Viti që lamë pas ishte i mbushur me shumë ngjarje dhe fenomene të reja, ku falë fëmijëve dhe për hir të fëmijëve duhet të shohim përpara. Një tjetër vit na pret, dhe uroj me zemër të jetë i qetë dhe i bardhë si flokët e dëborës e cila lidhet me simbolin e gëzimit dhe të harmonisë.
Revista "Klubi i Fëmijëve" do jetë prezent për çdo muaj të këtij viti për t'ju shoqëruar në aventura fëmijënore, në veprimtari të cilat do të mbartin ngjyra dhe ide frymëzuese për këdo që do të shfletojë këto faqe.
Urimet më të mira edhe për të gjithë prindërit e përkushtuar të cilët i angazhojnë dhe stimulojnë fëmijët e tyre të mbeten fëmijë dhe të marrin më të mirën e moshës së tyre.
Like this book? You can publish your book online for free in a few
minutes!