REVISTA KLUBI 2023 GUSHT I FЁMIJЁVE NR.33 Unë kam shumë cilësi pozitive ARGËTIM RECETË KËSHILLA Fletë pune dhe Kek i sheshtë me Kujdesi ndaj ngjyrosje çokollotë skoliozës
Cilësitë kultivohen dhe nxiten! Nga M A R S I D A S I M O Në procesin e gjatë të edukimit, fëmijët kanë nevojë të udhëzohen drejt cilësive pozitive si empatia, bashkëpunimi, respekti ndaj të tjerëve etj. Në këtë numër të revistës kemi menduar që fëmijët pjesëmarrës të nxjerrin në pah cilësitë e tyre pozitive, jo vetëm duke i renditur, por edhe duke i përshkruar apo treguar se si i ndihmojnë ato në jetën e tyre. Themeluese e revistës Marsida Simo (Sociologe) Bashkëpunëtorë Zerina Sheme (Pediatre) Julika Simo (Piktore) Aida Zoto (Pedagoge) Graphic Designer Kristi Simo GUSHT 2023 Klubi i fëmijëve | 2
LIBRI I MUAJIT SUGJERIME PËR LIBRA PËR MUAJIN GUSHT Përshëndetje. Unë jam Noeli, autor i rubrikës “Libri i Muajit” në revistën Nga Noel Beqiraj “Klubi i Fëmijëve”. Kjo rubrikë do të shërbejë si një mënyrë bashkëbisedimi me fëmijët dhe lexuesit në përzgjedhjen e librave për t’u lexuar. Si pa e kuptuar, po afrohet edhe fundi i stinës së verës. Sa shpejt kaloi, apo jo? Aq shpejt saqë po na marrin “flakë” librat me shpejtësinë që po i lexojmë. Këtë muaj doja t’iu përditësoja për serinë “Ditari i Gregut” të autorit Jeff Kinney. Ju ftoj që këto ditë të muajit të fundit të pushimeve t’i kaloni në shoqërinë të kësaj serie gazmore. Seria “Ditari i Gregut” është për çdo moshë duke filluar nga 9 vjeç e sipër. Historitë e Gregut mund të ndahen dhe më familjen, duke u lexuar bashkë me mamin, babin apo motrën ose vëllain. Edhe gjyshërit do kalonin momente gazmore me ju! Gregu, personazhi kryesor i serisë, është një djalë që tregon për aventura të ndryshme që kalon përgjatë shkollës 9-vjeçare, duke përfshirë këtu momente nga jeta e tij personale dhe shoqërore. Secili libër krahas përshkrimit që të bën kureshtar se si do të përfundojnë aventurat dhe bëmat e Gregut nga momenti në moment, në faqet e tij do të gjeni edhe plot ilustrime po aq gazmore që e bëjnë edhe më interesante historinë. Një nga librat që kam lexuar nga seria, e kam mbaruar brenda ditës. Sugjeroj që të merret secili libër i serisë me radhë, ata kanë edhe një lidhje dhe mund të merrni mesazhin më të madh e të plotë të serisë “Ditari i Gregut”. Seria “Ditari i Gregut” përshkruan ndodhi të ndryshme të Gregut me prindërit e tij, vëllezërit, mësuesit, shokët dhe shoqet e shkollës, etj. të gjithë personazhet e librave që janë pjesë e jetës së Gregut. Por, unë këtu do të veçoj lidhjen e fortë që Gregu ka krijuar me shokun e tij të ngushtë, Roulin. Si një nxënës i 9-vjeçares, Gregu tregon nëpërmjet aventurave dhe bëmave të tij, pengesat që i dalin rrugës në planet e tij dhe të shokëve të tij. Rouli, një personazh i rëndësishëm i serisë, është shoku i ngushtë i Gregui dhe ata kanë një lidhje të fortë shoqërore. Edhe pse mund të duket sikur Gregu e përdor Roulin për të arritur qëllimet e tij, kjo nuk është aspak e vërtetë. Takimi i tyre është histori thjesht humori. Rouli sapo kishte ardhur në lagje dhe mamaja e tij i kishte blerë një libër me mënyra se si të zësh shokë në vende të reja. Ai shkoi t'i provonte ato “dëngla” tek Gregu. Ai e pa të gjorin dhe e vuri në radar. Po vërtet, kështu thotë në libër! Në librin numër 14, kur Gregu do të ndërronte shtëpi, ai e dinte se sa shumë do i mungonte shoku i tij i ngushtë, Rouli. Prej kësaj ndjesie, megjithëse ai nuk kishte ikur ende, Gregu organizoi një festë shumë të bukur në oborrin e pasmë të shtëpisë së tij. Momenti kur shokët shohin njëri-tjetrin dhe preken shumë, është një pjesë shumë emocionale. Por, duke hequr një xhakuzi nga shtëpia, ajo ra dhe shembi tërë shtëpinë. Shumë për të qeshur, apo jo? Për më shumë më ndiqni në: Instagram: noel_blog_official Threads: noel_blog_official | 3
LORIK \"Unë jam shumë i shoqërueshëm dhe kudo ku shkoj bëj shokë\" Unë quhet Lorik Batusha, jam 8 vjeç dhe jetoj në Durrës me prindërit dhe vëllain tim të vogël Gregori. Këtë vit mbarova klasën e dytë. Shkolla më pëlqen shumë pasi mësoj gjëra të reja dhe kam shokë e shoqe. Gjatë verës më merr malli shumë për ta. Klubi i fëmijëve | 4
Unë jam shumë i shoqërueshëm dhe kudo ku shkoj bëj shokë, madje edhe kur shkoj te gjyshërit kam shokë e shoqe edhe atje. Kudo ku jam unë është dhe vëllai im i vogël Gregori. Ne jemi të pandashëm dhe kujdesemi për njëri- tjetrin. Prindërit më kanë mundësuar në kurse dhe aktivitete të ndryshme duke përmbushur pasionet e mia. Në fillim ndiqja një kurs karateje, por pasi mësova taktikat kryesore e ndërpreva. Më pëlqen shumë biçikleta. Çdo pasdite bëjmë shëtitje me shokët dhe më ndihmon si aktivitet fizik. Një nga pasionet e mia është gjuha angleze. Që i vogël e kam mësuar dhe më ka pëlqyer kjo gjuhë. Aktualisht flas anglisht rrjedhshëm dhe duke qenë se me prindërit udhëtojmë shumë, unë mund ta praktikoj këtë gjuhë. Pasioni im kryesor është piktura. Piktura ime e parë ka qenë një makinë kur kam qenë 3 vjeç. Mami më ka mundësuar që të vogël kurs pikture për të përmirësuar talentin tim. Në shtëpi kam një koleksion të pikturave të mia, që i kam ruajtur. Një ditë do doja të bëja një ekspozitë me pikturat e mia. Mësuesja më thotë që jam një artist i vogël. Piktura më qetëson, më bën të ndihem shumë mirë. Një ditë do doja të realizoja një ekspozitë me pikturat e mia. | 5
PERLA \"JAM NJË VAJZË E E QETË, SHUMË E ËMBËL\" Unë jam Perla Add a little Rakipllari. Kam bit of body lindur në qytetin e Korçës, më 19.06.2018. text Që e vogël unë kam qenë një fëmijë i qetë dhe që fal shumë dashuri. Mami dhe babi kanë pasur mundësinë për të kaluar shumë kohë pranë meje dhe kjo më ka bërë mua që t'i dua të dy shumë fort dhe të mos i ndaj kurrë nga njëri – tjetri. Klubi i fëmijëve | 6
\"KA SHUMË GJËRA TË CILAT UNË I PËLQEJ, POR MË TEPËR DUA UDHËTIMET DHE LIBRAT\" Edhe tani unë vazhdoj të jem një vajzë e qetë, shumë e ëmbël dhe që di t'i bëj të gjithë për vete. Por unë kam edhe një të metë të vogël, jam pak kokëfortë. Prindërit e mi më kanë lexuar përralla që kur unë isha 6 muajshe dhe unë shikoja figurat dhe më tërhiqnin shumë. Përralla e parë që kam pëlqyer ka qenë \"Pinoku\", të cilin e quaja Mitu. Duke u rritur, çdoherë që shkonim në supermarket unë kërkoja të blija një libër me përrallë dhe filloja ta shfletoja menjëherë. Dalëngadalë fillova t'i mësoj përrallat që prindërit më lexonin, dhe duke shfletuar bëja sikur i lexoja dhe i tregoja të gjitha. Mua më pëlqen të ulem dhe të shfletoj librat për një kohë të gjatë. Tani kam filluar edhe të lexoj nga pak, kryesisht titujt dhe më pas duke parë figurat krijoj vetë historitë e përrallave. Vit pas viti në bibliotekën time të vockël janë mbledhur rreth 85 libra, kryesisht përralla të veçanta dhe disa libra me qindra përralla. Po ashtu babi më ka blerë edhe disa përralla në anglisht sepse më pëlqen. Të gjithë e dinë tani që unë i pëlqej shumë librat dhe shpesh më dhurojnë të tillë për festa. Unë kudo që shkoj marr me vet gjithmonë libra dhe kudo që shoh të tillë kam dëshirë t'i shfletoj. Unë kam shumë për të treguar, por po e mbyll me kaq, me dëshirën për t'u treguar herë tjetër diçka nga vetja ime. Përqafime nga Perla! | 7
NJË MAMI SI INA TË NJOHIM MAMI INËN Unë quhem Ina Qema dhe jam mami i dy fëmijëve, Arya (vajzë, 4 vjeçe) dhe Davian (djalë, 2 vjeç). Aktualisht ushtroj profesionin si Terapiste në çifte dhe familje në New York, SHBA dhe mentore për të ndihmuar më shumë njerëz të ndërtojnë një komunikim të shëndetshëm në marrëdhëniet e tyre. Gjithashtu jam anëtare e organizatës globale të emergjencave të shëndetit mendor. Pavarësisht arritjeve dhe qëllimeve, në eksperiencën time jetësore, të qenurit mami është një pjesë e jetës sime e jashtëzakonshme. Unë jetoj me bashkëshortin dhe familjen e tij prej 10 vitesh në SHBA dhe jam shumë e lumtur që fëmijët e mi po rriten me shumë dashuri dhe shumëllojshmëri në një dinamikë familjare. SI ËSHTË NJË DITË E ZAKONSHME PËR TY? Një ditë e zakonshme për mua fillon me veten, fëmijët dhe mbaron po me fëmijët dhe veten. Unë mundohem të zgjohem pak më herët se fëmijët e mi, në mënyrë që t'i jap vetes kohë të zgjohem dhe të përgatitem shpirtërisht, moralisht, fizikisht për një ditë të fuqishme. Fëmijët e mi kanë në një rutinë zgjimi dhe fjetje, që më ndihmon shumë në përditshmërinë time. Synimi im është që të jemi një familje ku secili prej nesh të jetë i pavarur në përgjegjësitë bazike njerëzore. Arya zgjohet në mëngjes, bën rutinën e saj të higjienës, më pas rregullon krevatin e vet dhe vishet për në parashkollor. Ndërsa Daviani sapo ka filluar të krijojë pavarësinë e tij në rutinën e mëngjesit, por për momentin mundohem ta ndihmoj. Më pas, secili përshëndet nënën që e lëmë në shtëpi dhe shkojnë në programet e tyre parashkollore, ndërsa mami në punë. Ora 5 e pasdites na bën sërish bashkë. Udhëtimi me makinë deri në shtëpi ka në qendër bisedën se si ka shkuar dita e secilit, cila ka qenë gjëja më e bukur, cilat kanë qenë sfidat që kanë pasur, apo çfarë kanë mësuar në shkollë. Nëse është ngrohtë mund të ndalojmë te ndonjë park apo aktivitet argëtues sportiv për fëmijët. Nëse është ftohtë apo bie borë, destinacioni ynë është shtëpia. Çdo ditë në para darkë rreth 1 orë kalojmë një kohë familjare me lojëra, ku të gjithë pjesëtarët e familjes janë prezentë, një kohë e panegociueshme për të gjithë. Më pas, në orën 20:30 fillojmë rutinën e darkës e cila përfshin ngrënien e darkës, rutinën e higjienës dhe përgatitjen për ditën tjetër. Në orën 21:00 Arya dhe Davian janë të dy në gjumë dhe pastaj është koha për mamin. Duke qenë se fëmijët flenë në orën 21:00, kjo më jep dhe mua hapësirën të përfundoj detyrat e ditës, punë të lehta shtëpie dhe të përgatitem për ditën tjetër. Në shtëpinë tonë nëna është personi që gatuan në përditshmëri. Për pastërtinë e shtëpisë apo për detyra/përgjegjësi të tjera rreth shtëpisë, mami dhe nëna kanë ndërtuar një sistem ku punët e shtëpisë bëhen një herë në javë me themel dhe përditshmëria mund të jetë përdorimi i fshesës me korrent; pazari mund të bëhet 1-2 herë në javë, etj. Duke krijuar një sistem që funksionon për të gjithë familjarët, i jep të gjithëve kohën që i nevojitet për të bërë shumicën e angazhimeve që duhen për ditën dhe kohë për njëri tjetrin. SI I MOTIVON FËMIJËT? CILAT JANË ZAKONET POZITIVE QË KENI NË RUTINË? Fëmijët që të vegjël i kam trajtuar si individë të veçantë dhe jo si një projekt i imi për të plotësuar pritshmëritë e mia. Në shumicën e rasteve mundohem të njoh karakterin, personalitetin e tyre, të jem kureshtare për gjërat që duan dhe bëjnë, në të njëjtën kohë që kur është e nevojshme mësojnë të disiplinohen, përgjegjësitë, vendimmarrjen dhe për veprim-pasojën. Klubi i fëmijëve | 8
JAM SHUMË E LUMTUR QË PO NDAJ UDHËTIMIN TIM TË MËMËSISË ME TY. EDHE UNË, SI TI NDOSHTA, KUR U BËRA MAMI, U BËRA VERSIONI MË I MIRË I VETES, POR JO VETËM. KUR U BËRA MAMI GJETA FORCËN TË PËRBALLESHA ME PJESË TË JETËS SIME QË MË PARË E ANASHKALOJA OSE NUK KISHA AQ GUXIM T'I SHIHJA PËRBALLË. Disiplina fillon me faktin që shtëpia ka rregulla për të gjithë dhe njohjen e këtyre rregullave, që fëmija të dijë çfarë e pret, mos të jetë në zonën e të panjohurës në gjërat përreth dhe sidomos në shtëpi ku është vendi i tyre më i sigurt dhe duhet të jenë në kontroll të hapësirës së tyre në të. Rutina e mëngjesit dhe darkës e përshkruar më lartë është një ndër zakonet e padiskutueshme. Motivimi i fëmijëve vjen gjithmonë në formën e komunikimit bashkëbisedues dhe real. Nuk bëj premtime që unë nuk mund t'i mbaj apo nuk mund t'i bëj dot. I shpjegoj çdo gjë rreth punës sime, “vështirësive” që pse nuk mund të bëjmë çfarë të duam ne dhe kur mund t'ia japim vetes këtë mundësi. Planifikimi i eventeve më të mëdha të javës në përgjithësi, si dhe kur do ndodhin, është një zakon tjetër që i jep fëmijëve siguri dhe njohuri çfarë i presin. Kjo i mëson fëmijëve dhe një balancë midis gjërave që duhet të bëjmë sepse kemi detyrime dhe gjërave që janë argëtuese. Kjo gjë i motivon fëmijët duke i mësuar zgjedhjet midis prioriteteve dhe i shpërblen fëmijët të bëjnë gjërat që i argëtojnë apo duan më pas. Për shembull: Arya dhe Davian shpesh herë shprehin dëshirën kur nuk do ikim më në shkollë dhe punë dhe të rrimë përditë së bashku. Tashmë Arya dhe Daviani e dinë që duhet të ikin në shkollë dhe të “paguhen” me nota dhe sjellje të mira në shkollë, si dhe mami dhe babi duhet të punojnë për të fituar më shumë para, që në fundjavë mund të rrimë bashkë dhe të argëtohemi. Në eksperiencën time kjo gjë ka ulur dozën e sjelljeve të acaruara të fëmijës, që i kërkon gjërat me patjetër. Gjithmonë e kujtoj veten që mënyra e sjelljes dhe komunikimit tim, është mënyra më e rëndësishme e edukimit të fëmijëve. Arya shpesh pyet “po ti e rregullove krevatin tënd, që më pyet mua për të timin?”. Në Amerikë ka një shprehje “Lead by example” e cila në rolin tim si mami e kam kuptuar më shumë. NJË MESAZH PËR PRINDËRIT Fëmijët nuk harrojnë. Ndonjëherë mundohen të ndërrojnë rregullat e prindërimit dhe të më shtyjnë në limitet e mia, Ndonëse ju lexuat përshkrimin më sipër dhe jeni duke pyetur por sa më e vazhdueshme jam në sjelljet e mia, aq më shumë veten si e dëgjojnë fëmijët këtë? ata konfirmojnë, ndaj kështu është rrjedha e gjërave në Fëmijët e mi nuk janë perfektë, kanë dhe ato sjelljet e tyre familjen tonë. fëmijërore, llastime apo qarje për të marrë gjërat që duan, por Në eksperiencën time si mami, kur fëmija ndihet i dëgjuar në çelësi për mua ka qenë vazhdimi në konsistencën e rregullave opinionin e tij, është pjesë në vendimmarrje, apo thurjen e të mia në kontekstin veprim-pasojë. planeve familjare dhe prindi i kërkon gjërat që ai vetë bën, fëmija është më i kuptueshëm dhe dëgjueshëm. Shumica e gjërave arrihen me shpjegimin dhe edukimin e gjërave që kërkojmë apo bëjmë ne duke e përforcuar me modelin që jemi ne për to. Unë nuk e kisha menduar kurrë çfarë ndikimi mund të kisha te fëmija im, deri në momentin që unë kuptova si më shihnin mua ata, si një person absolut apo perfekt. Nëse jeni në fazat e edukimit të fëmijës tuaj, edukimi fillon nga vetja dhe më pas duke treguar me vepra çfarë shpesh herë ngelen teori në shumicën e kohës. Shumë njerëz më thonë “e lodhe vajzën apo djalin, lëri të jenë fëmijë, të bëjnë atë që duan”. Unë nuk jam dakord me këto fraza, sepse të rrisësh një fëmijë do shumë punë dhe përkushtim. Në fund të fundit, ne dëgjojmë shumë histori prindërimi,por vetëm ti si prind e di dhe mund të zgjedhësh cila është mënyra që ti do të rrisësh dhe edukosh fëmijën tënd. | 9
DAVIAN \"JAM I DURUAR DHE SHUMË I DASHUR\" Unë jam Daviani dhe jam 2 vjeç. Unë kam dëshirë të bëhem zjarrfikës sepse dua të shpëtoj njerëz nga zjarret e mëdha. Kohën e lirë e kaloj duke ecur në pyll, duke luajtur me motrën time Aryan dhe mamin, me makinat e mia dhe te parku. Unë kam shumë qejf të mbledh makina të cilat i kam bërë koleksion të shtëpia. Disa cilësi pozitive të miat janë: Jam i duruar dhe shumë i dashur. Jam i qartë në gjërat që dua dhe tregoj vendosmëri për gjërat që bëj ose dua. Jam mbrojtës ndaj motrës sime, pavarësisht se jam më i vogël se ajo. I shijoj shumë gjërat e qeta dhe private me familjen. AYRA \"JAM E DASHUR, KURESHTARE, KAM SHUMË KREATIVITET\" Unë jam Arya Qema dhe jam 4 vjeçe. Unë kam dëshirë të bëhem një terapiste si mami. Kohën e lirë e kaloj duke luajtur me lodrat e mia, me vëllain tim, duke luajtur soccer, duke ikur te parku me mamin dhe babin dhe duke udhëtuar në vende të reja shumë të bukura. Unë kam shumë qejf të vishem bukur me kataka (taka) dhe të festoj me mamin dhe babin. Disa cilësi pozitive të miat janë: Jam e dashur, kureshtare, kam shumë kreativitet dhe gjëja që nxjerr më shumë në pah është të jem lider. Jam entuziaste për të bukurën, për muzikën, për udhëtime ku kënaqem emocionalisht. Kam shume qejf të performoj në skena me fustanet e mia dhe shpesh familja ime dëgjon koncerte nga unë. Klubi i fëmijëve | 10
NGJYROS | 11
ILURIA \"JAM ARTISTE SEPSE PIKTUROJ BUKUR\" Përshëndetje fëmijë që po lexoni revistën \"Klubi i fëmijëve\". Unë jam Iluria. Jam 7 vjeçe. Klubi i fëmijëve | 12
\"UNË KAM SHUMË DËSHIRË TË SHËTIS, TË UDHËTOJ NË NATYRË\" Këtë vit do shkoj në klasë e parë dhe mezi po pres. Me shumë dëshirë po marr edhe unë pjesë në këtë revistë për fëmijë ku do ju tregoj pak për veten time dhe argëtimet që unë bëj. Unë kam shumë dëshirë të shëtis, të udhëtoj në natyrë. Po ashtu më pëlqen të pikturoj. Pikturat i realizoj zakonisht në kohën e lirë. Më pëlqen të luaj hapa-dollapa me kushërirat e mia dhe me motrën time të vogël. Sa shumë i dua ato. Kudo që shkojmë jemi gjithmonë bashkë. | 13
KROI \"ARMA IME MË E FORTË ËSHTË BUZËQESHJA\" Përshëndetje fëmijë të revistës “Klubi i Më shijojnë shumë frutat dhe makaronat. Fëmijëve”! Unë jam Kroi. Për pak bëj 2 vjeç dhe Kohët e fundit kam nisur të mësoj shumë fjalë që tani e ndjej veten shumë të madh. Edhe pse të reja dhe meqenëse mami e babi gëzohen mami dhe babi kanë shumë merak për mua, shumë kur unë përsëris fjalët që më thonë kam më pëlqen pavarësia sidomos kur dal të luaj. vendosur t’u bëj atyre dhuratë nga një fjalë të Të eksploroj është aktiviteti im i preferuar re për çdo ditë. Jam djalë plot energji, lozonjar, sepse mahnitem nga sa shumë gjëra gazmor dhe çapkën. Dëshiroj të bëhem i madh interesante rrethohem. Për momentin pëlqej e i fortë si babi, por mami thotë që mos të shumë autobusët, trenat, librat me kafshë, rritem shumë shpejt kështu që mua ende më shëtitjet në natyrë, vrapin, parkun e lojërave zë gjumi në krahët e saj, por edhe për pak. dhe këngët, sidomos ato shqiptare. Klubi i fëmijëve | 14
\"UNË JETOJ LARG SHQIPËRISË, NË SHBA, POR DUA SHUMË TË VIJ E TA SHOH SEPSE MAMI MË THOTË QË ËSHTË VENDI MË I BUKUR NË BOTË\" Ndër të tjera dua të takoj nga afër familjen time të madhe, në veçanti gjyshet e gjyshërit të cilët mezi po më presin. Dobësia ime e momentit është të provoj të bëj të kundërtën e asaj që më këshillojnë, ndërsa arma e fortë që më “shpëton” nga telashet është buzëqeshja, për të cilën më thonë që e kam shumë të bukur. Për shokët e mi të vegjël kudo ku ndodhen unë dua të dhuroj veç lumturi. Ju përqafon fort Kroi! | 15
Sjellja dhe edukata Nga Grei Jahaj Një ndër aspektet më të rëndësishme në jetë që krijon dhe formon një njeri është sjellja dhe edukata. Edukata merret që në fillim të jetës nga prindërit, e pastaj me rritjen e njeriut merret nga mësuesit dhe shokët. Edukata është arma më e fuqishme e njeriut sepse edukatën mund ta përkufizojmë në shumë mënyra: Edukata mund të na lehtësojë dhe të na Si mund të ndihmoj? ndihmojë të përballojmë situata. Edukata e një personi vlerësohet ashtu siç ai e paraqet me mangësi, me vështirësi por edhe me plotësi. Edukata nuk është një libër, as një lëndë shkollore, por është diçka që fitohet dhe mbahet përgjatë gjithë jetës. Edukata nuk është vetëm shkolla, por edukatë është dhe një \"Mirëmëngjesi\" e thjeshtë ose një kompliment sepse edukata shfaqet në shumë forma dhe janë pikërisht këto elemente të thjeshta që tregojnë edukatën tonë. Sa herë përmendim edukatën, mendja na shkon tek edukata e fëmijëve, apo nxënësve. Kjo ndodh sepse nëse fëmijët nuk marrin edukatë nga modelet e tyre që si fillim janë prindërit dhe familjarët, atëherë ne nuk mund të presim të marrin edukatë nga mësuesit ose miqtë e tyre. Faleminderit! Të lutem! Një problem i madh që ndodh kohët e sotme është që shumë fëmijë po arsimohen, por nuk po edukohen. Kjo do të thotë që e ndjekin shkollën me nota të mira, por ndikimi që marrin nga njerëzit përreth i çojnë që të mos edukohen dhe të jenë të sjellshëm. Shkolla nuk e bën njeriun njeri, por ajo se çfarë rrjedh nga shpirti, nga formimi i personalitetit dhe identitetit të tij. Nëse nuk ekziston dëshira për t'u bërë një njeri i mirë dhe për të ecur përpara në jetë dhe nëse ne duam vërtetë të bëhemi të suksesshëm, nuk duhet të lejojmë askënd të ndikojë dëshirën për edukim. Klubi i fëmijëve | 16
EKSPERIMENT NGA ELIO \"SHI NGA NJË RE\" Për këtë eksperiment do të duhen: 1. Një kavanoz ose një vazo e madhe e tejdukshme; 2. Shkumë rroje; 3. Ngjyrues ushqimor i holluar me ujë; 4. Një shiringë; 5. Ujë. Eksperimenti fillon duke e mbushur vazon e tejdukshme me ujë, por jo plot. Më pas marrim shkumën e rojës së babit, e tundim dhe më pas e aplikojmë mbi sipërfaqen e ujit, derisa të na japë idenë e një reje të madhe të bardhë. Pastaj marrim një shiringë dhe e mbushim me ngjyrues dhe e hedhim mbi shkumën e rojës. Hedhim çfarë ngjyrë të duam, pra sipas dëshirës. Do presim pak minuta, dhe do të shikojmë që poshtë shkumës së rojës do të dalin disa vija me ngjyra që të japin idenë e pikave të shiut. Ky eksperiment është shumë i thjeshtë dhe mund të bëhet nga të gjithë shokët e mi me ndihmën e prindërve. Shpjegimi i eksperimentit: Me anë të këtij eksperimenti ne krijojmë idenë sesi krijohet shiu brenda në re. Shkuma e rojës na jep idenë e resë, e cila pasi mbushet me ujë derisa nuk mban më, fillon dhe e lëshon ujin poshtë në formën e pikave të shiut. | 17
KAMELA \" I LIKE TO EXPLORE NEW PLACES \" Hey, my name is Kamela and I am 13 years old. My hobbies are usually not as different than any artistic kid my age, I like cooking and going on hikes. When I cook I become creative and in the end, I make something amazing that impresses everyone that I know. I like cooking because I usually have a lot of fun when I cook because I get to mix stuff up and have some fun. When I go on hikes I like to explore new places and things, such as new species, different kinds of plants, and many more. I like going on hikes with my family and my dog. The things that I like to do is usually I prefer to listen to music when I learn, write, paint, read, write or paint. When I do those read, and do many more things. The reason I listen to things they usually help me to escape music is because it boosts my mood and makes me reality and go into a world of my own. feel more productive and helps me finish my work When I paint, I usually paint whatever faster. I prefer volunteering at my school or anywhere I comes into my mind and I get a can find to volunteer in. Once I volunteered for better sense of peace when that kindergarten helping and my school, and it was a really happens. When I read, it depends on nice experience because I made new friends and I felt what kind of book I am reading, but very good that I was able to help other people with whatever genre it is, it always takes whatever I was able to do. me to a world of its own. I usually I usually spend my day preparing myself and planning write when I am bored or I have inside my head how my day is going to turn out to be, nothing to do because I think it really then I go to the living room and watch a little bit helps me be free from my mind and before eating and doing my chores to help my mom create a story where I might be with the housework that she has. Then I eat lunch and something totally different. go to my room to spend some productive time for myself, which includes; reading, watching, listening to Klubi i fëmijëve | 18 music, and some other fun stuff. Then I go outside to the backyard to have some fun with my dog \"Mia\". After I finish playing with my dog, I go inside and eat dinner. After I finish my dinner I go to my mom's room and we stay there and watch a movie for fun. When the movie finishes I help my mom make my little sister and brother ready for bed.
Nga shkrimtarja Estela Taraj Daulle Libri Miku më i mirë, Mësimet e nënës! Në dritë dhe errësirë, Që të gërmëzohet gjithmonë në vesh, \"Vathë në vesh\" është një mori e pa fundme e bërë prej fletësh! Bijë duhet t'i kesh! Gërma e numra nga më të paktat te më të shumtat, Këto që po t'i mëson nëna, të tregojnë të pa eksploruarat, të pa dëgjuarat! s'janë veç fjalë, janë gojëdhëna! Të falin dije! Këshilla të pa numërta, Të bëjnë dritëz vezëllitësë! Arsyetime të sigurta, hipoteza pyetësorë, Fjalë të mençura! detyra fëminore! Mund të lodhesh duke dëgjuar, Gjyshi i moçëm në moshë, fjalë histori që të duken gjë e sajuar! disa këshilla ne na thoshe! Por jo nuk është diçka e gabuar, Ne gajaseshim ndonjëherë, mësimet janë vlerë e shtuar! po ato fjalë paskan qenë vërtetë plot vlerë. Vitet s'përsëriten më! Tani më të rritur jemi dhe fare mirë i kuptojmë! Ikin shpejt, shpejtojnë! Njeriu rritet bashkë me veprat që peshojnë! Këshillat, mësimet, herët po i more, Dhe pas çdo pyetje kush të përgjigjej më saktë, patjetër në jetë do t'i kapësh prej dore! do arrinte që në fund diçka të kapë! Dhurata më e çmuar, për ty e dhuruar, Një vit me e madhe! s'do të duken gjërat më materiale! Po ato këshilla, që t'i dëgjoje s'doje fare! Ikën koha, fluturon me erën! Nëna si një libër, pa reshtur të mëson. Ndërrohen ditët, javët, muajt, stinët në një vit, Të ka bijën e zemrës, një nga një! gabimin tënd dot s'e gllabëron! Pa bërë fare zë! Vetes nuk ia fal, dot të keqen tënde! Dhe na vjen një ditë, një ditë e shumë e pritur! S'jam nënë e mirë, Një ditë që një vit më shumë ka për t'na rritur! është fjala që mban në mendje! Është dita e lindjes për çdo fëmijë! Na rrite një vit më tepër dhe na falë shumë lumturi! Ne gëzojmë mes haresë, lodrojmë, më shumë rritemi, urimet pranojmë! Edhe 100 vite bashkë le të gëzojmë! | 19
ELIOR \"JAM NJË PROTAGONIST I VËRTETË SE JAM I ZGJUAR, I BUKUR DHE I QESHUR\" Përshëndetje fëmijë të revistës \"Klubi i fëmijëve\". Ja ku jam edhe unë pjesë e revistës më të bukur për fëmijë. Unë jam Eliori, jam 8 vjeç dhe kam mbaruar klasën e parë. Në vijim dua t'iu tregoj disa gjëra për veten time. Klubi i fëmijëve | 20
Mami më thotë që unë jam një \"DO BËHEM DOKTOR DHE PROGRAMUES\" protagonist i vërtetë se jam i zgjuar, i bukur dhe i qeshur. | 21 Mezi po i pres pushimet, të shkoj në det e të freskohem se na “mbyti” vapa. Unë kur të rritem dua të bëhem doktor që të shëroj mamin tim, që ka sëmurë këmbën si dhe njerëzit e tjerë që janë të sëmurë. Më pëlqejnë shumë lojërat në ipad, ndaj mendoj se dua të bëhem programues lojërash kompjuterike, që dhe të argëtohem dhe të bëhem i pasur. Këtë vit mami më çoi në Leolandia, në Itali. Ishte si një mini Disneyland, por super gjigand, me shumë lojëra dhe u argëtova pafund. Mami më ka premtuar që do të më çojë në Disney kur të bëj 10 vjeç, por deri atëherë, kemi kohë.
Klevis Unë kam 2 vite që luaj shah ku vjet mora pjesë në \"Kampionatin \"UNË JAM SHUMË I QETË, I DASHUR DHE I SINQERTË\" Kombëtar të Shahut për Fëmijë\". -Shahu është gjimnastika e trurit, Përshëndetje të gjithë fëmijëve të revistës \"Klubi fëmijëve\". -thotë trajneri im i shahut. Unë jam Klevis Koçi dhe marr pjesë për herë të parë në këtë Gjithashtu merrem edhe me revistë. Jam 11 vjeç, nxënës i klasës së 6-të te shkolla \"Dora sport, jam rrip i verdhë D'Istria\". Lëndët e preferuara janë matematika dhe historia. Teakwondo, ekipi Studenti. Të Jam shumë mirë me mësime dhe mendoj që do vazhdoj të merresha me sport ishte ideja e mësoj shumë e ta dua shkollën. Prindërit më kanë rritur me mamit, pasi sipas saj ky sport të dashuri për librin dhe kam pasur fatin të kem mësuesen e ndihmon në vetëkontroll, fillores shumë të mirë. Fiks udhëheqësja ime më e fuqishme disiplinë, vetëmbrojtje, forcë, deri më tani ne rrugën drejt dijes. Dija është kyçi i suksesit e kontroll, peshë. Pra, përveç unë dua të bëhem i suksesshëm e kështu mund të ndihmoj të mendjes duhet të stërvitemi e tjerë në nevojat që kanë. zhvillohemi edhe fizikisht! Klubi i fëmijëve | 22 Synoj të bëhem rrip i zi karate, pse jo edhe kampion shahu. Një tjetër gjë që unë bëj me dëshirë është të lexoj libra kur kam kohë të lirë. Edhe këtë ma ka mësuar mami sepse ajo lexon kudo, në autobus, në makinë, në kafene duke më pritur mua edhe motrën tek dalim nga shkolla apo nga kurset që në ndjekim. Unë kam një motër dhe kudo jemi bashkë. Ajo është 4 vite më e vogël se unë dhe më duket sikur është rritur shumë shpejt ngaqë mëson edhe nga unë. Mbaj mend që disa libra i kam lexuar nga dy herë sepse më është dashur t'i rilexoj për motrën kur ajo akoma nuk kishte mësuar të lexonte. Nganjëherë mërzitem me motrën sepse nuk më le hapësirë. Më pëlqen shumë të ndihmoj të tjerët. Ndihma jepet edhe me pak apo me gjëra të vogla. Një ndihmesë e vogël për atë që ka nevojë është e madhe.
Mami më thotë jam shumë këmbëngulës dhe ka të drejtë. Nuk heq dorë asnjëherë. Dua ta bëj atë që dua se ndihem mirë. Kam shumë shokë e shoqe. Një dashuri që nuk e fsheh kurrë është ajo për kafshët. I ushqej, i ndihmoj i mbroj me sa mundem. Qenin që kam 3 vite që e mbaj, e kam gjetur poshtë makinës së babit edhe e mora në shtëpi. Tani ai është 3 vjeç. Ja, strehova një qen! U flas edhe të tjerëve që t'i mbrojnë kafshët. Njeriu duhet të reagojë ndaj kafshëve të pambrojtura, ndaj të keqes. Jam shumë i ndjeshëm dhe kam aq shumë dhembshuri për njerëzit e kafshët saqë dua vetëm të jem i dobishëm dhe mbrojtës. Mua më pëlqejnë shumë edhe videolojrat, por nuk rri gjatë të luaj. Pjesa që mezi pres janë udhëtimet me prindërit. Prindërit më thonë që udhëtimet janë eksperienca të paharrueshme dhe mëson shumë. Ata duan të më shëtitin sa më shumë duke më folur shumë rreth vendit ku shkojmë. Ata janë enciklopedia ime sepse kur i pyes, më përgjigjen. Nga udhëtimet unë kam shumë për të treguar në orën e historisë dhe gjeografisë kur jam në shkollë. Por më shumë kam mësuar nga leximi i enciklopedive. E fundit që kam lexuar ka qenë \" Atlasi Historik i Botës për fëmijë\" dhe \"Gjithçka që duhet të dini për kafshët\". Më pëlqen të lexoj enciklopedi me kuriozitete në anglisht si për shembull: \"50 Adventures in the 50 States\". Pasionet e mia më të mëdha deri më tani janë shahu udhëtimet edhe të eksploroj në internet! Dua të shtoj edhe që në kohën e lirë iki në teatër dhe kinema. Shoh çdo shfaqe të re teatrale. Nganjëherë shoqëroj edhe mamin në shfaqe për të rritur. Aq shumë e frekuentoj teatrin saqë disa nga aktorët e teatrit më përshëndesin kur më shohin në oborr. E adhuroj teatrin e kinemanë. Këto ishin disa përshkrime për mua. Të tjera gjëra do ju tregoj në një tjetër numër të revistës. Pushime të bukura fëmijë! | 23
DEBORA Përshëndetje të gjithëve! Emri im është Debora. \"Kam kreativitet\" Jam 10 vjeçe. Pushimet e verës i kemi kaluar me familjen në det. Gjithashtu vizituam edhe disa vende turistike ku u njohëm me natyrën, kafshët, relievin. Shëtisnim me biçikleta në ajër të pastër dhe luajmë nëpër parqe të gjelbëruara. Këtë verë kam lexuar librin e Harry Potter. Më pëlqen të vizatoj. Preferoj baletin klasik. Në lidhje me këtë, prindërit më kanë regjistruar në kurs baleti. Unë kam shumë cilësi pozitive, ku ndër to mund të përmend se jam shumë miqësore, kreative dhe kurajoze. Klubi i fëmijëve | 24
Përshëndetje miq të DAVIDE revistës \"Klubi i fëmijëve\"! Jam Davide, 8 vjeç e \"Kam interes për historinë e Shqipërisë\" gjysmë. Jetoj në Itali. Më pëlqen futbolli. Në kohën e lirë dal shëtitje me biçikletë ose dëgjoj muzikë. Këtë vit kam kaluar pushime interesante me gjyshin dhe gjyshen në Shqipëri. Shumicën e kohës kemi kaluar në plazh. Më pëlqen shumë deti. Kam mësuar të notoj. Gjithashtu kam interes për historinë e Shqipërisë, kështjellat, vendlindjen e prindërve të mi. Vizitat te Muzeu Kombëtar, Muzeu i Krujës \"Gjergj Kastrioti\" dhe disa qytete të Shqipërisë më kanë lënë përshtypje të thella. Edhe gjeografinë e mësoj me shumë kënaqësi. Jam i dashur me shokët, i sinqertë, kam vullnet të fortë. | 25
Yoga, i ndihmon të rriturit dhe fëmijët në PSIKOLOGE KLINIKE, përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme duke lehtësuar stresin, MELISA ISMAILI mbështetur zakone të mira shëndetësore, përmirësuar shëndetin Një mënyrë për të përfshirë në familjen mendor/emocional. tuaj meditimin dhe mirëqenien është yoga për fëmijët dhe prindërit. Fjala Yoga së bashku, ndihmon prindërit dhe Yoga, do të thotë: “bashkim”, e cila lidhet fëmijët të relaksohen, të jenë në me qëllimin e këtij artikulli: bashkimi me moment, të kenë aktivitet fizik në të fëmijën tuaj, në një mënyrë argëtuese njëjtën kohë duke finalizuar një dhe të shëndetshme. marrëdhënie më kuptimplotë. Është një Në vetvete, Yoga është një praktikë mënyrë e përsosur që fëmijët të antike dhe komplekse, e rrënjosur në praktikojnë empatinë për një person filozofinë indiane. Filloi si një praktikë tjetër dhe të fillojnë të bëjnë ndryshimin shpirtërore, por është bërë e njohur si nga perspektiva \"unë te ne\". një mënyrë për të promovuar mirëqenien fizike dhe mendore. SI TË LIDHEMI ME Elementet përbërës më të njohur të FËMIJËT TANË yogas janë: qëndrimet fizike, teknikat e frymëmarrjes, dhe meditimi. NËPËRMJET YOGËS: Yoga përmirëson gjumin dhe ekuilibrin. Lehtësimin e dhimbjeve, ndihmon në reduktimin e peshës, menaxhimin e ankthit, depresionit dhe sëmundjeve kronike, si dhe në rritjen e vetëvlerësimit. Klubi i fëmijëve | 26
Në marrjen dhe daljen nga pozat e yogës së bashku, të dy njerëzit duhet të lexojnë gjuhën e trupit, të dëgjojnë shenjat verbale dhe të jenë të vetëdijshëm për trupin. Disa nga teknikat që ju mund të ushtroni me fëmijët tuaj, janë të ilustruara mëposhtë: Këshillohet praktikimi i yogas në çdo Mund të filloni duke i mbajtur pozat për 8- moshë të fëmijës suaj, pasi foshnjat 10 sekonda. Është më mirë të filloni instinktivisht kryejnë disa poza yoga si ngadalë dhe të zhvillohet gradualisht. pjesë e gamës së tyre natyrore të lëvizjes. Inkurajojini fëmijët të eksplorojnë Fëmijët mund të fillojnë të bëjnë vetë poza krijimtarinë e tyre. Mund të praktikohet në të thjeshta të qëllimshme që në moshën 2 kushte shtëpiake. vjeçare. Për t'i përfshirë fëmijët duhet ta Vlen të kujtojmë që, prindërit janë modele bëni sa më argëtuese për ta. Pesë minuta për fëmijët e tyre dhe nëse mund të gjeni në ditë mund të ndihmojnë shumë në kohë për të praktikuar yoga me ta, po u krijimin e një rutine të aktivitetit fizik të jepni atyre një dhuratë të madhe që do t'u shëndetshëm së bashku. Mbajini të thjeshta sjellë dobi për vitet në vijim. Shihni se si pozicionet në mënyrë që fëmijët të ndihen yoga mund të përfitojë jo vetëm trupin tuaj, të suksesshëm. por edhe mendjen dhe shpirtin tuaj. | 27
Përbërësit: Nga \"Pjatat e Mirelës\" Kek i sheshtë me çokollotë -3 vezë -1 filxhan kafeje sheqer Nisim përgatitjen duke përzierë vezët -50 gram gjalpë me sheqerin. Duke i rrahur mirë shtojmë - 70 gram çokollate e zezë gjalpin, çokollatën e zezë duke i përzier -1 filxhan kafe qumësht vazhdimisht. Me ngadalë shtojmë -3 lugë kakao miellin me kakaon dhe fryrësin duke i -1 kupë me miell përzier. Shtojmë në vijim qumështin -1 fryrës duke i përzier deri sa të na bëhet një -5 luleshtrydhe të grira masë homogjene. Këtë masë e hedhim në tavë të lyer me vaj. Sipër i shtojmë luleshtrydhet e grira. Pastaj e vendosim të piqet për 30 minuta me 160 gradë. Ky është keku ynë i sheshtë ose \"Kek brown\" i cili mund të shoqërohet me akullore sipas shijeve tuaja. Na bëftë mirë! Klubi i fëmijëve | 28
KËSHILLA PEDIATRIKE \"Skolioza te fëmijët\" Zerina Sheme Pediatre Skolioza është një deformim anash i shtyllës kurrizore. Më shpesh diagnostikohet tek adoleshentët. Është e lidhur me mungesën e vitaminës D. Janë shtuar numri i rasteve me rakit të adoleshentit për shkak të stilit të ushqyerjes dhe aktivitetit fizik më të pakët. Zhvillimi fizik dhe rritja e shpejtë e kësaj moshe ndonjëherë shoqërohet me ushqyerjen jo të shëndetshme. Shenjat Vihet re djersitje e shtuar, lodhje, dhimbje të mesit, deformime kockore në formën e shkronjës \"S\". Gjithashtu edhe kifoza, lordoza, janë deformime të ngjashme që kanë shkaktarë të njëjtë. Më rrallë mund të ndodhë te njerëzit me paraliza cerebrale dhe distrofia muskulore. Shumica e rasteve të skoliozës janë të lehta, por disa deformime përkeqësohen me rritjen e fëmijëve. Skolioza e rëndë mund të sjellë paaftësi fizike. Një përkulje veçanërisht serioze e shtyllës kurrizore mund të zvogëlojë sasinë e hapësirës brenda gjoksit, duke e bërë të vështirë funksionimin e duhur të mushkërive. Faktorë trashëgues luajnë rol në shfaqjen e këtij çrregullimi. Llojet më pak të zakonshme të skoliozës mund të shkaktohen nga: -Defektet e lindura që ndikojnë në zhvillimin e kockave të shtyllës kurrizore. -Lëndimet ose infeksionet e shtyllës kurrizore. -Edhe disa sëmundje të metabolizmit shoqërohen me deformime të shtyllës kurrizore. -Shqetësimet zakonisht fillojnë në adoleshencë. -Qëndrimi jo i përshtatshëm në bankë favorizon shfaqjen e shenjave tek ato fëmijë që janë të predispozuar. -Vajzat kanë një rrezik shumë më të lartë të përkeqësimit të këtij deformimi. Ndërlikimet -Probleme me frymëmarrjen. Në skoliozën e rëndë, kafazi i kraharorit mund të shtypë mushkëritë, duke e bërë më të vështirë frymëmarrjen. -Dhimbje kronike të shpinës, duke përfshirë hijet dhe shpatullat e pabarabarta, brinjët , një zhvendosje të belit dhe trungut anash. Trajtimi me fizioterapi. Këshilla: Ushqyerja e shëndetshme me mikroelemente (perime), proteina dhe vitamina D në masën 400 UI në ditë. Aktiviteti fizik i përditshëm. | 29
FJALËKRYQI I VERËS DS SUNGL VSS E P ALAUP F I E EURU LL P I C L I C R S M G SH GAS I AS E A TMP I Ë M N C ZH H H W E E F M WD E T I E N I O R T E I I I CN E HMN D H T ME I R L L AS E E E S G LL E N O T O J E S H Y HAVACAT I ON R Z NONMT G L T F O T E A K U LL O R E C H F R L DETI SYZE PUSHIME DALLGË NOTOJ VERA PLAZHI AKULLORE DIELL Klubi i fëmijëve | 30
GJEJ NDRYSHIMET | 31
Libra psiko-sociale “Libri im” Libri me 40 fletë pune të ndara në këto rubrika: - Vetja ime (marrëdhënia personale, familjare dhe sociale) - Emocionet (Të njohim dhe emërtojmë emocionet) - Kufiri personal (publike/private) - Rreziku (rastet emergjente, bullizmi) - Shëndeti fizik (ekuilibri trup dhe mendje) - Sugjerime për aktivitete në familje \"Libri im terapeutik\" +15 vjeç Të lexuarit, të shkruarit dhe të krijuarit janë momentet më të shëndetshme dhe stimuluese për trurin. Dedikoji kohë shëndetit mendor: -duke mbajtur shënim emocionet ditore, -duke stimuluar mirënjohjen, kreativitetin dhe -duke organizuar kohën. KLUBI I FËMIJËVE Nëse dëshironi që edhe fëmijët tuaj të marrin pjesë në numrin e ardhshëm të revistës, ose doni të reklamoni një biznes që lidhet me nevojat e fëmijëve kontakto: [email protected] 600 lekë/6 Euro
Search
Read the Text Version
- 1 - 32
Pages: