Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Revista "KLUBI I FËMIJËVE" Nr. 19, Qershor, 2022

Revista "KLUBI I FËMIJËVE" Nr. 19, Qershor, 2022

Published by Marsi Simo- Qendra "Klubi i Zhvillimit", 2022-06-01 13:51:00

Description: Qershori është muaji që simbolizon festën e gëzueshme të fëmijëve. Përmes revistës "Klubi i fëmijëve, duam që këtë festë ta përcjellim me mesazhe dhe urime nga vetë fëmijët.
Gëzuar festën tuaj fëmijë dhe festofshi të gjitha ditët e vitit!

Keywords: edukim,reviste

Search

Read the Text Version

ATSIVER KLUBI 2022 QERSHOR I FЁ MIJЁVE NR.19 TË GJITHË I PËRKASIM BOTËS ARGËTIM PSIKOLOGJI RECETË Puding Fletë pune & A duhen ndëshkuar lojëra fëmijët?

Fëmijët gëzojnë Nga M A R S I D A S I M O Qershori është muaji që simbolizon festën e gëzueshme të fëmijëve. Përmes revistës \"Klubi i fëmijëve, duam që këtë festë ta përcjellim me mesazhe dhe urime nga vetë fëmijët. Gëzuar festën tuaj fëmijë dhe festofshi të gjitha ditët e vitit! Themeluese e revistës Marsida Simo (Sociologe) Bashkëpunëtorë Zeli Koldashiu (Mësuese) Mirsida Doraku (Punonjëse sociale) Zerina Sheme (Pediatre) Julika Simo (Piktore) Graphic Designer Kristi Simo QERSHOR 2022 Klubi i fëmijëve |   2

DFËHMEISJTËITMMUELSIMNIDTËSHKIMIT Zeli Koldashi (Mësuese/Shkrimtare) Sipas Nelson, ndëshkimi nuk sjell tjetër veçse një qetësim ‘momental’ të Ku e kemi marrë idenë e situatës dhe një ndikim shumë të madh dhe negativ të mëvonshëm në çmendur që për t'i bërë jetën e fëmijës. Sa e sa herë e keni ndëshkuar fëmijën tuaj, për të njëjtin fëmijët të ndihen më mirë, së gabim? Keni përfunduar duke ju thënë të afërmve apo kolegeve tuaj se pari duhet t'i bëjmë ata të ‘Fëmija po ma sjell në majë të hundës!’, ‘Më çmendi!’, ‘Nuk kupton!’, etj. ndihen keq?! Kur hasen me Të gjitha këto janë fraza që i dëgjojmë nga shumë prindër ose mësues në këtë fjali prindërit dhe ditët e sotme. Por a keni provuar t'i kuptoni këta fëmijë se përse gabimi mësuesit shtangen dhe përsëritet disa herë, dhe ndëshkimi juaj nuk po funksionon? Sigurisht që kuptojnë se kjo është vërtetë përgjigja është: Po, dhe se të gjithë mendojmë se jemi më të mirët. Por një çmenduri, por kur hasen askush nuk është perfekt dhe të gjithë po mësojmë, sidomos në këto me një sjellje të gabuar të kohë kur bota po ndryshon me hapa të mëdha dita ditës. fëmijës, kjo është teoria që e sjellin në praktikë, shpesh Atëherë përse të mos kuptojmë të njëjtën thënie nga Nelson, dhe ta herë jashtë kontrollit të tyre. vejmë atë në praktikë: ‘Gabimet janë mundësi fantastike për të mësuar’. Por pse ndëshkimi tek Në shoqërinë tonë ne jemi të mësuar të kemi turp nga gabimet që fëmijët është i gabuar dhe jo bëjmë. Ne jemi të gjithë jo-perfekt. Çfarë ne duhet të ndryshojmë është efektiv? Sa e sa herë në si këndvështrimi mbi jo-perfeksionin, dhe ta pranojmë atë. Nuk ka asnjë mësues dhe si prindër kemi njeri perfekt në këtë botë, dhe ne sërish e kërkojmë këtë gjë tek të tjerët, përdorur taktika ndëshkuese dhe sidomos tek fëmijët tanë. Nëse për këtë gjë fëmijët gabojnë, atëherë si në shkollë dhe në shtëpi, përse ne zgjedhim ndëshkimin dhe nuk ju japim fëmijëve mundësinë për por nuk kemi parë veçse disa të mësuar nga këto gabime? Nëse ne përdorim ndëshkimin si reagim rezultate afatshkurtër. Jane ndaj këtyre gabimeve, a do kenë mundësi që fëmijët të mësojnë prej Nelson, shkrimtarja e tyre? Përgjigja është: Sigurisht që jo! famshme amerikane dhe autorja e serisë së librave të Atëherë çfarë është ajo që duhet të bëjmë ne si prindër dhe mësues? suksesshëm si ‘Disiplina Mbyllni pak sytë tuaj dhe kujtoni mesazhet që keni marrë nga prindërit Pozitive’, thotë: tuaj dhe mësuesit, rreth gabimeve kur keni qenë një fëmijë. Çfarë kanë qenë këto mesazhe? Kur ju keni bërë një gabim, a keni marrë mesazhin ‘Eliminoni ndëshkimin, sepse se jeni të pavlerë, të parëndësishëm dhe të ‘këqinj’ sepse po dënoheni për ndëshkimi ka efekte negative një gabim që keni bërë? Apo ju është dukur e pafalshme? Shumë prej nesh do përgjigjen këtyre pyetjeve me ‘Po’, për faktin sepse kjo është ajo afatgjatë tek fëmijët.’ çfarë ndëshkimi sjell tek fëmijët që ndëshkohen për gabimet që bëjnë. Ndëshkimi i bën fëmijët të ndihen të pamotivuar për të qenë pozitiv në Duke e marrë në tërësi këtë rrethanat pasardhëse, dhe ju vjedh atyre mundësinë për të mësuar nga gabimet e tyre. Ndëshkimi i bën fëmijët të ndihen si ‘njerëz të këqinj’ artikull duhet thënë se duke i vendosur ata para ndjenjës së fajit, gjë që te fëmija sjell ripërsëritjen e sjelljes së gabuar. Dhe nga ana tjetër mirëkuptimi dhe shumë studime tregojnë se afrimiteti me fëmijën në rastet kur ka gabuar sjell një ndikim afatgjatë pozitiv tek ai, duke i dhënë shansin të kuptojë gabimin e bërë dhe fëmijët e ndëshkuar shfaqin mundësinë për ta korrigjuar atë. vazhdimisht më shumë sjellje të gabuara. Jo sepse fëmijët që sillen keq ndëshkohen më shpesh, por sepse fëmijët që ndëshkohen shpesh sillen më keq. |  3

Chloe \"NE JEMI TË NDRYSHËM, POR JO TË PABARABARTË\" QUHEM CHLOE MINEU, JAM 9 VJEÇE. SHKOJ NË SHKOLLËN \"EDITH DURHAM\", NË KLASËN E TRETË. KAM LINDUR NË MADRID, NË SPANJË, POR PËR MOMENTIN JETOJ NË TIRANË. Jam sa gazmore aq edhe e qetë e një vëzhguese e mirë. Sapo më njeh ngjaj me dikë që flet pak, por një nga të drejtat që kam më për zemër është ajo për t'u dëgjuar, për të dhënë mendimin tim për gjërat që më interesojnë. Kështu çdo zgjedhje që ka lidhje me mua është më e drejtë. Mami dhe babi habiten ndonjëherë me idetë e mia dhe vendosmërinë që kam për t'i arritur qëllimet që i vë vetes. Klubi i fëmijëve |  4

Ne fëmijët lindim të gjithë njësoj. Të gjithë kemi dy sy, dy duar, një zemër, por edhe shumë të drejta. Të drejtat themelore janë të njëjta për të gjithë ne. Ne i fitojmë ato që kur jemi në barkun e mamit. Që nga ai moment jemi të gjithë të barabartë dhe duhet të vazhdojmë të trajtohemi po kështu. JEMI TË GJITHË TË NDRYSHËM, NË DËSHIRA, NEVOJA DHE EKSPERIENCA DHE KJO ËSHTË NGA GJËRAT E BUKURA TË BOTËS. Ne kemi të drejtë të kemi një emër dhe një mbiemër, një familje të gëzuar dhe një vend që ta quajmë shtëpi. Kemi të drejtë të shkojmë në shkollë, të mësojmë, por edhe të argëtohemi, të vrapojmë, të thërrasim me zë të lartë për të treguar sa bukur është të jesh fëmijë. Ne kemi të drejtë të kemi vetëm atë që na duhet e që kemi nevojë për të jetuar të lumtur, asgjë më shumë. Nuk duhet të ketë rëndësi nëse jemi vajza apo djem, të varfër apo të pasur, të bardhë apo me ngjyrë, të vegjël apo të mëdhenj, ne duhet të kemi të njëjtat të drejta. Por për fat të keq ndryshimet dhe diferencat që ka midis nesh ngjajnë ndonjëherë si gabime dhe për këtë jo të gjithë fëmijët mund t'i gëzojnë të gjithë të drejtat që i takojnë. Shumë fëmijë paragjykohen nga pamja e jashtme, nga mënyra sesi vishen, ngaqë prindërit e tyre nuk janë të pasur apo sepse vijnë nga një vend i panjohur. Të gjithë duhet të ndihmojmë, të japim shembullin tonë që barazia e të drejtave tona që kur lindim të vazhdojë. Vetë ne fëmijët mund të jemi të parët që ta trajtojmë njëri-tjetrin si të barabartë, të mos i shikojmë ndryshe e të mos tallemi me shokët që duken, sillen apo shprehen ndryshe nga ne. Të rritur, prindër e mësues, por edhe ju që na takoni rastësisht, përpiquni të na dëgjoni, të na kuptoni, të na mbroni e të na inkurajoni. Kështu ne do të rritemi të lumtur e të qetë. Do t'i zhvillojmë ëndrrat tona çdo ditë e do i bëjmë ato më të bukura. Kur të rritemi do të bëhemi më të zotë dhe do të ndërtojmë një botë më të mirë. |  5

Puding Nga Ela Wamsler PËRBËRËSIT DHE HAPAT Këtë masë i'a shtojmë sipër formave, ku kemi hedhur paraprakisht pudingun me Këto recetat e thjeshta i preferoj vanilje. shumë, se janë fiks për rastet kur do Kombinimi është perfekt! diçka të lehtë dhe të shpejtë. Përbërësit që na duhen janë: 2 banane të pjekura shumë dhe 200 gram krem djathi, bashkë me gjysmë Lime të shtrydhur (ose më shumë, sipas shijes) dhe 2 lugë të vogla sheqer. I përziejmë të gjitha derisa të formohet një shtresë kremoze. Klubi i fëmijëve |  6

MERR LULEN NDIQ RRUGËN E DUHUR PËR TË MARRË LULEN NDIQNI @KIKSILLUSTRATIONS NËSE DËSHIRONI TË KTHENI FOTO OSE IDE TUAJAT NË ILUSTRIME DIXHITALE KONTAKTONI: [email protected] |  7

LUNA \"ASKUSH NUK KA TË DREJTË TË PREKË ME DORË NJË FËMIJË\" Unë jam Luna Nipolli dhe jam 7 vjeçe. Kur të rritem dëshiroj të bëhem doktoreshë për kafshët, sepse unë dua të shëroj kafshët e sëmura që ato të mos ndjejnë dhimbje, dhe të jenë të shëndetshme. Madje dua të ndaj një këshillë: Ne nuk duhet të vrasim kafshët. Disa mund të na ruajnë shtëpinë, disa janë të dobishme për të luajtur, disa na zgjojnë në mëngjes dhe disa janë lozonjar. Unë kam ndjekur kursin e aktrimit, baletit, pikturës, violinës, modelingut, muzikës (kam kënduar në shkollë) dhe basketbollit. I pari që kam ndjekur që në moshën 3 vjeçare është baleti. Më pëlqejnë lëvizjet e reja, kërcimet dhe janë të bukura ushtrimet. Kërcimi që më ka bërë më shumë për të qeshur ishte ora kur mësuam makarenën. Kërcimet moderne janë të preferuarat e mia. A ktrimin e kam filluar 2 vite më Takimi me Ermalin ishte i Kam marrë pjesë në një parë. Roli i parë ishte këndshëm, por pak për të emision për fëmijë “The truth “Bukuroshja e Fjetur” ku unë qeshur, sepse ai mi hëngri të detector” me drejtues luajta rolin e princeshës. gjitha kikirikët (pjesë e filmit). Donaldin. Më pëlqeu Shfaqja u dha përpara Pjesa që kam qeshur më pjesëmarrja në emision sepse prindërve. Roli tjetër ishte shumë është kur mami im në ishte për të qeshur dhe aty “Dreka Solemne”, ku unë kisha rol e gjuan Danin (Ermalin) me mund të tregoja më shumë për rolin e nënës. Më ka pëlqyer ky çantë disa herë. Aktrimi më veten. Pjesa më e veçantë rol. E fundit shfaqje ishte pëlqen sepse çdo ditë kam nga është kur babi im thotë që “Familja” ku unë luajta rolin e një rol të ri. macja flet, ndërsa unë e njerkës. Gjatë këtij kursi unë kundërshtoj. kam pasur mundësi të zgjidhem për të luajtur një rol \"Unë jetoj mes aktrimit, këngës, kërcimit në serialin “Hot” të Ermal dhe dëshirave të shumta\" Mamaqit. Klubi i fëmijëve |  8

DËSHIRAT E MIA FËMIJËT DHE KUJDES FËMIJËT REALITETI Kam marrë pjesë edhe në Kjo ndodh sepse prindërit i emisione të tjera si pjesë e Unë mendoj se një pjesë e lënë fëmijët në rrugë. Fëmijët kursit të modelingut ku kam fëmijëve dhunohen dhe kjo folur për stilin e veshjes dhe është e padrejtë. Të rriturit nuk duhen dhunuar, nuk veshjet që qep teta Suela duhen gjuajtur me shpullë. duhet të marrin masa që Askush nuk ka të drejtë të Braimllari. fëmijët të jenë të lumtur. Një prekë me dorë një fëmijë. Kurset e tjera kanë qenë herë në një rrugë pashë një Shprehjet që kam inat janë: zgjedhje të miat. Basketbolli burrë që e tërhiqte me forcë “Mbylle ore gojën se na panë mendoj se është një hobi, nuk për krahu një djalë të vogël, të gjithë”, “do të të fus në dru” di të them nëse do jem e ndërsa ai kërkonte më zë të suksesshme në këtë fushë, “pusho o fëmijë i por për mua është argëtim. lartë ta lëshonte. padurueshëm\". \"Në rrug ë shoh shpesh fëmijë të zbathur që kërkojnë lekë në lokale, pastiçeri edhe nëpër hyrjet e pallateve. Më vjen shumë keq për ta. Fëmijët duhet të gëzojnë dhe të kenë hare në familje dhe shoqëri\" ” |  9

NE ECIM ME KOHËN PROGRAMI AFTER SCHOOL Kurse për fëmijë 2 herë në javë: ORË STUDIMORE TË NDARA Mësime dhe argëtim - Angjisht SIPAS GRUPEVE. për fëmijët - Gjermanisht KONSULTIME NË LËNDËT E - Frengjisht SHKOLLËS. Për të gjitha grup moshat - Italisht e shkollës 9 vjeçare. Çdo - Gjuhë Shqipe ditë nga e hëna në të Mësime kompjuteri: - Matematikë premte bëjmë detyrat e Windows - Biologji shtëpisë sipas programit Word - Letërsi specifik. Exel - Fizikë Powerpoint - Kimi Internet Paint PROGRAMI PËRFSHIM: Kodim Scratch -Të mësojmë duke u zbavitur Klubi i fëmijëve |  10 - Përgatitja e detyrave të shtëpisë -Komunikim në anglisht - Ushqim katering - Këndi i leximit - Luriozitete - Meditim - Vizatim Adresa: Rruga e Kavajës pranë Mini bashkisë nr.10

DELISA Unë quhem Delisia Berukas. Jam 9 vjeçe dhe studioj në qendrën pas shkolle \"Keon Center\". Mua më pëlqen shumë të këndoj dhe kam marrë pjesë në disa koncerte. Hobi im është edhe kërcimi. \"MENDOJ SE NE FËMIJËT DUHET TË DËGJOHEMI KUR JAPIM MENDIMET TONA DHE TË RESPEKTOHEMI NJËSOJ SI TË RRITURIT\" VISAR Unë quhem Visar Luli dhe jam 7 vjeç. Jam në klasën e parë dhe kur të rritem dua të bëhem doktor ose pilot. Më pëlqen të mjekoj njerëz kur janë të sëmurë. Në të njëjtën kohë ëndrra ime është të udhëtoj në hapësirën e pafundme në qiell e të bëj që njerëzit të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të botës. Gjithashtu më pëlqen të ha në mënyrë të shëndetshme. Gjërat që konsumoj më shumë janë frutat dhe perimet. Më pëlqen të merrem me sport. Talenti im është piktura. Më pëlqen shumë peizazhi që natyra ta ofron bashkë me mrekullitë si uji, pemët, malet etj. Pikturoj gjithmonë kur kthehem nga shkolla. Unë kam marrë pjesë edhe në një film dedikuar Autizmit ku isha në rolin e fëmijës me autizëm. Me ndihmën e familjes dhe të afërmve ai arriti të socializohej me fëmijët e tjerë. Në kohën e lirë më pëlqen të udhëtoj me prindërit. Dëshiroj të shikoj gjithë botën. \"UNË DUA QË TË DREJTAT E FËMIJËVE TË ZBATOHEN KUDO DHE PËR TË GJITHË\" |  11

AJLA Unë quhem Ajla Bogdani. Jam 7 vjeçe. Jam shumë e talentuar në balet dhe pikturë. Dëshira ime është të bëhem doktoreshë. Jam shumë e lumtur që jam nxënëse e \"Keon Center\" dhe i falënderoj dhe i dua shumë mësueset e mia. \"GËZUAR TË GJITHË FËMIJËVE 1 QERSHORIN DHE QOFSHIN GJITHMONË TË LUMTUR\" GLORIA Unë quhem Gloria. Unë nuk ju njoh por ju mund të zbuloni pak mbi mua. Jam një vajzë e vogël dhe të tjerët më cilësojnë të gjatë për Klubi i fëmijëve |  12 moshën që kam. Kam flokë ngjyrë kafe dhe të drejtë, sy të thellë, të shkruar dhe buzë të kuqe, rrumbullake porsi qershi. Edhe pse një vajzë e brishtë, unë gjithnjë përpiqem të përballem e vetme me situata të ndryshme pasi më pëlqen sfida. Më pëlqen të njoh miq të rinj dhe të mësoj gjëra të reja prej tyre, por mbi të gjitha gjëja që pëlqej më shumë është të jetoj periudhën më të bukur në të cilën ndodhem: \"Fëmijërinë\". Kam zbuluar plot gjëra që më pëlqejnë. Një ndër to është të mësoj mirë gjuhën angleze të cilës i kushtoj një kohë të veçantë nga dita ime. Më pëlqen të vizatoj ndaj përpiqem të shpreh veten nëpërmjet ngjyrave të ndezura pasi ato përfaqësojnë gjallërinë time. Më pëlqen shumë edhe muzika, të kërcej dhe të shijoj tingujt e saj. Por gjëja ime e preferuar dhe do të mbetet për një kohë të gjatë e tillë, është të shpenzoj kohë me familjen time të shtrenjtë, me mamin, babin, vëllanë dhe gjyshen. Fëmijët janë gjëja më e shtrenjtë në jetë, kështu na drejtohen të gjithë edhe pse shpesh e harrojnë sesa të vlefshëm jemi, harrojnë edhe të drejtat tona. \"ËSHTË E VËRTETË QË S’MUND TË NDIHMOJMË ÇDO FËMIJË KUDO NË BOTË, POR TË PAKTËN MUND TË BËJMË NJË PËRPJEKJE PËR ATA PRANË NESH\"

LEON Unë quhem Leon Paloka, 7 vjeç. Talenti im është SIBEL sporti i mundjes. Kur të rritem dua të bëhem një ALBI pilot i zoti. Më në fund jemi në muajin Qershor. Atmosfera festive ndihet kudo mes ne fëmijëve. Na presin shumë ditë të hareshme ku do të luajmë me miqtë. Do të qeshim me shakatë e njëri tjetrit dhe do të luajmë sporte të ndryshme. \"I UROJ TË GJITHË FËMIJËVE DHE MIQVE TË MI NË VEÇANTI, GËZUAR 1 QERSHORIN\" Unë Sibel Suvarija. Jam 9 vjeçe. Mua më pëlqen të kërcej dhe të këndoj. Unë studioj në \"Keon Center\". Kohën e lirë e kaloj duke luajtur me shoqen time. \"I UROJ TË GJITHË FËMIJËT TA KALOJNË SA MË BUKUR KËTË 1 QERSHOR\" Unë jam Albi dhe jam 12 vjeç. Jam nxënës i qendrës pas shkolle \"Keon Center\". Hobi im është futbolli. E luaj në çdo vend që kam mundësi. Futbollin e kam edhe talent dhe ëndrra ime është të bëhem futbollist me famë botërore. Do doja shumë të luaja në \"Camp Nou\" një nga stadiumet madhështor dhe fantastik. Sigurisht që kam dëshirë të takoj dhe futbollistët më të njohur. Pozicioni im është mbrojtës i majtë dhe skuadra ime quhet \"Etien Football Academy\". Ajo është familja ime e dytë me të cilët jam rritur duke luajtur futboll. Të gjithë fëmijët janë shumë të shenjtë për prindërit e tyre. \"DUA T' I UROJ TË GJITHË FËMIJËVE KUDO NË BOTË GËZUAR 1 QERSHORIN\" |  13

STIVEN Unë quhem Stiven Lila dhe jam në klasë të tretë. Pasioni im më i madh është futbolli. Kur isha i MARLEN vogël ëndërroja që prindërit të më regjistronin në këtë sport. Tani unë bëj pjesë në klubin KF Tirana ELJO dhe jam shumë i lumtur. Shpresoj që një ditë të jem futbollist i mirë dhe profesionist. Klubi i fëmijëve |  14 \"UROJ QË TË GJITHË FËMIJËVE T'U PLOTËSOHEN DËSHIRAT\" Une quhem Marlen Lici, 7 vjeç. Shkoj në shkollën \"Avni Rustemi\". Më pëlqen të lexoj dhe të luaj lojëra që të më zhvillojnë horizontin. Ëndrra ime kur të rritem është të bëhem doktor dhe të shëroj njerëzit. Sporti që pëlqej është futbolli. Gjithashtu më pëlqen të dëgjoj muzikë. Jam fëmijë i dashur me shokët dhe shoqet. Pas shkollës shkoj në \"Keon Center\" për të mësuar dhe jam shumë i kënaqur. \"GËZUAR 1 QERSHORIN FËMIJË KUDO QË JENI\" Unë jam Eljo Reka dhe jam 5 vjeç. Këtë vit unë po mbaroj parashkollorin sepse në fillimin e vitit të ri shkollor futem në klasën e parë. Mua më pëlqen shumë të shkoj në shkollë sepse përveç se mësoj edhe argëtohem shumë me shokët dhe shoqet. Në kohën e lirë unë lumturohem shumë kur bëj udhëtime me mamin dhe babin. Më pëlqen shumë koha që kaloj me ta dhe vendet e reja që eksplorojmë. Unë do të doja që kjo botë të jetë më e bukur që njerëzit të mos bullizojnë, të falin dashuri dhe përkujdesje. \"PËR 1 QERSHORIN UNË DO TË DOJA SHUMË QË PËRVEÇ FESTAVE TË BËHEN DHE MARSHIME PËR T'I THËNË JO DHUNËS DHE ABUZIMIT NDAJ FËMIJËVE\"

JOHANNA Jam Johanna Alimehmeti. Jam 8 vjeçe dhe jam BOIKEN në klasën e II në shkollën \"Avni Rustemi\". Çdo ditë ITAN shkoj në qendrën \"Keon\". Atje mësueset janë të përkushtuara. Ato na mësojnë dhe na organizojnë lojëra të ndryshme. Aty kam njohur shumë shoqe dhe shokë të mirë. Gjatë kohës së lirë më pëlqen të lexoj libra dhe të dëgjoj muzikë. Sporti im i preferuar është noti. \"GËZUAR ÇDO DITË FËMIJË\" Unë jam Boiken 7 vjeç e gjysmë. Këtë vit përfundoj klasën e dytë në shkollën \"Avni Rustemi\". Në shtëpi ndihem i përkëdhelur nga prindërit e mi. Kam shumë dëshirë të këndoj dhe vizatoj. Frekuentoj sportin e tenisit prej 2 vitesh. Jam fëmijë i qeshur me shokët dhe njerëzit përreth. Që kur isha në klasën e parë shkoj në qendrën \"Keon\". Aty kryej detyrat dhe argëtohem. \"I UROJ FËMIJËVE 1 QERSHOR TË GËZUAR\" Unë quhem Itan Konomi dhe jam 6 vjeç. Dashuria ime më e madhe është motra ime Chiara 2 vjeçe. Unë kujdesem për motrën dhe luajmë bashkë. Në kohën e lirë shkoj në kurs basketbolli. Jam bërë një basketbollist i vërtetë. Këtë vit fillova të mësoja shkronjat dhe numrat me mësuese Sigin te qendra \"Keon\". Kam mësuar të gjitha shkronjat e alfabetit dhe tani shkruaj edhe emrin tim. Aty kaloj kohën më të madhe ku mësoj, luaj dhe argëtohem. Sigurisht që kam zënë shumë shokë dhe shoqe. \"FËMIJË JU UROJ VETËM GËZIME SA MË SHUMË\" |  15

Letër fëmijëve të mi Hej beba, tani që po shkruaj ndjej një rrahje zemre, ndjej një buzëqeshje me veten pasi ju e dini se si ndjehem unë kur më duhet të shprehem për ju... Kalendari shënon festën e 1 Qershorit, festës ku ndjehen dukshëm buzëqeshjet, llastimet, përqafimet, ku çdo fëmijë meriton më të mirat, ngrohtësi, buzëqeshje, dhurata. Mbi të gjitha fëmijët meritojnë fëmijërinë. Teksa mora lapsin për të shkruar këto rreshta ndaloj, mendohem, emocionohem, buzëqesh dhe mendoj. Cili është motivi i jetës sonë, për çfarë kemi ardhur në këtë botë? Unë përgjigjen e kam gjetur në momentin kur pazëlli i jetës time është formuar, kur kraharori dhe duart e mia u mbushën me ekzistencën tuaj… Ndoshta s’jam mami perfekte beba, ndoshta me vete mendoj që duhet të arrij më shumë me ju, por për mua ju jeni perfeksioni im, vetvetja që unë dua. Beba, mama ka shpirtin, ka ekzistencën e vet plot, kam ngjyrat më të bukur të jetës që Zoti më ka falur. Mama është me ju për ju në çdo hap që do të bëni dhe jo vetëm. Lumturia për ne jeni ju! Lumturia për ne është të gëzoni shëndet dhe mbi të gjitha të jeni njerëz të mirë. Kam kohë që ju kam thënë se në këtë botë s’ka princër e princesha. Në këtë botë, jashtë mureve të ishullit tonë është një botë ku duhet herë të mbijetojmë, të luftojmë me dijen duke mësuar pa ndalim. Ky qershor vjen paksa më ndryshe. Në këtë qershor ndjehet aroma e bebit në shtëpinë tonë. Në këtë qershor ju festoni me njëri tjetrin dhe mamës i qeshin sytë nga ju. Katalea ti je tringëllima e shpirtit tim. Me ty kuptova që në këtë jetë me kishte munguar një shoqe, më kishte munguar plotësimi im. Gëzuar mendja ime e bukur! Gëzuar e gëzofsh gjithmonë duke buzëqeshur dhe sytë e tu të jenë plotë dritë përherë! Bjuris dielli, gëzuar festën njeriu më i paqtë. Uroj që fëmija që ke brenda vetes kurrë mos të mungojë. Mos ndrysho sepse njerëz si ti i duhen kësaj bote. Shikimi dhe qetësia jote flasin për një njeri që do bëhet dikush në të ardhmen. Lum, unë e di që shumë shpejt do t'i lexosh këto rreshta. Edhe ti je plotësimi më i bukur që pa kuptuar na mungonte. Gëzuar 1 Qershorin e parë o dritë! Gëzuar 1 Qershorin beba! Jestofshi gjatë dhe drita vezulluese në shikimet tuaj mos t’ju mungojë. Jetofshi e mbretërofshi me dijet në këtë botë! Mama ju ka rreze dielli! Kenia Nikoçi Azemi Klubi i fëmijëve |   16

Dhurata më e bukur Nga Adelina Mamaqi Genta kishte ditëlindjen. Shoqet kishin menduar me njëra tjetrën disa ide për dhurata shumë të bukura. Secila kishte një ide se ku mund ta blinin dhe si mund ta paketonin këtë dhuratë. Vetëm Merita rrinte e heshtur. Dukej vërtetë shume e trishtuar. Mësuesja e vuri re, e mori mënjanë dhe donte të fliste me të. Merita i tregoi se prindërit i kishte pa punë dhe nuk mund t’u kërkonte para për dhuratë sado e lirë mund të ishte. Gabohesh, - e bindi mësuesja, - dhuratën më të bukur për Gentën ti mund ta japësh. Mbaj mend që më ke thënë se në shtëpi ke mbjellë dy vazo me zambakë? Vajza pohoi me kokë. Mësuesja i përkëdheli flokët dhe shtoi: Dhuratë e shtrenjtë është ajo që jepet me zemër dhe jo me para. Në festën e ditëlindjes Genta u mahnit nga zambakët e porsaçelur. E vuri vazon në mes të tryezës, e puthi Meritën dhe i tha: -Sa dhuratë të bukur më ke sjellë! |  17

DEA PËRSHËNDETJE \"DO DOJA QË TË GJITHË FËMIJËT NË Unë jam Dea Bushi dhe 1 QERSHOR TË FESTOJNË\" jam 8 vjeçe. Unë jam nxënëse në shkollën \"Konferenca e Pezës\" në Tiranë. Unë kam shumë dëshirë të merrem me art, sidomos me pikturë e muzikë. DËSHIRAT Me shumë dëshirë pikturoj peizazhe me ngjyra të ngrohta sidomos stinën e pranverës dhe verës. Përmes revistës \"Klubi i fëmijëve\" kam dëshirë të ndaj me fëmijët disa nga vizatimet dhe pikturat e mia. HOBI Hobi im është leximi. Disa nga librat që kam lexuar janë: \"Matilda\", \"Mbretëria sekrete\", \"Sekreti i binjakëve\" etj. Më pëlqen të vishem bukur dhe me ngjyra. Klubi i fëmijëve |  18

\"1 QERSHORI ËSHTË FESTA E TË GJITHËVE\" 1 QERSHORIN UNË E FESTOJ ME SHOKËT DHE SHOQET E MIA TË KLASËS NGA LIQENI. ATJE KËNDOJMË KËNGË, VIZATOJMË DHE BËJMË FOTO. FËMIJËT Unë mendoj se fëmijët duhet të jenë të gjithë të barabartë dhe mos të ketë fëmijë të varfër. Më vjen keq për fëmijët që kanë vështirësi ekonomike, që nuk kanë kushte për të blerë ushqime, libra, lodra. DËSHIROJ Do doja që të gjithë fëmijët në 1 Qershor të festojnë dhe gëzojnë, të luajnë dhe të kenë vetëm lumturi. Sikur të kisha mundësi që të gjithë fëmijëve të varfër t'i dhuroja ushqime dhe lodra. |  19

RUBRIKA “LIBRI I MUAJIT” Nga Noel Beqiraj Përshëndetje, Nga unë Noeli, autori i rubrikës “Libri i Muajit” në revistën “Klubi i Fëmijëve”. Rubrika do të shërbejë si një mënyrë bashkëbisedimi me ju fëmijë bashkëmoshatarë si dhe lexuesit në përzgjedhjen e librave për t’u lexuar. Vera erdhi, stina që ne fëmijët me zor e presim. Ajo vjen së bashku me sugjerimet për librat e bukur që na falin ndjesi e paharrueshme. Libri i muajit titullohet: ‘Nikolasi i vogël në pushimet verore”, e shkruar nga Goscinny Sempé, përkthyer nga Adriana Koxha. Kur vjen vera, e para gjë që mendojmë janë pushimet, apo jo? Ja si i kaloi Nikolasi i vogël pushimet e tij verore. Nikolasi është një fëmijë që bën shumë aventura të papara me shokët dhe familjen e tij. Çdo ndodhi ku ai merr pjesë është komike dhe të shkrin gazit. Çdo vit mami i tij zgjedh ku do t’i kalojnë pushimet verore, por këtë vit ndodhi ndryshe, ishte babi ai që zgjodhi udhëtimin. Do të shkonin në jug, tek një vilë me qira e cila kishte edhe plazhin e saj. Të gjithë besonim që do të ishin pushimet më të papara! Kur arritën, vendi ishte jo i gjithi siç tregohej në gazetë, por gjithsesi, ishte vend fantastik. Sapo shkuan, hapën valixhet sistemuan gjërat dhe vrullshëm dolën në det. Ditët e para kaluan hatashëm, plazhi, pishina dhe mrekullitë e verës, por dita e fundit u katranos pak. Tregimet e Nikolasit flasin për lojrat dhe aventurat që ne na Pushimet ndodhin shpesh, por na duken si gjëra të zakonshme. Libri ka verore i aftësi të jashtëzakonshme tregimi ku çdo ngjarje e kthen në një aventurë komike dhe plot fantazi fëmijërore. Shkrihesh së zbukuron qeshuri kur lexon se si një lojë e zakonshme në plazh, hapja e gjithmonë gropave të rërës ngatërrohet me rojën e plazhit dhe aty plas leximi dhe ky një zënkë verore. Zënka verore unë quaj ato që nisin kot, është një libër mbarojnë shumë shpejt dhe personat kthehen në miq. Por si do të shkojë zënka mes rojës dhe babait të Nikolasit? Pasi që duhet kalojnë disa ditë në shtëpinë e plazhit, aventura vazhdon në lexuar gjatë kampin veror. Nikolasi dhe miqtë merren me aktivitete dhe sporte të ndryshme. Nikolasi bën shumë aventura në kampin verës. veror. Dëshironi t'i zbuloni? Merreni librin dhe kudo që të jeni me pushime verore, lexojeni, sepse është një libër shumë komik dhe shumë i bukur. Mesazhi: Pushimet verore zbukurohen me pak humor. Klubi i fëmijëve |  20

KËSHILLA PEDIATRIKE Çrregullimi Pica KEMI DËGJUAR SHPESH PËR FËMIJË QË KANË DËSHIRË TË HANË SUVATIMIN E MUREVE, BALTË, RËRË, FLOKË, RROBA ETJ,. PËRSE NDODH KJO? Ky çrregullim përfshin 10% të fëmijëve të Mos harroni: Zerina Sheme moshave 1-7 vjeç, të cilët karakterizohen nga Nevojat për ZINK (Pediatre) dëshira të pakontrolluara dhe këmbëngulëse për të ngrënë gjëra jo të ngrënshme. të kësaj grupmoshe Shkaqet: Mendohet se shkaqet kryesoret janë këto: 1-Defiçenca ushqyese. P.sh., për zink, llogariten në 2-3 mg në ditë. kalcium dhe hekur. 2- Probleme të zhvillimit, si, vonesa mendore, autizmi, çrregullime të tjera Zinku është një nga mineralet më të dobishme të zhvillimit ose anomali të trurit. 3- Reagim ndaj stresit apo presioneve që fëmija përjeton. për shëndetin dhe sisZteemrinn a Sihmeumnitear. 4- Mekanizëm kompensues nëpërmjet të cilit fëmija kënaq instinktin e futjes së gjërave në Pamjaftueshmëria e zinkut pr(ePked2iamtrielia) rdë gojë. njerëz në botë. Por përse është i rëndësishëm Studimet tek fëmijët 0-5 vjeç kanë treguar se 50% e fëmijëve shfaqin një nivel të zinku? Zinku është thelbësor për aktivitetin e të hemoglobinës më të ulët se norma. Trajtimi: Nëse pica ndodh si reagim ndaj paktën 300 enzimave. Hekuri jepet 4-5 mg/kg stresit, prindërit duhet të mundohen të kuptojnë dhe të shmangin faktorët e stresit e ta peshë në 24 orë, me stomakun bosh. Preferohet ndihmojnë fëmijën ta çlirojë stresin në forma të tjera, një prej të cilave do të ishte të luash me në drekë 2 orë pas ushqimit e shoqëruar me të. Kur pica ndodh si mekanizëm kompensues i kënaqësive orale të fëmijës, atëherë vitaminë C. Kalciumi gjendet me bollëk tek mundohuni t’i ofroni fëmijës alternativa të tjera si biberonin në rastin e foshnjave, apo diçka bulmeti prandaj nuk është e nevojshme të tjetër të padëmshme që fëmija mund ta mbajë në gojë. shoqërohet me suplemente të farmacisë. Këshilla: Nëse shqetësimi vjen duke u rritur atëherë duhet të drejtoheni tek mjeku për të Ushqimet më të pasura me hekur janë mishi i parë nëse fëmija ka defiçenca ushqyese. Trajtimi nëpërmjet teknikave të sjelljes, do t’ju viçit, perimet jeshile. Zinku ndodhet në ndihmojë të zhdukni sjelljen e padëshiruar të fëmijës. Mjeku do të bëjë një analizë të gjakut prodhimet e detit, mishi në përgjithësi, frutat e komplet dhe mund të përshkruajë recetë nëse është e nevojshme. thata, kakao, farërat si lule dielli, fara kungulli etj. Këshilla: Nëse ushqeheni me të gjitha perimet, frutat e stinës, bulmetin, mishin do të keni një trup të shëndetshëm dhe të fortë. |  21

Një mami si KRENITA SI ËSHTË NJË DITË E ZAKONSHME E MAMI KRENITËS? Dita ime nis ashtu si dita e çdo nëne. Secila prej nesh përpiqet të bëjë më të mirën e mundshme për menaxhimin e kohës në mënyrën më të mirë të mundshme, për t’u përkushtuar familjes, fëmijëve dhe pa lënë mënjanë edhe angazhimin në fushën profesionale. Një pjësë të kohës sime ja kushtoj vajzës, në mirëdukimin e saj dhe në nxitjen e dëshirës për dijen. CILAT JANË VLERAT QË NGULMON MË SHUMË PËR T’JA NXITUR VAJZËS? Vlerat që ngulmoj më së shumti janë: të jetë gjithmonë e sinqeritë në familje dhe në shoqëri, të thotë gjithmonë të vërtetën, të përkrahë shokët dhe shoqet, të dëgjojë shumë dhe të flasë pak, si dhe këtë dëshirë të lexojë dhe të mësojë shumë libra, pasi aty ajo do të mund të gjejë përgjigje të cilat do t’i vlejnë për jetën e saj. Synoj gjithashtu të nxjerr në pah vlerat e bukura te personaliteti i vajzës time, me qëllim kultivimin dhe forcimin e sigurisë dhe besimit në vetveten e saj. Klubi i fëmijëve |  22

\"FAMILJA PËR MUA ËSHTË GJITHÇKA. AJO ËSHTË NJË MELODI E BUKUR, KU SECILI NGA ANËTARËT E SAJ KA NJË ROL TË VEÇANTË DHE TË PA ZËVËNDËSUESHËM. FAMILJA ËSHTË BURIM I PAQES, MIRËSISË DHE DASHURISË\" C I L A T J A N Ë A K T I V I T E T E T Q Ë Z H V I L L O N M E VAJZËN? Prej disa vitesh vajza ime është e angazhuar në një emision radiofonik në një nga radiot e Tiranës. Ajo ndjehet shumë mirë dhe unë po ashtu. Kjo do ta ndihmojë atë të jetë sa më e përfshirë në dëshirën për të mësuar gjëra të reja si edhe të çojë deri në fund një punë që ndërmerr sot dhe në të ardhmen. Ky emision e ndihmon atë të pasurojë fjalorin dhe i mëson të dëgjojë dhe të flasë me një gjuhë të kuptueshme për fëmijët që e dëgjojnë. Gjithashtu për të pasur një të folur sa më fluide në gjuhën angleze dhe që do t’i shërbejë po ashtu për të ardhmen e saj. Njëkohësisht vajzën e kam angazhuar edhe në një kurs për mësimin e gjuhës së huaj. CILI ËSHTË FOKUSI NË EDUKIMIN E VAJZËS? Fëmijët janë padyshim një dhuratë e madhe nga Zoti për të gjithë prindërit dhe duhet të jemi falënderues që jemi bekuar me fëmijë, djem apo vajza. Ne duhet të mendojnë për fëmijët tanë si një thesar i tillë para të cilëve të gjitha burimet e pasurisë, nuk kanë kuptim dhe vlerë. Unë jam një nënë e bekuar me vajzë dhe jam me shumë fat. Vajza është dritë, ëmbëlsi paqe dhe na fal shumë dashuri. Çdo buzëqeshje e saj më mbush me dritë dhe çdo sukses i saj në shkollë më bën krenare. Gjatë përditshmërisë sonë dhe kohës që kalojmë me njëra–tjetrën përpiqem t’i mëkoj ndjenjën e paqes, durimin, zemërgjërsinë, respektin ndaj të tjerëve por edhe vetës së saj, vlerësimin për të tjerët, por edhe për vlerat e saj. Përpiqem t’i përçoj edukatën e mësuarit, të lexuarit dhe të menduarit. Dija është e pafund dhe është një nga gjërat më të rëndësishme që ne si prindër duhet tua edukojmë fëmijëve tanë si një mënyrë për t’i bërë ballë sfidave të jetës. |  23

ALEKS Gëzuar 1 Qershorin \"FËMIJË, NDIQNI ËNDRRAT TUAJA\" Unë jam Aleks Sejati, jam në klasën e pestë në shkollën 'Protagonistët'. Jam i lumtur që do ndaj me ju pasionet e mia më të mëdha që janë piktura, basketbolli dhe shahu. Si një fëmijë unë mendoj se është e rëndësishme të ndjekim ëndrrat tona dhe të jemi të lumtur. Klubi i fëmijëve | 24

Dëshirat dhe koha ime e lirë Në kohën e lirë më pëlqen të pikturoj. Ndër të tjera më pëlqen të pikturoj më shumë peizazhet e vendit tim dhe portrete. Dua që një ditë të arrij të bëhem një piktor i famshëm dhe pikturat e mia t'ja dhuroj shtëpive sociale që kujdesen për fëm ijët në qytetin tonë. Një pasion tjetër që unë kam shumë për zemër është Basketbolli. Luaj katër herë në javë me Klubin 'Ivaders'. Unë mendoj se çdo fëmijë duhet të ndjekë një pasion që e bën atë të lumtur dhe të gëzuar. Përveç këtyre pasioneve, dua të shtoj se më pëlqen dhe muzika dhe i bie kitarës. Dua të falënderoj shumë prindërit e mi dhe vëllanë tim më të madh, që më kanë dhënë lirinë e mbështetjen për të ndjekur pasionet e mia. Dua që çdo prindër të nxisë dhe mbështesë fëmijët e tyre që të ndjekin ëndrrat që ata kanë. |  25

ÇFARË TË BËJMË SOT NË SHTËPI? Ide për aktivitete praktike nga The Kids Corner Në numrin e kaluar ju tregova disa ide shumë praktike sesi fëmijët të mësojnë shkronjat dhe nëse nuk kanë dëshirë të përdorin lapsin. Në këtë numër mendoj t'ju tregoj disa ide praktike për të mësuar dhe luajtur me numrat. Këto ide mund t'i përdorni me fëmijët nga mosha 2.5-5.5 vjeç. Mbani mend se për të mësuar diçka të re, ka shumë mënyra, ndaj përpiquni të gjeni të duhurën për fëmijën tuaj, dilni jashtë kornizës tradicionale të të mësuarit. Zgjidhni mënyrën që i përshtatet Argëtohuni fëmijës tuaj më shumë për të Praktikoni mësuar MBANI MEND: Baza e çdo aktiviteti me qëllim mësimi, duhet të jetë argëtimi i fëmijës, zgjimi i interesit të tij dhe dëshirës për të provuar sërish. Plastelina - mendoj se është një nga elementet që nuk duhet të mungojë në shtëpi ose pse jo dhe kur dilni. Përveç aktiviteteve të shumta që zhvillohen me të, për numrat mund ta përdorni për t'i shkruar ata. Në një fletë të bardhë shkruani numra dhe më pas inkurajoni fëmijën që me anë të plastelinës të krijojë formën e numrit. Këto janë disa ide, por mund të gjeni dhe përdorni dhe shumë të tjera. Mos harroni, jepini kohën e duhur fëmijës dhe siguri që të jetë i suksesshëm. Klubi i fëmijëve |  26

Gotat dhe kopsat- merrni disa gota plastike ose mbajtëse të vogla keku dhe shkruani numrat në secilën prej tyre. Më pas sipas numrit përkatës, inkurajoni fëmijën të vendosë në secilën prej mbajtëseve të vogla sasinë e saktë të kopsave shumëngjyrëshe. Kështu, jo vetëm njeh numrat, por dhe vlerën e tyre. MOPESRKFEËKRSKIOONNI! Pica - Fëmijët i kanë shumë qejf picat. Merrni një karton dhe inkurajoni fëmijët ta presin me gërshërë në formë rrethore. Bëni dy të tilla si në foto. Mund ta vizatoni ju rrethin. Më pas ndajeni rrethin në 6 pjesë duke shënuar mbi çdo pjesë numra nga 1- 6 ose mund t'i shkruajë fëmija juaj. Për rrethin e dytë inkurajoheni fëmijën ta presë me gërshërë 6 pjesët në formë trekëndëshi. Në secilën prej këtyre pjesëve duhet të vizatojë rrathë të vegjël (si domate). Nëse trekëndëshin e parë do ta vendosë te numri 1, do të vizatojë vetëm një fetë domate. Nëse do ta vendosë te pjesa me numër 5, do të vizatojë 5 feta domate dhe kështu me radhë. NËSE TENTATIVA E PARË NUK REZULTON E SUKSESSHME JEPINI SIGURI FËMIJËS TË PROVOJË SËRISH |  27

BABI DHE DJALI NXËNËSI DHE MËSUESI -Babi, më blej një bori lodër, - i'u lut disa herë Xhoeli. Mësuesi po i ndëshkonte -Jo, se do t’i biesh gjithë ditën e nuk do pushosh... dy nxënës që kishin -Jo, o babi, do të jem i kujdesshëm. Do t’i bie borisë, vetëm kur ardhur në klasë pa të jesh duke fjetur. detyrat e shtëpisë. Ai i'u tha: DËFTESA LEKËT -Shkruajeni emrin tuaj Atë ditë që do ndaheshin nga njëqind herë në dëftesat e shkollës, babai i -Çfarë i bëre lekët që t’i fletore! thotë djalit: - Në qoftë se dhashë sot në mëngjes?! - Mirë o mësues, tha njëri dëftesa është me nota të - pyeti i ati Eslin. prej tyre. Nëse shoku im mira, për çdo notë do të -Ia kam dhënë atij të duhet ta shkruajë njëqind jap njëmijë lekë. moshuari. -Të lumtë! Po herë, mua më duhet ta Pas shkolle, djali erdhi me më trego cilit të shkruaj tridhjetë herë... një frymë dhe i tha: moshuar? - Përse?! Habitet - Baba, je me fat, s’ke për -Ja, atij që shet me mësuesi. të bërë shumë harxhime tavolinë biskota, patatina, -Sepse emri i tij është Eni këtë vit. byrekë... ndërsa emri im është Maksimiliano. GAZMORE Klubi i fëmijëve |  28

NA KONTAKTONI Phone: 00355 69 4000 330 Email: [email protected] om Web: www.kidslead.al “Biznesi im, 6 hapa drejt rezultatit\" Materialet didaktike për realizimin e projekteve ofrohen – përfshin 6 të shtuna dinamike dhe plot njohuri të nga KidsLead. strukturuara kushtuar krijimit të një produkt biznesi. Gjatë modulit secili student punon me libër të Pjesëmarrësit në kursin \"Hyrje në Biznes\", do të përpiqen përsonalizuar të vedosur në dispozicion nga KidsLead. të modelojnë kompaninë e tyre. Ata do të mësojnë t'u Në përfundim të trajnimit çdo nxënës pajiset me kushtojnë vëmendje detajeve të nevojshme që do t’u certifikatë nga partneri ynë ndërkombëtar “MBA Kids japin mundësinë që ideja e tyre të dallojë nga ajo e të International”. tjerëve. Baze e mësimdhënies është analiza, kuptimi dhe shpjegimi i dukurive dhe jo riprodhimi i informacionit. Ne duam të nxisim të mësuarit kritik dhe kreativ. NË FUND TË MODULIT FËMIJËT DO TË ZHVILLOJNË AFTËSI SI: Sipërmarrja: krijimtaria, kurioziteti, imagjinata, gjenerimi i ideve, inovacionet, vetë-shprehja, kërkimi i zgjidhjeve jo standarde etj. |  29

NOTON APO ZHYTET Klasifikoni figurat sipas faktit nëse ato notojnë apo zhyten në ujë. NOTON ZHYTET Klubi i fëmijëve |  30

41 42 43 40 44 Fillo 10 11 12 39 45 9 13 38 14 37 46 8 47 17 15 36 48 Fund 35 49 26 16 34 50 62 33 51 61 3 4 5 17 21 20 19 18 22 32 52 60 23 31 53 59 24 30 54 58 25 26 27 28 29 55 56 57 |  31

Psikologjia e fëmijës “Libri im” Libri me 40 fletë pune të ndara në këto rubrika: - Vetja ime (marrëdhënia personale, familjare dhe sociale) - Emocionet (Të njohim dhe emërtojmë emocionet) - Kufiri personal (publike/private) - Rreziku (rastet emergjente, bullizmi) - Shëndeti fizik (ekuilibri trup dhe mendje) - Sugjerime për aktivitete në familje KLUBI I FËMI JËVENëse dëshironi që edhe fëmijët tuaj të marrin pjesë në numrin e ardhshëm të revistës, ose doni të reklamoni një biznes që lidhet me nevojat e fëmijëve kontakto: [email protected] 600 lekë/6 Euro


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook