Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin Manual për Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorit në trajtimin e ankesave të konsumatorëve
UDHËRRËFYES MBI LEGJISLACIONIN SHQIPTAR PËR KONSUMATORINManual për Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorit në trajtimin e ankesave tëkonsumatorëve, sipas praktikës gjyqësore të Gjykatës Europiane të Drejtësisë Tiranë, dhjetor 2017
Titulli origjinal i botimit:Guide through the Albanian consumer lawGuidance for consumer protection commission in handling consumer complaintsBotuesi:© Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbHPërgjegjës për botuesin:Blerina Raça, Drejtues ProjektiProjekti i GIZ “Mbështetje për haromonizimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis-në e BE-së“Rr. Ismail Qemali, No 3, Kati 3, Tirana - AlbaniaT: +355 42273424; I: www.giz.de/albaniaAutor:Dr. Mateja DurovicPërkthimi në shqip:COSMOS Translations & Events sh.p.kRishikimi ligjor:Alma BilaliPërpunimi grafik dhe shtypi:Studio Tartari.Imazhi në kopertinë: Created by FreepikTiranë, 2017Tirazhi:50Ky dokument është përgatitur nga Dr. Mateja Durovic, ekspert ndërkombëtar, me ndihmën financiare të Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, të zbatuarnga “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në kuadër të projektit “Harmonizimi i legjislacionit ekonomik dhe tregtar meacquis e BE-së”. Mendimet e shprehura në këtë dokument janë vetëm të ekspertit dhe si rrjedhojë, nuk mund të merren në asnjë mënyrë se pasqyrojnëmendimin zyrtar të GIZ-së. CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Durovic, Mateja Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin: Manual për Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorit për trajtimin e ankesave të konsumatorëve sipas praktikës gjyqësore të Gjykatës Europiane të Drejtësisë/Mateja Durovic: përkthim/ Mateja Durovic. – Tiranë: Tartari, 2017. 68 f.; 21.59 x 27.94cm. ISBN 978-9928-4390-6-2 1.Konsumatorë 2.Mbrojta 3.Ligji i konsumatorit 4.E drejta dhe legjislacioni 347.7(496.5) (094.5) 346.548(496.5) (094.5)
Lista e shkurtimeve ADR ang. Alternative Dispute Resolution. Zgjidhje e mosmarrëveshjeve jashtëgjyqësoritBELMK Bashkimi EuropianTFBE Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”,UCPD i ndryshuarGJED Traktati për Funksionimin e Bashkimit EuropianKMK ang. Unfair Commercial Practices Directive Direktiva për Praktikat e Padrejta Tregtare Gjykata Europiane e Drejtësisë Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit
Përmbajtja 1. Pse ky udhërrëfyes ligjor? ....................................................................................................... 7 2. Pse ligj dhe politika të mbrojtjes së konsumatorit në Shqipëri? .................................. 7 2.1 Nevoja për të mbrojtur konsumatorët në ekonomitë në tranzicion .................................... 7 2.2 Procesi i anëtarësimit në BE dhe përafrimi i \"acquis\" së konsumatorit në legjislacionin shqiptar .............................................................................................................................................. 8 2.3 Çështjet thelbësore të ligjit dhe politikës për konsumatorin .............................................. 11 2.4 Politika e integrimit .................................................................................................................. 12 2.5 Disa nga çështjet historike të GJED-së lidhur me legjislacionin e konsumatorit ........... 13 3. Dispozitat thelbësore të Ligjit Shqiptar për Mbrojtjen e Konsumatorit ..................... 14 3.1 Praktikat e padrejta tregtare ................................................................................................... 14 3.1.1 Fusha e gjerë e veprimit ............................................................................................... 14 3.1.2 Konceptet e konsumatorit mesatar dhe konsumatorit vulnerabël ................... 14 3.1.3 Metoda e tre hapave për vlerësimin e praktikës tregtare .................................... 15 3.1.4 Si duhet të vlerësojë KMK nëse një praktikë tregtare është e padrejtë? ........ 30 3.1.5 Praktika gjyqësore e GJED-së për praktikat e padrejta tregtare: ...................... 31 3.2 Kushtet e Padrejta të Kontratës ............................................................................................ 33 3.2.1 Mbrojtja e paanshmërisë përmbajtësore të kushteve të kontratës .................. 33 3.2.2 Fusha e veprimit ............................................................................................................. 34 3.2.3 Kërkesa e gjuhës së thjeshtë dhe të kuptueshme e një kushti të kontratës .. 34 3.2.4 Parimi contra preferentum ........................................................................................... 35 3.2.5 Shembujt e kushteve të padrejta të kontratave ..................................................... 36 3.2.6 Lista e kushteve të padrejta në kontratë .................................................................. 37 3.2.7 Si duhet të vlerësojë KMK drejtësinë e kushteve të kontratës? ........................ 40 3.2.8 Rastet e GJED-së për kushtet e padrejta të kontratës ......................................... 41 3.3 Rregullat për Kontratat e Shitjes për Konsumatorët........................................................... 42 3.3.1 Rregullat e përgjithshme mbi kontratat e shitjes për konsumatorët ................ 42 3.3.2 Detyrimi i konformitetit ................................................................................................. 42 3.3.3 Fusha e zbatimit të detyrimit të konformitetit ......................................................... 43 3.3.4 Rastet e përjashtimit të shitësit nga përgjegjësia ................................................. 44 3.3.5 Prezumimi i përgjithshëm i konformitetit të mallrave me kontratë ................... 45 3.3.6 Zgjidhjet e konsumatorit në rast të mungesës së konformitetit ........................ 46 3.3.7 Afatet kohore të detyrimit të konformitetit .............................................................. 47
3.3.8 Garanci (ligjore) vs. Garanci tregtare (kontraktuale) ............................................ 48 3.3.9 Si duhet KMK të vlerësojë konformitetin? ............................................................... 50 3.3.10 Vendimet e GJED-së në lidhje me shitjet për konsumatorët............................ 51 3.4 Rregullat për shitjen larg qendrës së tregtimit dhe kontratat e shitjes në distancë ....... 51 3.4.1 Format e veçanta të kontratave të konsumatorëve ............................................... 51 3.4.2 Dy të drejta themelore të konsumatorëve ............................................................... 52 3.4.3 Fusha e zbatimit ............................................................................................................. 52 3.4.4 E drejta e konsumatorit për informim ....................................................................... 53 3.4.5 E drejta e konsumatorit për të hequr dorë .............................................................. 54 3.4.6 Ndikimi i heqjes dorë tek kontratat e lidhura .......................................................... 55 3.4.7 Rregullat e së drejtës së kontratave për dorëzimin dhe furnizimin e paporositur ................................................................................................................................ 55 3.4.8 Si duhet të kontrollojë KMK përmbushjen e detyrimit të heqjes dorë? .......... 56 3.4.9 Jurisprudenca përkatëse e GJED .............................................................................. 57 4. Organizatat e Konsumatorëve .............................................................................................. 57 Aktivitetet e organizatave të konsumatorit .................................................................................. 58 5. Edukimi dhe informimi i konsumatorëve ........................................................................... 59 6. Zbatimi i ligjit të konsumatorit – nga shteti dhe jo nga shteti ...................................... 60 7. Zgjidhja jashtëgjyqësore e mosmarrëveshjeve ............................................................... 62 Format e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve të konsumatorëve .............................. 62 Kërkesat themelore për organet përgjegjëse për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve të konsumatorëve ........................................................................................ 63 ANEKSI I: Ligji shqiptar për konsumatorin në praktikë ......................................................... 64
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin 1. Pse ky udhërrëfyes ligjor?Ligji për konsumatorin përfaqëson një fushë relativisht të re të së drejtës në Shqipëri.Megjithatë, ekzistenca në letër e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit (në vijim LMK) nukgaranton arritjen e qëllimeve që synohen të arrihen prej tij. Ligji në letër duhet të bëhet ligj nëveprim. Me qëllim që një ligj të jetë i efektshëm ai duhet të njihet, të kuptohet, të referohetdhe të zbatohet në praktikë.Konsumatori përfaqëson një aktor kyç në treg. Në marrëdhënien e tij kundrejt tregtarit,konsumatori është një palë më e dobët, sidomos kur bëhet fjalë fuqinë negociuese, dijen,aftësitë dhe përvojën. Kjo është arsyeja pse shqetësimi për mbrojtjen dhe promovimin einteresave të konsumatorëve në treg është universal. Përpjekjet për ta bërë këtë janëshumëfishuar dhe diversifikuar në mbarë botën gjatë katër dekadave të fundit. BashkimiEvropian tradicionalisht i ka kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së konsumatorit dhepër pasojë ai ka ndërtuar sistemin më të plotë dhe më të avancuar global të mbrojtjes sëkonsumatorit.Kjo ka çuar në zhvillimet e mëposhtme kryesore, të cilat mund të shihen si shtyllat e politikëssë mbrojtjes së konsumatorit:‐ miratimi i një kuadri legjislativ të duhur dhe gjithëpërfshirës i dedikuar ekskluzivisht për mbrojtjen e konsumatorit;‐ ngritja e institucioneve shtetërore, posaçërisht përgjegjëse për çështjet e konsumatorit, si për ligj-bërjen dhe për politikë-bërjen, ashtu edhe për zbatimin;‐ krijimi i organizatave të pavarura, joqeveritare dhe jofitimprurëse, organizatave të konsumatorëve, qëllimi ekskluziv ose kryesor social i të cilave është promovimi dhe lufta për të drejtat dhe interesat e konsumatorit.Politika e mbrojtjes së konsumatorit konsiderohet shqetësim parësor në çdo treg kombëtar.Shtysa e fundit për të bërë tregjet e konsumit gjithnjë e më shumë globale dhe për tëpromovuar qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve nëpër kufijtë kombëtarëkrijon arsye shtesë për zhvillimin e një politike të fortë të konsumatorit si në nivel kombëtarashtu edhe ndërkombëtar. 2. Pse ligj dhe politika të mbrojtjes së konsumatorit në Shqipëri?Konsideratat e mësipërme të politikës bëhen një arsye akoma më e fortë që politikës sëmbrojtjes së konsumatorit t'i kushtohet vëmendje prioritare në ekonomitë në tranzicion.Përveç kësaj, në kontekstin paneuropian dhe duke pasur parasysh procesin e integrimiteuropian të Shqipërisë dhe synimin e saj për t'u bërë një Shtet Anëtar i BE, Shqipërisë ikërkohet që të përafrojë legjislacionin dhe standardet e mbrojtjes së konsumatorit me ato qëjanë të zbatueshme në Europë.2.1 Nevoja për të mbrojtur konsumatorët në ekonomitë në tranzicionNë ekonomitë në tranzicion, papunësia dhe të ardhurat e ulëta janë në kundërshtim merritjen e çmimit të shumicës së mallrave që plotësojnë nevojat bazë të konsumatorëve. Pasreformave ekonomike, produktet bëhen më të disponueshme edhe pse me çmime më tëlarta. Cilësia e këtyre produkteve gjithashtu bëhet më e dyshimtë. Programet e rregullimitstrukturor mund të përbëjnë kërcënime aktuale për mirëqenien e konsumatorit. Shoqëriabëhet gjithnjë e më e dyfishtë për shkak të këtyre proceseve më të gjera të ndryshimit, ku 7
Dhjetor 2017 vetëm disa konsumatorë të privilegjuar mbrohen dhe përfitojnë më së shumti nga tregtia elirë, teknologjitë e reja, zgjedhja e konsumatorit dhe ligjet bujare të mbrojtjes sëkonsumatorit. Në të njëjtën kohë, një kategori gjithnjë e më e gjerë e konsumatorëve e gjenveten inferiore ose të përjashtuar nga përfitimet e shoqërisë së konsumit.Tregjet në tranzicion karakterizohen nga mangësi të rëndësishme informimi, të cilatpërfshijnë treguesit e papërshtatshëm të çmimeve, etiketimin jo të plotë të produkteve,mungesën e udhëzimeve dhe paralajmërimeve, etiketat e shkruara në gjuhë të huaj,përcaktimin e kushteve të kontratave të palexueshme dhe të pakuptueshme, kushtet egarancisë dhe procedurat e dëmshpërblimit të konsumatorit, shërbimet dhe publikimet ekufizuara të testimit krahasues, reklamat çorientuese, sjelljen agresive të tregtarëve, etj.Këto mangësi përkeqësohen nga ndërgjegjësimi i ulët i popullatës rreth çështjeve tëkonsumatorit dhe të drejtave të konsumatorit dhe nga fakti se grupet e konsumatorëve, atyku ato ekzistojnë, mbeten të dobëta dhe pa burime dhe fonde të mjaftueshme.Më e rëndësishëm është fakti që konsumatorët në ekonomitë në tranzicion, në shumë prejblerjeve të tyre ballafaqohen me produkte dhe/ose shërbime me cilësi të dobët ose tëpasigurta. Fuqia e ulët blerëse e konsumatorit shpesh i detyron ata të blejnë mallra që nukjanë të shtrenjta, por me cilësi të ulët ose të dyshimtë dhe të cilat nganjëherë vendosen nëtreg në mënyrë të paligjshme. Importi i produkteve të rrezikshme ose nën standard që vijnënga vende më të rregulluara është një tjetër arsye për këtë hendek sigurie.Një tjetër mangësi ka të bëjë me zbatimin efektiv të legjislacionit në fuqi. Mungesa e zbatimitefektiv, përbën pikën e dobët të sistemeve të mbrojtjes së konsumatorit në vendet nëtranzicion. Në ekonomitë në tranzicion, vetë aksesi në ligj dhe ekspertizë ligjore është ivështirë, gjyqtarët nuk janë në dijeni të zhvillimeve të reja që ndodhin në kushtet e tregut qëndryshojnë shpejt dhe kostoja përbën një pengesë serioze ndaj aksesit në drejtësi.Autoriteteve të mbikëqyrjes së tregut nuk i alokohen burimet njerëzore dhe financiare për tëkryer detyrat e tyre. Në mënyrë tipike, kompanitë e huaja mund të mos hezitojnë të përfitojnënga këto boshllëqe dhe të përdorin metoda agresive të shitjes duke shfrytëzuar dobësinë ekonsumatorëve të pambrojtur si duhet.Për këto arsye, pozicioni i konsumatorëve në tregjet e ekonomive në tranzicion kërkon masakorrigjuese më të fuqishëm. Ka arsye të qenësishme për të menduar se konsumatorët mundtë humbin besimin tek reformat e tregut, nëse përfitimet që ata mund të presin nga strukturae tregut të ri nuk bëhen reale. Ky reagim mund të jetë veçanërisht i fortë në vitet etranzicionit kur përfitimet e një ekonomie tregu nuk janë të mjaftueshme për shumicën eqytetarëve, pasi inflacioni dhe papunësia rriten, ndërkohë që një pakicë e pasur begatohet.Ligjet efektive të mbrojtjes së konsumatorit mund të ndihmojnë që të godasin sjelljen anti-treg duke u dhënë konsumatorëve arsye për të besuar se ky aspekt i sistemit, ndonëse jo ipërsosur, përpiqet të jetë i drejtë.Duke e trajtuar konsumatorin si një aktor ose partner kyç në treg, të cilit i janë dhënë njësërë të drejtash themelore, ligji dhe politika për konsumatorin në fakt kontribuojnë në idealete demokracisë, pjesëmarrjes qytetare dhe shpërndarjes së barabartë që duhet të udhëheqinreformat e vazhdueshme në ekonomitë në tranzicion.2.2 Procesi i anëtarësimit në BE dhe përafrimi i \"acquis\" së konsumatorit nëlegjislacionin shqiptarSë pari, procesi i anëtarësimit nënkupton që ligjet e vendit që synon anëtarësimin të jenë nëpërputhje me ato të vendeve që tashmë janë anëtare të Bashkimit Europian (në vijim BE). 8
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin Kapitulli 23 i Aneksit të Libri të Bardhë të BE-së i 10 majit 1995, mbi Përgatitjen e Vendevetë Asociuara të Europës Qendrore dhe Lindore për Integrim në Tregun e Brendshëm tëBashkimit (COM (95) 163 final / 1) përshkruan në detaje përafrimin e ligjeve që duhet tëbëhet nga vendet e asociuara në fushën e konsumatorit gjatë përgatitjes për anëtarësim nëBE.Masat kryesore kanë të bëjnë me çështjet e mëposhtme të konsumatorëve: sigurinë eprodukteve (masa të përgjithshme dhe specifike), shitjet konsumatore dhe detyrimet egarancisë, emërtimin, klasifikimin, etiketimin dhe paketimin e produkteve të destinuara përkonsumatorin, të dhënat e çmimeve të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore, reklamatcorientuese dhe krahasuese, kreditë konsumatore, kushtet e padrejta në kontratat ekonsumatorëve, paketat e udhëtimeve, kontratat e negociuara larg qendrave të tregtimit,kontratat në largësi (përfshirë tregtinë elektronike), praktikat tregtare dhe metodat epublicitetit, mbrojtjen e blerësve në kontratat e përdormit me afat për shfrytëzimin e një osedisa pronave të paluajtshme, paditë për masa ndaluese dhe skemat e zgjidhjes alternative tëmosmarrëveshjeve.Të gjitha këto masa përbëjnë të ashtuquajturën \"acquis consummataire\", që Shqipërisë ikërkohet të përafrojë në sistemin e saj ligjor, në mënyrë që legjislacioni i saj përkonsumatorin të jetë në përputhje me atë të miratuar në nivel të BE-së. Libri i Bardhëgjithashtu thekson rëndësinë e zbatimit të ligjit të besueshëm dhe efektiv dhe përcakton njësërë kushtesh që konsiderohen të nevojshme për efektivitetin e legjislacionit përkonsumatorin. Këto kushte janë:‐ dhënia e të drejtave themelore konsumatorëve;‐ ngritja e një strukture të përshtatshme institucionale përgjegjëse për çështjet e konsumatorit;‐ krijimi i procedurave konsultative për përfaqësimin e interesave të konsumatorit dhe sigurimin e pjesëmarrjes së tyre në procesin e vendimmarrjes;‐ zhvillimi i fushatave informuese dhe edukuese;‐ ofrimi i mekanizmave efikase të dëmshpërblimit për konsumatorët;‐ dhënia e ndihmës për të siguruar zhvillimin e organizatave joqeveritare të konsumatorëve.Çdo vend që dëshiron të bëhet një Shtet Anëtar i BE-së gjithashtu është i detyruar të zbatojëkushtet e anëtarësimit në BE të përcaktuara nga Këshilli Europian në vitin 1993 nëKopenhagen (kriteret e Kopenhagenit). Prandaj, për të arritur anëtarësimin e plotë, një vendduhet të sigurojë:1) stabilitetin e institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriutdhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave (kriteri politik);2) ekzistencën e një ekonomie funksionale tregu si dhe aftësinë për të përballuar presioninkonkurrues dhe forcat e tregut brenda Bashkimit (kriteri ekonomik);3) aftësinë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit duke përfshirë përmbushjen eqëllimeve të bashkimit politik, ekonomik dhe monetar.Samiti i Selanikut i Këshillit Europian të vitit 2003 konfirmoi përkushtimin e BE-së përpranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shtete Anëtare të BE-së, duke theksuar\"vendosmërinë për të mbështetur plotësisht dhe në mënyrë efektive perspektivën europianetë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të bëhen pjesë e pandarë e BE-së, pasi tëpërmbushin kriteret e vendosura”. Në këtë mënyrë, Këshilli Europian konfirmoi se plotësimi ikritereve të Kopenhagenit është një parakusht për pranimin e vendeve të Ballkanit 9
Dhjetor 2017 Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë, në BE. Harmonizimi i legjislacionit shqiptar përkonsumatorin me atë të BE-së përbën një pjesë të këtyre kushteve.Pikërisht, që në fillim të viteve `70 të shekullit XX, Bashkimi Europian ka filluar të promovojënjë politikë aktive të mbrojtjes së konsumatorit, edhe kur nevoja për mbrojtjen e konsumatoritnuk njihej në mënyrë të shprehur në traktatin e Romës; në vitin 1993, më në fund, në traktatu fut një titull i ri kushtuar politikës së konsumatorit dhe fushëveprimi i tij u zgjerua merishikimin e Traktatit në Amsterdam në vitin 1997.Sipas legjislacionit aktual të BE-së, politika e konsumatorit përmendet në nenin 169 tëTraktatit për Funksionimin e Bashkimit Europian (TFBE). Megjithatë, nismat ligjore përmbrojtjen e konsumatorëve mund të ndërmerren edhe në bazë të nenit 114 TFBE. Kjo ireferohet masave të nevojshme për krijimin e një tregu të brendshëm efektiv dhe në mënyrëeksplicite kërkon që masa të tilla t'u ofrojnë konsumatorëve një nivel të lartë mbrojtjeje nëtreg. Shumica e direktivave europiane për mbrojtjen e konsumatorit janë miratuar në bazë tënenit 114 TFBE. I tillë është rasti me të gjitha direktivat kryesore siç është Direktiva2005/29/EC për praktikat e padrejta tregtare ose Direktiva 2011/83/EU për të drejtat ekonsumatorit. Vetëm disa direktiva, si Direktiva 98/6/EC mbi treguesit e çmimeve, janëmiratuar në bazë të nenit 169 TFBE. Kjo qasje mund të ndikojë edhe në rëndësinë embrojtjes së konsumatorit për krijimin dhe forcimin e tregut të brendshëm.Drejtoria e Përgjithshme për Drejtësinë (DG JUST) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetitdhe Mbrojtjes së Konsumatorit (DG SANCO) në Komisionin Europian janë dy Drejtoritë ePërgjithshme përgjegjëse për përgatitjen dhe promovimin e legjislacionit të Bashkimit nëfushën e mbrojtjes së konsumatorit. Kompetencat janë ndarë midis tyre. Politika ekonsumatorit është bërë sipas planeve shumëvjeçare të veprimit, ku i pari është miratuar nëprill të vitit 1975 (i ashtuquajturi Plani Paraprak i Veprimit për mbrojtjen dhe informimin ekonsumatorëve). Ky dokument i parë strategjik konfirmon nevojën për t’ju garantuarkonsumatorëve një mbrojtje minimale sociale të detyrueshme në kuadrin e procesit të krijimittë tregut të brendshëm të BE-së.Plani i Veprimit i vitit 1975 është ndjekur nga disa plane të tjera veprimi, të miratuara nëintervale prej tre apo pesë vjetësh. Këto programe përbëjnë themelet për një politikë aktivedhe ambicioze të mbrojtjes së konsumatorit në nivel komuniteti dhe përcaktojnë kuadrinlegjislativ të kërkuar për këtë qëllim. Janë identifikuar masat që duhen ndërmarrë, janëvendosur afatet për miratimin e tyre dhe në secilin rast është përpiluar një listë e pyetjeveprioritare. Drejtimet kryesore të politikave janë parashikuar nga programet ose strategjitëshumëvjeçare për konsumatorin. Aktualisht në fuqi është Programi i Konsumatorit përperiudhën 2014-2020.Pjesët kryesore të legjislacionit Europian në fushën e mbrojtjes së konsumatorit janë:‐ Direktiva 2011/83/EU e 25 tetorit 2011 mbi të drejtat e konsumatorit;‐ Direktiva 2008/48/EC e 23 prillit 2008 për harmonizimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të Shteteve Anëtare lidhur me kreditë konsumatore;‐ Direktiva 93/13/EEC e 5 prillit 1993 për kushtet e padrejta në kontratat e konsumatorëve;‐ Direktiva 2008/122/EC e 14 janarit 2009 për kontratat e përdorimit me afat (timeshare).‐ Direktiva 99/44/EC e 25 majit 1999 mbi disa aspekte të shitjes së mallrave të konsumatorëve;‐ Direktiva 2000/31/EC e 8 qershorit 2000 mbi disa aspekte ligjore të shërbimeve të shoqërisë së informacionit, në veçanti tregtia elektronike, në tregun e brendshëm; 10
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin ‐ Direktiva e 23 shtatorit 2002 lidhur me publicitetin në distancë të shërbimeve financiare të konsumatorëve;‐ Direktiva 98/6/EC mbi treguesit e çmimit;‐ Direktiva 2005/29/EC e 11 majit 2005 mbi praktikat e padrejta tregtare biznes- konsumator në tregjet e brendshme;‐ Direktiva 2015/2302/EU për paketat turistike, paketat e pushimeve dhe tureve.‐ Direktiva 2009/22/EC e 23 prillit 2009 mbi masat ndaluese për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve;‐ Direktiva 2013/11/EU për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve të konsumatorëve;‐ Rregullorja 524/2013 për zgjidhjen online të mosmarrëveshjeve të konsumatorëve;‐ Rregullorja nr. 2006/2004 e 27 tetorit 2004 për bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve kombëtare përgjegjëse për zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e konsumatorit (Rregullorja e Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Konsumatorëve).2.3 Çështjet thelbësore të ligjit dhe politikës për konsumatorinMë poshtë jepet lista e çështjeve më të zakonshme me interes dhe fushat prioritare tëveprimit të politikës tradicionale për konsumatorin.‐ Edukimi i konsumatorit: ndërgjegjësimi i konsumatorëve për përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimet e tyre; nxitja e tyre për të luajtur një rol aktiv në treg; mbrojtja e konsumatorëve nga mashtrimet; dhënia e aksesit efektiv në ligj dhe mekanizmat e dëmshpërblimit; dhënia e ndihmës në marrjen e vendimeve për blerje dhe alokime në buxhet.‐ Informimi dhe këshillimi i konsumatorit (për produktet dhe shërbimet, rreziqet dhe aksidentet e lidhura me produktet ose shërbimet, kushtet e kontratës, çmimet dhe tarifat, ligjet dhe rregulloret etj.): etiketimi dhe paketimi i produkteve, paralajmërimet dhe njoftimet për përdorim, transparenca e kushteve të kontratës, dhënia e periudhave të tërheqjes, ndalimi i publiciteteve çorientuese, ngritja e rrjetit të Qendrave për Këshillim të Konsumatorëve, promovimi i informacionit për konsumatorët nëpërmjet burimeve të pavarura si grupet e konsumatorëve (domethënë përmes testeve krahasuese), zhvillimi i fushatave të ndërgjegjësimit publik etj.‐ Mbrojtja e interesave ekonomike të konsumatorëve: parandalimi i metodave të padrejta të tregtimit, publicitetit dhe shitjes; eliminimi i kushteve të padrejta nga kontratat e konsumatorëve; rregullimi i spekulimeve mbi çmimet; rregullimi i kredisë konsumatore, kredive për shtëpi dhe transaksioneve të tjera financiare; detyrimet e garancisë pas shitjes; promovimi i standardeve të cilësisë; etj.‐ Siguria e konsumatorit: mbrojtja e konsumatorëve nga produkte ose shërbime të rrezikshme ose të pasigurta përmes: i) masave parandaluese (si ato para tregtimit ashtu edhe pas tregtimit, siç janë kërkesat për informacion, skemat e sigurimit të cilësisë, detyrimet e kontrollit mbi proceset e prodhimit dhe shpërndarjes, tërheqja dhe ndalimi i produktit, shkëmbimi i sistemeve të informacionit dhe dispozitat e mbikëqyrjes së tregut); ii) masave korrigjuese (duke u dhënë konsumatorëve akses në skema kompensimi të duhura dhe lehtësisht të arritshme, domethënë përmes rregullave të rrepta të përgjegjësisë); fusha e veprimit e këtij komponenti është gjithepërfshirëse, sepse nuk ka të bëjë vetëm me legjislacionin e produktit dhe shërbimeve të përgjithshme, por me të gjithë sektorët e produkteve dhe shërbimeve (ushqim, ilaçe, kozmetikë, lodra, makina, 11
Dhjetor 2017 pajisje shtëpiake, substanca kimike, kujdes shëndetësor, transport, kohën e lirë dhe aktivitete sportive, etj.).‐ Dëmshpërblimi i konsumatorit: dhënia e mjeteve të shpejta dhe të arritshme konsumatorëve, për të zbatuar të drejtat e tyre; përcaktimi i mjeteve të duhura juridike civile, penale dhe administrative; dhënia e statusit ligjor grupeve të konsumatorëve ose e drejta për të ndërmarrë veprime kolektive përpara gjykatave dhe tribunaleve; zhvillimi i skemave të pavarura dhe efektive të zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve (ADR).‐ Përfaqësimi i interesave kolektive të konsumatorëve: promovimi dhe ofrimi i mbështetjes për grupet e konsumatorëve; rritja e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të konsumatorëve në procesin e vendimmarrjes; krijimi i trupave të konsultimit, etj.‐ Qasja në shërbimet me interes të përgjithshëm ekonomik, pra dhënia e aksesit efektiv të gjithë konsumatorëve në mallra dhe shërbime bazë siç janë ofrimi i kujdesit shëndetësor, ushqimit, strehimit, ujit, energjisë, telekomunikacionit, transportit dhe shërbimeve financiare bazë.2.4 Politika e integrimitNdërsa politika për konsumatorin është bërë një fushë e veçantë e veprimit, ajo gjithashtu kalidhje të drejtpërdrejta me disa politika të tjera të mëdha. Politika e konsumatorit ështëhorizontale për nga natyra, pasi konsumatorët mund të preken nga shumica e politikave tëShteteve Anëtare të BE-së. Politika e mbrojtjes së konsumatorit shtrihet në të gjitha politikatekonomike dhe sociale pa u kufizuar në ndonjë nga këto në veçanti. Ligji për konsumatorinshtrihet në të gjitha kategoritë tradicionale të ligjit, pa qenë pjesë e ndonjë prej tyre.Pranimi i dimensionit horizontal të politikës për konsumatorin ka ndikim të dyanshëm:‐ së pari kërkon që konsideratat e mbrojtjes së konsumatorit të shqyrtohen nga politikë- bërësit gjatë përcaktimit ose zbatimit të politikave të tjera shtetërore;‐ së dyti, kërkon krijimin e mekanizmave ose strukturave ndërinstitucionale, të cilat do ta bëjnë të mundur dhe efektiv integrimin dhe koordinimin me ministritë e tjera ose institucionet shtetërore.Këtij parimi i kushtohet edhe më shumë vëmendje në Traktatin e Lisbonës, ku ai bëhet njëparim i përgjithshëm i së drejtës europiane (Neni 12 i këtij Traktati). Ilustrimet e këtyrefushave të lidhura ngushtë janë siguria ushqimore, bujqësia, konkurrenca, shërbimetfinanciare, shërbimet publike (telekomunikacioni, energjia, transporti), turizmi dhe mbrojtja emjedisit.Gjithashtu, neni 38 i Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian, si burimi më irëndësishëm i BE-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, identifikon të drejtën për t'umbrojtur si konsumator si një nga të drejtat themelore të çdo personi në BE dhe theksonrëndësinë e marrjes parasysh të interesave të mbrojtjes së konsumatorit gjatë përcaktimit tëpolitikave të tjera.Normat e legjislacionit shqiptar për konsumatorin gjithmonë do të zbatohen për çdomarrëdhënie biznes-konsumator, pra një marrëdhënie ku njëra palë është tregtari dhe palatjetër është konsumatori. Në mënyrë tipike, kjo do të jetë një marrëdhënie kontraktuale, porqëllimi i legjislacionit për konsumatorin tejkalon në masë të konsiderueshme marrëdhënien 12
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin kontraktuale dhe fusha e tij e veprimit është gjithashtu edhe jashtë-kontraktore siç ështërasti, për shembull, me forma të caktuara të praktikave të padrejta tregtare kur ligji përkonsumatorin zbatohet njësoj.Për të kuptuar fushën e veprimit të dispozitave të ligjit për konsumatorin, është thelbësore tëkuptohet domethënia e nocionit të tregtarit dhe konsumatorit. Tregtari përkufizohet si njëperson fizik ose juridik i cili vepron për qëllime që lidhen me tregtinë, biznesin, zanatin oseprofesionin e tij dhe cilido që vepron në emër të ose për tregtarin. E rëndësishme është qënuk ka lidhje nëse tregtari është privat apo publik, pra lloji i pronësisë së tregtarit nuk kufizondhe nuk pengon zbatimin e regjimit të ligjit për konsumatorin.Konsumator është çdo person fizik i cili vepron për qëllime që janë jashtë punës, biznesit,zanatit ose profesionit të tij. Në rastin e të ashtuquajturave transaksione me qëllim tëdyfishtë, kur konsumatori vepron brenda dhe jashtë biznesit të tij, për zbatimin e regjimit tësë drejtës së konsumatorit, duhet të verifikohet mbizotërimi i komponentit jashtë punës,biznesit, zanatit ose profesionit të tij. Për shembull, në rastin e një konsumatori i cili ështëavokat dhe blen një kompjuter që ai planifikon të përdorë si për punën e tij ashtu edhe përqëllime që nuk lidhen me punën, në kohën e lirë, regjimi i konsumatorit ndoshta nuk do tëishte i zbatueshëm pasi avokati do të përdorë patjetër kompjuterin më shumë për qëllimebiznesi sesa për qëllime jo-biznesi. Nga ana tjetër, një avokat i punësuar në një kompani qëblen një kompjuter për shtëpinë e tij që nganjëherë mund ta përdorë për të shkruar disa e-mail për punë, ndoshta do të trajtohet sipas regjimit të ligjit për konsumatorin. Në çdo rast,kjo do të vërtetohet gjithmonë rast pas rasti në përputhje me rrethanat dhe karakteristikat etij.2.5 Disa nga çështjet historike të GJED-së lidhur me legjislacionin e konsumatoritNë çështjen e famshme Cassis de Dijon (Çështja 120/78 Reëe Zentral kundërBundesmonopolverwaltung für Branntwein (Cassis de Dijon) [1979]), Gjykata vuri në dukjese një rregull gjerman objekt shqyrtimi, që ndalonte reklamën e likerit francez me boronica tëzeza në Gjermani, ishte në kundërshtim me rregullat europiane për lëvizjen e lirë tëmallrave, meqë i njëjti qëllim i mbrojtjes së konsumatorit mund të arrihej përmes detyrimitpër të informuar për përmbajtjen e alkoolit dhe vendin e origjinës së produktit. Prandaj,GJED-ja u shpreh se kërkesat e vendosura për dhënien e informacionit, konsideroheshin tëmjaftueshme për të arritur të njëjtat efekte mbrojtëse si rregullat gjermane mbi ndalimin, porato ishin më pak kufizuese pasi reklama e likerit do të lejohej e ndjekur me dhënien e tëgjithë informacionit përkatës.Po ashtu, Gjykata theksoi rëndësinë dhe fuqinë e informacionit në çështjen Petillant DeRaisin (çështja 179/85 Komisioni kundër Republikës Federale të Gjermanisë [1986]). Kjoçështje ka të bëjë me tregtimin e një pijeje franceze Pettilant De Raisin, e cila tradicionalishtështë e paketuar në një shishe të veçantë, por reklama e saj në atë shishe nuk lejohej nëGjermani nga frika se kjo lloj shisheje mund të mashtronte konsumatorët. Rrjedhimisht,GJED-ja theksoi se ndalimi i plotë i reklamës do të zëvendësohej me detyrimin për të ofruarinformacion i cili do t'i mbrojë konsumatorët.Një qasje e ngjashme është ndjekur në çështjen që ka të bëjë me ndalimin nga Italia tëreklamës të djathit me përmbajtje të pamjaftueshme yndyre, duke vlerësuar justifikimin e tijnë bazë të tregtisë së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorit (çështja C-210/89, Komisionikundër Italisë [1990]). Konkretisht, Gjykata vendosi se do të ishte e mjaftueshme qëautoritetet italiane të vendosnin detyrime për dhënie informacioni mbi \"përmbajtjen aktuale të 13
Dhjetor 2017 yndyrës së djathërave me qëllim që konsumatorët të bëjnë zgjedhjen e tyre duke qenë nëdijeni të plotë të fakteve\".3. Dispozitat thelbësore të Ligjit Shqiptar për Mbrojtjen e Konsumatorit3.1 Praktikat e padrejta tregtare3.1.1 Fusha e gjerë e veprimitRregullat mbi praktikat e padrejta tregtare janë tërësia e rregullave më të fuqishme dhe mëtë plota të të gjithë legjislacionit për konsumatorin. Ato mundësojnë mbrojtjen e konsumatoritnga një numër sa më i madh i tregtarëve të përfshirë në praktikat e padrejta tregtare. Nëthelb, rregulli i përgjithshëm është që çdo shkelje e të drejtave të konsumatorit dhelegjislacionit të konsumatorit nga tregtari (gjithashtu) përfaqëson një formë të praktikëstregtare të padrejtë. Rregullat për praktikat e padrejta tregtare janë transpozuar plotësisht nëligjin shqiptar nga Direktiva 2005/29/EC për praktikat e padrejta tregtare. Objektivi kryesor ikëtyre rregullave është të sigurohet një nivel i përgjithshëm i avancuar i drejtësisë nëmarrëdhëniet biznes-konsumator në treg. Në përputhje me një qasje të tillë, çdo praktikëtregtare e cila gjykohet se është e padrejtë, duhet të ndalohet dhe të dënohet në mënyrën eduhur.Praktika tregtare është çdo veprim, mosveprim, mënyrë sjellje ose përfaqësim, komunikimtregtar, përfshirë këtu publicitetin dhe tregtimin, nga tregtari, që lidhet drejtpërdrejt mepromovimin, shitjen ose furnizimin e një malli tek konsumatorët. Është e qartë se nocioni ipraktikës tregtare është përkufizuar gjerësisht si i tillë që mbulon jo vetëm sjelljen aktive, poredhe pasive të tregtarit, d.m.th. mosbërjen e diçkaje nga tregtari, gjë që tregon se sajashtëzakonisht e gjerë është fusha e zbatimit të këtyre dispozitave. Ai gjithashtu mbulon simarrëdhënien kontraktuale ashtu edhe atë jashtë kontraktuale ndërmjet tregtarit dhekonsumatorit.Nëse një praktikë tregtare është e drejtë ose jo, gjithmonë duhet të vlerësohet në përputhjeme metodën e vlerësimit me tre hapa, e detyrueshme për t`u aplikuar, duke marrë si pikëkryesore referimi konsumatorin mesatar.3.1.2 Konceptet e konsumatorit mesatar dhe konsumatorit vulnerabëlKonsumatori mesatar është standardi kryesor për vlerësimin nëse një praktikë tregtare ështëose jo e drejtë. Konsumatori mesatar është standard i sjelljes së pritshme të një konsumatorishqiptar në treg; ai, në terma normative, parashikon se si duket zakonisht sjellja ekonsumatorit gjatë marrjes së vendimeve të tij ekonomike. Domethënë, që një praktikëtregtare të konsiderohet e padrejtë, një kusht i domosdoshëm është që ajo të ketë disaefekte mbi një konsumator, që të pengojë zgjedhjen e tij të lirë dhe të informuar. Për të bërëkëtë vlerësim mbi praktikën, konsumatori mesatar shqiptar merret si standard dhe autoritetikompetent duhet të ketë gjithmonë parasysh sjelljen dhe reagimet e tij kur vendos nëse njëpraktikë tregtare është e padrejtë apo jo.Një konsumator mesatar përkufizohet një konsumator i matur dhe i kujdesshëm, i mirëinformuar në mënyrë të arsyeshme. Ky përkufizim tregon mirë se objektivi i mbrojtjes sëkonsumatorit nuk është një konsumator i rastësishëm, i pamatur, i cili nuk mendon shumëkur vepron në treg, i cili nuk mbledh informacion ose nuk krahason produkte të ndryshme, 14
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin por një konsumator i cili bën disa përpjekje, kërkon vazhdimisht informacionin dhe sillet mekujdes në treg.Rrjedhimisht, një autoritet kompetent, gjatë vlerësimit nëse ka pasur, për shembull, një rasttë një informacioni të mangët çorientues si formë e praktikës të padrejtë tregtare, d.m.th.nëse tregtari ka dhënë të gjithë informacionin e rëndësishëm në publicitetin e tij, gjithmonëmerr si model një konsumator mesatar për të verifikuar cili është informacioni i rëndësishëmqë atij i duhet për të marrë një vendim të informuar dhe racional ekonomik, si dhe nëse kyinformacion është dhënë nga tregtari në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme përkonsumatorin, në mënyrë që ai të mund ta përdorë atë vërtet.Konsumatori mesatar zakonisht përfaqëson një model të një konsumatori mesatar shqiptar,d.m.th. një anëtar mesatar i grupit të përgjithshëm të konsumatorëve shqiptarë, pa marrëparasysh karakteristikat dhe veçoritë e tyre. Sidoqoftë, në rastet kur një praktikë tregtare idrejtohet një grupi konsumatorësh, për shembull publiciteti i pajisjeve për rruajtjen emeshkujve, si një konsumator mesatar duhet të merret një anëtar mesatar i grupit të cilit idrejtohet një praktikë e caktuar tregtare, pra një burrë mesatar mbi të pesëmbëdhjetat. Nëkëto raste, sjellja e pritshme e konsumatorit është e njëjtë me konsumatorin mesatar tëpërgjithshëm të atij grupi të veçantë, domethënë është një konsumator i arsyeshëm i mirëinformuar dhe i matur, por fokusohet vetëm në një grup më të vogël të caktuarkonsumatorësh.Megjithatë, përveç këtij kriteri të përgjithshëm të konsumatorit mesatar, rregullat për praktikate padrejta tregtare kanë sjellë gjithashtu standardin e një konsumatori të dobët (vulnerabël)si një standard dytësor. Në fakt, kur një praktikë tregtare drejtohet ndaj një grupikonsumatorësh të cilët janë veçanërisht të dobët për shkak të disa karakteristikave të tyre,për shkak të moshës, besimit, dobësisë fizike ose mendore, nëse një praktike tregtare ështëe drejtë ose jo, duhet të vlerësohet gjithmonë nga perspektiva e një anëtari mesatar të njëgrupi të tillë dhe jo të një grupi të përgjithshëm konsumatorësh mesatar.Si pasojë, Komisioni Shqiptar i Mbrojtjes së Konsumatorit duhet të marrë, si një standard tëpritshëm të sjelljes, sjelljen e konsumatorit i cili është më i ndjeshëm ndaj taktikave tregtaretë tregtarit sesa në rastin e një praktike të drejtuar një konsumatori mesatar të zakonshëm.Prandaj, në rast të një konsumatori të moshuar, kërkesat e vendosura ndaj tregtarit përpraktikat tregtare duhet të jenë më të rrepta. Tregtari nuk duhet të përfitojë nga dobësia ekonsumatorit, kjo konsiderohet thjesht e padrejtë. Në këtë mënyrë, ligji i konsumatorit tregonplotësisht mirë komponentët e tij të drejtësisë sociale, dhe mënyrën se si synon të mbrojëata që janë veçanërisht të pambrojtur.Shembujt e praktikave tregtare drejtuar konsumatorit të pambrojtur përfshijnë format epublicitetit që synojnë fëmijët të cilët nuk janë të vetëdijshëm për kuptimin e tyre dhe që nukmund t'i përgjigjen siç duhet taktikave tregtare të tregtarëve. Për shembull, mesazhet ekomunikimit tregtar të cilat janë bërë për të ndikuar tek fëmijët për të bindur prindërit e tyreqë t'i blejnë atyre lodrën e reklamuar. Po kështu, publiciteti i mallrave ose praktikat agresivedrejtuar popullsisë së moshuar duhet të konsiderohen si praktikë tregtare, drejtësia e të cilësdo të vlerësohet duke marrë si pikë referimi një konsumatori të pambrojtur, pasi të dhënatempirike tregojnë se ata janë më naivë dhe më të ndjeshëm se konsumatorët mesatarë.3.1.3 Metoda e tre hapave për vlerësimin e praktikës tregtarePër të vlerësuar nëse një praktikë tregtare është e drejtë ose jo, gjithmonë duhet të përdoretnjë mekanizëm ose metode me tre hapa. Si rrjedhojë, autoriteti kompetent shqiptar(autoriteti administrativ ose Gjykata) duhet t'i ndjekë këto tri hapa në një rend hierarkik të 15
Dhjetor 2017 përcaktuar në mënyrë strikte nga Direktiva Europiane 2005/29/EC për praktikat e padrejtatregtare, të transpozuara në ligjin shqiptar. Radha e zbatimit të këtyre hapave është shumë erreptë dhe nuk lejohet asnjë përjashtim. Secili nga këto hapa i nënshtrohet shqyrtimit tëdetajuar të mëtejshëm thelbësor në këtë pjesë të Guidës.Hapi i parë është të verifikohet nëse një praktikë tregtare mund të përfshihet në një ngatridhjetë e një shembujt konkretë shterues të praktikave tregtare që janë gjithmonë tëpadrejta, në çdo rrethanë. I tillë do të jetë rasti për shembull, me publicitetin e një produkti,duke pretenduar në mënyrë të rreme se mund të kurojë sëmundjet, keqfunksionimet osekeqformimet, kur tregtari pretendon se një çaj i veçantë shëron gripin, por kjo nuk është evërtetë. Një shembull tjetër është kur tregtari këmbëngul që konsumatorët të blejnë njëprodukt duke pretenduar se në rast se konsumatori nuk e blen, jeta ose puna e tregtarit dotë vihet në rrezik, p.sh. ai duhet t’i shesë një fshesë me korrent konsumatorit, përndryshetregtari do të humbasë punën pasi ai ka një kuotë ditore që duhet ta plotësojë dhe ështëbabai i pesë fëmijëve të vegjël.Nëse një praktikë tregtare nuk mund të përfshihet në një nga këto tridhjetë e një shembujtkonkretë të praktikave tregtare të cilat janë gjithmonë të padrejta, autoriteti kompetentshqiptar duhet të ndjekë hapin e dytë duke vlerësuar nëse praktika tregtare është e drejtëose jo, bazuar në një nga tre klauzolat e përgjithshme. Këto janë klauzolat për praktikatçorientuese, informacionin e mangët çorientues dhe praktikat agresive. Qëllimi i tyre kryesorështë të sigurojnë që praktika tregtare të mos rrezikojë aftësinë e konsumatorit për të marrënjë vendim të informuar dhe të lirë, domethënë vendimi ekonomik i konsumatorit për të blerëose për të përdorur një produkt është marrë bazuar në gjithë informacionin përkatës, i ciliduhet të jetë i vërtetë, dhe pa ndërhyrje të papërshtatshme të tregtarit në lirinë evendimmarrjes së konsumatorit.Në përfundim, nëse një praktikë tregtare nuk gjykohet e padrejtë për shkak të një nga treklauzolat e përgjithshme në hapin e dytë, hapi i tretë dhe i fundit që duhet përdorur është tëvlerësohet nëse një praktikë tregtare është e padrejtë për shkak të një klauzole tëpërgjithshme të drejtësisëë. Një klauzolë e përgjithshme e tillë është mekanizmi më abstraktpër vlerësimin e drejtësisë së një praktike tregtare me metodën e tre hapave. Prandaj, që njëpraktikë të jetë e padrejtë për shkak të klauzolës së përgjithshme të drejtësisë, ajo duhet tëpërmbushë dy kushte së bashku: i) të jetë në kundërshtim me kërkesat e kujdesitprofesional, dhe ii) të shtrembërojë ndjeshëm sjelljen ekonomike në lidhje me një produkt tënjë konsumatori mesatar. Prandaj, autoriteti kompetent duhet të kontrollojë plotësimin e tëdy kushteve.Në rast se një praktikë tregtare kalon testet e parashikuara nga të tre hapat pa e deklaruaratë si të padrejtë, një praktikë e tillë e tregtarit konsiderohet e drejtë dhe, për rrjedhojë, eligjshme dhe e lejuar.Më poshtë jepet një shpjegim i hollësishëm lidhur me të tre hapat që duhen ndjekur. Hapi 1: Tridhjetë e një shembuj konkretë të praktikave tregtare të cilat janë gjithnjë të padrejtaLegjislacioni shqiptar rendit tridhjetë e një shembuj konkretë më të zakonshëm të praktikaveçorientuese dhe agresive, të cilat gjithmonë, në çdo rast dhe në çdo rrethanë, do tëkonsiderohen të padrejta dhe prandaj duhet të ndalohen dhe të dënohen. Siç u theksua mëlart, praktikat çorientuese janë ato që rrezikojnë zgjedhjen e informuar të konsumatorit dhepraktikat agresive janë ato që pengojnë konsumatorin të marrë lirisht vendimin e tijekonomik. 16
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin Format e 31 (tridhjetë e një) praktikave tregtare që janë gjithmonë të padrejta, siç janërenditur në nenin 17 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, janë:1. Pretendimi i të qenit nënshkrues në një kod sjelljeje, kur tregtari nuk është.Shembull: një tregtar që shet fruta pretendon se është jetë anëtar i një shoqate prodhuesishtë frutave organike, kur ai nuk është pjesë e saj. Kjo dispozitë mbron konsumatorin ngadeklarata çorientuese në lidhje me kodet e sjelljes si forma të rregullimit privat të zhvilluarnga grupi i tregtarëve të bashkuar në shoqata të ndryshme si Shoqata e Prodhuesve tëFrutave Organike ose Shoqata e Agjencive të Udhëtimit.2. Përdorimi i një marke të besueshme, marke cilësie apo i një marke të njëvlershme, paautorizimin e nevojshëm.Shembull: tregtari i cili përdor pa autorizim etiketat e BE ose kombëtare. Prodhuesi i njëlodre shton në paketim një pretendim se lodra është 'produkt me siguri të testuar' nga njëorganizëm certifikimi i njohur edhe pse organi certifikues ka testuar vetëm sistemin e cilësisësë prodhuesit.3. Pretendimi se një kod sjelljeje ka miratimin e një organizmi publik apo të një organizmitjetër, kur ai nuk e ka një të tillë.Shembull: Shoqata e supermarketeve pretendon se kodi i saj i sjelljes është miratuar nga njëorganizatë kombëtare konsumatori, kur nuk është e vërtetë.4. Pretendimi se një tregtar (përfshirë edhe praktikat e tij tregtare) ose një mall apo shërbimështë miratuar ose autorizuar nga një organizëm publik apo privat kur nuk është e vërtetë,ose ngritja si një pretendim në mospërputhje me kushtet e miratimit apo autorizimit.Shembull: një tregtar pretendon se një produkt që ai ofron për shitje është \"me siguri tëtestuar\" nga një organizëm i njohur certifikimi, ndërkohë që nuk është.5. Bërja e një ftese për blerje malli ose shërbimi me çmim të specifikuar, pa njoftuar përekzistencën e çfarëdo dyshimi të arsyeshëm, që mund të ketë tregtari për mundësinë e tij tëofrimit apo furnizimit të mallrave apo shërbimeve, ose të sigurimit të një tregtari tjetër përfurnizimin e këtyre mallrave apo shërbimeve, ose edhe të njëvlershme me to, me të njëjtinçmim, për një periudhë kohe dhe në sasi që janë të arsyeshme, duke marrë parasysh mallinapo shërbimin, shkallën e publicitetit të mallit apo shërbimit dhe çmimin e ofruar (publicitetjoshës).Shembull: një tregtar që e josh konsumatorin me oferta ose ulje tërheqëse, kur tregtari e diose duhet ta dijë se ai ose nuk mund t'i ofrojë fare këto produkte ose mund të ofrojë vetëmnjë numër të pamjaftueshëm. Për më tepër, produktet ofrohen në kushte të veçanta kutregtari nuk e bën të qartë nëse oferta është e vlefshme vetëm për një sasi të kufizuarproduktesh apo periudhë të kufizuar.6. Bërja e një ftese për blerje malli ose shërbimi me çmim të specifikuar dhe më pas:a) refuzimi për t’i treguar konsumatorit këtë artikull;b) refuzimi për marrjen e porosive ose të dorëzimit brenda një afati të arsyeshëm kohor përkëtë artikull;c) ekspozimi i një mostre me të meta, me synimin që të promovojë një mall ose shërbimtjetër. 17
Dhjetor 2017 Shembull: një pronar dyqani reklamon një aparat fotografik të një prodhuesi të njohurgjerman për çmimin prej 100 eurosh. Megjithatë, kur konsumatori shkon në dyqan për tëblerë këtë aparat, tregtari:a) refuzon t’i tregojë konsumatorit atë aparat fotografik; oseb) refuzon t'ia shesë atë konsumatorit, osec) tregon vetëm një mostër me defekt të atij aparati fotografik.Të gjitha këto tre veprime alternative bëhen nga tregtari me qëllim të nxitjes së konsumatoritpër të blerë një produkt tjetër, p.sh. një aparat tjetër përveç atij të reklamuar.7. Deklarimi i rremë që një mall ose shërbim është i disponueshëm vetëm për një kohëshumë të kufizuar, ose që është i disponueshëm në kushte të veçanta vetëm për një kohëshumë të kufizuar, me qëllim që të privojë konsumatorët nga mundësia ose koha emjaftueshme për të bërë një zgjedhje të informuar dhe t’i nxitë ata për një vendim tëmenjëhershëm.Shembull: një ofertë e cila thotë: “Blini telefonin celular të reklamuar në 24 orët e ardhshmedhe ju do të paguani gjysmën e çmimit normal! Mos vononi! Oferta skadon sot në mesnatë.Ky produkt kurrë nuk do të ofrohet përsëri. Blini tani!” Nëse një ofertë e tillë vazhdon edhepas skadimit të periudhës së përmendur, kjo sjellje do të përbënte një praktikë tregtare tëlistës së zezë.Po kështu, shembulli i kësaj praktike të padrejtë tregtare do të ishte një reklamë online:\"Rezervoni tani, dhoma e fundit në dispozicion\", ndërsa në të vërtetë disa dhoma janë endenë dispozicion.8. Angazhimi për t’u ofruar shërbime pas shitjes konsumatorëve, me të cilët tregtari kakomunikuar përpara transaksionit në një gjuhë të ndryshme nga gjuha shqipe dhe më pasbërja e këtij shërbimi e disponueshme vetëm në gjuhë tjetër, pa ia bërë të qartëkonsumatorit përpara se ai të marrë përsipër transaksionin.Shembull: tregtari pretendon se blerja e njërit prej kompjuterëve të tij përfshin mbështetjeteknike falas pas shitjes për një vit pas blerjes së tij. Megjithatë, pas blerjes, konsumatorikupton se të gjitha shërbimet pas shitjes ofrohen vetëm në gjuhën angleze dhe jo në gjuhënqë konsumatori mund të kishte pritur bazuar në komunikimin e tij paraprak me tregtarin, gjëpër të cilën tregtari nuk e informoi konsumatorin.9. Deklarimi apo edhe krijimi i përshtypjes se një mall ose shërbim mund të shitet ose tëfurnizohet ligjërisht, kur kjo gjë nuk është e mundur.Shembull: tregtari reklamon se ai po shet një specie të mbrojtur të një bime shitja e të cilësndalohet me ligj.10. Paraqitja e të drejtave, të dhëna konsumatorëve nga ligji, si një tipar i veçantë i ofertëssë tregtarit.Shembull: tregtari paraqet një garanci ligjore (e cila kërkohet nga ligji - shih kapitullin 3.3 përkontratat e shitjes së konsumatorit) të një produkti, duke pretenduar se është tipar i njëprodukti specifik që tregtari ofron për shitje, kur në fakt ajo është pjesë e detyrueshme egarancisë ligjore.11. Përdorimi i përmbajtjes editoriale në media për të promovuar një mall ose shërbim, kurtregtari ka paguar për promovimin, pa e bërë këtë të qartë në përmbajtje ose nëpërmjetfotove apo tingujve qartësisht të identifikueshëm nga ana e konsumatorit. 18
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin Shembull: tregtari jep përshkrime shkencore të vlerave të një paste të re dhëmbësh nga njëmjek, pa e bërë të qartë se tregtari ka paguar për redaktimin shkencor.12. Deklarimi thelbësisht i pasaktë për natyrën apo shkallën e rrezikut ndaj sigurisëpersonale të konsumatorit ose familjes së tij, në rast se konsumatori nuk e blen mallin oseshërbimin (loja e gabuar me frikën nga rreziku i sigurisë).Shembull: tregtari paraqet statistika të rreme ose të pasakta për vjedhjet ose krimet në zonënga tregtari për të tërhequr konsumatorët që të blejnë një sistem alarmi me qëllim mbrojtjene apartamenteve të tyre. Tregtari më pas qëllimisht nuk thotë se statistika është marrë nganjë zonë me krim të lartë në qytet dhe për këtë arsye nuk është përfaqësuese e zonës kujeton konsumatori.13. Promovimi i një produkti të ngjashëm me një produkt të bërë nga një prodhues i veçantënë një mënyrë që qëllimisht çorienton konsumatorin që ai të besojë se produkti ështëprodhuar nga i njëjti prodhues, kur nuk është në të vërtetë.Shembull: krijimi i konfuzionit për emrat e markave nëpërmjet përdorimit të një prezantimiapo etiketimi të ngjashëm me atë të prodhuesve të tjerë. Për shembull, i tillë do të ishte rastii shitjes së një çante që i ngjan shumë çantës së një prodhuesi tjetër, saqë konsumatorimesatar nuk mund të dallojë lehtë çantën e markës dhe atë që shitet në atë dyqan.14. Ngritja, funksionimi ose promovimi i skemave piramidale, ku një konsumator paguan përtë pasur mundësinë e përfitimit të një shpërblimi, që rrjedh kryesisht nga përfshirja ekonsumatorëve të tjerë në skemë sesa nga shitja apo konsumi i mallrave ose shërbimeve.Shembull: një skemë e marketingut në rrjet që funksionon si piramidë: një person qëdëshiron të bashkohet në një rrjet që shet disa produkte bukurie si shitës duhet të paguajënjë tarifë pranimi dhe shpërblimi i tij kryesor vjen nga rekrutimi i personave të tjerë në tënjëjtin rrjet. Skema të tilla piramidale janë të ndaluara.15. Pretendimi se një tregtar do të ndërpresë tregtimin apo do të ndërrojë mjedisin e punës,kur ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë.Shembull: tregtari pretendon në mënyrë mashtruese se dyqani i tij do të mbyllet për tëtërhequr konsumatorët që të blejnë produktet e tij, p.sh. “Fundi i qirasë - gjithçka duhet tëshitet deri të premten; ulje për shkak të mbylljes”.16. Pretendimi se mallrat ose shërbimet kanë aftësi të lehtësojnë fitimin në lojërat e fatit.Shembull: Oferta e tregtarit që thotë: “Së fundi, ju mund të fitoni lotarinë! Blini sistemin e ri tëalgoritmit që do t'ju ndihmojë të fitoni lotarinë”.17. Pretendimi i rremë se një mall ose shërbim ka aftësi të kurojë sëmundje, mosfunksionimapo deformim të organeve.Shembull: Një tregtar pohon se një produkt i caktuar mund të kurojë alergjitë, kur në fakt nukmundet: \"Si do të ndiheshit me kokën plot me flokë? 10 vjet më i ri? Xhel i Mrekullisë përrritjen e flokëve është një produkt i provuar dhe i testuar për mbirjen e flokëve!\" (Ju lutemvini re se kërkesat për shëndetin në reklama mund të mbulohen edhe nga legjislacioni tjetërshëndetësor dhe farmaceutik i sektorëve të veçantë).18. Përçimi i informacionit në thelb të pasaktë për kushtet e tregut ose për mundësitë egjetjes së një malli ose shërbimi, me synimin e nxitjes së konsumatorit për të blerë mallinose shërbimin në kushte më pak të favorshme sesa kushtet normale të tregut. 19
Dhjetor 2017 Shembull: tregtari në mënyrë mashtruese paraqet veten si një shitës ekskluziv për të kërkuarnjë çmim më të lartë për një produkt të caktuar sesa çmimi i rregullt i tregut. Për shembull,dhe reklama në vijim do të ishte e ndaluar: \"Kjo markë rakete tenisi përdoret nga një lojtartenisi i famshëm dhe i suksesshëm! Edhe ju mund ta blini atë - vetëm në faqen tonë tëinternetit. Blijeni tani, sa ka akoma gjendje\", ndërsa e njëjta markë gjendet në shumë faqeinterneti nga shitës të ndryshëm me pakicë dhe me një çmim më të ulët.19. Pretendimi në një praktikë tregtare se do të ofrohet çmim promocional ose konkurrues,pa e dhënë në të vërtetë këtë çmim apo diçka të njëvlershme me të.Shembull: tregtari reklamon se konsumatori i cili blen një kuti me akullore të veçantë do tëmarrë pjesë automatikisht në një lotari që ofron çmime të shumta. Sidoqoftë, askujt nuk ijepet ndonjë çmim; kjo është një deklaratë çorientuese për të inkurajuar njerëzit që të blejnëkutinë e akullores.Kjo dispozitë zbatohet sa herë që konkurse ose promocione çmimesh përdoren si taktikatregtare për të tërhequr konsumatorët që të blejnë një produkt të caktuar, edhe psepërfundimisht asnjë çmim ose asnjë çmim i krahasueshëm me atë që përshkruhet, nuk ijepet ndonjë konsumatori.20. Përshkrimi i një malli ose shërbimi si “gratis”, “falas”, “pa pagesë” ose në një mënyrë tëngjashme, kur konsumatorit i duhet të paguajë sadopak përmbi koston e paevitueshme tëpërgjigjes ndaj praktikës tregtare, si dhe pagesës për dërgesën e mallit apo ofrimin eshërbimit.Shembull: Librashitësi reklamon se librat jepen falas, por në fakt konsumatori duhet tëpaguajë për librat dhe falas jepet çdo libër i tretë që blihet.21. Përfshirja në materialet e tregtimit e një fature ose dokumenti të ngjashëm, që kërkonpagesë, e cila i krijon konsumatorit përshtypjen se ai e ka porositur tashmë mallin e tregtuar,kur në fakt ai nuk e ka porositur.Shembull: tregtari i dërgon konsumatorit një broshurë për një enciklopedi të sapo publikuarsë bashku me një faturë që duhet paguar, në një mënyrë që konsumatori të besojë se ai eka porositur atë dhe se tani ai duhet të paguajë për të, kur nuk është kështu.22. Pretendimi i rremë ose krijimi i përshtypjes se tregtari nuk po vepron për qëllime tëlidhura me veprimtarinë e tij ekonomike, tregtare, profesionale ose paraqitja e rremë e vetessi konsumator.Shembull: tregtari paraqet veten si konsumator kur harton mendime pozitive në lidhje me njëhotel të caktuar, kur në të vërtetë ai është pronari i hotelit.23. Krijimi i përshtypjes së gabuar se shërbimi pas shitjes për një mall është i disponueshëmnë një shtet, përveç atij në të cilin shitet malli.Shembull: një tregtar po i shet një kompjuteri për konsumatorin në Francë, duke thënë sembështetja nëpërmjet telefonit për çdo pyetje në lidhje me produktin, ofrohet pa pagesë nëtë gjitha Shtetet e tjera Anëtare të Bashkimit Europian, kur në të vërtetë mbështetjetelefonike ofrohet vetëm në Francë dhe në Frëngjisht.24. Krijimi i përshtypjes se konsumatori nuk mund të largohet nga qendra e shitjes derisa tëpërfundohet kontrata.Shembull: konsumatori hyn në një dyqan dhe tregtari pretendon se ka mbyllur derën edyqanit, duke thënë se konsumatori do të lejohet të largohet vetëm nëse blen një nga 20
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin produktet e ofruara. Mjafton që tregtari t'i japë konsumatorit përshtypjen se ai nuk mund tëlargohet nga ambienti; nuk kërkohet që ai të ketë kyçur fizikisht konsumatorin.25. Kryerja e vizitave personale në banesën e konsumatorit, duke shpërfillur kërkesën ekonsumatorit për t’u larguar ose për të mos u rikthyer, me përjashtim të rasteve dhe brendakufijve të justifikueshëm për zbatimin e një detyrimi kontraktual.Shembull: një tregtar që shet servise tavolinash në banesën e konsumatorit dhe i cili nëmënyrë këmbëngulëse përpiqet të bindë konsumatorin që të blejë, ndonëse konsumatori eka bërë të qartë se nuk dëshiron të blejë ndonjë produkt nga tregtari. Një sjellje e tillë evazhdueshme tregtare mund t'i shtyjë konsumatorët në blerjen e produktit të ofruar për tëshpëtuar nga tregtarin.Nuk do të konsiderohet rast i praktikës së padrejtë tregtare situata ku tregtari vazhdimishtkthehet në shtëpinë e konsumatorit përkundër kërkesës së tij për të mos shkuar më, kur katë bëjë me kërkesën për pagesën që duhet të bëjë konsumatori për diçka që ky i fundit kaporositur dhe akoma nuk ka paguar, si për shembull fatura e përdorimit të ujit ose librat qëka porositur konsumatori.26. Bërja e kërkesave të vazhdueshme dhe të padëshiruara, nëpërmjet telefonit, faksit, e-mailit ose mjeteve të tjera të komunikimit në distancë, me përjashtim të rasteve dhe brendashtrirjes së justifikueshme për zbatimin e një detyrimi kontraktual.Shembull: tregtari dërgon shumë e-maile ose SMS tek konsumatori për një produkt tëcaktuar edhe pse konsumatori ka kërkuar qartë që kjo praktikë të ndalojë. Kjo nuk e pengondomosdoshmërisht një tregtar që të bëjë kërkesa të vazhdueshme për të kërkuar pagesënnga konsumatori për diçka që ai ka porositur dhe akoma nuk ka paguar.27. Kërkesa ndaj një konsumatori, i cili dëshiron të marrë policën e sigurimit, që të sigurojëdokumente, të cilat, në mënyrë të arsyeshme, nuk mund të konsiderohen të përshtatshmepër të vendosur nëse pretendimi ishte i vlefshëm, ose dështimi sistematik për t’iu përgjigjurkorrespondencës përkatëse, për të zhbindur konsumatorin nga ushtrimi i të drejtave të tijkontraktuale.Shembull: siguruesi kërkon që konsumatori, i cili dëshiron të kërkojë kompensim përvjedhjen ose humbjen e sendeve personale nga bagazhi, të paraqesë faturat e të gjithasendeve për të cilat është bërë kërkesa, pasi faturat për të gjitha sendet nuk do tëkonsiderohen të pranueshme. Ky parashikim siguron që konsumatori të zbatojë me lehtësidhe me efikasitet politikën e tij të sigurimit.28. Përfshirja në një publicitet të nxitjes së drejtpërdrejtë drejtuar fëmijëve për të blerë mallraapo shërbime, ose për të bindur prindërit e tyre apo persona të tjerë të rritur për të blerë këtomallra apo shërbime.Shembull: “Kjo video tani është në treg – bëhuni i pari mes miqve tuaj që e ka, prandajtregojani menjëherë mamasë tuaj që t’ua marrë sa më shpejt që të jetë e mundur!”; “Hejfëmijë! Merrini prindërit tuaj që t’ju blejnë DVD Trilogjia Batman!”; Lexoni aventurat eLepurushit në këtë libër të ri vizatime - kërkojani mamasë tuajt`jua blejë”.Ky rregull synon të mbrojë fëmijët (dhe prindërit e tyre) nga shenjëstrimi i tyre nga reklamatdirekte. Një element i nevojshëm për paanshmërinë e kësaj praktike është aspekti i \"nxitjessë drejtpërdrejtë\", që do të thotë se reklama duhet të synojë të ushtrojë presion tek fëmijëtose prindërit e tyre. 21
Dhjetor 2017 29. Kërkesa e pagesës së menjëhershme ose të shtyrë nga tregtari për mallrat aposhërbime, në lidhje me furnizimin ose kthimin apo ruajtjen e këtyre mallrave ashërbimeve të pakërkuara nga konsumatori.Shembull: Një tregtar i jep një konsumatori mallra ose shërbime të cilat nuk janë porositurparaprakisht (p.sh. tregtari i dërgon një libër konsumatorit, pa u kërkuar nga konsumatoridhe pastaj kërkon pagesën përkatëse).30. Informimi në formë të qartë i konsumatorit se punësimi apo jetesa e tregtarit vihet nërrezik, në rast se konsumatori nuk e blen mallin ose shërbimin.Shembull: tregtari që vjen në shtëpinë e konsumatorit për të shitur një fshesë me korrentpretendon se do të humbasë punën e tij nëse konsumatori nuk do të blejë fshesën mekorrent. Për zbatimin e kësaj dispozite, nuk ka rëndësi nëse është e vërtetë apo jo që punaose jeta e tregtarit mund të jetë në rrezik, mjafton që konsumatorit t`i bëhet ky lloj “presioni”.31. Krijimi i përshtypjes së gabuar se konsumatori ka fituar, do të fitojë ose do të fitojë nësekryen një veprim të caktuar, një çmim apo përfitim tjetër të njëvlershëm, kur në fakt: a) nukka asnjë çmim apo përfitim tjetër të njëvlershëm;b) ndërmarrja e çfarëdo veprimi për tëpretenduar një çmim ose çfarëdo përfitimi tjetër të njëvlershëm është objekt i pagesës sëparave nga konsumatori ose shkakton kosto.Shembull: tregtari informon konsumatorin se ai ka fituar një veturë si çmim, kur nuk ka çmim;ose nëse konsumatori duhet të blejë një produkt të caktuar ose duhet të paguajë një shumëtë caktuar parash për të kërkuar çmimin. Konsumatori nuk duhet të ketë asnjë kosto për tëpaguar, qoftë edhe një kosto të vogël si një bisedë telefonike ose një pullë, për të kërkuarçmimin që ka fituar. Hapi 2: Tre klauzola të vogla të përgjithshmeKarakteristika të përbashkëta për të tre klauzolatNëse një praktikë tregtare nuk mund të përfshihet në asnjë prej tridhjetë e një shembujvekonkretë të praktikave tregtare të padrejta, hapi i dytë është verifikimi i drejtësisë së së sajnë bazë të tre klauzolave të vogla të përgjithshme.Klauzola e parë është ajo për praktikat çorientuese, e cila synon që i gjithë informacioni që ijepet konsumatorit të jetë i saktë dhe i vërtetë;Klauzola e dytë është ajo për informacionin e mangët çorientues që garanton sekonsumatori ka marrë të gjithë informacionin e rëndësishëm që mund t’i duhet atij për tëbërë zgjedhje të informuar, dhe;Klauzola e tretë është klauzola për praktikën agresive që siguron një zgjedhje ekonomike tëkonsumatorit të çliruar çdo ndonjë presion i paligjshëm nga tregtari.Për të tre klauzolat e vogla të përgjithshme, është normale që të prezumohet në mënyrë tëparevokueshme shkelja e kujdesit profesional. Në këtë rast, ndryshe nga rasti i klauzolës tëpërgjithshme (hapi 3), KMK nuk ka nevojë të verifikojë nëse sjellja e tregtarit është nëkundërshtim me kërkesat e kujdesit profesional, për ndalimin e një praktike tregtare. Me fjalëtë tjera, tregtari nuk mund të mbështesë mbrojtjen e tij në arsyen që praktika e tij tregtare ecila është gjetur çorientuese ose agresive nuk është në kundërshtim me kërkesat e kujdesitprofesional. 22
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin Ajo që është gjithashtu e zakonshme për të tre klauzolat është se një praktikë e veçantëçorientuese ose agresive e tregtarit duhet të ketë ndikojë që konsumatori të bëjë të marrënjë vendim transaksioni të cilin ai nuk do ta kishte marrë, nëse praktika e padrejtë tregtarenuk do të kishte ndodhur. Nuk kërkohet që konsumatori me të vërtetë të marrë një vendim tëtillë, por vetëm një mundësi e thjeshtë e lidhjes shkakësore konsiderohet i mjaftueshëm përpërmbushjen e këtij kushti (pra, ndikimi në vendimarrje).Për shembull, ky kusht do të përmbushej lehtësisht në rastin e publicitetit kur tregtari ofronnjë paketë udhëtimi me një çmim të rremë, shumë më të ulët se ai që ai në të vërtetë vendosme qëllim që të tërheqë konsumatorët, pasi në këtë rast ekziston mundësia që ky publicitettë ndikojë në një vendim ekonomik të konsumatorit. Nuk kërkohet domosdoshmërisht njëprovë empirike që konsumatori të ketë shkuar fizikisht tek ajo agjenci udhëtimi ose të ketëlidhur kontratë për atë paketë udhëtimi, pasi një publicitet i tillë i rremë ka të ngjarë, kamundësi që të çorientojë një konsumator mesatar. Prandaj, ajo që kërkohet është njëmundësi e thjeshtë e cila vlerësohet në lidhje me reagimin dhe sjelljen e pritshme të njëkonsumatori mesatar në praktikë.Një vendim tregtar i cili duhet të merret nga konsumatori si pasojë e një praktike çorientueseose agresive gjithashtu përcaktohet në një mënyrë të gjerë. Një vendim tregtar është çdovendim i marrë nga një konsumator në lidhje me atë se si dhe në cilat kushte do të bëjëblerjen, do të paguajë tërësisht ose pjesërisht, do të mbajë ose do të shesë një produkt osedo të ushtrojë të drejtën kontraktuale në lidhje me produktin, apo nëse konsumatori vendostë veprojë ose të mos veprojë. Ajo që është e rëndësishme është që mund të vërehet se njëvendim tregtar nuk përfshin vetëm një vendim pozitiv të konsumatorit (për shembull për tëblerë një produkt të cilin tregtari e ofron në mënyrë agresive dhe të papranueshme përkonsumatorin), por edhe një vendim negativ.Një shembull i një vendimi negativ të konsumatorit do të ishte rasti kur tregtari vendos njëpengesë disproporcionale ose të madhe ndaj konsumatorit, kur ky vendos të zbatojë disanga të drejtat e tij sipas kontratës, për pasojë konsumatori vendos të mos e përdorë tëdrejtën e tij. Për shembull, në rastin e kontratës së shitjes larg qendrës së tregtimit, kurkonsumatori dëshiron të përdorë të drejtën e tij për t’u tërhequr lirisht nga një kontratë paasnjë justifikim ose sqarim, brenda periudhës katërmbëdhjetë ditore nga lidhja e kontratës,tregtari bën të detyrueshme një procedurë administrative të komplikuar dhe të paligjshme qëduhet të kryhet nga konsumatori si kusht që të lejohet të tërhiqet nga një kontratë. Në këtëmënyrë, tregtari pengon konsumatorin nga zbatimi i të drejtës së tij në një mënyrë të lehtë.Gjithashtu, në rastin e zbatimit të tre klauzolave të vogla të përgjithshme, efektet e njëpraktike, d.m.th. aftësia e saj për të ndikuar tek një zgjedhje e informuar dhe e lirë e njëkonsumatori, gjithmonë duhet të vlerësohen duke përdorur standardin e konsumatoritmesatar si pikë referimi kryesore. Konsumatori mesatar është, siç është theksuar më lart,një konsumator i cili është një konsumator i mirë informuar dhe i matur në masë tëpranueshme. Megjithatë, në rastet kur praktika të veçanta të tregtarit i drejtohenkonsumatorëve të pambrojtur ose të dobët, një anëtar mesatar i grupit të konsumatorëve tëpambrojtur do të merret si pikë referimi plotësuese, për shembull të një personi më tëmoshuar rreth moshës shtatëdhjetë e pesë vjeçare, nëse praktika e veçantë ka të bëjë mepopullatën mbi shtatëdhjetë vjeç.Është e domosdoshme që të gjitha këto elemente të shpjeguara më lart të merren gjithmonënë konsideratë nga Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit në procesin e vlerësimit nëse njëpraktike tregtare është e drejtë apo jo, sipas secilës nga tre klauzolat e vogla tëpërgjithshme. 23
Dhjetor 2017 Klauzola 1 - Praktika çorientueseKlauzola e vogël e përgjithshme për praktikat çorientuese mbron konsumatorët nga katërlloje të përgjithshme të praktikave të padrejta tregtare.Së pari, praktikat çorientuese janë, më shpesh, format e praktikave të padrejta tregtare kutregtari i jep konsumatorëve informacione të pavërteta dhe të rreme dhe ku dhënia e njëinformacioni të tillë të rremë bën ose mund të bëjë që konsumatori të marrë një vendimtregtar që ai përndryshe nuk do të kishte marrë. Siç mund të vërehet nga emri, thelbi në këtëparashikim është që tregtari gënjen konsumatorin, duke i dhënë atij informacion të pavërtetë.Ideja e këtij koncepti është shumë e ngjashme me një koncept të përgjithshëm të së drejtësprivate për mashtrimin.Shembujt e praktikave çorientuese me informacion të rremë përfshijnë rastet e mëposhtme:‐ “pija Stalinvodka ... e vetme vodka e vërtetë ruse” – ndërkohë që kjo vodkë prodhohet në Letoni;‐ “kredi tërësisht falas” – ndërsa konsumatori duhet të paguajë disa kosto administrative për të hapur dosjen e tij;‐ “produkti nuk përmban aditivë” – kur në të vërtetë ai përmban disa aditivë;‐ “dhomë me pamje nga deti” - ndërsa pamja është nga mali, ose jo drejtpërdrejt nga deti;‐ “pa OMGJ” – ndërkohë që përmban sojë, e cila vetë përmban OMGJ;‐ publiciteti i një makine si model i ri, ndërkohë që ajo është një model i vitit të kaluar.Së dyti, përveç dhënies së informacionit të rremë për konsumatorin, që është forma më ezakonshme e praktikave çorientuese, LMK parashikon një lloj tjetër praktike çorientuese, qëështë një praktikë tregtare e cila, në çfarëdo mënyre, duke përfshirë paraqitjen epërgjithshme, mashtron ose ka gjasa të mashtrojë konsumatorin mesatar, edhe nëseinformacioni është i saktë (neni 14, pika 1).Shembujt e praktikës çorientuese ku paraqitja e përgjithshme ka gjasa të mashtrojëkonsumatorin përfshijnë:‐ “Pajisjet IT: merrni teknologjinë më të fundit për 2900 lekë në muaj dhe mbështetje telefonike të pakufizuar” – konsumatori ka arsye të besojë se mbështetja është falas, por nuk është kështu;‐ Tarifat e telefonisë celulare: një çmim neto, por disa detyrime shtesë me shkronja të vogla, duke përfshirë opsionet bazë;‐ “Dhomë me pamje nga deti” – ndërsa dhoma ndodhet në anën e hotelit dhe ju mund të shihni vetëm një pjesë shumë të vogël të bregdetit;‐ “Zbritje deri në 80%” – ndërsa zbritjet e tilla vlejnë vetëm për një pjesë shumë të vogël të stokut ose shumica e zbritjeve janë shumë më të ulëta se 80%.Sipas LMK, për ndalimin e një praktike tregtare për shkak të njërës nga dy format esipërpërmendura të praktikave çorientuese, një informacion i rremë ose një prezantim ipërgjithshëm duhet të jetë në lidhje me një ose më shumë elemente të renditura më poshtë.Megjithatë, këto shtatë elementë mbulojnë një sërë situatash më të gjera, kështu që nëpraktikë nuk është e mundur të imagjinohet një rast ku informacioni i rremë në një praktikëtregtare nuk mund të lidhet me disa prej tyre.Këto shtatë elemente përdoren më tepër për të shpjeguar më konkretisht se çfarë kuptohetme praktika çorientuese. Ato janë:1. Ekzistenca ose natyra e produktit: 24
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin Shembuj: produkt i falsifikuar; bima e shtëpisë që shitet si një bimë për kopshte; produkti ipërdorur që shitet si i ri; blerja paraprake e një apartamenti që akoma nuk është ndërtuar.2. Karakteristikat kryesore të produktit ose shërbimit, siç janë:‐ disponueshmëria;‐ dobishmëria: pretendimet e mrekullisë për humbje peshe, ose kundër rënies së flokëve, ose për performancë të lartë seksuale, ose lehtësim dhimbjeje;‐ rreziqet: produkt i pa rrezikshëm ose i sigurt, ndërsa nevojiten udhëzime strikte për përdorim;‐ përbërja: pretendime për përbërje ushqyese, pa konservues, pa sheqer;‐ pajisje shtesë;‐ asistenca pas shitjes: ndihma 24 orë, ndërsa operatori telefonik nuk përgjigjet gjatë natës; riparim falas, ndërsa ju duhet të paguani për kthimin e mallit të dëmtuar; të kënaqur ose të rimbursuar, ndërsa juve u ofrohen kredi për një blerje tjetër në të njëjtin dyqan, por nuk ofrohet rimbursim;‐ ofrimi i procedurave të trajtimit të ankesave;‐ metoda e prodhimit: pa hormone, të gjitha natyrore, produkte bio;‐ data e prodhimit: modeli i vitit 2013 i makinës, ndërsa ajo është prodhuar në vitin 2011;‐ koha ose metoda e dorëzimit: dorëzimi brenda 24 orëve;‐ përshtatja me destinacionin: goma të përshtatshme për të gjitha stinët, ndërsa gjatë dimrit kërkohen gomat e borës; pikturat për ambiente të brendshme paraqiten si të përshtatshme për ambiente të jashtme;‐ përdorimet e mundshme: telefon celular me përdorime të shumta (video, kamera, tekst mesazh, internet, muzikë, etj), ndërsa janë të mundura vetëm 1 ose 2 përdorime;‐ sasia: shishe 1 l, ndërsa shishja përmban vetëm 90 cl;‐ specifikimet teknike: konsumi i karburantit, konsumi i energjisë, pajtueshmëria e pajisjeve elektrike;‐ testet ose kontrollet e kryera me produktin: i sigurt, i testuar nga konsumatorët ose grupi i konsumatorëve;‐ shkalla e angazhimeve dhe detyrimeve të tregtarit;‐ natyra e procesit të shitjes: direkt nga prodhuesi;‐ çdo deklaratë ose simbol në lidhje me sponsorizimin e drejtpërdrejtë ose jo;‐ çdo deklaratë ose simbol në lidhje me miratimin e produktit;‐ çmimi: shpallja e një çmimi pa taksa;‐ mënyra e llogaritjes së çmimit;‐ ekzistenca e një avantazhi specifik për çmimin: oferta e zbritjes së çmimeve, por zbatohen disa kushte strikte të cilat nuk janë deklaruar qartë;‐ statusi i tregtarit, të tilla si identiteti dhe asetet e tij, kualifikimet, licencat ose përkatësia, shpërblimet ose dallimet;3. Shkalla e angazhimeve të tregtarit, arsyet e praktikës tregtare dhe natyra e procesit tëshitjes, çdo deklaratë ose simbol në lidhje me sponsorizimin e drejtpërdrejtë ose jo, osemiratimi i tregtarit ose produktit;4. Çmimi ose mënyra e llogaritjes së çmimit, ose ekzistenca e një avantazhi të caktuar tëçmimit;5. Nevoja për një shërbim, pjesë këmbimi, zëvendësim ose riparim;6. Natyra, atributet dhe të drejtat e tregtarit ose agjentit të tij, siç janë identiteti dhe pronësitëe tregtarit, kualifikimi, statusi, miratimi, anëtarësimi ose lidhja dhe zotërimi nga ana e tij i tëdrejtave mbi pronësinë industriale, tregtare apo intelektuale ose çmimet dhe dallimet e tij; 25
Dhjetor 2017 7. Të drejtat e konsumatorit, duke përfshirë të drejtën për zëvendësimin ose rimbursimin oserreziqet me të cilat ai mund të ballafaqohet.Së treti, një formë tjetër e praktikës çorientuese është tregtimi i një produkti, duke përfshirëpublicitetin krahasues, që krijon konfuzion me një produkt, markë tregtare, emër tregtar oseshenja të tjera dalluese të një konkurrenti. Për shembull:‐ restoranti i ushqimit të çastit, i quajtur MacDon;‐ shishe cola duke përdorur dizajnin Coca – Cola dhe ngjyrat e saj e cilat në fakt nuk përmban Coca – Cola.Së katërti, një formë e praktikës çorientuese nga tregtari është edhe mos përmbushja eangazhimeve që përmbajnë kodet e sjelljes me anë të të cilave tregtari ka marrë përsipërdetyrimin, ku: (i) angazhimi nuk është evaziv, por është i prerë dhe është i mundur të bëhetverifikimii verifikueshëm, dhe (ii) tregtari tregon në një praktikë tregtare se është i lidhur ngakodi.Klauzola 2 - Informacioni i mangët çorientuesKlauzola e vogël e përgjithshme për informacionin e mangët çorientues synon të sigurojë qëkonsumatori të marrë të gjithë informacionin që atij mund t`i duhet për të marrë një vendimekonomik racional. Në marrëdhënien e tij me tregtarin, konsumatori vuan nga mungesakronike e informacionit, gjë që e bën pozicionin e tij shumë më të vështirë dhe më të brishtë,duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj taktikave të padrejta të tregtarit. Kjo është arsyeja psenjë nga objektivat kryesore të ligjit të konsumatorit është të sigurojë që konsumatori të mosmarrë të gjithë informacionin e mundshëm, por vetëm informacionin thelbësor si informacioniqë i nevojitet të bëjë zgjedhje të informuar. Prandaj, dispozitat për informacionin e mangëtçorientues të ligjit shqiptar përforcojnë një detyrim të përgjithshëm të tregtarit për t'i paraqiturkonsumatorit të gjithë informacionin thelbësor në komunikimet e tij tregtare dhe para lidhjessë kontratës së konsumatorit.Forma e parë dhe shembulli më i zakonshëm i një praktike të ndaluar në bazë tëinformacionit të mangët çorientues është rasti kur tregtari nuk jep të gjithë informacioninthelbësor që i duhet konsumatorit mesatar për të marrë një vendim tregtar të informuar. Përshembull:‐ “Fluturoni për në Romë për 9`900 lekë”, por reklama nuk saktëson nëse kjo është biletë udhëtimi vajtje-ardhje apo vetëm në një drejtim dhe nuk thotë asgjë për detyrimet shtesë si ato aeroportuale dhe taksat e karburantit, ndërsa çmimi total në përfundim shkon mbi 30`000 lekë;‐ “Lidhje interneti me shpejtësi të lartë për 2900 lekë në muaj”, por nuk përmendet askund se për të marrë këtë çmim, konsumatori duhet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare.Forma e dytë e informacionit të mangët çorientues do të jetë rasti kur tregtari i jepkonsumatorit informacion thelbësor, por në një mënyrë të paqartë, të pakuptueshme, tëdykuptimtë ose të parakohshme. Me fjalë të tjera, prezantimi jo i duhur i informacionit që tëpërdoret nga konsumatori, siç është përdorimi i shkronjave shumë të vogla, pothuajse tëpalexueshme, barazohet me situatën kur informacioni nuk ofrohet fare.Forma e tretë e informacionit të mangët çorientues është mosidentifikimi nga tregtari iqëllimit tregtar të praktikës së tij tregtare, kur kjo nuk është e dukshme nga konteksti.Përsëri, duhet të jetë e qartë për konsumatorin që një prezantim 3 minuta i cilësive tëshkëlqyera dhe rezultateve të një paste dhëmbësh është një reklamë dhe njoftim i paguar 26
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin ose i sponsorizuar nga tregtari dhe jo rezultat i një anketimi dhe ekzaminimi mjekësorobjektiv.Sa i përket praktikave çorientuese, vlerësimi i natyrës çorientuese të një informacioni tëmangët në praktikën tregtare është një proces i cili përdor vetëm kritere objektive. Nuk kanevojë të vërtetohet se një konsumator në të vërtetë është mashtruar ose është dëmtuar.Mundësia e kësaj është e mjaftueshme. Vetëm mundësia e mashtrimit mjafton që praktika tëkonsiderohet çorientuese, nëse janë të pranishme edhe elementët e tjerë. Gjithashtu,qëndrimi i tregtarit nuk ka rëndësi, p.sh. për të verifikuar nëse tregtari qëllimisht ose ngapakujdesia nuk i ka dhënë informacion konsumatorit. Për ndalimin e një praktike për shkaktë kësaj klauzole të vogël të përgjithshme, mjafton që tregtari nuk ka dhënë informacionthelbësor, dhe këtu përfundon shqyrtimi pa hyrë në diskutim të shkakut të kësaj mangësie.Gjatë vlerësimit nëse një praktikë përfaqëson një formë informacioni të mangët çorientues,merren në konsideratë aspektet e mëposhtme duke pasur parasysh sjelljen e njëkonsumatori mesatar (ose konsumatori të pambrojtur, nëse duhet):‐ prezantimi, paraqitja ose ekspozimi i praktikës tregtare;‐ kuptueshmëria e termave të përdorur;‐ fakti që disa informacione të rëndësishme, edhe pse të pranishme në mesazh, mbeten të fshehura, të padukshme ose me shkronja shumë të vogla;‐ kategoritë e konsumatorëve të cilëve u drejtohet praktika tregtare;‐ lloji i mjetit të përdorur, pasi mund të vendosë kufizime hapësinore ose kohore, siç janë reklamat në stenda publike, TV ose faqet e internetit.Me fjalë të tjera, të gjithë këta faktorë duhet të merren parasysh kur vendoset nëse tregtarëtme të vërtetë nuk i kanë dhënë konsumatorëve të gjithë informacionin thelbësor. Përshembull, rasti kur në komunikatën e tij tregtare, (një reklamë në gazeta) tregtari jep vetëmnjë çmim fillestar dhe jo të gjitha çmimet e mundshme, për ofrimin prej tij të paketës sëudhëtimit, zakonisht nuk përfaqëson një informacion të mangët çorientues, nëse tregtari i jepkonsumatorit informacion se ku mund të kontrollojë çmimet e aplikueshme ose një numërtelefoni ose një adresë të internetit ku konsumatori mund të kontrollojë të gjitha çmimet evlefshme.Në rastet kur komunikimi tregtar i tregtarit përfaqëson një ftesë për blerje, kërkesat përinformacion janë më të rrepta. Kjo sepse në këto raste, konsumatori është më afërvendimmarrjes së tij ekonomike, pra për blerjen e një produkti apo shërbimi. Në raste të tilla,LMK (neni 15, pika 4) tregon se cili informacion duhet të bëhet i ditur domosdoshmërisht:‐ karakteristikat kryesore të produktit ose shërbimit;‐ adresa gjeografike e tregtarit;‐ identiteti dhe emërtimi tregtar i tregtarit;‐ sipas rastit, adresa gjeografike dhe identiteti i operatorit ekonomik në emër të të cilit vepron tregtari;‐ çmimi që përfshin edhe taksat, ose mënyrën e llogaritjes së çmimit kur natyra e produktit ose shërbimit është e tillë që nuk mundëson llogaritjen e arsyeshme paraprake të çmimit;‐ sipas rastit, të gjitha shpenzimet shtesë për transportimin, dorëzimin, apo shpenzime postare ose, faktin e pagimit të shpenzimeve të tilla suplementare, kur ato nuk mund të llogariten;‐ marrëveshje specifike për pagesën, dorëzimin, performancën dhe / ose trajtimin e ankesave; 27
Dhjetor 2017 ‐ konfirmimi i së drejtës për heqje dorë nga kontrata në rastin e transaksioneve të konsumatorëve që u japin atyre avantazhin e të drejtës së tërheqjes (siç janë kontratat e shitjes në distancë).Klauzola 3 - Praktikat agresivePraktika tregtare konsiderohet agresive nëse liria e zgjedhjes ose sjellja e konsumatoritmesatar cenohet ndjeshëm si rezultat i sjelljes së paligjshme të tregtarit. Koncepti iagresivitetit sipas rregullave për praktikat e padrejta tregtare kuptohet shumë gjerësisht, nëmënyrë që, për shembull, të përfshijë rastet kur tregtari me sjelljen e tij ndalon zbatiminefikas të të drejtave të konsumatorit.Shfaqja e praktikës agresive është pasojë e disa prej formave të mëposhtme të sjelljes sëtregtarit:‐ ngacmimi (biseda telefonike irrituese, të vazhdueshme);‐ shtrëngimi, përfshirë përdorimin e forcës fizike;‐ ndikimi i padrejtë: shfrytëzimi i një pozicioni pushteti në raport me konsumatorin, në mënyrë që të ushtrohet presion, madje edhe pa përdorur apo kërcënuar me përdorimin e forcës fizike, në një mënyrë që kufizon ndjeshëm aftësinë e konsumatorit për të marrë një vendim të lirë ekonomik. Ndikimi i padrejtë shpesh është i pranishëm kur tregtari përfiton nga dobësia fizike, mosha apo naiviteti i konsumatorit. Disa shembuj të ndikimit të padrejtë janë: • konsumatorit i ofrohet, edhe pse me borxhe dhe pagesa ose rimbursime të vonuara, një ristrukturim i borxhit me kushtin që konsumatori të blejë një produkt ose shërbim tjetër; • nxitje e drejtpërdrejtë për fëmijët që të blejnë produktet e reklamuara ose që të bindin prindërit t’ju blejnë produktet e reklamuara; • ndalesa surprizë gjatë ekskursioneve të organizuara për konsumatorët e moshuar në ekspozita të dyqaneve për t'i nxitur ata që të blejnë produkte që nuk kanë lidhje me qëllimin e ekskursionit; • shfrytëzimi i faktit se konsumatori e gjen veten në një situatë emergjente për ta bërë atë të paguajë një çmim shumë më të lartë se normalisht; • dhënia e stimujve për konsumatorin që të blejë në një dyqan të caktuar ose nga një tregtar i caktuar, siç janë shëtitje falas, parkimi falas, shitje promocionale, kupona, etj. nuk është ndikim i padrejtë.Ligji shqiptar parashikon një sërë kriteresh për të ndihmuar në përcaktimin nëse një praktikëtregtare përdor ngacmimin, shtrëngimin, forcën fizike ose ndikimin e padrejtë. Duhet tëmerret parasysh:‐ koha e praktikës: p.sh. telefonata ose vizita në orët e mbrëmjes ose në fundjavë;‐ vendndodhja, natyra dhe këmbëngulja: p.sh. në shtëpinë e konsumatorit, në spitale, në shkollë, në autobus;‐ përdorimi i gjuhës ose sjelljes kërcënuese ose abuzive: p.sh. tregtari kërcënon se do të flasë me fqinjët ose të afërmit e konsumatorit;‐ shfrytëzimi i ndonjë fatkeqësie specifike ose rrethanave të saj për të ndikuar negativisht në gjykimin e konsumatorit, për të cilin tregtari është ose duhet të jetë në dijeni: p.sh. shfrytëzimi i ndonjë sëmundjeje apo gjymtimi të konsumatorit;‐ çdo pengesë e vështirë ose joproporcionale e vendosur nga tregtari, kur konsumatori dëshiron të ushtrojë të drejtat e tij: p.sh. vendosja e kufizimeve që nuk janë parashikuara në kontratë në rast se konsumatori njofton qëllimin e tij për të ndërprerë kontratën, të tilla 28
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin si plotësimi i shumë formularëve, pagesa e shpenzime administrative ose pritja dhe vonesa të zgjatura;‐ kërcënimi për të ndërmarrë masa që nuk mund të merren ligjërisht: p.sh. tregtari kërcënon t’i drejtohet gjykatës, edhe pse ai e di se nuk ka bazë ligjore që ta bëjë këtë; kërcënimi për të ardhur dhe për të sekuestruar mobiliet. Hapi 3: Klauzola e përgjithshme e praktikës tregtare të padrejtëNë metodën me tre hapa që aplikohet në mënyrë hierarkike, për vlerësimin nëse një praktiketregtare është e drejtë ose jo, hapi i fundit është përdorimi i një klauzole të përgjithshmeshumë abstrakte të drejtësisë. Një klauzolë e tillë e përgjithshme përdoret si një rrjet siguriepër të ndaluar të gjitha ato praktika që janë të padrejta, por që kanë arritur të kalojnë dyhapat e parë pa u konstatuar si të padrejta.Sipas klauzolës së përgjithshme të drejtësisëisë, çdo praktikë tregtare ndalohet nëseplotësohen dy kushte:1) nëse është në kundërshtim me kërkesën e kujdesit profesional; dhe2) nëse shtrembëron ose mund të shtrembërojë sjelljen ekonomike të konsumatorit mesatar.Këto dy kushte duhet të plotësohen në mënyrë kumulative. Kushti i parë impononekzistencën e një shkeljeje të standardit të kërkuar të sjelljes nga ana e tregtarit që vepronnë treg në marrëdhëniet e tij ndaj konsumatorit, ndërsa kushti i dytë kërkon prodhimin eefekteve të caktuara të kësaj sjelljeje të tregtarit mbi një konsumator mesatar. Përmbushja ekëtyre dy kushteve gjithmonë duhet të vlerësohet rast pas rasti nga autoriteti kompetentshqiptar.Kushti i parë kërkon që sjellja e tregtarit të jetë në kundërshtim me kërkesat e kujdesitprofesional. Kujdesi profesional përkufizohet si një standard i aftësive dhe kujdesit tëposaçëm që pritet të ushtrohet nga tregtari në drejtim të konsumatorëve, në përputhje mepraktikat e drejta tregtare dhe/ose parimin e përgjithshëm të mirëbesimit në fushën eveprimtarisë së tregtarit. Me fjalë të tjera, është një standard i pritshëm i sjelljes së drejtë tëtregtarit ndaj konsumatorit, kur vepron në treg, një koncept i ngjashëm me idenë epërgjithshme të mirëbesimit në të drejtën private shqiptare.Për shembull, pjesëmarrja e konsumatorëve në një konkurrim që kushtëzohet me blerjen enjë produkti mund të përfaqësojë një formë të shkeljes së kujdesit profesional. Kjo sepsepërdorimi i lojërave të fatit në reklama ka shumë të ngjarë të zgjojë kënaqësinë e individit teklojërat e fatit. Si pasojë, lojërat e fatit mund të tërheqin vëmendjen e klientëve potencialë dhet'i drejtojnë ata në disa skaje nëpërmjet strategjisë së përzgjedhur të reklamimit.Siç është theksuar më herët në këtë Guidë, shkelja e standardit të kujdesit profesional duhettë verifikohet vetëm kur drejtësia e një praktike tregtare vlerësohet në bazë të klauzolës sëpërgjithshme, ndërsa shkelja e këtij standardi prezumohet në mënyrë të parevokueshme nërastin e klauzolave të vogla të përgjithshme për praktikat çorientuese, informacionin emangët çorientues dhe praktikat agresive.Kushti i dytë i kërkuar i klauzolës së përgjithshme është që sjellja e veçantë e tregtarit tëketë mundësi që të ketë disa efekte tek një konsumator. Ky kusht është përkufizuar nëmënyrë shumë të gjerë, kështu që nuk kërkohet që sjellja e tregtarit të prodhojë me tëvërtetë efekte të caktuara mbi konsumatorin, për shembull që konsumatori të vendosë tëhyjë në një dyqan dhe që ai në fakt të hyjë në dyqan si pasojë e sjelljes së tregtarit nëkundërshtim me kërkesat e kujdesit profesional. Përkundrazi, është e mjaftueshme 29
Dhjetor 2017 mundësia e thjeshtë e pasojave të kësaj sjelljeje të tregtarit domethënë mundësia e thjeshtëqë një veprim i caktuar i tregtarit të bëjë që konsumatori të hyjë në një dyqan. Prandaj, nëpraktikë, kushti i dytë realizohet lehtësisht.Efektet e mundshme të sjelljes së tregtarit duhet të vlerësohen gjithmonë në krahasim mestandardin e shpjeguar më lart të konsumatorit mesatar si një pikë kryesore referimi përvlerësimin e drejtësisë në bazë të klauzolës së përgjithshme. Në këto rrethana, në rastet kursjellja e veçantë e tregtarit ka të bëjë me konsumatorin e pambrojtur, një anëtar mesatar igrupit të pambrojtur të konsumatorit do të merret si pikë referimi plotësuese.E rëndësishme, siç u tha më lart, është që konsumatori mesatar është i kujdesshëm dhe nëdijeni të taktikave reklamuese të tregtarit. Pra praktika e zakonshme dhe e ligjshme epublicitetit për të bërë deklarata të ekzagjeruara ose deklarata të cilat nuk janë menduar tëmerren në mënyrë të drejtpërdrejtë (të ashtuquajturat reklamat superlative ose lajkat)zakonisht nuk përfaqësojnë një formë të praktikës të padrejtë tregtare. I tillë do të ishte përshembull, rasti me një bukëpjekës që reklamon \"byrekun\" e tij si \"byrek me të mirë në qytet\".Po kështu, reklamimi i një kapuçinoje si kapuçino më kremoze dhe e shijshme në Shqipërinuk përfaqëson një formë të praktikës të padrejtë tregtare pasi konsumatori është ivetëdijshëm se është një ekzagjerim dhe një kategori subjektive e cila kurrë nuk do të merretsi objektive.3.1.4 Si duhet të vlerësojë KMK nëse një praktikë tregtare është e padrejtë?Për vlerësimin nëse një praktikë tregtare është e drejtë ose jo, gjithmonë duhet të përdoretmetoda me tre hapa. Si rrjedhojë, Komisioni Shqiptar i Mbrojtjes së Konsumatorit gjithmonëduhet të ndjekë këto tri hapa sipas një rendi strikt të përcaktuar në mënyrë hierarkike tëparashikuar në Direktivën Europiane 2005/29/EC për praktikat e padrejta tregtare, e cilaështë transpozuar në ligjin shqiptar. Radha e zbatimit të këtyre hapave është shumë striktedhe nuk lejohet asnjë përjashtim. Standardi është gjithmonë sjellja e një konsumatorimesatar shqiptar, ose, nëse është e zbatueshme, sjellja e një konsumatori të pambrojtur.Hapi i parë është të verifikojë nëse një praktikë tregtare mund të përfshihet në një ngatridhjetë e një shembuj konkrete të praktikave tregtare të cilat janë gjithmonë të padrejta,sipas ndonjë rrethane. I tillë do të jetë rasti, për shembull, i reklamimit të një produkti, dukepretenduar në mënyrë të gabuar se mund të kurojë sëmundje, keqfunksionim osekeqformim, kur tregtari pretendon se një çaj i veçantë bimor shëron gripin kur kjo nuk ështëe vërtetë. Një shembull tjetër është këmbëngulja e tregtarit që konsumatorët të blejnë njëprodukt duke pretenduar se në rast se konsumatori nuk e bën këtë, jeta ose puna e tregtaritdo të vihet në rrezik, p.sh. se ai duhet t’i shesë konsumatorit një fshesë me korrent,përndryshe tregtari do të humbasë punën sepse ai duhet të plotësojë një kuotë ditore dheështë babai i pesë fëmijëve të vegjël.Nëse një praktikë tregtare nuk mund të përfshihet në asnjë nga këto tridhjetë e një shembujkonkret të praktikave tregtare të cilat janë gjithmonë të padrejta, hapi i dytë që duhet tëndjekë Komisioni Shqiptar i Mbrojtjes së Konsumatorit është të verifikojë drejtësinë e njëpraktike tregtare në bazuar në një nga tre klauzolat e vogla të përgjithshme. Këto janëklauzolat për praktikat çorientuese, informacionin e mangët çorientues dhe praktikatagresive. Qëllimi kryesor i tyre është të sigurojnë që një praktikë tregtare të mos rrezikojëmundësinë e konsumatorit për të marrë një vendim të informuar dhe të lirë, domethënë qëvendimi ekonomik i konsumatorit për të blerë ose për të përdorur një produkt të jetë marrënë bazë të të gjithë informacionit përkatës, i cili duhet të jetë i vërtetë dhe pa ndërhyrje tëpahijshme të tregtarit në procesin e vendimmarrjes së lirë të konsumatorit. 30
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin Në fakt, nëse një praktikë tregtare nuk gjykohet e padrejtë në bazë të cilësdo nga treklauzolat e vogla të përgjithshme, në hapin e dytë, hapi i tretë dhe i fundit që duhet përdorurështë vlerësimi i praktikës tregtare në bazë të një klauzole të përgjithshme të drejtësisëisë.Klauzola e përgjithshme e drejtësisëisë është mekanizmi më abstrakt për vlerësimin edrejtësisë së një praktike tregtare me metodën e tre hapave. Prandaj, që një praktikë të jetëe padrejtë në bazë të klauzolës së përgjithshme të paanshmërisë, ajo duhet të përmbushëdy kushte kumulative: të jetë në kundërshtim me kërkesat e kujdesit profesional dhe tështrembërojë konsiderueshëm sjelljen ekonomike në lidhje me një produkt të njëkonsumatori mesatar. Prandaj, autoriteti kompetent duhet të kontrollojë përmbushjen e të dykushteve.Në rast se një praktikë tregtare kalon testet e parashikuara nga të tre hapat pa u deklaruar epadrejtë, një praktikë e tillë e tregtarit konsiderohet e drejtë dhe, si rrjedhim, e ligjshme dhe elejuar.3.1.5 Praktika gjyqësore e GJED-së për praktikat e padrejta tregtare:‐ Çështjet e bashkuara C-261/07 dhe C-299/07 VTB-VAB NV kundër Total Belgium NV dhe Galatea BVBA kundër Sanoma Magazines Belgium NV [2009Sipas interpretimit të GjED-së në këtë cështje, gjatë vlerësimit të drejtësisë së një praktiketregtare, një procedurë e rreptë me tre hapa do të ndiqet gjithmonë sipas një rendi tëpërcaktuar saktësisht. Hapi i parë që duhet të merret është të verifikohet nëse një praktikëmund të përfshihet në njërën nga tridhjetë e një praktikat që janë gjithmonë të padrejta, në tëgjitha rrethanat. Këto janë praktikat e vetme tregtare, të cilat sipas Direktivës për Praktikat ePadrejta Tregtare (Unfair Commercial Practices Directive – UCPD), mund të deklarohen tëpadrejta pa kërkuar vlerësim rast pas rasti. Lista shteruese është miratuar për të garantuarsigurinë ligjore si \"element thelbësor për funksionimin e qëndrueshëm të Tregut tëBrendshëm\".‐ Çështja C-122/10 Konsumentombudsmannen (Ko) v. Sverige AB [2011]Në çështjen Ving Sverige, një çështje e referuar nga Gjykata Tregtare suedeze, GJED-jatrajtoi pyetjen nëse një reklamë për një paketë udhëtimi të një agjencie turistike suedeze, ecila përmbante vetëm çmimin fillestar dhe informacion të pjesshëm të rëndësishëm, mund tëquhet një formë e praktikës tregtare të padrejtë. Sipas pikëpamjes të Ombudsmanit përKonsumatorin, institucioni kryesor suedez i ngarkuar me zbatimin e ligjit të konsumatorit, njëpraktikë e tillë reklamuese e tregtarit duhet të konsiderohet çorientuese pasi nuk tregoninformacion të rëndësishëm dhe për rrjedhojë e çorienton një konsumator mesatar.GJED-ja nuk u pajtua me qasjen e Ombudsmanit Suedez për Konsumatorin. Ajo vuri nëdukje se praktika e diskutueshme e reklamës është e ligjshme, pra që një konsumatormesatar nuk mund të çorientohet nga një praktikë e tillë dhe prandaj nuk duhet të ndalohet.Sipas Gjykatës, për një reklamë drejtuar një konsumatori mesatar mjafton që të jepet vetëminformacion i rëndësishëm tek vetë reklama, ndërsa për informacionin shtesë që mungonmjafton që konsumatorit t'i jepet një numër telefoni ose adresë e faqes së internetit ku aimund të gjejë informacionin që mungon dhe të informohet. Me fjalë të tjera, në rastin e njëpraktike reklamuese si ajo e Ving Sverige, një konsumator mesatar nuk do të ishte plotësishti kënaqur me informacionin e dhënë, por pritet që ai të kërkojë më shumë informacione qëatij i jepen nëpërmjet mediave të tjera.Gjithashtu, në vendimin e saj, Gjykata thekson rëndësinë thelbësore të një modeli tëzakonshëm të konsumatorit mesatar, si një konsumator i mirë-informuar dhe i matur, për të 31
Dhjetor 2017 bërë interpretimet e dispozitave të Direktivës. Si pasojë, vetëm një konsumator i tillë mund tëpërdoret si model në të gjitha Shtetet Anëtare, duke përjashtuar të gjitha modelet ekzistuesekombëtare të konsumatorëve edhe nëse, siç ishte rasti i Suedisë, modelet kombëtare tëkonsumatorëve garantojnë një nivel më të lartë të mbrojtjes së konsumatorit.‐ Çështja C-453/10 Jana Pereničová dhe Vladislav Perenič kundër SOS financ spol. S. [2012Në çështjen Perenicova është paraqitur një mosmarrëveshje për një marrëveshje krediekonsumatore, kushtet e të cilës janë kundërshtuar nga konsumatorët si të padrejta.Veçanërisht problematike ishte norma e interesit e përcaktuar, e cila ishte më e lartë seshuma që fillimisht i ishte paraqitur konsumatorit para lidhjes së kontratës. Si pasojë, një ngapyetjet kryesore të ngritura në këtë referencë paraprake të bërë nga gjykata sllovake, ishtenëse ofrimi i informacionit të rremë të përqindjes vjetore të një detyrimi në kontratën ekredisë konsumatore përfaqësonte një formë të praktikës së padrejtë tregtare. Për më tepër,nëse përgjigja për këtë pyetje do të ishte pozitive, Gjykata u pyet nëse kjo gjithashtuautomatikisht çon në një kontratë me kushte të padrejta, e cila është rezultati i një praktike tëtillë të padrejtë.Në vendimin e saj, Gjykata deklaroi se dhënia e informacionit të pavërtetë të interesit vjetorduhet të konsiderohet si një formë e praktikave çorientuese, në përputhje me nenin 6 tëUCPD, në lidhje me dhënien e çmimit. Megjithatë, një praktike e tillë e padrejtë nuk shkaktondrejtpërdrejt kushte të padrejta të kontratës të lidhur si pasojë e një praktike të tillë, porparaqet një nga kriteret që gjykatat kombëtare duhet të marrin parasysh gjatë vlerësimit tënjë kushti të padrejtëtë kontratës, të parashikuar nga rregullat për kushtet e padrejta tëkontratave.Në fakt, dy pasojat kryesore të gjykimit janë që, së pari, përcaktimi i një kushti të padrejtë tëkontratës konsiderohet një formë e veprimit të padrejtë tregtar (veprim çorientues) dhe, sëdyti, se shkelja e detyrës për të tregtuar në mënyrë të ndershme nuk ka ndonjë efekt tëdrejtpërdrejtë në vlefshmërinë e një kontrate, por përfaqëson një nga faktorët që mund tëmerren parasysh gjatë vendimmarrjes përkatëse.‐ Çështja C-281/12 Trento Sviluppo srl, Centrale Adriatica Soc. Coop. Arl v Autorita Garante della Concorenza e del MercatoNë vendimin e saj në Trento Sviluppo, GJED-ja iu përgjigj pyetjes së referuar nga njëgjykatë italiane nëse një praktikë tregtare konsiderohet çorientuese kur ajo mjafton tëpërmbajë thjesht informacion të rremë ose ka të ngjarë të çorientojë një konsumator mesatarose, përveç këtij kushti, është gjithashtu e nevojshme që një praktikë e tillë të ndikojë tekkonsumatori për të marrë një vendim tregtar të cilin përndryshe nuk do ta kishte marrë.Në përgjigjen e saj, Gjykata vuri në dukje se, probabiliteti i marrjes së një vendimi tregtarnga një konsumator, i cili nuk do ta kishte marrë atë vendim, është një kusht i domosdoshëmqë një praktikë të konsiderohet çorientuese. Kjo shpjegohet me faktin se objektivi i UCPD-sëështë të parashikojë një ndalim të përgjithshëm të të gjitha praktikave të padrejta tregtare qështrembërojnë sjelljen ekonomike të konsumatorit. Me fjalë të tjera, vlerësimi nëse njëpraktikë tregtare është e drejtë ose jo nga gjykata kombëtare, duhet të bëhet përmes njëshqyrtimi të duhur të praktikës tregtare, por duhet të ekzekutohet duke pasur parasyshndikimin e saj të mundshëm tek sjellja ekonomike e konsumatorit.Pavarësisht faktit që ky vendim gjyqësor trajton praktikat çorientuese, ky rregull po ashtuduhet të zbatohet mutatis mutandis për dispozitat për informacionin e mangët çorientuespasi ato janë dy forma të praktikave çorientuese. Gjithashtu, objektivi i të dyjave është 32
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin mbrojtja e zgjedhjeve të informuara të konsumatorit. Në këto rrethana, mosdhënia einformacionit të rëndësishëm nuk mjafton për ekzistencën e informacionit të mangëtçorientues, por një fshehje e informacionit ka të ngjarë të bëjë që një konsumator mesatar tëmarrë një vendim tregtar kur ai në një rast tjetër nuk do ta kishte marrë.‐ Çështja C-388/13 UPC UPC Magyarország kft v Nemzeti Fogyasztóvédelmi Hatóság [2015]),Në çështjen UPC Magyarország kft, Gjykata ka vënë në dukje se për zbatimin e UCPD,mjafton që një praktikë e veçantë të ndikojë tek një marrëdhënie individuale kontraktuale pradhënia e informacionit të gabuar tek një konsumator i vetëm, siç është theksuar në UPCMagyarország kft, gjithashtu do të përbëjë një praktikë tregtare sipas dispozitave të UCPDdhe, kështu, do t'i nënshtrohet mekanizmit me tre hapa për vlerësimin e paanshmërisë tësaj.3.2 Kushtet e Padrejta të Kontratës3.2.1 Mbrojtja e paanshmërisë përmbajtësore të kushteve të kontratësRregullat mbi kushtet e padrejta të kontratës sigurojnë që përmbajtja dhe kushtet ekontratave të konsumatorit të jenë të drejta. Funksioni i tyre kryesor është të ndalojnëtregtarin që të përfshijë në kontratë ndonjë kusht që mund të jetë i dëmshëm për interesin ekonsumatorit. Fusha e zbatimit të këtyre dispozitave është e gjerë, pasi ato nuk kufizohen nëlloje specifike të kontratave të konsumatorëve, por zbatohen horizontalisht, për çdo kontratëkonsumatori. Kontrata e konsumatorit kuptohet gjithmonë si një kontratë ku njëra palë ështëtregtari dhe pala tjetër është konsumatori. Nuk ka rëndësi nëse është një kontratëkonsumatore për shitje produktesh apo shërbimesh. Gjithashtu, këto rregulla zbatohenpavarësisht faktit nëse tregtari është subjekt privat apo shtetëror. Me fjalë të tjera, forma epronësisë së tregtarit nuk e pengon zbatimin e parimit të përgjithshëm për kushte të drejta tëkontratës, kështu që kompanitë shtetërore gjithashtu përfshihen në fushën e veprimit të sajtë mbrojtjes.Rregullat mbi kushtet e padrejta të kontratës në ligjin shqiptar përfaqësojnë dispozitat eDirektivës 1993/13/EEC të transpozuara dhe të zhvilluara më tej për kushtet e padrejta tëkontratës. Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg në praktikën e saj gjyqësore mbirregullat e kushteve të padrejta të kontratës identifikoi dhe konfirmoi statusin e konsumatoritsi një palë dukshëm më të dobët në një marrëdhënie kontraktuale, që gjithashtu meriton njënivel të veçantë mbrojtjeje, veçanërisht duke vënë në dukje dobësinë e tij kur është fjala përpërcaktimin e kushteve të kontratës.Në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian, kushtet e padrejta të kontratës ndodhinveçanërisht, por nuk kufizohen vetëm tek, llojet e mëposhtme të kontratave tëkonsumatorëve:‐ shitjet e mallrave të prekshme të konsumit‐ shitjet e pasurive të paluajtshme‐ marrëveshjet e qiramarrjes‐ marrëveshjet e qiradhënies‐ kontratat e kredisë‐ shërbimet bankare‐ kontratat individuale të udhëtimit‐ kontratat e paketave të udhëtimit 33
Dhjetor 2017 ‐ kontratat e lidhura në distancë‐ shitjet në internet‐ shërbimet e riparimit‐ shërbimet mjekësore‐ shërbimet e sigurimit‐ transporti‐ shërbimet e telekomunikacionit‐ furnizimi me ujë‐ furnizimi me energji elektrike ose gaz‐ shërbimet postare‐ shërbimet e transportit3.2.2 Fusha e veprimitNë ligjin shqiptar, sipas kriterit të përgjithshëm, kushti i kontratës së konsumatorit është ipadrejtë nëse, në kundërshtim me kërkesat e mirëbesimit, shkakton një çekuilibër tëkonsiderueshëm tek të drejtat dhe detyrimet e palëve që rrjedhin nga kontrata, në dëm të njëkonsumatori.Kushtet e kontratës të panegociuara individualisht janë ato kushte ku konsumatori nuk kapasur mundësi të negociojë rreth tyre dhe përmbajtjes së tyre. Zakonisht, kushtet ekontratës të panegociuara individualisht janë kushte të padrejta në mënyrë kronike, kryesishtnëpërmjet vendosjes nga tregtari të afateve dhe kushteve të tij të përgjithshme përkonsumatorin. Në fakt, këto afate dhe kushte të përgjithshme bëhen pjesë përbërëse e njëkontrate të lidhur sipas parimit 'merre ose lere'. Këto janë llojet e kontratave të cilat në tëdrejtën private të përgjithshme quhen kontrata të njëanshme.Rrjedhimisht, në rast të këtyre kontratave, konsumatorëve u ofrohet një formë standardekontrate e shkruar tërësisht nga një tregtar, ku konsumatori nuk ka mundësi të diskutojë dhendryshojë ndonjë nga kushtet e kontratës. Prandaj, në këto lloje kontratash ndonjëherëekziston frika e justifikuar që tregtari mund të keqpërdorë fuqinë dhe aftësitë e tij për tëhartuar kushtet të cilat mund të dëmtojnë konsumatorin, ndaj vëmendje e veçantë duhet t'ikushtohet gjithmonë këtyre kontratave të konsumatorëve. Një shembull klasik i kushteve tëpadrejta të kontratës është një dispozitë e përgjithshme e afateve dhe kushteve standarde tëtregtarit ku vendi i gjykatës kompetente në rast të lindjes së çdo lloj mosmarrëveshjeje nganjë kontratë, do të ishte gjykata në selinë e tregtarit dhe jo ajo në vendbanimin ekonsumatorit.Kushtet e kontratës që janë të padrejta janë të pavlefshme. Kjo do të thotë një pavlefshmëriabsolute e kushteve të padrejta të kontratës dhe mungesa e kapacitetit të saj për tëprodhuar efekte juridike. Gjithashtu, përdorimi i një kushti të padrejtë kontrate do tëpërfaqësojë gjithmonë një formë të praktikës së padrejtë tregtare të tregtarit që e kapërcaktuar atë, dhe e cila siguron një nivel më të lartë mbrojtjeje.3.2.3 Kërkesa e gjuhës së thjeshtë dhe të kuptueshme e një kushti të kontratësNjë aspekt tjetër i rëndësishëm i rregullave për kushtet e padrejta të kontratës është kërkesaqë kushtet e përfshira në kontratat e konsumatorëve duhet të shkruhen në gjuhë të thjeshtëdhe të kuptueshme. Përndryshe, konsumatori nuk është i detyruar nga dispozita të tilla dhepëlqimi i dhënë nga palët nuk është i vlefshëm kur kushtet janë të palexueshme ose tëpakuptueshme. Me fjalë të tjera, kushti i kontratës gjithashtu konsiderohet i padrejtë dhe, përrrjedhojë, është i pavlefshëm. Një shembull tipik i këtyre kushteve të tilla të kontratës ështëparashikimi i kushteve të kontratës me shkronja shumë të vogla që mund të lexohen vetëm 34
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin me shumë vështirësi dhe përpjekje ose në fakt nuk mund të lexohen fare. Edhe pse atomund të jenë në thelb të drejta, konsumatori nuk është i detyruar prej tyre, meqë nuk mundtë njihet me to dhe kuptimin e tyre dhe kjo është arsyeja pse konsiderohet sikur të mos ishinpërcaktuar fare.Për më tepër, jo vetëm që kushtet e kontratës duhet të jenë të qarta, por edhe tëkuptueshme. Përveç kësaj, kjo kërkon jo vetëm që formulimi aktual i klauzolave individualetë jetë i kuptueshëm për konsumatorët, por edhe që konsumatori të kuptojë se si kushtet nëtë vërtetë ndikojnë tek të drejtat dhe detyrimet që ai dhe tregtari kanë sipas kontratës.Gjithashtu kërkohet që kushtet të jenë të kuptueshme për një konsumator mesatar. Nukmjafton që kushtet të jenë të qarta dhe të sakta për qëllime ligjore; zhargoni ligjor duhet tëshmanget dhe preferohet gjuha e thjeshtë. Kuptueshmëria gjithashtu varet nga mënyra se siparaqiten dhe përdoren kontratat. Natyrisht, ato duhet të jenë të lexueshme. Kjo nuk varetvetëm nga madhësia e shkrimit të përdorur, por edhe nga ngjyra dhe forma e saj. Disa ngashembujt përfshijnë rastet e mëposhtme:‐ klauzolat e interesit dhe të penaliteteve që shfaqen në shkronja të vogla, të palexueshme në anën e pasme të marrëveshjes së kredisë, ndërsa në pjesën e përparme në shkronja të dukshme lexohet se marrëveshja bazohet në një \"ofertë kredie pa interes\";‐ përdorimi i zhargonit ligjor;‐ përdorimi i zhargonit teknik;‐ informacion i tepërt, shumica e të cilit nuk është drejtpërdrejt e rëndësishme.Brenda vendeve të Bashkimit Europian, transparenca e kontratave të konsumatorëveshpesh është subjekt i polemikave në kontratat e sigurimit, kontratat e telekomunikacionitdhe marrëveshjet e kredisë.Po ashtu, tregtari nuk lejohet të propozojë kushte të tilla të kontratës të cilat janë hartuar nëmënyrë të tillë nga tregtari, që konsiderohet se konsumatori e ka pranuar atë, nëse ai nuk eka refuzuar në mënyrë eksplicite. Ky është një shembull shumë i përhapur i \"kutive tëzgjedhura\" (tick boxes), të cilat gjithmonë konsiderohen automatikisht të përfshira në njëkontratë nëse konsumatori nuk i refuzon ato. Kushte të tilla nuk janë të detyrueshme për njëkonsumator.3.2.4 Parimi contra preferentumRregullat mbi kushtet e padrejta të kontratës, përveç përcaktimit të kritereve për kushte tëdrejta të të kontratës, gjithashtu krijojnë një parim të ashtuquajtur \"contra preferentum\", i cilido të zbatohet në të njëjtën mënyrë për të gjitha kontratat e konsumatorëve. Ky parim do tëthotë që në rast të përcaktimit të një kushti të kontratës, kuptimi i të cilit është i paqartë, idykuptimtë ose i pasaktë, gjithmonë do të ketë epërsi interpretimi i kushtit i cili është më ifavorshëm për konsumatorin. Në këtë mënyrë, këto rregulla e mbrojnë konsumatorin ngaefekte të dëmshme të kushteve të kontratës të cilat janë të drejta, por kuptimi i të cilaveështë i paqartë ose jep shkas për interpretim të ndryshëm. Një pasiguri e tillë ligjore mund tëketë efekte negative mbi konsumatorin kur bëhet fjalë për interpretimin e një termi të tillë tëpaqartë. Në këto rrethana, norma ligjore e detyrueshme është që mes të gjithainterpretimeve të mundshme, ajo që duhet të zgjidhet gjithmonë është ajo që është më efavorshme për konsumatorin.Një shembull i zbatimit të parimit contra preferentem do të përfshinte rastin e përcaktimit tëkushteve të kontratës, ku afati i fundit për pagesë sipas kontratës është pesëmbëdhjetë ditë,kurse përfundimi i kontratës dhe dorëzimi i produktit të blerë nuk janë të njëkohshme dhe 35
Dhjetor 2017 nuk është saktësuar se kur do të llogaritet periudha për pagesën. Dyshimi kryesor do tëishte nëse është momenti i përfundimit të kontratës apo momenti i dorëzimit të produktit.Rrjedhimisht, do të merret momenti i dorëzimit pasi ky është i fundit dhe në këtë mënyrë mëi favorshëm për konsumatorin.Dallimi ndërmjet rregullave mbi kushtet që nuk janë të përcaktuara në gjuhë të thjeshtë dhetë kuptueshme dhe rregullave mbi kushtet e kontratës me kuptim të paqartë është se në tëparën nuk mund të kuptohet fare se çfarë duhet të nënkuptojnë ato ose ato janë hartuar nëmënyrë të tillë që nuk mund të lexohet. Prandaj, për të mbrojtur konsumatorin nga efektet etyre potencialisht të dëmshme, ato konsiderohen të pavlefshme. Përkundrazi, në rastin ekushteve me kuptim të paqartë, ato nuk konsiderohen të pavlefshme pasi ato nuk janë tëpalexueshme ose të pakuptueshme, por mund të kenë disa kuptime nga të cilat do të merretgjithmonë ajo që është më e favorshme për konsumatorin.3.2.5 Shembujt e kushteve të padrejta të kontrataveShembujt e mëposhtëm janë rastet e vërteta për të cilat kanë marrë vendim ose gjykatat eShteteve Anëtare të Bashkimit Europian, ose janë konsideruar të padrejta nga autoritetetkompetente administrative. Edhe pse çdo vendim duhet të interpretohet sipas rrethanave tërastit individual në fjalë, përzgjedhja e bërë më poshtë synon të pasqyrojë disa tendencapërfaqësuese dhe të zakonshme të jurisprudencës së fundit.Kushtet e mëposhtme janë konsideruar të padrejta:- kushti i cili i jep juridiksion ekskluziv gjykatës në juridiksionin territorial ku shitësi ose furnizuesi ka vendin kryesor të biznesit;- klauzola që përcakton juridiksion të ndryshëm nga ai i gjykatës ku konsumatori është rezident ose banues;- klauzola e zgjedhjes së juridiksionit, ku çdo mosmarrëveshje që lind nga kontratat e përmendura duhet të vendoset nga gjykata e vendit ku ndodhet operatori turistik;- kushti që vendos një interes disproporcional në një kontratë huaje;- klauzola kontraktuale që kërkon një blerës të të drejtave të ‘timeshare’ i cili po ushtron të drejtën e tij për t'u tërhequr nga kontrata për të paguar një shumë që i tejkalon shpenzimet e nevojshme për të lidhur kontratën, të cilat në fakt paguhen nga tregtari;- nëse ofruesi i shërbimit telefonik ofron përdorim të pakufizuar të internetit dhe garanton që çmimi për shërbimin nuk do të ndryshojë brenda dymbëdhjetë muajve, atëherë ky shërbim nuk duhet të kufizohet;- një klauzolë për të bërë llogaritjen vjetore të interesave për kreditë hipotekore dhe gjithmonë të vlerësuara në interes të bankës;- në kontratën e shërbimeve postare: \"Ju pranoni që neve na lejohet të hapim dhe të kontrollojmë paketa në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye\";- vendosja e detyrimit për t’u paguar nga konsumatorët për çdo tërheqje të fondeve nga llogaria e tyre, ndërsa këta konsumatorë tashmë paguajnë një tarifë mujore për mirëmbajtjen e llogarisë së tyre bankare; 36
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin - çdo marrëveshje për kostot e përmbarimit që do të paguhen në të ardhmen, e cila as nuk tregon vlerën e mundshme të kostove, as nuk përcakton se duhet të rimbursohen vetëm kostot që janë të nevojshme për kompaninë për të mbledhur shumat e papaguara;- një klauzolë që parashikon të drejtën e shitësit për të hyrë pa miratim në pronën private të konsumatorit, për të rimarrë mallra për të cilat konsumatori nuk ka paguar në kohë, ose për të dëbuar konsumatorin, ose për ndonjë qëllim tjetër;- një kusht që lejon shitjen e mallrave që i përkasin konsumatorit, të cilat furnizuesi i ka në posedim;- një kusht ose deklaratë e cila lejon furnizuesin të japë informacion mbi konsumatorin më lirisht ose gjerësisht, se sa do të lejohej ndryshe sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.Kushtet e mëposhtme janë konsideruar të pranueshme:- një klauzolë për afatet dhe kushtet e përgjithshme të operatorit turistik ku thuhet: \"Pas marrjes së konfirmimit me shkrim dhe dorëzimit të certifikatës së garancisë, 20% e çmimit total të udhëtimit duhet të paguhet si paradhënie. Për sa i përket apartamenteve të pushimit, pagesa arrin në 20% për njësi akomodimi të rezervuar.\"- klauzolat e mëposhtme në kontratat standarde bankare: \"Banka ka shkaqe bindëse për t'u tërhequr nga një kontratë kur gjendja financiare e klientit (ose bashkë-debitorit të tij) është përkeqësuar në mënyrë të tillë që aftësia e tij për të përmbushur detyrimet e tij me bankën është në rrezik\", dhe \"Banka ka shkaqe bindëse për tërheqjen nga kontrata kur klienti ka dhënë informacion të pasaktë në lidhje me gjendjen e tij financiare ose rrethana të tjera thelbësore\".- klauzola \"ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar nga palët e treta\".3.2.6 Lista e kushteve të padrejta në kontratëKlauzola e përgjithshme për një kusht të padrejtë të kontratës plotësohet nga lista eshembujve konkretë të kushteve të padrejta, të cilat prezumohen të jenë të tilla, përvec nësetregtari provon se ato janë të drejta. Kjo listë gjithashtu ndihmon për të kuptuar më mirë secilat kushte do të konsiderohen të padrejta, për shkak të zbatimit të një klauzole më tëpërgjithshme dhe abstrakte.Prezumohen si kushte të padrejta në kontratë, ato kushte që:a) përjashtojnë ose kufizojnë përgjegjësinë ligjore të shitësit ose furnizuesit, për shkak të vdekjes së konsumatorit ose dëmtimit personal të tij, si pasojë e një veprimi ose mangësie të tregtarit; Shembull: një kusht i kontratës që përcakton një tavan kompensimi për dëmet e pësuara nga konsumatori. Megjithatë ekziston një përjashtim nga ky rregull, në rast se tregtari mund të kufizojë shumën e kompensimit në përputhje me legjislacionin kombëtar në fuqi.b) përjashtojnë ose kufizojnë në mënyrë të papërshtatshme të drejtat ligjore të konsumatorëve përballë tregtarit ose palës tjetër, në rast të një mospërmbushjeje, tërësore ose pjesore, apo përmbushjeje të pamjaftueshme nga tregtari të çdo detyrimi kontraktual, përfshirë të drejtën e zgjedhjes së kompensimit të borxhit ndaj tregtarit kundrejt çdo pretendimi, që konsumatori mund të ketë kundër tij; 37
Dhjetor 2017 Kjo do të përfshijë, për shembull, një kusht sipas të cilit konsumatori nuk ka të drejtë për mjetet juridike (p.sh., riparim, zëvendësim) nëse furra që ka blerë rezulton e dëmtuar dhe nuk mund të përdoret.c) e bëjnë një marrëveshje detyruese për konsumatorin, ndërsa furnizimi i shërbimit nga tregtari është subjekt i një kushti, realizimi i të cilit varet vetëm nga ai vetë; Kjo do të përfshinte, për shembull, një kusht sipas të cilit tregtari rezervon të drejtën për të zbatuar kontratën vetëm nëse dhe kur ai tregtar dëshiron ta bëjë këtë.ç) lejojnë tregtarin për të mbajtur shumën e paguar nga konsumatori, kur ky i fundit vendos për të mos e përfunduar ose përmbushur kontratën, pa parashikuar për konsumatorin marrjen e kompensimit të një shume ekuivalente nga tregtari, kur ky i fundit është pala që ndërpret kontratën; Kjo do të përfshinte, për shembull, një kusht që e bën çdo paradhënie thelbësore ose depozitë tërësisht të pakthyeshme, pavarësisht rrethanave. Megjithatë, kur konsumatori anulon pa ndonjë justifikim dhe tregtari pëson humbje, konsumatori nuk mund të presë një rimbursim të plotë të të gjitha parapagimeve.d) i kërkojnë çdo konsumatori, i cili nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij, të paguajë si kompensim një shumë të lartë joproporcionale; Kjo do të përfshijë, për shembull, një kusht sipas të cilit konsumatorit i kërkohet të paguajë kosto shumë të lartë magazinimi nëse ai/ajo nuk arrin të marrë dërgesën siç është rënë dakord.dh) autorizojnë tregtarin të prishë kontratën, mbi bazë të lirë të të vepruari, kur një lehtësi e tillë nuk i është dhënë konsumatorit, ose lejon tregtarin të mbajë shumën e paguar për shërbimet ende të pafurnizuara nga ai, kur është vetë tregtari që prish kontratën; Kjo do të përfshijë, për shembull, një kusht sipas të cilit konsumatori nuk mund ta anulojë kontratën në asnjë rrethanë, ose mund ta bëjë këtë vetëm me marrëveshje me furnizuesin. Logjika pas kësaj dispozite është që konsumatorët dhe furnizuesit duhet të jenë në një linjë sa i përket të drejtave për t'i dhënë fund ose për t’u tërhequr nga kontrata.e) i mundësojnë tregtarit t’i japë fund kontratës për një kohëzgjatje të pacaktuar, pa njoftim të arsyeshëm, me përjashtim kur ka bazë të rëndësishme për ta bërë këtë; Kjo do të përfshinte, për shembull, një kusht sipas të cilit tregtari i rezervon vetes të drejtën e përfundimit të një kontrate me kohëzgjatje të pacaktuar në çdo kohë menjëherë dhe pa pasur nevojë të japë ndonjë njoftim paraprak. Me përjashtim të rrethanave serioze që sjellin rrezik real për humbje ose dëmtim të tregtarit ose të të tjerëve nëse kontrata vazhdon edhe për një periudhë të shkurtër (për shembull, në rast se zbulohet mashtrim), e drejta e njëanshme e tregtarit për të ndërprerë kontratat me kohëzgjatje të papërcaktuar zakonisht do të kualifikohet si e padrejtë.ë) zgjasin automatikisht një kontratë, që ka një afat kohor të caktuar, kur konsumatori nuk është shprehur ndryshe, kur afati i fundit kohor, që i lihet konsumatorit për të shprehur dëshirën për moszgjatje të kontratës, është i paarsyeshëm; I tillë për shembull do të ishte rasti me një kusht në një kontratë që thotë se konsumatori mund të anulojë kontratën që ka një kohëzgjatje të caktuar vetëm deri në një vit para datës së përfundimit (p.sh. kontrata përfundon në 1 korrik 2019 dhe konsumatori duhet ta 38
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin anulojë zgjatjen e saj deri në 1 korrik 2018). Kushti shton që kontrata zgjatet automatikisht nëse konsumatori nuk e bën këtë. Në parim, lejohet që kontrata të ketë një kusht i cili zgjat automatikisht një kontratë që ka një kohëzgjatje të caktuar; megjithatë, për të kaluar testin e paanshmërisë një kusht i tillë duhet t'i japë konsumatorit kohë të arsyeshme për të shprehur dëshirën e tij për të zgjatur kontratën; këtu nuk ndodh kështu.f) detyrojnë konsumatorin të mos anulojë kushtet, me të cilat ai nuk ka mundësi reale për t’u bërë i njohur, përpara përfundimit të kontratës; I tillë do të ishte për shembull një kusht që i referohet kushteve në një dokument tjetër (i cili nuk është i arritshëm për konsumatorin) dhe thekson se konsumatori në mënyrë të pakthyeshme duhet të zbatojë këto kushte (të tjera).f) i mundësojnë shitësit ose furnizuesit të ndryshojë kushtet e kontratës në mënyrë të njëanshme, pa një arsye të vlefshme, që specifikohet në kontratë; I tillë do të ishte rasti për shembull i një kushti sipas të cilit vetë tregtari rezervon të drejtën për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme kostot e abonimit të gazetës ditore pa ndonjë arsye të vlefshme që do të përmendej tashmë në kontratë (një arsye e vlefshme mund të jetë përshtatja me ndryshimin e indeksit të çmimeve të konsumit).g) i mundësojnë tregtarit të ndryshojë kushtet e kontratës në mënyrë të njëanshme, pa një arsye të vlefshme, që specifikohet në kontratë; Kjo do të përfshinte, për shembull, një kusht sipas të cilit tregtari rezervon të drejtën për t’i ofruar konsumatorit shërbim interneti me shpejtësi shumë më të ngadaltë sesa ajo që është rënë dakord fillimisht pa ndonjë arsye të vlefshme.h) parashikojnë për çmimin e mallit të përcaktohet në kohën e shpërndarjes ose lejojnë shitësin e mallit apo ofruesin e shërbimit të rrisë çmimet, për të dy rastet, pa i dhënë konsumatorit të drejtën e ndërsjellë për të anuluar kontratën, nëse çmimi përfundimtar është shumë më i lartë se çmimi, për të cilin ishte rënë dakord kur kontrata ishte përfunduar; Kjo do të përfshinte, për shembull, një kusht që e lë në dorë të tregtarit të vendosë lirisht për të ndryshuar tarifën mujore të palestrës sapo konsumatori të ketë lidhur kontratën vjetore me palestrën, pa i dhënë atij të drejtën për të anuluar kontratën.i) i japin tregtarit të drejtën për të përcaktuar nëse malli ose shërbimi i ofruar është në përputhje me kontratën ose i japin atij të drejtën ekskluzive për të interpretuar çdo kusht të kontratës; Kjo do të përfshinte, për shembull, një kusht që lejon një tregtar të vendosë vetë nëse ai është përgjegjës për frigoriferin që ai i ka shitur konsumatorit dhe që nuk punon më. Po kështu, kushti në një kontratë që i jep tregtarit të drejtën ekskluzive për të bërë interpretimin e cilitdo kusht të paqartë të kontratës së konsumatorit për ofrimin e shërbimeve të telefonisë celulare, do të jetë i padrejtë.j) kufizojnë detyrimin e tregtarit për të mbajtur angazhimet e marra nga agjenti i tij, ose i bëjnë angazhimet e tij subjekt të pajtimit me një formalitet të veçantë; Kjo përfshin, për shembull, një kusht sipas të cilit ndryshimet e kontratës mund të bëhen vetëm me shkrim dhe duhet të nënshkruhen nga Menaxheri i Përgjithshëm. Një shembull 39
Dhjetor 2017 i klauzolës së tillë të padrejtë do të ishte që të kërkohej kthimi i një certifikate garancie për të bërë të zbatueshëm detyrimin e garancisë ligjore.k) detyrojnë konsumatorin të përmbushë të gjitha detyrimet e tij, ndërsa tregtari nuk përmbush detyrimet e tij; Kjo do të përfshijë, për shembull, një kusht sipas të cilit konsumatorëve u kërkohet të vazhdojnë të paguajnë edhe kur mallrat ose shërbimet përkatëse nuk ofrohen sipas marrëveshjes.l) i japin tregtarit mundësinë të transferojë të drejtat dhe detyrimet e tij, sipas kontratës, kur kjo mund të shërbejë si pakësim i garancive për konsumatorin, pa pëlqimin e këtij të fundit; Kjo do të përfshijë, për shembull, një kusht sipas të cilit tregtari rezervon të drejtën e shitjes ('caktimit') të biznesit të tij / saj tek një tregtar tjetër, në mënyrë që konsumatorët të gjejnë veten duke u marrë me dikë tjetër nëse kontrata vazhdon (p.sh. në rast të një kontrate sigurimi, abonimi për gazetën ose revistën ose anëtarësimin në një klub).ll) përjashtojnë ose pengojnë të drejtën e konsumatorit të ndërmarrë veprime ligjore ose të ushtrojë çdo kompensim tjetër ligjor, veçanërisht duke i kërkuar konsumatorit të paraqesë mosmarrëveshjet ekskluzivisht në arbitrazh të pambuluar nga dispozitat ligjore, duke kufizuar padrejtësisht të dhënat në dispozicion për të, ose duke i ngarkuar konsumatorit barrën e provës, e cila, sipas nenit 12 të Kodit të Procedurës Civile, i bie palës tjetër të kontratës. Kjo do të përfshijë, për shembull, një kusht sipas të cilit konsumatori është i detyruar t’i drejtohet arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes (për shembull: \"Në rast ankimi, konsumatori së pari do ta paraqesë rastin në gjykatën e arbitrazhit të caktuar në kontratë, para se ai të ketë të drejtën për të sjellë padi përpara gjykatës.\").3.2.7 Si duhet të vlerësojë KMK drejtësinë e kushteve të kontratës?Elementi kryesor i kriterit të përgjithshëm të drejtësisë, që KMK duhet të aplikojë, është qënjë kusht i padrejtë i kontratës të shkaktojë një çekuilibër të konsiderueshëm tek të drejtatdhe detyrimet e palëve, në dëm të konsumatorit. Përdorimi i këtyre kushteve është kundërparimit të mirëbesimit në negocimin dhe lidhjen e kontratave të konsumatorëve. Kontrolli ifutur me klauzolën e përgjithshme mbetet abstrakt. Ai kërkon që KMK të vendosë nëse njëkusht i caktuar në kontratën e konsumatorit duhet të konsiderohet i padrejtë përmesvlerësimit të tij në bazë të një kriteri të përgjithshëm.Për të ndihmuar në marrjen e këtij vendimi, duhet të përdoren një sërë kriteresh për tëlehtësuar vlerësimin:‐ natyra e mallrave ose shërbimeve për të cilat është lidhur kontrata;‐ rrethanat e lidhjes të kontratës;‐ të gjitha kushtet e tjera të kontratës ose të një kontrate tjetër nga e cila ajo varet;‐ mënyra në të cilën është negociuar dhe përcaktuar një kontratë ose afati i saj.Si rrjedhojë, KMK duhet të marrë në konsideratë të gjithë këta faktorë, kur vendos nëse njëkusht është i (pa)drejtë në bazë të klauzolës së përgjithshme të drejtësisë. Kërkesa për njëçekuilibër të konsiderueshëm do të thotë se tregtari vendos një kusht duke përfituar ngapozita e tij e avancuar dhe e fuqishme kundrejt konsumatorit, në krahasim me të cilin, ai kamë shumë njohuri dhe epërsi. Pasoja e një sjelljeje të tillë të tregtarit është përcaktimi i një 40
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin kushti kontrate që është në dëm të interesit të konsumatorit, nëpërmjet të cilit tregtari merredhe një pozicion më të avancuar në krahasim me konsumatorin tani të formalizuar sipasnjë kontrate të detyrueshme. Në thelb, tregtari po fiton më shumë të drejta në dëm tëkonsumatorit. Prandaj, përcaktimi i këtyre kushteve është i ndaluar dhe ato konsiderohen tëpavlefshme.Për ekzistencën e kushtit të padrejtë të kontratës, qëllimi i tregtarit është i parëndësishëm,d.m.th. nëse ai qëllimisht dëshiron të përcaktojë një kusht të padrejtë të kontratës apo kjondodhi për shkak të pakujdesisë së tij. Një kusht i tillë do të konsiderohet i padrejtë në çdorast.3.2.8 Rastet e GJED-së për kushtet e padrejta të kontratës- Çështja C-92/11 RWE Vertrieb AG kundër Verbraucherzentrale Nordrhein-Westfalen eV [2013]Në vendimin e saj në çështjen RWE , GJED-ja trajtoi një çështje lidhur me një kusht tëpadrejtë kontrate standarde, i cili lejoi tregtarin të modifikojë çmimin e gazit pa dhënë arsyepër konsumatorët. Gjykata theksoi nevojën për të mbrojtur një konsumator nga kushtet epadrejta në kontratat e konsumatorëve. Prandaj, Gjykata vuri në dukje se kushtet standardenë një kontratë konsumatori duhet gjithmonë të përmbushin \"kërkesat e mirëbesimit,ekuilibrit dhe transparencës\".Megjithatë, Gjykata theksoi se një dispozitë që lejon tregtarin të modifikojë çmimet para se tëlidhë një kontratë, pa e informuar konsumatorin për arsyet e modifikimit, do të përfaqësojënjë formë të kushteve të padrejta të kontratës, pavarësisht përfshirjes së një klauzole qëlejon konsumatorin të ndërpresë kontratën në rrethana të tilla.- Çështja C-472/10, Nemzeti Fogyasztóvédelmi Hatóság v Invitel Távközlési Zrt [2012],Në vendimin e saj në çështjen Invitel, GJED-ja vuri në dukje vendimin e gjykatës kombëtarepër një kusht të padrejtë kontrate me efekte erga omnes tek të gjitha kontratat ekonsumatorit që e përmbajnë, pavarësisht nga fakti nëse një palë konsumatore ka filluar osejo një veprim ligjor.- Çështja C-415/11 Mohamed Aziz kundër Caixa d'Estalvis de Catalunya, Tarragona dhe Manresa (Catalunyacaixa) [2013]Vendimi i Gjykatës në çështjen Aziz është me rëndësi të veçantë, ku GJED më në fundshpjegoi kuptimin e mirëbesimit sipas Direktivës së Kushteve të Padrejta. Në vendimin e saj,GJED-ja ka theksuar se, gjykata kombëtare kur vlerëson paanshmërinë e një kushti tëkontratës do të kuptojë \"në kundërshtim me kërkesat e mirëbesimit\", si një kërkesë që kushtitë shpallet i padrejtë, \"nëse shitësi ose furnizuesi, që merren në mënyrë të drejtë dhe tëbarabartë me konsumatorin, mund të hamendësojnë në mënyrë të pranueshme qëkonsumatori do të kishte rënë dakord me këtë kusht në negocimin e kontratave individuale\".Me fjalë të tjera, nëse konsumatori nuk do të kishte pranuar, kjo është dëshmi se një kusht icaktuar është në kundërshtim me kërkesat e mirëbesimit dhe nëse kërkesa për çekuilibër tëkonsiderueshëm është përmbushur, një kusht i tillë do të konsiderohet i padrejtë.Për ta përmbledhur, sipas interpretimit të Gjykatës në çështjen Aziz, kushti i kontratës do tëjetë i padrejtë nëse së pari, në rast se nuk do të ishte përcaktuar, konsumatori do të ishte nësituatë më të favorshme dhe, së dyti, nëse tregtarët e prisnin që konsumatorët nuk do tëbinin dakord për këtë kusht të kontratës nëse ai do të ishte i negociueshëm. Këto dy kushteduhet të plotësohen në mënyrë kumulative. 41
Dhjetor 2017 - Cështja C-26/13, Árpád Kásler dhe Hajnalka Káslerné Rábai kundër OTP Jelzálogbank Zrt [2014]Në vendimin e saj në çështjen Kásler, GJED-ja në mënyrë të shprehur ka përdorurstandardin e konsumatorit mesatar, i cili është i informuar në mënyrë të arsyeshme, ivëmendshëm dhe i matur. GJED-ja ka autorizuar gjykatat kombëtare që ta marrin atë si njëpikë referimi për të verifikuar nëse kushti i kontratës është hartuar në një mënyrë të qartëdhe të kuptueshme. Kjo ishte hera e parë ku Gjykata aplikoi standardin e konsumatoritmesatar, siç përcaktohet nga UCPD, si një standard i zbatueshëm për një çështje që ka tëbëjë me kushtet e padrejta të kontratës. Tendenca për të pranuar konsumatorin mesatar sistandard i zbatueshëm në ligjin e kontratave të konsumatorit mund të vërehet nëjurisprudencën e gjykatave kombëtare të disa shteteve anëtare, edhe përpara GJED-së sishkalla më e lartë gjyqësore europiane.Qasja e Gjykatës në çështjen Kásler u konfirmua në vendimin e saj të mëvonshëm nëçështjen CNP Assurances SA (Case C-94/14, Jean-Claude Van Hove v CNP AssurancesSA [2015]) ku GJED-ja përsëri ka identifikuar standardin e konsumatorit mesatar, siçpërcaktohet nga UCPD, si një pikë referimi që do të përdoret për vlerësimin nëse një kushtështë i padrejtë në në kontratat e konsumatorëve.3.3 Rregullat për Kontratat e Shitjes për Konsumatorët3.3.1 Rregullat e përgjithshme mbi kontratat e shitjes për konsumatorëtKontrata e shitjeve për konsumatorin tradicionalisht përfaqëson një formë shumë tëzakonshme të kontratave të konsumatorëve. Rregullat mbi kontratën e shitjes përkonsumatorin sigurojnë që mallrat që konsumatori ka blerë të jenë në përputhje mekontratën e shitjes që ka lidhur konsumatori. Me fjalë të tjera, konsumatori gjithmonë do tëmarrë mallra që ai ka dashur ose ka vendosur të blejë, me një nivel të caktuar cilësie dhekarakteristika për të cilat ai ka paguar dhe ka rënë dakord me shitësin, dhe jo një mall medefekt apo mall që nuk ka cilësitë dhe karakteristikat e dëshiruara. Përveç një detyrimikonformiteti, rregullat mbi shitjet për konsumatorin përmbajnë dispozita të rëndësishme përdorëzimin e mallrave dhe kalimin e rrezikut, si dhe për garancinë tregtare si një nivel shtesëtë mbrojtjes së konsumatorit.Rregullat mbi shitjet e konsumatorëve në LMK përfaqësojnë dispozitat e transpozuara dhe tëzhvilluara të Direktivës 1999/44/EC mbi shitjet për konsumatorët dhe garancitë e lidhura meato kur bëhet fjalë për detyrimet e konformitetit dhe garancinë dhe të Direktivës 2011/83/EUmbi të drejtat e konsumatorit, që trajton rregullat për kalimin e rrezikut dhe dorëzimin. Ajo qëështë e rëndësishme është që duke qenë një lex specialist, pra një ligj specifik, rregullatpërkatëse të përcaktuara në LMK kanë epërsi mbi rregullat e kontratës së përgjithshme tëshitjes, të përcaktuara nga Kodi Civil Shqiptar. Në rast të ndonjë konflikti të mundshëm,gjithmonë mbizotëron LMK-ja.3.3.2 Detyrimi i konformitetitSipas rregullave të shitjes për konsumatorin, detyrimi kryesor i shitësit është t’i dorëzojëkonsumatorit mallrat e blera, të cilat janë në përputhje me kontratën e lidhur. Një detyrim itillë i konformitetit të mallrave të blera me kontratën e shitjes është vendosur sipas LMK-sëpër një periudhë të përgjithshme prej dy vjetësh. \"Detyrimi i konformitetit\" zëvendëson ligjintradicional dhe të njohur të “garancisë në kontratat e shitjes\" siç parashikohet nga rregullat e 42
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin përgjithshme të kontratave, pra Kodi Civil. Ai përmban një sërë dispozitash të cilat janëligjërisht të zbatueshme për çdo skemë garancie të lidhur me shitjen e një malli tekkonsumatori.Detyrimi i konformitetit është një detyrim ligjor, i cili në asnjë mënyrë ose sipas asnjë kushtinuk mund të përjashtohet nga vullneti i palëve, nga shitësi. Një përcaktim i mundshëm i njëpërjashtimi të tillë të detyrimit të konformitetit përfaqëson shkelje serioze të LMK-së.Përveçse në kundërshtim me rregullat e shitjes së konsumatorit, përjashtimi i detyrimit tëkonformitetit do të paraqiste në mënyrë të pashmangshme një kusht të padrejtë të kontratësdhe kështu do të konsiderohej i pavlefshëm dhe një formë e praktikës të padrejtë tregtare,shitësi i të cilës do të ndëshkohej.Në fushën e shitjeve për konsumatorët, vërehet një veçanti terminologjike. Një tregtar, sikundër-palë me konsumatorin në një marrëdhënie kontraktuale, kuptohet në një kuptim mëtë ngushtë, si një shitës. Rrjedhimisht, zbatimi i dispozitave përqendrohet tek shitësi sitregtar i cili lidh një kontratë me një konsumator. Llojet e tjera të mundshme të tregtarëve siprodhuesi, shpërndarësi ose importuesi janë më pak të prekura nga këto rregulla sepse atonuk përfaqësojnë një palë në marrëdhënien e drejtëpërdrejtë kontraktuale me konsumatorin.Qëllimi i këtyre rregullave është të sigurojë që konsumatori gjithmonë do të ketë të paktënnjë tregtar të cilit ai mund t’i drejtohet në lidhje me të drejtën e tij për konformitet, dhe aiështë shitësi.Marrëdhëniet midis llojeve të ndryshme të tregtarëve, p.sh. shitësi dhe prodhuesi, shitësidhe shpërndarësi ose shitësi dhe importuesi, janë ligjërisht të rëndësishme në rast tëshfaqjes së mungesës së konformitetit, kur shtrohet pyetja se cili prej këtyre palëve ështëdrejtpërdrejt përgjegjës për defektin e mallrave dhe në këtë mënyrë duhet të mbajnë pasojatdhe kostot përfundimtare. Megjithatë, nga perspektiva e një konsumatori, kjo është eparëndësishme sepse për atë, shitësi është gjithmonë përgjegjës pasi ky është detyrimi iqartë ligjor i shitësit.Me fjalë të tjera, shitësi nuk mund të mbështesë mbrojtjen e tij duke argumentuar se defekti imallrave është përgjegjësi e prodhuesit, importuesit ose shpërndarësit. Për më tepër, njëshitës nuk mund të udhëzojë konsumatorin të kontaktojë ndonjë tregtar tjetër në zinxhirin efurnizimit, pasi ai është gjithmonë është përgjegjës për të korrigjuar defektin e mallrave tëblera nga konsumatori. Refuzimi i mundshëm i shitësit për të korrigjuar mungesën ekonformitetit, ose vendosja e ndonjë pengese të paligjshme dhe të vështirë ndajkonsumatorit për zbatimin e të drejtave e tij, përfaqëson gjithashtu një formë të praktikës sëpadrejtë tregtare të shitësit.Sigurisht, në rastet kur shitësi korrigjon defektin e mallrave, defekti i të cilave mund tëpërfaqësojë përgjegjësinë përfundimtare të importuesit ose prodhuesit, pasi mallrat janëdëmtuar gjatë importit ose janë prodhuar në fabrikë me defekt, shitësi do të ketë të drejtën ekompensimit për këtë nga tregtarët të tjerë. Megjithatë, meqenëse kjo është një marrëdhëniemidis bizneseve (business-to-business), rregullimi i saj është jashtë fushës së zbatimit tëLMK-së. Në këtë rast ajo rregullohet nga rregullat e përgjithshme të së drejtës private,veçanërisht nëpërmjet dispozitave të Kodit Civil Shqiptar. LMK-ja vetëm vë në dukje seshitësi ka të drejtën e kompensimit nga tregtarët e tjerë në rast të shfaqjes së defektit, pahyrë më tej në detaje.3.3.3 Fusha e zbatimit të detyrimit të konformitetitDetyrimi i konformitetit kufizohet në llojet e mallrave siç përcaktohet në ligjin shqiptar. Nëkëto rrethana, mall konsiderohet çdo mall i lëvizshëm i prekshëm, me përjashtim të mallrave 43
Dhjetor 2017 të shitura si pjesë e procesit të ekzekutimit që kurrë nuk mund të përfshihet në fushën edetyrimit të konformitetit, si pasojë e veçorive të procedurës së ekzekutimit. Për më tepër, nëkonceptin e mallrave duhet të përfshihen edhe uji dhe gazi, në rastet kur nuk shiten në njësasi të specifikuar më parë, si edhe energjia elektrike.Rrjedhimisht, përveç produkteve të përfshira në përkufizim, çdo send tjetër i paluajtshëm osei paprekshëm, siç është shtëpia ose e drejta e pronësisë intelektuale, nuk përfshihen nëfushën e zbatimit të këtyre rregullave.Detyrimi ekskluziv i shitësitPër pyetjen se kush do të konsiderohet përgjegjës në lidhje me detyrimin e konformitetit,përgjigja është gjithmonë shitësi është përgjegjës dhe konsumatori duhet të kontaktojë atënë rast të mungesës së konformitetit. Kjo dispozitë mbron konsumatorin nga drejtimi prejshitësit tek prodhuesi, importuesi dhe/ose shpërndarësi, të cilët të gjithë mund të mohojnëpërgjegjësinë. Për shembull, shitësi thotë se problemi me të cilin përballet konsumatori mefurrën është një shembull i keq i gabimit të fabrikës për të cilin konsumatori duhet tëkontaktojë prodhuesin, ndërsa prodhuesi thotë se shitësi është përgjegjës sepse e kambajtur furrën në kushte të papërshtatshme, në një magazinë të papërshtatshme.Prandaj, LMK-ja miraton rregullin që shitësi është gjithmonë dhe, në mënyrë të përsëritur, ainuk mund të shmangë përgjegjësinë e tij duke mbrojtur veten se shkaku i mungesës sëkonformitetit është ndonjë person tjetër, për shembull prodhuesi.Megjithatë, nga ana tjetër, këto rregulla nuk do kufizojnë mundësinë e konsumatorit për tëkontaktuar edhe prodhuesin, shpërndarësin apo importuesin. Për më tepër, prodhuesi sipasligjit shqiptar është identifikuar shprehimisht si garantues i detyrimit të konformitetit të shitësitndaj konsumatorit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në rastet kur shitësi thjesht kapushuar së ekzistuari, p.sh. dyqani ku konsumatori bleu furrën u mbyll, ose kur shitësi bëheti paaftë të paguajë. Në të gjitha këto raste, konsumatori ende ka të drejtë të kërkojëzëvendësimin e mallrave ose kompensimin.3.3.4 Rastet e përjashtimit të shitësit nga përgjegjësiaNë kundërshtim me tre shembujt e përgjegjësisë së qartë të tregtarit për mungesës sëkonformitetit, sipas LMK-së, shitësi do të përjashtohet nga përgjegjësia për mungesë tëkonformitetit në disa raste.Së pari, përgjegjësia e tij nuk ekziston në rastet kur në momentin e lidhjes së kontratës,konsumatori ka qenë në dijeni të mungesës së konformitetit ose nuk mund të mos ketë qenënë dijeni të tij. I tillë do të ishte rasti, për shembull, i konsumatorit që blen një libër në njëpjesë të librarisë ku dukshëm është shënuar 'libra të dëmtuar - gjysmë çmimi' dhe më pasdel se librit të blerë i mungojnë disa faqe. Në raste të tilla, shitësi kurrë nuk konsiderohetpërgjegjës.Së dyti, shitësi nuk do të jetë përgjegjës për mallrat që janë prodhuar me defekt si rezultat imaterialit që konsumatori i ka dhënë shitësit. I tillë është rasti, për shembull, i njërrobaqepësi që bën një kostum nga materiali që i është dhënë nga konsumatori, por pastajkostumi prishet nga mola që në fakt ndodhej tek copa kur iu dha rrobaqepësit. Rrjedhimisht,rrobaqepësi nuk mund të konsiderohet përgjegjës për atë defekt. 44
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin Së treti, shitësi nuk do të jetë përgjegjës në rastet e mungesës së konformitetit në krahasimme premtimet publike për karakteristikat e mallrave, nëse shitësi nuk ka qenë në dijeni osenuk mund të kishte qenë në dijeni të atyre premtimeve. I tillë do të ishte rasti kur njëkonsumator hyn në një dyqan ku shitësi i ka thënë që aty ka këpucë kundër ujit dhe pastaj aikonsumator shkon në dyqanin tjetër dhe blen të njëjtat këpucë, për të cilat ai shitësasnjëherë nuk ka pretenduar se ishin kundër ujit.E njëjta gjë vlen kur tregtari korrigjon premtimin publik para përfundimit të kontratës, përshembull duke thënë se pavarësisht se janë reklamuar kundër ujit, del se këpucët në tëvërtetë nuk janë kundër ujit, kështu që konsumatori vihet në dijeni për këtë. Kështu, shitësipërjashtohet nga detyrimi. Po ashtu, kur një premtim publik nuk mund të ketë ndikim tekkonsumatori për të lidhur kontratën, çka do të ishte rasti i konsumatorit që blen këpucët, qëpretendohet se janë kundër ujit, duke thënë se nuk i intereson cilësia e tyre, por i blen sepsei pëlqen modeli dhe ngjyra, shitësi nuk do të konsiderohet përgjegjës për ndonjë pretendimtë mundshëm për mungesë konformiteti të bërë nga konsumatori.3.3.5 Prezumimi i përgjithshëm i konformitetit të mallrave me kontratëNjë prezumim i përgjithshëm është se mallrat e konsumit janë në përputhje me kontratën eshitjes për konsumatorin nëse:a) përputhen me përshkrimin e dhënë nga shitësi dhe zotërojnë cilësitë e mallit, që shitësi ia ka paraqitur konsumatorit si mostër ose si model; Shembull: këpucët kundër ujit të përshkruara dhe që i tregohen konsumatorit si këpucë kundër ujit dhe në realitet, del se janë kundër ujit.b) përputhen me qëllimet e veçanta, për të cilat konsumatori i ka kërkuar dhe që i bëhen të njohura shitësit në çastin e lidhjes së kontratës dhe të cilën shitësi e ka pranuar; Shembull: konsumatori vëren se modeli i një veshjeje të veçantë është tepër i ngushtë për të dhe ka nevojë ta zgjerojë, dhe shitësi pranon ta zgjerojë, duke çuar kështu në lidhjen e kontratës.c) përputhen me qëllimet, për të cilat mallrat e të njëjtit tip përdoren normalisht; Shembull: një stilolaps që mund të shkruajë.d) paraqesin cilësitë dhe performancën, të cilat janë normale për mallra të të njëjtit tip dhe që konsumatori, në mënyrë të arsyeshme, i pret, sipas natyrës së mallit dhe duke marrë parasysh karakteristikat e mallit, të bëra nga shitësi, prodhuesi ose përfaqësuesi i autorizuar i tij, në deklaratat publike, veçanërisht në publicitetet ose etiketimet. Shembull: vezët nga pula që nuk janë mbajtur në kafaz, por që lëvizin lirshëm.Përkundër kësaj, disa shembuj të qartë të mungesës së konformitetit do të përfshinin:‐ mallrat e dorëzuara kanë ngjyrë të ndryshme nga ajo që ka porositur konsumatori;‐ mallrat e dorëzuara janë të një madhësie apo sasie tjetër nga ajo e porositur;‐ makina e dorëzuar është një model i vitit të kaluar, megjithëse është shpallur si modeli i këtij viti;‐ mobilja e dorëzuar nuk është sipas përmasave që konsumatori i ka dhënë shitësit dhe prandaj nuk mund të përshtatet në banesë; 45
Dhjetor 2017 ‐ konsumi i karburantit të makinës nuk i plotëson shifrat e treguara në reklamë ose broshurën e informacionit të makinës;‐ performanca e makinës që është dorëzuar nuk e bën të mundur përdorimin e saj në rrugë malore, edhe pse ky përdorim ishte bërë i qartë për shitësin në kohën e lidhjes së kontratës;‐ mallrat përmbajnë arra, ndonëse konsumatori këmbënguli tek shitësi se ai është alergjik ndaj arrave;‐ mallrat përmbajnë yndyra edhe pse janë të etiketuara si pa yndyrë.LMK-ja krijon prezumimin se çdo mungesë e konformitetit, e cila bëhet e dukshme brenda 6muajve të dorëzimit të mallrave, ka qenë e pranishme në kohën e dorëzimit. Si rezultat,konsumatorit nuk i kërkohet të sjellë dëshmi për mungesën e konformitetit në kohën e lidhjessë kontratës kur mungesa e konformitetit bëhet e dukshme brenda 6 muajve pas dorëzimittë mallit.3.3.6 Zgjidhjet e konsumatorit në rast të mungesës së konformitetitNë rast të mungesës së konformitetit, ligji shqiptar parashikon dy zgjidhje të mundshme tëkonsumatorit: i) të drejtën për riparimin e mallrave, dhe ii) të drejtën për zëvendësimin emallrave. Këto dy të drejta ofrohen në mënyrë alternative dhe zgjedhja e njërës apo tjetrësgjithmonë i takon konsumatorit. Për shembull, në rast të një frigoriferi të prishur, konsumatorimund t’i kërkojë shitësit një frigorifer të ri ose riparimin e atij që është prishur. Në praktikëmund të ndodhë që tregtari të këmbëngulë për riparim si opsioni i vetëm, duke pretenduar sezëvendësimi është i pamundur meqë i ka mbaruar ai produkt ose nuk mund ta ofrojë më. Nëkëtë rast, i takon shitësit të provojë se zëvendësimi nuk është i mundur, përndryshe ai do tëshkelë legjislacionin e konsumatorit dhe sjellja e tij do të përbëjë një formë të praktikave tëpadrejta tregtare duke mos e lejuar konsumatorin të zbatojë të drejtat e tij ligjore. Autoritetikompetent dhe gjykata duhet të jenë gjithmonë të vetëdijshëm për këtë.Riparimi dhe zëvendësimi në rast të mungesës së konformitetit duhet të bëhet gjithmonë papagesë. Kjo do të thotë që asnjë shpenzim nuk mund të kërkohet nga konsumatori për tërregulluar mungesën e konformitetit. Shitësit nuk i lejohet të pyesë konsumatorin ose të bëjëkorrigjimin në varësi të shumës që paguan konsumatori për zëvendësimin ose riparimin, përshembull:‐ shpenzimet postare për kthimin e mallit;‐ shpenzimet administrative të çfarëdo lloji apo shume;‐ kostot e punës;‐ shpenzimet e materialeve të përdorura për riparimin e mallrave.Në rastet kur as riparimi ose zëvendësimi nuk është i mundur për shkak se, për shembull,kjo lloj furrë nuk prodhohet më ose shitësi nuk e ka më atë lloj furre dhe ajo është e prishuraq keq sa nuk mund të riparohet, konsumatori ka të drejtë ose të zgjidhë kontratën ose tëkërkojë uljen e çmimit të paguar. Përsëri, zgjedhja midis dy opsioneve i takon konsumatorit.Po ashtu, konsumatorët do të duhet të zgjedhin midis këtyre opsioneve edhe në raste tëcaktuara kur riparimi dhe zëvendësimi janë të mundura, por kur një nga dy opsionet përbënnjë barrë disproporcionale për shitësin. Një shembull do të ishte rasti, për shembull, kur furraështë blerë në një ofertë spektakolare ose me ulje dhe çmimi që shitësi do të duhet tëpaguajë për të blerë nga importuesi një furrë të re është shumë më i lartë se çmimi që kapaguar konsumatori si rasti kur çmimi i riparimit tejkalon çmimin e paguar. 46
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin Barra disproporcionale gjithmonë do të provohet nga shitësi dhe duhet të vendoset rast pasrasti në bazë të kostove disproporcionale që shkakton riparimi dhe zëvendësimi në krahasimme uljen e çmimeve dhe ndërprerjen e kontratës. LMK-ja rendit disa faktorë që duhet tëmerren parasysh gjatë vlerësimit nëse kostot e zëvendësimit dhe riparimit janëdisproporcionale. Ato janë së pari vlera e mallrave nëse do të ishin në konformitet, përshembull, nëse vlera e mallit do të ishte më e vogël se kostoja e riparimit do të krijohejdisproporcion; së dyti rëndësia e konformitetit në secilin rast të veçantë dhe, së treti, nësemungesa e konformitetit mund të korrigjohet pa e bezdisur tepër konsumatorin.Megjithatë, zgjedhja e konsumatorit mes të drejtës për ndërprerjen e kontratës dhe uljen eçmimit është e kufizuar në raste të caktuara. Përkatësisht, konsumatorit nuk i lejohet tëkërkojë ndërprerjen e kontratës kur defektet e produktit të blerë konsiderohen të vogla. Njëdefekt i vogël është diçka që vendoset rast pas rasti. Për shembull, i tillë do të ishte rasti memakinën një nga dritaret e të cilës nuk funksionon siç duhet, ku një defekt i tillë është i vogëlnë krahasim me vlerën e makinës në tërësi, prandaj konsumatorit nuk i lejohet ndërprerja ekontratës në këtë rast.Për ta përmbledhur, në rast të mungesës së konformitetit, riparimi ose zëvendësimi imallrave duhet gjithmonë të kërkohet si opsioni i parë. Ulja e çmimit ose anulimi i kontratësdo të lejohet vetëm nëse riparimi ose zëvendësimi rezulton i pamundur ose kur zëvendësimidhe anulimi janë një barrë disproporcionale për shitësin.3.3.7 Afatet kohore të detyrimit të konformitetitLMK-ja përcakton dy kufizime të rëndësishme kohore për të korrigjuar mungesën ekonformitetit. a) Kohëzgjatja e përgjithshme e garancisë ligjore: 2 vjetDetyrimi i shitësit për të garantuar konformitetin me kontratë do të zgjasë për një periudhë 2vjeçare që nga momenti i kalimit të rrezikut, d.m.th. dorëzimi i produkteve tek konsumatori.Në këto rrethana, shitësi do të jetë përgjegjës në rastet kur mungesa e konformitetit bëhet edukshme brenda dy viteve. Natyrisht, natyra e mallrave duhet të merret në konsideratë, pasinuk mund të pritet që të gjitha mallrat të zgjasin për periudhën prej dy vjetësh.Ndikimi i këtij detyrimi konformiteti për dy vjet është mjaft domethënës pasi do të thotë që tëgjitha mallrat e konsumit të qëndrueshëm, siç janë makinat, mobiliet, pajisjet shtëpiake,garantohen ligjërisht për të paktën 2 vjet dhe shitësi nuk mund të pretendojë të jetëpërgjegjës për më pak se 2 vjet. Megjithatë, praktika tregon se afatet kohore më tëzakonshme janë shumë më të shkurtra, p.sh. 6 muaj ose 1 vit. b) Mungesa e konformitetit është prezumuar brenda gjashtë mujorit të parëËshtë krijuar prezumimi që çdo mungesë e konformitetit që bëhet e dukshme brenda gjashtëmuajve nga dorëzimi i mallit në fakt ka qenë e pranishme në kohën e dorëzimit. Si pasojë,barra e provës gjatë periudhës së parë gjashtë mujore bie gjithmonë mbi shitësin dhe aiduhet të provojë se mungesa ose shkaku i moskonformitetit nuk ka ekzistuar në momentin edorëzimit, por që ka ndodhur më pas. Për shembull, telefoni celular nuk punon jo për shkaktë një gabimi të fabrikës me sistemin e tij operativ, por sepse konsumatorit i ka rënë telefoninë ujë.Pas mbarimit të gjashtë muajve të parë, barra e provës kalon nga shitësi tek konsumatoridhe më pas konsumatori provon se mungesa ose shkaku për mungesën e konformitetit tëmallrave të blera ekzistonte në momentin e dorëzimit. Prezumimi gjashtëmujor nuk do të 47
Dhjetor 2017 aplikohet në mënyrë përjashtuese nëse është në kundërshtim me natyrën e mallrave tëblera ose me natyrën e një mospërputhjeje. Ky përjashtim gjithmonë do të interpretohet nëmënyrë shumë kufizuese për të mbrojtur konsumatorin nga keqpërdorimi i mundshëm i tijnga shitësi.3.3.8 Garanci (ligjore) vs. Garanci tregtare (kontraktuale)Periudha e detyrimit të konformitetit përcaktohet në LMK për një periudhë dy vjeçare, gjatëtë cilës shitësi është përgjegjës për të mbrojtur produktet që i ka shitur konsumatorit. Kydetyrim i konformitetit quhet gjithashtu garanci ligjore pasi është përcaktuar me ligj. Aizbatohet për të gjitha mallrat që përfshihen në përkufizimin e mësipërm të mallrave dhe nukmund të kufizohet në një periudhë më të shkurtër kohore ose të përjashtohet tërësisht.Përveç një garancie të detyrueshme ligjore të LMK-së, në praktikë, disa shitës mund tëofrojnë edhe dy lloje të tjera të garancisë, si pjesë e strategjive të tyre të marketingut osetregtare për të tërhequr konsumatorët. Kjo është arsyeja pse këto garanci quhen garancitregtare. Megjithatë, ato ndonjëherë njihen edhe si garanci kontraktuale pasi atopërcaktohen në një kontratë ndërmjet shitësit dhe konsumatorit dhe jo me ligj. Garancitëtregtare jo domosdoshmërisht duhet të jepen nga vetë shitësi, por ato gjithashtu mund tëjepen nga një tregtar tjetër, si p.sh. importuesi, shpërndarësi ose prodhuesi i mallrave tëveçanta.Garancitë tregtare duhet të dallohen me patjetër nga garancitë ligjore. Pra, garancitëtregtare janë garanci që bëhen vullnetarisht nga shitësi ose nga një tregtar në zinxhir(prodhues, importues, shpërndarës apo edhe ndonjë shitës tjetër). Këto garanci janëligjërisht të detyrueshme për atë që i ofron ato sipas kushteve të përcaktuara në deklaratëne garancisë dhe në çdo etiketim, dokumentacion ose reklamë që lidhet me të. Në këtëdrejtim, një garanci tregtare mund t’i japë të drejta shtesë konsumatorit dhe në asnjë mënyrënuk mund të modifikojë ose përjashtojë të drejtat e përcaktuara me garanci ligjore në dëm tëkonsumatorit.Dallimi mes një garancie ligjore dhe tregtare duhet gjithmonë të merret në konsideratë pasiështë e mundur të vërehet se në praktikë duket se garancitë tregtare përdoren ndonjëherëpër të penguar ose për të kufizuar të drejtat të cilat u garantohen konsumatorëve sipas ligjit.Përcaktimi i dispozitave të tilla do të ishte një shkelje e qartë e legjislacionit të konsumatoritdhe do të konsiderohet gjithashtu si kusht i padrejtë kontrate. Megjithatë, kjo në asnjëmënyrë nuk prek të drejtën ligjore të konsumatorit për të adresuar çdo mungesë konformitetidirekt tek shitësi. Garancia tregtare meqë rrjedh nga një kontratë mund të parashikojë qëkonsumatori në rast të disa problemeve të kontaktojë edhe disa shitës të tjerë dhe jo vetëmshitësin, nga i cili ka blerë produktet.Në varësi të faktit nëse konsumatori duhet të paguajë për të, mund të bëhet dallimi ndërmjetdy llojeve të garancive tregtare. Lloji i parë i garancive tregtare përfshin garancitë që iofrohen konsumatorëve pa pagesë, ndërsa lloji i dytë i garancive tregtare përfshin garancipër të cilën konsumatorit i kërkohet të paguajë një shumë të caktuar parash për të marrëdisa të drejta shtesë në lidhje me produktet e veçanta që ai ble.Së pari, shitësi do të ofrojë një garanci tregtare pa pagesë, kur në këtë mënyrë ai dëshirontë tërheqë konsumatorin duke vënë në dukje se ai po ofron një veçori shtesë të rëndësishmetë produkteve të tij në krahasim me atë që ofrohet nga shitësi tjetër, konkurrent.Rrjedhimisht, garancia tregtare pa pagesë do të jetë një nga arsyet pse konsumatori do tëzgjedhë të blejë produkte nga ai shitës. Në këtë mënyrë, garancia tregtare paraqet një pjesështesë të pajisjes të ofruar që vjen me produktet. 48
Udhërrëfyes mbi legjislacionin shqiptar për konsumatorin Një shembull i një garancie të tillë tregtare mund të jetë e drejta e konsumatorit për të kthyerproduktin dhe për të marrë paratë si opsionin e tij të parë brenda gjashtë muajve të parë ngablerja e produkteve që do të ishte një avantazh në krahasim me garancinë ligjore dhe atëçfarë ofrojnë shitësit e tjerë. Me fjalë të tjera, në rastin e një garancie të tillë tregtare,konsumatori nuk do të duhet të presë për opsionin e kthimit të produkteve të blera dhe tëmarrë paratë vetëm si opsioni i tij i dytë, në varësi të pamundësisë për të riparuar osezëvendësuar mallrat në mungesë konformiteti, siç parashikohet në rregullat për garancinëligjore, por ai mund të përfundojë menjëherë kontratën pa asnjë pasojë negative.Së dyti, lloji tjetër i një garancie tregtare që mund të ofrohet nga shitësi është ajo për të cilinshitësi kërkon kompensim nga konsumatori. Me fjalë të tjera, konsumatori duhet të paguajëpër të drejtat e tij shtesë në bazë të një garancie tregtare. Këto garanci zakonisht kanë përqëllim të ofrojnë një afat më të gjatë mbrojtjeje për konsumatorin sesa ai i ofruar ngagarancitë ligjore, kështu që konsumatori ndihet më i sigurt në lidhje me mallrat e tij,veçanërisht në raste kur produkti është diçka shumë me vlerë, si makina ose kompjuteri.Një shembull i ofrimit të garancisë tregtare për konsumatorin kundrejt kompensimit do tëishte rasti kur shitësi i ofron një garanci tregtare konsumatorit, e cila do të bënte të mundurqë konsumatori të riparonte produktet e blera në të gjitha vendet e botës ku marka e veçantëglobale shitet nga shitësit e autorizuar. Në këtë mënyrë, e drejta ligjore e konsumatorit përriparim ose zëvendësim do të zgjerohej për t'u zbatuar në të gjitha vendet ku ka shitës tëautorizuar të asaj marke. Një shembull i shkëlqyer është një kompjuter portativ, një laptop,që konsumatori do të jetë në gjendje të riparojë pa pagesë në çdo vend ku mund të shkojëpër qejf ose për pune në rast se kompjuteri prishet.Gjithashtu, një shembull tjetër është zgjatja e kohës së garancisë ligjore për një periudhë mëtë gjatë se ajo ligjore prej dy vitesh. Për shembull konsumatori do të kishte të njëjtat të drejtapër një periudhë prej katër apo pesë vjetësh. Në këtë rast, konsumatorit i jepet e njëjta cilësidhe masë e të drejtave sipas LMK-së, por vlefshmëria e këtyre të drejtave e tejkalonperiudhën ligjore prej dy vjetësh.Në rastin e marrëdhënies midis garancisë ligjore dhe tregtare, dy detyrime të shitësit janëthellësisht të rëndësishme dhe të domosdoshme për t'u respektuar për sjelljen e ligjshme tëshitësit, kur ofron njërën nga dy llojet e garancive tregtare. Së pari, kur ofron garancitë e tijtregtare, si ato të ofruara falas ashtu edhe ato të ofruara kundrejt një shpërblimi, shitësiduhet të informojë konsumatorin për ekzistencën, qëllimin dhe përmbajtjen e garancisëekzistuese dyvjeçare. Kjo është thelbësore sepse praktika tregon se në shumë raste nukbëhet fjalë për garancinë e aplikueshme ligjore dhe prezantohen vetëm garancitë tregtare.Së dyti, shitësi duhet gjithashtu të informojë konsumatorin në lidhje me përparësitë egarancisë tregtare që ai ofron në krahasim me atë ligjore. Në këtë kuptim, kërkohettransparencë e plotë. Për shembull, që garancia tregtare shtrin periudhën deri në katër vjetose që konsumatori mund të pretendojë mungesë konformiteti tek shitësit në vende të tjera.Konsumatori duhet të jetë qartësisht dhe plotësisht i vetëdijshëm për atë që merr megarancinë tregtare dhe shitësi nuk duhet të përdorë fjalën 'garanci' përveçse kurkonsumatorit i jepen më shumë të drejta se ato që i njeh LMK-ja.Përndryshe, mosparaqitja nga shitësi e garancisë ligjore për konsumatorin dhemoskrahasimi i përmbajtjeve të tyre padyshim që do të përbëjë një formë të praktikës sëpadrejtë tregtare dhe kështu do të ndëshkohet. Në varësi të fakteve të secilit rast, kjo do tëpërfaqësojë ose një formë të një prej tridhjetë e një praktikave tregtare të cilat gjithmonëkonsiderohen të padrejta, d.m.th. ajo që thekson se një praktikë e padrejtë do të jetë ajo kutregtari paraqet të drejta ligjore të konsumatorit si të drejta të ofruara nga tregtari ose një nga 49
Search