë pushimit të drekës, atmosfera hijerëndë e katit të tretë të shkollës apo nga rangu më i gjerë i ndjenjave të përziera, mini-krimeve dhe sfidave sociale klasike të adoleshencës? Nuk ia kam idenë si filloi dhe si po mbaron ky cikël. Shakatë, marrëdhëniet me njëri-tjetrin, grindjet, thashethemet dhe ngjarjet nuk më kujtohen qartësisht, sipas një radhe të caktuar, por si një periudhë e turbullt monotone dhe e vështirë, veçse me disa perla të vërteta të groposura diku aty, thellë, dhe që çuditërisht më paraqet të reja çdo minutë. Nuk na pëlqen ta kalojmë kohën në klasë. Por atë shumicë të orëve të zgjuara të ditës që kalojmë brenda të paktën përpiqemi, si zakonisht, ta mbushim me momente të paharrueshme që do të mund t’i kujtojmë për aq kohë sa do të na ngjajnë të tilla. Me kalimin e kohës, në grupin tonë të vogël kanë hyrë e dalë shumë figura të shquara: dijetarë të moçëm, shakaxhinj të gradës më të lartë, alkimistë profesionalë, artistë të mrekullueshëm, të cilët i kemi mirëpritur me shoqëri dhe i kemi përcjellë me hidhërim. Themeluesit me siguri duhet të jenë tepër krenarë për ngritjen e një rrethi kaq modest por kaq miqësor që në kohën e artë të fillores. Mos kujtoni se kam qënë vetë një ndër të parët! Kam ardhur jo shumë vonë, por as shumë herët. A do të rrojë pas 9-vjeçares vallë kjo familje e vogël? Koha dhe eksperienca dëftojnë se po, por jo gjatë. Ndihmuam njëri-tjetrin deri në këtë pikë, por po afrohet çasti kur rrethi do të shpërbëhet dhe pjesëmarrësit do të ndjekin udhët e tyre të veçanta duke u degëzuar nga njëra-tjetra njëra pas tjetrës. Dhe më vonë e gjitha kjo nuk do të ketë më shumë peshë sesa vetë memoria e ambienteve të shkollës dhe fidanët që janë rritur e kanë marrë formë në to. Punoi: Noel Gjebrea
Search
Read the Text Version
- 1 - 11
Pages: