Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Arben Dreshaj

Arben Dreshaj

Published by arben.n.dreshaj, 2016-10-10 19:38:37

Description: Arbeni Libri

Search

Read the Text Version

9. AUTOBUSI Ishte ditë vjeshte. Grykat dhe majat e maleve kishinhumbur në mjegull. Tani ishte koha që të lashtat të korreshin,siç thuhej te shtihej kora brenda. Një grua e re, e cila ishtemartuar në një shtëpi të madhe, kishte shumë mall për fa-miljen e saj, e që shkaku i punëve të shumta, atë nuk e kishtevizituar me muaj. Në kullën e madhe te gurit ku te gjithëishin duke punuar, nuk dinte se si ta hapte këtë temë. Me-gjithatë, pasi që mendoi gjatë vendosi të kërkoj leje ngazonja e shtëpisë për të shkuar një ditë në gjini. Pasi që në sytë e saj e pa mallin i cili i vërehej aq pas-tër, sa që lotët vetëm sa nuk i pikonin, zonja e shtëpisë emirë-kuptoi. Gruaja e re, njoftoi edhe burrin e saj. E moridjalin 5-vjeçar, rrobat i mbështolli në një shami të bardhëdhe u nis për në stacion. Në stacion, vetëm një herë në ditë vinte një autobus,nuk kishte tjetër. Gruaja së bashku me djalin, priste pa durimautobusin, i cili do ta dërgonte atë në vendin ku ishte lindurdhe rritur. Ora ecte, autobusi nuk vinte. “Çfarë mund të ketë ndo-dhur? Është prishur apo ka shkuar?”, pyeste veten gruaja ere. “Po nëse nuk shkoj sot, kur do të mund të shkoj pastaj?“ Një plak, me mjekër të bardhë, ishte ulur në anën tje-tër, në një skaj te rrugës. Edhe ai ndoshta priste dikë. Ishte ilodhur dhe herë pas here ngritej në këmbë. Ecte pak dhekthehej me zemërim në vendin e tij. Gruaja ishte e interesuar për fatin e autobusit. Nuk edinte se a ka shkuar apo jo. Madje, nuk e dinte nëse duhej tëpriste ende. Kështu, i tha djalit të vogël që të shkonte dhe tapyeste plakun, se a ka shkuar autobusi . 51

Djali i vogël, iu afrua plakut, e përshëndeti dhe e pyetipër autobusin. Plaku iu përgjigj se ai ka shkuar. Vrapoi shpejttek nëna dhe i tregoi. Gruaja e kuptoi se ishte vonuar dhe seduhej të kthehej në shtëpi. Por, nga hutia, i tha djalit që tapyeste plakun se a ka shkuar tash apo ma herët autobusi! Djali iu afrua plakut me kujdes. Ai tani pushontekokën mbi dorën e tij, të cilën e kishte vendosur në karroqenqë e shoqëronte në çdo hap me fanatizëm. Zëri i njomë idjalit e zgjoi nga pushimi plakun që po priste. - Axhë, a ka shkuar autobusi para se të vijmë ne nëstacion apo me herët?Plaku e shikoi djalin e vogël si me përkëdhelje dhe i tha: - Axhës, ai ka shkuar! Nuk më kujtohet me saktësikoha, por me zanë nuk mundeni! Djali i vogël e mori përgjigjen. Ia transmetoi fjalëpër fjalë nënës së tij. Ai u rrit, u bë burrë, por asnjëherë nuke harroi mesazhin që e mori atë ditë vjeshte nga plaku nëstacionin që i thonin i autobusëve por që rrallë vizitohej ngata. 52

10. BALLI I OXHAKUT Ishte e diela e fundit e janarit. Frynte një erë e lehtëbore. Qielli ishte i ngrysur. Nuancat e tij dukeshin që errë-soheshin pas çdo minute. Jo se vinin re të zeza, sepse qielliedhe ashtu ishte i pushtuar prej tyre, por se muzgu lëshohejme shpejtësi mbi horizont. Tek hyrja e shtëpisë, shumë burra bëheshin gati tëhynin në odë. Ata përshëndeteshin me njëri-tjetrin dhe ecninnë drejtim të derës duke pritur në rend. Disa, fytyrën dheveshët i kishin të skuqur nga të ftohtët. “A është oda e ma-dhe?”, pyeti njëri. “Po do të na zë të gjithëve!”, u përgjigjnjë tjetër duke qeshur, sikur donte t’i tregonte se e ka të qartëshqetësimin e tij pasi që ishte ftohtë. Era të prente në fytyrë.Disa fjolla bore nisën të bien si pa cak por me shpejtësi. Në konakun mikpritës ishin bërë të gjitha përgatitjetpër pritjen e mysafirëve. Kishin fejuar dy djem në të njëjtënditë. Pasuri kishin, prandaj kishin ftuar shumë miq, shokë edashamirë. Pas pak minutave, paradhoma dhe oda e madhe,u stërmbushën. Brenda ishte nxehtë. Këngëtarët nuk kishinarritur ende. Nuk dihej arsyeja, por dikush tha se në zonën etyre ka pasur shtrëngatë gjatë ditës, prandaj do të vonohensepse rrugët janë të bllokuara. Flaka e zjarrit në oxhak frymonte lirshëm. Afër oxha-kut askush nuk mund të qëndronte. Edhe dy postakitë qëishin aty pranë i kishin larguan paksa. Në njërën prej tyre,qëndronte ulur kryelartë një burrë me mustaqe të bardha e tëgjata. Ai fliste me zë të lartë më të pranishmit. E kishte zakonqë t’i ngucte të tjerët me batutat e tij që jo rrallë thu-heshinpa vend, pa dije e pa shije. Disa pleq me të moshuar, qëndronin të heshtur përreth 53

odës. Shumë prej tyre, mbanin sytë gjysmë të mbyllur emendjen dukej se e kishin jashtë odës. Ishin mësuar mezhurmën që bënte burri me mustaqe. Nuk e duronin atë, poras nuk donin ta prishnin rendin e gazmendit të madh. Sadoqë nuk donin ta dëgjonin, diçka nga llafet iu mbeteshindhunshëm në veshë. Luteshin në heshtje që këngëtarët tëvijnë më shpejtë. Dy burra ia dhanë nga një rend fjalë, por nuk lanë pau kritikuar nga burri që kishte zaptuar pa të drejtë ballin eoxhakut. Një zhurmë e lehtë u bë në odë. Ai me shikimin etij kërkonte që të tjerët të qeshnin për të miratuar fjalët e tij,por pak veta e bënë këtë. Edhe ata që qeshën, nuk e bënë seu qeshej fort, prandaj buzëqeshja e tyre ishte si pa shije. - Ju atje pas derës, çka po prisni që nuk po flisni! -drejtoi dorën dhe shikimin në drejtim të një grumbulli bu-rrash të cilët bisedonin më zë të vogël me njëri-tjetrin pa iavënë veshin atij. - Me sa po e shoh, ju qenkit si bishtajat e pasulit tëpapjekur, të cilat duhet t’i rrahësh mirë për t’ia nxjerrë kok-rrat dhe në fund prapë me to nuk mund të ushqehesh, -vazhdoi ai tërë kokëlartësi. Burrat të cilëve iu drejtua, u ndalën, e shikuan dhembetën me gojëhapur. Në mesin e tyre ishte edhe Ramë So-koli. Ngaqë ishte nga një fshat më larg, në odë e njihnin pakveta, ani pse të gjithë kishin dëgjuar për mençurinë dheurtësinë e tij. Nga ana tjetër e odës, një burrë me plis të bardhë,rreth të gjashtëdhjetave, u përgjigj në emër të tyre, sa për tathyer heshtjen acaruese. - Kujdes bacë se në mesin e atyre burrave, ai i gjatiështë Ramë Sokoli. Burri që ishte ulur në ballë të oxhakut, uli kokën dhesytë në drejtim të dyshemesë sa për t’i dhënë kohë mendjes 54

për ta gëlltitur atë që tha më parë. Nuk iu nevojit shumë kohëdhe mend për ta kuptuar se ka gabuar, por përsëri foli me njëzë më të arsyeshëm:- Ramë Sokoli, më fal o burrë nuk e kam ditur që je këtu.Prania e juaj na nderon të gjithëve! - zgjati zërin duketreguar se ka nevojë për pushim.Burrat, të cilët më parë mbanin sytë gjysmë të mby-llur, tani kishin hapë sy e veshë duke dëgjuar me kureshtje einteresim. Rama u lëkund nga vendi dhe me një zë bindësfilloi bisedën: -Faleminerës për pritjen mik! Me qit me armë në masënuk është mirë sepse s’bën gjë tjetër përveç që vret tëpafajshëm, - dhe deri sa donte ta vazhdonte bisedën, u ndër-pre qëllimisht nga bashkëfolësi i tij:- Ramë e gjithë oda po kemi qejf me të digju, por ejakëtu në këtë postaki, nga balli i oxhakut të shkon zëri mëmirë, - i tha ai me mirësi duke u bërë gati t’ia lirojë vendin.Zaten, tani më të gjitha forcat përpiqej që të përmirësojëgabimin që bëri, edhe pse fytyra e tij ia tradhtonte fjalët.Rama me buzë në gaz i tha:- Mos lëviz nga vendi, unë mirë jam edhe këtu. Nukka rëndësi ku ulesh, por e rëndësishme është çka thua. Pos-takinë ku ti je ulë e ka mbajtë në shpinë dashi gjashtë vjet,por veç zhurmës që ka ba, nuk kam ni të ketë fol najgja.Në odë plasi e qeshura e vërtetë. Njëriu që qëndronteulur në postaki nuk kishte fuqi ta ngriste kokën për ta shikuarnë sy më Ramën apo dikë tjetër aty. Sytë e tij të pikëlluar udrejtuan nga dera, në të cilën trokiti dikush. Ai shpëtoi kurpa se këngëtarët hynë në odë. Të gjithë filluan të duartro-kasin. Këngëtarët mendonin se kjo bëhej për t’iu uruar mirë-seardhje, por habiteshin me të qeshurat me plotë zemër qëvazhdonin edhe pas duartrokitjeve. 55

56

IV 11. GJAKU Dielli dukej i lodhur në atë ditë dimri të kthjellët. Aiishte afruar shumë pranë bjeshkës ku do të perëndonte si njësy i madh, i cili sikur dridhej nga një erë e ftohtë që fryntenga majat e maleve që grykat i kishin të hapura nga veriu.Aty këtu nëpër copat e horizontit dridheshin njollat e paratë mbrëmjes. Në fshat mbretëronte një qetësi relative. Oxhaqet mbishtëpi tymonin. Nëpër rrugë dëgjoheshin zëra të fëmijëveqë ktheheshin së bashku nga shkolla e tyre. Tani kishte rënëmuzgu, por kishte aq dritë sa mund të shiheshin njerëzitduke ecur në rrugë. Qetësinë që mbretëronte atë buzë mbrëmje e prishi njëkrismë revolje në mes të fshatit. Lajmi mori dheun dhe tëgjithë për një kohë të shkurtë e kuptuan se një i ri kishtevrarë shokun e tij me të cilin ishin rritur së bashku. Ata nukishin nga i njëjti fis. Baballarët e tyre nuk kishin pasur edheraporte të mira në mes vete, sepse ju takonin dy fiseve që nënjë farë forme garonin për bajraktarizëm në atë anë, megji-thatë kurrë nuk kishin pasur hasmëri. Djali që kishte vrarë shokun e tij të shpirtit, u penduamenjëherë pasi që tërhoqi këmbëzën e revoles, por tani ishteshumë vonë. Ai nuk kishte mundur që ta kontrollojë vetën etij pas një zënke që kishte pasur me shokun për një mos-marrëveshje krejt të vogël. I thyer në shpirt, i dha këto shpje-gime para burrave në kullën e tij, megjithatë tanimë dëmiishte shkaktuar. Një person ishte vrarë dhe në familje duhej 57

të qëndronin të mbyllur në kullë pasi që rrezikoheshin ngahakmarrja. Në atë kohë, e drejta ndahej nga pushtuesit të cilëtkurrë nuk vepronin drejt. Për këtë arsye, zbatohej kanuni sinjë dispozitë ligjore që kishte buruar nga vet populli. Nëkohë kur Kanuni është fuqizuar dhe zbatuar, ka pasur shumëaspekte pozitive. Tani vendi i tij është në histori. Në mun-gesë të organizimit shtetëror, masat represive që ndërme-rreshin ishin mjaft të ashpra. Nuk kishte burg për të mbajturfajtorët, prandaj të tillët deri sa gjendej ndonjë zgjidhje, ishndërronin pa vullnet shtëpitë e tyre në burgje. Atë natë, menjëherë, shtëpia që tani kishte një gjakborxh, i dërgoi disa burra të fshatit tek shtëpia e të vrarit përtë shprehur ngushëllime dhe për të kërkuar leje për të marrëpjesë të nesërmen në varrim, mirëpo ata nuk e pranuan kër-kesën e tyre. Situata ishte e tensionuar, gjakrat ishin nxehur tejmase edhe pse të gjithë e kishin të qartë se si kishte ndodhurvrasja dhe e dinin se pa aq sa ndiheshin keq familja e të vra-rit, po aq ndihej keq edhe personi që kishte kryer vrasjen. Sido qoftë, koha nuk kthehej më mbrapa. Të nesërmen, u varros djali i ri. Një familje e madhekishte mbetur e mbyllur në kullë. Nuk ishte koha e punës,megjithatë ishte mjaft e vështirë për ta të qëndronin të mby-llur. Familja e të vrarit, nuk iu jepte besë. Sa herë që mba-heshin takime nga pleqnarët për të diskutuar për këtë çështje,atje nga fundi i odës dëgjoheshin shumë zëra të disa burre-cëve që kundërshtonin dhënien e besës dhe që ndikonin edhetek të tjerët duke u arsyetuar se gjoja nëse japim besë, fisido të ndihej i dobësuar para gjakësit i cili kishte kryer vras-jen, pavarësisht që nuk e kishte planifikuar e as nuk e dë-shironte atë. 58

Në anën tjetër, në familjen që qëndronin të mbyllur,jeta për çdo ditë vështirësohej. Djali që kishte kryer vrasjen,ndihej fajtor për të gjitha, përfshirë humbjen e shokut, mby-llen e familjes, vështirësi të tjera të panumërta që tash-mëishin në familje. Ai kishte net të tëra që nuk kishte fjetur, endjente thellë në shpirt peshën e rëndë të fajit dhe për-gjegjësisë. Pikëllimi dhe mërzia i shiheshin qartë mbi fytyrë.Disa herë, kishte tentuar që personalisht të shkojë tek familjae të vrarit dhe të kërkonte nga ta që të hakmerreshin ose tafalnin atë, sepse me gjithë atë presion që kishte dhe me gjithëatë fajësi që ndjente, tani i kishte humbur dëshira dhe vull-neti për të jetuar. Po mos ta ndalonin familja, disa herë do tabënte këtë. Zaten, ata edhe mund të dilnin dhe të lëviznin sepsenuk kishin frikë nga vdekja, por që ta respektonin familjene të vrarit, nuk e bënin këtë dhe, thjesht, nuk ishin të intere-suar që ta sfidojnë atë familje. Pavarësisht arsyeshmërisëapo paarsyeshmërisë të tyre, tregonin respekt për mendimetdhe vendimet e tyre. Pranvera afrohej çdo ditë. Ditët filluan të zgjaten.Mëngjeseve Dielli ishte më i ngrohtë. Në fshat filloi të ndje-hej gjallëria. Të ngujuarit në kullë shpesh herë bisedonin përtë ardhmen e tyre, për punën që i priste dhe për pamundësinëe lëvizjes së lirë. Në fund të bisedave ngushëllonin veten,duke lutur Zotin që një ditë të bëhet mirë. Përveç bukës së gojës për familjen, ata kishin obligimedhe për një tubë të madhe delesh, dhjetëra lopë dhe shumëkafshë të tjera, të cilat tashmë e kishin hetuar se kishteardhur koha që të shkojnë në bjeshkë. Kulla e madhe e djalit që kishte kryer vrasjen, për-fshirë lëvizjen e të afërme të tyre, vëzhgohej me kujdes ngafshati dhe familja e të vrarit. Qe disa muaj të gjithë qëndro- 59

nin të mbyllur, më përjashtim të fëmijëve që shkonin nëshkollë. Në një natë pa hënë edhe djali që kishte kryer vrasjen,fshehurazi kishte dalë nga kulla. Ai vizitoi varrin e shokuttë vrarë, me ç’rast një herë i kishte kërkuar falje duke qarësi fëmijë pranë gurit të ftohtë të varrit të tij. Një person e kishte vërejtur atë natë. Menjëherë të ne-sërmen kishte rrëfyer ngjarjen para kryefamiljarit të të vrarit.Ky rrëfim kishte prekur thellë ndjenjat e plakut mjekër-bardhë e hijerëndë, i cili menjëherë kishte thirrur personatqë ishin të angazhuar për pajtesë. Posa që ishin mbledhur nëodë të gjithë burrat, ai kishte bërë publik vendimin e tij, përt’i dhënë besë për 6 muaj të gjithë anëtarëve të familjes sëgjakësit pa i dhënë mundësi askujt të debatojë për çështjen. Ai nuk iu tregoi të pranishmeve arsyet që e kishinbindur që të ndryshonte qëndrimin e tij. Në fakt, të gjithë iubindën. I vrari ishte nipi i tij të cilin gjithmonë kishte dek-laruar se e donte më se shumti në atë shtëpi. Edhe kësaj ra-dhe disa zëra u dëgjuan nga fundi i odës për periudhën egjatë për të cilën u dha besa. Dy-tri herë, disa prej tyre lëviz-nin duart, sikur donin të thonin diçka me zë të lartë, pors’bënë gjë tjetër përveç që mbyllën gojën. Në odë për disa minuta mbretëroi një heshtje e zymtëtë cilën e thyen pleqnarët që ishin aty duke folur fjalë mira-dije për vendimin njerëzor dhe të drejtë të kryefamiljarit. Po atë natë, ata dërguan lajmin tek familja që kishtenjë gjak borxh. Të gjithë u gëzuan dhe ishin shumë të prekur,tejet të emocionuar. Lotët e shumtë nuk mungonin. Ata edinin se ky vendim do t’i mbante më larg sofrës së varfërisë.Djali që kishte kryer vrasjen, atë natë shkriu dhembjen, bren-gën dhe gëzimin në një të vetme, duke larë kështu me lot edjersë të ftohta, jo vetëm fytyrën por edhe duart që i dri- 60

dheshin nga ndjenjat e përziera. Te nesërmen, Dielli lindi. Tani ishte pranvera e her-shme. Rrezet e tij të arta preknin butësisht çatitë e kullavetë larta në fshat, që ishin të mbuluara me një vesë të lagësht.Të gjithë burrat e kullës që mezi e kishin pritur këtë ditë,ishin bërë gati për punë. Delet dhe lopët e tyre donin t’ingjitnin në bjeshkë. Arat duhej lavruar. Disa vizita ishterendi të bëheshin tek të afërmit dhe miqtë që në familjet e tëcilave mund të kishte ndodhur ndonjë e papritur përgjatëatyre muajve. I zoti i shtëpisë, me vendosmëri kishte përcjellë mesa-zhin te të gjithë anëtarët e familjes se duhej të jenë shumë tëkujdesshëm përgjatë atyre muajve. Nuk duhej të këndonin,të talleshin me të tjerët, të shtinin me armë, të qeshnin nëpublik apo të mbanin kokën lartë kur të takonin familjarët etë vrarit. Kryefamiljari kujdesej shumë që të arsyetonte meveprime dhënien e besës dhe tregonte respekt për familjen etë vrarit. Madje, atë ditë të kthjellët pranvere, kur tufa medele dhe lopë ishin nisur për në bjeshkë, zilet e tyre i mbu-shën me sanë në mënyrë që të mos bëjnë zhurmë. Bariu iu printe atyre, ndërsa më pas disa djem të ri qëende ishin në shkollë fillore kujdeseshin për lëvizjen e de-leve dhe lopëve që nuk kishin shijuar dritën e Diellit që disamuaj. Në rrugën e ngushtë e cila degëzohej përskaj të kullëssë të vrarit, ecnin më shumë se 300 dele dhe disa dhjetëralopë në heshtje. Ndonjë blegërimë e qengjave dëgjohej atykëtu dhe një shurshërimë e lehtë e këmbëve të deleve që tëbënte të mendosh se dikush ka hapur një çadër të madhe mbitë cilën rigonte një shi i lehtë. Plaku që kishte dhënë besën, po kthehej në kullë ngaxhamia ku kishte qenë për ta falur sabahun. Kishte qëndruar 61

pak me gjatë më një shok, ku ndër të tjera kishte biseduaredhe për besën që kishte dhënë. Posa i pa delet dhe lopët, e kuptoi se ato ishin të famil-jes që iu kishte dhënë besë, megjithatë ai nuk e kuptonteheshtjen që mbretëronte. Shpejtoi pak hapat, u afrua tek tubadhe vështronte me kujdes. Në fund pyeti një djalë të vogël që mbante një shtagënë dorë dhe një jangjik me bukë në supe për qetësinë që ishtee pranishme atë ditë kur ata ngjiteshin për në bjeshkë. Djalii vogël, i cili nuk e njihte plakun, e shpjegoi mënyrën e dal-jes në bjeshkë: - Ne ua kemi një gjak borxh kësaj familjes këtu e cilana ka dhënë besë. Edhe ne kemi dhembje për humbjen edjalit të tyre dhe po mundohemi me ua kuptuar gjendjen.Deleve dhe lopëve ua kemi mbushur me sanë zilet, në më-nyrë që mos të bëjmë zhurmë kur të kalojmë pranë kësajkulle. Një vëlla imi në një rrugë tjetër i ka dërguar qenët nëbjeshkë, sepse thjesht ne nuk kemi dëshirë të bëjmë bujë nëkëtë ditë kur ne dërgojmë bagëtitë tona në bjeshkë falë besësqë na e dhanë këta të cilëve ua kemi një gjak borxh, he faqe-bardhë qofshin. Për atë djalë ndjejmë dhimbje edhe ne pran-daj, po veprojmë në këtë mënyrë. Ai djalë ka ngrënë shumëbukë në kullën tonë dhe në njëfarë forme ka qenë edhe djalii jonë. Djalit të vogël që fliste dhe plakut që dëgjonte iumbushën sytë me lot. Ata nuk patën fuqi ta shikojnë në synjëri-tjetrin deri në fund të bisedës. U ndanë kokëulur e nëheshtje në mes vete. Plaku mjekërbardhë, nuk hyri në derën e kullës sëtij, por eci ngadalë në drejtim të kullës së djalit që i kishtevrarë nipin. Trokiti në derë në atë mëngjes ku tashmë vesaishte larguar nga çatitë. 62

Hyri brenda në oborr dhe kërkoi të takohej me krye-familjarin. Disa djem e vajza që e panë, u shtangën me pra-ninë e tij dhe vëzhgonin me kujdes se çfarë do të ndodhte.Kryefamiljari ecte pa fije gjaku në fytyrë në drejtim të tij.Ia zgjati dorën, e ftoi që të hynte brenda për ta falënderuarpër besën që iu kishte dhënë dhe për vizitën. Por, ai nukkishte shkuar për këtë qëllim. Duke iu dridhur zëri dhe zem-ra, i vendosur i tha: - Kam ardhur me ta falë gjakun e nipit tim, të cilin ekam dashur më së shumti në këtë botë! Sytë e të dy pleqve u mbushën me lot. Oborri u zhytnë heshtje shurdhuese, plaku që iu fal gjaku mezi i tha“Qofsh faqebardhë!” Asnjëri nuk foli më. Gjaku u fal. Atatë dy kishin folur nga distanca njëri me tjetrin që prej kohëskur ishte kryer vrasja me anë të veprave dhe sjelljeve të mira.Mesazhet e dërguara kishin arritur me kohë tek të dyja fa-miljet. Prandaj, nuk kishte se si të përfundonte ndryshe tra-gjedia që kishte ngjarë në mes të tyre. 63

12. PAZARI Kishte filluar të dalë pranvera. Fushat ishin mbuluarme barin e njomë pranveror dhe me lule të bukura. Malikishte filluar të gjethonte. Fshati i vogël që shtrohej rrëzëbjeshkës, zgjohej me këngët e bilbilave dhe të këndesve, kupas çdo dite, Dielli lindte më herët dhe praronte me vonë.Fshati me kulla të gurit, të rrethuara me mure, me dyer tëoborrit gjysmëhënë e që ishin të ndara njëra për qerre dhetjetra për këmbësorë, sodiste borën mbi krye dhe lulet efreskëta në fushat e gjelbërta. Një i ri, i cili ishte në gjendje të ecte tri ore në këmbë,në këtë periudhë të vitit, në atë fshat, mbase mund të shijontetë katër stinët. Ndërsa me veturë, kalimin nëpër stinë mundta bësh për rreth 40 minuta. Në fshat, aty tek shtëpitë është pranverë. Në fusha, bu-zë lumenjve e krojeve të shumta, ndjen shijen e verës. Nëkodrat e para mbi fshat ku mali ende nuk gjethonte, krijohetpërshtypja se është vjeshta. Ndërsa lart në bjeshkë, si dia-manti shkëlqen bora. Po ta kesh fatin, të largohesh më larg dhe ta shikoshkëtë pamje, do ta shohësh një ylber në tokë me katër ngjyra.Lartë në bjeshkë, bora e bardhë që shndrit fort. Më poshtëngjyra e ngrysur e pyjeve gjetherënëse. Pjesa tjetër e mbu-luar me një të gjelbër të zbehtë, ndërsa fushat me të gjelbërtë theksuar në ultësirën e rrafshët. Sigurisht se do të krijohetpërshtypja se je duke parë një shall që ka mbështjellur hapë-sirën përreth fshatit me katër ngjyra të ndryshme që njëko-hësisht paraqesin ngjyrat e natyrës përgjatë stinëve. Një djalë që jetonte në këtë fshat, kishte një kalë tëfuqishëm, të bukur dhe të dëgjueshëm. Me të punonte tokën 64

e tij dhe kryente të gjitha punët siç thuhej në bjeshkë e nështëpi. I gjithë fshati fliste për kalin e tij, e ndonjëherë kur tëtjerët ia kishin zili djalit që arrinte të kryente shumë punë, ithoshin: “E ke shumë lehtë! Çdo njeri do të kryente shumëpunë pa u lodhur nëse do ta kishte kalin tënd!” Tregimet për kalin e tij, morën dheun. Shumë personainteresoheshin për të dhe herë pas here i jepin oferta djalittë ri për ta shitur kalin. Ai ishte i vendosur që mos ta bëntekëtë asnjëherë. Megjithatë, kishte raste kur të hollat i duhe-shin shumë, ndërsa ofertat që i vinin ishin aq të larta sa qëai kishte mundësi që t’i blinte tre kuaj të tjerë. Edhe pse ishtei vendosur që mos ta shiste kalin, shpeshherë mendonte fshe-hurazi, sikur mos ta kuptonin të tjerët, për këtë mundësi. Djali mendoi gjatë dhe një ditë pazari, pa pritmasvendosi ta nxjerrë kalin në treg. Pasi e shaloi, kalit të bardhë,ia krehu jelet me kujdes, e kashaisi mirë dhe u nis. Sa po arriti në treg, shumë persona të interesuar afro-heshin për ta ditur çmimin për kalin dhe për të bërë pyetjepër të. Kali i bardhë e i madh dallohej nga të gjithë kuajttjerët që ishin aty. Shkëlqente dhe qëndronte më kokën lartduke e përcjellë me sy çdo lëvizje të djalit me të cilin e ndan-te ditën në ara e livadhe, bjeshkë e male. Djali nuk i lejonte njerëzit t’i afroheshin kalit. Të gji-thë atyre që pyetnin për të, iu ofronte një çmim relativishttë lirë, por njëkohësisht i paralajmëronte që të mos i afrohe-shin se mund t’i godiste pasi që ishte shumë i vështirë. Me djalin e ri biseduan mbi dhjetë të interesuar atëditë. Të gjithëve ua thoshte të njëjtat fjalë. Kali duket i bu-kur, por është i papërshtatshëm. E ka zakon që të kafshojëkëdo që i afrohet dhe poashtu gjuan me shqelma. Nuk ështëi mirë për punë, nuk ka shumë fuqi. Ka shumë të meta, nuk 65

sheh mirë, është shumë vështirë t’i ndërrohen triskat, etj. etj.. Personat e interesuar që i dëgjonin këto fjalë, largo-heshin, menjëherë nga djali i ri dhe i paralajmëronin të tjerëtqë të mos i afroheshin afër kalit sepse mund të pësonin. Një person tjetër, aty afër, që kishte dalur në treg përta shitur një gomar, e dëgjonte më kureshtje atë se si bise-donte më të interesuarit. Dikur, iu afrua duke i thënë me zëtë ulët: “Me sa po e shoh, nuk paske përvojë për të shiturkafshë. Ashtu siç po flet ti, kurrë nuk do të arrish ta shesëshkëtë kalë! Edhe ashtu nuk po më duket se kali qenka ivështirë siç po thua! Është mirë t’i ndryshosh pak fjalët!” Djali i ri e shikoi. Zemra mal iu bë kur i tha se kështukurrë nuk do të arrish ta shesësh kalin. Në fakt ai për këtëqëllim edhe kishte dalur në treg, për t’i ndërprerë ofertat përkalin e tij në mënyrë që mos ta shesë atë. Pas disa orëve, në tërë tregun, u përhap lajmi, si panik,se një kalë i bardhë atje kah fundi është mjaft i vështirë dheështë rrezik për t’iu afruar. Dikur, kah mesdita, askush nukfliste më me djalin e ri, që tashmë rrezatonte kënaqësi tëplotë. Përkëdhelte kalin në qafë ashtu siç bënte çdo herë kurkishte për qëllim ta shalonte dhe u nis për në shtëpi. Rrugës deri sa doli nga pazari, të gjithë ia lëshuanrrugën me vrap nga frika prej kalit të bardhë që e mbanteqafën gjysmë të lakuar dhe vraponte në trok disi me nxitim.Me gjasë, ai ishte më i lumtur se djali i ri që nuk e shiti edhepse e dinte se një gjë e tillë nuk do të bëhej. Sidoqoftë, kure pa veten në treg, më nuk mund të ishte shumë i sigurt dhenuk e dinte çfarë do të ngjante. Nën trokun e kalit, derisa po kthehej në shtëpi, djali iri mendonte më vete, tash po e di sa nuk do ta shes kalin tim,nuk do të kem oferta për të dhe mendja ime nuk do të joshetmë fshehurazi nga paratë që mund të më ofrohen. 66

Djali vazhdoi punën me kalin e tij, i qetë. Ofertat nuki vinin më. Ai e dinte se do ta ketë shumë të vështirë ta shistekalin, por ishte i vetdijshëm se jetonte në kohë të vështirë.Shpeshherë shtëpia e tij dhe i tërë fshati mbetej pa bukë. Jose nuk kishin punuar, por se pushteti apo pushtuesi dinte t’ifshih koshat me fshisë. Prandaj ai e ndjente rrezikun që tahumbasë kalin dhe ta shes atë kur mund të jetë në ndonjësituatë të rendë. Thënë ndryshe, ai ia dinte hallin vetës. Atë ditë doli në pazar, jo për të shitur as për të blerë,por vetëm për të siguruar përfundimisht pronësinë për kaline tij. 67

13. AMANETI Në atë vit, dimri si rrallë herë ishte i butë. Nga njëherëbinte shi, ndërsa borë ra vetëm një herë deri në zog të këm-bës. Dimrat e butë nuk ishin të zakonshëm për ato anë. Za-konisht, dimri i ashpër, pasonte nga vera e nxehtë, por në atësene kishte një përjashtim. Në mesin e fshatit, në një kodër të vogël, shtrihej njëlendinë e bukur, prej nga mund të soditeshin shtëpitë dhekullat e ndërtuara kryesisht prej guri. Gur në ato anë kishtemjaftueshëm, prandaj edhe zona quhej Podgur. Fshati ndahej në katër lagje kryesore. Rrugët e tyrekryqëzoheshin jo shumë larg nga lëndina, aty ku gjendejedhe xhamia. Në atë lëndinë, ishin të ndërtuara thjeshtë disaulëse nga druri për pushim. Në to, më shumë qëndronin tërinjtë dhe pleqtë. Në atë dimër të butë, numri i personave qëtakoheshin në sheshin e fshatit ishte më i madh. Fshatarëtqanin hallet e tyre njëri me tjetrin, por nuk mungonte as gazie hareja. Në mesin e atyre që dilnin shpesh, ishte edhe Brahimi.Një burrë trupshkurtër, i shëndoshë, me faqe të kuqe e meplis të bardhe në kokë. Brahimi i kishte 50 vjet. Përveç qëpunonte tokën dhe kujdes për delet e tij, kishte edhe zanatindhe mbathte bagëtinë dhe të qante drunj me sharrë të dorëse njohur ndryshe si vek. Ai i njihte mirë të gjithë burrat efshatit. Zanatet ia kishin mundësuar kontaktet personalepothuajse me të gjithë burrat dhe djemtë. Në atë dimër, kishte kaluar goxha kohë duke qëndruarme shumë persona në grup, në lëndinën e fshatit. Një ditë tëmirë, ishte afruar tek të grumbulluarit, por kishte vendosurqë të rrinte vetëm. Në tre vende, ishin duke qëndruar nga 68

10-12 burra të cilat bisedonin për tema të ndryshme. Nëmesin e tyre ishin edhe dy persona që tashmë kishin mëshumë se 70 vjet. Ata ishin të njohur si mendimtarë të kohës.Kishin pleqëruar me qindra raste të cilat iu ishin besuar paasnjë dyshim nga banorët e asaj zone. Ata kishin kaluarnëpër shumë sfida. Trimëria, besa, varfëria, dinjiteti nukishin larguar asnjëherë nga trojet dhe kullat e tyre. Vuajtjet në njërën anë dhe pleqëria në anë tjetër, ikishte lodhur shumë. Fiset i respektonin ashtu siç ishte rendi.Ata prinin në çdo drekë e dekë. Mirëpo, ata që ishin passhpinës së tyre, i vërenin gabimet që i bënin. Harresa kishtefilluar t’i kapte. Nuk dëgjonin mirë, madje flisnin shumë.Shumëherë fjalët e tyre nuk ishin me vend. Kishte raste kurata jepnin konstatime të padrejta, të palogjikshme e nukmungonin rastet e ofendimit të personave, anipse pa qëllim.Të gjithë e kishin kuptuar situatën e tyre, përveç atyre. Me dhjetëra raste, Brahimi kishte dëgjuar burrat endryshëm të thonë në të pame apo dasma, se, ja erdhi ky apoai, tash flet shumë pa takt e pa shije, nuk po ua dijnë edherendin, po i ofendojnë të pranishmit shpeshherë, etj. Si doqë të jetë, edhe pse shumë herë i dëgjonin kritikat e të tjerë-ve, ata vazhdonin ta mbanin primatin. Thjesht, nuk mund tabindnin veten se janë duke gabuar apo se ka dikush tjetër qëmund të dinte sa ata. Nuk arrinin ta shihnin veten edhe psepër një periudhë të gjatë kohore kishin qenë fytyrat mëeminente të atyre fiseve. Për deri sa burrat e grumbulluar atë ditë qeshin herëpas herë përgjatë bisedave që i zhvillonin, e protagonistëkryesore ishin pleqnarët, Brahimi pyeti vetën se, nëse këtaburra që ishin ndër më të njohurit e këtyre anëve, nuk poarrin sot t’i kuptonin gabimet e tyre për shkak të pleqërisë,çfarë do të mund të ndodhë me mua që jam i njohur si mje- 69

shtër, por jo si pleqnar? Me siguri disa herë më keq, i tha aivetes, dhe edhe pse nuk e dëgjonte askush buzët i lëvizte. Befas u ngrit në këmbë, duke u afruar pa u hetuar tekburrat që tani ishin bërë të gjithë bashkë. Shikonte të rinjtëduke u munduar që t’i vlerësonte për seriozitetin dhe matu-rinë që kishin. Më i miri për këto dy tipare i dukej Burimi.Një djalë 20-vjeçar, që si i ri ishte sfiduar shumëherë, porqë në të gjitha rastet kishte dalë faqebardhë. Kishte karaktertë fortë, ishte besnik, i gjatë me pak mish në faqe dhe thata-nik. Babai dhe gjyshi i ishin vrarë nga pushtuesi, në vitin1952 kur ai kishte vetëm 14 vjet. Që nga ajo kohë, Burimiishte mashkulli më i madh në atë shtëpi. Ai ishte bërë burrëqë si fëmijë. Brahimi analizonte vetitë e djalit duke e shikuar në sy.Gjithsesi këtij djaloshi mund t’i besoj, bindi ai vetën pa më-dyshje. Iu afrua atij duke e kapur për krahu dhe në vesh itha: Kur të duash mund të shkojmë në shtëpi. Ai pohoi mekokë dhe pasi që u përshëndetën me të tjerët, u nisën në rru-gën këmbësore që truponte për mes lëndinës për të dalë nërrugën kryesore, e cila të shpinte në lagjen e tyre. Kaluan përskaj mullirit ku përveç zhurmës së ujit dhegurëve që bluanin misër, dëgjohej edhe mullisi duke kënduarnjë këngë. Fjalët nuk i kuptoheshin por melodia po. Brahimi e shikoi në sy Burimin që ecte për krahë tëtij, duke i bërë me dije pa asnjë fjalë se ka për t’i thënë diçkasapo të largoheshin nga zhurma e mullirit. Kur u larguan nja 50 metra, ai i foli djalit që e dëgjonteme kureshtje: - Burim, po ta lë një amanet. Nëse unë do ta kem fatinqë të plakem, kërkoj nga ti që të më tregosh në momentin eparë që e vëren se shumë njerëz flasin për mua ashtu siç poflasin tani për dy pleqnarët e fshatit dhe bindesh edhe vet se 70

vërtetë unë nuk po jam në gjendje të kontrolloj vetën timeashtu siç duhet. Djali që deri atëherë e shkonte në sy, uli kokën dhesytë në drejtim të tokës së heshtur, nuk foli asnjë fjalë porpërgjigjja i dukej mbi fytyrë. Ai e pranoi kërkesën e Brahi-mit, por nuk foli shumë për këtë punë, shkurt i tha: - Faleminderit Baca Brahim për besimin tuaj, pornuk besoj se do të jetë e nevojshme, - tha me bindje Burimi; - Mos u brengos e as mos u ngushto. Nëse do të jetëe nevojshme ta lë amanetin e dytë që të më paralajmëroshme buzëqeshje kur të duash dhe si të duash. Unë kam besimnë ty. Muzgu afrohej me shpejtësi mbi fshat. Dielli si njëdisk i madh e i lodhur ishte afër të perëndonte. Atë mund tashikonte në sy kushdo, nuk e kishte më fuqinë verbuese. Njëpuhi e ftohtë frynte nga veriu. Hijet lëshonin shtat në kodratpërreth duke u bërë gjithnjë e më të gjata. Fëmijët me bagëti,po u afroheshin shtëpive. Nga lëndinat e fshatit, të qeshurate burrave filluan të rrallohen. Edhe ata tani shkonin nështëpi. Shumë shpejtë kaluan 29 vite të plota. Ditëve, javë-ve, muajve dhe viteve, si gjithherë, edhe në atë kohë po iungutej. Pothuajse askush nuk i vërente se sa shpejt dhefshehur ecnin. Ishte vera, kur Brahimi shkoi në një dasmë. Burratishin mbledhur në një livadh që ishte kositur me kosë të do-rës me përkushtim të shtuar. Dukej sikur të ishte shtruar njëqilim i gjelbër e i madh. Burimi kishte përcjellë me kujdeszhvillimet e viteve të fundit, kur Brahimi kishte hyrë pa ehetuar në moshën e pleqërisë. Ai përherë kishte dyshuar sebaca i tij një ditë do të bëhej si pleqnarët e fshatit për të cilëtata kishin biseduar bashkë, por tani ishte bindur se situata 71

është më keq se aq. Posa u ulë në batanijen e kuqe, Burimi i doli përba-llë. Ai nuk e kuptonte se çfarë kishte për t’i thënë!? Ama-netin që e kishte lënë t’ia kujtohente? Nuk kishte vërejturasnjë element të vetëm për të menduar se pikërisht tani kish-te shkelur në zonën “e ndaluar”. - Baca Brahim, e thirri ai me një zë të plogësht dhemë një buzëqeshje të ngrirë në fytyre. Ma ke pas lenë njëamanet, - tha Burimi. - Po bir, edhe... – priste përgjigjen me nxitin Bra-himi. - Pikërisht tani po të them se... - uli kokën pa mundurqë të flasë më gjatë, sytë iu bënë të pikëlluar, e fytyra evrenjtur. - Tu rritë nderi Burim, - ia ktheu Brahimi me një zëtë hareshëm. – Më beso, asnjë shenjë nuk e kam hetuar, -përfundoi duke iu skuqur veshët dhe faqet, për t’iu kthyernë një të zbehtë të lehtë pas disa çastesh. Të pranishmit e tjerë, nuk arritën të kuptojë gjë. Parakësaj të panjohure, vështrimi i tyre ishte sikur i topitur. Atapër disa çaste treguan interes për të kuptuar diçka, por shpejte kuptuan se ishte e pamundur. Që prej asaj dite, ai kishte shumë kujdes se çfarëfliste me të tjerët. Preferonte të përgjigjej shkurt, me “po”,me “jo” dhe me “nuk më kujtohet”. Të gjithë e vërejtënndryshimin. Askush nuk e dinte çfarë në të vërtetë ndodhipër ta ndryshuar atë. Ndërsa, Burimi kërkonte ndonjë djalëtë ri në lagje. Mbase, për t’ia lënë ndonjë amanet. 72

14. MYSAFIRI Në shtëpinë e vjetër që gjendej në fund të fshatitjetonin 10 anëtarë. Ata punonin tokën dhe kishin disa dele,për të cilat kujdeseshin mjaft mirë sepse ato ishin një pasurie madhe në atë familje malësore . Familja kishte tradita të larta morale, kombëtare dhefisnike. Dera e saj ishte gjithmonë e hapur për mysafirë dhemiq. Kushtet ekonomike si në të gjithë atë anë edhe në atëfamilje nuk ishin të mira. Megjithatë, ata arrinin që disi t’iadilnin dhe të përballeshin me ato vështirësi që kishin. Në një mbrëmje, një mysafir i largët kishte shkuar nëatë familje për të qëndruar një natë. Ai nuk ishte një mysafiri zakonshëm. Vinte nga një familje e pasur e cila jetonte nëkushte të mira ekonomike. Andaj, sipas traditës, e tërëfamilja ishin ngritur në këmbë për ta respektuar mysafirin. Në mënyrë që muhabeti të bëhej sa më i begatë, nëodën e madhe, kryefamiljari kishte ftuar të afërmit e tij. Sirrallëherë, në odë, atë natë ishin të ndezur dy fenerë nënderim të mysafirit. Për darkën që do të shtrohej, e zonja eshtëpisë kishte therur një pulë nga pak ato pula që i kishin.Darka u shtrua dhe mysafiri së bashku me meshkujt eshtëpisë u afruan pranë. Pothuajse gjysmën e pulës i zoti ishtëpisë e ndau për mysafirin. As ai nuk e refuzoi. Pasdarkës, të gjithë së bashku, nën shoqërinë e çajit biseduangjatë, këndshëm dhe prajshëm. Erdhi koha kur do të duhejtë binin për të fjetur. Ishte përgatitur shtroja dhe mbulojamë e mirë që e kishin për mysafirin e asaj nate. Njëri nga djemtë e ri morën ato tesha dhe i rregulluanmirë ne njërin skaj të odës. Aty, në fakt, u shtruan dy vende;njëri për kryefamiljarin, e tjetri për mysafirin. Dallimi mes 73

shtretërve ishte sikur dita me natën. Vendi i mysafirit ishte shumë më i mirë e më i rregulluar sesa ai i të zotit të shtë- pisë. Kur të gjithë anëtarët tjerë të familjes u larguan nga oda, kryefamiljari dhe mysafiri u shtrinë për të fjetur. Te koka e mysafirit ishte e vendosur një arkë e drurit e cila shërbente për t’i vendosur rrobat . Mysafiri posa e vuri kokën në jastëk, i tha të zotit të shtëpisë: - Ah, ky jastëk qenka shumë i papërshtatshëm.Kryefamiljari u ngrit menjëherë: - Po më vjen keq, por ky është jastëku më i mirë tëcilin ne e kemi. Por... ja merre edhe jastëkun tim ndoshta dotë përshtatet pak më mirë, - i tha ai me butësi dhe mirësjellje. Mysafiri e mori edhe atë jastëk, ndërsa i zoti i shtë-pisë mori setrën e tij dhe e vendosi nën kokë. Pas pak minutave mysafiri po i thotë mikut të ti: - Prapë po më rri koka poshtë, sikur të kisha diçkapër të shtruar nën jastëk. Atëherë i zoti i shtëpisë mori setrën që e kishte nënkokë dhe ia dha mysafirit. Tani ai nuk kishte më as jastëk eas setër, por e vendosi kokën në sfungjerin që qëndronte mbidërrasat e thata, i cili i mbulonte trarët e trashë e të thatë tëodës së madhe. Mysafirit nuk i vinte keq fare për të zotin eshtëpisë i cili nuk kishte jastëk, ndërsa për vetë kishte marrëdy jastëk dhe një pallto. Dikur ka gjysma e natës, mysafiri u zgjua dhe e thirritë zotin e shtëpisë, e i cili nuk kishte fjetur ende. - Ah more mik, prapë e kam kokën poshtë! - Po... qe aty afër e ke arkën! Vendose kokën mbiarkë ndoshta do ta kesh më rehat. Mysafiri u rrotullua në krahun tjetër i heshtur dhe istrukur. Sigurisht, e mori mesazhin e duhur. 74

V 15. FATI Atë ditë pranvere, Dielli shndriste fuqishëm, mbitokën e cila kishte filluar të gjallërojë. Tufa-tufa lulesh ishinmbushur lëndinat. Mali kishte filluar të gjethojë. E tërënatyra punonte me zell. Bora e bardhë mbi bjeshkët e larta shkrihej ngadalë.Luleborët nxirrin kryet posa e shinin qiellin. Ato në faktsikur flisnin me borën e bardhë duke i thënë: tani është radhae jonë. Shpezët shtegtarë tanimë kishin arritur në vendin tonë.Dallëndyshet u vendosën në foletë e vjetra, ndërsa lejlekëtshikonin rreth e rrotull në kërkim të lisave të gjatë, kuplanifikonin t’i ndërtonin edhe ata strofkat e tyre. Kështu, një grup lejlekësh pas një hulumtimi të gjerëzgjodhën vendin e tyre ku do të qëndronin kësaj vere. Ata uvendosën në një fshat, skaj një lumi, gurgullima e të cilitdëgjohej shumë larg. Ishte një vend ideal për ta. Menjëherëfilluan punën e tyre, nuk pushuan asnjë ditë nga rruga egjatë. Sikur dëshironin të thonin se nuk jemi lodhur fare.Mysafirët shtegtarë filluan jetën e re në atë rajon të pasurme ushqim të llojllojshëm. Herët në mëngjes, lejlekët ushqe-heshin, ndërsa pas dite punonin në ndërtimin e çerdheve. Një ditë, një lejlek u nda nga të tjerët. I vetmuar, afërlumit kërkonte ndonjë kërmill për ta gëlltitur. Rrezet e Diellitshkëlqenin në ujin e pastër. Qafa e gjatë e lejlekut shndristefort. Lejleku herë pas here çonte kokën lartë dhe shikonterreth e rrotull me kujdes. Atë ditë ishte krejt i vetëm. Pas pak, një ujk erdhi duke vrapuar pa zhurmë në një 75

rrugë këmbësorësh afër lumit. Papritmas u ndal dhe po eshikonte me kureshtje lejlekun, i cili kërkonte ushqim nëbrigjet e lumit. Lejleku e pa ujkun. E ngriti kokën lartë dhe e pyeti: - Pse po me shikon kaq me habi more ujk?Atëherë ujku ja ktheu: - Ah more lejlek! E kam një hall të madh. Para njëjave e kam gëlltitur një qengj të ri, dhe më mbeti një asht nëfyt. Tani nuk po mund të ushqehem me asgjë dhe jam shumëi uritur. Prandaj, kur e pashë qafën tënde të gjatë, thashë mevete, do të më ndihmoje shumë sikur ta futësh kokën tëndenë fytin tim dhe të ma largosh këtë asht të mallkuar. Pastaj,nuk do të kesh nevojë që gjatë kësaj vere të kërkosh ushqimnë brigjet e këtij lumi, sepse unë do të sjell mish të butë tëqengjit. Lejleku pa u hamendur fare i tha ujkut, hape gojënaq sa mundesh. Ujku hapi gojën e madhe, ndërsa lejleku futikokën brenda dhe i nxori ashtin nga fyti. Ujku i lumtur i dhalamtumirën lejlekut dhe u largua me vrap. Lejleku, fluturoi dhe u vendos në një degë të trashëtë një lisi të madh. Ai, gjatë tërë ditës nuk lëvizi nga vendi.Kështu veproi edhe në dy ditët e ardhshme. Nuk shkoi farëte lejlekët e tjerë, të cilët e kërkuan në çdo vend. Ata, tanisikur ishin pajtuar se ai ishte humbur. Një shqiponjë e cila fluturonte lart në qiellin e kaltëre kishte vërejtur lejlekun e vetmuar. Nga kureshtja kishtevendosur ta vizitojë. Ajo u lëshua me shpejtësi dhe u ndalnë të njëjtën degë ku ishte edhe lejleku që i kishte mbyllursytë, i cili tashmë ishte shumë i lodhur. Posa u lëshuashqiponja në degë, lejleku i habitur i hapi sytë. Dega lëviztegjersa lejleku e shikonte me habi shqiponjën e madhe.Shqiponja e pyeti: 76

- Pse po qëndron pa lëvizur qe dy ditë? A je i sëmurëapo ke ndonjë hall tjetër? Lejleku i lodhur i drejtoi sytë kah shqiponja dhe filloit’i tregojë arsyen për të cilën nuk lëvizte nga vendi. Shqi-ponja e dëgjonte më vëmendje. - Isha duke kërkuar ushqim kur një ujk i madh kërkoit’i ndihmoja, dhe t’ia largoja një asht nga fyti. Me dëshirëpranova t’i ndihmoj. Ujku hapi gojën, ndërsa unë e futakokën brenda dhe nxora ashtin. Shqiponja u rrëqeth kur lejleku tha se unë futa kokënnë gojën e ujkut. Lejleku vazhdoi rrëfimin duke thënë seujku i ka premtuar se do t’i sillte mish të qengjit si shpërblimpër punën e kryer dhe se po e priste për ushqimin e premtuar.Shqiponja lëvizi kokën ngadalë dhe i tha lejlekut: - Paske pasur një fat të madh që ke shpëtuar. Ta fu-tësh kokën në gojën e ujkut dhe të shpëtosh, vërtet duhet tëkesh shumë fat. Mirënjohjen më të madhe që të ka bërë ujkuështë se të ka lënë gjallë, e sa për mish të qengjit as që nukbehët fjalë. Lejleku i habitur nga fjalët e shqiponjës filloi të flasmë zë dridhërues: - Paskam arsye të jem i lumtur, apo jo? - Këtë keni kohë ta vlerësoni vet, tha shqiponja dhehapi krahët dhe u largua duke fluturuar lart në qiellin e kaltërpranveror. Lejleku sa i zhgënjyer aq edhe i lumtur fluturoi ngadega dhe shkoi të lejlekët e tjerë. Tani ishte i lodhur, i uritur,shumë i shqetësuar, por kishte mësuar shumë në jetën e retë cilën e kishte filluar. 77

16. KAPITENI Rigonte shi i ftohtë. Mjegulla ishte shtrirë mbi tokëne lagur dhe sikur dëshironte ta ngrohte atë. Nëpër disa zona,mjegulla nuk ishte shumë e dendur, prandaj ishte e mundurqë të shihej deti me valë ashtu siç mund ta shikosh natyrënpërmes një dritareje të madhe. Një anije transportuese bëhej gati që të udhëtonte.Shumë makina, mjete pune, mallra dhe udhëtarë ecnin nëdrejtim të saj në portin që gumëzhinte. Herë pas here, njëerë e lehtë dhe e ftohtë frynte nga deti duke sjellë së bashkume të ftohtit edhe valët e detit që shpeshherë tentonin takalonin nivelin e pengesave të portit. Në mesin e qindra udhëtarëve, atë ditë në anije ishte epranishme edhe një grua rreth të dyzetave. Për të ishte herae parë që udhëtonte përmes detit, andaj nuk e dinte se çfarëndjenje ishte. Pasi që të gjithë udhëtarët ishin në anije, ajo filloi tëecte ngadalë nga porti në drejtim të detit të trazuar. Retëishin të zeza dhe shiu binte pa ndalë. Megjithatë, era nukishte edhe aq e fuqishme për ta penguar lundrimin. Gruaja me flokë të bardha, u ul pranë disa vajzave tëcilat edhe më parë kishin udhëtuar me anije. Pranë e kishtenjë dritareje të madhe për ta parë sa më mirë detin dhe valëte tij që rriteshin. Pas disa orëve rrugë, ajo nuk kishte mundësi që tashihte më asnjë pjesë të tokës. Tani, erërat ishin edhe më tëforta. Anija e madhe nuk arrinte që t’i përballonte pa u dik-tuar valët e mëdha që e godisnin në mesin e ujit të rrëm-byeshëm. Dikur, gruaja filloi të frikësohej nga pak, por, pasiqë e vërente se vajzat të cilat i kishte afër nuk kishin asnjë 78

ndjenjë të frikës, përpiqej ta bindte veten se situata edhe psenë dukje nuk ishte e mirë, nuk mund të quhej ndoshta alar-mante. Tridhjetë minuta më pas, gruaja filloi të mendonte seanija më nuk ishte duke lëvizur. Valët e ujit shpeshherë iafroheshin dritares së saj e cila lagej nga uji i detit dhe shiui rrëmbyeshëm. Deti i dukej shumë i furtunshëm. Tani, nukkishte guxim më që të qëndronte pranë dritares. Vendosi që ta thërrasë një anëtar të bordit për të bise-duar me të dhe për t’ia shprehur shqetësimin që kishte përsigurinë. Ai erdhi dhe i dha sqarimet e nevojshme duke i thë-ne së kapiteni i anijes po raporton se lundrimi është duke ukryer sipas planit dhe se nuk ka vend për shqetësim. Megjithë shpjegimet, gruaja e kishte të vështirë që të qetësohej.Ajo thjesht mendonte se anija nuk është duke ecur fare dheështë çështje e minutave kur do të fundosej. Nuk ulej në ven-din e saj, qëndronte në këmbë, ishte zbehur shumë dhe gatisa nuk i binte të fikët. Tash kishte edhe kërkesë tjetër. Dëshironte ta takontekapitenin për t’i marrë vet sqarimet. Anëtarët e bordit ven-dosën ta dërgojnë tek kapiteni i cili ishte mjaft i zënë mepunë. Ai me mirësjellje, shkurt i tha se, nuk kishte fare rrezikdhe se për 30 minuta do të arrinin në destinacion. Gruaja nga kabina e kapitenit pa tokën dhe portin nëdrejtim të të cilit lëviznin, piu një gotë uji të ftohët dhekërkoi që të rrinte aty në një ulëse për të pushuar. Sa më afërbregut, valët ishin më të vogla, era ishte më e dobët dhe anijasë bashku me detin filluan të qetësoheshin. Bashkë me të uqetësuan edhe të rrahurat e zemrës së gruas që u frikësua tejmase atë ditë në detin e trazuar. Tani kapiteni nuk kishte edhe shumë angazhime, pran-daj filloi të fliste me gruan që mundohej të kuptonte gjithçka 79

për drejtimin e anijes dhe lundrimin në përgjithësi. Ndër tëtjera, ajo e pyeti edhe për shkollën që ka kryer dhe inspirimine tij për ta marrë këtë profesion. Kapiteni iu përgjigj përarsimimin e tij profesional, ndërsa për inspirimin i tregoi sebabai dhe gjyshi i tij kishin qenë, po ashtu, kapitenë, prandajedhe ai kishte dashur që të ndiqte rrugën e tyre. Për më tepër,me buzë në gaz, i tregoi se babai dhe gjyshi kishin humburjetën gjatë lundrimit. Gruaja që tani rrinte ulur në kabinën e kapitenit edhepse lundronte për herë të parë më anije, u habit mjaft ngarrëfimi i tij, prandaj nuk mundi të durohej pa e pyetur se sikishte zgjedhur për të punuar si kapiten i anijes kur babaidhe gjyshi i tij kishin vdekur në ujë. Kapiteni, posa e morikëtë pyetje, me një buzëqeshje të natyrshme, shikoi bregunqë tashmë e kishte afër dhe gruan që më në fund ishteqetësuar dhe e pyeti atë: - Po babai dhe gjyshi i juaj ku kanë vdekur?Ajo ju përgjigj shpejt: - Kanë vdekur në tokë! – ia ktheu gruaja me kon-statimin bindës duke nënkuptuar se kanë vdekur në një vendtë sigurt.Atëherë kapiteni me zë kumbues i tha: - E po pse t’i po ke dëshirë që të kthehesh në tokë,pse nuk po qëndron këtu në anije për të jetuar mbi ujë? Ajo buzëqeshi duke e kuptuar mesazhin e kapitenit.Mendoi shpejt për jetën dhe vdekjen duke i thënë vetes se,në tokë, në ujë apo në ndonjë vend tjetër, një ditë të gjithëata që jetojnë do të vdesin. 80

17. XHUNGLA Hoteli prej ari, atë ditë kishte mysafirë të veçantë.Pronarët e dy kompanive të fuqishme botërore takoheshinpër të lidhur disa marrëveshje bashkëpunimi. I gjithë stafi ihotelit me 6 yje ishte bërë gati për t’i pritur suitat e njerëzvetë pasur ku kishte këshilltarë, truproje, shoferë etj. Atë ditë vere, Dielli rrezonte me tërë fuqinë e vet mbidetin blu, në breg të të cilit ishte hoteli i artë. E mbante këtëemër sepse shumë çka brenda tij ishte e flakëruar në ar eargjend. Shkëlqente nga jashtë dhe nga brenda, ditën dhenatën. Brenda tij mund të gjesh çfarë të duash për të pirë,ngrënë, pushuar. Normalisht se edhe çmimet ishin të larta,mirëpo për dy suitat që atë ditë do të qëndronin aty, paratënuk ishin problem. Më rendësi ishte që të kalonin mirë dhetë arrinin t’i nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimipër shumë fusha me interes të përbashkët. Delegacionet arritën po thuajse në të njëjtën kohë nëoborrin e hotelit, i cili atë ditë u mbush me vetura të shtrenjtanë të cilat mund ta shihje veten si në pasqyrë. Gjithçka shkël-qente në atë ditë vere në qytetin e bukur ku ishin hotelet metë njohura të botës. Pronarët e kompanive hynë në hotel nëmasa të rrepta sigurie. Disa foto iu bënë atyre nga një numëri kufizuar gazetarësh që ishin përzgjedhur atë ditë dhe ishinlejuar që të përcjellin takimin e rëndësishëm që ishte bërëtemë aktuale e medieve lokale dhe botërore. Shefat me nga tre këshilltarë hynë në sallën kryesore,ndërsa të tjerët sipas agjendës vazhdonin takimet në sallattjera ku diskutonin për tema të rëndësishme për t’i përafruarqëndrimet në mënyrë që më pastaj marrëveshjet eventualet’i paraqesin para shefave të tyre sa për nënshkrim. Ata nuk 81

preferonin të bisedonin dhe debatonin për tema që iupërkisnin ekspertëve. Pronarët e kompanive filluan takimin në sallën e cilaishte e gravuar me ar. Ata bisedonin për jetën në përgjithësidhe për sfidat me të cilat ballafaqoheshin kompanitë e tyre.Ekspertët, herë pas herë, gjatë ditës sillnin marrëveshjet kor-nizë të cilat fillimisht i shikonin këshilltarët e lartë e më pasvetëm nënshkruheshin nga pronarët. Ora ecte shpejt, punëtshkonin mirë dhe dukej se të dyja palët ishin mjaft të këna-qura me rezultatet që po arrinin në takim. Pas drekës, të dy shefat shkuan që të pushonin pak nëdhomat të cilat rrotulloheshin sa në drejtim të detit ashtu edhenë të qytetit. Dielli gjendej saktësisht mbi detin e qetë. Rrezete tij shkëlqenin fuqishëm mbi ujë. Nga hoteli të kri-johejpërshtypja së me mijëra copëza të pasqyrave janë vendosurmbi ujë për të reflektuar dritën e Diellit përgjatë lundrimitnë valët e vogla e të qeta të cilat mund të vërehe-shin vetëmnë breg. Para darkës iu kishte mbetur vetëm edhe një marrë-veshje për ta përmbyllur takimin për atë ditë. Jashtë hotelitshumë gazetarë qëndronin në Diellin përvëlues duke upërpjekur që ta kuptonin se çfarë do të ndodhte në atë takimtë rëndësishëm, mirëpo nuk ia dilnin të merrnin po thuajseasgjë, përveç disa informatave të pakta. Pas pushimit të drekës, delegacionet u takuan përsëri.Edhe shefat diskutuan pak për marrëveshjen kryesore dhe nëfund ranë dakord për të. Në sallën e freskët, mbushën gotate kristalta më shampanjë për të uruar njëri-tjetrin.Mirëpo në fund pronari i njërës kompani që ishte pak më i rinë moshë, lëshoi gotën mbi tavolinën që shkëlqente, kërkoifalje dhe tha se kemi një problem të vogël, prandaj nuk kamundësi që ta cakërronte gotën. Të gjithë të pranishmit u shtangën në vend duke men- 82

duar se ai nuk është i gatshëm që ta nënshkruante marrë-veshjen. Mirëpo, pasi që dha sqarimin e kuptuan se ai kishterefuzuar të pinte në gotën që e mbante në dorë, sepse ajokishte një vije të vogël gati të padukshme e cila me siguri iishte krijuar gjatë larjes së saj. Gota e tij u ndërrua shpejt duke i kërkuar me dhjetëraherë falje. Megjithatë, të gjithë në hotele kuptuan se ndodhinjë skandal i rëndë, i cili do të mbahej gjatë në mend dhe përtë cilin dikush do të duhej të jepte përgjegjësi. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së fundit, ishte kohaqë delegacionet së bashku të relakasohen në një darkë tëpërbashkët. Gjersa delegacionet darkonin, në fund të sallës sëmadhe në një ekran gjigant shfaqej një film dokumentar përjetë në xhungël, ku shiheshin disa fise të cilat jetonin atje nëkasolla të mbuluara me kashtë dhe pothuajse të gjithë i ki-shin të mbuluara vetëm pjesët më sentimentale të trupit. Atanuk dinin të komunikonin me gazetarët që kishin shkuar atje.Flokët e tyre ishin të gjata, ndërsa në dorë mbanin nga njëdru në formë të shtizës apo ndonjë shigjetë të vjetër. Disaprej tyre tentoni t’i sulmonin gazetarët të cilët filmonin ngadera e helikopterit i cili qëndronte i gatshëm për fluturim. Që të dy pronarët e kompanive, për habi kishin qenëduke e përcjellë kohë pas kohe dokumentarin. Në një çast aiqë ishte më i moshuar i tha homologut të tij: - E sheh në çfarë kushtet jetojnë këta njerëz ndërsa netë dy nuk pranojmë të pijmë shampanjë në gota të kristaltanëse ato kanë ndonjë vijë të vogël? Djali i ri sikur u prek paksa nga pamjet që transme-toheshin dhe duke dashur të tregojë se është njeri human,propozoi që të dy pronarët e kompanive të bisedojnë përmundësinë e marrjes së 10 personave nga xhungla dhe tënjëjtit t’i vendosin për të jetuar në ndonjërin prej qyteteve të 83

industrializuara ku ata kishin pronat e tyre. Të dytë u pajtuanshpejt për këtë temë. Vendosën që të qesin short në mes tyre.Njëri do të dërgonte ekipe të specializuara për t’i marrë ngaxhungla 10 persona, kurse tjetri do të kujdesej për akomo-dimin e tyre. Shorti u hodh me një monedhë të metaltë dhefati e deshi që djali që ishte më i ri, të shkonte për t’i marrënga xhungla 10 persona, ndërsa ai që ishte më i vjetër do tëkujdesej për mirëqenien dhe integrimin e tyre.Djalit të ri i shkoj buza në gaz dhe i tha bashkë-biseduesit: - Paske shumë fat! Edhe ai u pajtua me këtë vlerësim, prandaj ia ktheudjalit të ri: - Nuk kam shpesh fat, por kësaj here pajtohem me ty,fati ishte në anën time. Ata ngritën gotat e kristalta për të cakërruar gotat meshampanjë për marrëveshjen e tyre të re që u komentua mëpas shumë në medie dhe që u cilësua si një gjest human dhei qëlluar. Djali i ri angazhoi disa qindra persona dhe disa herëshkoi edhe vet në xhungël për të parë për së afërmi realizi-min e planit të tyre për kapjen e 10 personave, banorë tëxhunglës. Operacioni zgjati disa muaj dhe kushtoi shumështrenjtë. Megjithatë, pronari i kompanisë së fuqishme nukdëshironte që ta linte pa e përmbushur premtimin , i cili ishteduke u ndjekur hap pas hapi nga shtypi botëror. Pasi që ai i mori persona nga xhungla, me automjetetë veçanta, në një ceremoni të posaçme i dorëzoi ata tekpronari i kompanisë tjetër, i cili konsiderohej se kishte pasurfat në shortin që u hodh në hotelin e artë. I pranoi banorët e xhunglës nga homologu i tij, i cilinë fund i tha: - Misioni ishte mjaft i vështirë. T’i marrësh këta per-sona nga xhungla dhe t’i sjellësh këtu ka qenë puna më e 84

vështirë që ndonjëherë kam kryer. Unë e mbajë premtimin, -tha ai me zë të lartë duke e kthyer kokën në drejtim tëgazetarëve të shumtë me një krenari të pashoqe. U largua, pa pranuar të përgjigjet në pyetjet e shumtaqë do t’i shtroheshin, tërë dinjitet. Ai ishte krenar me punënqë kishte bërë dhe imagjinonte se sa mirënjohës do të ishinpersonat që la nën përkujdesjen e mikut të tij kur ai do tëkthehej për t’i parë përsëri pas 6 muajve. Banorët e xhunglës nuk dinin asgjë për jetën tonë eas nuk dëshironin ta mësonin atë. Ditët, javët muajt ecninmirëpo ata mbetnin të njëjtë në sjellje dhe qëndrim. Për çdopreson, pronari i kompanisë kishte caktuar nga pesë personatë tjerë për t’u përkujdesur për ta, mirëpo ata e kishin shumëtë vështirë. Banorët e xhunglës nuk hanin ushqimet tona, nukmund të përshtateshin me kushtet e jetesës, nuk dinin tëkomunikonin. Thjesht, ishte mjaft e vështirë që të mba-heshin gjallë. Dhomat e tyre ishin të rrethuara me grila tëmetalta, thuajse ishte hoteli ku ishin vendosur burg i sigurisësë lartë. Kaluan gjashtë muaj, mirëpo të dhjetë personat tëcilët erdhën pa vullnet nga xhungla nuk arritën ta bëjnë asnjëhap pozitiv në integrimin dhe socializimin e tyre në shoqë-rinë dhe ambientin e ri. Kostoja financiare e mbajtëse së tyreishte shumë e lartë. Shpresat për një përmirësim të shpejtëtë situatës, kishin marrë pamje të mjerueshme që garantoninnjë të ardhme të zymtë. Pronari i kompanisë, i cili patimenduar se pati fat atë ditë në hotelin e artë, tani e mendontetë kundërtën. Pas gjashtë muajve, djali i ri i cili kishte sjellë bano-rët e xhunglës në jetën e civilizuar, bëhej gati për vizitën etyre. Ai priste që të merrte shumë falënderime prej tyre përpunën e mirë që e kishte bërë. Në fund të shkallëve të hotelit ku ishin të vendosur 85

personat që ishin marrë në xhungël, ai iu prit nga miku i tij.Pasi u përshëndetën, filluan të ecin me hapa të shpejtë nëdrejtim të dhomave të hekurta ku mbaheshin personat. Disadhjetëra njerëz kujdeseshin për ta, me gjithë këtë vërehej seata kishin humbur në peshë dhe shumë prej tyre ishin mjafttë lodhur. Gjendja e përgjithshme e tyre sa i përket përshtatjesnë ambientin e ri kishte shënuar vetëm hapa të vegjël për-para. Shpresat për një përmirësim të shpejtë të gjendjes sëtyre nuk ekzistonin fare. Pronari i kompanisë që i kishtemarrë në mbikëqyrje ata, e kishte të vështirë të gjejë njerëzqë mund ta përballojnë apo dëshirojnë ta kryenin punën metë cilën duhej të ballafaqoheshin. Djali i ri u tmerrua me pamjet që pa në hotelin me treyje në qendër të qytetit të madh. Nga ajo çfarë shihte ai, ishtekrejt e kundërta e asaj që në të vërtetë priste.Ai nuk bëri asnjë koment përderisa ishte brenda. Kur dolijashtë i zgjati shokut të tij dorën për ta përshëndetur duke upërpjekur që të vë rregull në mendimet e tij të shumta që isilleshin nëpër kokë, por as këtë nuk mund ta bënte. Ikujtohej vetëm fjalia e mikut të tij, kur i mërzitur dhe i pa-shpresë i pati thënë se, këta njerëz nuk kishte qenë e vësh-tirë të silleshin nga xhungla këtu, por t’iu largohej xhunglanga koka. Ai u kthye në vilën e tij i tronditur dhe mjaft i prekurme pamjet që pa. E kuptoi se kishte parashikuar gabimishtdisa gjëra thelbësore. Më kot kishte pritur falënderimet eshumta dhe postimet në faqet e para të gazetave ku ai ëndë-rronte të promovohej, jo vetëm si një biznesmen i suk-sesshëm, por edhe si një humanist i jashtëzakonshëm. 86

VI 18. VETËBESIMI Në një mëngjes të freskët pranveror, një plak mori përdore nipin e tij dhe që të shëtisin në natyrë. Shkuan në njëvend malor, për t’i mbledhur disa lule të njoma të pranverëssë hershme. Rruga, nëpër të cilën ecnin ishte e ngushtë. Ajo shtri-hej porsi gjarpër në mesin e malit të mbuluar më lisa tëshpeshtë. Gjatë rrugës, gjyshi i tregonte nipit se sa e lashtëishte ajo rrugë, ndërsa nipi i lodhur e dëgjonte më vëmendjedhe herë pas here, ulej për të pushuar. Zogjtë këndoninhareshëm në atë ditë me plot jetë. Duke vazhduar rrugën, djali i vogël u ndal dhe e shi-konte një gur të madh i cili ishte në rrugë. Ishte e vështirë tëkalohet mbi të. Plaku i tha djalit: - Po të isha i ri si ti do ta largoja këtë gurë nga rruga.Çuni mendoi pak me vete dhe i tha gjyshit: - Këtë gur të fortë nuk mund ta largojë askush ngarruga! A e sheh o gjysh sa i madh është? Plaku lëvizi kokën në shenjë mosmiratimi dhe dukebuzëqeshur me butësi, i tha nipit të tij: - Për këtë punë do të bisedojmë më vonë. Atë ditë plaku më nipin e ti shëtitën gjatë tërë ditës.Kur pasditja zbriste si një hije e lehtë mbi kodra, ata u nisënpër në shtëpi. Pas darkës, si rrallëherë, meqë nuk kishte mysafirë,plaku e ftoi nipin në katin e tretë të kullës, në odën e burrave 87

për të biseduar. Plaku dhe çuni shkuan në një skaj të odësdhe filluan bisedën për gurin që ndodhej në rrugë. Nipiqëndronte prapa mendimit se largimi i gurit është një punëe pamundshme dhe se për këtë nevojitej fuqi e madhe, tëcilën nuk e kishte askush. Plaku, ngadalë nxori një cigare nga kutia e tij e me-taltë dhe e ndezi. Pasi që e i nxori nga nja dy shtëllunga tymicigarje, filloi të flasë ngadalë. - Kam një pyetje për ty nip! A ke më shumë fuqi ti anjë pikë e ujit?Djali i vogël tha më krenari: - Jo më shumë fuqi kam unë se një pikë e ujit.Atëherë plaku i tha: - Merre fenerin dhe shko poshtë, shikoji gurët qëjanë të shtruar rreth kullës dhe pastaj eja të bisedojmë. Djali i vogël mori fenerin dhe shkoi aty ku i tha gjy-shi. Pas pak, u kthye duke vrapuar. Trokiti në derë hyri dheu ul pranë gjyshit. - A vërejte diçka të veçantë në strehë të kullës? – epyeti gjyshi. - Po, vërejtja se disa gurët të cilëve ju kishte rënëpika e ujit nga streha e kullës disi ishin shpuar.Plaku me buzë në gaz i tha djalit: - Ah more nip! A po e sheh se guri nuk është shumëi fortë? A je i bindur tani se mund ta largosh gurin që ështënë rrugë atje lartë?!Djali u ngrit në këmbë dhe filloi të flas me vetëbesim: - Po gjysh, unë mund ta largoj atë gurë, dhe të prem-toj se do ta largoj. Plaku më kënaqësi ia zgjati dorën nipit të tij, dukeqenë i lumtur që arriti ta mbushë me energji dhe vullnet. Nësytë e tij ai lexonte vetëbesimin që fitoi. Ishte i sigurt se ai 88

vetëbesim nuk do t’i shuhej asnjëherë. Sa herë që sytë e tijrrezatues do të shohin strehën e kullave duke pikuar, ai dota krahasojë fuqinë e pikës së ujit me fuqinë e tij. Numri i djemve dhe vashave të cilët besonin në rea-lizimin e ëndrrave të tyre sa do të pamundura që dukeshindita-ditës rriteshin. Përderisa disa ju thonin se bjeshka nukshtyhet me gjoks, ata punonin në arritjen e synimeve të tyreduke besuar në idealin, drejtësinë dhe fuqinë që kishin. Sirezultat i këtyre përpjekjeve, shqiptarët e Kosovës, të parëtnë ish-Jugosllavi, në vitin 1989, e ndjenë se demokracia dhepluralizmi janë vlera të cilat duhet ndjekur, andaj formuanorganizatën e parë për të artikuluar qëndrimet politike. Arritën të sensibilizojnë çështjen kombëtare në botëndemokratike. Suksesshëm ndërtuan institucione të mëvetësi-shme nën okupim, zhvilluan luftën mbrojtëse/ çlirimtare,fituan lirinë dhe pavarësinë. Populli i vogël por i fuqishëm, nuk ndali asnjëherëpërpjekjet për liri duke kaluar nëpër sakrifica të shumta.Përveç armiqësisë, asgjë nuk kishte të përbashkët me ar-mikun që i erdhi në truall fillimisht për të kërkuar bukë e mëvonë për të sunduar. Fryma e mosbesimit nuk kishte dalë nga shishja nëvitet e 70-ta, të 80-tat apo 90-tat, siç mund të mendojë di-kush, por në fakt nuk kishte ekzistuar kurrë. Përpjekjet dheangazhimet e popullit për arritjen e lirisë nuk ishin gjithmo-në të njëjta, por ecja përherë bëhej në rrugë të njëjtë. Ata që dikur thonin se, bjeshka nuk shtyhet megjoks, pas disa viteve u bindën se bjeshka që ata e pandeh-nin, jo që ishte shtyrë, por edhe ishte thyer me gjoks. Përgjatë rrugës së gjatë për fitimin e lirisë, populli iKosovës kuptoi më mirë se gjithë të tjerët rëndësinë dhevlerën e saj. 89

Liria, toleranca, përgjegjësia dhe drejtësia, kanë qenëdhe mbesin vlerat tona. Një popull që ka ruajtur identitetindhe dinjitetin e vet në rrugën shekullore për liri, nuk do tëduhej t’i konsideronte sfida arritjet e synimeve të tij për njëjetë të dinjitetshme në liri. Për këtë çështje sigurisht, nukështë e nevojshme të përhapet shpresë. Hapat që kemi humbur për shkak të së kaluarës, du-het t’i bëjmë shpejt për ta zënë hapin e zhvillimeve në botëndemokratike. Për të ruajtur vazhdimësinë e një populli meplot energji, ky synim për këtë brez nuk ka alternativë. 90

19. DARDHA Një fshat i bukur i Dukagjinit, në mes të tjerave ishte injohur për numrin e madh të dardhave që kishte. Dardhat mësë miri shpjegonin arsyen se pse dikur ajo zonë ishte e njohurme emrin Dardania. Në mes të fshatit kalonte një lumë, e në brigjet e tij nëtë dyja anët, dardhat e mëdha ia shtonin bukurinë lumit nëveçanti dhe fshatit në përgjithësi. Zakonisht, dardhat e këtijfshati ishin temë e bisedave çdoherë në odat e kullave. Në njëdasmë ishte i ftuar edhe djali i ri, i cili ishte shumë i inte-resuar t’i dëgjonte bisedat që zhvilloheshin në odë nga pleq-narët dhe të pranishmit e tjerë. Një plak me mustaqe të bardha e me një mjekër të gjatëishte duke kuvenduar. Tha diçka, por djali nuk e dëgjoi mirë.Megjithatë, fundin ia kishte dëgjuar kur plaku kishte thënë:- Kush është nën dardhë, han dardha! Në mendjen e djalit tëri u ngulit kjo thënie e plakut dhe ai e ruante me fanatizëmatë. Shpejt kaluan vitet nga ajo dasëm. Djali i ri tani ishteplakur. Këtë e kuptoi më së miri kur në dorë i duhej ta mbantenjë shtagë për të ecur dhe, kur, ndonjëherë dikush i drejtohejme fjalën mixhë ose plak. Ishte fundi i verës kur ai kishte dalëpër të shëtitur në fshat. Mbahej fortë për shta-gën e tij dheecte skajit të lumit, i cili nuk ishte plaku dhe gurgullonte ashtusiç kishte gurgulluar gjithmonë. Dardhat e mëdha tani ishin më të vjetra, por prapë tëforta. Plakut i ra ndër mend fjala e pleqnarit kur ai ishte i ridhe tha me vete se, do të ulem këtu nën dardhë dhe do të presderi sa të bie ndonjë për ta ngrënë. Plaku u ul në një cung të 91

një dardhe më të vjetër se ai, e cila ishte thyer nga erërat ekohërave. Qëndroi gjatë gjithë ditës aty, por nuk ra asnjë dardhë.Të nesërmen, në mesditë, ai shkoi prapë në vendin e njëjtëdhe priste i zhytur në mendime. Pas disa orëve, paksa i lo-dhur, me kokën e vendosur mbi shtagën e tij, duke lëvizurherë majtas e herë djathtas, sikur dëshironte të binte nëgjumë. Një djalë i ri, i cili po i ruante bagëtitë aty pranë lumit,e shikonte me kureshtje plakun. Pas pak iu afrua dhe i tha: - Kë po e pret këtu more mixhë? Plaku ngriti kokën ngadalë dhe me mirësjellje filloitë tregojë: - Isha i ri si ti dhe një plak pati thënë se, kush rri nëndardhë, han dardhat. E tani unë po pres këtu nën dardhë seme siguri do të bie ndonjë e do ta marr, sepse me të vërtetëqë moti nuk kam ngrënë këso dardhash. Djali i ri mori frymë thellë dhe u ul pranë plakut, nëbarin e njomë. Shikoi njëherë në drejtim të livadhit ku i kishtebagëtinë dhe tha:- Po me vjen keq more mixhë, por qenke duke pritur kot. Plaku i habitur pyeti i vendosur: - Pse, a s’është e vërtet ajo që ka thënë ai plaku që tëtregova më parë? - Unë nuk mund të them se a është e vërtetë apo joajo që ju thoni! Ndoshta për në atë kohë ka qenë e vërtetë,mirëpo mixhë, tani dardhat nuk bien fare në tokë sepse ato imarrim në rremë dhe i hamë, - iu përgjigj ai me një të buzë-qeshur që pasoi duke ngritur vetullat lart si për ta bindur atë. Plaku sikur u zgjua nga gjumi dhe befas u ngrit nekëmbë. Shikoi me zili nga djali i ri, të cilit nuk ia ktheubuzëqeshjen, por me një dozë të zemërimit i tha: - Ditën e mirë o djalë! Gjërat po ndryshojnë mbase… 92

20. HOXHA Disa fshatra të cilat shtriheshin në një vend kodrinor-malor, kishin një hall të madh. Ato kishin pasur një hoxhë icili kishte shërbyer më vite aty, por që tani kishte vdekur.Fshatarët nuk mund të qëndronin pa hoxhë. Ata ishinmësuar që hoxha i tyre t’i udhëhiqte ata në drekë e ‘dekë. Ishte verë dhe vapa kishte kapluar ato anë. Ujë nukkishte fare për ujitje. Fshatarët përballeshin më mungesën etë reshurave dhe më mungesën e hoxhës. Një ditë ata u mblodhën në një livadh të madh, i ciliishte bërë shkrumb nga thatësia. Tema kryesorë e fshatarëveishte se, si të gjendej një hoxhë tjetër. Shumica propozuan që hoxha i ri t’i plotësonte disakushte, e ndër to do të duhej që patjetër të kishte edheaftësinë që kur fshatarët të kërkonin nga ai të binte shi, apotë ndalej shiu, ashtu edhe të bëhët. Më këtë ide u pajtuan të gjithë fshatarët e fshatrave tëetur për ujë. Hoxhallarët me të dëgjuar se, ato fshatrakërkonin shërbyes fetar, lajmëroheshin por kur e kuptoninse cilat ishin kushtet ata largoheshin. Ishin të vetëdijshëm senuk kishin mundësi t’i plotësonin ato. Kështu fshatarët përdisa vite mbetën pa shërbyes fetar. Një ditë, një hoxhë i vjetër, kishte dëgjuar për kushtete vëna nga fshatarët dhe ai u zotua se do të shkonte për tëshërbyer. Të gjithë u mahnitën me guximin e tij. Fshatarët e lumtur e pranuan për hoxhë, tani mbetej tëshiheshin aftësitë e tij. Kryeplaku i dëshiroi mirëseardhjehoxhës duke kërkuar prej tij që të jetë korrekt, i drejtë dhe isinqertë. Ai e paralajmëroi se fjala që jepet duhet të mbahet.Në fund i vendosur i tha: 93

- Në këto anë, traditat dhe parimet morale janë endetë forta, ke kujdes. Hoxha i kaluar pati mbajtur një kohë disalopë. Në kullosa i lëshonim së bashku. Një ditë vjeshte lopaime e kishte pas lënduar lopën e hoxhës duke ia thyer njërënkëmbë. Kur shkova për t’i treguar, me qëllim i thashë sekinse lopa e tij e ka lënduar timen. Ai me tha se s’kem çfarëtë bëjmë, lopë janë. Më pas i thashë, më fal, por lopa ime eka lënduar tuajën, atëherë ai me tha se për këtë punë duhettë shihet çfarë shkruan në Kuran. Pas disa ditësh me tregoise duhej t’i paguaja për dëmin. Fjalët që thuhen duhetpeshuar me kujdes. Më mirë është të jesh pishman që nukke folur se sa të bëhesh pishman për të kundërtën, - thakryeplaku duke ngritur kokën lart. Hoxha miratoi me kokë fjalët e tij dhe u ndan nëqetësi. Hoxha i vjetër në moshë, e i ri për vendin ku do tëshërbente, filloi punën në pranverë. Shpejt erdhi vera. Diellitregohej i ashpër më gjelbërimin dhe me të mbjellat në atovise. Një ditë një grup fshatarësh, shkuan të hoxha dhe ithanë se, tani na duhet shiu dhe duam ta dijmë se kur do tëfillojë. Hoxha mendoi pak me vete dhe iu tha: - Po, por ju paskenit ardhur pak veta! Andaj, meqëunë jam hoxhë për të gjithë fshatarët do të ishte mirë qënesër të mblidhemi në një vend. Nga secila shtëpi le të vijëkryefamiljari dhe aty do të merremi vesh. Ashtu edhe ndodhi. Të nesërmen të gjithë kryefamil-jarët kishin ardhur. Hoxha me një zë kumbues i pyeti: - A dëshironi vërtetë që sot t’ia fillojë shiu? Atëherë në mes fshatarëve filloi një zhurmë e madhe.Disa thonin po, ndërsa të tjerët që kishin kositur livadhet etyre ishin këmbëngulës që shiu mos t’ia fillonte. Disa thonin 94

që do të ishte mirë që shiu të fillonte këtë javë, të tjerët tho-nin jo assesi, shiu le të fillojë javën e ardhshme. Hoxha dikur pasi i dëgjoi të gjitha propozimet, iu thafshatarëve: - Unë nuk do të lutem që të bie shi as që të ndaletshiu, derisa ju të merreni vesh të gjithë mes vete. Përndrysheunë nuk do të kem ndikim fare dhe shiu do të fillojë e do tëndalet kur të dojë, si më herët! Nëse merreni vesh ndonjë-herë, unë do të jem i gatshëm që t’i plotësoj kërkesat tuajaashtu siç kemi marrëveshjen. Hoxha i vjetër jetoi dhe punoi për disa vite në këtofshatra, por kurrë më nuk mori kërkesa që t’ia fillonte osetë ndalej shiu. Për më tepër, pas disa viteve që kishte shërbyer aty,saktësisht në verën e vitit 1969, kur njeriu i parë shkeli nëhënë, kryeplaku e kishte pyetur hoxhën në xhami për këtëçështje dhe në të njëjtën kohë edhe ishte përgjigjur mevetëbesim duke thënë: - Me këtë mendjen time nuk po besoj që kanë shkuarnë Hënë.Hoxha me buzë në gaz e me një dozë të injorimit i ishtepërgjigjur: - Me mendjen tënde dhe timen nuk do të shkoninkurrë, ata kanë shkuar me mendje të vet! Kryeplaku këtë herë ishte shumë pishman që foli.Fjalët nuk mund t’i kthente pas. Hoxha e kishte mbajtur nëmend mirë këshillën e tij. Jo vetëm për ta kujtuar kur ishtevetëm, por edhe për ta zbatuar kur i duhej. 95

96

VII 21. MISRI Ishte fillimi i verës. Gjithçka shkëlqente në natyrën ebukur. Horizontet ishin të kthjellta. Burimet ende kishin bollujë. Natyra gjallëronte. Edhe bujqit ishin në vlugun e punës.Punonin pa ndërprerë në ara. Jo më kot thuhet se njëherëvjen vera nga dera. Prandaj të gjithë dëshironin t’i arrininsynimet që kishin për të pasur bereqete sa më të mira nëvjeshtë. Në ketë periudhë të vitit, misri ishte rritur deri ne bel.Për arat e mbjella me misër, kujdesi ishte i posaçëm sepseaty kultivohej buka që siguronte ekzistencën. Një bujk kishte një arë të madhe. Nuk arrinte që tapunonte edhe aq mirë. Shpeshherë, disa pjesë të saj mbetnintë paprashitura. Rrjedhimisht, bari së bashku me misrin,bënin garë për dominim dhe shijim të papenguar të rrezevetë Diellit. Normalisht, në shumicën e rasteve fitonte misri.Këtë punë e kishte shumë më të lehtë kur i zoti i arës indihmonte me kohë. Në të kundërtën, gara ishte më e ashpër. Një ditë, një çoban, kishte marrë lopën e tij dhe kishtedalë në rrugë afër mexhave për ta kullosur. Kur u afrua teara në të cilën në mes të misrit kishte edhe bar, ai filloi tëmendojë se ndoshta kishte mundësi që lopa e tij ta hante atëbar pa e dëmtuar misrin. Derisa lopa, me vështirësi arrinte ta mbushte gojën mebarin që nuk i pëlqente edhe aq, sepse ishte me pluhur, çoba-ni mendonte se, kjo lopë asnjëherë nuk ka ngrënë misër dhese ndoshta nuk as që e di çfarë është dhe shpresonte se do 97

do ta hante vetëm barin në mes të misrit. Çobani bindi vetense ia vlente ta provonte. Hapi trinën dhe së bashku me lopënhynë në mes të misrit. Fletët e misrit gati e mbulonin shpinën e lopës së kuqe,e cila kulloste barin e njomë në afërsi të saj. Aty pranë, dë-gjohej gurgullima e ujit që ecte pa ndërprerë nga një krua ivjetër. Gjethet e misrit valëviteshin nga një ere e lehtë dhesikur pyeteshin se, si ka mundësi që një lopë të jetë këtu?!Nuk ishin mësuar me një pamje te tillë. Çobani ishte i lumtur që lopa e tij nuk e dëmtonte mis-rin dhe mendonte me vete, tani edhe pse nuk e kam dërguarkëtë lope në bjeshkë me të tjerat, kam gjetur kullosë tëmjaftueshme për të. Pas pak, i zoti i arës arriti në krye të tokës së tij. Nëkrah mbante një shat, ndërsa me dorën tjetër kishte një jan-gjik me bukë dhe një bucak me ujë. Në fillim nuk i besontesyve që e shinin një lopë në misër. Filloi të afrohej dhe menë fund u bind. Në fakt, ai mendonte se lopa kishte kaluar mexhën përtë hyrë në arë, por kur e pa çobanin me të u shtang në vend.Me vështirësi i dolën fjalët nga goja dhe e pyeti me zemërim: - Po si ka mundësi që lopën po e kullotë në tokën, arëndhe bukën time? Bariu me butësi filloj t’i përgjigjet: - Mos u shqetëso, sepse lopa ime vetëm barin po ehan, nuk po e dëmton misrin dhe për këtë edhe po e lë këtu. Bujku mori frymë thellë, e shikoi çobanin, lopën,misrin, mendoi pak dhe i tha: - Po edhe nëse asnjë dëm nuk e bën, nuk paska hije-shi bre burrë ta shohësh lopën duke kullotur në misër! Bariu e kuptoi mesazhin, e mori lopën dhe ngadalëu largua nga ara kokulur. 98

22. MESAZHI Ishte ditë vere. Shumë burra dhe gra lëviznin nëdrejtim të kullës katërkatëshe ku këndohej dhe festohej. Atëditë kishte dasmë të madhe në atë kullë e cila ishte e mbu-shur plot e përplot me miq dhe të afërm. Në katin përdhes, fëmijët loznin së bashku duke vra-puar sa brenda sa jashtë. Disa prej tyre që ishin më të rritur,përcillnin gjithçka që ndodhte në atë shtëpi me entuziazëm.Përpiqeshin të kuptonin se kur do të vijë paja apo çeizi?Kush do të ishin djali dhe çika e vogël që do të shkonin tamarrin nusen? Çfarë do të bëjë bajraktari? Kush do ta hidhtesheqerin, misrin dhe fasulen kur të vinte nusja? Sa veta dotë ishin për muzikë? Kur do të shtrohej sofra, e shumë eshumë ngjarje të tjera që do të shoqëronin atë ditë të nxehtëverë?! Në katin e katërt ishin burrat. Oda ishte e madhe aq sae kishte sipërfaqen në themel kulla. Normalisht, një para-dhomë ishte e ndarë para se të hysh në odë. Në ballë ishteoxhaku i gurit që atë ditë qëndronte i heshtur. Në të dy anët,dollapët e mbyllur me dërrasa të thata bungu. Në të katëranët ekzistonte nga një frëngji e vogël dhe gjashtë dritaregjysmëhëne në dy ballë të cilat shikonin nga rruga. Në mestë odës qëndronin të ulur katër shahira. Dy ishin me çifteli,një me def dhe një me harmonikë. Rreth e përqark odës, shumë burra qëndronin të ulurnë shtroja sfungjeri e në disa vende kishte edhe postaki tëdeleve, por që nuk ishin edhe aq të lakmueshme në atë ditëvere. Mysafirët vinin me radhë, ndërsa atëherë kur këngë- 99

tarët bënin ndonjë pushim të shkurtër, i zoti i shtëpisë iudëshironte mirëseardhje. Sa herë që pushonin, merrnin shu-më urime nga të pranishmit për zërin e tyre të thekshëm metë cilin i këndonin atdheut, trimërisë, bujarisë, dhembjes dheshumë herë fatit jo edhe aq të mirë të popullit i cili përballejnë disa fronte për ta ruajtur ekzistencën në trojet shekullore. Liria e tyre shumë herë sfidohej, megjithatë ata kurrënuk dorëzoheshin. Në një rast, në atë kullë të paftuar kishinshkuar shumë policë dhe zyrtarë të lartë të pushtetit për tëtakuar banorët. Në një natë dimri të vitit 1968, ata kishinmarrë shumë kërcënime dhe ishte kërkuar nga ta që t’i dorë-zonin armët, dhe nëse nuk i kishin, ta dorëzonin misrin etyre me vullnet për shtetin, sepse duheshin të krijoheshinrezervat për situata të jashtëzakonshme. Në fakt, në gjendjenormale, shqiptarëve iu merrej misri duke i lanë pa bukë përta siguruar ushqimin për të tjerët nëse do të paraqitej ndonjësituatë e jashtëzakonshme. Paradoks i llojit të vet! Kërkesatjera ishin mosmbajtja e materialit propagandues, siç thuhej,flamuri kombëtar apo libra në gjuhën shqipe dhe të bindense janë duke jetuar në një shtet në të cilin duhej të asimilo-heshin. Njëri nga banorët e fshatit, në fund të takimit iu kishtedrejtuar me këto fjalë pushtetit apo thënë më mirë push-tuesve që ishin prezent me fjalët se, në këto vise çdo natë pofryn një erë e fuqishme, po bie shi i ftohtë, po fijon një borëe akullt por zjarri prapë se prapë po qëndron dhe do tëqëndrojë i ndezur. Ky zjarr në fakt është si një vullkani qënxjerr llavën e valë nga zemra e tij, një vullkani që ka fuqita shkrijë tërë akullin e borën që është paluar lartë në bjesh-kë. Një vullkani që ka fuqinë ta vlojë ujin e burimeve tona. Ai nuk mund të vihet nën kontroll apo të frikësohet.Ai gjithmonë do të qëndrojë i ndezur për të ndriçuar rrugën 100


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook