Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Revista "KLUBI I FËMIJËVE" Nr. 26, Janar, 2023

Revista "KLUBI I FËMIJËVE" Nr. 26, Janar, 2023

Published by Marsi Simo- Qendra "Klubi i Zhvillimit", 2023-01-02 16:03:30

Description: Një tjetër vit kemi përpara dhe nga zemra ju uroj të gjithë ju fëmijë dhe prindër të keni energji për gjëra të bukura dhe pozitive. Jemi bashkë në këtë rrugëtim mes dëshirave, realizimeve, ndoshta dhe ndonjë sfidë apo zhgënjim. Përmes revistës së përmuajshme "Klubi i fëmijëve" do të kemi mundësi të ndajmë bashkë të gjitha ngjyrat e vitit.
Gëzuar 2023!

Search

Read the Text Version

REVISTA KLUBI 2023 JANAR NR.26 ëndërrimet për këtë vit të ri ARGËTIM KËSHILLA RECETË Fletë pune & Infeksionet Kek me lojëra e veshit mollë

Urimet më të mira për këtë vit të ri! Nga M A R S I D A S I M O Një tjetër vit kemi përpara dhe nga zemra ju uroj të gjithë ju fëmijë dhe prindër të keni energji për gjëra të bukura dhe pozitive. Jemi bashkë në këtë rrugëtim mes dëshirave, realizimeve, ndoshta dhe ndonjë sfidë apo zhgënjim.Përmes revistës së përmuajshme \"Klubi i fëmijëve\" do të kemi mundësi të ndajmë bashkë të gjitha ngjyrat e vitit. Gëzuar 2023! Themeluese e revistës Marsida Simo (Sociologe) Bashkëpunëtorë Mirsida Doraku (Punonjëse sociale) Zerina Sheme (Pediatre) Julika Simo (Piktore) Iriana Papamihali (Artiste/Mësuese e Artit Pamor) Graphic Designer Kristi Simo JANAR 2023 Klubi i fëmijëve |   2

KARTOLINË URIMI PËR FËMIJËT Iriana Papamihali Artiste/Mësuese e Artit Pamor \"Urimet më të mira për ju fëmijë, që jeni thesari i kësaj bote\" Gjithçka e bukur në këtë botë kaq kaotike dhe të zhurmshme, gjithçka e pastër dhe e dëlirë dhe plot sinqeritet, janë fëmijët. Ata e mbushin ditën tonë plot mirësi dhe dritë. Sytë e tyre janë si diamante të çmuara, që ndrijnë edhe në errësirën e natës. Ata sy shkëlqejnë dhe flasin më shumë sesa fjalët. Edhe pse ndonjëhërë bëjnë çapkënllëqe, përsëri sinqeriteti i tyre të le pa fjalë, të çarmatos. Vetëm ata janë enciklopedi e imagjinatës. Vetëm ata dinë të bëjnë pyetje pafund PSE? Kjo qenie e ëmbël dhe e bukur, që e ka emrin fëmijë i jep kuptim jetës sonë. Prandaj në duhet t'i lemë të lirë fëmijët në ëndërrimet e tyre, në lodrat e tyre, t'i lëmë të shijojnë moshën e fëmijërisë, moshën më të bukur, ku imagjinata lind dhe udhëton lirshëm, pa kufij. Le të shijojnë botën e tyre fëmijërore dhe të rriten në krahët e ëndrrës. Prandaj dhe unë sot kam një listë të gjatë me urime për ju fëmijë. Urimet më të mira për ju fëmijë, për ju që i jepni na jepni forcë. Urimet më të mira për ju fëmijë që ndonjëherë edhe pse bëni ndonjë prapësi me çapkënllëqet tuaja, përsëri jeni më të mirët. Urimet më të mira për ju fëmijë, që edhe kur gaboni dini të kërkoni falje. Urimet më të mira për ju fëmijë, që edhe kur ngacmoni shokun ose shoqen bëni paqe bashkë. Urimet më të mira për ju fëmijë, që ndani lodrat bashkë me të tjerët. Urimet më të mira për ju fëmijë, që na dhuroni buzëqeshje çdo ditë. Urimet më të mira për ju fëmijë që na dhuroni përqafime të ngrohta. Urimet më të mira për ju fëmijë, që na dhuroni mirësi. Urimet më të mira për ju fëmijë që, na dhuroni sinqeritet. Urimet më të mira për ju fëmijë, që na dhuroni buzëqeshje. Urimet më të mira për ju fëmijë që na dhuroni fjalët magjike. Urimet më të mira për ju fëmijë që na dhuroni grimca lumturie çdo ditë. Urimet më të mira për ju fëmijë, që nuk i harroni librat në sirtar. Urimet më të mira për ju fëmijë që sillni gëzim dhe hare kudo që shkoni. Urimet më të mira për ju fëmijë, që na dhuroni dashuri pa kushte. Urimet më të mira për ju fëmijë, që jeni thesari i kësaj bote. |  3 |   14

Emili Përshëndetje! Unë quhem Emili, jam 11 vjeçe dhe jam në klasë të 5- të. Jetoj në Tiranë së bashku me prindërit, gjyshen dhe motrën time. Mua më pëlqejnë shumë sportet. Aktualisht merrem me dy sporte të ndryshme: baletin dhe basketbollin. Baletin e kam filluar që në moshën 3 vjeçe, ndërsa basketbollin nuk ka shumë kohë që e kam filluar. Pavarësisht kësaj mua më pëlqen shumë. Unë kam marrë pjesë në shumë konkurse baleti, gjithashtu edhe në koncerte dhe shfaqje të ndryshme. Klubi i fëmijëve |   4

Urimi im për 2023 Për vitin 2023 unë uroj që skuadra e basketbollit ku bëj pjesë të fitojë kampionatin. Për këtë ne duhet të stërvitemi shumë. Unë ju uroj të gjithëve një vit të mbarë dhe të gëzuar! |  5

erdhi dimri ngjyros 4 62 65 2 4 4 55 5 16 54 1 73 3. kafe 7. gri 6. rozë 1. e kuqe 2. ble 4. jeshile 5. e verdhë Klubi i fëmijëve |   6

Gjej rrugën për të marrë dhuratën |  7

LELA Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Lela Kolaj nga Puka. Unë kam lindur në Greqi. Në Shqipëri kam ardhur kur unë isha 4 vjeçe. Mami dhe babi kanë bërë gjithçka për mua. Unë kam dhe një vëlla më të madh. Emri i tij është Leart. Por kam dhe kushëririn tim që e dua shumë, Lekën. Klubi i fëmijëve |   8

Urimi im për Vitin e Ri 2023 është: Të gjithë fëmijët e botës të jenë të lumtur! Prindërit e mi më futën në shkollë kur Leka hyri në klasën e parë dhe ishim bashkë deri në klasën e IV. Më pas Leka u largua nga Puka dhe unë u mërzita pak, por te shkolla, mësueset, shoqet dhe shokët më duan shumë dhe unë ndihem e barabartë me to. Mua më pëlqen të vizatoj, por më shumë më pëlqen të kërcej. Unë jam më e lumtura në botë për mamin dhe babin. Jam krenare që kam prindërit më të mirë në botë. |  9

LIBRI I MUAJIT Nga Noel Beqiraj SUGJERIME PËR LIBRA PËR MUAJIN JANAR Përshëndetje, Unë jam Noeli, autori i rubrikës “Libri i Muajit” në revistën “Klubi i Fëmijëve”. Kjo rubrikë do të shërbejë si një mënyrë bashkëbisedimi me fëmijët dhe lexuesit në përzgjedhjen e librave për t’u lexuar. Kjo është rubrika e parë për Vitin e Ri, janar 2023. Libra të rinj me aventura dhe ngjarje të bukura na presin që t’i zbulojmë së bashku! familjes. Në rubrikën e muajit të parë të vitit sugjerimi im është seria “Një Familje e Paparë”, me autorë Christine Sagnien dhe Caroline Hesnard e përkthyer nga Mimoza Mema. Seria “Një Familje e Paparë” është e përbërë nga disa libra dhe në qendër të saj ka një familje të përbërë nga katër pjesëtare dhe qenushja e tyre që emrin ia thonë Kroketa. Pjesëtarët e familjes janë: vajza e vogël, vëllai Tomi, mami dhe babai Pieri. Vajza e vogël e familjes është personazhi i librit i cili tregon historitë që ndodhin në familjen e saj. Historitë janë të larmishme, nga ato me humor tek historitë që duken tragjedi humoristike. Pjesëtarët e “Familjes së paparë” vizitojnë vende fantastike, por gjithmonë do të ndodhë një ngjarje e cila sjell të qeshura tek lexuesi. Secili libër ka një mesazh të thellë, të veçantë e të ndryshëm. Po ashtu, aty do të lexoni dhe zbuloni për sfida mjaft tërheqëse të cilat mund t’i provoni edhe ju. Në njërën prej tyre, në sfidën “Një javë pa ekrane”, familja e paparë mundohen dhe ia arrijnë të qëndrojnë një javë pa ekrane. Ato marrin një mësim shumë të veçantë nga kjo sfidë, të cilin ju ftoj ta zbuloni duke lexuar librin dhe bërë sfidën “Një javë pa ekrane”. Në një libër tjetër të serisë, familjes së paparë u sëmurët qenushja e tyre Kroketa “Obobo, Kroketa është sëmurë”. Qenushja Kroketa duke luajtur në baltë gëlltit një papastërti dhe në mbrëmje familja e paparë është duke u endur nëpër qytet për të gjetur një veteriner. Megjithatë nazet e Kroketës për të hyrë në klinikën e veterinerit, ato ia dalin ta vizitojnë dhe t’i bëjnë disa analiza. E gjithë familja e paparë pret deri në mëngjes derisa të dalin rezultatet. Se si vazhdon vizita te veterineri mund ta zbuloni duke lexuar librin, i cili ka një mesazh të rëndësishëm për kujdesin ndaj një kafshe shtëpiake, që të trajtohet si një pjesëtar i familjes. Klubi i fëmijëve |   10

\"Infeksionet e veshit\" Infeksionet e veshit janë shumë të shpeshta në moshën pediatrike. Zerina Sheme Ato lidhen edhe me motin e ftohtë. Shkaktohen nga viruse ose (Pediatre) baktere, myk etj. Ato shpesh rezultojnë nga një bllokim i tubave të Eustakit, gjë që shkakton grumbullimin e sekrecioneve në veshin e mesëm. Tubat e Eustakit janë kanali që lidh veshët direkt në pjesën e pasme të hundës dhe fytit. Shkaqet e bllokimit të tubit të Eustakit përfshijnë: •alergjitë •ftohjet sitnore •infeksionet e sinuzitit •ndryshimet në presionin e ajrit (udhëtimi me avion) Rreth 80% e fëmijëve zhvillojnë një infeksion akut të veshit. Më të predispozuar janë ato që vuajnë me \"mish të huaj në hundë\" (Adenoidet) Shenjat: dhimbje në vesh, ose një dhimbje koke e papërcaktuar mirë. Temperatura është normale ose e lehtë. Hundët e zëna, ndonjëherë gjëndra limfatike rreth qafës. Foshnjat që ushqehen me biberon kanë gjithashtu një incidencë më të lartë të infeksioneve të veshit sesa ato që ushqehen me gji. Faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e zhvillimit të një infeksioni të veshit janë: -Ndryshime në lartësi (avion) -Ndryshimet në temperaturë dhe lagështi -Ekspozimi ndaj tymit të cigares. Nëse nuk mjekohen ato japin komplikacione me prekje të veshit të brendshëm, ose kockës prapa veshit (Mastoiditis) Këshilla: • Mbani në shtëpi pikat qetësuese të veshit dhe përdorini ato sa herë fëmija ankon dhimbje veshi. • Jepini shurup ibuprofen ose paracetamol. Edhe nëse temperatura është normale. Qetëson dhimbjen. • Përdorni vazhdimisht ujë fiziologjik në hundë (lavazh) për të penguar kalimin e mikrobeve nga hunda tek veshi i mesëm. Shënim: Dylli në vesh nuk quhet rrjedhje infeksioni. Ai prodhohet në kanalin e jashtëm si pasojë e disa ngacmimeve të jashtme. Mbron atë nga bakteret dhe organizmat tjerë që mund ta dëmtojnë këtë zonë delikate. Mënyra më e mirë e parandalimit të infeksioneve të veshit |  11 është: • vaksinimi ndaj pneumokokut, • vaksinimi ndaj gripit, • ushqyerjen me gji dhe • shmangien e tymit të duhanit. • higjiena personale (sidomos e hundëve)

TIA Mua më pëlqen edhe të dal të Unë quhem Tia. shëtitje në natyrë dhe më pëlqejnë Kam lindur në 19.02.2022 shumë pemët. Unë tani jam 10 muajshe. Më pëlqejnë dhe lojërat që luaj me mamin e babin. Më pëlqejnë dhe shëtitjet me Mami më tha se do zhvillojmë një makinë. intervistë në një revistë për fëmijë. Më pëlqen të shikoj mamin kur gatuan. Unë nuk kuptoj se çfarë është Më pëlqejnë shumë kukullat revista, por mami do më ndihmojë Cocmelon, po mami nuk më lë shumë t'i shikoj. sepse ajo më njeh më mirë se kushdo dhe kur të rritem do ma Klubi i fëmijëve |   12 tregojë. Unë jam dashuria e parë e mamit dhe e babit Unë këto 10 muaj jua kam bërë muajt më të bukur të jetës së tyre. Ata më falin shumë ngrohtësi dhe dashuri. Mua më pëlqen shumë të lahem dhe gjithmonë dua të lahem me lodrën time të preferuar që është Rosaku. Mami më ka thënë që jam shumë fotozhenike prandaj më bën çdo ditë shumë foto. Mua nuk më pëlqejnë shumë ambientet me shumë njerëz dhe muzika.

Ju uroj gjithë fëmijëve Gëzuar Vitin e Ri 2023! Nga Bebi Tia Faleminderit që më dhatë mundësinë që të flisja pak për veten për këto 10 muajt e parë të jetës time. |  13

Çfarë të bëjmë sot në shtëpi? Merrni argjile në format që doni dhe vendosni në pozicion ku mund t'i ngjyrosni. Ndërkohë shihni këtë yllin dhe procesin si e kemi ngjyrosur. Pas ngjyrosjes duhet të prisni të thahet mirë. Më pas mund t'i përdorni për dekor ose për dhuratë. Klubi i fëmijëve |   14

Një mesazh për mësuesit Muaji janar për fëmijët është aq i dashur saqë mezi e kanë pritur këtë muaj. Por jo të gjithë e mendojnë që fëmijët duhet të bëjnë vetëm pushim. Mësuesit e fëmijëve nxitojnë të japin detyra në çdo lëndë, libra për të lexuar, projekte për të bërë etj. Ata mendojnë që t'i mbajnë të angazhuar me njohuritë shkollore edhe në ditët e pushimit që kur të kthehen të vazhdojnë aty ku e kanë lënë. Por a duhet të japin mësuesit detyra nxënësve? Të dashur mësues, kur fëmijët janë me pushime dhe truri i tyre duhet të pushojë disi. Ato kanë qenë çdo ditë të angazhuar në mësime, ndoshta disa edhe të stresuar. Vogëlushët kanë nevojë për angazhime me gjëra të gëzueshme. Fëmijët duhet të vijnë të çlodhur nga pushimet jo të lodhur. Performanca e tyre në mësime do të rritet më shumë nëse ato do të kenë pushuar dhe do të kenë bërë aktivitete. Të dashur mësues nxitni fëmijët me këshilla që të shijojnë pushimet duke luajtur me lojëra të shëndetshme, të shijojnë festat dhe të krijojnë jetë sociale sa më të mirë. Mos jepni detyra për pushime se nuk japin rezultate te të nxënit e tyre. Lërini fëmijët që për pushime të jenë akoma fëmijë. Nga Silvana Baça |  15

amelia \"MË PËLQEN MODA\" Unë jam Amelia Mbjeshova. Jam në klasën e III në një shkollë jopublike. Pasi mbaroj mësimet bashkë me motrën time të vogël, frekuentojmë edhe disa kurse në të cilat argëtohemi pa masë. Në kohën e lirë ndjek emisionet e modës të cilat i përshtaten moshës time. Ato emisione më kanë mësuar se si unë të zgjedh dhe të kombinoj rrobat e mia dhe të motrës pa ndihmën e mamit. Klubi i fëmijëve |   16

medina \"më pëlqen të eksploroj!\" Unë jam Medina Mbjeshova. Jam në klasën e parë, në të njëjtën shkollë si motra ime. Këtë vit kam mësuar të lexoj dhe kështu e shfrytëzoj kohën time të lirë. Gjithashtu pjesë e orëve të mia argëtuese është kur mami së bashku me motrën time të madhe na çon në kursin e dansit dhe gjimnastikës. Atje përveçse kënaqem shumë edhe çlodhem pas ditës së shkollës dhe të ngarkuar me detyra shtëpie. |  17

Razma fshati i vogël në zemër të Velecikut Razma është një fshat i vogël në malin e Velecikut, por që ka shumë për të ofruar. Razma është një vend i vogël ku përveç qetësisë mund të bësh dhe shumë aktivitete dhe aventura të paharrueshme. Arsyeja pse zgjodha Razmën është sepse është kthyer në destinacionin e përvitshëm për të kaluar natën e ndërrimit të viteve. Grei Jahaj Në Razëm mund të bësh shumë aktivitete, por dhe mund të vizitosh shumë vende. Për shembull një nga gjërat më të mira që mund të bësh është një ecje nëpër Razëm. Është shume qetësuese dhe Razma të ofron pamje shumë te këndshme për të soditur. Diçka shumë interesante për njerëzit e apasionuar pas natyrës është dhe vizitimi i shpellave të shumta të cilat do flas për to pak më vonë. Razma është fantastike për të gjithë të dashuruarit pas borës si unë. Shëtitjet me slitë dhe zbavitjet me motor bore janë ajo ç'ka e bëjnë sezonin e dimrit stinën më qejf të mundshme. Në Razëm rruga favorizon dhe të aposionuarit pas çiklizmit dhe me një biçikletë një xhiro rreth Razmës e bën dhe më magjik këtë vend. Shpellat në Razëm Shpella e pëllumbave ndodhet rreth 1.6 kilometra larg parkut te Razmës dhe mund të shkohet nëpërmjet biçikletës ose duke shijuar natyrën dhe duke bërë hiking. Kjo shpellë e mrekullueshme mund të vizitohet gjatë gjithë vitit dhe është thjesht shumë e mrekullueshme si ndërthuret shtegu, pamja dhe shpella me njëra – tjetrën. Shpella e Shtogut është një ndër shpellat më të njohura dhe është 20 m dhe 13 m e lartë. Në këtë shpellë zhvillohen forma të veçanta stalaktitesh dhe stalagmitesh që zbukurohen për shkak të zgavrës së hyrjes në shpellë që lejon dritën e diellit të futet dhe i bën më të dukshme këto mrekulli të natyrës. Pylli i lajthive Pylli i lajthive në Razëm është një ndër vendet më të veçanta në Razëm sepse jo vetëm që do kënaqeni nga pamja e këtij pylli që duket sikur ka dalë nga një libër me përralla, por me pak fat mund të takoni dhe një nga shumë banorët ketra të pyllit. Në sezonin e vjeshtës ata fillojnë të grumbullojnë ushqimin për dimrin me borë dhe të ftohtë. Ky ishte dhe vendi ku do ju sugjeroja të kalonit festat e fundvitit. Meqë po flasim për festat ju uroj të gjithëve gëzuar Vitin e Ri 2023!!! Klubi i fëmijëve |   18

Historia e druvarëve Dy druvarë me aftësi, përvojë dhe shtat të barabartë punojnë krah për krah, duke prerë pemë së bashku çdo ditë. Megjithatë, njëri druvar punon pa pushim, pa pushim, ndërsa tjetri çdo pasdite bën një orë pushim dreke. Pavarësisht kësaj, të dy druvarët në mënyrë të pashmangshme presin të njëjtin numër pemësh në fund të çdo dite pune. I hutuar dhe i frustruar, druvari që punon gjithë ditën e pyet tjetrin se si arrin të presë po aq sa ai, ndërkohë që bën dhe pushim. Për këtë ai përgjigjet: \"Është e thjeshtë. E kaloj atë orë në shtëpi duke mprehur sëpatën time.” Pushimet janë jetike për produktivitetin. Punoni zgjuar jo fort! |  19

Një mami si DANIELA Për të gjithë ju që nuk më njihni, unë jam Daniela, një bijë, një motër, një bashkëshorte, një shoqe dhe mbi të gjitha, një nënë e dy djemve të vegjël, Gurjonit dhe Gregorit. Jeta më ka drejtuar të marr profilizim në marrëdhënie ndërkombëtare dhe të punoj në disa pozicione për të cilat jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese. Por dashuria dhe përkushtimi ndaj dy fëmijëve te mi më ka frymëzuar që të ndiqja pasionin tim të përhershëm, psikologjia për fëmijët. Tani krahas punës, jam specializuar për psikologjinë e fëmijëve deri në moshën adoleshente, trajtimin e bullizmit dhe trajtimin e marrëdhënies midis vëllezërve. Sa më shumë studioj, aq më shumë rritet dhe ky pasion imi, të cilin planifikoj ta rris dhe më tej. Ndaj, këtij pasioni i kam dedikuar dhe blogun tim, rrugëtimidanieles, ku jap këshilla, konsulta dhe së shpejti dhe trajnime për çdo prind që do të ketë nevojë. Klubi i fëmijëve |   20

Si është një ditë rutinë e jotja, lojërat, argëtimet, angazhimet? Dita ime nis me kaosin më të bukur të mëngjesit. Dy bebe që duan të vijnë në krevatin e mamit dhe babit dhe të përkëdhelen. Duke u përkëdhelur e duke lozur, por edhe duke u grindur, na ikin 2 orë të mira përgatitje për të dalë nga shtëpia. Dërgoj fëmijët në çerdhe, e më pas shkoj vetë në punë. Kur dal nga puna, marr fëmijët nga çerdhja dhe nisin aktivitetet e pasdites. Përpiqem t'i nxjerr çdo ditë, mos ta kalojnë kohën mbyllur në çerdhe dhe shtëpi. Ndaj shpesh jemi tek lodrat në park, në lodra të mbyllura, nga gjyshja ose nga tezja. Në shtëpi kthehemi vetëm në darkë për të luajtur dhe lexuar pak. Më pas hamë darkën, kemi rutinën e gjumit dhe fëmijët flenë. Mami bëhet gati për të nesërmen dhe vazhdon seancën e natës, ku dy zogjtë çohen herë njëri e herë tjetri, sepse janë të dy në një dhomë dhe kur zgjohet njëri ndodh efekti domino dhe te tjetri dhe te mami dhe te babi. Thënë kështu, mund të tingëllojë si një monotoni e lodhshme, por nuk është kështu për mua. Sigurisht ka shumë aktivitete të bukura të cilat mund të bëja dhe patjetër që do i bëj. Por koha e kaluar me ta është koha më e bukur për mua. Do donim një urim për 2023 për prindërit dhe fëmijët Urimin tim po e nis me ata, pa të cilët kjo botë nuk do të kishte kuptim, gëzim dhe vazhdimësi. Për të gjithë fëmijët, për të gjithë engjëjt, qofshin ditët e çdo viti të mbushura veç me të qeshurat tuaja, me këngët tuaja dhe me entuziazmin tuaj! Uroj me gjithë shpirt që sytë tuaj te shohin veç bukuri dhe zemrat tuaja të ndjejnë veç dashuri dhe siguri. Zoti ju bekoftë shpirtrat tuaj të bukur dhe mendjet tuaja të ndritura. Gëzuar dhe për ju të dashur prindër. Gjëja më e bukur që keni bërë e që do të lini pas në këtë botë janë engjëjt që keni lindur. Përkushtimi, durimi dhe dashuria juaj janë streha e sigurisë për ta. Ndaj, ju uroj shëndet, që të keni mundësi të kujdeseni dhe për shëndetin e tyre. Ju uroj gëzim, që të përçoni gëzim dhe tek ata. Ju uroj forcë dhe durim, që të jeni mbështetje dhe mburojë për ta. E mbi të gjitha, ju uroj shumë dashuri në zemrat dhe ditët tuaja. Me këtë dashuri të mbushni zemrat dhe mendjet e tyre. |  21

Gazmore Doktori: -Merre këtë ilaçin dhe duhet të marrësh 5 lugë në ditë. Pacienti: - Oh doktor po unë në shtëpi kam vetëm 4 lugë. Si t'ja bëj? SI FUNKSIONON WI FI? Një kërpudhë që vlen përherë, dhe në dimër dhe Sot kompjuterët as që kanë nevojë për kabllo për t'u lidhur në verë. me njëri tjetrin. Këtë mund ta bëjnë përmes valëve të cilatTelefonÇadra kodojnë si informacion dhe e përcjellin te marrësi. Ky sistem quhet Wi Fi. Gjëegjëza S'të shikoj as më shikon. Të dëgjoj dhe më dëgjon. Sepse kemi? Klubi i fëmijëve |   22

Nga \"Pjatat e Mirelës\" Kekë me mollë Receta: 2 vezë, 1 gotë sheqer, 1 gotë vaj, 3 gota miell, 1 gotë kos, pak fryrës keku, 1 pako vanilje, 1 lugë gjelle me mjaltë, 3 kokrra mollë (1 kokërr për dekorin sipër) Pjekja në 160 g për 30 minuta Marrim 3 mollë të lara mirë dhe i presim në feta sa më të holla. Unë këtë e bëra me ndihmën e një rendeje. Duke i vënë në një enë të thellë i hedhim 3 lugë sheqer sipër dhe gjysmë limoni të shtrydhur sipër. Qërojmë dhe grijmë në kubikë 2 mollët e tjera. Në një enë tjetër thyejmë 2 vezë. Hedhim sheqerin dhe i rrahim mirë. Shtojmë vajin, kosin dhe i rrahim prapë dhe avash avash shtojmë miellin te përzier më parë me fryrësin dhe i përziejmë mirë deri sa masa të na bëhet kremoze. Hedhim vaniljen, mjaltin, i përziejmë sërish dhe hedhim mollët e grira. Më pas e përziejmë me spatul kuzhine. Masa e kekut nuk duhet të jetë shumë e lëngshme se ndryshe keku del i qullët. Marrim tavën, e lyejmë me vaj dhe i vëmë letër kuzhine. Në fund hedhim 2 lugë sheqer në sipërfaqe dhe radhisim mollët. Në fund hedhim kekun dhe e hapim mirë me ndihmën e spatulës. E pjekim në 160g për 30 minuta. Ju bëftë mirë! |  23

Klesta IIt's also a low-budget mode, so don't worry about the price because the concept is \"Less is More\", so keep it simple. Unë jam Klesta Kasmi. Jam 8 vjeçe. Më pëlqen Ju uroj nga zemra baleti, piktura, dhe këndimi. Në kohën e lirë luaj ime e vogël me vëllanë, vizatoj ose kërcej. Dëshirat e mia Gëzuar Vitin janë: Të bëhem mësuese, balerinë dhe 2023! këngëtare. Klubi i fëmijëve |   24

Kam dëshirë që t'ju tregoj disa nga fotot e mia në momente ku jam duke eksploruar natyrën apo në evente të ndryshme. Uroj të jem sërish pjesëmarrëse në revistën \"Klubi i fëmijëve\" dhe t'ju tregoj të tjera gjëra nga jeta ime. |  25

AREDI & DARIO & ENIAR Unë jam Aredi, vëllai më i madh nga të tre fëmijët e shtëpisë. Ne jemi një familje pak a shumë e madhe, por jam i sigurt që kur ke më shumë motra ose vëllezër e ndjen veten më të fortë. Edhe pse dy vëllezërit e mi Dario 5 vjeç dhe Eniar 1 vit e gjysmë janë shumë më të vegjël se unë që në fund të këtij viti bëhem 8, përsëri është shumë bukur kur secili nga ne plotëson pjesën e tij në shtëpi. Ja për shembull ndodh ndonjëherë që shtëpia nuk ka zhurmë ndërkohë që ne jemi aty duke u marrë me punët tona (detyrat e shtëpisë ose luajmë pa gumëzhitur si bletët) dhe mami bëhet merak mos jemi sëmurë... Vetëm unë shkoj në shkollë dhe jam në klasë të dytë. Më pëlqen të mësoj shumë, kjo ngaqë edhe mësuesen time e dua shumë. Dario shkon në parashkollor dhe është i zgjuar, i mprehtë dhe i sjellshëm, ndërsa Eniari është ende bebush dhe duhet pritur edhe pak derisa ta marrim me vete në lojërat tona. Java është në përgjithësi e ngarkuar, por fundjavat janë ditët tona me fat. Babi është aq i mirë sa asnjëherë nuk i refuzon vendet ku ne i kërkojmë të na çojë. Dhe siç mund ta merrni me mend ne zgjedhim gjithmonë vende ku ka lojëra. Ai na ka premtuar që nëse ne nuk do të bëjmë asnjë lloj gabimi për një javë rresht, ai do të na çojë në këndin e lojërave, por siç duket kjo nuk po ndodh, jo sepse s’do babi por sepse ne.... ,Me mamin puna është krejt ndryshe. Ajo shpesh na krijon lojëra, ndonjëherë luan edhe ajo me ne por tani i duhet t'i kushtojë pak më shumë kohe bebushit. Me mamin krijojmë art, pikturojmë, ndonjëherë na lejon ta ndihmojmë kur gatuan. por është shumë e rreptë kur ne bëjmë rrëmujë në shtëpi. Klubi i fëmijëve |   26

Dhe kjo ndodh shpesh kur ne hapim kutinë e Ju uroj shëndet dhe nota shumë të mira. Nuk lodrave, kur nxjerrim bojërat me penela pa leje ose e di pse po vetes time i uroj që t'i nxjerr të kur i kthejmë mbrapsht dollapët e rrobave... gjitha notat 5, ndërsa babagjyshit dua t'i them që të ma lexojë atë letrën që i kam Mua më pëlqen të lexoj përralla dhe tua tregoj ato dërguar për një playstation 4 ... shokëve, më pëlqen edhe të zbërthej lodrat dhe të zbuloj si janë ndërtuar ato. Ndërsa Dario ka talent |  27 në vizatim dhe i pëlqen të shohë filma vizatimorë në Bang Bang ose në Youtube nga televizori. Eniarit i pëlqejnë akrobacitë, ka dëshirë vetëm të hipë mbi sende të larta dhe pastaj fillon të qajë kur ngec. Sirtarët janë një tjetër preferencë e tij. Kur rri urtë duhet ta marrësh me mend që është duke bërë ndonjë gabim, duke nxjerrë rrobat ose këpucët nga vendet e tyre për kot. Ne jemi një familje edhe gazmore edhe serioze, dhe sigurisht kjo varet drejtpërdrejt nga ne. Jemi gazmorë kur ne nuk bëjmë gabime, dhe jemi seriozë kur ne e teprojmë. Domethënë ne të gjithë jemi shumë të mirë, por shpresojmë shumë që duke u rritur të bëhemi edhe më shumë të mirë!

Jorik ISSUE NO. 5 / VOLUME 10 / USD $5 Klubi i fëmijëve |   28

GËZUAR FËMIJË NGA UNË JORIK! Përshëndetje fëmijë të revistës \"Klubi i fëmijëve\". Me shumë gëzim e prita lajmin që do jem pjesë e këtij numri duke qenë se një vit i ri na pret përpara dhe shumë dëshira i kemi si të gjithë fëmijët. Së pari po ju prezantohem Unë jam Jorik Aliaj. Jam në klasën e parë, në një shkollë jopublike në Tiranë. Dita ime është mjaft e angazhuar dhe e mbushur me aktivitete. Sigurisht që shkolla zë vendin kryesor te ditës por sigurisht dhe loja dhe argëtimi. Po ashtu edhe kurset i kam me dëshirë sidomos atë të pikturës. Mësuesja ime e pikturës, Juli më thotë se jam mjaft i talentuar, shumë kurioz dhe që dua të mësoj sa më shumë teknika të reja. Hobi im është basketbolli, tenisi dhe vizatimi. |  29

VENDI I PREFERUAR Cili është vendi i preferuar që keni për të bërë një udhëtim? Do doja të shkoja në: E dua këtë vend sepse: Në këtë vend udhëtohet me: Së bashku me mua do vijnë: Aktivitetet që mund të bëj atje janë: Gjërat që do marr me vete janë: Klubi i fëmijëve |   30

Vit i ri objektiva të reja 2023 Tre objektivat për Tre gjëra që shkollën këtë vit janë do të përmirësoj te vetja Gjërat e reja që dua të mësoj Këshilla për veten time |  31

Libra psiko-sociale “Libri im” Libri me 40 fletë pune të ndara në këto rubrika: - Vetja ime (marrëdhënia personale, familjare dhe sociale) - Emocionet (Të njohim dhe emërtojmë emocionet) - Kufiri personal (publike/private) - Rreziku (rastet emergjente, bullizmi) - Shëndeti fizik (ekuilibri trup dhe mendje) - Sugjerime për aktivitete në familje \"Libri im terapeutik\" +15 vjeç Të lexuarit, të shkruarit dhe t ë krijuarit janë momentet më të shëndetshme dhe stimuluese për trurin. Dedikoji kohë shëndetit mendor: duke mbajtur shënim emocionet ditore, duke stimuluar mirënjohjen, kreativitetin dhe duke organizuar kohën. KLUBI I FËMIJËVE Nëse dëshironi që edhe fëmijët tuaj të marrin pjesë në numrin e ardhshëm të revistës, ose doni të reklamoni një biznes që lidhet me nevojat e fëmijëve kontakto: [email protected] 600 lekë/6 Euro


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook