Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Revista social-kulturore "Une jam Punonjes Social" Nr.2

Revista social-kulturore "Une jam Punonjes Social" Nr.2

Published by arenallapaj, 2021-07-31 23:24:11

Description: Revista social-kulturore "Une jam Punonjes Social" Nr.2

Keywords: punesociale,socialworker,revistaunejampunonjesocial

Search

Read the Text Version

VERË 2021 NR. 2 UNË JAM PUNONJËS SOCIAL Pionerët e punës sociale Historiku i punës sociale Toksiciteti në një në trojet Shqiptare në Shkodër marrëdhënie dashurie. Intervista me kryetarin e Artikull nga Si ndikon tek të rinjtë? Unionit të Punonjësve Social të Dr.Visar Dizdari, Roli i punonjësit social Dr.Brilanda Lumanaj Kosovës (UPSK) Z. Mentor Artikull nga BOJA Rajmonda Xhetani faqe 9 faqe 12 faqe 14 \"Kur dashuria merr trajtën e dukshme quhet punë sociale\" . Revistë social-kulturore NUP UNE JAM LAI ONJES SOC

Bordi i revistës Themeluese Arena Llapaj Redaktor Arjet Pervizi Editore Doriana Ramaj Grupi i punës Marsida Marinaj Myfarete Ylli 1

Kategoritë Punë sociale Bashkpunim ndërdisipinor Zhvillim personal Studime Sponsor 2

Unë Msc. Gjulia Bebani Mundem Punonjëse sociale në shkollë U ndesha me punën sociale krejt rastësisht duke marrë shërbime në një organizatë fillova të bëhem vullnetare në ndihmë të fëmijëve që vijnë nga familje të marxhinalizuara. Aty lindi dëshira për të punuar në një profesion i cili ndihmon në fuqizimin e shtresave vulnerabel. Këtu lindi indicia e parë dhe vazhdon akoma edhe pas përfundimit të dy cikleve të studimit. Të qënit punonjëse sociale shkollore duket shumë larg organizimit komunitar, por në të vërtetë nuk është pasi shkolla dhe komuniteti janë më të lidhura nga sa mendojmë. Them “nga se mendojmë” pasi jam ndeshur shpesh më thëniet “ti punon në shkollë veç me fëmijët merresh” apo “ti je gjithë ditën në zyrë vetëm rri”. Në të vërtetë duhet të prekësh vetë një profesion për të kuptuar sfidat që ndeshen çdo ditë. Jo, jo, jo. Shkolla nuk është vetëm nxënësit, shkolla përbëhet nga të gjithë sëbashku, nga nxënësit, prindërit, stafi akademik dhe komuniteti. Fokusi im është mirëqënia e nxënësve në të gjitha aspektet, por për të arritur këtë duhet ndërveprimi i të gjitha hallkave. Të gjithë duhet të bashkëpunojmë për të mirën e përbashkët, fëmijët. Fëmijët janë e ardhmja e një vendi. Fëmijëri më e mirë sot në aspektin-social do të thotë të rritur më të mirë nesër. Të jesh punonjëse sociale do të thotë të paragjykohesh. Kjo ndodh sepse nuk njihet nga komuniteti dhe shpesh ngatërrohet me rolin e psikologut. Mendohet se po të shkosh tek zyra e sherbimit psiko-social do të thotë se ke probleme mendore. Për të ndryshuar këtë mendim të gabuar janë realizuar takime të ndryshme me nxënësit. Në të ardhmen do të organizohen edhe më prindërit në mënyrë që edhe ato të njohin më nga afër punën tonë dhe të jenë më bashkëpunues sepse ne nuk mund të realizojmë qëllimin e punës tonë pa miratimin e tyre. Tashmë një pjesë e nxënësve kanë evidentuar që punonjësi social në shkollë merret me realizimin e aktiviteteve sensibilizuese, fokus-grupeve, këshillimeve që janë të mbrojtur me anë të konfidencialitetit. 3

Pavarësisht se kjo është vetëm një pjesë ë asaj që një punonjës social bën dhe ka në fokus, përsëri është një arritje pozitive në njohjen e këtij profesioni, sepse duhet të fillojmë me gjëra të vogla për të arritur rezultate të mëdha. Unë mundem, ashtu siç kam sjellë ndryshimin në përceptimin e një pjese të nxënësve mbi profesionin tim, ashtu di të arrij tek një mijë nxënësit që unë mbuloj, tek dy mijë prindërit dhe tek mijëra anëtarë të komunitetit. Unë mundem sëbashku me mbështetjen e duhur të sjell ndryshimin në komunitetin ku bëj pjesë. Unë, ti, të gjithë sëbashku jemi komuniteti, secili të bëjë një të mirë dhe kommuniteti bëhet më i mirë. Unë mundem të punoj me të tjerët, për të tjerët në mënyrë që të gjithë sebashku të shohim në dritën në fund të tunelit. 4

NUK MUND TË ZHVILLOHET NJË SHOQËRI, PA PASUR TË FORTË FUSHËN SOCIALE Fioralba Hoxha, Kristina Qypi, Eva Nikolla Punonjëse Sociale Çdo shoqëri karakterizohet nga modele të ndryshme të marrëdhënieve midis individëve që e përbëjnë atë. Bashkëpunimi ndërmjet individëve të shoqërisë mund t'u mundësojë atyre të përfitojnë më lehtësisht nga njëri-tjetri dhe ofruesit e shërbimeve në mënyra që përndryshe nuk do të ishin të mundshme në baza individuale dhe kush më mirë se një punonjës social mund të kontribuojë në krijimin e kësaj lidhjeje bashkëpunimi midis shoqërisë dhe institucioneve përkatëse. Punonjësit social janë ata të cilët ndihmojnë një individ, disa individ , një familje apo disa familje e kështu me rradhë që të funksionojnë më mirë në shoqëri. Punonjësit social kryejnë disa role të ndryshme në institucione të ndryshme, si: ndihmojnë individët ose familjet të identifikojnë dhe të aplikojnë për shërbimet sociale që u nevojiten, ofrojnë këshillime, vlerësime, punojnë si avokatë për individë ose për komunitetin, duke u përpjekur ta bëjnë shoqërinë një vend më funksional dhe mbështetës. Por kjo përfshirje e gjërë sociale kërkon sisteme efikase dhe mbështetje të mirëintegruar për mundësimin e përmirësimit të jetesës së një shoqërie. Duke u nisur nga praktika e punës sociale e cila konsiston në zbatimin profesional të vlerave, parimeve dhe qëllimeve sublime të dedikuara në ndihmesën e njerëzvë në marrjen e shërbimeve të prekshme, përmirësimin e shërbimeve sociale dhe pjesëmarrjen në proçeset legjislative. 5

Jemi të vetëdijshëm që ka shumë profesione që të ofrojnë më shumë para, më shumë njohje dhe karrierë, por shumësi i falënderimeve të përzemërta që merr një punonjës social nuk mund të krahasohen me të gjitha më sipër. Duhet një ndërthurje e veçantë e personalitetit dhe dashurisë ndaj komunitetit, apo shoqërisë ku bënë pjesë për të qenë gati të ndërmarrësh një karrierë në profesionin e punës sociale. Personat tek të cilët evidentohen këto karakteristika mund të jenë punonjësit social që i duhen shoqërisë sonë. Kur puna dhe dëshira për profesionin të buron nga shpirti, atëherë mund arrihet tek perfeksioni. 6

7

Dekori i shtëpisë tuaj mdesing_collection 8

PIONERËT E PUNËS SOCIALE NË TROJET SHQIPTARE Intervista me kryetarin e Unionit te Punonjësve Social të Kosovës (UPSK) Z. Mentor BOJA Cila është marrëdhënia juaj me punën sociale? Unë jam Mentor Boja me profesion Punonjës Social dhe ndërmjetësues i licencuar. Përndryshe jam kryetar i Unionit te Punonjësve Social te Kosovës (UPSK). I takoj gjenerates së parë të Punonjësve Social të diplomuar në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”, Departamenti Punë Sociale, viti akademik 2012/13 i diplomuar me 2015 në Bachelor Punë Sociale. UPSK- Unioni i Punëtorëve Social të Kosovës është themeluar në vitin 2008 dhe është pjesë e Federates Ndërkombëtare të Punëtorëve Social (IFSW)qe nga viti 2010. UPSK Është themeluar me qellim të: - promovojë të drejtat dhe pozicionin e punëtorëve social në Kosovë duke u angazhuar në promovimin e punës dhe vlerave të punëtorëve social në shoqëri për të forcuar rolin dhe pozicionin e tyre. - Mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave të punëtorëve social në Kosovë. - Fuqizimit të Punës Sociale Profesionale në harmoni me punën praktike dhe zhvillimin e shkencës dhe përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve social. - Forcimit të etikës profesionale të punëtorëve social - Roli i punës sociale në zhvillimin dhe ndërtimin e shoqërisë civile. - Organizimin e aktiviteteve për promovimin e punës sociale - Inkurajimit dhe ndihmën e punëtorëve social në përparimin e tyre profesional duke ofruar trajnime. Që dy vite jam i punësuar në “Strehimoren për gra” “Sigurna Kuća” në fsh.Zubpce Komuna e Zubin Potokut në Veri të Kosovës, si punonjës social. Përndryshe që katër vite ushtroje veprimtarinë time si ndermjetesues i licencuar. Që tre muaj kam hapur zyren time ne Mitrovicen Veriore, në te cilen kryej sherbimet si ndërmjetësues dhe po ashtu ofroj shërbimet sociale falas si punonjës social për raste të ndryshme sociale e në vecanti për ato të dhunsë në familje. 9

A mund të flisni mbi historinë e Punës Sociale në trojet shqiptare? Historia e punës sociale në Kosovë fillon në vitin 1965 kur edhe themelohen institucionet e para të quajtura Qendra per Pune Sociale, kur Asambleja Komunale e Mitrovicës me date 05 maj 1965 themelon Qendren per Pune Sociale. Qendra per Pune Sociale (QPS) kishte gjithsej 27 punonjës, përkatësisht 8 punonjës social, 4 jurist, 1 psikolog, 3 pedagogë, 1 sociolog dhe 10 personel administrative dhe teknik. Në mesin e këtyre 8 punonjësve social, katër ishin serb, një boshnjak (Bajram Omeragiq) dhe tre shqiptarë (Sherif Qitaku, Hamdi Boja dhe Ridvan Daliu), te cilët studimet e tyre i kishin kryer Sherif Qitaku në Sarajevë vitin 1959, Hamdi Boja në Zagreb viti 1979 dhe Ridvan daliu në Shkup viti 1986. Perderisa nuk kanë ekzistuar Qendrat per Pune Sociale në Kosovë, veprimtarinë e punës sociale, punonjsëit social e kanë zhvilluar nëpër institucione tjera shoqerore të asaj kohe, si: Fabrika, Institucione Shendetesore, etj duke ofruar mbështetje dhe mbrojtje sociale. Përderisa e shohim strukturën përbërëse te një Qendre per Pune Sociale te asaj kohe (para luftes ne Kosove) e cila përbëhej nga shtylla kryesore me profile te kualifikuara si punonjës social, Qendrat për Punë Sociale (qe përbëhen prej 34 QPS-ve) në Kosovën e pasluftes kanë një numër shumë të vogel të punonjësve social e mos të them asnjë. Rolin e punonjësit social nëpër QPS-te e sotit e kryejne, historian, gjuhëtar, psikolog, sociolog dhe po ashtu kemi raste sikur në QPS-ne në Mitrovice te Jugut që është punësuar edhe një shofer/instruktor autoshkolle e që punon ose ofron sherbime sociale në rolin e punonjësit social. Përderisa të papunë mbesin shumë gjenerata të cilet kanë mbaruar studimet Bachelor në Punë Sociale në Universitetin Publik të Prishtines dhe disa studimet Master në fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Ku e ka zanafillen ajo? Zanafilla e punes sociale në ish-jugosllavi ku pjese e saj ishte edhe Kosova si Krahine Autonome Socialiste e Kosoves pjese përbërsëse e Jugosllavise fillon me programin e parë arsimor për punë sociale në ish-jugosllavi që filloi të funksionoje në 1952 në Zagreb/Kroaci. Sic mund të shihet nga përshkrimi i hollësishem i periudhës së themelimit të Kolegjit për Punonjësit Social (që njiheshin si Shkolla te Larta) në Zagreb ishte një institucion kyc dhe shembullor për zhvillimin e arsimit të punonjësve social në zonën e gjere. Në Republiken fqinjë të Sllovenise, kolegji për punonjës social u krijua në 1955, kjo u pasua nga themelimi i kolegjit për punenonjes social ne Beograd/Serbi ne 1957, ne Sarajeve/Bosne ne 1958 dhe ne Shkup/Maqedoni ne vitin 1960. Në Kosovë për herë të parë është hapur në vitin 2012 në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”, perderisa jo zyrtarisht është hapur në vitin 2002 në Mitrovicen Veriore nga strukturat paralele të Serbisë. 10

Kush kanë qenë punonjësit social të parë shqiptar? Siç u tha edhe më lart meqenëse në Kosovë nuk ka pasur mundësi të studimeve, por e vetmja mundësi ka qenë për të studiuar nëpër Republikat e tjera të ish-Jugosllavisë, mundësia e vetme ka qenë nëpër fakultete të tjera si ajo e Zagrebit, Lubljanes, Beogradit, Sarajeves dhe Shkupit. Me hapjen e Fakultetit të parë për punë sociale në Zagreb në vitin 1952 aty i kemi edhe studentët e parë shqiptar si: Faruk Rifati viti akademik 1952/53 i diplomuar me 30.05.1955 Zagreb, me vendbanim nga Ohridi/Maqedoni, Fehmije Hima e diplomuar me 26.10.1959 në Zagreb me vendbanim Peje/Kosove, Lirije Abazaga e diplomuar me 12.07.1972 Zagreb, me vendbanim Prishtine/Kosove, Daut Bajrushi i diplomuar me 18.03.1977 në Zagreb, Ajazaj Zyber i diplomuar me 23.06.1978 Zagreb me vendbanim Prizeren/Kosove, Avdi Podvorica i diplomuar me 30.10.1978 në Zagreb, Hamdi Boja i diplomuar me 10.07.1979 në Zagreb me vendbanim Mitrovice/Kosove. Pastaj kemi Sherif Qitaku i diplomuar ne vitin 1959 ne Beograd me vendbanim Skenderaj/Kosove, Ridvan Daliu i diplomuar në vitin 1986 në Shkup me vendbanim në Presheve/Serbi, etj. Cili ka qenë kontributi i tyre ? Qendra për Punë Sociale është institucion publik i nivelit komunal, kompetent për mbrojtjen e qytetarëve në nevojë për shërbime sociale dhe familjare, e cila siguron ofrimin e kujdesit social, mbrojtjen sociale dhe keshillimin ne rrethanat ku nje femije/i rritur ka nevojë. Duke pasur parasysh rolin kryesor që kanë Qendrat për Punë Sociale si njëra ndër institucionet kryesore për mbrojtjen e femijëve/ të rriturve në nevoje, mbrojtja e familjeve në nevoje, mbrojtja e personave të rritur dhe të moshuar në nevoje, sherbimet e ndihmës sociale, etj. Punonjësi social ka nje rendësi të vecantë dhe rolin kryesor brenda ketyre qendrave atëhere kuptohet që edhe kontributi i tyre (punonjësve social) ka qenë nëpër Qendra për Punë Sociale e cila përbëhet me një pako të sherbimeve sociale dhe familjare që ofrohen nga Qendrat për Punë Sociale. Të gjitha ato probleme sociale adresohen në Qender për Punë Sociale, ku pastaj caktohet një menaxher rasti i cili merret me ato probleme sociale që janë të natyrave të ndryshme, si: braktisja e fëmijeve, dhuna në familje, adoptimet e femijeve, sjelljet asociale te adoleshentëve, kujdesi ndaj të pastrehëve, të moshuarve, personave me nevoja të vecanta, e shumë të tjera. 11

HISTORIKU I PUNËS SOCIALE NË SHKODËR Dr.Visar Dizdari, Dr.Brilanda Lumanaj Programi i studimit \"Bachelor në Punë Sociale\" në Universitetin e Shkodrës \"Luigj Gurakuqi\" u hap për herë të parë në vitin akademik 2005 – 2006. Struktura përgjegjëse e programit është Departamenti i Psikologjisë dhe Punës Sociale në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, i përbërë nga një staf i kualifikuar dhe profesional në fushën e punës sociale, psikologjisë dhe sociologjisë. Hapja e programit u shfaq si një nevojë e rajonit të Shkodrës, dhe gjithë zonës së Veriut, për të patur specialistë të mirëfilltë në shërbimet sociale. Ky është një program studimi tre vjeçar, i hartuar duke u bazuar në Ligjin 8461, datë 25.02.1999 \"Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipëris\" dhe standardet e Deklaratës së Bolonjës, që përmban gjithsej 180 kredite ECTS. Ai u hartua, gjithashtu, duke marrë parasysh programin 4-vjeçar në Punë Sociale në Universitetin e Tiranës dhe burimet njerëzore të Departamentit. Kurrikula aktuale e programit të studimit “Bachelor në Punë Sociale” është rezultat i një rishikimi në përputhje me Ligjin 80/2015 \"Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë\" dhe Dekretin e Këshillit të Ministrave Nr. 41, datë 24.01.2018 \"Për elementet e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë\". Misioni i programit “Bachelor në Punë Sociale” është të ofrojë një arsim gjithëpërfshirës të nivelit bachelor si në teori ashtu edhe në praktikën e punës sociale. Qëllimi kryesor i këtij programi është të sigurojë trajnim efektiv në fushën e punës sociale që integron teorinë me praktikën dhe që kontribuon në rritjen e performancës njerëzore dhe rritjen e mirëqenies së individëve në shoqëri. Programi i studimit \"Bachelor në Punë Sociale\" ka hartuar objektiva të përcaktuara qartë në lidhje me përfshirjen e njohurive dhe aftësive që një student duhet të marrë në mënyrë që të përgatisë specialistë të kualifikuar në fushën e Punës Sociale. Kurrikula e studimit përmban lëndë të cilat mbulojnë disiplina që lidhen me profesionin e punës sociale, por edhe disiplina të tjera të formimit të përgjithshëm. Nga hapja e programit të studimit e në vazhdim, ka një interes të lartë nga nxënësit e shkollave të mesme për të ndjekur programin e punës sociale. Çdo vit të ri akademik ka një regjistrim prej 50-60 studentësh në vitin e parë. Studentët e këtij programi vijnë jo vetëm nga rajoni i Shkodrës por edhe nga rajone të tjera të Shqipërisë së Veriut, si dhe më tej nga Tirana dhe Durrësi, pa harruar të përmendim studentë nga trojet shqiptare të Malit të Zi. 12

Falë punës së suksesshme mësimore të departamentit duke filluar nga viti 2008 (viti i parë i diplomimit) deri në vitin 2020 ka rezultuar në diplomimin e mbi 600 studentëve në programin e studimit Bachelor në Punë Sociale. Një pjesë e konsiderueshme e tyre ka vijuar studimet Master brenda dhe jashtë vendit dhe sot janë punonjës social të kualifikuar apo edhe personel akademik. Një aspekt i veçantë i bashkëpunimit midis profesorëve dhe studentëve të punës sociale është organizimi i aktiviteteve të shumta vullnetare në promovimin, mbështetjen dhe mbrojtjen e të drejtave të kategorive të ndryshme shoqërore. Në kuadër të përmirësimit të realizimit të programit, gjithashtu, janë bërë përpjekje për të bashkëvepruar me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Vitet e fundit procesi i realizimit të programit bachelor në punë sociale ka përfituar direkt dhe indirekt nga projekti T@sk (Drejt rritjes së ndërgjegjësimit, përgjegjësisë dhe cilësisë së përbashkët në Punën Sociale), financuar nga programi ERASMUS + i Ndërtimit të Kapaciteteve të Bashkimit Evropian, mbështetur në ekspertizën afatgjatë të Universitetit të Firences, Universitetit Complutense të Madridit, Institutit Universitar të Lisbonës dhe Urdhrit të Punonjësve Socialë të Rajonit të Toskanës (Itali) në fushën e organizimit dhe vlerësimit të Punës Sociale. Projekti, gjithashtu, solli fuqizimin e partneritetit ndërmjet të gjitha Universiteteve publike shqiptare që ofrojnë një diplomë Bachelor ose Master në Punë Sociale (Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Elbasanit). Departamenti i Psikologjisë dhe Punës Sociale, me synim formimin e profesionistëve të kualifikuar në fushën e punës sociale, ka bërë përpjekje të konsiderueshme në mënyrë që të përmirësojë kurrikulën e lëndëve me literaturë bashkëkohore, t’i përshtasë ato me kërkesat e kohës për të përmbushur nevojat lokale dhe me gjerë. Departamenti i Psikologjisë dhe Punës Sociale kontribuon në promovimin dhe konsolidimin e punës sociale përmes angazhimit të stafit akademik në veprimtari të ndryshme sociale dhe kërkimore. Si përfundim themi që programi i studimit Bachelor në Punë Sociale ka kontribuar në përmirësimin e shërbimeve sociale duke përgatitur profesionistë të aftë të cilët ofrojnë shërbime mbështetëse si dhe shërbime si pjesë e stafit multidisiplinar. Përfitim të konsiderueshëm kanë patur institucionet e përkujdesjes sociale publike dhe private si dhe OJF-të, por edhe komuniteti më gjerë, sidomos ajo pjesë e popullsisë e cila ka nevojë për shërbime sociale më të kualifikuara. 13

Toksiciteti në një marrëdhënie dashurie. Si ndikon tek të rinjtë? Roli i punonjësit social Komunikimi i mirë dhe cilësor, ngrohtësia, falja, ndershmëria, besimi, ndjenja e humorit, romantizmi, durimi dhe liria kanë shumë rëndësi që të shoqërojnë një raport sentimental. Vetëm kështu, një raport quhet i shëndetshëm. Psikologjia, filozofia dhe feja janë të një mendimi që një marrëdhënie dashurie e shëndoshë dhe jetëgjatë, duhet të mbështetet mbi besnikërinë dhe ndershmërinë e ndërsjelltë. Në çdo marrëdhënie të shëndetshme, dashuria është rrethore, që do të thotë: kur jep dashuri ajo kthehet tek ti. Rajmonda Xhetani Punonjëse sociale / Shërbimi psiko-social Rezidenca Studentore Universitare nr.1 Kur njëri nga partnerët shfaq probleme me komunikimin, xhelozi pa arsye, mungesë mbështetje, modele mosrespektimi, fyerje, pandershmëri dhe kontroll të sjelljeve, marrëdhënia quhet toksike. Një marrëdhënie e tillë shndërrohet në një marrëdhënie abuzive. Abuzimi në një marrëdhënie, përfshin një model të sjelljeve toksike, që ekzistojnë në një marrëdhënie intime ose romantike. Më konkretisht, abuzimi në një marrëdhënie, përfshin një partner që sillet në mënyrë dashakeqe ose manipuluese me qëllimin përfundimtar të fitimit të kontrollit mbi partnerin tjetër. Të jetuarit në këtë lloj toksiciteti sjell pasoja afatgjata të shëndetit emocional dhe mendor. Shpeshherë partneri “jotoksik” përjeton: ankth, depresion, dhimbje kronike, faj etj. Marrëdhënie të tilla është e vështirë të ndryshojnë, pasi vetë partnerët toksikë është e vështirë të ndryshojnë. Njerëzit toksikë kanë mësuar sjelljen e tyre gjatë fëmijërisë ose kanë qenë të ekspozuar ndaj sjelljes toksike të të tjerëve. Ata janë të prirur të zgjedhin si partner ose partnere një person me zemër të butë, të ndjeshëm e bujar, sepse vetëm një partner i tillë e ka më të vështirë ti braktisë. 14

Gjithsesi nuk është e thënë që një njeri “i fortë” nuk mund të gjendet në një marrëdhënie toksike, thjeshtë e kanë më të lehtë për të dalë prej saj. Partneri “jotoksik” bën cfarë është e mundur që marrëdhënia të funksionojë edhe pse e sheh që është pothuajse e pamundur, pasi partneri “toksik” do të ketë gjithmonë atë që dëshiron “kontrollin”. Cili është roli i punonjësit social tek të rinjtë që përfshihen në një raport të tillë? Një punonjës social (specialist i shëndetit mendor), ndihmon në përcaktimin e sjelljeve toksike,si dhe ofron burimet e nevojshme për të suportuar e mbështetur emocionalisht një person që vuan nga një marrëdhënie e tillë. Punonjësit socialë mund të identifikojnë shenja delikate të një marrëdhënie toksike, si dhe ofrojnë këshillimin përkatës. Personat e përfshirë në një marrëdhënie toksike duhet të kërkojnë ndihmë. Ajo çfarë duhet të kemi parasysh është që, edhe marrëdhëniet e forta e të shëndetshme mund të preken nga ndjenjat e xhelozisë e pasigurisë. Ne të gjithë jemi qenie njerëzore e jemi të prekshëm nga ndjenja e emocione. 15

Sherbime profesionale: hidraulike elektrike shtrim parketi albanianhandyman Albanian Handyman 16

NIVELI I NJOHURIVE TË ADOLESHENTËVE PËR PROBLEMET E SHËNDETIT MENDOR DHE PARANDALIMI I PROBLEMATIKAVE NË FOKUSIN E LENTEVE TË PUNONJËSIT SOCIAL. Msc.Emanuela Dervishaj Punonjëse sociale në shkollë Gjysma e sëmundjeve mendore fillojnë në moshën e adoleshences. Kushtet socio- kulturore, mjedisi, familja, shoqëria janë shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar tek adoleshentët. Nëse nuk trajtohen, këto kushte ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e tyre, në arritjet arsimore dhe potencialin e tyre për të jetuar jetë të realizueshme dhe produktive. Adoleshenca është konsideruar si një periudhë tranzicioni, një periudhë eksituese dhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme si në jetën sociale, ashtu edhe në çështjet intime bën që kjo periudhë të konsiderohet si tepër delikate. I konceptuar si një proces nëpërmjet të cilit një person percepton dhe reagon ndaj atyre ngjarjeveqë i gjykon të jenë sfiduese apo kërcënuese, problemet e shëndetit mendor janë kthyer në një fenomen shqetësues veçanërisht tek adoleshentët. Sipas një studimi të kryer nga Shoqata Psikologjike Amerikane, të rinjtë adoleshentë janë më të stresuar se vetë të rriturit. Mbështetja sociale dhe ndërhyrja në momentin e duhur bën që individi me problem të shëndetit mendor ta përballojë gjendjen e tij me sukses duke parandaluar agravimin e situatës. Për shkaqe të njohura apo të panjohura të rinjtë kanë prirjen të bien më shpesh pre e problemeve të ndryshme gjë që çon në crregullime të shëndetit mendor dhe që kanë nevojë për një vëmendje të vazhdueshme, nevojën e një profesionisti, siç është edhe psikologu apo punonjësi social. Shëndeti i dobët mendor mund të ketë efekte të rëndësishme në shëndetin dhe zhvillimin më të gjerë të adoleshentëve dhe është shoqërim me disa rezultate shëndetësore dhe sociale si alkooli, duhani dhe përdorimi i substancave të paligjshme, shtatzënia adoleshente, braktisja e shkollës dhe sjelljet delikuente. Ekziston një konsensus në rritje se zhvillimi i shëndetshëm gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës kontribuon në shëndetin e mirë mendor dhe mund të parandalojë problemet e shëndetit mendor. 17

Përmirësimi i aftësive sociale, aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe vetëbesimit mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të shëndetit mendor siç janë çrregullimet e sjelljes, ankthi, depresioni dhe çrregullimet e të ngrënit, si dhe sjelljet e tjera të rrezikut, përfshirë ato që kanë të bëjnë me sjelljen seksuale, abuzimin e substancave dhe sjelljen e dhunshme. Punonjësit socialë dhe të shëndetësisë duhet të kenë kompetenca për t'u lidhur me të rinjtë, për të zbuluar problemet e shëndetit mendor në fillim dhe për të ofruar trajtime që përfshijnë këshillim, terapi njohëse-sjellëse dhe, kur është e përshtatshme dhe me mjekime terapeutike. Një psikolog /punonjës social shkolle mund të japë një ndihmë thelbësore në menaxhimin eproblemeve të shumta me adoleshentët. Një ndër format që përdoret më së shumti është sensibilizimi. Punonjësi social ndërhyn gjithashtu duke e këshilluar individin. Këshillimi sesi mund ti trajtosh vetë individualisht problemet me shendetin mendor. Ndihmojmë nxënësin të kuptojë gjendjen në të cilën ndodhet. Identifikohen shkaqet, analizat e shkaqeve, pse ka arritur deri në këtë pikë dhe më pas vjen trajtimi pastaj edhe mënyra sesi individi zgjedh ta trajtojë veten me sukses. Referenca - Bower P, Garralda E, Kramer T, Harrington R, Sibbald B. The treatment of child and adolescent mental health problems in primary care: a systematic review. Fam Pract 2001;18: 373-82. [PubMed] - Hack S, J. M. (1996). Early identification of emotional and behavioral problems in a primary care setting. In: Juszczak LFM, ed. Adolescent medicine: state of the art revieës. Philadelphia. - Hack S, Jellinek M. Early identification of emotional and behavioral problems in a primary care setting. In: Juszczak LFM, ed. Adolescent medicine: state of the art revieës. Philadelphia: Belfus Ha, 1996: 335-50. [PubMed] - Meltzer H, Gatëard R, Goodam R, Ford T. The mental health of children and adolescents in Great Britain. 2nd ed. London: Office for National Statistics, 2000. - Rutter M, Smith D. Psychosocial disorders in young people. Time trends and their causes. New York: Wiley, 1995. - World Health Organization. Invest in mental health. Geneva: WHO, 2018. 18

AVANTAZHET DHE DISAVANTAZHET E MËSIMDHËNIES ONLINE NGA KËNDVËSTRIMI I MËSUESVE TË CIKLIT 9- VJEÇAR, TË RRETHIT MALËSI E MADHE. Msc.Arena Llapaj Ma. Doriana Ramaj Abstrakt Pandemia Covid-19 përpos shumë të tjerave solli dhe nje “revolucion teknologjik”, sidomos në sistemin arsimor. Papritur klasa u kthye në një “Zoom room” ose “Team”. Nxënësi, prindërit e sidomos protagonistët kryesorë mësuesit, u gjendën përballë një sfidë të madhe e quajtur “Shkollë online”. Qëllimi këtij studimi është të identifikojmë perceptimet e mësuesve mbi procesin e mësimdhënies online. Më konkretisht studimi fokusohet në identifikimin e avantazheve dhe të disavantazheve të mësimdhënies online nga këndvështrimi i mësuesve të ciklit 9-vjecar të rrethit të Malësisë së madhe. Për realizimin e studimit u përdor metoda cilësore e kërkimit shkencorë. Subjekt i këtij studimi janë 10 mësues që japin mësim në ciklin 9-vjecar të rrethit të Malësisë së Madhe. Kampionimi i subjekteve është realizuar bazuar në metodën ortek të kampionimit. Analiza e të dhënave kaloi nëpër disa faza duke filluar me transkriptimin e intervistave, kodifikimit e nivelit të parë, kodifikimin e nivelit të dytë, formimin e kategorive e derit në ngopjen e tyre. Realizimi i studimit përkon me muajt Prill- Maj të vitit 2021. Analiza e të dhënave na njohu me një larmishmëri përceptimesh nga ana e mësuesve mbi avantazhet dhe disavantazhet e mesimdhënies online. Të kategorizuara mund të përmendim në kuadër tëavantazheve; mundesinë për tu konsultuar me mësuesin në cdo kohë, mundësinë për t’ju rikthyer shpjegimt të mësimit kur ka partësi nga ana e nxënësit. 19

Nga ana tjetër ndër disavantazhet e identifikuara mund të përmendim; rënien e interesit të nxënësve për orën e mësimit, prani e shpeshte e stresuese ambiental që ndërhyjnë në procesin mësimore, pamundësia e sigurimit të paisjeve elektronike dhe lidhjes me internetin nga një pjesë e nxënësve, subjektivitet me i lartë në vlerësim si pasojë e mundësisë së lartë për kopjim nga nxënësit. Rekomandimet e studimit fokusohen në të qënit sa më kreativ dhe fleksibël nga ana e mësuesve në gjetjen dhe ekperimentimin e metodave didaktike interaktive që nxisin interesin e nxenësve për përfshirje aktive në procesin mesimorë. Fjalët kyçe: mësimdhënie online, shkollë, përparësi, disavantazhe, Covid-19. 20

VULLNETI I STUDENTAVE ONLINE Emelda Xhauri Studente Ese Të jesh student do të thotë të ndryshosh rutinen e jetës së mëparshme për të hyre në një drejtim të ri, në drejtimin që do ndryshojë jeten. Të gjithë studentët synojnë më të mirën për vetën por edhe për të lumturuar familjaret e tyre. Të gjithë shpresojnë shumë, pavarësisht se dy vitet e fundit ishin mjaft ndryshe për të gjithë. Të jesh pjesë e msëimit online prej dy vitesh nga tre në dispozicion, është deri diku zhgënjim po aq sa arritje. Të zhvillosh mësim online do të thotë që shumë prej aktiviteteve që do të zhvilloheshin nga studentet me entusiazmin më të madh, thjesht do të lihen menjanë për mos tu kryer. Të kryesh mësim online do të thotë të rrish me frikë kur zhvillon provime pasi mund të ngec pajIsja me të cilen po e zhvillon, mund të shkëputet interneti, mund të mos mjaftojë koha, mund të mos aksesohesh dot ne platforme por për keto veç studentet interesohen. Kam degjuar shpesh që thonë se ju studentat me mësimin online shpëtuat, se nuk po bëni mësim, se ju i merrni provimet shumë lehte. Por ata që flasin a kanë qenë ndonjëherë pjesë e një situate të tillë? A e dinë ata se çfarë do të thotë të dëgjosh mësimin nga një telefon apo laptop? A e dinë ata se sa të lodhur janë sytë e studentave? A e dinë ata që duhet të sigurojmë mënyra të ndryshme për të pasur internet vetem që të mos humbim asnjë fjalë nga mësimi online që një pjesë e madhe e quajnë sa për të kaluar rradhën? Ndryshe nga studentët e viteve të kaluara ne kemi humbur një pjesë shumë të rëndësishme, kemi humbur mundësinë të jemi pjese e një auditori në fakultet. Kemi humbur mundesine e prezantimeve ne podium para studentave të tjere dhe te tregonim mundin tonë për detyren e zhvilluar. Kemi humbur shumë gjate ketyre dy viteve por nga ana tjeter edhe kemi mesuar e arritur shumë. Arritja më e madhe e çdo studenti që ka mbaruar mësim online është durimi. Durimi se kjo situate do të përmirësohet, durimi se kjo situatë do të kaloj shpejt, durimi për të mos u dorëzuar nga mësimi online, durimi për të mbajtur rradhen për të folur se fillojnë dhe oshëtijne shumë zëra njëheresh. Në të vertet provimet janë kryer online, por emocionet janë perjetuar serish në të njejtën mnëyre, ka qenë e njejta frikë se sa do arrihet ky provim, kanë qenë të njejtat rrahje zemre. 21

Edhe pse nuk mundem të jemi pjesë e një auditori në fakultet, nuk duhet të mërzitemi sepse nuk ishte diçka që varej nga ne dhe ne u perpoqëm dhe nuk e arritëm rezultatin, është një situatë më të cilen ne duhet të përshtatemi. Ne studentat online e kemi arrirë këte përshtatje më se miri dhe jo të gjithë e kanë vullnetin, punën e palodhur dhe durimin që kemi treguar ne këto dy vite. Ne kryem një mënyre të re mesimi që nuk është provuar më parë, por sigurisht që ne triumfuam sepse më shumë se frika nga e panjohura, tek ne ekzistojnë dëshira dhe emocione që na karakterizojnë ne studentët. Edhe kur situata të përmirësohet dhe ti kthehemi realitetit, ne do të mbahemi mend gjatë dhe nese na pyesin se si ja dolëm, do ti themi se është një fjalë që ekziston tek cdo njeri por varet sa deshiron ta nxjerr në sipërfaqe dhe kjo fjalë quhet VULLNET. 22

Salvia Nord salvianord 23

QËNDRIME DHE PERCEPTIME TË OPINIONIT PUBLIK MBI ÇRREGULLIMIN NEURO-ZHVILLIMOR A.D.H.D., NË SHQIPËRI. REALIZIMI I STUDIMIT NGA FONDACIONI HIPERACTIVITY ALBANIA Permbledhje e shkurtër e raportit kërkimore nga Enxhi Nasto Abstrakt Çdo ditë e më shumë dëgjojmë të flitet për \"fëmijët hiperaktiv\", \"fëmijë të pavëmendshëm\", prindër të shqetësuar dhe shpesh të pa informuar. Ky studim ka për qëllim pasqyrimin e perceptimeve dhe qëndrimeve në Shqipëri në lidhje me çrregullimin neuro- zhvillimor A.D.H.D. Studimi është realizuar bazuar në metoden sasiore të kërkimit shkencorë duke përdorur pyetesorin si instrument kërkimorë. Analiza e të dhënave na njohu me dinamikat e percetimeve dhe qëndrimeve në mes individëve të gjinive dhe statuseve të ndryshme sociale. Ndër gjetjet kryesore të studimit mund të përmendim mungesën e theksuar të informacionit të saktë mbi këtë çrregullim nga ku pjesa me e pa informuar rezultojnë meshkujt. Një tjetër detaj i identifikuar është konfuzioni që ekziston në shoqëri në identifikimin e këtij çrregullimi duke e ngatërruar shpesh me çrregullime si ai i spektrit autik. Në perfundim studimi pasurohet me rekomandime drejtuar Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, organizatave të shoqërise civile, prindërve dhe mësuesve të shkollave 9-vjeçare, për rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit profesionale në punën e tyre të përditshme me fëmijë të diagnostikuar me A.D.H.D., ose jo. Fjalët kyçe: Hiperaktivitet, perceptime, qëndrime Hyrje - Përfshirja e pjesëmarrësve në një seksion Ky studim mbi hiperaktivitetin orientohet nga një eksperimental përgjatë pyetësorit, në të cilën qëllim i vetëm specifik siç është pasqyrimi i studiohet sjellja e tyre përmes pyetjeve konkrete, perceptimeve dhe qëndrimeve të opinionit publik në për të kuptuar nëse ekzistojnë tek subjektet Shqipëri për njohjen e hiperaktivitetit si çrregullim kërkimore, shenja të hiperaktivitetit dhe neuro-zhvillimor dhe si mënyrë jetese e këtyre impulsivitetit. fëmijëve që gëzojnë karakteristika të A.D.H.D-së. Ky qëllim kërkimor përbëhet nga tri objektiva të matshme të renditura si më poshtë: - Përcaktimi i dallimeve gjinore në njohjen e një çrregullimi të tillë neuro-zhvillimor, për të kuptuar më shumë nëse janë vajzat dhe gratë me një qasje më të afërt ndaj hiperaktivitetit, apo është krejt e kundërta. - Evidentimi i qëndrimeve të pjesëmarrësve në studim mbi efektin e izolimit social në periudhën 3 mujore të karantinimit Mars-Maj 2020 për shkak të COVID-19 tek fëmijët e diagnostikuar me A.D.H.D. 24

Metodologjia Studimi udhëhiqet nga dy hipoteza kërkimore të edhe këto të fundit përfshihen në kategorinë e ndërtuara nga kërkuesit që në fazën fillestare të individëve të informuar mbi hiperaktivitetin. studimit si më poshtë: Ndërkohë vërejmë se kemi përqindje të barabarta H1: “Instikti i mëmësisë tek vajzat dhe gratë ndikon midis gjinisë femërore dhe mashkullore në tek ato që të jenë më të informuara për mungesën e informacionit që ata/ato kanë hiperaktivitetin e fëmijëve krahasimisht me djemtë përkundrejt hiperaktivitetit, përkatësisht 28% dhe burrat”; secili prej gjinive nuk e njohin hiperaktivitetin. Por H2: “Vajzat dhe djemtë me arsim të lartë kanë gjasa që në nivel përditësimi me informacion, shikojmë se të jenë më të informuar për çrregullimin neuro- ka një diferencë gjinore midis tyre dhe dominojnë zhvillimor të A.D.H.D., krahasuar me individë të tjerë kryesisht vajzat dhe gratë përkundrejt djemve dhe me arsim të mesëm”. burrave, duke u vërtetuar kështu një nga pohimet H3: “Mungesa e informacionit për A.D.H.D., ndikon në kërkimore të këtij studimi. Shumatorja e dy mungesën e ndërgjegjësimit të individëve jo me aftësi përqindjeve të të dy gjinive të painformuar për të kufizuar për efektet negative që ka sjellë A.D.H.D., prevalon me 56% përkundrejt karantinimi në periudhën Mars-Maj 2020 tek fëmijët pjesëmarrësve të informuar me 44%. hiperativ”. Metoda kërkimore e përdorur nga kërkuesja ishte ajo Grafiku 1.7. Reagime në situata me fëmijë me e sasiorit, duke u mbështetur tek instrumenti i A.D.H.D. pyetësorit. Kampionimi i përzgjedhur ishte pa probabilitet, bazuar në qëllimin e kërkueses për të patur një kampionim eksplorues dhe jo përfaqësues të popullatës. Gjetjet e studimit Në këtë kapitull do të prezantohen gjetjet kryesore të studimit të gjeneruar nga një analizë e detajuare të dhënave sasiore në programin Microsoft Excel. Grafiku 1.3. Përcaktimi i gjinisë shoqëruar me faktin Në grafikun e mësipermëm prezantohen rezultatet e njohjes së hiperaktivitetit. përsa i takon pyetjes: “Nëse keni rastisur me një fëmijë i diagnostikuar me A.D.H.D hiperaktivitet të Bazuar në grafikun e mësipërme, arrijmë të nivelit të lartë, cili ka qënë reagimi juaj i parë”, evidentojmë se 13% e pjesëmarrësve të gjinisë 47.3% nuk ka rastisur asnjëherë me një fëmijë me mashkullore janë individë të informuar për A.D.H.D., 32.5% janë përgjigjur se “nuk jam çrregullimin neurozhvillimor të hiperaktivitetit dhe terapist/e zhvillimi për këta fëmijë dhe kam 31%janë pjesëmarrësit e gjinisë femërore që qëndruar pasiv/e”, 7.2% janë shprehur se “kam qënë i/e shtangur dhe nuk kam ditur se si të veproj” dhe 12.4% janë përpjekur ta qetësojnë dhe t’i kushtojnë vëmëndjen e duhur. Shprehja e dyshimeve në situata të veçanta për identifikimin e fëmijëve me A.D.H.D. 31.1% e pjesëmarrësve janë shprehur se nuk ju ka ndodhur asnjëherë për të qënë prezent 25

në situata të veçanta ku mund të kenë dyshuar për një - Dominanca e pjesëmarrësve të painformuar rreth fëmijë nëse është hiperaktiv apo jo, 51.5% prej tyre hiperaktivitetit në këtë studim tregon se të kanë dyshuar dhe kanë gabuar në konstatimin e mosnjohësh ekzistencën e një problemi, atëhere ky fëmijëve me A.D.H.D., dhe 17.5% kanë dyshuar dhe është një problem në vetvete. kanë qënë të saktë në identifikimin e fëmijëve me hiperaktivitet. Rekomandimet e studimit Grafiku 1.6. Dyshime mbi përcaktimin e fëmijëve me Ky studim ofron disa rekomandime drejtuar A.D.H.D. Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, organizatave të shoqërise civile, prindërve dhe Përfundime mësuesve të shkollave 9-vjeçare, për rritjen e nivelit Në përfundim të këtij studimi, nga faza e përpunimit të të ndërgjegjësimit profesionale në punën e tyre të të dhënave statistikore, janë gjeneruar këto përditshme me fëmijë të diagnostikuar me A.D.H.D., konkluzione të rëndësishme si më poshtë: ose jo. -Kualifikimi i lartë profesional i individëve të Sugjerimet e ofruara bazohen në argumentat kampionuar në këtë studim, tregoi se nuk ishte faktor shkencor të evidentuara gjatë realizimit të këtij që ndikonte në njohjen e hiperaktivitetit të fëmijëve. kërkimi. Organizatat e shoqërisë civile duhet të - Vajzat dhe gratë janë më shumë të informuara për ndërtojnë fushata lobuese dhe ndërgjegjësuese mbi hiperaktivitetin se sa djemtë dhe burrat, kjo nisur nga rastet e hiperaktivitetit në Shqipëri, duke qënë në fakti se instikti i tyre i mëmësisë është një faktor bashkëpunim me sektorin mediatik, ky i fundit luan stimulues për të lexuar e për të kuptuar më shumë për një rol të rëndësishëm në shpërhapjen e botën e fëmijëve, pavarësisht aftësive të ndryshme që informacionit të vërtetë dhe të shëndetshëm për ato mund të kenë . prindërit dhe institucionet në nivel ekzekutiv. Të - Pjesëmarrësit e studimit iu ka ndodhur të gabojnë në rinjtë e grupmoshave të ndryshme duhet të konstatime në situata kur kanë rastisur me fëmijë të informohen në vazhdim për problematikat aftësive të ndryshme, duke i perceptuar gabimisht. shëndetësore të fëmijëve duke u angazhuar në Hiperaktiviteti dhe autizmi janë dy sindroma të terapi grupi, për të kuptuar botën e fëmijëve si një ndryshme. Nëse autizmi është një luftë me fitore të mundësi për të qënë të përgatitur në fazën e tyre të vogla, hiperaktiviteti është një diagnozë e cila mund të prindërimit. trajtohet me kalimin e kohës përmes terapive të ndryshme për sjelljen e fëmijës. Autizmi është një -Mësuesit dhe edukatorët e ciklit parashkollor spektër shumë herë më i vështirë dhe me një duhet të informohen përmes manualeve të kohëzgjatje më të madhe në trajtimin e këtyre fëmijëve ndryshme udhëzues për mënyrën se si të përmes metodave bashkëkohore. ndërveprojnë me fëmijët hiperaktiv, si një mënyrë -Pjesëmarrësit e studimit në rastet kur janë përballur kjo për t’u prezantuar me botëkuptimin e tyre. me fëmijë me A.D.H.D., kanë zgjedhur të kenë një -Trajnimi dhe edukimi profesional i mësuesve në reagim pasiv përkundrejt këtyre dhe ky është një sinjal këtë aspekt është një faktor relevant për t’i paraprirë negativ për mungesën e ndërgjegjësimit të një disa situatave dramatike ku shpesh fëmijët kanë shoqërie në tërësi. qënë subjekt i tyre. - Organizatat e shoqërisë civile nevojitet të organizojnë terapi grupi me djemtë dhe burrat për t’i trajnuar përmes moduleve përkundrejt fëmijëve të spektrit hiperaktiv, kjo si një mënyrë për të balancuar angazhimin e nënave me atë të baballarëve në rolet e tyre prindërore. 26

Kjo, HIPERAKTIVITETI I FEMIJEVE? DIAGNOZE APO NORMALITET ? HYPERACTIVITY ALBANIA BIBLIOGRAFIA Kurushi, M. (2017). A.D.H.D., Hiperaktiviteti. Tiranë: Shtëpia botuese 2M Printing. Majko, A. (2018). Ndikimi i defiçiteve të kujtesës së punës tek fëmijët me ADHD në performancën e tyre akademike. Tiranë: Doktoraturë në Universitetin e Tiranës. Tahiri&Rama&Sota (2013). Metodat kërkimore në shkencat sociale. Tiranë: West Print. Tushi,G. (2017). Edukimi në familje dhe në shkollë. Tiranë: Botimet Toena. 27

Fjalëkryqi i punonjësit social Plotëso fjalëkryqin 2 1 3 4 5 Vertikalisht Horizontalisht 4.______thyhet vetëm në rastin kur 1.Individët/ grupet lehtësisht të klienti mund të dëmtojë veten ose të prekshëm nga problemet sociale tjerët. quhen individë/grupe ________. 5. Puna sociale është_____, shkencë 2.Perqasja biopsikosociale ndryshe dhe profesion. quhet perqasje __________. 3. Puna me individin ndryshe njihet si nderhyrje në nivelin _________. 28

NUP UNË JAMLAI ONJËS SOC Për tu bërë pjesë e revistës si dhe për të mbështetur iniciativën tonë duke reklamuar punën/ biznesin tuaj na kontaktoni në adresen [email protected]


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook