tonë drejt lirisë. Mbretëronin kohëra të vështira. Në fakt, ishte prezentnjë “paqe” trishtuese, më e keqe se çdo luftë. Pushtuesit kuj-deseshin për ta mbajtur në fuqi gjumin ekonomik që kishininstaluar, ndërsa populli shqiptar kujdesej për të mos rënënë gjumë politik dhe demografik. Edhe pse në disa rastemendimet e popullit nuk ishin të njëjta, ata përherë ecnin nërrugë të njëjtë. Nga të pranishmit, në dasmë kishte edhe të atillë që ishërbenin pushtetit. Disa prej tyre sa për ta siguruar bukëne gojës e disa të tjerë merrnin më shumë se kaq, sepse përveçpunëve që bënin sipas përshkrimit që kishin, spiunonin duketreguar gjithçka që arrinin të kuptonin për bisedat dhe akti-vitet që organizoheshin për çështjen kombëtare. Në masë tëmadhe populli i dinte ata persona, por sigurisht se kishteedhe të atillë që vepronin në mënyrë mjaft perfide. Atë ditë të nxehtë, në odën e madhe kishte mysafirënga të gjitha shtresat. Të pasur, të varfër, atdhetarë të vërtetë,persona zyrtarë dhe normalisht kishte edhe të atillë që vep-ronin fshehurazi në dëm të popullit apo thënë ndryshe spiu-në. Oda e madhe mezi i zinte të gjithë të ftuarit të cilëtkomunikonin në mes vete duke peshuar çdo fjalë që e flis-nin. Sigurisht se më të zëshëm ishin ata të cilët edhe pseishin në dasmë, donin të punonin diçka për të dalë sa mëmirë para shefave të tyre, që urdhëronin bastisje, arrestime,maltretime, burgosje të shumë djemve dhe vajzave të rejanën akuzat për separatizëm dhe tradhti shtetërore, qoftë edhepër një fjalë goje. Ata persona dukej se turpëroheshin kurdiktoheshin veprimet e tyre, por jo edhe kur vepronin pa uhetuar. Edhe pas buzëqeshjes dhe mirësjelljes së tyre, po-thuajse gjithnjë kishte diçka tinëzare. 101
I tillë ishte një i pranishëm që mbante në kokë një plistë bardhë dhe mundohej t’i nderonte mysafirët, edhe pse vetishte mysafir në atë shtëpi. Plisin e bardhë e mbante në kokësipas zakonit, por në shpirt dhe zemër nuk kishte bardhësi.Të gjithë i dinin të bëmat e tij dhe kishin njohuri për etjen emadhe që kishte për të pasur pushtet. Shumë nga të pranishmit, mezi e dëgjonin kur fliste,megjithatë në atë kohë nuk kishin rrugë tjetër, përveç se tadëgjonin. Gjatë bisedave, ai shpeshherë tregonte meseleduke prekur në sedër disa të pranishëm të cilët ishin të njo-hur si përfaqësues të shtëpive më me zë në ato vise, të njohurpër trimëri, bujari, patriotizëm, punë dhe ndershmëri. Ai, saherë që kishte mundësi, ngriste kurthe dinake ndaj kujtdo qëi dukej se ia vlente. Normalisht se disa prej tyre, ndoshta kishin bërë ndo-njëherë ndonjë gabim gjatë jetës së tyre për të cilën gjë nukndiheshin mirë, megjithatë as për së afërmi gabimet pa që-llim të të gjithë atyre, nuk iu afroheshin të bëmave të bash-këpunëtorit të shërbimit serb që jo rrallëherë merrte guximinqë të fliste për burrëri pa u skuqur fare. Siç thotë populli, ai nuk kishte fytyrë për t’u skuqursepse po ta kishte një të tillë nuk do të vepronte në dëm tëkauzës kombëtare, në dëm të tokës me bukën e të cilës ush-qehej dhe largonte etjen me ujin e burimeve të saj. Atë ditë në dasmë, me shkas thumboi rëndë një burrëqë ishte i pranishëm, i cili ishte i njohur për fjalë e besë, tri-mëri e kombëtari. Në fakt, ai u thumbua për një gabim të paqëllimtë qëia kishte shkaktuar një miku të tij, pranë të cilit atë ditë ishtei ulur dhe kuvendonte me endje me të. Ky akt nuk i kishtepëlqyer edhe aq personit që ishte ulur në ballë të oxhakutdhe dëshironte të udhëheqë muhabetin në odë thuajse ishte 102
njeriu më i mençur aty apo ishte i zoti i shtëpisë. Nuk ekishte as të parën e as të dytën, por thjesht dëshironte tëimpononte mendimet e tij, duke përfshirë edhe përzgjedh-jen e këngëve të cilat i këndonin këngëtarët. Kishte fuqi,prandaj ishte e vështirë për të zotin e shtëpisë që ta nxjerrëjashtë kullës së tij. Në anën tjetër, e kishte mik që sipas za-konit ishte e domosdoshme që të ftohej në dasmë. Atë ditë i zoti i dasmës e ndjente frikën dhe gëziminsë bashku. Ishin kohë të vështira, prandaj nuk mund të kup-tohet lehtë situata që mbretëronte, pa e përjetuar vet. Pasi thumbimit që i bëri në odë burrit të ndershëm, tëgjithë të pranishmit ndjenë keqardhje, ulën kokën dhe rrethe rrotull u bë një heshtje e rëndë. Burri që u thumbua, preku në krah mikun e tij, u ul nëgjunjë, shikoi të pranishmit të cilët mbanin kokën ulur e disaprej tyre vjedhurazi e shikonin atë, sepse e dinin sa ai pava-rësisht prej çmimit dhe rrezikut nuk do të heshtte, prandajprisnin që të thoshte diçka. Në fakt ashtu edhe ndodhi. Ashtusiç u thumbua me një mesele të cilën të gjithë e kuptuan, nëtë njëjtën mënyrë filloi të fliste duke e hapur perden e hesh-tjes që aq shumë qetësi shpërndante në odë: - Me sa po e shoh më ka ardhur rendi që të flas pak,sepse sot nuk kam folur fare. Kemi dasmë, rendin e kanëkëngëtarët, por pasi që ata po pushojnë, po e tregoj një ngjar-je që mu kujtua tani e që ka ndodhur para më shumë se 40viteve në shtëpinë tonë. Isha i vogël në atë kohë, por asnjë-herë nuk e kam harruar natën kur në kullën tonë erdhi njëmysafir për të fjetur një natë. Ishim shumë anëtarë në famil-je, kushtet nuk i kishim të mira. Në atë vit, kishim mbeturpa miell të misrit të arave tona, sepse pushtetit na e patimarrë. Na thanë se duhej të krijoheshin rezerva për shtet.Misrin e bukës na e morën të tërin, ndërsa misrin që e kishim 103
për kafshë na e lanë. Atë vit, ushqeheshim me atë misër qëkishte ngjyrë të kuqërremtë. Nuk ishte mjaft ushqyes, me-gjithatë ne nuk kishim tjetër. Disa kilogramë i kishim mielltë bardhë që kishte shpëtuar në një thes që ditën kur na emorën miellin kishte mbetur në ahur i pavërejtur. Nëna eruante për mysafirë. Atë natë, mysafiri kishin ardhur vonë,koha e darkës ishte afër. Për në ishte bërë gati një krelanëme miell të kuq, por ende nuk ishte pjekur. Më kujtohet sisot që ne nuk kishim tepsi tjetër, prandaj babai i pati thënënënës që një shtresë të krelanës për mysafirin ta gatuante memiell të bardhë sipër, e poshtë të vendoste miellin e kuq nëmënyrë që darka të përgatitej për të gjithë në tepsinë e njëjtë.Nëna ashtu edhe veproi. Pasi që krelana u gatua, shtruamsofrën e madhe në mes të odës. Babai e ftoi mysafirin që tëafrohej dhe burrat tjerë të familjes të cilët e dinin se duhetpasur kujdes gjatë ngrënies në mënyrë që mos të zbulojnëmiellin e kuq i cili ishte i mbuluar me miellin e bardhë nëkrelanën e trashë dhe të shijshme. Të gjithë filluan që tëhanë. Mysafiri nuk ishte mjaft i ‘kujdesshëm’. Ai disa herëe mbushte lugën përplot. Ishte i uritur dhe nuk mund t’i re-zistonte shijes së krelanës që ishte gatuar me mazë të dele-ve dhe me dy lloje të miellit. Babai e shikonte me kureshtjelugën e mysafirit, por pasi që e kuptoi se ai tani gati ishte qëta takonte miellin e kuq, pa menduar mirë filloi t’i flasë atijduke i thënë, mik merr më lartë se është ftohur më mirë, senëse vazhdon ta thellosh lugën në drejtim të fundit të tepsisëdo të takohesh në miell të kuq, i cili nuk ka edhe aq shije tëmirë. Unë nuk po e zgjasë më tepër, e përfundova rrëfimintim. Tani është koha për këngë sepse kemi gëzim. Fjalëte tij ishin bindëse dhe të prera. Shumë nga të pranishmitdhanë miratimin me kokë dhe uruan me fjalë miradije fjalët 104
e burrit, i cili së bashku me të gjithë dasmorët, mbante kokënlartë. Kokën tashmë e kishte ulur mynafiku i cili qeshte ihutuar. Hija e zymtësisë vërehej në sytë e tij, ngase e kuptoidrejt mesazhin që ju dha në atë ditë të nxehtë vere. Pas dasmës, të gjithë e dinin se postieri do tëshpërndante shumë fletë-thirrje për biseda informative. 105
23. KURTHI Dielli perëndoi ngadalë duke u fshehur pas majës së lartëtë malit, që tani ishte e mbuluar me një borë të bardhë, të bukure të ftohtë. Nga veriu frynte një erë e akullt e cila të bënte tështangesh. Ishte kjo një mbrëmje dimërore, një mbrëmje që pasçdo momenti bëhej me e errët dhe më e ftohët. Errësira dhe të ftohtit bëheshin gati ta mbulonin edhemalin me lisa të gjatë, shtëpinë e mijëra gjallesave që luf-toninpër të jetuar. Herë pas here dëgjoheshin disa ulërima të ujqveqë shoqëronin rrezet e ftohta të hënës e cila lëvizte ngadalë nëmesin e reve të hirta. Një dhelpër kishte dalë për gjah. Ecte shpejt nëpër rrugëtgjarpërore të pyllit të heshtur me kokë të ulur. Herë-herë befasndalej dhe vëzhgonte përreth. Pasi nuk arrinte të gjente ushqim,dikur vendosi që të afrohet më afër fshatit, edhe pse e dinte serreziku ishte më i lartë. Duke ecur skaj një gardhi, futi kokënnë një vrimë dhe pa pritmas ra një kurth të telit, i cili iu lidhpër trupi. Fillimisht ishte në panik të madh dhe pa kontroll pro-vonte që të ecte vetëm para. Dikur provoi edhe të kthehej pas,por ishte shumë vonë për të dalur nga aty. Tani ishte mesnatë. Qetësia dhe errësira kishte push-tuarçdo milimetër të tokës dhe të horizontit. Gjersa, Hënën e kishinmbuluar retë, frynte ftohtë por dhelpra nuk dorëzohej. Edhe kurthi ishte i fortë, me gjasë ishte vendosur ngandonjë gjahtar me përvojë. Kurthi shtrëngonte dhelprën nëtrup, ndërsa ajo provonte vazhdimisht që ta këpuste atë. Dikur dhelpra e dëshpëruar filloi t’i fliste kurthit: - Ore kurth siç jemi duke vepruar ne të dy, unë po tër-hiqem e ti po më shtrëngon, nuk e di çfarë do të ndodhë, poragimi nuk do të na gjejë kështu siç jemi. Fatkeqësisht nukkemi mundësi që të shpëtojmë të dytë, vetëm njëri. 106
107
FUND Arben Dreshaj u lind me 31.10.1982 në Pejë.Shkollën fillore e kreu Vrellë, ndërsa shkollën e mesmenë gjimnazin ‘Haxhi Zeka’ në Istog. Në tetor të vitit 2006 është diplomuar nëUniversitetin e Prishtinës – Fakultetin Juridik. Po në atëvit, ka vazhduar studimet pasuniversitare në programinmaster në U.P, Fakultetin Juridik, drejtimin Penal. Studimet në master i ka përfunduar mepërformancë të lartë në vitin 2009. Ka njohuri tëavancuara për drejtësinë në përgjithësi dhe të drejtënpenale në veçanti. Ka botuar në vitin 2010 një punimpër: Rolin dhe Rëndësinë e Institucioneve Korrektuesenë Risocializimin e personave të dënuar dhe disa punimeprofesionale shkencore. Përveç me punime shkencore,autori i këtij punimi shkruan tregime, prozë dhe poezi.Ky është botimi i dytë i tij. 108
Search
Read the Text Version
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- 12
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- 22
- 23
- 24
- 25
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
- 31
- 32
- 33
- 34
- 35
- 36
- 37
- 38
- 39
- 40
- 41
- 42
- 43
- 44
- 45
- 46
- 47
- 48
- 49
- 50
- 51
- 52
- 53
- 54
- 55
- 56
- 57
- 58
- 59
- 60
- 61
- 62
- 63
- 64
- 65
- 66
- 67
- 68
- 69
- 70
- 71
- 72
- 73
- 74
- 75
- 76
- 77
- 78
- 79
- 80
- 81
- 82
- 83
- 84
- 85
- 86
- 87
- 88
- 89
- 90
- 91
- 92
- 93
- 94
- 95
- 96
- 97
- 98
- 99
- 100
- 101
- 102
- 103
- 104
- 105
- 106
- 107
- 108