Armelindo Gryka Turbinat me Erë të Përdorura për Konsum Familjar të Energjisë Elektrike E2=4053765 Worë/vit E3=6809050 Worë/vit E4=8482503 Worë/vit E5=6083180 Worë/vit E Totale =27559380 Worë/vit =27559.38 kw orë /vit ETotale= 2296 kw orë/muaj Fitimi=2296-320=1976 kw orë/muaj (supozohet se një familje harxhon 320 kw orë për muaj). Jetëgjatësia e Turbinës me erë =15 vite Çmimi i energjisë elektrike 10.2 ALL/kWh. Fillimisht pasi gjejmë vlerën e energjisë vjetore të përfituar gjejmë edhe vlerën monetare të saj: E Totale =27559.38 kw orë /vit Vlera monetare = 27559.38 10.2=281106 ALL/vit Për të gjetur fluksin monetar që do të përfitohet çdo vit zbresim koston vjetore të mirëmbajtjes: CF=281,106 ALL/vit – 20,000 ALL/vit =261,106 ALL/vit I0=1,558,288 ALL/Vit (Investimi fillestar) 1-Payback (afati I shlyerjes) Afati I shlyerjes= 5.97 6 vite 2-Metoda e vlerës aktuale neto (NPV) NPV= CF PVIFA(7%;15 vite) –I0 NPV=261106 9.1079 – 1558288 NPV=819839 ALL/vit 51
Armelindo Gryka Turbinat me Erë të Përdorura për Konsum Familjar të Energjisë Elektrike 3- Norma e brendshme e kthimit (IRR) CF PVIFA(IRR% ; 15 vite)= I0 PVIFA(IRR% ; 15 vite)= I0/CF= 5.97 vite Nga Tabela: Faktorit Interes I Vlerës Aktuale të Përvitshme,gjejmë 15% dhe kjo është një % e kënaqshme e kthimit,duke nënvizuar seinvestime në vende si Italia,apo vende të tjera të BE kënaqen me një vlerë prej 7-12%.Prandaj ky investim klasifikohet si investim I mirë. 52
Armelindo Gryka Turbinat me Erë të Përdorura për Konsum Familjar të Energjisë Elektrike KAPITULLI IV: KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ♣ Konluzione Duke ju referuar këtij vlerësimi të WERA-s, Shqipëria paraqet një potencial fantastik të erës,me shpejtësi të erës që arrijnë edhe 8-9 m/s në mjaft zona. Një numër zonash interesante,kryesisht përgjatë bregut detar,dhe kreshtave malore,me erëra të forta kryesisht në Jug të vendit ,janë identifikuar.Potenciali I përgjithshëm i erës është vlerësuar duke marrë parasysh faktorët që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në impiantet e erës (p.sh. distanca me rrugët,zonat e mbrojtura,sistemi elektrik, etj). Është kryer identifikimi I zonave më të përshtatshme për zhvillimin e centraleve elektrikë të mbështetur në energjinë e erës,duke bërë kështu një vlerësim paraprak I cili do të kërkojë bashkëpunimin e autoriteteve përkatëse të Republikës së Shqipërisë.Konsiderohen dy potencialë shfrytëzimi a)Skenari i produktivitetit të Lartë (HPP) dhe b)Skenari i Produktivitetit të Mesëm. Zonat e përcaktuara paraqesin një fuqi totale të instalimi ndërmjet vlerave 980 - 11700 MW,e cila korrispondon me një prodhim total energjie prej 3000 – 25800 GW orë/vit. Realizueshmëria ekonomike e instalimit të Impianteve të Erës në Shqipëri,tregon se,me tarifat ekzistuese fizibiliteti financiar është I pranueshëm vetëm për zonat me produktivitet të lartë (p.sh. faktori i kapacitetit 35%).Një mundësi në të ardhmen,duke u bazuar në stimuj (siç janë Çertifikatat e Gjelbërta Italiane),u përfshinë në këtë analizë,duke paraqitur kështu një terren të përshtatshëm për të investuar në realizimin e Impianteve të Erës. ♣ Pikëpamja Mjedisore • Energjia e erës, është një energji ekologjike, e rinovueshme dhe e pastër.Megjithatë,kur planifikohet një projekt I tillë merren në konsideratë disa faktorë mjedisorë,si më poshtë: • Interferencë elektromanjetike. Disa valë televizive janë të ndjeshme ndaj ndërhyerjes së gjeneratorëve të erës. • Zhurma .Rotori,kutia e shpejtësisë dhe gjeneratori,krijojnë zhurmë akustike teksa punojnë,e cila duhet marrë parasysh kur mendohet vendosja e turbinës. 53
Armelindo Gryka Turbinat me Erë të Përdorura për Konsum Familjar të Energjisë Elektrike • Ndikimi Vizual. Makinat moderne të erës,janë objekte të mëdha,dhe si rrjedhojë kanë një ndikim viziv në zonën që I rrethon. Disa e konsiderojnë positiv këtë ndikim,disa jo. ♣ Investimi I turbinave me erë për konsum familjar Nga analizimi I mësipërm theksuam se Shqipëria ka një potencial të mirë të energjisë së erës,dhe duke parë fazat që vendi ynë po kalon në rrugën e Europianizimit,vlen të theksohet se çmimi I energjisë elektrike sa vjen dhe rritet,kjo I hap rrugë futjes së një teknike më të re atë të energjive të rinovueshme,kryesisht era,dielli apo dhe uji. Duket që investimi është I kënaqshë pasi përveç se mbulon nevojat përsonale (familjare) për energji ajo arrin edhe ta shesë atë mes një marrëveshje që nënshtrohet me rrjetin e shpërndarjes .Gjithashtu një investim I tillë,I hap rrugë një teknologjie tjetër,atë të makinave elektrike,që karikohen nga energjia elektrike,dhe bën kështu shkëputjen nga varësia për burime të shterrshme si nafta,gazi etj ♣Rekomandime Përveç familjeve,një teknikë e tillë mund të përdoret edhe nga bizneset private,hotelet,komplekset apo edhe në transport,ku shikohet si potencial përdorimi në semaforë dhe ndriçim me energji diellore ose energji të erës. • Rekomandohet që në ekonominë familjare,përdorimi I energjive të rinovueshme të jetë e kombinuar,e thënë ndryshe,panele diellore për ujë sanitar dhe ngrohje banese,dhe pjesa tjetër me kombinim me energjinë e erës,për të përmbushur kështu nevojat familjare. • Shqipëria si një pjesë lidhëse me Europën ,dhe duke shfrytëzuar pozitën e saj gjeografike dhe potencialin e saj energjitik,të shndërrohet në një fuqi të shpërndarjes dhe prodhimit të energjisë elektrike në Ballkan dhe më gjerë. Orët vjetore me erë, ditët me diell në vit,vendi I dytë për burime ujore në Europë (pas Norvegjisë) që janë shenja të një potenciali të theksuar energjitik të Shqipërisë. 54
Search