Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Revista "KLUBI I FËMIJËVE" Nr. 15, Shkurt, 2022

Revista "KLUBI I FËMIJËVE" Nr. 15, Shkurt, 2022

Published by Marsi Simo- Qendra "Klubi i Zhvillimit", 2022-02-01 17:00:40

Description: Revista "Klubi i fëmijëve" vjen për muajin shkurt me një tematikë shumë të rëndësishme për sa i përket teknologjisë. Fëmijët pjesëmarrës në revistë ndër të tjera kanë treguar se si është mënyra më e mirë e kalimit të kohës përmes zhvillimit të talentit. Në këtë mënyrë të gjithë fëmijët e tjerë që do të lexojnë revistën do të kenë mundësi të nxiten drejt aktiviteteve reale, por edhe për ta përdorur internetin në mënyrë të sigurt.

Keywords: femije,edukim,aktivitete,lojra

Search

Read the Text Version

ATSIVER KLUBI 2022 SHKURT I FЁ MIJЁVE NR.15 Unë lundroj i sigurt në internet! ARGËTIM BISEDË ME FËMIJËT RECETË Fletë pune & Disa pyetje për Torta me kuriozitete bashkëbisedim tre ngjyra

Fëmijët kanë nevojë për lojra reale Nga M A R S I D A S I M O Revista \"Klubi i fëmijëve\" vjen për muajin shkurt me një tematikë shumë të rëndësishme për sa i përket teknologjisë. Fëmijët pjesëmarrës në revistë ndër të tjera kanë treguar se si është mënyra më e mirë e kalimit të kohës përmes zhvillimit të talentit. Në këtë mënyrë të gjithë fëmijët e tjerë që do të lexojnë revistën do të kenë mundësi të nxiten drejt aktiviteteve reale, por edhe për ta përdorur internetin në mënyrë të sigurt. Themeluese e revistës Marsida Simo (Sociologe) Bashkëpunëtorë Erlinda Murati Plyku (Psikologe) Zerina Sheme (Pediatre) Julika Simo (Piktore) Design Kristi Simo SHKURT 2022 Klubi i fëmijëve |   2

Bisedë me fëmijët Çdo ditë shumë fëmijë e mbyllin ditën pa patur një bashkëbisedim me prindërit e tyre. Shpeshherë prindërit, në vend të një bashkëbisedimi, drejtojnë pyetje me përgjigje shteruese sikurse po plotësojnë një pyetësor Erlinda Murati Plyku apo sikur po marrin në pyetje fëmijën e tyre. (Psikologe) U solle mirë sot? Të ngriti mësuesja në mësim? Gjyshen e mërzite? I bëre detyrat?, etj etj. Përgjigjet janë shkurt dhe thjesht, \"ëhë, pooo, jo mami\", dhe vazhdimi i tyre asnjëherë nuk vjen sepse askujt nga neve nuk i pëlqen të merret në pyetje. Nëse vërtet dëshironi të bisedoni me fëmijën tuaj, kushtojini atij gjithë vëmendjen tuaj që ai të bindet se ju jeni të interesuar dhe kurioz për atë që do të thotë.. Nëse njëra palë pyet vazhdimisht dhe tjetra -Si mendon ti, ku shkon fryma që ne përgjigjet, kjo është e marrë në pyetje, por në një marrim? bashkëbisedim të dyja palët ndajnë ndodhitë -Nëse të gjithë fëmijët duhet të kishin një apo mendimet e tyre. njohuri, çfarë do të ishte ajo? Ja disa shembuj nga përditshmëria: -Pse duhet të themi të vërtetën? -Çfarë do të ndodhte nëse të gjithë zogjtë e \"Sot në pushimin e drekës takova një shok të botës do të fluturonin njëherazi? vjetër dhe u gëzova shumë, po ty si të kaloi -Nëse do mund të flisje me jastëkun tënd, pushimi në shkollë, ke pasur një shok nga klasa çfarë do t'i thoje? tjetër, e takove sot?\" -Çfarë të pëlqen më shumë te vetja kur \"E bëra atë mbledhjen që përmenda dje. U shihesh në pasqyrë? emocionova aq shumë sa filloi të më rrihte -A do doje t'i lexoje mendimet e njerëzve? zemra, pastaj u qetësova. Po ty të ndodh ndonjëherë? Për shembull, a emocionohesh kur Këto dhe shumë pyetje të tjera mund të ju të pyet mësuesja?\" tregojnë shumë për fëmijën tuaj, Gjithashtu ju mund të nxisni imagjinatën e njëkohësisht edhe do të argëtoheni. fëmijës tuaj ose të mësoni sa më shumë për të Bisedoni me fëmijët tuaj çdo ditë. Sa më nëpërmjet bashkëbisedimit. herët të krijohet ky zakon, aq më i fortë do Ja disa pyetje argëtuese për të biseduar me të jetë komunikimi juaj familjar. fëmijën tuaj: Bisedoni me fëmijën tuaj çdo ditë. Ai nuk do -Si mendon ti, a pijnë ujë peshqit? të qëndrojë i vogël siç është tani, do të rritet, -Nëse kur mbyll sytë do të shkoje në vendin tënd do të bëhet adoleshent, nuk do ta keni të të preferuar, ku do të shkoje? lehtë të kontrolloni atë që bën. Kur të vijë ajo kohë, lidhja më e rëndësishme mes jush do të jetë komunikimi juaj. |  3

KLEISA RRAPI Jam shumë e lumtur që për Merruni me mua është hera e parë që po aktivitete se sa marr pjesë në një revistë e më telefona apo sidomos ta nis intervistën time në Revistën \"Klubi i Fëmijëve\". me IPad Klubi i fëmijëve |  4 .Jam Kleisa Rrapi 5 vjeçe nga qyteti i Tiranës. Jam në parashkollor në shkollën 9-vjeçare \"Gjon Buzuku\".

\"Jam shumë e lumtur sepse këtë vit kam qenë në shumë aktivitete me ekspozita\" Jam dhe në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë në Prindërit e mi më kanë dhënë mundësinë të realizoj këngën kursin e këngës dhe të pikturës. Këtë vit kemi realizuar time të parë \"Sot Jam e Vogël\" ku për herë të parë e kam shumë aktivitete me ekspozita dhe jam vlerësuar me kënduar në 1 Qershor 2021 në emisionin \"Rreze Dielli\" me Certifikatë nga mësuese Ruzmira Bejaj. Katerina Trungu në televizionin Report TV ku publiku e ka Kemi realizuar dhe aktivitete me këngë ku unë isha pjesë e pritur shumë mirë. Pas 6 muajsh erdhi dhe bashkëpunimi korit të mësuese Denisa Hasimi për \"Festat e Nëntorit\" me shoqen time Duala Oboni me këngën \"Lulet\" ku 2021, si dhe për Vitin e Ri 2022 mora pjesë në RTSH2. realizuam dhe klipin të dyja bashkë. Jam aq e vogël po më pëlqen të këndoj dhe të kërcej shumë, prandaj një mesazh Në moshën 4 vjeçare u bëra pjesë e grupit \"Folk Trevar\" tē për të gjithë fëmijët është \"Merruni me aktivitete se sa me Mjeshtrit të Madh Skënder Haklaj dhe kam mësuar shumë telefona apo me IPad\". mirë vallen e Tropojës ku e kam kërcyer në shumë evente si në shkollë dhe në aktivitete. Së fundmi dua të theksoj se Qendra Kombëtare e Kulturës Kam qenë e ftuar dhe tek Abc News në emisionin \"ABC e për Fëmijë mbetet një vatër e ngrohtë dhe aty mund të mëngjesit\" me valle popullore dhe me këngë. Po ashtu kam vijnë të gjithë fëmijët sepse qenë e ftuar edhe te \"Vizioni i Pasdites\" në Vizion+ me ka kurse dhe akivitete këngë . Ndërsa te emisioni \"Takohemi në Scan\" në shumë të televizionin Scan TV me këngë dhe vallen e Tropojës. shëndetshme për të gjithë Ndër të tjera dua të përmend se kam qenë fëmijët. pjesë në klipit e Vitit Të Ri 2022 nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë tek kënga \"Babagjyshi po troket\". Pas kësaj më ftuan me këtë këngë në emisionin \"Ftesë në 5\" në Top Channel. |  5

RUBRIKA “LIBRI I MUAJIT” Nga Noel Beqiraj ÇARLI DHE FABRIKA E ÇOKOLLATAVE Përshëndetje, Unë jam Noeli, autori i rubrikës “Libri i Muajit” në revistën “Klubi i Fëmijëve”. Kjo rubrikë do të shërbejë si një mënyrë bashkëbisedimi me fëmijët dhe lexuesit në përzgjedhjen e librave për t’u lexuar. Libri i muajt shkurt titullohet “Çarli dhe fabrika e çokollatave” nga Roald Dahl, i përkthyer nga Naum Prifti dhe botuar nga shtëpia botuese Çabej. Historia flet për Çarlin dhe aventurat e tij mjaft të veçanta, plot e përplot “çokollatë” brenda. Çarli ynë jeton me gjyshërit e prindërit e tij në një shtëpi gati-gati të rrënuar që ndodhet afër fabrikës së çokollatave VONKA. Familja e Çarlit ishte shumë e varfër. I vetmi që punonte në familje ishte baba i tij. Çarl ipëlqen shumë çokollatat VONKA dhe gëzohej sa herë që gjyshërit e tij i tregojnë histori për fabrikën më të madhe të çokollatave, VONKA. Njëri prej gjyshërve kishte punuar tek ajo fabrikë. Ai i tregonte sa bukur ishte të punoje atje, por ndodhi një problem shumë i madh. Shumë punëtorë, nuk punonin ndershmërisht, ata ishin spiunë dhe i kopjonin recetat e ëmbëlsirave. Pas kësaj drejtuesi i fabrikës i pushoi nga puna të gjithë punojësit, edhe ata të mirët, dhe fabrika u mbyll. Pas disa vitesh, tymi doli nga oxhaqet e fabrikës dhe çokollatat e sheqerkat u prodhuan përsëri, megjithëse për çudi asnjë qënie njerëzore nuk punonte aty. Të nesërmen, gjyshi Xho, lexoi diçka në gazetë që e habiti pa masë. Fabrika e çokollatave VONKA, kishte zgjedhur 10 çokollata të cilat do të kishin brenda një biletë të artë për t’u futur brenda saj. Me të kaluar disa disa ditë, katër fëmijë që e kishin gjetur biletën: August Gllupi, Majk Teleja, Veruka Kripa dhe Vjollca Syshkruara. Vetëm një biletë kishte mbetur… Kur po vinte nga shkolla, Çarli gjeti një kartmonedhë 1 dollarshe, mjaftueshëm për të blerë dy çokollata të cilat i mori duke menduar edhe për biletat. Tek çokollata e parë nuk kishte asnjë biletë fituese. Fatin ai e zbuloi në çokollatën e dytë, ku gjeti biletën e artë. Çarli vrapoi drejt e në shtëpi ku i tregoi të gjithëve për biletën. Gjyshi Xho pranoi të shkonte me të në fabrikë. Erdhi dita e madhe, shumë njerëz ishin mbledhur rreth e përqark fabrikës. Ata hynë brenda, kaluan mes për mes një korridori të madh, pastaj hynë në një dhomë si një fushë e madhe, e cila ishte e gjitha e bërë nga sheqerka. Atje kishte edhe një ujvarë të madhe prej çokollate, ku Augusti, që po mundohej të pinte çokollatën, ranë të dhe tubat e mëdhenj e dërguan në dhomën sekrete të çokollatave. Te dhoma e bonboneve, Veruka përtypi një çamçakëz dhe u fry edhe u bë aq e madhe, derisa arriti tavanin… Po Majkut, Vjollcës, Çarlit çfarë i ndodhi? Si vazhdon historia me këtë fabrikë kaq të veçantë? Ky libër ka edhe shumë aventura tëtjera, qëju miqtë e mi do i zbuloni duke marrë librin, sepse është me të vërtetë shumë argëtues dhe plot fantazi. ***** Zgjidhja e kriptogramit në numrin e muajit Janar: Miq të mirë, libra të mirë. Kriptogrami për muajin shkurt është: Mjise5ejihg5rjngh5rkonj5ukloj5nhujf5i Mguns5ehujj Soihg5pkitb5oterw5rifsr5t Lexohemi në librin e radhës! KRIPTOGRAME Klubi i fëmijëve |  6

Ndihmo lepurushin të shkojë në market sa më shpejt NDIQNI @KIKSILLUSTRATIONS NË INSTAGRAM NËSE DËSHIRONI TË KTHENI FOTO OSE IDE TUAJAT NË ILUSTRIME DIXHITALE KONTAKTONI: [email protected] |  7

AMINA MUZIKA KËNAQËSIA MË E MADHE UNË JAM AMINA DOGANA. Jam 10 vjeçe. Unë jam në klasë të IV në shkollën \"Liceu Artistik\" Jordan Misja\". Mua më pëlqen shumë të luaj në piano. Ndaj dhe vendosa që të ndjek shkollë për muzikë. Për këtë, unë duhet të studioj shumë çdo ditë. Mendoj se muzika të jep mundësi të zhvillosh krijimtarinë dhe fantazinë. Klubi i fëmijëve |  8

UNË DHE INTERNETI AKTIVITETET E MIA Unë jam pjesë e Akademisë \"Kids Lead\" Internetin unë e përdor për të marrë ku kam mësuar se si të zhvilloj idetë e njohuri dhe për të gjetur informacione mia, si të kem aftësi menaxhuese e të ndryshme si për shembull: projekte udheheqese, të flas në publik e të shkollore që na jep mësuesja në klasë, bëhem një lidere e sukseshme. Kam për të dëgjuar pianistë se si marrë certifikata në \"Hyrje në Biznes\" , përformojnë pjesë muzikore dhe për të \"Komunikimi në Publik\" dhe \" mësuar më shumë rreth teknikave të Lidership\". tyre. EVENTET KU KAM MARRË PJESË Kam marrë pjesë në shumë koncerte dhe konkurse të ndryshme për piano ku kam marrë çmime. Disa prej këtyre konkurseve janë: \"Epta\", \"Tiranas talents\" dhe \"Duete pianistike\". |  9

Qendër edukative & argëtuese për fëmijë JU I SHIHNI GJËRAT NGA CILËT JANË AKTIVITETET MË TË SI I KRIJONI NDËRLIDHJET ME KËNDVËSHTRIMI I FËMIJËVE. BUKURA QË KENI ORGANIZUAR SË DISIPLINAT E TJERA? SA JU KA NDIHMUAR TË JENI FUNDMI? PRANË TYRE? Po, në bazë të kërkesës, nevojave të indentifikuara me Aktivitet që zh villohen pranë qendrës kanë karaker fokus zhvillimin Po,ashtu siç është e okupacional, kreativ, multidimensional të fëmijës, përmendni synimi ynë është njohja dhe indetifikimi i çdo psikosocial dhe argëtues. Është krijojmë një ndërlidhje të parë që fëmijet janë të prirur ngushtë me disiplinat e tjera, nevoje psikologjike,emocionale drejt lojrave dhe argëtimit. Disa si psikologjinë dhe artin. ,sociale dhe arsimore i fëmijës nga aktivitetet e fundit janë, që është pjesë e qendrës. Kjo sjell trajntimin e fëmijës ditëlindjet, festa e Halloween-it, me teknikat e duhura. Për festa e Flamurit, Të drejtat e këtë në procesin e regjistrimit fëmijëve, si dhe festat e fundvitit. bëjmë një vlerësim psikologjik/arsimor paraprak. Qendra për fëmijë \"Dandelion\" filloi aktivitetin e saj në shtator të vitit 2020. Ajo u themelua si një sipërrmarrje në shërbimin edukativ, argëtues për fëmijët të moshës 6-12 vjeç në qytetin e Kamzës. Menjëherë pas hapjes së saj, pati një impakt të kënaqshëm në komuniktet. Ka filluar me programin “afterschool” dhe asistencë mësimore për fëmijë me nevoja të veçanta si çrregullime në të nxënë. Ne synojmë gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në një mjedis të ngrohtë familjar. Stafi ynë aktual përbëhet nga mesues, psikolog shkollor, punonjës social, mësues ndihmës, dhe mësues i gjuhës angleze. Klubi i fëmijëve |  10

“Ne rritemi nga ëndrrat, le t’i realizojmë ato së bashku” ÇFARË OFRONI NË VEANTI PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇA N TA? Aktualisht fëmijët kur bëhen pjesë e qendrës sonë shoqërohen me një ekzaminim, apo diagnozë nga specialisti. Më pas u ofrohet një vlerësim psikologjik social dhe arsimor (psikolog-mësuesi ndihmës). Trajtohen sipas objektivave të vëna në PEI. Aplikohet terapia e lojës dhe e artit. Bëhen pjesë e aktiviteteve të fundjavës me fëmijë të tjerë në kuadrin e gjithëpërfshrjes. SI E NDËRLIDHNI ARTIN DHE FUSHAT E TJERA NË MIRË EDUKIMIN E FËMIJËVE? Siç e përmendëm fokusi ynë është zhvillimi multidimensional i fëmijëve. Ndaj arti si piktura, muzika, poezia, kanë rëndësi në shprehjen emocionale dhe botëkuptimin e tyre për ne. Ndër të tjera edhe në edukimin jo formal të fëmijëve. |  11

Çdo fëmijë ka kohën e tij! PEI (Plani edukativ Ka shumë prindër që shqetësohen individual) për fëmijët e tyre se kur do ecin, kur do flasin, kur do shkruajnë etj. Ka rëndësi që të gjithë fëmijët që hasin probleme në të Ka disa të tjerë të cilët i justifikojnë nxënë të përgatitet për ta \"PEI\". Hartimi i këtij dokumenti me idenë se janë është rezultat i një procesi pune të kryer në ekip (mësuesit, ende të vegjël edhe pse mund të psikologut, punonjësit social, drejtuesit të shkollës, mjekut jenë në moshën shkollore. pediatër, prindit), në varësi të nevojave të fëmijëve dhe Rëndësi ka që fëmija të inkurajohet mundësive të shkollës/qendrës. PEI-it janë dokumenta të dhe të ketë personat e duhur shkruara, të cilat përkufizojnë hapat që merren për të pranë që ta ndihmojnë apo ndihmuar fëmijët me nevoja arsimore të veçanta, dhe i udhëheqin. Këtu sigurisht ndihmon ata në mënyrë të posaçme të arrijnë objektivat përfshijmë të parët prindërit, por akademike dhe shoqërizuese. edhe mësuesit dhe specialistët e tjerë. Klubi i fëmijëve |  12 D. është në klasë të parë. Ajo është një vajzë e dashur dhe e qetë. Ajo has vështirësi në mësime. Gjatë frekuentimit të qendrës \"Dandelion\" ajo ka përmirësuar rezultatet në mësime, është bërë më sociale dhe i pëlqen të luajë në kohën e lirë. Çdo gjë është e mundur kur bëhet me përkushtim dhe dashuri!

IVANA Unë jam Ivana Kukaj. Unë mësoj në shkollën \"100-Vjetori\", \"Ju prezantoj me artin tim\" Kamëz. Jam vajzë e shkathët dhe aktivizohem në veprimtari të shumta. Në kohën e lirë më pëlqen të pikturoj, të lexoj dhe të zhvilloj lojra të ndryshme. Prej dy vitesh frekuentoj qendrën \"Dandelion\". Shpesh herë kryej punë vullnetare për fëmijët më pak më të vegjël. Në këtë mënyrë ndihem edhe vetë më mirë kur jap ndihmë atyre që kanë nevojë. ''Të merresh me aktivitete si pikturë apo me lojra është shumë më e shëndetshme se të qëndrosh në internet'' |  13

Jon SA MË SHUMË AKTIVITETE REALE Jam Jon Elezi, 6 vjeç nga Tirana. Jam në parashkollor në shkollën 9-vjeçare \"Gjon Buzuku\". Unë jam një fëmijë i rrethuar me shumë dashuri dhe kujdesje të madhe nga famija ime e mrekullueshme. Klubi i fëmijëve |  14

Në shtator të vitit 2021 unë u regjistrova në kursin e këngës me mësuese Denisa Hasimi dhe të pikturës në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë në këto dy kurse. Kam marrë pjesë në disa aktivitete të organizuara nga QKKF dhe jam vlerësuar me Certifikata Mirënjohjeje. Po përmend këtu ekspozitën e festave të \"28-29 Nëntorit\". Po atë ditë u realizua koncerti me këngë nga kori i qendrës ku unë isha pjesë. Aktiviteti tjetër ishte për fundvit më 31 dhjetor që u realizua në RTSH1. Ndihesha shumë i gëzuar sepse isha pjesë e korit. Kurset do t'i vazhdoj për një kohë të gjatë, por do shtoja dhe një kurs që kam shumë dëshirë të bëhem pjesë që është ai i aktrimit sepse të gjithë më thonë që jam i lindur për aktrim. Do të vazhdoj dhe dua të jem nëpër skena të mëdha. Faleminderit revistës \"Klubi i Fëmijëve\" që na jep mundësinë të bëhemi pjesë në revistën e çdo grupmoshë. |  15

\"MIRË SE VINI NË SHALOM\" Anila Bega Cohen, themeluese Përse në Shalom? Programi GAN tkdmfkSmpteksK\"tFfSuNsSëëyëhoooihfrhsottëalbierimmehoaarmnmëeepdnerërkjalzffgsnnsëgëbii.vvuusiiojjoloëdcëëhorëriëëinnphpfotrltietttsmssumiaiiitëesuhaittttiotsehdlgrshSjeeasteëeCnhrttuueënhtttrhhennjëëieinaiiardjnanëttdkndoondrdeiz,ëlëmdojsj.hjo\"nthpëëeihnrShfhnieenmteës.vëëftnkeehsirjërhsmiëëmnojlndiakAbëlpmdttijmsliuimmeëiëilsëotnejhmbihësëskijurmrjnaiaëeoehfvnnoouonnpjnsv\"qdteëënlhnideuiheuttëti.aësdhsfeesëiahtr\"rdrseehtesiyrjetyskgaaittë.srtqmmaëjsëeyëeihëts.hrpëektdhëiuinrlgnuënoirjuekejiurër,eater, nndsNelssPmfkFpPoëoraiedëëhreëejboombajmreërd,zdëbiqfga,roatihstuusseejtbrëzëgëvhauknhelnaeitoivmiiatitrpldirmtlgëdeesrjii(seëeimajFnhgkiteieGttrnaerdrejmiiltlnetnAiltioeëjeoët,aidëeNmejnsnjatsnkaepë\"inyjfgibëdsërSrntpjrëioj3haisëekëëhhthëmgzëaëaeqparFnfnorjmiflëanparajëkomuhaëomsrm.okmteiqvkibejmëprTetëieoiëe\"ëtjtsëëspnemosnljndGh)arorëgdhddihbutianA.njteaëeectainnPëëtNejlsivziihëilptstroimëieëaresiëëhnnr:m.sthëriëjfëni.haëhemëptzmesëaëettr Shalom Center u krijua nga pasioni për t’u sjellë fëmijë shqiptarë një sistem edukimi avangardë, 12szoft3ëëhër...gmvZZZpvaihhhëlienljvvvierpmisiiikvlllrlllhiiëiiidtmmmmk.hnatiiieaalbdiltëfrteuyië'zvhhirmuekoeeaortittjr;rëë;tnesëëpspdvapëuivojërhanmerdnutjëoertajtmëëtnëjëxenittyëjreës ptrheejmdeekluaadransghaiAënsihlatëBpeëgrakCusohhteuna,rnpjëroegmraëmr iecvilei Shalom CdehnetterrajAnilmbeavn eiapëërsfhëmtëijëk.opshti i vetëm në Ballkanin Perëndimor sipas modeleve GAN të arsimit parashkollor në Izrael. Kopshti Shalom i licensuar nga MARS, funksionon si Qendër e kujdesit ditor për fëmijët 2-6 vjec. Eshë konceptuar në formën e një vendi të qetë, ku fëmijet marrin njohuri dhe kujdes shëndetesor nga fëmijëria e hershme deri në ciklet e parashkollorit. Në kopesht zhvillohen klasa arti, sporti dhe shkencë në mbështetje të kurrikulës për edukimit parashkollor. Klubi i fëmijëve |  16

Teori dhe praktikë Gjuha e huaj sspakzePzpv\"ne(toSëhuukeihdratrdcroohjvmtnepël.tmioeiggaliPdrmorvalbmhiltrlrueimëioaaatutmbëtnomrememma,autsdsihartarnlihpiailseCerttrgptiëstppiëëreëvejsëkcirëasitanesdpoprrmttiumatk)tëhoëpë’nauëefopjersreaëfttprtm-ëpphu,asf\"etietrvëatttneebmarepeiefrrdeirtnëvëëbuuaaotmddërodmadntëpncihislëoliëhmrpiiëil.inenhoumjrbasjë,eëëtSanikvzeststës,rahëbemehth,leëloqiatis,okmjtMuuovvjitireëpzaëieiepsfktnëripkgoUëaëhepcroojr,risa,ëëë,tZrheerle,,,IKAhpRtenampntyënejëëëdëoorgbrrhnkemhssmlread.iuhhasolëerguëithssissajvastuhhiterefh5ëttuimsëgnën-rp,vuaësëvëf2jrëeeprssap-mmçvçëiëvatjaareesueihjrngsaëçuedntrttaa.hëpuëarPmjerp,eaiokëemkpë,logorfulscpornijiksëlaoioslkliihramjmsmhrnateëfëevoiitisnnlevhelehoe,eeedtpnptthaëëqesrë QavoMsartsëuruleilsztldi.isminkuiaëçiainkneegojfidhaneuekkvktlteuimihszioihimotrinmmupiznëouirnkzscëiiekiilslolzeutretmeëmnkstëruoharttriergësuaëfadnë.ruNemrikttëijejeaëInpvnesrejeothrirdatriuhuremttuhiandomrhnKeheiasorrsëriatimpsjmaahonispnnniisrmnëthëeuSkrzeeaoinklnrzeocdbërrtuo3ëtrafg/nirn,4ëjeuëv,rsepiuruta. ROBOTIKA Aktivitete NnGtzkpfëjhodrejeaomvmitht\"jireliSëmuiljniëkhmndu,ttaipietaittlneëorëëetermfsdriëntevuz\",mdsehkcpëptiavdujrëëetiontlibltkivoomaettenhnoësi/enesjinmzmnthebëausëiatnrvmhs.vjieouoisetthmjtnëepuaëësnërfeidiardvtkhptehdëteëethirvmëtneitëtjtë'ëieiyrsrrtriuie-eta,edrpnhë.er spAjaefsrllioimnjëiaimtfyëurmendivjëetëvtëeamrmripehëetrtefkmitniëmolseoë.gAjminfitërëinspëiëmrmmi iëelnlsoygrrojëikbtëoëstsikdigëhuser.ltiddhhjeevinetsehligkajekn-te i |  17 Rruga \"Qemal Stafa\" Nr. 7 Tiranë Tel:0682018090

\"SHUMË AKTIVITETE, PAK TELEVIZOR DHE PAK INTERNET\" NIKOL UNË QUHEM NIKOL BIBA DHE PËR NJË MUAJ BËJ 5 VJEÇE. Kam edhe një motër binjake Emili, të cilën e dua shumë. Klubi i fëmijëve |  18

Nga piktore në master shefe në kuzhinë Jam pak çapkene dhe nuk rri rehat në një vend, dhe ndonjëherë e bëj shtëpinë rrëmujë, po s'ka problem se prapë unë e ndihmoj ta rregulloj. Talenti im është piktura dhe gjithmonë kam qejf të vizatoj e ngjyros, dhe gëzohem pa masë kur mbaroj se mami ose babi m'i ngjisin vizatimet në cdo faqe muri të kuzhinës. Megjithatë nuk është vetëm ky pasioni im. Kur të rritem unë them shpesh se do të bëhem një master shefe e vërtetë duke gatuar dhe ngrënë gjëra të mira. Mami më thotë gjithmonë se në shtëpinë tonë petullat më të mira i bëj unë. Aktivitetet dhe koha e lirë Kur vjen stina e verës, shtohet edhe pasioni për detin. Mezi pres të shkoj në plazh që të zhytem dhe notoj. Këtë vit mësova të notoj pa krahëza dhe të hidhem për t'u zhytur pa e mbajtur hundën me dorë. Po ashtu dalim shëtitje shumë shpesh se mami dhe babin duan që kohën e lirë ta zëmë me aktivitete në natyrë apo te këndi i lojrave. Shohim pak fare televizor dhe shumë shumë pak celular, në mos fare. Një shoqe si unë Ah se harrova t’ju them diçka. Në qoftë se doni të jeni shoqe me mua duhet të më thërrisni Jasmina si shoqja e ngushtë e Aladinit dhe të pëlqeni ngjyrën e kaltër. |  19

MË TELEFON LUAJ VETËM DITËN E DIELE, PËR FARE PAK KOHË DHE VETËM LOJRA EDUKATIVE. EMILI UNË QUHEM EMILI BIBA DHE PËR NJË MUAJ BËJ 5 VJEÇE Për ju që se dini unë jam motra binjake e Nikolës, të cilën e dua shumë. Më thonë vajzë bukuroshe, sylaroshe, me dhëmbët e parë të ndarë, saqë kur isha e vogël kujtoja se më kishte humbur dhëmbi. Klubi i fëmijëve |  20

\"DO TË BËHEM DOKTORESHË E KAFSHËVE\" I DUA KAFSHËT Talentet dhe dëshirat Talenti im është muzika. Më pëlqen shumë të luaj me veglat muzikore dhe të këndoj. Mami dhe babi në fillim më blenë një piano të vogël, më pas një kitare dhe pastaj në kopsht i bie baterisë apo daulles, mësuesi i muzikës i ka thënë mamit që kam vesh për muzikë. Nuk di çdo të thotë kjo, po rëndesi ka që mos të më bëhen veshët si Dumbo. Pasioni im Pasioni im janë kafshët, sidomos qenushët dhe kotelet që i përkëdhel sa herë që i shoh dhe dua t'i përqafoi fort. Mamit dhe babit i them gjithmonë se kur të rritem do të bëhem doktoreshë e kafshëve. Kam vendosur që edhe mamit t'i blej dhuratë për ditëlindje një qen prej vërteti, meqë mua më Koha e lirë thotë se je e vogël dhe nuk kujdesesh dot për kafshët. Në kohë të lirë dua shumë të shkoj te këndi i lojrave, të zë plot shokë e shoqe të rinj, të bëj shëtitje me patina dhe biçikletë dhe të argëtohem pa masë. Mami dhe babi ma plotësojnë gjithmonë dëshirën shoqëruar në fund me një akullore apo çokollate, për mua dhe motrën time. Në shtëpi do preferoja shumë të luaja lojra me celular, por mami ka vendosur rregullin për të luajtur vetëm ditën e diele, për fare pak kohë dhe vetëm lojra edukative. Harrova t'ju tregoj personazhin tim të preferuar që është Elsa te filmi Frozen dhe ngjyra e preferuar është rozë. |  21

tortë pa pjekje me tre ngjyra Nga Ela Wamsler HAPAT 200 gr biskota 100 gr gjalpë 200 gr Maskarpone 100 gr djathë i butë 200 gr krem për ëmbëlsira 1/2 limon 70 gr sheqer pluhur 250 ml lëng frutash/reçel Vanilje PËRBËRËSIT Tortë pa pjekje, e lehtë në shije dhe e freskët. Ëmbëlsirë për dembelët, se përgatitet për 10 minuta. Marrim 200 gr biskota të thjeshta dhe 100 gr gjalpë të shkrirë i përziejmë dhe i vendosim në një formë, duke e ngjeshur masën mirë. Ndërkohë, përgatisim mbushjen. 200 gr Maskarpone dhe 100 gr djathë i butë si p.sh. Philadelphia de i bashkojmë me 200 gr krem për ëmbëlsira (Schlagsahne ose Pana da Montare, që e kemi përgatitur më parë me rrahëse të shpejtë). Shtojmë lëngun e 1/2 limoni dhe 70 gr sheqer pluhur. Vazhdojmë rrahjen me shpejtësi derisa masa bëhet kremoze. E hedhim sipër bazës dhe formën e vendosim rreth 2 orë në frigorifer. Ndërkohë, përgatisim masën e sipërme. Në një tenxhere të vogël në zjarr të ulët përgatisim përzierjen 250 ml lëng frutash ose reçel me pak vanilje, si dhe xhelatinë pluhur (gjendet edhe me emërtimin Torten Guss). I përziejmë vazhdimisht, e heqim kur ka arritur të trashet. E lëmë 5 minuta sa të ftohet dhe ia hedhim sipër tortës. E rikthejmë në frigorifer dhe kur të ketë ngrirë shtresa e sipërme e shërbejmë. Ju bëftë mirë! Klubi i fëmijëve |  22

Kopshti i fëmijëve, si koncept dhe subjekt NGA: ANILA BEGA COHEN Në vitin 1816, Fridrich Frobel shkroi veprën pedagogjike “Edukata e njeriut”. Në shekullin e 19, pra kishte jo vetëm ide të qarta pedagogjike, por edhe institute të mirë organizuara për edukimin parashkollor. Pas mëse dy shekujsh, ne hasemi në mijëra dilema e paqartësi që jo rrallë kthehen në probleme sociale. Pse? Ndoshta sepse shpesh i komplikojmë gjerat, ndoshta sepse edukimin e marrim të mirëqenë dhe nuk thellohemi të kuptojmë fillimisht gjerat më të thjeshta që fillojnë me: ÇFARË DUAM! Unë mendoj se problemi dhe zgjidhja varet nga tre pyetje esenciale në thelb dhe të thjeshta në dukje. 1. Çfarë kërkon një fëmijë nga kopshti? 2. Çfarë kërkon një prind nga kopshti? 3. Çfarë kërkon shoqëria nga kopshti? Në tërësi çdo program duhet të ndërtohet që të ndihmojë fëmijët të zhvillojnë aftësitë sociale, ndjenjën e përkatësisë në grup, duke respektuar njëri-tjetrin. Qëllimi i kopshtit është të zbulojë vlerat e personave që në fëmijërinë e hershme. Çfarë dëshiron fëmija nga kopshti? – Të zhvillojë kapacitetet e tij emocionale në mënyrë të LIRË. – Të prekë, të dëgjojë, të shohë, të lëvizë, të zbulojë të gjitha eksperiencat që kopshti ia ofron në mënyrë të plotë, profesionale dhe totalisht të lira. – Të perceptojë kapacitetet e tij Kreative në raport me ato Ekzekutive (atë që ndjen dhe mendon në raport me atë që i thuhet apo ofrohet nga të rriturit) 1. Të jete PJESËMARRËS në ditën në kopsht, me të gjithë qenien e tij (trupi, logjika, mendimi ndjenjat, njohurite , bota e brendshme dhe bota e jashtme e tij te ndërveprojnë në vazhdimësi, PA FILTRA) 2. Kopshti të jete një vend ku LOJA të përfaqësoje LIRINË. (Asgjë nuk është më serioze se loja. Loja me fëmijët e tjerë, loja me të rritur dhe loja edhe vetëm. Në lojë fëmija ndjehet prezent dhe i rëndësishëm , kështu ai arrin të zbulojë pikat e tij të ekuilibrit). 3. Të ndjehet i lirë të shprehë edhe emocionet negative si frika, mërzia, inati, sfida si elementë esencial të zhvillimit. Çfarë dëshiron prindi nga kopshti? – Kopshti të jetë një vend ku fëmija të mos të konsiderohet si një pako nga posta që dorëzohet dhe rimerret “Pa u hapur”, por si një proces adaptimi social, në respekt të individualitetit të tij. 1. Që fëmija, në bashkëpunim me fëmijët e tjerë, të fillojë të njohë veten dhe të mësojë format e adaptimit social. 2. Që fëmija të dalë nga format e komunikimit “I rritur – fëmijë” thellësisht mbrojtëse dhe të komunikojë lirshëm. 3. Që fëmija të fillojë të mendojë e të veprojë jo në formën “Unë”, por “Ne”. 4. Që fëmija mund të transmetojë lirshëm mesazhet e tij pozitive ose negative me bindjen se do të kuptohet dhe me besimin tek komunikimi. 5. Monitorimin e shëndetit psikofizik të fëmijës. 6. Që nevojave të fëmijës t’i përgjigjen me ndjeshmëri të veçantë. 7. Që procesi i të ushqyerit dhe gjumit të konsiderohen si SIMBOLE DASHURIE. 8. Që mësueset dhe edukatoret të përkushtohen të kuptojnë dhe të zbulojnë energjitë e fëmijës, t’i drejtojnë në lojë, në punë e në zbulimin e botës që i rrethon. Çfarë dëshiron shoqëria nga kopshti? – Një proces edukimi, të bazuar mbi kuptueshmërinë dhe socializimin, në krijimin e fëmijëve kompetentë, pa lenë pas dore elementët e tjera humane si ndjenjat, emocionet, imagjinatën, sensin estetik, kapacitetet e të shprehurit, besimin te vetja . 1. Ku prioritet i jepet procesit të “mësimit të të mësuarit”, pra formimit mendjehapur, i hapur për ndryshime, për të ndjekur siç duhet zhvillimet e shpejta të shoqërisë moderne. 2. Ku zhvillimi i fëmijës nuk konsiderohet vetëm ambjental, por edhe psikologjik. 3. Ku rezultatet nuk maten me kile apo me metra, por me shëndetin e gjendjes shpirtërore. 4. Ku kopshti nuk konceptohet thjesht si vend që i krijon lumturi fëmijës, por si qendër ku fëmija shpreh kapacitetet dhe potencialet e tij, sepse VETËM në këtë mënyrë fëmija do ndjehet SPONTANISHT I LUMTUR. 5. Ku fëmijët të futen në procesin e socializimit, duke vlerësuar potencialet e shokëve të tjerë. 6. Ku çdokush të gjejë mënyrën e tij të rritjes, së bashku me të tjerët, por jo domosdoshmërisht SI TË TJERËT. Në epokën që jetojmë, ku dhuna është shumë prezente, institucioni i kopshtit duhet të përfaqësojë mundësinë e një bote pa negativitet, të një shoqërie pa konflikte, duke vënë në qendër të edukimit komunitetin, vlerën e solidaritetit, rëndësinë e familjes. |  23

NJË MAMI SI Sibora NDIHEM ME ZEMRËN PLOT! Punoj prej disa vitesh me fëmijët dhe prindërit dhe e kam parë këtë marrëdhënie si përmes një dritare. Kam parë nëna që qanin në ditën e parë të kopshtit të fëmijës, kam parë baballarë të emocionuar, kam parë fitore në prindërimin e shumë çifteve pra kisha një lloj përgatitje emocionale sesi është të jesh prind por kur më vendosën Lorikun në kraharor kur sapo lindi dhe ndërsa e shoh të rritet dita ditës, kam një ndjesi plotësimi, paqe dhe padyshim dashuri të patregueshme dot me fjalë. Klubi i fëmijëve |  24

NDJESITË Dita ime E NJË NËNE Dita dhe nata nuk dallonin shumë në javët e para. Veten e kisha përgatitur përmes leximit dhe eksperiencave të dëgjuara sesi është të kujdesesh për të porsalindur. Tani, në këtë fazë që Lorik është 3 muajsh, dita jonë nis herët, në orët e para të mëngjesit duke u përkujdesur për të. Përgjatë paradites unë përfshihem dhe në punën time si drejtuese e një institucioni arsimor. Përpiqemi të dalim thuajse çdo ditë një shëtitje dhe me djalin sepse unë besoj që dielli dhe ajri janë mjekët më të mirë të njeriut dhe forcojnë imunitetin e fëmijëve. Që pas javës së dytë të jetës së Lorik, jemi përpjekur që të shëtisim në mjedise të hapura me natyrë. Pasditet tona janë të qeta dhe darka mbyllet me rutinën përpara gjumit si leximi i një përralle, larja e tij, ushtrimet motore për grupmoshën 3 muajshe dhe nxitje në fazën e gugatjeve që gjendemi aktualisht. Ka dhe ditë kur ndjej lodhje dhe pagjumësi, por rutinën përpiqemi të mos e npdrëyshrojmaë.ktivitete Sugjerime Ndërveprimi ndaj gugatjeve, lëvizje motore të duarve, lëvizjet e këmbëve si biçikletë ( e sidomos për defekimin si proces) masazhet në zonën e barkut, prekja e materialeve të ndryshme për nxitjen e refleksit të kapjes e sidomos materialet si plasmas. Vendosja e objekteve në kënde të ndryshme që të nxitet ndjekja me sy e objektit, reagimet faciale me tinguj të shkurtër, buzëqeshja dhe të folurit qetë afër fytyrës së bebit, dëgjimi i muzikës, qëndrimi në vaskë me ujë si dhe qëndrimi barkas me kokën e ngritur të bebit, janë disa nga aktivitetet por mbi të gjitha qetësia prindërore, kjo është A-ja e të gjithës. Një prind i qetë, i sigurt dhe me durim do të reflektojë padyshim tek fëmija. KEshilla per prinderit e rinj Këshilla ime parë është mos e teproni me këshilla ndaj një nëne të re. Kjo sepse në shumicën e rasteve instikti prindëror nuk gabon. Këshilla ime dytë është të kërkoni ndihmë nëse ndjeheni të lodhur apo rraskapitur nga pagjumësia që është mëse normale në javët e para të jetës së bebit. Ndihma e familjarëve ose partnerit është lehtësuese. Këshilla e tretë është ndërsa shijoni këtë fazë të jetës dhe i dedikoheni atij individi të vogël që varet plotësisht nga ty, mos harro veten. Kujdesu për veten, fizikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. Një pemë e shëndetshme rrit fruta të shëndetshme! |  25

\"KËSHILLA PEDIATRIKE\" Kontrolloni orarin dhe përmbajtjen Zgjidhje e mirë do të ishte Nga Zerina Sheme (Pediatre) kontrolli i orarit të qendrimit të fëmijës në internet nga prindërit, NDIKIMI I PËRDORIMIT TË në varësi të moshës. Interneti MJETEVE ELEKTRONIKE TE ofron burime të ndryshme FËMIJËT: informacioni dhe argëtimi. Burimet janë nga ato më të Pavarësisht gjithçkaje që sjellin mjetet elektronike në jetën besueshmet, të licensuarat deri te tonë, ato janë të pazëvendësueshme që po merr shumë faqe pirate të palicensuara. Jo të rëndësi në ditët e sotme. Interneti ka bërë revolucion në gjitha përmbajtjet që janë në teknologji këto 50 vitet e fundit. Fëmijët e shkollës e përdorin internet janë të përshtatshme për kompjuterin dhe zhvillojnë më tej dijet e tyre, zbaviten me të gjitha moshat. Disa nuk lojëra, informohen, rrisin nivelin intelektual. rekomandohen të shikohen nga Natyrshëm lind pyetja: fëmijët e moshave nën 18 vjeç. A e dëmton teknologjia shëndetin e fëmijës? Vendosja e ekuilibrave Së pari lodhen sytë. Çrregullimet e refraksionit (vështirësi në shikim) janë shtuar Përdorimi pa kriter i internetit dukshëm tek moshat fëminore. Mjekët okulistë rekomandojnë mund të shkaktojë çrregullim i për këtë një pushim, pas çdo 15 minutave të përdorimit të gjumit mund të përkeqësojë ose celularit. Edhe kohë zgjatja e përdorimit varion nga mosha. të rrisë simptomat e ankthit dhe Mosha 5-6 vjeç mund të qendrojë dy herë në ditë nga gjysëm depresionit. Komunikimi i ore. Fëmijët e rritur dy herë në ditë nga dy orë. kujdesshëm prind-fëmijë do të vendosë ekuilibrat në lidhje me këtë situatë. Për adoleshentët nuk lejohet kompjuter personal (chat) në dhomë. Gjithmonë në praninë e prindit. Po ashtu këshillohet: Fëmijët nën moshën tre vjeç këshillohet të mos e përdorin celularin. Truri i tyre pëson ndryshime nga rritja e shpejtë - Ftoni fëmijët të bashkohen në përdorimi i tyre mund të rrisë temperaturën e trupit lojë. Në këtë mënyrë ata mund (lehtësisht), djersitje, marrje mendësh, rrahje zemre të të vlersojnë nga afër lojën. shpeshta. Përdorimi i tepërt, mbi 3 orë në ditë mund të - Mos përdorni lojëra të pa shkaktojë shqetësime shëndetësore siç janë dhimbje koke, licencuara (lojëra pirate). provokon një krizë migrene, apo edhe çrregullime ankthi dhe - Raportoni rastet e abuzimit nervozizëm, varësi nga lojrat. Studiuesit e krahasojnë këtë gjatë lojrave online në faqen varësi njëlloj me varësinë nga droga ose duhani. Nëse nuk www.isigurt.al paraprihet kërkon ndërhyrjen e mjekut neurolog (në raste të - Jo aksesit në lorja të rralla). Kjo është diçka që duhet të ritheksojmë si çështje dhunshme, mundësia e të shumë të rëndësishme shëndetsore. Gjithashtu, studiuesit shikuarit fotot e filmave jo të thonë se valët elektromanjetike që prodhohen nga antenat përshtatshme për moshën, si celulare kanë ndikim negativ në qelizat imunitare të organizmit dhe ajo e përdorimit të një dhe në mbaresat nervore fjalori jo qytetar, gjëra që normalisht gjenden pa kufi në Të rinjtë gjithnjë e më shumë kanë probleme me dhimbje në faqet e internetit. shpine, qafë dhe supe për shkak të qëndrimit të tepërt ulur para kompjuterit. Ndërsa tek fëmijët sjell pasojë deformime të shtyllës kurrizore. Shkaku kryesor i këtyre dhimbjeve, sipas ekspertëve, është qëndrimi për një kohë të gjatë në pozicion të detyruar Pra problemi nuk qëndron në teknologjine në vetvete, por në mënyrën e përdorimit dhe kohëzgjatjen nga fëmijët. Klubi i fëmijëve |  26

13 KURIOZITETE PËR TEKNOLOGJINË Alesio Manja Steisi Ndoni Unë jam 12 vjeç. Ka pasion teknologjinë dhe Unë jam Steisi dhe në këtë numër të çdo risi të saj. revistës kam dëshirë të ndaj me ju këto Përditësohem shpesh dhe në një projekt që kuriozitete për teknologjinë. kam zhvilluar së fundmi kam shënuar këto Mos harroni se teknologjia është e mirë kuriozitete mbi teknologjinë. kur do të përdoret siç duhet. Teknologjia nëpër botë Teknologjia dje dhe sot • Mbi 3.8 miliardë njerëz e përdorin internetin, që Që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme është 40% e popullsisë në botë. teknologjia ka përparuar. • Mali Everest ka internet me shpejtësi të lartë deri • Mjelja e lopëve më parë kryhej me dorë, por në majë të tij. teknologjia ka bërë të mundur mjeljen e tyre me aparatura specifike. • Kina ka më shumë përdorues të internetit në pajisje celulare se sa në kompjutera personal. • Më parë për të marë informacion përdorej letra e shkruar me dorë ndërsa tani përdorim • Ka një fabrikë në Japoni që punon vetëm me robotë kompjuterat: fotokopjet, printerat, telefonat dhe mund të qëndrojë rreth 30 ditë pa mbikëqyrjen që e bëjnë punën më të lehtë. njerëzore. • Për të komunikuar me njëri -tjetrin nga një • Një nga njerëzit e parë që mori doktoraturën në qytet (shtet) më parë përdorej telegrami shkencën e kompjuterave ishte një murgeshë. ndërsa në kohët e sotme, falë teknologjisë përdoret telefoni celular. • 9 milion të rritur në Britani nuk e kanë përdorur kurrë internetin. • Më parë enët i lanin me dorë ndërsa tani është krijuar falë teknologjisë një pajisje që • Mouse i parë është shpikur në 1964 dhe ishte i bërë ka lehtësuar punën e cila quhet lavastovilje. prej druri. |  27 • Për të bërë foto me kamerën e parë duhej të rrije ulur për 8 orë në pritje.

AUGUST 21 $5.99 ISSUE 08 ENDI \"MUA MË PËLQEJNË MJETET ELEKTRONIKE, POR NUK SHPENZOJ SHUMË KOHË ME TO\" UNË JAM ENDI ITAJ 9 VJEÇ Jetoj në Vlorë bashkë me familjen time. Jam në klasën e III. Prej disa kohësh studioj piano. Gjatë ditës më pëlqen të luaj me patina. Ndërsa në fundjavë luaj futboll. Kam tre vite që studioj piano. Më pëlqen shumë piano. Pjesa e preferuar është Sonatino. Unë e di që janë të dëmshme për trurin. Një orë lojrash në ditë për mua mjaftojnë. Kështu do të ishte mirë për të gjithë fëmijët. Klubi i fëmijëve |  28

FABULA Nga Xhuljan Ferzaj PËR NJË LAJTHI DHELPRA ENDËRR ONTE \"E pashë unë lajthinë i pari, prandaj më takon ta marre\". Një kotec, dy kotec, ja i treti dhe i katërti, Jo! Unë e pashë i pari prandaj nuk diskutohet që më përket mua\". i mbushur me pata dhe pula, Grindeshin dy ketra poshtë një lajthie. i gjithi qenka për mua. Pasi e morën lajthinë, filluan të grindeshin Dhelpra çdo dite pulat ëndërronte edhe më shumë. goja lëng i kullonte. Dhelpra që i dëgjoi thuri planin dhe ua Do të dal nga ky pyll e me pulat të jetoj. punoi. Pse çdo ditë në gjueti duhet të shkoj? \"Di unë një zgjidhje, do të kënaqeni të dy, Më mirë në kotec të qëndroj, më besoni\". do të zgjedh pulat e patat më të mira, Ketrat pranuan, hilen e dhelprës nuk e për mrekulli do të jetoj. kuptuan. Le të nisem që tani, \"Do ta ndaj në dy pjesë, secili të marrë të me pulat e patat të filloj miqësi. veten\". Ketrat i dorëzuan lajthinë dhelprës, pritën të merrnin secili gjysmën e lajthisë. Sapo e mori dhelpra e hëngri lajthinë dhe u largua duke qeshur. \"Miqësinë e prishëm, lajthinë e humbëm. Po ta ndanim në dy pjesë, pa grindje, miqësinë do ta ruanim, por edhe lajthi do hanim\", tani që dhelpra na e punoi, e kuptuam gabimin tonë. Të paktën ruajmë miqësinë, lëre lajthinë\" iu përgjigj ketri shokut. |  29

EMRI: DATA: KUBI ME HISTORI Formoni së pari kubin dhe më pas krijoni histori me secilën figurë. Klubi i fëmijëve |  30

EMRI: DATA: PRIT FIGURAT (USHQIMET) DHE USHQIMET VENDOSI NË PJATË. E NË NJËRËN ANË ATO QË JANË TË SHËNDETSHME SHËNDETSHME DHE ATO TË PA SHËNDETSHME NË ANËN TJETËR. |  31

Graphic Studio KLUBI I FËMI JËVENëse dëshironi që edhe fëmijët tuaj të marrin pjesë në numrin e ardhshëm të revistës, ose doni të reklamoni një biznes që lidhet me nevojat e fëmijëve kontakto: 500 lekë/5 Euro [email protected]


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook