KLUBI 2020 DHJETOR I FËMIJËVE NR.1 REVISTË PËR FËMIJË NJË NISJE E MBARË! SI NISI DHE SI DO TE JETË VIJIMI I REVISTËS KLUBI I FËMIJËVE Si ndikon vizatimi në Të nxisim të lexuarit Të ushqyerit shëndetshëm komunikim? FLETE PUNE RECETA GATIMI ART DHE MESIM
Rreth revistës Nga M A R S I D A S I M O Kërcim nga SindiE vogla JaseminaRevista \"Klubi i Fëmijëve\" erdhi si një nevojë për t`i angazhuar fëmijët me tepër në fusha që i përkasin Kids Club moshës së tyre sidomos në këto situata jo të zakonshme dhe të vështira të pandemisë. Ndër të tjera fëmijët po përballen me fenomene të cilat përfshihen ndoshta edhe në mënyrë indirekte por që ndikojnë në aspektin psiko-social. Kjo revistë është kryesisht për fëmijët nga mosha 2 vjeç deri 10 vjeç,. Kushdo është i ftuar të bëhet pjesë e kësaj reviste, duke krijuar dhe duke i sjellë punimet me anë të përshkrimit dhe imazhit. Pa harruar që kjo revistë do të jetë edhe udhëzuese për prindërit,me anë të praktikave dhe veprimtarive të cilat mund ti zbatojnë në rutinën e fëmijëve të tyre. Dedikuar çdo fëmije dhe në veçanti djalit tim Margen.
STAFI Drejtuese e revistës Si na ndihmon vizatimi nw komunikim? Të gatuajmë me Delovianin Marsida Simo Ju prezantoj me Ariel Redaktore Bota e Emit Kristi Simo Bashkëpunëtorë Julika Simo Erlinda Murati Plyku Valbona Brahaj Oralda Lahe Design Marsida Simo Të mësojmë përmes lojës DHJETOR 2020
MESIM DHE ARGETIM Si na ndihmon vizatimi në komunikim? LËRINI FËMIJËT TË KOMUNIKOJNË PËRMES VIZATIMIT Mësojini emocionet fëmijëve përmes skicave të thjeshta të cilat tregojnë emocione të ndryshme. Fëmijët kanë aftësi të memorizojnë më shumë përmes aspektit vizual. Edhe në rastet kur fëmija duket sikur ka një shqetësim apo një ngjarje që nuk arrin ta tregojë, jepini një fletë të bardhe dhe nxiteni të vizatojë atë që dëshiron. Mjafton të skiconi disa rrathë (në formën e fytyrës) dhe t´i vendosni shprehi që tregojnë gëzim, trishtim, habi, frikë etj. NDIQENI EDHE NE YOUTUBE: SI TË VIZATOJMË EMOCIONET? DISA SKICA PËR TË NDIHMUAR FËMIJËT PËR TË MËSUAR RRETH EMOCIONEVE.
VIZATIMI NUK NJEH MOSHE \"VIZATIMI NXIT KRIJIMTARINE JASEMINA DHE MANOLI IMAGJINATËN\" 22 MUAJSHE Jasemina ka lindur në muajin e 8-të. Përgjithësisht është një fëmijë e qetë dhe aktive. Pëlqen të merret me lojëra të ndryshme dhe të eksplorojë si çdo fëmijë i moshës së saj. Ka nisur të numërojë, të imitojë tingujt e kafshëve, si dhe të kërcejë. Ja ku është ajo duke vizatuar me shumë vëmendje. JASEMINA PELQEN SHUME TE VIZATOJE
ariel`s art JU PREZANTOJ ME KUSH ESHTE ARIEL? Ariel është një vajzë 10-vjeçare, e cila ndan ditët mes dashurisë për familjarët dhe shokët e saj, edukimit dhe pasionit për artet. Ky i fundit merr një pjesë të konsiderueshme të çdo dite të Arielit. Dashuria për artin ka nisur fillimisht me të kënduarit, ku spikat për një timbër të zërit në nota soprano, zbulim të cilin ja provoi fillimisht vetes pasi dëgjonte me endje programin e talenteve “Virtuozët” dhe posaçërisht sopranon tonë Inva Mula. Më pas e ndau këtë pasion dhe me shokët e klasës dhe kurdo që ka dëshirë të këndojë muzikë klasike. Me artet figurative Ariel ka provuar veten shumë herët dhe kreativiteti ka qenë tipar që e ka shoqëruar gjithmonë. Në mënyrë që të nxitej më tepër kreativiteti i saj, ka ndjekur për rreth një vit kurs kreativiteti, ku përveç pikturës bazë ishte bërja art me materiale të riciklueshme. Këto kurse e kanë ndihmuar Arielin të rrisi përqëndrimin dhe fantazinë e saj. Kur tek kursi i kreativitetit realizuan një ekspozitë me pikturat dhe punimet e fëmijëve, Ariel u mërzit pse pikturën e saj do ja blinin prindërit, pasi donte që piktura e saj të vlerësohej dhe ta blinin të tjerët, tipar ky që e dalloi nga bashkëmoshatarët e saj. Ajo kërkonte me ngulm që arti i saj të vlerësohej. NDIQENI EDHE NE YOUTUBE
SË FUNDMI... arti i arielit K Ë T Upasi u prezantua me personazhet “LOL” ajo sfidoi veten fillimisht në pikturë duke FILLOI NJË AVENTURË E RE PËR kopjuar këto personazhe dhe më pas duke ARIELIN... transformuar personazhe të njohur në format lol. Kështu vizatoi gjithë familjarët e pasi zbuloi një material që i përgjigjej dëshirave saj dhe karaktere të të saj dhe mund të krijonte koleksione të tëra me njohura në format lol, edhe pse formati lol skulptura dhe personazhe lol. Çdo ditë provonte ka dimensione të shformuara secili nga teknika dhe materiale të reja për të kompozuar personazhet ishte shumë qartë i dallueshëm skulpturat e saj. Gjithashtu duke parë se kujt i përkiste. personazhet e preferuar të vëllait të vogël Gjatë periudhës së karantinës, me mjetet që “Mario dhe Luigi” ajo skulpturoi këta pesonazhe dispononte në shtëpi provoi në material për vëllain e saj. E kështu me rradhë i jep formë plasteline të formonte kukullën e parë lol, të argjilës në personazhe nga më të ndryshmet. cilën e perfeksiononte çdo ditë, por duke Dëshira që arti i saj të vlerësohet këtë radhë qenë se materiali i plastelinës nuk arrinte të edhe si një mënyrë komunikimi me ngurtësohej prindërit i sugjeruan të bashkëmoshatarët e saj gjatë periudhës së provonte materialin e argjilës. Kështu karantinës, bëri që një ditë t’ju kërkojë porositën online materiale në mënyrë që prindërve ta xhirojnë me video dhe të hapi një Ariel të kalonte kohën gjatë karantinës në kanal në youtube të cilin e emërtoi “Ariel’s mënyrë sa më kreative dhe argëtuese. Arts”. Ishte zgjedhja e saj që kanali të jetë në gjuhën angleze, pasi duke besuar se kjo është gjuha më e njohur në botë, do të ketë mundësi të arrijë tek sa më shumë bashkëmoshatarë të saj. Ndërkohë ajo ka kënaqësi të performojë artbërjen e skulturave në figurina dhe t’ju mësojë fëmijëve këto teknika edhe në kohë reale: tek kopshti i vëllait, tek kursi i aktrimit dhe për fëmijët me aftësi ndryshe duke besuar që kjo është një formë terapie për ta.
BISKOTA ME NGA SHEF DELOVIAN PLYKU KAKAO Gatimi është jo vetëm përgatitja për tu ushqyer por është një veprimtari e cila mund të nisë si lojë me shumë përfitime për fëmijët. Përfshihuni në gatim së bashku me prindërit tuaj dhe mos harroni të argëtoheni sa më shumë
DELOVIANI 5 VJEC HAPI 1 PERBERESIT per 4 persona 200 gram gjalpë në temperaturë dhome 1 gotë sheqer 1 vezë e madhe 2 lugë çaji ekstrakt vanilje 2-2 / 3 gota miell 1 lugë çaji pluhur pjekje 1/2 lugë çaji kripë ¼ filxhan kakao HAPI Përzjeni gjalpin dhe sheqerin plotësisht me 2 mikser. Kur përzierja të jetë e butë dhe e një trajteshme, shtoni vezën dhe vaniljen qe i keni perzjerë paraprakisht në një tas. Pastaj shtoni miellin, kripën, kakaon dhe pluhurin për pjekje që keni situr së bashku dhe përziejeni mirë. HAPI Kur brumi të integrohet, vendoseni në 3 banakun me miell dhe rriheni lehtë. Mbështilleni brumin dhe lëreni të pushojë në frigorifer për rreth 1-3 orë. HAPI Nxirrni brumin dhe rrafshojeni ne banak, 4 vendosni letër pjekjeje dhe hapeni me një rul. Prisni brumin me forma të ndryshme të biskotave dhe vendoseni në tepsinë e furrës, mbi të cilën shtrijmë letrën e pjekjes. Piqeni në furrë të ngrohur paraprakisht në 175 gradë për 10 minuta. Ju bëftë mirë! JU BEFTE MIRE!
KËSHILLIM ONLINE PËR PRINDËRIT Nga psikologia Erlinda Murati Plyku dhe sociologia Marsida Simo TAKIMET ONLINE DO TË JENË ANGAZHIM I PËR MUAJSHËM. NËSE DONI TË JENI PJESË NA KONTAKTONI:
NJË përmbledhje e shkurtër e takimit online në datën 14.11.2020 me themeluesen e Family Care Albania sociologen Marsi Simo dhe psikolgen Erilda Murati Plyku. Stimujt vizualë në pajisjet teknologjike si videolojërat, reklamat, videot për fëmijë (kukullat), përmbajnë tinguj të përsëritur dhe ndryshime të papritura të tingujve, pamje shumëngjyrëshe, etj, duke fituar vëmendjen totale dhe gjithë përfshirjen e fëmijës tuaj. Truri i mësuar me lëvizjet e menjëhershme të cilat shfaqen në ekran, ka vështirësi në përshtatjen me jetën reale dhe rutinën e përditshme. Kështu, nëse imazhet nuk përshpejtohen në jetë, truri do komandojë fëmijën të vihet në lëvizje duke përgatitur kështu terrenin për deficit/ çrregullim të vëmendjes dhe hiperaktivitet. Fëmijët e vegjël mund të zhvillojnë probleme psikologjike, kognitive dhe të sjelljes nëse ekspozohen më shumë nga sa duhet ndaj pajisjeve teknologjike pasi truri i fëmijëve funksionin me frekuenca ndryshe nga ai i te rriturve dhe është tepër i prirur për të mësuar. Mënyra më e mirë e të mësuarit dhe të zhvilluarit aftësitë gjuhësore, sociale, psikomotorike etj, është e mësuara duke vëzhguar, eksploruar, imituar dhe duke përdorur të gjitha shqisat. Mund të ndodhë që foshnjet e ekspozuar ndaj ekranit të kenë përparuar pozitivisht deri në moshën 2 vjeç, por më pas kanë hyrë në një periudhë regresi dhe janë diagnostikuar me çrregullimin e spektrit të autizmit. Pajisjet teknologjike përdorin komunikim të njëanshëm ku fëmija dëgjon por nuk jep një reagim/kundërpërgjigje dhe kjo mund të ngadalësojë zhvillimin e gjuhës. Shumica e fëmijëve që ushqehen me telefon apo TV kanë probleme me të ngrënin, madje mund të zhvillohen çrregullime të ushqyerjes. Monitoroni, mbroni dhe udhëzoni fëmijët tuaj adoleshentë ndaj ngacmimit dhe shfrytëzimit seksual virtual. Ndër shumë sugjerime për përdorimin sa më të shëndetshëm të teknologjisë, më efektivi është TË KALONI KOHË ME FËMIJËN TUAJ DHE AI DO TË JU ZGJEDHË JU NË VEND TË TABLETIT DISA KËSHILLA PËR PRINDËRIT
ADNAN CANI 8 VJEÇ VIZATIMET E ADNANIT
ADNANI ka lindur më 08.09.2012. Aktualisht ai është në klasën e tretë. Ai e pëlqen shumë shkollën, por veçanërisht preferon lëndën e Artit Pamor dhe Matematikën. Adnani është një djalë i qetë, bashkëpunues dhe shumë i dashur me pjesëtarët e familjes dhe shokët. Kohen e lirë e kalon duke pikturuar dhe duke lexuar libra artistikë. Kur të rritet ka dëshirë të bëhet Piktor dhe Skulptor. NDIQENI EDHE NE YOUTUBE
“KUJDESI NDAJ FAMILJES” Qendra më e re e shërbimeve psiko-sociale, tashmë edhe virtualisht edhe fizikisht, në ndihmë të prindërve te rinj apo edhe ata të cilët duan një edukim efikas për fëmijët e tyre. FAMILY CARE ALBANIA FAMILY CARE ALBANIA
VIZITONI FAMILY CARE ALBANIA ONLINE Evente, trajnime, konsulta për prinëdrit, manuale, udhëzuez, fletë pune për prindërit por edhe për mësuesit, psikologët, punonjësit social, trajnime etj.
MESUESJA DHE PATATET Një mësuese kishte vendosur t’u Mësuesja pastaj u tha fëmijëve t’i jepte një mësim nxënësve mbanin trastat me patatet me vete kudo që të shkonin për 1 nëpërmjet një loje. Mësuesja i tha javë. secilit në klasë që të sillte me vete Ditët kaluan, dhe fëmijët filluan të një trastë me disa patate. Çdo ankoheshin për shkak të aromës patateje do t’i jepej emri i një personi që ata kishin inat. Pra, së pakëndshme që mbanin numri i patateve që një fëmijë do patatet e kalbura. Përveç kësaj, të vendosë në qesen e tij/saj do të ata që kishin 5 patate duhej të varej nga numri i njerëzve që mbanin peshë ekstra në çantat e ai/ajo kishte inat. tyre. Pas 1 jave, fëmijët u Kur erdhi dita, secili fëmijë solli lehtësuan sepse loja më në fund disa patate me emrin e njerëzve që ai/ajo kishte inat. Disa kishin 2 kishte përfunduar. patate, ca 3, ndërsa disa të tjerë Mësuesja pyeti: deri në 5 patate. - Si u ndiet kur mbajtët patatet me vete për një javë?” Fëmijët i lanë frustrimet e tyre dhe filluan të ankohen për telashe që duhej të kalonin duke mbajtur patatet e rënda dhe me erë të keqe kudo që të shkonin. Pastaj mësuesja u tregoi atyre kuptimin e fshehur prapa lojës. TREGIM
Mësuesja tha: “Kjo Nëse nuk mund ta tolerosh është pikërisht erën e patateve të kalbura situata kur mbani për vetëm 1 javë, a mund të urrejtjen ndaj imagjinoni të mbani urrejtje dikujt brenda në zemrën tuaj për gjithë zemrës suaj. jetën tuaj?” Morali: Hidhni tutje çdo Urrejtja dhe inati e mbajtur për urrejtje për çdokënd nga zemra një kohë të gjatë do ta “kalbë” juaj, kështu që ju nuk do të zemrën tuaj dhe ju do ta mbani mbani barrë të kotë për një jetë me vete kudo që të shkoni. të tërë. Falja e të tjerëve është qëndrimi më i mirë për të marrë.
ERIL E AHOK MARGEN DAJA 4 VJEÇ Kalimi i kohës së lirë ka shumë rëndësi për shëndetin psiko-social të fëmijëve•
Margen është 4 vjeç e gjysmë. Ai shkon në kopsht, në grupin e dytë. Ai ka shumë dëshirë të luajë si çdo fëmijë. Ndër të tjera Margen ka dëshirë të vizatojë dhe të bëjë punime craft. Për të realizuar këto crafte ai zakonisht përdor sende apo mjete të cilat i riciklon. Ngjyra e preferuar e tij është e kuqja dhe e bardha. Pasdite por edhe gjatë ditëve pushim, Margen ka shumë dëshirë të lexojë libra të ndryshëm, me personazhe të cilat janë kafshë dhe shpendë. Pasi i lexon librat, priret të bëjë interpretimin e tyre duke aktruar në role të caktuara. MËSOJMË PËRMES LOJËS
Kids ClubQENDER PAS SHKOLLE Albana Islamaj si një nënë e shqetësuar për një vend të sigurt A po mendoni për një qendër pas shkolle? dhe edukues e bëri të hapë një qendër pas shkolle. Albana që Vizitoni Kids Club prej muajit shkurt të vitit 2019 Rr. Kongresi Manastirit krijoi këtë qendër pas shkolle me të gjitha shërbimet e nevojshme që i duhet një fëmije. Po ashtu ajo ka punuar edhe në fushën e mësimdhënies prej shumë vitesh dhe kjo i jep përparësi që të jetë pranë nevojave të nxënësve.
BRENDA QENDRES Kids Club Në këtë qendër fëmijët së pari bëjnë Orë mësimi anglisht dhe pikturë detyrat dhe mësimet që kanë pasur në shkollë. KONTAKTO: Më tej ata ndjekin sipas ditëve aktivitete [email protected] të ndryshme dhe të larmishme. +355697608531 Gjatë javës ata zhvillojnë orën e pikturës ku mësojnë teknika të caktuara për të shprehur talentin e tyre. Ndër të tjera argëtohen duke krijuar craft-e me të cilat zbukurojnë qendrën, ambientin e shtëpisë ose e bëjnë dhuratë për njerëzit e dashur. Në qendër fëmijët zhvillojnë edhe orë ekstra në gjuhën angleze, por kjo jo si mësim klasik, por duke mësuar përmes lojës. Duhet përmendur që në këtë qendër organizohen edhe veprimtari sipas eventeve të caktuara, apo takime me psikologe për tema që i përkasin fëmijëve.
ҫSindi Nur e Shumë talente tek kjo vogëlushe Nuk i ka frikë kamerat, audiencën dhe dritat, përkundrazi i japim më shumë energji
Sindi që në moshë të vogël ka qenë e angazhuar nëpër kurse kërcimi. ҫ ҫQë në moshën 5 vje e deri në moshë 8 vje e ka qenë te kursi i aktrimit Sirea FIlm. Aktualisht është e angazhuar te Akademia e kërcimit QSC, ku aty është edhe lidere e grupit. Kur u zhvillua ҫkampionati Would of Dance Albania. Sindi ka fituar mimin nga Bashkia e Tiranës . Sindit po ashtu i pëlqen bota e televizionit dhe ka qenë pjesë e emisionit Pipi Pip në In tv. Po ashtu ka marrë pjesë edhe në disa televizione të tjera me kërcime apo performanca në fusha të ndryshme.
EMI ISLAMAJ POEZI PER FLAMURIN Marrim një F si fortësia Marrim një L si largësia Marrim një A si atdheu Marrim një M si mali Marrim një U si ushtarit I shtojmë edhe në RI dhe ja ku del fjala FLAMURI
BOTA E EMIT Emi Islamaj është 8 vjeç dhe shkon ne shkollën Fan S. Noli. Ajo shkon në klasën e tretë. Emit i pëlqen shumë të krijojë poezi. Poezia që lexuat në faqen ngjitur është krijuar për festën e flamurit. Megjithatë Emi ka në fletoren e saj edhe shumë poezi të tjera ëme tematika të ndryshme. Emi ka dhe shumë dëshira të tjera që i realizon në kohën e lirë. Ajo pëlqen të vizatojë, të përdorë ngjyrat dhe format e larmishme. Po ashtu Emit i pëlqen edhe të këndojë, dhe ndër të tjera edhe të udhëtojë. Sipas saj udhëtimi është një mënyrë shumë e mirë për të mësuar gjëra të reja.
KUR BUKA BËHET E TURPSHME? Një zile e fortë dëgjohet e çjerrë deri tutje. Më pas, një grumbull fëmijësh vrapojnë si të jenë në garë me njëri tjetrin. Ata drejtohen nëpër dyqanet e fast food it, byrektoreve dhe qofteve. –Dy brekë me gjizë dua unë. Edhe mua. Një sufllaqe pa qepë e domate. Një bukë me një qofte, ose me dy më mirë. .. Kjo supozohet të jetë Jurida sivjet është në klasë të REFLEKTIM paradreka e pjesës më të 10-të. Ajo studion në një nga madhe të nxënësve në shumë gjimnazet më të mira në qytete të Shqipërisë. Ky vakt qendër të Tiranës. Kur e pyes është i rëndësishëm sepse çfarë ha në pushim të madh duke marrë në konsideratë ajo sqaron shkurt: Byrek në orën që duhet të zgjohen dyqan! Kur pyetja pasuese fëmijët, shpesh ata nuk e kërkon të identifikojë arsyen, konsumojnë mëngjesin. Ndaj ajo ngre supet dhe stepet me sufllaqa, byreku apo tosti një buzëqeshje e vënë në faj: është i pari ushqim që – Është turp. Madje edhe po prezantohet me stomakun.Të të marrim fruta është turp. gjithë kemi ngrënë një ushqim Një shoqja ime kishte marrë të tillë, nuk po drejtoj gishtin një ditë një banane dhe klasa fajsues askund. e talli. Ajo nuk e donte veten. Të nesërmen mami më Çështja është pse sugjeroi të merrja një banane nuk marrin bukë më vete dhe unë nuk do e bëja kurrë. As mollë as me vete këta dardhë, asgjë!. fëmijë?
Alesja është në klasën e 8- të në një shkollë 9-vjeçare. Edhe pse më të vegjël, edhe ajo sëbashku me shoqet e shokët e klasës apo shkollës, konsumojnë thuajse çdo ditë ushqim fast food-i. -“Deri në klasë të pestë edhe merrnin me vete, po pastaj shumica filloi të blinte. Ishte si turp. Mua mami më bënte një tost dhe ndonjë frut me vete. Nëse ajo nuk ma paketonte me letër varaku si në dyqan unë vështirë se mund ta merrja. E doja ashtu sepse në klasë kur e hapja nuk u kuptonte që e kisha marrë nga shtëpia, por gjoja e kisha blerë.” Dikur na mësonin se buka është e shenjtë dhe kur na binte apo nuk e hanim dot e puthnim tre here dhe e linim në një cep. Nuk e shkelnim, nuk e flaknim, se kujtonim thënien “buka të zë sytë”. Sot fëmijët kanë turp ta marrin bukën nga shtëpia, nuk e duan nga duart e prindërve. Megjithatë paratë nga shtëpia i duan, që të blejnë peta të zhytura në vaj “makinash” që në dyqan i quajnë byrek
DASHURIA PER KAFSHET EMPATI TE SHKATHET FËMIJËT QË DUAN KAFSHËTT Kujdesi ndaj kafshëve i Duke imituar kafshët priren të jenë më të dashur dhe të bën fëmijët më të fëmijët priren të ecin sjellshëm ndjeshëm dhe pas tyre ose të empatik. zvarriten si ata. EKSPLOROJNE MESON ETAPAT E JETES Fëmijët që rriten me kafshë në shtëpi priren Përmes kafshëve fëmijët të kalojnë më shumë mësojnë procese të kohë jashtë shtëpisë caktuara të jetës, lindjen, duke shëtitur ose rritjen, plakjen apo eksploruar. vdekjen.
RRETH ALEKSIT NJE VJERSHE PER MACEN Aleks Kolezi është 11 Mjau, mjau, mjau, mjau vjeç. Ai jeton në Tiranë. Grei jashtë qau. -Moj ti cfarë ke? Unë po përpiqem të fle. Studion në shkollën -O Aleksi mëndihmo. Më jep për të “Vatra e Dijes”. Pasioni i ngrënë një nga këto! -Mirë, mirë do ta jap por mos më zgjo. tij është futbolli. Kohën e lirë e kalon Mjau, mjau, mjau, mjau duke luajtur me lojëra Gingeri jashtë qau. elektronike ose duke -Aman sa do vija gjumë në sy. Të lutem luajtur me skuadrën e tij edhe një minutë a dy. - O Aleksi më ndihmo. Nuk më lënë të fle të basketbollit. këto. Ndër të tjera Aleks i do - Mirë hajde brenda, por mos më zgjo. shumë kafshët e në Mau, mjau, mjau, mjau veçanti pëlqen shumë Niki jashtë qau. -O Zot cfarë keni kështu? Nuk mund të macet. pushoni 10 minuta ju? Aleksi ka shkruar edhe një vjershë për macet. - O Aleksi më ndihmo. Po më dhemb shumë ajo... - Nga ajo miza ke frikë. S`të vjen turp një cikë? Të ketë frikë macja nga një mizë. Eshtë si turisti të ketë frikë të shkojë në Paris.
FLETË LIBRI IM I PREFERUAR EMRI/MBIEMRI Data GJUHE DHE LETERSI NJE PERMBLEDHJE E LIBRIT CFARE ME PELQEU ME SHUME TEK LIBRI PERSE DUHET TA LEXOJNE EDHE PERSONAZHI QE TE PELQEU ME TE TJERET SHUME
PUNE EMRI/MBIEMRI Data: GJEJ FJALETShiko shkronjat dhe rretho fjalet qe formohen. DUNL ANT OP I GRE P I ALH E H T T WC L S O L ENEUEAAT L L WR A D I T A OLNBRT SDN C AMB I A CH I K U WA U S S C S P I NGU I NL E Diell Pinguin Tenis Top Leter Tasi Ariu Grepi Dita
KLUBI I FËMIJËVE Nëse dëshironi që edhe fëmijët tuaj të marrin pjesë në numrin e ardhshëm të revistë, ose doni të reklamoni një biznes që lidhet me nevojat e fëmijëve kontakto: [email protected]
Search
Read the Text Version
- 1 - 32
Pages: