Revista shkollore \"SFIDA\" NR. 12 Intervista Aktivitetet shkollore Këndi poetik Qershor 2023
Fjala e redaksisë Përshëndetje të dashur lexues! Ky është numri i dymbëdhjetë i revistës së shkollës sonë. Ndërsa të gjithë reflektojmë për vitin që shkoi dhe për qëllimet dhe planet që do t’i vendosim vetes për vitin që po vjen, ju ftojmë të shfletoni dhe të njiheni me përmbajtjen e artikujve të këtij numri të revistës. Si çdo vit tjetër dhe kësaj here në revistë përfshihen të gjitha aktivitetet, ngjarjet që janë zhvilluar gjatë vitit shkollor 2022-2023. Si këshillë redaktues kemi punuar shumë dhe jemi munduar që dhe ky numër reviste të prezentoj më së miri punën në shkollën tonë. Duke shpresuar që kemi arritur që ju lexuesit tanë të rregullt të ndaheni të kënaqur me ne, presim nga ju sygjerimet dhe komentet tuaja për revistën tonë në adresen zyrtare të shkollës sonë [email protected] Deri në takimin e radhës, mirëmbetshi! Me respekt Këshilli redaktues i revistës Kryeredaktore: Malsore Guraziu Shabani Lektore: Ardita Lumi Ballina: Malsore Guraziu Shabani dhe Shkelzen Zekolli Struktura teknike: Shkelzen Zekolli Mësimdhënës të angazhuar: Burim Iballi, Fatmire Suka, Fatmir Lezi, Musa Lezi, Nazmi Kyqyku, Reshat Suka, Valdete Bytyçi Behluli, Valbona Kuçi. Nxënës të angazhuar: Loriana Lezi, Engji Bllaca, Erjona Guraziu, Alea Guraziu, Alea Zekolli, Rijad Hoxha, Era Iballi, Medine Hoxha, Erza Hoxha, Blina Lezi, Rejjana Hoxha, Fetije Guraziu, Hashime Hoxha. Falenderojmë të gjithë donatoret të cilët na ndihmuan në botimin e numrit të radhës së revistes sonë: NTSH “BLLACA TOURS” & FOTOKISS.
Menuqurie Qollaku Bajra, u lind më 07.06.1989 në fshatin Bllacë, komuna e Suharekës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë. Shkollën e mesme e përfundoi në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, drejtimi i Shkencave Shoqërore, pastaj filloi studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Edukimit, dega Histori – Edukatë qytetare. Studimet Baçelor i përfundoi në vitin 2014/2015. Pastaj filloi studimet Master në Universitetin e Prishtinës në Fakultetit Filozofik, drejtimi Histori e Kohës së Re. Më 1 shtator 2016 filloi punën si mësimdhënëse e Historisë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ramë Bllaca” në Bllacë. Në mars të vitit 2023, filloi punën si Drejtoreshë në këtë shkollë. Intervistë me Drejtoreshën e Shkollës, Menqurie Qollaku Bajra 1. Cila ishte arsyeja që zgjodhët të 3.Si ishte gjendja e shkollës tonë kur Ju bëheni drejtoreshë? keni filluar punën si Drejtoreshë dhe cilat janë ndryshimet tani? Edukimi është një sistem shumë i gjerë dhe i larmishëm i cili nuk mund të 3. Në përgjithësi ishte gjendje stabile. jetë asnjëherë i dhënë në mënyrë Ndryshimi kryesor ishte krijimi i përfundimtare dhe të jetë i atmosferës së punës për të gjithë në pandryshueshëm. Duke parë që shkolla mënyre të drejte për ngritjen e jona ka nevojë për ndryshime në të gjitha mësimdhënies dhe motivim për fushat, si në infrastrukturë, ngritje të mësimnxënie. Tashmë puna arsimore cilësisë, krijimin e një klime pozitive në zhvillohet në bazë të planifikimeve të shkollë, më shtyri që të behëm Drejtoreshë aktiviteteve të caktuara në bazë të PZHSH- e Shkollës. së dhe në realizimin e misionit; vizionit të shkollës. 2. Më e vështirë puna si udhëheqëse e shkollës apo si mësimdhënëse? 4.Cilat janë projektet shkollore të cilat i keni realizuar deri më tani? Puna si mesimdhënëse është më e lehtë, është kënaqësi të kontribuosh në Projektet shkollore të cilat janë zhvillimin shkathtesive, shprehive që realizuar gjatë këtij viti shkollor, janë: nxënësit të përgatiten për jetë. Ndërsa puna Projekti “Transformimi Shoqëror Inovativ si drejtoreshë është më e vështirë se në Kosovë” – KIST. Qendra për Arsim e përgjegjesia është më e madhe, për të Kosovës (KEC) dhe Dokufest me menaxhuar një shkollë, për të përmirësuar mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së të nxënit dhe arritjen e parimeve për një Holandës në Kosovë, përgjatë një viti kanë shkollë gjithëpërfshirëse. zbatuar projektin “Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë” – KIST. Pjesë e këtij projekti ishte edhe shkolla jonë, ku si shkollë kemi përfituar 300 € ( të cilat janë
përdorur për pajisje të ndryshme për përmirësojmë performacën, duke synuar të Klubin Medial ), kamera etj. krijojmë një ambient të përshtatshëm për realizimin e detyrave të punës. Unë si Projekti i GIZ “Aftësim për Tregun e Drejtoreshë jam shumë e hapur për Punës”, në bashkëpunim me nxënësit e bashkëpunim me mësimdhënës/e, persona shkollës sonë, kanë organizuar Panairin të tjerë të përfshirë në shkollë dhe jashtë “Dita e Karrierës”, i cili kishte për qëllim saj. që të bëjë prezantimin e profesioneve të ndryshme me interes te nxënësit. 7.Cili është plani juaj afatgjatë për të përmirësuar infrastrukturën dhe mjedisin Pilot - Projekti për Ngritjen e Kapaciteteve e mësimit në shkollën tonë? për Menaxhimin e Mbeturinave drejt një Shoqërie të Shëndoshë Faza 2. Pilot - Plani im afatgjatë është të krijojmë Projekti për edukimin mjedisor është duke një ambient të përshtatshëm për nxënës, u implementuar në shkollën tonë këtë vit stafin e shkollës, shkollë të digjitalizuar, nga JICA japoneze dhe Komuna e kreative dhe gjithëpërfshirëse. Si shkollë Suharekës. kemi qëllim sigurimin e një mjedisi bashkëpunues, transparent, edukues dhe të 5.Cilat janë vështirësitë dhe problemet sigurtë për të pajisur çdo nxënës me kryesore me të cilat përballet shkolla? njohuri, aftësi dhe qëndrime personale e shoqërore, te rinj me një personalitet të Mendoj që është normale që të plotësuar, me aftësi për të nxënë gjatë ballafaqohemi me vështirësi dhe probleme gjithë jetës dhe për t’ u bërë qytetarë të ndryshme kur kalojmë nga një detyrë në evropianë të përgjegjshëm për të tjetër. Problemet me të cilat përballemi si përballuar sfidat e jetës. shkollë është hapësira jo e mjaftueshme e katër klasave të cilat nuk i plotësojnë Për fund, pasi jeni emëruar Drejtoreshë kushtet bashkëkohore për mësimdhënie në një moshë të re, cili është mesazhi juaj dhe mësimnxënie të suksesshme. Probleme për nxënësit dhe gjithë lexuesit e kësaj tjera janë; ngrohja e objektit shkollor gjatë interviste? stinës së dimrit, gëlqerosja e hapësirave të brendshme të shkollës, parkingu para Nxënësit të angazhohen më shumë shkollës, probleme të cilat priten të kryhen në mësime, në mënyrë që të arrijnë gjatë muajit korrik - gusht të këtij viti. rezultate më të mira. Mundësitë në këtë kohë janë të shumta andaj, shfrytëzojeni 6. A jeni të kënaqur me punën e secilin moment për të ndriçuar mendjen mësimdhënësve dhe si është tuaj me dituri dhe mbi të gjitha, mos bashkëpunimi juaj me ta? harroni se ditët më të bukura janë ato në bankat shkollore. Në përgjithësi jam e kënaqur, por vazhdimisht angazhohemi që së bashku të Intërvisten e realizoi mësimdhënsja Fatmire Suka.
Kulla e Ramë Bllacës Kosova dhe viset e tjera shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi pasi u ripshtuan nga forcat serbe dhe malazeze në tetor 1918 u përfshinë pa dëshirën e tyre në kuadër të Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene, e cila u themelua dy muaj më pas (dhjetor 1918). Pushteti i Beogradit gjatë gjithë viteve ndërmjet Dy Luftërave Botërore (1918-1941) ka ndjekur politikë diskriminuese ndaj popullsisë shqiptare. Krahas shumë aksioneve që ndërmori ndaj shqiptarëve duhet të veçohen reforma agrare, kolonizimi dhe shpërngulja me dhunë e popullsisë shqiptare me qëllim ndryshimin e strukturës etnike në favor të elementit serbo/ sllav. Në vitet 30-të të shek. XX reforma agrare dhe kolonizimi dhe për pasojë edhe shpërngulja u intensifikuan tej mase. Madje, për realizimin e qëllimeve të Beogradit u realizuan një varg marrëveshjesh me Turqinë, prej të cilave vlen të përmendet ajo e vitit 1938, sipas të cilës nga viset shqiptare të Mbretërisë SKS brenda një periudhe prej pesë vitesh duhej të shpërnguleshin mbi 500 mijë shqiptarë. Për të arritur këtë objektiv pushteti serb shtonte gjithnjë e më shumë dhunën dhe terrorin ndaj popullsisë shqiptare. Në anën tjetër, shqiptarët ndonëse nuk kishin fuqi politike e ushtarake u munduan që të rezistonin në çfarëdo forme me qëllim që të parandalonin sado pak këtë tragjedi kombëtare. Njëri ndër personalitetet shqiptare që bëri përpjekje të vazhdueshme për të kundërshtuar politikën asimiluese të Beogradit ndaj shqiptarëve ishte pa diskutim Ramë Bllaca, i cili në vitet e 30 -ta, mbante pozitën e Deputetit në Parlamentin Jugosllav në Beograd. Ishte ndër të paktë Deputetë Shqiptarë që kishte ky Parlament dhe ndër më të zëshmit. Përveç zërit që e ngriste në Parlament, ku hapur kundërshtonte marrëveshjet e arritura për shpërnguljen e shqiptarëve, ai ndërmerrte edhe veprime të tjera që simbolizonin qëndresën e shqiptarëve dhe vullnetin e tyre për të qëndruar të palëkundur nga vatrat e tyre. Kështu, në vitin 1936, Ramë Bllaca mblodhi njerëzit e fshatit të tij dhe më gjerë dhe filloi ndërtimin e një shtëpie të re, pa patuar nevojë për të. Arsyeja kryesore ishte të jepte shembull të mirë që nuk duhej të braktisnin vendlindjen e tyre, por duhet të qëndrojnë në Kosovë, me qëllim të kundërshtimit të spastrimit etnik. Shtëpi – Kulla ishte një shtëpi dykatëshe e ndërtuar nga materiali i gurit. Ajo u ndërtua në afërsi të rrugës me qëllim që të shihej nga banorët e fshatit, të cilët nga dhuna dhe presioni serb mendonin të shpërnguleshin në drejtim të Turqisë. Ndonëse mund të duket simbolike, ndërtimi i shtëpisë - kullës nga njëri ndër personalitetet më të njohura në kulmin e shpërnguljes, pati efekt të madh te popullsia shqiptare e
kësaj ane. Kjo sepse, ata merrnin guxim dhe kurajo nga Ramë Bllaca për të vazhduar së qëndruari në vendlindjen e tyre. Kulla e Ramë Bllacës për shkak të qëllimit të ndërtimit, ishte dhe mbeti unike dhe e shenjtë. Kjo sepse, asnjë objekt kulti nuk mund të kishte më tepër ndikim sesa kjo kullë, për të frenuar shpërnguljen në masë të popullsisë shqiptare nga Bllaca, Suhareka dhe e gjithë Kosova. Është me rëndësi të theksohet fakti se Kulla e Ramë Bllacës është unike në gjithë gjeografinë shqiptare, jo për shkak të planimetrisë, as materialit të ndërtimit, por, për shkak të misionit që kreu në periudhën më tragjike për kombin shqiptar: parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi. ----------------------------------------------------------------------- Kulla e Dëshmorëve Bllacë Në vitet e luftës së fundit në Kosovë (1998-1999) si në të gjitha rajonet e Kosovës, edhe në komunën e Suharekës janë zhvilluar beteja të ashpra ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat ushtarake dhe policore serbe. Bllaca, duke qenë ndër fshatrat më të mëdha dhe më të lashta të komunës së Suharekës, dhe ku fryma patriotike ka buruar ndër breza, ishte ndër të parat në të cilën u zhvilluan beteja të ashpëra me forcat serbe. Shumë qytetarë të këtij fshati u bënë pjesëtarë të UÇK - së dhe shumë të tjerë në forma të ndryshme e mbështetën luftën heroike të djemve dhe vajzave tona. Prej tyre disa ranë Dëshmorë në Altarin e Lirisë. Prandaj, në vendin ku u zhvilluan betejat më të ashpra kundër pushtuesit serb e ku ranë këta dëshmorë, pas përfundimit të luftës, respektivisht në vitin 2017 u planifikua ndërtimi i Kullës së Dëshmorëve në Bllacë. Ideja për fillimin e ndërtimit të kësaj kulle ka filluar në prill të këtij viti në një takim të organizuar nga veteranët e UÇK-së. Vlen të përmendet se pjesëmarrës në këtë organizim ishin z.Daut Haradinaj, z.Bali Muharremaj, Time Kadriaj dhe personalitete tjera nga jeta politike e ushtarake. Në këtë takim u dha idea dhe u propozua ndërtimi i një kulle. Në këtë takim kryetari i tanishëm i komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj u zotua se kjo kullë do të ndërtohet në nderim të heroizmit dhe sakrificës së dëshmorëve të UÇK-së në Bllacë.
Ideatori dhe projektuesi i Kullës është z. Zenel Zekolli, që ishte komandant i batalionit, Brigada 121. Ndërtimi i Kullës së Dëshmorëve në Bllacë filloi në qershor 2021, ndërsa punimet përfunduan më 28 nëntor 2022. Kulla është një objekt dykatësh i ndërtuar nga materiali i gurit, e cila gjendet në afërsi të lapidarit ku gjenden të skalitur emrat e dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Bllacë. Duhet të theksohet fakti se Kulla e Dëshmorëve në Bllacë ka rëndësi të madhe historike për të gjithë banorët e këtij fshati, por në veçanti për veteranët e UÇK-së, të cilët përveç aspektit emocional që kanë me luftën dhe me bashkëluftëtarët e tyre të rënë, këtë kullë e shfrytëzojnë edhe për aktivitete të ndryshme. Në brendi të kullës tani gjenden vetëm fotografi të dëshmorëve të fshatit Bllacë, por që është planifikuar që në të ardhmen të vendosen edhe artefakte të ndryshme, që do të pasqyrojnë rezistencën e UÇK-së në Bllacë dhe më gjerë. Prandaj, pritet në të ardhmen që kësaj kulle t’ i shtohet edhe më shumë vlera dhe rëndësia e saj. Kullën e Dëshmorëve në Bllacë mund ta vizitojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim moshe dhe natyrisht vizitorët e huaj, të cilët shprehin dëshirë të shohin sakrificën e shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Por, vizitat nga nxënësit e Shkollave Fillore dhe të Mesme janë të mirëseardhura. Kjo sepse të rinjtë duhet të njohin dëshmorët e rënë për liri dhe pavarësi, ngase fryma e tyre liridashëse duhet t’i përshkojë edhe gjeneratat e reja, me qëllim që të ardhmen e vendit ta kemi të sigurtë. Historia për një komb është me rëndësi primare, ngase kush e harron të kaluarën, rrezikon t’ i përsëritet ajo.
Veteranët dhe të gjithë popullin që kontribuoi për këtë ditë të lirisë. Vitet e lirisë kalojnë shpejt dhe mund të barazohen me një vit liri me një ditë robëri. Intervistë me z. Destan Zekolli – Kryetar i 2. Sa janë përmbushur kërkesat e Shoqatave të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Suharekë Dalura nga Lufta? Që nga viti 2015 kanë filluar ndihmat sociale për Veteranët, Invalidët dhe Familjet e Dëshmorëve. Si Kategori të Dalura nga Lufta jemi të pakënaqur me gjendjen në të cilën jemi. 1. Si ndiheni si kryetar i shoqatës së veteranëve të 3. Cila është rëndësia e Kullës së Dëshmorëve dhe UÇK-së dhe vëlla i dëshmorit Bislim Zekolli? për çka shërben? Janë të freskëta kujtimet e luftës, 25 vite Kulla është histori e gjallë dhe ajo shërben nga fillimi dhe 24 vite nga mbarimi i kujtoj dhe i si kullë muze, argumente të dëshmorëve dhe respektojmë përherë Dëshmorët e Kombit, artefaktet e luftëtarëve të lirisë. Invalidët, ----------------------------------------------------------------------- Intervistë me z. Ismet Guraziu 1. Si ndiheni në këtë përvjetor të lirisë si komandant i kompanisë që ishit gjatë luftës? I zhgënjyer dhe i revoltuar për gjendjen dhe sakrificën e të gjithë dëshmorëve të kombit, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së. Statusi i tyre është shkelur dhe është nëpërkëmbur. Veteranët e UÇK-së kanë menduar se Kosova do të jetë një shtet i ri modern që do t’i japim një shembull gjithë botës. Zhgënjimin e tyre e kanë parë të gjithë ata që nuk dinë çka është liria. 2. Çka simbolizon Kulla e Dëshmorëve në Bllacë? Kulla simbolizon qëndresën heroike të dëshmorëve të kombit, e cila është ngritur mbi gjakun e tyre. Ajo është simboli i lirisë. Atë do ta gëzojnë të gjitha gjeneratat derisa toka është tokë, e ajri është ajër. Intervistën e realizuan mësimdhënësit: Burim Iballi dhe Musa Lezi.
ADEM ( NUREDIN ) DERGUTI Në Bllacën ku u lindën kolos të mëdhenj të cilët rrezatuan në tërë hapësirën shqiptare, në Bllacën e rezistencës ndaj çdo pushtuesi, u lind më 12.07.1951 Adem Derguti. Shtatë klasë të shkollës fillore i kreu në fshatin Bllacë, kurse klasën e tetë në fshatin Duhël si gjeneratë e parë. Një vit nuk pati mundësi që të regjistrohet në ndonjë shkollë të mesme. Fati i tij dhe shumë të tjerëve në vitin 1967/ 68 kur u hapën dy paralele të Shkollës Normale në Suharekë ju dha mundësia që të regjistrohet në këtë shkollë. Dy vite i kreu në Suharekë kurse tri tjera në Prizren në vitin shkollor 1971/ 72. Karrierën e Mësuesisë e filloi në fshatin e tij të lindjes Bllacë me klasë të ulët. Në vitin shkollor 1974/ 75 regjistrohet në SHLP dega Histori – Gjeografi në Shkup të cilën e kreu me sukses në vitin 1976. Drejtori i tij Ali Buzhala për Ademin shkruan: “ Ishte një model i veprimeve të ndershme dhe sjellje korrekte, ishte shumë i përkushtuar dhe i kujdesshëm në mësimdhënie. Ademi shpërndau farën e dijes dhe mirëkuptimit. Ka vu një gur të madh në kështjellën e pamposhtur të arsimit në Bllacë dhe Duhël”. Ka punuar në fshatin Bllacë dhe Duhël në edukimin e gjeneratave të reja. Me nxënës dhe rini ishte i angazhuar në grupin e folklorit sepse dinte t’ u binte disa instrumenteve. Po ashtu gjatë kremtimeve të ndryshme ka hapur ekspozita nga lënda e historisë. Mbi supet e tij me nder e respekt barti barrën e rëndë të edukimit dhe arsimimit të shumë gjeneratave. Në vitin 1989 kur marrëdhëniet në mes të serbëve dhe shqiptarëve ishin të acaruara nga fshati ishte i propozuar në Asamblenë Komunale. Po ashtu në vitet 2017/ 21, të cilën ia vazhduan edhe pas vitit 2022 ishte Kryetar i Këshillit të Prindërve në Nivel të Komunës. Nxënësja e tij e klasës së shtatë ( VII ), Marigona Fangu për të shkruan: ” Këshillat që morëm nga mësuesi Adem Derguti na shërbejnë edhe tani. Nëse një ditë do të arrijmë rezultate do të jetë meritë e tij, dhe e mësimdhënësve tjerë që me përkushtim punuan në edukimin e brezit të ri. Ndoshta kishim raste kur nuk kishim ndonjë sjellje të mirë, por te ai shihnim një buzëqeshje dhe këshillë, dhe për ne ishte një fuqi për të ecur përpara. Fjalët e tij na qetësonin. Mburremi me të që ai me disa libra të botuara e shkruajti historinë e fshatit, histori e cila do t’i shërbejë brezit të ri. Pas vitit 2010 në SHFMU “Ramë Bllaca” ktheu një klasë në muze ku pasqyrohej historiku i shkollës dhe fshati i tij. Është marrë edhe me shkrime dhe ka botuar këto libra. 1. Bllaca – Monografi. 2. Arsimi në Bllacë dhe në rrethinë - Monografi 3. Qazim Bllaca – Kujtime 4. Asllan Fazlia – Monografi 5. Rizah Bllaca në anekdota – Anekdota 6. Mediat për kulturën ndër vite në Komunën e Suharekës – Monografi 7. Mediat për lutën e UÇK - së në Komunën e Suharekës 1998/99. 8. Ramë Bllaca – Monografi. 9. Rrënjët e lirisë - Monografi 10. Mediat për Arsimin në Komunën e Suharekës 1945/ 2020 – Monografi 11. Masakra e Tivarit – të masakruarit dhe të mbijetuarit e 42 katundeve të Suharekës 12. Gjenerata e Shkollës Normale të Prizrenit 1971 – 1972 . Ka gati për botim edhe disa monografi. Shkroi: Adem Derguti
SHKRIMI ËSHTË SHPËTIM NGA PËRMBYTJA SHPIRTËRORE Ndonjëherë, për t’mos thënë pothuajse përherë, për të gjithë ata që e kanë marrë këtë rrugë të të shkruarit, është e vështirë të përcaktohet koha se kur kanë filluar të shkruajnë, të bëjnë art: në prozë, në poezi e ndonjë zhanër tjetër letrarë. Sipas Nelle Harper Lee të shkruarit është një “përmbushje e një nevoje të brendshme për ta shprehur veten”. E kam thënë më hërët në ndonjë shkrim, koha kur kam filluar të shkruaj ka qenë periudha diku në vitin 1997, ndoshta edhe më herët në kohën kur mundohesha të mësoja ndonjë poezi përmendsh e, edhe kur i kopjoja në ndonjë fletore poezitë e autorëve të ndryshëm, ato që më pëlqenin. Artin e të shkruarit atë botë kam provuar ta mësoj vetë, pa pyetur askënd, e kam fjalën për periudhën kur shkruja fshehurazi, sipas Zhan-Zhak Ruso “Sado natyral talenti i njeriut mund të jetë, akti i të shkruarit nuk mund të mësohet i gjithi përnjëherë.” Atë botë nuk kam pasur një këshillë nga dikush, madje deri diku kah fundi i 1999, kam shkruar tinëz, tinëz familjes, tinëz botës, tinëz Zotit. Kur erdhi koha e këtij zbulimi nga të tjerët, pa e ditur as vet se si dhe pse ndodhi nuk e di pse skuqesha dhe bëja sikur ato copa vargjesh dhe strofash të krijuara ashtu si dija, sillesha sikur nuk ishin të miat. E kujtoj atë kohë kur përpos të afërmve, tani lajmi pati dalë edhe në lagje, fshat, e miqësi se unë shkruaja! Të tjerët shpesh e bënin pyetjen se nga i merr ato fjalë, i kopjon nga ndonjë libër apo diçka e tillë? Pa e kuptuar as vet diçka brenda meje atë botë kërkonte të dilte nga thellësia e shpirtit. Vjershat sikur më ishin bërë lëmsh në mendje dhe kërkonin të dilnin jashtë për t’u takuar, së pari me mua pastaj nëse u vinte radha edhe me lexuesin. Më vonë e pata kuptuar se e gjithë ajo ngulfajtje shpirtërore ishte thjesht “ një nyje në fyt, si një ndjesi gabimi, si një përmallim, si një rënie në dashuri. (Robert Frost) Ajo kohë ka mbetur në kujtesën time si një portret surreal. Fletorja e parë e sprovave të mia për të bërë poezi (e them të vërtetën nuk ia vlenin aspak të dilnin në publik) është shndërruar në hi e tym... Sot atë ditë ndjej dhembje për atë humbje sentimentale timen. Ajo humbje se di as vet se pse ma kujton thënien e Viktor Hygos “...dhimbja e një nëne që ka humbur fëmijën e saj, çdo ditë për të është dita e parë, kjo dhimbje nuk vjetërohet asnjë herë”. Pak a shumë e ndjej një gjë të tillë për ato copa fletësh të bardha që qenë shndërruar në copa letrash të shkruara fshehurazi. Ai akt, apo ajo sprovë e të shkruarit i ngjante një toke ku ka pasur lisa përherë, tokë e pyllëzuar, por nga nevoja e njeriut ajo copë toke fillon të lirohet nga drunjtë që të bëhet tokë pjellore, përherë duke i shikuar që të dyja anët, atë të dëmshme, shkatërrim pyjesh dhe atë të dobishme, mbjellje të ndonjë peme, misri, luleve... Më vonë në vitin 2002, edhi koha dhe publikova një tufë poezish si libër më vete, të titulluara “Stinët vdesin”, në mendjen time kujtoja se e kisha bërë një hap të madh për këtë udhëtim sa magjik po aq me përgjegjësi, pa e ditur se isha futur në një rrugë e cila herë të liron nga bota e preokupimeve dhe të jep liri, lehtësim shpirtëror e gëzim, dhe herave tjera të humbë nëpër rrugët plot kthesa, përplot mjegulla e tatëpjeta të cilat duhet t’ i kapërcesh për të mbërritur deri te caku ku edhe ke imagjinuar se do të mbërrish, pra te “përmbushja e një nevoje të brendshme për ta shprehur veten”. Nuk më kujtohet se kur dhe ku e kam lexuar këtë mendim të Ciceronit: “Edhe nëse nuk ke asgjë për të shkruar, thuaj dhe shkruaj se nuk ke asgjë për të shkruar”. Shpesh i jam rikthyer këtij mendimi dhe e kam ngulitur në kokë si të ishte një thesar i paçmueshëm pa të cilin edhe s’ mund të ecet përpara, as në art as në jetë. Vet prononcimi përmes shkrimit se je duke u treguar të tjerëve me disa fjalë, fjali apo edhe më gjatë “ se nuk ke asgjë për të shkruar” është art në vete. Me kalimin e viteve në rrugëtmin tim të të shkruarit dhe publikuarit erdhën disa libra tjerë njëri pas tjetrit, herë në prozë herë në poezi e kritikë. Maratona e të shkruarit ende është në rrugëtimin e tij, deri në kohën e kryer të thjeshtë... Sabit B. Bajraktari, Maj 2023 – Itali.
Libri “NOAH” – 2022, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mars të vitit 2023 është vlerësuar me çmimin “ALI PODRIMJA” si libri më i mirë me poezi për vitin 2022. FATI I NJË EMIGRANTI Ëndrra e radhës ishte bërë shpuzë e hi Shtëpia në të cilën linda qe bërë si kuti Në prag të ikjes E mbushur me dhembje M’u shfaq mjegulla e vendlindjes Mbështjellë me kujtime të djegura Harrova diellin në ethe të natës Zi Teksa mbathja këpucët e shqyera Ëndrra e katërt ma kujtoi një vajzë Në secilën botë që dilja Tani e bërë grua... Takohesha me misteret e frikës Dhe lotët e saj që rridhnin si krua Ikje të pafundme shfaqeshin në valixhe Grindjet përrallore ma rrënonin jetën E pesta ëndërr më ra shuplakë Të gjitha rrugët dashuri e baltë Kur m’u zbardh koka Tani qenë shtruar mëri e asfalt Erdhën shtatë ëndrrat e braktisura E parafundit ëndërr m’u shfaq në pasqyrë E para ëndërr nëna ime Më tha: Ike pa më treguar Qe plakur sa s’ka më Tani kthehesh i tërbuar Pothuajse më kishte harruar Në atdheun tënd që s’të ka harruar Gati sa s’e njoha ç’fat i trishtuar E fundit ëndërr një fushë e mbushur varre E dyta ëndërr e harruar që moti S’e di nëse isha kthyer për të jetuar Kishte hequr maskën Mbase për të vdekur në timen ëndërr më të vjetër Nga ëndrra e bukur në zhgjëndërr të frikshme (25. XI. 2017, Trenzano - Itali) Ishte shndërruar
AKTIVITETET E ORGANIZUARA GJATË VITIT SHKOLLOR 2022-2023 DHE REZULTATET E ARRITURA Dita e Shkollës - 09. 06. 2022 Falenderim dhe mirënjohje për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit/et dhe prindërit për angazhimin e tyre të vazhdueshëm që shkolla jonë të jetë shembull i së mirës dhe i diturisë dhe nga ajo të përcillen edhe më tutje gjenerata nxënësish të shkëlqyeshëm dhe me qëllime jetësore për të tashmen dhe të ardhmen. E për të parë punën e tyre, na nderuan Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, mysafirët, prindërit që inkurajuan nxënësit të punojnë e të mësojnë tutje për t' u bërë kompetentë në të gjitha fushat e në veçanti aty ku kanë afinitete.
Projekti: Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë Në një konkurencë të fortë jemi përzgjedhur në mesin e dhjetë shkollave fituese të projektit KIST (Kosovo Innovative Social Transformation / Transformimi Shoqëror Inovativ nè Kosovë. Ky është projekti njëvjeçar që do të fillojë zbatimin nga qershori 2022, i financuar nga Ambasada e Mbreterisë së Holandës në Kosovë dhe zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës - KEC në partneritet me Dokufest. Qëllimi i përgjitshëm i projektit është i Edukimit Digjital në Arsim, duke ofruar udhëzime dhe materiale digjitale për shkollat, si dhe aktivitete kulturore e artistike, me synim rritjen e pjesëmarrjes aktive të nxënësve në jetën qytetare, adresimin e dezinformimit, dhe zhvillimin e të menduarit kritik ne përballjen me sfidat e shekullit 21. Sot kishim kënaqësinë dhe ishim të nderuar të merrnim pjesë në ceremoninë ku u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit (MIM). Memorandumi u nënshkrua nga znj. Vilma Biba - Menaxhere e Projektit dhe znj. Sadije Lumi - Drejtore e Shkollës Falënderojmë DKA- në, Suharekë, Drejtorin z. Remzi Bajselmani që pa hezitim ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e shkollës në këtë projekt, që njëherit ishit kusht për aplikim, po ashtu falenderojmë mësimdhënësit e shkollës sonë si Koordinator të këtij Projekti Ardita Lumi dhe Reshat Suka. ----------------------------------------------------------------------- 24. 06. 2022 Parafillorët mbaruan rrugëtimin e tyre të nisur në shtator. U dorëzuam certifikatat fëmijëve dhe gjithçka që shihej në fytyrat e tyre ishte gëzimi e hareja. Po ashtu nxënësit e klasëve të pesta sot mbaruan ciklin e ulët të shkollimit fillor. Me anë të ceromonisë ne u dorëzuam diplomat dhe u uruam shëndet e shumë suksese. Jemi me të vërtetë krenarë për gjeneratat që do të kontribojnë për vendin tonë. I gjithë stafi jonë mezi pret të vazhdojë punën me ju! Ju urojmë shëndet dhe gjithë të mirat!
13. 07. 2022 PRANIM - DORËZIMI I DETYRËS SË DREJTORIT Menqurie Qollaku është emëruar si Ushtruese e Detyrës së Drejtorit në shkollën tonë. Në prezencë të përfaqësuesve nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë: Remzi Bajselmani ( Drejtor i DKA-së ) dhe Agim Rraqi ( zyrtar ), u bë pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të shkollës, ndërmjet Sadije Lumi dhe Menqurie Qollaku. ----------------------------------------------------------------------- ������������������������������������������ ������������������������������������ “������������������������������������������������”, ������������ - ������������ ������������������������������������ ������������������������ Qëllimi i Shkollës Verore është krijimi i mundësive për nxënësit dhe mësimdhënësit që të përforcojnë njohuritë rreth edukimit digjital, në mënyrë që nxënësit të dinë si të përballen me dezinformimin dhe lajmet e rreme. Gjatë Shkollës Verore do të organizohen aktivitete të ndryshme edukative të cilat do të ndikojnë në zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve, të cilët njohuritë e tyre për përdorimin e platformave digjitale do t’ i plotësojnë me shkathtësi të të menduarit kritik dhe aktivitizëm qytetar në përballjen me sfidat e ditëve të sotme. Shkolla jonë përfaqësohet nga një grup nxënësish nga cikli i lartë, nën udhëheqjen e mësimdhënësit Reshat Suka.
03. 10. 2022 Donacion nga GIZ Shkolla jonë nga GIZ pranoi donacion: dhjetë tavolina pune, një fotokopje, një laptop dhe një monitor për PC. ----------------------------------------------------------------------- 27. 10. 2022 BULLIZMI KIBERNETIK Në kuadër të projektit “Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë” i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Dokufest, u shfaq një film me temë “ Bullizmi në rrjetet sociale”. Në ditët e sotme përdorimi i internetit - rrjeteve sociale është bërë pjesë e pandashme e aktivitetit ditor të fëmijëve. Aplikacionet e tilla, pavarësisht se janë të vlefshme dhe të nevojshme, mund t' i ekpozojnë fëmijët ndaj një sërë rreziqesh dhe abuzimesh. Antarët e Klubit Mediatik të udhëhequr nga mësimdhënësit, Arditë Lumi dhe Reshat Suka, u njoftuan me rreziqet me të cilat fëmijët mund të ndeshen nga përdorimi i rrjeteve sociale dhe me mënyrën se si duhet të mbrohen nga këto rreziqe. Filma të tillë me mesazhe vetëdijësuese do të shfaqen vazhdimisht në shkollën tonë. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është promovimi i edukimit digjital në arsim, duke ofruar udhëzime dhe materiale digjitale për shkollat, si dhe aktivitete kulturore e artistike, me synim rritjen e pjesëmarrjes aktive të nxënësve në jetën qytetare, adresimin e dezinformimit, dhe zhvillimin e të menduarit kritik në përballjen me sfidat e shekullit 21.
29. 10. 2022 Zgjedhja e Këshillit të Prindërve Është mbajtur mbledhja e Këshillit të Prindërve (KP) në Nivel Shkolle, ku u zgjodh Kryesia e Re: 1. Emihane Bllaca - Kryetare e KP 2. Afrim Pirku - Nënkryetar 3. Saime Kermeni - Sekretare 4. Vlora Lumi - Arkatare Aktivizimi sa më i madh i KP-së do të ndikojë në fuqizimin e rolit të prindërve dhe krijimin e një bashkëpunimi sa më të mirë në mes të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve. ----------------------------------------------------------------------- 01. 11. 2022 Ligjeratë nga Policia e Kosovës Në shkollën tonë është mbajtur ligjëratë me temë “Siguria në Komunikacionin Rrugor”, e organizuar nga Polica e Kosovës. Në këtë ligjeratë, para nxënësve janë prezantuar obligimet që dalin nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorëve, se si duhet të lëvizin në rrugë. Nga nxënësit u kërkua që të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në rrugë, duke i respektuar rregullat që u takojnë atyre ( të lëvizin në trotuar, në rrugë të lëvizin njëri pas tjetrit dhe rregulla tjera që lidhen me sigurinë e tyre në komunikacion).
04.11.2022 Zgjedhja e kryetarit të KDSH-së Është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues të Shkollës ( KDSH ), ku u zgjodh Kryetari i KDSH-së për këtë vit shkollor Afrim Pirku. ----------------------------------------------------------------------- 09.11.2022 Vizitë kryetarit të Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj nga nxënësit e klasës IV1 me mësimdhënësen Fatmire Suka.
21. 11. 2022 KUIZ NGA LËNDA E HISTORISË Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “JAVËS SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË”, u mbajt kuiz nga lënda e historisë. Pjesëmarrës në kuiz ishin nxënësit e klasëve IX1 dhe IX2, ku fituese doli klasa IX1, me rezultat 120 me 110 pikë. Pjesa parë: Kuiz nga lënda e historisë ( pyetje rreth Historisë së Popullit Shqiptar ); Pjesa dytë: Prezantim nga nxënësit ( Epoka e Skënderbeut ). Nxënësit u vlerësuan nga komisioni: 1. Burim Iballi 2. Urim Kyqyku 3. Musa Lezi Kuizi u organizua nga Aktivi i Shkencave Shoqërore. Pjesa teknike: Shkelzen Zekolli - Sekretar i shkollës. ----------------------------------------------------------------------- 24. 11. 2022 KONKURS LETRAR Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit ( FESTËS SË FLAMURIT ) në shkollën tonë, është organizuar “Konkurs letrar” më datë 22. 11. 2022 ( e martë ). Pjesëmarrës në këtë konkurs ishin nxënësit nga cikli i lartë ( VI-IX ), gjithsej 57 nxënës. Nxënësit patën mundësinë të zgjedhin temën dhe të shkruajnë në zhanrin letrar që kanë zgjedhur. Rezultatet e konkursit: Vendi i parë ( I ), për nxënësen: Erza Hoxha ( VIII2 ), për esenë me titull “Histori dhe krenari”. Vendi i dytë ( II ), për nxënësen: Era Iballi ( VI2 ), për poezinë me titull “Flamuri jonë”. Vendi i tretë ( III ), për nxënësen: Fetije Guraziu ( IX1 ), për esenë me titull “ O sa mirë me qenë shqiptar”. Konkursi u organizua nga mësimdhënësja Malsore Guraziu - Shabani.
24. 11. 2022 GARA NË ATLETIKË ( VRAPIM I LIRË ) 400 m Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit ( FESTËS SË FLAMURIT ), sot në shkollën tonë, u mbajtën garat në Atletikë ( vrapim i lire ) 400 m, në të dy konkurencat ( meshkuj dhe femra ). Rezultatet më të mira i arritën: Klasat e gjashta dhe shtata ( VI - VII ) Meshkujt: 1. Deon Suka, VII2 2. Elton Kermeni, VII1 3. Etnik Lumi, VII2 Femrat: 1. Erza Iballi, VII1 2. Era Iballi, VI2 3. Rejjana Hoxha, VI2 Klasat e teta dhe nënta ( VIII - IX ) Meshkujt: 1. Rexhep Lezi, VIII2 2. Leonis Iballi, IX2 3. Blerton Kermeni, IX2 Femrat: 1. Fiona Lumi, VIII2 2. Erblina Kermeni, IX2 3. Dionita Qollaku, IX2 Garat u organizuan nga mësimdhënësit Minire Suka dhe Reshat Suka, ndihmuan Burim Iballi, Shqipe Lumi. ----------------------------------------------------------------------- 24. 11. 2022 Aktivitet nga nxënësit me Veshje dhe Ushqime Tradicionale Shqiptare Përmes këtij aktiviteti me veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale, nxënësit u njohën me Traditat Shqiptare. Ta ruajmë identitetin tonë kombëtar e kulturor! Aktiviteti u organizua nga mësimdhënësja: Valbone Kuçi, ndihmuan edhe Fatmir Lezi dhe Arlinda Bajraktari.
25. 11. 2022 28 Nëntori - Datë Historike e Kombit Shqiptarë! Shkolla jonë përmbylli JAVËN E PAVARËSISË me program kulturor-artistik të shfaqur nga nxënësit e ciklit të ulët. Këngë, valle, poezi, recitale, e shfaqje skenike të gërshetuara me veshjet tradicionale kuq e zi ia shtuan madhështinë festës. -------------------------------------------------------------------------------------- 21. 12. 2022 SHPËRNDARJA E DHURATAVE Është bërë shpërndarja e dhuratave për të gjithë nxënësit e shkollës sonë, të cilat ishin donacion nga Shoqata Humanitare \"HUMEDICA\". Falenderojmë përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare “HUMEDICA”, për kujdesin dhe humanitetin që po ofrojnë për nxënësit tanë, me rastin e Festave të Fundvitit. Faleminderit HUMEDICA! Faleminderit Alban Bytyçi!
28. 12. 2022 DIKTIM ME NXËNËSIT NGA KLASA I-V Drejtoria e shkollës nga data 19 - 28 Dhjetor 2022, ka mbajtur DIKTIM me nxënësit nga klasat e para ( I ) deri në klasat e pesta ( V ). Ky aktivitet realizohet me qëllim të ngritjes së nivelit të drejtshkrimit dhe bukurshkrimit te nxënësit tanë. ----------------------------------------------------------------------- 28. 12. 2022 Ligjeratë “ Rreziku nga mjetet piroteknike” Tashmë që po afrohen festat e fundvitit, përdorimi i mjeteve piroteknike nga ana e të rinjve në Kosovë është rritur me të madhe. Mësimdhënësi Urim Kyqyku, mbajti një ligjeratë me qëllim të ndërgjegjësimit të nxënësve për rrezikun që mund të shkaktojë përdorimi i mjeteve piroteknike. ----------------------------------------------------------------------- 12. 01. 2023 PROJEKTI “ FUTURE AHEAD” me GIZ Nga përfaqësuesit e Këshillit Rinor Kosovar (KYC) u mbajt aktiviteti i radhës rreth “Krijimit të Planit të Veprimit për Orientim në Karrierë”. Sipas kërkesave aktuale të Tregut Botëror, aftësitë parësore që do të fitohen që në moshë shumë të re janë: të menduarit kritik, zgjidhja e problemeve dhe aftësi të tjera të buta, edukimi për të drejtat e njeriut, pjesëmarrja në zgjedhje dhe vendimmarrja demokratike, ndërkulturore. Komunikimi, shkrim-leximi mediatik e kështu me radhë. KYC, synon të rrisë pjesëmarrjen e nxënësve duke i udhëhequr/ mentoruar nxënësit për të kuptuar rolin e tyre dhe ndikimin që mund të kenë brenda shkollave të tyre. Në këtë drejtim, dihet se Këshilli i Nxënësve të Shkollës është struktura kryesore që përfaqëson rolet dhe veprimtaritë e nxënësve. Prandaj, si aktor do të japë kontributin duke u përfshirë në mënyrë funksionale - aktive në strukturën e shkollës dhe përmes inicimit të punëtorive, grupeve punuese, etj... brenda shkollave të tyre, që do të rrisnin mundësitë që nxënësit të përfshihen në aktivitete që do t'i ndihmojë ata të orientohen për karrierën e tyre.
25. 01. 2023 Aktiviteti i radhës në kuadër të projektit “Future Ahead” nga KYC/GIZ U mbajt “Trajnimi për Dixhitalizim dhe Inovacion” nga KYC/GIZ. Pjesë e këtij trajnimi ishin rreth 20 nxënës nga cikli i lartë ( VI - IX ). ----------------------------------------------------------------------- 09. 02. 2023 Ligjeratë për mbrojtjen e fëmijëve nga ekspozimi në internet në kuadër të shënimit të “ Ditës për Internet të Sigurt (SID)” Edukimi pёr pёrdorim tё sigurt tё internetit ёshtё njё detyrim dhe rol i rёndёsishёm i sektorit tё arsimit brenda zhvillimit të kompetencës digjitale për fëmijët dhe të rinjtë tanë. Nё rrethanat tona kur përdorimi i internetit është shumё i lartё, kёrkohet ndёrgjegjёsim pёr pёrdorimin e dobishёm dhe tё pёrgjegjshёm tё internetit, ngase keqpёrdorimet dhe rreziqet nё internet sjellin dёme tё mёdha nё marrёdhёniet ndёrmjet fёmijёve, nxёnёsve dhe nё relacione tё tjera, ku shumёherё na shpёrfaqet edhe dhuna nё forma tё ndryshme. Po – si gjithmonë – fjala e fundit u mbetet familjarëve, të cilëve u kërkohet që të kujdesen për fëmijët e tyre nga përdorimi i tepruar i teknologjisë. Kjo ligjeratë u mbajt nga mësimdhënësi Urim Kyqyku me nxënësit e klasave të VI. ----------------------------------------------------------------------- 11. 02. 2023 TRAJNIM PËR NXËNËS \"Ngritja e Kapaciteteve të Shkollave Partnere, në lidhje me Përdorimin e Përmbajtjes Digjitale për Qëllime Kreative e Edukative\" Trajnimi ka si qëllim të ndihmojë shkollat pjesëmarrëse të zhvillojën aftësitë e pranueshme për të marrë pjesë në Sfidën e Transformimit Digjital, që përfshin kategori të ndryshme. Nxënësit do të inkurajohen të zgjedhin një ose më shumë tema dhe nëpërmjet projektit të tyre, të rrisin ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve të tyre rreth lajmeve të rreme, dezinformatave, formave të ndryshme të ekstremizmit etj.
14. 02. 2023 Aktivitet: Lojëra kreative me nxënës Sot në kuadër të shënimit të “ JAVËS SË PAVARËSISË SË KOSOVËS” janë zhvilluar lojëra kreative me nxënës nga cikli i ulët ( I-V ). Komisioni organizativ: Arditë Lumi, Fatmire Suka, Fatmir Lezi, Rina Kabashi dhe Valbona Kuçi. ----------------------------------------------------------------------- 15. 02. 2023 Vizitë Kuvendit të Republikës së Kosovës Në kuadër të Javës së Pavarësisë, në mënyrë të organizuar vizituam Kuvendin e Republikës së Kosovës! Aty u njohëm për së afërmi me punën, rolin, dhe mënyrën se si funksionon Kuvendi i Shtetit tonë. Dërguam libra të të gjithë autorëve Bllacas si dhuratë për Bibliotekën e Kuvendit ku morëm falenderime dhe mirënjohje dhe u impresionuan me paraqitjen dhe njohuritë e nxënësve tanë për Parlamentin dhe Rregullimin Shtetëror. Gjithashtu, vizituam Bibliotekën Kombëtare ku nxënësit tanë u informuan për këtë institucion të rëndësishëm dhe vlerën e madhe që ka. Gjatë rrugëtimit tonë u ndalëm dhe te Monumenti New Born që simbolizon lindjen e shtetit më të ri, Kosovës sonë të dashur. Ishte një eksperiencë e paharruar!
16. 02. 2023 Gara sportive në Ping Pong Me rastin e shënimit të 17 Shkurtit ( Ditës së Pavarësisë së Kosovës ), u mbajtën gara sportive në Ping Pong në konkurencën e meshkujve dhe të femrave. Fitues në konkurencën e meshkujve doli Deon Suka ( VII2 ), ndërsa në konkurencën e femrave fituese doli Olsa Pirku ( IX1 ). Garat u organizuan nga mësimdhënësit: Minire Suka dhe Reshat Suka. ---------------------------------------------------------------- 07. 03. 2023 EKSPOZITË nga lënda e artit figurativ për nder të 7 dhe 8 Marsit! Në këtë EKSPOZITË u paraqitën punime të ndryshme nga nxënësit e shkollës sonë. Punime të cilat kishin të bëjnë me 7 Marsin ( Ditën e Mësuesit ) dhe 8 Marsin ( Ditën e Nënës). Përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësi Nazmi Kyqyku. ----------------------------------------------------------------------- 07. 03. 2023 Ora e parë e mësimit i është kushtuar 7 Marsit ( Ditës së Mësuesit ) dhe Epopesë së UCK-së, në shenjë nderimi dhe respekti për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjes Jashari. Përgatitur nga mësimdhënësit Naim Lumi dhe Urim Kyqyku.
22. 03. 2023 22 Marsi - Dita Botërore e Ujit Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit, nga nxënësit e shkollës sonë, u mbajtën aktivitete të ndryshme, me moton: “ Ruaje ujin, ruaje jetën”. 14.04.2023 Takim pune në kuadër të Pilot - Projektit për Ngritjen e Kapaciteteve për Menaxhimin e Mbeturinave drejt një Shoqërie të Shëndoshë Faza 2. Pilot - Projekti për edukimin mjedisor do të implementohet edhe në shkollën tonë këtë vit. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga shkollat ku do të implementohet ky projekt, Znj. Njomëza Tasha ( përfaqësuese nga JICA ) dhe Z. Fisnik Tahiri ( Zyrtar për Ndërmarrje Publike Lokale dhe Menaxhimi të Mbeturinave nga Komuna e Suharekës ). Përfaqësuesit e shkollave u njoftuan me aktivitetet të cilat do të zhvillohen në ditët në vazhdim me nxënësit e tyre. ---------------------------------------------------------------------- 15. 04. 2023 Punëtoria e dytë - Mediet Tradicionale dhe Digjitale nga DOKUFEST Punëtoria ka për qëllim krijimin e mundësive për nxënësit që të përfitojnë njohuri rreth bazave të shëndetit të internetit, njohuritë mbi web, bazat e privatësisë, shkrime kreative për krijime vizuale, njohja e audiencës, si të krijojnë buletin digjital informativ, bazat e përdorimit të YouTube-it, media sociale dhe komunikim efikas. Ky aktivitet do të fokusohet në aftësitë praktike te nxënësit, ku njohuritë e përfituara në punëtori mund të transferohen tek anëtarët e tjerë të klubit të medias dhe klubeve të tjera të shkollës. Gjithashtu do të krijojnë mundësitë që nxënësit të takohen me njëri - tjetrin dhe të diskutojnë hapësirën e bashkëpunimit për projekte të përbashkëta të trajtuara përmes objektivave të këtij projekti.
19. 04. 2023 Aksionit për pastrimin e ambientit të organizuar nga Komuna e Suharekës, i janë përgjigjur edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë. Mjedis i pastër - Jetë më e shëndetshme! ---------------------------------------------------------------------- 19. 04. 2023 Ligjeratë me nxënësit e klasave të gjashta me temë: Situata e mbeturinave në Komunën e Suharekës. Ligjerues: Zt. Fisnik Tahiri ( Zyrtar për Ndërmarrje Publike Lokale dhe Menaxhimi të Mbeturinave nga Komuna e Suharekës ). ---------------------------------------------------------------------- 20. 04. 2023 KUIZ I DITURISË - EKOLOGJI Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Tokës, u mbajt Kuiz i Diturisë nga lënda e Ekologjisë. Kuizi u organizua nga mësimdhënësi Urim Kyqyku me nxënësit e klasave të VII. Nga komisioni vlerësues fituese u shpall klasa e VII2, me rezultat 100 me 97 pikë.
20. 04. 2023 Aktivitet për Ditën e Tokës nga paralelja e parafillorëve. “Një mjedis i pastër, një jetë e shëndetshme\" --------------------------------------------------------------------- 24. 04. 2023 Qendra për Arsim e Kosovës ( KEC ) me mbëshetjen e Programit MATRA në Kosovë për Arsimim Fillor dhe të Mesëm të Ulët është duke zbatuar Projektin \"Transformimi Shoqëror Inovativ - KIST\". Projekti synon të forcojë kapacitetet dhe shkathtësitë e nxënësve dhe mësimdhënësve për të identifikuar dhe adresuar drejt dezinformatat, gjuhën e urrejtjes, bullizmin, radikalizmin si dhe ekstremizmin e dhunshëm. Pjesë e këtij projekti është edhe shkolla jonë, ku sot u pajis me: Fotokamerë ( Modeli Cannon EOS 2000D ), mikrofon universal, kartë memorie 32 Gb, tripodë. Në kuadër të projektit shkolla do ta realizojë një film të shkurtër dokumentar. --------------------------------------------------------------------- 03. 05. 2023 Panairi “ Dita e Karrierës” Bazuar në planin e punës të grupit për Orientim në Karrierë, KYC në bashkëpunim me nxënësit e shkollës sonë, sot organizuan Panairin “Dita e Karrierës”, i cili kishte për qëllim që të bëjë prezantimin e profesioneve të ndryshme me interes te nxënësit. Profesionin e mjekut para nxënësve e prezantoi Dr. Betim Iballi ( Specialist i Mjekësisë Familjare ). Nxënësit u njoftuan edhe me profesione të tjera në kuadër të këtij panairi.
10. 05. 2023 Mbledhja e mbeturinave dhe klasifikimi i tyre Në kuadër të Projektit “ Sistemi i Reciklimit dhe Edukimit Mjedisor”, u mbajt aktivitet me nxënësit e klasave të VI - Mbledhja dhe klasifikimi i mbeturinave. Sasia e mbeturinave për kokë banori në Kosovë vlerësohet të jetë e lartë, ndërsa klasifikimi i tyre shihet si një mekanizëm drejt përmirësimit të menaxhimit të tyre. Aktiviteti u organizua nga mësimdhënësi Urim Kyqyku. ---------------------------------------------------------------------- 16.05.2023 VIZITË NË QENDRËN E KARRIERËS NË IAAP “ABDYL RAMAJ” NË SHIROKË Në kuadër të projektit Fit For Jobs ( F4J ), nxënësit e klasave të IX-ta, sot ishin për vizitë në Qendrën e Karrierës në IAAP \"Abdyl Ramaj\" në Shirokë. Nxënësit u informuan nga afër rreth drejtimeve dhe kushteve të cilat i ofron kjo shkollë.
22.05.2023 Ceremonia përmbyllëse e projektit “Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë” – KIST. Qendra për Arsim e Kosovës ( KEC ) dhe Dokufest me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, përgjatë një viti kanë zbatuar Projektin “Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë” – KIST. Pjesë i këtij projekti ishte edhe shkolla jonë. Sot, u mbajt ceremonia përmbyllëse e projektit, ku u shfaqën dhe u shpërblyen materialet e punuara nga nxënësit e Klubeve Shkollore. Shkolla jonë u shpërblye me 300 € dhe pajisje për Klubin Mediatik. Falenderojmë mentorët e Klubit Mediatik ( Ardita Lumi dhe Reshat Suka ) dhe nxënësit pjesëmarrës për përkushtimin e tyre në këtë projekt. -------------------------------------------------------------------- 23. 05. 2023 Mirmbajtja e ambientit shkollor Aktivitet nga Grupi Ekologjik, me mësimdhënësin Urim Kyqyku. Falenderojmë Lulishten \"Lela\" në Bllacë, me pronar Ilir Hoxha, për lulet të cilat i dhuroi për shkollën tonë.
26. 05. 2023 FESTA E ABETARES Në shkollën tonë, u shfaq program artistik nga nxënësit e klasave të para me rastin e FESTËS SË ABETARES, i përgatitur nga mësimdhënëset Sadije Lumi dhe Fatlinda Lezi.
31. 05. 2023 31 maji, Dita Botërore e Luftës Kundër Duhanit Çdo vit në 31 maj, shënohet Dita Botërore e Luftës Kundër Duhanit. U mbajt një ligjeratë nga mësimdhënësi Urim Kyqyku, me nxënësit e klasave të gjashta dhe shtata. Qëllimi i kësaj ligjërate ishte rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumi i duhanit për shëndetin tonë. Thuaj jo duhanit! -------------------------------------------------------------------- 1 QERSHORI - DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE Këtë vit në shkollën tonë, Dita e Fëmijëve u festua më ndryshe. Palaço me shokë solli një atmosferë të paparë, ku të gjithë fëmijët e ciklit të ulët u argëtuan pa fund. Urojmë që kjo energji positive t’i përcjellë gjatë gjithë rrugëtimit të tyre. Kjo festë u ideua nga mësimdhënësja Malsore Guraziu Shabani.
Pranvera Nënë Tereza Mos u dorëzo! Pranverë moj pranverë Nënë e dashur Mos u dorëzo O stina më e bukur Zemër madhe Rri ashtu siç je Pas ikjes së dimrit Për çdo njeri Të ardhmen tënde Ti vije e lumtur Posaçërisht për fëmijë Përpara e ke Jeta është e bukur Lule dhe bimët Gjuha jote Si një mrekulli Ardhja juaj i gëzon Shëroi plagët e shoqërisë Gëzohu me të Ti më fuqinë tënde Kosova nënë ty të lindi Dhe në vështirësi Menjëherë i gjallëron Ishe nënë e gjithë njerëzisë Kudo që shkon Kokën lartë mbaje Pranverë o pranverë Nënë heroinë Urat tejkalo Ti shumë na gëzon Për njerëzimin mbarë Por kurrë mos u dorëzo. Më ngrohtësinë tëndë Veprat e tua humaniste Dallëndyshët na i dërgon. Do të jetojnë me shekuj. Erjona Guraziu III-2 Lorina Lezi II-2 Engji Bllaca III-1
Pranvera Dëshmorët Flamuri jonë Dimri shkoi, erdh pranvera Sa herë flas gjuhën time, Për flamurin tonë Me të bashkë dhe gjëra të e fjalet e bukura shqipe. Që është kuq e zi reja Këndoj një këngë fëmije, Për atë flamur Presim pranverën me Në qiellin plotë më ngjyra. Që u bëmë shkrumb e hi. padurim Ditë të ngrohta dhe shumë Kur mbushem frymë Për ty o flamur gëzim lirshëm, Po shkruaj poezi Këtu në tokën time. Ti që na bëre Të luajmë, të qeshim dhe të Shohë zogjtë që shkojnë e Të kemi histori. vrapojmë vinë, Ditën e pranverës ta Pranverat mbushen ëndrra Për ty o flamur festojmë O flamuri shqiptarë Lulet qelin ngjyra- ngjyra Ashtu dhe unë me ta, Çdo ditë e më shumë Zambakët, jasmine dhe Qëndisë të ardhmen time. Ndihemi krenarë. karajfila Një amanet dëshmorësh , Që ranë për këtë vendlindje. Sa bukur valvitesh Natyra mbushet me Atje lart në qiell gjelbërim Sa herë qe vjen Qershori, Edhe bënë dritë Na jep jetë dhe shumë gëzim t’ju qoj lule tek varret . Më shumë se një diell. Pranvera pra është një stinë e ti kujtojë gjithë dëshmorët , bukur të fundit e të parët Era Iballi VI-2 I bënë njerësit më të lumtur. Alea Zekolli III-1 Alea Guraziu III-1 Gjyshja Sa të bukura , por të rralla O moj gjyshe s’ ka si ti ndryshe shihen duart tua Nuk jam unë , po ti flori ëmbël, butë më ledhaton sa gëzohem, ndihem ndryshe pa nda kokën ma lëmon kur më merr në prehër gjyshe. kur të them se mora yll Më tregon aq ëmbël përralla sytë tu marrin jetë e gëzim. Rijad Hoxha lll-1
Pak kanë dobi sytë, nëse mendja është e verbër E ulur në një fushë të gjerë me lule po qëndrojë kotë.Shpeshherë pyes veten, se cili është momenti i duhur per të treguar veten. Mundësitë në favorin tonë shkojnë paralel me atë që mendja njerëzorë mund të imagjinojë. E vetmja gjë që nakufizon është mënyra e të mënduarit. Atë që mendoni, eksperimentojeni-krijo univers në kokën tëndë, tërhiq me lehtësi gjërat që dëshiron në mëndjë që ti shohësh më sy. Duaje sa më shumë veten, familjen , natyrën, fillo me hapa të vegjel që të bëshë ndryshime të mëdha, rreziko dështo por prap ngritu në këmbë . Supozo sikur je duke u kthyer në shtëpi sepse harrove bllokun e shenimeve. Mendimet janë gjëra, mendimet janë të fuqishme , mendimet janë energji andaj është e domosdoshme të mësojmë të mëndojmë e të sillemi në mënyrë positive, në harmoni , në atë që vërtet duamë të jemi , të bëjmë e të jëtojmë jetën. Medine Hoxha VIII-2 ---------------------------------------------------------------------- Me ty nënë Kur përmendet fjala “Nënë” të gjithëve ju shkon mendja për dashurinë, për lumturinë, për respektin, për krenarinë e për shumë gjëra tjera.Njëra ndër pikat e mi ate dobta është nëna. Kur përmendet ajo mua më dridhet zemra. Ajo është personi më i kuptueshëm në familjen time. Karakteri i saj është i pastër si loti. Ajo përballon çdo sfidë që i rastisë në rrugë dhe qëndron e fortë para çdo situate. Të gjithë thonë se një botë pa nëna është e errrët, dhe në faktë është shumë e vërtetë. Vetëm po ta mendosh se si do të ishte një ditë pa nëna do të shkonte menjëherë mendja te ; rrëmuja, mungesa për të , mendimet, pritja , e shumë gjëra të tjera. Sa herë që shikoj atë në momentet të lumtura unë ndihem edhe dhjetë herë më e lumtur, ose edhe anasjelltas. Çdo ditë mendojë se mos e kamë bërë ndonjë gabimë dhe mos e kam mërzitur atë. Po ashtu kur flasim për heroizmin e nënës menjëhërë do na vijë në mendje ndonjë ngjarje që nëna të është gjindur pranë. Më kujtohet një moment kur isha në klasën e katërt dhe e kishim një test , dhe unë isha aq e stresuar saqë nuk po mundesha të koncentrohesha deri sa më mori mami dhe më ndihmoi t”i nënvizoja të gjitha ato që duhej ti mësoja . Ky ishte momenti kur unë po ndjeja një dashuri shumë të madhe për të , sepse pot ë mos ishte ajo në ato momente ndoshta unë nuk do kisha mundur t”i mësoja ato mësime aq lehtë. Mami është personi I vetëm që i rrëfehem çdo ditë për çdo situatë e për çdo pakënaqësi që kam, dhe mendoj që ajo është e vetmja që më kupton kur jamë e mërzitur ose kur kam ndonjë ngarkesë që nuk mundë t”ia dal vetë. Ajo përpiqet që të mos na mungojë asnjë fije floku. Gjithmon gjendet aty kur unë kam nevojë më së shumti. Në çdo moment do e falenderoja zotin që kam një ksi lloj nëne. Jamë me fatë që kam një nënë si ajo, aq të kujdesshme e aq të fortë. Mirësia e saj nuk mund të paguhet me asnjë gjë në këtë botë. Nëna është ajo që mund ta zërë vendin e kujtdo, por që vendin e saj smund ta zërë askushë. Erza Hoxha VIII-2
Familja ime Familja është bërthama e shtëpisë dhe shoqërisë. Familja është gjë shumë e shtrenjtë. Familja është ushqimi me të cilin t’i fillon e rritesh, shoqërohesh me të, fillon merr dashuri dhe nisë e jep dashuri për çdo antar. Çdo qenje në botë ka familje. Unë mendj se dashurija e familjes është më e sinqerta dashuri. Më dhimbësen ata të cilët nuk kan familjen aftë. Sidoqoftë edhe fëmiju i birësuar ka një familje të cilin e ofron ngatë vetes. Familja ime është foleja se ku unë bëjë pjesë. Është krahrori se ku unë ndihem shumë e qetë dhe e rehatshme. Në familjen time të ngushtë bëjnë pjesë 8 antarë; babi, mami, gjyshi,gjyshja,motrat dhe vëllau. Në familjen time qdo ditë e kalojmë me shumë harmoi dhe me një ditë më gëzim. Çdo anëtar në familjen time ka një rol kryesor të veqant. Gjyshi im kur linda unë, atë ditë mbolli një pemë “Bliri” dhe gjyshja ime që më vuri emrin “Blina” në kombinim me “Blinin”. Dashuria e tyre për nr është shumë e zjarrtë dhe e ëmbël. Çdo ditë gjyshi më thotë; Blini është bërë shumë i gjatë por edhe t’i je duke u rritur, moj mbesa ime. Edhe pridërit e mi bëjnë pjesë në jetën time, sepse sa herë jam rrëzuar nga gabimet, mosbesimet deshpërimet gjithmonë më kanë ngritur larte. Familja ime më ka mësuar se si të sillem me te tjerët, se si të i falenderoj kur dikush më ndihmon dhe ti ndihmojmë të tjerët kur kanë nevojë për mua. Mua jeta më ka mësuar se asgjë në këtë botë nuk ka vlerë më shumë se familja. Edhe në këto momente nëse dikush mi ofron pasurinë e botës nuk mund ta ndërroj me familjen. Në të ardhmen kur të rritem ua kam dhënë fjalën se do të ju bëjë krenare. Falë jush jam sot këtu. Blina Lezi VI-2 ----------------------------------------------------------------------- Fshati im Një vend i vogël por me pasuri të mëdha natyrore. Fshati im për mua është fshati më i bukur në rrethinën time. Njerëzit e fshatit tim posedojnë edukatën familjare dhe moral. Jemi human ndaj njëri tjetërit. Në fshatin tim janë të ndërtuar rreth 1000 shtëpi. Traditat në fshat përcillen brez pas brezi. Fshati Bllacë njihet nga heronjët tanë si Ramë Bllaca, një politikan, një trim dhe një i menqur, prandaj shkolla jonë bart me krenari emrin e tij. Gjithashtu Bllaca ka dëshmorët e UCK-së që ata luftuan për liri dhe pavarësin e shtetit tim. Në cdo vit, ne i përkujtojmë dëshmorët tanë me valle, këngë, poezi, me 7 Qeshor në Lapidar. Monumenti historik që na krenon dhe na përloton është Kulla Ramë Bllacës. Fshati im është i kujdesshëm dhe ruan traditat por edhe në të njejtën kohë edhe, me kohën. Për nder të dëshmorëve të tjerë inciativën e veteranëve u ndërtu kulla kushtuar dëshmorëve të kombit. Një nga pasurit e tjera të fshatit tim është pastërtia. Kultura dhe sporti po shkon drejt avancimit. Aktivitetet sportive zhvillohen ne palestrën e shkollës tonë. Të rinjtë tanë janë shumë të talentuar dhe shumë të zotët. Infrastruktura është e rregulluar, kjo ja lehtëson vizitorëve vizitën në fshat, të cilët priten nga banorët tanë me mikëpritje të ngrohtë. Pasuria tjetër është pasuria natyrore që jemi të rrethuar me fusha, male, kodra, lugina që na zbukurojnë fshatin mos ta
harrojmë edhe pastërtinë. Me këto pika të shkurtëra e pasqyrojmë fshatin tim që është një fshat mikëpritës, bujar, tradicional, heroik dhe historik. Rejjana Hoxha VI-2 ----------------------------------------------------------------------- Oh sa mirë me qenë shqiptarë Për shekuj kemi luftuar për atëdheun tonë për të luftuar liri dhe për të pasuri një ardhmëri të ndritur. Kemi kaluar shumë sfida, janë sakrifikuar ushtarë e trima të mëdhenjë, janë vrarë njerëz e të drejtat tona janë shkelur në mënyrën më të keqe. Luftëtarët tanë që kanë bujë në historin tonë shqiptare, si: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, Adem Jashari, Isa Boletini, e shumë e shumë të tjerë na nxorrën nga një errësirë e madhe. Zemra ime rrahë shumë shpejt kur përmenden personalitet e rëndësishme që kontribuan për këtë vend kur flitet për luftërat e sakrificat, masakrat që i kanë bërë pa pikë turpi. Si të mos ishin qenie njerëzore më duket se ndalet për një sekondë kur përmenden trimat tanë e dijetarët tanë që nuk janë ndalur asnjëherë së lufuari për lirin tonë, për të drejtat tona, zemra më rritet e më bëhet malë. Po të mos ekzistonin këta njerëz kaq te guximshëm unë nuk do të isha këtu duke shkruajtur në gjuhën tonë të ëmbël amtare, por do të isha duke shkruajtur në gjuhën e armikut. Prandaj jam falenderuese dhe jam krenare që kemi pasur njerëz të mirë e trima, jam shumë e lumtur që armiku ynë nuk ja arriti qëllimin të na fuste në dorë dhe të lunate me ne, por ne i mundëm dhe ia treguam vendin ku e kanë. Do të them gjithmonë “O sa mirë më qenë shqiptar” sepse jam shumë e lumtur që zoti më krijoi të tillë. Gjithomë do të jem shqiptare dhe krenare. Fetije Guraziu IX-1 -------------------------------------------------------------------- Shteti im Kosova, vendi ku zemra ime luan si era mbi një oqean. Aty midis maleve të mëdha dhe fushave të pjerrëta, shkëlqimi i dritës së diellit bie mbi tokat tona të shenjta. Një krahinë e përjetshme, e prekur nga historia e vështirë por me një frymë që nuk u shua asnjëherë. Kujtimet e kaluarës, e ngjallin dhimbjen në shpirtin tim, por gjithashtu më japin forcën për t'u ngjitur përsëri. Kam parë lotët e dhimbshëm të nënave dhe burrave të kësaj toke, që kërkonin liri dhe drejtësi. Kam dëgjuar tingujt e armikut që kërcënonin në qiellin tonë të hapur, por asnjëherë nuk kanë arritur të na ndalin. Kosova, vendi ku gjaku ynë u ngjall dhe shndërrua në simbol të rezistencës. Gjaku i vëllezërve dhe motrave që sakrifikuan jetën e tyre për të parë flamurin tonë lartë në qiell. Kujtoj ditët e trimërisë dhe përkushtimit, kur luftëtarët tanë nuk u përfillën nga lufta e gjatë dhe sakrifikicat që kërkonte ajo. Por Kosova ime, ti je më shumë se një histori e dhimbshme e kaluarës. Ti je e ardhmja jonë, ëndërra e paqes dhe bashkimit. Ti je gjaku i dëshmorëve që ata sot jetojnë në zemrat tona si: Adem Jashari, Hamëz Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, Tahir Sinani, Besim Ndreca, Ymer Krasniqi, Bislim Zekolli, Sahit Tixhaj, Sadri Guraziu,
Shaban Iballi, Mehmet Lumi, Kadri Qollaku, Salih Kermeni e shumë të tjerë…Ti je fjala e menqur e Ibrahim Rugovës, Adem Demaçit, Hasan Prishtinës, Ramiz Kelmendit, ti je zëri ynë i artë si: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Albina Kelmendit, Rona Nishliut, ti je forca e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakova, ti je frymëzimi i Utta Ibrahimit që shikon nga mali Mont Everest me flamurin tonë duke e valëvitur era… Në qendër të zemrës sime, kam ndjenjën e gëzimit dhe shpresës, që një ditë do të shohësh përhapjen e bukurisë dhe progresit në çdo cep tëndit. Fëmijët tanë do të rriten nën dritën e lirisë, duke mbajtur me krenari trashëgiminë e kulturës sonë. Ata do t'i japin vendit të tyre gjithçka më të mirën, për të vënë Kosovën në vendin e merituar në arenën ndërkombëtare. Kosova ime, ti je shpirti im, dashuria ime e pafundme, vendi ku kam lindur dhe ku dëshiroj të jap frymën e fundit! Hashime Hoxha VIII-2 ------------------------------------------------------------------------------ Disiplina negative dhe pozitive. Sot fëmijët po bëhen më të zhvilluar dhe më të vështirë për tu kontrolluar nga ana e mësuesve dhe kujdestarve të tyre. Në të gjithë fushën e menaxhimit të klasës apo të shkollës ka mundësi që ky të jetë problemi më madhor që u shkakton mësuesve “stres”. Nocioni disiplinë i referohet metodave të formimit të karakterit dhe edukimit, të vetëkontrollit dhe të sjelljes së pranueshme të nxënësve në klasë. Në shumë vende të botës, nocioni i disiplinës keqkuptohet nga ana e mësuesve. Për fëmijët në shumë vende, ndëshkimi fizik apo psikologjik është pjesë e zakonshme e përvojës shkollore, por ai është edhe një formë abuzimi mbi fëmijën, është një dhunë me dashje ndaj tij. Ndëshkimi mund t’u shkaktojë fëmijëve ndjenjën e turpit, të ankthit, të fajit, agresivitetit, mungesës e pavarësisë dhe të kujdesit për të tjerët, duke u bërë kështu një problem për shkollën, mësuesin, shokët, prindin dhe komunitetin. “Të gjithë fëmijët mund të mësojnë”- vjen nga fakti se çdo fëmijë, adoleshent apo i rritur ka potencialin të arrijë diçka, nëse aftësitë e tij vlerësohen dhe ai gjen një ambjent mësimor motivues dhe mbështetës. Mësuesit duhet të përqendrojnë vëmendjen dhe përgjegjësitë e tyre për arritjen e objektivit afatgjatë të shkollës e klasës, fitimin e njohurive dhe zhvillimin e kapacitetit për të mësuar. Të mendosh se të gjithë nxënësit mund të mësojnë nuk do të thotë të harrosh defektet dhe mangësitë e natyrës njerëzore. Në rastet e problemeve me “tipa të vështirë” mësuesi përdor të gjithë përvojën e grumbulluar. Klasa është një ambient gjithnjë i hapur që i thërret të gjithë njerëzit të mblidhen e të studiojnë së bashku botën që i rrethon ato. Msc.Reshat Suka
STRESI PARA PROVIMIT Stresi para provimit është ndjenja e tensionit apo shqetësimit që vjen nga situatat e marrjes së testit. Disa shenja të stresit përfshijne: 1. Ndjenja konfuz 2. Humbja e kontaktit me miqtë Disa këshilla për të ju ndihmuar 3. Ndjeheni me humor të ulët kur jeni duke mësuar: 4. Ndjenjë e mbingarkuar 5. Mungesë e motivimit për të bërë dicka Mos konsumoni pije 6. Probleme me gjumin ose ngritjen nga shtrati energjike 7. Tension të muskujve apo dhimbje koke 8. Të kesh stomak të mërzitur apo të ndihesh i sëmurë 9. Kafshimi i thonjëve, kërcitja e dhëmbëve. Pse nxënësit përjetojnë stresin e provimit? Krijoni një rutinë për Shqetësohen se mund të dështojnë gjumin dhe konsumimin Nuk ndjeheni të përgatitur e ushqimit. Dëshirojnei të bëjne vërtet mirë Nuk kena shumë kohë për të mesuar Lejojini vetes kohë Duhet të marrin një rezultat të caktuar për të pushuar. Nuk mendojne se do të bëjnë mirë E kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë po mesojne Jepi vetes shpërblime të Ndjehen presion nga familja për të marrë nota të mira vogla kur i ke arritur Ndjejnë se kanë nevojë të konkurojnë me të tjerët qëllimet e mësimit. Kanë ndodhur gjëra të tjera në jetën e tyre Ushqehuni Nuk është kurrë vonë për të krijuar zakone të mira studimi. shëndetshëm. Këtu janë disa zakone të dobishme: Largoni Gjeni një vend të qetë për të studiuar pa shpërqëndrime. shpërqëndrimet! Vendosni hapësirën tuaj të studimit. Sigurohuni që të Bëni gjumë të mos jetë shumë i rrëmujshëm dhe të ketë gjithçka që ju mirë. nevojitet. Zbuloni sa më shumë për provimin që të përgatiteni. Psikologe e shkollës: Pyesni mesuesin/arsimtarin tuaj nëse nuk jeni të sigurt se Valdete Bytyqi Behluli çfarë do të testohet. Mësoni të bëni \"harta mendore\" dhe t'i përdorni ato për të mbledhur ide dhe mendime, përdorni ngjyra të ndezura për të ndihmuar në kujtimin e lidhjeve të rëndësishme. Bëni një plan të asaj që dëshironi të punoni në çdo sesion studimi. Ndani atë në detyra të vogla dhe punoni me një detyrë në të njëjtën kohë. Bëni pushime të shkurtra të regullta – shfrytëzojeni këtë kohë për të pirë një pije, për të marrë diçka për të ngrënë ose për të luajtur me një kafshë shtëpiake. Kërkoni ndihmë - Nëse keni probleme me diçka kërkoni ndihmë nga familjarët apo shokut/shoqes.
Semimaturantët 2022/2023 Këshilli redaktues
Search
Read the Text Version
- 1 - 40
Pages: