Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore SMEI III Guidelines for Law Approximation [SQ]

SMEI III Guidelines for Law Approximation [SQ]

Published by GIZ - SANECA - Publications, 2018-04-04 10:17:35

Description: SMEI III Guidelines for Law Approximation [SQ]

Search

Read the Text Version

Transpozimi i përkufizimeve Me qëllim qartësinë ligjore dhe zbatimin uniformë, aktet ligjore të BE-së shpeshpërkufizojnë fjalët e përdorura. Kjo është veçanërisht e nevojshme kur një termka disa kuptime por duhet kuptuar vetëm në njërin prej tyre. Nëse kuptimi i njëtermi është i ndryshëm në legjislacionin kombëtar, transpozimi i përkufizimeveligjore të BE-së në mënyrë ekzakte është i detyrueshëm. Nga ana tjetër, një hartues kombëtar duhet të hartojë dispozitat e transpozimitduke patur parasysh traditat ligjore, gjuhën dhe konceptet kombëtare. Por tëmarrësh në konsideratë të dy rekomandimet e mësipërme mund të jetë e vështirëapo edhe e pamundur në disa raste. Gjuhët e ndryshme të BE-së Legjislacioni i BE-së hartohet në disa gjuhë dhe versionet në gjuhë të ndryshmejanë të gjithë njësoj autentikë. Kështu, një interpretim i një dispozite të një ligjitë BE-së kërkon krahasimin e versioneve në gjuhë të ndryshme. Kjo është merëndësi nëse interpretimi në versionin e njërës gjuhë nuk është i qartë. Nëse analiza krahasuese nuk ndihmon, atëherë dispozita duhet të vendosetnë kontekstin e saj dhe të interpretohet në kuadër të të gjithë aktit ligjor (dhe nëkuadër të dispozitave të ligjit të BE-së në tërësi) duke pasur parasysh objektivate aktit ligjor të përcaktuara në parathënie. Sanksionet Zbatimi efiçent i ligjit të BE-së kërkon që të futen sanksionet e duhura përrastet e shkeljes së rregullave. Ligji i BE-së harmonizon sanksionet vetëm nëraste të jashtëzakonshme. Deri në një farë pike, i përket Shqipërisë të vendosë seçfarë sanksionesh duhet të parashikohen në secilin rast. Por, sanksionet duhettë jenë të ngjashme me sanksionet që garantojnë zbatimin e ligjit kombëtar nësituatat e krahasueshme. Sipas rregullave të përgjithshme të ligjit të BE-së mbi sanksionet, ata duhettë jenë efiçente, proporcionale dhe frenuese. Transpozimi i ligjit të BE-së pa 51

sanksione ose pa sanksione efiçente shkel një nga parimet e përgjithshme të ligjittë BE-së – parimi i efiçencës së ligjit të BE-së. Pas anëtarësimit në BE Një vend anëtar i BE-së duhet të fusë në ligjin e vet kombëtar sanksione për shkeljen e dispozitave të ligjit të BE-së, kryesisht dispozitave të rregulloreve të BE-së (shumica e dispozitave tjera që zbatojnë rregulloret e BE-së duhet të shfuqizohen pas anëtarësimit). Citimet dhe referencat e akteve ligjore të BE-së Referencat e legjislacionit të BE-së të futur në ligjin kombëtar duhet të tregojnëqartë aktin ligjor të BE-së që citohet ose të cilit i referohet. Të dhënat e titullit,numrit dhe publikimit duhet të jepen të plota. Shembull: Direktiva 2009/28/KE e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 23 Prill 2009 “Mbi promovimin e përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme dhe ndryshimit, e më pas shfuqizimit të Direktivave 2001/77/KE dhe 2003/30/KE”, Gazeta Zyrtare L 140, 5.6.2009, fq. 16–62. Udhëzime mbi ndihmën kombëtare rajonale për periudhën 2007-2013 (2006/C 54/08), Gazeta Zyrtare C 54, 4.3.2006, fq. 13. 6. Ku dhe si të kërkohet për legjislacionin e BE-së? Të gjithë aktet ligjore të BE-së publikohen në Gazetën Zyrtare të BashkimitEuropian (Gazeta Zyrtare e Komuniteteve Europiane përpara hyrjes në fuqi tëTraktatit të Lisbonës). Gazeta Zyrtare është përmbledhja zyrtare e legjislacionittë BE-së (seria L) dhe dokumenteve të tjera zyrtare të institucioneve, organevedhe agjencive të BE-së (seria C dhe shtojcat e saj). Publikimi bëhet në të gjithagjuhët e BE-së.52

Botimet elektronike të Gazetës Zyrtare që publikohen në portalin EUR-lex(http://new.eur-lex.europa.eu) kanë fuqi ligjore që nga 1 korrik 2013. Portali EUR-lex ofron hyrje të thjeshtë në Gazetën Zyrtare dhe dokumente,si dhe mundësi për kërkim të avancuar. Mënyra më e thjeshtë për të gjetur një aktligjor të BE-së është të bëhet kërkimi me “numrin natyror” të aktit (që përbëhetnga viti i miratimit dhe numri individual i aktit). 53

Mundësitë e avancuara të kërkimit gjenden në linkun si më poshtë: http://new.eur-lex.europa.eu/advanced-search-form.html Tabela më poshtë tregon disa shembuj të numrave natyrorë të legjislacionitdytësor (sekondar) të BE-së që mund të përdoren kur bëhet kërkimi i thjeshtë nëportalin EUR-lex. Shembuj (numrat natyrorë në bold) Direktiva 2009/28/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 23 Prill 2009 mbi promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme dhe amendimet e më pas shfuqizimet e Direktivave 2001/77/EC dhe 2003/30/EC. Vendimi i Komisionit 25 Prill 2013 në lidhje me mos-përfshirjen e metanol oksidi për tipin e produktit 20 në Aneks I, IA ose IB në Direktivën 98/8/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit lidhur me vendosjen e produkteve biocide në treg (2013/204/EU). Rregullorja (EU) Nr 228/2013 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të 13 Mars 2013 që shtron disa masa spefìcifike për bujqësinë në rajonet më të skajshme të Bashkimit Evropian dhe që shfuqizon Rregulloren e Këshillit (KE) Nr. 247/2006. Kur të kërkoni për aktet e një fushë të caktuar të legjislacionit të BE-së ështëe këshillueshme që të përdoret “ Drejtoria e legjislacionit të Bashkimit Europiannë fuqi” ose “Drejtoria e legjislacionit të konsoliduar të Bashkimit Europian “dhe të kërkoni një nga një për 20 fushat kryesore të BE-së: http://new.eur-lex.europa.eu/browse/directories/legislation.html http://new.eur-lex.europa.eu/browse/directories/consleg.html EUR-lex lidh aktet ligjore të BE-së dhe dokumentet e tjera që kanë të bëjnë menjëri-tjetrin. Pasi keni gjetur një akt të BE-së, mund të përdorni “dokumentet ebashkangjitura” me qëllim identifikimin e akteve ku ajo është bazuar, ndryshimet,shfuqizimet që ka pësuar, mënyrën e zbatimit ose duke patur parasysh aktin eparë dhe aktgjykimet e Gjykatës së Drejtësisë të BE-së të lidhura me të.54

EUR-lex gjithashtu ofron akses në dokumentet përgatitore të BE-së të tilla siprojekt- rregulloret dhe draft-direktivat, si për shembull: http://new.eur-lex.europa.eu/collection/eu-law/pre-acts.html Më tepër informacion në portalin EUR-lex: http://new.eur-lex.europa.eu/content/help/faq/intro.html#top Një tjetër burim i rëndësishëm për zhvillimet më të fundit të legjislacionit tëBE-së është website i programit SEMI III (Mbështetje për Procesin e IntegrimitEuropian në Shqipëri). Përmbledhjet javore të ligjeve të BE-së i referohenzhvillimeve të fundit të legjislacionit, jurisprudencës së Gjykatës së Drejtësisëtë Bashkimit Europian dhe propozimet më të reja nga Komisioni Europian. Tëgjitha këto çështje gjenden në linkun në vazhdim: http://smei3.mie.gov.al/en/pages/EU%20Law%20Weekly 7. Fletorja zyrtare e Bashkimit Europian Legjislacioni i BE-së publikohet ashtu siç miratohet në Fletoren Zyrtare.Duhet theksuar se Fletorja Zyrtare nuk konsolidon ndryshimet e bëra më pas nëlegjislacionin origjinal. Ajo publikohet në të gjitha gjuhët zyrtare të BE-së dhe kadisa nën-seri, prej të cilave më të rëndësishmet janë L, C dhe S. Gazeta Zyrtare L (Legjislacioni) përmban tekstet e legjislacionit të miratuardhe detajet e marrëveshjeve ndërkombëtare, konventave në fuqi etj. Brendaserisë L përfshihen tre seksione: Aktet publikimi i të cilave është i detyrueshëm(përfshihen Rregulloret) dhe aktet publikimi i të cilave nuk është i detyrueshëm(përfshihen direktivat). Gazeta zyrtare C (Informacion & Njoftime) përmban detaje të shkurtra tëGjykatës së Drejtësisë dhe veprimet, vendimet në përgjithësi të saj; draft- ligjet;njoftimet e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian. Në të nuk përmbahenmendimet e Avokatëve të Përgjithshëm. 55

Gazeta zyrtare S (Suplement) përmban ftesa për tender për kontratat publike. Gazeta Zyrtare botohet çdo ditë. Çdo çështje është e numërtuar dhe çdo serika sekuencën specifike, numërtimit cilës fillon nga e para çdo vit. Në mënyrëqë të gjeni një pjesë të caktuara të informacionit, viti, seria dhe numri i çështjesështë i nevojshëm. Pas 1 korrikut 2013, botimet elektronike të Fletores Zyrtarekanë vlerë ligjore. Versioni në letër ka vlerë ligjore nëse versioni elektronik nukmund të publikohet.56

KAPITULLI 3: ZGJEDHJA E AKTIT LIGJOR TË PËRSHTATSHËM PËR PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT Legjislacioni europian si edhe ai shqiptar nuk parashikojnë rregulla të ngurtaqë të tregojnë llojin e përshtatshëm të legjislacionit që mund të përdoret përpërafrimin e legjislacionit gjatë fazës së para-anëtarësimit. Përzgjedhja e aktitligjor të përshtatshëm për përafrimin e legjislacionit mbetet një vendim i hartuesveshqiptar të legjislacionit. Megjithatë instrumenti i përzgjedhur për përafrimin elegjislacionit me atë europian duhet të jetë akt i detyrueshëm dhe efektiv. Gjatë procesit të përafrimi të legjislacionit me acquis e BE-së, autoritetetligjvënëse duhet të marrin njëkohësisht në konsideratë dy aspekte të rëndësishëm:1) natyrën dhe qëllimin e aktit ligjor të BE-së që rregullon atë fushë/politikë; 2)natyrën dhe qëllimin e aktit që do të përdoret për përafrimin. Gjatë procesit të përafrimit nuk duhen neglizhuar teknikat e draftimit tëlegjislacionit në Shqipëri, përkundrazi ato duhet të udhëheqin hartimin e legjislacionitqë vjen si pasojë e përafrimit. Në kuadër të përafrimit të legjislacionit duhen marrëparasysh aspekte të ndryshme të hartimit të ligjeve që do të përmenden më poshtë. 1. Burimet dhe hierarkia e akteve ligjore shqiptare Kjo pjesë e manuali do të përqendrohet tek burimet dhe natyra e legjislacionitshqiptar ashtu sikurse sqaruam në pjesët e mëparshme edhe për burimet dhenatyrën e legjislacionit evropian. Kuptueshmëria e unifikuar e legjislacionit shqiptarështë një element i rëndësishëm për procesin e përafrimit të legjislacionit si gjatëfazës së para anëtarësimit edhe pas fazës së pas anëtarësimit. Zbatimi i rregullavekushtetues dhe i rregullave të tjera në përgjithësi të lidhura me procesin ligjbërësështë i një rëndësie të veçantë për përmbushjen e dy parimeve të rëndësishmetë së drejtës europiane dhe asaj shqiptare: shteti i së drejtës dhe siguria juridike. 57

Rregullat e përgjithshme për hartimin e legjislacionit në Shqipëri parashikohennë ligjin 9000 datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillittë Ministrave” dhe Rregulloren e Këshillit të Ministrave (VKM 584, e 2003 endryshuar). Burimet e së drejtës shqiptare dhe hierarkia e normave Neni 116 i Kushtetutës së Shqipërisë: 1. Aktet normative që kanë efekt në territorin e republikës së Shqipërisë janë: • kushtetuta, • marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara; • ligjet; • aktet normative të Këshillit të Ministrave. 2. Aktet e nxjerra nga organet e tjera lokale kane efekt vetëm në territoret pjesë e juridiksionit të këtyre organeve 3. Aktet normative të ministrave dhe organeve drejtuese dhe institucioneve të tjera qendrore janë efektive në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë brenda juridiksionit të tyre . Nenet 116 dhe 101 të Kushtetutës i japin kompetencë Këshillit të Ministraveqë të nxjerrin akte normative në rast emergjence sipas një procedure të posaçme. A mundet që aktet normative të Këshillit të Ministrave të përdoren për përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së ? Aktet normative të Këshillit të Ministrave Neni 101 i Kushtetutës Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.58

Nuk ka asnjë rregull që ndalon hartuesit e ligjit në Shqipëri që të përdorinaktin normativ për përafrimin e legjislacionit. Megjithatë natyra dhe procedurate veçanta të miratimit të këtij instrumenti (përfshirë natyrën e përkohshme dheemergjencën) –duhen marrë në konsideratë për përafrimin e legjislacionit meatë të BE-së. A jep Kushtetuta shqiptare një përkufizim për llojet e ndryshme të akteve ligjore? Në ndryshim nga traktati i BE-së, Kushtetuta e Shqipërisë nuk jep ndonjëpërkufizim për aktet ligjore në Shqipëri. Parimi bazë i parashikuar nga Kushtetutaështë se të gjitha ligjet duhen miratuar nga Parlamenti. Ligjet shqiptare zbatohendirekt dhe ato duhet të hartohen në një mënyrë të tillë që të parashikojnë tëdrejta dhe detyrime të qarta për palët. Në disa raste, Parlamenti mund ti delegojëqeverisë të drejtën për të miratuar akte më të detajuara dhe rregulla teknike. Këtoinstrumente konsiderohen si akte nënligjore dhe janë të përkufizuara në Kushtetutëdhe në ligjin nr. 9000 të datës 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin eKëshillit të Ministrave”. Aktet nënligjore Neni 118 i Kushtetutës 1. Rregulloret e Këshillit të Ministrave, të ministrive e të institucioneve të tjera qendrore, si dhe urdhrat e Kryeministrit, të ministrave e të drejtuesve të institucioneve qendrore kanë karakter të brendshëm dhe janë të detyrueshme vetëm për njësitë administrative që varen prej tyre. 2. Këto akte nxirren në bazë të ligjit dhe nuk mund të shërbejnë si bazë për të marrë vendime në lidhje me individët dhe subjektet e tjera. 3. Rregulloret dhe urdhrat nxirren në bazë dhe për zbatim të akteve që kanë fuqi juridike të përgjithshme. 59

Cilat janë llojet e akteve nënligjore që ekzistojnë në legjislacionin shqiptar? Kushtetuta e Shqipërisë nuk rendit llojet e akteve nënligjore. Megjithatë dukelexuar në nenet që lidhen me aktet normative ne mund të dallojmë si më poshtë: • Vendimet e Këshillit të Ministrave • Urdhrat e Kryeministrit • Urdhrat e Ministrit • Urdhrat e institucioneve qendrore • Rregulloret e Kryeministrit, ministrave dhe institucioneve qendrore Përkufizimi i akteve normative jepet në ligjin nr. 9000 të datës 30.1.2003“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”. Ligji 9000 dallonaktet nënligjore më natyrë normative dhe akte nënligjore me natyrë individuale. Llojet e akteve Ligji 9000, neni 28 Llojet e akteve të institucioneve ekzekutive janë: a) aktet normative, akt i miratuar nga Këshilli i Ministrave në bazë të nenit 116 të Kushtetutës; b) vendimet të karakterit normativ të cilat janë aktet ligjore të Këshillit të Ministrave që rregullojnë marrëdhënie të parashikuara nga ligji, dhe që përcaktojnë rregullat e sjelljes; c) vendimet të karakterit individual janë akte të Këshillit të Ministrave të cilat rregullojnë një marrëdhënie specifike ose që i adresohen një ose disa subjekteve të së drejtës që janë të identifikueshme; d) Udhëzimet që janë akte ligjore të Këshillit të Ministrave, të Ministrave ose të drejtorive të institucioneve qendrore në varësi të kryeministrit ose ministrit të cilat kanë një karakter shpjegues dhe detajojnë kërkesat e ligjit apo të vendimeve të Këshillit të Ministrave; e) Urdhrat të cilat janë akte të kryeministrit, ministrave apo krerëve të institucioneve në varësi të kryeministrit dhe ministrave, janë akte të një karakteri të brendshëm të cilat mund të parashikojnë rregulla sjellje në përgjithësi ose mund të rregullojnë një marrëdhënie të caktuar.60

A mund të përdoren të gjitha llojet e akteve nënligjore për përafrimin e legjislacionit? Gjatë përafrimit të legjislacionit hartuesit e ligjit në Shqipëri duhet të kenëparasysh dy elementë në rast se përdorin akte nënligjore për përafrimin melegjislacionin europian: Karakterin dhe detyrimin për ti botuar në fletoren zyrtare. Nuk duhet harruar se jo të gjitha aktet nënligjore janë të një natyre normative.Disa nga aktet kanë natyrë individuale me karakter të brendshëm. Si rregullnjë akt me natyrë individuale i karakterit të brendshëm nuk duhet përdorur përpërafrimin e legjislacionit me atë të BE-së. Publikimi i akteve Lidhur me publikimin e akteve referenca mund të bëhet te rregullat e mëposhtëm: Publikimi i akteve ligjore Neni 117 i Kushtetutës 1. Ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave, të institucioneve të tjera qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare. 2. Shpallja dhe botimi i akteve të tjera normative bëhet sipas mënyrës së parashikuar me ligj. 3. Marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen me ligj, shpallen dhe botohen sipas procedurave që parashikohen për ligjet. Shpallja dhe botimi i marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare bëhet sipas ligjit. 61

Publikimi i ligjeve Neni 29 9 ligjit nr. 9000 Hyrja në fuqi e akteve 1. Aktet normative, me fuqinë e ligjit, të Këshillit të Ministrave botohen menjëherë në Fletoren Zyrtare. 2. Vendimet e Këshillit të Ministrave marrin fuqi juridike pas botimit në Fletoren Zyrtare. Për vendimet me karakter normativ mund të caktohet si datë hyrjeje në fuqi një datë tjetër nga ajo e botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa vendimet me karakter individual hyjnë në fuqi menjëherë, por botohen në Fletoren Zyrtare. 3. Udhëzimet e Këshillit të Ministrave dhe të ministrit marrin fuqi juridike pas botimit në Fletoren Zyrtare. 4. Urdhrat e Kryeministrit, të ministrit ose të drejtuesit të institucionit qendror, në varësi të Kryeministrit ose të ministrit, hyjnë në fuqi menjëherë, u njoftohen të interesuarve dhe shpallen, për të paktën 3 ditë, në një vend të dukshëm të institucionit përkatës. Hartuesit e legjislacionit shqiptar nuk mund të përdorin urdhrat e kryeministritapo të ministrave për të përafruar legjislacionin pasi ato janë akte të një natyreindividuale, ato nuk parashikojnë të drejta dhe detyrime të një karakteri tëpërgjithshëm dhe nuk parashikohet asnjë detyrim për ti botuar ato në fletorenzyrtare. Çfarë janë rregulloret e Këshillit të Ministrave, Ministrave dhe institucioneve qendrore? Përgjigja jepet në nenin 119 të Kushtetutës.62

Neni 119 i Kushtetutës 1. Rregulloret e Këshillit të Ministrave, të ministrive e të institucioneve të tjera qendrore, si dhe urdhrat e Kryeministrit, të ministrave e të drejtuesve të institucioneve qendrore kanë karakter të brendshëm dhe janë të detyrueshme vetëm për njësitë administrative që varen prej tyre. 2. Këto akte nxirren në bazë të ligjit dhe nuk mund të shërbejnë si bazë për të marrë vendime në lidhje me individët dhe subjektet e tjera. 3. Rregulloret dhe urdhrat nxirren në bazë dhe për zbatim të akteve që kanë fuqi juridike të përgjithshme. Metoda të diskutueshme të përafrimit: raste të përafrimit me rregullore të miratuara nga Ministra Praktika 10 vjeçare e përafrimit na tregon se shumë nga rregulloret apodirektivat e BE-së janë përafruar me rregullore të cilat nga ana e tyre janëmiratuar me urdhra të Ministrave. Këto i gjejmë në lëvizjen e lirë të mallrave,mbrojtjen e konsumatorit, transportit dhe aspekte të tjera të acquis në fushën etregut. Fryma e dispozitave kushtetuese nënkupton se rregulloret/ rregulloret eMinistrave shërbejnë për çështje të organizimit të brendshëm të ministrisë apofunksionimit të institucioneve. Për këtë arsye, përdorimi i tyre gjatë procesit tëpërafrimit sidomos për pjesë të rëndësishme të legjislacionit europian siç janërregulloret dhe direktivat duhet parë si i papërshtatshme. Shembull: Rregullorja 854/2004/KE është përafruar me Urdhrin nr. 21 të Ministrit, datë 25.11.2010 që miraton rregulloren “Për rregullat bazë për organizimin e kontrollin zyrtar për produktet me origjinë shtazore” Direktiva 96/23/KE është e përafruar me Rregulloren e Ministrit Nr 1, datë 17,03. 2000 “për masat e monitorimit të disa substancave dhe mbetjeve tek kafshët e gjalla dhe të prodhimet shtazore” 63

Përafrimi me ligj apo me aktet nënligjore Kushtetuta e Shqipërisë nuk përmban dispozita që tregojnë nivelin e detajeveqë duhet të përmbajë dispozita të ligjit, ashtu sikurse nuk përcaktohet se deri nëçfarë mase ligji duhet të delegojë kompetenca ligjore për ekzekutivin. MegjithatëKushtetuta përcakton se legjislacioni në disa fusha i takon vetëm parlamentit dhenuk mund ti delegohet qeverisë. Shembuj të tillë janë: legjislacioni për kufizimin etë drejtat e njeriut, ( neni 17); ligji për vendosjen e taksave (neni 155); dhe çështjetë tjera. Bazuar në hierarkinë e akteve ligjore në Shqipëri, vendimi i Këshillittë Ministrave duhet të konsiderohet si një mjet i përshtatshëm i përafrimit tëlegjislacionit për aktet e deleguara të BE-së. Duke ndjekur këtë logjikë, në përgjithësiligjet duhen përdorur për të përafruar rregulloret e BE (të cilat në vendet anëtarejanë direkt të zbatueshme dhe nuk kanë nevojë për transpozim) dhe me Direktivatqë parashikojnë parime të përgjithshme në një fushë specifike apo direktivathorizontale. Ligjet duhen përdorur për direktivat të cilat parashikojnë të drejtadhe detyrime për personat fizikë, juridikë dhe për të gjitha aktet, traspozimi i tëcilave synon ndryshimin e ligjeve ekzistuese. Aktet nënligjore duhen përdorurpër përafrimin e legjislacionit teknik dhe jo për krijimin e institucioneve të reja,të drejtave të reja dhe detyrimeve të reja apo sanksioneve. Si rregull detyrimet ereja, institucionet apo sanksionet nuk mund të rregullohen me aktet nënligjore. Hartimi i një ligji të ri apo ndryshim i atij ekzistues Praktika e hartimit të legjislacionit në Shqipëri na tregon se janë shumë elementëqë hartuesit e legjislacionit duhet ti marrin në konsideratë kur vendosin për hartimine një ligji të ri apo ndryshimin e ekzistuesit. Mbetet e rëndësishme që hartuesittë vlerësojnë sa ndryshim do të pësojë ligji në cilësi ashtu edhe në sasi. Nëse mëshumë se gjysma e procedurave duhet të ndryshojë si pasojë e përafrimit, hartuesiduhet të hartojë një ligj të ri më mirë sesa të ndryshojë ekzistuesin. Aspekte tëtjera që merren parasysh janë ato të lidhura me procedurën e miratimit të ligjitapo me përputhshmërinë me ligjet e tjera. Për shembull ligjet të cilat miratohenvetëm me shumicë të cilësuar duhet të ndryshohen me ligje që miratohen pome të njëjtën procedurë, dhe jo me ligje që miratohen me shumicë të thjeshtë64

siç kërkohet zakonisht. Çështjet ligjore të njëjta duhen rregulluar në një ligj tëvetë dhe jo të shpërndahen në shumë ligje. Hartuesit duhet të garantojë se kyligj është në përputhje me rendin ligjor në fuqi dhe ai duhet të garantojë se mendryshime dhe me shfuqizimin e tij garantohet përputhshmëria e ligjeve dukeeliminuar ndryshimet midis dispozitave të ndryshme të ligjeve. Praktika e dhjetë viteve të fundit të përafrimit në Shqipëri na tregon se kurprezantohet një politikë e re e mbuluar nga legjislacioni i BE, ose kur hartohetlegjislacioni shqiptar për të mbuluar ndonjë boshllëk ekzistues, miratimi një ligjitë ri konsiderohet si një qasje më efiçente e përafrimit sesa ndryshimi i ligjeveekzistuese. Duhet pranuar se legjislacioni shqiptar mbështetet gjerësisht në kode sipër shembull (kodi penal, kodi civil, kodi administrativ). Përafrimi i legjislacionitme atë të BE-së i bërë me ligje të veçanta shpesh ka shkaktuar konflikte. Kështuqë hartuesi duhet të ndërhyjë direkt në Kod, ose në çdo rast duhet të sigurojë seligji i ri është në harmoni me legjislacionin ekzistues (që mund të jetë kod ose ligj). A korrespondon ligji i BE që do të përafrohet vetëm me një ligj kombëtar? Gjatë zgjedhjes së ligjit më të mirë për përafrimin e çdo dispozite të legjislacionittë BE-së, hartuesi duhet të marrë në konsideratë faktin se kur është e nevojshmetë ndërhyhet në më shumë se një ligj. Zakonisht kjo ndodh kur një fushë e caktuarrregullohet me më shumë se një akt ligjor. Megjithatë dhe e kundërta mund tëndodh: në disa raste një ligj shqiptar përafron disa ligje të BE-së. E dyta nuk ështënjë qasje e drejtë e përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së. 65

Shembull Tabela e përputhshmërisë e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve tregon se ligji nr. 10 463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve është përafruar plotësisht me Direktivën 2008/98/KE “Për menaxhimin e mbetjeve e cila zëvendëson” Direktivën 75/439/KEE, 91/689/KEE dhe 2006/12/KE dhe ai është i përafruar përafërsisht me: 1. Vendimin 2000/532/KE; 2. Direktivën 1999/31/KE; 3. Direktivën 2000/76/EC; 4. Rregulloren (KE) 1069/2009; 5. Direktivën 94/62/KE; 6. Direktivën 2002/96/KE; 7. Direktivën 2000/53/KE; 8. Direktivën 2006/66/KE; 9. Direktivën 2006/21/KE; 10. Direktivën 96/59/KE 11. Direktivën 86/278/KEE 12. Direktivën78/176/KEE; 13. Rregulloren (KE) 1013/2006; 14. Direktivën 2000/59/KE. Një problematikë tjetër që vihet re gjatë kësaj periudhe përafrimi lidhet memungesën e njëtrajtshmërisë së termave të përdorur në akte të ndryshme ligjoreqe përafrojnë ligjet e BE-së. Ka gjithashtu raste kur përkufizimet e konceptevetë njëjta jepen në mënyra të ndryshme, në ligje të ndryshme. Në disa të tjerapërkufizimi i dhënë nga një akt nënligjor është më i saktë se ai i përdorur në njëakt ligjor i cili ka përparësi mbi akti nënligjor.66

Shembull:Ligji për Peshkimin nr. 64/2012 datë 31.05.2012 i ndryshuar, së bashku meVendimin e Këshillit të Ministrave nr. 402 datë 08.05.2013 “Për masat menaxhuesepër qëndrueshmërinë e burimeve të peshkimit” autoritet shqiptare kishin bërë tëgjitha përpjekjet për të përafruar legjislacionin me rregulloren e Këshillit (KE) Nr.1967/2006 lidhur me menaxhimin e masave për eksplorimin e qëndrueshëm tëburimeve të peshkimit në vendet e Mesdheut.Megjithatë, të dyja pjesët e legjislacionit japin përkufizime të njëjta për terma tëpërdorur në mënyra të ndryshme. Si për shembull në ligjin “Për Peshkimin” rrjetatpërkufizohen sipas llojeve, ndërsa në vendim jepet vetëm një përkufizim. Kjo mundtë krijojë paqartësi, gjatë përafrimit të legjislacionit në vend, rrjedhimisht ështëdomosdoshmëri unifikimi i përkufizimeve dhe parashikimi i tyre në ligj. 2. Përafrimi i legjislacionit: Hap pas hapi 67


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook