Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Revista-DIELLI-2019 Finale

Revista-DIELLI-2019 Finale

Published by Shkelzen Zekolli, 2021-01-08 17:03:55

Description: Revista-DIELLI-2019 Finale

Search

Read the Text Version

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Faqe | 1 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Fjala e redaksisë Të nderuar nxënës, adhurues të fjalës së shkruar dhe mësimdhënës! Erdhi koha që përsëri të takohemi. Shpresojmë se jeni mirë dhe edhe në të ardhmen do të jenimirë në çdo aspekt të jetës. E dimë që gjatë kësaj kohe keni pasur mjaft punë në mënyrë që t’i realizoni qëllimet tuaja mesukses sa më të mirë. Dhe është normale që pas përpjekjeve dhe mundit, sigurisht që edhesukseset nuk mungojnë. Përpos mësimit të rregullt janë zhvilluar edhe aktivitete të lira në kuadër të shkollës dhe më gjërë. Të gjitha këto do t’i paraqesim në brendi të revistës. Si çdo herë Anëtarët e Këshillit të Redaksisë kanë bërë punë të madhe, duke u munduar që të përzgjedhin punimet më të mira të nxënësve tanë. Shpresojmë se ia kemi arritur qëllimit. Megjithatë jemi të hapur dhe i mirëpresim vërejtjet dhe sygjerimet tuaja. Me respekt Këshilli redaktues i revistës Kryeredaktor: Sylejman Lumi Redaktore:Arditë Lumi Lektore: Adelina Kafexholli – Zekolli Ballina:Shkelzen Zekolli Struktura teknike: Shkelzen Zekolli Mësimdhënës të angazhuar:Fatmire Suka, Reshat Suka Nxënës të angazhuar:Albinë Bajraktari, Argjend Dërguti, Yllkë Lumi, Bleonë Fangu, Leudritë Suka , Leonë Fangu,Erblinë Zekolli, Diellzë Lezi, Malsore Kroni, Manuelë Guraziu, Altinë Bajraktari, Zelfije Hoxha Falenderojmë të gjithë donatoret të cilët na ndihmuan në botimin e numrit të radhës së revistes sonë: Muhamet Bekteshi (50 €), BLLACA TOURS ( (50 €). Faqe | 2 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 ARSIMTARËT E PENSIONUAR Dubravë të Burimit (Istogut), ku e përjeton ferrin si të gjithë të burgosurit tjerë, maskër në të cilën ASLLAN LUMI mbetën të vrarë më se 200 të burgosur shqiptarë. Nga burgu i Dubravës transferohet për pak kohë Asllan Lumi u lind në në Lipjan, ndërsa më 11. 06. 1999, kur u arrit fshatin Bllacë, më marrëveshja ushtarake e NATO-s në Kumanovë, 11.06.1953, në një të gjithë të burgosurit shqiptarë dërgohen nëpër familje të varfër, i ati i burgjet e Serbisë. Asllanin e transferojnë në të cilit, si çdo familje burgun e Nishit dhe me datën 03. 05. 2000 nga shqiptare në Kosovë, gjykata e Nishit dënohet me 11 vjet burg me atëherë mezi siguronte aktakuzë për veprimtari armiqësore. Në burg kafshatën e bukës, qëndron deri më 29. 03. 2002 dhe lirohet si të duke kryer punë të gjithë të burgosurit shqiptarë, duke ju ndryshme bujqësore. falenderuar organizatave humanitare dhe Edhe pse me kushte të vështira familja e tij arrin Amerikës. t’i krijojë kushte për shkollim. Shkollën fillore - katër klasë, i kreu në Bllacë, ndërsa nga klasa e FAIK GURAZIU pestë deri në të tetën vazhdoi në Duhël. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “ Jeta e re” në Ka lindur më 07. 03. Therandë ( Suharekë). Ishte ndër studentët e 1954 në fshatin Bllacë. hershëm nga fshati ynë, i cili u regjistrua në Shkollën fillore e kreu në ShLP “ Xhevdet Doda” në Prizren dhe atë në Duhël, ndërsa shkollën e degën e Gjuhës angleze, që ishte hap i mesme të muzikës e kreu guximshëm për atë kohë, pasi që në shkollën Prishtinë. Pas kësaj tonë mësohej Gjuha frënge dhe për gjuhën vazhdoi Akademinë e angleze nxënësit tanë atëherë nuk kishin njohuri. muzikës në Shkup, të cilën e kreu me sukses. Në mungesë të arsimtarëve të gjuhëve të Që në rini filloi të merrej me aktivitete të lira, si huaja, Asllani filloi të punojë në shkollën fillore në shkollë fillore po ashtu edhe në shkollë të në fshatin Mushtisht në vitin 1976 si arsimtar i mesme dhe këtë aktivitet e vazhdon edhe sot. Si gjuhës angleze, ndërsa u diplomua më, 08 .07. student në Shkup ishte anëtarë i Shoqërisë 1980. Më vonë kalon në shkollën fillore në kulturo-artistike “ Emin Duraku” të Shkupit, Therandë, e në vitet 1980-1982 punon si pastaj pas përfundimit të studimeve u kthye në profesor në gjimnazin “ Jeta e Re”. Për pak kohë vendlindje kur edhe fillon punën në arsim, si punon edhe në shkollën fllore në Duhël, kurse arsimtar i muzikës dhe në të njëjtën kohë u bë nga 01 janari 1988 deri sa u pensionua më 11 anëtar për disa vite i Ansamblit shtetëror të .06. 2018 punoi në shfmu “ Ramë Bllaca” në këngëve dhe valleve popullore “ Shota” në Bllacë. Pra, për plot 42 vjet punoi pa u lodhur Prishtinë.Tash është anëtar i Shoqërisë kulturo- me ditar në dorë. Në kohët e vështira,në vitet artistike “ Jehona” të Therandës. Gjatë kësaj ’90, që përjetonin popullsia shqiptare në Kosovë kohe sa ka punuar në shkollën tonë, ishte aktiv Asllani u mor edhe me aktivitete humanitare dhe në jetën kulturore që zhvillohej në shkollë dhe ishte kryetar i Shoqatës humanitare “Nëna fshat për kohën sa ekzistonte Shoqëria kulturo- Terezë” dega në Bllacë për plot 10 vjet. Por artistike “Avni Rrustemi” me të cilën edhe e gjithashtu nuk i shpëtoi as stuhisë së luftës, pasi përfaqësoi fshatin tonë në festivale amatore që më 28 .08. 1998 u burgos nga paramilitarët zhvilloheshin në Kosovë në të kaluarën. serbë, si shumë shqiptarë tjerë. Në fillim Aktivitetin si këngëtar dhe ekzekutues me dërgohet në burgun e Prizrenit, pastaj në atë në violinë e vazhdoi edhe me shumë rapsodë të folklorit tonë . Faqe | 3 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 INTERVISTË ME Znj. SAHADETE LUMI – KUQI! -Përshëndetjeznj. Sahadete! - Keni lindur në fshatin Bllacë, fshat me vlera historike e kulturore. Si e ndieni Përshëndetje ! veten si bijë e dale nga ky fshat? Fillimisht dëshiroj të Ju E ndjej veten shumë krenare që jam bijë e falënderoj për mundësinë që këtij fshati, fshat me traditë atdhetare dhe ma keni dhanë për të arsimdashëse. Është tashmë e njohur nga të shpalosur kujtimet e mia në gjithë figura e Ramë Bllacës që me fjalën, këtë institucion dhe punë dhe veprën e tij e mbajti gjallë shpresën njëkohësisht të Ju uroj ditën e e shqiptarëve, frymëzoi shqiptarët për të mos shkollës me dëshirë që në të ardhmen shkolla e lëshuar Kosovën.Ky vend i ka dhënë shumë juaj të arrij rezultate sa më të larta. çështjes kombëtare, duke dhënë figura historike e folklorike, në periudha të - Mund të na tregoni biografinë tuaj në ndryshme kohore. Bllaca sakrifikoi deri në pika të shkurtra? vetëflijim në rrugëtimin e lirisë. Dëshmorët e UÇK-së janë historia jonë më e re. Vendlindja ime është fshati Bllacë. Shkollën fillore e kam filluar në vendlindje, për të - Çfarë ju shtyri të studioni vazhduar në Suharekë, ku e kam përfunduar pedagogjinë, duke ditur që në atë edhe shkollën e mesme. Studimet për kohë pak femra e merrnin këtë Pedagogji i kam përfunduar në Fakultetin drejtim? Filozofik në Prishtinë. Respekti për profesionin e mësueses, Pas përfundimit të studimeve kam filluar pedagoges është mbjellur që në femijëri së punën në vendlindje si mësimdhënëse e pari nga prindërit e mi. Respekti më vonë mësimit klasor. Deri ne vitin 1993 kam është thelluar duke ju falenderuar vazhduar punën e pedagoges në shkollën personaliteteve te respektueshme te mësuesve fillore ne Duhël dhe në Bllacë. Prej vitit 1993 te mi në shkollën fillore dhe të mesme. jam angazhuar në pozitën e këshilltares së Afërdita mësuese në romanin e Sterjo arsimit në Këshillin Komunal të Arsimit në Spasses gjithsesi ka qenë dhe mbetet simbol i Suharekë, institucion ky i cili ka udhëhequr sakrificës dhe idealit, që profesionit të dhe menaxhuar me arsimin e komunës së mësuesit dhe pedagogut i jep shpresë dhe i Suharekës dhe ka funksionuar jashtë hap horizonte. institucioneve të shtetit të asaj kohe. Pas përfundimit të luftës gjegjësisht në vitin Dëshira dhe vullneti për të dhënë kontribut 2000/2001 ky institucion u shndërrua në në arsimimin e gjeneratave të reja, në Drejtori Komunale të Arsimit, në të cilin kam ardhmërine e këtij vendi ka qenë dhe mbetet vazhduar punën në pozitën e zyrtares së lartë prioritare. Puna me nxënës të bën të jesh i të arsimit për të vazhduar në pozitën e ndjeshëm ndaj shqetësimeve dhe menaxheres së arsimit në DKA të Suharekës. vështirësive, që kanë një numër nxënësish, te cilët bartin probleme sociale e familjare, ekonomike e psikologjike. Mësuesit e aftë profesionalisht dhe të përgatitur e me formim të plotë pedagogjik, ndërtojnë dhe hedhin ura Faqe | 4 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 të forta komunikimi me nxënës, vlerësojnë mësimdhënësve duhet ta shohim si dhe motivojnë, shfaqen kërkues dhe mbështetje dhe mundësi te mirë për avancim, ngulmues, por edhe falin, kur e shohin se sepse vërejtjet, sugjerimet dhe këshillat që është në të mirë të mësimit dhe edukimit, të ofrohen nga pedagogu i ndihmojnë nxënësve dhe të perspektivës së tij. mësimdhënësit në planifikimin, organizimin dhe realizimin e procesit mësimor. Pedagogu - Keni punuar pedagoge në fshatin Bllacë e angazhohet në përmirësimin e cilësisë në Duhël, çka mund të na veçoni gjatë kësaj mësimdhënie dhe mësimnxënie, mban periudhe kohore? përgjegjësinë kryesore në zhvillimin profesional të mësimdhënësve. Pedagogu i Kjo ishte periudha më e këndshme gjatë shkollës nxit aktivitete, përgatit ligjërata për gjithë karrierës sime. Kisha një motivim të nxënës dhe arsimtarë, si dhe rritë efikasitetin madh për punë aq më tepër që isha fillestare e trekëndëshit shkollë-familje-nxënës. Ai dhe doja tërë diturinë e fituar gjatë studimeve duhet të jetë në gjendje të shohë problemet ta prezantoja para fëmijëve, duke u përpjekur dhe të ndërmarrë masat e duhura me në të njëjtën kohë për të marr sa më shumë kohë. Gjithashtu ndihmon në përpilimin e përvoja pozitive nga kolegët e mi me përvojë. planit operativ vjetor dhe mujor; merr pjesë Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata nga të cilët në punën rreth regjistrimit të nxënësve në kam mësuar dhe po përpiqem çdo ditë që ato klasë të parë si dhe ndihmon në organizimin përvoja t’i bart edhe në institucione të tjera dhe mbajtjen e mësimit plotësues, vazhdues arsimore- edukative. dhe shtues. - Cili është roli i pedagogut në shkollë? - Keni punuar librin e modeluar“ Fletore pune” për klasën e parë, shumë Pedagogu i shkollës ka para vetes një mori frytdhënëse për fëmijët. Si e keni ndier detyrash që e karakterizojnë punën e tij në veten me qenë se keni kontribuar për shkollë. Në fakt, këto detyra janë të lidhura ardhmërinë e vendit? plotësisht me shkollën si institucion edukativo-arsimor, me gjithë faktorët që Po, ishte një kohë e vështirë për të gjithë ne. ndërveprojnë në realizimin dhe zhvillimin e Punohej në kushte shumë të vëshira, pa procesit edukativ dhe arsimor. Realizimi i tekste, pa mjete mësimore, pa financim. Por këtyre detyrave nga ana e pedagogut të ishte dëshira e madhe për të kontribuar shkollës duhet të bëhet në përputhshmëri të pikërisht në këtë kohë, për t’ua lehtësuar plotë me ligjet e përcaktuara nga organet më sado pak mësimdhënësve punën e tyre ajo qe të larta drejtuese arsimore dhe dokumentet na bënte të tejkalojmë vështirësitë. Më tjera pedagogjike. Puna edukativo-arsimore kujtohet se botimi i parë ka qenë në 65 mijë padyshim kërkon në rend të parë planifikim kopje. Duhet thënë se kjo Fletore pune ishte dhe organizim të mirë, prandaj pedagogu kontributi ynë edhe për nxënësit e klasave të merr pjesë në të gjitha çështjet, që kanë të para, të cilët kishin nevojë të madhe për të bëjnë me planifikimin dhe realizimin e punës parë edhe në aspektin vizual kaliografinë e edukativo-arsimore. Pedagogu i shkollës shkronjave. Fatkeqësisht ndërhyrja e përmes monitorimit, përcjell në mënyrë politikës shkaktoi dëm, prandaj kjo Fletore sistematike planifikimin e mësimeve dhe pune, e cila është e kërkuar edhe sot e kësaj zbatimin e aktiviteteve të planifikuara nga dite nuk ribotohet më. mësimdhënësit.Monitorimine Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë Faqe | 5

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 - Keni qenë bashkëpunëtore e gazetës“ drejtëpërdrejtë profesionale, në mbështetje të Shkëndija”. Pse nuk mund të shohim ende kualifikimit të fituar me punë dhe mund. Sa i numrat e kësaj gazete, duke e ditur rolin e përket punës zyrtare ne zyrat e Drejtorisë saj aq të rëndësishëm për mësimdhënësit e komunale të arsimit, konsideroj se edhe këtu nxënësit? kemi dhënë një kontribut të çmuar në organizimin e punës në sistemin arsimor në Revista “Shkëndija” ishte një shembull i nivel komunal. Me kënaqësi mund të them se rrallë i jetës dhe frymimit të arsimit shqip. Në komuna jonë falë angazhimit tonë dhe të këtë revistë janë prekur shumë tema historike mësimdhënësve është më e mira në për prejardhjen e popullit shqiptar, por janë organizimin e punës arsimore në nivel të botuar dhe shkrime me vlerë për shkimtarët e komunave. Rilindjes sonë kombëtare, si për Naim Frashërin, Konstandin Kristoforidhin, Naum - Për fund, a mund të na jepni një Veqilharxhi, Sami Frashëri, Luigj Gurakuqi, mesazh për lexuesit e revistës sonë?! Fan S. Noli, Migjeni, Ndre Mjeda, Lasgush Poradeci, Sterjo Spasse. Janë botuar dhe Mësuesi me sjelljet e tij, veprimet, dijen, shkrime fejtonistike për Elena Gjikën, edukatën, kulturën dhe në përgjithësi virtytet studime për personazhin e femrës shqiptare, e duhet të jetë model, shembull për nxënësit. shumë të tjera. Pra, kjo revistë ishte një Në vazhdimësi duhet të sigurojë thesar i madh i dijes, e cila që nga fillimi i informacione të reja shkencore teknologjike, botimit të parë në vitin 1971, u bë një revistë të mundësojë lidhjen e lëndës mësimore me si revista “Albania” e F. Konicës. Sa e sa lëndët e tjera, që është edhe njëra ndër 5 plan-programe, polemika, analiza,raporte dhe parimet e KKK, me synim realizimin e shënime nga shkollat tona janë publikuar. rezultateve të të nxënit në tërësi. Sa më Por, me avancimin e teknologjisë sikur jeta e profesional të jetë mësuesi dhe sa më mirë të mësimdhënësit tonë është bërë e varur nga to. zotërojë lëndën, duke e përditësuar atë me të Arsimimi yni ka mbetur i pa informuar e i pa rejat metodike e shkencore, më tepër forcohet vlerësuar nga askush. Mendoj se do të ishte në sytë e nxënësve dhe të komunitetit shumë e dobishme që kjo fushë të autoriteti i tij. prezantohet në ndonjë revistë siç ishte “Shkëndija” e ditëve të mëparshme, ku do të Ju faleminderit! diskutoheshin proceset dhe ritmet e arsimimit te ditëve të sotme dhe ku do te Intervistën e realizuan nxënëset e kl IX: Manuelë shkëmbeheshin mendimet për rrugën më të Guraziu, Zelfije Hoxha dhe Altinë Bajraktari në mirë në arsimimin e gjeneratave të reja. bashkëpunim me mësuesen Arditë Lumi - Ku e ndieni veten më mirë, si pedagoge të Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë punoni apo si zyrtare në njërën nga zyret e Drejtorisë Komunale të Arsimit? Natyrisht që puna më e mirë është si pedagoge, sepse për këtë punë jam e kualifikuar. Kënaqësia dhe satisfakcioni profesional arrihet vetëm me punën e Faqe | 6

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Telefoni “Vjedhës i kohës” Shumë persona që në fillim e përdorin celularin në mënyrë jo të drejtë, shpejt shohim se si po u merr më shumë kohë nga ç’mendonim dhe se po lënë pas dore shumë gjëra të rëndësishme. Sfidat e e të qenit prindër është proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, por edhe përvojë. T’i heqësh telefonin fëmijës nga duart është një gjë e thjeshtë nëse e mendon situatën si duhet. Çfarë do të thotë?! Mjafton t’i shpjegosh fëmijës që telefoni nuk është për fëmijët. T’i tregosh që telefoni ul përqëndrimin, dëmton marrdhëniet sociale, dëmton sytë, privon gjumin, të bën agresiv, të bën të varur prej tij, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës në një moshë të hershme, thjesht telefoni është një vjedhës i kohës së çmuar. Disa nga pasojat e përdorimit të telefonit: -Fëmijët dhe adoleshentët vetëm në një orë të shpenzuar para ekranit të telefonit mund të kenë më pak kurreshtje, vetëkontroll më të ulët dhe stabilitet më të dobët emocional, gjëra të cilat shpijnë në rritje të rrezikut, të ankthit dhe të depresionit. Studimet e ndryshme kanë zbuluar se fëmijët e vegjël që rrinë shumë kohë para ekraneve janë dyfish më të prirur që ta humbasin temperamentin. Gjithashtu, ky studim ka pohuar se 9 % e fëmijëve 11 – 13 vjeçarë që shpenzojnë vetëm një orë në ditë para ekraneve e humbin kurreshtjen për të mësuar gjëra të reja. Si t’ia heqim telefonin nga dora? Pasi ia kemi shprehur këto me fjalë të thjeshta, i themi që prej këtij momenti e në vazhdim ti nuk do e marrësh më telefonin ose tabletin. Unë mendoj dhe gjykoj se është e dëmshme për ty kjo gjë , ndaj jam i/e përgatitur të të mbroj ty si fëmijën tim që të kam dhe të dua shumë . Ai mund të protestojë, mund të qajë, mund të refuzojë të ushqehet, mund të përplasë derën, mund të godasë televizorin, këto janë gjëra që ndodhin me fëmijët kur hasim vështirësi në gjetjen e mënyrës së duhur për të arritur rezultatin e dëshiruar, por ti duhet të jesh i vendosur t’ia ndalosh sepse ajo është e dëmshme. Disa këshilla praktike:Parapëlqehet që fëmijët 3 – 4 vjeç:  Të kenë tri orë në ditë aktivitet fizik të çfarëdollojshëm.  Të mos shohin fare asnjë ekran, ose në rastin më të skajshëm, jo më shumë se një orë në ditë.  Të bëjnë 10 – 13 orë në ditë gjumë të rehatshëm me orar të rregullt të të fjeturit dhe të zgjimit.  Fëmijët lërini të luajnë, le të bëhen me baltë, le t’i grisin pantallonat, le të rrëzohen, por telefonin hiçjani nga dora!. Punoi mësuesja Fatmire Shala – Suka Faqe | 7 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 AKTIVITETET E ORGANIZUARA GJATË VITIT SHKOLLOR 2018-2019 DHE REZULTATET E ARRITURA Dita e Shkollës 2018 Si çdo vit tjetër, më datë 08.06.2018 u festua Dita e Shkollës. U organizuan një varg aktivitetesh;u mbajt program festiv, secila klasë bëri prezentime të ndryshme dhe të gjithë mysafirët u ndanë të kënaqur me organizimin e bërë. Faqe | 8 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 CEREMONIA E SHPËRNDARJES SË DËFTESAVE PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË PESTA ( V ) -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të dytë në shkollën tonë, u mbajt CEREMONIA E NDRJES SË SHPËRBLIMEVE PËR NXËNËSIT SHEMBULLORË DHE PA MUNGESA. Për nxënësit shembullorë u ndan LËVDATA, për sjellje dhe sukses shembullorë të treguar gjatë vitit shkollor 2017/2018. Ndërsa për nxënësit pa mungesa u ndan 100 libra (të dhuruar nga bashkëfshatari ynë, tashmë i ndjerë Z. Ramiz Zekolli ), për vijueshmëri të rregullt në procesin mësimor gjatë vitit shkollor 2017/2018. Faqe | 9 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 FILLIMI I VITIT TË RI SHKOLLOR 2018/2019 Në shkollën tonë, në një atmosferë festive, filloi viti i ri shkollor. Për herë të parë në bankat e shkollës u ulen 56 fëmijë duke nisur kështu një cikël të ri në jetën e tyre. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, drejtoresha e shkollës Znj. Sadije Lumi, i ka uruar të gjithë nxënësit që të kenë një vit sa më të mbarë dhe suksese pafund në të ardhmen! -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Në kuadër të aksionit \"Ta Pastrojmë Kosovën\", edhe nxënësit e shkollës sonë u hodhën në aksion për pastrimin e rrugëve të fshatit nga mbeturinat. Kjo iniciativë u mirëprit nga nxënësit dhe mësimdhënësit, të cilët në numër të madh e përkrahën këtë aksion. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrisin vetëdijen e tyre për rëndësinë e mirëmbajtjes së mjedisit dhe t’u bashkohen aktiviteteve të tilla për eliminimin e mbeturinave. Mjedis i pastër – Jetë më e shëndetshme! Faqe | 10 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Vazhdon bashkëpunimi në mes shkollës sonë dhe shoqatës HUMEDICA. Kjo shoqatë dhuroi një numër të madh të fletoreve për nxënës. Drejtoresha e shkollës falenderoi përfaqësuesit e shoqatës HUMEDICA, duke u uruar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Vizitë në QENDRËN MJEKËSORE FAMILJARE në Duhël, me nxënësit e klasave të shtata (VII ), ku u njoftuam nga Dr. Betim Iballi (Specialist i Mjekësisë Familjare) dhe personeli mjekësor, rreth shërbimeve të cilat ofrohen në Qendrën Familjare Mjekësore në Duhël. Nxënësit u njohën nga afër me punën e mjekut, infermierit dhe stomatologut. Nga Dr. Betim Iballi nxënësit u këshilluan që të ushqehen shëndetshëm, të merren me aktivitete fizike dhe mbi të gjitha të mbajnë higjienën dhe pastërtinë. Kjo vizitë është paraparë në kuadër të planprogramit nga lënda e Edukatësqytetare. Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë Faqe | 11

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 JAVA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË Në kuadër të shënimit të JAVËS SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË, u mbajtën aktivitete të shumta, si:  Vizitë FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS (FSK )  Lojëra të ndryshme me nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, si: Loja me top dhe tërheqja e litarit.  Konkurs letrar me nxënësit nga klasa e gjashtë (VI ) deri në klasën e nëntë (IX ), ku nxënësit shprehen talentin e tyre në shkrimin e poezive dhe eseve rreth Festës së Flamurit. Përzgjedhja e punimeve më të mira u bë nga komisioni: Malsore Guraziu dhe Sylejman Lumi. Esetë më të mira nga nxënëset: Vitesa Lezi VIII-2 Erza Pirku VII-1 Poezitë më të mira nga nxënëset: Erblinë Zekolli VII-2 Doresa Bllaca VI-2 Ndërsa nga cikli i ultë si nxënësja me poezinë më të mirë u zgjodh: Fetije Guraziu klasa V-1.  EKSPOZITA nga lënda e Artit figurativ, e cila u organizua nga nxënësit në bashkëpunim më mësimdhënësin Nazmi Kyqyku, ku edhe u vlerësua si punimi më i mirë, punimi i nxënësit Argjend Dërguti klasa IX-2.  Dita e fundit u përmbyll me një prezantim nga lënda e Historisë, me temë: 28 NËNTORËT E LAVDISHËM, të përgatitur nga nxënëset ( Erza Pirku, Vitesa Lezi dhe Albina Bajraktari ) në bashkëpunim me mësimdhënësen Menqurie Qollaku, si dhe u bënë prezantime të ndryshme, si: poezi, këngë dhe valle të përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë! Faqe | 12 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 TESTI I PARË NË NIVEL SHKOLLE - DHJETOR 2018 Ky test kishte për qëllim vlerësimin e njohurive dhe arritshmërinë e nxënësve tanë në procesin mësimor. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Në kuadër të \"JAVËS SË GJUHËS ANGLEZE \", u zhvilluan aktivitete të ndryshme me nxënësit nga klasa e parë ( I ) deri në klasën e nëntë ( IX ). Aktivitetet e realizuar, gjatë kësaj jave: - Prezantime të ndryshme nga nxënësit - Lojërat të ndryshme - Këngë, valle dhe pjesë teatrale të ndryshme - Kuiz diturie në mes klasëve VI-1 me VI -2, ku fituese doli klasa VI-1 dhe klasa VII-1 me VII-2, ku fituese doli klasa VII-2. Kjo “JAVË” u organizua nga mësimdhënësit: Shqipe Lumi dhe Asllan Gashi. Të bashkangjitur keni agjendën e aktiviteteve që u mbajtën në kuadër të JAVËS SË GJUHËS ANGLEZE. Faqe | 13 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 11 DHJETORI - DITA NDËRKOMBËTARE E MALEVE Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, u bënë disa prezantime nga nxënësit e klasës V-1 me kujdestare Fatmire Suka, si dhe u vizitua një pjesë e maleve të fshatit. Aty nga afër nxënësit u njoftuan rreth rëndësisë së maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetës së njerzëve. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Me rastin e festave të fundvitit \"GRUPI EKOLOGJIK\", nën udhëheqjen e mësimdhënësve: Urim Kyqyku dhe Fatmire Suka, mbajtën një ligjeratë me nxënësit nga cikli i ulët dhe cikli i lartë, me temë: Sa janë të rrezikshme mjetet piroteknike? Faqe | 14 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 SHPËRNDARJA E DHURATAVE Me rastin e festave të fundvitit nga shoqata humanitare \"HUMEDICA\", është bërë shpërndarja e dhuratave për të gjithë nxënësit e shkollës tonë. Me këtë rast drejtoresha e shkollës Sadije Lumi, ka falenderuar donatorët për këtë mirësi me shpresë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe vitet e ardhshme. Faleminderit Alban, faleminderit miqve amerikan dhe gjerman! FALEMINDERIT HUMEDICA ! Faqe | 15 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 JAVA E PAVARËSISË SË KOSOVËS Me rastin e shënimit të 17 shkurtit ( Ditës së Pavarësisë së Kosovës), në shkollën tonë u mbajtën gara në Pingpong në konkurencën e meshkujve dhe femrave. Fitues në konkurencën e meshkujve doli: Engjëll Pirku ( IX-2), ndërsa në konkurencën e femrave fituese doli: Diellza Zekolli (VIII-2). --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- EKSPOZITA nga lënda e Artit figurativ! Në këtë EKSPOZITË u paraqitën punime të ndryshme nga nxënësit e shkollës sonë. Punime të cilat kishin të bëjnë me 17 Shkurt-in ( Ditën e Pavarësisë së Kosovës ). Faqe | 16 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 KUIZ NGA LËNDA E HISTORISË Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e JAVËS SË PAVARËSISË SË KOSOVËS , u mbajt KUIZ NGA LËNDA E HISTORISË. Kuizi u zhvillua në mes klasave VI-1, VII-1, VIII-1, IX-1( paralelet e para ) në njërën anë, ndërsa në anën tjetër klasat VI-2, VII-2, VIII-2, IX-2 ( paralelet e dyta ). Fituese dolën paralelet e dyta me rezultat 116 me 98 pikë. Kuizi u organizua nga Aktivi i Shkencave Shoqërore. Faqe | 17 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 PROGRAMI KULTURO - ARTISTIK Në një atmosferë festive u përmbyllën aktivitetet që janë paraparë të zhvillohen në kuadër të shënimit të \"11 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës\". Para mysafirëve të pranishëm u prezentua një program kulturo - artistik ( poezi, këngë dhe valle ) i përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë. I përgëzojmë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë për punën e bërë! Faqe | 18 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 VIZITË NË GJYKATËN THEMELORE NË SUHAREKË Nxënësit e klasëve të VI, vizituan Gjykatën Themelore në Suharekë. Kjo vizitë u realizua në kuadër të lëndës së Edukatës qytetare, ku nxënësit patën rastin të ndjekin nga afër një seancë gjyqësore, si dhe u njoftuan për punën e Gjykatave në praktikë . Falenderojmë personelin e Gjykatës Themelore në Suharekë, për pritje dhe bashkëpunim! -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- LIGJËRATË NGA FSK-ja Instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së në Prizren, mbajtën ligjëratë për vetëdijësimin e nxënësve nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera. Faqe | 19 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 VIZITË NË RADIO VALA Disa foto gjatë vizitës në Radio Vala, nga nxënësit e klasës V-1, me kujdestare Fatmire Suka. Kjo vizitë u realizua në kuadër të lëndës së Edukatës qytetare, ku nxënësi u njoftuan nga afër me punën në radio dhe gjithçka që e karakterizon këtë profesion. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- KONKURSI LETRAR Për nder 7 Marsit ( Ditës së mësuesit ) u mbajt KONKURS LETRAR, ku u shpallen punimet më të mira. Tre vendet e para nga cikli ulët janë: 1. Fetije Guraziu klasa V-1 2. Armend Lezi klasa IV-1 3. Ylli Derguti klasa V-1 Tre vendet e para nga cikli lartë janë: 1. Doresa Bllaca klasa VI-1 2. Bleona Fangu klasa VII-1 3. Erblina Zekolli klasa VII-2 Faqe | 20 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 VIZITA E KRYETARIT TË KOMUNËS SË SUHAREKËS Z. BALI MUHARREMAJ Ishin për vizitë kryetari i komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, i shoqëruar nga drejtori i arsimit z. Remzi Bytyqi. Në këtë takim kryetari u njoftua me aktivitetet e shumta të cilat janë duke u zhvilluar dhe do të zhvillohen deri në fund të këtij viti shkollor nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës, me qëllim të ngritjes së cilësisë në procesin edukativo-arsimor. U diskutuan problemet me të cilat ballafaqohen nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë, në realizimin e aktiviteteve të ndryshme. Kryetari Bali Muharremaj, theksoi se përkrahja për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së Bllacës, nuk do të mungoj nga qeverisja lokale të cilën e udhëheq. Kryetari Muharremaj, premtoi se do të bëhet furnizimi i pjesës tjetër të kabineteve me pajisje përcjellëse, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Do të bëhet rregullimi i fushës së sportit si dhe rregullimi i një këndi të lojrave për nxënësit e shkollës sonë. Drejtoresha e shkollës znj. Sadije Lumi falenderoi kryetarin Muharremaj, për përkrahjen e dhënë shkollës sonë, në realizimin e synimeve për krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë. Faqe | 21 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 PREZANTIME NGA LËNDA E TIK-ut Në kuadër të lëndës së TIK-ut, u mbajtën disa aktivitete me nxënësit nga klasat e gjashta deri në klasat e nënta, nën udhëheqjen e mësimdhënësit Reshat Suka, ku:  Nga nxënësit e klasave të gjashta, u punuan disa punime me programin Power point.  Nxënësit e klasave të shtata, paraqiten projeksionet e trupave të ndryshëm në letër.  Nxënësit e klasave të teta, bënë shndërrimin e numrave binarë në numra decimalë.  Nxënësit e klasave të nënta, u testuan në formën e testit online.  Si dhe u prezantuan punime të ndyshme nga nxënësit e klasave VI-IX. Faqe | 22 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Garat shkollore në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik Janë zhvilluar garat shkollore në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në kategoritë:  Hartimit dhe poezisë;  Artit pamor ( Edukatë figurative )  Artit muzikor ( Edukatë muzikore ). -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- LEXIM-KUPTIMI I TEKSTIT ME NXËNËSIT NGA KLASA III-V Qëllimet e aktivitetit të lexim- kuptimit të tekstit janë: - Ofrimi i mundësive për nxënësit që kanë arritje të ulëta në lexim - kuptim, që të ndërtojnë dhe të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë bazë në lexim - kuptimin e tekstit; - Aftësimi i nxënësve që të kuptojnë, interpretojnë dhe analizojnë përmbajtjen e një teksti të thjeshtë. Demonstrimi i kuptimit të tekstit (nxënësi u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes; parashikon dhe argumenton se çfarë do të ndodhë më pas, kur e lexon tekstin pjesë - pjesë; tregon përmbajtjen ose brendinë; rendit ngjarjet si në tekst; shkruan shkurtimisht brendinë; formulon një hyrje ose një mbyllje të re për tekstin; luan me role etj.). Faqe | 23 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 REZULTATET E ARRITURA NË NIVEL KOMUNAL Në kuizin e diturisë \" SA DIMË NE PËR UJIN\", të organizuar nga Hidroregjioni Jugor SH.A në Prizren, nxënësja Diellza Lezi, fitoi vendin e parë ( 300 euro ), në nivel komunal. GARAT E KROSIT NË NIVEL KOMUNAL Në GARAT E KROSIT NË NIVEL KOMUNAL, nxënësja Enduena Zekolli zuri vendin e parë në konkurencën e femrave nga klasat e gjashta ( VI ). Faqe | 24 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 TESTI I DYTË NË NIVEL SHKOLLE MARS 2019 Ky test kishte për qëllim vlerësimin e njohurive dhe arritshmërinë e nxënësve tanë në procesin mësimor. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Orientimi profesional, edukimi dhe këshillimi në karrierë Zgjedhja e profesionit është njëra ndër vendimet më të rëndësishme në jetë, e cila ndikon edhe në cilësinë e mëtejshme të jetës dhe punës. Për këtë qëllim nxënësit e klasave të IX, u informuan nga mësimdhënësit Menqurie Qollaku dhe Reshat Suka, me profesione të ndryshme të cilat ofrohen për shkollim në shkollat e mesme. Nxënësit u informuan rreth njohurive dhe shkathësive që kërkohen për këto profesione si kushteve të punës në të cilat punohet. Faqe | 25 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 22 Prilli - DITA E TOKËS Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 22 Prillit ( Ditës së tokës ), Grupi ekologjik nën udhëheqjen e mësimdhënësve Urim Kyqyku dhe Menqurie Qollaku, pastruan disa pjesë të rrugëve të fshatit nga mbeturinat si dhe mbajtën një ligjëratë vetëdijësuese rreth “Ruajtjes së mjedisit “. Kjo ligjëratëu kontriboj shumë nxënësve që të informohen për kujdesin që duhet treguar për mbrojtjen e ambientit. Mjedis i pastër – Jetë më e shëndetshme! -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Në kuadër të shënimit të 22 Prillit ( DITËS SË TOKËS ) në oborrin e shkollës, u mbollën një numër i madh i drunjve dekorativë dhe pishave nga kryetari i komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj me bashkëpunëtorë. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se komuna që drejton është duke u marrë në vazhdimësi me rregullimin e një ambienti sa më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë. Drejtoresha e shkollës znj. Sadije Lumi falënderoi kryetarin Muharremaj dhe kryetaren e Kuvendit të të Rinjëve të Suharekës Saranda Bajraktari, për furnizimin e shkollës me drunj dhe pisha, të cilat do të mundësojnë krijimin- rregullimin e hapësirave gjelbëruse në oborrin e shkollës. Faqe | 26 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 VIZITË NË SHKOLLAT E MESME PROFESIONALE Nxënësit e klasave të IX ishin për vizitë në Shkollën e mesme profesionale \"Abdyl Ramaj\" në Shirokë dhe ShMT \"Skënder Luarasi\" në Suharekë, ku u informuan rreth drejtimeve të cilat i ofrojnë këto shkolla për vitin e ri shkollor. Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit mbajtën ligjëratë për nxënësit e shkollës sonë Nxënësit e shkollës sonë, sot patën rastin të dëgjojnë një ligjëratë nga Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, me temë “Roli dhe rëndësia e institucionit të Avokatit të Popullit në Mbrojtjen dhe Avancimin e të Drejtave të Njeriut”. Në këtë ligjëratë nxënësit patën mundësi të kuptojnë më saktësisht rolin dhe rëndësinë e Avokatit të Popullit kur bëhet fjalë për të drejtat themelore të njeriut dhe respektimin e tyre nga organet e shtetit. Faqe | 27 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 VIZITË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT DHE KALASË NË PRIZREN Në kuadër të planprogramit mësimor nga lënda e historisë, nxënësit e klasëve të pesta ( V ), vizituan monumentet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Kalanë në Prizren. Faqe | 28 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 KROSI PRANVEROR NË NIVEL SHKOLLE FESTA E ABETARES Me rastin e FESTËS SË ABETARES,u shfaq një program artistik nga nxënësit e klasave të para i përgatitur nga mësimdhënsit Fatmir Lezi dhe Sebahate Lumi. Faqe | 29 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Bota ime në duart tua Isha gjithmonë unë, vajza e llastuar e babait. Pasi m’i plotësonte gjithmonë dëshirat, nuk më bëhej vonë për gjërat tjera. As nuk u jepja rëndësi. Babi për mua ishte njeriu më bujar në botë. Ai mbante gjithnjë një libërth të vogël me vete dhe meqenëse e mbante vetëm për vete, askush nuk dinte se ç’bëhej fjalë në të.E mbantefshehur dhe nuk e dinte askush se ku e fshehte.Po t’ia përmendte dikush atë libër, ai menjëherë ngrysej.Nuk duronteaskënd të dinte për atë libërth. Aq më pak mua. Thuajse tërë bota e tij ishte strukur në atë libërth. Ishte aq mevlerë me vlerë për të, aq misterioz, aq i panjohur ... Dikur afroi mesnata, por mua assesi të më mbylleshin sytë nga kureshtja, se ç’kishte brenda atij libri. Isha shumë kureshtare. Nuk u përmbajta më shumë, humba durimin. U zgjova nga shtrati. Ecja ngadalë, në qetësinë më të madhe, derisa hyra në dhomën e babait. Mendoja se babai është në gjumin më të thellë, fillova të kontrolloj nëpër tërë dhomën me një llampë të vogël në dorë. Shikova në çdo skutë, çdo qoshe të dhomës, por librin nuk e gjeta askund. Babai sikur e zhdukte atë sa herë kishte nevojë për ta fshehur, sidomos nga unë. Dola nga dhoma ngadalë. Pasi mbylla derën dhe bëra nja dy hapa më tutje, babai u zgjua, pasi kishte dëgjuar tingujt e zhurmshëm që bëja, derisa po ecja nëpër dyshemenë me dërrasa . Dyshemeja ishte e vjetër dhe dërrasat lëshonin vërtetë tinguj acarues. Vrapova për në dhomë, rashë krruspull në shtrat, qëndroja gati pa frymë dhe shtiresha sikur po flija, sepse po të më pyeste se ç’po bëjanë ato orë të vona të mesnatës, nuk do të dija se çfarë do t’i thosha, që babai të më besonte. Hyri në dhomë, m’u afrua dhe filloi të më përkëdhelte me duart e tij të ngrohta, me ato duar nga të cilat ndihesha gjithmonë e sigurtë. Më hoqi balluket nga sytë, më puthi në ballë dhe më foli me zë të ulët e të ëmbël; - “ Një ditë bija ime edhe ti do t’i vendosësh çudirat dhe të fshehtat tua në një libër... “ Pasi tha këto fjalë më ledhatoi përsëri, më mbuloi dhe doli nga dhoma ngadalë. Unë u frikësova se mos babai e dinte që ai libërth, që më ishte bërë merak, ndoshta do të shkaktonte sherr mes nesh. Më vonë më kishte zënë gjumi. Agoi mëngjesi. U zgjova me mëdyshjen se mos babai kishte marr vesh gjestin tim, mendova sikur tani marrëdhëniet e mia me babain nuk do ishin si më parë. Zbrita poshtë. Përsëri gjeta babin të kërrusur mbi atë libër. Ia kishte ngulur sytë dhe tërë vëmendjen e kishte përqëndruar në të. Pasi vërejta se ishte si i hutuar bëra ca hapa në qetësi për në kuzhinë, pa vënë re se po më vëzhgonte. Ngriti kokën dhe më thirri me zë të butë: - Ku po shkon bija ime pa më përqafuar ?! U bëra sikur nuk e vërejta me kohë. - Në kuzhinë i dashur babi, dhe ia dhurova një buzëqeshje të ëmbël . - Eja, eja pranë meje këtu moj bijë! Unë me drojtjen se çfarë do të më thoshte ia ktheva: - Urdhëro baba. Por kur pashë fytyrën e tij pak të mërrolur heshta dhe prita. Pas një heshtjeje të vogël, më tha: Faqe | 30 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 - Është libër shumë i çmuar për mua ky libër, një ditë do ta kuptosh edhe ti këtë. Mbylla gojën dhe ndenja pa folur për pak çaste. Mandej vërejta se i rrodhën ca pika loti mbi faqet e tij. Hoqi syzet që iu mjegulluan dhe fshiu lotët dhe iku për në dhomën e tij. Përsëri filluan të silleshin me mijëra pyetje në kokën time. U ndjeva keq për veprimin që bëra mbrëmë. U ula pranë tavolinës dhe fillova të merresha me detyrat që kisha. Pas disa çastesh e ndjeva babain që po zbriste shkallëve me atë librin në duar. Ka qenë gjithmonë i dhënë pas librit. Kur po më afrohej, mendova se do të më kritikonte, por edhe unë kësaj radhe do ia thosha hapur, se ç’hall kisha. - Eja bija ime dhe shuaje kureshtjen që po të mundon. Ky libërth, që nga ky moment është yti. U gëzova shumë që më në fund do merrja përgjigjjen e tërë këtyre pyetjeve që kisha deri tani. Teksa po zgjatja duart për ta marrë librin, pak e buzëqeshur, pashë fytyrën e zymtë të babit. Ula duart përsëri poshtë dhe i vura prapa shpine. Pasi më pa që ula kokën dhe m’u vrenjtë fytyra, më kapi duart m’i vuri përpara dhe më tha: - Jo bija ime nuk ke nevojë të brengosesh. Edhe ashtu një ditë do ta jepja. Pasi vërejta se babi kishte kaq besim te unë, e mora dhe fillova ta shfletoja. Por ç’të shihja, libri ishte i tëri i pashkruar – i pastër. Iu drejtova me habi: - O babi, ç’e ke mbajtur këtë libër të zbraztë tërë këtë kohë duke e bartur me vete kudo që shkoje?! Babi qeshi e i pikëlluar më tha: - Libërthi im është i mbushur me shumë, shumë çudira. Këtu do t’i vësh të gjithë të dashurit e tu, do ndihesh krenare sa herë t’i shohësh. Çudirat tua do t’i vësh në këtë libër të zbraztë me fletë të bardha. - Babi, më thuaj një nga çudirat tua të vendosura në librin tënd! - Një nga çudirat më të mrekullueshme që më ka ndodhur... , je ti bija ime. Tërë këtë kohë babi ia kishte ngulur sytë fotografive të prindërve të tij, gjyshërve, nënës dhe mua. Fotgrafitë ishin të vendosura në libërth, por brenda tij nuk kishte asgjë të shkruar. Kjo nënkuptonte diçka shumë të çmuar për të, sepse babi, të dashurit e tij i mbante në zemër, por të pasqyruar si një vegim, e në të vërtetë zemra e tij ishte e zbrazur. Tani isha e gatshme që të vendosja çudirat e mia në këtë libërth, duke kuptuar se pritja ishte më me rëndësi se kureshtja... Manuelë Guraziu / IX1 ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Njeriu gënjeshtar Një herë e një kohë, një mbret kishte bërë një lajmërim. U kishte thënë njerëzve: “ Kush më bën te qeshë me gënjeshtrën e tij, do fitojë një shumë të madhe me para”. Shumë njerëz u menduan për kohë të gjatë të thurnin ndonjë gënjeshtër me të cilën do ta bënin mbretin te qeshte dhe të bëheshin fitues. Mirëpo ishte e kotë, mbreti nuk qeshte se nuk qeshte. Papritur një ditë erdhi një njeri i panjohur nga një vend i largët. Ai u fut në pallat dhe mbeti i habitur nga rregullimi i brendshëm që pa. Iu lejua që edhe të takohej me mbretin. U përshëndet me mbretin dhe pas pak, në bisedë e sipër iu drejtua mbretit; - O,Mbreti ynë i dashur, unë kam edhe një kërkesë për fund . A do m’i japësh paratë për rrobat që t’i solla? Mbreti në fillim e shikoi me habi. I panjohuri rrinte i qetë dhe serioz. Kur e pa mbreti qëndrimin e të panjohurit, Faqe | 31 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 filloi të qeshë me të madhe dhe i tha: - Ore, për çfarë rrobe e ke fjalën? Unë as që po ju njoh, se le më edhe të kem blerë rroba nga ju. Nuk po më kujtohet assesi. Me të vërtetë më bëre të qeshë pa pasur nevojë. - Jo i dashur mbret. Unë vërtet nuk të kam sjellur rroba. Të thashë një gënjeshtër, por ti qeshe me këtë gënjeshtër time të thjeshtë. - E vërtetë,- tha mbreti. Thirri njërin nga të besueshmit e tij, e urdhëroi që t’i sillte paratë, ia dha të panjohurit . Mbreti mbajti fjalën, ndërsa fshatari doli i gëzuar që mundi të fitonte kushtin e mbretit. Erblinë Zekolli / VII2 -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Letër vëllait tim Ishte, ishte një kohë e bukur kur ty të kisha afër, kur nuk ndjeja mungesën tënde, kur të përqafoja dhe të përshëndesja posa vinte mbrëmja. Por sot e ulur mbi një karrige po shkruaj për ty vëllai im. Më kujtohet, kur në stinën e dimrit mezi prisnim të binte borë. Unë isha e vogël, mirëpo përkrahjen nga ti e kisha të madhe. Njëherë ,një mëngjes erdhe në dhomë dhe më zgjove nga gjumi dhe më the: -“ Eja gjumashja ime, jashtë kandodhur një mrekulli, ka rënë dëborë.Tani vishu trash dhe të dalim të luajmë” , - unë duke të përqafuar thashë:- E di që do të kënaqemi, tani le të bëhemi gati. Ti na dërgove në një vend, i cili ishte i përshtatshëm për të rrëshqitur dhe për t’u argëtuar. Ndërsa unë, e habitur po shikoja natyrën, që ishte mbuluar e tëra me të bardhë. Të kujtohet që unë njëkohësisht edhe frikësohesha. Po ti gjithmonë më mbaje për dore dhe nuk më lejoje të rrëzohesha. Ajo ditë ishte ndër ditët më të lumtura që kam kaluar, atë ditë u zbavitëm shumë, ndërtuam dordolecin – njeriun prej bore, gjuheshim me topa bore, hidheshim nëpër borë, u lagëm u bëmë qull. Përjetuam kënaqësi të papërshkrueshme. Por kjo nuk ndodhi edhe ditëve tjera pasi që ti more rrugën e mërgimit . Ditën që u nise për mërgim, unë e përjetova shumë rëndë, e më e rëndë m’u bë pasi nuk munda të të përshëndes sepse isha në shkollë . Më beso vëlla, sa shumë po na mungon të gjithëve. Sa do doja që edhe një herë të përjetoja çastet e lumtura që kaluam, por çfarë të bëjmë, kohën nuk mund ta kthejmë prapa. Kaq kisha kësaj here. Faleminderit që je munduar dhe mundohesh për ne . Me dashuri, motra jote e vogël! Leudritë Suka /VII1 Faqe | 32 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Shndrit dielli pas shiut Dhe kur gjithçka duhet të jetë në rregull për ty, gjithmonë qëndron diçka që të sfidon duke të të vënë përpara pengesa lumturie e pengesa hidhërimi. Në një mënyrë a tjetër, rrëzohesh ose ngritesh në momentin kur është momenti për një ndryshim. Në udhëtimin e ashtuquajtur jetë, çdoherë ka pasur kohëra kur thjesht ke humbur në mendime e s`ke mundur të gjesh asnjë rrugëdalje për të dalë nga boshkllëku i krijuar. Sikur dikush të ka shtyrë drejt një humnere mërzie dhe ti ke humbur ekuilibrin! Edhe dita sotme filloi si gjithë të tjerat. Ëndrrat mbaruan në kohën kur dielli ndriçonte token… e si për ironi edhe mua. Me flokët e pakrehura afrohem drejt dritares dhe krijoj iluzione lidhur me kohët kur unë qëndroja në këmbë përkrah jetës, kurse tani isha gjunjëzuar para saj dhe po sillesha si një robëreshë e rutinës së saj. Vështroj qiellin me sy të përgjumur. Një zymtyrë kish pushtuar ajrin e qiellin dhe nuk po më lejonte t`i bëja ballë tërë asaj mërzie që ndjeja sikur po shtohej edhe më. Vishem ngadalë duke e ditur se atje jashtë nuk më pret asgjë tjetër veç një dëshpërim. Por gjithsesi kam ndarë mendjen se do të rregullohet gjithçka në fund. Nisem drejt qytetit. Gjatë rrugës vërej njerëz të panjohur që dukeshin të rraskapitur nga gënjeshtrat që ndoshta u besonim verbërisht. Gjënjeshtrat të treguara nga vetë jeta që ndikonte që ato të fshihnin pikëllimin, dhembjen… e mundimin që kishin marrë të luftonin me disa nga gjërat më të vështira të jetës së tyre. Disa prej tyre, fshinin me dorë lotët që u pikonin, disa ecnin me shpejtësi, disa vendosnin flokët përpara fytyrës kushedi, ndoshta për t`u dukur mirë. E ndjeja që në këtë “korridor” që më kishte futur jeta, do të shihja shkëndija shprese herët apo vonë. Sikur tërë vuajtjet që pata kaluar do të kalonin e do të zëvëndësoheshin me kujtime të bukura. Në një formë metaforistike, unë do të shpëtoja nga kjo baticë dhe do dilja në krye. Ecja drejt parkut të qytetit nuk shihja gjë tjetër në fytyrat e kalimtarëve pos shfaqje trishtimi, shqetsimi e dëshpërimi. Nuk isha mësuar të kaloj nëpër barriera të tilla. I isha futur një betejë pa fitore, u ula në ulësen e parë që pash. Duke luajtur me zinxhirin e gjaketës kisha humbur në mendime. Mendime të atij lloji; llojit që më shqetësonin edhe më shumë si: Çka na definon neve? Pse duhet të fshehim ëndërrat apo edhe gjërat që na rrethojnë? Pse… Pastaj, seç më shkreptiu një mendim që më bëri të ndihem më mirë: “Ti, je gjallë!” Më bëri të kuptoj se unë isha e fortë se unë do t`ia dilja, se unë nuk kisha nevojë të shkruaja në librin e jetës” Dreq o punë, dua të jetoj! ”. Se unë isha më shumë se kaq. Isha bërë mike me errësirën sepse aty kërkoja përqafimin e dikujt që do të më besonte. Jam bërë mike me pasqyrën ngase kur qaja, e ulërija, ajo nuk qeshte. Jam bërë mike me letrën, sepse më dëgjoi kur llomotisja para saj. Kam gjetur në vete diçka që s`e kisha provuar për një kohë të gjatë: Besimin. Besimin në vete se unë mund t`ia dal. Se unë mund ta bëj dikë krenar për mua, se unë mundem. Mundem të jem ajo e forta. Vitesa Lezi / VIII2 Faqe | 33 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Unë, Prometeu i kësaj kohe! Si çdo fëmijë tjetër, edhe unë kam shpresa dhe ëndrra! Si fillim desha të them se njerëzimi ka filluar të shuhet pak e nga pak, ka filluar të bëhet një film pa kuptim e pa përfundim, njerëzimi ka filluar të bëhet një ankth i një ëndrre. Njerëzimi ka filluar të tretet si qiriu! Prometeu u kishte dhuruar dijen, trurin, shkencën e zjarrin njerëzve, kurse unë dua që njerëzve t’ua falë dashurinë dhe respektin! Sot asnjëri më nuk ndien dashuri për askënd. Kur dikush është i lumtur, njeriu vazhdimisht e injoron dhe i thotë fjalë fyese, kushedi për çfarë arsye koti! Njeriu, në kohët e zhvillimit të gjithçkaje, s’ka pikë mëshire për gjithçka që i del nga goja. Stresohet për hiç gjë, ditën kur ndiehet i vetmuar, i injoruar, i përqeshur mungon respekti. Heshtje! Heshtja zotëron mendjen e tij dhe dëshirën të jetë i lumtur. Frika! Frikësohet se mos përsëri bie nën depresion dhe pse do mbetesh i vetëm, i përqeshur, i stresuar. Njeriu gabimet që i bëri në të kaluarën dëshiron t’i korigjojë e ta kthejë kohën prapa për t’i shlyer ato. Pse sot njeriu nuk ka aspak respekt ndaj jetës që pati kohë më parë? Pse po frikësohet ta shpreh mendimin e tij, në njëfarë mënyre ai e shpreh, por ndryshe! Në këto vite njeriu është bërë egoist e po mburret me para e jo me personalitetin që ai ka brenda në shpirt, thellë - thellë ai është i mirë, por nga jashtë është egoist. Dua që të jem një “Promete” duke nxjerrë jashtë atë të parin, atë të mëparshmin zemërgjërsinë e sinqeritetin. Me këtë akt dua që jeta të jetë ajo e mëparshmja, ajo e bukura, e sinqerta. Çdo natë e errët duhet që të ketë një mëngjes të bukur! Teksa ndrryshoj jetën njerëzore, dua të jem “Prometeu i kësaj kohe! Artesa Lezi/ VI1 ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Nëna Libri im 1 Qershori 1 Qershori erdhi me vrap, S’ka si nëna o fëmijë Sa herë që unë ty të shfletoj, e ne e pritëm me padurim! të jep jetë e lumturi nga ti diçka të re mësoj. Nëna e hutuar,më thotë: të këshillon e të mëson Sa herë unë ty të lexova, Pse je e gëzuar?! Fjala e saj gjithmonë jeton nga ti nuk u hidhërova, po shumë u gëzova. O nënë paske harruar, Ajo të do metë vërtetë Më bëre të ditur, 1 Qershorin jemi duke e festuar, Si ajo s’ka gjë në jetë më mbushe menquri. festa jonë lumturi, Unë ty të respektoj, Urime kudo në botë o fëmijë! Asnjëherë mos e lëndo! se je thesari im. Anjëherë mos i thuaj jo! Sara Zekolli / IV1 Mos e bëj nënën të qajë! Enesa Hoxha / II1 Është i rëndë loti i saj Albionë Fangu/ VII2 Faqe | 34 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Pranvera Mbylli sytDëëshmori Stina më e bukur për mua Kur në gjumë bie është pranvera. Dhe naAta tkhaupalomnëqhyatertriunan?! Largohet acari e ngrohtësinë na e sjell Jam ai djali tetëmbëdhjetë vjeçar pranvera. Mbyll sEyntëdengnaudkamlëbusha dy dekada qëkur rri këtu në varr Dhe udhëtoj gjithë universin. Gjelbërohet fusha e, Mbylli sytë Thellë brenda jush nuk jam lulet çelin shumë, Kurd he ditën vijoj O sa gëzim kemi ne fëmijët, Kur në gjumë bie pa fund. Dhe nata kaplon qytetin harruar. Dhe mAageji dniunki pbëërjsdeoktështu po them?, Edhe gjyshërit tanë i gëzohen kësaj stine. E di qsëepposetënëmçbdyollpsëyrtvëjetor dhe në Dalin në natyrë mbjellin pemë e perime. Gjithçskhaunmdërydsahtoa,j.i dëgjoj emrat tanë tek na thurin këngë, poezi a Edhe nëna e babi duken më të gëzuar, Mbyll sytë ngadalë poemë ... të gjithë së bashku Ky është sekreti im kopshtin e kemi zbukuruar. Lorent Lumi / II Dhe udhëtoj gjithë universin. që shpJraemsoijimnaetomsurapdaokr,rtië them të Kurdhe ditën vijoj E njëddrietëjtëknu,rsteë mtaëkohjerët, më shpeshDhe udhëtoj g Dhe magji nuk bëj dot vija ndër ju. E di që po të mbyll sytë një njeri pa lumturi Gjithçka ndryshoj. Kur shihja tek rriteshin fëmijët Do i pmësehnpeërtiësvnëërtveetësnh po u them, “Të lustheumm,ëmkbryelnloi hsyestëhati.”. Ky është sekreti im Elsa Hoxha/ V2 që shpresoj me mua do rri S’po kërkoj të përkuleni mbi ne, E një ditë kur të takoj se tek e fundit ne jemi themel e ju një njeri pa lumturi po ndërtoni. Do i pëshpëris në vesh Por ju lutem, shumë kujdes të “Të lutem, mbylli sytë ti”. keni, sepse pa themel shtëpinë tuaj e rrënoni ... Elsa Hoxha/ V2 Erzë Bajraktari / VI1 Faqe | 35 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Në kristal apo nën hi Kuq e zi e kam flamurin Kur dhembja troket jeta të mbyll dyert e saj, Më shumë se çdo herë më pastaj sytë, veshët këtë nëntor unë të dua madje edhe ndjenjat. Seç po ndjej një ndryshim Bashkë me të ikën edhe kujtimet, Është epokë e popullit tim fjalët e bukura dhe gjithçka që më parë kishte vlerë për ty Në historinë shqiptare Sado i pasur të jeshë na ishin dy nëntorë prapë nuk ndihesh i plotë Kurse në historinë time i treti është verbohesh nga pasuria në këtë orë zbrazesh nga brenda dhe për të tjerët nuk nuk kujtohesh më si njeri Ngado që shkoj në 28 Nëntor Nëse të nesërmen të ftohtë, kokën e mbështetë Shoh njerëzit e mi duke festuar gjen qetësi në një mënyrë tjetër Kuq e zi gjithçka mbuluar dhe ke dëshiruar më shumë nga jeta, por jo para – pasuri, as gjëra luksoze Skënderbeu e Ismail Qemali vetëm një mundësi të dytë E lanë këtë ditë të bukur për ne Nëse nën rrokaqiej je lutur për një titull Na treguan se si duhet ky atdhe ose dëshiron të kesh kristale Sa e lumtur, sa krenare do mërmërosh më shumë që jam shqiptare për një mundësi të dytë. Do mësojmë e do punojmë Nëse nuk i përketë atij klasi të parë Ty flamur ta shtojmë nderin, ta ti prapë ke vlerat tua shtojmë edhe shkëlqimin pasi që ke një zemër më të mirë se ata jeta të qaset ndryshe Doresa Bllaca / VI1 të afron atë mundësi dhe ti gjen qetësi. Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë Vitesë Lezi / VIII2 Faqe | 36

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 10 rregulla për shkrimin e postës elektronike Ndërsa E-maili, që sigurisht është mjet efikas për të komunikuar, shpesh është burim paqartësie,zhgënjimi dhe zemërimi. Pa përfitimin e shikimit të gjuhës së trupit dhe dëgjimit të tonit të zërit,marrësit mund t'i interpretojnë fjalët tuaja si armiqësore ose mospërfillëse. Kjo mund të çojë nëpersona të pakënaqur dhe në konflikt mes jush dhe kolegëve tuaj. Me pak kujdes, mund tëshkruani E-maile të pastër, të saktë dhe të qartë që përcjellin porosinë dhe qëllimin tuaj. Ndiqnikëto rregulla bazë: 1. Përdorni një formulim të qartë dhe specifik të temave në mënyrë që lexuesit të dinësaktësisht se për çfarë është E-maili juaj. 2. Bëni një \"thirrje për veprim\" në rreshtin e temës, si, \"Ju lutemi përgjigjuni më 1 gusht\". 3. Mbajeni mesazhin të shkurtër në mënyrë që marrësit të mund ta shikojnë të tërë atënjëherazi në ekran. Nëse e shihni që E-maili juaj po zgjat shumë, përfshijeni informacioninsi shtojcë bashkëngjitur dhe përmblidhni pikat kryesore në trupin e E-mailit. 4. Formatoni E-mailin për skanim të lehtë. Organizoni pjesë të informacioneve në seksione të ndryshme dhe përdorni tituj me bold për të treguar tema të ndryshme. Përdorni numrat ose pikat e zeza për të renditur informacione. 5. Mos theksoni me bold, mos nënvizoni, mos shkruani me kursive dhe mos shkruanime kapitale të gjitha fjalët ose frazat. Ato, jo vetëm që e bëjnë mesazhin të vështirë për t'u lexuar, por mund të duken të vrazhdta. 6. Mos u bëni qesharak në E-maile duke përdorur fonte të zbukuruara, ngjyra, emocioneose grafika të tjera. Ato mund të shpërqëndrojnë vëmendjen dhe të duken joprofesionale. 7. Hiqni çdo informacion të panevojshëm ose fjalë të shumta e të tepërta. Jini tësjellshëm, por hyni drejt e në temë. Është ideale që të përqendroheni në një temë në çdoE-mail, përveçse në ato raste nëse jeni duke dhënë një përmbledhje ose raport të situatësa gjendjes aktuale. 8. Lexoni mesazhin tuaj me sy të vëmendshëm dhe të përqendruar në identifikimin e gjuhës që mund të keqkuptohet ose keqinterpretohet. Nëse nuk jeni të sigurtë, rishkruajeni ose hiqeni kopjen. Më mirë të jesh tepër i kujdesshëm sesa të rrezikosh të fyesh dikë. 9. Përmirësoni përpara dërgimit. Vazhdoni kontrollimin e gramatikës dhe ortografisë, por mos u mbështetni tërësisht në të. Lexoni me kujdes çdo rresht, duke kërkuar fjalë të shkruara Gjithashtu sigurohuni që keni shkruar emrat emarrësve në mënyrë korrekte dhe keni siguruar të dhëna të sakta. 10. Dërgoni një dokument bashkëngjitur të madh vetëm nëse mund të konfirmoni që serveri i marrësit mund ta marrë atë. Punoi mësimdhënësi: Msc. Reshat Suka Faqe | 37 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 KËSHILLA MJEKËSORE INTERVISTË me Znj. ARLINDA PIRKU -Përshëndetje znj. Arlinda! Përshëndetje! - Mund të na tregoni biografinë tuaj në pika të shkurtra?! Unë quhem Arlinda Berisha – Pirku. E lindur në vitin 1977 në Prizren. Shkollën fillore e kam të kryer në fshatin Studençan, ndërsa të mesmen në Prizren në shkollën e mjekësisë “Dr. Luciano Motroni”, nga viti 1992 – 1995. E martuar në Bllacë, nënë e tre fëmijëve. Që nga viti 1999 punoj në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Duhël. - A ishte e vështirë të studioje në degën e mjeksisë marr parasysh periudhën në të cilën keni studiuar? Koha kur unë dhe moshatarët e mi jemi shkolluar ka qenë mjaft e vështirë, ne kemi mësuar në shtëpi – shkolla, sepse e kemi pasur të ndaluar që të vijonim mësimin në gjuhën shqipe nëpër objektet shkollore. - Ju keni mjaft përvojë pune, na tregoni si ndiheni në një ditë pune të zakonshme? Po është e vërtetë. Sivjet mbush 20 vjet përvojë pune, sikur në fillim edhe tani detyrën time si infermiere e bëj me shumë kënaqësi. Çdo ditë kam vullnetin e njëjtë dhe jam e gatshme aq sa mundem të jem në ndihmën e bashkvendasve të mi. - Ju e bëni vaksinimin e fëmijëve, mund të na thoni pse duhet të bëhet vaksinimi i tyre, cila është rëndësia e vaksinimit? Vaksinimi është parandalim (preventiva) i sëmundjeve. Kjo na bën të kuptojmë edhe rëndësinë e vaksinave. Me vaksinim organizmi ynë fiton imunitet dhe parandalon sëmundjet e caktuara. - Çfarë përbëjnë vaksinat, cili është qëllimi i tyre? Vaksinat janë preparate imunobiologjike apo antigjene, të cilat janë të përfituara në mënyrë specifike. Ato jo vetëm që mundësojnë parandalimin e sëmundjes përkatëse, po gjithashtu mundësojnë edhe parandalimin e epidemive. - Cilat sëmundje luftojnë vaksinat? Vaksinat luftojnë sëmundje të rënda ngjitëse si: tuberkulozi, hepatiti, poliomieliti, difteria, tetanosi, pertusisi, meningjiti, parotiti dhe fruthi. - A mund të na përmendni, cilat lloje të vaksinimit i bëni te fëmijët? BCG vaksina jepet menjëherë pas lindjes në cepin e krahut të majtë në mënyrë intradermale. Mandej Hepatiti B në muskul e me radhë, IPV gjithashtu jepet në muskul. Pentavax që është vaksinë e kombinuar. Në vitin e parë kryhen këto dhe MMR – në në formë subkutane. Faqe | 38 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 - A duhet të bëhet me rregull vaksinimi, çfarë nëse nuk e përfillin prindërit rregullën? Vaksinimi duhet të bëhet sipas kalendarit të vaksinimit. Çdo mospërfillje nga prindërit dënohet me ligj, sepse jo vetëm që rrezikohet jeta e fëmijëve të tyre, por edhe e të tjerëve nga sëmundjet ngjitëse. - Si funksionojnë vaksinat në trupin e njeriut? Siç thash edhe më parë imuniteti (mbrojtja) që merr organizmi i njeriut nga vaksinimi e përcjell atë gjatë gjithë jetës. - A duhet të shqetësohen prindërit për shkak që numri i vaksinave të rekomanduara është duke u rritur te fëmijët? Përkundrazi, duhet të jenë të kënaqur. Sa më shumë lloje të vaksinave që i kemi, aq më shumë sëmundje luftojmë. Disa lloje të vaksinave në vendin tonë kanë hyrë pas vitit 2000, e që në vendet e tjera janë dhënë shumë më herët. - Ç’duhet të dinë prindërit para vaksinimit të fëmijëve të tyre? Prindërit duhet të informohen që fëmija duhet të vaksinohet, rëndësinë që kanë vaksinat, orarin e rregullt të vaksinimit. Gjithashtu edhe disa detaje të vogla që t’i përcillet temperatura pas dhënies së vaksinës, dhe që fëmija mund edhe të qajë pak më shumë (një apo dy ditë). - Të dalim pak nga tema, Ju keni ndihmuar fshatarët tanë në të gjitha mënyrat e mundshme, sidomos duke i vizituar në shtëpi kur kanë pasur nevojë, si e ndieni veten, mund të na përshkruani pak? Ndihem shumë e kënaqur kur një shërbim imi sado i vogël i del në ndihmë një personi në nevojë. - Cili do të ishte profesioni yt nëse do të kishe mundësi të zgjidhje përveç këtij të tanishmit? Një kohë të shkurtër kam studiuar edhe gjuhën angleze, për shkak të rrethanave në atë kohë jam detyruar ta ndërprej. Por me profesionin që ushtroj tani nuk do ta kisha ndërruar edhe po të më jepej mundësia ta kryeja shkollimin. - Cili është mesazhi juaj për lexuesit e revistës sonë? Mbroni shëndetin tuaj duke parandaluar, jo duke u shëruar! Ju faleminderit për respektin dhe ju përshëndes të gjithëve! Ju faleminderit! Intervistën e realizuan nxënëset e kl VII: Leonë Fangu, Malsore Kroni, në bashkëpunim me mësuesen Arditë Lumi Faqe | 39 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 THËNIE NGA NJERËZ TË MENÇUR  Edukimi dhe disiplina janë një sasi rregullash që duhen zbatuar. ( A . Makarenko)  Hiq dorë nga e keqja që edhe ajo të heq dorë nga ti. ( Sami Frashëri)  Tregues i vërtetë i qytetërimit të një vendi, është figura e njeriut të edukuar. ( Emerson)  Mirësjellja nuk kushton asgjë, por bën për vete gjithçka. ( Montenji)  Ke gjithmonë kohë të mjaftueshme, kur atë e përdorë si duhet. ( Gëte)  Koha tregon për njeriun e ndershëm, se të keqin e njoh për një ditë. ( Sofokliu)  Arsimi është mbrojtësi më i mirë i lirisë. ( Everet)  Nuk ka shkretëtirë më të tmerrshme se jeta pa miq dhe pa shokë. ( Grasiani)  Po humbe nderin ke humbur pjesën më të pavdekshme të jetës tënde. (Shekspiri)  Kur nuk të lindin mendime të mbrapshta, as ndërgjegjja nuk të mundon. ( V. Hygo)  Me punë arrihet çdo gjë, ajo largon mërzitjen, vesin dhe nevojën. ( Volteri)  Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’iu vijë neveri nga vetja e tyre. ( Ismail Kadare )  Imagjinata është më e rëndësishme se dija. ( Albert Ajnshtajn )  Miq të mirë, libra të mira dhe një ndërgjegje e qetë; kjo është jeta ideale. ( Mark Tuen )  Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet. ( Ciceroni )  Askush nuk është më i urryer, sesa ai që thotë të vërtetën. ( Platoni ) FJALË TË URTA POPULLORE  Dituria është stolia më ebukur për njeriun.  Edukimi e bën fëmijën me krah të fortë dhe me rrënjë të thella.  Libri ndriçon mendjen, mendja ndryshon botën.  Për një shoqëri të shëndoshë, puna është si oksigjeni.  Larg nga ai që të lëvdon, duaje atë që të qorton.  Po përtove në rini, mos prit gjë në pleqëri.  Nuk ka gjë më fisnike në jetë sesa të përhapësh të vërtetën.  Nëse del një herë i pabesë, mbetesh i tillë edhe për herë të tjera.  Nuk ka çfarë të duhet veshja e bukur, kur të mungon karakteri.  Punët peshojnë, ndërsa fjalët i merr era.  I biri është përjetësisht në borxhe me prindërit e tij. Zgjodhën: Bleonë Fangu, Leudritë Suka, Diellzë Lezi, Erblinë Zekolli ( VII1,2) Faqe | 40 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Një patë qafëgjatë GJËEGJËZA duke ikur bën shamatë Në krevat gjithë kohës rri ( inalporea ) i vetmuar pa shoqëri veç natën më shoqëroni Pa zë heshtur numëron dhe gjatë ditës kur pushoni askush punën s’ia mohon Kush mbi mua kokën vë shpejt gjumi do ta zë ( aro ) ( ukëtsaj) Jam lot që rrjedh nga qielli Nga shiu të mbrojë më thanë vetëm dielli në vapë hije të bëj në plazh të shoqëroj, ( uish) por kujdes nga era se mund tëfluturoj Zemrën me ujë barkun me gurë barkun me gurë ( allerbmo ) ( isup ) Shkop magjik s’jam Gjithë botën e vesh por bëj çudi kurse veten e lë desh kur më fryjnë (arëpligj ) bëj melodi ( illeyf ) Pesë shërbejmë për mësim Çfarë është e djeshmja e së nesërmes dy të tjera për pushim dhe e nesërmja e së djeshmes ( sëvaj e tëtid ) ( tos ) Zgjodhën nxënëset:Blerta Fangu dhe Altinë Bajraktari kl. VI-2 Faqe | 41 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Lojëra zbavitëse 1. Plotëso numërkryqin duke vendosur numrin e duhur në secilin katror të zbrazët. 2. Gjeni 8 fjalë të cilat emërtojnë,pajisjet hyrëse,pjesët qendrore dhe pajisjet dalëse të kompjuterit: BNF ABC E TMZ T E F T I PAK I J ADXOZUVBK P S L Q PMAU S R K T SKANER I O J I MY R P O V D F M E NML S Y U T O B R J EAZCSBNC ABKNP L J B I S KU J T E SAPQA E PR I NTER I U Faqe | 42 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Faqe | 43 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë

Revista shkollore ”DIELLI” nr.9 Qershor 2019 Faqe | 44 Shfmu”Ramë Bllaca”Bllacë


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook