ATSIVER KLUBI 2021 NËNTOR I FЁ MIJЁVE NR.12 E dua vendin tim! ARGËTIM KËSHILLA RECETË Disleksia Fletë pune & Biskota me tre kuriozitete përbërës
Dashuria për vendlindjen Nga M A R S I D A S I M O Revista e muajit nëntor i kushtohet dashurisë për vendin nga vetë simbolika që përfaqëson ky muaj lidhur me datat 28-29. Fëmijët tregojnë sipas mënyrës së tyre se përse kanë dashuri për vendlindjen dhe si e dëshirojnë të jetë ky vend. Atdhedashuria është një vlerë që qendron kaq këndshëm në zemrat e brezave të rinj dhe të gjithë kemi misionin për ta kultivuar sa më shumë. Themeluese e revistës Marsida Simo (Sociologe) Bashkëpunëtorë Erlinda Murati Plyku (Psikologe) Deada Hyka (Gazetare) Zerina Sheme (Pediatre) Julika Simo (Piktore) Design Kristi Simo NËNTOR 2021
Vështirësitë e të mësuarit: Disleksia Erlinda Murati Plyku Disleksia, e njohur edhe si paaftësi në të mësuar, është (Psikologe) një çrregullim specifik i të mësuarit që shkakton probleme ose vështirësi me aftësitë gjuhësore, të lexuarit dhe të shkruarit. Individët me disleksi kanë inteligjencë normale dhe problemi tyre nuk lidhet me shikimin. Disleksia, e cila zakonisht vërehet si një çrregullim i leximit, gjithashtu mund të ndikojë në vëmendjen dhe kujtesën dhe prek zonat e trurit që përpunojnë gjuhën. Shumë prej fëmijëve me disleksi, nuk diagnostikohen kurrë, por etiketohen si “dembel” ose “nxënës jo të mirë”, madje edhe mund të ndëshkohen nga prindërit apo mësuesit e tyre. Edhe pse nuk ka një kurë specifike për disleksinë, diagnostikimi i hershëm dhe ndërhyrja ndikojnë pozitivisht. Shumica e fëmijëve me disleksi mund të ja dalin më së miri në shkollë me mësimdhënie ose një program arsimor të veçantë. Mbështetja emocionale gjithashtu luan një rol shumë të rëndësishëm në përballimin e jetesës së një personi me disleksi. Kur shfaqet disleksia? Simptomat më të hershme të disleksisë zhvillohen në fëmijëri, veçanërisht në moshën 1-2 vjeç kur fëmijët mësojnë të lëshojnë tinguj. Megjithatë, jo çdo person me vonesë të të folurit mund të quhet disleksik. Fëmijët me një histori familjare të vështirësive në lexim ose disleksi duhet të monitorohen nga një specialist. Këshilla për familjarët dhe mësuesit e fëmijëve me disleksi: - Mësoni sa më shumë për aftësitë e kufizuara të të mësuarit. - Krijoni një plan arsimor më specifik për fëmijën tuaj. - Kërkoni për shkolla ose mësues të përgatitur posaçërisht për nxënësit me disleksi. - Përveç edukimit në shkollë, edukimi, puna dhe vëmendja e kushtuar në shtëpi gjithashtu do të ndihmojë në të mësuar. - Qasjuni fëmijës, nxënësit tuaj me dashuri, mbështetje dhe durim. 03
PSE E DUA KOSOVËN? Unë quhem Rajmond Raci 9 vjeҫ nga Kosova. Aktualisht jam në dy shkolla, në shkollë fillore dhe në shkollën e muzikës për piano. Megjithatë unë ndjek edhe kursin e karatesë. Ndërsa në kohën e lirë më pëlqen të luaj futboll, të shëtis me biҫikletë, apo të vizatoj. E dua vendin tim Kosovën sepse këtu jam lindur po rritem dhe po edukohem. Atdheu është zëri i nënës, krahët e fuqishëm të babit, përrallat e gjyshes. Kosova është vendi më i thjeshtë në botë dhe e dua shumë se kam shumë miq të vërtetë dhe të pazëvendësueshëm. Këtu jam i rrethuar me familjen që më duan dhe i dua. E dua vendin tim se është i mbushur me njerëz të zgjuar dhe shumë ambicioz dhe sy patrembur. 04
Gjeni 10 lepurushat e fshehur në figurë Nuk ka as këmbë, as Ka plot fjalë, por azëjgeëjG duar, as krahë, dhe kurrë nuk flet. ngjitet në qiell? Nëse jeni në një garë Sa muaj kanë vrapimi dhe ia kaloni 28 ditë? personit të vendit të dytë, në cilën vend jeni? Gjeni gjëegjëzat dhe përgjigjet e sakta dërgojini në e-mail ([email protected]). 05 Nëse jeni përgjigjur saktë mund të merrni pjesë në revistë numrin e ardhshëm.
ANA RRAPI Një vajzë plot talente! 06
SHUMË TALENTE \"E dua Shqipërinë sepse është vend plot ngjyra dhe bukuri natyrore\" Jam Ana Rrapi, 9 vjeçe nga Tirana. Studioj në shkollën 9-vjeҫare \"Gjon Buzuku\". Jam një vajzë që e dua shkollën shumë dhe më pëlqen të mësoj sidomos gjuhët e huaja. Jam e lumtur që ҫdo ditë nisja për në shkollë më lumturon dhe kjo fal mësueses time Jona Roshi që na fal shumë dije dhe dashuri gjatē mësimit. Si ҫdo fëmijë dhe mua prindërit më kanë ndjekur shumë dëshirat ku prej tre viteve jam në kursin e këngës dhe të pikturës me mësuese Ruzmira Bejaj në \"Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë\" ku kam marrë pjesë në shumë evente në ekspozita të ndryshme ku e fundit ishte me 15 Tetor 2021 në Teatrin e Kukullave. Piktura ime ishte për Trashëgiminë Kulturore e cila u vlerësua për certifikatë nga QKKF. Më pëlqen muzika dhe kam realizuar disa këngë si: \"Kukulla ime\", \"Ngjaj me Ylberin\", si dhe bashkëpunimi me vëllain tim \"Zemrat Tona\" . Me këtë këngë kam marrë pjesë në shumë evente dhe jam vlerësuar me çmime tëshumta. Para një viti mora pjesë nē Miss&Mister Children Albania 2020, ku u vlerësova me çmimin \"Best Look Albania 2020\". Dua të ndjek kurset për një kohë të gjatë po çfarë më pëlqen me shumë është të mësoj dhe të jem një nxënëse e dalluar që prindërit e mi të ndihen krenar për mua. 07
REUMATIZMA TE FËMIJËT Çfarë është? KËSHILLA KËSHILLA PEDIATRIKE PEDIATRIKE Ethja reumatizmale konsiderohet si një Nga Zerina Sheme reaksion autoimun i vonuar vetëm në Vini re: Nga infeksioni i fytit e deri në shfaqjen e ethes disa fëmijë që kanë reumatizmale duhen 3 javë që të zhvillohen modifikimet imunitare predispozitë Shenjat e mëposhtme të inflamacionit lidhen kryesisht 1- me kyçet. gjenetike ndaj Dhimbje, enjtje, skuqje, nxehtësi lokale e kyçeve. Ky poliartrit ka toksinave të karakter fluturues. Lëviz nga një artikulacioni në tjetrin. streptokokut. 2- Endokardit. Lidhet me prekjen kryesisht të valvulave të zemrës. Më rrallë preket muskuli i zemrës dhe cipa që mbledh zemrën( Kë prek? perikardit) 3 - Korea minor Pas dy-tre muajsh të infeksionit të fytit vihet re tek disa fëmijë një dridhje të duarve, lëvizje jo normale të Prek moshat 5-15 mimikës, ulje të vëmendjes, prishje të shkrimit, lëvizje të vjeç. Stina e lagësht pakontrolluara të duarve. dhe e ftohtë favorizon më shumë Të gjitha këto shenja zhduken gradualisht, pa lënë pasojë. zhvillimin e këtij Diagnoza: Vendoset me disa analiza. Sedimenti i gjakut është streptokoku. Pra, shumë i lartë. Rruazat e bardha gjithashtu. Devijim majtas i shkaktari i kësaj formulës leukocitare. Niveli i antikorpeve antistreptolizinave( ASO) sëmundje është PCR rezulton e lartë si edhe në inflamacione të tjera. Ato streptokoku beta- normalizohen 6 muaj pas infeksionit streptokoksik. Shfaqja e disa hemolotik. noduseve të vogla nën lëkurë dhe (ose) skuqja në formë unazore ndodhin më rrallë. Çfarë shkakton? Mjekimi: Në fillim jepen antibiotik që luftojnë streptokokun. Më pas ilaçet qetësues të dhimbjes dhe së fundmi anti-inflamatoret më Pas infeksionit të të mirë janë kortizonikët, që përdoren për një kohë të shkurtër. fytit ndodh një Aspirina që jepet 50-70mg/kg peshë e ndarë në tre herë në ditë për reaksion imunologjik 4javë. Prednizoni jepet 2 mg/kg peshë për dy javë, pastaj doza ulet me ethe dhe gradualisht. Lloje të tjera reumatizmash: temperaturë të lartë që nuk dominohet Kjo sëmundje duhet dalluar nga disa reumatizma më të rralla si - me qetësuesit e Artriti reumatoid juvenil, - Lupusi - Disa sëmundje të tjera të indit zakonshëm të lidhor. Për këtë ndihmojnë shenjat, ecuria e sëmundjes dhe disa temperaturës. analiza më specifike. Profilaksia Duke mjekuar infeksionin me antibiotik për 7-10 ditë. Bërja e Dipeninë-s në pranverë dhe në 08 vjeshtë një herë në 3 javë. Rritja e imunitetit me një ushqyerje me fruta të freskëta dhe proteina. Higjiena e mjedisit dhe ajo personale. Kujdesi për çdo vatër infeksioni si psh sinoziti, infeksionet e veshit, etj.
NA KONTAKTONI RR.PJETER BOGDANI, NDERTESA 10, HYRJA 5 Phone: 00355 69 4000 330 Email: [email protected] om Web: www.kidslead.al “Biznesi im, 6 hapa drejt rezultatit\" Materialet didaktike për realizimin e projekteve ofrohen – përfshin 6 të shtuna dinamike dhe plot njohuri të nga KidsLead. strukturuara kushtuar krijimit të një produkt biznesi. Gjatë modulit secili student punon me libër të Pjesëmarrësit në kursin \"Hyrje në Biznes\", do të përpiqen përsonalizuar të vedosur në dispozicion nga KidsLead. të modelojnë kompaninë e tyre. Ata do të mësojnë t'u Në përfundim të trajnimit çdo nxënës pajiset me kushtojnë vëmendje detajeve të nevojshme që do t’u certifikatë nga partneri ynë ndërkombëtar “MBA Kids japin mundësinë që ideja e tyre të dallojë nga ajo e të International”. tjerëve. Baze e mësimdhënies është analiza, kuptimi dhe shpjegimi i dukurive dhe jo riprodhimi i informacionit. Ne duam të nxisim të mësuarit kritik dhe kreativ. NË FUND TË MODULIT FËMIJËT DO TË ZHVILLOJNË AFTËSI SI: Sipërmarrja: krijimtaria, kurioziteti, imagjinata, gjenerimi i ideve, inovacionet, vetë-shprehja, kërkimi i zgjidhjeve jo standarde etj. 09
RUBRIKA “LIBRI I MUAJIT” Nga Noel Beqiraj PËRMBLEDHJE/ SUGJERIME Përshëndetje, Unë jam Noeli, autori i rubrikës “Libri i Muajit” në revistën “Klubi i Fëmijëve”. Kjo rubrikë do të shërbejë si një mënyrë bashkëbisedimi me fëmijët në përzgjedhjen e librave për t’u lexuar. Libri i muajit Nëntor që sugjeroj për lexuesit 7 vjeç+ është mjaft i veçantë. Ai titullohet: “Gjigandi i Madh i Mirë” ose shkurt GJMM. Autor i librit është shkrimtari anglez për fëmijë Roald Dahl, i cili është kampion në botën e rrëfimit. Libri është përkthyer mrekullisht në shqip nga Naum Prifti. Roald Dahl ka shkruar edhe libra të tjerë plot fantazi për fëmijë si: “Çarli dhe fabrika e çokollatave”, “Matilda”, “Shtrigat”, etj. Roald Dahl ka fituar çmime anë e mbanë botës për librat e tij. Libri flet për një vajzë të vogël angleze e quajtur Sofi. Në jetimoren ku jetonte, një natë nuk po e zinte gjumi. Ajo u çua me kujdes nga krevati dhe kur u zgjat në parvazin e dritares pa një figurë të zezë e të stërmadhe. Figura e mistershme ishte një gjigant i madh i cili e mori me vete dhe udhëtuan shumë gjatë deri në vendin e gjigantëve. Shumë shpejt Sofi zbulon se GJMM nuk ishte si të gjithë gjigantët e tjerë të atij vendi të cilët jetonin duke kollofitur njerëz. GJMM ishte një gjigant i mirë që ushqehej me një zarzavat të çuditshëm që quhej teleshtrangull. Ai ishte i butë, i urtë dhe koleksiononte ëndrra të bukura për fëmijët. GJMM jetonte i vetëm në shpellën e tij, i veçuar nga gjigantët e tjerë të cilët në çdo rast e poshtëronin sepse nuk ishte i egër dhe nuk ushqehej si ata. MESAZHE 10
Natë për natë Sofia dhe GJMM shikonin gjigantët e vendit misterioz tek niseshin drejt qyteteve për të gostitur veten me njerëz toke, deri sa një ditë Sofia nuk ”ËRIM I HDAM I IDNAGIJG“ duroi më. Ajo dhe GJMM menduan për një zgjidhje. Sofia sugjeroi t’i drejtoheshin Mbretëreshës së Anglisë për ndihmë. Plani ishte ky: në fillim t’i puhasnin një ëndërr Mbretëreshës gjatë gjumit dhe në mëngjes t’ia kthenin ëndrrën në realitet. Të nesërmen Sofia dhe GJMM hynë fshehurazi në dhomën e Mbretëreshës, njësoj siç ajo e kishte parë në ëndërr. Plani funksionoi për mrekulli dhe Sofi e GJMM biseduan me Mbretëreshën për ligësitë e gjigantëve të tjerë dhe si mund t’i ndalnin ato. Mbretëresha u bind dhe premtoi t’i ndihmonte duke nisur ushtarët e saj më besnikë në këtë mision. Kur arritën në tokën që jetonin gjigantët, ata ishin në gjumë të thellë. Ushtarët filluan t’i lidhnin nga duart dhe këmbët. Gjigantët u zgjuan të tërbuar dhe kapën peng disa nga ushtarët. Por, Sofia dhe GJMM i shpëtuan të gjithë. Ushtria i mori një nga një gjigantët të lidhur me litar dhe tani ata gjenden në një gropë shumë të thellë në një zonë të largët të Anglisë. Ndërsa GJMM dhe Sofi jetojnë me Mbretëreshën e Anglisë. Përveçse një histori e bukur plot fantazi, libri ka edhe një fjalor shumë të bukur me shaka dhe ngatërresa fjalësh nga të folurit e përditshëm të GJMM: Fjala sipas GJMM Fjala e saktë krokoderr krokodil rinoqeros rinoceront reklanjomje reklamoje kecejake qeshuturakë ecejake llafefazane qesharakë bulldogllëqe llafazane budadallëqe Mesazhi i këtij libri është: − Të mos i gjykojmë të tjerët nga pamja dhe pa i njohur mirë. Nga brenda ata mund të jenë më shumë seç duken. Ashtu si edhe GJMM, i cili edhe pse një gjigant, është i butë dhe i dashur. − T’i vlerësojmë dhe të marrim më të mirën nga ata që janë ndryshe. 11
LEONARDO UNË JAM LEONARDO N Ë B O T Ë N E T E L E V I Z I O N I T 12 GECA NGA HASI. Jam 8 vjeç dhe ndjek klasën e IV në shkollën “Sejdi Dida” Krumë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e revistës “Klubi i Fëmijëve” dhe që ju po lexoni shkrimin tim. Vij nga një familje e thjeshtë dhe e madhe nga qyteti i vogël, por tepër i bukur i Hasit. Jam anëtari më i vogël i familjes dhe më i përkëdheluri. Kam 2 vëllezër të cilët momentalisht jetojnë jashtë Shqipërisë dhe prindërit. Asnjëherë një jetën time nuk ka munguar dashuria, vëmendja dhe kujdesi i prindërve. Mund të them që babi është heroi i familjes tonë, pasi punon pa ndarë për të na siguruar çdo gjë dhe për të mos na munguar asgjë. Ndërsa mami është mbështetja dhe arsyeja kryesore që jam këtu sot. Unë që i vogël kam pasur një dashuri të madhe për kafshët, librat dhe botën e televizionit, sidomos muzikën. Që në moshën 7 vjeçare jam bërë pjesë e fushës së modës ku kam marrë pjesë në evente të ndryshme modelingu si: Miss/Mister Children Albania, Vip Fashion Week Istambul duke fituar çmime të ndryshme (Best Performanc in Stage, MR. Galaxy Albania, Golden Star Albania, International Model Pasaport, Vip Fashion Week International, Diploma Vip Fashion Week).
\"E DUA VENDIN TIM PËR KULTURËN E BUKUR, PËR NATYRËN DHE MALET E LARTA\" “Jam Hasjan me bes e nder” Një tjetër pasion i imi është muzika, ku jam përfshirë së fundmi fal mbështetjes së familjes time. Është një ëndërr e bukur që po bëhet realitet. Kam publikuar deri tani 3 këngë, të cilat janë pëlqyer shumë nga bashkëmoshatarët e mi dhe për këtë jam shumë i lumtur. Një nga këngët që dua shumë është ajo kushtuar vëllezërve të mi të cilët janë larg familjes. \"Malli për vëllezërit\" është një këngë e bërë me shumë dashuri për ata dhe të gjithë fëmijët apo djemtë që kanë emigruar larg familjeve dhe malli na djeg për t'i parë. Një dëshirë që unë kam është të bëhem i suksesshëm në këtë fushë, por pa lënë pas mësimet dhe pasjonet e mia si kujdesi për kafshët dhe piktura. Jam shumë i lidhur me familjen dhe me vendin tim. E dua vendin tim për historinë që ka, për natyrën, malet e larta. E dua sepse jam rritur me kulturën dhe historitë e tij të treguara nga gjyshja ime, e cila tashmë është një ëngjëll dhe më sheh nga lartë. Ajo ka rrënjosur në mua dashurinë për këtë vend, për familjen dhe të jem i dashur dhe i drejt! Shpresoj ta bëj krenar kur të rritem. E dua aq shumë vendin tim për historinë, dhe krenarinë që ka si përkrenarja e Skëndërbeut. Gjithë këtë dashuri dhe krenari që ndjej se jam nga Hasi, jam shqiptar dhe kam treguar në këngën time që ka pak ditë që është publikuar, “Jam Hasjan me bes e nder”. Një gjë që gjithmonë prindërit më përsërisin dhe unë vetes ja kujtoj është: “Duaje vendin tënd, ashtu siç zogu do folenë, ashtu si nëna e do fëmijën. Sepse ngado që të shkosh plagën dhe dhimbjen veç nëna ta shëron…” Kam dëshira dhe ëndërra të mëdha. Nuk dua t'i ndrydh ato, por as ju mos e bëni, nuk i dihet mbase një ditë do jem Kryeministër i këtij vendi, sepse edhe mua më pëlqen piktura. 13
Reni U N Ë J A M R E N I L A T A J 1 2 V J E Ç . J A M N X Ë N Ë S I S H K O L L Ë S \" A L I P O D R I M J A \" B A J R A M C U R R I . Ë N D R R A I M E M Ë E M A D H E Ë S H T Ë F U T B O L L I . KAPITEN I EKIPIT AF TROPOJA 14
\"Dua të kontribuoj për vendin tim\" QË I VOGËL FARE KËRKOJA VETËM TOP DHE NJË BLUZE ME SKUADRËN E ZEMRËS PËR DHURATË! Kam marrë pjesë dy herë në kupa Bote për fëmijë në futboll dhe në 2019 kam fituar vendin e 4 në Botë me ekipin tim Af Valbona! Kam fituar 2 herë çmimin si lojtari më i mirë në turne Ballkanike \"Vllaznimi Cup 2018\" dhe \"Ulpiana Cup 2019\". Po ashtu kam fituar vendin e parë në një mini turne në Lushje. Në turneun \"Uhilas Talent Cup\" jam shpallur nënkampion me ekipin tim dhe një nga golat e mi është cilësuar ndër golat më të bukur të turneut. Mesataja e golave në kampionat është 67 për një sezon! Diçka e veçantë për mua ishte kur preva shiritin e inagurimit të Stadiumit \"Valbona\" dhe jam nderuar me mirënjohje nga Bashkia Bajram Curr. Aktualisht jam kapiten i ekipit Af Tropoja dhe lojtar i Kombëtares shqiptare për rajonin e Tiranës U 13. Golin e parë në kupë bote \"Gothia Cup\" e kam shënuar në moshën 8-vjeçare! Idhulli im është Lionel Mesi. Unë e dua shumë vendin tim dhe dëshiroj të kontribuoj në futboll ku ta çoj sa me lartë emrin e Shqipërisë në Arenat e Futbollit Botëror! 15
AlbaA R K I T E K T J A E N G J Y R A V E U N Ë J A M A L B A L A T A J 9 - V J E Ç E . K Ë T Ë V I T J A M N Ë K L A S Ë N E I V N Ë S H K O L L Ë N \" A L I 16 P O D R I M J A \" B A J A M C U R R I .
Së pari po e nis me pjesën shkollore ku dua të theksoj se jam një nxënëse shëmbullore ku e dua shumë lëndën e matematikës dhe pikturën. Në të ardhmen dëshiroj të bëhem arkitekte. Në pikturat e mia spikatin ngjyrat e forta dhe peizazhet në natyrë. Në moshën 8-vjeçare kam hapur ekspozitën e parë në ambientet e shkollës. Ndaj për këtë kam një falenderim të madh për drejtoreshën Hajrie Hoxhaj dhe mësuesen kujdestare Mimoza Tare që mundësuan një nga ëndërrat e mia! Piktuarat janë vlerësuar dhe nga kritikët e pikturës apo piktorë të ndryshëm në Tiranë dhe Kosovë! Ndër të tjera unë e dua shumë leximin dhe libra të ndryshëm. Në shtëpi kam një mini-bibliotekë! Po ashtu shkruaj edhe poezi. Një nga poezitë e mia i kushtohet flamurit, simbolit të fuqishëm të vendit tonë. “ Flamuri ynë” Nga qielli i kaltër, ng a ajo madhështi, fluturoi një shqiponjë përmbi, Shkoi u ul në flamurin tonë, aty ndenji përgjithmonë. Ngjyra e kuqe porsi gjaku, dhe shqiponja dykrenare, u bënë bashkë që të valvisin, përgjithmonë në tokë shqipëtare. 17
NJË MAMI SI AMI Ami është mami i një vajze dhe një Cila është rutina jote gjatë një dite të Më tej konsumoj drekën, djali. Aktualisht prej zakonshme jave? merrem me gjërat që ka disa vitesh jetojnë nevojë shtëpia dhe në Francë. Zgjimi herët në mëngjes, rreth orës 7:00. Menjëherë pasi bëhem gati për të marrë fëmijët. mbaroj higjienen time, përgatis qumështin dhe mëngjesin për fëmijet. Filloj i zgjoj me delikatesë. Pas kopshtit dhe çerdhes ka Ndërkohë që ata konsumojnë qumështin filloj i vesh paralelisht. Bëhem edhe vetë gati dhe nisemi për kopësht gjithmonë xhiro në ajër të pastër dhe çerdhe. I çoj unë ose bashkëshorti në varësi si t’i kemi punët. dhe lodra, apo dhe ndonjë akullore. Më tej dita vazhdon me një kapuçino për pak kohë për veten dhe më tej në shtëpi. Filloj përgatitjen e drekës dhe Kthimi në shtëpi është rreth 1 orë e gjysmë. Fëmijët ndërkohë hap lap-topin, ku merrem me gjërat e mia të faqes dhe recetat. Ndihmoj në anën online bashkëshortin merren me vizatime në tavolinë, ndërkohë unë përgatis tim me punën e tij. Unë bëj gjithë punët online të dokumenteve dhe e-mail-eve. darkën. 18 Mbrëmja përfshin rutinën e gjumit ku më parë kemi bërë banjon dhe leximin e përrallave rreth orës 8 :00. Kur fëmijët i zë gjumi unë vazhdoj punët që kam lënë përgjysmë në lap-top. Në fund mund të shoh edhe ndonjë film në Netflix. Dhe gjatë gjithë ditës gjej gjithmonë hapësira për faqen time Renamour, për postime në Story, në Feed dhe komunikim me miqtë aty.
Cilat janë ndryshimet thelbësore të jetës Kudo që të shkoj në jetën time, në Shqipëri dhe asaj në Francë? sido që të jem, një pjesë e zemrës time është në Tiranë. Një nga ndryshimet thelbësore është mënyra e komunikimit. Njerëzit në Francë janë të Cilat janë metodat e prindërimit që ndjek? qetë kryesisht, kjo vjen nga mentaliteti i tyre, mënyra si janë rritur. Ka mirësjellje kudo, por Unë jam polici i «keq» në shtëpi, ndërsa babi kjo nuk do të thotë që nuk ka probleme, por është polici i mirë. Unë jam prindi që vendos komunikimi është çelës marrëdhëniesh. limite dhe po në të njëjtën kohë fal shumë Një tjetër ndryshim është që njerëzit nuk dashuri. kalojnë limitet e tua personale si në sjellje, si Kam tendencën të vë gjithmonë balancë në në komunikim. Pra e thënë në gjuhën tonë sjelljet e fëmijëve sidomos tani që janë të nuk të fusin hundët në punët e tua. Ka limit vegjël dhe formohen. Ju flas gjithmonë si të në pyetje, në sjellje, në ndërveprim dhe kudo. rritur, nuk e praktikoj kurrë të folurën si bebe. I trajtoj me shumë dashuri dhe respekt. Çfarë të mungon nga Shqipëria? Gjithmonë gjej rast t’ju mësoj Më mungon familja, më mungojnë miqtë, më normat e sjelljes mungon rrëmuja e Tiranës, vendit ku kam dhe të lindur dhe rritur. Kudo që të shkoj në jetën komunikimit time, sido që të jem, një pjesë e zemrës time me është në Tiranë. njëri-tjetrin dhe me këdo. 19
Grejsi Një vajzë plot ëndrra DHE REALIZIME Vjen një përshëndetje nga unë Grejsi Lita. Jam 11 vjeçe nga Tirana. Studioj në shkollën \"Kongresi i Lushnjes\". Jam një nxënëse e mirë dhe e dua shkollën më shumë se çdo gjë. Jam një vajzë me plot ëndrra që fal familjes time kam realizuar pothuajse të gjitha. Tani çdo ditë e më shumë ndjej një dashuri të madhe për rrugën e artit. Është një rrugë shumë e bukur dhe e vështirë njëkohësisht, por çdo gjë që realizoj e kam kënaqësi të madhe sidomos kur jam nëpër skena të vogla dhe të medha. Jam një vajzë e ledhatuar nga një vëlla dhe nga prindërit e mi. Mbaj mend që në moshën 5 vjeçare unë ecja nëpër shtëpi duke bërë gjithë kohën sfilatës dhe këndoja pa pushim. Kushedi sa trokitje mi dhuronin vëllai me prindërit. Ajo që më ndihmon më shumë për ëndrrat e mia është mami im e cila është e pa lodhur. Mbaj mend kur më regjistroi në kurs \"Albania Fashion Kids\" sa s'më pushoi zemra nga lumturia. Sfilada e parë që realizova ishte në teatrin \"ART-TURBINA\" ku u vlerësova për herë të parë me certifikatë. Nuk e harroj as sfilatën e vitit 2017 në \"Sheraton\" ku u vlerësova me certifikatë dhe një kalendar fotografik. 20
Jam princesha e vëllait, mikja Qershori i 2018 ishte më i lumturi e mamit, krenaria e babit. sepse do të udhëtoja drejt Budapestit ku ishte java e modës për 5 ditë. Kam udhëtuar në disa vende, por nuk ka më Ofertat filluan të vinin më tej për të bukur se vendi im! shumë evente dhe një ndër to që më pëlqeu vërtetë shumë ishte Këngët e mia tani janë shumë ku do Për një periudhë isha pjesë e \"Miss/Mister Albania Kids\" ku u cilësoja këngën në bashkëpunim me emisionit në RTSH2 në rubrikën vlerësova me çmimin \"Princesha e shoqen time Klea, \"Lulëkuqet\" që u \"Fëmijët lexojnë\" ku çdo të premte Vitit 2019\". Në ato momente kam prit shumë mirë. Kënga ime kushtuar kam dhënë rekomandime për libra ndjerë shumë emocione. gjyshes dhe mamit me titull \"Nëna\" fëmijët. Pjesëmarrjet e mia vazduan jashtë kanë marrë shumë duartrokitje. Kam dhënë shumë intervista në Shqipërisë, kësaj here në Milano në Kënga që kam kënduar më shumë televizione të ndryshme si p.sh: Në \"Vip Fashaion Week Milano\", ku u është \"Fluturoj mbi tokën time\". emisionin \"Ditë e Re\" në Rtsh2, vlerësova me Diplomë. Ofertat vazhduan në Ferizaj ku mora \"Report tv\", \"Skan Tv\", \" Vizio Plus\" pjesë me këngën \"Fletët e Jetës\" dhe Sfiladat janë të shumta, por më të u vlerësova me çmimin e dytë. Si përfundim dua të falëndëroj rëndësishmet që më kanë bërë të Kënga ime kushtuar vëllait tim mësuesen time të skulpturës Anisa ndihem edhe më mirë ështe ajo e 5 \"Krenaria ime\" është një këngë ku Sala Skënderi të cilën e dua vërtetë shtatorit 2020 në \"Miss/Mister Kids\" kam shprehur shumë dashuri. shumë. Falëndëroj miqtë dhe e ftuar në juri që unë të vlerësoja mikeshat që më kanë dhënë mbështje talentet e rinj. Po ashtu edhe në gusht Po ashtu së fundmi kam pasur dhe ndër vite. të këtij viti ku isha e ftuar në një event oferta në televizione. Kam qenë një në Shirok ku u vlerësova \"Miss vit asistente në emisionin \"Dua të bëj Do e mbyllja duke falëndëruar mamin Fotozhenia\". të lumtur\" në Top Channel, si dhe në tim për çdo gjë sepse falë saj kam emisionin \"Pi Pi Pip\" në InTv, realizuar ëndrrat e mia. Ëndrrat e mira nëpërmjet të gjitha këtyre eventeve vazdojnë duke kënduar dhe realizuar shumë këngë. Në moshën 6 vjeçare u regjistrova në konkursin e këngës në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Tani bëhen 5 vite të plota që shkoj atje dhe ndërkohë kam marrë pjesë në shumë evente. Pastaj erdhi kënga ime e parë që publiku e priti shumë mirë me titull \"Modës i përkas\". Një këngë që ka marrë shumë çmime në shumë evente. 21
Egi PASIONI PËR BALETIN Unë jam Egi. Jam 9 vjeçe, nxënëse në klasën e IV. Baleti ka qenë dhe është pasioni im. Prindërit ma dhanë mundësinë që të regjistrohesha që në moshën 4 vjeçare në “Studio Dance 3Hapat”. Mësusese Romina Kaso më mësoi bazat e baletit dhe zbuloi tek unë elasticitetin që një balerine i duhet. Kur jam ngjitur për herë të parë në skenë, ndjeva një emocion shumë të veçantë. Duartrokitjet ma shtonin dëshirën edhe më shumë për të kërcyer, sepse ndjeja jo vetëm kënaqësinë time kur kërceja, por edhe të të tjerëve që kënaqeshin me baletin. Gjithashtu modelingu është tjetër pasion i imi. Që e vogël e kisha qejf të veshurën bukur dhe me stil. Mbaj mend që çdo mbrëmje bëja paradën time me rroba të sajuara sipas stilit tim para prindërve, dy vëllerzëve të mi dhe gjyshes. Kam marrë pjesë në disa sfilata që janë organizuar nga stilist të njohur të Shqipërisë, të cilët më mundësuan të sfiloja në një skenë të vërtetë. Baleti dhe modelingu, po më formojnë dhe perfeksionojnë për të shkuar drejt rrugës së artit dhe televizionit. 22
KUJDESI ME ÇANTAT Fizioterapiste/pedagoge Ledina Nikolla Çfarë çante duhet të zgjedhim për fëmijët? Çantë shpine apo trolley (çantën me rrota) është dilema e parë për shumë prindër. Nëse fëmija e ka rrugën nga shtëpia deri në klasë pa shkallë e barriera atëherë sigurisht mund të zgjedhim një çantë me rrota duke e këshilluar fëmijën që gjatë rrugës të ndërrojë dorën. Në këtë mënyrë kemi shmangur mbingarkesën e vetëm një grup muskujsh. Nëse fëmija ka shkallë për të bërë apo pjesë rruge ku do i duhet ta mbajë çantën nga doreza me një dorë zgjidhja më e mirë është një çantë shpine. Si duhet të jetë çanta e shpinës? Çanta e shpinës pikë së pari duhet të ketë shpinoren ergonomike, pra me mbushje të tillë që librat dhe sendet e tjera të çantës mos të kenë kontakt direkt me shpinën e fëmijës. Rripat e çantës të jenë të trashë dhe me mbushje në mënyrë të tillë që rëndesa e cantës të shpërndahet dhe qafa mos të mbingarkohet. Do ishte ideale nëse çanta do kishte dhe rrip lidhës në brez kryesisht për adoleshentët ku rëndesa është edhe më e madhe. Ky rrip siguron shpërndarjen në mënyrë korrekte të peshës gjatë gjithë gjatësisë së kolonës vertebrale. Nuk rekomandohet mbajtja e çantës me një krah. A janë të rënda çanta e fëmijëve? Vlerësimin mund ta bëni shumë lehtë në familjen tuaj. Pesha maksimale që duhet të mbajë një fëmijë nga 5-8 vjeç është 10-15% e peshës së tij trupore. Pra nëse një fëmijë peshon 20 kg çanta e tij s'duhet të rëndojë më shumë se 3 kg. Ndërsa adoleshentët duke qenë se dhe masën e trupit e kanë më të madhe rekomandohet 6-9 kg. A shkakton çanta e shkollës deformime të shtyllës kurrizore? Ndër vite janë kryer studime në vende të ndryshme të botës dhe rezulton që mos të ketë një korrelacion direkt midis patologjive të kolonës vertebrale dhe rëndesën e cantës. Çanta e shkollës në vetvete sjell kontraktura muskulare, të cilat pastaj nëse gjejnë \" terrenin\" e duhur bëhen shkak për patologji të ndryshme posturale. Duhet theksuar që fëmijët të cilët kanë një jetë sedentare, pa sporte, pa aktivitet sportiv, janë më të prirur që çanta e shkollës të shkaktojë kontraktura të cilat të patrajtuara mund të bëhen shkak për këto patologji. Pra pesha e çantës së shkollës e vetme nuk mund të shkaktojë devijime, apo deformime të shtyllës kurrizore! Ajo mund të shkaktojë dhimbje muskulare, kontraktura pa prekje të kolonës vertebrale. 23
SI NISI QENDRA FLUTURA? Qendra Intervistë me bashkëpunëtoren e qendrës FORMIM I SIGURT Esmiralda Osmani Themeluese qendrës: Flora Isufi Mami im është mësuese, tashmë në pension. Gjithmonë Bashkëpunëtore: Esmiralda Osmani ka patur pasionin e saj për fëmijët dhe bisedat tona në shtëpi ishin rreth nxënësve të saj. Ne jemi rritur me këto Kedi Osmani biseda rreth fëmijëve, nxënësve dhe e kishte ëndërr që një ditë kur të dilte në pension të mos e ndërpriste punën. Prandaj para 15 vjetesh u mundua që të krijonim një qendër për fëmijë. Kështu nisi rruga e “Fluturave” ku një pjesë e saj është edhe motra ime. CILAT JANË SHËRBIMET KRYESORE QË FËMIJËT MUND TË GJEJNË NË KËTË QENDËR? Shërbimi kryesor që ne jemi përpjekur të kemi fokus është që fëmija të ndihet fëmijë, që do të thotë ai të ketë akses për të kërkuar hapësirat e tij, por dhe të respektojë rregullat. Me rëndësi ka që rregullat të injektohen gradualisht, duke i ndjerë dhe jo duke imponuar ose detyruar. Duke punuar në këtë mënyrë, arrijmë realizojmë ato objektiva që kemi vendosur. Realisht, kjo na bën të ndihemi mirë pasi sot ne kemi prindër bashkëpunues, të cilët kanë vite që na kanë ndjekur. CILAT JANË AKTIVITETET QË OGANIZONI NË QENDRËN \"FLUTURA\"? Aktivitetet janë të shumta dhe pothuajse organizojmë çdo ditë brenda qendrës tonë, në mënyrë që dita e fëmijëve të mos jetë monotone. Aktivitetet jashtë qendrës prej pandemisë janë kushtëzuar. Aktiviteti i fundit ka qenë organizimi për tek “Turtle Farm”, ku ishim të organizuar të gjithë si qendër, prindër e fëmijë. Ishte një ditë e bukur e cila la shumë kujtime. Ndërsa aktiviteti më i veçantë ka qenë ai te shtëpia e fëmijëve në Elbasan. Ne, si qendër morëm iniciativën për të mbledhur ndihma nga fëmijët e qendrës dhe ishte mbresëlënëse se si fëmijët morën pjesë dhe organizuan gjërat më kryesore. Impakti i fëmijëve të qendrës me fëmijët në jetimore, ishte vërtet impresionues. Momenti më i veçantë ishte kur ata filluan t'i jepnin dhuratat vetë fëmijëve. Pasi u larguam nga ajo shtëpi, të gjithë fëmijët bënin pyetje pa fund dhe ndër të tjera donin të dinin se kur do të shkonim përsëri. Në fakt, e kemi menduar për ta përsëritur në një të ardhme të afërt. 24
Flutura E ARDHME E SHËNDETSHME FOKUS TË CILAT JANË OBJEKTIVAT Adresa: Rruga \"Thoma Koxhaj\" Tiranë VEÇANTË NË DHE VIZIONI I QENDRËS Cel: 0696886444 FLUTURA ? QENDRËN 25 \"FLUTURA\" ËSHTË Objektivi ynë është që nëse një fëmijë rritet i sigurt nga ana zhvillimit dhe kanalizohet siç PJESËMARRJA DHE duhet duke iu përshtatur secilit në mënyrë PËRFSHIRJA E individuale të zhvillimit, sigurojmë një të ardhme të shëndetshme për fëmijën, familjen “FËMIJËVE dhe komunitetin. SPECIAL”. KËSHTU Kjo ka qenë si objektiv ndër vite dhe ndjehemi me fat që kemi krijuar një frymë shumë të mirë I QUAJMË NE me prindërit dhe fëmijët, të cilët janë FËMIJËT ME mbështetësit kryesor. Gjithmonë kemi punuar SPEKTËR TË në grupe të vogla pasi vëmendja që ka nevojë AUTIZMIT DHE ME secili fëmijë është në fokus. ZHVILLIM TË Struktura është organizuar në mini qendra, ku VONUAR. KËTA fëmijët shpërndahen sipas orareve apo FËMIJË KANË NJË ROL zgjedhjeve individuale. Në vazhdimësi, do të GJITHËPËRFSHIRËS punohet dhe është në vëmendje organizimi i qendrave sa më të larmishme. Jemi duke NËPËR TË GJITHË STRUKTURËN. punuar në disa koncepte, që do të vihen në TASHMË ME NJË zbatim së shpejti. EKSPERIENCË 15 VJEÇARE ME NË DUKE QENË SE PËRDORNI SHUMË ARTIN FOKUS FËMIJËT, FIGURATIV, SA MENDONI SE NDIHMON NË NDJENJAT DHE ZHVILLIMIN E AFTËSIVE TË FËMIJËVE? Ndër vite e kemi vënë re se sa të interesuar janë fëmijët përmes artit dhe sa emocionohen. DIVERSITETIN E Arti i kultivon fëmijëve benefite të rëndësishme TYRE, KEMI për zhvillimin e tyre. Madje një rol të ARRITUR NË rëndësishëm luan kryesisht në rritjen e SHUMË RASTE përqendrimit. Arti është një nga metodat që SUKSESI SIDOMOS përdorim për të argëtuar dhe mësuar fëmijët. Objektivi kryesor është që të kemi një ecuri të PËR FËMIJËT ME vazhdueshme e mbështetur në art, ku pjesët NEVOJA TË kreative janë fokusi jonë dhe kemi vendosur që VEÇANTA. ta zhvillojnë çdo ditë e më shumë.
ENIS E DUA DETIN E VENDIN TIM! Unë quhem Enis Ndër të tjera Syziu. Jam 6 vjeç kam njohur miq kam lindur në të rinj dhe qytetin e Tiranës. argëtohem, Prej disa kohësh çdo ditë. frekuentoj qendrën Në kohën e lirë “Flutura”. Aty kam më pëlqen të mësuar shumë luaj futboll dhe të vizatoj. gjëra të reja. Unë e dua vendin tim sepse aty kam lindur dhe aty kam njerëzit e mi të dashur. Bashkë me prindërit e mi kam vizituar disa qytete të Shqipërisë dhe kam fiksuar në foto momentet tona më të bukura. Më pëlqen shumë natyra e vendit tim, por më së shumti më pëlqen deti. Çdo verë shkoj në det, notoj dhe argëtohem së bashku me vëllain tim. 26
Unë jam Klevis Hodja dhe jam 11 vjeç. Jam nga qyteti i Tiranës. Familja ime përbëhet nga mami dhe vëllezërit. Që i vogël jam rritur nën tingujt e violinës, pasi vëllai im më i madh i bie violinçelës. Mua gjithmonë më kanë pëlqyer ato tinguj. Aktualisht vëllai im është në Norvegji dhe luan nëpër koncerte të ndryshme. Për këtë arsye mami më ka regjistruar në shkollën e muzikës Liceu Artistik \"Jordan Misja\". Kam filluar t'i bie violinës që në klasë të parë. Jam shumë i apasionuar pas tingujve të saj. KLEVISShpresoj në të ardhmen të jem po aq i zoti sa dhe vëllai im. Ndryshe nga ai, unë do të zgjedh të luaj në vendin tim. DUA TË LUAJ PËR VENDIN TIM Unë e dua vendin tim për çdo instrumentist të talentuar që ka. Të gjithë besoj e njohin familjen Qerimaj të cilët janë të gjithë të talentuar. Unë e dua vendin tim sepse ka shumë artistë të mrekullueshëm në të gjitha fushat. 27
receta e biskotave me tre pËrbËrËs Nga Ela Wamsler RECETA Do ju tregoj recetën e biskotave me tre përbërës, që është më e thjeshta fare. HAPAT 1 vezë 1 gotë sheqer (235 gr) 1 gotë gjalpë kikiriku i përziejmë, e ndajmë brumin në toptha me lugë, i vendosim në furrë për 10 min. 28
NJË UDHËTIM NDRYSHE Nga Ioana Vojanoviç Një mëngjes i ngrohtë po më thërret të nisem për të përshkruar vendin dhe për t’i pastruar qytetet tona të bukura. Me qese me vete mendoj të nisem nga qyteti i bukur i Fierit ku unë jetoj. Gurët e Apolonisë më thërrasin për t’i vizituar. Më tej më pret Vlora, një zonjë e stolisur me një fustan blu ndërsa në mbrëmje vendos kurorën e artë të diellit që perëndon dhe fshihet ngadalë në ishullin e Sazanit. Shkoj më tej edhe në Përmet, në qytetin e trëndafilave. Vijoj të dëgjoj gurgullimat e Vjoses dhe shoh trëndafilat shumëngjyrësh që tunden kur fryn flladi i lehtë. Ndalem edhe në Gjirokaster kur hapat e mi trokasin në kalldrëmet e gurtë drejt kalasë se Argjirosë. Hedh sytë në horizont nga ku po më fton qyteti i Sarandës. Gjithë rrugën më shoqëron valëza lozonjare e Jonit. Deri sa mbërrij në kalanë e Lëkuresit ku shpaloset magjishëm peisazhi i perlës së Jonit. Nisem për në Korcë por një ndalesë në Liqenin e Ohrit do të ishte e detyruar. Në Pogradec na presin mjelmat e bardha në ujin e kristalt në hijen e shelgjeve që prekin sipërfaqen e ujit. Më tej Korça vend i bukurisë i kulturës me mësonjtoren e parë. Sigurisht edhe Voskopoja me kishat e saj te lashta, me ushqimin e shijshëm ku në çdo sokak dëgjohen serenatat që të kenaqin me meloditë e tyre. Bukuritë shqiptare nuk kanë të mbaruar. Drejtohem bashkë me prindërit në këtë udhëtim drejt Veriut. Kudo që shkoj nuk harroj të sensibilizoj të mëdhenj e të vegjël për ta mbajtur sa më pastër mjedisin. Pas ngjitjes në kalanë e Rozafës në Shkodër a mund t’i shmangesh bukurisë së Bunës? Ja dhe lumi i Valbonës dhe i Shalës. Mbrëmja bie dhe unë jam në bujtinat e Thethit. Rreth zjarrit bubulak ku ndihen aromat e ushqimeve tradicionale. Si mund të harrosh kryeqytetin e lashtë të Shqipërisë, Krujën e Skëndërbeut me kalanë e saj. Kryeqyteti jonë Tirana po më pret për të pastruar shëtitoret. Po më pret Elbasani me ujërat kurativ. Nuk mund të lë pa përmendur dhe Beratin me bukuritë e lumit Osum. Shqiperia jone që është si një guackë që kur e hap ka brenda shumë perla. Ajo që ne duhet të bëjmë është ta mirëmbajmë atë. Unë u mundova që gjatë udhëtimeve t’i pastroj sado pak, por edhe ju fëmijë mos e harroni këtë porosi. 29
planetet në sistemin diellor Venusi mërkuri Një ditë në Venus është më Ky është planeti i parë më i afërt me e gjatë se një ditë në Tokë. Diellin dhe më i vogli në sistemin tonë diellor. toka Marsi Dikur besohej se Toka ishte qendra e universit, derisa u Marsi ka dy hëna dhe është i hodh poshtë nga Galileo fundit nga planetët tokësorë Galilei. së bashku me Mërkurin, Jupiteri Venusin dhe Tokën. Pika e Madhe e Kuqe e Saturni dukshme në Jupiter është një stuhi që ka vazhduar Saturni është për të paktën 350 vjet. planeti i dytë Urani për nga madhësia në Urani ka temperaturën më të ulët Sistemin Diellor nga të gjithë planetët, me një pas Jupiterit temperaturë minimale atmosferike prej -224 ° C. Neptuni Një vit në Neptun është i barabartë me 165 vjet në Tokë. 30
GJENI 10 NDRYSHIMET kuriozitete PËRTACËT BOA SHTRËNGUESE Përtacët janë gjitarë të një madhësie mesatare që jetojnë në pyjet tropikalë të Amerikës Jugore Boa shtrënguese është një specie e dhe Qëndrore. Ata kryejnë lëvizje të ngadalta e gjarpërinjve të mëdhenj me trup të fuqishëm. të dembelosura. Kthetrat e tyre kanë formën e grepave dhe u mundësojnë të mbërthehen e të Gjendet në Amerikën e Veriut, Amerikën Qëndrore, në Amerikën e Jugut dhe në qëndrojnë gjatë në pemë. Ata ushqehen me gjethe dhe lule. Karaibe. NDIQNI 31 @KIKSILLUSTRATIONS NE INSTAGRAM NËSE DËSHIRONI TË KTHENI FOTO OSE IDE TUAJAT NË ILUSTRIME DIXHITALE KONTAKTONI: [email protected]
Graphic Studio KLUBI I FËMI JËVENëse dëshironi që edhe fëmijët tuaj të marrin pjesë në numrin e ardhshëm të revistës, ose doni të reklamoni një biznes që lidhet me nevojat e fëmijëve kontakto: 500 lekë/5 Euro [email protected]
Search
Read the Text Version
- 1 - 32
Pages: