AISHE KARAJ, IRENA KOTOBELLIShpjegime të koncepteve kryesoreUshtrime të zgjidhuraUshtrime të pazgjidhuraDetyraTeste për çdo semestërProvoni vetenHarta konceptesh
FLETORE PUNE KIMIA 8Aishe Karaj, Irena Kotobelli
Titulli: Fletore pune Kimia 8Autore: Aishe Karaj, Irena KotobelliDrejtuese botimi: Anila BishaRedaktore shkencore: Orkida ÇeçiRedaktore: Elona ÇaliDesign: Arben HamzallariShtëpia Botuese MediaprintISBN: 978-9928-08-312-8Botimi i parë, 2017Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint
FLETORE PUNE KIMIA 8HyrjeFletorja e punës do të shoqërojë tekstin mësimor që ju nxënës tëdashur të jeni sa më aktivë në orën e mësimit. Në këtë mënyrë ju dotë kontrolloni njohuritë e marra nëpërmjet zgjidhjes së ushtrimeve,kryerjes së detyrave dhe rubrikës provoni veten.Fletorja e punës është e ndarë në dhjetë kapituj që përkojnë mendarjen e kapitujve mësimore në tekstin “Kimia 8”.Në këtë fletore pune do të merrni në mënyrë të shkurtuar konceptetkryesore të trajtuara në çdo kapitull. Kjo gjë është realizuar nëpërmjetrubrikave të ndryshme: 1. Shpjegimi i koncepteve kryesore për çdo kapitull. 2. Ushtrime të zgjidhura 3. Ushtrime të pazgjidhura 4. Detyra, shpjegim konceptesh, plotësim fjalish 5. Teste për çdo simestër 6. Provoni veten 7. Harta konceptesh 3
FLETORE PUNE KIMIA 84
KAPITULLI 1FLETORE PUNE KIMIA 8Kimia dhe kimistët Kompetencat Nxënësi: - përkufizon çfarë studion kimi; - shton njohuritë për llojet e ndryshme të substancave; - përpilon reaksionet kimike; - shpjegon rolin e industrisë kimike në mirëqenien dhe cilësinë e jetës.Detyrë1. Plotëso fjalitë e mëposhtme: a. ........... studion vetitë e lëndëve dhe bashkëveprimin e tyre proces i cili shoqërohet me ndryshime. b. Mendimi i shkencëtarëve për të shpjeguar dukuritë quhet ............ c. Përsëritja e një dukurie në laborator quhet ............... d. Metoda shkencore e studimit në kimi mbështetet në ............. e. Kur hipoteza e ngritur vërtetohet eksperimentalisht shndërrohet në ............. f. .............. shkaktojnë formimin e një ose më shumë substancave të reja. g. Nga lëndët e para industria kimike prodhon ........... h. Listoni disa lëndë të para që përdoren në industrinë kimike. i. Listoni disa reaksione kimike që ndodhin në jetën e përditshme. j. Njerëzit që japin informacione në lidhje me ilaçet quhen ............ k. Njerëzit që kanë njohuri rreth natyrës së substancave dhe reaksioneve kimike quhen ............... 5
FLETORE PUNE KIMIA 8 2KAPITULLIEksperimentet në kimiKompetencatNxënësi: - fiton aftësi praktike për njohjen dhe përdorimin e pajisjeve laboratorike; - fiton aftësi për përdorimin e kimikateve të ndryshme dhe kryerjen e eksperimenteve të thjeshta; - tregon interes për rregullat e sigurisë në laborator; - përpilon me të dhënat që përfton gjatë kryerjes se një eksperimenti tabela dhe grafikë; - tregon interes për metodën shkencore të shndërrimit kimik të substancave; - fiton aftësi për matjen e masës, vëllimit dhe temperaturës; - përshkruan etapat që kalon kryerja e eksperimentit; - klasifikon pajisjet laboratorike sipas përbërjes së lëndës. Ushtrime të zgjidhura 1. Gjej masën e substancës që ndodhet në një gotë, duke ditur që masa e gotës është 132 gramë, ndërsa masa e gotës dhe e substancës është 162.5 gramë. Zgjidhje: Nga masa e përgjithshme që është 162.5 gramë heqim masën e gotës që është 132 gramë 162.5 gr - 132gr = 30.5 gr Masa e substancës është 30.5 gramë. 2. Ktheni njësitë e mëposhtme: a) 1.7 litra në cm3 dhe mililitra6
FLETORE PUNE KIMIA 8Ushtrime të zgjidhura b) 1200ml në litra dhe cm3 c) 230cm3 në mililitra dhe litra Zgjidhje a) Dimë që 1 litër ka 1000 mililitra 1.7 litra x 1000 = 1700 mililitra Dimë që 1 litër ka 1000 cm3 1.7 litra x 1000 = 1700 cm3 b) Dimë që 1000 mililitra = 1 litër 1200 ml / 1000 = 1.2 litra Dimë që 1ml = 1cm3 1200 ml = 1200 cm3 c) 230 cm3 = 230 mililitra 230 mililitra / 1000 = 0.23 litra 3. Kthe 2200 gramë ne kilogramë dhe 3 kilogramë në gramë? Zgjidhje Dimë që 1 kilogramë = 1000 gramë 2200 gramë / 1000 = 2.2 kilogramë 3 kg x 1000 = 3000 gramë 4. Kthe a) 2 orë në minuta dhe në sekonda. b) 18000 sekonda nv minuta dhe orë c) 240 minuta në orë dhe sekonda Zgjidhje a) Dimë që 1 orë = 60 minuta 2 orë x 60 = 120 minuta Dimë që 1 minutë = 60 sekonda 120 minuta x 60 sekonda = 7 200 sekonda b) Dimë që 1 minutë = 60 sekonda 18000 sekonda / 60 = 300 minuta Dimë që 1 orë = 60 minuta 300 minuta / 60 minuta = 5 orë c) Dimë që 1 orë = 60 minuta 240 minuta / 60 minuta = 4 orë Dimë që 1 minutë = 60 sekonda 240 minuta x 60 sekonda = 14 400 sekonda 7
FLETORE PUNE KIMIA 8 Detyrë 1. Plotëso tabelën e mëposhtme. Pajisje laboratorike Pajisje prej qelqi Pajisje prej druri Pajisje metalike + + + Kristalizator Mbajtëse provëzash Piketa Kapëse hekuri Hinkë ndarëse Shishe Kamje Provëza Gota kimike Kapëse hekuri Cilindër Lugë Shishe Peshore Rrjetë asbesti Llambë alkooli Cilindër i shkallëzuar 2. Gjej masën e substancës që ndodhet në gotë, duke ditur se masa e gotës bosh është 170g. Masa e gotës dhe e substancës së bashku është 195g. 3. Në tabelën e mëposhtme kthej vëllimin nga litra në cm3 dhe në ml dhe anasjellas. Njësitë l cm3 ml Vëllimi 1,5 2 2500 2300 1500 30008
FLETORE PUNE KIMIA 84. Plotëso fjalitë e mëposhtme: a. Substancat që shkaktojnë rrezik mesatar për shëndetin quhen ......................................... b. Substancat që marrin flakë me lehtësi quhen .......................................................................... c. Substancat që shkaktojnë acarimin e lëkurës quhen .............................................................5. Merr një gotë kimike dhe mbushe ½ e saj me ujë. Vendos në të një termometër. Ngrohe gotën me anë të llambës Bunsen deri sa uji të vlojë. Mat temperaturën kur uji fillon të vlojë. Sa është ajo?6. Listo disa rregulla që duhet të ndiqni në laborator. ................................................................................................................................................................ ................................................................................................................................................................ ................................................................................................................................................................7. Shpjego kuptimin e fjalëve: a. Shpërthyes ................................................................................................................................................................ b. E dëmshme ................................................................................................................................................................8. Përshkruaj hapat kryesorë të një eksperimenti: a. Qëllimi ................................................................................................................................................................ b. Metoda ................................................................................................................................................................ c. Rezultati ................................................................................................................................................................ d. Eksperimenti ................................................................................................................................................................9. Cilat nga pajisjet e mëposhtme përdor farmacisti:a. kronometri c. peshore elektronikeb. cilindër i shkallëzuar d. termometri10. Përshkruaj pse përdoren mjetet e mëposhtme. a. Termometri ................................................................................................................................................................ b. Cilindri i shkallëzuar ................................................................................................................................................................ c. Llamba Bunsen ................................................................................................................................................................ 9
FLETORE PUNE KIMIA 8 d. Hinkë filtruese ................................................................................................................................................................ e. Gotat kimike ................................................................................................................................................................ 11. Llogarit kthimin e njësive. a. 2,5 l në cm3 dhe në mililitra ................................................................................................................................................................ b. 3,2 cm3 në l dhe në mililitra ................................................................................................................................................................ c. 1,5 kg në g ................................................................................................................................................................ d. 1700 g në kg ................................................................................................................................................................ e. 3 orë në minuta dhe sekonda ................................................................................................................................................................ f. 60 minuta në sekekonda dhe orë ................................................................................................................................................................ g. 180 sekonda në mininuta ................................................................................................................................................................10
KAPITULLI 3FLETORE PUNE KIMIA 8Ndryshimet kimike dhe fizike Kompetencat Nxënësi: - formulon reaksionet kimike; - përkufizon reaksionin e precipitimit, të pluskimit dhe të shpërbërjes; - argumenton me fjalë një reaksion kimik; - paraqet dy anët e një reaksioni kimik; - liston reaksionet kimike në shtëpi; - përkufizon ndryshimet fizike; - dallon një ndryshim kimik nga ai fizik; - përkufizon përzierjet heterogjene dhe ato homogjene; - bën dallimin ndërmjet përzierjeve; - klasifikon gjendjet fizike të substancave; - argumenton ndryshimet e gjendjes fizike të lëndës nëpërmjet shkrirjes, ngrirjes, vlimit, avullimit dhe kondensimit; - shpjegon si faktor ndryshimi të gjendjes ndryshimin e temperaturës.Ndryshimet kimike Ushtrime të zgjidhura 1. Gjatë reaksioneve kimike, lënda ndryshon vetitë e saj. Reaksionet shoqërohen me formimin e substancave të reja. Listo disa nga ndryshimet që shoqërojnë reaksionet kimike. Gjatë reaksioneve kimike kemi: a. ..N...d...r..y..s..h..i.m.....t..ë...n..g..j..y..r.ë..s...s..ë...s..u..b...s..t.a..n...c..a..v..e...................................................................... b. ...F..o...r.m....i.m.....t..ë...s.u...b..s..t..a..n..c...a..v..e...t.ë...g...a..z..t..a............................................................................ c. ...F..o...r.m....i.m.....t..ë...p..r..e..c..i.p...i.t..a..t.i..t............................................................................................. 11
FLETORE PUNE KIMIA 8 Ushtrime të zgjidhura 2. Shkruaj reaksionin e: a. formimit të flluskimit; b. precipitimit; c. ndryshimit të ngjyrës. Zgjidhje a. Në një provëz hedhim pak karbonat magnezi. Shtojmë në të acid klorhidrik. Do të vëmë re se do të çlirohen disa flluska, si rezultat i çlirimit të një gazi që është dioksidi i karbonit. karbonat magnezi + acid klorhidrik → klorur magnezi + dioksidi karboni + ujë b. Në një provëz hedhim pak nitrat argjendi. Shtojmë në të klorur natriumi. Në fund të provëzës do të formohet një precipitat me ngjyrë të bardhë që është kloruri i argjendit. nitrat argjendi + klorur natriumi → klorur argjendi + nitrat natriumi c. Një provëz që përmban pak oksid mërkuri me ngjyrë të kuqe e vendosim në një statik. Afrojmë llambën Bunsen pranë fundit të provëzës. Pas pak do të vëmë re se ngjyra e kuqe do të zhduket, sepse formohet mërkur që ka ngjyrë metalike (zhiva në termometër). oksid mërkuri + nxehtësi → mërkur + oksigjen 3. Çfarë tregon reaksioni kimik? Zgjidhje Reaksioni kimik i bashkëveprimit të substancave tregon: a. substancat nistore ose substancat që hyjnë në reaksion; b. substancat përfundimtare ose produktet që dalin nga ky reaksion. Reaksioni paraqitet me anë të një shigjete. Substancat nistore → produktet 4. Gjatë veprimit të hidrogjenit me oksigjenin formohet ujë. Paraqite këtë veprim me anë të reaksionit kimik me fjalë. Zgjidhje Hidrogjen + oksigjen → ujë Reaksioni kimik ka dy anë. Në të majtë të tij janë substancat bashkëvepruese: hidrogjen dhe oksigjen, ndërsa në anën e djathtë është uji si produkt që formohet nga ky bashkëveprim.12
FLETORE PUNE KIMIA 8 Hartë koncepteshNdryshimet fizikeNdryshimet fizike, janë ndryshime gjatë të cilave lënda ruan vetitë e saj.Thyerja e një gote qelqi është një ndryshim fizik, sepse copat e qelqit kanë të njëjtën veti si ato që ka gota.Përpunimi i drurit ndryshon formën, ngjyrën, erën, por lënda është përsëri dru. Ushtrime të zgjidhura 1. Qymyri kur digjet në prani të oksigjenit të ajrit shndërrohet në hi. Me çfarë dukurie kemi të bëjmë fizike apo kimike? Zgjidhje Hiri dhe qymyri janë substanca të ndryshme dhe kanë veti kimike të ndryshme nga njëra-tjetra. Djegia e qymyrit është dukuri kimike, sepse qymyri ka ndryshuar përbërjen e tij. 2. Me çfarë ndryshimi kemi të bëjmë kur copëtojmë një tel bakri? Zgjidhje Gjithë copat e telit prej bakri që janë marrë nga copëtimi i tij kanë të njëjtën përbërje dhe të njëjtat veti pra janë prej bakri. Copëtimi i bakrit është ndryshim fizik. Kur lënda ruan vetinë e saj quhet ndryshim fizik. 13
FLETORE PUNE KIMIA 8 Detyrë 1. Plotëso fjalitë e mëposhtme: a. Dukuritë kimike shprehen më anë të ............... b. Në anë të majtë të reaksionit kimik ndodhen .......................... kurse në anën e djathtë ........................... c. Dukuritë që shoqërohen me ndryshimin e përbërjes së lëndës quhen ........... d. Copëtimi i drurit është dukuri .............. kurse djegia e tij është dukuri ............. e. Uji në temperaturën 00C shndërrohet në akull, kurse në temperaturën 1000C vlon. Në këto raste kemi të bëjmë me dukuri .............. f. Lëngu i rrushit fermentohet dhe shndërrohet në verë. Këtu kemi të bëjmë me dukuri .................... g. Një shishe alkooli e hapur avullon. Dukuria në këtë rast është ............... h. Dërrasën e përpunojmë dhe përgatisim tavolinë me të. Dukuria e shndërrimit të dërrasës në tavolinë është ............ i. Pluhuri i bakrit gjatë djegies nxihet. Shkruani reaksionin e djegies me fjalë dhe tregoni substancat fillestare dhe përfundimtare. ............................................................................................................................................ ............................................................................................................................................ j. Vetitë kimike të substancave varen ..................... k. ....................... kanë veti të ndryshme nga substancat përfundimtare. l. Fjalinë e mësipërme shpjegoje nëpërmjet një shembulli (djegia e drurit). 2. Shkruaj me fjalë dhe shpjego reaksionin: a. e precipitimit ................................................................................................................................................................ b. e pluskimit ................................................................................................................................................................ c. e ndryshimit të ngjyrës ................................................................................................................................................................ 3. Shkruaj me fjalë veprimin e substancave të mëposhtme: a. karbon dhe oksigjen formojnë ujë b. magnezi dhe acidi sulfurik prodhojnë hidrogjenin dhe sulfatin e zinkut c. nitrati i argjendit dhe kloruri kaliumi prodhojnë klorur argjendi dhe nitrat kaliumi14
FLETORE PUNE KIMIA 84. Klasifiko dukuritë e mëposhtme në dukuri fizike dhe kimike sipas shembullit të dhënë:Paraqit nëpërmjet skemës dukuritë e mësipërme. Dukuria Dukuri fizike Dukuri kimikeDjegia e naftës + +Copëtimi i shkumësitDjegia e qiriritNgrirja e ujitDjegia e letrësShkrirja e akullitVlimi i ujitCopëtimi i guritTretja e kripësFermentimi i verësKalbëzimi i druritShkrirja e metaleve Hartë koncepteshSubstancat e përzieraSubstancat e përziera përftohen nga ndryshimi fizik i tyre. Përzierja e hekurit me rërëne uthullës me vajin përftohen nga ndryshimi fizik i tyre. Në të dyja përzierjet dallohenpërbërësit e tyre. Hekuri dallohet nga rëra dhe uthulla nga vaji. Kur grimcat e njësubstance dallohen lehtë nga grimcat e substancës tjetër përzierja është heterogjene.Përzierjet mund të ndahen nga përbërësit e tyre në mënyra të ndryshme.Përzierja hekur-rërë ndahet me magnet, pasi hekuri tërhiqet nga magneti.Gjatë përzierjeve të substancave me njëra-tjetrën nuk ndodh bashkëveprimi kimik.Substancat ruajnë vetitë e tyre.Kripa tretet në ujë dhe formohet tretësirë e kripës së gjellës. Kripa ruan vetinë, sepse edhe tretësira e saj ka shijen e kripës. Kjo përzierje ndahet me avullim.Në rastin e tretësirës së kripës nuk dallohen grimcat e saj as me sy dhe as me mikroskop.Përzierje të tilla quhen homogjene. 15
FLETORE PUNE KIMIA 8 Ushtrime të zgjidhura 1. Çfarë përzierje është limontozi i tretur në ujë? Zgjidhje Limontozi i tretur në ujë formon tretësirë dhe si e tillë ajo është përzierje homogjene. Grimcat e limontozit nuk dallohen me sy. 2. Hedhim pak dhe në një gotë kimike me ujë. E përziejmë me një thupër qelqi dhe e lëmë disa sekonda në qetësi. Çfarë lloj është përzierja e formuar? Zgjidhje Përzierja e formuar është heterogjene, sepse grimcat e dheut dallohen me sy. 3. Gjaku është një përzierje përbërësish që nuk dallohen me sy. Çfarë lloj përzierje është gjaku? Zgjidhje Gjaku është një përzierje heterogjene. Po të vemi një pikë gjaku në mikroskop do të dallojmë shumë trupa. Trupat mund të ndahen nga njëri-tjetri me metoda të ndryshme. 4. Tretësira e formuar nga tretja e kripës së gjellës në ujë mund të ndahet në përbërësit e saj. Cila është mënyra e ndarjes? Zgjidhje Ndarja e një përzierje në përbërësit e saj bëhet duke u mbështetur në vetitë e saj. Në rastin tonë ndarja bëhet me filtrim për të hequr ndonjë papastërti që mbetet në letrën e filtrit. Më pas filtrati avullohet. Substanca që mbetet në enë pas avullimit është kripa e gjellës. 5. Në një gotë kimike me ujë hedhim pluhur shkumësi. E përziejmë me një thupër qelqi dhe e lëmë për disa sekonda në qetësi. Grimcat e pluhurit të shkumësit dallohen me sy. Si do t’i ndajmë përbërësit e kësaj përzierje nga njëra-tjetra? Zgjidhje Këtë përzierje e ndajmë ose me anë të filtrimit ose me anë të precipitimit. Detyrë 1. Plotëso fjalitë e mëposhtme: a. Në një përzierje homogjene ruhen ................ e substancave përbërëse. b. Kur përziejmë vaj dhe uthull është përzierje ............ c. Në një përzierje homogjene substancat ................ vetitë e tyre. d. Kur tretet sheqeri në ujë formohet një ................... e. Kur përzihet miell me sheqer formohet .....................16
FLETORE PUNE KIMIA 8 f. Përzierjet homogjene janë përzierjet ku grimcat përbërëse ................................ g. ................................ përzierjet ku grimcat përbërëse dallohen me sy. k. Përzierja e alkoolit me ujë ndahet me ................ l. ...................... bëhet me filtrim dhe avullim. ll. Përzierja e pluhurit të shkumësit me ujin ........................2. A është përzierje homogjene një dukuri kimike?3. Çfarë dukurie është përzierja heterogjene?4. Plotëso tabelën e mëposhtme. Emërtimi Përzierjet homogjene Përzierjet heterogjene Tretësirë limontoziPluhur squfuri me ujë Vaj me uthull Vaj dhe benzinë Sheqer me ujë Ujë dhe alkool Rërë me ujë Rërë dhe hekur Uthull dhe alkoolLënda në natyrë është e shumëllojshme dhe ndodhet në tri gjendje agregate: a) E ngurtë (hekur, bakër, dru etj) b) E lëngët (ujë, vaji, nafta, etj.) c) E gaztë (ajri, oksigjeni etj.) Ushtrim i zgjidhur 1. Në ç’gjendje fizike janë ajri, uji akulli, benzina, sheqeri, vaji, hekuri, bakri, alumini dhe oksigjeni? Zgjidhje - Ajri dhe oksigjeni janë në gjendje të gaztë. - Uji, benzina dhe vaji janë në gjendje të lëngët. - Akulli, sheqeri, hekuri, bakri, alumini janë në gjendje të ngurtë. 17
FLETORE PUNE KIMIA 8Detyrë1. Plotëso tabelën.Emërtimi Lënda Substanca Gjendja fizike Druri Nafta Hekuri Bakri Lëkura AjriQumështi Uji Kosi Mishi Alumini UthullOksigjen AzotGjendja e një substance mund të ndryshojnë me ndryshimin e temperaturës. Këto ndryshimemund të ndodhin nëpërmjet shkrirjes, vlimit, avullimit, kondensimit dhe ngrirjes.2. Shpjego kuptimin e fjalëve:a) Shkrirjeb) VlimFormo fjali me fjalët e mësipërme në lidhje me ndryshimin fizik të ujit.Provo veten ? Gjej përgjigjen e saktë 3. Alkooli është: a. në gjendje të gaztë; 1. Trupat e ngurtë: b. në gjendje të ngurtë; a. janë të rrjedhshëm; c. në gjendje të lëngët. b. marrin formën e enës; c. kanë formë e vëllim të caktuar. 4. Përpunimi i drurit është: a. dukuri fizike; 2. Hekuri është: b. dukuri kimike. a. në gjendje të gaztë; b. në gjendje të ngurtë; c. në gjendje të lëngët.18
FLETORE PUNE KIMIA 8Provo veten ?5. Ari është: pluhurin e shkumësit bëhet: a. në gjendje të gaztë; a. me sitë b. në gjendje të ngurtë; b. me magnet c. në gjendje të lëngët. c. me hinkë ndarëse d. me filtrim6. Përzierja elb dhe grurë është: a. dukuri fizike; 12. Ndarja e substancave nga një përzierje b. dukuri kimike; bazohet: c. përzierje homogjene; a. në vetitë fizike d. përzierje heterogjene. b. në vetitë kimike7. Cila nga dukuritë e mëposhtme është 13. Magnez + squfur = sulfur magnezi dukuri fizike? është: a. përzierje homogjene a. Prerja e drurit b. dukuri kimike c. dukuri fizike b. Djegia e qymyrit d. përzierje heterogjene c. Ujë + dhe d. Pluhur squfuri dhe shkumësi8. Cila nga dukuritë e mëposhtme është 14. Ujë + rërë është: dukuri kimike? a. dukuri kimike a. Fermentimi i bozës b. përzierje heterogjene b. Copëtimi i lëkurës c. dukuri fizike c. Përzierja e kosit me ujë d. Përzierja e elbit me tërshërë 15. Oksigjen + alumin → oksid alumini është:9. Në reaksionin hekur + oksigjen = a. dukuri fizike oksid hekuri substancë fillestare b. dukuri kimike është: c. përzierje homogjene a. hekuri dhe oksidi i hekurit d. përzierje heterogjene b. oksigjeni dhe oksidi i hekurit c. hekuri dhe oksigjeni 16. Përzierja naftë + ujë është: d. oksidi i hekurit a. përzierje homogjene b. përzierje heterogjene10. Ndarja e vajit nga uthulla bëhet: c. dukuri kimike a. me filtrim d. dukuri fizike b. me hinkë ndarëse c. me magnet 17. Shkrirja e metaleve është d. me precipitim a. dukuri fizike b. dukuri kimike11. Ndarja e pluhurit të hekurit me c. përzierje homogjene 19
FLETORE PUNE KIMIA 8 Provo veten ? 18. Akulli është: 21. Alkool dhe ujë është: a. në gjendje të gaztë; a. dukuri fizike; b. në gjendje të ngurtë; b. dukuri kimike; c. në gjendje të lëngët; c. përzierje homogjene; d. asnjë prej tyre. d. përzierje heterogjene. 19. Ajri është: 22. Misër dhe grurë është: a. në gjendje të gaztë; a. dukuri fizike; b. në gjendje të ngurtë; b. përzierje homogjene; c. në gjendje të lëngët; c. përzierje heterogjene; d. asnjë prej tyre. d. dukuri kimike. 20. Vlimi i qumështit është 23. Hekur + squfur → sulfur hekuri a. dukuri fizike është: b. dukuri kimike a. dukuri fizike; c. a + b b. dukuri kimike; d. asnjë prej tyre. c. përzierje homogjene; d. përzierje heterogjene. Hartë konceptesh20
KAPITULLI 4FLETORE PUNE KIMIA 8 Grimcat dhe gjendjet e lëndës Kompetencat Nxënësi: - njeh teorinë e grimcave të lëndës; - përkufizon atomin si grimca më e vogël që përbën lëndën; - bën përkufizimin e molekulës si grimca që përbën lëndën; - bën dallimin ndërmjet atomit dhe molekulës; - bën dallimin me molekulën e thjeshtë dhe të përbërë; - klasifikon të tria gjendjet fizike të lëndës; - shfrytëzon njohuritë e marra për të strukturuar përbërjen e trupave të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë.Trupat e ngurtë kanë formë dhe vëllim të përcaktuar.Lëngjet nuk kanë formë, por një vëllim të përcaktuar.Gazet nuk kanë as formë, as vëllim të caktuar. Ushtrime të zgjidhura 1. Si ndryshon gjendja fizike e ujit nga e ngurtë në të lëngët dhe nga e lëngët në të gaztë? Zgjidhje Në temperaturën 00C fillon të shkrijë akulli. Duke e ngrohur ai kalon në gjendje të lëngët dhe kur temperatura arrin në 1000C ai kthehet në gaz. 21
FLETORE PUNE KIMIA 8 Ushtrime të zgjidhura 2. Si kthehet gjendja e gaztë e ujit në gjendje të lëngët dhe të ngurtë? Zgjidhje Nga ftohja e avujve të ujit ndodh kondensimi që kthen avujt e tij në lëng. Ftohja e mëtejshme e ujit e shndërron atë në akull. 3. Ku ndryshon avullimi nga vlimi? Zgjidhje Çdo substancë ka një temperaturë të caktuar vlimi. Avullimi ndodh edhe në temperaturë mjedisi. Kështu një shishe e hapur me ujë avullon në temperaturën e mjedisit. Vlimi i ujit ndodh në temperaturën 1000C. Një shishe alkool etilik e hapur avullon në temperaturën e dhomës. Alkooli etilik vlon në temperaturën 760C. 4. Si është e ndërtuar lënda? Lënda është e përbërë nga atome dhe molekula. Nga çfarë grimcash përbëhen substancat e mëposhtme? Fe, Zn, Mg, H2O, H2, O2. Zgjidhje P.sh. hekuri, zinku, magnezi, janë të përbëra nga një lloj atomi. - Hekuri përbëhet vetëm nga atome hekuri. - Zinku përbëhet nga atome zinku. - Magnezi përbëhet vetëm nga atome magnezi. Molekulat janë të përbëra nga dy ose më shumë atome që lidhen së bashku. Molekulat e ujit përbëhen nga dy atome hidrogjen dhe një atom oksigjen. Ka lëndë (substanca) që molekulat e tyre i kanë nga atomet e të njëjtit lloj. Molekula e oksigjenit përbëhet nga dy atome oksigjen. Molekula e hidrogjenit përbëhet nga dy atome hidrogjen. 5. Si janë të vendosura grimcat: a. në substancat e ngurta; b. në substancat e lëngëta; c. në substancat e gazta?22
FLETORE PUNE KIMIA 8Ushtrim i zgjidhur Zgjidhje a. Atomet dhe molekulat në trupat e ngurtë qëndrojnë bashkë dhe kanë hapësira të vogla ndërmjet tyre. Grimcat në këto trupa vetëm lëkunden para dhe mbrapa. b. Distancat e grimcave në substancat e lëngëta janë më të mëdha se te trupat e ngurtë dhe grimcat rrëshqasin mbi njëra-tjetrën. c. Hapësirat ndërmjet grimcave në substancat e gazta janë të mëdha dhe grimcat lëvizin në të gjitha drejtimet.Detyrë1. Plotëso tabelën e mëposhtme.Emërtimi E ngurtë E lëngët E gaztë Lëvizin në Lëkunden Rrëshqasin të gjitha para dhe mbi njëra- drejtimet mbrapa tjetrën +Druri +NaftaUjiVajiHidrogjeniHekuriBakriUthullaAjriOksigjeniAzotiQumështi2. Plotëso fjalitë e mëposhtme. a. Në trupat e ngurtë hapësirat ndërmjet grimcave janë ............. b. Lëngjet marrin .............. dhe ................. e enës ku futen. c. Në molekulat e substancave të gazta forcat tërheqëse ndërmjet tyre janë ............ d. Grimcat e një substance .......... kur substanca ngrohet dhe ................. 23
FLETORE PUNE KIMIA 8 e. Kur një substancë ftohet grimcat .................... dhe temperatura ................. f. Kur grimcat janë afër njëra-tjetrës trupi është në gjendje .......... dhe forcat ndërmjet tyre janë ............. g. Trupi është në gjendje ............ kur grimcat janë më larg me njëra-tjetrën dhe forcat ndërmjet tyre janë ............. h. Kur grimcat janë larg njëra-tjetrës dhe forcat ndërmjet tyre janë të vogla trupi është në gjendje .............. i. Lëngjet marrin formën dhe vëllimin e enës ............. j. Gazet zënë hapësirën e .................. k. Grimcat më të vogla që përbëjnë lëndën quhen ............. l. ............... janë të përbëra nga dy ose më shumë atome. ll. Molekulat përbëhen nga atome ............... ose nga atome 3. Shpjego kuptimin e fjalëve: a) kondensim ................................................................................................................................................................ b) avullim ................................................................................................................................................................ c) ngrirje ................................................................................................................................................................ Formo fjali me fjalët e mësipërme duke ndryshuar gjendjen fizike të një përbërjeje. 4. Gjej të kundërtën e këtyre ndryshimeve: a. kondensim ................................................................................................................................................................ b. shkrirje ................................................................................................................................................................ c. lëngëzim .................................................................................................................................................................. 5. Cila nga substancat është e ngurtë? a. Ajri b. Alkooli c. Uthulla 6. Cila nga substancat e mëposhtme është e lëngët? a. Vaji b. Oksigjeni c. Hekuri 7. Cila nga substancat e mëposhtme është e gaztë: a. Uthulla b. Azoti c. Zinku24
KAPITULLI 5FLETORE PUNE KIMIA 8 Shpjegimi indryshimeve fizike Kompetencat Nxënësi: - përkufizon sublimimin si proces i kthyeshëm i lëndës nga gaz në të ngurtë dhe anasjellas pa kaluar në lëng; - argumenton difuzionin si veti e gazeve dhe lëngjeve; - shpjegon ndryshimin e gjendjes së lëndës nëpërmjet ndryshimit të temperaturës; - argumenton ndryshimin ndërmjet vlimit dhe avullimit; - shpjegon tkurrjen dhe zgjerimin e substancave dhe faktorin temperaturë në këto ndryshime fizike; - zgjidh problema me dendësinë, masën dhe vëllimin e substancave.Kalimi i një substance nga gjendja e ngurtë në të gaztë pa kaluar në gjendje të lëngët dheanasjellas quhet sublimim. Ushtrime të zgjidhura 1. Kemi tri substanca: një të ngurtë, një të lëngët dhe një të gaztë. Cila nga këto substanca ngjishet? Zgjidhje Substanca që ngjishet është substanca e gaztë, sepse grimcat ndërmjet tyre janë larg njëra-tjetrës. Ndërsa substancat e ngurta dhe të lëngëta i kanë grimcat pranë njëra-tjetrës. 2. Difuzioni është veti e substancave: a. të lëngëta b. të gazta apo c. të ngurta. 25
FLETORE PUNE KIMIA 8 Ushtrime të zgjidhura Zgjidhja Difuzioni është shpërhapja e grimcave të një substance me grimcat e një substance tjetër. Ai është veti e substancave të gazta dhe më pak e lëngjeve. 3. Me çfarë vetie lidhet hapja e një shishe me alkool dhe era që përhapet në hapësirën ku jemi. Zgjidhje Kjo veti lidhet me difuzionin si veti e shpërndarjes së gazeve. Era e alkoolit ndihet pasi avujt e tij shpërndahen në dhomë. 4. Kloruri i amonit është një substancë e ngurtë. Kur ngrohet ai kthehet në dy substanca të gazta që janë amoniaku dhe kloruri i hidrogjenit. Çfarë procesi ndodh? Zgjidhje Në këtë proces ndodh sublimimi sepse substanca e ngurtë e klorurit të amonit shndërrohet në gaz pa kaluar në lëng. Edhe procesi i kundërt i bashkimit të këtyre dy gazeve amoniakut dhe klorurit të hidrogjenit është sublimim. Procesi i kundërt i sublimimit është sublimimi. 5. Kur nxehet një copë hekuri, hapësira ndërmjet grimcave zmadhohet. Çfarë ndodh me hekurin? Zgjidhje Në këtë rast themi se hekuri zgjerohet ose bymehet. Ky është një proces fizik. 6. Vëllimi i lëngjeve zvogëlohet kur ato avullojnë. Çfarë ndodh me ujin? Zgjidhje Lëngjet kur avullojnë tkurren. Ky është një proces fizik. 7. Gjeni dendësinë e acidit sulfurik në rast se 950 ml e kësaj tretësire e kanë masën 980 g. Zgjidhje Relacioni d, m dhe v në rastin e mësipërm është d = m/v. Zëvendësojmë dhe marrim d = 980gr/980ml → d = 1,03 g/ml.26
FLETORE PUNE KIMIA 8Ushtrime të zgjidhura 8. Dendësia e hekurit është 7,8 g/cm3. Gjeni masën e një cope hekuri me vëllimi 25 cm3. Relacioni m, d, v në rastin e mësipërm është m = d → v. Zëvendësojmë dhe marrim m = 7,8cm3 � 25 g/cm3 => m = 195 g. 9. Dendësia e merkurit është 13,5 g/cm3. Cili është vëllimi i merkurit me masë 62,9g? Relacioni v, m, d në rastin e mësipërm është v = masë/dendësi. Zëvendësojmë dhe marrim v = 62,9 g/13,5 cm3 = 4,66 cm3.Ushtrime të pazgjidhura1. Gjeni dendësinë e acidit sulfurik me masë 750 g dhe vëllim 690 cm3.2. Gjeni masën e 750 cm3 sheqer dhe dendësi 1,3 g/cm3.3. Gjeni vëllimin e enës që nxë 1,8 kg acid sulfurik dhe me dendësi 1,3 g/cm3.4. Gjeni vëllimin e 900 g merkur në rast se dimë se d = 13, 5 g cm3.5. Gjeni dendësinë e një tretësire me vëllim 700 cm3 dhe me masë 800 g.6. Gjeni masën e një çeliku hekuri me vëllim 600 cm3 dhe dendësi 7,8 g/cm3.Detyrë1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme.2. Shndërrimi i substancave të ngurta në të gazta dhe anasjelltas, quhet .......................3. Procesi i kundërt i bymimit është .......................4. Procesi i kundërt i kondensimit është .......................5. ....................... është proces i kundërt i shkrirjes.6. Avullimi i një substance ndodh ......................., kurse vlimi i asaj substance ka një temperaturë…7. Gazet kur bymehen, ....................... vëllimin e tyre.8. Substancat e ngurta kur bymehen, ....................... vëllimin e tyre.9. Gazet kur ngjishen, ....................... vëllimin e tyre.10. Ndryshimet e temperaturës çojnë në zgjerimin dhe ............. 27
FLETORE PUNE KIMIA 8 11. Dendësia e një substance shprehet me anë të raportit të ........ 12. Forca me të cilën grimcat godasin një sipërfaqe quhet ........... 13. Listo disa substanca që në shtëpinë tuaj janë në gjendje: a. të ngurtë .................................................................. b. të lëngët ................................................................. 14. Përzierja e dy lëngjeve me vëllime të ndryshme. Era mori dy cilindra të shkallëzuar dhe në njërin hodhi 30cm3 ujë në tjetrën 20cm3 alkool. Vëllimi i përgjithshëm ishte 49 cm3. Shpjego pse vëllimi i ujit zvogëlohet duke u nisur nga struktura e formimit të lëngjeve. 15. Loena dhe Luisi morën dy gota kimike. Në njërën hodhën tretësirë klorur bakri dhe në tjetrën tretësirë hidroksid natriumi. Pasi i përzjenë tretësirat u formua hidroksid bakri me ngjyrë të kaltër. a. Shkruaj reaksionin me fjalë. b. Shkruaj substancat bashkëvepruese. c. Shkruaj produktet e reaksionit. d. Si quhet ky reaksion? 16. Eda kreu eksperimentin e mëposhtëm. Në një provëz hodhi disa kokrra zinku. Provëzën e mbajti me një kapëse druri. Në provëz shtoi acid klorhidrik. Ajo vuri re se u formua klorur zinku dhe u çlirua hidrogjen. a. Shkruaj reaksionin me fjalë. b. Shkruaj substancat bashkëvepruese. c. Shkruaj produktet e reaksionit. d. Si quhet reaksioni? 17. Mira kreu këtë eksperiment. Në një gotë kimike hodhi pak hidroksid bakri. Hidroksidi i bakrit ka ngjyrë të kaltër. Gotën e vendosi mbi një kamje dhe e ngrohu mbi llambën Bunsen. Ngjyra e kaltër filloi të shndërrohet në ngjyrë të zezë që është karakteristike e oksidit të bakrit. Në fund të reaksionit u formua oksid bakri dhe ujë. a. Shkruaj reaksionin me fjalë. b. Cilat janë substancat bashkëvepruese? c. Cilat janë substancat përfundimtare? d. Si quhet ky reaksion?28
FLETORE PUNE KIMIA 8Provo veten ?Gjej përgjigjen e saktë. 8. Hidh një pikë bojë shkrimi në ujë. Uji do të ngjyroset në blu. Çfarë1. Një copë zinku formohet: procesi ndodh:a. nga atome;b. nga molekula; a. ngjeshja;c. asnjëra nga këto. b. difuzioni; c. sublimimi;2. Oksigjeni formohet nga: d. asnjëra prej tyre.a. molekula e formuar nga atome të të 9. Njësia që përdoret për matjen e njëjtit lloj oksigjen; temperaturës është:b. molekula e formuar nga atome të a. gradë Celsius; llojeve të ndryshme. b. Paskal (Pa); c. litër;3. Molekula e ujit formohet nga: d. metër.a. atome të njëjta;b. atome të ndryshme. 10. Njësia që përdoret për matjen e kohës është:4. Në trupat e ngurtë grimcat janë:a. shumë afër me njëra-tjetrën; a. litër;b. afër me njëra-tjetrën; b. gradë Celsius;c. larg me njëra-tjetrën. c. Paskal; d. asnjëra; 5. Forcat tërheqëse ndërmjet grimcave të substancave të gazta janë: 11. Njësia që përdoret për matjen e kohës është:a. shumë të dobëta;b. të mëdha; a. Paskal;c. shumë të mëdha. b. litër; c. sekondë;6. Si quhen ndryshimet e gjendjeve të mëposhtme? 12. Dendësia e një trupi që ka vëllimin 1000 ml dhe masën 1050g është:a. Avujt e ujit kthehen në lëng. a. 1,050 g/ml;b. Uji në temperaturën 00C kthehet në b. 10,50 g/ml; gjendje të ngurtë. c. 1050 g/ml.c. Jodi kur ngrohet kthehet në avujt e 13. Masa e një trupi që ka dendësinë tij. 7,9 g/cm3 dhe vëllimin 500 cm3 është:7. Ngjeshja është veti:a. e trupave të ngurtë; a. 3,950 g;b. e trupave të lëngët; b. 39,50 g;c. e trupave të gaztë. 29
FLETORE PUNE KIMIA 8 Provo veten ? c. 395 g; 18. Forcat tërheqëse ndërmjet grimcave d. 3950 g. të lëngjeve janë: 14. Vëllimi i një gazi në enë nga 112 a. të mëdha; litra bëhet 11,2 litra. Ky proces b. shumë të dobëta; është: c. shumë të mëdha. a. difuzion; 19. Cili nga mjetet e mëposhtme mat b. ngjeshje; trysninë? c. ngrirje; d. asnjëra nga këto. a. termometri b. kronometri 15. Procesi i bymimit dhe i tkurrjes c. barometri është proces: d. cilindri i shkallëzuar a. proces fizik; 20. Me termometër matet: b. proces kimik; a. vëllimi; c. asnjëra prej tyre. b. trysnia; c. koha; 16. Si emërtohet procesi i ndryshimit d. temperatura. të gjendjeve të përshkruara më poshtë? 21. Cili nga mjetet e mëposhtme mat vëllimin? a. ngrohja e trupave të ngurtë; b. ftohja e gazeve; a. barometri c. kthimi i avujve të jodit në kristale b. cilindri i shkallëzuar c. termometri jodi. d. kronometri 17. Forcat tërheqëse ndërmjet 22. Kronometri mat: grimcave të substancave të ngurta a. temperaturën; janë: b. kohën; c. vëllimin; a. të mëdha; d. trysninë; b. shumë të mëdha; c. të vogla.30
FLETORE PUNE KIMIA 8TESTI A 1. Një copë permanganat kaliumi hidhet në ujë. Pas kësaj uji morri ngjyrë vjollcë.Shpjego dukurinë. Si quhet procesi? 2 pikë2. Plotëso fjalitë e mëposhtme:.......... është shkenca që studion vetitë e lëndëve dhe bashkëveprimin ndërmjet tyre. 1 pikëReaksionet kimike shoqërohen me krijimin e substancave ............. 1 pikë Kur bashkohen dy gaze dhe formohet substancë e ngurtë, procesi quhet ................... 1 pikë3. Kthej njësitë e mëposhtme:a. 2500 cm3 në litra; 1 pikëb. 1,5 litra në cm3; 1 pikëc. 5 minuta në sekonda; 1 pikëd. 600 sekonda në minuta; 1 pikëe. 1300 gramë në kilogram; 1 pikëf. 2,5 kilogramë në gramë 1 pikë4. Shpjego kuptimin e fjalëve:a. gërryes; 1 pikëb. toksik. 1 pikë5. Procesi i kundërt i ngrirjes është ....... 1 pikë6. Tri gjendjet e lëndës janë:a. ................................................. 1 pikëb. ................................................ 1 pikëc. ................................................ 1 pikë7. Përshkruaj ç’janë proceset e mëposhtme:a. zgjerimi; 1 pikëb. tkurrja; 1 pikëc. trysnia e ajrit. 1 pikë8. Dendësia e një trupi me masë 8900 g dhe vëllim 1000 ml është:a. 89 g/ml;b. 8,9 g/ml;c. 890 g/ml;d. 8900 g/ml. 2 pikë9. Listo dy shembuj të tkurrjes në jetën reale. 2 pikëNota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 1-6 7-9 10-12 13-15 16-18 19-21 22-24 31
FLETORE PUNE KIMIA 8 TESTI B 1. Plotëso fjalinë e mëposhtme Djegia e lëndëve djegëse, rritja e bimëve janë ............ 1 pikë 2. Kthej njësitë e mëposhtme: a. 2 litra në cm3 1 pikë b. 1500 cm3 në litra 1 pikë c. 2000 gramë në kilogramë 1 pikë d. 3 kilogramë në gramë 1 pikë e. 6 minuta në sekonda 1 pikë f. 120 sekonda në minuta 1 pikë 3. Shpjego kuptimin e fjalëve: a. E djegshme 1 pikë b. Shpërthyese 1 pikë 4. Plotëso fjalitë e mëposhtme: Përzierja e ujit me alkool quhet përzierje ............. 1 pikë Gjatë ngrohjes së karbonatit të kalciumit formohet oksidi i kalciumit dhe dioksidi i karbonit. Ky quhet reaksion ......... 1 pikë 5. Procesi i kundërt i kondensimit është .............. 1 pikë 6. Ndaji pajisjet e mëposhtme laboratorike, sipas materialit që përbëhen: qelq, pajisje metalike apo druri: provëza, rrjetë asbesti, peshore, hinkë ndarëse, kapëse druri. 3 pikë 7. Shpjego kuptimin e fjalëve: a. difuzion; 1 pikë b. ngrirje; 1 pikë 8. Përshkruaj gjendjen e lëndës kur: a. grimcat janë afër me njëra-tjetrën; b. grimcat janë mjaft afër me njëra-tjetrën; c. grimcat janë larg me njëra-tjetrën. 3 pikë 9. Masa e një trupi me dendësi 2,7 g/cm3 dhe vëllim 1000 cm3 është: a. 27 g; b. 270 g; c. 0,27 g; d. 2,7 g. 2 pikë 10. Listo dy shembuj të zgjerimit në jetën reale. 2 pikë Nota 4 5 6 7 8 9 10 Pikët 1-6 7-9 10-12 13-15 16-18 19-21 22-2432
KAPITULLI 6FLETORE PUNE KIMIA 8 Elementet kimikeKompetencatNxënësi: - liston vetitë fizike të substancave; - shfrytëzon njohuritë për vetitë fizike të substancave dhe përshkruan veçoritë dhe mënyrat e përdorimit të tyre; - shpjegon ç’është një element kimik; - argumenton si paraqitet një element nëpërmjet simbolit kimik; - shpjegon paraqitjen e elementeve edhe me anë të formulave; - klasifikon elementet në metal dhe jometal dhe vetitë e secilës klasë elementesh; - dallon përbërjet kimike nga përzierjet; - emërton përbërjet kimike: okside, baza, acide, kripëra; - bën dallimin e ndarjeve të një përbërje kimike në përbërësit e saj nëpërmjet shpërbërjes dhe ndarjen e përzierjeve me anë të avullimit, filtrimit, distilimit; - shpjegon tretësirat si përzierje homogjene dhe përbërësit e saj; - përcakton tretësin si substancë me shumicë dhe substancën e tretur me pakicë; - liston faktorët që ndikojnë në tretshmërinë e substancave; - bën dallimin e tretësirave të ngopura me ato të pangopura. 33
FLETORE PUNE KIMIA 8 Simbolet kimike Ushtrime të zgjidhura Elementi kimik është substanca që përmban atome të një lloji. 1. Çfarë tregon simboli kimik? Zgjidhje Simboli nënkupton: a. Elementin kimik. b. Një atom të elementit 2. Çfarë tregon simboli C? Zgjidhje Simboli C tregon: a. Elementin karbon që ka tërësinë e atomeve karbon. b. Një atom të këtij elementi. 3. Shkruaj simbolet e elementeve hidrogjen, kalcium, helium, karbon. Zgjidhje Bakri dhe kalciumi fillojnë me të njëjtën germë të madhe të emrit në gjuhën latine C. Për t’u dalluar nga njëri-tjetri, karbonin e shënojmë me simbolin C, kurse kalciumin me simbolin Ca. Hidrogjeni dhe heliumi fillojnë me të njëjtën germë të parë të emrit në gjuhën latine. Për t’u dalluar nga njëri-tjetri, simbolin e hidrogjenit e shënojmë me H, kurse të heliumit me He. 4. Cilët elemente paraqiten me anë të simboleve B, F, Be, Li, Si, S? Zgjidhje Simbolet e mësipërme sipas radhës paraqesin elementet bor, fluor, berilium, litium, silic, squfur. 5. Nga çfarë grimcash formohen elementet? Zgjidhje Atomet janë grimcat që formojnë shumicën e elementeve. Ka edhe elemente të tjera që formohen nga molekula. Molekulat e këtyre elementeve janë të formuara nga atome të të njëjtit lloj. P.sh. elementi klor është i formuar nga molekula klor Cl2. Ajo formohet nga dy atome të të njëjtit lloj që është klori. Elementi brom është formuar nga molekula e bromit Br2. Ajo formohet nga dy atome të të njëjtit lloj që është bromi. 4. Paraqit elementet bakër dhe fluor me anë të simboleve dhe formulave kimike. Zgjidhje Bakri simboli Cu Fluor simboli F Skema e grimcës Cu Skema e grimcës F Formula Cu Formula F2 Lloji i grimcës atom Lloji i grimcës molekulë (me 2 atome të njëjta)34
FLETORE PUNE KIMIA 8Detyrë1. Plotëso fjalitë e mëposhtme: a. Elementi kimik paraqitet me mënyra të shkurtuara me .......... b. Simboli kimik është germa e parë e madhe e emrit të elementit në gjuhën latine që shpeshherë ............. germë tjetër e emrit. c. Simboli Fe, Si, K dhe Mg paraqesin elementin ........... d. Elementet kimike paraqiten në mënyrë të shkurtuar me anë të .............\ e. Simboli kimik është germa e parë e madhe e emrit të elementit në gjuhën latine që shpeshherë ........... germë tjetër të emrit. f. Simbolet Mg, K, Al, Cl paraqesin elementet .......... g. Substanca që përmban vetëm një lloj atomi quhet .........2. Listo vetitë fizike të substancave. ................................................................................................................................................................ ................................................................................................................................................................3. Listo disa nga vetitë e metaleve. ................................................................................................................................................................ ................................................................................................................................................................4. Listo disa veti të jometaleve. ................................................................................................................................................................ ................................................................................................................................................................5. Plotëso për elementet e mëposhtme tabelën. Emri Simboli atomik Skema e Formula e Lloji i grimcave grimcave grimcaveKarbonSqufurMagnezNatriumSilicJodHidrogjenOksigjenKlorAzot 35
FLETORE PUNE KIMIA 8 Përbërjet dhe përzierjet Substancat përbëhen nga molekula që formohen nga atome të llojeve të ndryshme. Ushtrime të zgjidhura 1. Prej çfarë elementesh formohen substancat e përbëra të mëposhtme: a) CuO, b) FeCl2 c) HCl Zgjidhje Substanca CuO formohet nga elementet bakër dhe oksigjen. Substanca FeCl2 formohet nga elementet hekur dhe klor. Substanca HCl formohet nga elementet hidrogjen dhe klor. Në përbërjet e mësipërme elementet i kanë ndryshuar vetitë, sepse ndërmjet tyre ka ndodhur bashkëveprim kimik. � Ndërsa në një përzierje përbërësit e saj i ruajnë vetitë e tyre. 2. Çfarë ndodh nëse përziejmë pak pluhur hekuri dhe pluhur squfuri. Zgjidhje Në këtë përzierje hekuri dhe squfuri i ruajnë vetitë e tyre. Ndërsa në përbërjen që formohet nga bashkëveprimi kimik i hekurit dhe squfurit elementet i ndryshojnë vetitë e tyre. 3. Prej cilave elemente përbëhen oksidet? Zgjidhje Oksidet janë përbërje dyjare që formohen nga oksigjeni dhe një element tjetër që është metal ose jometal. Emërtimi i tyre bëhet duke thënë emrin oksid shoqëruar me emrin e elementit. 4. Emërto përbërjet e mëposhtme që formohen nga oksigjeni i lidhur me metalet: a) bakër, b) natrium, c) kalcium, d) zink Zgjidhje a. oksid bakri bakër + oksigjen → oksid bakri b. oksid natriumi natrium + oksigjen → oksid natriumi c. oksid kalciumi kalcium + oksigjen → oksid kalciumi d. oksid zinku zink + oksigjen → oksid zinku Oksidet e mësipërme quhen okside bazike. Oksidet bazike formohen nga bashkëveprimi i metaleve me oksigjen. 5. Emërto përbërjet e mëposhtme që formohen nga oksigjeni me jometalet: a) squfuri, b) fosfori, c) azoti Zgjidhje Elementet e mësipërme formojnë okside që mund të kenë një ose më shumë atome oksigjen. Për emërtimin e tyre përpara emrit oksid dhe jometalit lexohet numri i treguesve të tyre, duke i vënë mono, di, tri për secilin element.36
FLETORE PUNE KIMIA 8Ushtrime të zgjidhuraSO2 – dioksid squfuri P2O3 – trioksid difosforiSO3 – trioksid squfuri P2O5 – pentaoksid difosforiOksidet e mësipërme quhen okside acide. Oksidet acide formohen ngabashkëveprimi i jometaleve me oksigjenin.3. Hidrogjeni dhe klori janë dy substanca të gazta. Po ti përziejmë këto dy gaze do tëruajnë vetitë e tyre duke mbetur një përzierje elementësh.Zgjidhje HH Cl Cl H H Cl Cl Cl Cl HH + Cl Cl → Cl Cl H H HH klor Cl Cl H H hidrogjen përzierjeNdërsa gjatë bashkëveprimit të tyre formohet klorur hidrogjeni ku elementëtndryshojnë vetitë e tyre. Reaksioni me fjalë shkruhet: hidrogjen + klor → klorur hidrogjeni HH + Cl Cl H Cl H Cl HH Cl Cl → klor H Cl H Cl hidrogjen klorur hidrogjeniEmërtimi i kripëraveKripërat e formuara nga jometalet dhe metalet emërtohen nga emri i jometalitme mbaresën –ur i shoqëruar me emrin e metalit.Ushtrime të zgjidhura1. Emërto kripërat që formohen nga:a. magnezi dhe klori; b. natriumi dhe bromi; kaliumi dhe squfuri.c. kaliumi dhe jodi; d.ZgjidhjeKripërat e formuara nga elementet e mësipërme emërtohen:a. klorur magnezi b. bromur natriumic. jodur kaliumi d. sulfur kalciumiKa kripëra të tjera që formohen nga tre elemente metali, jometali dhe oksigjeni. Këto kripëra marrin prapashtesat –at dhe –it. Kur kripa formohet nga i njëjti jometal me 37
FLETORE PUNE KIMIA 8Ushtrime të zgjidhuraoksigjenin dhe përbërja ka numër më të vogël oksigjeni, kripa merr prapashtesën –it dhe kur përbërja përmban një numër më të madh oksigjeni kripa merr prapashtesën–at. Kripërat emërtohen duke thënë emrin e jometalit shoqëruar me –it ose –at dheme emrin e metalit.2. Emërto përbërjet: a) NaNO2, b) NaNO3, c) K2SO3, d) K2SO4Zgjidhjea. nitrit natriumi b. nitrat natriumic. sulfit kaliumi d. sulfat kaliumi Emërtimi i bazave Bazat janë përbërje të formuara nga metale të lidhura me grupin OH. Këto përbërje quhen hidrokside. Për emërtimin e një baze fjala hidroksid shoqërohet me emrin e metalit. Ushtrim i zgjidhur 1. Emërto përbërjet e formuara nga metalet: a) natrium, b) kalcium, c) kalium, d) alumin të lidhur me grupin OH. Zgjidhje a. hidroksid natriumi NaOH b. hidroksid kalciumi Ca(OH)2 c. hidroksid kaliumi KOH d. hidroksid alumini Al(OH)3 Pyetje dhe detyra 1. Si emërtohen oksidet bazike? Po kur metali shfaq disa valenca, si emërohen oksidet e përftuara prej tyre? 2. Si emërtohen oksidet acide? 3. Si veprojmë për të emërtuar bazat? 4. Cilët nga elementet: Ca, Na, Cu, Cl, S, Ag formojnë okside acide dhe cilët okside bazike? Shkruaj formulat e këtyre oksideve dhe emërtoji ato. 5. Plotëso fjalitë e mëposhtme: a. Oksidet e metaleve quhen .........., kurse oksidet e jometaleve quhen ........ b. ............. janë përbërje që formohen nga jone metali dhe grupe ose jone hidroksid OH. 6. Emërto bazat: Be(OH)2, LiOH, AgOH, Mn(OH)2.38
FLETORE PUNE KIMIA 87. Plotëso tabelën e mëposhtme.Përbërja Oksid acid Emërtimi Oksid bazik Emërtimi Baza Emërtimi + oksid zinku Zn(OH)2CaO hidroksidCuO zinkuSO2SO3CO2ZnONa2OMgOAl2O3PbOPbO2BaOK2OP2O5N2O3Emërtimi i acideveAcidet janë substanca të formuara nga: a) atome hidrogjen dhe jometale, b) ose hidrogjen jometal dhe oksigjen.Acidet klasifikohen në: a) acide hidracide b) acide oksiacideAcidet hidracide përbëhen nga hidrogjen dhe jometal: a) HCl, b) HBr, c) HI. Ato emërtohen duke thënë emrin e acidit shoqëruar me emrin e jometalit dhe prapashtesën –hidrik. a) acid klorhidrik, b) acid bromhidrik, c) acid jodhidrikAcidet oksiacide kanë hidrogjen, oksigjen dhe jometal. Acidet emërtohen nga fjala acid shoqëruar me emrin e jometalit me prapashtesën –ik kur acidi ka më shumë oksigjen dhe –orkur ka më pak oksigjen, kur ai përbëhet nga i njëjti jometal.H2SO4 acid sulfurik HNO2 acid nitrorH2SO3 acid sulfuror HNO3 acid nitrik Mbetje I Hidracide Oksiacide acide Cl- II II I I II II II III I- Br- S2- NO3- NO2- SO32- SO42- CO32- PO43-Valenca klorur Jonet jodur bromurEmërtimi sulfuri mbetjes nitrat nitrit acide sulfat sulfit karbonat fosfat 39
FLETORE PUNE KIMIA 8 Detyra 1. Me mbetjet acide të tabelës së mësipërme formo kripëra të elementeve: Na, Ca dhe Al a. të formuara me jometale p.sh. NaCl, CaCl2, AlCl3 b. me jometal dhe oksigjen p.sh. Na2CO3, CaCO3, Al2(CO3)3 c. Emërtoni kripërat e formuara. d. Nga cilët elemente formohen përbërjet? 2. Në skemat e mëposhtme trego grimcat që formojnë substancat. a. Grimcat e cilës substancë janë atome? b. Grimcat e cilës substancë janë molekula nga të njëjtat atome? A. Grimcat e një përbërje. B. Përzierje të një elementi dhe një përbërje C. Përzierjet e dy përbërjeve D. Përzierjet e dy elementeve. 3. NSOë 3t, aZbneOlë,n M e gmOë,p FoesOht, mHeC vle, nHdNoOs n3,ë H k2oCloOn3ë, nC ap(ëOrkHa)t2ë,s Ce up(ëOrbHër)j2e, tN: CaNuOO,2 ,N FOeC2, lS2,O K22, SO3, MgSO4, CuCl2, H3PO4, Ca3(PO4)2, KOH, CaCl2, KI, Na2CO3, Al2S3, Mg(NO3)2, CuBr2. Okside Acide Bazë Kripë Ca(OH)2 CuCl2 acide bazike hidracide oksiacide SO2 MgO HCl HNO340
FLETORE PUNE KIMIA 8Substancat e mëposhtme klasifikoini sipas ndarjes duke vënë një pus në kollonën përkatëse.Emërtimi Substancë e Substancë e Një lloj Lloje të Grimca të atomi ndryshme ndryshme thjeshtë përbërë atomiKromiZinkuKlorur natriumOksid hekuriSulfat kaliumiFluorKarbonAcid sulfurikFosforSqufurAcid klorhidrikHidrogjenProvo veten ?1. Cila nga përbërjet e mëposhtme b. HBr është oksid bakri? c. Cu(OH)2 d. KBra. CuCl2b. CuO 4. Cila nga përbërjet e mëposhtmec. CuSO4 është acidi karbonik?d. Cu(OH)2 a. H2CO32. Cila nga përbërjet e mëposhtme b. KNO3 është hidroksid kaliumi? c. K2CO3 d. Na2CO3a. KOHb. KCl 5. Cila nga përbërjet e mëposhtmec. K2S është sulfat natriumi?d. K2SO4 a. NaS3. Cila nga përbërjet e mëposhtme b. Na2SO3 është acid bromhidrik? c. Na2SO4 d. NaCla. HNO3 41
FLETORE PUNE KIMIA 8 Provo veten ? 6. Cila nga përbërjet e mëposhtme b. Na2SO4 është nitrit natriumi? c. Na3PO4 d. Na2S a. NaNO3 b. NaNO2 11. Cila nga përbërjet e mëposhtme c. KNO3 është hidracid? d. KNO2 7. Cila nga përbërjet e mëposhtme a. H2SO4 b. HBr është oksid acidi? c. NaOH a. H2CO3 d. CaCl2 b. SO2 c. Na2SO4 12. Cila nga përbërjet e mëposhtme d. KOH është bazë? 8. Cila nga përbërjet e mëposhtme a. HNO3 formohet nga një metal dhe një b. NaNO3 jometal? c. H2S d. Ca(OH)2 a. Ca b. KCl 13. Cila nga përbërjet e mëposhtme c. HBr është oksiacid? d. Ca(OH)2 a. Ca(NO3)2 9. Cila nga përbërjet e mëposhtme b. K2SO4 quhet dioksid karboni? c. HNO3 d. CaO a. N2O b. N2O3 14. Cila nga përbërjet e mëposhtme c. NO2 është sulfat? d. NO a. Na2SO3 10. Cila nga përbërjet e mëposhtme b. Na2SO4 është sulfur? c. Na2S a. Na2SO342
FLETORE PUNE KIMIA 8Tretësirat Ushtrime të zgjidhura 1. Në një gotë me ujë kemi tretur një lugë sheqer. Cila është substanca e tretur dhe cili është tretësi? Zgjidhje Në bazë të përkufizimit të tretësit, tretësi është uji meqenëse ka gjendjen agregate të tretësirës, ndërsa substanca e tretur është sheqeri, meqenëse nuk ka gjendjen agregate të tretësirës dhe sasia e sheqerit është më e vogël se sasia e ujit. 2. Në një gotë kimike përziejmë 50 ml ujë dhe 60 ml alkool. Përcakto tretësin dhe substancën që tretet. Zgjidhje Meqenëse gjendjet agregate te të dyja substancat janë të njëjta, të lëngëta, tretësi në këtë rast është substanca me sasi më të madhe që është alkooli, kurse substanca e tretur është uji. 3. Në një gotë kimike përziejmë 80 ml vajguri dhe 20 ml benzinë. Përcakto tretësin dhe substancën e tretur në këtë përzierje. Zgjidhje Në rastin e mësipërm tretësi është vajguri meqenëse ndodhet në sasi më të madhe, kurse substanca e tretur është benzina. 4. Në përzierjen që ka 75 ml ujë dhe 25 ml alkool përcakto cila substancë është tretësi dhe cila substanca që tretet. Zgjidhje Meqenëse uji ndodhet në sasi më të madhe do të luajë rolin e tretësit, ndërsa alkooli do të jetë substanca e tretur, si substanca me sasi më të vogël. 5. Kur hapim një shishe koka-kola vemë re që në grykën e shishes shfaqet një shkumë e bollshme. Shpjego çfarë ndodh. Zgjidhje Në lëngun e koka-kolës fabrika ka tretur një sasi relativisht të madhe gazi, duke punuar me një trysni të lartë. Kur hapim tapën trysnia zvogëlohet, barazohet me trysninë atmosferike, tretshmëria e gazit ulet dhe gazi del nga tretësira në trajtë flluskash. 6. Në një tretësirë me masë 200 gr janë tretur 20 gr kripë. Gjeni sasinë e ujit. Zgjidhje m H2O = m e tretësirës - m e substancës së tretur zëvendësojmë dhe marrim m H2O = 200-20 => 180 gr 43
FLETORE PUNE KIMIA 8 Ushtrime të pazgjidhura 1. Në një enë kemi hedhur 20ml tretësirë alkool dhe 80ml ujë. Gjeni tretësirën dhe substancën që tretet. 2. Hidhni në një gotë kimike 30ml vajguri dhe 70ml benzen. Gjeni substancën që tretet dhe tretësin. 3. Në 100 gr tretësirë kemi tretur 20 gramë sheqer. Gjeni sasinë e ujit. 4. Gjeni sasinë e tretësirës kur në 100 gramë ujë janë tretur 10 gramë kripë. 5. Në 150 gramë tretësirë sasia e ujit është 130 gramë. Gjeni sasinë e substancës së tretur. Detyrë 1. Plotëso fjalitë e mëposhtme a. Tretësira quhet e pangopur kur ajo në atë temperaturë mund .............. nga ajo substancë. b. Tretësira në të cilën nuk mund të tretet më substanca quhet ........... c. ........... vetia e substancave për t’u tretur në një tretës të dhënë. d. Tretësirat janë përzierje .............. në të cilat nuk dallohen as me sy, as me mikroskop pjesët përbërëse të saj. e. Tretësirat formohen nga .............. f. Në një tretësirë që formohet nga dy lëngje, rolin e tretësit e luan .............. g. Tretësirat janë sisteme homogjene në gjendje të lëngët ............ h. Një substancën e grimcuar tretet më shpejt ................ se ajo substanca e pagrimcuar. i. Tretshmëria e substancave të ndryshme në ujë është e ............. j. Substancat .................... janë substancat që kanë tretshmëri 1-0,1g në 100 gram ujë. k. Në tretshmërinë e substancave ndikojnë natyra kimike e substancës, .................. dhe ............. për gazet. l. Rritja e temperaturës rrit shpejtësinë e tretjes së një substance të ngurtë si dhe .................... saj. m. Shpejtësia e tretjes së një substance rritet nga përzierja dhe .............. n. Tretshmëria shprehet ................... të substancës në 100 gramë tretës, në një temperaturë të caktuar. o. Kripa tretet më mirë në ujë se në alkool, sepse ka natyrë kimike ............ p. Një njollë yndyre pastrohet me benzinë, sepse ........... q. Sheqeri tretet më shpejt në ujë të ngrohtë se .................... 2. Loena dhe Luisi bënë tre eksperimente. a. Në një gotë kimike me ujë hodhën vaj. b. Në një gotë tjetër me ujë hodhën pak pluhur gëlqere. c. Në eksperimentin e tretë përzien pluhur hekuri dhe rërë. Shpjego çfarë metodash përdorën ata për të ndarë përbërjet e përzierjes. a. ................................................................................................................................................................ b. ................................................................................................................................................................44
FLETORE PUNE KIMIA 8 c. ................................................................................................................................................................3. Listo faktorët që ndikojnë në procesin e tretjes dhe jep shpjegime nëpërmjet eksperimentit.4. Përshkruaj ndikimin e temperaturës dhe të trysnisë në tretjen e gazeve. Krahaso këtë ndikim me substancat e ngurta.5. Plotëso tabelën. Tretësira Tretësi Substanca Gjendja agregate ujë që treten Sheqer me ujë E lëngët E ngurtë Kripë me ujë sheqeri Alkool me ujë + 100ml alkool – 500ml ujë Ujë me alkool 200ml ujë – 300ml alkool Vaj me benzinë200ml vaj – 700 ml benzinëAr – argjend dhe argjend-ar Hartë konceptesh 45
FLETORE PUNE KIMIA 8 TESTI A 1. Në elementet e poshtëshënuara nënvizo me një vijë metalet: 1 pikë Natrium, squfur, oksigjen, hekur, kalium, fosfor, bakër, klor 4 pikë 2. Shkruaj simbolet e elementeve: oksigjen, squfur, klor, fosfor. 3 pikë 3. Listo tri veti fizike të jometaleve. 4 pikë 4. Shkruaj dy elemente që i kanë grimcat molekula dhe dy që i kanë atome. 5. Në skemat e mëposhtme trego cila është përzierje dhe cili reaksion kimik. 2 pikë 6. Emërto përbërjet e mëposhtme: Ca(OH)2, MgCl2, H2SO4, FeO 4 pikë 7. ........... në një tretësirë është tretësi. 1 pikë 8. Formulo tretësirën e ngopur. 1 pikë 9. Një tretësirë është e formuar nga 10g kripë dhe 90g ujë. Gjej masën e tretësirës. 1 pikë 10. Shpjego efektin temperaturë në tretshmërinë e gazeve. 2 pikë 11.Cila nga përzierjet e mëposhtme ndahet me avullim? a) kripë + ujë b) vaj + ujë c) shkumës + ujë d) asnjëra 1 pikë 12. Listo substancat a) pastra dhe b) përzierjet a. oksigjen b. ujë + alkool c. Klorur natriumi c. Nafta 2 pikë Nota 4 5 6 7 8 9 10 Pikët 1-6 7-9 10-12 13-15 16-18 19-21 22-2446
FLETORE PUNE KIMIA 8TESTI B 1. Në elementet e poshtëshënuara nënvizo me një vijë jometalet:jod, alumin, kalcium, azot, zink, magnez, hidrogjen, fluor 1 pikë2. Shkruaj simbolet e elementeve: alumin, kalcium, zink, magnez. 4 pikë3. Listo tri veti fizike të metaleve. 3 pikë4. Shkruaj dy elemente që i kanë grimcat molekula dhe dy që i kanë atome. 4 pikë5. Shkruaj me anë të skemave një shembull përzierje me anë të elementeve dhe njëshembull të një reaksioni kimik. 2 pikë6. Emërto përbërjet e mëposhtme:CaO, HCl, Na2CO3, KOH 4 pikë7. Plotëso fjalinë e mëposhtme:Në një tretësirë sasia me pakicë është .............. 1 pikë8. Formulo tretësirën e pangopur. 1 pikë9. Në një tretësirë me masë 60 gramë janë tretur 10 gramë kripë. Gjej masën e ujit. 1 pikë10. Shpjego efektin temperaturë në tretshmërinë e substancave. 2 pikë11.Cila nga përzierjet e mëposhtme ndahet me dekantim?a) vaj + uthull b) rërë + ujë c) hekur + squfur d) asnjëra 1 pikë12. Listo substancat a) të pastra dhe b) të përzieraa. sheqer + ujë b. benzinë + ujë c. sulfat bakri c. klor 2 pikëNota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 1-6 7-10 11-14 15-17 18-20 21-23 24-26 47
FLETORE PUNE KIMIA 8 Provo veten ? 1. Në një tretësirë ka 10ml alkool dhe 6. Një tretësirë ka 5 gramë sheqer 40ml ujë. Tretësi është: në 100 gramë tretësirë. Po të vazhdojmë të hedhim sheqer a. Ujë tretësi vazhdon të tresë. Tretësira b. Alkool është: c. Tretësirë d. Asnjëra nga këto a. E ngopur b. E pangopur 2. Një tretësirë është formuar nga c. Asnjëra prej tyre 20ml ujë dhe 50ml alkool. Tretësi është: 7. Një tretësirë ka 10 gramë kripë në 100 gramë tretësirë. Tretësi nuk a. Ujë tret më në qoftë se hedhim një sasi b. Alkool tjetër kripe. Tretësira është: c. Tretësirë d. Asnjëra prej tyre a. E pangopur b. E ngopur 3. Një tretësirë është formuar nga 10g c. Asnjëra prej tyre kripë dhe 90g ujë. Sa është masa e tretësirës? 8. Cila nga përzierjet e mëposhtme ndahet me filtrim? a. 90 gramë b. 10 gramë a. Ujë + vaj c. 100 gramë b. Sheqer + ujë d. Asnjëra c. Pluhur shkumësi + ujë d. Asnjëra 4. Një tretësirë e ka masën 50g. Masa e substancës së tretur është 10 9. Çfarë procesi përdoret për të ndarë gramë. Sa është masa e ujit? një substancë të ngurtë të tretur me ujë? a. 50 gramë b. 60 gramë a. Avullim c. 40 gramë b. Filtrim d. Asnjëra c. Hinkë ndarëse d. Kristalizim 5. Një tretësirë është formuar nga tretja e një sasie kripe në 85 gramë 10. Kripërat që kanë dhe një sasi ujë. Masa e tretësirës është 100 uji quhen kristalhidrate. Ato gramë. Sa është sasia e substancës formohen nga tretja e substancave së tretur? të ngurta në ujë. Sulfati i bakrit me ujë është një substancë e tillë. Ndarja a. 10 gramë e kësaj substance nga sasia e tepërt e b. 15 gramë ujit bëhet me: c. 25 gramë d. Asnjëra prej tyre48
Search