Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Recs for RULES OF PROCEDURES Ch 1 [SQ]

Recs for RULES OF PROCEDURES Ch 1 [SQ]

Published by GIZ - SANECA - Publications, 2018-03-02 11:10:36

Description: Recs for RULES OF PROCEDURES Ch 1 [SQ]

Search

Read the Text Version

RREGULLORJA E GRUPIT NDȄR-INSTITUCIONAL TȄ PUNȄS PȄR KAPITULLIN 1: LȄVIZJA E LIRȄ E MALLRAVEI HYRJEMinistria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) ështëpërgjigjëse për harmonizimin dhe zbatimin e një pjese të madhe të acquis-së dhe për drejtimin epunës së shtatë grupeve ndër-institucionale të punës (GNP), për shtatë kapitujt e acquis-së sëBE-së (1, 3, 6, 7, 20, 28 dhe 30). MZHETTS duhet që të nisë paraprakisht përgatitjet me qëllimqë të jetë plotësisht gati pasi të caktohet një datë nga BE-ja për hapjen e negociatave.Prandaj, është e nevojshme të zhvillohen instrumente për forcimin e bashkëpunimit ndër-institucional dhe rolit të GNP-ve, për të qenë plotësisht të përgatitur për procesin e shqyrtimitanalitik të legjislacionit (screening).Në përputhje me këto përparësi, është zhvilluar rregullorja e punës së GNP-ve me synimpërcaktimin e kuadrit metodologjik të aktiviteteve të GNP-ve gjatë procesit të shqyrtimit analitikdhe vlerësimit të harmonizimit të rregulloreve të Republikës së Shqipërisë me acquis-në eBashkimit Evropian (screening).Pikënisja e rregullores së GNP-ve për Kapitullin 1 është Urdhëri i Kryeministrit Nr. 107, përngritjen, përbërjen dhe funksionimin e Grupeve Ndër-Institucionale të Punës për IntegriminEvropian, i 28 shkurtit 2014. Ky urdhër përcakton rregullat e përgjithshme për funksionimin eGNP-ve për secilin kapitull të acquis së BE-së. Duke pasur parasysh përgjegjësitë e MZHETTSnë zbatimin të urdhërit, për kapitujt për të cilat MZHETTS është caktuar si ministriakoordinuese, duhet të miratohet rregullorja e hollësishme e funksionimit të tyre.Në këtë dokument, janë zhvilluar elementët kryesore të rregullores së funksionimit së GNP përKapitullin 1.II PËRBËRJA DHE KRYESIAPërbërja e GNP-veNë përputhje me Urdhërin i Kryeministrit Nr. 107 për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin eGrupeve Ndërinstitucionale të Punës për Integrimin Evropian, Ministria e Integrimit Evropian(MIE) është e detyruar të përcaktojë, në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe institucionetqendrore, listën e GNP-ve dhe institucioneve kryesuese/koordinuese. Gjithashtu urdhëri udhëzonqë përfaqësuesit e disa ministrive dhe institucioneve të jenë anëtarë të përhershëm (MIE dheMinistria e Financave). Harmonizimi i legjislacionit ekonomik dhe tregtar Rruga Ismail Qemali, No3, 2nd Floor, Tirana, Albania T +355 4 2273424/2234365

Për sa i takon përbërjes së GNP për Kapitullin 1, rekomandohet që rregullorja e funksionimit tëparashikojë listën e ministrive dhe institucioneve të cilat i kanë caktuar përfaqësuesit e tyre nëGNP. Secili institucion përcakton zyrtarisht dy përfaqësues (anëtar dhe zëvendës anëtar), dhe nërast nevoje, një numër më të madh, në varësi të fushës ose të grupit të produkteve për të cilatpërgjigjet institucioni, me qëllim për të siguruar bashkërendimin e pjesëmarrjes së përfaqësuesvetë tjerë të institucionit.Një prej anëtarëve të GNP-së duhet të jetë nga Drejtoria e Integrimit Evropian të institucionitpërkatës, por të tjerët duhet të jenë përfaqësues të drejtorive sektorialë të atij institucioni.Anëtarët e caktuar në GNP duhet të përfaqësojnë pozicionin zyrtar dhe pikëpamjet e institucionitnga ata vijnë. Ata informohen rreth të gjitha aktiviteteve të GNP-së dhe u kërkohet të sigurojnërrjedhën e informacionit midis GNP-së dhe drejtorive të institucionit të tyre.Aneksi i Rregullores liston emrat e anëtarëve të caktuar në GNP.Urdhri i Kryeministrit parashikon që, në rast se ka vend bosh, institucioni duhet të caktojë njëanëtar të ri në GNP brenda 10 ditësh, dhe MIE duhet të njoftohet menjëherë për këtë gjë. Nëpraktikë, ky parashikim nuk ishte i mjaftueshëm për të siguruar funksionimin e plotë të secilitGNP dhe pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve.Zakonisht, në rast ndryshimesh në zgjedhjet e stafit, institucioni përgjegjës nuk reagonparaprakisht dhe nuk e informon kryetarin e GNP-së dhe Sekretariatin për ndryshimin e anëtarit,përkundrazi ndodh e kundërta. Kryetari dhe Sekretariati i GNP-së duhet të kërkojnë shpjegim përcaktimin e anëtarit të ri. Kjo është arsyeja përse sugjerohet që, kur të mblidhet GNP (aponëngrupi), secili nga anëtarët e caktuar të GNP-së duhet të konfirmojë pjesëmarrjen e tij, ose tëjapë arsye se përse nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë. Në rastin që anëtari i caktuar nukështë më përgjegjës për detyrat që lidhen me punën e GNP-së, ai duhet të informojë Sekretariatine GNP-së. Sekretariati i kërkon drejtuesit të institucionit përgjegjës të caktojë një anëtar të ribrenda një afati prej 10 ditësh. Sekretariati i GNP-së informon MIE për këtë kërkesë.Kryesia e GNP-sëUrdhri i Kryeministrit nr.107 për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e Grupeve Ndër-institucionale të Punës për Integrimin Evropian parashikon që GNP-të të kryesohen ngazëvendësministrat përkatës të ministrive kryesuese/koordinuese, ose drejtuesit përkatës tëinstitucioneve drejtuese/koordinuese për çdo Kapitull.MZHETTS është institucioni kryesues/koordinues për shtatë kapituj, kështu që është një sfidëpër një zëvendës ministër të bashkërendojë dhe marrë pjesë aktivisht në drejtimin e të shtatëGNPI-ve. Harmonizimi i legjislacionit ekonomik dhe tregtar Rruga Ismail Qemali, No3, 2nd Floor, Tirana, Albania T +355 4 2273424/2234365

Kjo është arsyeja përse në praktikë ka një pozicion të posaçëm për një koordinator teknik përsecilin nga të shtatë GNP-të. Propozimi është që Rregullorja e funksionimit së GNP-së përKapitullin 1 të përcaktojë me hollësi rolin e koordinatorit teknik, si një zëvendëskryetar të GNP-së.Është me rëndësi të përcaktohen se në cilat raste është e nevojshme që zëvendësministri, sikryetari i GNP-së të kryesojë takimet e GNP-së dhe kur një gjë e tillë mund të bëhet ngakoordinatori teknik.Për shembull, për të theksuar angazhimin politik të Shqipërisë ndaj procesit të integrimitevropian, zëvendës ministri duhet të kryesojë takimin e GNP-së kur: • fillon procesi i përditësimit i Planit Kombëtar të Integrimit Evropian (PKIE), • fillon procesi i përgatitjes së inputit në Progres Raport, • finalizohen materialet për takimin e Nën/komitetit dhe, • në të ardhmen, finalizohen materialet për shqyrtimin analitik të legjislacionit (screening).Në të gjitha rastet e tjera, takimet e GNP-së, duhet të organizohen dhe drejtohen nga koordinatoriteknik. Koordinatori teknik është kryesues i drejtorisë/sektorit përkatës në MZHETTS dhe ështëpërgjegjës për fushën e mbuluar nga puna e GNP-së.Koordinatori teknik ia komunikon rezultatet e punës dhe takimeve të GNP-së kryetarit të GNP-së/zëvendës ministrit dhe i vë në dukje çështje të ndryshme të hapura, që duhen ngritur dhediskutuar në nivel më të lartë politik (në Komitetin Koordinues Ndërinstitucional për IntegriminEvropian (KKNIE), ose Komitetin Ndërministror për Integrimin Evropian (KNIE)).III SEKRETARIATI I GNP-VEUrdhri i Kryeministrit Nr. 107 parashikon që Sekretariati i GNP-së të përbëhet nga anëtarë tëinstitucionit kryesues të Kapitullit përkatës të acquis-së, dhe që anëtarët e Sekretariatit tëzgjidhen nga kryesia e GNP-së. Urdhri gjithashtu përcakton rolin e Sekretariatit në përgatitjen etakimeve të GNIP-së.Sugjerohet që Rregullorja e GNP-së të përcaktojë që Sekretariati i GNP-së për Kapitullin 1 tëpërbëhet nga punonjësit e Drejtorisë të Integrimit Evropian të MZHETTS-së. Ata duhet tëpunojnë në bazë të udhëzimeve të dhëna nga kryetari i GNP-së dhe nga koordinatori teknik.Në përputhje me Urdhrin e Kryeministrit, ata duhet të përgatisin programin e takimeve të GNP-së në bashkëveprim me koordinatorin teknik dhe t’ia dërgojnë atë të gjithë anëtarëve të GNP-së.Anëtarët e GNP-së janë të detyruar të marrin pjesë në takime, ose të japin shpjegime se përse nukjanë në gjendje të marrin pjesë. Nëse jo, çështja e mospjesëmarrjes duhet të ngrihet në një nivelmë të lartë. Harmonizimi i legjislacionit ekonomik dhe tregtar Rruga Ismail Qemali, No3, 2nd Floor, Tirana, Albania T +355 4 2273424/2234365

Sekretariati duhet të trajtojë të gjitha aspektet teknike të takimeve të GNP-së, duke përfshirëvendin dhe procesverbalet e tyre.Sekretariati duhet t’u japë të gjitha të dhënat, dokumentet dhe informacionin e nevojshëm nëlidhje me Kapitullin 1 të gjithë anëtarëve të GNP-së për Kapitullin 1.Në këtë drejtim, rekomandohet që të ngrihet një bazë e veçantë të dhënash – drop box – ku tëruhen të gjitha dokumentet e rëndësishme në lidhje me Kapitullin 1. Sekretariati ka për detyrë tëruajë të dhënat dhe të menaxhojë këtë inventar të dokumentacionit. Ky model do të përdoret ngatë gjitha GNP-të nën koordinimin e MZHETTS-së (7 GNP).Në shtojcën e Rregullores, japet struktura e rekomanduar e sistemit të menaxhimit të të dhënavenë formën e një Dropbox-i. Në fazën e parë, qasja në bazën e të dhënave do të sigurohet vetëmpër Sekretariatin dhe koordinatorët teknikë të GNP-ve.Në fazën e dytë, ai do të ishte i hapur për përfaqësuesit e MEI dhe drejtoritë e integrimit nëinstitucionet e tjera të linjës dhe, në fund, për të gjithë anëtarët e GNP-ve.Anëtarët GNP-së ia dërgojnë të gjithë informacionin, projekt dokumentet dhe në të ardhmen tëgjithë materialet e screening të Kapitullit 1, sekretariatit dhe koordinatorit teknik për Kapitullin1. Sekretariati dhe koordinatori teknik punojnë me të gjitha dokumentet deri sa i finalizojnë dhepastaj i dërgojnë ato, sipas rastit, për miratim në KM.IV PJESËMARRJA E PËRFAQËSUESVE TË PALËVE TË INTERESUARANë përputhje me Urdhrin e Kryeministrit Nr. 107, përcaktohet mundësia për përfshirjen epërfaqësuesve të institucioneve që nuk janë anëtarë zyrtarë të GNP-ve.Rregullorja e GNP-ve duhet të përcaktojë më me hollësi rolin e përfaqësuesve të palëve tëinteresuara, nga cilët institucione duhet të ftohen ata (p.sh., Dhoma e Tregtisë, Fakultetet,Shoqëria Civile etj), në cilat raste dhe në cilat takime të GNP-ve (p.sh., takimi i parë përpërgatitjen e materialeve që do të kontrollohen paraprakisht, etj.)Do të jetë e nevojshme të bëhet dallimi midis përgjegjësive të përfaqësuesve të caktuar ngainstitucionet e administratës publike dhe përfaqësuesit të palëve të interesuara.V NËNGRUPET E GNP PËR KAPITULLIN 1Në përputhje me Urdhrin e Kryeministrit Nr. 107 për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin eGNP-ve për Integrimin Evropian, propozohet ngritja e nëngrupeve të veçanta për Kapitullin 1.Nëngrupet do të formohen sipas nën/seksioneve negociuese. Takimet e nëngrupeve do tëdrejtohen nga koordinatori teknik i GNP-së. Ata mund të mblidhen në bazë ad hoc. Harmonizimi i legjislacionit ekonomik dhe tregtar Rruga Ismail Qemali, No3, 2nd Floor, Tirana, Albania T +355 4 2273424/2234365

Arsyeja për ngritjen e nëngrupeve është se është shumë e vështirë të koordinohet puna e njëGNP-je me një numër të madh anëtarësh, që merren me shumë çështje dhe tema të ndryshme tëacquis-së së BE-së. Është një sfidë që një grup i tillë të mbetet funksional dhe të përqendrohet nëdiskutimin e planit për harmonizim të mëtejshëm në një sektor të caktuar. Sekretariati duhet tëjapë të gjithë mbështetjen e nevojshme për punën e nëngrupeve, sikundër edhe për të gjithëGNP-në.Më poshtë është propozimi për nëngrupet e mundshme të GNP-së për Kapitullin 1:1.1. Parime të përgjithshme dhe fusha e pa harmonizuar1.2. Çështje horizontale1.3. Makineritë, LVD, EMC, RTTE, çlirimi i zhurmave, makineri e lëvizshme jo rrugore, eko- dizajn, dispensera me aerosol1.4. Lodra dhe PPE1.5. Pajisje me gaz, pajisje me presion, pajisje të transportueshme me presion, enë të thjeshta me presion1.6. Ashensorë, teleferikë, anije për argëtim1.7. MID dhe NAWI1.8. Produkte ndërtimi1.9. ATEX, eksplozive civilë dhe materiale piroteknike, armë dhe armë zjarri1.10. Mjete motorike1.11. Kimikate, detergjentë, plehra për bujqësinë, GLP1.12. Xhama, tekstile, këpucë1.13. Tw mirat kulturore1.14. Produkte mjekësore – transparenca e çmimeve1.15. Procedura e njoftimit - TRISPërbërja e secilit grup përcaktohet në bazë të listës së instrumenteve ligjorë të BE-së, qëmbulohet nga nën/seksioni i acquis-së së BE-së.Dy nëngrupe të përgjithshme – nëngrupi për parimet e përgjithshme dhe fusha e pa harmonizuardhe nëngrupi për çështjet horizontale – do të përfaqësojnë dy njësitë më të rëndësishme, të cilatdo të diskutojnë dhe përcaktojnë përparësitë e procesit të harmonizimit në Kapitullin 1. Këtogrupe do të punojnë me metodologjinë e përgatitjes së dokumenteve strategjikë dhe të gjithadokumentet e tjera përkatëse për shqyrtimin analitik të legjislacionit (screening).Nën-grupet e tjera më të vogëla do të punojnë në drejtim të përmbajtjes dhe do të jenë të detyruartë mbledhin të gjitha të dhënat dhe dokumentet e nevojshme për procesin e screening qëekzistojnë ndërkohë (aktet ligjore të miratuara dhe përkthimin e tyre në anglisht, projekt akteligjore, tabela transpozimi, skema dhe të dhëna për strukturën administrative për zbatimin). Harmonizimi i legjislacionit ekonomik dhe tregtar Rruga Ismail Qemali, No3, 2nd Floor, Tirana, Albania T +355 4 2273424/2234365

Në këtë mënyrë, ata do të fillonin punën me përgatitjet për screening që më përpara. Gjithashtu,detyra e tyre është të diskutojnë aktivitetet e mëtejshme për harmonizimin e legjislacionit dhenevojat për forcimin e kapaciteteve administrative si dhe të raportojnë për këto plane tekkoordinatori teknik dhe kryetari i GNP-së.Nëngrupet përgjegjës për legjislacionin e qasjes së re përbëhen nga: - Anëtarët e emëruar - përfaqësuesit e ministrisë përgjegjëse ose të institucionit publik; - Një përfaqësues i institucioneve të tjera që kanë të njëjtat kompetenca në fushën specifike; - Një përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme për Standardizimin; - Një përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme për Akreditimin; - Një përfaqësues i Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut; - Përfaqësues të organeve të tjera dhe organizatave nga sektori i biznesit, ekspertë, akademikë dhe të tjerë.Programi i takimeve të nëngrupeve përcaktohet nga GNP-së përkatese, në koordinim mekoordinatorin teknik. Pjesëmarrja në takime është e detyrueshme për të gjithë anëtarët.Sipas rastit, mund të ftohen përfaqësuesit e palëve të tjera të interesuar (nga ekonomia, industria,niveli lokal, organizatat jo qeveritare) për të marrë pjesë në përgatitjen e materialeve tënëngrupeve.Bashkëpunimi i plotë i të gjithë institucioneve/drejtorive që kanë kompetencë përtranspozicionin/zbatimin e një akti ligjor specifik të BE-së është i detyrueshëm.Detyra kryesore e nëngrupeve është të përgatisin kontribute profesioniste për shqyrtimin dhemonitorimin e Planit Kombëtar të Integrimit Evropian, materialet për screening, si dhe përprocesin e përgatitjes së dokumenteve të tjera thelbësorë gjatë procesit të negociimit.VI MATERIALET PËR PËRGATITJEN E SHQYRTIMIT ANALITIK TËLEGJISLACIONIT (SCREENING)GNP do të jetë përgjegjëse për përgatitjen e materialeve të shqyrtimit analitik të legjislacionit(screening). Rekomandohet të fillohet me këtë përgatitje që shumë përpara. Në këtë drejtim,duhet të parashikohen se me cilat dokumente duhet të punojnë anëtarët e GNP-së për Kapitullin1. Rekomandohet që kjo gjë të bëhet pjesë e kuadrit ligjor të përgjithshëm horizontal të Qeverisë,i cili rregullon të gjithë GNP-të.Lista e materialeve për screening: • Analiza e mangësive ligjore • Tabela e Përputhshmërisë së akteve ligjore që ndërkohë janë harmonizuar Harmonizimi i legjislacionit ekonomik dhe tregtar Rruga Ismail Qemali, No3, 2nd Floor, Tirana, Albania T +355 4 2273424/2234365

• Analiza e aspekteve financiare të transpozimit/zbatimit të një akti ligjor të transpozuar • Draft listat e screening • Draft lista e pyetjeve për Komisionin Evropian për takimin shpjegues me KE • Informacioni elektronik (jo në letër) dhe përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Evropian • Përkthimi i ligjeve dhe akteve ligjore të planifikuar për t’u paraqitur gjatë screening (përkthimi të bëhet nga MIE ose institucioni kompetent).Shtojca – Struktura e bazës së të dhënave – drop box Harmonizimi i legjislacionit ekonomik dhe tregtar Rruga Ismail Qemali, No3, 2nd Floor, Tirana, Albania T +355 4 2273424/2234365


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook