Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Arbeni Libri

Arbeni Libri

Published by jetoni12, 2016-10-10 19:06:18

Description: Arbeni Libri

Keywords: none

Search

Read the Text Version

Arben DRESHAJ M E S A Z H Tregime

Shoqata e shkrimtarve - Pejë Lektor: Driton SEJDIU, profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe Redaktor teknik: Xhavit THAÇI Ballina Berat THAÇI Shtypi Litografia, Gjakovë Të gjitha të drejtat rezervohen

Arben DRESHAJ M E S A Z H Tregime Pejë, 2014



Familjes sime... DUA Dua të jetoj me nder T’i shikoj në sy miqtë dhe armiqtë Ta shikoj veten në pasqyrë pa frikë Të qëndroj krenar Edhe atëherë Kur Dielli dhe Hëna Rrezojnë mbi foton time Të vendosur në mermerin e ftohtë Mbi varr. 5



NË VEND TË HYRJES Libri Mesazhi përmban gjithsejtë VII kapituj me 23 tregime të përzgjedhura. Tregimet janë shkruar përgjatë vite- ve të fundit 2008-2014, disa prej tyre janë të bazuara në ngjarje reale. Mesazhet të cilat përçohen përmes këtyre tregimeve, përkatësisht një pjesë e tyre nga kapitulli III e tutje, burojnë nga shpirti i popullit shqiptarë dhe si të tilla janë me themel të qëndrueshëm, bartin mesazhe të qarat dhe të sakta. Pasi që përgjatë viteve të fundit, disa prej traditave të popullit tonë kanë shënuar ndryshim të shpejt, përfshirë këtu rënien drastike të rëndësisë që dikur ka pasur insti- tucioni i odës, më qëllim të ruajtjes së trashëgimisë kultu- rore, me theks të veçantë të Podgurit, këto tregime botohen për t’iu ofruar publikut të gjerë lexues. Tregimet përçojnë qindra mesazhe të cilat prezan- tohen me një përshkrim të thukët narrativ të zhvillimeve apo ngjarjeve të ndryshme, ku vend të theksuar zënë edhe për- shkrimi i natyrës, vendbanimeve dhe zhvillimeve të shumta përgjatë periudhave të ndryshme historike. Pasi që tregimet janë shkruar kohë pas kohe dhe i referohen periudhave të ndryshme, ato në shikim të parë nuk kanë ndonjë lidhshmëri në mes vetë, por të gjitha mund të themi se bashkohen në një pikë të vetme: dhënien e porosive të qarta, korrekte, të urta, që mbajnë në këmbë mbi tokë protagonistët, përkatësisht lexuesit e tyre. 7



I 1. P U N A Një djalë i ri kishte kryer fakultetin me shumë sukses. Ëndrra e tij për tu punësuar ishte realizuar shpejt. Ai ishte në punën që e donte, për të cilën kishte punuar dhe investuar shumë. Entuziazmi filloi t’i binte pak ditë pasi ia kishte nisur punës. Gjithmonë kishte shumë punë, orari nuk i mjaftonte për t’i përfunduar ato. Angazhohej mjaft, por rezultatet i mungonin. Kur dilte nga puna, mezi shkonte në banesën e tij ku banonte me qira. Në qytetin e madh ku jetonte, zhurma nuk ndalej as ditën e as natën. Shumë herë mezi e kalonte rrugën në zebra. Thjesht kishte shumë pak koncentrim. Ishte i mbu- shur me stres. Rrallë gjente kohë që t’i telefononte familjes së tij. Në zyrë, mbi tavolinën e tij kishte shumë punë. Punët e reja i zinin të vjetrat. Gati gjysma e punëve që kryente, i ktheheshin për përmirësim. Djali i ri nuk dinte nga t’ia mba- nte. Ai thjesht e kishte humbur vetëbesimin dhe gati ishte ta humbiste edhe shpresën se një ditë do ta zotëronte punën që kishte marrë. Tani nuk ushqehej e as nuk bënte gjumë të re- hatshëm. Shpesh herë mendonte se të tjerët e xhelozonin, se me qëllim i jepnin shumë punë, se po ia bënin pa të drejtë, etj., etj.. Kishte filluar t’i mbushej mendja që të largohej nga kjo punë, por para se të vendoste se çfarë do të bënte iu kuj- tua një ide. Ajo ishte të marrë disa ditë pushim, të çlodhej paksa dhe ta provonte përsëri. Bëri një kërkesë për një javë 9

pushim, e cila iu aprovua pa vonesë. Mendoi për vendin ideal për pushim dhe vendosi që të shkonte në bjeshkë. - Në pushim Ato ditë të verës ishin mjaft në nxehta. Djali i ri shkoi në bjeshkë dhe u vendos në një motel të vogël që kish- te kushte mesatare për një qëndrim të rehatshëm. Natyra ishte mjaft e bukur. Pishat e gjata preknin qiellin i cili dukej më afër se kurrë. Zogjtë këndonin ditë e natë pa pushuar. Kishte mjaft gjelbërim. Në lugjet e thella dëgjohej uji që gurgullonte, qengjat blegëronin dhe vraponin në fushat e blerta dhe kodrat e pjerrëta të pafundme. Djalit iu hapën sytë dhe mushkëritë nga drita, ajri dhe uji i kristaltë. Ushqimi në motel ishte tradicional. Trupi dhe mendja e tij filluan të qetësohen paksa. Një buzëmbrëmje të kthjellët, vendosi që të shkonte në një majë mali për të ndezur një zjarr. I pëlqente të rrinte vetëm. Mendonte se ashtu do të pushonte më së miri dhe do të çlodhej. Qielli pas pak minutave u mbush me mijëra yje. Më shumë nuk kishin parë asnjëherë sytë e tij. Mali merrte frymë thellë. Edhe ai bënte si mali. Një fllad i lehtë frynte duke sjellë me vete freskinë e yjeve, qiellit dhe tokës që bë- heshin bashkë. Flaka e zjarrit të vogël që kishte ndezur, lëvizte bash- kë me erën. Diku më larg dëgjoheshin disa të lehura të qe- nësh. Me siguri atje kishte stanarë. Atje patjetër kishte edhe smetie ku ende kishte borë të pastër të dimrit. Mendja e djalit të ri lundronte dhe relaksohej në universin e qetë. Ai nuk gu- xonte të mendonte për tavolinën e tij të punës. Thjesht nuk kishte shpresë se një ditë do të arrinte t’i dalë zot punës së tij. Afër vendit ku kishte ndezur zjarrin, kalonte një rrugë këmbësorësh. Papritmas andej u pa një njeri duke ecur. 10

Iu afrua dhe i foli djalit. Ishte rreth të 60-dhjetave. Dukej zotëri. Ai e kishte parë djalin edhe më parë, sepse qëndronte në motelin e njëjtë, por djali nuk e kishte vërejtur. U ulën pranë zjarrit dhe filluan të bisedojnë. Shpejt dolën tek puna, brenga që e kishte sjellë në bjeshkë. Djali ri filloi të rrëfente. I tregoi të gjitha brengat e tij para njeriut të panjohur i cili kishte dalë të ecë pak në atë natë të qetë. Pas rrëfimit, personi që ishte ulur pranë djalit të ri, me mirësjellje i tha atij: Unë do t’i jap disa këshilla. Edhe unë i kam pasur të njëjtat halle në fillim, por më vonë kam mësuar se si duhet organizuar punën dhe nuk kam pasur problem. Po filloj të flas dhe shpresoj se do të arrish të më kuptosh drejt. Djalit të ri iu bë zemra mal. Iu afrua pak më afër zotërisë pa e ditur nëse e dëshironte që ta dëgjonte më mirë apo për shkak të respektit, dhe i tha: - Është bërë pak vonë, ndoshta je i lodhur por unë jam i gatshëm që të dëgjoj deri në mëngjes. Kam një telefon me vete dhe po preferoj që ta incizoj bisedën sepse kam frikë se mos po harroj diçka. Njeriu që rastësisht u takua me djalin, hodhi edhe ca drunj të thatë në zjarr, pastroi zërin dy-tri herë sikur dëshi- ronte ta zgjedhte tingullin e duhur. - Kam përshtypjen se nga rrëfimi i juaj kam arritur ta kuptoj gjendjen dhe hallin që keni. Ky telefoni i juaja ka fatin sonte që përveç fjalëve të mia, ta incizoj edhe zërin e këndshëm të këtyre zogjve që po qëndrojnë me ne sonte në këtë natë ku hëna po rrezon mbi bjeshkën e madhe e ky zjarr i vogël po shndrit në sytë tanë. - Para se të fillosh një punë, është me rendësi të veçantë që t’i përmbahesh rregullave apo parimeve në vijim: · Kuptoje detyrën! Në të gjitha rastet është e domos- 11

doshme që ta dish saktësisht se çfarë është duke u kërkuar prej teje. Nëse ke paqartësi, menjëherë duhet të angazhohesh për t’i shmangur ato. Nëse e di se puna që tu ka ofruar nuk është për ty dhe nuk mund ta kryesh, raportoje pa vonesë këtë fakt; · Planifiko! Në këtë stad është e nevojshme që të planifikosh hapat që duhet ndërmarrë më saktësi. Përku- jdesu që të mos e harrosh apo injorosh asnjë hap i cili mund të të ndihmojë. Përveç kësaj, është tejet e domosdoshme që ta planifikosh dhe ta ndash kohën që ke për ta përfund- uar detyrën, duke u bazuar në prioritete dhe agjendën që ke para vetes. Gjithmonë përkujdesu që planifikimi të jetë real; · Organizohu! Puna duhet të organizohet në për- pu- thje me planifikimin. Për të pasur sukses, është e nevoj-shme që t’i përmbahesh këtyre parimeve: - Shiko nga e kaluara nëse ke pasur rast të ngjashëm, si është vepruar, analizoji shpejt përparësitë dhe mangësitë që janë evidentuar. Mëso nga e shkuara; - Konsultohu më përgjegjësin dhe kolegët tënd; - Për deri sa je duke e kryer detyrën tuaj, përqen- drohu maksimalisht vetëm në atë punë. Mos mendo për gjë- ra të tjera sa do të rëndësishme që mund të jenë ato; - Trego kujdes të shtuar për detajet edhe nëse të duken tërë- sisht anësore; - Vendos duke balancuar e argumentuar atë që ke në mënyrë të ftohtë, pa emocione dhe mbi bazën e fakteve; - Nëse ke kohë dhe mundësi, lëre punën që e ke kryer një natë për të “pushuar”. Të nesërmen rishikoje edhe një herë; - Gjersa je jashtë orarit të punës dhe ke pushuar paksa, mendo shkurt për punën që e ke përfunduar. Po të tha 12

mendja diçka me interes dhe me vlerë, shënoje në një letër të vogël dhe rishikoje prapë të nesërmen; · Shqyrtimi përfundimtar - kujdesu në fund edhe një herë a je përgjigjur në të gjitha pyetjet që të janë drejtuar apo kërkesat që ke pranuar. Vendose vetën “në anën tjetër”; për- piqu ta kuptosh a është fryti i punës i qartë për palën tjetër; cilat mund të jenë paqartësitë eventuale. Kujdesu që mos ta dorëzosh produktin e punës pa qenë i kënaqur plotësisht vetë me të. Përpiqu që ta arrish të dëshirueshmen, por mos bëjë asnjëherë kompromis për ta arritur të mundshmen. Pasi që ta përfundosh, dorëzoje produktin e punës. Nëse eventualisht ka vërejtje dhe kritika, pranoji ato me ko- rrektësi. Analizoji, ballafaqoji argumentet me argumentet tjera që mund të paraqiten. Nëse argumentet e tua janë me të dobëta, mos u shqetëso për këtë. Është me rëndësi ta ri- shikosh shpejt procesin nëpër të cilin ke kaluar gjer në për- fundim të detyrës, t’i evitosh lëshimet dhe mos t’i përsë- ritësh ato në të ardhmen. Kujdesu ta lesh të shkuarën në qetësi, por kuptoje se këtë nuk mund ta bësh pa mësuar mirë nga e kaluara. Filloje punën tjetër që të pret në tavolinë, mos e harro ciklin që du- het të ndjekësh, bëj pushime të shkurtëra, por mos e shpenzo kohën kot. Largoje nga mendja se mund të kesh armiq në punë, merri përgjegjësitë që të takojnë dhe nëse diçka nuk funksionon, bëj përpjekje që në vazhdimësi ta përmirësosh punën dhe ta rritësh përkushtimin. Jeta është mësim. Gojën mund ta mbash të mbyllur, por veshët dhe sytë mbajë të hapur. Dështimi është një mashtrues me një sens të mbretë ironie dhe dinakërie. Ai gëzohet shumë duke e ndalur dikë, atëherë kur suksesi është thuajse i arritshëm. Mos harro, nuk ka kufij në mendje përveç atyre që vet ne i pranojmë. Suk- 13

sesi nuk kërkon shpjegime, dështimi nuk i pranon arsyeti- et. Dëshiroje suksesin, beso dhe puno për të me këmbëngu- lje, ai gjithsesi do të gjejë. Duhet ta dish se t’i nuk paguhesh për atë që dinë por për atë që bënë. Është mirë t’i tregosh botës çfarë ke ndër mend të bësh, por më parë realizoje atë. Puno për vetë dhe për shtetin tënd. Kur t’i prekësh sukseset, mos të hy vetja në qefë, shteti mundet edhe pa ty, por ti nuk mundesh pa shtetin. Zjarri gati ishte shuar në majën e malit, tani edhe zo- gjtë nuk cicëronin më. Po afrohej gjysma e natës. Majat e maleve tani i përkëdhelte një erë më e freskët. Djali i cili dëgjonte i përqendruar, ndali telefonin, u ngrit në këmbë, mori frymë dhe hapi duart në drejtim të qiellit ku hëna rre- zonte si zbehtë në bjeshkën e qetë. Shpresat që i ishin shndë- rruar në një pamje të mjerueshme për të pasur sukses në punë sikur iu këndellën. Së bashku, nën rrezet e ftohta të hënës, të dytë u kthyen në motel. Djali falënderoi shumë personin e panjohur për përkrahjen dhe shoqërimin dhe hyri në dhomën e vet. Iu afrua shtratit dhe ra për të fjetur. Duke i mbyllur sytë, qetësia pushtoi bjeshkën dhe bashkë me të edhe djalin e ri që tani flinte më i qetë në motelin e drunjtë, ku gjithandej mund të nuhatej një aromë e lehtë e pishës. Në mëngjes, djali u zgjua më vonë. Personin me të cilin kishte biseduar nuk e takoi më. Ai kishte ikur nga moteli më herët. Ah sa i mbeti merak, nuk kishte marrë as emrin e tij, nuk e dinte as ku punonte, profesionin që kishte, as asgjë. Pasi që e përfundoi pushimin, u kthye në punë. Tani kishte shënuar në një fletë të bardhë udhëzimet e personit të panjohur dhe vepronte në bazë të tyre. Ditë pas dite, produktiviteti në punë rritje. Nuk kishte probleme më me 14

shefat. Orarin e përfundonte më kohë, kishte kohë të lirë për familje e shoqëri. Ai e kuptoi se jeta mund të jetohet norma- lisht edhe me shumë punë dhe angazhime nëse i menaxhon mirë ato. Pas disa vitesh mori një pozitë tjetër me më shumë përgjegjësi, të cilën ia arriti ta kryente lehtësisht. Sukseset e tij nuk ishin të ndalur, ai gjithmonë ndiqte udhëzimet e mikut të tij madh që nuk ia dinte as emrin! Ai u përpoq shumë që ta takojë atë, por këtë nuk ia arriti. Megjithatë, njëherë botoi një letër falënderimi me shpresën se do ta lexonte dhe në fund i shkroi: E di, është pak të të them faleminderit! 15

2. DITËT E FUNDIT Pasi që u përshëndet, e la vajzën tek hyrja e shkollës, por nuk eci me veturë deri sa ajo hyri së bashku me shoqet e shokët. Pasi që ishte i sigurt se tani ora do të fillonte dhe nuk mund ta shihte më, ndezi veturën, eci në drejtim të am- bulancës që ishte disa metra larg shkollës. Aty i duhej t’i bënte disa injeksione për t’i pushuar paksa dhembjet e padu- rueshme që ndjente në mushkëri dhe gjithandej në trup. Ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri. Pas insis- timit të tij, mjeku i kishte treguar edhe për periudhën se sa do të jetonte. Nëse parashikim do të rezultonte i saktë, ditët i ishin afruar shumë. Para qendrës së mjekësisë familjare, ndali veturën dhe doli jashtë duke u mbajtur fort për dere. Shikoi orën dhe mendoi me vete, tani i kam edhe 15 ditë në dispozicion. Merrte frymë me vështirësi, shpeshherë i dukej se oksigjeni ishte harxhuar në natyrë, por e dinte se faji nuk ishte i natyrës kur ndjente se mushkëritë e tij nuk ishin të interesuara edhe aq për oksigjen. Ato sikur nuk kishin vullnet për punë. Ai dikur ishte i ri, i bukur dhe rrezatues. Edhe tani ish- te i ri, edhe pse rrezatimi i mungonte. Eci ngadalë nëpër shkallët të hyrja duke u mbajtur për rrethojën e metaltë e të heshtur. Mirë qe tani është pranvera, mendoi me vete. Po të ishte dimër në këto shkallë do të kishte akull dhe borë e me siguri ecja do të ishte më e vështirë. Në ambulancë - qetësi. Tek dera e doktorit, ishin duke pritur pacientët në rend për t’u kontrolluar. Njëri prej tyre i foli Besnikut përderisa hyri në dhomën tjetër për të marrë injeksionet, me të cilat e dinte se largonte dhembjet por nuk kuronte sëmundjen. 16

Motra përgatiti me kujdes ato, pastaj në mënyre mjaft me delikatesë iu afrua Besnikut duke e lutur që te shtrihet në shtratin e gjelbër. - Po ndien dhembje? - e pyeti ajo. - Jo, - u përgjigj Besniku. - Dikur kur isha i vogël mendoja se dhembja nga injeksioni është e jashtëzakon- shme, por tani qe kam mbushur 40 vjeç e po përballem me këtë sëmundje, po e vërej se injeksioni nuk dhemb fare në krahasim me të tjerat… Motra pohoi me kokë me mirësjellje por nuk arriti ta nxjerrë asnjë fjalë nga goja. Besniku ia kuptoi sytë e përlotur, e ndjeu se mund ta anashkalonte këtë bisedë por tani ishte vonë. Pasi pushoj disa qaste, u ngritë ngadalë. Dhembjet në kraharor filluan t’i pushojnë. Përshëndeti motrën dhe u nis drejt makinës për të shkuar në shtëpi. Gruan e kishte në punë, vajzën e la në shkollë, ndërsa nënën e gjeti në shtëpi duke ia përgatitur një çaj me mjaltë. E puthi në të dy faqet dhe mori nga duart e saj çajin e ngrohtë. Ishin duart të cilat e kishin përdhelur ëmbël përgjatë gjithë jetës. Një herë gati sa nuk kërkoi nga ajo që t’ia afronte duart për t’ia puthur, por nuk iu besonte lotëve, kurse ajo do ta pyettë pandërprerë për vizitën e fjalët që i kishte thënë mjeku. Ishte i vetëdijshëm se nëna lehtë mund të lexonte përgjigjet nga sytë e tij që tani nuk rrezatonin si dikur. Në fakt, vetëm ai në familje e dinte diagnozën që i ishte caktuar e parashikimin për javët sa do jetonte. Nëna iu ul përballë në kolltukun që ishte i mbësh- tjellë me lëkurë ngjyrë gështenje. Pasi pa fytyrën e zbehur të djalit nën rrezet e diellit që gjithandej shndritnin dhomën përmes dritareve te mëdha e pyeti: 17

- Si po ndihesh sot? Nga qerja je më mirë! A i more injeksionet? - Po, - ia ktheu Besniku. - Sot jam më mirë. Mjeku me tha se shpejt do të më kalojë ftohja e pastaj mund te shkoj edhe në punë. - Po, - vazhdoi nëna. - Me emër të Zotit do shëro- hesh. Besniku ishte i sigurt se fjalët e saj nuk ishin të sakta, megjithatë edhe nëna duke e parë fytyrën e zbehur të djalit të vetëm e duke dëgjuar kollitjet e shpeshta të tij sikur vëre- nte se shërimi i shpejtë nuk ishte afër. Por, fatmirësisht e shkreta nënë nuk dinte me shumë. Pasi qe piu gati gjysmën e çajit, Besniku u ngrit nga- dalë, iu afrua nënës e puthi në ballë, i tha se do të shkonte në dhomë të punës në katin lart. - Do të drekojmë së bashku pasi të kthehen vajza nga shkolla e gruaja nga puna, - i tha ai. Nëna e tij ia kthej duke i thënë e zhgënjyer: - Si të duash loke, por ndoshta është më mirë qe të hash pak mëngjes. - Nuk mundem, - i tha Besniku. Deri sa kapi dorezën e derës për ta hapur, pa orën në mur. Po ecën shpejt, mendoi me vete. U mundua që t’i buzë- qeshte pak syve të nënës që nuk i ndaheshin për asnjë mo- ment, por buzëqeshja e tij ishte e ftohtë. Doli nga dhoma dhe filloi të ecte me kujdes shkallëve për të shkuar në dhomën e punës. Disa herë e ndjeu se ka nevojë që të kollitej, por për shkak të nënës, me vështirësi arriti t’i frenonte të kolliturat. U ul pranë tavolinës se tij. Vetvetiu sytë i shkuan në drejtim të raftit ku i kishte të vendosura disa dhjetëra libra që i kishte blerë në kohën kur ishte në fakultet të arkitek- turës. Në mendje filluan t’i kujtoheshin disa ngjarje nga ajo 18

kohë, por të kolliturat e shumta dhe therjet e herëpashershme në mushkëri sikur ia tërhoqën vëmendjen duke i thënë se nuk kemi shumë kohë për të menduar për të kaluarën. Besniku mori një fletë të bardhë dhe një laps të vajzës. Krijoi një tabelë për 15 ditët a ardhshme. Për 10 të parat, vendosi të krijojë një agjendë për disa veprime që dëshironte t’i ndërmirrte, ndërsa 5 ditët e fundit, që i binin të ishin nga 27 deri më 31 maj, i la të hapura duke e vendo- sur nga një pikëpyetje në secilën fushë. Ato ditë me siguri do të jem edhe më i lodhur, mendoi ai i thyer në shpirt. Dëshirat e shumta nuk arrinte t’i vendoste dot në agjendën e tij. Për disa prej tyre as nuk mendonte fare, si p.sh. për dëshirën e zjarrtë qe kishte për të notuar apo për të ecur në drejtim të majave të maleve. Nuk kishte fuqi ta bënte as të parën e as të dytën. Megjithatë, ai parashikoi disa pika të cilat i dukeshin të mundshme dhe të arritshme. Në ditët e vikendit, shënoi vetëm germën “F”, që nënkuptonte qëndrimin në familje dhe daljen së bashku për ndonjë shëtitje të shkurtër. Në ditët tjera, parashikoi disa dhjetëra takime me miqtë e tij, përfundimin e një plani të shtëpisë të cilin ishte duke e punuar fshehurazi për vajzën e tij, i cili kishte formën e germës “B” dhe një vizitë tek varri i babait ku mund të shihte edhe rendin e varrezave ku tani hapen të rejat. Gjithsesi ai mendonte se çfarë mund te bëjë për nënën e tij në mënyre që sado pak të arrinte ta bënte të lum- tur gjatë atyre ditëve, por mundësitë i kishte të kufizuara. Me shëndet nuk ishte mirë dhe ajo që më së shumti e brente ishte se ai e dinte se nëna do të ndjente një zbrazëti të madhe në shpirt dhe jetë për faktin që ai nuk lente si pasardhës edhe një djalë. Në anën tjetër, ai nuk kishte shumë elan dhe siguri, sepse edhe kur tentonte të dukej i lumtur, në fakt ishte i 19

trishtuar. Me gruan kishte planifikuar një takim në vendin ku ishin takuar për herë të parë. Në lokalin e vogël romantik i cili ndodhet afër lumit që përshkon mes për mes qytezën. Aty do t’i kujtonte ditët kur ata rrezatonin optimizëm për jetën dhe lidhjen e tyre të shëndetshme. Po në atë vend, ndoshta do t’i tregonte asaj për diagnozën dhe parashikimin e jetëgjatësisë së tij. Me vajzën e gruan mendonte të shkonte deri në spi- talin rajonal, aty ku para 8 vitesh gruaja e tij i kishte lindur vajzën dhe për herë të parë kishte kuptuar ndjenjën e të qenurit baba. Ai u afrua pranë dritares se madhe përmes se cilës mund të shikonte qiellin e kaltër dhe Diellin që rrezonte mbi pemët dhe lulet e shumta në kopsht. Në rrugë pa disa ka- limtarë duke ecur. Mirë që nuk e dinë se a janë duke ecur drejt gëzimit apo fatkeqësisë së tyre, i tha ai vetes duke lëvizur buzët, por pa zë. Mundohej ta injoronte dhembjen që e ndjente në kraharor. I hutuar mendonte se të gjithë njerëzit që po e jetojnë këtë ditë do të vdesin. Dallim në mes meje e tyre është se mua me kanë treguar mjekët afërsisht se kur do të vdes, ndërsa të tjerët këtë nuk e dinë. Ky dallim për shumëkë mund të duket i vogël, por në fakt është jashtëzakonisht i madh. Përmbyllja e jetës me afat qenka një mision i vështirë, tha ai me vete. Besniku u ul pranë tavolinës së heshtur, pasi që nuk kishte fuqi të qëndronte më gjatë në këmbë. Tani arrinte t’i shihte vetëm rrezet e Diellit qe theksoheshin në parketin e dhomës se tij, ku vizatoheshin kornizat e dritareve. Lindjen dhe perëndimin e Diellit mund ta shoh të paktën edhe 15 ditë nëse qielli është i kthjelltë, mendo ai… 20

Pa ndonjë arsye të veçantë iu kujtua edhe një fjali që nuk e dinte ku e kishte lexuar: Ecjet drejt majave të ëndë- rruara janë të lodhshme, por ato mbesin gjithmonë joshëse. Po unë mendoj i hutuar: jam duke ecur drejt fundit të jetës. Këtë nuk e kam ëndërruar asnjëherë, ky nuk është udhëtim joshës, por është udhëtim tragjik, hije e zezë, i hidhur dhe disa herë më i rëndë se ecjet në drejtim të majave të dëshi- ruara. Zilja u dëgjua kumbueshëm në korridor. Besniku u ngrit shpejt në këmbë për të fshehur agjendën që krijoi për fundin e jetës se tij dhe planin e shtëpisë se vajzës në të cilin ishte duke punuar me ngulm për ta përfunduar. Nuk e dinte kush ishte. Ndoshta vajza ishte kthyer nga shkolla. Nuk e dinte sa kishte vajtur ora, por e dinte se ajo po ecte shumë shpejt. Deri sa në një fashikull ngjyrë të zezë vendoste agjendën e tij, ai mendonte me vete: shpirtin ma ka dhënë Zoti dhe ai do të ma marrë kur të dojë. Nuk i dihet, ndoshta mjekët kanë gabuar diagnozën dhe do të jetoj më gjatë. U ngrit në këmbë me më shumë vetëbesim, të kolliturat sikur ia tërhoqën vërejtjen për mendimet e tij të fundit. Zilja e vendosur binte përsëri. Tek dera e hyrjes vajza e tij e thërriste me zë të lartë: - Babi kam marr një pesë! Buzëqeshja iu kthye Besnikut prapë në fytyrë deri sa zbriste shpejt shkallëve duke injoruar skajshmërisht dhem- bjen. E kishte marrë malli për sytë e kaltër të vajzës së tij. U gëzua edhe më shumë se ajo kishte marrë një pesë në shkollë, por mendja e tij nuk e la pa menduar fshehurazi se nëse numrit 5 i shtohet edhe një 1 përpara, ai bëhet 15. Nëse këto janë ditë, me gjasë, për të janë të fundit. Edhe nëse nuk janë të fundit, sigurisht do të jenë të mbushura me plotë aktivitete dhe ankth, mbase... 21

3. KARRIERA E TË DËNUARIT Porta e metaltë hapej duke rrëshqitur mbi shinën e çeliktë disi si e përgjumur. Në të katër anët, kamerat e shumta vëzhgonin me kujdes. Telat gjemborë rrezonin mbi muret e larta që rrethonin pavijonet. Sipër tyre, gardianët vrojtonin nga pikat vëzhguese. Veturat që hynin brenda, kontrolloheshin në detale në tri porta kryesore. Nëpër këto porta kaloi atë ditë dimri të fillimit të vitit 2004 Fatmiri i cili ishte dënuar me 60 ditë burg për një aksident në komunikacion . Posa arritën tek dhoma e pranimit, në zonën e banimit të burgut të sigurisë së lartë, gardiani e hapi derën e auto- mjetit ku ishte ai, duke e urdhëruar që të zbriste. - Eja pas meje, - i tha ai duke vazhduar në drejtim të hyrjes tërë dinjitet. Në krahë dhe në kapelë mbante shenjat dalluese të uniformës ku ishte e shenjuar peshorja në pikën zero që simbolizonte drejtësinë. Dyert e hyrjes ishin të punu- ara nga metali. Në hyrje ishin dy palë dyer. Njëra hapej, tjet- ra mbyllej. Kështu ishte sistemi i sigurisë për të evituar ndonjë të papritur. Fatmiri kishte parë në disa raste filma që ishin zhvi- lluar në burgje, por tani ai kishte mundësinë që ta përjetonte vetë ndjenjën e të qenit i burgosur. Disa fjolla bore të rralla binin atë ditë nga qielli gri. Ato nuk kishin fuqi ta mbulonin tokën e lagur e cila i trette ato posa e preknin atë. Pavijoni kishte dy kate. Grilat e metalta ndanin korridoret kryesore. Pastaj vazhdonin korridoret ku ishin dyert e qelive. Të gjitha ishin të ndërtuara njësoj. Një ha- pësirë e vogël, që quhej spiunkë, hapej në secilën derë sa për të parë dhomën. Dyert e qelive mbylleshin me një shul të çeliktë në tre vende, poshtë lartë dhe në mes. Mekanizmi 22

ishte i ndërtuar në atë mënyrë që me një lëvizje, të gjitha ha- peshin dhe mbylleshin në të njëjtën kohë. Fshikullonin shu- më përgjatë hapjes dhe mbylljes, por të gjithë ishin mësuar me zhurmën e tyre . Në korridorin kryesor, gjendeshin zyrat e gardianëve, zyrtarëve socialë, mjekëve, psikologëve, etj. Në atë pavijon kishte më shumë staf se në të tjerat. Aty bëhej pranimi i të dënuarve, prandaj kontrollet dhe verifikimet duhej të ishin të rrepta. Brenda pavijonit, Fatmirit ia hoqën prangat nga duart. Ai vet ishte lajmëruar për ta mbajtur dënimin, por pro- cedurat duhej respektuar . Në zyrë gjendeshin tre gardianë. Njëri prej tyre rre- gullonte disa dosje, një tjetër pinte çaj dhe dukej i humbur në mendime, kurse i treti bisedonte me Fatmirin. Ai e ur- dhëroi atë që ta heqë nga trupi rripin që kishte, lidhëset e këpucëve, paratë dhe gjësendet e tjera me vlerë, përfshirë edhe telefonin. Pastaj ia dha një palë rrobe ngjyrë të porto- kalltë. Pasi i përfundoi procedurat, e udhëzoi që të shkonte tek zyrtari social për t’u njoftuar me rendin shtëpiak, të drej- tat dhe obligimet si dhe për procedurat që duhej ndjekur . Zyrtari social e priti në zyrën e tij e cila ishte e rregulluar thjeshtë. Ai e pyeti për lartësinë e dënimit, veprën që ka kryer, statusin familjar dhe shumë pyetje të tjera për jetën e tij. Fatmiri qëndronte i ndrojtur. Herë pas here gjatë bisedës e përsëriste se ka dënim të ultë. Më këtë ai dëshironte t’ia bënte me dije zyrtarit social se nuk është e nevojshme t’i bëheshin shumë pyetje për sigurinë. Megjithatë, ai vazhdonte me rutinën e tij, duke plotësuar shumë formularë me një laps që nuk i shkruante mirë. Në fund të bisedës, ai e njoftoi me procedurat që duhet ndjekur, duke e paralajmëruar se brenda 2-3 ditësh, një ko- mision i posaçëm, do të merrte vendim për pavijonin se ku 23

do të sistemohej për ta mbajtur dënimin. - Kontrollet mjekësore dhe psikiatrike, do të kryhen gjatë këtyre ditëve, - i tha ai me mirësjellje. Megjithatë Fatmiri kishte përshtypjen se ai thjeshtë po përsëriste mekanikisht disa fjali të cilat ua thotë me qin- dra personave brenda muajit. Gardiani që priste tek dera, shoqëroi Fatmirin për tek zyra e tyre. Aty nënshkroi një proces për gjësendet që kishte dorëzuar të cilat tani ishin vendosur në një qese të zezë. E njoftuan se ato do t’i mirrte përsëri posa do ta përfundonte vuajtjen e dënimit. Gardiani tjetër mori udhëzimet përmes telefonit për ta dërguar atë në dhomën 200, krahu veri , kati i dytë. Shkuan së bashku deri në dhomë. Kaluan përmes derës e cila e ndante korridorin ku qëndronte një gardian tjetër. Prej aty shihej dhoma e katërt që mbante numrin 200 në anë të djathtë. Dhoma kishte dy shtretër. Në njërin ishte i shtrirë një i dënuar tjetër. Gardiani e këshilloi Fatmirin që të thërrasë kolegun e tij që ishte përgjegjës për atë krahë nëse kishte ndonjë shqetësim. Ende pa i thënë në rregull, ai ia ktheu shpinën duke u larguar me hapa të shpejtë . Dhoma kishte dy dritare që mund të hapeshin vetëm në krahë. Ato ishin të blinduara me rrjeta të metalta. Korniza e krevateve ishte po ashtu e metaltë. Ata ishin të ngjitur për dyshemeje. Një poq elektrik qëndronte i ndezur. Edhe ai ish- te i mbështjellë me një rrjetë të metaltë. Një banjo e vogël gjendej në fund të dhomës, përskaj derës së hyrjes. Po ashtu pranë dritares, ishte një tavolinë e vogël me dy karrige të plastikës. I dënuari tjetër me të cilin Fatmiri duhej ta ndante dhomën, qëndronte i shtrirë në shtrat. Me siguri kishte fjetur . Ai me kujdes filloi ta rregullonte shtratin e tij, pastaj u afrua pranë dritares që qëndronte e heshtur. Jashtë mund të shihte fjollat e borës që tani ishin më të shpeshta. Në obo- 24

rrin e burgut kishte edhe shumë pavijone të tjera. Disa ishin të rrethuara me tela gjemborë, e disa të tjerë jo. Dyert që hapeshin e mbylleshin, filluan t’i pengonin ngapak, por me qetësi i tha vetës se tani jam në burg, duhet të përshtatem me këto kushte të jetesës. U ul në karrigen e plastikës, e cila gjendej pranë dritares duke shikuar me kureshtje të burgosurin tjetër, i cili flinte i qetë. Kur të zgjohet do të bisedojmë. Me siguri koha do të shkojë më shpejtë, i tha vetës me një zë të heshtur. U ngrit në këmbë, u afrua pranë murit ku ishte e ngjitur një fle- të e plastifikuar e cila përmbante të dhënat për rendin shtë- piak. E pa se darka servohej në ora 18:00. Deri atëherë i duhej të qëndronte në dhomë. Menjëherë filloi të mërzitej. Befas iu kujtuan personat të cilët i kishte lënduar gjatë aksi- dentit. Njëri prej tyre kishte qëndruar gjashtë muaj në spital, pa lëvizur fare për fajin e tij. Ky fakt sikur i tha atij, mos u anko se këtu je për të kuptuar me mirë gabimin që ke bërë dhe për të ndjerë peshën e fajit. Kjo peshë faji iu duk se e zgjoi të burgosurin tjetër, i cili u ndreq të rrinte ulur në shtratin e vet. Sytë i kishte të ënjtur. Ai ishte i gjatë e i plotë. Kishte kokë të madhe pa as- një fije floku. U ngrit në këmbë, nën shoqërimin e disa kërci- tjeve të shtrati të tij. Fatmiri iu afrua duke ia zgjatur dorën. Disi si më përtesë edhe ai zgjati dorën duke lëvizur kokën anash, për të dhënë një miratim të zbehtë. Fatmiri u prezantua duke e shikuar në sy, ndërsa ai i tregoi se emrin e ka Malësor duke vështruar në drejtim të derës së banjos. Fatmiri e kuptojë se ai do të shkojë në banjo, prandaj menjëherë u skajua afër shtratit të tij. Ai eci me hapa të gjatë, hyri brenda duke mbyllur derën me forcë. Me këtë Fatmiri e kuptoi se ai ishte nervoz dhe kjo e shqetësoi pak. Iu kujtua se kishte dëgjuar se klasifikimi i të dënuarve nuk bëhet si duhet në burgje dhe për pasojë shpeshherë pësonin 25

të dënuarit. Malësori doli nga banjoja ashtu siç hyri. Pa fjalë u ul në shtrat, i cili prapë gjëmoi në gjuhën e vet. Fatmiri ishte i interesuar që të dinte më shumë për të: - Unë jam i dënuar 60 ditë burg, kam pasur një aksi- dent. - Ani mirë, qoftë e kaluar. - Faleminderit, ju sa jeni i dënuar? - 40. - Kur ke ardhur këtu? – vazhdonte Fatmiri me insis- tim. - Dje, - foli Malësori me një zë që tingëllonte i mbushur plotë më neglizhencë. Ai u shtri në shtrat duke lënë të kuptohet pa mëdy- shje se nuk ishte i interesuar që të bisedojë më gjatë. Fatmiri, tani sikur u çlirua nga presioni që e kaploi, 40 ditë dënim, me siguri edhe ky ka pasur ndonjë aksident. Edhe ai u shtri në shtratin e tij pa bërë zhurmë. Deri në darkë, Malësori nuk u zgjua nga gjumi. Darkën e mori në kuzhinën që gjendej në fund të korridorit. Fatmiri vërejti se të dënuarit tjerë atë e shikonin me një dozë të dyshimit, megjithatë ai mendonte se ky person vetëm me qeren e kishte të rëndë. Tek e fundit, nga natyra ndoshta ësh- të njeri më i mbyllur që nuk reflekton pozitivitet. Për këtë nuk bënë të akuzohet. Në ora 22:00, rryma u ndal. Fatmiri e pyeti Malë- sorin për këtë, ndërsa ai i tregoj se në këtë orar rryma ndalet. Fatmiri vazhdoi bisedën duke dashur të shuajë kureshtjen që kishte për të: - Për çfarë jeni i dënuar? - Aksident, - ia ktheu Malësori. - Çfarë po mendon për jetën në burg?, - ishte pyetja tjetër e Fatmirit, që gjasonte pak a shumë si e një gazetari. 26

- Burg më... - i tha ai me zë të lartë dhe nuk e priti pyetjen e radhës, por filloi ta pyeste tash ai Fatmirin: - Cila është dëshira më e madhe e juaja në këtë botë? - Jam martuar para 15 viteve, tash kam 45 vjet, - u përgjigj Fatmiri si i hutuar me pyetjen. – Edhe tre muaj pres fëmijën e parë. Ëndrra ime është që ta shoh fëmijën tim të gjallë në duart e gruas dhe prindërve të mi që aq gjatë, ditë e natë i janë lutur me përkushtim Zotit për të, pastaj edhe nëse vdes nuk më dhimbset shpirti; - Uroj që të realizohet ëndrra jote, mi kujtove prindërit që më kanë vdekur kur isha fëmijë. I mbaj mend se si më mbanin në duar! Ata dhe unë ndjenim kënaqësi. Kur i pata 6 vite, mbeta pa të dytë. Përveç tyre, e di së në varr kam mbyllur edhe dhembjen e kënaqësinë. Tash i kam 47 vjet. Natën e mirë Fatmir. - Natën e mirë, - ia ktheu Fatmiri me një zë të zgjatur. Sikur dëshironte t’i thoshte po bisedojmë edhe pak, por... ai nuk deshi ta merrte porosinë. Fatmiri u shtri në shtrat duke u mbuluar me dy ba- tanije. Jashtë dëgjohej era që kishte filluar të frynte. Nuk e merrte gjumi. Mendonte për familjen e tij, të dëmtuarit nga aksidenti dhe për 59 ditët që i duhej të qëndronte në burg. Tani ishte zhveshur nga disa të drejta dhe liri. Era dëgjohej edhe më fuqishëm. Në disa pjesë të dritares, një fishkëllimë e letë e ajrit depërtonte brenda. Gati për çdo gjysmë ore, gardianët kujdestarë hapnin pjesën e vogël në derë duke shikuar në dhomë nën dritën e një baterie të dobët. Sa herë që hapnin dhe mbyllnin spiun- kën, siç i thonin në burg, Fatmiri i vërente, ndërsa kjo gjë për Malësorin thuajse as gjë ishte. Ai flinte. Kah gjysma e natës, filloi të bëhej nervoz për faktin se nuk e merrte gjumi. I dukej se tani mbi tërë botën po ulurin era. Ajo tani me fuqinë e saj shuante çdo zhurmë tje-tër, 27

përveç hapave të gardianëve në korridor që pengonin mjaft. I lodhur dhe i humbur në mendime, fjeti disa orë para mëngjesit për t’u zgjuar para Malësorit që flinte i qetë e pa brenga. Në orën shtatë, gardianët hapnin dyert me radhë. Një zhurmë e rëndë dëgjohej gjithandej. Fatmiri u ngrit në këm- bë. Pa se jashtë era kishte puashuar dhe me këtë ia kishte lënë rendin borës, e cila tashmë kishte mbuluar tokën. Disi me vështirësi, nga gjumi u zgjua edhe Malësori. Fytyrën e kishte të vërenjtur dhe të zbehtë. Fatmiri mendoi se ndoshta ai ka parë ndonjë ëndërr të keqe, megjithatë filloi t’i flas: - Ti ke fjetur mirë. Unë kam qëndruar i zgjuar po thu- ajse gjatë gjithë natës. Era fyente. Gardianët ecnin nëpër ko- rridor. Disa herë e kanë hapur atë farë gjënë e vogël dhe shi- konin brenda. S’e di pse po na trajtojnë me gjithë këtë dy- shim? Thua se ne jemi vrasës? - Kjo është puna e tyre e jo e imja, - ia ktheu Malë- sori duke e shikuar drejt në sy, sikur e kritikoi për fjalët që tha. Ai nuk vazhdojë të flasë më. Pas mëngjesit, gardiani kujdestar e thirri Fatmirin me ftesën e zyrtarit social. E dër- goi në zyrën e tij. Ai e pyeti se si ka kaluar gjatë natës, nëse ka pasur ndonjë problem me të burgosurin tjetër, e pyetje të tjera. Fatmiri i tregoj ati se nuk ka fjetur mirë, duke u ankuar për vizitat e shpeshta të gardianëve. Pastaj e pyeti: - Pse është e nevojshme gjithë ajo mbikëqyrje për dy persona që kanë dënime të ulëta? Zyrtari duke qeshur ia ktheu: - Rregullat vlejnë për të gjithë njësoj. Shteti nuk ka pasur dëshirë që ti të jesh në burg. Institucionet e kanë gjykuar si të arsyeshme qëndrimin tënd këtu për ta ndjerë më mirë peshën e fajit në mënyrë që mos ta përsëritësh më 28

gabimin që ke bërë. Shfrytëzoji këto ditë për t’u risociali- zuar. Komisioni vlerësues, pasi që ka shqyrtuar dosjen tënde, ka vendosur që nga sot të vendosesh në pavijon ‘A’ ku do të kesh më shumë liri. Nëse deri në fund do të kesh qëndrim të mirë, dënimi do të ulet në 45 ditë, - përfundoj ai duke ven- dosur në xhepin e brendshëm të xhaketës lapsin e kuq. Fatmiri qe deri atëherë dëgjonte i interesuar, e falën- deroj atë duke i premtuar se do t’i respektonte të gjitha rregullat e brendshme. - Je i lirë, - i tha zyrtari social me një zë kumbues. Fatmiri doli në korridorin e zhurmshëm ku priste gardiani. Ai e dërgoi deri tek hyrja e krahut, duke e njoftuar se pas 15 minutave do të behej lëvizja për në pavijonin tjetër. Fatmiri u ul në shtratin e tij dhe filloi të flasë me Malësorin: - Unë sot po shkoj në pavijonin ‘A’, atje më thanë se ka më shumë liri. - Ani mirë , - shkurt i tha ai. - Ty ndoshta të thirrin tani, me siguri edhe atje do të jemi bashkë, - tha më shumë si për mirësjellje Fatmiri. - Ndoshta, - iu përgjigj ai dhe vazhdoi si i hutuar, - Përgjithmonë duhet të jesh falënderues ndaj fëmijës tënd. Unë hatri i tij, e dëmtova karrierën time, vetëm që ai mos të rritej si unë. Gardiani erdhi tek dera, Fatmiri u ngrit në këmbë dhe u nisë drejt tij. Fjalët e Malësorit që u kthye prej murit pa u përshëndetur me të e hutuan aq shumë sa që tani asgjë nuk kuptonte. Sa më shumë që përpiqej të krijonte ndonjë lidhje të kuptueshme për fjalët e tij, aq më tepër lajthitej. Jashtë vazhdonte të binte borë. Fatmiri i humbur në mendime ecte pas gardianit që ishte mbështjellë me njëfarë mbulese të najlontë ngjyrë të gjelbër. Bora e bardhë ia mbuloi flokët e kaftë Fatmirit, i cili ecte sikur të ishte i dehur. Fjalët 29

e Malësorit nuk i iknin nga mendja. Shpejtoi hapat, duke i dalë në krahë gardianit dhe e pyeti : - Po Malësori do të vijë në këtë pavijon? - Malësori?! Jo more ai do të shkoj në ‘E’, atje ku është sig- uria e lartë, - iu përgjigj nën zhurmën e butë të borës që kri- johej nga hapat e tyre. - Po pse në ‘E’? Ai ka 40 ditë burg!? - pyeti me habi Fatmiri. - Jo jo, 40 vjet, - ia ktheu duke buzëqeshur gardiani pasi që e kuptoi se ai kishte marrë vesh gabimisht vazhdoji: - Ai ka karrierë të bujshme në krim. Para një viti është liruar nga burgu. Pati mbajtur 20 vite dënim në qeli i vetmuar. Vetëm një natë e pati kaluar më një të burgosur tjetër, i cili në mëng- jes ishte gjetur i vdekur. Tani ka vrarë 3 persona dhe është dënuar me 40 vjet burg. Vetëm një i dënuar tjetër ka vrarë me shumë njerëz se ky. Ata dy bëjnë garë se kush e zënë vendin e parë, - tha gardiani duke buzëqeshur me ironi. Më pas, i rrëshqiti njëra këmbë dhe gati sa nuk u rrëzua. Fatmiri ecte përskaj gardianit, pa fije gjaku në fytyrë. Fjollat e borës shpeshtoheshin. Gardiani vazhdonte bisedën, : “thuhet se kur njerëzit binë në kontakt për herë të parë me krimin e urrejnë atë, nëse rrinë në kontakt me krimin për ca kohë, ata mësohen me të dhe e durojnë atë, nëse qëndrojnë gjatë në kontakt me të ata përfundimisht e përqafojnë atë dhe behën të varur nga ai” por Fatmiri sikur nuk e kuptonte. Thjeshtë tani mendonte vetëm për karrierën e Malësorit dhe fjalët e tij. 30

II 4. SYZET Ishte dita e pranverës. Qielli i kaltër nuk frikësohej më nga retë e zeza që shpeshherë e mbajtën të pushtuar gjatë dimrit të rëndë që kaloi. Dallëndyshet kishin filluar që të ktheheshin. Fëmijët në veçanti i gëzoheshin kthimit të tyre. Atyre iu pëlqente t’i dëgjojnë këngët e tyre me plot melodi dhe ta shikojnë bishtin gërshërë në mbrëmjet e ngrohta kur ato fluturonin të lira në qiellin blu. Edhe në shkolla, fëmijët shumë herë shkruanin për dallëndyshet dhe kthimin e tyre në viset tona. Një nxënës e pati pyetur mësuesen e tij njëherë se, a është më mirë është të shkruajmë për harabelin dhe zogjtë tanë që përgjatë gjithë vitit qëndrojnë me ne apo për dallëndyshet që vijnë këtu vetëm atëherë kur koha është e nxehtë? Nxënësi kishte marrë një përgjigje diplomatike nga mësuesja e tij. Në fakt, ai kurrë nuk e kuptoi atë! Një djalosh në fshat kishte mbushur 22 vjet. Të tjerët i thonin me shaka se, tani të ka ardhur koha për martesë. Ai atë ditë pranvere me makinën e tij planifikonte të dilte në qytet për t’i kryer disa obligime dhe për të takuar ndonjë shok apo shoqe. Ishte kohe ideale për të pirë ndonjë kafe buzë ndonjë lumi apo liqeni të rrethuar me lule të njoma që sapo kishin çelur. Fillimisht, ai shkoi dhe u takua me një të afërm të tijin, i cili tani ishte para pensionit. Djali kishte vendosur syze, sepse nuk shihte qartë gjersa e ngiste makinën e tij. Posa e takoi kushëririn, ia zgjati dorën për ta përshën- detur, ndërsa ai sapo e pa ia nisi të bënte shaka për syzet e 31

tij. Djali i tha se i kishte vendosur ato sepse larg nuk shihte mirë, ndërsa kushëriri ia kishte kthyer se më mirë është të shikosh afër për të gjetur diçka, duke aluduar në ndonjë vajzë. Ai e kuptoi se djali e mori mesazhin, prandaj filloi të buzëqeshë. Nuk vonoi shumë dhe djali ia vuri me butësi do- rën mbi supe duke e kthyer në drejtim të bjeshkës së lartë, në maje të së cilës ende kishte borë. - Unë kam nevojë të shoh dhe të di se çfarë ka pas bje- shkës, se kur të del në kodër e të na afrohet e shohim të gji- thë se çfarë është duke ndodhur, por atëherë mund të jetë shu-më vonë, - tha djali që ende po e mbante dorën mbi supet e bashkëbiseduesit. Pas këtyre fjalëve, kushëriri qeshi përsëri, por kësaj here me pak ironi: - Ndoshta ke vendosur që punën e martesës ta lësh, siç thuhet, në dorë të Zotit, sepse po e shoh se nuk po ke dë- shirë që të hapim këtë temë? U ulën në një ulëse verore, në të cilën ende nuk ishte ulur askush atë fillim pranvere dhe sikur dëshironin që të përgatiteshin për një bisedë të gjatë. Djali me syze, tha: - Përderisa ke jetuar në fshat me siguri e di se në vjeshtën e vonë, në bjeshkë me dhen kanë qëndruar vetëm barinjtë. Në një natë të kthjelltë vjeshte, një bari i fshatit kishte lënë delet në vathë dhe kishte shkuar në fshat për të qëndruar një natë në kullën e tyre. Atë mbrëmje kishin shu- më mysafirë të ftuar, ngase të nesërmen kishin dasmë. I zoti i shtëpisë ishte një njeri i mençur dhe me zë në ato anë. Ai e dinte se në bjeshkë me dhen e ka lënë një djalë, i cili ishte i kujdesshëm, mirëpo ishte habitur ku papritmas e kishte parë atë në një skaj të odës së madhe. Ai kishte kërkuar nga këngëtarët që të ndalen pak sa për të folur me djalin e tij të 32

cilin menjëherë e kishte pyetur si rreptë “me kë i ke lënë dhentë?” Në fakt, ai mendonte se ndoshta ndonjë shok i tij ka qenë me të dhe ai ka mbetur në bjeshkë. Mirëpo ishte e kundërta. Çobani i cili e dinte se i zoti i shtëpisë është besimtar i devotshëm, i tha “Pata qejf të jem sonte këtu, delet i kam lënë në dorë të Zotit.” Mirëpo, babai nuk kishte arritur të përmbahej dhe e kishte qortuar me zemërim djalin. “Po mendon se Zoti nuk ka punë tjera vetëm të na i ruajë delet tona? Menjëherë shko në bjeshkë!” Ai u nis atë natë për t’u kthyer tek delet e tij që e prisnin nën dritën e zbehtë të hënës në lëndinën e rrethuar para stanit. Me fal se e çova gjatë, por për të gjithë ne është koha që të shohim sa më larg, ta kuptojmë se çfarë po ngjet edhe atëherë kur nuk arrijmë të shohim dhe ta marrim mbi vete përgjegjësinë që na takon, - përfundoi ai duke e shikuar në sy bashkëbiseduesin, i cili njërën dorë e mbante në mjekrën e tij duke dëgjuar i interesuar. Dielli u fsheh nga një re dhe menjëherë u freskua. Ata dy u ndanë duke u përshëndetur me mirësjellje. Posa djali e ndezi veturën, një tufë zogjsh që ishin aty pranë, flu- turuan me nxitim duke u ndalur në degët e një pishe që ishte afër. Burri i cili qëndronte në këmbë, e dëgjoi zhurmën por nuk e diti se çfarë ndodhi. E kuptoj se edhe atij për vete i duheshin syze dhe koncentrim më i madh për të kuptuar se çfarë po ngjet, të paktën afër tij. 33

5. E PAMJA Ishte mëngjes dimri, fundi i vitit 2010. Rrezet e para të Diellit preknin butësisht majat e larta të maleve të bardha. Një avull i ftohtë ngritej si i hamendur nga çatitë e kuqe të fshatit, duke vazhduar rrugën në drejtim të qiellit. Sikur nuk frikësohej fare nga rrezet e ftohta të diellit dimëror. Në mesin e fshatit që i bënte hije bjeshka për skaj, gjendej një xhami e bukur. Prej aty jepeshin lajme të ndrysh- me, përfshirë lajmërimin për festa, thirrje për namaz apo edhe për dhënien e lajmit në rastet kur vdes dikush. Thonë se jeta dhe vdekja qëndrojnë shumë pranë njëra-tjetrës. Një fillim i një jetë të re, një shtëpie i jep ngrohtësi, gjallëri dhe lot, ndërsa vdekja e një anëtari, përveç që sjell dhembje dhe lot është edhe e ftohtë. Dallimi në mes të lotëve të gëzimit dhe të dhembjes është tejet i madh. Ngjashmëria e vetme, mbase mbetet vetëm përlotja. Me shekuj, në atë fshat, pas vdekjeve, në familje mba- hej e pamja sipas zakonit. Vit pas viti, ditët e të pamës filluan të shkurtoheshin. Tani kishte familje që për arsye të ndrysh- me nuk mbanin fare të pame tradicionale, përveç ditës së varrimit. Koha ndryshon shumë çka. Ndoshta ndryshimet ishin të shpejta, prandaj për to shumë persona nuk ishin mjaft të përgatitur. Koncepti i ri për lirinë e shprehjes së mendimit dhe lirinë e individit për të vepruar sipas përcaktimeve të tij vetanake, thyente shumë tabu. Sigurisht se gjeneratat e vjetra e kishin më të vështirë të përshtateshin apo t’i pranonin ndryshimet. Megjithatë ato nuk pyesnin - vinin. Tani të gjithë e vërenin dallimin dhe dinamizmin e 34

jetës. Më pak të mbetet kohë të shijosh dhembjen, gëzimin, jetën. Shumë dukuri të keqija ecin më shpejtë në shoqërinë, e cila, mbase, nuk vëren asgjë përreth, përveç që numëron vitet që ecin duke vrapuar me nguti pas obligimeve jetësore. Edhe për të pamet, fshati i madh e i njohur për tradita të lashta ishte ndarë në dysh. Disa i mbanin ato e disa të tjerë jo. Kishte kaluar koha kur fiset mund të merrnin vendime. Tanimë ato i merrte çdo familje sipas dëshirës së saj. Një parim ishte vendosur, ata që nuk mbanin të pame, nuk do shkonin as për të shprehur ngushëllime tek familjet që ende i mbanin ato. Aty këtu dëgjoheshin edhe komente te ndryshme për personin që vdiste. Disa persona mendonin se kur te vdesë ndonjë person i ri, do të ishte mirë të mbahej e pamja, por jo edhe për pleq. Kjo ide nuk gjeti asnjëherë shume përkrah- je. Është e vërtetë se vdekja prej vdekjes ka dallime. Kush vdes i ri shijon me pak jetën dhe mund të lërë më shumë per- sona që janë të varur prej tij e që do të ballafaqohen para kohe me sfidat jetësore që nuk iu takojnë. Megjithatë, vdekja e anëtarit të familjes, gjithnjë është e hidhur dhe e rendë për familjen. Në një rast, nëna e disa djemve kishte jetuar më shumë se 100 vite. Një ditë, ajo vdiq dhe djemtë e saj hapën të pame sipas zakonit. Në të pame shkuan për të shprehur ngushë- llime, së basku, disa të afërm që e dinin sa kishte jetuar ajo. Në odë dy djemtë e saj qëndronin për kryshëndosh në këmbë. Personi më i moshuar filloi të fliste siç e donte rendi, duke iu shprehur ngushëllime. Ai iu drejtua djemve të së vdekurës, që edhe vet ishin plakur, duke iu thënë: - A u mërzitët? - Jemi mërzitë valla, - ia kthyen ata. Në vend që të vazhdohej biseda siç ishte zakoni, duke iu 35

thënë Zoti iu lashtë shëndosh, personi që kishte shkuar për të shprehur ngushëllime, bëri pyeti prapë: - Sa vjet i ka pasur? Djemtë përgjigjeshin me zë të lartë: - Nënë e kemi pasur! Në këtë mënyrë ata donin t’i tregonin mysafirit se nuk ishte e rëndësime mosha e nënës së tyre. Ata kishin dhembje për nënën dhe këtë dhembja iu lehtësohej duke mbajtur të pame. Të njëjtin qëndrim e kishte edhe një plak i një fisi të madh që këmbëngulte se, patjetër duhet të mbahen të pamet. Sidoqoftë, ai nuk kishte mbështetjen e shumë të tjerëve, por përpiqej që sikur dikur moti ta tregojnte autoritetin. Një kryefamiljar i atij fisi, kishte ndarë mendjen për të mos mbajtur të pame në të ardhmen dhe rrjedhimisht as nuk shkonte për të shprehur ngushëllime kur dikush vdiste në fshat. Plaku e kishte hetuar atë dhe një ditë dimri gjersa kthehej në shtëpi, me gazetë nën krah, u takua në rrugë me të. Menjëherë filloi ta pyesë për arsyen se pse ka munguar në disa raste kur ata kanë shkuar nëpër të pame. Plaku priste që ai t’i thoshte se e ka ndarë mendjen për të mos mbajtur të pame dhe kishte planifikuar ta qortonte për këtë. Por, për çudi kjo nuk ndodhi, plaku mori një përgjigje tjetër. Krye- familjari e shikoj plakun e lodhur, duke iu përgjigjur shkuj- desur në mënyrë provokuese: - Kisha ardhur n’të pame por nuk po ka kush na prin. Ishte po ky plak që printe, prandaj u zu ngusht. Rreth e rro- tull u bë një heshtje e rëndë. Nuk dinte çfarë t’i thotë, por më në fund me një shpërqendrim të theksuar, i inatosur i tha: - Po vetëm eja se po të lamë ty me na pri’. Atëherë, ai me buzë në gaz ia ktheu: 36

- E po nuk ka kush me më ardh pas, - dhe u largua i mbushur me krenari dhe dinjitet. Plaku i lodhur e kuptoi se tani më autoriteti i tij nuk vlente. Eci në drejtim të shtëpisë së tij duke numëruar hapat. Nganjëherë i thoshte vetës se unë jam fajtor që e pyeta, nga- njëherë mendonte se fajtori ishte ai me të cilin foli, e nga një herë mendonte se fajtor është koha që po bënë kaq shumë ndryshime. Ai e kuptoi se kur dikush nuk do të bëjë diçka, gjithmonë mund të gjejë arsye. S’i mbeti tjetër, përveç që të përshtatet përfundimisht me erërat e reja që i servonte koha. 37

6. PËRKUJTIMI Ishte data 05.04.2014, pranvera kishte nis me dalë. Dielli me rrezet e tij, i vetëm zotëronte qiellin blu. Fushat dhe kodrat për rreth fshatit ishin gjelbëruar. Lulet e lloj- llojshme kishin pushtuar livadhet. Gjallëri shihej gjithandej. Mesi i ditës afrohej pa u hetuar. Nxënësit e ndërrimit të parë tani përfundonin mësimet. Ata dilnin nga shkolla që gjendej në mes të fshatit, për t’iu lëshuar vendin nxënësve të klasave më të ulëta të ndërrimit të dytë. Nën jehonën e zileve të shkollës dhe zhurmës së nxënësve, pranë shkollës kaloi një grua 50-vjeçare me një tufë lulesh në duar. Mezi ecte. Fëmijët me hapa të shpejtë e kalonin, duke e shikuar me kureshtje. Asnjëri prej tyre nuk e njihnin. Disa mendonin se do të hynte në qendrën e mjekes familjare, mirëpo ajo vetëm e kishte shikuar atë dhe e kishte vazhduar rrugën në drejtim të lagjes ku gjendeshin varrezat e fshatit. - A thua ku i dërgon këto lule kjo zonjë e lodhur, - pyeti një vajzë? - Nuk dihet, - u përgjigj një djalë. - Ndoshta i ka marrë dhuratë. - Por, kjo grua nuk e ka shtëpinë në lagjen tonë, - vazhdoi një vajzë me sy të kaltër. Ata kaluan diskutimet tek lënda e matematikës, pa e vërejtur se bisedën që filluan e lanë në gjysmë. Gruaja ecte me hapa të ngadaltë, thuajse e mbante tërë botën mbi supe. Posa kalonte disa metra, pushonte duke vrojtuar përreth dhe fshinte djersët nga balli me një palomë të bardhë. Ishte e gjatë mesatarisht, goxha e thatë dhe e zbeh- të në fytyrë. Sa më shumë që i afrohej varrezave , dukej edhe më e lodhur. 38

Disa metra pas saj, atë ditë ecte edhe Lulja. Ajo po kthehej nga qyteti. Atje kishte qenë në fakultet, ku kishte kaluar dy provime që cilësoheshin si të vështira. Krenaria dhe lumturia, i hetoheshin gjatë ecjes. Të krijohej përshtypja se ajo ishte mëse e bindur se atë ditë asgjë nuk do të mund t’ia prishte harenë me të cilën ishte blinduar. Kur u afrua tek varrezat, aty afër derës së hyrjes, u ndal për ta pirë pak ujë. Më pas lagu duart dhe rregulloi flo- kët ngjyrë krem me disa nuanca të arit që i shkëlqenin si rrallë herë. E dëgjoi një zë të shterur të një gruaje që fliste me djalin e saj. U kthye prej rrugës për të parë se ku ishte, por nuk e pa askënd. Zgjati pak kokën në drejtim të varrezave. Në rendin e tretë të tyre, nga rrethoja e pa gruan që qën- dronte në këmbë pranë një varri të vogël. Në dërrasën ku shënohen të dhënat, lexoi emrin Lis dhe datat 14.11.1997 - 05.04.1999. Ngjitur me kroin gjendej një shelg, i cili e krijonte një hije të lehtë për kroin dhe ulësen pranë tij ku e hutuar qëndronte Lulja. Duart i mbante mbi çantën e saj, ndërsa përmes hapësirave te rrethojës së metaltë, vështronte gruan e lodhur e cila qëndronte në këmbë para varrit . Zëri i dridhej deri sa fliste. Në atë pjesë të fshatit nuk kishte shumë lëvizje, mirëpo Lulja mezi arrinte ta dëgjonte sepse gruaja kujdesej që të fliste sa më me të vogël. - Djali im erdha sot prapë në këtë vend për ta kujtuar ditën e ndarjes sonë para 15 viteve. Gjatë rrugës takova shumë moshatarë tu, por nuk të takova ty. Para shkollës ishin qindra nxënës, por e dija se ti Lisi jem, nuk je aty, në asnjërin ndërrim. Gruaja i lëshoi lulet ngadalë, vendosi dorën mbi dhe- un e thatë duke u ulur pranë varrit. Nëpër faqet e zbehura, 39

lotët i ecnin me shpejtësi në drejtim të tokës. Dukej se ata tashmë e kishin mësuar rrugën duke lënë gjurmë përgjatë rrjedhës mbi faqe. Ata lot të rëndë shponin tokën. Lulja që vështronte e interesuar pa u vërejtur, ishte e bindur se më shumë dëgjoheshin lotët e gruas se sa uji i kroit që ridhte pa ndërprere. Ajo filloi të flasë përsëri me djalin e saj që dukej se e dëgjonte: - Djali jem! Ditën kur të vranë, nuk munda të të lë vdekur në djep me duar të lidhura e me gjak në fytyrë! Pasi që të solla këtu, u ktheva në shtëpi pa ty dhe pa shpirt! Që nga ajo ditë unë kështu marrë frymë! Nuk munda ta lë djepin të përgjaku! Nuk e dija ku ta lë?! Prandaj, vendosa të jetoj. Sot, gjaku të është tharë o bir! Mallkuar qofshin sytë e mi, e di se një pjesë të tij e kam larë më lotët e mi! Sa herë që bie shi, borë, fryn era apo shtrëngatë, nëna e jote Lis nuk flen, nuk pushon! E di djali jem se e ke ftohtë dhe mund të kesh frikë! Në këtë varr të kam varrosur ende pa i mbushur një vit e gjysmë! Nëna jote sot merr frymë vetëm sa për ta ndjerë aromën që ma ke lënë në djep, për t’i kujtuar sytë e tu të ëmbël, atë ditë kur të kam qitur për të fjetur, fjalët tua kur lezetshëm më thoshe “nana eme”, të ta kujtoj thikën kur tu vendos në fytin e butë, me t’i kujtuar sytë e mëdhenj që i drejtove nga unë për të me kërkuar ndihmë biri im, por unë vetëm të shikova... Nëna jote një ditë do të t’i nxjerrë eshtrat e vegjël e do të t’i mbaj në gji, do të t’i ngroh edhe njëherë dhe dua ta shoh plagën në qafë Lisi jem. Fytyra e gruas së lodhur u mbulua nga djersët, ndërsa sytë vazhdonin t’i buronin lot. Tani ishte e pamundur që t’i fshinte djersët apo lotët me palomë. Ata filluan të lënë gjur- më të dukshme jo vetëm te ajo por edhe mbi varrin vogël, afër dërrasës ku ishte shënuar emri i Lisit të ri. 40

Lulen e përshkoi një ndjenjë e pa provuar më parë. Tani fytyra e saj ishte e zbehur gati sa fytyra e nënës së Lisit. Edhe ajo qante, edhe pse të krijohej përshtypja se nuk i vë- rente lotët që i pikonin herë mbi duar e herë mbi çantë. Veshët kishin filluar t’i ushtonin, por ajo e strukur dëgjonte e hutuar dhe e interesuar. - Lis për babin tënd, ende nuk e kam asnjë lajm! Pata shpresuar mos është gjallë! E di, e di se edhe ai do të kishte dëshirë ta vendoste kokën njëherë në djepin tënd për të shijuar aromën, por tani sikur jam bindur se ai nuk jeton më! Nuk e di, Lisi jem, ku janë duke jetuar komandanti që dha urdhër dhe ushtari që ta nguli thikën në qafë! Ata e di Lis se nuk janë dënuar, e di se janë diku të lirë duke e shijuar jetën. Lisi jem, Nana jote lutet ditë e natë që edhe nëse njerëzit, nuk munden apo nuk duan t’i ndëshkojnë ata, këtë ta bëjë Zoti! Lis, djepin tënd e mbajë në krye të krevatit tim. Kur Hëna ngritet në qiell duke përhapur qetësi, unë, herë pas here, e përkundi djepin më dëshirën që ti të flesh më mirë! Nganjëherë po mendoj se me të vërtet të kam aty! Ngritem shpejt, por gjithmonë po i gjej në djep vetëm teshat tua. Lisi jem, në oborrin tonë, pranvera nuk del si në të gjitha vendet tjera! Lulet po e mbajnë kokën ulur, rrezet e Diellit janë të ftohta e qetësia po me shurdhon! Biri jem, ndoshta ty të thonë se nëna jote nuk është mirë, por ti duhesh ta dish se nëna jote merr frymë vetëm sa për të të kujtuar ty, jo për të të harruar ty! Për t’i terur çdo mëngjes rrobat në djep që gjatë natës po të behën qull! Për të ti kujtuar sytë Lis! Nëna jote do të varroset këtu përskaj teje! Në anën tjetër Lis, pata menduar, me i varros eshtrat e babait tënd, por ai nuk është gjendur! Ndoshta nuk do të gjendet asnjëherë! Ti je në varr Lisi jem! Unë mbi varr! Ndërsa, babai i yt nuk e dimë ku mund të jetë! 41

Përderisa gruaja afronte kokën në drejtim të dheut mbi varr duke thënë “po dua të ta dëgjoj zemrën, djali jem!”, Lulja e shtangur filloi t’i humbasë ndjenjat. Dikur ajo u kthjell pak vetëm sa për ta kuptuar se ishte në një autoambulancë, e cila me shpejtësi dhe me zhur- më i afrohej spitalit të qytetit. Nëna e Lisit bëhej gati për tu kthyer në shtëpi. Pasi që fshiu edhe një herë lotët, i tha Lisit: Djali im me fal që po qaj. Shokët tu, trupi yt dhe nëna e jote sot po qëndrojmë në tokën tonë të lirë dhe të pavarur. Të vdeksh për liri, është më se paku që mund të bëjmë, por nuk po kam fuqi të mbyll plagët e thella Lis. Ishe i ri... pusho i qetë Lisi jem, pusho i lirë, të donë nëna dhe nuk do të thotë kurrë lamtumirë. 42

III 7. MURI Ishte dita e katërt e punës. Mjeshtri latonte gurët me kujdes duke ua përshtatur vendin në murin e gjerë e të fortë. Faqet e gurëve duhej të ishin të rrafshëta në mënyrë që të dukej i bukur dhe i qëndrueshëm. Lidhja e gurëve, nuk ishte një punë e thjeshtë. Secili duhet të vendosej në vendin e vet; i mbështetur mirë në gurët tjerë që lidheshin njëri me tjetrin me ndihmën e gëlqeres, e cila ishte prodhuar nga djegia e gurëve gëlqerorë. Mjeshtri mbante afër vetes dy çekiçë, njërin me peshë më të madhe për të thyer ndonjë gurë më të fortë dhe tjetrin me peshë më të vogël për të gdhendur ndonjë pjesë me anë- sore. Ai kishte një kapelë në kokë për t’u mbrojtur nga rrezet e Diellit, por shpeshherë e shfrytëzonte për t’i mbrojtur sytë dhe fytyrën nga copëzat e gurëve që theheshin nga të godi- turat e çekiçëve. Me zhurmën e veglave, veshët mësoheshin. Mjeshtri ishte një burrë i gjatë, thatik, i fortë prej duar- ve dhe i shkathët. Një djalë i ri i ndihmonte duke ia përga- titur dhe përzier gëlqeren me zall për ndërtimin e murit. Ai, po ashtu ia afronte gurët. Disa prej tyre që ishin me të rëndë, i vendosnin së bashku në mur, ndërsa më pas ai përkujdesej për t’i vendosur në pozitën më të mirë të mundshme. I zoti i shtëpisë i vizitonte kohë pas kohe argatët. Shpeshherë ai i kujtonte përpjekjet e dështuara të tij për ta ndaluar ujin që të hynte në oborr gjatë vërshimeve. Nuk ka thënë me kot populli se presën duhesh ta zësh pa ardhur uji, thoshte ai. Kur kishte kohë të lirë, ai drekonte së bashku me argatët. Bisedonin me ëndje për punën e tyre, por edhe për 43

punët e tij në bujqësi në ato ditë maji. Muri ndërtohej për ta penguar ujin që të hyjë në oborrin e shtëpisë. Në fakt, përskaj shtëpisë së vjetër, e cila po ashtu ishte e ndërtuar me gurë, kalonte një lumë që në situate normale nuk kishte shumë ujë. Por, kur kishte të re- shura, ai me lehtësi kalonte mbi shtratin e tij, duke lagur murin e shtëpisë dhe vërshuar oborrin e pronarit. Jo rrallë herë, lumi që dukej i heshtur, bënte dëme të mëdha në fsha- tin që shtrihej rrëzë kodrës, mbi të cilën, një bjeshkë e madhe qëndronte krenare. Përskaj lumit, shtrinin kurorën e tyre të çrregullt disa shelgje, degët e të cilave preknin butësisht mbi ujin që ecte prajshëm ato ditë pranvere. Mjeshtri i gurit, kujdesej shumë që muri të bëhet i fortë. E dinte se forca e tij do të testohej shpesh përgjatë viteve nga lumi dhe nga era e fortë, që shpesh herë nuk ndalej me nga tri ditë gjatë dimrit . Pas pak ditësh, muri ishte gati i përfunduar. Meqë lar- tësia e tij ishte rritur, mjeshtri nuk kishte mundësi që të pu- nonte më pa ndërtuar një skelë përbri tij. Për këtë qëllim, ai kërkoi nga pronari i shtëpisë që t’i gjejë disa dërrasa të forta. I zoti i shtëpisë, u arsyetua se nuk ka ndonjë dërrasë të për- shtatshme, prandaj i tha ndihmësit të shkonte pas lëmës së sanëve për ta marrë një vllaqë të drunjtë për këtë qëllim. Mjeshtri buzëqeshi i hutuar dhe i tregoi atij se është e vështirë të punohej mbi vllaqë, sepse ajo është e dobët dhe jo stabile. “Për më tepër”, vazhdoi ai me mirësjellje, “skela duhet të më mbajë mua dhe disa gurë që nuk janë të lehtë”. Sytë e mjeshtrit kërkonin mirëkuptimin e pronarit të shtëpisë për kërkesën e tij. Megjithatë, i zoti i shtëpisë duke lëvizur kokën shkujdesur iu përgjigj se vllaqa është mjaftueshëm e fortë për ta kryer këtë punë dhe se nuk ka zgjidhje tjetër. Djali i ri tani kishte sjellë vllaqën e ndërtuar prej rrëfa- 44

tave të shkozës e cila ishte e pluhurosur. Në mes të rrëfatave ende gjendeshin disa copëza të dheut, të cilat kishin mbetur aty nga dita ku pronari kishte punuar arën e tij. Ai nuk men- doi shumë për zgjidhje tjera, edhe pse tek fqinjtë mund t’i huazonte disa dërrasa për disa ditë. Madje, ai mendonte se mjeshtrit zakonisht bëjnë naze për punën e tyre. “Vllaqa nuk është e keqe për këtë punë”, i thoshte ai vetes derisa mjeshtri me argatin e përgatisnin atë duke e vendosur mbi katër drurë të thatë e jo mjaftueshëm të sigurt. Ishte gjysma e ditës kur mjeshtri i gurit filloi punën në mur duke qëndruar mbi vllaqë. Ai qëndronte i ndrojtur dhe bënte kujdes të shtuar. Vllaqa lëvizte sa në njërën anë e në anën tjetër duke kërcitur nga pesha që mbante. Edhe dy ditët e ardhshme, mjeshtri punoi duke qën- druar mbi të. Në vllaqë vendoste vetëm nga dy gurë që të mos bëhej shumë rëndë. Nuk kishte shumë zgjidhje për t’i lidhur gurët mirë me njëri-tjetrin ashtu siç ai kishte dëshirë. Ndjenjën se do të rrëzohej e shijonte shpesh. Nuk kishte si- guri e as koncentrim të nevojshëm. Kjo e bënte që edhe puna të mos kryhej mirë. Megjithatë, ai paguhej me ditë. I duhej të punonte nën udhëzimet dhe mbikëqyrjen e të zotit. Argati i mjeshtrit shpesh vraponte për ta mbajtur vllaqën kur e vë- rente se ajo ishte gati të rrëzohet. Edhe ai e kishte të pamun- dur që ta kryente punën e tij rehat e pa brenga, ani pse shkilte në tokë. Në fund, muri u ndërtua. Puna që ishte kryer nga toka, vërehej dukshëm nga ajo që u realizua nga vllaqa. Mjeshtri ishte i njëjtë, por kushtet ndryshonin. Kaluan edhe disa ditë të kthjellëta dhe më pas re të murrme mbuluan qiellin mbi fshat dhe bjeshkën sipër tij. Malet u përfshin nga një furtunë e madhe. Një shi i furishëm sikur shponte tokën. Madje, nuk zgjati shumë, si gjithmonë. 45

Pushoi pas pesë orësh. Ujërat e lumenjve u rritën. Muri i gurit atë ditë e kishte provën e parë. Gjatë ndërtimit, lumi ishte i përgjumur, kurse tani ishte i vrullshëm nga uji. Rrje- dha e tij nuk përbëhej vetëm nga uji. Bashkë më të lundronin edhe gurë e drurë. Muri qëndronte i pa trembur duke i qëndruar me suk- ses rrjedhës së ujit. Megjithëse shiu pushoi për disa orë, përsëri gjatë natës kishte rifilluar. Pronari i shtëpisë flinte i qetë. Tani e dinte se muri i shtëpisë apo oborri i tij nuk do të rrezikoheshin nga përmbytjet siç kishte ndodhur për vite të tëra. Dikur pas gjysmës së natës, një zhurmë e fuqishme u dëgjua jashtë. Ai u ngrit, doli me nxitim për të parë çfarë kishte ndodhur. Menjëherë mendja i shkoj tek muri. “Nëse ai ishte rrëzuar, oborri tani është mbushur me ujë”, i tha ai me zë shterues vetës. Kur doli jashtë, pa se nuk kishte ujë. Megjithatë një pjesë e murit ishte rrëzuar. Mendja i shkoi menjëherë tek mjeshtri. “Do ta thërras në mëngjes për ta parë punën e tij”, mendoi ai i tensionuar. Të nesërmen Dielli lindi hareshëm. Qielli përsëri ishte i kaltër. Lumi ishte qetësuar. Zogjtë këndonin dhe punonin çerdhet e tyre në degët e shelgjeve që shtriheshin në të dy anët e brigjeve të lumit. Më ftesën e të zotit të shtëpisë, mjeshtri kishte ardhur tek muri. Bazamenti i tij nuk kishte lëvizur fare përkundër ballafaqimeve të ashpra që patë me ujin e lumit që ishte përzier edhe me ujin e grumbulluar nga bjeshka e madhe ato ditë të majit. Vetëm pjesa e sipërme e murit ishte rrënuar, ani pse ajo nuk ishte sfiduar nga uji i rrëmbyeshëm i lumit, përveç shiut të furishëm. Disa gurë që ishin rrëzuar. Kishin rënë mbi vllaqë dhe e kishin thyer atë. Pronari disi i pasigurt dhe i hutueshëm e 46

pyeti mjeshtrin: - Si shpjegohet rrëzimi i pjesës së sipërme të murit, e cila nuk është përfshirë nga uji i lumit? Bazamenti ka qën- druar mjaft mirë, madje nuk ka asnjë të qarë, përfundoi fja- linë duke e ngritur zërin si për ta siguruar mendimin. Mjeshtri me përvojë e me buzë në gaz iu përgjigj: - Mund ta vëresh lehtë se muri është rrëzuar pikërisht prej pjesës kur më obligove që të punoj mbi vllaqën që tani qenka thyer. Prej aty ku ma ke vendosur vllaqën e sipër “vllaqë të ka dalë“. Për këtë të kam paralajmëruar me kohë, por... Nuk e përfundoi fjalën krejt duke e shikuar pronarin e shtëpisë, i cili njërën dorë e mbante të mbështetur për mur, e me tjetrën disi si pa arsye e kruante kokën, kurse sytë i kishte ngulitur në vllaqën e thyer, sipër së cilës qëndronin dy gurë të mëdhenj. Me atë shikim sikur dëshironte ta aku- zonte vllaqën për rrënimin e murit edhe pse e dinte dhe e ndjente se fajtori i vetëm ishte vetëm ai. 47

8. PROFESORËT Po mbahej dita e dytë e të pames. Një plak i fshatit rreth të tetëdhjetave kishte vdekur. Ai kishte qenë njeri punë- tor. Jetën e kishte çuar me dinjitet. Në odën që gjendej në katin përdhes, shumë burra qëndronin duke pritur dhe për- cjellë shokë e miq që vinin për të shprehur ngushëllime. Në odë pihej duhani. Një shtresë e tymit, qëndronte afër tavanit sikur një re e vogël e vende-vende e tejdukshme. Dritaret e vogla, ishin të mbyllura. Jashtë bënte ftohtë. Ishte fundi i dhjetorit, por nuk kishte borë. Tymi të vetmen rrugë për të dalë jashtë e kishte përmes derës së odës, para së cilës gjendej edhe një paradhomë ku qëndronte kafexhiu dhe disa djem të rinj që i quanin hyzmeqarë. Ata pa fjalë, shërbenin me kafe e çaj. Në mes të odës një stufë e vjetër qëndronte e ndezur. Shpesh faqet e stufës skuqeshin nga zjarri i drunjve të bun- gut. Burrat rrinin të ulur në sfungjerët e gjerë, ndërsa mbështeteshin në sfungjerët të ngushtë, të cilët pushonin mbi sipërfaqen e mbështjellë me dru rreth e përqark odës. Në ballë të oxhakut uleshin mysafirët të cilët vinin për të shprehur ngushëllime, ndërsa në pjesë të tjera të odës bu- rrat tjerë të pritjes. Tek dera, dy djemtë e të vdekurit, krye- sisht rrinin në këmbë për të biseduar me të pranishmit. Ata lehtë dalloheshin sepse kishin nga një karrige për t’u ulur. Zaten, karriget nuk i kishin shumë për rehati aq sa i kishin për t’u dalluar se janë ata që duhej ngushëlluar së pari. Sipas zakonit, në odë zhvilloheshin biseda nga më të ndryshmet, pa harruar asnjëherë të vdekurin dhe veprat e tij. Normalisht, shpeshherë kur nuk kishte mysafirë, bëheshin biseda relaksuese, më anë të të cilave, të pranishmit largonin 48

mërzinë e me të afërmve. Rrallë herë kishte diskutime të stuhishme. Në të pame të shokut të tij, atë ditë qëndronte edhe Ramë Sokoli. Rama ishte burrë i gjatë, thatanik e fjalëpakë. Ai ishte i njohur në ato anë si njëri i mençur. Kishte pleqë- ruar shumë raste. Me meritë gëzonte respektin e masës e emrin pleqnar. Burrat e tjerë që qëndronin në pritje, rrinin lirshëm kur ai ishte aty. Në mesditë, për të shprehur ngushëllime erdhën dy profesorë. Ata ishin të ri në moshë. Dukej sikur të ishin vë- llezër, por në fakt ishin vetëm shokë pune - kolegë. Pothua- jse, për çdo ditë ligjëronin para nxënësve në shkolla, por nuk kishin pasur rast më parë qe të flasin para burrave në odë. E dinin se eksperienca e tyre në shkollë, nuk iu hynte në punë aq shumë. Njëri prej tyre e kishte takuar edhe më parë Ramë Sokolin, ndërsa tjetri vetëm kishte dëgjuar për të. Fjala iu dha mysafirëve që sapo erdhën. Ata të shkëm- byen shikime njëri me tjetrin, por nuk arritën të kuptohen, nëse ndonjëri ishte i gatshëm për të thënë diçka. Ai që e njih- te Ramën, iu drejtua me mirësjellje të posaçme duke i thënë: - Baci Ramë, po na vjen mirë që po të takojmë sot. Kemi dëshirë që të dëgjojmë ty duke folur! Rama lëvizi pak nga vendi sa për ta kuptuar djali tje- tër se cili ishte ai sepse ai shikonte me kureshtje në anën e majtë të odës ku ishin të ulur shumë burra dhe me buzë në gaz iu drejtua: - Faleminerës shumë që keni gjetë kohë me na ngu- shllu dhe që po më neroni. K’tu në k’to kullat tona, kur po ka rrymë, fenerët po i fikim sepse nuk po bajnë dritë, - për- fundoi ai me një zë kumbues. Profesorët e kuptuan mesazhin që dha Rama, por e kishin të vështirë që të fillonin të flasin. Në odë ra heshtja, 49

përveç tymit i cili ngrihej nga cigaret për t’u bërë bashkë me tymin tjetër që qëndronte në afërsi të tavanit, asgjë tjetër nuk lëvizte. Profesorëve të rinj filluan t‘u skuqen mollëzat e faqe- ve. Sytë e mendueshëm i drejtuan në mes të odës, thuajse kërkonin diçka të humbur. Rama e kuptoi gjendjen në të cilën ishin, prandaj filloi të flasë përsëri, por tani për t’i rehatuar të pranishmit. - Po e vërej që jam plakë. Sot ma me zor po rri i ulun kambëkryq në odë. Sa me i pushu’ kambët, nganjëherë po më duhet me i shtri’. E di që kjo nuk është e hijshme, po nuk po kam zgjidhje tjetër. Një shok i jemi m’qortoi. Ai m’tha: Ramë ki kujdes qysh po rrin ulun se ti i ki kambët e gjata e po na koritë me to para mysafirëve duke i shtrirë. E unë i thashë që mos ki merak, se këtu n’odë nuk na koritin kambët po kryet. Të pranishmit e zgjatnin qafën për t’i dëgjuar fjalët e Ramës më mirë. Shikoheshin nganjëherë mes vete dhe lëviznin kokën me shenjë miratimi për fjalët e tij duke qeshur, por pa zë. Profesorët tani ndiheshin me të qetë, sikur filluan të mësoheshin me hijen e rëndë të odës. Njëri prej tyre filloi të flasë për rëndësinë e dijes. Zëri i hollë i dridhej si thupra në ujë e mezi i arrinte në të gjitha skajet e odës. Posa e përfun- doi rrëfimin, disa mysafirë trokitën në derë. Pasditja afrohej pa u hetuar në odën e madhe, ku bu- rrat peshonin fjalët me kujdesin e njëjtë ashtu siç e pesh- ojnë arin artarët. 50