Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Revista "KLUBI I FËMIJËVE" Nr. 32, korrik, 2023

Revista "KLUBI I FËMIJËVE" Nr. 32, korrik, 2023

Published by Marsi Simo- Qendra "Klubi i Zhvillimit", 2023-07-01 05:54:28

Description: Stina e verës është më e preferuara për shumë fëmijë të cilët mezi presin të kalojnë pushimet verore pas një viti të gjatë shkollor. Në këtë numër të revistës, fëmijët tregojnë për vendet ku do të kalojnë pushimet, si dhe për aktivitetet e tyre të preferuara apo që kanë planifikuar të realizojnë. Ju urojmë pushime të mbara dhe merreni revistën "Klubi i fëmijëve" kudo me vete.

Keywords: reviste,femije,prinder,kids

Search

Read the Text Version

REVISTA KLUBI 2023 KORRIK I FЁMIJЁVE NR.32 Argëtohemi në breg të detit ARGËTIM RECETË KËSHILLA Si të krijojmë një Gatuajmë kek të Kujdesi ndaj varkë prej sfungjeri butë aparatit tretës

Pushime argëtruese për të gjithë! Nga M A R S I D A S I M O Stina e verës është më e preferuara për shumë fëmijë të cilët mezi presin të kalojnë pushimet verore pas një viti të gjatë shkollor. Në këtë numër të revistës, fëmijët tregojnë për vendet ku do të kalojnë pushimet, si dhe për aktivitetet e tyre të preferuara apo që kanë planifikuar të realizojnë. Ju urojmë pushime të mbara dhe merreni revistën \"Klubi i fëmijëve\" kudo me vete. Themeluese e revistës Marsida Simo (Sociologe) Bashkëpunëtorë Zerina Sheme (Pediatre) Julika Simo (Piktore) Aida Zoto (Pedagoge) Iriana Papamihali (Artiste/Mësuese e Artit Pamor) Graphic Designer Kristi Simo KORRIK 2023 Klubi i fëmijëve |   2

LIBRI I MUAJIT SUGJERIME PËR LIBRA PËR MUAJIN KORRIK Përshëndetje. Unë jam Noeli, autor i rubrikës “Libri i Muajit” në Nga Noel Beqiraj revistën “Klubi i Fëmijëve”. Kjo rubrikë do të shërbejë si një mënyrë bashkëbisedimi me fëmijët dhe lexuesit në përzgjedhjen e librave për t’u lexuar. Për muajin plot argëtim e aventura nën rrezet e diellit, muajin Korrik, kam zgjedhur një libër të titulluar “100 Shkrepjet Gjeniale” nga autori Luka Novelli, përkthyer nga Sali Saluhu dhe një botim i shtëpisë botuese EFEKOS. K. y libër flet për evolucionin dhe zhvillimin e mendjes së qenieve njerëzore, nga hapat e parë e deri më sot. Libri flet për 100 shpikjet dhe zbulimet të cilat ndryshuan rrugën e njerëzimit. Por, në fillim, vetëm imagjinojeni një botë pa shpikje dhe zbulime. Nuk ka internet, biçikleta, topa futbolli, sporte, etj. Çdo mendim i juaji është një shpikje ose zbulim, por vetëm shumë pak mendojnë për një mendim që ndryshon botën. Zbulimet e para të njerëzimit ishin zjarri, rrota, veshjet, etj. Ato, pak e nga pak, filluan ta ndryshojnë mënyrën e evoluimit njerëzor. Zbulime si shtiza, armët e gjahut, etj., ndihmuan për gjahun dhe mbledhjen e ushqimit. Disa nga shpikjet dhe zbulimet përdoren më ndryshe sot, sepse ne nuk kemi më nevojë të gjuajmë për ushqim. Me vetëm një telefonatë e marrim atë në derën e shtëpisë, kur nuk kemi kohë të gatuajmë. Çdo gjë që shikoni ose dini është një zbulim ose shpikje. Shumë gjëra nuk janë krijuar për përdorimin që kanë sot. Për shembull, plastelina përdorej për të pastruar letrën e murit, por sot është një mënyrë shumë kreative dhe të gjithë fëmijët luajnë me të. Asnjë shpikje nuk bëhet menjëherë. Duhen shumë prova dhe mundime për ta bërë sa më mirë. Vetëm shikoni aeroplanin e parë. Pas shumë përplasjesh, ata arritën të krijojnë një nga mënyrat më të përdorura të transportit ndërkombëtar. Njerëzit mendonin se televizori nuk ishte një shpikje e mirë, sepse askush nuk pëlqen të shikojë një ekran. Sot, gati- gati çdo person ka një televizor. Vetëm shiko rreth e përqark. Një pyetje për lexuesit e vegjël. Si do të jetë bota pas 100 vitesh? Përgjigjet tuaja mund t’i jepni në instagramin tim. @noel_blog_official Aty shikoni edhe më shumë mbi jetën time dhe aktivitete të ndryshme të cilat do t'ju bëjë pjesë me blogun tim personal! |  3

DIORA \"Pushimet pranë detit janë të preferuarat e mia\" Klubi i fëmijëve |  4

\"Pushime të hareshme\" Një prezantim nga unë Përshëndetje të gjithë fëmijëve të revistës \"Klubi i fëmijëve\". Unë quhem Diora dhe marr pjesë për herë të parë në këtë revistë të bukur për fëmijë. Unë jam 3 vjeçe e gjysmë. Shkoj në kopshtin \"Diora 2\". Më pëlqen shumë të kërcej dhe të këndoj. Muzika ime e preferuar është ajo folklorike. Pushimet e mia verore Gjatë verës mami dhe babi kanë menduar aktivitete të ndryshme që më pëlqejnë. Pushimet pranë detit janë të preferuarat e mia, pasi që e vogël unë nuk kam pasur frikë të qëndroja në ujë, madje gëzoja shumë. Mezi po i pres këto pushime. Edhe për të gjithë ju fëmijë uroj pushime të bukura dhe t'ia kaloni sa më shumë hareshëm. |  5

KAILA \"Këto pushime do të jenë akoma më të veçanta për mua\" Përshëndetje miq. Unë jam një vajzë e vogël 5 Deri tani unë jam shumë mirë me mësime. Më vjeçe. Quhem Kaila dhe kam shumë dëshirë të shumë më pëlqen matematika, por edhe prezantohem me ju. Emrin tim e ka zgjedhur shkronjat i kam shoqe, po dhe pak sa të njihemi mami im pas shumë kërkimesh, pasi donte që më mirë. Gjithashtu mua me pëlqen të këndoj, të unë të kisha një emër te veçantë të cilin unë e kërcej dhe të pikturoj. Dy herë në javë unë shkoj pëlqej shumë. Ama nuk më pëlqen fare kur në kursin e baletit dhe dy herë të tjera shkoj në ma ngatërrojnë njerëzit, këmbëngul derisa të kursin e punës të mamit ku jam asistentja e saj. ma shqiptojnë ashtu siç unë e kam. Kaila. Unë Ne bëjmë kurse ku fëmijët kënaqen pafund me çdo ditë mezi pres të shkoj në kopsht të takoj pikturë, art dhe punë dore. Pjesa ime e preferuar shokët dhe shoqet, por dhe mësuesen të janë eksperimentet shkencore të cilat nxisin plot cilën e dua shumë. kuriozitete. Klubi i fëmijëve |  6

Po pres me padurim që të shkoj me pushime I pres me padurim ditët kur kam kurset e mia sepse argëtohem pafund, sidomos tani në verë që jemi me pushime. Kam shumë dëshirë që tani që jam me pushime të filloj edhe një kurs piano, por siç thotë mami duan kohën e vet të gjitha. Unë kam edhe një motër të vogël të cilën e dua shumë shumë dhe kujdesem që t'i mësoj gjëra të reja. Ndonjëherë bëhem pak xheloze për motrën sepse jam mësuar që kam qenë gjithmonë vetëm unë në qendër të vëmendjes, por më kalon shpejt kjo gjendje, 5 minuta. Po pres me padurim që të shkoj me pushime sepse e adhuroj detin, të kënaqem me motrën pllaq-plluq te uji, të notoj me babushin, të luaj te rëra me mamin dhe pse jo të njoh shoqe të reja. Këto pushime do të jenë akoma më të veçanta se do të vijë dhe nëna me gjyshin nga Greqia enkas për ne. Por, gjithashtu unë do të shkoj dhe te nëna tjetër dhe te kushërinjtë e mi, Venera dhe Skerdi, që jetojnë në Këlcyrë. Kam shume qejf kur shkoj aty se shkojmë dhe në fshat, ku kënaqem më shumë se në çdo vend tjetër. E pra miq kjo jam unë, Kaila, dashuria e parë e mami Kristit dhe babi Edit. Ju falënderoj për kohën që më kushtuat. |  7

KRIJOJMË NJË VARKË PREJ SFUNGJERI Materialet që na duhen: Sfungjer Letra me ngjyra Ngjitës Gërshërë Shkopinj të hollë druri (Figura 1) Filloni duke ndërtuar së pari velën e anijes. Merrni një shkop të hollë dhe formoni një velë të vogël lart. (Figura 1) (Figura 2) Më pas, formoni një velë më të madhe në formë drejtkëndore duke e futur shkopin në të. (Figura 2) Shkopin me velat e fusim në sfungjer. (Figura 3) (Figura 3) Klubi i fëmijëve |  8

NGJYROS |  9

AGIM \"JU TREGOJ PUSHIMET E MIA MË MBRESËLËNËSE\" Përshëndetje të gjithëve. Emri im është Agim. Jam 11 vjeç dhe kam lindur dhe jam rritur në SHBA, në afërsi të Bostonit. Klima këtu ku jetojmë është shumë e ftohtë në dimër dhe me shumë borë, por mua më pëlqen shumë stina e dimrit sepse një nga sportet e mia të preferuara dhe që praktikoj shpesh është sporti i skive. Prindërit më thonë se që herën e parë që preka borën kur isha bebe, e futa në gojë dhe më pëlqeu sa e ftohtë ishte. Tani jam në klasën e pestë dhe lëndët e preferuara janë matematika dhe gjeografia. Klubi i fëmijëve |  10

Në shkollë bëjmë shumë aktivitete dhe Pushimet e mia të preferuara deri më kam marrë pjesë në disa konkurse tani kanë qenë udhëtimi një javor në matematike, si dhe konferenca për Disney World, ku shkuam për 10 vjetorin fëmijë. Një nga pasionet e mia është tim. Parku im i preferuar në Disney edhe muzika. Deri tani kam mësuar të World ishte Magic Kingdom ku më luaj në piano, viola, klarinetë dhe pëlqeu shume \"Big Thunder Mountain trumbetë, dhe kam marrë pjesë në disa ride\" si dhe spektakli i fishekzjarrëve në koncerte për piano dhe viola. Është mbrëmje. Gjithashtu më kanë pëlqyer shumë kënaqësi të jesh në skenë, por pushimet në Atlantis Resort në siç mund ta merrni me mend, më bën Bahamas, ku kujtim mbresëlënës ishte edhe tepër nervoz. Për pak mbarojmë ai i rrëshqitëses së ujit ku shikoje shkollën dhe pushimet fillojnë. Gjatë peshkaqenët të notonin mbi një xham verës do të shkoj në kamp basketbolli të trashë në sipërfaqe mbi kokat tona. bashkë me motrën time Refin. Ndërsa për pushime me familjen, këtë verë dëshira ime dhe e motrës ishte të vizitonim disa vende në SHBA që s'i kemi vizituar më parë, si parkun kombëtar Glacier në Montana si dhe Chicago. PUSHIME TË MBARA TË GJITHË MOSHATARËVE TË MI NË SHQIPËRI! |  11

ARTI I PRINDËRIMIT Nga Flavja Buda \"Fëmija nuk do të mbajë mend çfarë lodre i bleve, më shumë sesa çfarë emocionesh kaluat së bashku duke luajtur dhe duke kaluar kohë bashkë. Përgjegjësia jonë e vërtetë si prindër, fillon pasi mbarojmë punën dhe futemi në shtëpi, ku fëmijët na presin me gëzim për të na treguar si kanë kaluar ditën, për të na thënë që i mori malli për ne, dhe për të na përqafuar.\" Përshëndetje lexues të dashur! Është kënaqësi e veçantë që do të jemi bashkë në këtë numër të revistës \"Klubi i fëmijëve\". Unë Jam Flavja, kam mbaruar studimet për Drejtësi dhe më pëlqen të shkruaj artikuj me tematika të ndryshme, dhe të mësoj çdo ditë dhe më shumë në lidhje me komunikimin, lidershipin dhe të kuptuarit të nevojave të çdo individi në grupmosha të ndryshme. Mund ta prezantoj veten gjatë, por gjëja më e bukur dhe e çmuar për mua është fakti që jam mami i Arielit dhe Joelit. Ashtu si edhe për prindërit tuaj, fëmijët e mi janë pasuria më e madhe në jetë, pasuri të cilën mundohem çdo ditë ta ruaj dhe ta shtoj. Si mund ta shtosh këtë pasuri do të thoni ju? Ja po i përgjigjem pyetjes. Këtë pasuri mund ta shtoj duke investuar në jetën e tyre çdo ditë, dhe nuk e kam fjalën për investim në financa, por investim në kohë, përkushtim, dashuri, inkurajim, përgjegjësi, nxitje, besim, zhvillim, edukim. Do doja t'i drejtohesha prindërve tuaj tani, duke i dhënë disa këshilla të vogla në lidhje me artin e prindërimit, ose duke treguar eksperiencën dhe përjetimet e mia. Ne prindërit, kemi shumë nevojë të ndajmë eksperiencat e rritjes së fëmijëve me njëri-tjetrin, arritjet tona, frikërat, dështimet, qëllimet, inkurajimet. Prindërim ose rritje e fëmijëve, do të thotë të promovosh dhe mbështesësh zhvillimin fizik, emocional, social, financiar, intelektual të një fëmije nga foshnje në moshë madhore. Prindërimi i suksesshëm për mua është arritje më e madhe sesa arritja në karrierë apo financa. Ne prindërit jemi si busulla orientuese për fëmijët tanë, në çdo fazë të rritjes së tyre dhe në çdo aspekt të zhvillimit të tyre. Nuk duhet të harrojmë që është përgjegjësia jonë që foshnjën që Zoti na e ka dhuruar në jetë, ta bëjmë një individ të pjekur, me vetëbesim, me integritet, të aftë për të jetuar në një shoqëri me shumë diversitet dhe me jo pak sfida dhe problematika të shekullit ku po jetojmë. E thënë thjesht, prindërimi për mua do të përkthehej dashuri, përgjegjësi, edukim, kohë, investim. Prindër të çmuar, shoqëria jonë ka shumë nevojë për nëna dhe baballarë si ju, që të përqafojnë rolin e tyre, dhe të kuptojnë rëndësinë e madhe të këtij roli në jetën e fëmijëve dhe të gjithë shoqërisë në tërësi. Mos hiqni dorë! Merrni zemër! Prindërim nuk do të thotë të jesh i përsosur dhe i pagabueshëm. Ashtu siç fëmijët tanë rriten, rritemi edhe ne në rolin si prindër dhe individë të pjekur. Ashtu si edhe fëmijët tanë rriten ndërsa kalojnë në sfida, rrëzime, zhgënjime, edhe ne gjithashtu rritemi ndërsa kalojmë në sfida, gabime, rrëzime. Për mua si nënë, prindërimi dhe mëmësia është titulli më i bukur që mund të kem, por edhe më i vështiri. Ndërsa rrisim fëmijët tanë, në fakt ne përcaktojmë nivelin e shoqërisë sonë nesër. Inkurajohuni! Ju nuk po rrisni thjesht fëmijët tuaj. Puna juaj është tepër me vlerë, fisnike dhe vizionare. Ju po edukoni një brez i cili do të udhëheqë vendin tonë nesër. Një fëmijë i rritur me dashuri, këshilla, me prani të prindit në çdo fazë të fëmijërisë, përkushtim, durim, kohë, do të thotë një individ i shëndetshëm. Një individ i shëndetshëm prodhon një martesë të shëndetshme. Një martesë e shëndetshme prodhon një familje të shëndetshme. Dhe një familje e shëndetshme prodhon një shoqëri të shëndetshme. Më kujtohet historia e një vajze të maturuar dhe në karrierë tashmë. Në një rrëfim të sinqertë të jetës së saj, ajo tregon se prindërit i kanë plotësuar çdo nevojë financiare, por njëkohësisht asnjë nevojë shpirtërore, emocionale. -Asnjëherë nuk kishin kohë për mua, -tregon ajo. \"Luani me fëmijët tuaj. Qeshni, bëni shaka, krijoni kujtime së bashku\" Klubi i fëmijëve |  12 |   14

-Rrija orë të gjata në dhomën time duke pikturuar dhe prindërit e mi ishin të qetë sepse merreshin me punë të tjera dhe besonin që unë isha mirë. Sot, pas 30 vitesh po kaloj një krizë identiteti, -tregon ajo . Kam pasur nevojë për praninë e tyre, jo për gjërat materiale. Do doja të më shprehnin dashuri. Do doja të dija që ishin krenarë për mua, që besonin te mua. Do doja që si familje të ishim të lumtur së bashku, të qeshnim, të luanim, të më lexonin libra, të pikturonim, të shihnim një film. Sot, vuaj pasojat e fëmijërisë. Më ka prekur shumë kjo histori dhe më ka bërë të reflektoj. A po i japim fëmijëve tanë gjërat që më shumë kanë nevojë, apo në egoizmin tonë, po mundohemi të zëvendësojmë praninë tonë me lodra, dhurata dhe telefona, kompjuterë?! Le të mos jetë prindërimi një art i humbur! Le të rendim me gëzim pas prindërimit, t'i japim vlerën që i takon. Për ne si prindër, nuk duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se rritja dhe zhvillimi i fëmijëve tanë. Nëse ne nuk bëjmë detyrën tonë dhe nuk luajmë rolin që na takon në jetën e tyre, dikush tjetër në shoqëri do ta bëjë. Por, do ta luajë këtë rol, pa dashuri të pastër, dashuri që vjen nga lidhja e gjakut. Mos lejoni dikë tjetër të luajë rolin që ju takon ju si prindër në edukimin e fëmijëve. Mos lejoni që shoqëria të shfrytëzojë fëmijët tuaj, bekimin tuaj në jetë, ata që Zoti ja u besoi ju për t'i rritur dhe udhëhequr në shtigjet e jetës. Le të mësojmë nga gabimet e të tjerëve. Le të përsosemi në këtë rol plot vlerë dhe fisnikëri. Baballarë, ju jeni të çmuar dhe plot rëndësi në sigurimin e financave për familjen, por nuk duhet të harroni që detyra juaj e vërtetë fillon pasi keni hapur derën e shtëpisë suaj, ku ju pret me padurim bashkëshortja dhe fëmijët tuaj. Ju, jeni ata që i ktheni djemtë në burra. Ju, jeni shembulli se si djali juaj duhet ta trajtojë bashkëshorten e tij nesër. Në çdo gjë që thoni apo bëni, ju po i mësoni djalit tuaj të vogël se çdo të thotë të jesh burrë në shoqëri dhe baba e bashkëshort në familje. Më shumë se këshillat tuaja, fëmija juaj do imitojë shembullin tuaj. Baballarë, ju jeni shembulli i parë për vajzën tuaj, sesi një vajzë trajtohet dhe duhet të trajtohet. Mësojini vajzës suaj vetëbesimin, sigurinë, respektin, dinjitetin, barazinë njerëzore. Ashtu si ju trajtoni nënën e saj, ashtu edhe ajo do presë të trajtohet, ashtu do besojë se trajtohen gratë nga burrat. Nëse do që vajza jote nesër të ketë në krah një bashkëshort që e do, e nderon, e respekton, e vlerëson dhe kujdeset për të, mësoji djalit tënd sot, që kështu duhet të sillet ai me bashkëshorten e tij nesër. Këto mos ja mësoni me fjalë, por me vepra. Fëmija juaj do të krijojë nesër atë familje, shembullin e të cilës ju po i prezantoni sot. Nëna dhe gra të dashura, e di që të qenit në këto role do të thotë shumë lodhje, angazhim, netë pa gjumë, orë të gjata në këmbë, vendosje e nevojave të të tjerëve përpara nevojave tuaja, por mos harroni që fëmija është kurora e pleqërisë. Me këtë dua të them që ju do të korrni pa diskutim frytin e investimit tuaj. Ju, jeni ato që e ktheni një shtëpi në banesë . Ju jeni ato që mbushni me dashuri shtëpinë tuaj. Ju jeni ato që përkujdeseni me kaq përkushtim dhe pa lodhje në familjen tuaj. Vazhdoni ta bëni këtë gjë. Ka fisnikëri në mëmësi! Fëmijët shohin çdo gjë që ju bëni dhe memorizojnë modele sjelljesh, të cilat do t'i imitojnë nesër. Nëse doni të ndjeheni krenare për fëmijët tuaj nesër, investoni sot tek ata! Dhe një këshillë të fundit: Hiqni telefonat nga duart! A nuk po e kuptoni vallë që ky mjet po na ndikon në marrëdhëniet tona familjare?! Kur fëmijët tanë kthehen nga kopshti apo shkolla në shtëpi, ata fillojnë të grinden dhe të qajnë nëse njëri prej nesh apo të dy jemi duke parë diçka në telefon. Fëmijët duan vëmendjen tonë të plotë. Duan kohën tonë dhe duan kohën e tyre që ne duhet t'ua dedikojmë. Merrni një vendim të rëndësishëm sot, që ndërsa ktheheni nga puna në shtëpi, do të prekni telefonin vetëm në raste urgjente. Kaloni kohë me familjen tuaj. Shumë shpejt i vogli juaj do të jetë gjimnazist, e pastaj student dhe koha do të fluturojë. Fëmijët do të largohen për të nisur rrugëtimin e tyre në jetë. Mos harroni që titulli që ju mbani si \"nënë\" apo \" baba\" është titull nderi. Investoni respekt, dashuri, vëmendje te fëmijët tuaj dhe do të jeni të nderuar kur ata të rriten. |  13 |   14

AMINA \"PUSHIMET IDEALE I KALOJ NË DET\" Përshëndetje fëmijë të revistës \"Klubi i fëmijëve\". Unë jam Amina 11 vjeçe. Dua që të prezantohem me ju dhe t'ju tregoj disa gjëra për veten time. Së pari dua të them se më pëlqen shumë të vizatoj. Kam dëshirë të vizatoj dhe të ngjyros me shumë ngjyra. Duke parë dëshirën time, mami më ka regjistruar edhe në kurs pikture që unë të mësoj më shumë metoda rreth vizatimit. Klubi i fëmijëve |  14

Kam një dashuri të madhe për kafshët. Madje kur i shoh diku apo në rrugë më duket sikur e njoh gjuhën e tyre. Unë miqësohem shumë shpejt me ta. Për këtë arsye kam shumë dëshirë të bëhem veterinere. Kam shumë lojëra të preferuara. Loja që më pëlqen më shumë është volejbolli, dhe loja me vrapime. Edhe në shtëpi luaj me vëllezërit e mi, kryesisht me vëllain më të vogël, Rubinin. Ai qesh kur i afrohem dhe e përkëdhel. Pushimet këtë verë do i kaloj në plazhin e Velipojës dhe një pjesë në fshat në Dibër. Ndër të tjera më pëlqen më shumë deti dhe rëra. Këto janë edhe pushimet ideale për mua, mjafton të jem në det. |  15

JOEL \"Vera është një mundësi e shkëlqyer për t'u kënaqur bashkë me prindërit\" Unë jam Joeli dhe në gusht bëj 4 vjeç. Emri im është marrë nga Bibla dhe do të thotë \"Perëndia është Zot\". Mami më thotë që jam fëmijë shumë inteligjent, i shkathët, shakaxhi, i drejtpërdrejtë, dhe i zoti i vetes. Kam filluar të flas kur kam qenë i vogël fare dhe ndërsa rritesha çdo gjë më pëlqente ta bëja vetë, të haja ushqim, të bëja punë në shtëpi, të bëja numrat, të bëja gatime të vogla me mamin. Ngjyrat që më pëlqejnë më shumë janë bluja dhe e kuqja. Shokët e mi të ngushtë në kopsht janë Redisi, Dariusi dhe Paridi, kurse shoqet e mia të ngushta janë Perla, Aria dhe Era. Klubi i fëmijëve |  16

Më pëlqen t'i zgjedh vetë rrobat që vesh. Do t'ju tregoj një histori për të qeshur. Kur isha më i vogël, vesha një kostum me këmishë dhe pantallona të shkurta, bashkë me një palë çizme llastiku, dhe i thashë mamit kështu do iki në kopsht. Ushqimet që më pëlqejnë më shumë janë supa, fasulet, trahanaja, sultjashi, mishi, peshku, qumështi, kosi, luleshtrydhet dhe qershitë. Jam shumë i gëzuar që kam një vëlla më të madh, Arielin tim. Ai është shoku im i ngushtë, kujdeset shumë për mua dhe më do shumë. Ne luajmë shumë bashkë dhe asnjëherë nuk rrimë pa njëri-tjetrin, sa edhe kur Arieli është në gjumë, unë shkoj e zgjoj sepse nuk rri dot pa të. Unë kam një dëshirë sekrete, por po ja u tregoj edhe juve miqtë e mi të revistës. Dua të kem një motër, madje i kam gjetur edhe emrin, Debora. I jam lutur Zotit ta vendosë te barku i mamit. Bashkë me prindërit dhe vëllanë, unë kam mësuar shkronjat, numrat, shumë këngë, vjersha dhe numrat në anglisht. Kur të rritem do bëhem doktor që të shëroj njerëzit dhe usta që të rregulloj gjërat që prishen, si biçikletën, makinat e mia dhe çdo gjë tjetër. Emisionet e mia të preferuara janë Superlibri, Vladi dhe Niki, Diana dhe Roma. Më pëlqejnë edhe librat. Kur vijnë gjyshet e mia, nëna Peca dhe nëna Meja, më lexojnë përralla të ndryshme. Jam shumë i lumtur që kopshti do mbarojë dhe unë do shkoj në plazh me familjen. Pushimet në det janë shumë të gëzuara. Më pëlqen të luaj me pistoleta me ujë, të bëj gropa në rërë, kala në breg të detit dhe të shoh kafshët e vogla të detit, si: gaforre, midhje, kandila deti, peshqit e vegjël dhe buburrecat e rërës. Gjithashtu më pëlqen të gjej insekte në pyll, të luaj me vrap, të luaj hapa-dollapa dhe të pjek mish në zgarë. Pushimet më pëlqejnë sepse kaloj shumë kohë me prindërit, luajmë bashkë, qeshim, bëjmë shaka, argëtohemi, bëjmë shumë foto dhe krijojmë kujtime. Mjekja më ka thënë që plazhi na ndihmon të mos sëmuremi gjatë dimrit. Na pret një verë e gjatë përpara fëmijë! Shijoni çdo moment, kaloni kohë me familjen, shokët dhe të afërmit. Luani sa më shumë, sepse loja na zhvillon. Vera është një mundësi e shkëlqyer për t'u kënaqur bashkë me prindërit. Ne fëmijët kemi shumë nevojë që prindërit të na dedikojnë kohë, të na kuptojnë dhe të argëtohemi së bashku. Dhe një këshillë të fundit: Mos harroni kapelat dhe kremin e diellit! Kalofshi bukur dhe shpresoj të dëgjoj sa më parë për aventurat tuaja në breg të detit. |  17

\"SYNIMI PËR KËTË VERË ËSHTË TË MËSOJ NOTIN\" KALTRA Përshëndetje miqtë e mi! Unë quhem Kaltra, sapo kam mbushur 3 vjeçe dhe jam shumë e gëzuar që do të mund të ndaj pak nga jeta ime me ju. Prej një viti, që kur fillova kopshtin jeta ime ka ndryshuar. Them kështu pasi unë u linda në periudhë pandemie dhe nga frika e infektimit, prindërit e mi kujdeseshin në maksimum për mua, aq sa frekuentonim shumë pak vende me fëmijë, ose parqe me lojëra. Kur mbusha 2 vjeçe vendosa të filloj kopshtin në mënyrë që dhe unë të argëtohem dhe të shoqërohem me shokë e shoqe. Si fëmijë i mbyllur dhe pa shumë kontakte me fëmijë të tjerë, çuditërisht u ambientova që në ditët e para me shokët e shoqet, mësueset dhe të gjithë stafin të cilët më falin dashuri çdo ditë. Kopshti im ndodhet në Sauk dhe është i rrethuar nga të gjitha anët me gjelbërim, ku dhe ne na jep mundësinë të zhvillojmë pothuajse të gjitha aktivitetet jashtë dhe të jemi më pranë natyrës. Klubi i fëmijëve |  18

\"PSLAAZMHËI,PRËËLRQAENDHE Në çdo dyqan për fëmijë që Kemi menduar që në oborrin e LODRAT E PLAZHIT\" shkojmë është e pamundur të mos shtëpisë të vendosim dhe një blej një libër dhe kështu kam pishinë të madhe të shoqëruar Edhe pse jam vetëm 3 vjeçe, kam arritur të bëj koleksionin tim me të me shumë lodra, që në ditët e arritur të mësoj të shkruaj dhe të gjitha librat me përralla për ngrohta të verës, unë të lexoj të gjithë alfabetin, numrat moshën time. freskohem aty bashkë me deri në 10, ditët e javës, muajt Çdo natë para gjumit, mami më kushërinjtë që kemi pranë. Me pa dhe stinët e vitit. Të gjitha këto në lexon një përrallë, por të durim po i pres këto pushime. shqip, anglisht dhe një pjesë të preferuarat e mia mbeten “3 Sigurisht pas pushimeve me tyre edhe në turqisht. Derrkucët” dhe “Kësulëkuqja”. prindërit, disa ditë do i kaloj dhe Pas kopshtit më pëlqen të Një gjë tjetër që më pëlqen të bëj në plazhet e vendit tim me ngjyros, të shkruaj ose të gatuaj është vishem dhe të kombinohem gjyshërit të cilët kujdesen për me mamin dhe në këtë mënyrë me ngjyra dhe sigurisht nuk mund mua kur prindërit nuk janë në kalojmë dhe kohë së bashku. të dal nga shtëpia pa hedhur pak shtëpi. Loja ime e preferuar është “Make parfum. Unë jam një malësore e vogël, me a Circle” dhe shfrytëzoj të gjitha Tashmë stina e verës ka mbërritur origjinë nga Kukësi dhe nuk mund rastet për ta luajtur. Prindërit e dhe prindërit e mi kanë zgjedhur kaloj verën pa vizituar bjeshkët e mi, që kur isha e vogël fare më që edhe këtë vit plazhin ta bëjmë fshatrat e qytetit. Mami më ka blinin lodra dhe lojëra të jashtë vendit. thënë se atje mund të shohim ndryshme, por mua gjithmonë më Sa më pëlqen plazhi, rëra dhe shumë kafshë dhe të shijojmë tërhiqnin Legot dhe shumica e lodrat e plazhit. fruta dhe perime bio, që lodrave që unë kam në shtëpi janë Synimi për këtë verë është të fatkeqësisht në Tiranë e kemi pak Lego. mësoj notin dhe babi im po të vështirë t'i sigurojmë. Dhoma ime është e mbushur me sigurohet që para nisjes së lodra, por kryeson rafti i librave. pushimeve unë të kem mësuar Uroj që shkrimi im t’iu ketë hapat e para të notit. pëlqyer dhe shpresoj të shihemi Unë jam fëmijë i vetëm, por ose dëgjohemi sërish. shoqërohem shumë shpejt me fëmijë, sidomos në plazh. Ju përqafoj, Kaltra! |  19

Nga \"Pjatat e Mirelës\" Kek i butë Përbërësit: -6 të bardha vezësh -3 lugë sheqer pluhur -1 lugë kafe sodë -Vanilje -1 lugë çaji lëng limoni -100 g miell Si fillim rrahim me rrahëse elektrike të bardhat e vezëve. Më pas shtojmë ngadalë sheqerin pluhurin pa e shkëputur rrahjen, derisa kur e kthejmë me kokë poshtë enën, masa nuk bie. Në një enë tjetër përziejmë miellin me sodën bashkë, e shtojmë me ngadalë dhe me anë të një spatule e përziejmë deri sa masa bëhet homogjene. Shtomë vaniljen dhe lëngun e limonit, e përziejmë sërish me spatul dhe e hedhim masën në tavën e kekut të lyer me gjalpë. E pjekim për 35 minuta në 180 gradë pa e hapur fare sobën. Pasi është pjekur, e fikim dhe e lëmë sa të ftohet. Në fund e spërkasim me pak sheqer pluhur. Ky është keku ynë. Na bëftë mirë! Klubi i fëmijëve |  20

KËSHILLA PEDIATRIKE \"Infeksionet e aparatit tretës\" Stina e nxehtë mbart shumë infeksione diarreike. Zerina Sheme Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë mikrobe të dëmshme si baktere, viruse apo parazitë është shkaku i këtyre infeksioneve. Pediatre Mënyrat e përhapjes janë: Nga ushqimet e ndotura; Nëpërmjet ujit të pijshëm, ndotja nga mizat. Një fëmijë mund të marrë mikrobin nga një fëmijë tjetër nëpërmjet duarve të palara. Shenjat: -Dhimbje barku, temperaturë, të vjella dhe diarre. Diarreja mund të jetë me mukus, me gjak ose në ngjyrë jeshile dhe shoqërohet me spazma të zorrëve. Gjatë udhëtimeve të ndryshme disa njerëz nuk e ruajnë ushqimin në kushte të mira higjienike. Kujdes: Mishi i gjallë apo i pa gatuar mirë, produktet e qumështit, akulloret, produktet e detit krudo, sallatat e palara mirë, mund të bëhen burim infeksionesh. Këshilla: -Gatuajeni mirë mishin, 20 minuta nën presion. -Kontrolloni datën e skadencës. -Ruani në frigorifer ushqimin e mbetur brenda dy orëve. -Mos konsumoni kërpudha të egra. -Kur udhëtoni larg mos pini ujë të pafiltruar nga çezma. -Çojeni fëmijën në urgjencë nëse vjell me presion tre-katër herë radhazi! -Mbani Trisol gjithmonë me vete, ujë, çaj dhallë, lëng frutash të freskëta. -Trisolin përdoreni sa herë që fëmija ka ndjenjë të vjelle, etje, grindje, qarje me rënkim, tharje të gojës, nëse ka temperaturë mbi 37°C, ose diarre. Higjiena personale dhe ajo e mjedisit, sidomos në lokalet e ushqimit social, akulloret ambulante etj., është mënyra më e mirë për të parandaluar këto infeksione. Po ashtu me rëndësi është larja dhe dezinfektimi i të gjitha sipërfaqeve dhe pajisjeve që përdoren për përgatitjen e ushqimit, si dhe mbrojtja e zonës së kuzhinës nga insektet, dëmtuesit dhe kafshë të tjera. |  21

REFI \"KËTO PUSHIME DO T'I KALOJ NË SHBA\" Përshëndetje miq! Unë jam Refi, jam 10 vjeçe. Kam lindur dhe jam rritur në SHBA, po gjuhën shqipe e kam mësuar që kur fillova të flisja për herë të parë. Shqipëria më pëlqen shumë, kur vij me pushime me familjen time. Çfarë më pëlqen më shumë është plazhi dhe të kaloj kohën me kushërinjtë e mi moshatar. Këtu ku jetoj, vazhdoj klasën e katërt. Lëndët e mia të preferuara janë matematika dhe shkrimi. Një tjetër lëndë interesante këtë vit ishte Coding, ku ne mësuam se si të komunikojmë me kompjuterin, të programojmë disa veprime të thjeshta si dhe vizituam studentë të shkollës së mesme të cilët na treguan se si kishin ndërtuar disa robotë të thjeshtë. Klubi i fëmijëve |  22

\"Një nga eksperiencat më të bukura të prekja delfinët\" Gjithashtu, merrem me gjimnastikë dhe basketboll. Gjimnastika është një nga pasionet e mia që kam disa vite që e ushtroj dhe kam marrë pjesë në disa konkurse. Ëndrra ime është që kur të rritem të shkoj në lojërat olimpike për gjimnastikë. Gjithashtu më pëlqen të luaj volejboll, si dhe të vizatoj. Këtë verë, unë dhe vëllai im Agim, i kërkuam prindërve që t'i kalojmë pushimet në SHBA dhe të vizitojmë disa vende që nuk i kemi vizituar më parë. Ndërsa fundjavave mund të shkojmë në plazhin që është një orë larg nga ku jetojmë. Ndërsa nga pushimet tona të kaluara, të preferuarat e mia kanë qenë udhëtimi në Disney World dhe veçanërisht Magic Kingdom, ku me pëlqeu shumë atmosfera, kështjella e princeshës, dhe aktivitetet e ndryshme. Gjithashtu një nga eksperiencat më të bukura kanë qenë gjatë pushimeve në një ishull ku takova dhe preka delfinët. Ishte shumë kënaqësi të shikoje delfinët të notonin rreth teje. Ah, për pak harrova t'ju tregoj që unë i dua shumë kafshët shtëpiake. Më parë kemi pasur dy zogj parakeet që quheshin Oreo dhe Lucky, ndërsa tani kemi një qen me emrin Max i cili bëhet 3 vjeç këtë verë dhe nuk pushon asnjëherë me trazirat që bën. Ju uroj të gjithëve pushime të mbara! |  23

MIQTË E MI SHPIKËSI I VARGJEVE Kam miq të mirë miq të vërtetë, Poeti ndërtoi një fshat, kam mik një far që rrezaton në det. me shkronja dhe me letër. Një far që ndriçon detin e ngrirë, Krijoi gjithë merak, shtëpi, mbi ujërat ku lodrojnë peshq e rrugë e njerëz. delfinë. Po bëri dhe një qiell, Kam mik Pinokun s'është fare të vrenjtur e ngjyrë gri. gënjeshtar, Një stinë te quajtur dimër, veç hunda kur gënjen i rritet si kohën gati për shi. llastar... Poeti i ngjiti retë në letër, Piter Panin kam mik në qiell fluturon, vuri stuhi dhe dëborë... vogëlush vërtet magjik ëndrrave Pastaj krijoi një bari të vjetër jeton. me një këmborë në dorē. Nuk ka dëshirë të rritet, Vuri dhe një lumë, nuk do të bëhet burrë, të shkiste nëpër letër. mos e tremb përgjegjësia, Një pemë të vjetër lajthie, s' është i zoti për luftë? mes gjetheve një ketër. Kam mik Hamletin që tha: Vuri dhe një shtëpi, \"Të jesh, mos të jesh\" me çati të madhe e oxhak. sheh fytyrën në pasqyrë dhe veten Një grua me tepsi, përqesh. dhe në dorë me mashë. Kam miq plot miq vërtetë të njohur Po vuri dhe zjarr bubulak, prej faqeve të librave, një shportë mbi tavolinë. ata më kanë joshur. Byrekun me spinaq, Me jetën e bukur aventurat e gjalla, verën e vjetër e rakinē. bashkë me ta përdore Vuri një burrë më pas, kam hyrë ndër përralla. tek pinte i qetë rakinë. Njē qen që rri jashtë, e ruan NATYRA NË FESTË sypatrembur shtëpinë. Në letër duhej më tepër gjithçka Pranvera u qepi pemëve nga të kishte kuptim. një fustan të blertë, Të mbushej çdo milimetër, dielli u pikturon fushave, si qypi me florinj. e një qilim të verdhë. Ngado jeta të gjallojë, Poeti thuri vargje për zogjtë në me njerëz në vresht e në arë. fluturim. Fëmijë që shkojnë në shkollë, Zogjtë kafshuan shkronjat të qeshur e të mbarë. dhe ikën me nxitim. Një balonë ngre dikush, Nga shkrimtari thurur me penjtë e dritës. Rifat Ismaili Ngjante si një vesh rrush qiellit mbirë, papritmas. Klubi i fëmijëve |  24

Aktivitete verore Nga Grei Jahaj Vera është periudha ku të gjithë mendojmë për plazh dhe pushime jashtë vendit. Vera mund të jetë dhe një periudhë për ta shfrytëzuar me aktivitete të ndryshme dhe angazhuese. Ja cilat i sugjeroj unë: Çiklizmi Çiklizmi është mënyra më e mirë për të udhëtuar dhe moti i mirë veror e favorizon edhe më shumë. Unë personalisht e adhuroj të dal me biçikletë në qytetin tim dhe thjesht të shëtis. Është tepër e bukur dhe të falë një ndjenjë qetësie ndërkohë mban dhe trupin në formë dhe plot energji. Leximi Edhe pse me pak i pëlqyeri nga shumica e aktiviteteve, për mua është më i bukuri. Pas një dite të lodhshme, të lexosh një libër të mirë është aktiviteti më i duhur. Të lexuarit të fut në botën e imagjinatës dhe madje shkon në udhëtime pa fund. Kjo për mua është një kohë e kaluar mirë. Sportet Nuk ka rëndësi se cili është sporti juaj i preferuar, por në verë gjithçka shijon ndryshe. Të luash një sport në plazh pasdite me një grup të mirë shokësh është shumë qejf dhe shumë argëtuese. Mos të harrojmë që kryejmë dhe aktivitet fizik, që në verë shpesh lihet pas dore. . Kampet verore Kampet verore janë mënyra më e mirë për të zënë miq të rinj, të mësosh dhe të argëtohesh. Kampet verore po vijnë e po bëhen më popullore në Shqipëri dhe mendoj se ja vlen që të provohet një herë. Koha e mirë kalohet me gjëra të vogla dhe madje shumë të thjeshta. Shpenzojeni mirë atë dhe kaloni një verë të paharrueshme! |  25

NJË MAMI SI ZAMIRA \"Nënat, sa më shumë të informuara aq më shumë të lumtura e të fuqizuara\" Oh Zamira është së pari, një grua me “ngjyra” dhe si rrjedhojë një mami me ngjyra akoma edhe më të ndezura. Ndoshta ky është përkufizimi më i mirë i personit tim sepse ngjyrat janë kudo në jetën time. ������������ ������̈������������������������̈ ������������������̈ ������������������������̈ ������ ������������������������������������������������������������ ������ ������������������������������?! Dita ime tipike nis herët. Zgjimet e hershme me japin mundësinë ta nis ditën duke ja dedikuar së paku një orë vetes; të shijoj kafen dhe ritmet e ngadalta. Më pas ulem të kontrolloj listën, e krijuar mbrëmjen më parë, të të gjitha gjërave që duhet të bëj. Nis nga punët më të rëndësishme si fillim përpara se vajzat të zgjohet. Vakti i mëngjesi na mbledh së bashku të tre, si familje. Një traditë kjo nga nëna ime, e cila vazhdon edhe sot të theksojë shenjtërinë e këtij vakti. Dhe siç kuptohet unë e kam besuar fort. Pasi shoqërojmë vajzën në kopsht, dita vazhdon me punën, shtëpinë, përditshmërinë si çdo familje tjetër. Pasditet janë kohë së bashku në aktivitete të ndryshme, kryesisht ato ku duhet të vihet pak në punë fantazia. Tek e fundit mërzia nuk është dhe aq emocion negativ sa duhet vazhdimisht ta anulojmë. Klubi i fëmijëve |  26

\"MËMËSIA DHE DILEMAT NËSE PO BËJ MJAFTUESHËM DO TË JENË GJITHËMONË TË PRANISHME\" ������������ ������������������������ ������������������ ������������ ������������������������������ “������������������������̈������������������������ ������ Zamirës“ ������������̈ ������������������������������������������ ������������������������������������������? Nisi si një thirrje e brendshme e imja për të ndihmuar çdo nënë shqiptare në proçesin e gjidhënies. Një thirrje e përcaktuar nga historia dhe sfida ime personale me të. Kalvari sfidues me gjirin, por më pas edhe suksesi bëri që të filloja të hulumtoja shumë mbi këtë fushë. E pas hulumtimit erdhi nevoja e certifikimit të parë e të shumë të tjerë më radhë deri më tani. Jam gjithmonë në kërkim të së resë më të fundit. Misioni im nga dita një vazhdon të jetë: “Sa më shumë nëna të informuara që në shtatzëni mbi gjidhënien, do të thotë aq më shumë nëna të lumtura e të fuqizuara“. Ndaj sot në \"Hapësirën e Zamirës\" kemi shumë më tepër nëna se në vitin që lamë pas, të cilat janë ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e informacionit paraprak mbi gjidhënien. Nëna që nuk ia lënë më gjithçka rastësisë, por e marrin gjithçka vetë në dorë. ������������������������������������������������������������������������̈������������������������̈���������������������������������������������������������������������̈���������������������������������������?������������������������������������, ������������ Kanë një bosht të përbashkët që për mua i lidh të dyja: “pasioni “. Pasioni për profesionin, sfidat e tij çdo muaj, gjithmonë në zhvillim, hulumtimet që nuk rreshtin asnjëherë, dhe nga ana tjetër dashuria për të ndarë me vajzën time pasionin për eksplorimin e qyteteve të artit, udhëtimet, yogën, shijimin e natyrës ashtu si dhe një ushqimi të ri. Por pasioni nuk mund të thjeshtëzojë problematikat e një dite të zakonshme. Ndaj një organizim i mirë i ditës, ndarja e detyrave në familje dhe pritshmëritë pak më afër realitetit i bën të dy këto dimensione të bashkëjetojnë më mirë. Personalisht, kam bërë tashmë paqe me faktin se mëmësia dhe dilemat nëse po bëj mjaftueshëm do të jenë gjithmonë të pranishme. E rëndësishme është të jetë një shtysë për të përmirësuar veten, rolin e prindit dhe anën profesionale. |  27

DITA E PARË E VERËS Tregim për të vegjlit Në mëngjes Driloni u ngrit nga shtrati i gëzuar. Rrezet e diellit përshkonin me ëndje çarçafin ngjyrë kaltër, dhe sikur e ftonin: -Eja të luajmë vogëlush! Kishte hyrë vera dhe sot ishte dita e parë e qershorit. Koha ishte e ngrohtë dhe nga jashtë vinin cicërimat e zogjve. - Mami, sot jam pushim! - i tha Driloni të ëmës dhe shkoi në tualet të lante sytë. - Po, bir, e di, - i tha mami. Edhe pak ditë të kanë mbetur në shkollë, dhe pastaj do jesh me pushime. Më në fund erdhi vera, lodhja jote do shpërblehet, i vogli mamit. - Mami, dua të shkoj në plazh. - Mirë, Drilon, -ia ktheu mami. - Dua dhe top të luaj në rërë. -Po bukuroshi i mamit. Çdo gjë. -Dua dhe akullore, kostum plazhi, kallam peshku për të peshkuar, vazhdonte me kërkesat Driloni. - Po ti je i vogël për kallam peshku, more bir, -i tha mami. -Po unë shkoja me babin, nuk të kujtohet? - Më kujtohet bir. Po babi nuk jeton më me ne. Tani ai jeton në një shtēpi tjetër. -Po pse jeni grindur ju, mami?! E ëma u zë ngushtë. Ngriti krahët, uli sytë dhe u shfajësua. - Janë gjëra të mëdhenjsh. Ti ende s'i kupton. - Po unë ju dua të dyve. Dua edhe babin...-tha Driloni. Ndërkohë që ata bisedonin, ra zilja e derës, dhe mami shkoi të hapë derën. Shtangu në vend kur pa përballë saj Petritin, babain e Drilonit. - Po ti? - e pyeti. Klubi i fëmijëve |  28

- E di që Driloni sot është pushim. Erdha ta marr për një shëtitje. Do të doja të vije dhe ti me ne. Të shkojmë nga parku i madh, të shtrihemi në bar e të hamë akullore, -tha ai. Driloni shqoi siluetën e të atit, rendi drejt tij dhe iu hodh në krahë. - Babi, ka ardhur babi im! Ai e puthi dhe i tha se do dilnin shëtitje. Kësaj here do merrnin dhe mamin. Driloni u gëzua. Ajo ngurroi pak, por pastaj pranoi. Pas ndarjes me Petritin, gjërat ishin qetësuar me kalimin e kohës dhe ata kishin përsëri një marrëdhënie të mirë e të qetë. Ishin korrektë në lidhje me jetën e djalit dhe bënin ç'ishte e mundur që ai mos ta vuante ndarjen e tyre. Nganjëherë dy të mëdhenj, për çështje të ndryshme edhe mund të ndahen e të krijojnë jetë paralele, por fëmijët duhet të ndjekin ritmin e qetë të jetës së tyre, të pandikuar nga marrëdhëniet e reja që janë krijuar. Ata dolën së bashku dhe shkuan në këmbë drejt parkut. Në shatërvanin e madh në mes të sheshit, rrethuar me tulla të kuqe, ndodhej një mjellmë dhe disa rosa që po notonin. - Mami, më jep një biskotë të ushqej rosat, - i tha mamit Driloni. Ajo nxori nga çanta e saj një pako me biskota dhe ia zgjati vogëlushit. Ai nxori një biskotë dhe ia dha të atit. - Babi, merre, t'u japësh dhe ti për të ngrënë. Baba e bir i shkërmoqën biskotat në copa të vogla dhe nisën t'i ushqenin rosat e vogla. Në çast atje u mblodhën edhe një tufë me pëllumba dhe secili kërkonte të hante nga duart e vogëlushit. Mamaja e buzëqeshur e vështronte dhe kënaqej që i biri dukej i lumtur. Pastaj së bashku shkuan të hanin akullore. Më pas u ngjitën në një tren të vogël turistik që i çonte njerëzit në xhiro nga njëra anë e qytetit antik në tjetrën. Pasi u kënaqën nga gjithë këto gjëra vendosën të ktheheshin në shtëpi. Ora e drekës kishte afruar dhe vogëlushi tani kishte uri. I kërkoi mamit t'i bënte një kotoletë të skuqur me patate sapo të mbërrinin. - Po ti babi, do hash me ne?- e pyeti Driloni. Ai u zu ngushtë dhe s'dinte si t'i përgjigjej. - Po kam pak punë, zemra e babit, ndoshta një herë tjetër. Gruaja e pa në sy, u mendua dhe pastaj i tha: - Rri, mos ia prish djalit. Do t'ju bëj të dyve kotoletē me patate, vezë të skuqura dhe krem karamel për ëmbëlsirë. Babi buzëqeshi dhe i gëzuar hyri me ta në shtëpi. Shkruar nga: Rifat Ismaili. 31- 05- 2023 |  29

PUSHIMET E MIA Ku do t'i kaloni pushimet? Në kamp veror Në plazh? Në fshat? Shkruani një kartolinë për pushimet tuaja një shokut/shoqes tuaj: I/E dashur Unë po i kaloj pushimet në Gjërat që më pëlqejnë më shumë në këtë vend janë: Klubi i fëmijëve |  30

ERDHI VERA CIlat aktivitete të pëlqejnë më shumë të bësh në stinën e verës? Shkruaj dhe vizato. ................................... ................................... ................................... ................................... ................................... ................................... ................................... ................................... ................................... ................................... ................................... ................................... |  31

Libra psiko-sociale “Libri im” Libri me 40 fletë pune të ndara në këto rubrika: - Vetja ime (marrëdhënia personale, familjare dhe sociale) - Emocionet (Të njohim dhe emërtojmë emocionet) - Kufiri personal (publike/private) - Rreziku (rastet emergjente, bullizmi) - Shëndeti fizik (ekuilibri trup dhe mendje) - Sugjerime për aktivitete në familje \"Libri im terapeutik\" +15 vjeç Të lexuarit, të shkruarit dhe të krijuarit janë momentet më të shëndetshme dhe stimuluese për trurin. Dedikoji kohë shëndetit mendor: -duke mbajtur shënim emocionet ditore, -duke stimuluar mirënjohjen, kreativitetin dhe -duke organizuar kohën. KLUBI I FËMIJËVE Nëse dëshironi që edhe fëmijët tuaj të marrin pjesë në numrin e ardhshëm të revistës, ose doni të reklamoni një biznes që lidhet me nevojat e fëmijëve kontakto: [email protected] 600 lekë/6 Euro


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook