Parathënie I/e dashur lexues/e, është dashur një udhëtim shumë i gjatë, me përkushtim, punë të pandërprerë dhe durim për të arritur të shkruaj këtë parathënie. Me përfundim të studimeve të nivelit botëror në Stamboll, vazhduan pjesëmarrjet në kongrese, seminare-webinare, panaire dhe trajnime të njëpasnjëshme. Që nga viti 2016 ligjeroj lëndët e Kozmetologjisë në Kolegjin e Shkencave Mjekësore “Rezonanca”. Gjithherë në kërkim të diturisë dhe të përdorimit të saj në mënyrën më etike të mundshme duke i kombinuar përvojat e ndërsjellta nga aspekti akademik dhe klinik, duke ofruar më të duhurën për pacientët në kohën e duhur, kombinimet e duhura në seanca minimale. “estethica” u hap në prill 2012 dhe ashtu si emri i qendrës “este” – “ethica”, nënkupton që parimi bazë është etika e punës: të kryhen të gjitha shërbimet me etikë, përpikshmëri dhe kënaqësi të skajshme. Falë besimit tuaj, çdo muaj një pjesë e të hyrave dedikohen për bamirësi. Kam testuar mbi 50 aparatura, laser të ndryshëm nepër botë, si dhe jam autor i disa hulumtimeve shkencore. Deri tani kam kryer mbi 2000 analiza të fytyrës dhe mbi 3000 trajtime te lëkurës. Së fundi, ne garën e organizuar nga kompania lidere e lasereve Alma Lasers, kam fituar vendin e dytë prej 60 klinikave pjesëmarrëse nga e tërë bota. “estethica”, në konceptin e saj unik, ofron të gjitha shërbimet dermatologjike – estetike në një qendër të vetme. Koncepti i tillë, i mundëson të gjithë klientëve/pacientëve që të maksimizojnë kohën e tyre duke kryer të gjitha shërbimet e nevojshme pa humbur kohë si dhe të monitorohen ndër vite të gjitha shërbimet e kryera apo produktet e përdorura. Me një databazë të tillë, arrijmë t’i analizojmë përmirësimet ndër vite të të gjitha kombinimeve të bëra. Në dokumentarin estetik “Estetika me Krenarin”, keni rastin të njoftoheni me protokollet dhe kombinimet më të reja të trajtimeve të lëkurës, si dhe me efektin që pamja e jashtme ka në ndryshimin e disponimit të njeriut duke i dhënë një kualitet të ri jetës së tij. Qëllimi i emisionit është edukimi, sensibilizimi dhe informimi rreth mirëmbajtjes së lëkurës. “estethica” zotëron portfolin më të zgjeruar të teknologjive estetike mjekësore në vend. Jemi klinikë referente dhe është klinikë e autorizuar për kompanitë Alma Lasers International, Novoxel dhe APS Tricopat nga Italia për kryerjen e shërbimeve estetike. për kryerjen e shërbimeve estetike. Me përdorimin e aparaturave më të avancuara, për të cilat keni rastin të lexoni në vijim, arrijmë rezultate mbresëlënëse. Njëherazi, jemi distributor të disa prej produkteve dermoestetike/mjekësore ndërkombëtarisht të njohura, me të cilat i furnizojmë barnatoret anekënd Kosovës. Personalisht ndjehem sikur urë lidhëse me aparaturat, laserët, produktet dhe lëkurën të cilën do e trajtoj. Ndjejë energjinë e aparaturave apo efektet e produkteve dhe në të njejtën kohë pas analizave shof se çfarë produktesh dhe sa energji nga laseri i duhet lekurës. Pra, ura lidhëse që mundëson teknologjinë të trajektoj më të mirën që posedon tek lëkura adekuate pa shkaktuar efekte anësore. Ass. Msc. Krenar Dobroshi Farmacist & Magjistër për Kozmetologji, Phd Candidate 3
ANALIZAT Kanë për qëllim identifikimin dhe përcaktimin e produkteve, trajtimeve dhe konsultave të personalizuara. Karakteristikat e lëkurës janë ato parametra të cilat e përcaktojnë moshën dhe gjendjen e lëkurës apo të flokëve. Profesionistët në këtë drejtim bëjnë analizën e fytyrës dhe të flokëve në mënyra të ndryshme. Disa thjeshtë me atë të syrit, disa me ndihmën e zmadhuesve, të tjerë përmes aparaturave profesionale. Ne në qendrën tonë përdorim aparaturat profesionale të cilat saktësisht përcaktojnë të gjitha parametrat e lëkurës apo të flokëve. Në këtë mënyrë arrijmë rezultate të përsonalizuara si në këshilla, produkte apo në trajtime. • Analiza 3 Dimenzionale e Fytyrës Është hapi bazë në botën e kujdesit të fytyrës. Në aspektin shkencor përcaktohen kremrat adekuate për fytyrë, përcaktohen trajtimet e sakta sipas nevojës dhe përcaktohet tipi specifik i lëkurës. Parametrat që analizohen janë: hidrimi (lagështia), elasticiteti, temperatura, yndyra (sebumi), poret, rrudhat dhe pigmentimi. 4
• Analiza e detajuar e flokëve Analiza e flokëve ndihmon në përcaktimin e saktë të produkteve, trajtimeve dhe këshillave. Analizohen 7 lloje të testeve: yndyra, gjendja e skalpit, poret, densiteti-vëllimi, dëmtimet e flokëve, trashësia, rënia e flokëve. • Analiza e përbërjes së trupit Bën analizën segmetale të përbërjes së trupit. Raporti përfshinë: masën muskulore & dhjamore, BMI, sasinë totale të ujit, moshën metabolike, mineralet, proteinat. *raporti i analizës të përbërjes së trupit 5
TRAJTIMET E LËKURËS Kanë për qëllim përtëritjen e lëkurës në mënyrë natyrale, trajtojnë hiperpigmentet/njollat kafe, kapilarët e zgjeruar, aknet dhe lezionet e tyre, rrudhat dhe vijat e imëta, poret e zgjeruara, strijat, celulitin, ndihmojnë në absorbimin e substancave aktive, rigjallërojnë dhe pastrojnë qelizat e vdekura të grumbulluara në lëkurë, sigurojnë ujësim-hidratim adekuat të lëkurës. • Trajtim 3D - GOLD Trajtim sipërfaqësor anti-oksidues, anti-rrudha, rigjenerues. Trajtimi i tillë përfshinë pilling, maskë të argjilit, kremëra+serum, maskë 3D apo GOLD. nfo Trajtimi: hidratimi & largimi i qelizave të vdekura Kohëzgjatja e trajtimit: 40 minuta Rezultatet: të menjëhershme Si funksionon: maska hidratuese dhe produkte për pilling Koha e rikuperimit: e menjëhershme Dhimbje: nuk ka Numri i seancave: preferohen 3, çdo 2 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar • HydraFacial - “Auto-Larja e fytyrës” HydraFacial është sistem Amerikan për pastrimin e lëkurës. Trajtim pa dhimbje, relaksues, i cili e bënë lëkurën tuaj më të butë dhe më rinore. Vepron në pastrim, gërryerje, ujësim dhe shkëlqim të lëkurës. Ky trajtim është një proces i fuqishëm detoksifikues që kombinon thithjen e vakuumit, mikrodermabrazionin, serumet e acideve glikolike, laktike dhe salicilike. Largon papastërtitë, sikur pikat e zeza, pjesërisht pikat e bardha, pastron poret e mbyllura dhe largon qelizat e vdekura. nfo Trajtimi: HydraFacial – “Auto-Larja e fytytës” Kohëzgjatja e trajtimit: 45 minuta Rezultatet: të menjëhershme Si funksionon: me vakuum, mikrodermabrazion, acide glikolike, laktike, salicilike Koha e rikuperimit: e menjëhershme Dhimbje: minimale Numri i seancave: preferohen 3, çdo 2 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar 6
• Mezoterapi Dermapen Fytyrë Trajtimi kryhet përmes mikroshpimeve me aparaturën e dermapenit, gjithsej 9-12 mikrogjilpëra të cilat veprojnë njëherazi rreth 110 herë në sekond në lëkurë. Kjo pajisje në formë stilolapsi jep fleksibilitetin e gjatësisë së gjilpërave dhe ka nivele të ndryshme të shpejtësisë për të bërë secilin trajtim të personalizuar për klientët. Përmes hapjes së mikrokanaleve bëhet absorbimi i thellë i enzimeve, vitaminave, acidid hyaluronik dhe peptideve në shtresat më të larta të epidermës dhe të dermës, dhe njëherazi rritet qarkullimi i gjakut. Trajtimi stimulon prodhimin e kolagjenit dhe është jo invaziv kundër rrudhosjes, pigmentimit-njollave kafe, duke shkëlqyer dhe ripërtërirë lëkurën. nfo Trajtimi: Mezoterapi – ripërtëritje të lëkurës Kohëzgjatja e trajtimit: 60 minuta Rezultatet: pas 4 jave Si funksionon: përmes mikroshpimeve (9-12 gjilpëra) Koha e rikuperimit: 1 ditë Dhimbje: minimale Numri i seancave: preferohen 6, çdo 2 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar • Mezoterapi Dermapen flokë dhe vetulla Trajtimi kryhet përmes mikroshpimeve me aparaturën e dermapenit, gjithsej 9-12 mikrogjilpëra të cilat veprojnë njëherazi rreth 110 herë në sekond në lëkurë. Kjo pajisje në formë stilolapsi jep fleksibilitetin e gjatësisë së gjilpërave dhe ka nivele të ndryshme të shpejtësisë për të bërë secilin trajtim të personalizuar për klientët. Përmes hapjes së mikrokanaleve bëhet absorbimi i thellë i enzimeve, vitaminave, biotinës, mineraleve të domosdoshme për rritjen e flokëve dhe të vetullave në shtresën e epidermës dhe të dermës, dhe njëherazi rritet qarkullimi i gjakut. Trajtim efikas jo invaziv kundër rënies së flokëve apo të vetullave, përforcon, rrit densitetin- shpeshtinë, rrit diametrin-trashësinë e flokëve dhe vetullave. nfo Mezoterapi e flokëve Mezoterapi e vetullave Trajtimi: Kohëzgjatja e trajtimit: 60 minuta 15 minuta pas 6 jave Rezultatet: pas 6 jave përmes mikroshpimeve (9-12 gjilpëra) Si funksionon: përmes mikroshpimeve pas 2-4 ore minimale (9-12 gjilpëra) preferohen 6, çdo 2 javë trajtimi duhet të bëhet nga Koha e rikuperimit: 1 ditë një specialist i trajnuar Dhimbje: minimale Numri i seancave: preferohen 6, çdo 2 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar 7
• Mezoterapi e Buzëve Trajtimi kryhet përmes mikroshpimeve me aparaturën e dermapenit, gjithsej 1-2 mikrogjilpëra të cilat veprojnë njëherazi rreth 90 herë në sekond në lëkurë. Përmes hapjes së mikrokanaleve bëhet absorbimi i thellë i acidit hyaluronik, faktorëve të rritjes (VEGF), ekstrakte të Ginkgo Biloba dhe vitaminave të tjera. Trajtimi u jep buzëve volum minimal, ngjyrë dhe po ashtu pakëson rrudhat rreth tyre. nfo Trajtimi: Mezoterapi - përmirësim i dukjes së buzëve Kohëzgjatja e trajtimit: 60 minuta Rezultatet: e menjëhershme Si funksionon: përmes mikroshpimeve (1 gjilpërë) Koha e rikuperimit: e menjëhershme Dhimbje: minimale Numri i seancave: preferohen 3, çdo 2 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar • TRICOPAT® Për herë të parë në Kosovë dhe Ballkan, trajtim për shpeshtimin dhe kundër rënies së flokëve me Tricopat. Zbulimi më i fundit në trikologji për trajtimin e patologjive të skalpit tek meshkujt dhe femrat, me dhimbje minimale dhe pa injektime. Trajton dhe parandalon alopecinë androgjenetike, telogen effluvium dhe sëmundje të tjera të skalpit. Tricopat rritë mikroqarkullimin e gjakut për oksigjenimin e indeve, stimulon metabolizmin qelizor dhe rritë absorbimin e përbërësve aktiv me faktor të rritjes. Me këtë procedurë stimulojmë rritjen e flokëve të rinj, rritjen e trashësisë dhe shkëlqimit të flokëve. nfo Trajtimi: Tricopat – për shpeshtimin e flokëve Kohëzgjatja e trajtimit: 40 minuta Rezultatet: pas 7 jave Si funksionon: përmes sistemit mekanik të shtypjes (Automatic Patting System) Koha e rikuperimit: e menjëhershme Dhimbje: minimale Numri i seancave: preferohen 4, çdo 3 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar 8
• Plazma e pasuruar me trombocide (PRP) – standarde • Plazma e pasuruar me trombocide (PRP) është një përgatitje e trombociteve në plazmën e gjakut të përqendruar me faktorë të rritjes rigjenerues që përdoren për të stimuluar shërimin e lëkurës, prodhimin e kolagjenit dhe proteinave të tjera të rëndësishme si fibroblastet që mbështesin lëkurën. • Përfshin trajtimin duke përdor gjakun e vet pacientit për të promovuar aktivitetin e shëndetshëm të qelizave të lëkurës. • Procedura fillon me një tërheqje fillestare të gjakut - një sasi e vogël e gjakut tërhiqet dhe vendoset në një centrifugë për të izoluar trombocitet. • Gjithashtu përdoret edhe për trajtimin kundër rënies së flokëve, lezioneve të akneve, plagëve kirurgjikale, strijave, pigmentimit, humbjes së volumit, rrudhave, vijave të imëta dhe përmirësimit të strukturës së lëkurës. • Plazma e pasuruar me trombocide (PRP) – me faktor të rritjes • E ngjashme sikur PRP standarde, përveç që është më e përqendruar me faktorë të rritjes të cilat stimulojnë më shumë prodhimin e kolagjenit dhe proteinave të tjera të rëndësishme si fibroblastet që mbështesin lëkurën. Faktorët e rritjes përfshijnë: FGF (fibroblastet - fibroblasts), EGF (epiteliale - epithelial), PDGF (rrjedh nga trombocitet – platelet derived), VEGF (epitel vaskular – vascular epithelial), TGF-Beta (transformues për shërim të plagës – transforming wound healing). nfo Trajtimi: PRP - rigjenerimi i lëkurës Kohëzgjatja e trajtimit: 65 minuta Rezultatet: pas 3-4 jave Si funksionon: përmes mikroshpimeve (9-12 gjilpëra) apo me vetëm 1 gjilpërë Koha e rikuperimit: 1 ditë Dhimbje: minimale Numri i seancave: preferohen 4, çdo 2 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar 9
Mbushësit – Fillers Mbushës me Acid Hyaluronik organik me një profil të lartë sigurie, tolerueshmërie që integrohet në mënyrë perfekte në hapësira të ndryshme anatomike. Nuk ka asnjë ndryshim në shprehjen ose në lëvizjet dinamike të fytyrës, si në rast të qeshurit ose të buzëqeshjes. Me Acidin Hyaluronik më të pastër, me formulë të veçantë, i sigurtë, pa efekte anësore dhe me rezultate sa më natyrale përmes injektimit minimal të produktit. Volumi në buzë qëndron më gjatë, buzët do të jenë më të buta, më sensuale, më të hidratuara dhe më të kuqe. Jep një efekt të gjatë i cili zgjatë mesatarisht rreth 8 muaj, në varësi të produktit, zonës, teknikës dhe predispozitave të pacientit. Mbushësi përhapet dhe përshtatet sipas indeve dhe hapësirës në dispozicion, pa shkaktuar ngjeshje dhe pa migrim. nfo Trajtimi: Mbushje – filler i buzëve Kohëzgjatja e trajtimit: 50 min Rezultatet: pas 5-7 ditëve Si funksionon: me injektim Koha e rikuperimit: 24 orë Numri i seancave: pas 2 jave kontrollim Dhimbje: minimale Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar Mela Peel Forte – Dermaceutic Pilling mjekësor i fuqishëm që synon njollat e pigmentimit, hiperpigmentimin post- inflamator dhe melasmën. Përmirëson shkëlqimin, tonin dhe ngjyrën e pabarabartë të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha llojet dhe fototipet e lëkurës. Nuk kërkon kohë të rikuperimit. Formulacion shumë i koncentruar për efikasitet maksimal. Pa efekte anësore, rezultate të qëndrueshme me kujdes të vazhdueshëm nga pacienti. Përmban substanca aktive si: Acid Glykolik, Salicilik, Citrik, Azelaik, Ferulik, Fytik, Citrik, Laktik, Kojik, pastaj Enoxolon, Resorcinol, Arbutin dhe Retinol. nfo Trajtimi: Pilling hiperpigmenteve/njollave Kohëzgjatja e trajtimit: 40 min Rezultatet: pas 28 ditëve Si funksionon: përmes substancave kimike Koha e rikuperimit: pas 5-12 orë Numri i seancave: 3-4 çdo 4 javë Dhimbje: minimale Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar 10
Milk Peel – Dermaceutic Pilling kimik sipërfaqësor i përsosur për trajtimin e akneve mesatare, vijave të imta, stimulon epidermën duke rikthyer ngjyrën dhe tonin e shëndetshëm të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha llojet dhe fototipet e lëkurës. Nuk kërkon kohë të rikuperimit. Përmban substanca aktive si: Acid Glykolik, Laktik, Salicilik dhe Enoxolon. nfo Trajtimi: Pilling kundër akneve Kohëzgjatja e trajtimit: 40 min Rezultatet: pas 14 ditëve Si funksionon: përmes substancave kimike Koha e rikuperimit: pas 5-12 orë Numri i seancave: 6 çdo 2 javë Dhimbje: minimale Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar Pilling WiQo PRX-T33 Është trajtim biorevitalizues unik pa dhimbje dhe injektime që stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës duke rigjallëruar lëkurën e pajetë. Pillingu është veçanërisht efektiv në trajtimin e zonave problematike të lëkurës dhe jep permirësim të menjëhershëm pas aplikimit. Përfitimet e pillingut PRX-T33: kundër rrudhave, poreve, shenjave (hiperpigmentimit), për çdo stinë & moshë, përmirëson qëndrueshmërinë e lëkurës, forcon lëkurën në zonën ku aplikohet, zbut linjat dhe rrudhat. nfo Trajtimi: Pilling për rigjenerim të lëkurës Kohëzgjatja e trajtimit: 40 min Rezultatet: pas 14 ditëve Si funksionon: përmes substancave kimike Koha e rikuperimit: pas 12 orëve Numri i seancave: 3-4 çdo 2 javë Dhimbje: minimale Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar 11
• Dermatologji • Terapi dhe shërim për shumicën e problemeve - sëmundjeve të lëkurës duke përfshirë ankesat me akne, psoriazë, ekzemë, skalp, rënie të flokëve, keratoza aktinike/seborrheike, dermatitis seborrheik etj. • Trajtim me azot për fytyrën që shërben kundër njollave pas shërimit të akneve, trajtimi i mileve-piklave të bardha, poreve të zgjeruara, ripërtëritje e lëkurës, keratoza seborrheike. • Elektrokauter - trajtimi i telangiktazive në fytyrë, trajtimi i zgjerimit të enëve të imëta të gjakut-kapilarëve në fytyrë. • Pilling kemikal Trichloroacetic Acid - TCA - trajtim i thellë kundër rrudhave, ripërtëritjes së lëkurës, hiperpigmenteve/njollave kafe, lezioneve - shenjave pas shërimit të akneve. • Pilling kemikal Trichloroacetic Acid CROSS - TCA Ripërtëritje Kimike e Shenjave të Lëkurës, trajtim intenziv kundër lezioneve të akneve - shenjave pas shërimit të akneve, me përqidje shumë të lartë të TCA. nfo Trajtimi: TCA (Trichloacetic acid) - pilling i lëkurës Kohëzgjatja e trajtimit: 20 minuta Rezultatet: pas 3-4 jave Si funksionon: rigjenerohet lëkura përmes pillingut Koha e rikuperimit: 4-7 ditë Dhimbje: mesatare Numri i seancave: preferohen 2-4, çdo 4 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar • Tixel – “Hekurosja e lëkurës” “Hekurosja e lëkurës” është një sistem i shkëlqyer, inovativ i rigjenerimit termal mekanik dhe fraksional i lëkurës me teknologji të patentuar, i cili trajton: rrudhat dhe vijat e plakjes, kapakët e lëshuar të syve, aknet dhe shenjat e tyre, qafën, strijat, poret e zgjeruara, duart etj. Tixel-i bazohet në krijimin e mijëra vrimave në temperaturë të lartë 400* C. Prekja e piramidave stimulon fibroblastet, nxitë prodhimin enorm të kolagjenit dhe elastinës. Këto reaksione bëjnë që rrudhat të zbuten shumë dhe të rigjenerohet lëkura. Ndër përparësitë tjera që e veçojnë sistemin Tixel është steriliteti. Për shkak të temperaturës shumë të lartë, aparatura çdoherë është sterile. nfo Trajtimi: Tixel – “Hekurosja e lëkurës” Kohëzgjatja e trajtimit: 40-60 minuta Rezultatet: pas 3-4 jave Si funksionon: me nxehtësi 400* C Koha e rikuperimit: 3-6 ditë Dhimbje: mesatare Numri i seancave: preferohen 2-4, çdo 4 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar 12
• Alma Harmony XL PRO Laseri për kujdesin ndaj lëkurës me më së shumti indikacione të aprovuara në botë nga FDA - mbi 65 indikacione mjekësore/estetike, që trajton: rrudhat, telangiktazitë - kapilarët e zgjeruar në fytyrë dhe nëpër këmbë, hiperpigmentimet /njollat kafe, aknet dhe shenjat e akneve, largon tatuazhet; nuk shkakton dhimbje & pa efekte anësore. Ka 6 funksione - koka të ndryshme, si në vijim: 1. Clear Lift 4D – “Lifting-u i fytyrës” 2. Clear Skin – Akne dhe rigjenerim të lëkurës 3. Dye VL “baby face” – Për lëkura më të hapura 4. Dye SR “baby face” – Për lëkura më të errëta 5. Erbium Yag – “Gërryersi i fytyrës” 6. LP Nd Yag – Kapilarët • Clear Lift 4D - “Lifting-u i fytyrës” Fractional Q-Switched Nd: Yag 1064 nm, kjo pajisje ka fituar çmimin botëror nga instituti estetik “MFMB” si trajtimi më i mirë në botë kundër-plakjes! Është trajtim jo-invaziv për tërheqjen e lëkurës, duke bërë stimulim masiv të kolagjenit tip I. Trajton rrudhat, hiperpigmentet/njollat kafe, poret, tatuazhet. nfo Trajtimi: Clear Lift – “Liftingu i fytyrës” Kohëzgjatja e trajtimit: 30-40 minuta Rezultatet: pas 3-4 jave Si funksionon: me laser Q-Switched Koha e rikuperimit: e menjëhershme Dhimbje: minimale Numri i seancave: preferohen 2-4, çdo 3-4 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar 13
• Clear Skin Erbium Glass 1540 nm trajton aknet, shenjat e akneve si dhe ngushton poret. Ka efekt termal në lëkurë. Stimulon prodhimin e kolagjenit, tërheq dhe rigjeneron lëkurën. nfo Trajtimi: Clear Skin Kohëzgjatja e trajtimit: 30-40 minuta Rezultatet: pas 3-4 jave Si funksionon: me laser Erbium Glass Koha e rikuperimit: 1-3 ditë Dhimbje: minimale Numri i seancave: preferohen 2-4, çdo 2-4 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar • Dye VL/SR - “Baby Face” 500 – 650 nm trajtim i fuqishëm foto-rigjenerues, i cili trajton: hiperpigmentet/njollat kafe, lezionet vaskulare/skuqjet/telangiktazitë, poret e zgjeruara dhe tërheq lëkurën. Bën lëkurën e butë dhe rikthen shkëlqimin rinor të saj. nfo Trajtimi: Dye-VL/SR – “Baby Face” Kohëzgjatja e trajtimit: 30-40 minuta Rezultatet: pas 3-4 jave Si funksionon: përmes dritës së fuqishme të laserit IPL Koha e rikuperimit: e menjëhershme Dhimbje: minimale Numri i seancave: preferohen 2-4, çdo 3-4 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar 14
• Erbium YAG - “Gërryersi i fytyrës” iPixel 2940 nm, trajtim invaziv i cili bën gërryerjen e fuqishme të lëkurës, duke trajtuar: shenjat e thella të akneve, poret e zgjeruara, rrudhat, strijat, hiperpigmentimin. Përmirëson në përgjithësi elasticitetin, tonicitetin dhe teksturën e lëkurës. nfo Trajtimi: Erbium YAG – “Gërryerja e lëkurës” Kohëzgjatja e trajtimit: 60 minuta Rezultatet: pas 3-4 jave Si funksionon: përmes laserit Erbium YAG Koha e rikuperimit: 4-7 ditë Dhimbje: mesatare Numri i seancave: preferohen 2-4, çdo 3-4 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar • LP Nd Yag – Kapilarët Cooled LP Nd: Yag 1064 nm, trajton lezionet vaskulare (skuqjet) dhe telangiktazitë (kapilarët) në fytyrë dhe nëpër këmbë, në mënyrë jo-invazive dhe me dhimbje minimale. nfo Trajtimi: LP Nd Yag – eliminimi i kapilarëve Kohëzgjatja e trajtimit: 10 - 120 minuta, varësisht nga zona Rezultatet: pas 1-2 jave Si funksionon: përmes laserit Lp Nd Yag Koha e rikuperimit: 4 -14 ditë Dhimbje: mesatare Numri i seancave: preferohen 2-4, çdo 4 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar 15
• Alma Accent Prime - për konturim të fytyrës dhe trupit Accent Prime është platforma e vetme në botë që kombinon teknologjinë Ultratinguj & Radiofrekuencë në një aparaturë të vetme dhe luan rol të shumëfishtë në: Tërheqje të fytyrës, trajtim të qafës së dyfishtë/varur, formësim të trupit (duke shkrirë masën dhjamore), trajton celulitin dhe strijat. Accent Prime ka një mekanizëm unik ku energjia me radiofrekuencë të lartë (RF) transmetohet drejtpërdrejt në inde, duke shkaktuar rrotullim të shpejtë të molekulave të ujit. Ky rrotullim gjeneron fërkim i cili prodhon nxehtësi të lartë dhe efektive. Ngrohja nga ky mekanizëm stimulon formimin e kolagjenit të ri duke përmirësuar trashësinë dhe shtrirjen e tij. “Duaje formën tënde.” I sigurt pa efekte anësore, i shpejtë, pa dhimbje. nfo Trajtimi: Shkrirja e qafës së dyfishtë apo masës dhjamore Kohëzgjatja e trajtimit: 30 - 240 minuta, varësisht nga zona Rezultatet: pas 2 jave Si funksionon: me ultratinguj & radiofrekuencë Koha e rikuperimit: e menjëhershme Dhimbja: pa dhimbje Numri i seancave: preferohen 4, çdo 2 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar
• Laser hair removal – Alma Platinum 3 në 1 Kemi kënaqësinë të prezantojmë Soprano ICE Platinum fitues i çmimeve ndërkombëtare, i cili kombinon 3 gjatësi valore laserike në një kokë të vetme inovative, duke synuar njëkohësisht thellësi të ndryshme të indeve, si dhe struktura anatomike brenda gjëndrës së qimeve. Arrinë rezultate të shkëlqyera me trajtimin më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës të heqjes së qimeve në dispozicion sot. Përparësitë: i shpejtë dhe i rehatshëm, të gjitha ngjyrat e lëkurës dhe llojet e qimeve, rezultate efektive për lëkurë të hapur, të errët ose të rrezitur, rekord sigurie të nivelit të parë, pa efekte anësore, i përsosur për çdo zonë të trupit, për të dy gjinitë, i çertifikuar nga FDA dhe nga BE. nfo Trajtimi: Eliminimi i qimeve Kohëzgjatja e trajtimit: 10 – 100 min, varësisht nga zona Rezultatet: pas secilës seancë Si funksionon: Alexandrite 755 nm, Diode 810 nm, YAG 1064nm Koha e rikuperimit: e menjëhershme Dhimbje: minimale Numri i seancave: preferohen 6-8, çdo 6 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar • Depilim me Laser ALMA – të akullt Përdoret laseri Alma Remove, ndryshe i njohur si “Laser i akullt”, me dhimbje minimale dhe pa efekte anësore. I përshtatshëm për çdo sezonë të vitit, i çertifikuar nga BE dhe nga FDA, me rezultate të mahnitshme. I përshtatet të gjitha llojeve të lëkurës, përdoret për të gjitha pjesët e trupit dhe për të dy gjinitë. nfo Trajtimi: Eliminimi i qimeve Kohëzgjatja e trajtimit: 10 – 210 min, varësisht nga zona Rezultatet: pas secilës seancë Si funksionon: me valë laserike diode - 810 nm Koha e rikuperimit: e menjëhershme Dhimbje: minimale Numri i seancave: preferohen 6-8, çdo 6 javë Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar 16
SHËRBIMET ESTETIKE Të dukurit mirë kërkon devotshmëri. Përmes ofrimit të të gjitha shërbimeve estetike synojmë të tejkalojmë pritshmërinë, efikasitetin dhe kualitetin e shërbimeve. Shumica e produkteve apo materialeve shpenzuese që përdoren gjatë shërbimeve, janë të importuara dhe shumë gjatë të inspektuara gjersa është vendosur që të përdorën në qendrën tonë. • DEPILIM GOLD Depilim Gold, depilim pa acarim/irritim, posaçërisht për lëkura të ndjeshme, pa skuqje. Jep ndjesi të butë dhe të hidratimit në lëkurë. Bëhet për të gjitha zonat e trupit. • Formësim i vetullave Formësim i vetullave sipas proporcioneve të fytyrës. Shoqërohet me ngjyrosje të vetullave, e cila qëndron deri në 3-4 javë. • “Lamination” i Vetullave dhe Qerpikëve Laminimi i vetullave dhe qerpikëve është një proces i gjeneratës së fundit që kujdeset për qerpikët dhe vetullat tuaja me 14 vitaminat të My Lamination - Vitamin lashbotox, i cili është produkt i vlerësuar me çmime të klasit botëror, dhe gjithashtu lakon qerpikët dhe formëson vetullat. Falë këtij procesi, vetullat dhe qerpikët tuaj të dëmtuar, të holluar dhe pa jetë do të rriten, zgjaten dhe do të jenë më të shëndetshëm. • Mbushje e vetullave me teknikën 3D Përdoret teknika “microblading” apo me fije-fije, që mundëson mbushjen e vetullave me një pamje 3D të qimeve. Është një teknikë gjysmë e përhershme për të përmirësuar pamjen e vetullave, në të cilën pigmenti gërvishet në lëkurë duke përdorur një mjet dore me një teh të formuar nga gjilpëra të imëta. Me këtë procedurë, e cila zgjat rreth 10-12 muaj si rezultat i 2 seancave, do të keni proporcionin e artë të vetullave tuaja të ëndërruara. Pas trajtimit, vetullat duken më të plota nga fijet e shtuara në mes të vetullave të rralla. Falë pigmenteve cilësore të përdorura, procesi zbehet gradualisht dhe nuk ndryshon ngjyrë. nfo Trajtimi: Mbushje e vetullave Kohëzgjatja e trajtimit: 120 min Rezultatet: pas 1 jave Si funksionon: përmes gërvishjes me the me mikrogjilpëra Koha e rikuperimit: pas 7-14 ditëve Numri i seancave: 2, pas 5 jave Dhimbje: mesatare Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar 17
FLOKËT & GRIMI Kryhen të gjitha trajtimet rreth flokëve duke filluar nga prerja, fenirimi dhe ngjyrosja. Në shatirim (ombre) përdoret përqindje shumë e ulët e hidrogjenit duke ruajtur shëndetin dhe shkëlqimin e flokëve. • Trajtimi i flokëve me Keratinë Është një procedurë e veçantë në të cilen aplikohet keratina në flokë dhe mundëson përmirësimin e flokëve; përdoret për të gjitha llojet e flokëve, të holla, të ashpra, të dëmtuara dhe të ngjyrosura. Floku fiton lagështinë dhe shkëlqimin e duhur që e bën të shëndetshëm. Një trajtim është i mjaftushëm për një periudhë të kohës nga 2 deri në 6 muaj. Ky trajtim zakonisht preferohet për flokët e dëmtuara të cilat kanë nevojë të riparohen dhe nuk paraqet asnjë problem për çdo lloj floku. Nuk preferohet për flokët shumë të dëmtuara. nfo Trajtimi: Trajtimi me Keratinë Kohëzgjatja e trajtimit: 40-90 min, varësisht nga gjatësia e flokëve Rezultatet: të menjëhershme Si funksionon: me aplikimin e keratinës 18
• Grim Përdoren produkte origjinale MAC & Anastasia Beverly Hills. Kryhen të gjitha shërbimet e makiazhit duke përfshirë qerpikët artificial, mbjelljen e qerpikëve dhe mbushjen e tyre. Pa efekte anësore, pa dhimbje, pa skuqje, qëndrojnë deri në 4 javë. • Trajtimet e Duarve dhe të Shputave Ofrohen të gjitha trajtimet estetike dhe mjekësore për përmirësimin e thonjve të duarve apo të shputave. • Shellac për thonjë Thonjtë me produktin “shellac” duken edhe më mirë dhe janë alternativë e shëndetshme në krahasim me thonjtë me akril apo me xhel. Në të njëjtën kohë, ky sistem përmirëson shëndetin e thonjve dhe aplikohet pa gërryerjen e thonjve. \"Shellac\" është një teknologji e patentuar, e cila kombinon shkëlqimin e thonjve me performancën e xhelit. Asnjë produkt tjetër në treg nuk mund të sigurojë që mund të qëndrojë min. deri në 14 ditë në thonj, me shkëlqim sikur të pasqyrës, kohëzgjatje zero për tharje dhe pa dëmtime të thonjve! Nuk ka ndonjë efekt negativ edhe nëse aplikohet dhe largohet vazhdimisht, përderisa përdoret në mënyrën e duhur. 19
• Pedikyr Pedikyri ofrohet në dy mënyra: estetik dhe mjekësor. Që të dy përfshijnë hidro-masazhë, gërryerje të themrave, maskë rigjeneruese, rregullim të thonjve, hidratim të këmbëve. • Pedikyr Jelly Për dallim nga pedikyri klasik, “jelly-pedi” përmban aromaterapi, terapi me nxehtësi, anti-stres terapi, gërryerje të themrave, maskë rigjeneruese, rregullim të thonjve, hidratim të këmbëve. • Pedikyr Mjekësor Përfshinë pastrim të thonjve, rregullim dhe zgjatje të thonjve me Akril, hidro-masazhë, gërryerje të themrave, maskë rigjeneruese, hidratim të shputave. 20
Çmimore
Qendra Dermatologjike & Estetike • ANALIZAT 10 € 35 € Konsulta estetike 35 € Analiza 3 dimenzionale e fytyrës 20 € (analizohen hidrimi-lagështia, elasticiteti, yndyra, poret, rrudhat, pigmentimi, mosha e lëkurës, kujdesi i nevojshëm) Analiza e detajuar e flokëve (7 lloje të testeve: yndyra, skalpi, poret, densiteti-vëllimi, dëmtimet e flokëve, trashësia, rënia e flokëve) Analiza e përbërjes së trupit (raporti përfshinë: masën muskulore & dhjamore, BMI, sasinë totale të ujit, moshën metabolike, mineralet, proteinat) • TRAJTIMET E FYTYRËS Kanë për qëllim përtëritjen e lëkurës, ndihmojnë në absorbimin e substancave aktive, 10 € rigjallërojnë dhe pastrojnë qelizat e vdekura të grumbulluara në lëkurë, sigurojnë 15 € ujësim-hidratim adekuat të lëkurës. 40 € Trajtim LED 50 € Trajtim Mini 60 € (pilling, maskë e argjilit, kremëra+serum) Trajtim 3D (trajtim anti-oksidues, anti-rrudha, rigjenerues; përfshinë: pilling, maskë të argjilit, kremëra+serum, maskë 3D) Trajtim 3D GOLD (trajtim intenziv anti-oksidues, anti-rrudha, rigjenerues; përfshinë: pilling, maskë të argjilit, kremëra+serum, maskë 3D GOLD) HydraFacial - “Auto-larja e fytyrës” (Sistemi Amerikan për pastrimin e lëkurës: pastron, gërryen dhe zbutë lëkurën; pastron pikat e zeza dhe pjesërisht pikat e bardha, poret e mbyllura dhe qelizat e vdekura) HydraFacial 1 Seancë 3 Seanca Fytyra 60 € 150 € Mezoterapi Dermapen fytyrë 70 € 70 € (trajtim efikas jo invaziv kundër rrudhosjes, pigmentimit-njollave kafe; shkëlqen 90 € 25 € dhe ripërtërinë lëkurën) Mezoterapi Dermapen flokë (trajtim efikas jo invaziv kundër rënies së flokëve, përforcon, rrit densitetin-shpeshtinë, rrit diametrin-trashësinë e flokëve) Mezoterapi e Buzëve (ky trajtim u jep buzëve volum minimal, ngjyrë dhe po ashtu pakëson rrudhat rreth tyre) Mezoterapi e Vetullave (trajtim jo invaziv për përforcim, rritje të densitetit-shpeshtisë, rritje të diametrit-trashësisë së vetullave)
Qendra Dermatologjike & Estetike Plazma e pasuruar me trombocide (PRP) – standarde 100 € (është një përgatitje e trombociteve në plazmën e gjakut, për trajtimin kundër rënies së 150 € flokëve, lezioneve të akneve, plagëve kirurgjikale, strijave, pigmentimit, humbjes së volumit, rrudhave, vijave të imta dhe përmirësimit të strukturës së lëkurës) Plazma e pasuruar me trombocide (PRP) – me faktor të rritjes (e ngjashme sikur PRP standarde, përveç që është më e përqendruar me faktorë të 120 € rritjes të cilët stimulojnë më shumë prodhimin e kolagjenit dhe proteinave të tjera të rëndësishme si fibroblastet që mbështesin lëkurën) Mela Peel Forte – Dermaceutic (është një pilling mjekësor i fuqishëm që synon njollat e pigmentimit, hiperpigmentimin post-inflamator dhe melasmën; përmirëson shkëlqimin, tonin dhe ngjyrën e pabarabartë të lëkurës) Milk Peel – Dermaceutic 70 € (është një pilling kimik sipërfaqësor i përsosur për trajtimin e akneve mesatare, vijave të imta; stimulon epidermën duke rikthyer ngjyrën dhe tonin e shëndetshëm të lëkurës) Mbushësit – Fillers (mbushës me Acid Hyaluronik organik me një profil të lartë sigurie, tolerueshmërie që integrohet në mënyrë perfekte në hapësira të ndryshme anatomike; volumi në buzë qëndron rreth 8 muaj. Buzët do të jenë më të buta, më sensuale dhe më të hidratuara) Buzët 200 € Nazolabial (vijat e buzëqeshjes) 150 € Mrrolat 80 € Vijat Marionette (vijat e buzës së poshtme) 100 €
Qendra Dermatologjike & Estetike • ALMA HARMONY XL PRO (laseri për kujdesin ndaj lëkurës me më së shumti indikacione të aprovuara në botë nga FDA - mbi 65 indikacione mjekësore/estetike, që trajton: rrudhat, telangiktazitë - kapilarët e zgjeruar në fytyrë dhe nëpër këmbë, hiperpigmentimet/ shenjat, aknet dhe shenjat e akneve, largon tatuazhet; nuk shkakton dhimbje & pa efekte anësore) Deri 20cm2 60 € 204 €
Qendra Dermatologjike & Estetike 476 € 140 € 180 € 612 € • ALMA ACCENT PRIME - për konturim të fytyrës dhe trupit (aparatura që punon me radiofrekuencë dhe me ultratinguj sikur asnjë aparaturë në botë që përdorë dy modalitete në të njejtën kohë, bën konturimin e fytyrës dhe të gjithë trupit) Rf + Pixel + Strija Zonat 1 Seancë 4 Seanca Fytyrë, qafë, dekolte 120 € 400 € Fytyra 90 € 306 € Dekolte 45 € 150 € Qafa 150 € Kontura e syve 45 € 170 € Duart 50 € 136 € Shenjat / Lezionet 40 € Ballin 68 € - 200 € 20 € - 60 € 136 € 40 €
Qendra Dermatologjike & Estetike Gjoksi 50 € 170 € Krahët 40 € - 50 € 136 € - 170 € Abdomeni 340 € - 510 € Shpina 100 € - 150 € 340 € - 510 € Këmbët Para 100 € - 150 € 136 € - 340 € Këmbët Pas 40 € - 100 € 136 € - 340 € Këmbët Brenda 40 € - 100 € 136 € - 220 € Gjunjët Pas 136 € - 220 € Të Pasmet 40 € - 60 € 238 € - 408 € 40 € - 60 € 70 € - 120 € Masa Dhjamore + Celuliti Zonat 1 Seancë 4 Seanca Qafa 235 € Krahët 69 € 187 € Abdomeni 280 € Këmbët Pas 55 € 196 € Këmbët Para 196 € Këmbët Brenda 100 € 196 € Të Pasmet 280 € Beli 70 € 153 € 70 € 70 € 100 € 45 € Komplet Trupi 4 seanca 1468€, zbritje 55% në 650€ / 4 seanca Pako Komplet Trupi 975€ / 6 seanca Aplikimi i trajtimit në 2 ose më tepër zona -20% • DERMATOLOGJI Vizitë dermatologjike I 20 € (për të gjitha problemet-sëmundjet e lëkurës) Vizitë dermatologjike II 15 € (kontrollat vijuese brenda 1 muaji) 10 € Këshilla dermatologjike Trajtim me azot komplet fytyra 15 € (trajtimi i njollave pas shërimit të akneve-puqrave, trajtimi i mileve-piklave 10 € të bardha, poreve të zgjeruara, ripërtëritje e lëkurës, keratoza seborrheike) Trajtim me azot pjesërisht fytyra Elektrokauter largimi i lythave – fibromave 30 € Elektrokauter trajtimi i telangiktazive në fytyrë 50 € - 70 € (trajtimi i zgjerimit të enëve të imta të gjakut-kapilarët në fytyrë) Pilling kemikal Trichloroacetic Acid - TCA 45 € (trajtim i thellë kundër rrudhave, ripërtëritjes së lëkurës, hiperpigmenteve - njollave kafe, lezioneve - shenjave pas shërimit të akneve) 60 € Pilling kemikal Trichloroacetic Acid CROSS - TCA (Ripërtëritje Kimike e Shenjave të Lëkurës, trajtim intenziv kundër lezioneve të akneve - shenjave pas shërimit të akneve, me përqidje shumë të lartë të TCA) Pilling WiQo PRX-T33 60 € 120 € (trajtim biorevitalizues unik pa dhimbje dhe injektime që stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës duke rigjallëruar lëkurën e pajetë; vepron kundër rrudhave, poreve të zgjeruara, shenjave (hiperpigmentimit), për çdo stinë & moshë, forcon lëkurën në zonën ku aplikohet, zbut linjat dhe rrudhat) TRICOPAT® (trajtim për shpeshtimin dhe kundër rënies së flokëve, trajton dhe parandalon alopecinë androgjenetike, telogen effluvium dhe sëmundje të tjera të skalpit; stimulon rritjen e flokëve të rinj, rritjen e trashësisë dhe shkëlqimit të flokëve me dhimbje minimale dhe pa injektime.)
Qendra Dermatologjike & Estetike • DEPILIM GOLD (depilim Gold, depilim pa acarim/irritim, posaçërisht për lëkura të ndjeshme, pa skuqje, jep ndjesi të butë dhe të hidratimit në lëkurë) Fytyra 6€ Mustaqet Sqetullat 2€ 3€ Bikini 8€ Duart Këmbët komplet 6€ 12 € Gjysma e këmbëve 6€ Barku Shpina 3€-5€ 3€-5€ Zona shtesë 3€-5€ Për meshkuj: Gjoksi Shpina 15 € - 20 € Kembët 15 € - 20 € Duart 15 € - 20 € Vetulla 15 € - 20 € 6€ • DEPILIM • LAMINATION (me fije peri) 5€ Qerpikë 35 € 3€ Vetulla 45 € Fytyra Mustaqet • DEPILIM ME LASER – FEMRA (Alma Platinum – laser shumë i fuqishëm që kombinon 3 gjatësi valore laserike në një kokë të vetme inovative; rezultate më të shpejta, më të fuqishme, më efektive për lëkurën e hapur, të errët ose të rrezitur) 15% zbritje nga 650 euro në 552.50 euro ( për 75 klientët e parë)
Qendra Dermatologjike & Estetike • DEPILIM ME LASER – MESHKUJ (Alma Platinum – laser shumë i fuqishëm që kombinon 3 gjatësi valore laserike në një kokë të vetme inovative; rezultate më të shpejta, më të fuqishme, më efektive për lëkurën e hapur, të errët ose të rrezitur) • ESTETIKË Formësim i vetullave 6€ Ngjyrosje e vetullave 5€ (qëndron deri në 3-4 javë) 10 € 50 € Formësim dhe ngjyrosje e vetullave Lamination i vetullave (qëndron deri në 4-6 javë) Mbushje e vetullave me fije “Microblading” – 2 seanca 150 € (përdoret teknika “Microblading” apo me fije-fije; pas trajtimit, vetullat duken më të plota, natyrale dhe në propocion me fytyrën; përdoren pigmentet organike pa efekte anësore me qëndrueshmëri rreth 10-12 muaj) Mbushje e vetullave “Microblading” – 1 seancë 90 €
Qendra Dermatologjike & Estetike • FLOKËT & GRIMI Prerje & fenirim 10 € - 15 € Fenirimi 5 € - 10 € (drejtë ose natyral) 15 € - 45 € 50 € - 100 € Ngjyrosja e flokëve 60 € - 250 € Shatirim i flokëve 70 € - 110 € (përqindje shumë e ulët e hidrogjenit) 40 € - 100 € Ombre prej 10 € (varësisht nga teknika e përdorur) secila 2 € 15 € - 25 € Trajtimi me Keratinë GOLD (trajtim me keratinën 24 karat Gold për përmirësim & drejtim të flokëve) Trajtimi me Keratinë Standard (qëndron deri në 2-6 muaj) Frizurë Gërsheta të flokëve Grim Profesional (produkte origjinale MAC & Anastasia Beverly Hills) • TRAJTIMET E DUARVE DHE TË SHPUTAVE Shellac i duarve 15 € (përmirëson & zgjatë thonjtë, aplikohet pa gërryerjen e thonjve; alternativë e shëndetshme në krahasim me produktet e tjera në treg) Shellac french 25 € Largim i Shellac-ut 3€ Mbushja e thonjve me gell 15 € Largim i gellit 5€ Mbjellja natyrale e thonjve 18 € - 20 € Mbjellja e thonjve me ngjyrë 25 € Mbjellja e thonjve french 30 € Manikyr 10 € Lyerje e thjeshtë e thonjve 6€ Korigjim 1 thua i mbjellur 2€ Korigjim 1 thua Shellac 1.50 € Zgjatje 1 thua me Akril 5€ Shellac i këmbëve 13 €
Qendra Dermatologjike & Estetike Pedikyr 20 € (hidro-masazhë, pilling i themrave, maskë rigjeneruese, rregullim i thonjve, hidratim i këmbëve) Pedikyr Jelly 30 € (aromaterapi, terapi me nxehtësi, anti-stres terapi, pilling i themrave, maskë rigjeneruese, rregullim i thonjve, hidratim i këmbëve) Pedikyr me Shellac 30 € - 35 € (hidro-masazh, pilling i themrave, maskë rigjeneruese, rregullim i thonjve, hidratim i këmbëve, aplikim i Shellac-ut) Pedikyr Mjekësor 30 € - 60 € (pastrim i thonjve, rregullim dhe zgjatje e thonjve me Akril, hidro-masazhë, pilling i themrave, maskë rigjeneruese, hidratim i shputave) Oferta e trajtimeve të fytyrës! Në trajtimet e fytyrës, në rast të kombinimit të disa aparaturave, ofrohet zbritje 20% në shërbimin e dytë dhe 30% në shërbimin e tretë, në trajtimet që kryhen në të njejtën ditë. Në parapagime të min. 3 seancave ofrohet zbritja prej 10% - 15%.
Qendra Dermatologjike & Estetike BËJA Ass. Msc. Krenar Dobroshi Farmacist & Magjistër për Kozmetologji +383 44 344 284 • 049 344 284 estethica.prishtine estethicaprishtine [email protected] www.estethica-ks.com • Rr. Nëna Tereze p.n. 10000 • Prishtinë
Përmbyllje “estethica” – Bukuri e shëndetshme – Parimet, Qëllimet dhe Shërbimet Të dashur klientë, para se të vendosni të bëni trajtime laserike, hulumtoni llojin e laserit, vendin e prodhimit dhe pyesni prodhuesin/distributorin për klinikën që keni zgjedhur. Çmimi nuk është përcaktues i kualitetit. Fatkeqësisht, shumë nga laseret që gjenden në tregun tonë janë kopje të lira kineze. Aparaturat e tilla posedojnë rrezik për shëndetin e njeriut që mund të kenë efekte anësore afatgjate ”estethica” është klinikë e autorizuar për kompanitë Alma Lasers International, Novoxel dhe APS Tricopat nga Italia për kryerjen e shërbimeve estetike. Karakteristikat e lëkurës janë ato parametra të cilat e përcaktojnë moshën dhe gjendjen e lëkurës. Hapi i parë drejt kujdesit të lëkurës është përcaktimi i problemeve si dhe tipit të lëkurës. Nuk është e thënë kotë: “Bona diagnosis, bona curatio” – diagnostikim i mirë, shërim i mirë. Profesionistët në këtë drejtim bëjnë analizën e fytyrës dhe të flokëve në mënyra të ndryshme. Disa thjeshtë me atë të syrit, disa me ndihmën e zmadhuesve, të tjerë përmes aparaturave profesionale. Ne në qendrën tonë, përdorim aparaturat profesionale të cilat saktësisht përcaktojnë të gjitha parametrat e lëkurës apo të flokëve. Në këtë mënyrë arrijmë rezultate të përsonalizuara si në këshilla, produkte apo në trajtime. Me kombinimin e të gjitha shërbimeve dermatologjike & estetike në një qendër të vetme, jemi unik në ofrimin e tyre në Kosovë. Stafi i veçantë dhe pozitiv që nga themelimi në 2012 bën përpjekje vazhdimisht që të përmirësoj kualitetin e shërbimit duke analizuar kënaqësinë e klientit. Jemi përherë në kërkim të avancimeve, dhe jemi qendër referente për të gjitha shërbimet. Oferta e trajtimeve të fytyrës! Në trajtimet e fytyrës, në rast të kombinimit të disa aparaturave, ofrohet zbritje 20% në trajtimin e dytë dhe në trajtimet shtesë që kryhen në të njejtën ditë. Në parapagime të min. 3 seancave, ofrohet zbritja prej 10% - 15%. PËR MË SHUMË OFERTA & PAKO INTERESOHUNI TEK RECEPCIONI!
“Rroba më e çmuar që e ruani për ditët më të veçanta është lëkura juaj. Mos harroni të kujdeseni për të, ngase ju përfaqëson çdo ditë.” Ass. Msc. Krenar Dobroshi Farmacist & Magjistër për Kozmetologji, Phd Candidat Info & Çmime
Search
Read the Text Version
- 1 - 33
Pages: