Dhjetor 2017 format e praktikave ose informacionit të mangët çorientues. Dispozita mbi praktikatçorientuese të ligjit shqiptar si një nga format e saj në mënyrë të shprehur, identifikondhënien e informacionit të rremë nga tregtari ose madje paraqitjen e informacionit të vërtetë,që për shkak të kontekstit të tij të përgjithshëm, është çorientues në lidhje me garancinëligjore të konsumatorit, pra një periudhë dyvjeçare garancie të detyrueshme.Që një shitës të shkelë këto dispozita të legjislacionit për konsumatorin, mjafton që ai të mose informojë konsumatorin për garancinë e tij ligjore, duke ofruar atë tregtare dhe nuk karëndësi nëse garancia tregtare ofrohet falas apo me pagesë. Gjithashtu, një detyrim i tillë itregtarit është objektiv; nuk ka rëndësi nëse ai me dashje ose nga pakujdesia nuk i kaprezantuar në mënyrë të saktë konsumatorit garancinë ligjore dhe nuk ka krahasuarpërmbajtjen e tyre.Shembuj konkretë të ofertave të paligjshme dhe të palejuara të garancive tregtare do tëpërfshijnë:‐ \"Makinat tona janë të garantuara për 1 vit të plotë dhe kilometrazh të pakufizuar\";‐ \"Garancia jonë mbulon materialet, por jo punën\"‐ \"Asnjë garanci nuk është e aplikueshme për produktet tona të dorës së dytë\" (pasi kjo sugjeron që garancia ligjore nuk zbatohet, por konsumatori do të blejë një garanci tregtare)‐ \"Vetëm me ne, ju merrni një mbulim total dy vjeçar për çdo defekt që mund të ndodhë me furrën tuaj\"‐ \"Blini garancinë tuaj tregtare dhe mos mendoni për ndonjë problem që mund të lindë me pajisjen tuaj brenda 18 muajve të ardhshëm\"Në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian, keqpërdorimi i garancisë tregtare përbën një ngashkeljet më të zakonshme të legjislacionit për konsumatorin dhe prandaj KMK duhet të jetëveçanërisht i kujdesshëm në këtë fushë shumë të ndjeshme.3.3.9 Si duhet KMK të vlerësojë konformitetin?Për KMK-në është e rëndësishme të theksohet se shitësi është përgjegjës për ndodhinë eçdo mungese konformiteti që ka ekzistuar në momentin e dorëzimit të mallrave tekkonsumatori pa marrë parasysh nëse shitësi ka qenë në dijeni të kësaj mungesekonformiteti. Kjo do të thotë se përgjegjësia e shitësit është objektive dhe do të zbatohetgjithmonë, kështu që mbrojtja e tij nuk mund të bazohet në arsyetimin se ai nuk ishte nëdijeni të saj apo se ai mori të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur që të mos ndodhtedefekti. Për shembull, shitësi nuk mund të thotë se nuk e dinte se furra e blerë nukfunksiononte sepse nuk e kishte provuar apo se këpucët janë kundër ujit sepse këtë epretendonte prodhuesi i këpucëve.Për më tepër, shitësi do të jetë gjithashtu përgjegjës për mungesën e konformitetit që ndodhpas dorëzimit, nëse ajo shkaktohet nga një shkak përpara dorëzimit. Për shembull, makina ecila punon në mënyrë të përkryer në çastin e dorëzimit, por pastaj motori prishet si pasojë egabimit të prodhuesit.Po ashtu, shitësi do të jetë përgjegjës për mungesën e konformitetit që mund të ishtevërejtur lehtësisht nga konsumatori, në rast se shitësi pretendon se mallrat janë nëkonformitet. Me fjalë të tjera, pakujdesia e konsumatorëve në këto raste është eparëndësishme pasi ajo është shkaktuar ose mbajtur nga shitësi. Për shembull, konsumatorikërkon një xhaketë dimri dhe përfundon duke blerë një xhaketë të hollë e cila duket qartë seështë një xhaketë e hollë për vjeshtë, por që shitësi ia përshkroi konsumatorit si ‘një xhaketë 50
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin të ngrohtë të përsosur për dimër’, kështu që ai mund ta veshë pa problem gjatë muajit janar,por që rezulton të mos jetë aspak e përshtatshme për sezonin e ftohtë të dimrit.Prandaj, në rast të mungesës së konformitetit, konsumatori do të ketë të drejtën për tëzëvendësuar ose për të riparuar mallrat ose, si alternativë e dytë, të drejtën për të kërkuaruljen e çmimit ose ndërprerjen e kontratës.3.3.10 Vendimet e GJED-së në lidhje me shitjet për konsumatorët‐ Çështja C-489/07 Pia Messner kundër Firmës Stefan Krüger [2009]Në çështjen Messner, GJED-ja theksoi se në rast të zgjedhjes së konsumatorit për tëndërprerë kontratën, tregtarit nuk i lejohet të kërkojë ndonjë lloj kompensimi nga konsumatoripër përdorimin e mallrave që rezultuan se nuk ishin në përputhje me kontratën.‐ Çështjet e bashkuara C-65/09 dhe C-87/09 Gebr. Weber GmbH kundër Jürgen Ëittmer dhe Ingrid Putz kundër Medianess Electronics GmbH [2011])Në çështjen Weber, GJED-ja ka theksuar që një tregtar është gjithmonë i detyruar tëpërballojë të gjitha shpenzimet e heqjes së produkteve me defekt dhe vendosjen e atyre metë cilat janë zëvendësuar, përveç nëse kjo paraqet një kosto disproporcionale për tregtarin.3.4 Rregullat për shitjen larg qendrës së tregtimit dhe kontratat e shitjes në distancë3.4.1 Format e veçanta të kontratave të konsumatorëveKontratat e shitjes larg qendrës së tregtimit dhe kontratat e shitjes në distancë janë lloje tëkontratave të konsumatorëve ku konsumatorët meritojnë mbrojtje të veçantë për shkak tëveçorive të këtyre marrëdhënieve kontraktuale. Kontrata e shitjes larg qendrës së tregtimitpërfshin ato kontrata që lidhen jashtë qendrave të tregtimit të tyre, në një vend kukonsumatori zakonisht nuk pret që të lidhë një kontratë, prandaj ai thjesht nuk është ipërgatitur mendërisht që t’i përgjigjet në mënyrën e duhur taktikave tregtare të tregtarit. Përshembull, të tilla janë rastet kur tregtari vjen në shtëpinë ose zyrën e konsumatorit për tëofruar produktet e tij ose organizon një ekskursion udhëtimi për konsumatorin ku aipromovon produktet e tij.Në rastin e kontratave të shitjes në distancë, veçoritë rrjedhin nga fakti se gjatë negocimitdhe lidhjes së kontratës së shitjes në distancë, konsumatori dhe tregtari nuk janë tëpranishëm njëkohësisht në të njëjtin vend dhe konsumatori zakonisht nuk mund ta shohëdhe të ekzaminojë drejtpërdrejt produktin që blen. Shembujt e këtyre llojeve të kontratave dotë përfshijnë kontratat e lidhura me internet, telefon, email, postë të rregullt, etj.Prandaj, veçantitë ekzistuese të këtyre lloj kontratash dhe domosdoshmëria për të siguruarmbrojtje të duhur për konsumatorët, rezultuan në faktin që rregullimi i shitjes larg qendrës sëtregimit të ishte në fakt legjislacioni i parë europian i miratuar në fushën e të drejtës sëkontratës së konsumatorit. Kjo ishte Direktiva 85/577/EEC për kontratat e shitjes largqendrës së tregtimit, e cila u miratua në vitin 1985. Direktiva 97/7/EC për kontratat e shitjesnë distancë u miratua në vitin 1997, si një përgjigje e përbashkët rregullatore europiane përzhvillimin e teknologjive moderne dhe internetit si një 'vend tregu', në veçanti, gjë që çoi nërritje të madhe të shitjes në distancë. Gjykata Europiane e Drejtësisë zhvilloi një praktikëgjyqësore të rëndësishme në bazë të këtyre dy direktivave. Përfundimisht, rregullat e këtyre 51
Dhjetor 2017 dy direktivave u unifikuan dhe u zhvilluan më tej në Direktivën 2011/83/EU mbi të drejtat ekonsumatorit.3.4.2 Dy të drejta themelore të konsumatorëveSi në rastin e kontratave të shitjes larg qendrës së tregtimit ashtu edhe në rastin ekontratave të shitjes në distancë, dy të drejta të konsumatorëve janë thelbësore: e drejta einformimit dhe e drejta e tërheqjes. E drejta e informimit siguron që konsumatori të marrë tëgjithë informacionin përkatës nga tregtari, informacion i cili është i nevojshëm për zgjedhjene informuar të konsumatorit, duke pasur parasysh veçoritë e këtyre kontratave, ku ështëveçanërisht e dukshme asimetria e informacionit ndërmjet konsumatorit dhe tregtarit. Kjoështë arsyeja pse kërkesat e informacionit janë më sfiduese për këto dy lloje kontratash, nëkrahasim me detyrimin për informacion të zbatueshëm përgjithësisht.E drejta e tërheqjes nga një kontratë përfaqëson të drejtën e dytë themelore të konsumatorit,duke i dhënë atij një periudhë reflektimi 14 (katërmbëdhjetë) ditore në rast të lidhjes sëkëtyre dy llojeve të kontratave të konsumatorit. Në këto rrethana, konsumatori mund tëvendosë lirisht brenda afatit prej katërmbëdhjetë ditësh për t'u tërhequr nga një kontratë paqenë nevoja të japë ndonjë shpjegim apo justifikim për tregtarin dhe pa asnjë pasojënegative për të. Në këtë mënyrë, konsumatorit i jepet një periudhë shtesë dhe mundësi edytë për të rishikuar ngadalë dhe me kujdes vendimin e tij ekonomik dhe për të vendosurpërfundimisht nëse dëshiron t’i qëndrojë kontratës së shitjes larg qendrës së tregtimit aposhitjes në distancë që ai ka lidhur.3.4.3 Fusha e zbatimitKontrata e shitjes jashtë qendrës së tregtimit sipas ligjit shqiptar përkufizohet si një kontratësipas të cilës një tregtar furnizon mallra ose shërbime për një konsumator dhe që ështëlidhur:‐ gjatë një ekskursioni të organizuar nga tregtari jashtë qendrës së tregtimit; ose‐ gjatë një vizite të tregtarit: • në banesën e konsumatorit, ose • në banesën e një konsumatori tjetër, ose • në vendin e punës të konsumatorit,kur vizita nuk kryhet me kërkesën e shprehur të konsumatorit.Rregullat për kontratën e shitjes jashtë qendrës së tregtimit, zbatohen edhe për:‐ kontratat të cilat janë negociuar jashtë qendrave të tregtimit;‐ kontratat në lidhje me të cilat është bërë një ofertë nga konsumatori jashtë qendrës së tregtimit të tregtarit.Kontrata e shitjes në distancë përkufizohet si kontratë e konsumatorit që ka të bëjë me çdolloj kontrate të lidhur ndërmjet një konsumatori dhe një tregtari nëpërmjet përdorimitmbizotërues të një ose më shumë mjeteve të komunikimit në distancë. Në këto rrethana, përzbatimin e rregullave të shitjes në distancë nuk është e detyrueshme që kontrata të lidhetekskluzivisht përmes mjeteve të komunikimit në distancë, por kërkohet vetëm që ky mjet tëpërdoret në mënyrë mbizotëruese.Mjetet e komunikimit në distancë karakterizohen nga fakti se tregtari dhe konsumatori, nëkohën e negocimit dhe/ose lidhjes së kontratës, nuk janë të pranishëm në të njëjtën kohë. Simjete të komunikimit në distancë të përdorura veçanërisht janë mjetet e mëposhtme: 52
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin ‐ katalogë të porosive postare,‐ telefoni,‐ faksi,‐ posta elektronike (e-mail),‐ SMS,‐ internet,‐ televizion,‐ posta e drejtpërdrejtë e personalizuar,‐ shpërndarja e fletëpalosjeve derë më derë.Shërbimet financiare nuk përjashtohen nga fusha e zbatimit, por rregullat specifike tëzbatueshme për publicitetin dhe shitjet e shërbimeve financiare janë në një masë të madhesubjekt i legjislacionit të posaçëm që rregullon mbrojtjen e përdoruesve të shërbimevefinanciare. Shembujt e shërbimeve financiare përfshijnë: bankat elektronike ose nga shtëpia,marrjen e kredisë në distancë, blerjen e sigurimeve nëpërmjet internetit, investimet oseblerjen në distancë të skemave personale të pensioneve.Ligji shqiptar parashikon një sërë detyrimesh për lidhjen e kontratës së shitjes në distancë.Këto nuk lidhen vetëm me dimensionin e informacionit të marrëdhënies, d.m.th ku kërkohetqë konsumatorit t’i jepet informacion i rëndësishëm për të siguruar pëlqimin e tij, por atoedhe rregullojnë vetë përmbajtjen e kontratës, pra disa kushte të caktuara të kontratës për tëmbrojtur konsumatorin kundër abuzimeve të mundshme që rezultojnë nga fakti se tregtarinuk është fizikisht i pranishëm dhe prandaj nuk ka shans për të parë produktin.3.4.4 E drejta e konsumatorit për informimE drejta e konsumatorit për informim u njoh si një e drejtë themelore e konsumatorit ngaGJED-ja. Po ashtu, që nga zhvillimi i saj i hershëm, politika për konsumatorin u përqendruatek mënyra se si mund të sigurohej që tregtari t’i japë konsumatorit të gjithë informacionin erëndësishëm për të korrigjuar asimetrinë e informacionit që ekziston në marrëdhëniet midistregtarit dhe konsumatorit. Ligji shqiptar vendos të njëjtat detyrime për informim për kontratate shitjes jashtë qendrës së tregimit dhe të shitjes në distancë. Përveç detyrave tëpërgjithshme të informimit që vlejnë për të gjitha llojet e kontratave të konsumatorit, tregtariduhet të japë informacion të mëtejshëm përpara lidhjes së kontratës me konsumatorin. Kyinformacion përfshin:1. karakteristikat kryesore të produkteve ose shërbimeve në fjalë;2. identitetin dhe adresën e tregtarit;3. çmimin e produktit ose shërbimit, duke përfshirë të gjitha taksat;4. marrëveshjet për pagesën, dorëzimin dhe performancën;5. ekzistencën e së drejtës së konsumatorit për të hequr dorë;6. shërbimet pas shitjes dhe garancitë ekzistuese tregtare;7. afatin për të cilin është lidhur kontrata dhe nëse është lidhur për një periudhë të pacaktuarkohore, kushtet nën të cilat mund të ndërpritet;8. kohëzgjatjen minimale të detyrimit kontraktual të konsumatorit;9. ekzistencën e detyrimit të konsumatorit për çdo lloj premtimi ose hipoteke;10. informacionin mbi procedurat për ushtrimin e të drejtës së heqjes dorë; 53
Dhjetor 2017 11. adresën gjeografike (nuk lejohet përdorimi i kutive postare) të vendit të biznesit tëfurnizuesit të cilit mund t’i adresohen ankesat;12. ekzistencën e kodit të sjelljes dhe mënyra në të cilën ky kod mund të kontrollohet;13. çmimin e përdorimit të mjeteve për komunikim në largësi;14. faktin se konsumatori është i mbrojtur me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit;15. faktin se konsumatori do të përdorë të drejtën e tij të heqjes dorë në rast se tregtari fillontë ofrojë shërbimet e tij, me pëlqimin e shprehur të konsumatorit, para skadimit të periudhëssë reflektimit;16. mundësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve jashtë gjykatës.Tregtari jo vetëm që duhet të bëjë të ditur të gjithë këtë informacion, por duhet që taparaqesë atë në atë mënyrë që konsumatori ta kuptojë plotësisht dhe si duhet dhe tëpërfitojë prej tij. Përndryshe, do të konsiderohet se tregtari nuk e ka dhënë aspak atëinformacion. I tillë do të ishte rasti për shembull me paraqitjen e adresës së tregtarit meshkrim shumë të vogël dhe të palexueshëm për konsumatorin.Barra e provës që i gjithë informacioni i rëndësishëm është dhënë, gjithmonë i takontregtarit. Rrjedhimisht, në rast të ndonjë dyshimi, tregtari duhet të provojë se ai ka dhënë tëgjithë informacionin e nevojshëm në mënyrën dhe kohën e duhur. Mosdhënia e informacionitparaqet një nga arsyet për të cilat konsumatori mund të kërkojë anulimin e kontratës brendanjë periudhe njëvjeçare (periudhë objektive) në rast se tregtari nuk ka arritur të japëinformacionin. Për më tepër, mosdhënia nga tregtari e informacionit për konsumatorinpërfaqëson një formë të informacionit të mangët çorientues dhe prandaj do të sanksionohetsipas rregullave mbi praktikat e padrejta tregtare.Ky konfirmim i të gjithë informacionit duhet të jetë gjithmonë me shkrim ose në një mënyrëtjetër të qëndrueshme (për shembull, një faqe interneti, një email) dhe të jepet në mënyrë tëqartë dhe të kuptueshme dhe në kohën e duhur gjatë ekzekutimit të kontratës dhemaksimumi në kohën e dorëzimit, përveçse nëse nuk i është dhënë tashmë konsumatoritpara lidhjes së kontratës me shkrim ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm dhe tëaksesueshëm për të.3.4.5 E drejta e konsumatorit për të hequr dorëE drejta e dytë më e rëndësishme e konsumatorëve që i jepet në rastin e kontratave tëlidhura në distancë ose larg qendrave të punës së tregtarit, është e drejta e heqjes dorëbrenda periudhës së ashtuquajtur periudhë reflektimi. Konsumatori ka të drejtë të heqë dorënga efektet e sipërmarrjes së tij brenda një periudhe të kufizuar. Periudha e përgjithshmepër heqje dorë është periudha prej 14 (katërmbëdhjetë) ditësh.Për ta bërë efektive të drejtën e heqjes dorë, tregtarëve gjithmonë u kërkohet t'u japinkonsumatorëve një njoftim me shkrim, duke i informuar ata për të drejtën e tyre për të hequrdorë nga kontrata, në mënyrë që konsumatori të njihet me përmbajtjen e kësaj të drejte të tij.Ky njoftim duhet të tregojë datën, të identifikojë kontratën në fjalë dhe të përmbajë emrin dheadresën e një personi ndaj të cilit mund të ushtrohet e drejta e heqjes dorë. Ajo duhet t'ijepet konsumatorit para lidhjes të kontratës. Tregtari supozohet t'i japë konsumatorit njëformular për heqjen dorë nga kontrata në një mjet të qëndrueshëm (letër, disk etj,.). Përshembull, dhënia e një adrese interneti nuk mund të konsiderohet dhënie informacioni menjë mjet të qëndrueshëm pasi adresa e internetit nuk është një kategori konstante, por endryshueshme. 54
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin Konsumatori i cili është palë në një kontratë të shitjes jashtë qendrës së tregtimit ose shitjesnë distancë lejohet të ndërpresë kontratën pa qenë i detyruar të japë ndonjë arsye dhe papasur nevojë të paguajë koston. Ai thjesht duhet t'i dërgojë një njoftim me shkrim tregtaritpara përfundimit të periudhës prej katërmbëdhjetë ditësh. Njoftimi duhet të dërgohet nëadresën e treguar nga tregtari. Kushti i vetëm është që vullneti të shprehet me shkrim pasikjo është e vetmja mënyrë që mund të provojë ekzistencën e tij.Dhënia e njoftimit ka efektin e lirimit të konsumatorit nga çdo detyrim sipas kontratës sëanuluar. Vërtetimi i dërgimit të njoftimit do të jetë provë e mjaftueshme që është bërë njoftimidhe e datës së bërjes së tij.3.4.6 Ndikimi i heqjes dorë tek kontratat e lidhuraHeqja dorë e konsumatorit ka ndikim edhe në kontratat e lidhura, ku veçanërisht erëndësishme është një kontratë e kredisë konsumatore. Kryesisht, ajo që ndodh në praktikëështë se për disa produkte, veçanërisht ato që janë më të shtrenjta, konsumatori i kërkonbankës ose ndonjë institucioni tjetër, një kredi për të paguar produktin e tij, për shembull njëmakinë. Në rast se konsumatori vendos të heqë dorë nga një kontratë në bazë të së cilës aika blerë makinën e tij, kur kjo kontratë është lidhur duke përdorur një mënyrë komunikimi nëdistancë ose jashtë qendrës së tregtimit të tregtarit, të gjitha kontratat e lidhura me të, siçjanë ato për kredinë konsumatore me qëllimin e blerjes së kësaj makine, gjithashtu do tëndërpriten automatikisht sapo konsumatori vendosë të heqë dorë.Tregtari është i detyruar të informojë kreditorin për vendimin e konsumatorit për të hequrdorë nga një kontratë. Në rast se tregtari nuk e bën këtë, ai është përgjegjës për të gjithadëmet që mund të pësojë konsumatori nga mosnjoftimi i kreditorit. Për më tepër, mosnjoftiminga tregtari do të përbëjë një formë të praktikës së padrejtë tregtare. Kreditori është idetyruar t'i kthejë konsumatorit paratë dhe normën e interesit menjëherë dhe brendamaksimumi tridhjetë ditëve.Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për marrëveshjet e tjera të mundshme të lidhura, siç janëkontratat e qirasë ose kontratat e shërbimeve pas shitjes. Për më tepër, është eparëndësishme nëse pala tjetër në kontratën e lidhur është tregtari ose një palë e tretë:kontrata ndërpritet gjithsesi. Kjo është plotësisht në përputhje me objektivin kryesor të sëdrejtës për të hequr dorë, që është mundësia e konsumatorit për të hequr qafe të gjitha llojete detyrimeve që lidhen me kontratën e shitjes në distancë ose kontratën e shitjes largqendrës së tregtimit. Vetëm duke liruar konsumatorin nga detyrimi, e drejta e heqjes dorëmund të arrijë qëllimin dhe konsumatorët të motivohen që ta përdorin. Prandaj, duhet tësigurohet gjithashtu ndërprerja e të gjitha kontratave të lidhura.3.4.7 Rregullat e së drejtës së kontratave për dorëzimin dhe furnizimin e paporositurShitja për inerci ose furnizimi i paporositur janë të ndaluara edhe sipas rregullave mbipraktikat e padrejta tregtare, edhe sipas rregullave mbi kontratat e shitjes në distancë të ligjitshqiptar. Ndërsa rregullat për praktikat e padrejta tregtare përcaktojnë shitjen për inerci sinjë prej tridhjetë e një praktikave që gjithmonë duhet të konsiderohen si të padrejta,parashikimi i shitjes për inerci të përcaktuar në pjesën e ligjit mbi kontratat e shitjes nëdistancë fokusohet tek pasojat e shitjes për inerci.Shitje për inerci do të thotë që konsumatorit i ofrohen mallra ose shërbime të cilat nuk janëporositur paraprakisht. Tregtari përdor këto taktika tregtare për të bërë konsumatorin që tëblejë produktet e tij në një mënyrë të tillë. Megjithatë, ligji shqiptar është i qartë në dyçështje. 55
Dhjetor 2017 Së pari, në rast se konsumatori nuk jep ndonjë përgjigje në lidhje me produktet oseshërbimet që i ka ofruar tregtari, ky nuk është rast që mund të nënkuptojë miratimin ekonsumatorit për ofertën, pra heshtja e konsumatorit në asnjë rast nuk mund të konsiderohetpranimi i ofertës prej tij dhe në këtë mënyrë, lidhja e kontratës prej konsumatorit.Së dyti, në rast të shitjes për inerci, ky konsumator përjashtohet nga përmbushja e çfarëdokonsiderate në rastin e furnizimit të paporositur. Me fjalë të tjera, konsumatorit i lejohet tëmbajë mallrat ose të përdorë lirisht shërbimet që i janë dërguar ose ofruar nga tregtari paqenë të kërkuara nga konsumatori, duke fituar kështu pronësi të plotë mbi këto produkte dhetë drejtën e përdorimit të shërbimeve.Shembujt e shitjes për inerci do të përfshijnë:‐ dërgimi i një libri ose një regjistri ose një mostre të një produkti ushqimor të ri tek një konsumator dhe kërkesa për pagesë, pa porosi të bërë nga konsumatori;‐ tregtari që vjen në shtëpinë e konsumatorit dhe pasi e pastron atë me një fshesë me korrent që ai e shet, i kërkon konsumatorit të paguajë për pastrimin, përveçse nëse konsumatori vendos të blejë fshesën me korrent;‐ vazhdimi i furnizimit me një produkt ose ofrimi i një shërbimi për një konsumator pas ndërprerjes të kontratës.Megjithatë, ky rregull i përgjithshëm ka dy përjashtime kryesore:Përjashtimi i parë është rasti kur, në vend të mallrave ose shërbimeve të cilat konsumatorika porositur, tregtari i dërgon ose furnizon konsumatorin me mallra të ndryshëm ose ofronshërbime të ndryshme për të njëjtin çmim dhe cilësi si ato të kërkuara nga konsumatori. I tillëështë rasti kur konsumatori ka porositur një aparat fotografik të një marke dhe merr aparatfotografik të një marke tjetër me të njëjtën cilësi dhe çmim, meqë tregtarit i ka mbaruar ajomarkë e veçantë.Ky rregull parashikon vetëm që, në raste të tilla, konsumatori nuk ka të drejtë të mbajëmallrat pa pagesë dhe nuk ndërhyn në asnjë mënyrë tek rregullat e zbatueshme mbikonformitetin dhe përgjegjësinë e tregtarit për mungesën e konformitetit brenda periudhës dyvjeçare. Rrjedhimisht, konsumatori nuk do të ketë të drejtën të mbajë aparatin fotografik papagesë, por ai sigurisht do të ketë të drejtën të kërkojë zëvendësimin e tij, pasi atij i ështëdorëzuar një lloj aparati fotografik që ai nuk e ka porositur, ose në fakt, të kërkojëndërprerjen e kontratës ose uljen e çmimit.Përjashtimi i dytë është rasti kur tregtari informon konsumatorin se ai nuk është i detyruar tëpranojë mallrat ose shërbimet e ofruara dhe se konsumatori nuk do të paguajë kostot ekthimit të produktit. I tillë është rasti, për shembull, kur tregtari dërgon një mall të caktuar, porai në mënyrë të qartë dhe në kohë informon konsumatorin se ai nuk është i detyruar për këtomallra dhe se tregtari do të mbulojë të gjitha shpenzimet e kthimit të produktit. Ky përjashtimi dytë është vetëm përjashtim nga pasojat e mundshme të shitjes për inerci sipas LMK-së,por nuk ndikon tek fakti se një sjellje e tillë e tregtarit në çdo rast do të sanksionohet sipasrregullave mbi praktikat e padrejta tregtare.3.4.8 Si duhet të kontrollojë KMK përmbushjen e detyrimit të heqjes dorë?Një rregull i përgjithshëm është që periudha prej 14 (katërmbëdhjetë) ditësh për heqje dorëllogaritet nga data kur konsumatori nënshkruan formularin e porosisë në rast të kontratave tëlidhura jashtë qendrave të tregtimit. Në rastin e kontratës së shitjes në distancë, periudhallogaritet që nga data kur konsumatori ka marrë produktin që ai ka porositur. Konsiderohetse konsumatori ka përdorur në kohë të drejtën e tij, nëse ai dërgon vendimin e tij për të 56
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin hequr dorë brenda afatit të parashikuar prej katërmbëdhjetë ditësh, pavarësisht se kur emerr tregtari.Nëse konsumatori ushtron të drejtën e tij të heqjes dorë, produkti që është objekt i kontratësduhet t'i kthehet tregtarit brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve nga dita pas ditës në të cilënkonsumatori ka njoftuar tregtarin për vendimin e tij për të hequr dorë. Në anën tjetër, çdoshumë e paguar nga konsumatori tek tregtari në emër të kontratës nga e cila është tërhequrkonsumatori, do t’i rimbursohet konsumatorit menjëherë dhe brenda periudhës prej tridhjetëditësh. Vetëm shpenzimet që lidhen drejtpërdrejt me kthimin e produktit mund të paguhenprej tij, me kusht që konsumatori të informohet paraprakisht për ekzistencën e këtyrekostove.Është thelbësore që konsumatori të informohet për ekzistencën e të drejtës së tij për tëhequr dorë. Prezumimi që sipas ligjit shqiptar nuk mund të provohet i gabuar është sekonsumatori nuk është në dijeni të së drejtës së tij dhe se tregtari duhet t'i japë atij këtëinformacion. Përndryshe, në rastet kur tregtari nuk arrin t’i japë këtë informacionkonsumatorit, periudha e heqjes dorë zgjatet për një periudhë shtesë prej një viti nga data embarimit të afatit katërmbëdhjetë ditor. Përsëri, kjo zgjatje gjithmonë do të zbatohet pa marrëparasysh faktin nëse konsumatori mund ta ketë ditur ose duhet ta ketë ditur të drejtën e tij tëheqjes dorë, sepse, për shembull, konsumatori është një blerës online me përvojë ose ështëprofesor universiteti për të drejtën e konsumatorit. Kjo nuk e ndryshon dhe nuk mund tëndryshojë asgjë në atë aspekt.3.4.9 Jurisprudenca përkatëse e GJED‐ Çështja C-328/87 Buet v Ministere Public [1989] ECR 1235Në çështjen Buet, GJED-ja theksoi se konsumatorët me nivel të ulët arsimor janëveçanërisht të pambrojtur ndaj shitjes së materialeve të pamjaftueshme për mësimin egjuhës, kur blerja e këtyre materialeve jo vetëm që do të shkaktojë humbje financiare përkonsumatorët, por gjithashtu do të ketë efekte afatgjata negative në perspektivat e tyre tëpunësimit.Prandaj, Gjykata konsideroi masën franceze të ndalimit total të shitjes së këtyre materialevearsimore në përputhje me nenin 30 TFBE. Një vendim i tillë u miratua pavarësishtekzistencës së të drejtës së ndërprerjes së kontratës nga ana e konsumatorit siçparashikohet në Direktivën 85/577/EEC mbi kontratat e lidhura larg qendrave të punës sëtregtarit, të cilën konsumatorët mund ta përdorin për të korrigjuar vendimin e saj. Megjithatë,konsumatorët e pambrojtur në Buet përfaqësonin një përjashtim ku e drejta e heqjes dorëishte konsideruar një mjet i pamjaftueshëm për mbrojtje. 4. Organizatat e KonsumatorëveKërkesat themelore për një organizatë konsumatorëshNë Shqipëri, siç është rasti në të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian, organizatat ekonsumatorëve pritet të jenë një nga shtyllat kryesore të sistemit të mbrojtjes sëkonsumatorit. Një sistem efikas për mbrojtjen e konsumatorit nuk mund të ekzistojë pa njëlëvizje të konsumatorëve, të zhvilluar dhe të pavarur. Kjo është veçanërisht e vërtetë kurbëhet fjalë për zbatimin. Edhe legjislacioni më i mirë për konsumatorin mbetet i paefektshëmnëse nuk ka një lëvizje të konsumatorëve. Legjislacioni për konsumatorin supozohet të japë 57
Dhjetor 2017 një bazë ligjore të duhur për krijimin dhe aktivitetet e organizatave të konsumatorëve siaktorë kryesorë të sistemit të mbrojtjes së konsumatorit.Kërkesat kryesore për çdo organizatë që dëshiron të jetë organizatë për konsumatorin janë:‐ Themelimi mbi baza vullnetare, d.m.th. që nuk është krijuar nga shteti, një parti politike ose nga vetë ligji, por përfaqëson një bashkim të lirë të konsumatorëve që duan të luftojnë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre‐ Pavarësia nga tregtarët, pra që nuk mund të krijohet, varet ose financohet nga një tregtar ose grup tregtarësh, pasi kjo do të ishte në kundërshtim me idetë dhe filozofinë e saj themelore, ku tregtarët dhe konsumatorët shihen si kundërshtarë kur bëhet fjalë për interesat e tyre. Ndalimi i financimit është subjekt i një përjashtimi shumë të kufizuar, sipas të cilit financimi, në raste përjashtimore, mund të pranohet nga tregtarët si një kompensim për forma të ndryshme të edukimit dhe trajnimit të mbrojtjes së konsumatorit, që ofrohen nga organizatat e konsumatorëve me qëllim njohjen e tregtarit me mbrojtjen e konsumatorit dhe përafrimin e sjelljes së tyre me legjislacionin e konsumatorit.‐ Pavarësia nga organet shtetërore, pra këto organizata duhet të jenë organizata jo- shtetërore në mënyrë që të garantohet pavarësia e tyre dhe nëpunësit e shtetit nuk lejohen të kenë funksione drejtuese në këto shoqata, por sigurisht që mund të jenë anëtarë me cilësinë e tyre të konsumatorëve. Financimi i aktiviteteve të organizatave të konsumatorëve përbën një përjashtim, pasi shteti mund të luajë një rol veçanërisht të rëndësishëm kur bëhet fjalë për financimin e lëvizjes së konsumatorëve, por ky proces financimi duhet të jetë gjithmonë transparent dhe i drejtë.‐ Krijimi i organizatave, qëllimi i të cilave është mbrojtja e interesave të konsumatorëve, d.m.th. objektivi kryesor është mbrojtja e konsumatorit, meqë përpjekjet kryesore të një organizate e cila ka tendencë të jetë një organizatë për konsumatorët duhet të drejtohen tek mbrojtja e konsumatorit.Organizatat e konsumatorëve nuk duhet të organizohen domosdoshmërisht në nivelkombëtar ose shtetëror, por ato gjithashtu mund të organizohen në nivel rajonal ose lokaldhe kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave rajonale, lokale apo të fqinjësisë. Për më tepër,organizatat e konsumatorëve mund të vendosin lirisht të bashkohen në forma të ndryshmetë shoqatave të konsumatorëve në përputhje me ligjin që rregullon lirinë e organizatave.Aktivitetet e organizatave të konsumatoritAktivitetet e një organizate konsumatori përfshijnë:‐ informimin e konsumatorit, edukimin, këshillimin dhe ofrimin e ndihmës për konsumatorët;‐ kryerjen e aktiviteteve të testimit krahasues të pavarur;‐ bashkëpunimin me Shtetin dhe institucionet dhe organet e tjera në Shqipëri dhe jashtë saj.Këto aktivitete duhet të kryhen nga çdo organizatë konsumatori, pavarësisht nëse është eregjistruar apo jo. Megjithatë, siç është theksuar më lart, disa të drejta janë të rezervuaraekskluzivisht për organizatat e regjistruara të konsumatorëve, veçanërisht ato që lidhen mefinancimin dhe përfaqësimin. Këto të drejta janë të kufizuara në organizatën e regjistruar tëkonsumatorëve, meqë supozohet se ata kanë nivel të duhur të njohurive, përvojës dhe 58
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin shkathtësive dhe në këtë mënyrë janë modele përfaqësuese të lëvizjes së konsumatorëve,të cilat janë verifikuar nga autoriteti kompetent shtetëror. 5. Edukimi dhe informimi i konsumatorëveEdukimi i konsumatorëveAktivitetet e organizatave të konsumatorit përfshijnë veçanërisht aktivitetet që lidhen meedukimin dhe informimin e konsumatorëve. Të drejtat e konsumatorit për edukim dheinformim janë identifikuar si dy të drejta themelore të konsumatorëve që nga fillimi i zhvillimittë politikës së konsumatorit. Edukim do të thotë nevoja për t’u përpjekur vazhdimisht përedukimin e të gjithë qytetarëve për të drejtat dhe detyrimet e tyre si konsumatorë, pasi çdoqytetar automatikisht është edhe konsumator, dhe edukimi përfaqëson një parakusht tëdomosdoshëm që konsumatorët të njihen me të drejtat dhe detyrimet e tyre.Një vëzhgim i përgjithshëm është që konsumatorët nuk janë në dijeni të mjaftueshme për tëdrejtat dhe detyrimet e tyre si konsumatorë dhe mbi idenë e përgjithshme dhe konceptin embrojtjes së konsumatorit. Për shembull, konsumatori duhet të edukohet për ekzistencën etë drejtës së konformitetit me kontratën, d.m.th. konsumatori ka blerë një frigorifer që nukpunon, konsumatori ka të drejtë së pari të kërkojë zëvendësimin ose riparimin e tij dhe, nësekjo nuk është e mundur, të kërkojë ndërprerjen e kontratës (ose uljen e çmimeve). Pokështu, konsumatori duhet të mësohet se si të sillet siç duhet në treg dhe t’i përgjigjet siduhet taktikave tregtare të konsumatorëve.Kjo është arsyeja pse duhet të bëhen përpjekje për edukimin e konsumatorëve, në mënyrëqë të mund të njihen sidomos me rëndësinë e rolit që organizatat e konsumatorëve munddhe duhet të luajnë së bashku me shtetin. Në këtë kuptim, aktivitete të ndryshme duhet tëorganizohen nga organizatat e konsumatorëve dhe shteti, veçmas apo ndonjëherë sëbashku, si fushatat edukuese, programet dhe veçanërisht futja e edukimit të konsumatorëvenë sistemin e arsimit fillor dhe/ose të mesëm të Shqipërisë. Përveç edukimit tëkonsumatorëve, një element tjetër i rëndësishëm i procesit arsimor është edukimi i të gjithëpersonave në sistemin e mbrojtjes së konsumatorit, në veçanti i gjyqtarëve, nëpunësvecivilë, arbitrave apo ndërmjetësuesve. Në këtë kuptim, është shumë e rëndësishme tëtheksohet se vetëm personi apo institucione, në veçanti një organizatë për konsumatorët, qëka nivel të duhur të njohurive për politikën e konsumatorit, pavarësinë, paanshmërinë,aftësitë, arsimin dhe kualifikimin, mund të lejohet të kryejë edukimin e konsumatorëve.Informimi i konsumatorëvePërveç edukimit, dhënia e informacionit të rëndësishëm për konsumatorët në lidhje me njëprodukt, treg ose tregtar, paraqet një detyrë të rëndësishme që kryejnë organizatat ekonsumatorit. Dhënia e informacionit për konsumatorët siç kuptohet këtu, duhet të dallohetnga kërkesat e informimit në kontekstin e një prej detyrimeve kryesore para-kontraktuale tëtregtarëve. Në fakt, kërkesat për informim e detyrojnë tregtarin që t’i japë konsumatorit tëgjithë informacionin e duhur në reklamat e tij dhe para lidhjes së një kontrate tëkonsumatorit, kur dhënia e informacionit si detyrë e organizatës së konsumatorit nënkuptondetyrimin e organizatave të konsumatorëve për të ofruar informacion objektiv, të paanshëm,të pavarur dhe të drejtë për konsumatorët në lidhje me disa produkte, tregje, tregtarë dheçështje të tjera të lidhura me konsumatorin.Në këtë aspekt, detyra e organizatave të konsumatorëve për të dhënë informacion është elidhur ngushtë me detyrat e tyre në fushën e edukimit të konsumatorit, pasi përsëri përmes 59
Dhjetor 2017 informimit të konsumatorit për disa tema përkatëse të konsumatorit, organizatat ekonsumatorëve e edukojnë atë. I tillë do të ishte rasti, për shembull, me paraqitjen erezultateve të një sondazhi që ka kryer një organizatë e veçantë për konsumatorin në lidhjeme kënaqësinë e përgjithshme të konsumatorëve me një lloj të caktuar shërbimesh, si përshembull furnizimi me ujë në qytete të ndryshme shqiptare ose me karakteristikat cilësore tëproduktit, siç janë prodhimet e qumështit të prodhuesve të ndryshëm. Një informacion i tillëduhet të jetë gjithmonë objektiv.Paraqitja publike e këtij informacioni mund të ketë ndikim të rëndësishëm në sjelljen ekonsumatorit, sidomos duke pasur parasysh se zakonisht i perceptojnë organizatat ekonsumatorit si institucione të pavarura, të paanshme dhe të cilat luftojnë për mbrojtjen einteresave të konsumatorëve. Prandaj, ky informacion duhet gjithashtu të jetë gjithmonë ipavarur, i paanshëm dhe të mos përdoret si reklamë për një tregtar ose produkt të veçantëdhe të gjitha testet dhe anketimet duhet të kryhen gjithmonë në një mënyrë që garantoncilësi të tillë informacioni që jep organizata e konsumatorit. Përndryshe, organizata ekonsumatorit do të shkelë parimin themelor ku bazohet lëvizja e konsumatorit. 6. Zbatimi i ligjit të konsumatorit – nga shteti dhe jo nga shtetiRëndësia e procedurës së masave ndalueseLegjislacioni i BE-së për konsumatorin, kur vjen puna tek zbatimi, parashikon rregulla shumëtë pamjaftueshme. Vetëm tre akte legjislative janë miratuar për të ofruar kornizën epërbashkët ligjore Europiane për zbatim: Direktiva 2009/22/EC për masat ndaluese,Rregullore 2006/2004 mbi bashkëpunimin e autoriteteve konkurruese dhe Direktiva2013/11/EC për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve. Shtetet Anëtare, dhe Shqipëriasi një vend kandidat, kanë autonomi procedurale për të krijuar sisteme zbatimi që ipërshtaten më mirë veçantive të sistemeve të tyre ligjore kombëtare, me kushtin që ato tësigurojnë zbatimin efikas të së drejtës së konsumatorit në praktikë.Sistemi i ofruar nga Direktiva 2009/22/EC për masat ndaluese, ka për qëllim të mbrojëkonsumatorët nga shfaqja e mundshme e pasojave negative të shkeljes nga tregtari tëlegjislacionit të konsumatorit, që pengon interesat kolektive të konsumatorëve. Në ShtetetAnëtare të Bashkimit Europian, të drejtën për të iniciuar procedurën e masave ndaluese ekanë autoritetet kompetente administrative (p.sh. Ministritë përgjegjëse për mbrojtjen ekonsumatorit ose një Ombudsman i Konsumatorit) dhe/ose organizata e konsumatorit, dhemadje edhe në raste të caktuara konsumatorët individualë. Në këtë aspekt, nuk ka një qasjetë unifikuar, por unanimiteti respektohet kur bëhet fjalë për faktin se të gjitha shtetet anëtarekanë një sistem të ngritur dhe funksional të procedurës të masave ndaluese.Përmes procedurës së masave ndaluese, ajo që kërkohet në thelb është që tregtari tëpushojë shkeljen e ligjit të konsumatorit, i cili rrezikon ose mund të rrezikojë të drejtat dheinteresat e konsumatorit. Kjo është arsyeja pse efikasiteti i autoritetit kompetent ështëveçanërisht i nevojshëm në procedurën e masave ndaluese. Urdhrat e ndalimit nuk kanë përqëllim marrjen e kompensimit për dëmet e shkaktuara konsumatorëve si rezultat i praktikëssë paligjshme; objektivi i tyre është të parandalojë shkeljen e mëtejshme të ligjit dukekërkuar nga tregtari të ndalojë të veprojë në mënyrë të paligjshme.Çështjet relevante të GJED-së për zbatimin‐ Çështja C-206/11 Georg Köck kundër Schutzverband gegen unlauteren Wettbewerb [2013] 60
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin Në çështjen Köck, GJED-ja duhej të vlerësonte ligjshmërinë e dispozitës për uljen e çmimitpër likuidimin e mallit siç përcaktohet nga Ligji Federal Austriak për Konkurrencën ePandershme, përmes së cilës Austria ka transpozuar dispozitat e UCPD në sistemin e sajligjor kombëtar. Kjo dispozitë përfaqësonte një formë të masës parandaluese e cila kërkonqë tregtarët të marrin leje nga autoriteti përkatës shtetëror, në rast të qëllimit të tyre për tëfilluar uljen para fillimit të uljeve. Në të vërtetë, në rastin e shitjeve me çmim të ulur përlikuidimin e mallrave, sistemi ex ante i mbrojtjes nga praktikat e padrejta tregtare duket seështë relevant pasi ex post është joefikas për faktin se pasi të mbarojnë shitjet me ulje,tregtari ndoshta nuk do të ekzistojë më dhe prandaj nuk do të jetë efektive asnjë masë.Në vendimin e saj, Gjykata theksoi se është e vërtetë që masat paraprake ose parandaluesenë disa raste mund të jenë më të përshtatshme dhe të mëvonshme, por kjo mund tëzbatohet vetëm në rast të praktikave të tilla tregtare \"natyra e të cilave i bën këto masa tënevojshme me qëllim për të luftuar kundër praktikave të padrejta tregtare\". Për më tepër,këto masa nuk duhet thjesht të ndalojnë praktikat tregtare me supozimin se ato janë tëpadrejta pa i vlerësuar ato në përputhje me sistemin e vlerësimit të parashikuar ngaDirektiva.Pavarësisht faktit se Gjykata i la mundësinë sistemeve ligjore kombëtare që të prezantojnëose të mbajnë rregulla kombëtare që do të verifikonin ex ante nëse një praktikë është epadrejtë, një mundësi e tillë në praktikë, pas këtij vendimi, është vërtet shumë e kufizuar.Përmes prezantimit të një kufizimi të tillë, Gjykata zvogëlon qëllimin dhe ndikimin e pasojavetë pashmangshme të autonomisë procedurale, të cilat rezultojnë në një divergjencë tëqasjeve mes Shteteve Anëtare.‐ Çështja C-565/12 LCL Le Crédit Lyonnais SA kundër Fesih Kalhan [2014]Në vendimin e saj në Crédit Lyonnais, GJED-ja dha disa sqarime për kuptimin e këtyredispozitave, në veçanti për atë që do të kuptohet si frenuese. Në këtë aspekt, GJED-jatashmë ka krijuar një parim më të përgjithshëm në lidhje me shkeljen e ligjit të konkurrencësqë gjithmonë kërkohet të ndiqet nga një sanksion frenues. Objekti i Crédit Lyonnais ishteformulimi në lidhje me sanksionet e kërkuara për shkeljen e rregullave të kredisëkonsumatore. Pyetja drejtuar GJED-së nga një gjykatë franceze ishte nëse sanksionet eparashikuara nga ligji francez për kreditorin, të cilët nuk kanë vlerësuar aftësinë kreditore tëdebitorit para lidhjes së një marrëveshjeje kredie, do të konsiderohen frenuese.Sipas ligjit francez, sanksioni i parashikuar ishte se në një rast të tillë, një kreditor humbet tëdrejtën e normës së interesit kontraktual, por pasi ta ketë humbur atë, kreditori ka të drejtëpër një normë ligjore, e cila në këtë rast të veçantë është disi më e lartë se norma e caktuarkontraktuale. Me fjalë të tjera, mund të vërehet se kreditori në të vërtetë ka përfituar ngamospërmbushja e detyrimit. Për të arritur vendimin e saj, Gjykata krahasoi rëndesën esanksionit të vendosur me ligjin francez me rëndesën e shkeljes, në veçanti duke vërtetuarnëse një sanksion i tillë ka vërtet efekt frenues. Në fakt, GJED-ja doli me një përfundimbefasues që ky sanksion i veçantë nuk përmbush kërkesën për të qenë vërtet frenues siçkërkohet nga legjislacioni i BE-së.Për më tepër, GJED gjithashtu dha disa sqarime se si do të interpretohet nga gjykatatkombëtare përmbushja e kërkesës për frenim. Prandaj, një sanksion nuk do të konsiderohetfrenues dhe kështu nuk do të jetë në përputhje me ligjin e BE-së në rast se shuma që njëkreditor duhet të marrë në rast të mospërmbushjes së detyrimit nuk është dukshëm më evogël se shuma që kreditori do të kishte marrë nëse ai do të kishte përmbushur detyrimin etij. Ky vendim i Gjykatës sigurisht që është i dobishëm për të kuptuar më mirë se çfarë do tëkërkohet për sanksionet për shkeljen e ligjit të konsumatorit. 61
Dhjetor 2017 7. Zgjidhja jashtëgjyqësore e mosmarrëveshjeveFormat e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve të konsumatorëvePërveç zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të konsumatorëve para një institucioni shtetëror, nëveçanti para gjykatës ose një autoriteti administrativ, në BE mund të vërehet një tendencë erritjes të rëndësisë së mënyrave jo-shtetërore të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tëkonsumatorit, përmes të ashtuquajturit mekanizëm alternativ për zgjidhjen emosmarrëveshjeve të konsumatorëve. Komisioni Europian në veçanti mbështet krijimin eskemave të tilla. Në këto rrethana, legjislacioni kombëtar mund të miratojë rregulla sipas tëcilave aksesi në institucionet shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit inënshtrohet kushtit që ka pasur përpjekje për të zgjidhur së pari mosmarrëveshjen e veçantëtë konsumatorit përmes një mekanizmi të përcaktuar jashtë gjyqësor për zgjidhjen emosmarrëveshjeve të konsumatorëve. Megjithatë, në asnjë rast ekzistenca e një mekanizmitë tillë nuk mund të bllokojë përgjithmonë aksesin e konsumatorit në gjykatë.Mes të gjitha skemave të mundshme të zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve tëkonsumatorëve, në praktikë dy janë më të zakonshmet. E para është përmes ndërmjetësimittë drejtuar nga një ndërmjetës, si një person i pavarur dhe i paanshëm, si nga konsumatoriashtu edhe nga tregtari. Detyra kryesore e ndërmjetësit është arritja e marrëveshjes përmesprocesit të ndërmjetësimit të konsumatorit dhe tregtarit, që ata të diskutojnë në mënyrëreciproke problemin dhe të përpiqen të gjejnë një zgjidhje që do të ishte e pranueshme përtë dyja palët. Ndërmjetësi vetë nuk mund të marrë asnjë vendim, por vetëm palët mund tabëjnë këtë me anë të arritjes së një marrëveshjeje. Roli i ndërmjetësit është të sigurojë njëdiskutim të qetë dhe korrekt si një parakusht për të arritur marrëveshjen dhe për të dhënëdisa orientime në procesin e negociatave.Modeli i dytë është arbitrazhi i konsumatorit, ku personi përgjegjës për zgjidhjen emosmarrëveshjes së konsumatorit është një ose më shumë arbitra, të zgjedhur ose nëmënyrë të pavarur ose nga palët. Dallimi specifik me ndërmjetësimin është që arbitri,ndryshe nga ndërmjetësi, e zgjidh vetë mosmarrëveshjen, duke miratuar një vendim arbitrarpërmes të cilit duhet të zgjidhet mosmarrëveshja e konsumatorit. Përsëri, miratimi i njëvendimi të tillë nuk pengon konsumatorin që të luftojë për të drejtat e tij para gjykatës osepara një autoriteti tjetër kompetent shtetëror.Zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve të konsumatorëve sjell shumë përparësi jo vetëmpër konsumatorët, por edhe për tregtarët. Domethënë, është zakonisht më efikase, mëdiskrete, më e lirë dhe më e arritshme sesa sistemi i parashikuar para një autoriteti shtetëroradministrativ ose para Gjykatës. Kjo është arsyeja pse përpjekje të veçanta investohen nëzhvillimin e këtyre skemave.Skemat ekzistuese në të gjithë Europën ndryshojnë shumë në lidhje me statusin, formën,rregullat e funksionimit dhe ndikimin e \"vendimeve\" të tyre. Disa janë vetëm mjetemarketingu të promovuara nga tregtarët, ndërsa të tjera janë sisteme arbitrazhi, pajtimi osendërmjetësimi të thjeshta, me kosto të ulët dhe efektive. Disa rezultojnë nga një nismë enjëanshme e tregtisë ose e industrisë, të tjera parashikojnë një trup të balancuar përzgjidhjen e mosmarrëveshjeve që sigurojnë përfaqësim të barabartë të tregtisë dhekonsumatorëve. Disa përfshijnë autoritetet e administratës përgjegjëse për çështjet ekonsumatorit, ndërsa të tjera mbeten tepër private. Disa kanë një autoritet vendimmarrës,ndërsa të tjerat japin rekomandime. 62
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin Kërkesat themelore për organet përgjegjëse për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjevetë konsumatorëveKomisioni Europian ka zhvilluar kritere të përbashkëta që mund të garantojnë që sistemetalternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të funksionojnë në interes dhe në dobi tëkonsumatorit. Një Rekomandim i parë i Komisionit i 30 marsit 1998 mbulon sistemet jashtëgjykatave të cilat përfshijnë një palë të tretë si arbitër ose ndërmjetës. Kjo u plotësua nga njëRekomandim i ngjashëm i miratuar më 4 prill 2001 i zbatueshëm për organet jashtë gjykatëstë përfshira në zgjidhjen me konsensus të mosmarrëveshjeve të konsumatorëve.Përfundimisht, në vitin 2013, Komisioni Europian miratoi Direktivën 2013/11/EU e cilirregullonte në detaje zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve të konsumatorëve që do tëzbatohen edhe në Shqipëri.Në këto rrethana, kërkohet që të gjitha organet përgjegjëse për zgjidhjen jashtëgjyqësore tëmosmarrëveshjeve të konsumatorëve të përcaktojnë dhe të respektojnë parimet emëposhtme:‐ pavarësia e personit ose organit vendimmarrës, duke e bërë atë të paanshëm dhe të pavarur nga ndikimi i tregtarit dhe konsumatorit;‐ transparenca e procedurave të vendimmarrjes dhe vendimeve të marra: vendimet e marra do të bëhen publike;‐ parimi i kontradiktoritetit, pra që të gjitha palët të lejohen të paraqesin pikëpamjet e tyre para organit kompetent dhe të dëgjojnë argumentet dhe faktet e parashtruara nga pala tjetër dhe deklaratat e ekspertëve;‐ efektiviteti i procedurës, që nënkupton se konsumatori ka akses në procedurë pa qenë i detyruar për të përdorur një përfaqësues ligjor, që procedura është falas ose me kosto të ulët, që vetëm periudha të shkurtra të kalojnë nga referimi i çështjes deri tek vendimi dhe që organit kompetent t’i jepet një rol aktiv në procesin e hetimit;‐ ligjshmëria e vendimit të marrë: kjo nuk mund ta privojë konsumatorin nga mbrojtja e ofruar nga dispozitat e detyrueshme të sistemit ligjor shqiptar, siç është aksesi i tij në gjykatë;‐ parimi i vullnetarizmit: askush - as konsumatori, as tregtari - nuk duhet të detyrohet të përdorë skemën jashtë gjykatës; përveç kësaj, vendimi i marrë nga organi mund të jetë i detyrueshëm për palët vetëm nëse ato janë informuar paraprakisht për këtë natyrë detyruese dhe e kanë pranuar atë në mënyrë specifike;‐ parimi i përfaqësimit, d.m.th. e drejta e palëve të përfaqësohen ose të ndihmohen nga një palë e tretë në të gjitha fazat e procedurës 63
Dhjetor 2017 ANEKSI I: Ligji shqiptar për konsumatorin në praktikëVendimet e para të KMK-sëSiç është përmendur tashmë, një nga aspektet më të dukshme të zbatimit të LMK-së ështëpraktika në rritje me anë të çështjeve të vendosura të Komisionit të Mbrojtjes sëKonsumatorit në Shqipëri. Në periudhën 2009-2012, KMK ka miratuar më shumë se dhjetëravendime që kanë të bëjnë me ankesat specifike të konsumatorëve. Ekzistenca e këtyrevendimeve është një shenjë shumë premtuese e veprimtarisë së KMK si institucioni kryesor ingarkuar me zbatimin e ligjit të konsumatorit në Shqipëri. Veçanërisht kur krahasohet mejuridiksionet e tjera të ngjashme në Ballkanin Perëndimor, ky numër i vendimeve tëmiratuara mund të përshkruhet si mjaft mbresëlënëse, pasi në rastin e shumicës së vendevefqinje aspirante për në BE, rezultatet e punës së autoriteteve kombëtare kompetente përzbatimin e ligjit të konsumatorit janë shumë më pak të dukshme.Një shqyrtim i vendimeve të KMK-së zbulon edhe problemet e zakonshme të konsumatorëvenë tregjet shqiptare edhe mënyrat se si Komisioni mund të përpiqet t'i zgjidhë ato. Njëaspekt veçanërisht i dukshëm i praktikës së tij është se KMK-ë ka dënuar për shkelje të ligjitshqiptar të konsumatorit jo vetëm ndërmarrjet e vogla apo të mesme, por edhe operatorë tëmëdhenj dhe të fuqishëm të tregut, si bankat, ofruesit kryesorë shqiptarë të telekomunikimitcelular dhe energjisë elektrike, si dhe subjektet shtetërore. Vendime të tilla tregojnë që KMKnuk është e stepur në praktikën e saj të së drejtës së konsumatorit dhe se është e gatshmetë zbatojë dispozitat e ligjit të konsumatorit edhe kundër lojtarëve të fuqishëm në treg.Një numër i konsiderueshëm i vendimeve të KMK-së merren me çështjen e ligjshmërisë sëpraktikave reklamuese të tregtarëve që mund të konsiderohen të padrejta. Nuk janë vetëmkonsumatorët që ankohen për reklamat e padrejta në Shqipëri, por edhe konkurrentët të cilëtgjithashtu mbrohen nga rregullat e KMK-së. Rregullat mbi praktikat e padrejta tregtaregjithashtu përdoren shpesh në rastet para KMK-së. Kjo pasqyron jo vetëm fushën e gjerë tëzbatimit të dispozitave të Direktivës 2005/29/EC mbi praktikën e padrejtë tregtare, siç ështëkonfirmuar në disa vendime të GJED-së, por gjithashtu mungesën e një kuadri ligjorparaprak të detyrimeve të përgjithshme për tregtinë e drejtë për tregtarët në marrëdhënietbiznes-biznes dhe sanksionet për sjelljen e gabuar të tregtarit. Zakonisht, të paditurit janënga sektorët ku operatorët e tregut kanë fuqi të konsiderueshme në treg (dhe ishin ish-monopole shtetërore) dhe ku ka asimetri të konsiderueshme informuese ndërmjetfurnizuesve dhe konsumatorëve, përfshirë sektorin e telekomunikacionit dhe të energjisëelektrike, transportin publik dhe arsimin terciar, si dhe ndërmjetësuesit financiarë.TelekomunikacioniNë Shqipëri, ashtu si në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të BE-sëmë gjerësisht, ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit shpesh përballen me ankesa përpraktikat e papërshtatshme ndaj konsumatorëve dhe janë kështu objektivi i zbatimit tëmbrojtjes së konsumatorit. Kjo ndodh edhe për shkak të mungesës së konkurrencës nësektor, çekuilibrit në fuqi, si edhe për shkak të dobësive në skemën rregullatore përmbrojtjen e palëve private. Të paktën katër nga vendimet e fundit të KMK-së kanë të bëjnëme kompanitë që operojnë në sektorin e telekomunikacionit.Në fakt, vendimi i parë i KMK-së (Vendimi 1 i 7 tetorit 2009) ishte bazuar në një ankesëlidhur me lejimin e publicitetit krahasues nga një kompani shqiptare telekomunikacioni(AMC), e cila ishte iniciuar nga një nga konkurrentët e saj. LMK-ja përfshin dispozitat përpublicitetin krahasues të përkufizuar në Direktivën 2006/114/EC mbi publicitetin çorientuesdhe krahasues, i cili krijon kuadrin ligjor për publicitetin e drejtë të produkteve të 64
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin krahasueshme të konkurrentëve. Konkurrenti u ankua në KMK për shkak se i padituri poshkelte rregullat e publicitetit krahasues dhe në vendimin e tij, KMK-ja identifikoi një shkeljetë ligjit përkatës dhe urdhëroi ndërprerjen e praktikës reklamuese në fjalë. Megjithatë, KMK-ja vendosi të mos gjobisë me para ose të mos vendosë ndonjë sanksion tjetër tëzbatueshëm ndaj të paditurit, duke vënë në dukje se nevojitej informacion shtesë për këtërast.Duke pasur parasysh mungesën e informacionit të dhënë, mbetet e paqartë nëse kjoparaqet vendimin përfundimtar dhe të përcaktuar të KMK-së ose nëse ishte masë epërkohshme për shkak se palëve u është kërkuar të japin informacion shtesë për rastin. Nëfakt, nëse është kjo e fundit, kjo mund të jetë një risi procedurale e mirëpritur nga KMK.Çështja e masave të përkohshme për mbrojtjen e të drejtave sipas ligjit të BE-së shpesh kalindur në juridiksione të ndryshme të Shteteve Anëtare. Po kështu, për një sistem efikas tëmbrojtjes së konsumatorit, ku mund të jetë e nevojshme një përgjigje e shpejtë për tëshmangur dëmtimin e vazhdueshëm, dhënia e masës së përkohshme deri në miratimin evendimit përfundimtar për ligjshmërinë mund të jetë mjaft e dobishme.Në Vendimin 8 të datës 6 gusht 2010 të KMK-së, objekt i ankesës ishte një kompani tjetër etelekomunikacionit, Vodafone, si një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve tëtelekomunikacionit celular në Shqipëri. Pretendimi ishte se Vodafone veproi padrejtësishtdhe mashtroi konsumatorët. Ankesa u bazua në dy reklama të Vodafone, të cilat ukonstatuan se nuk zbulonin informacion të rëndësishëm që i duhej një konsumatori mesatarshqiptar për të marrë një vendim të informuar tregtar. Vodafone u dënua nga KMK-ja përpërfshirje në praktika të padrejta tregtare, kryesisht përmes reklamimit të dy paketave të tij tëtelefonisë celulare. Kjo qasje duket se është në përputhje me ligjin e BE-së përkonsumatorin, ku detyrimi për informacion paraqet instrumentin më të rëndësishëm përmbrojtjen e konsumatorit.Me anë të mjeteve juridike, KMK-ja i kërkoi Vodafone që menjëherë të ndalojë praktikat e sajtë padrejta të publicitetit. Megjithatë, nuk është vënë asnjë gjobë financiare ndaj Vodafonepërveç urdhrit të ndalimit, ndonëse nga informacioni në dispozicion nuk është e qartë se pseKMK-ja ka vendosur të mos e gjobisë kompaninë.Një vendim i mëvonshëm (Vendimi 14 i 17 nëntorit 2011) i KMK-së gjithashtu ka të bëjë medhënien e informacionit nga një kompani telekomunikacioni për konsumatorët, sipas rubrikëssë praktikave të padrejta tregtare. Faktet e këtij vendimi janë mjaft të ngjashme me vendimine Vodafone, pasi pretendohet se një ofrues i shërbimeve të telekomunikacionit, EagleMobile, kishte shkelur rregullat mbi praktikat e padrejta tregtare duke hequr informacion tërëndësishëm nga publiciteti i tij. Duket se i gjithi ose pjesa më e madhe e informacionit tërëndësishëm në fakt është dhënë nga kompania, por në anglisht dhe jo në shqip, e cilaështë gjuha e vetme zyrtare në Shqipëri. Si rezultat, dhënia e informacionit nga Eagle Mobileka qenë e padobishme nga çdo konsumator shqiptar që nuk flet anglisht. KMK-ja konstatoise praktika reklamuese e Eagle Mobile në mosmarrëveshje përfaqësonte një formë tëinformacionit të mangët çorientues, pasi informacioni i kërkuar është dhënë në një mënyrë tëpaqartë, të pakuptueshëm, të dykuptimtë ose të parakohshme.Sidoqoftë, në vendimmarrje për këtë rast, KMK-ja jo vetëm që urdhëroi Eagle Mobile tëpushojë praktikat e padrejta tregtare, ashtu si në rastin e Vodafone, por gjithashtu e detyroitë pandehurin të paguajë gjobë në para. Nga materiali në dispozicion, nuk është e mundur tësqarohet qasja dukshëm jo e qëndrueshme e KMK-së në të dy rastet, meqë ato kanë fakteshumë të ngjashme. Një shpjegim i mundshëm për qasjet e ndryshme të KMK-së mund tëqëndrojë në hendekun kohor ndërmjet rasteve dhe çështjes së njoftimit për operatorët. Nënjë fazë të hershme të zhvillimit dhe aplikimit të LMK-së, do të ishte e rëndësishme që 65
Dhjetor 2017 tregtarët dhe aktorët e tjerë të vihen në dijeni të shembujve të shkeljeve të ligjit tëkonsumatorit, në vend që të fillojnë menjëherë me vendosjen e sanksioneve më të ashpra.Çështja e ligjshmërisë së praktikave të publicitetit ishte subjekt i veprimit të KMK-së nëVendimin 10 të 25 tetorit 2010, ku AMC, kompania e parë dhe akoma më e madhe etelefonisë celulare në Shqipëri, u dënua me gjobë financiare dhe u urdhërua të pushonte njëpraktikë tregtare e cila u konstatua praktikë agresive dhe çorientuese (thirrjet evazhdueshme dhe të padëshiruara në telefon janë një nga praktikat agresive të listuara nëmënyrë të shprehur në Aneksin I të Direktivës 2005/29/EC mbi praktikat e padrejta tregtare).Për më tepër, fakti që informacioni material është lënë jashtë publicitetit konstatohet separaqet një formë të informacionit të mangët çorientues në përputhje me nenin 7 tëtranspozuar të Direktivës 2005/29/EC mbi praktikat e padrejta tregtare.Edukimi dhe shërbimet komunaleNë sektorin e shërbimeve që më parë ishin ofruar ekskluzivisht nga shteti, KMK-ja ka qenëaktive si kundër prurjeve të reja në këto tregje, ashtu edhe kundër atyre aktivë, madje edhekur ato ende funksionojnë nga subjekte publike.Çështja e publicitetit çorientues ishte në qendër të një çështjeje (Vendimi 11 i 25 tetorit2010), të paraqitur nga një ankesë e Universitetit Shtetëror të Tiranës kundër konkurrentit tësaj, Universitetit Europian të Tiranës në pronësi private, për shkak të fushatës televizive dhepublicitare në gazeta. Argumenti bazohet në reklama çorientuese si në kontekstin biznes-konsumator (d.m.th. publiciteti mashtron konsumatorin në atë mënyrë që ai/ajo nuk do tëkishte marrë një vendim tregtar, nëse do të dinte që informacioni i dhënë në publicitet ishte erreme) ashtu edhe në marrëdhëniet biznes-biznes (që një praktikë e tillë reklamuese dëmtonkonkurrentin).KMK-ja pasi gjeti shkelje të LMK 2008, arriti në përfundimin se asnjë sanksion nuk duhej tëvihej ndaj Universitetit Europian të Tiranës, pasi i padituri lidhi marrëveshje me KMK-në përtë ndryshuar në mënyrë thelbësore reklamat e tij që të ishin plotësisht në përputhje me ligjin.Mungesa e një sanksioni mund të vihet në diskutim nga këndvështrimi i ligjit të BE-së përkonsumatorin, meqë është konfirmuar shkelja e ligjit dhe në raste të tilla standardi i BE-sëpër shkelje të ligjit të konsumatorit parashikon rregullisht sanksione të zbatueshme që janëfrenuese, efikase dhe proporcionale.Rregullat e Direktivës 1993/13/EEC mbi kushtet e padrejta të kontratës u zbatuan gjithashtupër kontratat ndërmjet një studenti si konsumator dhe drejtuesve të akomodimit universitar.Vendimi 23 (22 shkurt 2012) i KMK-së kishte të bënte me një ankesë të një konsumatori, icili ishte student në Shkodër, kundër vendbanimit të studentëve ku ajo jetonte, dukepretenduar se marrëveshja e qirasë përmbante dy kushte të padrejta dhe në kundërshtimme LMK 2008.Kushti i parë i kontratës lejoi që drejtuesi i konviktit të mbante shumën totale të qirasë sëpaguar, në rast se studenti vendoste të anulonte kontratën për konviktin. Sipas kushtit tëdytë të kontratës, tarifa e regjistrimit të studentëve në konvikt u konsiderua e pakthyeshme,kështu që drejtuesit e konviktit kishin të drejtë ta mbanin në qoftë se studenti vendoste tëanulonte kontratën.KMK-ja arriti në përfundimin se këto kushte të marrëveshjes së qirasë ishin të padrejta dhenë kundërshtim me ligjin. Në përputhje me LMK-në e vitit 2008, KMK-ja anuloi dy kushtet epadrejta të kontratës dhe urdhëroi tregtarin që të mos i përdorë ato në format e tyrestandarde të marrëveshjeve të qirasë. Për më tepër, KMK-ja kërkoi që i padituri takompensojë studentin për dëmin që ka pësuar për shkak të kushteve të pavlefshme të 66
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin padrejta të kontratës. Ky vendim tregon se përveç identifikimit, heqjes dhe sanksionimit tësjelljes së padrejtë të tregtarëve, KMK-ja gjithashtu jep kompensim për dëmet ndajindividëve konsumatorë, përsëri një veçori mjaft e rëndësishme e zbatimit në një vend kuaksesi në gjykatat e zakonshme civile mund të jetë e vështirë.Kështu, në Shqipëri, jo vetëm subjektet private, por edhe aktivitetet ekonomike të subjekteveshtetërore, siç janë bashkitë apo qytetet, ndaj konsumatorëve u nënshtrohen rregullave tëligjit të konsumatorit. Në Vendimin e KMK-së të datës 12 të 8 nëntorit 2010, i padituri, nëcilësinë e tij si tregtar, ishte gjithashtu një subjekt shtetëror. Në veçanti, Bashkia e Tiranës uakuzua për shkelje të rregullave mbi praktikat e padrejta tregtare dhe detyrës së informimittë vendosur ndaj tregtarëve me LMK 2008. Faktet e sakta të rastit janë të paqarta ngainformacioni në dispozicion, por ato lidhen me dhënien e një bilete mujore autobusi përtransportin publik nga Bashkia. Kështu, baza e vendimit të KMK-së është e vështirë tëdallohet, duke përfshirë metodologjinë e saj për të konkluduar se janë përmbushur kushtetnë dy aspektet e klauzolës së përgjithshme për praktikat e padrejta tregtare (neni 5 iDirektivës 2005/29/EC i transpozuar). Në çdo rast, rëndësia e politikës së rastit është seKMK-ja ka kërkuar të zbatojë ligjin e konsumatorit edhe kundër subjekteve publike, kur atondërveprojnë dhe shesin produkte dhe shërbime për konsumatorët.Institucione financiare dhe të kredititNuk do të ishte surprizë që konsumatorët shqiptarë, ashtu si në shumicën e shteteve të rejaanëtare të BE, të jenë objekt i praktikave të padrejta tregtare dhe kushteve të padrejta tëkontratave nga bankat dhe institucionet e tjera të kreditit. Raste të tilla janë trajtuar ngaKMK-ja. Në fakt, mbrojtja e konsumatorit në sektorin financiar ka një rëndësi të veçantë nënjë vend ku kolapsi i huadhënies joformale dhe skemat piramidale të depozitimit çuanpothuajse në kolaps të institucioneve politike dhe ekonomike në mesin e viteve 1990.Vendimi 15 i 4 shkurtit 2011 i KMK-së ka trajtuar një mosmarrëveshje në lidhje me njëkontratë kredie konsumatore që një konsumator shqiptar ka lidhur me bankën Alpha. Sipasmarrëveshjes së përcaktuar të kredisë konsumatore, banka kishte të drejtë të ndryshontenormën e interesit të pranuar pa miratimin e klientëve të saj, në mënyrë të paqartë dhe jotransparente, duke rezultuar në një rritje të konsiderueshme të borxhit të konsumatorit.Bazuar në versionin anglisht të vendimit, nuk mund të kuptohet se si KMK-ja ka trajtuarmarrëdhënien reciproke ndërmjet rregullave për kushtet e padrejta të kontratave dherregullave për praktikat e padrejta tregtare dhe nëse shkelja e një rregulli të caktuar ka çuarautomatikisht në shkeljen e një tërësie rregullash, ose nëse këto dy pjesë të ligjit tëkonsumatorit janë vlerësuar veçmas.Megjithatë, KMK-ja u shpreh se Alpha Bank kishte shkelur të dyja edhe dispozitat mbikushtet e padrejta të kontratës edhe praktikat e padrejta tregtare të LMK 2008, dhe anuloikushtin e diskutuar të kontratës. Përveç kësaj, një gjobë monetare u vendos ndaj bankësAlpha, si edhe një detyrim për të mos përfshirë në të ardhmen në marrëveshjet e kredisëkonsumatore një parashikim të ngjashëm si ai i anuluari. Ky mjet jo vetëm që çoi nëvendimmarrjen për rastin në fjalë, por pati një efekt profilaktik në kontratat e ardhshme ngabanka e paditur, ndërkohë që u vunë në dijeni aktorë të tjerë të tregut.Energjia elektrikeSiç ndodh zakonisht në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe siç mund të shihet nga rastet ediskutuara më lart, konsumatorët shqiptarë janë veçanërisht të pambrojtur në marrëdhëniete tyre kontraktuale me ofruesit e shërbimeve me interes të përgjithshëm ekonomik. Përveçrasteve të telekomunikimit që tashmë janë diskutuar, Vendimi 17 i 7 nëntorit 2011 ka trajtuarhetimin e KMK-së për një shkelje të pretenduar të LMK 2008 nga një prej kompanive më të 67
Dhjetor 2017 fuqishme shqiptare që mbikëqyr shpërndarjen e energjisë elektrike. Procedurat filluan sepseKMK-ja kishte marrë ankesa të shumta nga konsumatorët shqiptarë kundër CEZShpërndarje për një shkelje të rëndë të ligjit shqiptar të konsumatorit për mosfurnizim meenergji të konsumatorëve për një periudhë të zgjatur ose mosinformim të konsumatorëve nëlidhje me transferimin në vend tjetër.Në një masë të përkohshme, KMK-ja vendosi gjobë monetare ndaj në CEZ Shpërndarje pasikonstatoi se nuk ka ofruar informacionin e kërkuar për veprimtarinë e tij ekonomike që KMK-ja kishte kërkuar më parë. KMK-ja konstatoi se ky informacion nga i padituri ishte idomosdoshëm për të vlerësuar nëse rregullat për shërbimet e interesit të përgjithshëmekonomik të LMK 2008 ishin shkelur apo jo. Përsëri, ky vendim është veçanërisht i dukshëmnisur nga mungesa e plotë e presionit konkurrues të operatorit në shpërndarjen e energjisëelektrike dhe duke pasur parasysh gatishmërinë e KMK-së për të marrë rastin si një formë edisiplinës për sjelljen kontraktuese me konsumatorët. Gjithashtu është e rëndësishme si njëdemonstrim që KMK-ja të presë dhe të kërkojë nga të gjithë tregtarët që të marrin pjesë dhetë bashkëpunojnë në hetimin e shkeljes së pretenduar të ligjit të konsumatorit dhe tësanksionojë tregtarët, duke përfshirë monopolet e fuqishme, në rastet kur ata refuzojnë tabëjnë këtë gjë. 68
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH Mbështetje për haromonizimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis-në e BE-së Rruga Ismail Qemali, No. 3, Kati 3 Tirana - Albania T +355 (0) 42273424 / +355 (0) 42234365 E [email protected] I www.giz.de/albania
Search