KLUBI 2021 JANAR FЁMIJЁVE NR.2 REVISTË PËR FËMIJË FAMIGLJJIATHMAB! I TЁ mira për Urimektëmtëëvtiët të ri! Përdorimi i Përse është T'i përgatisim dhe t'i dhurojmë internetit i rëndësishëm? jo vetëm për festa MENAXHIMI I KOHËS RICIKLIMI KARTOLINAT
NUrgaimM A për 2021 RSIDA SIMO Viti që lamë pas ishte i mbushur me shumë ngjarje dhe fenomene të reja, ku falë fëmijëve dhe për hir të fëmijëve duhet të shohim përpara. Një tjetër vit na pret, dhe uroj me zemër të jetë i qetë dhe i bardhë si flokët e dëborës e cila lidhet me simbolin e gëzimit dhe të harmonisë. Asha dhe Sheqerka Njihni Erik Revista \"Klubi i Fëmijëve\" do jetë prezent për Një mama si Deada çdo muaj të këtij viti për t'ju shoqëruar në aventura fëmijënore, në veprimtari të cilat do të mbartin ngjyra dhe ide frymëzuese për këdo që do të shfletojë këto faqe. Ana dhe Ema Urimet më të mira edhe për të gjithë prindërit e përkushtuar të cilët i angazhojnë dhe stimulojnë fëmijët e tyre të mbeten fëmijë dhe të marrin më të mirën e moshës së tyre. Gëzuar vitin e ri 2021!
STAFI Themeluese e revistës Si t krijojme duke ricikluar? Kartolinat e Margenit Marsida Simo Spot dhe poezi Redaktore Kristi Simo Bashkëpunëtorë Julika Simo Erlinda Murati Plyku Valbona Brahaj Design Të menaxhojmë kohën përpara internetits Marsida Simo Bota e Kevi JANAR 2021
KARTOLINAT MЁNYRA MЁ E MIRЁ ЁSHTЁ T'I KRIJOJMЁ VETЁ DUHET SHUMЁ PAK PЁR T'I BЁRЁ TЁ TJERЁT TЁ NDIHEN TЁ GЁZUAR!
MARGEN Për të bërë këto kartolina duhet pak, po fare pak. DAJA E rëndësishme është të vendosim imagjinatën në punë. dhe kartolinat e tij speciale Materialet e nevojshme: - Letër e trashë ose karton me ngjyra. - Lapsa me ngjyra ose bojra uji. - Ngjitëse me figura të ndryshme. - Shirita me ngjyra. - Gërshërë. - Ngjitës. Ndihmën e prindërve nëse jemi pak të vegjël. Dhe shumë dashuri. Nisim nga puna: Së pari presim kartonin në formën e një kartoline mesatare. I ngjisim anash shiritat me ngjyra. Vizatojmë figura të ndryshme si zemra, tullumbace, lule, fruta etj. Këto figura i presim dhe ia ngjisim për zbukurim në faqe të parë të kartolinës. Për fëmijët që ende nuk dinë të shkruajnë mund të bëjnë vetëm vizatime brenda. Të tjerët të shkruajnë urimin që mendojnë vetë.
TЁ RICIKLOJMЁ ME ALTEAN Altea Pecnikaj 8 vjeçe, klasa 3, shkolla Hasan Prishtina, Tiranë. Ka dëshirë të bëjë punime craft dhe të pikturojë. Përdor mjete të riciklueshme. I pëlqen dhe të gatuajë, të luajë me kukulla. Kujdeset shume për lodrat e saj. I pëlqen të lexojë tregime, vjersha, fabula etj. Punimi i saj më i fundit ka të bëjë me një teatër që ka krijuar vetë. Pas krijimit të teatrit ka improvizuar tregimin e tre fluturave.
KRIJIMTARI PA LIMIT ÇFARË MUND TË RICIKLOHET? – Qelqi, letra, kartoni, alumini, hekuri, tekstili, plastika, qeramika, mjetet elektrike dhe komponentët. A e dini që nevojiten 60 ditë që një kanaçe e grumbulluar në RIPËRDORIMI mënyrë të duhur të riciklohet dhe përsëri të gjëndet ne dyqane? Me riciklimin e një REDUKTIMI kanaçeje kursehet ajo sasi e energjisë e RICIKLIMI cila do ta mundësonte që një televizor të punojë për 3 orë. PËRSE ËSHTË RICIKLIMI I RËNDËSISHËM? Përmes riciklimit ruajmë mjedisin. Gjatë riciklimit përdorim shumë më pak energji dhe lëndë djegëse në fabrika se sa do të duhet sikur të prodhonim një produkt të ri nga burimet natyrore. Përdorimi i zvogëluar i energjisë në proçesin e prodhimit zvogëlon emetimin e gazrave të dëmshme të cilët lirohen në atmosferë. Siç e dini, gazrat e dëmshme shkaktojnë nxehjen e shpejtë të atmosferës tokësore, shkrirjen e akullnajave, krijimin e stuhive, vërshimet dhe rritjen globale të nivelit të ujit në lumenj, dete dhe oqeane.
KEVIN 4 VJEÇ . Kevin Pecnikaj
A ket iKvei tvei tne t Kevin e organizon ditën me shumë aktivitete dhe lojëra. Këto lojëra i zhvillon si brenda dhe jashtë shtëpisë. Ja disa nga punimet e Kevin: Kevin shkon në kopsht Ai ka shumë dëshirë të ngjyrosë, të luajë me lego, ndërtime me kuba. Kevin së bashku me motrën e tij Altean, kanë shumë dëshirë muzeumet, galeritë e arteve, teatrot. Vizita e fundit ka qenë te muzeu i armëve.
FËMIJA QËNDRON SHUME KOHË PARA EKRANIT? JA SI TA MENAXHONI KOHËN Nëse fëmija juaj ka zgjedhje në lidhje me përdorimin e tij të ekranit si dhe të dhëna në rregullat e kohës së ekranit, ai ka më shumë të ngjarë të bashkëpunojë me rregullat dhe kufijtë. SUGJERIME PЁR FЁMIJЁ 3-11 VJEÇ
Vendosni rregulla Rregullat e familjes në lidhje me kohën e ekranit mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të kuptojë kufijtë që duhet të zbatojë. Është e rëndësishme të përfshini të gjithë anëtarët e familjes kur jeni duke bërë rregulla familjare në lidhje me përdorimin e mjeteve teknologjike. Rregullat duhet të përfshijnë jo vetëm ditët kur fëmijët janë në shkollë, por edhe për fundjavat dhe pushimet. Rregullat gjithashtu duhet të marrin parasysh nevojat dhe interesat e ndryshueshme të fëmijës tuaj ndërsa ai rritet. Po nëse thyhen rregullat? Patjetër që do ketë raste kur fëmija juaj mund të thyejë rregullat për të cilat keni rënë dakord. Për shembull, fëmija juaj mund të luajë në kompjuter pa bërë detyrat. Për këtë situatë ju duhet të parashikoni më parë edhe pasojën të cilën e paraqisni në rregullore. Për shembull, pasoja për këtë veprim mund të jetë “pa kompjuter për një ditë”. Si ta bëj shkëputjen? Fëmija mund ta ketë të vështirë të ndalojë së shikuari TV ose të luajë në tabletin e tij, veçanërisht nëse ai po argëtohet aty. Planifikimi i kalimeve nga koha e ekranit në aktivitete të tjera mund t’i bëjë gjërat më të lehta.Krijojini fëmijët një tjetër veprimtari që ai e pëlqen ose ka përgjegjësi për ta kryer. Për shembull, përpiquni të planifikoni kohën e banjës kur fëmija juaj ka mbaruar një nivel në një lojë, ose në fund të një programi televiziv.Jepini një paralajmërim kur është gati koha të ndalet. Për shembull, ‘Eshtë koha të fikësh televizorin në fund të programit’, ose ‘Ke edhe pesë minuta të tjera në kompjuter’. Vendosni një rutinë të përditshme Rutina i ndihmon fëmijët të dinë se çfarë do bëjnë më pas, duke u ndjerë të sigurt dhe më të programuar.Ju mund të vendosni që fëmija juaj mund të shikojë TV ose të përdorë tabletën e tij, vetëm ndërmjet orës 6 dhe 7 të pasdites. Ose rutina juaj mund të përfshijë vetëm një film/seri para darkës, ose çfarëdo që i përshtatet familjes suaj dhe moshës së fëmijëve tuaj.
ZOGU NË KAFAZ Ish një zog i malit të largët, dhe në dritare avitet tek shikon mikun e tij në kafaz, na nis zogu e çuditet. Ç’të ka gjetur mik i mirë, në kafaz që ke qëndruar? A s’të pëlqen liria, në male për të jetuar? Eja shok të ndërrojmë shtëpi, Këtu ngrohtë do të jesh, Edhe për sa kohë je, ushqim të mirë do të kesh. Hop kërceu zogu i malit. Në kafaz vendosi këmbë. Ndërsa zogu i kafazit u largua pa lënë pendë. Kur pa veten i burgosur, e kuptoi sa kishte nxituar. nisi të këndojë me vaj, një këngë të dëshpëruar. Dhe ra nata me qetësi. Zogu më nuk u ndi. Kur ra rrezja e mëngjesit, zogu kishte mbyllur sytë. Mos nxito, mos u përpiq Të bësh gjëra që s’i njeh, Se liria në jetën tonë, Më shumë se ushqimi vlen. nga UNEJSA HIDRI
UNEJSA HIDRI Unejsa është në klasë të tretë. Ajo mëson në shkollën \"Hoxha Tasim\" në qytetin e Tiranës. Dëshirat e Unejsës janë të shumta, mes leximit dhe Taekwondo. Taekwondo është art marcial Korean, së fundmi i praktikuar edhe në vendin tonë. Unejsa na shpjegon përfitimet: Vendos në harmoni dorën, këmbën nën udhëheqjen e mendjes. Kalit trupin. Rrit disiplinën fizike Forcon vetëbesimin. MES LEXIMIT DHE TAEKWONDO
“KUJDESI NDAJ FAMILJES” Qendra më e re e shërbimeve psiko-sociale, tashmë edhe virtualisht edhe fizikisht, në ndihmë të prindërve te rinj apo edhe ata të cilët duan një edukim efikas për fëmijët e tyre. FAMILY CARE ALBANIA FAMILY CARE ALBANIA
VIZITONI FAMILY CARE ALBANIA ONLINE Evente, trajnime, konsulta për prinëdrit, manuale, udhëzuez, fletë pune për prindërit por edhe për mësuesit, psikologët, punonjësit social, trajnime etj.
FUQIA E GJYSHЁRVE KUSHTUAR TЁ GJITHЁ GJYSHЁVE DHE GJYSHEVE RRЁFIM .
GJYSHËRIT KANË AROMË Gjyshërit nuk kanë mbaruar shkollë për KULAҪI TË SAPO PJEKUR DHE aktrim, por ia kalojnë ҫdo aktori të PETULLA TË BUTA ME REҪELIN Holliwood-it. Janë gati të bëjnë si dele e për E PREFERUAR TË NIPAVE DHE një sekondë tjetër si ujk, pastaj si gjinkallë MBESAVE apo si milingonë, si e si ta bëjnë të hajë i vogli tyre. Gjyshërit janë gati të fluturojnë Kur je prind mendon se dashuria që ke për dhe të kalojnë ҫdo kufi vetëm që ta shohin fëmijën tënd është e pafundme, ndërsa pak nipin apo mbesën. Kanë foto poshtë gjyshërit shprehen se dashuria e tyre, kalon jastëkut, të varur në mur, apo brenda ҫdo limit dhe imagjinatë. Unë mund të librave. Ata nuk ҫmallen dot asnjëherë. vërtetoj se kam parë gjëra reale dhe të Edhe sapo janë larguar nga nipi e mbesa, i prekshme nga shumë e shumë gjyshe e merr malli më shumë se më parë. gjyshër. Ju mund të shikoni një gjysh si një qenie njerëzore, por po t´i nevojitet ai bëhet Gjyshërit nuk ta imponojnë dashurinë, ata me 10 duar, si e si të marrë apo të bëjë gjëra rrinë aty në heshtje nëse duhet, kurrë nuk për nipin apo për mbesën. Në të vërtetë do donin të shqetësonin, të bëheshin barrë. gjyshërit nuk kanë thjesht këmbë, por rrota nëse duhet të shpejtojnë tek nipi apo mbesa Gjyshërit janë të veҫantë, ndaj edhe kur ikin e sëmurë, pavarësisht viteve mbi shpinë.. nga kjo botë qëndrojnë aty me ne, thjesht të pa dukshëm. Dedikuar të gjithë gjyshërve super heronj.
Anës i pëlqen të vizatojë gjërat siç i mendon. Nuk i ndjek shumë udhëzimet. Ka imagjinatë të mirë në 3D. ANA BINJAKET DHE SHOQ SEL Ana duke pikturuar IN THE SPOTLIGHT
EMA Emës po ashtu i pëlqen të vizatojë. Ndryshe nga e motra ARTISTE ajo i ndjek me përpikmëri JA E TYRE udhëzimet dhe është e vëmendshme për detajet. LEN Motrat Ana dhe Ema kanë dhe një shoqe të ngushtë me emrin Selen. Ato e quajnë motër dhe luajnë shumë sëbashku. Selen ka talent sidomos në skulpturë (punimet me brumë). Te treja jane 5 vjeç, luajne si të çmendura, kampione për rrëmujë. SELEN DUKE PIKTURUAR EMA DUKE PIKTURUAR
NJЁ MAMI SI DEADA Deada në profesion është gazetare dhe njëkohësisht pëlqen të merret me aktivitet të ndSraysssyhmMeagmazeindeyCfoënmteijsëtt e saj. Djali është 5 vjeç, Orhan dhe vajza 3 muajshe Ajra. Për momentin është në lejen e lindjes por shfrytëzon çdo moment që të jetë aktive duke hulumtuar dhe zbatuar disa nga metodat të cilat aktualisht konsiderohen më të mirat, Montessori. Ndiqeni nё Instagram Ajo sugjeron lojëra dhe aktivitete për disa grup mosha të Deada Hyka fëmijëve dhe i demostron me video nga përditshmëria e saj së bashku me fëmijët.
Pse fjala NGA \"mësim\" EKSPERIENCA E duket e frikshme për PЁRDITSHME shumë E MAMI DEADES fëmijë? Apo një pjesë e prindërve hasin vështirësi që të arrijnë ta bëjnë fëmijën e tyre të fokusuar apo të rrisin përqëndrimin? Nga eksperienca ime me Orhanin, një fëmijë super energjik, kam mësuar se çelësi qëndron te \"forma\". Ndaj, sot po ju sjell një aktivitet tepër argëtues, i përshtatshëm për fëmijë mbi 2 vjeç, se si të mësojmë NUMRAT. Përgatitja: Në një karton formoni një parkim DIY, me numrat 1-10. Zgjidhni 10 makina të preferuara të djalit tuaj dhe ngjitini lart numrat. Përfitimet: -Për 2 vjeç+: Mësohet fillimisht forma e numrit, rakordimi sy-dorë te fëmijët. Ta çojë makinën aty ku forma e numrave është e njëjtë. -Për 2.5vjeç+: Të emërtohen numrat teksa parkohet makina përkatëse. -Për 3 vjeç+: Fëmija individualisht të emërtojë numrat dhe parkojë makinat siç duhet. Përsërisni bashkë.
tBëretmakodshaee vogël jeshile me gojë PЁRRALLЁ/ Një ditë bretkosa e vogël jeshile me gojë të madhe doli për një shëtitje në pyll. Përpara i doli një luan; -“Përshëndetje, unë jam bretkosa e vogël jeshile me gojë të madhe, unë ha insekte, filloi të mburrej ajo, -Po ti, kush je? E pyeti bretkosa. - Unë jam luani, mbreti i pyjeve.- u përgjigj luani. -E çfarë ha ti luan? -Unë ha mish, por mos ki frikë se nuk ha bretkosa të vogla jeshile me gojë të mëdha si ti. -Gëzohem që u njohëm, kalofsh një ditë të mbarë, tha bretkosa dhe vazhdoi shëtitjen e saj. Lart në qiell sheh një shqiponjë dhe fillon t’i thërrasë: .
-Ej, ej, ti atje lart, kush je ti? -Unë jam shqiponja, mbretëresha e qiejve. -Ndërsa unë unë jam bretkosa e vogël jeshile me gojë të madhe, unë ha insekte, tha ajo. -Po ҫfarë ha ti, ҫfarë ha? E pyeti. - Unë ha mish, por mos ki frikë se nuk ha bretkosa të vogla jeshile me gojë të mëdha si ti. Faleminderit, faleminderit shqiponjë! Ec e ec, bretkosa e vogël u lodh, kishte dhe etje, dhe shkoi në një breg lumi. Larg sheh një krokodil dhe fillon t’a thërrase, -Ej, ti atje, që qënke jeshil posi unë, përshendetje, -Unë jam bretkosa e vogël jeshile me gojë të madhe, unë ha insekte, tha ajo –Po ti, kush je ti? -Unë jam mbreti i lumenjve, krokodili me dhëmbë të mprehtë që ha bretkosat e vogla jeshile me gojë të mëdha, tha ai. -My ty vyrtyt? tha bretkosa mburravece, duke e zvogëluar gojën me sa të mundte, dhe ja mbathi me të katërta.
PЁR FЁMIJЁT PORROGDAUNKIKTEE VBIIOTALINK PЁR SHЁNDETIN FIZIK DHE ESTETIK Mësoni më shumë rreth produkteve organike për të gjithë fëmijët. KONTAKT
NPRISOINDUQKЁTNEЁTFOЁRMGIAJЁNRIKI E ÇFARЁ MUND TЁ GJENI NЁ VITA BIO LINK? Vitabiolink vjen nё familjet tona me produkte qё i pёrshtaten grupmoshave dhe nevojave tё ndryshme nё pёrditshmёri. Kёto produkte vijnё si formula organike pёr fёmijё tё sapolindur si: sapunet e fёmijёve, shampot, kremi i bebeve, vaji i trupit, e shumё tё tjera. Pёr fёmije mbi 3 vjeç si produkte jo vetem pёr kujdesin e lёkurёs, por tashme edhe pёr imunitet nё kuadёr tё kulturёs dhe edukatёs e tё jetuarit shёndestshёm si: PЁR ADOLESHENTЁT Ndёrkohё pёr fёmijёt mbi 5 vjeç PROPOLIS produktet bёhen mё tё larmishme sidomos grupmosha 12 -14 vjeç ku Propolis, vaji i frymёmarrjes sё nё moshёn e pubertetit mund tё lehtёsuar dhe pёr fёmijёt pёrdorin suplement anti bakterial, asmatik, pluhuri detoks si njё anti mykotik anti viral, stabilizues suplement multi vitaminoz, natyral hormonal, imunitet dhe pastat e dhёmbёve . rritje imuniteti e forcues tё artikulacioneve dhe forcim tё gjymtyreve qё janё nё fazё rritje: musi kolagjenik bimor, probiotiku natyral kombucha, cajrat bimore nё formula mikse, vajra tё ndryshёm vitaminoz si lini, kerpi, kokos, fara e zezё. PRODUKTE ESTETIKE Si edhe produkte estetike nё tё cilat mosha adoleshente pёrballet me çrregullime hormonale e probleme aknesh: kremra tё ndryshёm, tonik pastrues, sapunё, etj.
DHE MACJA E SAJ ASHA Asha ka nje dashuri te veçantë për kafshët, e CAKA veçanërisht për macet. Asha është 5 vjeç. Dashuria që ajo ka për to bëhet dhe më e reflektueshme teksa sheh kujdesin e veçantë që ASHA NA PREZANTON Asha ka per \"Sheqerkën\" kotelen e saj të vogël. DASHURINЁ DHE KUJDESIN E SAJ Çdo ditë Asha kujdeset për macen e saj të NDAJ SHEQERKЁS. konsumojё ushqim mjaftueshem, të jetë e pastër e PЁRKUJDESJE gjithashtu të ketë orare gjumi të plota.
SHEQERKA PЁRSE NA NDIHMOJNЁ KAFSHЁT? Kujdesi i veçantë i Ashës kundrejt koteles, ka bërë që Asha të jetë mjaft empatike kundrejt atyre që janë në nevojë dhe të pambrojtur. Andaj për çdo prind i cili kërkon të zhvillojë empatinë, dashurinë, përulësinë, kujdesin e shumë shumë tipare të tjera pozitive tek fëmijët e tyre, le t'i mundësojnë atyre një kafshë shtëpiake.
ZBULOJMЁ SЁ BASHKU ME ADNANIN DHE MIRSADIN SI E KALOJNЁ KOHЁN E LIRЁ DY VЁLLEZЁRIT
ADNAN PLUMBI Adnani ka lindur më 28 nëntor 2013. Rastësi e bukur apo jo fëmijë, Adnani ka lindur në të njëjtën datë kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë, në vitin 1912. Adnani është në klasë të parë. Ai është nxënës i shkëlqyer në mësime dhe e do shumë shkollën. Mësuesja e tij e quan shpesh ylli i klasës. Adnani e do shumë mësuesen e tij Afërdita, e cila është shumë e përkushtuar dhe e dashur me nxënësit e saj. Ai është një fëmijë i dashur dhe i qeshur. I pëlqen shumë lënda e Matematikës dhe është i zoti në mbledhje dhe zbritje. Por atij i pëlqen shumë edhe të lexojë. Gjithashtu i pëlqen që në kohën e lirë të luajë me shokët, të vizatojë dhe të luajë lojën Murlan me letra. Ai i ka shumë xhan macet dhe natyrën. Adnani ka një lidhje të veçantë me babin e tij. Kur të rritet ai ka dëshirë të bëhet shef kuzhine ose mësues. MIRSAD PLUMBI Mirsadi ka lindur më 19 shkurt 2008. Ai ka edhe një vëlla më të vogël, Adnanin, i cili është 7 vjeç. Mirsadi mëson në klasë të shtatë. Lënda e tij e preferuar është Biologjia dhe Vizatimi. Ai është shumë i talentuar në pikturë dhe ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme. Ka fituar një çmim të parë në një konkurs vizatimi online. Më shumë i pëlqen të vizatojë natyrën, personazhe të ndryshme vizatimorë dhe skica. Kur ka qenë në fillore ka ndjekur kurse xhudoje, pasi atij i pëlqen shumë sporti. Ai udhëton shumë me familjen e tij dhe ka parë vende të bukura. Më shumë nga të gjithë, ai do qytetin e Pogradecit ku kalon shpesh pushimet me familjen. Në kohën e lirë i pëlqen të luajë Minecraft, por edhe të vizatojë. Kur të rritet ka dëshirë të merret me pikturë dhe dizajn grafik ose dhe të bëhet arkitekt.
ERIK DHE ARTI I TIJ Erik Erik ka shumё dёshira, por ndёr tё tjer Skrapari ka dёshirё tё vizajtojё robotё tё ndryshёm. Mund tё themi me plot Erik ёshtё 6 vjeç gojёn qё ai ёshtё i apasionuar pas dhe shkon nё robotёve. Po ashtu Erik ka shumё qejf klasёn e parё. edhe makinat, format e tyre, mekanizmat apo mёnyrat sesi ato funksionojnё. Edhe planetet janё tё preferuarat e tij.
Erik ka dёshirё Kur tё rritet Erik ka dёshirё tё bёhet tё kthejё nё art inxhinier si babai i tij. Pёr momentin çdo gjё qё sheh eksploron botёn nё mёnyrёn e tij. Erik rreth e qark. ka dhe njё motёr mё tё vogёl e cila quhet Ema. Ema tani ёshtё 3 vjec dhe ka shumё qejf kur luan me vёllain e saj tё madh. Ema kur ishte e vogёl
FLETË Sa ЁshtЁ ora? Jemi gati të mësojmë orën? Nxiteni fëmijën të vendosë akrepat sipas orës që tregohet. 4:30 12:00 8:00 3:45 Emri Mbiemri Mosha Data
PUNE EMER: DATA: MBIEMER: PIKET: NUMEROJME NE FERME Le të gjejmë sa kafshë dhe shpendë ka në këtë fermë: Udhëzime: Numëro sa dele, lopë, kuaj, gjela, dhe dhi janë Në fund vendos numrin total të kafshëve Dele Lopë Kuaj Pula Dhi TOTAL
KLUBI I FËMIJËVE Nëse dëshironi që edhe fëmijët tuaj të marrin pjesë në numrin e ardhshëm të revistë, ose doni të reklamoni një biznes që lidhet me nevojat e fëmijëve kontakto: [email protected]
Search
Read the Text Version
- 1 - 34
Pages: