Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Arbeni Libri

Arbeni Libri

Published by jetoni12, 2016-10-10 19:06:18

Description: Arbeni Libri

Keywords: none

Search

Read the Text Version

tonë drejt lirisë. Mbretëronin kohëra të vështira. Në fakt, ishte prezent një “paqe” trishtuese, më e keqe se çdo luftë. Pushtuesit kuj- deseshin për ta mbajtur në fuqi gjumin ekonomik që kishin instaluar, ndërsa populli shqiptar kujdesej për të mos rënë në gjumë politik dhe demografik. Edhe pse në disa raste mendimet e popullit nuk ishin të njëjta, ata përherë ecnin në rrugë të njëjtë. Nga të pranishmit, në dasmë kishte edhe të atillë që i shërbenin pushtetit. Disa prej tyre sa për ta siguruar bukën e gojës e disa të tjerë merrnin më shumë se kaq, sepse përveç punëve që bënin sipas përshkrimit që kishin, spiunonin duke treguar gjithçka që arrinin të kuptonin për bisedat dhe akti- vitet që organizoheshin për çështjen kombëtare. Në masë të madhe populli i dinte ata persona, por sigurisht se kishte edhe të atillë që vepronin në mënyrë mjaft perfide. Atë ditë të nxehtë, në odën e madhe kishte mysafirë nga të gjitha shtresat. Të pasur, të varfër, atdhetarë të vërtetë, persona zyrtarë dhe normalisht kishte edhe të atillë që vep- ronin fshehurazi në dëm të popullit apo thënë ndryshe spiu- në. Oda e madhe mezi i zinte të gjithë të ftuarit të cilët komunikonin në mes vete duke peshuar çdo fjalë që e flis- nin. Sigurisht se më të zëshëm ishin ata të cilët edhe pse ishin në dasmë, donin të punonin diçka për të dalë sa më mirë para shefave të tyre, që urdhëronin bastisje, arrestime, maltretime, burgosje të shumë djemve dhe vajzave të reja nën akuzat për separatizëm dhe tradhti shtetërore, qoftë edhe për një fjalë goje. Ata persona dukej se turpëroheshin kur diktoheshin veprimet e tyre, por jo edhe kur vepronin pa u hetuar. Edhe pas buzëqeshjes dhe mirësjelljes së tyre, po- thuajse gjithnjë kishte diçka tinëzare. 101

I tillë ishte një i pranishëm që mbante në kokë një plis të bardhë dhe mundohej t’i nderonte mysafirët, edhe pse vet ishte mysafir në atë shtëpi. Plisin e bardhë e mbante në kokë sipas zakonit, por në shpirt dhe zemër nuk kishte bardhësi. Të gjithë i dinin të bëmat e tij dhe kishin njohuri për etjen e madhe që kishte për të pasur pushtet. Shumë nga të pranishmit, mezi e dëgjonin kur fliste, megjithatë në atë kohë nuk kishin rrugë tjetër, përveç se ta dëgjonin. Gjatë bisedave, ai shpeshherë tregonte mesele duke prekur në sedër disa të pranishëm të cilët ishin të njo- hur si përfaqësues të shtëpive më me zë në ato vise, të njohur për trimëri, bujari, patriotizëm, punë dhe ndershmëri. Ai, sa herë që kishte mundësi, ngriste kurthe dinake ndaj kujtdo që i dukej se ia vlente. Normalisht se disa prej tyre, ndoshta kishin bërë ndo- njëherë ndonjë gabim gjatë jetës së tyre për të cilën gjë nuk ndiheshin mirë, megjithatë as për së afërmi gabimet pa që- llim të të gjithë atyre, nuk iu afroheshin të bëmave të bash- këpunëtorit të shërbimit serb që jo rrallëherë merrte guximin që të fliste për burrëri pa u skuqur fare. Siç thotë populli, ai nuk kishte fytyrë për t’u skuqur sepse po ta kishte një të tillë nuk do të vepronte në dëm të kauzës kombëtare, në dëm të tokës me bukën e të cilës ush- qehej dhe largonte etjen me ujin e burimeve të saj. Atë ditë në dasmë, me shkas thumboi rëndë një burrë që ishte i pranishëm, i cili ishte i njohur për fjalë e besë, tri- mëri e kombëtari. Në fakt, ai u thumbua për një gabim të paqëllimtë që ia kishte shkaktuar një miku të tij, pranë të cilit atë ditë ishte i ulur dhe kuvendonte me endje me të. Ky akt nuk i kishte pëlqyer edhe aq personit që ishte ulur në ballë të oxhakut dhe dëshironte të udhëheqë muhabetin në odë thuajse ishte 102

njeriu më i mençur aty apo ishte i zoti i shtëpisë. Nuk e kishte as të parën e as të dytën, por thjesht dëshironte të impononte mendimet e tij, duke përfshirë edhe përzgjedh- jen e këngëve të cilat i këndonin këngëtarët. Kishte fuqi, prandaj ishte e vështirë për të zotin e shtëpisë që ta nxjerrë jashtë kullës së tij. Në anën tjetër, e kishte mik që sipas za- konit ishte e domosdoshme që të ftohej në dasmë. Atë ditë i zoti i dasmës e ndjente frikën dhe gëzimin së bashku. Ishin kohë të vështira, prandaj nuk mund të kup- tohet lehtë situata që mbretëronte, pa e përjetuar vet. Pasi thumbimit që i bëri në odë burrit të ndershëm, të gjithë të pranishmit ndjenë keqardhje, ulën kokën dhe rreth e rrotull u bë një heshtje e rëndë. Burri që u thumbua, preku në krah mikun e tij, u ul në gjunjë, shikoi të pranishmit të cilët mbanin kokën ulur e disa prej tyre vjedhurazi e shikonin atë, sepse e dinin sa ai pava- rësisht prej çmimit dhe rrezikut nuk do të heshtte, prandaj prisnin që të thoshte diçka. Në fakt ashtu edhe ndodhi. Ashtu siç u thumbua me një mesele të cilën të gjithë e kuptuan, në të njëjtën mënyrë filloi të fliste duke e hapur perden e hesh- tjes që aq shumë qetësi shpërndante në odë: - Me sa po e shoh më ka ardhur rendi që të flas pak, sepse sot nuk kam folur fare. Kemi dasmë, rendin e kanë këngëtarët, por pasi që ata po pushojnë, po e tregoj një ngjar- je që mu kujtua tani e që ka ndodhur para më shumë se 40 viteve në shtëpinë tonë. Isha i vogël në atë kohë, por asnjë- herë nuk e kam harruar natën kur në kullën tonë erdhi një mysafir për të fjetur një natë. Ishim shumë anëtarë në famil- je, kushtet nuk i kishim të mira. Në atë vit, kishim mbetur pa miell të misrit të arave tona, sepse pushtetit na e pati marrë. Na thanë se duhej të krijoheshin rezerva për shtet. Misrin e bukës na e morën të tërin, ndërsa misrin që e kishim 103

për kafshë na e lanë. Atë vit, ushqeheshim me atë misër që kishte ngjyrë të kuqërremtë. Nuk ishte mjaft ushqyes, me- gjithatë ne nuk kishim tjetër. Disa kilogramë i kishim miell të bardhë që kishte shpëtuar në një thes që ditën kur na e morën miellin kishte mbetur në ahur i pavërejtur. Nëna e ruante për mysafirë. Atë natë, mysafiri kishin ardhur vonë, koha e darkës ishte afër. Për në ishte bërë gati një krelanë me miell të kuq, por ende nuk ishte pjekur. Më kujtohet si sot që ne nuk kishim tepsi tjetër, prandaj babai i pati thënë nënës që një shtresë të krelanës për mysafirin ta gatuante me miell të bardhë sipër, e poshtë të vendoste miellin e kuq në mënyrë që darka të përgatitej për të gjithë në tepsinë e njëjtë. Nëna ashtu edhe veproi. Pasi që krelana u gatua, shtruam sofrën e madhe në mes të odës. Babai e ftoi mysafirin që të afrohej dhe burrat tjerë të familjes të cilët e dinin se duhet pasur kujdes gjatë ngrënies në mënyrë që mos të zbulojnë miellin e kuq i cili ishte i mbuluar me miellin e bardhë në krelanën e trashë dhe të shijshme. Të gjithë filluan që të hanë. Mysafiri nuk ishte mjaft i ‘kujdesshëm’. Ai disa herë e mbushte lugën përplot. Ishte i uritur dhe nuk mund t’i re- zistonte shijes së krelanës që ishte gatuar me mazë të dele- ve dhe me dy lloje të miellit. Babai e shikonte me kureshtje lugën e mysafirit, por pasi që e kuptoi se ai tani gati ishte që ta takonte miellin e kuq, pa menduar mirë filloi t’i flasë atij duke i thënë, mik merr më lartë se është ftohur më mirë, se nëse vazhdon ta thellosh lugën në drejtim të fundit të tepsisë do të takohesh në miell të kuq, i cili nuk ka edhe aq shije të mirë. Unë nuk po e zgjasë më tepër, e përfundova rrëfimin tim. Tani është koha për këngë sepse kemi gëzim. Fjalët e tij ishin bindëse dhe të prera. Shumë nga të pranishmit dhanë miratimin me kokë dhe uruan me fjalë miradije fjalët 104

e burrit, i cili së bashku me të gjithë dasmorët, mbante kokën lartë. Kokën tashmë e kishte ulur mynafiku i cili qeshte i hutuar. Hija e zymtësisë vërehej në sytë e tij, ngase e kuptoi drejt mesazhin që ju dha në atë ditë të nxehtë vere. Pas dasmës, të gjithë e dinin se postieri do të shpërndante shumë fletë-thirrje për biseda informative. 105

23. KURTHI Dielli perëndoi ngadalë duke u fshehur pas majës së lartë të malit, që tani ishte e mbuluar me një borë të bardhë, të bukur e të ftohtë. Nga veriu frynte një erë e akullt e cila të bënte të shtangesh. Ishte kjo një mbrëmje dimërore, një mbrëmje që pas çdo momenti bëhej me e errët dhe më e ftohët. Errësira dhe të ftohtit bëheshin gati ta mbulonin edhe malin me lisa të gjatë, shtëpinë e mijëra gjallesave që luf-tonin për të jetuar. Herë pas here dëgjoheshin disa ulërima të ujqve që shoqëronin rrezet e ftohta të hënës e cila lëvizte ngadalë në mesin e reve të hirta. Një dhelpër kishte dalë për gjah. Ecte shpejt nëpër rrugët gjarpërore të pyllit të heshtur me kokë të ulur. Herë-herë befas ndalej dhe vëzhgonte përreth. Pasi nuk arrinte të gjente ushqim, dikur vendosi që të afrohet më afër fshatit, edhe pse e dinte se rreziku ishte më i lartë. Duke ecur skaj një gardhi, futi kokën në një vrimë dhe pa pritmas ra një kurth të telit, i cili iu lidh për trupi. Fillimisht ishte në panik të madh dhe pa kontroll pro- vonte që të ecte vetëm para. Dikur provoi edhe të kthehej pas, por ishte shumë vonë për të dalur nga aty. Tani ishte mesnatë. Qetësia dhe errësira kishte push-tuar çdo milimetër të tokës dhe të horizontit. Gjersa, Hënën e kishin mbuluar retë, frynte ftohtë por dhelpra nuk dorëzohej. Edhe kurthi ishte i fortë, me gjasë ishte vendosur nga ndonjë gjahtar me përvojë. Kurthi shtrëngonte dhelprën në trup, ndërsa ajo provonte vazhdimisht që ta këpuste atë. Dikur dhelpra e dëshpëruar filloi t’i fliste kurthit: - Ore kurth siç jemi duke vepruar ne të dy, unë po tër- hiqem e ti po më shtrëngon, nuk e di çfarë do të ndodhë, por agimi nuk do të na gjejë kështu siç jemi. Fatkeqësisht nuk kemi mundësi që të shpëtojmë të dytë, vetëm njëri. 106

107

FUND Arben Dreshaj u lind me 31.10.1982 në Pejë. Shkollën fillore e kreu Vrellë, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin ‘Haxhi Zeka’ në Istog. Në tetor të vitit 2006 është diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Juridik. Po në atë vit, ka vazhduar studimet pasuniversitare në programin master në U.P, Fakultetin Juridik, drejtimin Penal. Studimet në master i ka përfunduar me përformancë të lartë në vitin 2009. Ka njohuri të avancuara për drejtësinë në përgjithësi dhe të drejtën penale në veçanti. Ka botuar në vitin 2010 një punim për: Rolin dhe Rëndësinë e Institucioneve Korrektuese në Risocializimin e personave të dënuar dhe disa punime profesionale shkencore. Përveç me punime shkencore, autori i këtij punimi shkruan tregime, prozë dhe poezi. Ky është botimi i dytë i tij. 108


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook