ATSIVER KLUBI 2022 MAJ I FЁ MIJЁVE NR.18 VLERAT E MJEDISIT ARGËTIM PSIKOLOGJI RECETË Cheesecake Fletë pune & Përfitimet e lojës në lojëra natyrë
Fëmijët dhe mjedisi Nga M A R S I D A S I M O Revista \"Klubi i fëmijëve\" për muajin Maj i kushtohet mjedisit dhe ndërgjegjësimit për një mjedis të pastër. Fëmijët pjesëmarrës në këtë numër të revistës tregojnë rëndësinë e mjedisit si dhe mënyrat si ata përkujdesen për ta mbajtur sa më pastër ose duke mos e dëmtuar. Në këtë mënyrë fëmijët reflektojnë, nxiten dhe krijojnë një interes më të lartë për mjedisin ku jetojnë dhe më gjerë. Themeluese e revistës Marsida Simo (Sociologe) Bashkëpunëtorë Zeli Koldashiu (Mësuese) Mirsida Doraku (Punonjëse sociale) Zerina Sheme (Pediatre) Julika Simo (Piktore) Graphic Designer Kristi Simo MAJ 2022 Klubi i fëmijëve | 2
Aktivitetet jashtë në natyrë i japin fëmijës Gjetja e kohës për mundësinë për të eksploruar mjedisin të vizituar parkun më natyror dhe për të pasur aventura. Fëmija të afërt, ose këndin mund të luajë lojëra, të testojë kufijtë e tij e lojërave është një fizikë, të shprehet dhe të ndërtojë opsion me kosto vetëbesimin e tij. të ulët dhe e lehtë, veçanërisht nëse Loja në natyrë mund të nënkuptojë nuk keni një oborr. gjithashtu më shumë rrëmujë - dhe më shumë rrëmujë shpesh do të thotë më Fëmija juaj ndoshta do të Zeli Koldashi shumë argëtim për ta! ketë edhe më shumë (Mësuese/Shkrimtare) hapësirë për të vrapuar Kur fëmija është jashtë, ndoshta ka më atje dhe mund të takojë shumë hapësirë dhe liri për lëvizje të fëmijë të tjerë dhe në këtë mënyrë të mëdha si vrapimi, kërcimi, shkelmimi dhe ndihet më i lumtur. gjuajtja. Aktivitetet fizike si këto janë të mira për shëndetin dhe zhvillimin fizik të Nëse zgjidhni të ecni në park, mund t'i fëmijës. mësoni fëmijës tuaj edhe sigurinë në Kalimi i kohës jashtë mund të rrisë shanset rrugë dhe këmbësorët gjatë rrugës. Edhe që fëmija të ndihet më i lumtur dhe i fëmijët më të vegjël mund të dalin nga qetësuar. Pak kohë e kaluar në diell mund karroca dhe të ecin për pak kohë. Ecja së të jetë e mirë ku sasi të vogla të bashku tregon se e vlerësoni dhe ju ekspozimit ndaj dritës së diellit mund të pëlqen edhe aktiviteti në natyrë dhe ju ndihmojnë në rritjen e niveleve të jep atyre siguri në hapësirën sociale ku vitaminës D. ata bëjnë pjesë. Është ide e mirë ta inkurajoni fëmijën tuaj Aktivitete të tjera transporti aktive në të luajë jashtë disa herë në ditë. natyrë, përfshijnë ngasjen e biçikletave Loja në natyrë nuk duhet të jetë një punë e ose mono patinave, skuterave dhe vështirë për t'u arrirë, veçanërisht nëse shumë aktivitete të tjera si luajtja me top, keni një hapësirë të jashtme në shtëpinë vrapimi, ecja në natyrë. tuaj. Sidomos me fëmijët më të mëdhenj, ndonjëherë gjithçka që duhet të bëni Ne si prindër dhe mësues duhet të kemi është t'i nxirrni nga dera dhe t'i lini të parasysh se aktiviteti fizik është jetik për krijojnë lojërat e tyre. rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të Megjithatë, kur fëmijët më të vegjël luajnë fëmijës, dhe mund të fillojë shumë herët jashtë, ata kanë nevojë për ndihmën tuaj në jetë si pjesë e lojërave të përditshme. për të qëndruar të sigurt nga rreziqet në natyrë. Shumë fëmijë të vegjël duan të \"ndihmojnë\". Kjo do të thotë që loja në natyrë mund të përfshijë punën me fëmijën tuaj në detyrat e përditshme si pastrimi i oborrit, ose kujdesi ndaj luleve. | 3
AMBLA NALTA Unë quhem Ambla Nalta Hadëri. Jam 3 vjeçe. Shkoj në kopshtin\" Stina\" në Prishtinë. Kaloj shumë bukur me shokët dhe shoqet, por më shumë me mamin në shtëpi. Mbas kopshtit më pëlqen shumë të gatuaj ndonjë ushqim që unë e dua. Klubi i fëmijëve | 4 GATUAJMË ME AMBLËN
NJË RECETË NGA AMBLA Kjo është dhe receta e gatimit: Rregullat në kopsht nuk më pëlqejnë. Nuk jam Biskotat e Amblës shumë e rregullave sepse jam një shpirt i lirë. 300 gr miell Prandaj e dua kohën me gatimin sepse luaj me 150 gr gjalp miell, thyej vezët, derdh qumështin, lyhem me 100 gr sheqer kakao. Kështu mund të arrij të krijoj me mamin 4 vezë të plota krepat që më pëlqejnë. Përgatitja: Mami nuk më qorton fare, madje ajo kënaqet Në fillim thyejmë vezët në një enë të thellë dhe bashkë me mua. i përziejmë. Më lë të pres edhe perimet apo frutat. Kam një Shtojmë sheqerin, po ashtu i përziejmë bashkë. thikë të vogël që e përdor dhe nuk kam frikë. Shtojmë edhe gjalpin që e kemi në Jam e rritur ta bej vetë. Kështu i them mamit. temperaturë ambienti. I përziejmë me dorë për Mami është rehat me mua, se nuk lodhet fare disa minuta sa të bëhet si krem. nëse s'dua ushqim, pasi e bej vetë nëse dua të Shtojmë miellin pak nga pak derisa të bëhet ha. Madje e përgatis akoma edhe më të një masë homogjene, as shumë e butë, por as shijshme. shumë e fortë. Kështu kalon koha, unë rritem, ushqehem E lëmë të pushojë për 30 minuta në frigorifer. shëndetshëm, por duke u bërë edhe e pavarur. Më pas e hapim me një okllai. Marrim format tona të dëshiruara edhe i presim. Më pas i vendosim në një tavë me letër kuzhinë, dhe i pjekim në temperaturë 180°C për 15-20 min duke i parë dhe me sy. Pas pjekjes i lëmë të ftohen dhe i bëjmë me sheqer pluhur ose edhe me çokollatë. | 5
PËRBËRËSIT DHE HAPAT Cheesecake Në fillim përgatisim bazën: Nga Ela Wamsler 200 gr miell 75 gr sheqer 75 gr margarinë 1 vezë 1/2 bustinë pluhur pjekje Brumin e vendosim në formën e pjekjes duke e hapur me gishta edhe në faqet anësore, në mënyrë që të krijohet forma si kovë, brenda së cilës hedhim mbushjen e lëngshme. Për mbushjen përziejmë: 225 gr sheqer 125 gr margarinë 3 vezë 1 bustinë puding (pluhur) 1 bustinë sheqer vanilje 500 gr Speise-quark (mund të zëvendësohet me Mascarpone ose Ricotta) 200 ml Schlagsahne (krem pastiçerie ose italisht Pana da montare) 200 ml Saure Sahne (në mungesë, përdorni Schlagsahne) Piqet në 180 gradë C për 1 orë. Konsumohet pas disa orësh ose më mirë akoma të nesërmen. Klubi i fëmijëve | 6
MERR LULEN NDIQ RRUGËN E DUHUR PËR TË MARRË LULEN NDIQNI @KIKSILLUSTRATIONS NËSE DËSHIRONI TË KTHENI FOTO OSE IDE TUAJAT NË ILUSTRIME DIXHITALE KONTAKTONI: [email protected] | 7
DION \"E DUA SHUMË NATYRËN DHE KAFSHËT\" SHËTIS EKSPLOROJ NË NATYRË Unë jam Dion Murati. Jam 5 vjeç dhe shkoj në kopsht. Kam filluar të mësoj dhe të përgatitem për në shkollë. Jetoj në një familje të vogël që e dua shumë dhe më plotësojnë çdo dëshirë timen. Unë kam shumë qejf të pikturoj madje shkoj në një kurs pikture që të mësoj akoma më shumë. Po ashtu mësoj dhe gjuhën angleze dhe kam dëshirë të merrem me sport. Luaj me babin dhe futboll kur dalim në natyrë. Klubi i fëmijëve | 8
Unë e dua shumë natyrën dhe NUK I KËPUS ASNJËHERË kujdesem shumë për të. Unë nuk LULET i hedh asnjëherë mbeturinat në tokë, por gjithmonë në koshin e ATO ZBUKUROJNË QYTETIN! plehrave. Gjithashtu e dua shumë natyrën dhe kafshët. Më pëlqen të shëtis dhe të eksploroj vende të ndryshme. Nuk i këpus asnjëherë lulet sepse ato janë të bukura dhe na zbukurojnë qytetin dhe ambientin ku jetojmë. Unë e ndihmoj gjithmonë mamin për të mbjellë lule të reja apo kur i rregullojmë ato. | 9
NJË MAMI SI KATERINA Dita e zakonshme e mami Katerinës Një ditë e zakonshme e imja është përgjithësisht me vrapin kryefjalë. Zgjimi në mëngjes për Deon nuk është gjëja e tij e preferuar. Atij i pëlqen të zgjohet vet dhe jo t’ja ndërpresin gjumin. Përpara se ta çoj në kopsht duhet dhe t’i jap mëngjesin sepse është tekanjoz me ushqimin. Më shpesh e mbajnë gjyshërit ç’është e vërteta. Pjesa më e madhe e ditës më ikën me punë, ndaj pasdite rimblidhemi në shtëpi. Deo është përqafimi që më mungon gjatë ditës dhe sforcimi që më duhet të bëj kur më kanë shteruar energjitë, për t’i dhënë kohë e vëmendje siç e meriton. Klubi i fëmijëve | 10
Prindërim&Profesion Çdo të thotë të jesh mami? Mami është streha më e ngrohtë, më e pastër, më e sinqertë dhe me dashurinë dhe përkushtimin maksimal. Kur bëhesh mami, pika jote e dobët bëhet fëmija. Je gjithçka për të dhe është gjithçka për ty. Është bekim dhe Zoti bekoftë çdo grua me mrekullinë e t’u bërit nënë. Cilat vlera do doje t'i ketë djali kur të rritet? Stili i prindërimit Dëshiroj shumë që t’ja dal me sukses në Nuk e di cilat janë llojet e prindërimit, që të di përcjelljen e vlerave qytetare dhe të krijimit të ç’emër t’i vë formës time. Megjithatë sado që të një karakteri të fortë dhe një njeriu të mirë. dëshirosh të jesh nëna perfekte, është e Përgjegjës kryesor janë prindërit në njeriun që pamundur. Për këtë i referohem kohës që i jap sjellin në shoqëri, por edhe shoqëria ndikon tej në një ditë djalit tim, durimit ndaj gjërave “të mase tek ai. Uroj që Deo të jetë një njeri punëtor, ndaluara” që ai i bën me shumë qejf, apo dhe me pikësynime të cilat t’i arrijë pastër, ngritjen e zërit ndonjëherë sepse nuk gjej formë ndershëm. Pavarësisht kohëve dinake që tjetër që të dëgjohem (përsëri nuk dëgjohem). jetojmë, dua që të jetë një njeri i drejtë. Një Dua t’i jap dashuri dhe e përqafoj, puth çdo zotëri kërkues nga vetja, që e respekton veten moment që jemi bashkë. Thuhet se kështu dhe investon te cilësitë e tij. Dua një djalë që llastohen, por unë besoj që fëmija që rritet me nuk i trembet fjalëve të mira, por i thotë ato dashurinë e familjes bëhet njeri i mirë. lirisht për t’ja zbukuruar ditën të tjerëve. Mirësjellja ta shoqërojë çdo ditë dhe të jetë larg | 11 fanatizmave që dëgjojmë rëndomë.
ÇFARË TË BËJMË SOT NË SHTËPI? Ide për aktivitete praktike nga The Kids Corner E kam menduar gjatë se çfarë sugjerimesh të shkruaj për muajin Maj dhe ideja më lindi nga një bisedë me një mikeshë, e cila më shpjegonte se djali i saj nuk kishte dëshirë të mbante lapsin dhe akoma nuk mund të shkruante emrin e tij. Nuk dua të zgjatem në detaje të historisë, por fakti që një fëmijë e moshës 3-4 vjeç di të shkruajë emrin e tij dhe një tjetër jo, nuk është tregues për asgjë. Mos u stresoni nëna! Do t`ju tregoj disa ide shumë të bukura, që fëmijët mund të mësojnë emrin e tyre, pa përdorur lapsin. Argetohuni Mos Mos ushtro Përgëzoni krahasoni presion arritjet fëmijët Merrni një copë kartoni ose fletë të plotë, disa bojra që mund të ngjyrosim me gishtërinj. Shkruaj emrin e fëmijës në fletë dhe udhëzoje atë që të zgjedhë ngjyrën e preferuar, të marrë pak bojë me gishtin tregues dhe të ngjyrosë konturin e shkronjave. Mund të përdorni dhe kunjat e veshëve për ngjyrosjen e konturit të shkronjave. Ky është një hap që ndihmon në kalim më pas te përdorimi i lapsit. Këto janë disa ide, por mund të gjeni dhe përdorni dhe shumë të tjera. Mos harroni, jepni kohën e duhur fëmijëve dhe me siguri që do të jetë i suksesshëm. Klubi i fëmijëve | 12
Kripa magjike Mbushni një enë katrore me kripë dhe në një fletë shkruani emrin ose shkronjat e emrit të fëmijës. Inkurajojeni atë të shkruajë me gishtin duke treguar në kripë, si në foto, ose filloni lojën me elemente më të thjeshta se shkronjat. Foto puzzle Printoni një foto të fëmijës tuaj dhe në fund të saj shkruani emrin e fëmijës me shkronja të mëdha kapitale. Më pas bëni prerje vertikale në 5-6 pjesë të fotos. Udhëzoni fëmijën të bashkojë pjesët e fotos. Gjuetia e shkronjave Shkruani dhe prisni me gërshërë 15-20 shkronja dhe mes tyre duhet të jenë shkronjat e emrit të fëmijës tuaj. Vendosi të gjitha shkronjat në një kuti dhe nxiteni fëmijën të gjejë në kuti shkronjat e emrit të tij. Ju mund të shkruani emrin e tij në një fletë dhe fëmija vendos shkronjat e gjetur mbi secilën shkronjë Këtë mund ta përdorni si fillim dhe më pas e vështirësoni lojën duke lejuar fëmijën të formojë pa ndihmë emrin e tij me shkronjat nga kutia. | 13
ERGISA \"NATYRA ËSHTË E ARDHMJA JONË KU NE DO TË \"R R I T E M I NJË PËRSHËNDETJE NGA UNË ERGISA Unë jam Ergisa Hajdinaj. Jam në klasën e tretë në shkollën “Besëlidhja e Malësisë”. Doja të ndaja me ju disa nga arritjet e mia që mua më kanë bërë shumë të lumtur. Jam vlerësuar me çmimin e parë “Artisti i vitit 2021 “ për moshat e vogla nga Shipshani i Malësisë së Gjakovës. Gjithashtu jam pjesë e gazetës së Alpeve ku jam e ftuar speciale në datën 13 maj 2022 në qytetin e Prishtinës, ku do të përfaqësohem me këngën time më të re që do të promovoj së shpejti. Kënga titullohet “Mirë se të gjejmë Prishtinë“. Klubi i fëmijëve | 14
EVENTE Në festivalin e fëmijëve “Diamond Fest “do të jem pjesëmarrëse me këngën time “Po feston kjo Malësi“, ky festival është mbarëkombëtar ku do të marrin pjesë fëmijët e të gjitha trevave shqiptare. Festivali “Sofra Dardane “që do të zhvillohet në muajin Qershor në qytetin e Tropojës. Unë do të marr pjesë duke kënduar, por edhe në grupit e valleve “Dardania“ do të bëj një kërcim. Pasioni im më i madh mbetet vallja dhe kërcimi. Jam shumë e lumtur që jam përsëri pjesë e revistës “Klubi i fëmijëve” dhe ftoj të gjithë fëmijët ta lexojmë sepse zhvillojnë njohuri për fusha të ndryshme. UNË DHE MJEDISI Unë jam një vajzë e rregullt, përpiqem shumë të ndihmoj mamin në punët e shtëpisë duke mbajtur pastër ambientin brenda dhe jashtë. Kur shikoj fëmijë që hedhin mbeturina në rrugë ndihem keq sepse natyra është e ardhmja jonë ku ne do të rritemi. Përpiqem shumë që të flas me shokët dhe shoqet e mia që të punojmë së bashku për një mjedis të pastër. | 15
KATALEA \"LUAJMË DHE NUK HARROJMË TË PASTROJMË\" Unë quhem Katalea Azemi, jam në klasën e III. Dashuria për natyrën, për të bukurën, për ajrin, ka filluar që në vitet e para të lindjes. Jam shumë e lidhur me ajrin e pastër, pasi çdo fundjavë kur koha na premton diell shkoj me familjen në det. Unë jam me fat që kam detin afër. Në natyrë bashkë me vëllanë bëjmë punime, pikturojmë, luajmë. Megjithatë nuk harrojmë në fund të pastrojmë dhe ta mbajmë pastër vendim ku qëndruam. T'i jemi mirënjohës dhe ta duam sipas mënyrës më të mirë të përkujdesjes. Klubi i fëmijëve | 16
\"Natyra na fal qetësinë, ngjyrat, na jep çdo gjë të bukur në këmbim që ne të përkujdesemi për të\" Mua më pëlqen të bëj punime të ndryshme duke përdorur lulet të cilat i kombinoj sipas ngjyrave. Besoj janë dhurata më e bukur për dikë. Mësuesja ime organizon shumë veprimtari në natyrë me ne. Ne pikturojmë, luajmë me top, bëjmë piknik në natyrë dhe në fund pastrimi që bëjmë na nxit ta duam dhe të përkujdesemi për të edhe në vijim. | 17
LUKA dhe Ne jemi Luka dhe Aron Qerimi, dy ARON vëllezër të apasionuar pas artit. Të dy jemi nxënës në shkollën \"Liceu Artistik\". NA PËLQEN TË Unë, Luka jam në klasën e II për piano. PIKTUROJMË NATYRËN Unë Aron jam në klasën e VII për violinë. Krahas instrumenteve muzikore ne Ne na pëlqen të pikturojmë të dy jemi të angazhuar dhe në artin personazhe të ndryshme, peizazhe, e pikturës. Madje jemi edhe në një apo figura kafshësh. Kur pikturojmë kurs pikture ku drejtohemi për të natyrë, piktura del shumë e bukur. mësuar teknika të ndryshme në pikturë. Klubi i fëmijëve | 18
Muzikë dhe pikturë ART NË SHTËPINË TONË Në shtëpinë tonë ka gjithmonë muzikë. \"BESOJMË SE Unë i bie violinës, ndërsa Luka pianos. ARTISTËT KANË Zakonisht publiku i përhershëm i joni është mami. NEVOJË PËR Edhe në shkollë mundohemi të jemi NATYRËN QË TË me rezultate të shkëlqyera, sepse edhe lëndët e tjera kanë rëndësinë e tyre. FRYMËZOHEN\" ARON QERIMI LUKA QERIMI ARON QERIMI LUKA QERIMI | 19
Jona \"DITARI I JUNËS\" Unë jam Albiona Aliaj. Më pëlqen shumë të shkruaj. Për lexuesit e revistës \"Klubi i fëmijëve\" po ndaj këtë tregim nga ditari i Junës. Përshëndetje ! Unë jam Juna. Shumë njerëz thonë që s'jam si fëmijët e tjerë jo në fizik, por në karakter. Ata thonë se jam shumë e mbyllur dhe nuk flas me njerëzit e tjerë dhe se jam e fiksuar pas librave. Unë si kuptoj pasi të gjithë mendojnë se është mirë te jesh jashtë botës të teknologjisë, por mbi libra. Madje mami im më thotë të luaj me shokët e tjerë. Për mua është pa kuptim të bredhësh rreth e rrotull pallatit të bëhesh pis dhe të harxhosh kohë me njerëz jo të nivelit tënd dhe pa mësuar asgjë. Gjithçka është patetike. Kështu mendoja dikur, por se dija rrjedhën e jetës që do të më vinte. Mami im do të ikte me punën diku kështu që mua më dërgoi te gjyshërit e mi. Mami nuk më la të merrja shumë libra me vete, vetëm dy për dy javë. Unë i mbaroj për dy ditë. Si do ta harxhoja kohën e pafundme?! Sapo arrita atje, kushërinjtë e mi të bërë me baltë nga koka te këmbët më përqafuan duke më ndotur veshjet. Si guxoni? - thashë me sa kisha në kokë. Mami më qortoi, por në atë moment mendoja vetëm rrobat e mia me baltë dhe poshtërimin që ma bënë me dashje. E sigurt! A e dini shprehjen \"Bëmë nënë të të ngjaj\"? Po e kuptoja më në fund këtë shprehje kur gjyshja më thoshte të luaja jashtë me kushërinjtë e mi patetik. Me mëndje thashë: -Sa me fat që më ke mua moj gjyshe. Imagjino të isha si ata, do çmendeshe. E shkreta ti. Ka fat kush më ka. Klubi i fëmijëve | 20
Pasi mbarova librat më kishin mbetur edhe 288 orë e 58 minuta e 37 sekonda deri kur të më vinin prindërit. Tani kuptova diçka. S'isha te gjyshërit, por në një çmendinë të fshehtë që më çoi mami. Sa ka vuajtur ajo këtu, nuk i vë faj. Kur papritur dy duar akull të ftohta më prekin njërën këmbë, dy të tjera më kapën duart, dy të tjera krahët nga të dyja anët dhe katër më mbanin poshtë mesit. -Iuuuuuuu. Kur ngre kokën shoh mostrat e budallallikut siç i quaja unë ose ndryshe kushërinjtë e mi. Lia, Mina, Lisa, Rose, Jeni dhe Jiso më morën zvarrë dhe më çuan në bar duke më gudulisur. Më pas më çuan në karrige dhe më premtuan se do më blinin librin \"Historia ime\". Unë i thashë menjëherë po pasi prindërit nuk pranonin të ma blinin se ishte për të rritur. Më pas nisa të luaja volejboll, pula qorre (emër goxha i shpifur, por lojë e bukur) e mijëra lojëra të tjera. Isha e mirë si fillestare pasi kisha lexuar në libra për to. Pasi erdhi dita për të më marrë prindërit ra zilja e telefonit. Meqë isha afër e hapa unë. -Alo! -Mami? -Po unë jam Juna. Të mora për të të pyetur si ja ke kaluar. - Shumë mirë (i tregova për lojërat që bëra). -Ti lojëra? U çudit mami. - Po çfarë lajmi do më thoje? -Se do të vonohem dhe do të rrish edhe një javë te nëna. Nëse s'do do e rregullojmë. -Dua mami, dua. Dua të bëhem pis e të rrotullohem në bar, të luaj lojëra e të vrapoj me vrap. -Si të duash, tha mami me një zë sikur i kishte rënë bomba. Kështu nga një tërheqje zvarrë, mësova të jem fëmijë. Paçim ditar se po me kërkon Rose. | 21
RUBRIKA “LIBRI I MUAJIT” Nga Noel Beqiraj Përshëndetje, Unë A do t’i arrijë ajo vallë ti mbledhë ato? jam Noeli, autori i Gregu mendon se kjo do të jetë e vështirë, rubrikës “Libri i Muajit” në sepse kudo që shkon i sheh njerëzit me revistën “Klubi i Fëmijëve”. Kjo rubrikë do të mjete elektronike. Zbuloni në brendësi të shërbejë si një mënyrë bashkëbisedimi me librit se si do të përfundojë kjo histori në të fëmijët dhe lexuesit në përzgjedhjen e cilën janë të përfshirë edhe plot librave për t’u lexuar. Rubrikën e muajit Maj personazhe të tjerë të familjes dhe po e shkruaj me shumë frymëzim, jo vetëm shokëve të Gregut. Gjatë historive nga jeta sepse është edhe fillimi i stinës së e përditshme e Gregut, ju do të zbuloni pranverës, por edhe sepse këtë muaj edhe mendimin e tij për jetën e dikurshme është ditëlindja ime. Libri i këtij muaji të prindërve, gjyshërve apo stërgjyshërve titullohet: “Ditari i Gregut: S’mban më ujë të tij. Gregu si një fëmijë i rritur në kohët pilafi”. Një libër nga shkrimtari i njohur për moderne i shikon dhe i mendon gjërat më fëmijë Jeff Kenney, përkthyer nga Artan ndryshe nga prindërit e tij. Ai mendon se Miraka. “Ditari i Gregut” është një seri me shumë nga shpikjet e njerëzimit janë libra që tregojnë histori nga jeta e shumë të mira, por mendon se edhe disa personazhit kryesor, i cili quhet Greg. Gregu anë të përdorimit të teknologjisë nuk e është një nxënës në nëntëvjeçare, të cilit i ndihmojë aspak atë në jetën e përditshme. pëlqen të argëtohet me shokët e tij, të Si për shembull, kamerat e telefonit. Gregu luajë videolojëra dhe të bëjë rrengje…është ka një histori komike për të treguar me të. i paparë për t’i përgatitur ato. Historia që Gjatë ngjarjeve të shumta ku Gregu është i kam zgjedhur të ndaj me ju për këtë muaj përfshirë në libër, lindin disa vështirësi për është nga vëllimi numër 10 i serisë, “Ditari i të dhe lexuesin. Cili është stili më i Gregut: S’mban më ujë pilafi”, dhe nis përshtatshëm i jetës? A është stili i vjetër kështu: për një fëmijë si Gregu tepër i vështirë? Mami dhe babi i Gregut i tregojnë A mund të mbijetojë qyteti nëse i stakon gjithmonë atij se, kur ato ishin të vegjël, pajisjet elektronike vullnetarisht? Ju jeta në qytet i ngjasonte një familjeje të sugjeroj që të merrni librin dhe ta zbuloni madhe, sepse të gjithë e njihnin njëri – përmes aventurave e situatave komike të tjetrin. Gjatë verës ato loznin gjithë ditën Gregut dhe jashtë, luanin në natyrë duke përdorur personazheve të shumtë imagjinatën dhe jo mjetet elektronike. Dhe të librit. si këto, ato i tregonin plot ngjarje të tjera nga fëmijëria e tyre. Mamaja e Gregut ndërmerr një iniciativë me mesazhin: “T’i stakojmë pajisjet elektronike që të rilidhemi”. Për këtë ajo ka lëshuar një peticion dhe për plotësimin e tij i duhen 100 firma. Klubi i fëmijëve | 22
NA KONTAKTONI Phone: 00355 69 4000 330 Email: [email protected] om Web: www.kidslead.al “Biznesi im, 6 hapa drejt rezultatit\" Materialet didaktike për realizimin e projekteve ofrohen – përfshin 6 të shtuna dinamike dhe plot njohuri të nga KidsLead. strukturuara kushtuar krijimit të një produkt biznesi. Gjatë modulit secili student punon me libër të Pjesëmarrësit në kursin \"Hyrje në Biznes\", do të përpiqen përsonalizuar të vedosur në dispozicion nga KidsLead. të modelojnë kompaninë e tyre. Ata do të mësojnë t'u Në përfundim të trajnimit çdo nxënës pajiset me kushtojnë vëmendje detajeve të nevojshme që do t’u certifikatë nga partneri ynë ndërkombëtar “MBA Kids japin mundësinë që ideja e tyre të dallojë nga ajo e të International”. tjerëve. Baze e mësimdhënies është analiza, kuptimi dhe shpjegimi i dukurive dhe jo riprodhimi i informacionit. Ne duam të nxisim të mësuarit kritik dhe kreativ. NË FUND TË MODULIT FËMIJËT DO TË ZHVILLOJNË AFTËSI SI: Sipërmarrja: krijimtaria, kurioziteti, imagjinata, gjenerimi i ideve, inovacionet, vetë-shprehja, kërkimi i zgjidhjeve jo standarde etj. | 23
KËSHILLA PEDIATRIKE Shëndeti përkufizohet si mirëqenie e Zerina Sheme individit në dimension fizik, mendor, social (Pediatre) dhe mjedisor. Mjedisi ndikon në rritjen, zhvillimin, dhe mbijetesën e gjithë qenieve Ndikimi shëndetësor te qytetarët, të cilët janë të të gjalla. ekspozuar në këto parametra të përqendrimit të ndotjes në Shqipëri u shkakton atyre një reduktim me 1- Një mjedis i ndotur bëhet shkak i sëmundjeve të rreth 184 ditë të jetëgjatësisë (sipas publikimit për ndryshme infektive siç janë mushkonjat, kafshët e statusin e cilësisë se Ajrit ne Europë, nga Agjensia ndryshme shtëpiake ose jo, viruset, mikrobet, myku Europiane e Mjedisit). etj. Automjetet e vjetra private, të cilat nuk arrijnë dot të 2- Agjentët kimikë: djegin lëndën djegëse në mënyrë të plotë, janë Janë substanca të ndryshme që ndotin ajrin ku përgjegjëse sipas raportit, për të paktën 2518 kiloton jetojmë. ndotje të shkarkuar në ajër çdo vit. Monoksidit të karbonit, dioksidi i squfurit, Automjetet e tonazhit të rëndë, e shërbimeve publike hidrokarburet që vijnë nga proceset e djegies jo të (makinat e mbetjeve, zjarrfikëset, ambulancat etj) dhe plota të fabrikave ose trafiku i ngarkuar me makina transportit publik përbëjnë burimet kryesore të ndotjes janë faktorë të ndotjes së mjedisit. nga transporti. Veprimtaritë industriale (tymi i fabrikave, uzinave) Mbetet shumë punë për të bërë; duke ndërtuar politika ndikojnë në mjedisin me pasoja mbi shëndetin, për në mbrojtje të shëndetit të njerëzve. shkak të lirimit të substancave të dëmshme. Këto Ruajtja dhe shtimi i zonave të gjelbra janë frymëmarrja substanca ndikojnë në gjenet tona duke i modifikuar e një qyteti. ato, por jo vetëm. Pemët pastrojnë ajrin duke thithur gazin karbonik dhe Ato ndikojnë dhe në modifikimin e materialit gjenetik duke çliruar oksigjen. të viruseve e baktereve duke i bërë ata më agresivë. Është mjaft e dobishme të investuarit më shumë te Rritja e numrit rasteve të prekur nga alergjitë është pemët dhe te infrastruktura urbane e gjelbër të tilla si një tjetër tregues i ajrit të ndotur e me cilësi jo të parqet dhe lulishtet. mirë. Le të shërbejë ky shkrim si një ndërgjegjësim për 3- Agjentët fizikë fëmijët se çfarë është më e shëndetshme për ato. Faktorët fizikë gjithashtu janë të shumtë, si: ndriçimi, grimcat e pluhurit, lagështia, zhurmat ,rrezatimet jonizuese etj. Si ndikojnë ato në shëndetin tonë? Shpesh studime të ndryshme kanë nxjerrë se përdorimi i tepruar i pajisjeve elektronike, si celulari mund të shkaktojnë sëmundje të trurit apo të veshit. Zhurma në mjedis përkeqëson cilësinë e jetës. Ajo përcaktohet nga tre faktorë: intensiteti, shpeshtësia, kohëzgjatja. Sipas normave ndërkombëtare niveli i lejuar i zhurmave duhet të jetë deri në 45 Decibel. Ndotja akustike përgjatë 2019 është më e lartë gjatë ditës në Shkodër (66 Decibel), ndërsa gjatë mbrëmjes është më e lartë në Tiranë (57 Decibel). Studimet tregojnë se janë shtuar sëmundjet kronike të rrugëve të frymëmarrjes, në vendet e botës së industrializuar. Këto janë padyshim të lidhura me ndryshimin e mjedisit (ndotja e ajrit në natyrë), etj. Edhe duhan pirja, ngrohja me soba gazi në mjediset familjare ndikon te rrugët e frymëmarrjes. Klubi i fëmijëve | 24
KURSE PËR FËMIJË INFORMATIKË KODIM KIDS GRAFIKË KIDS GAMING KIDS WWW.EIMPACT.AL | 25 Durrës, Lagjia 1, Bulevardi Epidamn
Unë quhem Elvin Lopari. Kam lindur ne Brooklyn, New York dhe jam 12 vjeç. Jam në klasën e VI dhe jetoj me mamin, babin, motrën, nënën dhe gjyshin. Babi im ka lindur në Elbasan, ndërsa mami im ka lindur në Tiranë. ELVIN \"E DUA MJEDISIN\" Gjatë kohës së lirë më pëlqen të luaj futboll dhe të luaj me shokët e mi kryesisht online. Jam në një kurs intensiv trajnimi futbolli dhe stërvitem tre herë në javë këtu. Dëshira ime është të bëhem një futbollist i njohur sepse më pëlqen shumë ky sport. Gjithashtu kam shumë shoqëri me fëmijë shqiptarë dhe mundohemi të flasim sa më shumë shqip për t'u ndjerë më mirë në këtë gjuhë. Klubi i fëmijëve | 26
MSHJUEMDIËSI NA JEP Ta mbajmë mjedisin e pastër \"Të gjithë është shumë e rëndësishme. për mjedisin\" Unë mundohem të hedh plehrat gjithmonë në vendin e duhur dhe t'u Po ju fëmijë a kujdeseni them dhe shokëve për të bërë të njëjtën për mjedisin? gjë. Ne të gjithë mund të veprojmë nga pak. Do të doja gjithashtu të merrja pjesë në aktivitete që | 27 zhvillohen në shkollën time Aty mblidhemi së bashku dhe pastrojmë plehrat që hidhen në plazh në mënyrë që mos të ndotet plazhi dhe oqeani. Mjedisi është shumë i rëndësishëm Ne duhet të jetojmë në një ambient të pastër dhe të kujdesemi për të në mënyrë që ta bëjmë këtë të mundur për njerëzit në vazhdim.
EliwAoro'sbrial'dsnd Klubi i fëmijëve | 28 Për të realizuar këtë eksperiment ju duhen këto materiale: - Dy vezë (të pa ziera) - Dy gota ujë - 1 luge - Pak kripë (3- 4 lugë gjelle)
Le të nisim me hapat Me kujdes vendosim një vezë në një gotë të Ky eksperiment do të funksionojë më mbushur me ujë dhe do të shohim që veza mirë nëse presim derisa të ftohet uji. Pastaj, pasi të jetë ftohur uji e vendosim do të fundoset në fund te gotës. vezën e dytë. Do të shohim që në gotën e dytë, veza do të lundrojë mbi sipërfaqe në vend që të fundoset në fund të gotës. Pastaj, në gotën e dytë do hedhim pak ujë Shpjegimi: Çelësi të nxehtë dhe 3-4 lugë gjelle të mbushur këtu është se me kripë në të. E trazojmë me lugë derisa të densiteti mesatar tretet kripa. i një veze është shumë më i madh se ai i ujit, prandaj uji e fundos atë. Mirëpo, densiteti i ujit me kripë është shumë më i lartë se i vezës, prandaj veza nuk fundoset. | 29
RICIKLIM Vizato ose shkruaj shembuj të mbeturinave për secilën nga kategoritë: QELQ LETËR PLASTIKA METAL Klubi i fëmijëve | 30
MIQËSIA Nëse do të kesh miq, së pari bëhu një mik i mirë. Shkruaj tre elemente të rëndësishme për shoqërinë | 31
Psikologjia e fëmijës “Libri im” Libri me 40 fletë pune të ndara në këto rubrika: - Vetja ime (marrëdhënia personale, familjare dhe sociale) - Emocionet (Të njohim dhe emërtojmë emocionet) - Kufiri personal (publike/private) - Rreziku (rastet emergjente, bullizmi) - Shëndeti fizik (ekuilibri trup dhe mendje) - Sugjerime për aktivitete në familje KLUBI I FËMI JËVE Nëse dëshironi që edhe fëmijët tuaj të marrin pjesë në numrin e ardhshëm të revistës, ose doni të reklamoni një biznes që lidhet me nevojat e fëmijëve kontakto: [email protected] 600 lekë/6 Euro
Search
Read the Text Version
- 1 - 32
Pages: