Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Revista "KLUBI I FËMIJËVE" Nr. 28, mars, 2023

Revista "KLUBI I FËMIJËVE" Nr. 28, mars, 2023

Published by Marsi Simo- Qendra "Klubi i Zhvillimit", 2023-03-01 16:00:42

Description: Revista "Klubi i fëmijëve" për muajin mars do t'i kushtohet profesionit të mësuesit. Fëmijët pjesëmarrës të këtij numri në revistë, do të shprehin një mesazh për mësuesen e tyre. Fëmijët do të rendisin cilësitë që shohin te mësuesit dhe mësueset e tyre, përkushtimin, si dhe misionin që ndiejnë në përditshmëri. Le të shërbejë kjo revistë si një kartolinë urimi për të gjithë mësuesit dhe mësueset.

Keywords: edukim,femije

Search

Read the Text Version

REVISTA KLUBI 2023 MARS NR.28 për mësuesen time! ARGËTIM INTERVISTË RECETË Fletë pune & lojëra Të jesh mësues Tortë me çokollatë

Kushtuar mësuesëve Nga M A R S I D A S I M O Revista \"Klubi i fëmijëve\" për muajin mars do t'i kushtohet profesionit të mësuesit. Fëmijët pjesëmarrës të këtij numri në revistë, do të shprehin një mesazh për mësuesen e tyre. Fëmijët do të rendisin cilësitë që shohin te mësuesit dhe mësueset e tyre, përkushtimin, si dhe misionin që ndiejnë në përditshmëri. Le të shërbejë kjo revistë si një kartolinë urimi për të gjithë mësuesit dhe mësueset. Themeluese e revistës Marsida Simo (Sociologe) Bashkëpunëtorë Zerina Sheme (Pediatre) Julika Simo (Piktore) Aida Zoto (Pedagoge) Silvana Baça Çaushi (Mësuese) Graphic Designer Kristi Simo MARS 2023 Klubi i fëmijëve |   2

“Të jesh mësues” Profesioni i mësuesit, dikur ka qenë një profesion i vlerësuar, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Po sot çfarë ka ndodhur me ketë profesion? Ku është figura e dashur e mësuesit? Ku përfundoi misioni që çon brezat e rinj drejt së ardhmes? Mësuesit aty janë, po presin pranverën se bashku me të tjerët. Ndoshta jo vetëm pranverën, por dhe festën e tyre, 7 marsin. Kjo festë i gëzon të gjithë mësuesit sepse ndihen të vlerësuar në këtë ditë për statusin që ata mbajnë në shoqërinë tonë. Por, pas 7 marsit ky status venitet. Silvana Baça Çaushi Kush është mësuesi në të vërtetë? Mësuese Mësuesi ka një sërë misionesh në profesionin e tij. Ai ndër të tjera mëson, edukon, udhëzon, përkrah, jep dije dhe ndihmon në rrugën drejt së ardhmes.HYPERLINK \"https://fjale.al/%C3%ABsht%C3%AB\" Është pikërisht mësuesi i cili i bën nxënësit të reflektojnë për të krijuar besim te virtytet dhe vlerat e tyre. Nga ana tjetër fëmijët tanë duhet t'i vlerësojnë mësuesit, dijet e tyre dhe të përfitojnë nga ata më të mirat. Besoj se ne prindërit duhet të ushqejmë respektin dhe dashurinë te fëmijët tanë për figurën e mësuesit. Të jesh mësues është profesion i vështirë pasi duhet vullnet, qetësi, dëshirë dhe mbi të gjitha profesionalizëm. Duhet të japë shumë, dhe mund të marrë pak. Duhet të dijë të dëgjojë, të presë, të respektojë, të flasë me korrektësi dhe të zotërojë lëndën me shumë profesionalizëm. Cila është një nga sfidat e mësuesit sot? Avancimi, risitë teknologjike nuk kanë prekur vetëm rininë, por në tërësi edhe arsimin. Mësuesi duhet të përqafojë teknologjinë për të lehtësuar punën në marrëdhënie me nxënësit. Dikur mjeti bazë dhe i vetëm që përdorej në shkollë ishte vetëm libri, ndërsa sot është libri digjital, platforma të ndryshme shkollore, interneti, tabela smart, të cilat mund të përdoren për të krijuar një orë mësimore interaktive. Nxënësi mund të udhëzohet të lexojë libra në internet, ose t'i dëgjojë ato. Mësuesi duhet të jetë një përdorues i mirë i teknologjisë në funksion të punës së tij me nxënësit. Si është gjendja e arsimit sot? Në ditët e sotme Shqipëria po përballet me fenomenin e emigracionit, i cili reflektohet edhe në institucionet arsimore. Përveç kësaj, duhet të marrim parasysh edhe ndryshimet e vazhdueshme që ndodhin në kurrikula çdo vit duke përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Shkollat janë duke përmirësuar kushtet e tyre me kabinete, klasa sportive, për ta bërë ambientin sa më komod për nxënësin. Megjithatë, Shqipëria ka nevojë për mësues të cilët besojnë se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Shqipëria ka nevojë për mësues të cilët motivojnë të rinjtë të investojnë në vendin e tyre, për një të ardhme më të mirë. Së fundmi, mësuesit sot duhet të vlerësohet edhe nga ana financiare si shpërblim për punën e tyre, por edhe si stimulim. Pasi të plotësohen të gjitha këto kushte, mund të kemi mësues që do thonë: \"Unë jam këtu në Shqipëri për ju, se besoj që ju jeni e ardhmja jonë më e mirë\"! |  3

EDEN \"Edukatorja ime Fullanza është shumë e dashur dhe e sjellshme me ne\" Unë quhem Eden Halili. Jëm 5 vjeç e gjysmë. Kam lindur në qytetin e Krujës dhe kur të rritem kam dëshirë të bëhem futbollist, njësoj si Ronaldo. Gjatë kohës së lirë më pëlqen të luaj me top dhe të luaj me motrën time të vogël që e ka emrin Sia. Mami më lexon shumë libra dhe përralla. Unë i kam shumë qejf tregimet. Mami nuk më lë të mbaj telefon ose Ipad. Gjithashtu ajo më thotë të ushqehem shëndetshëm dhe të sillem mirë. Unë e dua shumë familjen time. Klubi i fëmijëve |  4

\"Edukatorja na mëson rregullat, edukatën dhe mësimet\" Edukatorja ime quhet Fullanza. Ajo është shumë e dashur dhe e sjellshme me ne. Ne çdo ditë mësojmë gjëra të reja dhe të bukura në kopsht. Ndonjëherë kur unë bëj gabime, edukatorja më udhëzon të kërkoj falje dhe më këshillon të mos e përsëris më. Unë kam shumë dëshirë të shkoj në kopsht dhe i bëj shumë mirë mësimet. Unë jam shumë i lumtur kur marr yje, ose flamurë me xixa në fletoren time. Shokët e mi të ngushtë quhen Nilsi dhe Ahmet. Unë i dua shumë shokët dhe shoqet. |  5

bota e ujit ngjyros Klubi i fëmijëve |  6

Çfarë të bëjmë sot në shtëpi? Krijojmë shtëpi kartoni Materialet që na duhen janë: Gërshërë Kuti kartoni Ngjitës Ngjyra Letra me ngjyra Ricikloni kutitë tuaja të drithërave. Si fillim ju duhet ta hapni kutinë e drithërave duke skicuar formën e një shtëpie mbi të dhe më priteni atë. Hapni me gërshërë disa dritare dhe më pas nisni nga zbukurimet ashtu si tregohet në fotografi. Krijimi përfundimtar do të jetë një shtëpi e lezetshme të cilën ju fëmijë mund ta zbukuroni dhe të luani me të sa herë që dëshironi. Kuti e zbukuruar për bizhuteri Materialet që na duhen janë: Letra me ngjyra Zbukurime të ndryshme si rruaza, gurë, xixa etj. Ngjitës Kjo kuti për bizhuteri mund të krijohet sipas dëshirës për të mbajtur bizhuteritë tuaja ose për t'ia dhuruar mamit. Sipas kësaj mënyre krijoni një kuti të personalizuar sipas pëlqimeve tuaja. Ajo që duhet të bëni është të kombinoni ngjyrat dhe materialet e zbukurimit. Mbi kuti mund të shkruani dhe emrin e personit që do e përdorë atë. |  7

JOLEZA \"NE SHPEJT DO RRITEMI, POR TI PËRHERË DO MBETESH, E DASHURA MËSUESJA JONË\" Unë jam Joleza Gjoka dhe jetoj në qytetin e Fierit. Për pak muaj bëj 5 vjeçe dhe jam shumë e lumtur për këtë gjë. Mua më pëlqen shumë të kërcej dhe jam nxënëse e rregullt në kursin e kërcimit. Gjithashtu më pëlqen shumë piktura. Në kohën time të lirë gjithmonë vizatoj. Mami më ka bërë një dosje ku unë vendos vizatimet e mia. Vizatimi është mënyra sesi unë shpreh ndjenjat, pasi kur mërzitem e vizatoj Jolezën të mërzitur, ndërsa kur jam e gëzuar e vizatoj të buzëqeshur. Klubi i fëmijëve |  8

Një tjetër pasion i imi janë Unë shkoj në kopshtin nr. edhe udhëtimet. Më pëlqen 5. Jam nxënëse në grupin e të vizitoj vende të bukura \"Luleve” dhe mësueset e sepse më pëlqen shumë natyra. Udhëtimi im i parë ka HOW TOmia quhen, mësuese Neri qenë kur isha vetëm 2 dhe mësuese Sona. muajshe. Kam vizituar fshatin Mbrezhan, Përmet, TEACH fshatin e gjyshit tim. Mami BUSINESSMësueseve i kam kushtuar dhe babi më kanë premtuar që udhëtimi i radhës do jetë këtë vjershë: në shtetin e Maltës, ku jetojnë dajat dhe nëna ime, LIKE A PROMësuesja ime e dashur për të cilët më ka marrë shumë malli. Mezi po pres... Mësuesja ime e dashur, çdo ditë kur në kopsht vij, ty të qesh gjithë fytyra, na dhuron plot dashuri. Sa fjalë të bukura thua. Sa ëmbël na edukon. Kur ne bëjmë gabime, qetësisht na qorton. Dhe plot xixa yjet në fletore, shkronjat, numrat ndriçojnë. Gëzohemi me shpirt, kur ti na mëson. Ne shpejt do rritemi. Vitet do kalojnë, por ti përherë do mbetesh, e dashura mësuesja jonë. Joleza Gjoka |  9

ADOR \"EDUKATORET E MIA TË DASHURA, JU JENI DIAMANTE TË ÇMUARA QË DO TË SHNDRISNI GJITHMONË\" Përshëndetje. Unë jam ADOR. Mami më ka vendosur mbiemrin KURIOZI sepse çdo ditë dua të mësoj gjëra të reja, ndërsa babi më ka vendosur mbiemrin AVENTURIERI sepse më pëlqen të provoj lojëra të ndryshme. Udhëtimet në natyrë janë të preferuarat e mia. Për pak muaj bëj 3 rrotullime të plota rreth diellit. Klubi i fëmijëve |  10

AKTIVITETET E Unë jetoj me prindërit, por PREFERUARA PËR MUA shtëpia ime e dytë është JANË: çerdhja nr.52 \"Cicërimat\", ku çdo mëngjes në derën Së pari dua të them se më e saj më presin pëlqen të luaj futboll dhe edukatoret Nexhi, Linda basketboll. Garat me makina dhe Matilda. janë loja që pëlqej më shumë. Të buzëqeshura e të Ditët më të bukura janë ato kur ëmbla, ato presin me bashkë me mamin dhe babin dashuri çdo fëmijë. Janë vizitojmë vende me kafshë, për të të papërtuara mbi pyetjet cilat kujdesemi. Më pëlqen e prindërve: \"A ka fjetur? I gjithashtu të krijoj punëdore (me hëngri vaktet? Çfarë ka ndihmën e mamit). Unë kam mësuar sot?..etj. qenë pjesë e një aktiviteti, ku u Falë edukatoreve të mia, mblodhën punime artistike të do të kem kujtimet më të fëmijëve, të cilat dolën në bukura me shokët dhe ankand dhe shuma e mbledhur shoqet e mia. Ato më nga to, shkuan në ndihmë të kanë mësuar ngjyrat, që fëmijëve \"Shtëpia e foshnjës\". ta shikoj botën më të bukur. Më kanë mësuar të numëroj, më kanë mësuar përrallën e këngën, që të gëzoj. Ato kanë zemër të madhe që mësojnë mendjet e vogla. Duart e tyre fisnike kujdesen që të rrisin lulet e jetës. Edukatoret e mia të dashura, ju jeni diamante të çmuara që do të shndritni gjithmonë. |  11

LIBRI I MUAJIT SUGJERIME PËR LIBRA PËR MUAJIN MARS Përshëndetje. Unë jam Noeli, autor i rubrikës “Libri i Muajit” në revistën “Klubi i Fëmijëve”. Kjo rubrikë do të shërbejë si një mënyrë bashkëbisedimi me fëmijët dhe lexuesit në përzgjedhjen e librave për t’u lexuar. Për muajin e parë të stinës së pranverës, stinën e lulëzimit të luleve shumëngjyrëshe do të sjell si sugjerim te ju, një libër shumë të bukur dhe argëtues. Libri që kam përzgjedhur këtë muaj përshkruan një realitet që besoj të gjithë e njohim. Libri i muajit mars titullohet: “Dita kur gjyshja bllokoi Nga Noel Beqiraj internetin” nga autori Mark-Uwe Kling, përkthyer nga Afërdita Mali. Brezi i vjetër nuk është shumë i informuar për teknologjinë dhe internetin. Kjo i bën ngjarjet në libër shumë gazmor dhe në rastin tone ndodh diçka e pabesueshme. Do të zbulojmë disa prej tyre… Klik! Klik! Dëgjohej nga dhoma e gjumit, ku atyre atë që gjyshja bëri, por sërish askush nuk gjyshja po mundohej të hynte në internet. e besoi. Në të vërtetë, interneti ishte bllokuar në Befas, nga dhoma e ndenjës u dëgjua një e mbarë botën. Më pas, mbërriti mami dhe babi. bërtitur: - PËRSE NUK DËRGHOHET Ato ishin shumë të rraskapitur. Navigatori nuk MESAZHI?! Maksi, një nga personazhet në punonte dhe ato nuk e gjenin dot rrugën për në libër, bisedon shumë me shokun e tij të shtëpi. Gjatë rrugës së tyre, ata kishin ndaluar ngushtë. Po ashtu gjyshi, i cili po shikonte një te dyqani i shtrydhe-lydheve. Ata i thonin ashtu, dokumentar mbi peshkimin, u dëgjua të sepse kur Tiffania ishte e vogël, luleshtrydheve psherëtinte. Liza, e cila po dëgjonte grupin e i thoshte shtrydhe-ludhe. Megjithëse Tiffania saj të preferuar të muzikës pank, doli duke duke u rritur e mësoi fjalën e saktë, mamit dhe bërtitur me të madhe nga dhoma. Gjyshja dhe babit iu duk e lezetshme të vazhdonin t’i thonin Tiffania po mundoheshin t’ua shpjegonin atyre ashtu. Ato kishin marrë shumë, një kilogram të atë që gjyshja bëri, por askush nuk e besoi. tërë me luleshtrydhe për vete dhe motoristin e Pas pak, dikush trokiti në derë. Ishte djali i picave, duke i përlarë të gjitha për një kohë të picave. Ai pyeti për internetin. Gjyshja dhe shkurtër. Tiffania po mundoheshin sërish t’ua shpjegonin Ishte vërtet shumë e mërzitshme të jetoje në një botë pa internet. Gjyshi tha se duhet të dëgjonin diçka, dhe mori radion. Aty lajmet ishin vetëm për kolapsin e internetit. Ata filluan ta mendonin si mund të kalonin kohën së bashku dhe krijuan lojëra dhe aktivitete për të argëtuar njëri-tjetrin. Ata e kuptuan që nuk u duhej interneti gjithmonë për t‘u argëtuar. Ndërkohë që po kënaqeshin shumë, dikush trokiti në derë. Ishte... Cili ishte mbas derës? A u rregullua interneti? Për përgjigjen e këtyre pyetjeve ju sugjeroj të merrni dhe të \"navigoni“ në librin: “Dita kur gjyshja bllokoi internetin” për ta zbuluar. Lexim të këndshëm. Klubi i fëmijëve |  12

KËSHILLA ZERINA SHEME \"Infeksionet e lëkurës\" Pediatre Shpesh lëkura është pasqyrë e disa sëmundjeve të brendshme, infektive, parazitare, urtikarie, infeksione me qelb etj. Stafilokoku jeton në sipërfaqen e lëkurës, në hundë, te thonjtë e paprerë, sende shtëpiake, në pajisje mjekësore, produkteve ushqimore etj. Jo gjithmonë është i rrezikshëm ky mikrob. Riprodhimi i tij dhe efekti toksik në lëkurë shkakton ulje të imunitetit. Në dobësimin e lëkurës ndikon kombinimi i faktorëve gjenetikë me faktorët e jashtëm si p.sh., klima e ftohtë ose e nxehtë, veshjet sintetike, ushqimet irrituese, të cilat provokojnë tharje, kruajtje dhe reaksion lokal. Shenjat Shfaqje e disa bulëzave në lëkurën e fëmijëve që jep pamjen e lëkurës së djegur. Te fëmijët me imunitet të dobësuar ky infeksion merr formën të përgjithshme, duke prekur edhe organet e brendshme. Është një proces i ndërmjetësuar nga toksinat e stafilokokut aureus. Prania e toksinës në qarkullimin e gjakut shkakton skuqje difuze tipike. Skuqja fillon me shpejtësi, e ngjashme me djegien nga dielli. Më pas ia lë vendin fshikëzave të mbushura me lëng, të cilat çahen lehtësisht dhe formojnë erozione të mëdha dhe zona rrjepje të hollë. Këto elemente janë të theksuara në palosjet e lëkurës, duke përfshirë qafën, sqetullat dhe hijen, dhe shkaktojnë kore të trashë me ngjyrë të verdhë. Në disa fëmijë kjo sëmundje shfaqet edhe trup në formë të puçrrave me qelb. Shenjat e tjera janë dhimbje, barku, rrallë ngritje të temperaturës. Kjo shkaktohet sepse mikrobi gëlltitet në stomak nga duart e palara. Ndërlikimet e stafilokokut i gjejmë në zorrë duke dhënë helmim ushqimi me diarre dhe të vjella. Nëse përthithet në gjak mund të komplikohet me prekje të rrugëve urinare, në mushkëri etj. Prek moshat parashkollore dhe shkollore. Mjekohet me antibiotikë me spektër të gjerë veprimi. Parandalimi Higjiena personale dhe e mjedisit këshillohet të jetë sa më e lartë. Gjithashtu edhe përpunimi i produkteve ushqimore me anë të zierjes mbi 20 minuta siguron shkatërrimin e mikrobeve. Këshillohet që fëmijët të mos përdorin xhel për flokët, pasi substancat që përmban xheli acarojnë lëkurën sidomos ballin duke e mbushur me puçrra. • Përdorimi i pudrës, e than lëkurën dhe bllokon poret. • Pini ujë, lëngje frutash të freskëta për ta mbajtur të hidratuar lëkurën. • Letrat e lagura asnjëherë nuk e zëvendësojnë ujin e rrjedhshëm. • Vishni rroba të lehta të pastra. • Lani duart shpesh me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. |  13

VIVIEN \"MËSUESJA IME KA DURIMIN DHE QETËSINË TË NA MËSOJË DHE NA LEJON TË ZHVILLOJMË IMAGJINATËN\" Unë jam Vivien Renxa dhe jam 5 vjeçe. Kam lindur në Tiranë në një ditë me shumë shi dhe mami më thotë se ishin engjëjt që qanin për mua, se më kishin shumë xhan edhe prandaj bie shi çdo vit në ditëlindjen time. Shkoj çdo ditë në kopsht dhe jam në grupin e dytë, e më pëlqen shumë kopshti se aty kam shumë shokë e shoqe dhe mësueset e mia të dashura Dashin, Kristinën dhe Fluturën. Aty mësojmë çdo ditë diçka të re, për botën, për tokën, për stinët, për të drejtat dhe detyrat tona e shumëëëë gjëra të tjera. Kam shumë dëshirë të kërcej, të luaj, të pikturoj dhe të gatuaj me mamin. Që kur kam qenë dy vjeçe prindërit më kanë regjistruar në një qendër argëtimi dhe zhvillimi për të zhvilluar më shumë aftësitë psiko- motore dhe konjetive, me aktivitete të ndryshme dhe krijime të veçanta që vetëm mësuesja ime Natali ka durimin dhe qetësinë të na i mësojë dhe na lejon të zhvillojmë imagjinatën tonë e të krijojmë sipas dëshirës. Klubi i fëmijëve |  14

\"KUR TË RRITEM DUA TË BËJ TRIDHJETË PUNË E DO BËHEM EDHE MËSUESE BALETI\" Kur u rrita pak më shumë dhe kërceja me çdo këngë që dëgjoja, mami me babin më çuan në kurs baleti. Koncertin tim të parë e kam bërë kur isha vetëm 3 vjeç e 4 muaj dhe mami thotë se është shumë krenare për mua dhe se jam balerina më e mirë në botë (unë ndoshta ja fus kot, por kështu janë prindërit, na e bëjnë qejfin). Mësuese Adela me shumë këmbëngulje i mëson të gjithë vajzave të vogla si unë të kërcejnë dhe unë i them mamit se kur të rritem dua të bëj tridhjetë punë e do bëhem edhe mësuese baleti si Adela. Siç mund ta kuptoni nga më sipër, nuk paskam shumë kohë të lirë, se gjatë javës jam në kopsht, në balet edhe në pikturë, por atë kohë që më mbetet ose e kaloj duke luajtur me shokët dhe shoqet, ose duke krijuar dhe “shpikur” ndonjë lojë me mamin dhe babin (loja që më pëlqen më shumë për momentin është loja me restorante). Kam shumë dëshirë të kem një vëlla dhe një motër njëherë (pastaj shumë fëmijë të tjerë), edhe emrat i kam gjetur, edhe të gjithë lojërat që do bëj me ta, edhe do kujdesem shumë për ta që të ndihmoj edhe mamin se ajo do lodhet me shumë fëmijë në shtëpi (haahahah) dhe unë do jem motra e madhe. Pra, mund të themi se për momentin kjo është ëndrra ime, por do të pres me durim derisa mami dhe babi të më sjellin një vëlla ose një motër në shtëpi. |  15

Melina \"KUR TË RRITEM DO BËHEM DOKTORESHË, SEPSE DUA TË SHËROJ TË GJITHË NJERËZIT E SËMURË. PRANDAJ MËSOJ SHUMË NË SHKOLLË\" Unë quhem Melina dhe jam 8 vjeçe. Shkoj në shkollën “Andrea Stefani’’, ku kam një shoqe të ngushtë dhe shumë shokë e shoqe të klasës që i dua shumë. Familja ime është shumë e mirë. Vëllai im është 3 vjeç, ka flokë biond dhe është shumë i dashur me të tjerët. Klubi i fëmijëve |  16

E dashur mësuesja ime Brikena! Nëse të gjithë fëmijët do të kishin një mësuese si ty, do të vinin me shumë dëshirë në shkollë. Je mësuesja më e mirë në botë dhe unë të dua shumë. Ti na mëson përditë gjëra të reja dhe më zhvillon mendjen. Sa herë më shikon të mërzitur më përqafon dhe kur bëj gabime, më flet e më jep këshilla. Gjithmonë më pret me buzëqeshje në klasë. Ti i do njëlloj të gjithë fëmijët e klasës, madje edhe ata të rinjtë. Na flet njësoj edhe djemve edhe vajzave. Edhe pse ne të mërzisim shpesh, ti sërish na fal dashuri, sepse je një mësuese e veçantë. Për të gjitha këto, unë dua të të uroj gëzuar festën e “7 Marsit’’ dhe shpresoj të jesh krenare për mua. Jam me fat që kam një mësuese si ty. Të dua shumë! Nxënësja jote, Melina! FAMILJA IME Mami im është 30 vjeçe, ka flokë të zinj, sy ngjyrë kafe dhe fytyrë shumë të bukur. Ndërsa babi im është 36 vjeç, i fortë, me sy jeshil. Ne jemi një familje shumë e lumtur. Kur të rritem dëshiroj të bëhem doktoreshë, sepse dua të shëroj të gjithë njerëzit që janë të sëmurë. Prandaj mësoj shumë në shkollë. KOHA E LIRË DHE DËSHIRAT Në kohën e lirë shpesh ngjyros, lexoj ose luaj me vëllain e vogël, lojën tonë të preferuar me një tren prej druri. Pas mësimit shkoj edhe në një kurs anglishteje ku kam një mësuese shumë të mirë që më mëson gjëra të reja çdo ditë. Gjithashtu kam edhe një sport të preferuar që është “Taekwondo”. Stërvitem tre herë në javë dhe kam marrë pjesë në dy kampionate. Në të dyja kam marrë vend të parë e medalje ari për moshën time në dy teknika. Kam rripin e verdhë dhe mezi po pres të shkoj te gjysmë jeshili. Përveç shkollës stërvitja është gjëja më e rëndësishme për mua. |  17

Shiroka, fshat i mrekullueshëm, buzë liqenit të Shkodrës Në artikullin e këtij muaji do të flas për zonën e liqenit të Shkodrës, por kryesisht për fshatin e Shirokës. Shiroka është një vend i mrekullueshëm që ndodhet në liqenin e Shkodrës ku gjithçka aty është e barabartë me një mrekulli. Kjo zonë e liqenit të Shkodrës kufizohet me Malin e Zi dhe e ndan këtë liqen në dy pjesë. Liqeni dhe uji i kristaltë janë elementet që tërheqin çdo njeri në këtë vend magjik që ka shumë për të ofruar përveç kësaj. Shiroka është një ndër zonat më tërheqëse të Shkodrës. Natyra, jeta e egër dhe çdo gjë tjetër e bën këtë zonë fantastike për gjithçka. Një ndër aktivitetet kryesore që kryhet në këtë zonë është çiklizmi. Rruga buzë lumit Buna drejt liqenit është mjaft e këndshme dhe e Shkruan: Grei Jahaj preferuar për të gjithë dashamirësit e këtij sporti. Shiroka njihet dhe për jetën e egër, sidomos për shpendët si: rosa, pulëbardha, dallëndyshja, lejleku e shumë zogj të tjerë të cilët krijojnë një atmosferë të mrekullueshme. Në Shirokë ndodhet dhe shtëpia e famshme e mbretit Zog, e cila është një pikë e mrekullueshme turistike dhe historike. Është një shtëpi me tre kate, një oborr i madh dhe një pamje fantastike. Kjo godinë është projektuar nga arkitekti shqiptar Kristo Sotiri në vitin 1926. Tani gjendja e saj nuk është më e mira, por një projekt për restaurimin e saj ka nisur gjatë vitit të kaluar. Fshati i Shirokës njihet edhe për trashëgiminë e një kulture shumë të vjetër si ajo e tezgjahut. Bërja e tapeteve, rrugicave, sixhadeve me dorë duke përdorur një makinë komplekse si tezgjahu është përdorur që në kohën e Ilirisë dhe ende vazhdohet sot nga gratë e zonës. Kjo ishte Shiroka, një vend që nuk duhet humbur rasti për ta vizituar! Klubi i fëmijëve |  18

TREGIM \"PENDËT E MJELLMAVE\" Nga Albiona Aliaj Në një qytet të bukur të Shqipërisë jetonin katër çamarrokët me familjet e tyre. Grupi përbëhej nga tre vajza dhe një djalë me fytyrat e qëndisura me sheqer aq të ëmbël, Gesi, Nina, Jona dhe Toni. Një mëngjes të bukur pranveror kur rrezet e diellit nxorën kokën, dy familjet e fëmijëve u nisën për një super udhëtim, në Drilon. Driloni gjendet në juglindje sa hyn në qytetin e Pogradecit, i cili ka një natyrë me gjelbërim si në përrallat me Borëbardhën. Çamarrokët. pavarësisht orëve të gjata të udhëtimit, sa arritën në vendin e shumëpritur, vrapuan në varkat shumë ngjyrëshe, të cilat rrëshqisnin mbi liqen. Mjellmat notonin para tyre duke dhënë një pamje fantastike sikur e tërhiqnin ato varkën. Çamarrokët po kënaqeshin dhe u dukej vetja si personazhe të filmave vizatimorë, ku luanin duke ndërtuar në imagjinatë personazhe të ndryshme filmash, Por fëmijët edhe e ngacmonin njëri-tjetrin. Një moment i tillë ishte në parkun e lodrave, ndërkohë kur prindërit po pinin një kafe në barin aty pranë. Çamarrokët filluan të luanin me shilarës. Normalisht nëpër shilarës ishin mësuar të vraponin kush arrin i pari. -Nina, Toni të lutem zbrit nga shilarësi se kam dëshirë dhe unë të luaj, i thotë Jona. Por Toni si djalë i llastuar dhe më i vogli i grupit nuk pranonte. Gesi Jona dhe Nina vendosen t'i bëjnë një lojë Tonit. Lojërat nuk janë të mira dhe nuk duhet të jenë të ekzagjeruara. Por vajzat menduan një plan paksa djallëzor që t'i merrnin shilarësin Tonit. Ndërkohë vajzat panë mjellmat që po afroheshin drejt buzës së liqenin. Qeshën nën zë, panë njëra-tjetrën në sy dhe…..aksion! Nina filloi të mblidhte pendët e mjellmave të lëna në lëndinë. Vajzat i propozuan më të voglës, Jonës që të shkonte te Toni t'i tregonte një sekret. Toni i besonte shumë Jonës, kështu që plani do funksiononte. -Toni a i sheh këto pendët? Këto janë magjike! Mjellmat u afruan anës liqenit dhe na dhuruan nga një pendë me fuqinë e tyre magjike. Toni e besoi, rrëshqiti nga shilarësi dhe vrapoi drejt e në liqen për te mjellmat. Sa më shumë ai i afrohej, aq më shumë mjellmat largoheshin. Vajzat e kuptuan që e tepruan dhe njoftuan prindërit që mos ta lejonin Tonin të ecte më tej. Më pas ato u trishtuan për lojën që i bënë vogëlush Tonit. Kur kthyen kokën nga shilarësi, atë e kishin zënë fëmijë të tjerë. Çamarroket e kuptuan gabimin dhe u penduan thellë. Ndoshta duhet të kishin gjetur një mënyrë më të mirë për t'i treguar Tonit që ta ndante shilarësin edhe me to. Mjellmat magjike nuk dhuronin pendë dhe shilarësi u takonte të gjithëve. |  19

RAINA \"MËSUESJA MË SHPJEGON GJËRA QË NUK I DI DHE DO QË UNË TË MËSOJ SHUMË\" Unë jam Raina Reçi, jam 6 vjeçe dhe jam në klasë të parë. Jam shumë kurioze dhe dua t'i mësoj të gjitha. Mua më pëlqen piktura dhe sportet, si tenisi, basketbolli dhe futbolli. Më pëlqen të shoh filma vizatimorë dhe të lexoj me prindërit. Piktura është shumë e rëndësishme për mua. Ndonjëherë mendja ime fillon të më japë një frymëzim që unë të vizatoj gjëra të ndryshme, si pikturat që kam paraqitur në këtë revistë. Unë i dua shumë kafshët. Në shtëpi kam një lepur, katër breshka, gjashtë peshq dhe së fundmi edhe një qenushe tre muajshe që më dhuruan prindërit. Më pëlqen të jem princeshë, por një princeshë që i shpëton të gjithë sepse ne gocat kemi shumë forcë. Klubi i fëmijëve |  20

MËSUESE Ky vit ka qenë shumë i rëndësishëm për mua sepse fillova klasën ALEKSANDRA e parë. Mësuesja ime quhet Aleksandra, dhe unë e dua shumë. JE MËSUESJA Edhe ajo më do shumë mua. Gjithmonë më shpjegon gjëra që nuk MË E MIRË NË i di dhe do që unë të mësoj shumë. Ndërkohë disa gjëra kur nuk i BOTË! kuptoj, mësuesja mi shpjegon sërish. Unë kam shumë qejf të shkoj në shkollë sepse kaloj mirë me shokët e shoqet e mia. Meqenëse në 7 mars është festa e mësueses, dua ta falënderoj mësuesen time Aleksandrën, që nuk lodhet duke na mësuar. Madje i kërkoj falje që ndonjëherë nuk e dëgjoj dhe më fluturon mendja jashtë mësimit. Në këtë numër të revistës \"Klubi i fëmijëve\" po ju tregoj këto piktura që i kam për zemër. Herën tjetër do ju tregoj edhe më shumë. |  21

Ajlin \"EDUKATORET MË KANË DHURUAR SHUMË DASHURI DHE JANË KUJDESUR SHUMË PËR MUA\" Unë jam Ajlin Duleviç, 2 vjeçe e gjysmë. Për momentin jam vajzë e vetme. Jetoj në qytetin e bukur të Durrësit bashkë me prindërit e mi. Mami im është financiere ndërsa babi programues. Unë jam e rrethuar me shumë dashuri nga prindërit, gjyshërit, tezet, hallat që i dua shumë sa bota. Unë më shumë ngjaj me halla Dinën sesa me mamin dhe babin tim. Mua më pëlqejnë ushqimet që më përgatit mami, por ushqim të preferuar kam mishin dhe më pëlqejnë shumë frutat e thata. Klubi i fëmijëve |  22

Lodra ime e preferuar është Unë shkoj me shumë dëshirë në mërzitur pak ngaqë nuk flija “Lepurushi” që unë i them çerdhen “Yjet dhe Hëna” pasi kam gjumë në orarin e duhur. Lepli. Me atë luaj dhe fle shumë shokë dhe shoqe dhe Kur mami më merr nga gjithashtu. Kafsha ime e kënaqem shumë atje pasi luajmë çerdhja, dëshira ime është të preferuar është macja, por në lojëra të ndryshme, kërcejmë dhe shkoj të luaj te deti me disa raste e kam frikë pasi një argëtohemi pafund. Unë kam dy biçikletën time ngjyrë rozë herë më ka gërvishtur te dora. edukatore që i dua shumë që ose të luaj me top. Mirëpo Unë kam një “motër” që quhet quhen Denisa dhe Dorina, ato janë mami nuk më çon çdo ditë, Hera, ajo është vajza e teze kujdesur për mua që kur isha bebe pasi thotë që është ftohtë dhe Borës dhe është moshatare e vockël dhe nuk kisha hedhur fryn shumë erë dhe unë e me mua. Unë e dua shumë akoma hapat e parë. Edukatoret dëgjoj fjalën e saj. dhe mezi po pres që ajo të vijë më kanë dhuruar shumë dashuri Faleminderit që më bëtë pjesë të jetojë në Durrës që ne të dhe janë kujdesur shumë për mua të kësaj reviste. Mami im do e jemi në të njëjtin kopsht veçanërisht kur fle gjumë pasi nuk ruajë si kujtim dhe do ma bashkë. Me babi Saidin kaloj kam shumë dëshirë të fle dhe tregojë kur të rritem dhe kur t'i momente shumë të bukura, ai mami më ka bërë trajnim gjumi kuptoj më mirë gjërat. punon shumë që ne të jetojmë me teta Ornelën pasi e kam mirë. |  23

NJË MAMI SI Ina Unë jam Fatime Bashllari. Që fëmijë më kanë quajtur gjithmonë INA dhe me të vërtet ndihem sikur ky emër është ai që kam më afër zemrës. Fatime ka qenë emri i përdorur në institucione dhe dokumente, ndërsa Ina më kanë quajtur gjithmonë njerëzit e mi më të afërt. Unë jam një mësuese e gjuhës angleze dhe mami i dy fëmijëve, vajza 3 vjeçe Azalea dhe djali 4 muajsh Aciano. Lidhjen time me natyrën e kam treguar më së miri te fëmijët e mi pasi të dy kanë emra lulesh. Klubi i fëmijëve |  24

INA, SI ËSHTË NJË DITË E ZAKONSHME PËR TY? Dita ime nis plot vrull dhe po ashtu përfundon. Në mëngjes shumë shpesh dua të fle më tepër, por fëmijët e mi janë ata që vendosin për mua. Janë alarm perfekt! Edhe pse jo gjithmonë me super energji, unë e nis ditën me falënderime, shpreh mirënjohjen time që jam zgjuar e shëndetshme në një ditë të re bashkë me familjen time. Përgatis vajzën për në kopsht, ndërkohë që kujdesem dhe për djalin. Më duhet t’i përgatis e vetme duke qenë se bashkëshorti nis palestrën herët në mëngjes dhe vjen në orën 8 për të dërguar vajzën në kopsht. Në oraret që djali fle unë mundohem me shumë nxitim të ndaj kohën për punët e shtëpisë, gatimet dhe profesionit, ku më duhet të organizoj studentët, stafin prej 5 mësuesesh, oraret, nivelet, pagesat, menaxhimin e rrjeteve sociale. Në kohën që djali zgjohet organizoj aktivitete të ndryshme sipas aftësive që fiton çdo muaj. Këtë vit e nisa duke menduar të fokusohem pak më tepër te vetja. I kushtoj një orë trupit tim duke bërë aktivitet fizik në palestër, një shkëputje e vogël nga roli brenda shtëpisë. CILAT JANË SFIDAT E MAMAVE SOT? Në vitin 2020 kur vajza ime ishte vetëm 6 muajsh, edhe pse kisha një mrekulli, një fëmijë, ndihesha që nuk isha e plotësuar. Doja të bëja diçka më tepër, diçka për veten. Pasi isha shkëputur nga puna në shkollë, më dukej sikur isha e izoluar nga jeta sociale dhe mendova të hapja një faqe në instagram ku të jepja këshilla rreth gjuhës angleze falas, e cila tani është kthyer në biznes. Pra një ndër sfidat më të mëdha mendoj se është izolimi nga jeta sociale dhe mungesa e kohës për të bërë gjërat që të pëlqejnë. Unë do i këshilloja të gjitha mamat që përveç kujdesit ndaj shtëpisë, familjes, të gjejnë dhe pak kohë për veten, të bëjnë atë që i bën të ndihen mirë. Një nënë e qetë dhe e lumtur do të thotë një familje e lumtur. TI MËSON EDUKON FËMIJËT, PO ATA ÇFARË TË MËSOJNË TY? Nga fëmijët e mi kam mësuar shumë dhe vazhdoj të mësoj çdo ditë. Një ndër gjërat kryesore është të jetoj të tashmen, të jetoj momentin. Të fokusohem te jeta tani, sepse jeta me të vërtet po ndodh tani që ti po lexon këtë rrëfim. E djeshmja është e shkuar, e nesërmja nuk na premtohet. Një mësim tjetër është të rritem çdo ditë bashkë më fëmijët e mi, të mësoj çdo dite gjëra të reja. Edhe pse gabojmë, rrezohemi apo dështojmë në disa gjëra, le të ngihemi përsëri në këmbë, përsëri të emocionuar për të luajtur dhe jetuar jetën pa menduar për atë që ndodhi tamam si fëmijët. Ju dërgoj shumë dashuri për të gjithë lexuesit. |  25

Kaid \"EDUKATORJA SILLET SHUMË MIRË ME MUA DHE KUJDESET SHUMË PËR MUA\" Përshëndetje sërish nga unë Kaid. Kur kam marrë pjesë në revistën 'Klubi i fëmijëve' kam qenë 4 muajsh. Unë tani jam 8 muajsh dhe për më tepër iki në çerdhe. Klubi i fëmijëve |  26

Unë po rritem dhe po ndryshoj disa gjëra te vetja ime. Kam filluar të qëndroj ulur, kuptoj kur me flasin në emër, kuptoj kur njerëzit qajnë apo qeshin dhe më e rëndësishmja i dua shumë bebet. Ky është muaji i parë i mi në çerdhe dhe deri tani po më ecën shumë mirë. Mami u mërzit pak kur unë ika në çerdhe, por ajo mendoi se kjo ishte gjëja më e mirë për mua, që unë të mësohem me rregullat. Dua të përmend tek ky shkrim edukatoren time Eldën. Ajo më do shumë dhe unë e dua shumë. Sillet shumë mirë me mua dhe kujdeset shumë për mua. Unë dua t'i uroj asaj gëzuar 7 marsin dhe jam shumë i lumtur që Elda është edukatorja ime. Këto ditë në çerdhe më kanë ecur shumë mirë dhe shpresoj që gjithmonë të jetë kështu. Faleminderit shumë revistës 'Klubi i fëmijëve' që më dha mundësinë të tregoj për eksperiencën time të re dhe t'i uroj edukatores sime gëzuar edhe 8 marsin. |  27

Nga \"Pjatat e Mirelës\" Tortë me çokollatë 3 vezë 1 gotë sheqer pluhur 25 g çokollatë pluhur 100 g gjalpë 1 gotë miell 4 lugë kakao 4 lugë kos 1 pako fryrës 1 pako vanilje Në një tas thyejmë 3 vezë, hedhim sheqerin pluhur duke i rrahur me rrahëse elektrike. Në të shtojmë gjalpin dhe kosin dhe njëkohësisht vazhdojmë t'i harrim me rrahëse. Në një tas tjetër vendosim miellin e situr më parë dhe në të shtojmë kakaon, çokollatën pluhurin dhe fryrësin. E përziejmë mirë me dorë. Pasi e përziejmë mirë, i shtojmë avash te masa e përgatitur më parë duke e rrahur me rrahëse elektrike deri sa bëhet një masë e qëndrueshme. Më pas hedhim vaniljen. E vendosim të piqet në një furrë të para ngrohur me 160 gradë për 30 minuta. Në fund sipas dëshirës mund t'i hidhni sheqer pluhur. Klubi i fëmijëve |   28

Gazmore Një djalë e pyet babanë e tij: \"Babi, a janë insektet e mira për t'u ngrënë?\" \"Kjo është e neveritshme - mos fol për gjëra të tilla gjatë darkës,\" përgjigjet babai. Pas darkës, babai pyet: \"Tani, bir, çfarë doje të më pyesje?\" \"Oh, asgjë, thotë djali. Kishte një insekt në supë, por tani është zhdukur.\" Gjëegjëza Nëna e Rudit ka tre Duhet ta thyhesh përpara fëmijë: Roza, Keti dhe? se ta përdorësh? Rudi Veza 7 MARSI – SI LINDI FESTA E MËSUESIT DHE CILA ËSHTË HISTORIA E SAJ? Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike. Gjej 7 ndryshimet |  29

Gjeni fjalët CAND ZCAN E R DC HXX P I H F HOS T S J P ËCL ROL S I R T I ONN E I LOTC I O NM Ë MG S A N T A C C GS S UMT OH K I K K MË SU E S E R R YOL E L F BOAND K R T A RRPRESENTSES P T NOT Ë TAB E L A D F CON F H SAA E N R E I NDE E RXYE E MËSUESE NXËNËS NOTË ZILE KLASA TABELA Klubi i fëmijëve |  30

NJË HISTORI NGA TY Hidhni zarin 3 herë. Sa herë që rrotulloheni, zbulohet një element i ndryshëm i historisë suaj sipas numrit që ju bie. Pasi të keni mbaruar hedhjen e zareve, shkruani ose tregoni historinë tuaj. HEDHJA E HEDHJA E HEDHJA E PARË DYTË TRETË PERSONAZHI VENDI ZHVILLIMI Një gishto fushë me lule humbi rrugën Një pinguin i shtëpi e shikon shishe vogël braktisur me mesazh Një gjahtar i pyll i errët kaproll guximshëm Një mace e shtëpi druri në u sëmur vetmuar pemë Një gjigand i akullnajë dëgjoi zëra fuqishëm nga larg Një lepurush guvë e ngushtë gjeti shkop gjumash magjik |  31

Libra psiko-sociale “Libri im” Libri me 40 fletë pune të ndara në këto rubrika: - Vetja ime (marrëdhënia personale, familjare dhe sociale) - Emocionet (Të njohim dhe emërtojmë emocionet) - Kufiri personal (publike/private) - Rreziku (rastet emergjente, bullizmi) - Shëndeti fizik (ekuilibri trup dhe mendje) - Sugjerime për aktivitete në familje \"Libri im terapeutik\" +15 vjeç Të lexuarit, të shkruarit dhe t ë krijuarit janë momentet më të shëndetshme dhe stimuluese për trurin. Dedikoji kohë shëndetit mendor: duke mbajtur shënim emocionet ditore, duke stimuluar mirënjohjen, kreativitetin dhe duke organizuar kohën. KLUBI I FËMIJËVE Nëse dëshironi që edhe fëmijët tuaj të marrin pjesë në numrin e ardhshëm të revistës, ose doni të reklamoni një biznes që lidhet me nevojat e fëmijëve kontakto: [email protected] 600 lekë/6 Euro


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook