9. AUTOBUSI Ishte ditë vjeshte. Grykat dhe majat e maleve kishin humbur në mjegull. Tani ishte koha që të lashtat të korreshin, siç thuhej te shtihej kora brenda. Një grua e re, e cila ishte martuar në një shtëpi të madhe, kishte shumë mall për fa- miljen e saj, e që shkaku i punëve të shumta, atë nuk e kishte vizituar me muaj. Në kullën e madhe te gurit ku te gjithë ishin duke punuar, nuk dinte se si ta hapte këtë temë. Me- gjithatë, pasi që mendoi gjatë vendosi të kërkoj leje nga zonja e shtëpisë për të shkuar një ditë në gjini. Pasi që në sytë e saj e pa mallin i cili i vërehej aq pas- tër, sa që lotët vetëm sa nuk i pikonin, zonja e shtëpisë e mirë-kuptoi. Gruaja e re, njoftoi edhe burrin e saj. E mori djalin 5-vjeçar, rrobat i mbështolli në një shami të bardhë dhe u nis për në stacion. Në stacion, vetëm një herë në ditë vinte një autobus, nuk kishte tjetër. Gruaja së bashku me djalin, priste pa durim autobusin, i cili do ta dërgonte atë në vendin ku ishte lindur dhe rritur. Ora ecte, autobusi nuk vinte. “Çfarë mund të ketë ndo- dhur? Është prishur apo ka shkuar?”, pyeste veten gruaja e re. “Po nëse nuk shkoj sot, kur do të mund të shkoj pastaj?“ Një plak, me mjekër të bardhë, ishte ulur në anën tje- tër, në një skaj te rrugës. Edhe ai ndoshta priste dikë. Ishte i lodhur dhe herë pas here ngritej në këmbë. Ecte pak dhe kthehej me zemërim në vendin e tij. Gruaja ishte e interesuar për fatin e autobusit. Nuk e dinte se a ka shkuar apo jo. Madje, nuk e dinte nëse duhej të priste ende. Kështu, i tha djalit të vogël që të shkonte dhe ta pyeste plakun, se a ka shkuar autobusi . 51
Djali i vogël, iu afrua plakut, e përshëndeti dhe e pyeti për autobusin. Plaku iu përgjigj se ai ka shkuar. Vrapoi shpejt tek nëna dhe i tregoi. Gruaja e kuptoi se ishte vonuar dhe se duhej të kthehej në shtëpi. Por, nga hutia, i tha djalit që ta pyeste plakun se a ka shkuar tash apo ma herët autobusi! Djali iu afrua plakut me kujdes. Ai tani pushonte kokën mbi dorën e tij, të cilën e kishte vendosur në karroqen që e shoqëronte në çdo hap me fanatizëm. Zëri i njomë i djalit e zgjoi nga pushimi plakun që po priste. - Axhë, a ka shkuar autobusi para se të vijmë ne në stacion apo me herët? Plaku e shikoi djalin e vogël si me përkëdhelje dhe i tha: - Axhës, ai ka shkuar! Nuk më kujtohet me saktësi koha, por me zanë nuk mundeni! Djali i vogël e mori përgjigjen. Ia transmetoi fjalë për fjalë nënës së tij. Ai u rrit, u bë burrë, por asnjëherë nuk e harroi mesazhin që e mori atë ditë vjeshte nga plaku në stacionin që i thonin i autobusëve por që rrallë vizitohej nga ta. 52
10. BALLI I OXHAKUT Ishte e diela e fundit e janarit. Frynte një erë e lehtë bore. Qielli ishte i ngrysur. Nuancat e tij dukeshin që errë- soheshin pas çdo minute. Jo se vinin re të zeza, sepse qielli edhe ashtu ishte i pushtuar prej tyre, por se muzgu lëshohej me shpejtësi mbi horizont. Tek hyrja e shtëpisë, shumë burra bëheshin gati të hynin në odë. Ata përshëndeteshin me njëri-tjetrin dhe ecnin në drejtim të derës duke pritur në rend. Disa, fytyrën dhe veshët i kishin të skuqur nga të ftohtët. “A është oda e ma- dhe?”, pyeti njëri. “Po do të na zë të gjithëve!”, u përgjigj një tjetër duke qeshur, sikur donte t’i tregonte se e ka të qartë shqetësimin e tij pasi që ishte ftohtë. Era të prente në fytyrë. Disa fjolla bore nisën të bien si pa cak por me shpejtësi. Në konakun mikpritës ishin bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e mysafirëve. Kishin fejuar dy djem në të njëjtën ditë. Pasuri kishin, prandaj kishin ftuar shumë miq, shokë e dashamirë. Pas pak minutave, paradhoma dhe oda e madhe, u stërmbushën. Brenda ishte nxehtë. Këngëtarët nuk kishin arritur ende. Nuk dihej arsyeja, por dikush tha se në zonën e tyre ka pasur shtrëngatë gjatë ditës, prandaj do të vonohen sepse rrugët janë të bllokuara. Flaka e zjarrit në oxhak frymonte lirshëm. Afër oxha- kut askush nuk mund të qëndronte. Edhe dy postakitë që ishin aty pranë i kishin larguan paksa. Në njërën prej tyre, qëndronte ulur kryelartë një burrë me mustaqe të bardha e të gjata. Ai fliste me zë të lartë më të pranishmit. E kishte zakon që t’i ngucte të tjerët me batutat e tij që jo rrallë thu-heshin pa vend, pa dije e pa shije. Disa pleq me të moshuar, qëndronin të heshtur përreth 53
odës. Shumë prej tyre, mbanin sytë gjysmë të mbyllur e mendjen dukej se e kishin jashtë odës. Ishin mësuar me zhurmën që bënte burri me mustaqe. Nuk e duronin atë, por as nuk donin ta prishnin rendin e gazmendit të madh. Sado që nuk donin ta dëgjonin, diçka nga llafet iu mbeteshin dhunshëm në veshë. Luteshin në heshtje që këngëtarët të vijnë më shpejtë. Dy burra ia dhanë nga një rend fjalë, por nuk lanë pa u kritikuar nga burri që kishte zaptuar pa të drejtë ballin e oxhakut. Një zhurmë e lehtë u bë në odë. Ai me shikimin e tij kërkonte që të tjerët të qeshnin për të miratuar fjalët e tij, por pak veta e bënë këtë. Edhe ata që qeshën, nuk e bënë se u qeshej fort, prandaj buzëqeshja e tyre ishte si pa shije. - Ju atje pas derës, çka po prisni që nuk po flisni! - drejtoi dorën dhe shikimin në drejtim të një grumbulli bu- rrash të cilët bisedonin më zë të vogël me njëri-tjetrin pa ia vënë veshin atij. - Me sa po e shoh, ju qenkit si bishtajat e pasulit të papjekur, të cilat duhet t’i rrahësh mirë për t’ia nxjerrë kok- rrat dhe në fund prapë me to nuk mund të ushqehesh, - vazhdoi ai tërë kokëlartësi. Burrat të cilëve iu drejtua, u ndalën, e shikuan dhe mbetën me gojëhapur. Në mesin e tyre ishte edhe Ramë So- koli. Ngaqë ishte nga një fshat më larg, në odë e njihnin pak veta, ani pse të gjithë kishin dëgjuar për mençurinë dhe urtësinë e tij. Nga ana tjetër e odës, një burrë me plis të bardhë, rreth të gjashtëdhjetave, u përgjigj në emër të tyre, sa për ta thyer heshtjen acaruese. - Kujdes bacë se në mesin e atyre burrave, ai i gjati është Ramë Sokoli. Burri që ishte ulur në ballë të oxhakut, uli kokën dhe sytë në drejtim të dyshemesë sa për t’i dhënë kohë mendjes 54
për ta gëlltitur atë që tha më parë. Nuk iu nevojit shumë kohë dhe mend për ta kuptuar se ka gabuar, por përsëri foli me një zë më të arsyeshëm: - Ramë Sokoli, më fal o burrë nuk e kam ditur që je këtu. Prania e juaj na nderon të gjithëve! - zgjati zërin duke treguar se ka nevojë për pushim. Burrat, të cilët më parë mbanin sytë gjysmë të mby- llur, tani kishin hapë sy e veshë duke dëgjuar me kureshtje e interesim. Rama u lëkund nga vendi dhe me një zë bindës filloi bisedën: - Faleminerës për pritjen mik! Me qit me armë në masë nuk është mirë sepse s’bën gjë tjetër përveç që vret të pafajshëm, - dhe deri sa donte ta vazhdonte bisedën, u ndër- pre qëllimisht nga bashkëfolësi i tij: - Ramë e gjithë oda po kemi qejf me të digju, por eja këtu në këtë postaki, nga balli i oxhakut të shkon zëri më mirë, - i tha ai me mirësi duke u bërë gati t’ia lirojë vendin. Zaten, tani më të gjitha forcat përpiqej që të përmirësojë gabimin që bëri, edhe pse fytyra e tij ia tradhtonte fjalët. Rama me buzë në gaz i tha: - Mos lëviz nga vendi, unë mirë jam edhe këtu. Nuk ka rëndësi ku ulesh, por e rëndësishme është çka thua. Pos- takinë ku ti je ulë e ka mbajtë në shpinë dashi gjashtë vjet, por veç zhurmës që ka ba, nuk kam ni të ketë fol najgja. Në odë plasi e qeshura e vërtetë. Njëriu që qëndronte ulur në postaki nuk kishte fuqi ta ngriste kokën për ta shikuar në sy më Ramën apo dikë tjetër aty. Sytë e tij të pikëlluar u drejtuan nga dera, në të cilën trokiti dikush. Ai shpëtoi kur pa se këngëtarët hynë në odë. Të gjithë filluan të duartro- kasin. Këngëtarët mendonin se kjo bëhej për t’iu uruar mirë- seardhje, por habiteshin me të qeshurat me plotë zemër që vazhdonin edhe pas duartrokitjeve. 55
56
IV 11. GJAKU Dielli dukej i lodhur në atë ditë dimri të kthjellët. Ai ishte afruar shumë pranë bjeshkës ku do të perëndonte si një sy i madh, i cili sikur dridhej nga një erë e ftohtë që frynte nga majat e maleve që grykat i kishin të hapura nga veriu. Aty këtu nëpër copat e horizontit dridheshin njollat e para të mbrëmjes. Në fshat mbretëronte një qetësi relative. Oxhaqet mbi shtëpi tymonin. Nëpër rrugë dëgjoheshin zëra të fëmijëve që ktheheshin së bashku nga shkolla e tyre. Tani kishte rënë muzgu, por kishte aq dritë sa mund të shiheshin njerëzit duke ecur në rrugë. Qetësinë që mbretëronte atë buzë mbrëmje e prishi një krismë revolje në mes të fshatit. Lajmi mori dheun dhe të gjithë për një kohë të shkurtë e kuptuan se një i ri kishte vrarë shokun e tij me të cilin ishin rritur së bashku. Ata nuk ishin nga i njëjti fis. Baballarët e tyre nuk kishin pasur edhe raporte të mira në mes vete, sepse ju takonin dy fiseve që në një farë forme garonin për bajraktarizëm në atë anë, megji- thatë kurrë nuk kishin pasur hasmëri. Djali që kishte vrarë shokun e tij të shpirtit, u pendua menjëherë pasi që tërhoqi këmbëzën e revoles, por tani ishte shumë vonë. Ai nuk kishte mundur që ta kontrollojë vetën e tij pas një zënke që kishte pasur me shokun për një mos- marrëveshje krejt të vogël. I thyer në shpirt, i dha këto shpje- gime para burrave në kullën e tij, megjithatë tanimë dëmi ishte shkaktuar. Një person ishte vrarë dhe në familje duhej 57
të qëndronin të mbyllur në kullë pasi që rrezikoheshin nga hakmarrja. Në atë kohë, e drejta ndahej nga pushtuesit të cilët kurrë nuk vepronin drejt. Për këtë arsye, zbatohej kanuni si një dispozitë ligjore që kishte buruar nga vet populli. Në kohë kur Kanuni është fuqizuar dhe zbatuar, ka pasur shumë aspekte pozitive. Tani vendi i tij është në histori. Në mun- gesë të organizimit shtetëror, masat represive që ndërme- rreshin ishin mjaft të ashpra. Nuk kishte burg për të mbajtur fajtorët, prandaj të tillët deri sa gjendej ndonjë zgjidhje, i shndërronin pa vullnet shtëpitë e tyre në burgje. Atë natë, menjëherë, shtëpia që tani kishte një gjak borxh, i dërgoi disa burra të fshatit tek shtëpia e të vrarit për të shprehur ngushëllime dhe për të kërkuar leje për të marrë pjesë të nesërmen në varrim, mirëpo ata nuk e pranuan kër- kesën e tyre. Situata ishte e tensionuar, gjakrat ishin nxehur tej mase edhe pse të gjithë e kishin të qartë se si kishte ndodhur vrasja dhe e dinin se pa aq sa ndiheshin keq familja e të vra- rit, po aq ndihej keq edhe personi që kishte kryer vrasjen. Si do qoftë, koha nuk kthehej më mbrapa. Të nesërmen, u varros djali i ri. Një familje e madhe kishte mbetur e mbyllur në kullë. Nuk ishte koha e punës, megjithatë ishte mjaft e vështirë për ta të qëndronin të mby- llur. Familja e të vrarit, nuk iu jepte besë. Sa herë që mba- heshin takime nga pleqnarët për të diskutuar për këtë çështje, atje nga fundi i odës dëgjoheshin shumë zëra të disa burre- cëve që kundërshtonin dhënien e besës dhe që ndikonin edhe tek të tjerët duke u arsyetuar se gjoja nëse japim besë, fisi do të ndihej i dobësuar para gjakësit i cili kishte kryer vras- jen, pavarësisht që nuk e kishte planifikuar e as nuk e dë- shironte atë. 58
Në anën tjetër, në familjen që qëndronin të mbyllur, jeta për çdo ditë vështirësohej. Djali që kishte kryer vrasjen, ndihej fajtor për të gjitha, përfshirë humbjen e shokut, mby- llen e familjes, vështirësi të tjera të panumërta që tash-më ishin në familje. Ai kishte net të tëra që nuk kishte fjetur, e ndjente thellë në shpirt peshën e rëndë të fajit dhe për- gjegjësisë. Pikëllimi dhe mërzia i shiheshin qartë mbi fytyrë. Disa herë, kishte tentuar që personalisht të shkojë tek familja e të vrarit dhe të kërkonte nga ta që të hakmerreshin ose ta falnin atë, sepse me gjithë atë presion që kishte dhe me gjithë atë fajësi që ndjente, tani i kishte humbur dëshira dhe vull- neti për të jetuar. Po mos ta ndalonin familja, disa herë do ta bënte këtë. Zaten, ata edhe mund të dilnin dhe të lëviznin sepse nuk kishin frikë nga vdekja, por që ta respektonin familjen e të vrarit, nuk e bënin këtë dhe, thjesht, nuk ishin të intere- suar që ta sfidojnë atë familje. Pavarësisht arsyeshmërisë apo paarsyeshmërisë të tyre, tregonin respekt për mendimet dhe vendimet e tyre. Pranvera afrohej çdo ditë. Ditët filluan të zgjaten. Mëngjeseve Dielli ishte më i ngrohtë. Në fshat filloi të ndje- hej gjallëria. Të ngujuarit në kullë shpesh herë bisedonin për të ardhmen e tyre, për punën që i priste dhe për pamundësinë e lëvizjes së lirë. Në fund të bisedave ngushëllonin veten, duke lutur Zotin që një ditë të bëhet mirë. Përveç bukës së gojës për familjen, ata kishin obligim edhe për një tubë të madhe delesh, dhjetëra lopë dhe shumë kafshë të tjera, të cilat tashmë e kishin hetuar se kishte ardhur koha që të shkojnë në bjeshkë. Kulla e madhe e djalit që kishte kryer vrasjen, për- fshirë lëvizjen e të afërme të tyre, vëzhgohej me kujdes nga fshati dhe familja e të vrarit. Qe disa muaj të gjithë qëndro- 59
nin të mbyllur, më përjashtim të fëmijëve që shkonin në shkollë. Në një natë pa hënë edhe djali që kishte kryer vrasjen, fshehurazi kishte dalë nga kulla. Ai vizitoi varrin e shokut të vrarë, me ç’rast një herë i kishte kërkuar falje duke qarë si fëmijë pranë gurit të ftohtë të varrit të tij. Një person e kishte vërejtur atë natë. Menjëherë të ne- sërmen kishte rrëfyer ngjarjen para kryefamiljarit të të vrarit. Ky rrëfim kishte prekur thellë ndjenjat e plakut mjekër- bardhë e hijerëndë, i cili menjëherë kishte thirrur personat që ishin të angazhuar për pajtesë. Posa që ishin mbledhur në odë të gjithë burrat, ai kishte bërë publik vendimin e tij, për t’i dhënë besë për 6 muaj të gjithë anëtarëve të familjes së gjakësit pa i dhënë mundësi askujt të debatojë për çështjen. Ai nuk iu tregoi të pranishmeve arsyet që e kishin bindur që të ndryshonte qëndrimin e tij. Në fakt, të gjithë iu bindën. I vrari ishte nipi i tij të cilin gjithmonë kishte dek- laruar se e donte më se shumti në atë shtëpi. Edhe kësaj ra- dhe disa zëra u dëgjuan nga fundi i odës për periudhën e gjatë për të cilën u dha besa. Dy-tri herë, disa prej tyre lëviz- nin duart, sikur donin të thonin diçka me zë të lartë, por s’bënë gjë tjetër përveç që mbyllën gojën. Në odë për disa minuta mbretëroi një heshtje e zymtë të cilën e thyen pleqnarët që ishin aty duke folur fjalë mira- dije për vendimin njerëzor dhe të drejtë të kryefamiljarit. Po atë natë, ata dërguan lajmin tek familja që kishte një gjak borxh. Të gjithë u gëzuan dhe ishin shumë të prekur, tejet të emocionuar. Lotët e shumtë nuk mungonin. Ata e dinin se ky vendim do t’i mbante më larg sofrës së varfërisë. Djali që kishte kryer vrasjen, atë natë shkriu dhembjen, bren- gën dhe gëzimin në një të vetme, duke larë kështu me lot e djersë të ftohta, jo vetëm fytyrën por edhe duart që i dri- 60
dheshin nga ndjenjat e përziera. Te nesërmen, Dielli lindi. Tani ishte pranvera e her- shme. Rrezet e tij të arta preknin butësisht çatitë e kullave të larta në fshat, që ishin të mbuluara me një vesë të lagësht. Të gjithë burrat e kullës që mezi e kishin pritur këtë ditë, ishin bërë gati për punë. Delet dhe lopët e tyre donin t’i ngjitnin në bjeshkë. Arat duhej lavruar. Disa vizita ishte rendi të bëheshin tek të afërmit dhe miqtë që në familjet e të cilave mund të kishte ndodhur ndonjë e papritur përgjatë atyre muajve. I zoti i shtëpisë, me vendosmëri kishte përcjellë mesa- zhin te të gjithë anëtarët e familjes se duhej të jenë shumë të kujdesshëm përgjatë atyre muajve. Nuk duhej të këndonin, të talleshin me të tjerët, të shtinin me armë, të qeshnin në publik apo të mbanin kokën lartë kur të takonin familjarët e të vrarit. Kryefamiljari kujdesej shumë që të arsyetonte me veprime dhënien e besës dhe tregonte respekt për familjen e të vrarit. Madje, atë ditë të kthjellët pranvere, kur tufa me dele dhe lopë ishin nisur për në bjeshkë, zilet e tyre i mbu- shën me sanë në mënyrë që të mos bëjnë zhurmë. Bariu iu printe atyre, ndërsa më pas disa djem të ri që ende ishin në shkollë fillore kujdeseshin për lëvizjen e de- leve dhe lopëve që nuk kishin shijuar dritën e Diellit që disa muaj. Në rrugën e ngushtë e cila degëzohej përskaj të kullës së të vrarit, ecnin më shumë se 300 dele dhe disa dhjetëra lopë në heshtje. Ndonjë blegërimë e qengjave dëgjohej aty këtu dhe një shurshërimë e lehtë e këmbëve të deleve që të bënte të mendosh se dikush ka hapur një çadër të madhe mbi të cilën rigonte një shi i lehtë. Plaku që kishte dhënë besën, po kthehej në kullë nga xhamia ku kishte qenë për ta falur sabahun. Kishte qëndruar 61
pak me gjatë më një shok, ku ndër të tjera kishte biseduar edhe për besën që kishte dhënë. Posa i pa delet dhe lopët, e kuptoi se ato ishin të famil- jes që iu kishte dhënë besë, megjithatë ai nuk e kuptonte heshtjen që mbretëronte. Shpejtoi pak hapat, u afrua tek tuba dhe vështronte me kujdes. Në fund pyeti një djalë të vogël që mbante një shtagë në dorë dhe një jangjik me bukë në supe për qetësinë që ishte e pranishme atë ditë kur ata ngjiteshin për në bjeshkë. Djali i vogël, i cili nuk e njihte plakun, e shpjegoi mënyrën e dal- jes në bjeshkë: - Ne ua kemi një gjak borxh kësaj familjes këtu e cila na ka dhënë besë. Edhe ne kemi dhembje për humbjen e djalit të tyre dhe po mundohemi me ua kuptuar gjendjen. Deleve dhe lopëve ua kemi mbushur me sanë zilet, në më- nyrë që mos të bëjmë zhurmë kur të kalojmë pranë kësaj kulle. Një vëlla imi në një rrugë tjetër i ka dërguar qenët në bjeshkë, sepse thjesht ne nuk kemi dëshirë të bëjmë bujë në këtë ditë kur ne dërgojmë bagëtitë tona në bjeshkë falë besës që na e dhanë këta të cilëve ua kemi një gjak borxh, he faqe- bardhë qofshin. Për atë djalë ndjejmë dhimbje edhe ne pran- daj, po veprojmë në këtë mënyrë. Ai djalë ka ngrënë shumë bukë në kullën tonë dhe në njëfarë forme ka qenë edhe djali i jonë. Djalit të vogël që fliste dhe plakut që dëgjonte iu mbushën sytë me lot. Ata nuk patën fuqi ta shikojnë në sy njëri-tjetrin deri në fund të bisedës. U ndanë kokëulur e në heshtje në mes vete. Plaku mjekërbardhë, nuk hyri në derën e kullës së tij, por eci ngadalë në drejtim të kullës së djalit që i kishte vrarë nipin. Trokiti në derë në atë mëngjes ku tashmë vesa ishte larguar nga çatitë. 62
Hyri brenda në oborr dhe kërkoi të takohej me krye- familjarin. Disa djem e vajza që e panë, u shtangën me pra- ninë e tij dhe vëzhgonin me kujdes se çfarë do të ndodhte. Kryefamiljari ecte pa fije gjaku në fytyrë në drejtim të tij. Ia zgjati dorën, e ftoi që të hynte brenda për ta falënderuar për besën që iu kishte dhënë dhe për vizitën. Por, ai nuk kishte shkuar për këtë qëllim. Duke iu dridhur zëri dhe zem- ra, i vendosur i tha: - Kam ardhur me ta falë gjakun e nipit tim, të cilin e kam dashur më së shumti në këtë botë! Sytë e të dy pleqve u mbushën me lot. Oborri u zhyt në heshtje shurdhuese, plaku që iu fal gjaku mezi i tha “Qofsh faqebardhë!” Asnjëri nuk foli më. Gjaku u fal. Ata të dy kishin folur nga distanca njëri me tjetrin që prej kohës kur ishte kryer vrasja me anë të veprave dhe sjelljeve të mira. Mesazhet e dërguara kishin arritur me kohë tek të dyja fa- miljet. Prandaj, nuk kishte se si të përfundonte ndryshe tra- gjedia që kishte ngjarë në mes të tyre. 63
12. PAZARI Kishte filluar të dalë pranvera. Fushat ishin mbuluar me barin e njomë pranveror dhe me lule të bukura. Mali kishte filluar të gjethonte. Fshati i vogël që shtrohej rrëzë bjeshkës, zgjohej me këngët e bilbilave dhe të këndesve, ku pas çdo dite, Dielli lindte më herët dhe praronte me vonë. Fshati me kulla të gurit, të rrethuara me mure, me dyer të oborrit gjysmëhënë e që ishin të ndara njëra për qerre dhe tjetra për këmbësorë, sodiste borën mbi krye dhe lulet e freskëta në fushat e gjelbërta. Një i ri, i cili ishte në gjendje të ecte tri ore në këmbë, në këtë periudhë të vitit, në atë fshat, mbase mund të shijonte të katër stinët. Ndërsa me veturë, kalimin nëpër stinë mund ta bësh për rreth 40 minuta. Në fshat, aty tek shtëpitë është pranverë. Në fusha, bu- zë lumenjve e krojeve të shumta, ndjen shijen e verës. Në kodrat e para mbi fshat ku mali ende nuk gjethonte, krijohet përshtypja se është vjeshta. Ndërsa lart në bjeshkë, si dia- manti shkëlqen bora. Po ta kesh fatin, të largohesh më larg dhe ta shikosh këtë pamje, do ta shohësh një ylber në tokë me katër ngjyra. Lartë në bjeshkë, bora e bardhë që shndrit fort. Më poshtë ngjyra e ngrysur e pyjeve gjetherënëse. Pjesa tjetër e mbu- luar me një të gjelbër të zbehtë, ndërsa fushat me të gjelbër të theksuar në ultësirën e rrafshët. Sigurisht se do të krijohet përshtypja se je duke parë një shall që ka mbështjellur hapë- sirën përreth fshatit me katër ngjyra të ndryshme që njëko- hësisht paraqesin ngjyrat e natyrës përgjatë stinëve. Një djalë që jetonte në këtë fshat, kishte një kalë të fuqishëm, të bukur dhe të dëgjueshëm. Me të punonte tokën 64
e tij dhe kryente të gjitha punët siç thuhej në bjeshkë e në shtëpi. I gjithë fshati fliste për kalin e tij, e ndonjëherë kur të tjerët ia kishin zili djalit që arrinte të kryente shumë punë, i thoshin: “E ke shumë lehtë! Çdo njeri do të kryente shumë punë pa u lodhur nëse do ta kishte kalin tënd!” Tregimet për kalin e tij, morën dheun. Shumë persona interesoheshin për të dhe herë pas here i jepin oferta djalit të ri për ta shitur kalin. Ai ishte i vendosur që mos ta bënte këtë asnjëherë. Megjithatë, kishte raste kur të hollat i duhe- shin shumë, ndërsa ofertat që i vinin ishin aq të larta sa që ai kishte mundësi që t’i blinte tre kuaj të tjerë. Edhe pse ishte i vendosur që mos ta shiste kalin, shpeshherë mendonte fshe- hurazi, sikur mos ta kuptonin të tjerët, për këtë mundësi. Djali mendoi gjatë dhe një ditë pazari, pa pritmas vendosi ta nxjerrë kalin në treg. Pasi e shaloi, kalit të bardhë, ia krehu jelet me kujdes, e kashaisi mirë dhe u nis. Sa po arriti në treg, shumë persona të interesuar afro- heshin për ta ditur çmimin për kalin dhe për të bërë pyetje për të. Kali i bardhë e i madh dallohej nga të gjithë kuajt tjerët që ishin aty. Shkëlqente dhe qëndronte më kokën lart duke e përcjellë me sy çdo lëvizje të djalit me të cilin e ndan- te ditën në ara e livadhe, bjeshkë e male. Djali nuk i lejonte njerëzit t’i afroheshin kalit. Të gji- thë atyre që pyetnin për të, iu ofronte një çmim relativisht të lirë, por njëkohësisht i paralajmëronte që të mos i afrohe- shin se mund t’i godiste pasi që ishte shumë i vështirë. Me djalin e ri biseduan mbi dhjetë të interesuar atë ditë. Të gjithëve ua thoshte të njëjtat fjalë. Kali duket i bu- kur, por është i papërshtatshëm. E ka zakon që të kafshojë këdo që i afrohet dhe poashtu gjuan me shqelma. Nuk është i mirë për punë, nuk ka shumë fuqi. Ka shumë të meta, nuk 65
sheh mirë, është shumë vështirë t’i ndërrohen triskat, etj. etj.. Personat e interesuar që i dëgjonin këto fjalë, largo- heshin, menjëherë nga djali i ri dhe i paralajmëronin të tjerët që të mos i afroheshin afër kalit sepse mund të pësonin. Një person tjetër, aty afër, që kishte dalur në treg për ta shitur një gomar, e dëgjonte më kureshtje atë se si bise- donte më të interesuarit. Dikur, iu afrua duke i thënë me zë të ulët: “Me sa po e shoh, nuk paske përvojë për të shitur kafshë. Ashtu siç po flet ti, kurrë nuk do të arrish ta shesësh këtë kalë! Edhe ashtu nuk po më duket se kali qenka i vështirë siç po thua! Është mirë t’i ndryshosh pak fjalët!” Djali i ri e shikoi. Zemra mal iu bë kur i tha se kështu kurrë nuk do të arrish ta shesësh kalin. Në fakt ai për këtë qëllim edhe kishte dalur në treg, për t’i ndërprerë ofertat për kalin e tij në mënyrë që mos ta shesë atë. Pas disa orëve, në tërë tregun, u përhap lajmi, si panik, se një kalë i bardhë atje kah fundi është mjaft i vështirë dhe është rrezik për t’iu afruar. Dikur, kah mesdita, askush nuk fliste më me djalin e ri, që tashmë rrezatonte kënaqësi të plotë. Përkëdhelte kalin në qafë ashtu siç bënte çdo herë kur kishte për qëllim ta shalonte dhe u nis për në shtëpi. Rrugës deri sa doli nga pazari, të gjithë ia lëshuan rrugën me vrap nga frika prej kalit të bardhë që e mbante qafën gjysmë të lakuar dhe vraponte në trok disi me nxitim. Me gjasë, ai ishte më i lumtur se djali i ri që nuk e shiti edhe pse e dinte se një gjë e tillë nuk do të bëhej. Sidoqoftë, kur e pa veten në treg, më nuk mund të ishte shumë i sigurt dhe nuk e dinte çfarë do të ngjante. Nën trokun e kalit, derisa po kthehej në shtëpi, djali i ri mendonte më vete, tash po e di sa nuk do ta shes kalin tim, nuk do të kem oferta për të dhe mendja ime nuk do të joshet më fshehurazi nga paratë që mund të më ofrohen. 66
Djali vazhdoi punën me kalin e tij, i qetë. Ofertat nuk i vinin më. Ai e dinte se do ta ketë shumë të vështirë ta shiste kalin, por ishte i vetdijshëm se jetonte në kohë të vështirë. Shpeshherë shtëpia e tij dhe i tërë fshati mbetej pa bukë. Jo se nuk kishin punuar, por se pushteti apo pushtuesi dinte t’i fshih koshat me fshisë. Prandaj ai e ndjente rrezikun që ta humbasë kalin dhe ta shes atë kur mund të jetë në ndonjë situatë të rendë. Thënë ndryshe, ai ia dinte hallin vetës. Atë ditë doli në pazar, jo për të shitur as për të blerë, por vetëm për të siguruar përfundimisht pronësinë për kalin e tij. 67
13. AMANETI Në atë vit, dimri si rrallë herë ishte i butë. Nga njëherë binte shi, ndërsa borë ra vetëm një herë deri në zog të këm- bës. Dimrat e butë nuk ishin të zakonshëm për ato anë. Za- konisht, dimri i ashpër, pasonte nga vera e nxehtë, por në atë sene kishte një përjashtim. Në mesin e fshatit, në një kodër të vogël, shtrihej një lendinë e bukur, prej nga mund të soditeshin shtëpitë dhe kullat e ndërtuara kryesisht prej guri. Gur në ato anë kishte mjaftueshëm, prandaj edhe zona quhej Podgur. Fshati ndahej në katër lagje kryesore. Rrugët e tyre kryqëzoheshin jo shumë larg nga lëndina, aty ku gjendej edhe xhamia. Në atë lëndinë, ishin të ndërtuara thjeshtë disa ulëse nga druri për pushim. Në to, më shumë qëndronin të rinjtë dhe pleqtë. Në atë dimër të butë, numri i personave që takoheshin në sheshin e fshatit ishte më i madh. Fshatarët qanin hallet e tyre njëri me tjetrin, por nuk mungonte as gazi e hareja. Në mesin e atyre që dilnin shpesh, ishte edhe Brahimi. Një burrë trupshkurtër, i shëndoshë, me faqe të kuqe e me plis të bardhe në kokë. Brahimi i kishte 50 vjet. Përveç që punonte tokën dhe kujdes për delet e tij, kishte edhe zanatin dhe mbathte bagëtinë dhe të qante drunj me sharrë të dorës e njohur ndryshe si vek. Ai i njihte mirë të gjithë burrat e fshatit. Zanatet ia kishin mundësuar kontaktet personale pothuajse me të gjithë burrat dhe djemtë. Në atë dimër, kishte kaluar goxha kohë duke qëndruar me shumë persona në grup, në lëndinën e fshatit. Një ditë të mirë, ishte afruar tek të grumbulluarit, por kishte vendosur që të rrinte vetëm. Në tre vende, ishin duke qëndruar nga 68
10-12 burra të cilat bisedonin për tema të ndryshme. Në mesin e tyre ishin edhe dy persona që tashmë kishin më shumë se 70 vjet. Ata ishin të njohur si mendimtarë të kohës. Kishin pleqëruar me qindra raste të cilat iu ishin besuar pa asnjë dyshim nga banorët e asaj zone. Ata kishin kaluar nëpër shumë sfida. Trimëria, besa, varfëria, dinjiteti nuk ishin larguar asnjëherë nga trojet dhe kullat e tyre. Vuajtjet në njërën anë dhe pleqëria në anë tjetër, i kishte lodhur shumë. Fiset i respektonin ashtu siç ishte rendi. Ata prinin në çdo drekë e dekë. Mirëpo, ata që ishin pas shpinës së tyre, i vërenin gabimet që i bënin. Harresa kishte filluar t’i kapte. Nuk dëgjonin mirë, madje flisnin shumë. Shumëherë fjalët e tyre nuk ishin me vend. Kishte raste kur ata jepnin konstatime të padrejta, të palogjikshme e nuk mungonin rastet e ofendimit të personave, anipse pa qëllim. Të gjithë e kishin kuptuar situatën e tyre, përveç atyre. Me dhjetëra raste, Brahimi kishte dëgjuar burrat e ndryshëm të thonë në të pame apo dasma, se, ja erdhi ky apo ai, tash flet shumë pa takt e pa shije, nuk po ua dijnë edhe rendin, po i ofendojnë të pranishmit shpeshherë, etj. Si do që të jetë, edhe pse shumë herë i dëgjonin kritikat e të tjerë- ve, ata vazhdonin ta mbanin primatin. Thjesht, nuk mund ta bindnin veten se janë duke gabuar apo se ka dikush tjetër që mund të dinte sa ata. Nuk arrinin ta shihnin veten edhe pse për një periudhë të gjatë kohore kishin qenë fytyrat më eminente të atyre fiseve. Për deri sa burrat e grumbulluar atë ditë qeshin herë pas herë përgjatë bisedave që i zhvillonin, e protagonistë kryesore ishin pleqnarët, Brahimi pyeti vetën se, nëse këta burra që ishin ndër më të njohurit e këtyre anëve, nuk po arrin sot t’i kuptonin gabimet e tyre për shkak të pleqërisë, çfarë do të mund të ndodhë me mua që jam i njohur si mje- 69
shtër, por jo si pleqnar? Me siguri disa herë më keq, i tha ai vetes, dhe edhe pse nuk e dëgjonte askush buzët i lëvizte. Befas u ngrit në këmbë, duke u afruar pa u hetuar tek burrat që tani ishin bërë të gjithë bashkë. Shikonte të rinjtë duke u munduar që t’i vlerësonte për seriozitetin dhe matu- rinë që kishin. Më i miri për këto dy tipare i dukej Burimi. Një djalë 20-vjeçar, që si i ri ishte sfiduar shumëherë, por që në të gjitha rastet kishte dalë faqebardhë. Kishte karakter të fortë, ishte besnik, i gjatë me pak mish në faqe dhe thata- nik. Babai dhe gjyshi i ishin vrarë nga pushtuesi, në vitin 1952 kur ai kishte vetëm 14 vjet. Që nga ajo kohë, Burimi ishte mashkulli më i madh në atë shtëpi. Ai ishte bërë burrë që si fëmijë. Brahimi analizonte vetitë e djalit duke e shikuar në sy. Gjithsesi këtij djaloshi mund t’i besoj, bindi ai vetën pa më- dyshje. Iu afrua atij duke e kapur për krahu dhe në vesh i tha: Kur të duash mund të shkojmë në shtëpi. Ai pohoi me kokë dhe pasi që u përshëndetën me të tjerët, u nisën në rru- gën këmbësore që truponte për mes lëndinës për të dalë në rrugën kryesore, e cila të shpinte në lagjen e tyre. Kaluan përskaj mullirit ku përveç zhurmës së ujit dhe gurëve që bluanin misër, dëgjohej edhe mullisi duke kënduar një këngë. Fjalët nuk i kuptoheshin por melodia po. Brahimi e shikoi në sy Burimin që ecte për krahë të tij, duke i bërë me dije pa asnjë fjalë se ka për t’i thënë diçka sapo të largoheshin nga zhurma e mullirit. Kur u larguan nja 50 metra, ai i foli djalit që e dëgjonte me kureshtje: - Burim, po ta lë një amanet. Nëse unë do ta kem fatin që të plakem, kërkoj nga ti që të më tregosh në momentin e parë që e vëren se shumë njerëz flasin për mua ashtu siç po flasin tani për dy pleqnarët e fshatit dhe bindesh edhe vet se 70
vërtetë unë nuk po jam në gjendje të kontrolloj vetën time ashtu siç duhet. Djali që deri atëherë e shkonte në sy, uli kokën dhe sytë në drejtim të tokës së heshtur, nuk foli asnjë fjalë por përgjigjja i dukej mbi fytyrë. Ai e pranoi kërkesën e Brahi- mit, por nuk foli shumë për këtë punë, shkurt i tha: - Faleminderit Baca Brahim për besimin tuaj, por nuk besoj se do të jetë e nevojshme, - tha me bindje Burimi; - Mos u brengos e as mos u ngushto. Nëse do të jetë e nevojshme ta lë amanetin e dytë që të më paralajmërosh me buzëqeshje kur të duash dhe si të duash. Unë kam besim në ty. Muzgu afrohej me shpejtësi mbi fshat. Dielli si një disk i madh e i lodhur ishte afër të perëndonte. Atë mund ta shikonte në sy kushdo, nuk e kishte më fuqinë verbuese. Një puhi e ftohtë frynte nga veriu. Hijet lëshonin shtat në kodrat përreth duke u bërë gjithnjë e më të gjata. Fëmijët me bagëti, po u afroheshin shtëpive. Nga lëndinat e fshatit, të qeshurat e burrave filluan të rrallohen. Edhe ata tani shkonin në shtëpi. Shumë shpejtë kaluan 29 vite të plota. Ditëve, javë- ve, muajve dhe viteve, si gjithherë, edhe në atë kohë po iu ngutej. Pothuajse askush nuk i vërente se sa shpejt dhe fshehur ecnin. Ishte vera, kur Brahimi shkoi në një dasmë. Burrat ishin mbledhur në një livadh që ishte kositur me kosë të do- rës me përkushtim të shtuar. Dukej sikur të ishte shtruar një qilim i gjelbër e i madh. Burimi kishte përcjellë me kujdes zhvillimet e viteve të fundit, kur Brahimi kishte hyrë pa e hetuar në moshën e pleqërisë. Ai përherë kishte dyshuar se baca i tij një ditë do të bëhej si pleqnarët e fshatit për të cilët ata kishin biseduar bashkë, por tani ishte bindur se situata 71
është më keq se aq. Posa u ulë në batanijen e kuqe, Burimi i doli përba- llë. Ai nuk e kuptonte se çfarë kishte për t’i thënë!? Ama- netin që e kishte lënë t’ia kujtohente? Nuk kishte vërejtur asnjë element të vetëm për të menduar se pikërisht tani kish- te shkelur në zonën “e ndaluar”. - Baca Brahim, e thirri ai me një zë të plogësht dhe më një buzëqeshje të ngrirë në fytyre. Ma ke pas lenë një amanet, - tha Burimi. - Po bir, edhe... – priste përgjigjen me nxitin Bra- himi. - Pikërisht tani po të them se... - uli kokën pa mundur që të flasë më gjatë, sytë iu bënë të pikëlluar, e fytyra e vrenjtur. - Tu rritë nderi Burim, - ia ktheu Brahimi me një zë të hareshëm. – Më beso, asnjë shenjë nuk e kam hetuar, - përfundoi duke iu skuqur veshët dhe faqet, për t’iu kthyer në një të zbehtë të lehtë pas disa çastesh. Të pranishmit e tjerë, nuk arritën të kuptojë gjë. Para kësaj të panjohure, vështrimi i tyre ishte sikur i topitur. Ata për disa çaste treguan interes për të kuptuar diçka, por shpejt e kuptuan se ishte e pamundur. Që prej asaj dite, ai kishte shumë kujdes se çfarë fliste me të tjerët. Preferonte të përgjigjej shkurt, me “po”, me “jo” dhe me “nuk më kujtohet”. Të gjithë e vërejtën ndryshimin. Askush nuk e dinte çfarë në të vërtetë ndodhi për ta ndryshuar atë. Ndërsa, Burimi kërkonte ndonjë djalë të ri në lagje. Mbase, për t’ia lënë ndonjë amanet. 72
14. MYSAFIRI Në shtëpinë e vjetër që gjendej në fund të fshatit jetonin 10 anëtarë. Ata punonin tokën dhe kishin disa dele, për të cilat kujdeseshin mjaft mirë sepse ato ishin një pasuri e madhe në atë familje malësore . Familja kishte tradita të larta morale, kombëtare dhe fisnike. Dera e saj ishte gjithmonë e hapur për mysafirë dhe miq. Kushtet ekonomike si në të gjithë atë anë edhe në atë familje nuk ishin të mira. Megjithatë, ata arrinin që disi t’ia dilnin dhe të përballeshin me ato vështirësi që kishin. Në një mbrëmje, një mysafir i largët kishte shkuar në atë familje për të qëndruar një natë. Ai nuk ishte një mysafir i zakonshëm. Vinte nga një familje e pasur e cila jetonte në kushte të mira ekonomike. Andaj, sipas traditës, e tërë familja ishin ngritur në këmbë për ta respektuar mysafirin. Në mënyrë që muhabeti të bëhej sa më i begatë, në odën e madhe, kryefamiljari kishte ftuar të afërmit e tij. Si rrallëherë, në odë, atë natë ishin të ndezur dy fenerë në nderim të mysafirit. Për darkën që do të shtrohej, e zonja e shtëpisë kishte therur një pulë nga pak ato pula që i kishin. Darka u shtrua dhe mysafiri së bashku me meshkujt e shtëpisë u afruan pranë. Pothuajse gjysmën e pulës i zoti i shtëpisë e ndau për mysafirin. As ai nuk e refuzoi. Pas darkës, të gjithë së bashku, nën shoqërinë e çajit biseduan gjatë, këndshëm dhe prajshëm. Erdhi koha kur do të duhej të binin për të fjetur. Ishte përgatitur shtroja dhe mbuloja më e mirë që e kishin për mysafirin e asaj nate. Njëri nga djemtë e ri morën ato tesha dhe i rregulluan mirë ne njërin skaj të odës. Aty, në fakt, u shtruan dy vende; njëri për kryefamiljarin, e tjetri për mysafirin. Dallimi mes 73
shtretërve ishte sikur dita me natën. Vendi i mysafirit ishte shumë më i mirë e më i rregulluar sesa ai i të zotit të shtë- pisë. Kur të gjithë anëtarët tjerë të familjes u larguan nga oda, kryefamiljari dhe mysafiri u shtrinë për të fjetur. Te koka e mysafirit ishte e vendosur një arkë e drurit e cila shërbente për t’i vendosur rrobat . Mysafiri posa e vuri kokën në jastëk, i tha të zotit të shtëpisë: - Ah, ky jastëk qenka shumë i papërshtatshëm. Kryefamiljari u ngrit menjëherë: - Po më vjen keq, por ky është jastëku më i mirë të cilin ne e kemi. Por... ja merre edhe jastëkun tim ndoshta do të përshtatet pak më mirë, - i tha ai me butësi dhe mirësjellje. Mysafiri e mori edhe atë jastëk, ndërsa i zoti i shtë- pisë mori setrën e tij dhe e vendosi nën kokë. Pas pak minutave mysafiri po i thotë mikut të ti: - Prapë po më rri koka poshtë, sikur të kisha diçka për të shtruar nën jastëk. Atëherë i zoti i shtëpisë mori setrën që e kishte nën kokë dhe ia dha mysafirit. Tani ai nuk kishte më as jastëk e as setër, por e vendosi kokën në sfungjerin që qëndronte mbi dërrasat e thata, i cili i mbulonte trarët e trashë e të thatë të odës së madhe. Mysafirit nuk i vinte keq fare për të zotin e shtëpisë i cili nuk kishte jastëk, ndërsa për vetë kishte marrë dy jastëk dhe një pallto. Dikur ka gjysma e natës, mysafiri u zgjua dhe e thirri të zotin e shtëpisë, e i cili nuk kishte fjetur ende. - Ah more mik, prapë e kam kokën poshtë! - Po... qe aty afër e ke arkën! Vendose kokën mbi arkë ndoshta do ta kesh më rehat. Mysafiri u rrotullua në krahun tjetër i heshtur dhe i strukur. Sigurisht, e mori mesazhin e duhur. 74
V 15. FATI Atë ditë pranvere, Dielli shndriste fuqishëm, mbi tokën e cila kishte filluar të gjallërojë. Tufa-tufa lulesh ishin mbushur lëndinat. Mali kishte filluar të gjethojë. E tërë natyra punonte me zell. Bora e bardhë mbi bjeshkët e larta shkrihej ngadalë. Luleborët nxirrin kryet posa e shinin qiellin. Ato në fakt sikur flisnin me borën e bardhë duke i thënë: tani është radha e jonë. Shpezët shtegtarë tanimë kishin arritur në vendin tonë. Dallëndyshet u vendosën në foletë e vjetra, ndërsa lejlekët shikonin rreth e rrotull në kërkim të lisave të gjatë, ku planifikonin t’i ndërtonin edhe ata strofkat e tyre. Kështu, një grup lejlekësh pas një hulumtimi të gjerë zgjodhën vendin e tyre ku do të qëndronin kësaj vere. Ata u vendosën në një fshat, skaj një lumi, gurgullima e të cilit dëgjohej shumë larg. Ishte një vend ideal për ta. Menjëherë filluan punën e tyre, nuk pushuan asnjë ditë nga rruga e gjatë. Sikur dëshironin të thonin se nuk jemi lodhur fare. Mysafirët shtegtarë filluan jetën e re në atë rajon të pasur me ushqim të llojllojshëm. Herët në mëngjes, lejlekët ushqe- heshin, ndërsa pas dite punonin në ndërtimin e çerdheve. Një ditë, një lejlek u nda nga të tjerët. I vetmuar, afër lumit kërkonte ndonjë kërmill për ta gëlltitur. Rrezet e Diellit shkëlqenin në ujin e pastër. Qafa e gjatë e lejlekut shndriste fort. Lejleku herë pas here çonte kokën lartë dhe shikonte rreth e rrotull me kujdes. Atë ditë ishte krejt i vetëm. Pas pak, një ujk erdhi duke vrapuar pa zhurmë në një 75
rrugë këmbësorësh afër lumit. Papritmas u ndal dhe po e shikonte me kureshtje lejlekun, i cili kërkonte ushqim në brigjet e lumit. Lejleku e pa ujkun. E ngriti kokën lartë dhe e pyeti: - Pse po me shikon kaq me habi more ujk? Atëherë ujku ja ktheu: - Ah more lejlek! E kam një hall të madh. Para një jave e kam gëlltitur një qengj të ri, dhe më mbeti një asht në fyt. Tani nuk po mund të ushqehem me asgjë dhe jam shumë i uritur. Prandaj, kur e pashë qafën tënde të gjatë, thashë me vete, do të më ndihmoje shumë sikur ta futësh kokën tënde në fytin tim dhe të ma largosh këtë asht të mallkuar. Pastaj, nuk do të kesh nevojë që gjatë kësaj vere të kërkosh ushqim në brigjet e këtij lumi, sepse unë do të sjell mish të butë të qengjit. Lejleku pa u hamendur fare i tha ujkut, hape gojën aq sa mundesh. Ujku hapi gojën e madhe, ndërsa lejleku futi kokën brenda dhe i nxori ashtin nga fyti. Ujku i lumtur i dha lamtumirën lejlekut dhe u largua me vrap. Lejleku, fluturoi dhe u vendos në një degë të trashë të një lisi të madh. Ai, gjatë tërë ditës nuk lëvizi nga vendi. Kështu veproi edhe në dy ditët e ardhshme. Nuk shkoi farë te lejlekët e tjerë, të cilët e kërkuan në çdo vend. Ata, tani sikur ishin pajtuar se ai ishte humbur. Një shqiponjë e cila fluturonte lart në qiellin e kaltër e kishte vërejtur lejlekun e vetmuar. Nga kureshtja kishte vendosur ta vizitojë. Ajo u lëshua me shpejtësi dhe u ndal në të njëjtën degë ku ishte edhe lejleku që i kishte mbyllur sytë, i cili tashmë ishte shumë i lodhur. Posa u lëshua shqiponja në degë, lejleku i habitur i hapi sytë. Dega lëvizte gjersa lejleku e shikonte me habi shqiponjën e madhe. Shqiponja e pyeti: 76
- Pse po qëndron pa lëvizur qe dy ditë? A je i sëmurë apo ke ndonjë hall tjetër? Lejleku i lodhur i drejtoi sytë kah shqiponja dhe filloi t’i tregojë arsyen për të cilën nuk lëvizte nga vendi. Shqi- ponja e dëgjonte më vëmendje. - Isha duke kërkuar ushqim kur një ujk i madh kërkoi t’i ndihmoja, dhe t’ia largoja një asht nga fyti. Me dëshirë pranova t’i ndihmoj. Ujku hapi gojën, ndërsa unë e futa kokën brenda dhe nxora ashtin. Shqiponja u rrëqeth kur lejleku tha se unë futa kokën në gojën e ujkut. Lejleku vazhdoi rrëfimin duke thënë se ujku i ka premtuar se do t’i sillte mish të qengjit si shpërblim për punën e kryer dhe se po e priste për ushqimin e premtuar. Shqiponja lëvizi kokën ngadalë dhe i tha lejlekut: - Paske pasur një fat të madh që ke shpëtuar. Ta fu- tësh kokën në gojën e ujkut dhe të shpëtosh, vërtet duhet të kesh shumë fat. Mirënjohjen më të madhe që të ka bërë ujku është se të ka lënë gjallë, e sa për mish të qengjit as që nuk behët fjalë. Lejleku i habitur nga fjalët e shqiponjës filloi të flas më zë dridhërues: - Paskam arsye të jem i lumtur, apo jo? - Këtë keni kohë ta vlerësoni vet, tha shqiponja dhe hapi krahët dhe u largua duke fluturuar lart në qiellin e kaltër pranveror. Lejleku sa i zhgënjyer aq edhe i lumtur fluturoi nga dega dhe shkoi të lejlekët e tjerë. Tani ishte i lodhur, i uritur, shumë i shqetësuar, por kishte mësuar shumë në jetën e re të cilën e kishte filluar. 77
16. KAPITENI Rigonte shi i ftohtë. Mjegulla ishte shtrirë mbi tokën e lagur dhe sikur dëshironte ta ngrohte atë. Nëpër disa zona, mjegulla nuk ishte shumë e dendur, prandaj ishte e mundur që të shihej deti me valë ashtu siç mund ta shikosh natyrën përmes një dritareje të madhe. Një anije transportuese bëhej gati që të udhëtonte. Shumë makina, mjete pune, mallra dhe udhëtarë ecnin në drejtim të saj në portin që gumëzhinte. Herë pas here, një erë e lehtë dhe e ftohtë frynte nga deti duke sjellë së bashku me të ftohtit edhe valët e detit që shpeshherë tentonin ta kalonin nivelin e pengesave të portit. Në mesin e qindra udhëtarëve, atë ditë në anije ishte e pranishme edhe një grua rreth të dyzetave. Për të ishte hera e parë që udhëtonte përmes detit, andaj nuk e dinte se çfarë ndjenje ishte. Pasi që të gjithë udhëtarët ishin në anije, ajo filloi të ecte ngadalë nga porti në drejtim të detit të trazuar. Retë ishin të zeza dhe shiu binte pa ndalë. Megjithatë, era nuk ishte edhe aq e fuqishme për ta penguar lundrimin. Gruaja me flokë të bardha, u ul pranë disa vajzave të cilat edhe më parë kishin udhëtuar me anije. Pranë e kishte një dritareje të madhe për ta parë sa më mirë detin dhe valët e tij që rriteshin. Pas disa orëve rrugë, ajo nuk kishte mundësi që ta shihte më asnjë pjesë të tokës. Tani, erërat ishin edhe më të forta. Anija e madhe nuk arrinte që t’i përballonte pa u dik- tuar valët e mëdha që e godisnin në mesin e ujit të rrëm- byeshëm. Dikur, gruaja filloi të frikësohej nga pak, por, pasi që e vërente se vajzat të cilat i kishte afër nuk kishin asnjë 78
ndjenjë të frikës, përpiqej ta bindte veten se situata edhe pse në dukje nuk ishte e mirë, nuk mund të quhej ndoshta alar- mante. Tridhjetë minuta më pas, gruaja filloi të mendonte se anija më nuk ishte duke lëvizur. Valët e ujit shpeshherë i afroheshin dritares së saj e cila lagej nga uji i detit dhe shiu i rrëmbyeshëm. Deti i dukej shumë i furtunshëm. Tani, nuk kishte guxim më që të qëndronte pranë dritares. Vendosi që ta thërrasë një anëtar të bordit për të bise- duar me të dhe për t’ia shprehur shqetësimin që kishte për sigurinë. Ai erdhi dhe i dha sqarimet e nevojshme duke i thë- ne së kapiteni i anijes po raporton se lundrimi është duke u kryer sipas planit dhe se nuk ka vend për shqetësim. Me gjithë shpjegimet, gruaja e kishte të vështirë që të qetësohej. Ajo thjesht mendonte se anija nuk është duke ecur fare dhe është çështje e minutave kur do të fundosej. Nuk ulej në ven- din e saj, qëndronte në këmbë, ishte zbehur shumë dhe gati sa nuk i binte të fikët. Tash kishte edhe kërkesë tjetër. Dëshironte ta takonte kapitenin për t’i marrë vet sqarimet. Anëtarët e bordit ven- dosën ta dërgojnë tek kapiteni i cili ishte mjaft i zënë me punë. Ai me mirësjellje, shkurt i tha se, nuk kishte fare rrezik dhe se për 30 minuta do të arrinin në destinacion. Gruaja nga kabina e kapitenit pa tokën dhe portin në drejtim të të cilit lëviznin, piu një gotë uji të ftohët dhe kërkoi që të rrinte aty në një ulëse për të pushuar. Sa më afër bregut, valët ishin më të vogla, era ishte më e dobët dhe anija së bashku me detin filluan të qetësoheshin. Bashkë me të u qetësuan edhe të rrahurat e zemrës së gruas që u frikësua tej mase atë ditë në detin e trazuar. Tani kapiteni nuk kishte edhe shumë angazhime, pran- daj filloi të fliste me gruan që mundohej të kuptonte gjithçka 79
për drejtimin e anijes dhe lundrimin në përgjithësi. Ndër të tjera, ajo e pyeti edhe për shkollën që ka kryer dhe inspirimin e tij për ta marrë këtë profesion. Kapiteni iu përgjigj për arsimimin e tij profesional, ndërsa për inspirimin i tregoi se babai dhe gjyshi i tij kishin qenë, po ashtu, kapitenë, prandaj edhe ai kishte dashur që të ndiqte rrugën e tyre. Për më tepër, me buzë në gaz, i tregoi se babai dhe gjyshi kishin humbur jetën gjatë lundrimit. Gruaja që tani rrinte ulur në kabinën e kapitenit edhe pse lundronte për herë të parë më anije, u habit mjaft nga rrëfimi i tij, prandaj nuk mundi të durohej pa e pyetur se si kishte zgjedhur për të punuar si kapiten i anijes kur babai dhe gjyshi i tij kishin vdekur në ujë. Kapiteni, posa e mori këtë pyetje, me një buzëqeshje të natyrshme, shikoi bregun që tashmë e kishte afër dhe gruan që më në fund ishte qetësuar dhe e pyeti atë: - Po babai dhe gjyshi i juaj ku kanë vdekur? Ajo ju përgjigj shpejt: - Kanë vdekur në tokë! – ia ktheu gruaja me kon- statimin bindës duke nënkuptuar se kanë vdekur në një vend të sigurt. Atëherë kapiteni me zë kumbues i tha: - E po pse t’i po ke dëshirë që të kthehesh në tokë, pse nuk po qëndron këtu në anije për të jetuar mbi ujë? Ajo buzëqeshi duke e kuptuar mesazhin e kapitenit. Mendoi shpejt për jetën dhe vdekjen duke i thënë vetes se, në tokë, në ujë apo në ndonjë vend tjetër, një ditë të gjithë ata që jetojnë do të vdesin. 80
17. XHUNGLA Hoteli prej ari, atë ditë kishte mysafirë të veçantë. Pronarët e dy kompanive të fuqishme botërore takoheshin për të lidhur disa marrëveshje bashkëpunimi. I gjithë stafi i hotelit me 6 yje ishte bërë gati për t’i pritur suitat e njerëzve të pasur ku kishte këshilltarë, truproje, shoferë etj. Atë ditë vere, Dielli rrezonte me tërë fuqinë e vet mbi detin blu, në breg të të cilit ishte hoteli i artë. E mbante këtë emër sepse shumë çka brenda tij ishte e flakëruar në ar e argjend. Shkëlqente nga jashtë dhe nga brenda, ditën dhe natën. Brenda tij mund të gjesh çfarë të duash për të pirë, ngrënë, pushuar. Normalisht se edhe çmimet ishin të larta, mirëpo për dy suitat që atë ditë do të qëndronin aty, paratë nuk ishin problem. Më rendësi ishte që të kalonin mirë dhe të arrinin t’i nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi për shumë fusha me interes të përbashkët. Delegacionet arritën po thuajse në të njëjtën kohë në oborrin e hotelit, i cili atë ditë u mbush me vetura të shtrenjta në të cilat mund ta shihje veten si në pasqyrë. Gjithçka shkël- qente në atë ditë vere në qytetin e bukur ku ishin hotelet me të njohura të botës. Pronarët e kompanive hynë në hotel në masa të rrepta sigurie. Disa foto iu bënë atyre nga një numër i kufizuar gazetarësh që ishin përzgjedhur atë ditë dhe ishin lejuar që të përcjellin takimin e rëndësishëm që ishte bërë temë aktuale e medieve lokale dhe botërore. Shefat me nga tre këshilltarë hynë në sallën kryesore, ndërsa të tjerët sipas agjendës vazhdonin takimet në sallat tjera ku diskutonin për tema të rëndësishme për t’i përafruar qëndrimet në mënyrë që më pastaj marrëveshjet eventuale t’i paraqesin para shefave të tyre sa për nënshkrim. Ata nuk 81
preferonin të bisedonin dhe debatonin për tema që iu përkisnin ekspertëve. Pronarët e kompanive filluan takimin në sallën e cila ishte e gravuar me ar. Ata bisedonin për jetën në përgjithësi dhe për sfidat me të cilat ballafaqoheshin kompanitë e tyre. Ekspertët, herë pas herë, gjatë ditës sillnin marrëveshjet kor- nizë të cilat fillimisht i shikonin këshilltarët e lartë e më pas vetëm nënshkruheshin nga pronarët. Ora ecte shpejt, punët shkonin mirë dhe dukej se të dyja palët ishin mjaft të këna- qura me rezultatet që po arrinin në takim. Pas drekës, të dy shefat shkuan që të pushonin pak në dhomat të cilat rrotulloheshin sa në drejtim të detit ashtu edhe në të qytetit. Dielli gjendej saktësisht mbi detin e qetë. Rrezet e tij shkëlqenin fuqishëm mbi ujë. Nga hoteli të kri-johej përshtypja së me mijëra copëza të pasqyrave janë vendosur mbi ujë për të reflektuar dritën e Diellit përgjatë lundrimit në valët e vogla e të qeta të cilat mund të vërehe-shin vetëm në breg. Para darkës iu kishte mbetur vetëm edhe një marrë- veshje për ta përmbyllur takimin për atë ditë. Jashtë hotelit shumë gazetarë qëndronin në Diellin përvëlues duke u përpjekur që ta kuptonin se çfarë do të ndodhte në atë takim të rëndësishëm, mirëpo nuk ia dilnin të merrnin po thuajse asgjë, përveç disa informatave të pakta. Pas pushimit të drekës, delegacionet u takuan përsëri. Edhe shefat diskutuan pak për marrëveshjen kryesore dhe në fund ranë dakord për të. Në sallën e freskët, mbushën gotat e kristalta më shampanjë për të uruar njëri-tjetrin. Mirëpo në fund pronari i njërës kompani që ishte pak më i ri në moshë, lëshoi gotën mbi tavolinën që shkëlqente, kërkoi falje dhe tha se kemi një problem të vogël, prandaj nuk ka mundësi që ta cakërronte gotën. Të gjithë të pranishmit u shtangën në vend duke men- 82
duar se ai nuk është i gatshëm që ta nënshkruante marrë- veshjen. Mirëpo, pasi që dha sqarimin e kuptuan se ai kishte refuzuar të pinte në gotën që e mbante në dorë, sepse ajo kishte një vije të vogël gati të padukshme e cila me siguri i ishte krijuar gjatë larjes së saj. Gota e tij u ndërrua shpejt duke i kërkuar me dhjetëra herë falje. Megjithatë, të gjithë në hotele kuptuan se ndodhi një skandal i rëndë, i cili do të mbahej gjatë në mend dhe për të cilin dikush do të duhej të jepte përgjegjësi. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së fundit, ishte koha që delegacionet së bashku të relakasohen në një darkë të përbashkët. Gjersa delegacionet darkonin, në fund të sallës së madhe në një ekran gjigant shfaqej një film dokumentar për jetë në xhungël, ku shiheshin disa fise të cilat jetonin atje në kasolla të mbuluara me kashtë dhe pothuajse të gjithë i ki- shin të mbuluara vetëm pjesët më sentimentale të trupit. Ata nuk dinin të komunikonin me gazetarët që kishin shkuar atje. Flokët e tyre ishin të gjata, ndërsa në dorë mbanin nga një dru në formë të shtizës apo ndonjë shigjetë të vjetër. Disa prej tyre tentoni t’i sulmonin gazetarët të cilët filmonin nga dera e helikopterit i cili qëndronte i gatshëm për fluturim. Që të dy pronarët e kompanive, për habi kishin qenë duke e përcjellë kohë pas kohe dokumentarin. Në një çast ai që ishte më i moshuar i tha homologut të tij: - E sheh në çfarë kushtet jetojnë këta njerëz ndërsa ne të dy nuk pranojmë të pijmë shampanjë në gota të kristalta nëse ato kanë ndonjë vijë të vogël? Djali i ri sikur u prek paksa nga pamjet që transme- toheshin dhe duke dashur të tregojë se është njeri human, propozoi që të dy pronarët e kompanive të bisedojnë për mundësinë e marrjes së 10 personave nga xhungla dhe të njëjtit t’i vendosin për të jetuar në ndonjërin prej qyteteve të 83
industrializuara ku ata kishin pronat e tyre. Të dytë u pajtuan shpejt për këtë temë. Vendosën që të qesin short në mes tyre. Njëri do të dërgonte ekipe të specializuara për t’i marrë nga xhungla 10 persona, kurse tjetri do të kujdesej për akomo- dimin e tyre. Shorti u hodh me një monedhë të metaltë dhe fati e deshi që djali që ishte më i ri, të shkonte për t’i marrë nga xhungla 10 persona, ndërsa ai që ishte më i vjetër do të kujdesej për mirëqenien dhe integrimin e tyre. Djalit të ri i shkoj buza në gaz dhe i tha bashkë-biseduesit: - Paske shumë fat! Edhe ai u pajtua me këtë vlerësim, prandaj ia ktheu djalit të ri: - Nuk kam shpesh fat, por kësaj here pajtohem me ty, fati ishte në anën time. Ata ngritën gotat e kristalta për të cakërruar gotat me shampanjë për marrëveshjen e tyre të re që u komentua më pas shumë në medie dhe që u cilësua si një gjest human dhe i qëlluar. Djali i ri angazhoi disa qindra persona dhe disa herë shkoi edhe vet në xhungël për të parë për së afërmi realizi- min e planit të tyre për kapjen e 10 personave, banorë të xhunglës. Operacioni zgjati disa muaj dhe kushtoi shumë shtrenjtë. Megjithatë, pronari i kompanisë së fuqishme nuk dëshironte që ta linte pa e përmbushur premtimin , i cili ishte duke u ndjekur hap pas hapi nga shtypi botëror. Pasi që ai i mori persona nga xhungla, me automjete të veçanta, në një ceremoni të posaçme i dorëzoi ata tek pronari i kompanisë tjetër, i cili konsiderohej se kishte pasur fat në shortin që u hodh në hotelin e artë. I pranoi banorët e xhunglës nga homologu i tij, i cili në fund i tha: - Misioni ishte mjaft i vështirë. T’i marrësh këta per- sona nga xhungla dhe t’i sjellësh këtu ka qenë puna më e 84
vështirë që ndonjëherë kam kryer. Unë e mbajë premtimin, - tha ai me zë të lartë duke e kthyer kokën në drejtim të gazetarëve të shumtë me një krenari të pashoqe. U largua, pa pranuar të përgjigjet në pyetjet e shumta që do t’i shtroheshin, tërë dinjitet. Ai ishte krenar me punën që kishte bërë dhe imagjinonte se sa mirënjohës do të ishin personat që la nën përkujdesjen e mikut të tij kur ai do të kthehej për t’i parë përsëri pas 6 muajve. Banorët e xhunglës nuk dinin asgjë për jetën tonë e as nuk dëshironin ta mësonin atë. Ditët, javët muajt ecnin mirëpo ata mbetnin të njëjtë në sjellje dhe qëndrim. Për çdo preson, pronari i kompanisë kishte caktuar nga pesë persona të tjerë për t’u përkujdesur për ta, mirëpo ata e kishin shumë të vështirë. Banorët e xhunglës nuk hanin ushqimet tona, nuk mund të përshtateshin me kushtet e jetesës, nuk dinin të komunikonin. Thjesht, ishte mjaft e vështirë që të mba- heshin gjallë. Dhomat e tyre ishin të rrethuara me grila të metalta, thuajse ishte hoteli ku ishin vendosur burg i sigurisë së lartë. Kaluan gjashtë muaj, mirëpo të dhjetë personat të cilët erdhën pa vullnet nga xhungla nuk arritën ta bëjnë asnjë hap pozitiv në integrimin dhe socializimin e tyre në shoqë- rinë dhe ambientin e ri. Kostoja financiare e mbajtëse së tyre ishte shumë e lartë. Shpresat për një përmirësim të shpejtë të situatës, kishin marrë pamje të mjerueshme që garantonin një të ardhme të zymtë. Pronari i kompanisë, i cili pati menduar se pati fat atë ditë në hotelin e artë, tani e mendonte të kundërtën. Pas gjashtë muajve, djali i ri i cili kishte sjellë bano- rët e xhunglës në jetën e civilizuar, bëhej gati për vizitën e tyre. Ai priste që të merrte shumë falënderime prej tyre për punën e mirë që e kishte bërë. Në fund të shkallëve të hotelit ku ishin të vendosur 85
personat që ishin marrë në xhungël, ai iu prit nga miku i tij. Pasi u përshëndetën, filluan të ecin me hapa të shpejtë në drejtim të dhomave të hekurta ku mbaheshin personat. Disa dhjetëra njerëz kujdeseshin për ta, me gjithë këtë vërehej se ata kishin humbur në peshë dhe shumë prej tyre ishin mjaft të lodhur. Gjendja e përgjithshme e tyre sa i përket përshtatjes në ambientin e ri kishte shënuar vetëm hapa të vegjël për- para. Shpresat për një përmirësim të shpejtë të gjendjes së tyre nuk ekzistonin fare. Pronari i kompanisë që i kishte marrë në mbikëqyrje ata, e kishte të vështirë të gjejë njerëz që mund ta përballojnë apo dëshirojnë ta kryenin punën me të cilën duhej të ballafaqoheshin. Djali i ri u tmerrua me pamjet që pa në hotelin me tre yje në qendër të qytetit të madh. Nga ajo çfarë shihte ai, ishte krejt e kundërta e asaj që në të vërtetë priste. Ai nuk bëri asnjë koment përderisa ishte brenda. Kur doli jashtë i zgjati shokut të tij dorën për ta përshëndetur duke u përpjekur që të vë rregull në mendimet e tij të shumta që i silleshin nëpër kokë, por as këtë nuk mund ta bënte. I kujtohej vetëm fjalia e mikut të tij, kur i mërzitur dhe i pa- shpresë i pati thënë se, këta njerëz nuk kishte qenë e vësh- tirë të silleshin nga xhungla këtu, por t’iu largohej xhungla nga koka. Ai u kthye në vilën e tij i tronditur dhe mjaft i prekur me pamjet që pa. E kuptoi se kishte parashikuar gabimisht disa gjëra thelbësore. Më kot kishte pritur falënderimet e shumta dhe postimet në faqet e para të gazetave ku ai ëndë- rronte të promovohej, jo vetëm si një biznesmen i suk- sesshëm, por edhe si një humanist i jashtëzakonshëm. 86
VI 18. VETËBESIMI Në një mëngjes të freskët pranveror, një plak mori për dore nipin e tij dhe që të shëtisin në natyrë. Shkuan në një vend malor, për t’i mbledhur disa lule të njoma të pranverës së hershme. Rruga, nëpër të cilën ecnin ishte e ngushtë. Ajo shtri- hej porsi gjarpër në mesin e malit të mbuluar më lisa të shpeshtë. Gjatë rrugës, gjyshi i tregonte nipit se sa e lashtë ishte ajo rrugë, ndërsa nipi i lodhur e dëgjonte më vëmendje dhe herë pas here, ulej për të pushuar. Zogjtë këndonin hareshëm në atë ditë me plot jetë. Duke vazhduar rrugën, djali i vogël u ndal dhe e shi- konte një gur të madh i cili ishte në rrugë. Ishte e vështirë të kalohet mbi të. Plaku i tha djalit: - Po të isha i ri si ti do ta largoja këtë gurë nga rruga. Çuni mendoi pak me vete dhe i tha gjyshit: - Këtë gur të fortë nuk mund ta largojë askush nga rruga! A e sheh o gjysh sa i madh është? Plaku lëvizi kokën në shenjë mosmiratimi dhe duke buzëqeshur me butësi, i tha nipit të tij: - Për këtë punë do të bisedojmë më vonë. Atë ditë plaku më nipin e ti shëtitën gjatë tërë ditës. Kur pasditja zbriste si një hije e lehtë mbi kodra, ata u nisën për në shtëpi. Pas darkës, si rrallëherë, meqë nuk kishte mysafirë, plaku e ftoi nipin në katin e tretë të kullës, në odën e burrave 87
për të biseduar. Plaku dhe çuni shkuan në një skaj të odës dhe filluan bisedën për gurin që ndodhej në rrugë. Nipi qëndronte prapa mendimit se largimi i gurit është një punë e pamundshme dhe se për këtë nevojitej fuqi e madhe, të cilën nuk e kishte askush. Plaku, ngadalë nxori një cigare nga kutia e tij e me- taltë dhe e ndezi. Pasi që e i nxori nga nja dy shtëllunga tymi cigarje, filloi të flasë ngadalë. - Kam një pyetje për ty nip! A ke më shumë fuqi ti a një pikë e ujit? Djali i vogël tha më krenari: - Jo më shumë fuqi kam unë se një pikë e ujit. Atëherë plaku i tha: - Merre fenerin dhe shko poshtë, shikoji gurët që janë të shtruar rreth kullës dhe pastaj eja të bisedojmë. Djali i vogël mori fenerin dhe shkoi aty ku i tha gjy- shi. Pas pak, u kthye duke vrapuar. Trokiti në derë hyri dhe u ul pranë gjyshit. - A vërejte diçka të veçantë në strehë të kullës? – e pyeti gjyshi. - Po, vërejtja se disa gurët të cilëve ju kishte rënë pika e ujit nga streha e kullës disi ishin shpuar. Plaku me buzë në gaz i tha djalit: - Ah more nip! A po e sheh se guri nuk është shumë i fortë? A je i bindur tani se mund ta largosh gurin që është në rrugë atje lartë?! Djali u ngrit në këmbë dhe filloi të flas me vetëbesim: - Po gjysh, unë mund ta largoj atë gurë, dhe të prem- toj se do ta largoj. Plaku më kënaqësi ia zgjati dorën nipit të tij, duke qenë i lumtur që arriti ta mbushë me energji dhe vullnet. Në sytë e tij ai lexonte vetëbesimin që fitoi. Ishte i sigurt se ai 88
vetëbesim nuk do t’i shuhej asnjëherë. Sa herë që sytë e tij rrezatues do të shohin strehën e kullave duke pikuar, ai do ta krahasojë fuqinë e pikës së ujit me fuqinë e tij. Numri i djemve dhe vashave të cilët besonin në rea- lizimin e ëndrrave të tyre sa do të pamundura që dukeshin dita-ditës rriteshin. Përderisa disa ju thonin se bjeshka nuk shtyhet me gjoks, ata punonin në arritjen e synimeve të tyre duke besuar në idealin, drejtësinë dhe fuqinë që kishin. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, shqiptarët e Kosovës, të parët në ish-Jugosllavi, në vitin 1989, e ndjenë se demokracia dhe pluralizmi janë vlera të cilat duhet ndjekur, andaj formuan organizatën e parë për të artikuluar qëndrimet politike. Arritën të sensibilizojnë çështjen kombëtare në botën demokratike. Suksesshëm ndërtuan institucione të mëvetësi- shme nën okupim, zhvilluan luftën mbrojtëse/ çlirimtare, fituan lirinë dhe pavarësinë. Populli i vogël por i fuqishëm, nuk ndali asnjëherë përpjekjet për liri duke kaluar nëpër sakrifica të shumta. Përveç armiqësisë, asgjë nuk kishte të përbashkët me ar- mikun që i erdhi në truall fillimisht për të kërkuar bukë e më vonë për të sunduar. Fryma e mosbesimit nuk kishte dalë nga shishja në vitet e 70-ta, të 80-tat apo 90-tat, siç mund të mendojë di- kush, por në fakt nuk kishte ekzistuar kurrë. Përpjekjet dhe angazhimet e popullit për arritjen e lirisë nuk ishin gjithmo- në të njëjta, por ecja përherë bëhej në rrugë të njëjtë. Ata që dikur thonin se, bjeshka nuk shtyhet me gjoks, pas disa viteve u bindën se bjeshka që ata e pandeh- nin, jo që ishte shtyrë, por edhe ishte thyer me gjoks. Përgjatë rrugës së gjatë për fitimin e lirisë, populli i Kosovës kuptoi më mirë se gjithë të tjerët rëndësinë dhe vlerën e saj. 89
Liria, toleranca, përgjegjësia dhe drejtësia, kanë qenë dhe mbesin vlerat tona. Një popull që ka ruajtur identitetin dhe dinjitetin e vet në rrugën shekullore për liri, nuk do të duhej t’i konsideronte sfida arritjet e synimeve të tij për një jetë të dinjitetshme në liri. Për këtë çështje sigurisht, nuk është e nevojshme të përhapet shpresë. Hapat që kemi humbur për shkak të së kaluarës, du- het t’i bëjmë shpejt për ta zënë hapin e zhvillimeve në botën demokratike. Për të ruajtur vazhdimësinë e një populli me plot energji, ky synim për këtë brez nuk ka alternativë. 90
19. DARDHA Një fshat i bukur i Dukagjinit, në mes të tjerave ishte i njohur për numrin e madh të dardhave që kishte. Dardhat më së miri shpjegonin arsyen se pse dikur ajo zonë ishte e njohur me emrin Dardania. Në mes të fshatit kalonte një lumë, e në brigjet e tij në të dyja anët, dardhat e mëdha ia shtonin bukurinë lumit në veçanti dhe fshatit në përgjithësi. Zakonisht, dardhat e këtij fshati ishin temë e bisedave çdoherë në odat e kullave. Në një dasmë ishte i ftuar edhe djali i ri, i cili ishte shumë i inte- resuar t’i dëgjonte bisedat që zhvilloheshin në odë nga pleq- narët dhe të pranishmit e tjerë. Një plak me mustaqe të bardha e me një mjekër të gjatë ishte duke kuvenduar. Tha diçka, por djali nuk e dëgjoi mirë. Megjithatë, fundin ia kishte dëgjuar kur plaku kishte thënë: - Kush është nën dardhë, han dardha! Në mendjen e djalit të ri u ngulit kjo thënie e plakut dhe ai e ruante me fanatizëm atë. Shpejt kaluan vitet nga ajo dasëm. Djali i ri tani ishte plakur. Këtë e kuptoi më së miri kur në dorë i duhej ta mbante një shtagë për të ecur dhe, kur, ndonjëherë dikush i drejtohej me fjalën mixhë ose plak. Ishte fundi i verës kur ai kishte dalë për të shëtitur në fshat. Mbahej fortë për shta-gën e tij dhe ecte skajit të lumit, i cili nuk ishte plaku dhe gurgullonte ashtu siç kishte gurgulluar gjithmonë. Dardhat e mëdha tani ishin më të vjetra, por prapë të forta. Plakut i ra ndër mend fjala e pleqnarit kur ai ishte i ri dhe tha me vete se, do të ulem këtu nën dardhë dhe do të pres deri sa të bie ndonjë për ta ngrënë. Plaku u ul në një cung të 91
një dardhe më të vjetër se ai, e cila ishte thyer nga erërat e kohërave. Qëndroi gjatë gjithë ditës aty, por nuk ra asnjë dardhë. Të nesërmen, në mesditë, ai shkoi prapë në vendin e njëjtë dhe priste i zhytur në mendime. Pas disa orëve, paksa i lo- dhur, me kokën e vendosur mbi shtagën e tij, duke lëvizur herë majtas e herë djathtas, sikur dëshironte të binte në gjumë. Një djalë i ri, i cili po i ruante bagëtitë aty pranë lumit, e shikonte me kureshtje plakun. Pas pak iu afrua dhe i tha: - Kë po e pret këtu more mixhë? Plaku ngriti kokën ngadalë dhe me mirësjellje filloi të tregojë: - Isha i ri si ti dhe një plak pati thënë se, kush rri nën dardhë, han dardhat. E tani unë po pres këtu nën dardhë se me siguri do të bie ndonjë e do ta marr, sepse me të vërtetë që moti nuk kam ngrënë këso dardhash. Djali i ri mori frymë thellë dhe u ul pranë plakut, në barin e njomë. Shikoi njëherë në drejtim të livadhit ku i kishte bagëtinë dhe tha: - Po me vjen keq more mixhë, por qenke duke pritur kot. Plaku i habitur pyeti i vendosur: - Pse, a s’është e vërtet ajo që ka thënë ai plaku që të tregova më parë? - Unë nuk mund të them se a është e vërtetë apo jo ajo që ju thoni! Ndoshta për në atë kohë ka qenë e vërtetë, mirëpo mixhë, tani dardhat nuk bien fare në tokë sepse ato i marrim në rremë dhe i hamë, - iu përgjigj ai me një të buzë- qeshur që pasoi duke ngritur vetullat lart si për ta bindur atë. Plaku sikur u zgjua nga gjumi dhe befas u ngrit ne këmbë. Shikoi me zili nga djali i ri, të cilit nuk ia ktheu buzëqeshjen, por me një dozë të zemërimit i tha: - Ditën e mirë o djalë! Gjërat po ndryshojnë mbase… 92
20. HOXHA Disa fshatra të cilat shtriheshin në një vend kodrinor- malor, kishin një hall të madh. Ato kishin pasur një hoxhë i cili kishte shërbyer më vite aty, por që tani kishte vdekur. Fshatarët nuk mund të qëndronin pa hoxhë. Ata ishin mësuar që hoxha i tyre t’i udhëhiqte ata në drekë e ‘dekë. Ishte verë dhe vapa kishte kapluar ato anë. Ujë nuk kishte fare për ujitje. Fshatarët përballeshin më mungesën e të reshurave dhe më mungesën e hoxhës. Një ditë ata u mblodhën në një livadh të madh, i cili ishte bërë shkrumb nga thatësia. Tema kryesorë e fshatarëve ishte se, si të gjendej një hoxhë tjetër. Shumica propozuan që hoxha i ri t’i plotësonte disa kushte, e ndër to do të duhej që patjetër të kishte edhe aftësinë që kur fshatarët të kërkonin nga ai të binte shi, apo të ndalej shiu, ashtu edhe të bëhët. Më këtë ide u pajtuan të gjithë fshatarët e fshatrave të etur për ujë. Hoxhallarët me të dëgjuar se, ato fshatra kërkonin shërbyes fetar, lajmëroheshin por kur e kuptonin se cilat ishin kushtet ata largoheshin. Ishin të vetëdijshëm se nuk kishin mundësi t’i plotësonin ato. Kështu fshatarët për disa vite mbetën pa shërbyes fetar. Një ditë, një hoxhë i vjetër, kishte dëgjuar për kushtet e vëna nga fshatarët dhe ai u zotua se do të shkonte për të shërbyer. Të gjithë u mahnitën me guximin e tij. Fshatarët e lumtur e pranuan për hoxhë, tani mbetej të shiheshin aftësitë e tij. Kryeplaku i dëshiroi mirëseardhje hoxhës duke kërkuar prej tij që të jetë korrekt, i drejtë dhe i sinqertë. Ai e paralajmëroi se fjala që jepet duhet të mbahet. Në fund i vendosur i tha: 93
- Në këto anë, traditat dhe parimet morale janë ende të forta, ke kujdes. Hoxha i kaluar pati mbajtur një kohë disa lopë. Në kullosa i lëshonim së bashku. Një ditë vjeshte lopa ime e kishte pas lënduar lopën e hoxhës duke ia thyer njërën këmbë. Kur shkova për t’i treguar, me qëllim i thashë se kinse lopa e tij e ka lënduar timen. Ai me tha se s’kem çfarë të bëjmë, lopë janë. Më pas i thashë, më fal, por lopa ime e ka lënduar tuajën, atëherë ai me tha se për këtë punë duhet të shihet çfarë shkruan në Kuran. Pas disa ditësh me tregoi se duhej t’i paguaja për dëmin. Fjalët që thuhen duhet peshuar me kujdes. Më mirë është të jesh pishman që nuk ke folur se sa të bëhesh pishman për të kundërtën, - tha kryeplaku duke ngritur kokën lart. Hoxha miratoi me kokë fjalët e tij dhe u ndan në qetësi. Hoxha i vjetër në moshë, e i ri për vendin ku do të shërbente, filloi punën në pranverë. Shpejt erdhi vera. Dielli tregohej i ashpër më gjelbërimin dhe me të mbjellat në ato vise. Një ditë një grup fshatarësh, shkuan të hoxha dhe i thanë se, tani na duhet shiu dhe duam ta dijmë se kur do të fillojë. Hoxha mendoi pak me vete dhe iu tha: - Po, por ju paskenit ardhur pak veta! Andaj, meqë unë jam hoxhë për të gjithë fshatarët do të ishte mirë që nesër të mblidhemi në një vend. Nga secila shtëpi le të vijë kryefamiljari dhe aty do të merremi vesh. Ashtu edhe ndodhi. Të nesërmen të gjithë kryefamil- jarët kishin ardhur. Hoxha me një zë kumbues i pyeti: - A dëshironi vërtetë që sot t’ia fillojë shiu? Atëherë në mes fshatarëve filloi një zhurmë e madhe. Disa thonin po, ndërsa të tjerët që kishin kositur livadhet e tyre ishin këmbëngulës që shiu mos t’ia fillonte. Disa thonin 94
që do të ishte mirë që shiu të fillonte këtë javë, të tjerët tho- nin jo assesi, shiu le të fillojë javën e ardhshme. Hoxha dikur pasi i dëgjoi të gjitha propozimet, iu tha fshatarëve: - Unë nuk do të lutem që të bie shi as që të ndalet shiu, derisa ju të merreni vesh të gjithë mes vete. Përndryshe unë nuk do të kem ndikim fare dhe shiu do të fillojë e do të ndalet kur të dojë, si më herët! Nëse merreni vesh ndonjë- herë, unë do të jem i gatshëm që t’i plotësoj kërkesat tuaja ashtu siç kemi marrëveshjen. Hoxha i vjetër jetoi dhe punoi për disa vite në këto fshatra, por kurrë më nuk mori kërkesa që t’ia fillonte ose të ndalej shiu. Për më tepër, pas disa viteve që kishte shërbyer aty, saktësisht në verën e vitit 1969, kur njeriu i parë shkeli në hënë, kryeplaku e kishte pyetur hoxhën në xhami për këtë çështje dhe në të njëjtën kohë edhe ishte përgjigjur me vetëbesim duke thënë: - Me këtë mendjen time nuk po besoj që kanë shkuar në Hënë. Hoxha me buzë në gaz e me një dozë të injorimit i ishte përgjigjur: - Me mendjen tënde dhe timen nuk do të shkonin kurrë, ata kanë shkuar me mendje të vet! Kryeplaku këtë herë ishte shumë pishman që foli. Fjalët nuk mund t’i kthente pas. Hoxha e kishte mbajtur në mend mirë këshillën e tij. Jo vetëm për ta kujtuar kur ishte vetëm, por edhe për ta zbatuar kur i duhej. 95
96
VII 21. MISRI Ishte fillimi i verës. Gjithçka shkëlqente në natyrën e bukur. Horizontet ishin të kthjellta. Burimet ende kishin boll ujë. Natyra gjallëronte. Edhe bujqit ishin në vlugun e punës. Punonin pa ndërprerë në ara. Jo më kot thuhet se njëherë vjen vera nga dera. Prandaj të gjithë dëshironin t’i arrinin synimet që kishin për të pasur bereqete sa më të mira në vjeshtë. Në ketë periudhë të vitit, misri ishte rritur deri ne bel. Për arat e mbjella me misër, kujdesi ishte i posaçëm sepse aty kultivohej buka që siguronte ekzistencën. Një bujk kishte një arë të madhe. Nuk arrinte që ta punonte edhe aq mirë. Shpeshherë, disa pjesë të saj mbetnin të paprashitura. Rrjedhimisht, bari së bashku me misrin, bënin garë për dominim dhe shijim të papenguar të rrezeve të Diellit. Normalisht, në shumicën e rasteve fitonte misri. Këtë punë e kishte shumë më të lehtë kur i zoti i arës i ndihmonte me kohë. Në të kundërtën, gara ishte më e ashpër. Një ditë, një çoban, kishte marrë lopën e tij dhe kishte dalë në rrugë afër mexhave për ta kullosur. Kur u afrua te ara në të cilën në mes të misrit kishte edhe bar, ai filloi të mendojë se ndoshta kishte mundësi që lopa e tij ta hante atë bar pa e dëmtuar misrin. Derisa lopa, me vështirësi arrinte ta mbushte gojën me barin që nuk i pëlqente edhe aq, sepse ishte me pluhur, çoba- ni mendonte se, kjo lopë asnjëherë nuk ka ngrënë misër dhe se ndoshta nuk as që e di çfarë është dhe shpresonte se do 97
do ta hante vetëm barin në mes të misrit. Çobani bindi veten se ia vlente ta provonte. Hapi trinën dhe së bashku me lopën hynë në mes të misrit. Fletët e misrit gati e mbulonin shpinën e lopës së kuqe, e cila kulloste barin e njomë në afërsi të saj. Aty pranë, dë- gjohej gurgullima e ujit që ecte pa ndërprerë nga një krua i vjetër. Gjethet e misrit valëviteshin nga një ere e lehtë dhe sikur pyeteshin se, si ka mundësi që një lopë të jetë këtu?! Nuk ishin mësuar me një pamje te tillë. Çobani ishte i lumtur që lopa e tij nuk e dëmtonte mis- rin dhe mendonte me vete, tani edhe pse nuk e kam dërguar këtë lope në bjeshkë me të tjerat, kam gjetur kullosë të mjaftueshme për të. Pas pak, i zoti i arës arriti në krye të tokës së tij. Në krah mbante një shat, ndërsa me dorën tjetër kishte një jan- gjik me bukë dhe një bucak me ujë. Në fillim nuk i besonte syve që e shinin një lopë në misër. Filloi të afrohej dhe me në fund u bind. Në fakt, ai mendonte se lopa kishte kaluar mexhën për të hyrë në arë, por kur e pa çobanin me të u shtang në vend. Me vështirësi i dolën fjalët nga goja dhe e pyeti me zemërim: - Po si ka mundësi që lopën po e kullotë në tokën, arën dhe bukën time? Bariu me butësi filloj t’i përgjigjet: - Mos u shqetëso, sepse lopa ime vetëm barin po e han, nuk po e dëmton misrin dhe për këtë edhe po e lë këtu. Bujku mori frymë thellë, e shikoi çobanin, lopën, misrin, mendoi pak dhe i tha: - Po edhe nëse asnjë dëm nuk e bën, nuk paska hije- shi bre burrë ta shohësh lopën duke kullotur në misër! Bariu e kuptoi mesazhin, e mori lopën dhe ngadalë u largua nga ara kokulur. 98
22. MESAZHI Ishte ditë vere. Shumë burra dhe gra lëviznin në drejtim të kullës katërkatëshe ku këndohej dhe festohej. Atë ditë kishte dasmë të madhe në atë kullë e cila ishte e mbu- shur plot e përplot me miq dhe të afërm. Në katin përdhes, fëmijët loznin së bashku duke vra- puar sa brenda sa jashtë. Disa prej tyre që ishin më të rritur, përcillnin gjithçka që ndodhte në atë shtëpi me entuziazëm. Përpiqeshin të kuptonin se kur do të vijë paja apo çeizi? Kush do të ishin djali dhe çika e vogël që do të shkonin ta marrin nusen? Çfarë do të bëjë bajraktari? Kush do ta hidhte sheqerin, misrin dhe fasulen kur të vinte nusja? Sa veta do të ishin për muzikë? Kur do të shtrohej sofra, e shumë e shumë ngjarje të tjera që do të shoqëronin atë ditë të nxehtë verë?! Në katin e katërt ishin burrat. Oda ishte e madhe aq sa e kishte sipërfaqen në themel kulla. Normalisht, një para- dhomë ishte e ndarë para se të hysh në odë. Në ballë ishte oxhaku i gurit që atë ditë qëndronte i heshtur. Në të dy anët, dollapët e mbyllur me dërrasa të thata bungu. Në të katër anët ekzistonte nga një frëngji e vogël dhe gjashtë dritare gjysmëhëne në dy ballë të cilat shikonin nga rruga. Në mes të odës qëndronin të ulur katër shahira. Dy ishin me çifteli, një me def dhe një me harmonikë. Rreth e përqark odës, shumë burra qëndronin të ulur në shtroja sfungjeri e në disa vende kishte edhe postaki të deleve, por që nuk ishin edhe aq të lakmueshme në atë ditë vere. Mysafirët vinin me radhë, ndërsa atëherë kur këngë- 99
tarët bënin ndonjë pushim të shkurtër, i zoti i shtëpisë iu dëshironte mirëseardhje. Sa herë që pushonin, merrnin shu- më urime nga të pranishmit për zërin e tyre të thekshëm me të cilin i këndonin atdheut, trimërisë, bujarisë, dhembjes dhe shumë herë fatit jo edhe aq të mirë të popullit i cili përballej në disa fronte për ta ruajtur ekzistencën në trojet shekullore. Liria e tyre shumë herë sfidohej, megjithatë ata kurrë nuk dorëzoheshin. Në një rast, në atë kullë të paftuar kishin shkuar shumë policë dhe zyrtarë të lartë të pushtetit për të takuar banorët. Në një natë dimri të vitit 1968, ata kishin marrë shumë kërcënime dhe ishte kërkuar nga ta që t’i dorë- zonin armët, dhe nëse nuk i kishin, ta dorëzonin misrin e tyre me vullnet për shtetin, sepse duheshin të krijoheshin rezervat për situata të jashtëzakonshme. Në fakt, në gjendje normale, shqiptarëve iu merrej misri duke i lanë pa bukë për ta siguruar ushqimin për të tjerët nëse do të paraqitej ndonjë situatë e jashtëzakonshme. Paradoks i llojit të vet! Kërkesa tjera ishin mosmbajtja e materialit propagandues, siç thuhej, flamuri kombëtar apo libra në gjuhën shqipe dhe të binden se janë duke jetuar në një shtet në të cilin duhej të asimilo- heshin. Njëri nga banorët e fshatit, në fund të takimit iu kishte drejtuar me këto fjalë pushtetit apo thënë më mirë push- tuesve që ishin prezent me fjalët se, në këto vise çdo natë po fryn një erë e fuqishme, po bie shi i ftohtë, po fijon një borë e akullt por zjarri prapë se prapë po qëndron dhe do të qëndrojë i ndezur. Ky zjarr në fakt është si një vullkani që nxjerr llavën e valë nga zemra e tij, një vullkani që ka fuqi ta shkrijë tërë akullin e borën që është paluar lartë në bjesh- kë. Një vullkani që ka fuqinë ta vlojë ujin e burimeve tona. Ai nuk mund të vihet nën kontroll apo të frikësohet. Ai gjithmonë do të qëndrojë i ndezur për të ndriçuar rrugën 100
Search
Read the Text Version
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- 12
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- 22
- 23
- 24
- 25
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
- 31
- 32
- 33
- 34
- 35
- 36
- 37
- 38
- 39
- 40
- 41
- 42
- 43
- 44
- 45
- 46
- 47
- 48
- 49
- 50
- 51
- 52
- 53
- 54
- 55
- 56
- 57
- 58
- 59
- 60
- 61
- 62
- 63
- 64
- 65
- 66
- 67
- 68
- 69
- 70
- 71
- 72
- 73
- 74
- 75
- 76
- 77
- 78
- 79
- 80
- 81
- 82
- 83
- 84
- 85
- 86
- 87
- 88
- 89
- 90
- 91
- 92
- 93
- 94
- 95
- 96
- 97
- 98
- 99
- 100
- 101
- 102
- 103
- 104
- 105
- 106
- 107
- 108