Komp ensim15 N.T.P Art Parket ????? 22.02.2 Banesa me 69,700 € 014 95.60 m² pune 52,200 € 1,121,695 € ne vlere Komp16 Molika Company NRB 09.12.2 Banesa ensim 80577770 013 70.30 m² per dritare Gjithsej PREMIUM CONSTRUTION Sh.p.k Rr: Muharrem Fejza, Prishtinë.Nr Blerësi Nr ID Data e Sipërfaqja Çmi Vlera € sipas kontratës kontrat m2 mi € ës për m21 Shqipe (Berish) LGN 01.10.2 Banesa 63,000 € Klaiqi 418783 013 84.97m² + Garazha2 Sami Idrizi 101256975 18.01.2 Banesa 40,000 € 7 014 52.24 m²3 Teuta Bicaj 100410057 10.06.2 Banesa 42,500 € 0 014 52.24 m²4 Arian Qerreti dhe GBR5131 04.11.2 Banesa 66,220 € Berish Klaiqi 81084 013 84.04 m²5 N.P-Premium-ENG NRB:7051 11.11.2 Banesa 57,028 € 51.75 m² 3234 0136 N.SH.3D-Project NRB:7011 20.11.2 Banesa 115,500 € 9238 013 105.00 m²7 Pr-Solutions Shp.k NRB:7050 13.12.2 Lokal 88,489 € 80.294 m² 0973 0138 Sami Kryeziu 101105170 03.02.2 Lokal 70.00 71,000 € 3 014 m² 151
9 Ymer Kuka 200516564 25.04.2 Lokal 81.30 51,000 € 7 014 m² 52,000 € 57,028 €10 N.SH.N Termika NRB:7037 15.05.2 Lokal 80.29 703,765 € 8978 014 m²11 Fatos Tahiri 100405415 11.11.2 Lokal 51.75 2 013 Gjithsej ARDITI GROUP Sh.p.k përfaqësues Rr: “Shefqet Shkupi” lagje Kalabria – PrishtinëNr Blerësi Nr ID Data e Sipërfaqja Çmi Vlera € sipas kontratës kontrat m2 mi € ës për m21 Nazlije Behrami 730501- 06.08.2 Banesa 730 € 54,582 € 6581 013 74.77 m²2 Bejtush Gubetini 101351463 20.01.2 Banesa 722 € 54,000 € 8 014 74.77 m²3 Avdi Kamerolli 100448565 06.05.2 Banesa 600 € 53,562 € 0 014 89.27 m²4 Avdi Kamerolli 100448565 06.05.2 Banesa 1,250 85,000 € 0 014 68.00 m² € Gjithsej 247,144 € 152
N.T.N TREGTIA komplekset banesore Arbëria C-3 hyrja I, hyrja II, hyrja III, hyrja IV dhe hyrja V, të cilat gjenden në lagjen Arbëria 3-Prishtinë.Nr Blerësi Nr ID Data e Sipërfaqja Çmi Vlera € sipas kontratës kontrat m2 mi € ës për m2 Banesa1 Milazim Krasniqi 100491475 07.11.2 244.00m² Kompensim per parcelen e ndertimit te objektit 5 013 Banesa 164.00 m² Fatlum (Hajrullah) Banesa2 Krasniqi 117646205 07.11.2 135.00 m² Kompensim per parcelen e Samije (Sylë) ndertimit te objektit 8 013 Banesa Krasniqi 209.00 m²3 Ardian Gashi 20.02.2 Banesa 1,000 84,500 € 014 84.00 m² €4 Sulejman Gashi 112521271 28.11.2 Banesa 1,000 84,500 € 013 84.00 m² € 1230227195 Arbnora Ibrahimi 1 27.01.2 Banesa 1,000 77,000 € Jeton Syla 117546663 014 77.00 m² € 76 Kastriot Pirraku 101092148 15.01.2 Banesa 110 € 123,000 € 8 014 114.00 m² Mevlyde Lajqi- E0589806 06.03.2 Banesa 1,100 C1992327 014 124.00 m² + €7 Kosumi Nezir 136,000 € Garazha Kosumi8 Ajet Bajrami 100120326 14.03.2 Banesa 900 € 40,000 € 2 012 44.00 m²9 Beni Bajrami 100120331 14.03.2 Banesa 900 € 70,000 € 9 012 77.00 m² Gjithsej 615,000 € EURO ABI sh.p.k në lagje Mati I rr. “Ahmet Korenica”, PrishtinëNr Blerësi Nr ID Data e Sipërfaqja Çmi Vlera € sipas kontratës kontrat m2 mi € ës për m21 Avni Zejnullahu 101229116 08.05.2 Banesa 750 € 63,000 € 3 014 84.00 m² 153
Banesa2 N.N.P.Union shpk 201094309 10.04.2 117.00 m² + 700 € Nuk figuron ne kontrate (Izet Zeqiri) 7 014 66.00 m² + 82.50 m² + 82.50 m²3 Apoite Azemi 123123633 16.07.2 Banesa 600 € 70,200 € 0 014 117.00 m²4 Abdylaziz Sadiku 200606250 20.05.2 Banesa 500 € 41,250 € 7 014 82.50 m²5 Valdete Hasani 217248255 14.06.2 Banesa 600 € 50,400 € 7 014 84.00 m²6 Njomza Zeqiri 117171883 18.03.2 Banesa 39,000 € 6 014 66.00 m² Gjithsej 263,850 €POZHEGU BRATHER’S Në objektin banesor C11/A3 i cili objekt është në Rr: “Beqir Kastrati” lagje Mati, Prishtinë.Nr Blerësi Nr ID Data e Sipërfaqja Çmi Vlera € sipas kontratës kontrat m2 mi € ës për m21 Pashk Desku 100335477 17.05.2 Banesa 43,000 € 2 013 65.02 m²2 Suzana Krasniqi 201514313 17.05.2 Banesa 33,000 € 7 013 46.26 m²3 Florim Tafilaj QB026076 19.08.2 Banesa 51,243 € 013 65.02 m²4 Zahide Bytyqi 100217344 08.03.2 Banesa 48,000 € 154
5 013 65.02 m² 175,243 € GjithsejTotali i shumës së përgjithëshme është: 28,503,922 €,7. PREJARDHËJA E PASURISËSendet e sekuestruara nga i pandehuri Ismet Haliti:a. 11,000.00€ (njëmbëdhjetë mijë euro), 22 kartëmonedha 500€.Në bazë të raportit financiar të përpiluar nga hetuesi i DSAK-së dhe dërguar nëProkurorinë Speciale të Republikës së Kosovës me nr. ref. 06/01-02SHK-152/14,dt.04.03.2014, i dyshuari Ismet Haliti posedon dy llogari bankare: a) në ProCredit Bankë menr. të llogarisë 1110436324000178 dhe b) NLB Prishtina me nr. të llogarisë1700100100302430.Llogaria bankare e ProCredit Bankës nuk është shfrytëzuar dhe nuk ka qarkullimfinanciar përmes kësaj llogari. Llogaria bankare e NLB Bankës ka qarkullim financiar, ku përmes kësaj llogarie ipandehuri Ismet Haliti për periudhën kohore prej 13.01.2010 e deri me 05.02.2014 ka të hyranë total 23,674.06€ dhe dalje në total 23,828.85€. Përmes kësaj llogarie i pandehuri kapranuar pagën mujore dhe mëditjet, si dhe ka dy deponime kesh në këtë llogari nga 3,000.00€njërën me datë 15.03.2011 dhe tjetrën me 14.03.2012, të cilat shuma më pastaj i ka tërhequrpas një periudhe të shkurtër. Të hyrat nga paga gjithsej ka 17,675.06€, dhe nuk ka tjera tëhyra apo transfere përmes llogarive bankare të regjistruar në Kosovës. Bashkëshortja Hanife 155
Haliti e të dyshuarit Ismet Haliti nuk posedon llogari bankare. I biri Arton Haliti nukposedon llogari bankare, që do të thotë se as bashkëshortja dhe as i biri Artoni nuk janë nëmarrëdhënie pune të rregullt që do të pranonin pagën mujore përmes llogarisë apo në kesh. Ibiri Fatos Haliti, posedon dy llogari bankare nëProCredit Bankë, një llogari në BankënEkonomike, dy llogari në Raiffeisen Bankë, një llogari në Bankën Kombëtare Tregtare, dhenjë llogari në TEB bankën, mirëpo të hyra ka përmes llogarisë bankare nga BankaEkonomike në shumën prej 22,259.87€ që janë të hyra nga paga prej Hotel Swiss Diamontdhe dy kredi në shumën prej 4,000.00€ me datë 27.11.2012 dhe 4,000.00€ me datë24.12.2013, si dhe nga llogaria Raiffeisen Bankës shumën prej 26.22€.I biri Labinot Haliti,posedon tri llogari bankare në ProCredit Bankë dhe një llogari bankare në TEB Bankë, meqarkullim total 2,106.45€ për periudhën kohore prej vitit 2010 deri në muajin prill 2014. Tëhollat prej 2,106.45 janë të hyra nga llogaria e biznesit me emrin “Oaza” (dyqan ushqimorë). Në bazë të këtyre të hyrave përmes llogarive bankare që janë gjithsej të përbashkëtafamiljare në shumëprej 48,067.6€, për periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2014, janë vetëmnga paga e të pandehurit Ismet Haliti si zyrtarë komunal dhe të birit të tij Fatos Haliti ngapaga në Hotel Swiss Diamont, si dhe nga dyqani, e që tjera të ardhura të rregullta nukposedon, dhe nuk ka ndonjë informacion që të na shpie deri në arsyetimin e shumës prej11,000.00€ në 22 kartëmonedha prej 500€ që janë sekuestruar në shtëpinë e të pandehuritIsmet Haliti. Në bazë të kalkulimit të thjeshtë, si në vijim: 48,067.6€ të përpjesëtohen me 4vite (4*12=48muaj, 48,067.6:48=1,015€), rreth 1,000€ për shpenzime mujore për të gjithëbashkë familjarët (pesë anëtarësh), nuk do të mjaftonin për ushqim dhe veshmbathje por joedhe për kursime dhe blerje të veturave të poshtëshënuara, e sidomos për jetë luksi, që ështëvërejtur gjatë zbatimit të masave të fshehta të hetimit. b. Vetura VW “Golf”, i prodhuar në vitin 2009, me ngjyrë të zezë metalike, me tabela të regjistrimit 01-326-FP, ID nr. WVWZZZ1KZP453134, i regjistruar në emër të Ismet Haliti. Lidhur me këtë veturëështë siguruar dosja nga autosalloni “Alberti”, ku ky autosallonishte importues i kësaj veture në bazë të Dokumentit Unik Doganor me nr. ref. R 10161dt.03.07.2013 dhe shitës i të njëjtës veturë në bazë të kontratës së shitblerjes nr. 179/13 dt.04.07.2013, ndërsa blerës Ismet Haliti. Shuma e blerjes së kësaj veture në kontratë është12,500.00€ e cila shumë është paguar kesh nga Ismet Haliti në bazë të kuponit fiskal nr. 0009dhe Faturës nr. 179/13 dt. 04.07.2013. I dyshuari Ismet Haliti në llogari bankare në kohën e blerjes së kësaj veture ka 0.00€vetëm pagën për muajin shkurt që ka pranuar të cilën e ka tërhequr menjëherë në shumën prej603.77€. c. Vetura VW “Golf”, e prodhuar në vitin 2009, ngjyrë hiri, metalike, me tabela të regjistrimit 01-421-FL, ID nr. WVWZZZ1KZ9W578466, e regjistruar në emër të Fatos Haliti (i biri i të pandehurit Ismet Haliti). 156
Lidhur me veturën e lartcekur, është siguruar dosja nga autosalloni “Sherreti”, që kyautosallon ishte importues i kësaj veture në bazë të Dokumentit Unik Doganor me nr. ref.2408/28.02.2012 dhe shitës i të njëjtës veturë në bazë të kontratës së shitblerjes nr. 0127/2012dt. 30.08.2012, ndërsa blerës Hanife Haliti (bashkëshortja e Ismet Haliti), shuma e shitblerjessë kësaj veture në kontratë është 16,800.00€ e cila shumë është paguar kesh nga Hanife Halitinë bazë të Faturës nr. 0127/2012 dt. 30.08.2012. Tani vetura gjendet në pronësi të FatosHaliti (i biri i Ismet Halitit). Hanife Haliti në kohën e blerjes veturës së lartcekur nuk ka asnjë të hyrë përmesllogarisë bankare dhe e njëjta nuk ka qenë dhe nuk është në marrëdhënie pune dhe nuk ka pastë ardhura nga ndonjë burim që do ti ketë ato të holla për blerje të veturës me atë shumë të tëhollave. Gjithashtu i pandehuri Ismet Haliti në llogari bankare në kohën e blerjes së kësajveture ka 0.00€, përveç pagës mujore për muajin gushtë që ka pranuar të cilën e ka tërhequrmenjëherë në shumën prej 364.37€. d. Vetura Audi Q7, me ngjyrë të zezë, me tabela të regjistrimit 01-900-FG, numri i identifikimit WAUZZZ4L69D025641, i prodhuar në vitin 2008, i regjistruar në emër të Agim Pajaziti, ku hetimi ka zbuluar se pronar faktik i këtij automjeti është i pandehuri Ismet Haliti. Lidhur me veturën e lartcekur, është siguruar dosja nga autosalloni “Alberti”, që kyautosallon ishte importues i kësaj veture në bazë të Dokumentit Unik Doganor me nr. ref.9600/07.06.2012 dhe shitës i të njëjtës veturë në bazë të kontratës së shitblerjes nr. 137/12 dt.08.06.2012, ndërsa blerës Agim Pajaziti (mik i Ismet Halitit). Shuma e shitblerjes së kësajveture në kontratë është 37,000.00€ e cila shumë është paguar kesh nga Agim Pajaziti nëbazë të kuponit fiskal dhe të Faturës nr. 137/12 dt. 08.06.2012. Gjatë procedurës së shitëblerjes Agim Pajaziti ka qenë së bashku me të pandehurinIsmet Haliti. Agim Pajaziti është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit dhe në këtë deklaratë aiështë shumë kontradiktor në deklarimin e tij. Kështu, Agim Pajaziti deklaron se veturën AudiQ7 e ka blerë në shumën 35,000.00€ ndërsa në kontratë vlera e shitblerjes është 37,000.00€.Ka pohuar sekur ka shkuar për të blerë veturën ka qenë së bashku me Ismet Halitin. Gjatëdeklarimit ai është munduar që të rritë të ardhurat e tij duke thënë se merr pagë mujore nëkesh në disa shuma dhe në bazë të marrëveshjes me djalin e axhës së tij Naim Pajaziti, duke umunduar që të mbuloj shumën e shitblerjes së veturës Audi Q7. Agim Pajaziti ka dorëzuar njëfaturë me nr. 137/12, që është e ngjashme me faturën e siguruar nga Autosalloni “Alberti”,mirëpo kjo faturë nuk është e nënshkruar as nga blerësi dhe as nga shitësi dhe as e vulosurnga autosalloni, pjesa e fundit e faqes së faturës nuk është e ngjashme (njëjtë) me atë tëpranuar nga Autosalloni “Alberti” , nuk ka të bashkangjitur kopjen e kuponit fiskal sikursefatura e pranuar nga Autosalloni “Alberti”. Agim Pajaziti deklaratës së tij i ka bashkëngjituredhe një kontratë të shitblerjes së veturës, me nr. 137/12 dt.08.06.2012 për veturën Audi Q7,e cila kontratë dallon për nga përmbajtja dhe estetika nga kontrata e siguruar nga Autosalloni“Alberti”. Kontrata që e ka dorëzuar Agim Pajaziti dallon fillimisht nga shënimet (reklama) eautosallonit në pjesën e lartë ana e djathtë, mungojnë shënimet e llogarive bankare, në pikën1 shkruan “Magj.Pr-Ferizaj, e jo rruga Prishtinë- Ferizaj, në nenin 1. shënimet e automjetit 157
dallojnë për nga sfondi, në kontratën e pranuar nga Autosalloni “Alberti” Shpk, shënimet eautomjetit janë me sfond të madh ndërsa në atë të Agim Pajazitit me sfond të vogël. Me datë 20.05.2014 është intervistuar Naim Pajaziti i cili ka deklaruar se AgimPajaziti (djal i axhës së tij) punon në biznesin e tij kohë pas kohe dhe se nuk është nëmardhënie punë të rregullt. Edhe Naim Pajaziti bie në kundërshtim me deklarimin e tij dukethënë se Agim Pajaziti punon me orar të plotë për t’ia paguar, respektivisht për t’ia kthyer njëborxh që kishte marrë nga ai. Prokuroria ka vrejtur se kontrata që e ka sjellë Agim Pajaziti është e pa vulosur dhe panënshkruar nga autosalloni “Alberti’, si dhe nënshkrimi tek blerësiAgim Pajaziti ështëdukshëm i ndryshëm nga kontrata që ështësiguruar zyrtarisht nga autosalloni “Alberti”. Nëkëtë mënyrë Agim Pajaziti është munduar që ti ndihmojë Ismet Halitit për ta bindurprokurorinë se vetura Audi Q7 është e atij, e Agim Pajazitit, e jo e të pandehurit Ismet Haliti. Gjatë hetimit është intervistuar Blerim Xhemajli, administrator në autosallonin“Alberti’ i cili ka deklaruar se nuk i kujtohet kush ka qenë më rastin e nënshkrimit tëkontratës dhe kush ështëblerës i këtij automjeti, dhe nuk e njeh të pandehurin Ismet Haliti dheAgim Pajaziti, gjithashtu ka deklaruar se nuk e di nëse kontrata që e ka prezantuar AgimPajaziti është lëshuar nga autosalloni. Masat të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit kanë zbuluar në bisedën e datës21.09.2013 në ora 14:01:46 se personi Sabri Govori, i shënuar në transkriptë si PPM, idrejtohet të pandehurit Ismet Halitit me fjalët: “A je me Audi, a je me xhip” ndërsa ipandehuri Ismet i përgjigjet: “Po po” ndërsa personi PPM i thotë: “A i pa fellnet e tua” dhe nëvazhdim të bisedës i pandehuri Ismet i përgjigjet se fellnet janë shtrejtë dhe kushtojnë 1.600€dhe se dikujt ia ka ofruar 1.200€ por shitësi nuk kishte pranuar. Në vazhdim të bisedëspersoni PPM e këshillon të pandehurin Ismet me i shit fellnet e tij për 1.000€ ndërsa Ismetipërgjigjet: “Po i shesim po jesin tani smuj me i shit të mijat” përderisa personi PPM thotë: “jobre i qesim qitu i shet, ai që ka Q7 ska qare pa i ble se 21she nuk ka”. Në vazhdim personiPPM i rekomandon të pandehurit Ismet blerjen e fellneve 22she. Nga transkripti i bisedës të datës 21.09.2013 në ora 15:06:07 i pandehuri Ismet Halitiprapë kontakton me përdoruesin e numrit të telefonit 044/361-642 ku personi PPM ekëshillon të pandehurin Ismet për me i lënë fellnet origjinale në veturë dhe se këto origjinalejanë më të hijshme për veturë. Nga transkripti i bisedës të datës 21.09.2013 në ora 15:10:56 i pandehuri Ismet Halitikontakton me përdoruesin e numrit të telefonit 044/361-642 me ç’ rast personi PPM prapë ekëshillon të pandehurin Ismet që mos ti blej fellnet se kinse shiten si amerikane e Ismeti ipërgjigjet se nuk janë amerikane ndërsa personi PPM e komenton modelin e fellneve dukethënë se nuk i përshtaten asaj veture. Në transkriptin e bisedës së datës 08.10.2013 në ora 12:45:05 i pandehuri Ismet Halitika kontaktuar me personin që e përdor telefonin numër 044/238-659 duke iu drejtuar meemrin Nexh.Gjatë kësaj bisede i pandehuri Ismet ka shpreh shqetësim për qëndrimin e disapersonave, si duket në hotelin pronar i së cilit është personi me emrin Nexh e në të cilin me saduket ka qëndruar i pandehuri Ismet Haliti, dhe gjatë kësaj bisede personi me emrin Nexh ithotë të pandehurit Ismet se nuk ka arsye për shqetësim, ndërsa i pandehuri Ismet i përgjigjet: 158
“Sjam kan unë aty hiq as kerri so në emër tem as kurgjo”, edhe pse nga biseda paraprakeshihet se i pandehuri Ismet ka qëndruar në atë vend për çka edhe ka shprehur shqetësimin e tijnë bisedë me personin Nexhi. Prokurori i rastit ka siguruar të dhëna nga Sistemi Informativ i Policisë së Kosovëslidhur me dënimet kundërvajtëse për personin Ismet Haliti: KPS “Traffic ViolationInformation” numri i tiketës PZ 0922379 i datës 24.03.2013 në ora 20:25 në shumë prej 35€,vetura Audi Q7 me targa 01-900-FG, tiketa numër PR 0857713 i datës 01.04.2013 në shumëprej 35€ vetura Audi Q7 me targa 01-900-FG. Po ashtu Policia e Kosovës, Departamenti Special Anti Korrupsion ka siguruarraportin fillestar për aksident komunikacioni: (KPS Initial/Incident report) nr. i lëndës 2012-AR-1242 të datës 02.07.2012 lidhur me një aksident komunikacioni i cili ka ndodhur nëPrishtinë me që rast drejtuesi i makinës Audi Q7 me targa 01-900-FG Ismet Haliti e kagoditur një këmbësor fëmijë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Nga raporti (KPS Initial/Incident report) nr. 2013-AC-870 të datës 28.05.2013 uvërtetua se Fatos Haliti, djali i të pandehurit Ismet Haliti, është pjesëmarrës në një aksidenttrafiku të ndodhur me veturën Audi Q7 me targa 01-900-FG të cilën e drejtonte Fatos Halitidhe veturës “Golf” me targa 01-418-AO, i cili aksident ka përfunduar me dëme materiale. Nga raporti (KPS Initial/Incident report) nr. 2013-AB-1329 të datës 06.04.2013 uvërtetua se me atë datë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafikunë mes automjeti Audi Q7 me targa 01-900-FG të cilën e drejtonte Fatos Haliti, djali i tëpandehurit Ismet Haliti, dhe një automjeti tjetër i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Sipas këtijraporti aksidenti ka përfunduar me dëme materiale. Përveq kësaj, gjatë procedurës hetimore janë siguruar edhe prova tjera relevante tëcilat dëshmojnë se i pandehuri Ismet Haliti është pronar faktik i veturës Audi Q7. Gjatëprocedurës së hetimit prokurori i rastit, me datë 05.05.2014, e ka intervistuar dëshmitarinAzem Rusinovci, pronarë i kompanisë “Reforma” e cila kompani merret me shitjen dheservisimin e veturave. Dëshmitari Rusinovci ka deklaruar se i pandehuri Ismet Haliti ka sjellëpër servisim veturën Audi Q7 dhe se ka paguar servisimin me para kesh. Sipas kërkesës sëprokurorisë ky dëshmitarë ka sjellë në prokurori faturën mbi servisimin e veturës Audi Q7 metarga 01 900 FG (fatura nr. 3539/13 e datës 27.11.2013). Sipas vlerësimit të prokurorisë provat të siguruara vërtetojnëpa dyshim se pronarifaktik i veturës Audi Q7 me targa 01-900-FG është i pandehuri Ismet Haliti. Duke u nisur nga fakti se të hyrat legjitime e të pandehurit Ismet Haliti kanë qenë tëpamjaftueshme për ti mundësuar blerjen e veturës Audi Q7nëshumë prej 37,000.00€ si dhedy vetura tjera e markeës “Golf” që përfshijnë shumën prej 29,300.00€, të blera brenda dyvite, si dhe parat kesh të gjetura te i pandehuri Ismet Haliti, konkludohet se i pandehuri këtë 159
pasuri e ka përfituar kundërligjshëm nga detyra tij zyrtare dhe si e tillë kjo pasuri nënshtrohetkonfiskimit tëpërhershëm.Sendet e sekuestruara nga i pandehuri Skender Canolli: a. – 10,560CHF (dhjetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë franga zvicerane) – 1,880€ (një mijë e tetëqind e tetëdhjetë euro), – 2,600$ USD (dy mijë e gjashtëqind dollar amerikan) Në bazë të Raportit financiar të përpiluar nga hetuesi i DSAK-së dhe dërguar nëProkurorinë Speciale të Republikës së Kosovës me nr. ref. 06/01-02SHK-152/14,dt.04.03.2014, i pandehuri Skender Canolli posedon katër llogari bankare, me të hyra gjithsej34,238.12€, ku 11,810.35€janë të hyra nga paga mujore, ndërsa të tjerat të hyra prej22,427.77€ i ka përmes transferit ndërkombëtarë prej shtetit të Zvicrrës nga Abaz Canolli(vëllai i të dyshuarit Skender Canolli). Bashkëshortja Hanëmshahe Canolli e të pandehurit Skender Canolli nuk posedonllogari bankare dhe nga informacionet gjatë hetimeve e njëjta nuk është në marrëdhënie pune(është amvise). Liridon Canolli (i biri i Skender Canollit) posedon dy llogarive bankare (një nëProCredit Bankë dhe një në Raiffeisen Bankë), dhe është i autorizuar në llogarinë bankare tëAbaz Canolli (vëllai i Skender Canolli), e që ka qarkullim 59,953.50€ përmes dy llogarive tëfundit për periudhën kohore viti 2010 deri në fund të vitit 2013. Liridon Canolli ka pranuardeponime kesh në këto llogari që nuk ka përshkrim se nga kush i ka pranuar apo që kadeponuar vetë dhe me të njëjtat ka blerë dy parcela toke me të hollat e lartshënuara, LiridonCanolli ka pranuar pagë mujore nga “Erisa Com”ntp. Liridon Canolli ka bërë transfere tëparave tek personat Sinisa Milic dhe Slavisa Milic me përshkrimin “uplata na imekupovineKp 390 I 391, mesto zvano plitvice ko-Gracanica, prod. Sinisa Milic kupac-LiridonCanolli”, dhe tek personi Verica Colic me përshkrimin “pagësë per blerjen e parceleskadastrale me nr. P-71914075-00588-6 fleta poseduese 2013, blersi Abaz Canolli, shitesja-Verica Colic”, që do të thotë shumën prej 59,953.50 e ka transferuar për blerje të pronës sëpatundshme. Driton Canolli (i biri i Skender Canolli) posedon një llogari bankare në TEB bankë nëtë cilën llogari ka vetëm një tranfer të pranuar nga kompania e sigurimeve “Sigma”, shumënprej 1,074.00€, të cilën e ka tërhequr në shuma dhe periudha të ndryshme. 160
Nga të dhënat e lartshënuara, dhe kalkulimi i thjeshtë, është vërtetuar se SkenderCanolli ka të realizuar të ardhura familjare për katër vite prej 94,191.62€, që shumën prej59,953.50€ i ka shfrytëzuar për blerje të patundshmërisë dhe shumën prej 34,238.12 për katërvite, që të përpjesëtohen me 4 vite (4*12=48muaj, 34,238.12:48=€), rreth 713,30€ përshpenzime mujore për të gjithë bashkë familjarët (tetë anëtarësh), nuk do të mjaftonin përushqim dhe veshmbathje por jo edhe për kursime dhe blerje të veturave të poshtëshënuara. b. Vetura VW “Passat”, me ngjyrë të zezë metalike, me numër të regjistrimit 01-714-FL, e prodhuar në vitin 2008, ID nr. WVWZZZ3CZ9E520573, e regjistruar në emër të Liridon Canolli (i biri i të pandehurit Skender Canolli). Lidhur me kërkesën e prokurorisë për veturën e lartcekur, është siguruar dosja ngaQendra e regjistrimit të automjeteve në Prishtinë - MPB, që në bazë të Dokumentit UnikDoganor importues i kësaj veture është Besim Sylejmani (qytetar i Kosovës), i cili më pas nëbazë të kontratës nr. 0008013 dt.05.11.2012 ka bërë shitjen e kësaj veture tek personi BlerimTafilaj, në shumën prej 20,000.00€. Të njëjtën veturë personi Blerim Tafilaj më pastaj i kashitur Liridon Canollit (i biri i Skender Canolli) me nr. të kontratës 008779 dt.26.02.2013, nëshumën prej 12,000.00€. Ipandehuri Skender Canolli nuk ka të hyrat legjitime që do të mund të dëshmonteblerjen e parcelave dhe veturën e markës “Passat” e as kursimet e parave të sekuestruara merastin e bastisjes. Po ashtu djali i tij Liridon Canolli ne kohën eblerjes së veturës Passat nukka disponuar me të hyrat legjitime për pagesën e kësaj veture. Prandaj konkludohet se ipandehuri Skender Canolli këtë pasuri e ka përfituar kundërligjshëm nga detyra tij zyrtaredhe si e tillë kjo pasuri nënshtrohet konfiskimit tëpërhershëm. Prona e sekuestruar nga i pandehuri Mërgim Shala: Gjatë hetimit është verifikuar pasuria e të pandehurit Mërgim Shala dhe është zbuluarse i njëjti jeton me familjen e tij në banesën e cila është ndërtuar në kuadër të objektit tëndërtuar nga investitori Xhafer Rrmoku. Prokuroria ka siguruar një kontratë mbi shitblerjen e banesës të datës 24 nëntor 2010 elidhur në mes Fexhrije Shala, nëna e të pandehurit Mërgim Shala dhe kompanisë “Oti Com” 161
në të cilën kontratë objekt i shitblerjes është banesa nr. 8 me sipërfaqe prej 76.3m2, nëlamelën 2, hyrja 1, kati 2 në lagjen Kalabria. Pasi që i pandehuri Mërgim Shala gjatë marrjesnë pyetje në prokurori ka paraqitur vendbanimin në banesën nr. 7, prokuroria përmes Policisësë Kosovës ka siguruar informatë të sigurte se i pandehuri Mërgim Shala jeton në banesën nr.7 ndërsa në banesën nr. 8 jeton personi Driton Morina. Po ashtu, Policia e Kosovës ka marrënga kompania “Oti Com” listën e pronarëve të banesave, e cila konfirmon se Fexhrije Shala,nëna e të pandehurit Mërgim Shala është pronare e banesës nr. 7, me sipërfaqe prej 76.3m2. Bazuar në këtë prokuroria vlerësoi se kontrata e lidhur në mes Fexhrije Shala, nëna etë pandehurit Mërgim Shala dhe investitorit Xhafer rrmoku është fiktive. Për më tepër ipandehuri Mërgim nuk ka të dhëna financiare për të vërtetuar se paratë me të cilat është blerëbanesa në fjalë është paguar nga ndonjë burim legjitim. I pandehuri dhe investitori kanëdhënë versione të ndryshme se si është paguar banesa në fjalë. Kështu, dëshmitari XhaferRrmoku fillimisht ka deklaruar se pagesa është realizuar përmes bankës, mirëpo, i ballafaquarnga ana e prokurorisë me raportin bankar se një transaksion i tillë nuk është regjistruar nësistemin bankar të Kosovës, dëshmitari Xhafer Rrmoku ka deklaruar se paratë i ka dhënëpersonalisht Mërgim Shala. Në anën tjetër i pandehuri Mërgim Shala thotë se banesën e kapaguar vëllai i tij Lulzim Shala nga paratë e fituara nga një biznes privat, respektivisht puna etij në një minimarket privat, ndërsa Lulzim Shala ka deklaruar se ai e ka paguar banesën nëfjalë nga kursimet e tij si dhe nga të ardhurat që i ka realizuar nga puna e tij në minimarket. Prokuroria ka siguruar nga Komuna e Prishtinës informatë se i pandehuri MërgimShala në vitin 2010 kishte pagën mujore prej 214,50€ bruto, respektivisht 198,82€ neto,ndërsa në vitin 2014 kishte pagën 308.85€ bruto, respektivisht 281.72€ neto. Hetimi i prokurorisë ka zbuluar se investitori Xhafer Rrmoku para se që është pajisurme leje ndërtimi ka shitur një numër të madh të banesave, në mesin e të cilave edhe banesënnë fjalë. Meqenëse objekti ishte pa lejen e ndërtimit dhe kontratat mbi shitblerjen nuk kanëmundur të vërtetohen zyrtarisht, investitori ka lidhur të ashtuquajtura parakontrata, në mesin etë cilave edhe parakontratën për shitblerjen e banesës në të cilën jeton i pandehuri MërgimShala. Parakontrata është lidhur në mes të kompanisë “Oti Com” me investitorin XhaferRrmoku dhe blerësin Fexhrije Shala e cila është e ëma e të pandehurit Mërgim Shala. Nëparakontratën në fjalë është shënuar se shumën prej 23.150,00€ blerësi do t’ia paguaj shitësitbrenda shtatë ditëve deri me datë 24.11.2010 ndërsa shuma e mbetur prej 15.000,00€ do tëpaguhet në kohën kur ti jepen çelësat e banesës pas përfundimit të punimeve dhe se të gjithapagesat blerësi do t’ia kryen shitësit përmes llogarisë bankare në Raiffeisen Bank nr.1501001006446227. Siç është përmendur më herët hetimi ka zbuluar se kjo shitblerje nuk është realizuarpërmes bankës Raiffeisen Bank, siç ishte përcaktuar në parakontratën mbi shitblerjen ebanesës. Bazuar në faktin se Fexhrije Shala është amvise dhe nuk realizon të ardhurafinanciare, si dhe bazuar në faktin se Mërgim Shala nga paga e tij (që në vitin 2010 ishte 162
198.82€ ) nuk ka mund të paguaj banesën në fjalë, e në anën tjetër vëllai i tij Lulzim Shalanuk ka ofruar prova për pagesën e banesës. Në fakt, Lulzim Shala ka ofruar prokurorisëfaturat mbi pagesën e banesës të siguruara nga Xhafer Rrmoku në kohën kur është hapurhetimi nga prokuroria, pra i ka siguruar në mënyrë retroaktive,për çka prokuroria nuk i kaaprovuar këto dëftesa si provë relevante, si dëshmi se është realizuar pagesa e banesës nëfjalë. I pandehuri Mërgim Shala ka qenë inspektor përgjegjës për zonën Kalabria, në kohënkur investitori Xhafer Rrmoku ka filluar ndërtimin e dy objekteve kolektive banesore, lamela2 dhe Lamela 3, në lagjën Kalabria. I pandehuri Mërgim ka lëshuar një vendim përpezullimin e punimeve,i cili vendim asnjëher nuk është ekzekutuar. Në anën tjetër, ipandehuri asnjëher nuk ka lëshuar vendim për rrënimin e objektit i cili ndërtohej pa lejen endërtimit, siç ka qenë i obliguar sipas detyrës së tij zyrtare. Për më tepër, hetimi i prokurorisëka zbuluar se i pandehuri Mërgim Shala ka vepruar në bashkëpunim me investitorin XhaferRrmoku, për t’ia siguruar ndërtimin kundërligjor.Ky fakt u vërtatua nga leximi i SMS-ëve tënxjerra në bazë të Urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore nëPrishtinë PPrKR 124/13 të datës 17.09.2014. Kështu, me datë 04.04.2011 në ora 17:31 ipandehuri Mërgim Shala nga numri i telefonit të tij 044/310-779 i ka dërguar SMSinvestitorit Xhafer Rrmoku në numrin e tij të telefonit 044/120-519 me tekst: “Jam tu tprit neKoleksion”. Ndërsa me datë 19.05.2011, në ora 09:57 Xhafer Rrmoku i ka dërguar SMS tëpandehurit Mërgim Shala me tekst: “kur te afrohesh tregom se ju thash e nuk doket kerkushveç tregom nja 10 minuta ma heret”. Të njëjtën ditë në orën 10:39 Xhafer Rrmoku i kadërguar SMS të pandehurit Mërgim Shala me tekst “Mergim ku jeni, a jeni afer a mos nuk poshkoni hiq andej lajmrom nese shkoni”. Po ashtu të njëjtën ditë në orën 10:52 Xhafer Rrmokui ka dërguar SMS të pandehurit Mërgim Shala me tekst: “Une po shkoj po e hjek shiritin”ndërsa të njëjtën ditë në ora 14:06 i pandehuri Mërgim Shala i ka shkruar Xhafer Rrmokut:“Ok, hiqe se une jom neper teren”. Me datë 26.05.2011 në ora 21:15 i pandehuri MërgimShala i ka dërguar SMS Xhafer Rrmokut me tekst: “qysh je o drejtor a je mir qa po bon a kanaj tre, jom kan flejt se kom ni tel hiq naten e mir nihemi neser” ndërsa të njëjtë ditë në ora21:21 Xhafer Rrmoku i ka dërguar SMS tek i pandehuri Mërgim Shala me tekst: “O inspektormir jom po ti si je neser pres mem than qe ta kryva punen, ti e din qysh e gjen formulën natëne mirë”. Me analizën e kësaj bisede shihet qartë se i pandehuri Mërgim Shala është takuar dheka kontaktuar me telefon me investitorin Xhafer Rrmoku, i cili e ka informuar të pandehurinMërgim Shala për inspektimin e objektit të tij, me ç’rast në marrëveshje me të pandehurinMërgim Shala investitori Xhafer Rrmoku i ka larguar punëtorët nga punishtja dhe pastaj e kalajmëruar të pandehurin Mërgim Shala se do ta heq shiritin, i cili është pajtuar duke i thënë“Ok, hiqe se une jom neper teren”. Në bazë të asaj qëështë cekur më sipër,prokuroria ka konkluduar se i pandehuriMërgim Shala banesën e ka përfituar kundërligjshëm nga detyra tij zyrtare dhe si e tillë kjopasuri i nënshtrohet konfiskimit tëpërhershëm. 163
PAGAT E TË PANDEHURËVE: Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil në Ministrinë e AdministratësPublike, me shkresën e datës 11 korrik 2014 ka njoftuar për pagat e të pandehurëve nëperiudhën 2008-2014 si në vijim: - Shefi i sektorit për ndërtim (Ismet Haliti) në vitin 2008 kishte pagën mujore prej 130.00 € bruto (121.32 € neto) ndërsa në vitin 2014 pagën prej 401,80€ bruto (364.37€ neto); - Përmbaruesi-ekzekutuesi (Skënder Canolli) në vitin 2008 kishte pagën mujore prej 130.00€ bruto (121.32€ neto) ndërsa në vitin 2014 kishte pagën prej 346.09€ bruto (315.69€ neto); - Inspektori i ndërtimit (Mërgim Shala) në vitin 2010 kishte pagën mujore prej 214.50€ bruto (198.82€ neto) ndërsa në vitin 2014 kishte pagën 308.85 € bruto (281.72€ neto). 164
DEKLARATAT E DËSHMITARËVE: Dëshmitari Xhelal Sveçla, Drejtor aktual në Drejtorinë e inspekcionit të Komunës sëPrishtinës, në deklaratën e tij të datës 31.03.2014, ka deklaruar se në detyrën e Drejtorit kaardhur me datë 27.12.2013, dhe se me atë rast ka kërkuar nga secili inspektor i ndërtimitraport për gjendjen nga zonatqë i takonte atij inspektori. Inspektorët e ndërtimit i kanëdorëzuar raportet e tyre me shkrim për gjendjen në zonën e tyre ku pastaj dëshmitari kakërkuar nga zyrtarja administrative e sektorit të ndërtimit Miradije Rrustemi listën evendimeve për rrënim që nuk janë ekzekutuar, të cilat vendime i kanë përfshirë objektet endërtuara pa leje ndërtimore si dhe ato me tejkalimin e lejes ndërtimore për vitin 2013 –2014. Në bazë të raporteve të inspektorëve si dhe shënimeve të dorëzuara nga zyrtarjaMiradije Rrustemi janë identifikuar 48 lëndë si dhe 1 objekt që është ndërtuar pa lejen endërtimit në kuadër të objekteve të ndërtuara me lejen e ndërtimit nga kompania “PozheguBorthers”. Sipas dëshmitarit Sveçla inspektorët e ndërtimit në raportet e tyre kanë jap përgjigje tëndryshme lidhur me mos ekzekutimin e vendimeve për rrënim duke theksuar se ata i kanëkryer obligimet e tyre me përpilimin e procesverbaleve dhe vendimeve për rrënim kursepërgjegjësinë për organizimin e ekzekutimit e kanë hedhur te shefi i sektorit Ismet Haliti dhete zyrtari për përmbarim Skender Canolli. Dëshmitari Sveçla po ashtu ka pohuar se ai nuk ka mundur ti pranoj dhe arsyetimet etyre se nuk kanë pasur mundësi që ti ekzekutojnë disa vendime për rrënim ngase nuk mund tëaprovohet arsyetimi i inspektorëve se detyra e tyre përfundon me përpilimin eprocesverbaleve dhe vendimeve për rrënim, sidomos duke pasur parasysh se inspektorët përndërtim nuk e kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare për vendosjen e shiritave si dhe tëvendosin shenja për ndalimin e punimeve, përgjegjës për respektimin e vendimit për ndalimine vendimit është inspektori si dhe për ekzekutimin e vendimit për rrënim, e cila procedurëzhvillohet në bashkëpunim me shefin e sektorit dhe zyrtarin për përmbarim. Me fjalë tjera dëshmitari Sveçla ka shpjeguar se në sektorin e inspekcionit për ndërtimekziston një lidhje zinxhirore në relacionin inspektori – shefi i sektorit për ndërtim – zyrtaripër ekzekutim. Lidhur me gjendjen me rastin e marrjes së detyrës, dëshmitari Sveçla kaparaqitur edhe rastin e inspektores Blerina Syla e cila nuk e ka raportuar ekzistimin e njëobjekti të ndërtuar pa lejen ndërtimore nga kompania “Pozhegu Brothers” dhe kur ajo kashkuar në pushim, i pandehuri Mërgim Shala në muajin Shkurt 2014 me rastin e daljes së tijnë terren në lagjen Mati 1 ka konstatuar se kompania “Pozhegu Brothers” në mesin e disaobjekteve kolektive banesore për të cilat ka pasur lejen ndërtimore ka ndërtuar edhe njëobjekt kolektiv pa leje. Dëshmitari Behram Gashi, drejtor i kompanisë “Dardania” e cila me datë17.05.2012 ka kontraktuar me Komunën e Prishtinës për punimet rreth rrënimit të objektevenë procesverbalin e datës 30.09.2014 ka deklaruar se në bazë të kontratës Inspekcionikomunal është i obliguar që ta lajmëroj këtë kompani së paku 24 orë për tu përgatitur përaksionin e rrënimit dhe zakonisht kompaninë e kanë kontaktuar Ismet Haliti dhe SkenderCanolli, ndërsa gjatë aksionit të rrënimit ka prezentuar edhe inspektori i zonës. Gjatë 165
ekzekutimit të rrënimit inspektori përgjegjës ka treguar se ku duhet të bëhet rrënimi dhe pikate rrënimit. Gjatë kohës së zbatimit të kontratës ky dëshmitar thotë se nuk ka pasur asnjë rastqë të rrënohet ndonjë objekt në tërësi dhe se zakonisht është rrënuar një kat i objektit si dhembindërtimet. Sipas pohimit të këtij dëshmitari kompania “Dardania” disponon me pajisje tënevojshme për rrënimin e të gjitha objekteve. Dëshmitarja Miradje Rrustemi zyrtare administrative në Sektorin e inspekcionit përndërtim të Komunës së Prishtinës në procesverbalin e datës 03.07.2014 ka deklaruar se detyrae sajë është evidentimi dhe regjistrimi i lëndëve në fushën e ndërtimit, i cili regjistrimzhvillohet në mënyrë elektronike si dhe në librin e regjistrit. Pas formimit të lëndës,inspektori përgjegjës nënshkruan në libër pranimin e lëndës dhe vendos datën e pranimit.Këto lëndë përmbajnë të gjitha procesverbalet dhe vendimet e nxjerra nga inspektorët endërtimit, sipas numrit të lëndës së caktuar. Për ndryshe, inspektorët e ndërtimit kanëpërgatitur raportet javore të cilat pastaj kjo zyrtare i ka përmbledhur në një raport të veçantëdhe i ka dorëzuar në formë të printuar çdo të hënë tek Shefi i sektorit Ismet Haliti. Sa i përketzyrtarit për përmbarim Skender Canolli, dëshmitarja ka deklaruar se ai nuk e ka përdorkompjuterin dhe se i ka sjell shënimet me dorëshkrim për aktivitetet e rrënimeve, ku pastajkjo dëshmitare e ka përgatitur raportin të cilin po ashtu e ka dorëzuar te Shefi i sektorit IsmetHaliti. Dëshmitarja ka deklaruar se aktet për rrënim i ka shtypur ajo i ka printuar nëprezencën e shefit Ismet Haliti në kompjuterin e sajë sepse as ai nuk ka punuar me kompjuter.Akti për rrënim është adresuar për zyrtarin për përmbarim Skender Canolli dhe ka përmbajturshënimet e objektit i cili duhet të rrënohet. Për ndryshe ky akt për rrënim nuk ështëprotokolluar askund dhe çka ka bërë pastaj me këtë akt Ismet Haliti dëshmitarja thotë se nuke din si dhe nuk e din nëse ky akt i është bashkëngjitur dosjes së lëndës meqenëse dosjet elëndës i kanë mbajtur inspektorët e ndërtimit. E pyetur se a ka hyrë në bazën e shënimeveelektronike informata se çka është rrënuar apo cila pjesë e objektit është rrënuar, dëshmitarjaështë përgjigjur se në bazën e shënimeve është shënuar vetëm data e rrënimit dhe objekti porjo edhe informata se çka është rrënuar. Kjo dëshmitare ka deklaruar se Shefi i sektorit Ismet Haliti ka raportuar te Drejtori iinspekcionit në baza mujore, tre mujore, gjashtë mujore dhe vjetore, të cilat raporte i kapërgatitur ajo në formë të përmbledhjes së raporteve të inspektorëve ku janë shënuaraktivitetet e inspektorëve. Dëshmitari Muhamet Gashi, ish Drejtor i Drejtorisë së inspekcionit të Komunën ePrishtinës, në procesverbalet e datës 02.07.2014 dhe 08.07.2014 ka deklaruar se detyrën eDrejtorit e ka ushtruar nga muaji Maj 2012 dhe se Drejtoria të cilën ai e ka udhëhequr i kapesë sektorë: Sektori i ndërtimit, Sektori komunal, Sektori sanitar, Sektori veterinar dheSektori për mbrojtjen e mjedisit dhe komunikacionit. Detyra e tij si drejtor ka qenëmenaxhimi që përfshinë organizimin e punëve, nxjerrja e vendimeve, organizimi i sektorëvedhe punë të tjera nga fusha e drejtorisë. I pyetur për gjendjen në sektorin e ndërtimit,dëshmitari Muhamet Gashi ka deklaruar se këtë sektor e ka udhëhequr Ismet Haliti i cili i karaportuar në baza periodike për punën e këtij sektori dhe nga këto raporte ka rezultuar se janëkryer rrënime të shumta, por janë raportuar edhe vështirësitë rreth ekzekutimit të rrënimit, sipër shembull inspektorët e ndërtimit në disa raste kanë qenë të kërcënuar, ndërtimet pa leje 166
ndërtimore kanë qenë në rritje dhe me një staf të vogël të inspektorëve, sipas këtij dëshmitarinuk ka qenë e mundur që të gjitha këto ndërtime të parandalohen dhe të ndalen plotësisht. Kydëshmitar ka pohuar se ai si drejtor i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme përfunksionimin e duhur të sektorit për ndërtim dhe për ti plotësuar kushtet për krijimin esigurisë së stafit të inspekcionit gjatë ekzekutimit të rrënimit është lidhur kontrata mePolicinë e Kosovës të cilët kanë qëndruar në një zyre në Komunën e Prishtinës dhe kanë qenënë dispozicion të inspektorëve në çdo kohë. Sipas dëshmitarit Muhamet Gashi, inspektorët endërtimit kanë qenë të pavarur në punën e tyre dhe kanë disponuar me kompetenca që taorganizojnë rrënimin e objekteve të kunderligjore dhe i kanë pasur në dispozicion policët qëti ftojnë për asistencë, dhe jo vetëm për rastet e rrënimit por edhe me rastin e vendosjes sëshiritave në punishte apo ndonjë intervenim tjetër në të cilin është shkelur ligji për ndërtim.Ky dëshmitar ka deklaruar se ekzekutimi i vendimit për rrënim është kompetencë einspektorit të ndërtimit i cili e ka nxjerr vendimin për rrënim dhe i cili prandaj rrënimin eorganizon në koordinim me shefin e sektorit dhe zyrtarin për përmbarim, gjë që nënkuptonedhe koordinimin rreth angazhimit të kompanisë për rrënim dhe asistencën e policisë. I pyetur për rastin e investitorit “Burimi Comerc” sipas ankesës së palës ÇefsereLakna, dëshmitari ka deklaruar se është interesuar për këtë rast dhe se inspektori i ndërtimitpërgjegjës e ka njoftuar se objekti posedon lejen e ndërtimit. I pyetur për ankesat e qytetarëveqë kanë të bëjë me investitorin “Dumnica Group” dëshmitari ka deklaruar se me rastin epranimit të ankesave ka dalë personalisht në vendin e ngjarjes por edhe me këtë rast ështënjoftuar se investitori posedon lejen ndërtimore. I pyetur për disa raste tjera që ndërtoheshin në mënyrë të kunderligjore, dëshmitariështë përgjigjur se ai nuk ka disponuar me më shumë informata për gjendjen në terren ngasekjo ka qenë e pamundur për shkak të vëllimit të punës edhe në sektorët tjerë dhe se përgjendjen në terren, drejtë për drejtë ka qenë përgjegjës sektori i inspekcionit të ndërtimit. I pyetur se kush ka qenë i ngarkuar me vulën zyrtare në sektorin e ndërtimit,dëshmitari ka deklaruar se ai ka marrë vendim që për vulën zyrtare të autorizohen IsmetHaliti dhe Skender Canolli. Dëshmitarja Zyhrije Pllana në procesverbalin e datës 24.09.2014 ka deklaruar se nëmuajin Shkurt 2010 ka qenë inspektore e ndërtimit e ngarkuar me zonën “Qendra 1” nëlagjen Dardania, “Sheshi” dhe “Komuna e vjetër” dhe se në atë kohë staf ndihmës për këtozona kanë qenë në atë kohë referente Blerina Syla dhe një referent tjetër me emrin Kadri,ndërsa Drejtor i inspekcionit ka qenë Çazim Qunaku dhe shef i sektorit ka qenë Ismet Haliti.Si inspektore për ndërtim ka punuar gjithsej gjashtë muaj. E pyetur për objektin “Hysi” qëgjendet në lagjen Lakrishte në Prishtinë ka deklaruar se këtë terren ajo e ka marrë në fundin emuajit Mars të vitit 2010 kur ky objekt ka qenë në fazën e ndërtimit të katit të tretë së bashkume bodrume dhe suterren. Me rastin e vizitës së këtij objekti prej një personi që e ka takuarnë punishte ka marrë dokumentacionin teknik dhe lejen e ndërtimit. Me këtë rast dëshmitarjathotë se ka dyshuar se diçka nuk është në rregull me lejen e ndërtimit për arsye se në atë lejetë ndërtimit ka shkruar: “kjo leje ndërtimi vlen vetëm për shitblerje të banesave”e nënshkruarnga në atë kohë ushtruesja e detyrës e Drejtorisë së Urbanizmit Nazmije Tora për këtë 167
dyshim, dëshmitarja e ka njoftuar shefin Ismet Halitin, mirëpo sipas pohimit të dëshmitarespas katër ditësh Ismet Haliti ia ka marrë dosjen nga zyra dhe pas insistimit të sajë ai ia kakthyer lëndën së bashku me lejen ndërtimore. Lidhur me këtë dyshim për lejen ndërtimore,dëshmitarja thotë se i ka shkruar udhëheqësisë së atëhershme të Komunës së Prishtinës porasnjëherë nuk ka marrë përgjigje lidhur me shkresën e sajë. E pyetur se përse ka dyshuar në lejen e ndërtimit të lëshuar për kompaninë “Hysi”,dëshmitarja është përgjigjur se ka dyshuar sepse kjo leje ndërtimi dukej si leje ndërtimore erregullt mirëpo e pazakontë ishte fjalia se kjo leje ndërtimi vlen vetëm për shitblerje tëbanesave, e duke pasur parasysh se leja e ndërtimit nuk mund të lëshohet për shitblerjen ebanesave. Po ashtu dyshimi ka lindur edhe për arsye se leja ndërtimore duhet të nënshkruhetsë paku nga tre persona ndërsa në rastin konkret ishte e nënshkruar vetëm nga një person dheatë nga Nazmije Tora. Kjo dëshmitare ka deklaruar se së shpejti pas këtij rasti ajo ka qenë esuspenduar nga puna dhe pasi që komisioni disiplinor ka vendosur që ta kthej në punë, ajo kaqenë e transferuar në Drejtorinë e Infrastrukturës Lokale. Dëshmitarja Çefsere Lakna në procesverbalin e datës 01.08.2014 ka deklaruar sedisa herë është ankuar në inspekcionin e ndërtimit lidhur me ndërtimin e një objekti kolektivbanesor i cili ka filluar të ndërtohet në pranverë të vitit 2012 në afërsi të shtëpisë sajë nëlagjen e Spitalit. Arsyeja për ankesa ka qenë për punimet që janë zhvilluar tejet afër shtëpisësë familjes Lakna, të cilat punime kanë shkaktuar dridhje në shtëpinë e tyre ku si pasojë kapasur edhe qarje në këtë shtëpi. Me një rast është takuar edhe me Drejtorin Muhamet Gashi icili me të dëgjuar problemet e tyre ka thënë se objekti do të rrënohet. Mirëpo objekti nukështë rrënuar dhe për më tepër kjo dëshmitare ka deklaruar se asnjëherë nuk ka parë se kaqenë ndonjë inspektor për ta vizituar objektin dhe se objekti është ndërtuar pa u penguar ngainspekcioni. Kjo dëshmitare ka deklaruar se ajo e as familja e sajë nuk kanë ditur se kushështë investitor sepse në punishte asnjëherë nuk është vendosur tabela e as ndonjë shenjë përta ditur se kush është investitor i cili për ndryshe gjatë ndërtimit nuk ka vendosur ndonjërrjetë apo mbrojtës, kështu që familja Lakna vazhdimisht ka qenë në rrezik. Gjatë ndërtimit,përveç që i ishte ofruar tepër me ndërtim shtëpisë së familjes Lakna, investitori i ka ndërtuarballkonet në drejtim të shtëpisë së kësaj familjeje dhe tani, sipas dëshmitares familja Laknavazhdimisht bezdiset nga banorët e këtij objekti, për të cilin dëshmitarja thotë se më vonë kamësuar se është ndërtuar nga kompania “Burimi Comerc”. Dëshmitari Isuf Berisha, pronar i kompanisë “Burimi Comerc” në procesverbalin edatës 04.08.2014 ka deklaruar se gjatë muajit Mars 2012 ka filluar ndërtimin e dy objektevekolektive banesore në lagjen e Spitalit në Prishtinë, në rrugën “Muharrem Fejza”. Fillimishtka aplikuar për lejen e ndërtimit mirëpo, meqenëse procedura e lëshimit të lejes zvarritej,dëshmitari thotë se ka dashur që ta shfrytëzoj sezonin veror dhe ta përfundoj ndërtimin derisati lëshohet leja e ndërtimit. Një objekt është në afërsi të pronës së familjes Lakna dhe kydëshmitar pranon se gjatë ndërtimit ka ardhur deri te tejkalimi i sipërfaqes së objektit në bazësi dhe ballkonet janë të kthyera në drejtim të shtëpisë së familjes Lakna edhe pse ballkonetnuk kanë qenë të parapara të jenë në drejtim të shtëpisë së familjes Lakna sipas projektitkryesor. Sipas dëshmitarit, leja e ndërtimit për këtë objekt i është lëshuar në kohën kur ai ka 168
qenë në fazën e ndërtimit të katit të tretë të objektit dhe pohon se ai asnjëherë nuk ka pranuarndonjë vendim për rrënim. Një punëtor i kompanisë e ka njoftuar se në punishte kanë ardhurIsmet Haliti dhe Ekzekutuesi Skender Canolli si dhe një femër inspektore për ndërtim. Paskësaj vizite, dëshmitari thotë se ka shkuar në zyrën e Ismet Halitit si dhe në zyrën e drejtoritMuhamet Gashi dhe i ka lutur që mos ti pengojnë në punë sepse ishte sezoni veror dhe aidonte që ta shfrytëzonte këtë periudhë për kryerjen e punëve ndërtimore. Në pyetjen se a ka dalë ndonjë zyrtar nga Komuna për ti bërë matjet apo ndonjëverifikim paraprak para se që i është lëshuar leja e ndërtimit, dëshmitari është përgjigjur se jo. Dëshmitari Bedri Prishtina, pronar i kompanisë “Tregtia”, në procesverbalin e datës22.04.2014 ka deklaruar se me datë 14.06.2011 është pajisur me leje për ndërtimin eobjekteve kolektive banesore llamellën A1 me etazhitet B+P+5, A2 me etazhitet 2B+P+6,llamella A3 me etazhitet 2B+P+7, llamella A4 me etazhitet 2B+P+7, llamella A5 me etazhitet2B+P+6 dhe llamella A6 me etazhitet 2B+P+5 në lagjen Arbëria III në Prishtinë. Sipasdëshmitarit me datë 11.06.2011 ka paraqitur një kërkesë së bashku me projektin plotësues nëDrejtorinë e urbanizmit të Komunës së Prishtinës për ndryshimin e projektit kryesor dukekërkuar që sipërfaqja e paraparë për kulm të shndërrohet në nën kulm, mirëpo kjo kërkesë iështë refuzuar. Dëshmitari ka pranuar se ai ka vendosur që të mbi ndërtoj nën kulme në të gjithaobjektet për të cilat ka poseduar lejen e ndërtimit, të cilat nën kulme janë të banuara,respektivisht janë ndërtuar në formë të banesave. I pyetur për raportet e tij me të pandehurin Ismet Haliti, dëshmitari ka pranuar se metë njëjtin është takuar disa herë, kryesisht në restorantin Minimax në Dragodan me të cilinkanë drekuar. Dëshmitari Azem Rusinovci, pronar i kompanisë “Reforma”, në procesverbalin edatës 05.05.2014 ka deklaruar se në kuadër të kompanisë “Zero Group” pronar i së cilës ështëReis Bajrami, ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv banesor në lagjen Arbëria në Prishtinë,gjatë muajit Gusht 2013, ndërsa për lejen e ndërtimit ka aplikuar gjatë muajit Shtator 2013.Dëshmitari po ashtu ka deklaruar po ashtu se punishten e ka vizituar inspektori i ndërtimitArdian Muadri, mirëpo thotë se nuk ka njohuri për procesverbale dhe vendimin për rrënim tëlëshuar nga ky inspektor, respektivisht ka deklaruar se disa nga këto dokumente për herë tëparë i ka parë në Prokurori. Për ndryshe objekti është ndërtuar në katër etazhe dhe passhembjes së rrugës që ka ndodhur në lagjen Arbëria, te objekti që e ndërtonte kompania“Redoni”, dëshmitari thotë se i ka ndërprerë punimet. I pyetur për raportin e tij me tëpandehurin Ismet Haliti ka deklaruar se një herë ka shkuar me të pandehurin Ismet Haliti nëkomunë meqë rast Ismeti ka hyrë te Drejtori i atëhershëm i urbanizmit Behxhet Musliu për tëbiseduar për çështjen e lejes për ndërtim dhe se kur Ismeti ka dalë nga takimi me Behxhetin ika thënë dëshmitarit se Behxheti i ka thënë “këqyrim”. Po ashtu ka deklaruar se Ismet Halitinjë herë e ka servisuar veturën Audi Q7 në kompaninë e tij “Reforma” dhe se e ka paguarkëtë shërbim. I ballafaquar me transkriptin e bisedave nga masat e fshehta të përgjimit të 169
zhvilluara mes tij dhe të pandehurit Ismet Haliti, dëshmitari ka deklaruar se është e vërtetë seme datë 12.12.2013 e ka thirr me telefon Ismet Halitin i cili ka ardhur në restorantin “Detari”ku dëshmitari ka drekuar me mikun e tij Rexhep Sijarina dhe të gjithë së bashku lidhur meproblemin e lejes së ndërtimit. Në vazhdim ka deklaruar se është e vërtetë se ai ështëpërpjekur shumë për ta siguruar lejen e ndërtimit duke e shfrytëzuar miqësinë me IsmetHalitin dhe me personat tjerë. Dëshmitari Ymer Veliu, bashkë pronar në kompaninë “Naki Trade”, nëprocesverbalin e datës 07.05.2014 i pyetur lidhur me ndërtimin e objektit kolektiv që gjendetnë rrugën “Xheladin Kurbaliu”, afër Akademisë së arteve në Prishtinë, ka deklaruar se vëllai itij Milazim Veliu e ka blerë këtë objekt nga kompania “Buqaj” në kohën kur ky objekt kaqenë i ndërtuar në themel, pllaka e bodrumit si dhe shtyllat e suterrenit. Në vitin 2012 kanëaplikuar për lejen e ndërtimit dhe me datë 18.07.2012 Drejtoria e urbanizmit ka lëshuaraktvendimin për caktimin e kompensimit në shumë prej 203.280,49€ për rregullimin e tokësndërtimore për kompaninë “Naki Trade”, për lejimin e ndërtimit të objektit me etazhitetB+S+P+7+NK me sipërfaqe prej 7.592,84m2, pasi që komuna nuk ka lëshuar lejen endërtimit investitori ka filluar ndërtimin e objektit dhe ka arritur që ta ndërtoj objektin meetazhitet B+S+P+7 dhe se ka mbetur të ndërtohet vetëm nën kulmi siç është planifikuar nëplanin e projektit. Po ashtu ka deklaruar se 2-3 herë ka shkuar në zyrën e Ismet Halitit për tëbiseduar lidhur me procesverbalet që i pranonte nga inspektori i terrenit Vehbi Abdullahu dhese nuk i kujtohet nëse Ismet Haliti në një bisedë telefonike i ka thënë që ta bëjë pagesën elejes ndërtimore. Sa i përket transkriptit të bisedës me inspektorin Vehbi Abdullahudëshmitari ka deklaruar se me datë 18.12.2013 ai e ka thirr me telefon inspektorin Vehbimeqë rast Vehbiu i ka thënë që ti ndaloj punimet derisa ta merr lejen ngase policia ka kërkuarraport me shkrim nga Vehbiu, ndërsa dëshmitari i ka thënë që do të takohen më vonë. Ipyetur për takimet e tij me Ismet Halitin të realizuara me datë 18.10.2013 në rr. “BajramKelmendi” në Prishtinë dhe me datë 12.12.2013 para objektit të Komunës së Prishtinës,dëshmitari ka deklaruar se nuk i kujtohet se çka ka biseduar në këto raste me të pandehurinIsmet Haliti. Dëshmitari Isen Sadiku, pronar i kompanisë “Hysi Group”, për ndryshe investitor iobjekteve kolektive banesore në lagjen Lakrishte – Prishtinë në procesverbalin e datës08.05.2014 ka deklaruar se ai në fakt nuk është i vetmi investitor i objekteve në lagjenLakrishte dhe se përveç tij investitor është edhe Sylë Kukaj i cili jeton në Çeki, ShefikRexhepi pronar i kompanisë “Abi”, si dhe kompania “Euro Blloku” dhe personi Remzi të cilitnuk ia din mbiemrin. Pronar i tokës në të cilën janë ndërtuar objektet është Nazmi Murturi,pronar i kompanisë “Nazi” i cili këtë tokë e ka blerë nga organizata “Kabllar”. Me datë07.03.2008 investitori “Hysi Group” ka lidhur kontratë mbi ndërtimin e përbashkët me NazmiMurturin, sipas së cilës kontratë Nazmi Murturit në emër të pronës i kanë takuar 30% ngasipërfaqja e objektit ndërsa investitorit 70%. Sipas projektit kryesor është paraparë ndërtimi iobjekteve të ashtuquajtura “Kulla A” dhe “Kulla B” si dhe një objekt i tretë që i lidhë këto dykulla në katin 12 si dhe tjetra në katin e nëntë. Në vitin 2008 dëshmitari thotë se ka aplikuarnë Drejtorinë e Urbanizmit për lëshimin e lejes ndërtimore dhe me datë 26.05.2009 i ështëlëshuar aktvendimi për kompensimin e taksave për ndërtimin e objektit banesorë kolektiv meafarizëm për etazhitet 3B+P+23 në shumë prej 315.472,70€ e cila pagesë ka pasur të paguhetnë tre këste 170
Në procesverbalin e datës 14.05.2014 ky dëshmitar ka deklaruar se atij i janë lëshuarlejet e ndërtimit sipas fazave të ndërtimit e pas pagesës së taksave të përcaktuara ngaKomuna. I pyetur për lejen e ndërtimit të parë të lëshuar nga zyrtarja e urbanizmit NazmijeTora, dëshmitari ka deklaruar se këtë leje ia ka dhënë Nazmija për t’jua prezentuarinvestitorëve të huaj të cilët kanë kërkuar që ta shohin lejen e ndërtimit. Për ndryshe thotë sebrenda ditës zyrtarja Nazmije e ka tërhequr këtë leje. I pyetur për raportet e tij me të pandehurin Ismet Haliti ka deklaruar se Ismet Halitin enjeh ngase janë nga i njëjti fshat dhe lidhur me takimet e tij me të pandehurin është deklaruarse gjatë takimeve të tyre kanë biseduar për jetën e përditshme, ndërsa për çështjet e ndërtimittë objektit thotë se është takuar me të pandehurin Ismet në zyrën e tij. Po ashtu ka pranuar seme datë 18.03.2014 është takuar me të pandehurin Ismet në restorantin “Garden” ku kanëdrekuar së bashku dhe kanë biseduar rreth një problemi në fshatin e tyre dhe se ky nuk kaqenë ndonjë takim lidhur me ndërtimin e objekteve. Dëshmitari Bejtush Gashi, pronar i kompanisë “VG Construction”, nëprocesverbalin e datës 20.05.2014 ka deklaruar se në fund të vitit 2012 ne rrugën “B” tëlagjes Mati 1 në Prishtinë e ka bërë gropimin e dheut dhe gjatë vitit 2013 ka filluar ndërtimine objektit kolektiv banesor me 100 banesa të cilat, siç ka thënë, pothuajse të gjitha i ka shiturduke ju treguar blerësve se posedon lejen urbanistike. Dëshmitari thotë se ka aplikuar përlejen e ndërtimit, mirëpo meqenëse taksat për ndërtim kanë qenë tepër të larta dëshmitari nukka pasur mundësi financiare ta paguaj tërë shumën, fillimisht ka paguar 40% nga shuma ecaktuar, ndërsa për shumën e mbetur në lartësi prej 60% komunës ia ka dorëzuar garancinëbankare. Në kohën e intervistimit dëshmitari ka deklaruar se i ka ndërtuar 9 kate dhe se kambetur që ta ndërtoj edhe një kat dhe kulm, të gjitha këto pa lejen e ndërtimit. I pyetur për raportet e tij me të pandehurin Ismet Haliti ka deklaruar se të njëjtin enjeh personalisht meqenëse kanë jetuar në të njëjtën lagje në Prishtinë, në rr. “XhemajlIbishi” si dhe njihen edhe nga shkolla fillore. Sipas fjalëve të tij inspektorët e ndërtimit si dhei pandehuri Ismet Haliti kanë ardhur në punishte dhe kanë kërkuar nga ai që ti ndërprespunimet, njëherë edhe e kanë rrethuar punishten me shirita, por pas largimit të tyre dëshmitarithotë se i ka vazhduar punimet. Ka refuzuar se me të pandehurin Ismet Haliti ka biseduar përlargimin e punëtorëve nga objekti i tij përderisa të kryhet vizita e inspektorëve si dhe nuk kapasur koment lidhur me bisedat nga transkripti nga masat e fshehta të përgjimit. Dëshmitari Fadil Maxhuni, pronar i kompanisë “Redoni”, në procesverbalin e datës22.05.2014 ka deklaruar se në muajin gusht 2013 ka filluar gropimin e dheut për ndërtimin enjë objekti kolektiv banesor për të cilin ka pasur leje urbanistike por jo edhe lejen përndërtim. Me datë 30.09.2013 si pasojë e të reshurave të shiut ka ardhur deri te shembja errugës dhe deformimi i shtyllave mbrojtëse të rrugës afër objektit në fjalë. Pas kësajfatkeqësie sipas ekspertit, një ekip i ekspertëve ka kërkuar që të sanohet rruga e shembur mevendosjen e pilotëve në sipërfaqe prej 35m dhe ndërtimin e murit mbrojtës duke e sanuar derinë nivelin e rrugës. Për ta realizuar këtë kërkesë të ekspertëve dëshmitari thotë se i është 171
dashur që ta betonoj – të vendos plloqën e betonit të themeleve të objektit si dhe ta ndërtojkatin e parë deri në nivelin sipërme të rrugës e cila ishte e shembur si pasojë e të reshurave tëshiut. Ky dëshmitar po ashtu ka deklaruar se pasi që i ka përfunduar këto punime nuk kandërmarrë asnjë punim tjetër në objekt ndërsa me datë 10 janar 2014 kërkesa e tij përlëshimin e lejes ndërtimore është refuzuar nga Komuna e Prishtinës. Dëshmitari Fisnik Morina, pronar i kompanisë “Arti Group”, në procesverbalin edatës 23.05.2014 ka deklaruar se në qershor të vitit 2013 i ka filluar punimet rreth ndërtimit tëobjektit kolektiv banesor në lagjen Arbëria rr. “Ahmet Krasniqi”. Sipas dëshmitarit për lejene ndërtimit kanë aplikuar me 20.08.2013 dhe duke pritur lëshimin e lejes për ndërtim i kafilluar punimet ndërtimore mirëpo në muajin shtator 2013 në lagjen Arbëria ka ndodhur njëfatkeqësi ku si pasojë e të reshurave të shiut është shembur një rrugë e cila ngjarje ka pasurpër pasojë që Drejtoria e urbanizmit ka kërkuar nga disa investitorë plotësimin e kushteve tëveçanta për lëshimin e lejes për ndërtim. Kompania “Arti Group”, sipas dëshmitarit, i kaplotësuar kushtet e kërkuara mirëpo pas ndërrimit të pushtetit lokal në Komunën e Prishtinësnuk i është lëshuar leja për ndërtim. Dëshmitari thotë se i ka pranuar disa procesverbale ngainspektori Ardian Muhadri, në mesin e të cilave edhe procesverbalin me anë të së cilitkërkohet nga investitori ndërprerja e punëve dhe kthimi në gjendjen e mëparshme deri nërregullimin e lejes për ndërtim. Dëshmitari po ashtu thotë se pas shembjes së rrugës ai kaqenë i detyruar për ta vendosur plloqën e themelit, ndërtimi i katit të parë si dhe një katishtesë në të cilin është vendosur plloqa e betonit, që i tërë objekti përfshinë ndërtimin ebodrumit, ndërtimin e dy kateve për depo, pllaka e depos së dytë është në nivel të rrugës në tëcilën mënyrë dëshmitari thotë se e ka siguruar rrugën, pastaj i ka vendosur edhe shtyllat ebetonit për ndërtimin e katit të paraparë për lokale dhe i ka përgatitur punimet e pllakës tjetër.I ballafaquar me përmbajtjen e bisedave të zhvilluara me të pandehurin Ismet Haliti,dëshmitari nuk ka pasur koment. Dëshmitari Shefik Rexhepi, bashkëpronar i kompanisë “Euro Abi”, nëprocesverbalin e datës 27.05.2014 ka deklaruar se gjatë muajit qershor apo korrik të vitit2013 ka aplikuar për leje për ndërtimin e objektit kolektiv banesor në lagjen Mati 1 rr.“Muharrem Fejza” në Prishtin ndërsa punimet e para ndërtimore që përfshijnë gropimin edheut i ka filluar diku në muajin tetor 2013. Pas gropimit të dheut e kanë shtruar plloqën eparë të betonit e pastaj edhe plloqën e dytë të betonit duke ardhur në këtë mënyrë në nivel mesipërfaqen e tokës. Po ashtu ka deklaruar se Drejtoria e urbanizmit ka nxjerr aktvendim përpagesën e taksave mirëpo për shkak të një raporti të pazgjedhur pronësor në mes të pronarëvetë tokës dhe komunës është zvarritur lëshimi i lejes ndërtimore. I ballafaquar meprocesverbalet e nxjerra nga inspektorja Blerina Syla të datës 07.10.2013, 16.10.2013,vendimin për pezullim të punëve të datës 10.10.2013 si dhe procesverbali i datës 07.01.2014në të cilin inspektorja Blerina Syla ka konstatuar se investitori me punët e zhvilluara nëpunishte është duke i rrezikuar objektet fqinjë, pasi që nuk janë ndërmarrë masa për sigurimine punishtes, dëshmitari është përgjigjur se nuk i ka pranuar këto procesverbale dhe sekonstatimet në këtë procesverbal nuk janë të vërteta, ndërsa i ballafaquar me procesverbalin edatës 17.01.2014 ku po ashtu janë konstatuar rreziqet për objektet fqinjë, dëshmitari ështëpërgjigjur se pas pranimit të këtij procesverbali ai e ka siguruar dheun përreth objektit dhe se 172
i ka ndërprerë punimet. Lidhur me këtë dëshmitarit i është prezantuar procesverbali i datës21.01.2014 në të cilin është konstatuar se investitori ka arritur me ndërtimin e objektit tëllamellës 1 dhe se gjatë gropimit të terrenit është shfaqur rreziku për shembjen e dheut duke irrezikuar objektet fqinjë si dhe punëtorët në punishte, dëshmitari është përgjigjur se është evërtetë se ëhstë vonuar pak me vendosjen e plloqës së dytë me të cilën e ka sanuar dheunpërreth të cilën e ka vendosur me datë 28.01.2014, që do të thotë pasi që e ka pranuarprocesverbalin e fundit. Leja për ndërtimin e këtyre objekteve i është lëshuar me datë17.12.2013 Dëshmitari Arbër Kryeziu, pronar i kompanisë “Al Petrol”, në procesverbalin edatës 28.05.2014 ka deklaruar se me datë 10.01.2013 ka lidhur kontratë mbi qiranë mepronarin e tokës Sylejman Islami në bazë të së cilës kompania “Al Petrol” merr me qërapompën e derivateve me objektet përcjellëse në shumë prej 3.000€ për muaj. Objekti gjendetnë anën e djathtë të magjistrales Prishtinë – Mitrovicë, në lagjen Arbëria. Sipas dëshmitarit nëkohën e lidhjes së marrëveshjes ka ekzistuar një objekt – depo me 18 shtylla i cili përfshinteautoservisin dhe një dyqan për shitjen e vajrave të cilit objekt dëshmitari thotë se ia kandryshuar destinimin, respektivisht e ka rinovuar objektin duke e shndërruar në pompë tëderivateve. I ballafaquar me procesverbalet dhe vendimet e nxjerra nga inspektori MërgimShala, dëshmitari ka deklaruar se ai nuk ka pranuar asnjë procesverbal dhe asnjë vendim ngainspekcioni i ndërtimit, respektivisht deri me datë 30.01.2014 kur dëshmitari ka shkuar nëinspekcionin e ndërtimit me që rast i është prezentuar procesverbali. Po ashtu ka deklaruar seasnjëherë nuk e ka pranuar aktvendimin për rrënim të datës 30.09.2013. Dëshmitari ArbërKryeziu gjatë intervistimit ka shprehur mendim se objekti i tij nuk mund të rrënohetmeqenëse është ndërtuar para datës 30.08.2013 dhe se prandaj ky objekt i nënshtrohet ligjitpër legalizim. I njoftuar me përmbajtjen e bisedave nga aplikimi i masave të fshehta tëpërgjimit, dëshmitari është përgjigjur se ai njihet me Ismet Halitin por e njeh vetëmzyrtarisht. Dëshmitari Shaban Aliu, pronar i kompanisë “Nderimi”, në procesverbalin e datës19.12.2014.2014 ka deklaruar se në muajin shtator 2013 ka lidhur marrëveshje me personinAli Slimani, për ndryshe pronar i kompanisë “Slimani Invest” për vazhdimin e ndërtimit tënjë objekti në lagjen Mati 1shënuar si objekti \"B”. Në kohën kur është lidhur kjo marrëveshjeobjekti ka qenë në fazën e ndërtimit dhe asnjë punë tjetër ndërtimore nuk ka qenë duke uzhvilluar. Pas lidhjes së marrëveshjes me Ali Slimanin, dëshmitari e ka njoftuar Komunën ePrishtinës për ndryshimin e palëve lidhur me objektin në fjalë, kështu që Drejtoria eurbanizmit me datë 03.10.2013 ka konstatuar se në vend të palës së deritanishme “SlimaniInvest” procedura vijuese do të udhëhiqet me investitorin e ri “Nderimi” pastaj, kjo Drejtori eka lëshuar lejen e ndërtimit me datë 25.10.2013 me të cilën është lejuar ndërtimi i objektitbanesor në lagjen Mati 1 me etazhitet -2B+P+7 me sipërfaqe prej 5.414.50m2. Sipasdëshmitarit nga koha kur ai ka pranuar ndërtimin e objektit në fjalë, asnjëherë nuk ka pranuarndonjë vendim për rrënim nga inspekcioni i ndërtimit mirëpo në muajin shkurt 2014 njëinspektor i ka bërë matjet e objektit dhe ka konstatuar se gjatë ndërtimit është bërë njëtejkalim nga projekti kryesor në gjatësi prej 70cm. Sipas dëshmitarit deri te ky tejkalim kaardhur për shkak nevojës së paraqitur gjatë ndërtimit për ta mundësuar funksionimin eparkingjeve sipas normave dhe standardeve për parkingjet e mbyllura lidhur me këtë 173
inspektorët e ndërtimit i kanë nxjerr disa procesverbale ndërsa me datë 18.03.2014inspektorja Blerina Syla ka nxjerr aktvendim për ndërprerjen e punimeve duke konstatuar seobjekti është duke u ndërtuar në bazë të lejes së ndërtimit mirëpo gjatë inspektimit ështëzbuluar tejkalimi i lejes në sipërfaqe prej 120m. Sipas dëshmitarit ai nuk e ka të qartë se sijanë bërë matjet nga ana e inspektores ngase ai ka dorëzuar në Drejtorinë e urbanizmitkërkesën për ndryshimin e planit kryesor me matjen gjeodezike të objektit dhe ka kërkuarndryshimin e planit kryesor në sipërfaqe prej 70cm. Dëshmitari Dashnor Hadri, pronar i kompanisë “Agi Kos” në procesverbalin e datës05.08.2014 ka deklaruar se në muajin Dhjetor 2012 ka aplikuar për lejen e ndërtimit përobjektin banesor në lagjen Arbëria në Prishtinë dhe thotë se pasi që i është lëshuaraktvendimi për caktimin e taksave në muajin Maj 2013 i ka filluar punimet në ndërtimin eobjektit kolektiv banesor meqenëse ka qenë në procedurë për lëshimin e lejes ndërtimore.Dëshmitari ka deklaruar se gjatë ndërtimit të këtij objekti ka ndodhur shembja e dheut nëlagjen Arbëria ku pastaj kanë ardhur inspektorët e ndërtimit dhe kanë kërkuar nga aindërprerjen e punëve. Në atë kohë dëshmitari thotë se ka qenë në fazën e ndërtimit të katit tëdytë të objektit, ndërsa nga Nëntori i vitit 2013 thotë se i ka ndërprerë të gjitha punimet dukepritur lëshimin e lejes së ndërtimit. Dëshmitari Ekrem Qarolli, pronar i kompanisë “Prime Group” në procesverbalin edatës 05.08.2014 ka deklaruar se kjo kompani sipas projektit i ka njëmbëdhjetë (11) objektepër ndërtim dhe se leja e ndërtimit i është lëshuar me datë 09.09.2013. Në kohën kur i ështëlëshuar leja e ndërtimit, objektet kanë qenë në fazën e ndërtimit të dy niveleve të garazhevepër katër llamella, kjo ishte faza e parë e ndërtimit, ndërsa faza e dytë përfshin ndërtimin e trillamellave tjera prej të cilave për një llamellë është siguruar leja e ndërtimit, për dy llamellalëshimi i lejes është në procedurë dhe faza e tretë përfshin ndërtimin e katër llamellave për tëcilat planifikohet aplikimi për lejen e ndërtimit në muajin Qershor 2015. Ky dëshmitar kadeklaruar se kanë filluar ndërtimin e objekteve meqenëse ka qenë në procesin e lëshimit tëlejeve ndërtimore dhe se gjatë ndërtimit i është përmbajtur projektit kryesor. Po ashtu ka deklaruar se inspektorja Drita Rukiqi i ka dorëzuar një herë vendimin përrrënim, mirëpo së shpejti pas marrjes së këtij vendimi dëshmitari thotë se është pajisur melejen e ndërtimit. Dëshmitari Xhafer Rrmoku, pronar i kompanisë “Oti Com” në procesverbalet edatës 03.06.2014 dhe 06.08.2014 ka deklaruar se në muajin tetor 2010 ka filluar ndërtimin ellamellës 2 dhe llamellës 3 në bllokun B3 në lagjen Emshir në Prishtinë, me një bodrum, njësuterren, përdhesa dhe shtatë kate. Ndërtimin e këtyre objekteve e ka përfunduar në qershor2012 dhe se në të njëjtën lagje ka filluar edhe ndërtimin e bllokut 1 në vitin 2011 me etazhitetP+8 të cilin e ka përfunduar në muajin Shkurt 2013. Ky investitor e ka filluar ndërtimin edhetë një objekti tjetër në të njëjtën lagje, zona e ndërtimit B1 dhe në këtë objekt ka arritur që tëndërtoj deri në katin e pestë pa lejen e ndërtimit. Ky dëshmitar ka deklaruar se në kohën kurështë pajisur me lejen e ndërtimit për llamellën 2 dhe llamellën 3 ka qenë në fazën e ndërtimitderi në katin e katërt dhe se deri atëherë asnjëherë nuk ka pranuar ndonjë vendim për rrënim.Fillimisht përgjegjës për këtë zonë ka qenë inspektori Mërgim Shala, e pastaj inspektorjaArbenita Ajeti. 174
Në pyetjen se a ka dikush nga inspektorët e ndërtimit banesë në objektin e tij,dëshmitari është përgjigjur se në llamellën 2 inspektori Mërgim Shala e ka blerë një banesë,në emër të nënës së tij Fexhrije Shala. Sipas dëshmitarit në emër të shitblerjes së banesës,inspektori Mërgim ia ka jap një veturë të markës Passat karavan, të cilën e kanë vlerësuar nëshumë prej 8.000€, pastaj inspektori Mërgim ia ka dhënë 10.000€ para në kesh, ndërsa pjesëntjetër ia ka dhënë në këste kohë pas kohe para se të përfundoj ndërtimi i banesës. Banesaështë në sipërfaqe prej 76m2, dhe sipas dëshmitarit metra katrore ka kushtuar 500€. Po ashtusipas dëshmitarit ai është goditur me inspektorin Mërgim edhe për një garazh të këtij objektivlera e së cilës është 4.000€ të cilën e ka paguar Mërgimi me para kesh. Ky dëshmitar po ashtu ka deklaruar se një herë inspektorët Blerina Syla dhe ArbenitaAjeti ia kanë dorëzuar vendimin për ndërprerjen e punimeve, mirëpo asnjëherë nuk kanëvendosur ndonjë shirit apo shenjë ndaluese për ndërtimin e objektit. Në llamellën 1 kur ishtenë fazën e ndërtimit të pllakës për katin e tretë, këto dy inspektore ia kanë dorëzuar vendiminpër rrënim dhe e kanë obliguar që ai vet ti rrënoj shtyllat e pllakës, gjë që ai e ka bërë dhe pasrrënimit të këtyre shtyllave thotë se i ka ndërprerë punimet. Dëshmitari Visar Tahiri, pronar i kompanisë “Arkos” në procesverbalin e datës11.08.2014 ka deklaruar se pasi që me datë 05.03.2013 ka pranuar aktvendimin për caktimine taksave në emër të lëshimit të lejes së ndërtimit, ka filluar ndërtimin e objektit banesorafarist me etazhitet 2B+P+10 në bllokun urbanistik B6 në lagjen Mati 1, ky dëshmitar thotëse leja e ndërtimit i është lëshuar me datë 26.03.2014 në kohën kur ka ndërtuar dy katebodrum dhe ka arritur në sipërfaqen e tokës ku i pat vendosur shtyllat me qëllim të ndërtimittë katit përdhese. Pasi që këto shtylla ishin të dukshme, dëshmitari thotë se në punishte kaardhur inspekcioni i ndërtimit dhe ka marrë vendim për rrënimin e objektit. Duke u frikësuarse ekzekutimi nga inspekcioni mund të shkaktoj dëme, dëshmitari thotë se ai vet i ka rrënuarshtyllat mbi sipërfaqen e tokës, ku pastaj kanë ardhur inspektorët dhe kanë konstatuar serrënimi është kryer. E gjithë kjo ka ndodhur në fund të vitit 2013. Dëshmitari Kadri Batusha, pronar i kopanisë “Batusha” në procesverbalin e datës11.08.2014 ka deklaruar se në lagjen Batusha në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, gjatëvitit 2002 ka filluar ndërtimin e gjashtë objekteve kolektive banesore, prej të cilave kapërfunduar pesë objekte, ndërsa një objekt është në ndërtim e sipër. Të gjitha këto objekte ika filluar pa lejen e ndërtimit meqenëse në vitin 2002 kur i ka filluar punimet në lagjenBatusha nuk ka ekzistuar plani urbanistik. Vendimin për rrënim për objektin që gjendet nërrugën “Shpëtim Robaj” në anën e majtë e që është në ndërtim e sipër, e ka pranuar me08.01.2013 pas disa vendimeve për ndërprerjen e punimeve nga inspektori Blerim Ibishi. Nëmomentin kur e ka pranuar vendimin për rrënim, objekti ka qenë i ndërtuar deri në katin etretë, me bodrum, garazhet dhe katin përdhese. Në këtë objekt janë planifikuar gjithsej pesëkate si dhe nën kulmi për banim. Ky dëshmitar ka deklaruar se ende nuk ka aplikuar për lejene ndërtimit meqenëse pronarët e tokës me të cilët ka lidhur kontratën për ndërtimin epërbashkët kanë një problem familjar pronësor. Në pyetjen se a është organizuar ndonjëherë rrënimi nga ana e inspekcionit dëshmitariështë përgjigjur se rrënimi nuk është organizuar asnjëherë, sipas mendimit të tij për arsye senë këtë objekt ka përfunduar ndërtimi i katit të tretë. 175
Dëshmitari Misin Thaçi, pronar i kompanisë “Lirimi & ACL”, në procesverbalin edatës 12.08.2014 ka deklaruar se në Janar të vitit 2013 ka aplikuar për lejen e ndërtimit për dyobjekte kolektive banesore në lagjen Mati 1, llamella A dhe llamella B. Ndërtimetzhvilloheshin më së shumti në llamellën B, të cilën dëshmitari thotë se kanë filluar tandërtojnë të parën dhe në kohën kur ka qenë i ndërtuar themeli i objektit dhe muret ebodrumit kanë pranuar vendimin për rrënim. Sipas dëshmitarit në atë kohë në objektin A kaqenë i ndërtuar vetëm themeli. Dëshmitari Misin Thaçi po ashtu ka deklaruar se inspekcioni indërtimit e ka organizuar rrënimin ashtu që janë rrënuar vetëm disa dërrasa të kallëpeve tëmureve të bodrumit. Dëshmitari është pajisur me lejen për ndërtim me datë 05.10.2013 nëfazën kur objekti A ka qenë në ndërtimin e lokaleve afariste në katin përdhese, ndërsa objektiB ka qenë në fazën e ndërtimit të katit të parë të banimit që do të thotë se ishte i përfunduarndërtimi i bodrumit, katit përdhese afarist dhe fillimi i katit të parë të banimit. Dëshmitari Faruk Nura, pronar i kompanisë “Nura Group”, në procesverbalin12.08.2014 ka deklaruar se ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv banesor në lagjen Mati 1në rrugën “Ndue Përlleshi” sipas lejes urbanistike. I njoftuar me procesverbalin e datës03.06.2013 dhe me vendimin për ndërprerjen e punimeve të datës 12.06.2013 të lëshuara ngainspektorja Blerina Syla, dëshmitari është përgjigjur se këto vendime i ka pranuar në kohënkur ka përfunduar ndërtimin e bodrumit dhe kur ishte në fazën e ndërtimit të garazheve mbidhe. Përkundër vendimit për ndalim, dëshmitari thotë se i ka vazhduar punimet dhe me datë01.11.2013 ka pranuar vendimin për rrënim dhe atë në kohën kur ishte duke ndërtuar pllakëne katit të pestë. Me datë 11.11.2013 investitori është pajisur me lejen për ndërtim. Dëshmitari Islam Pacolli, pronar i kompanisë “Mabetex”, në procesverbalin e datës13.08.2014 ka deklaruar se në fillim të vitit 2013 ka filluar ndërtimin e një objekti kolektivbanesor në fshatin Hajvali pasi që paraprakisht ka aplikuar për lejen për ndërtim. Vonesa nëlëshimin e lejes për ndërtim ka ndikuar që të fillohet ndërtimi i objektit pa lejen e ndërtimit.Dëshmitari thotë se ka qenë i njoftuar se kohë pas kohe në punishte kanë ardhur inspektorët endërtimit të cilët kanë lënë procesverbale dhe vendime për ndërprerjen e punëve. Për ndrysheobjekti kolektiv banesor për të cilën investitori ka aplikuar sipas projektit kryesor ka pasur tëndërtohet në mënyrë që sipërfaqja e bodrumit është e përbashkët për tre llamella të cilat kanëpasur të ndërtohen mbi tokë që do të thotë se e kanë vetëm bazën e përbashkët. Në kohën kurështë lëshuar vendimi për ndërprerjen e punimeve në një llamellë ka qenë i përfunduarbodrumi, në llamellën e dytë janë kryer disa punime për ndërtimin e bodrumit ndërsa nëllamellën e tretë nuk kanë filluar ndërtimet. Në pyetjen se a është rrethuar ndonjëherë vend punishtja me shirita rrethues nga ana einspektorëve, dëshmitari është përgjigjur se asnjëherë. Dëshmitari Avdi Krasniqi, pronar i kompanisë “Ramiz Sadiku”, në procesverbalin edatës 13.08.2014 ka deklaruar se kompania e tij është pasardhëse e ndërmarrjes shoqërore“Ramiz Sadiku” e cila është privatizuar në vitin 2006, dhe se në Shtator apo Tetor të vitit2011 ka filluar ndërtimin e bllokut C4-1 i cili përbëhet nga 4 llamella me 4 hyrje. Para se qëjanë pajisur me lejen për ndërtim, i kanë kryer disa punime ndërtimore që përfshinë gërmimine dheut, ndërtimin e murit mbrojtës përreth, ndërtimin e bodrumit, dhe pllakën e betonit mbidhe. Sipas dëshmitarit, në punishte ka ardhur inspektori Blerim Ibishi dhe zyrtari për ndërtimNaser Shala të cilët e kanë dorëzuar vendimin për ndalimin e punimeve, por asnjëherë nuk ekanë dorëzuar vendimin për rrënim. Dëshmitari ka deklaruar po ashtu se vëllai i tij ShefkiKrasniqi ka ndërtuar në kuadër të bllokut banesor për të cilin janë pajisur me lejen përndërtim edhe një aneks objekt në sipërfaqe prej 800m2, pa lejen e ndërtimit, i cili sipas fjalëve 176
të këtij dëshmitari është ndërtuar për nevojat familjare. Lidhur me këtë aneks objektidëshmitari thotë se asnjëherë nuk ka qenë i kontaktuar nga ndonjë zyrtar nga Inspekcioni indërtimit. Dëshmitari Nexhat Dumnica, pronar i kompanisë “Dumnica Group”, nëprocesverbalin e datës 18.08.2014 ka deklaruar se në vitin 2011 është pajisur me lejen përndërtimin e llamellës C2-10, objekti D3 me etazhitet 2B+P+7 në lagjen Arbëria në Prishtinë.Objekti në fjalë sipas planit kryesor është me kaskada dhe në fazën e ndërtimit të katit tëkatërt kanë filluar me tërheqjen e objektit duke ndërtuar pllatonë në sipërfaqe prej 3m dhendërtimin e kaskadës për katin e pestë. Kjo ishte arsyeja, sipas dëshmitarit, që banori nga njëndërtesë e afërt Arian Buqaj ka dyshuar se në pllatonë e planifikuar do të ndërtohet banesadhe vazhdimisht është ankuar në inspekcion. Mirëpo, dëshmitari deklaroi se e vërteta qëndronse në pllatonë nuk janë ndërtuar banesat dhe se ndërtimi i kësaj sipërfaqe nuk ka ndikuar nërritjen e sipërfaqes së objektit të përcaktuar sipas planit kryesor. Në pyetjen se a ka dalë në punishte ndonjë inspekcion i ndërtimit, dëshmitari ështëpërgjigjur se vazhdimisht ka dalë inspekcioni dhe se kinëse kanë konstatuar se objekti ështëduke u ndërtuar sipas planit. Dëshmitari Hashim Deshishku, pronar i kompanisë “Deshishku Construction”, nëprocesverbalin e datës 22.08.2014 ka deklaruar se gjatë muajit Prill të vitit 2013 ka filluarndërtimin e objektit kolektiv banesor në lagjen Tophane në Prishtinë, me datë 23.01.2013Drejtoria për urbanizëm e Komunës së Prishtinës ka nxjerr aktvendim për kompensimin etaksave për lejimin e ndërtimit të objektit banesor kolektiv me etazhitet 2B+P+12 në shumëprej 138.480,55€. Mirëpo, në mungesë të mjeteve financiare për pagesën e taksave dëshmitarithotë se ka filluar me ndërtimin e objektit dhe në fazën e ndërtimit të katit të shtatë në muajinprill të vitit 2014 është pajisur me leje për ndërtim. Dëshmitari thotë se kohë pas kohe e kanëvizituar inspektorët e ndërtimit dhe se nga ata i ka pranuar dy procesverbale, por jo edhendonjë vendim për rrënim. Po ashtu ky dëshmitar ka deklaruar se supozon se ka hasur nëmirëkuptimin e inspektorëve të ndërtimit për ndërtimin e këtij objekti meqenëse ai kaposeduar aktvendimin për caktimin e taksave. Dëshmitari Faik Krapi, pronar i kompanisë “Krapi Com”, në procesverbalin e datës10.09.2014 ka deklaruar se në muajin Gusht 2012 kompania e tij ka filluar ndërtimin eobjektit kolektiv banesor me etazhitet 2B+P+7 në bazë të lejes ndërtimore të datës03.08.2012 në lagjen Mati 1 në Prishtinë, rr. “Muharrem Fejza”. Pasi që e ka ndërtuarobjektin sipas planit kryesor në katin e epërm ka vendosur që ta ndërtoj nënkulmin që ështënë kundërshtim me planin kryesor, ku ndryshimi i vetëm ekziston, sipas dëshmitarit, ku nëvend të pllakës izoluese dëshmitari ka vendosur kulmin me llamarinë. Ky dëshmitarkonsideron se me ndërtimin e kulmit nuk është larguar shumë nga projekti kryesor, gjë qëkanë konstatuar edhe inspektorët e ndërtimit. Pasi që i është treguar fotografia e datës18.06.2013 nga inspekcioni i ndërtimit ku shihen shtyllat dhe ndërtimi i pjesës së nënkulmitdhe pasi që i është prezantuar aktvendimi i datës 19.06.2013 për rrënimin e menjëhershëm tëpjesës së nënkulmit, dëshmitari është përgjigjur se këto shtylla nuk janë rrënuar dhe se ai nëfakt e ka ndërtuar hapësirën nënkulm në kundërshtim me lejen e ndërtimit, mirëpo ka shtuarse kjo sipërfaqe nuk është funksionale dhe pasi që nuk i ka lënë dritaret kjo sipërfaqe nukmund të shfrytëzohet. Po ashtu ka deklaruar se inpsekcioni nuk ka ardhur asnjëherë përrrënim. 177
Dëshmitari Mentor Bytyqi, pronar i kompanisë “Prishtina e Re”, në procesverbalin edatës 10.09.2014 ka deklaruar se në lagjen Veternik, në rr. “Holger Petersen” në Prishtinë,familja e tij posedon një pronë në të cilën gjatë muajit Shtator të vitit 2010 kompania e tij kafilluar ndërtimin e objektit kolektiv banesor, i cili ka përfunduar në fund të vitit 2013 mendërtimin e 9 kateve me 72 njësi banesore dhe 14 lokale. Dëshmitari ka deklaruar se kjo zonëku është ndërtuar objekti nuk është e përfshirë në planin rregullues të qytetit për të cilën arsyeai as që ka aplikuar për lejen për ndërtim dhe konsideron se objekti i tij i nënshtrohet ligjit përlegalizim. Dëshmitari Petrit Gashi, pronar i kompanisë “Premtimi”, në procesverbalin e datës11.09.2014 ka deklaruar se në muajin Gusht 2013 ka filluar ndërtimin e objektit kolektivbanesor në lagjen Tophane në Prishtinë i cili sipas projektit kryesor ka qenë me etazhitetP+11 me 66 banesa dhe 6 lokale. Në pyetjen nëse ka qenë i penguar nga Inspekcioni i ndërtimit gjatë ndërtimit tëobjektit, dëshmitari ka deklaruar se nuk ka qenë i penguar seriozisht, respektivisht inspektorëtkanë ardhur në punishte, në mesin e të cilëve edhe shefi i tyre Ismet Haliti, mirëpo, asnjëherëdëshmitari thotë se nuk ka pranuar ndonjë vendim për rrënim dhe se nuk ka qenë i organizuarndonjë aksion për rrënimin e objektit të cilin ai e ndërtonte pa lejen e ndërtimit. Pasi që i kapërmbushur të gjitha obligimet administrative, atij i është lëshuar leja e ndërtimit në muajinPrill 2014, kur ai ishte në fazën e ndërtimit të katit të pestë. Dëshmitari Agim Hyseni, në procesverbalin e datës 11.09.2014 ka deklaruar se djalii tij Yll Hyseni është pronar i objektit i cili gjendet në lagjen Pejton, në mes të rrugës “KostaNovakoviq” dhe rrugës “Pashko Vasa”. Për ndryshe ky dëshmitar thotë se objekti ështëfamiljar, i ndërtuar gjatë viteve 2002 – 2004. Në muajin Tetor 2013 dëshmitari ka filluarrenovimin e objektit të pjesës së nënkulmit, në atë mënyrë që ka vendosur një pllakë tëbetonit për të ndërtuar një nënkulm për ta mbrojtur objektin nga të reshurat atmosferike. Dëshmitarit i është treguar foto dokumentacioni i inspekcionit të ndërtimit ku shihenshtyllat e ndërtuara të betonit, pllaka e betonit si dhe muret përreth me konstatim se fjalaështë për një mbindërtim, mirëpo dëshmitari ka refuzuar se fjala është për mbindërtim. Dëshmitari Fisnik Abdyli, pronar i kompanisë “As-Project”, në procesverbalin edatës 15.09.2014 ka deklaruar se në vitin 2012 ka aplikuar në Drejtorinë e Urbanizmit përlëshimin e lejes për ndërtimin e objektit kolektiv banesor në lagjen Arbëria në Prishtinë. KjoDrejtori e ka nxjerr aktvendimin mbi pagimin e taksave në shumë prej 92.000€. Sipas fjalëvetë këtij dëshmitari, objektin me etazhitet P+3 ka filluar ta ndërtoj në muajin Qershor të vitit2011 ndërsa aktvendimin mbi caktimin e taksave e ka pranuar në muajin Gusht apo Shtator2013. Pasi që ia ka ndërtuar 2 kate të objektit, thotë se në muajin Mars 2013 i ka ndërprerëpunimet pasi që ka intervenuar inspekcioni ndërtimorë, respektivisht pasi që një herëinspekcioni ndërtimor e ka bërë rrënimin e shtyllave të katit të dytë të objektit. DëshmitariFisnik Abdyli ka shtuar se pas rrënimit të shtyllave të katit të dytë ai prapë e ka vazhduarndërtimin ku pastaj ka arritur ta ndërtoj edhe katin e tretë. 178
Dëshmitari Driton Gërdovci, në procesverbalin e datës 15.09.2014 ka deklaruar sebabai i tij posedon tokë në lagjen Tauk Bahçe në Prishtinë, ku dëshmitari së bashku meshokun e tij Benet Rezniqi kanë filluar ndërtimin e objektit sportiv për luajtjen e futbollit, nëfillim të vitit 2013. Sipërfaqja sportive, sipas fjalëve të dëshmitarit përfshin diku përmbi1100m2 dhe është rrethuar me mure në lartësi prej 8m. Ky objekt funksionon ashtu që ata qëdëshirojnë të luajnë futboll e paguajnë kohën e kaluar në këtë objekt, ku një orë qëndrimikushton 25 euro. Sipas fjalëve të dëshmitarit inspektori Vehbi Abdullahu ju ka dorëzuarvendim për ndalimin e punimeve por pavarësisht nga kjo ata kanë arritur që ta përfundojnëobjektin në fund të vitit 2013, ndërsa ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka pranuar vendimin përrrënim. Dëshmitari Fatos Tahiri, pronar i kompanisë “Premium Construction”, nëprocesverbalin e datës 17.09.2014 ka deklaruar se me datë 05 Gusht 2013 ka aplikuar përlejen e ndërtimit të objektit kolektiv banesor në lagjen Mati 1 në rr. “Muharrem Fejza” nëPrishtinë, me etazhitet 2B+P+8, të njëjtën ditë kur ka aplikuar për lejen e ndërtimit ka filluarme ndërtimin e objektit, thotë se ka kërkuar mirëkuptim nga inspeksioni i ndërtimit duke uthirrur në premtimin e Drejtorisë së urbanizmit se procedura për lëshimin e lejes së ndërtimitnuk do të zgjas më shumë se një muaj. Dëshmitarit i është paraqitur aktvendimi për rrënim idatës 31.10.2013 në të cilin është konstatuar se investitori me punë ka arritur në ngritjen eshtyllave të katit të parë, dëshmitari është përgjigjur se nuk ka njohuri për këtë vendim dhe seaskush nga inspekcioni i ndërtimit nuk ka ardhur për t’ia rrënuar objektin në fjalë. Mirëpo, kadeklaruar se pas ndërrimit të pushtetit komunal në Komunën e Prishtinës, ai i ka ndërprerëpunimet në fazën kur e ka përfunduar ndërtimin e katit të dytë dhe pesë muaj nuk ka punuarasgjë. Thotë se pas verifikimeve të shumta nga menaxhmenti i ri në Drejtorinë e urbanizmit,atij i është lëshuar leja e ndërtimit në muajin Maj 2014. Dëshmitari Fehat Zeqiri, pronar i kompanisë “Arditi Group”, në procesverbalin edatës 17.09.2014 ka deklaruar se kompania e tij ka filluar ndërtimin e objektit kolektivbanesor gjatë muajit Qershor 2013 në lagjen Kalabria, me etazhitet B+P+6. Në fazën kur kaqenë në ndërtimin e shtyllave të katit përdhese, dëshmitari thotë se e ka vizituar inspektorjaArbenita Ajeti e cila me anë të një procesverbali e ka urdhëruar që ti ndërpres punimet,ndërsa me datë 30.09.2013 e njëjta inspektore ka nxjerr aktvendim për rrënimin e objektit.Dëshmitari ka deklaruar se pas pranimit të aktvendimit për rrënim i ka ndërprerë punimet derinë marrjen e lejes së ndërtimit në muajin Mars 2014. Dëshmitari Nysret Gashi, në procesverbalin e datës 18.09.2014 ka deklaruar se ështëbashkëpronar i objektit “Grand Store” që gjendet në lagjen Veternik në Prishtinë. Kydëshmitar ka deklaruar se objekti në fjalë posedon parkingun, mirëpo, gjatë afarizmit ështëparaqitur nevoja për zgjerimin e këtij parkingu që përndryshe e ka hyrjen nën objektin afarist,kështu që dëshmitari dhe vëllezërit e tij kanë vendosur që për nevojat e konsumatorëve tazgjerojnë parkingun dhe ta rrethojnë me mure. Sipërfaqja e këtij parkingu përfshin 9 ari, prejtë cilëve më herët ishin të ndërtuara 5 ari parking ndërsa gjatë muajit Gusht 2013 ata kanështuar 4 ari parking. Sipas fjalëve të dëshmitarit në punishte ka ardhur inspektorja ArbenitaAjeti e cila ka kërkuar ndërprerjen e punimeve, mirëpo dëshmitari thotë se ata nuk i kanëndërprerë punimet meqenëse ka pasur shumë nevojë për këtë parking. Sipas fjalëve të këtij 179
dëshmitari, inspekcioni një herë i ka rrënuar rreth 10 metra nga muri i ndërtuar dhe pastaj nukjanë paraqitur më në punishte, përderisa dëshmitari dhe vëllezërit e tij e kanë përfunduarndërtimin e murit i cili është i gjatë rreth 40m. Për ndryshe dëshmitari asnjëherë nuk kaaplikuar për leje për këtë parking. Dëshmitari Bahri Sejdiu, përfaqësues i “Bashkësisë Islame të Kosovës”, nëprocesverbalin e datës 25.09.2014 ka deklaruar se Bashkësia Islame ka filluar ndërtimin e njëkonvikti për nxënësit e medresesë në afërsi të ashtuquajturës Xhamia e kovaçëve. Ndërtimi iobjektit ka filluar në fillim të vitit 2013 dhe sipas projektit kryesor ka qenë i paraparëndërtimi me etazhitet B+P+3+nënkulm. Sipas fjalëve të dëshmitarit për ndonjë arsyeDrejtoria e urbanizmit ka lëshuar lejen ndërtimore për etazhitet B+P+2 e duke pasur parasyshse për nevojat e konviktit nevojitej edhe kati i tretë ata kanë vendosur që ta ndërtojnë edhe njëkat shtesë, respektivisht katin e tretë. Dëshmitari ka deklaruar se punishten e kanë vizituarinspektorët e ndërtimit, mirëpo të njëjtit asnjëherë nuk kanë organizuar ndonjë aksion përrrënimin e këtij mbindërtimi. Dëshmitari Fatos Alimehaj, përfaqësues i kompanisë “Elkos”, në procesverbalin edatës 25.09.2014 ka deklaruar se kompania “Elkos” posedon lejen për ndërtimin e objektitafarist me etazhitet B+S+P në lagjen Kodra e Trimave në rr. “Vëllezërit Fazliu” ku ndërtimika filluar në Qershor të vitit 2013. Gjatë ndërtimit investitori ka vendosur që të anashkalojprojektin kryesor për shkak të kushteve në terren, respektivisht për shkak të pozitës së rrugësnë raport me objektin. Personi i cili është kujdesur për statikën e objektit ka ardhur nëpërfundim që kishte me qenë më sigurt që objekti të vazhdohet me sipërfaqe paralele tësuterrenit dhe me fjalë tjera çështja e statikës së objektit ka ndikuar që të ndërtohet një pjesështesë e objektit për çka në fakt ka ardhur deri te rritja e sipërfaqes së katit përdhese tëobjektit. Me datë 31.12.2013 sipas ftesës së inspekcionit të ndërtimit përfaqësuesit e kësajkompanie kanë shkuar në zyrën e inspekcionit meqë rast i kanë njoftuar zyrtarët einspekcionit se do ti drejtohen Drejtorisë së Urbanizmit për legalizimin e kësaj pjese shtesë tëobjektit. Mirëpo, Drejtoria e urbanizmit e ka refuzuar këtë kërkesë. Kjo pjesë shtesë ështërrënuar me datë 17 janar 2014, pas ndryshimit të qeverisjes lokale në Prishtinë, me arsyetimse nuk mund të legalizohet objekti që është ndërtuar pas datës 30 Gusht 2013 dhe sipaspohimit të dëshmitarit, pjesa shtesë e objektit ishte e ndërtuar gjatë muajit Tetor 2013.MBROJTJA E TË PANDEHURVE: I pandehuri Ismet Haliti, në procesverbalet e datës 03.04.2014; 26.06.2014;09.07.2014; 01.12.2014 dhe 24.12.2014, ka mohuar në tërësi kryerjen e veprave penale që ivihen në barrë në lidhje me ndërtimin e objekteve të kunderligjore në Komunën e Prishtinës.Ka deklaruar se në postin e Shefit të sektorit të inspeksionit për ndërtim ka ardhur në vitin2008 dhe se nga ajo kohë e deri në prill të vitit 2014, gjatë tërë kësaj kohe ka qenë ushtruesdetyre. Puna e tij ishte mbikëqyrja e inspektorëve të ndërtimit të cilët i raportonin në bazajavore lidhur me punën e tyre ku pastaj bashkërisht kanë marrë vendime për ndërmarrjen e 180
masave ligjore. Ka deklaruar se ai si dhe inspektorët e ndërtimit kanë ndërmarrë masat eduhura kundër ndërtimeve të kunderligjore në Komunën e Prishtinës, mirëpo përkundërkëtyre masave investitorët kanë arritur që ti vazhdojnë punimet e tyre ndërtimore. Sipasfjalëve të tij, qyteti i Prishtinës është i ndarë në gjashtë zona të cilat janë mbikëqyr nga tetëinspektor. Pasi që ndonjë inspektor i zonës së caktuar ka konstatuar se ka filluar ndonjëndërtim pa lejen ndërtimore, inspektori ka lëshuar procesverbale, vendime për pezullimin epunimeve si dhe vendime për rrënim. Në pyetjen e prokurorisë për mos ekzekutimin evendimeve të shumta për rrënim i pandehuri është përgjigjur se objektet pa lejen e ndërtimitkanë qenë në listën e objekteve për rrënim, se disa prej këtyre objekteve janë rrënuar, dhepjesa tjetër ka qene në listën e pritjes meqenëse nuk kanë disponuar me kapacitete tëmjaftueshme teknike për rrënimin e të gjitha objekteve të ndërtuara pa leje. Për disa objekte,për të cilat është lëshuar vendimi për rrënim, pronarët e këtyre objekteve në ndërkohë janëpajisur me lejen e ndërtimit. Ka pohuar se përgjegjës për ekzekutimin e vendimeve përrrënim kanë qenë inspektorët të cilët e kanë nxjerr vendimin për rrënim dhe zyrtari përpërmbarim Skender Canolli. Po ashtu ka pohuar se inspektorët e ndërtimit janë të pavarur nëpunën e tyre dhe se atyre nuk ju nevojitej pëlqimi i tij për organizimin e ekzekutimit përrrënim dhe se rrënimin ka mundur ta bëjë inspektori përgjegjës në koordinim meekzekutuesin Skender Canolli. Është e vërtetë se ai i ka vulosur vendimet për rrënim dhe sevula zyrtare ka qenë në zyrën e tij. I autorizuari tjetër per përdorimin e vulës ishteekzekutuesiSkender Canolli i cili në mungesën e tij, te pandehurit Ismet Haliti,ka vulosur vendime perrrenim. I pandehuri ismet Haliti ka deklaruar se asnjëherë nuk ka ndodhur që ai të mos vulosndonjë vendim për rrënim, thotë se i ka vulosur të gjitha vendimet për rrënim të nxjerra ngainspektorët e ndërtimit. Duke komentuar deklaratat e inspektorëve të ndërtimit se ata nukkanë mundur të organizojnë ndonjë aksion për rrënim në mungesë të aktit për rrënim të cilinakt e përpilonte i pandehuri Ismet Haliti, deklaron se kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk ështëpraktikuar lëshimi i akteve për rrënim as nga ai e as nga drejtori, ndërsa aktin për rrënim e kabërë përjashtimisht vetëm në disa raste dhe atë në kohën kur e zëvendësonte drejtorinMuhamet Gashi, në shtator të vitit 2013 kur Muhamet Gashi ishte i zënë me zgjedhje lokale. Ipandehuri ka mohuar se detyra e tij ka qenë organizimi i ekzekutimit të vendimeve për rrënimdhe se kjo detyrë nuk rezulton nga detyrat dhe përshkrimi i punës sipas rregullores sëkomunës për sistematizimin e punëve. I pyetur për raportet e tij zyrtare me inspektorët endërtimit ka deklaruar se në rastet kur ai ka insistuar tek ata që ti kryejnë punët e tyre,inspektorët janë ankuar tek investitorët duke ju thënë se shefi i tyre është duke i detyruar qët’jua ndalojnë punimet duke e rrezikuar në këtë mënyrë. Në pyetjen se a kanë poseduarinspektorët shirita dhe a është aplikuar vendosja e shiritave rreth objekteve që ndërtoheshinpa leje, i pandehuri është përgjigjur se inspektorët i kanë pasur shiritat në sasi tëmjaftueshme, por përse nuk kanë aplikuar me vendosjen e tyre i pandehuri nuk ka pasurpërgjigje. I ballafaquar me transkriptin e bisedave nga masat e fshehta të përgjimit tëzhvilluara me investitorët Arbër Kryeziu, Bejtush Gashi, Shefik Rexhepi, Fisnik Morina,Azem Rusinovci, Bedri Prishtina, Isen Sadiku ka mohuar se kontaktet e tij me këta personakanë pasur për qëllim ndonjë përkrahje nga ana e tij për ndërtimin e objekteve të tyre dhe sekëto kontakte nuk lidhen me punën e tij. Lidhur me armët të gjetura në shtëpinë e tij, me rastin e bastisjes, i pandehuri IsmetHaliti ka deklaruar se në vitin 2008 është pajisur me leje për mbajtjen e armës – pistoletën CZ99PARA e kalibrit 9mm. me nr. 121623 me një karikator dhe pasi që i ka skaduar afati i lejesai i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme për vazhdimin e lejes. Mirëpo pasi qëkundër tij është zhvilluar një hetim penal, leja nuk i është vazhduar. Në konstatimin eprokurorisë se leja për armë i është skaduar me datë 01.02.2011 dhe se i pandehuri 3 vite me 181
radhë e ka mbajtur armën pa autorizim përkatës, deklaron se ai e ka mbajtur armën ngaseaskush nuk ka kërkuar nga ai që ta dorëzoj këtë armë. I pyetur për gjendjen e tij materiale dhe prejardhjen e shtëpisë së tij, dhe dy veturaveGolf të sekuestruara me rastin e bastisjes me 03 prill 2014 dhe paratë e gjetura kesh në shumëprej 11.000€ si dhe veturën e markës Audi Q7, i pandehuri është përgjigjur se shtëpinë e kandërtuar në vitin 1999, veturën Golf 6, e prodhuar në vitin 2009, e ka blerë në vitin 2012 ngatë ardhurat që i ka realizuar nga paga si dhe nga pagat e dy djemve të tij, ndërsa vetura tjetër emarkës Golf është pronë e djalit të tij Fatos Haliti i cili e ka blerë këtë veturë në bazë tëardhurave të tij. Paratë e gjetura gjatë bastisjes në vlerë prej 11.000€ kanë qenë pronë ebashkëshortes së tij Hanife Haliti e cila këto para i ka kursyer qysh prej pas luftës, nga paratëqë i kanë japë djemtë nga pazari ditor të realizuar nga biznesi i tyre privat, si dhe një pjesë iakanë dhenë vëllezërit e saj. I pandehuri ka mohuar se vetura Audi Q7 është pronë e tij dukethënë se kjo veturë është pronë e mikut të tij Agim Pajaziti. Ka pranuar se ka qenë prezentkur Agim Pajaziti e ka blerë këtë veturë dhe se është e vërtetë se këtë veturë e ka voziturshpesh herë. Po ashtu ka pranuar se e ka bërë servisimin e kësaj veture pasi që e ka njohurpronarin e kompanisë “Reforma”, mirëpo pagesën e servisimit e ka bërë Agim Pajaziti. Ipyetur për porositjen e fellneve për veturën Audi Q7, siç është zbuluar nga aplikimi i masavetë fshehta të përgjimit, i pandehuri është përgjigjur se miku i tij Agim Pajaziti e ka lutur që tisiguroj fellnet për këtë veturë. Në fund ka deklaruar se veturën e Agimit e ka huazuar shpeshherë vetëm për arsye se ka pasur dëshirë që ta vozis një veturë të mirë. I pandehuri Skender Canolli, në procesverbalet e datës 04.04.2014; 20.06.2014 dhe05.02.2015 ka mohuar në tërësi kryerjen e veprave penale, që i vihen në barrë duke theksuarse nuk e konsideron veten përgjegjës për mos rrënimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë tëkunderligjore në Komunën e Prishtinës. Ka thënë se sipas përshkrimit të detyrave të punës, aisi zyrtar për përmbarim vepron vetëm në bazë të një dokumenti që thirret Akti për rrënim e tëcilin e nxjerr shefi i sektorit për ndërtim, në këtë rast Ismet Haliti. Sipas të pandehurit,procedura për rrënim zhvillohet asisoj që në rast kur inspektori i ndërtimit, përgjegjës përzonën e caktuar, nxjerr vendim për rrënim, ky vendim i dorëzohet së pari shefit të sektorit përrrënim i cili pastaj këtë vendim ia përcjell zyrtarit për përmbarim së bashku me aktin përrrënim të cilin akt e përpilon shefi i sektorit. I pyetur për rrethanën se gjatë bastisjes së zyrës së tij tek ai janë gjetur vetëm trevendime për rrënim dhe tre akte për rrënim i pandehuri është përgjigjur se këto raste kanë tëbëjë me rrënimin e një kati të një shtëpie private në rrugën për në Hajvali, rrënimi i shkallëvetë një lokali në lagjen Ulpiana dhe rasti i tretë rrënimi i objektit të kompanisë “PozheguBrothers”, si dhe i pyetur për mos ekzekutimin e 49 vendimeve për rrënim i pandehuri ështëpërgjigjur se nuk din asgjë lidhur me këto raste. I pyetur për rastin e objektit të Agim Hysenit në lagjen Pejton, i pandehuri ështëpërgjigjur se në këtë rast ai nuk e ka pranuar vendimin për rrënim e as aktin për rrënim dhe seaksionin për rrënim e ka organizuar vet inspektorja Drita Rukiqi, ndërsa ai si zyrtar përpërmbarim në rastin konkret i ka siguruar punëtorët për rrënim nga kompania kontraktuesepër rrënim dhe se ai fare nuk ka marrë pjesë në këtë aksion për rrënim. I pandehuri SkenderCanolli ka pranuar se personi Bejtush Zhugolli ka intervenuar tek ai që mos të rrënohetobjekti i Agim Hysenit, mirëpo i pandehuri thotë se këtë intervenim nuk e ka marrë fare 182
parasysh. Në vazhdim ka deklaruar se ka qenë i autorizuar për vulosjen e vendimeve përrrënim mirëpo, vetëm në raste kur shefi i sektorit Ismet Haliti mungonte nga puna. Thotë senuk e ka vulosur asnjë vendim për rrënim. Sa i përket aksioneve për rrënim, ka deklaruar seka marrë pjesë në këto aksione që janë zhvilluar me asistencën e Policisë dhe se rrënimi ështëbërë bazuar në atë se çka ka kërkuar inspektori përgjegjës i cili ka marrë pjesë në ekzekutim,respektivisht inspektori ka treguar se çka duhet të rrënohet. Sa i përket veprës penale të armëmbajtjes pa leje, i pandehuri ka deklaruar sepistoletën e markës Broving me një karikator me 8 fishekë është gjetur në dhomën e tij gjatëbastisjes dhe se këtë pistoletë e posedon qysh moti pa leje për armëmbajtje. Në pjesën eshtëpisë ku ka jetuar babai i tij tani i ndjeri Jahir Canolli, me rastin e bastisjes është gjeturpushka e gjuetisë për të cilën paraprakisht ka ekzistuar leja për posedim në emër të djalit tëmotrës së të pandehurit, Basri Gashi, i cili për ndryshe jeton në Amerikë, dhe pasi që i kaskaduar afati i lejes kjo pushkë ka mbetur te baba i të pandehurit dhe asnjëherë Policia nukka kërkuar nga ai që ta dorëzoj pushkën. I pyetur për paratë e gjetura në shtëpinë e tij gjatë bastisjes ka deklaruar se nuk ikujtohet se ato para i ka pranuar nga vëllezërit e tij apo nga djemtë e vëllezërve të tij qëjetojnë në Zvicër. Me urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake nga i pandehuri Skender Canolli ështësekuestruar vetura e markës Pasat CC me targa 01-714-FL, e cila është e regjistruar në emërtë djalit të tij Liridon Canolli. Sipas autorizimit të prokurorit, policia e Kosovës -Departamenti special kundër korrupsionit, ka marrë në pyetje Liridon Canollin me që rast aika deklaruar se veturën Pasat e ka blerë nga Blerim Tafilaj, me datë 26.02.2013 në shumëprej 12.000€, te cilën shumë e ka paguar nga shitja e veturës së tij e markës Pasat në vlerëprej 6.000€ dhe pjesën tjetër nga paga që e ka realizuar në kompaninë parafarmaceotike “Risacom”, në të cilën ka punuar nga viti 2010 deri në vitin 2014. Policia e Kosovës, Departamenti special kundër korrupsionit ka marrë në pyetje edhedëshmitarin Blerim Tafilaj i cili ka deklaruar se ai ka qenë pronar i veturës pasat të cilën e kablerë në shumë prej 20.000€ ndërsa Liridon Canollit ia ka shitur në shumë prej 16.000€. E pandehura Blerina Syla, në procesverbalet e datës 26.05.2014 dhe 17.06.2014; kadeklaruar se mohuar në sektorin për inspekcionin ndërtimor ka filluar të punoj si inspektore endërtimit nga vjeshta e vitit 2011 dhe se kryesisht ka qenë e caktuar për inspektimin e lagjesMati 1. E pyetur për kompetencat e saja si inspektore e ndërtimit, e pandehura ështëpërgjigjur se pas identifikimit të objektit që ndërtohej pa lejen e ndërtimit, ajo ka pasur tëdrejtë të nxjerr vendim për pezullimin e punimeve dhe vendimin për rrënim ndërsa përekzekutimin e vendimit për rrënim kanë qenë përgjegjës shefi i sektorit Ismet Haliti dhezyrtari për përmbarim Skender Canolli. Ka pohuar se ajo e ka përmbushur detyrën e saj 183
zyrtare me nxjerrjen e vendimeve dhe me vendosjen e shiritave rrethues në punishte dhe se nëraste kur ka konstatuar se ka ardhur deri te heqja e shiritit, ajo ka nxjerr aktvendim përrrënimin e objektit. Ajo dhe inspektorët tjerë kanë raportuar me shkrim te kryeinspektori përpunën e tyre në baza javore dhe këto raporte janë dërguar te kryeinspektori dhe zyrtarjaMiradije Rrustemi. Po ashtu janë mbajtur edhe takimet javore me kryeinspektorin IsmetHalitin. Në raste kur ka munguar nga puna Ismet Haliti, atë e ka zëvendësuar Skender Canollii cili në këto raste ka disponuar me të gjitha kompetencat sikurse Ismet Haliti. Ka pranuar senë raste kur është organizuar rrënimi i ndonjë objekti, detyra e sajë ka qenë që së bashku meshefin e sektorit dhe përmbaruesin ta mbikëqyr procedurën e rrënimit. E pyetur për objektin eQemajl Pozhegut i cili objekt është ndërtuar pa leje ndërtimi, në kuadër të objekteve tëndërtuara me lejen e ndërtimit, ka deklaruar se ajo ka menduar se Qemajl Pozhegu posedonlejen e ndërtimit duke u bazuar në skicën e projektit ku objekti është emëruar me shenjën A2.Thotë se asnjëherë nuk e ka krahasuar lejen e ndërtimit me skicën e projektit të dorëzuar ngaQemajl Pozhegu ngase nuk ka pasur asnjë dyshim për ndonjë keqpërdorim nga ana einvestitorit. E pyetur se a ka vërejtur se skica e projektit të dorëzuar nga Qemajl Pozhegu nëinspekcion nuk ka vulë zyrtare, e pandehura është përgjigjur se nuk e ka vërejtur që mungonvula zyrtare dhe thotë se i ka besuar investitorit. Ky objekt është zbuluar derisa e pandehura Blerina ka qenë në pushim vjetor dhe pasiqë është kthyer nga pushimi ka nxjerr vendim për rrënim, të cilin e ka dorëzuar te shefi isektorit Ismet Haliti dhe drejtori Xhelal Sveçla. Sa i përket bisedës së zhvilluar me datë03.03.2014, nga masat e fshehta të përgjimit, e pandehura është deklaruar se nga kjo bisedëshihet se Qemajl Pozhegu e ka futur në lajthitje dhe se ajo nuk e ka ditur çka ka bërë ai. I pandehuri Vehbi Abdullahu, në procesverbalin e datës 13.06.2014 ka deklaruar seme datë 01.02.210 ka filluar punën si inspektor i ndërtimit. Ka pohuar se gjatë punës së tij ai ika ndërmarrë të gjitha veprimet për të cilat ka qenë kompetent, ndërsa i pyetur për mosekzekutimin e vendimeve për rrënim ka deklaruar se për ekzekutimin e tyre kanë qenëkompetent shefi i sektorit Ismet Haliti dhe përmbaruesi Skender Canolli. Aktvendimin përrrënim e shtypur zyrtarja Miradije Rrustemi në 3 kopje ndërsa i ka vulosur shefi Ismet Halitingase ai e mbante vulën zyrtare. Një kopje e aktvendimit ka mbetur në lëndë, një kopje teshefi i sektorit dhe një kopje i është dërguar investitorit. Thotë se puna e inspektorit kapërfunduar deri te nxjerrja e aktvendimit për rrënim dhe se nuk ka qenë kompetenca e tij që taorganizoj ekzekutimin e rrënimit. Ka pohuar se janë mbajtur mbledhjet javore me shefin esektorit meqërsat inspektorët kanë raportuar për punën e tyre gojarisht si dhe në formë tëraporteve me shkrim. Sipas të pandehurit ka ndodhur që ai dhe inspektorët tjerë e kanë pyeturshefin Ismet Haliti për arsyen e mos ekzekutimit të vendimeve dhe se përgjigja e tij ka qenëse do të organizohet rrënimi dhe se vendimet e tyre do të ekzekutohen. I pandehuri ështëpyetur për rastet e objekteve të cilat ndërtoheshin pa lejen e ndërtimit në zonën epërgjegjësisë së tij, me që rast ai është përgjigjur se në ato raste i ka ndërmarrë të gjitha masate nevojshme. Në mes tjerash, ka treguar se kompania “Naki Trade” ka ndërtuar një objektkolektiv banesor te Akademia e arteve në Prishtinë, dhe se ai e ka inspektuar këtë objekt, kalëshuar procesverbale dhe vendim për pezullimin e punimeve, mirëpo investitori ka vazhduarme ndërtim. Në vërejtjen e prokurorit se ky objekt nuk është inspektuar nga data 17.09.2010 184
deri me datë 08.06.2012 i pandehuri është përgjigjur se nga shtatori 2010 deri në qershor apokorrik 2011 ai nuk ka qenë përgjegjës për këtë zonë. Në vërejtjen tjetër të prokurorit se ngaqershori 2011 deri te procesverbali i datës 08.06.2012 ka kaluar një vit, i pandehuri ështëpërgjigjur se në këtë interval kohor ai me siguri nuk ka vërejtur se janë duke u zhvilluarpunimet dhe se përndryshe do të ndërmerrte ndonjë masë. I pyetur për arsyen e mos ekzekutimit të vendimit për rrënim të datës 03.07.2012, tëcilin e ka nxjerr kolegu i tij Granit Cenaj, i pandehuri ka deklaruar se nuk e din arsyen e mosekzekutimit të vendimit për rrënim dhe se sa herë ka vërejtur që investitori është dukendërtuar ai ka ndërmarrë masa nga kompetenca e tij. I pandehuri Blerim Ibishi, në procesverbalin e datës 11.06.2014; ka deklaruar se nësektorin e inspekcionit për ndërtim ka filluar të punoj me datë 01.02.2012. Thotë se i kandërmarrë të gjitha veprimet që ishin në kuadër të kompetencës së inspektorit për ndërtim,ndërsa në raste kur ka lëshuar vendime për rrënim, ato vendime i ka vulosur shefi IsmetHaliti. Ka thënë se kompetent për lëshimin e aktit për rrënim ka qenë shefi Ismet Haliti. Ipyetur për ndërtimin e paligjshëm nga disa investitor si dhe për objektin e investitoritMilazim Veliu në rrugën “Xheladin Kurbaliu”, i pandehuri është përgjigjur se ai e ka marrëkëtë zonë për inspektim në fillim të dhjetorit 2012 së bashku me kolegun Ardian Muhadri.Kur objekti ka qenë në ndërtim e sipër të katit të gjashtë. Investitori ka vazhduar ndërtiminedhe pas nxjerrjes së vendimit për rrënim të datës 08.05.2012 ku është konstatuar seinvestitori ka arritur të bëjë përgatitjen e shtyllave të katit të gjashtë. Konsideron sepërgjegjësinë për mos ekzekutimi ne vendimeve për rrënim e bartin Ismet Haliti dhe SkenderCanolli. I pyetur për objektin e “Ramiz Sadikut” në lagjen Lakrishte, ka deklaruar se nëprocesverbalin e datës 13.11.2011 ka konstatuar se pala ka filluar ndërtimin e objektit pa lejendërtimore, ku pastaj ka kërkuar nga investitori që ti ndërpres punimet me procesverbalin edatës 01.12.2011. pas kësaj date për këtë terren është caktuar një inspektor tjetër. I pandehuri Ardian Muhadri, në procesverbalin e datës 16.06.2014; ka deklaruar seka filluar të punoj si inspektor i indërtimit nga 01.08.2012 dhe se deri me datë 01.08.2013 kaqenë në punë provuese. Në qershor 2013 shefi i sektorit Ismet Haliti e ka caktuar përgjegjëspër lagjen Arbëria, Tophane dhe një pjesë të lagjes Kodra e Trimave (Vranjevc). Sipas tëpandehurit puna e tij ka qenë inspektimi i objekteve që ndërtoheshin, në mesin e të cilavekanë qenë edhe objektet pa lejen e ndërtimit. Në raste kur ka konstatuar se ndonjë investitorështë duke ndërtuar pa lejen e ndërtimit, ka përpiluar procesverbale në të cilat ka konstatuargjendjen në terren dhe ka lëshuar vendime për rrënim. Për të gjitha këto veprime ka raportuarte shefi sektorit drejtpërdrejtë me anë të raportit me shkrim si dhe përmes zyrtares MiradijeRrustemi. Vendimet për rrënim kryesisht i ka vulosur Ismet Haliti e në mungesën e tij këtovendime i ka vulosur Skender Canolli, zyrtari për përmbarim. Pas vulosjes së këtyrevendimeve, një kopje i është dorëzuar palës, një kopje ka mbetur në lëndë dhe kopja e tretë te 185
shefi i sektorit. Në pyetjen e prokurorit përse nuk janë ekzekutuar vendimet e tij për rrënim, ipandehuri ka deklaruar se nuk e din arsyen dhe ka shtuar se nuk e ka pyetur shefin e tij IsmetHaliti se përse nuk po ekzekutohen këto vendime duke pasur parasysh se ka raportuar përgjendjen në terren dhe për vendimet për rrënim në të cilat ka kërkuar ekzekutimin e këtyrevendimeve. I pyetur për objektin e kompanisë “Agi Kos” në lagjen Arbëria i pandehuri ështëpërgjigjur se në kohën kur ai është bërë përgjegjës për këtë zonë, investitori ka qenë në fazëne ndërtimit të bodrumit dhe se ka lëshuar një varg të procesverbaleve në të cilat e kakonstatuar gjendjen në terren si dhe me datë 14.08.2013 ka nxjerr vendim për rrënim i cilinuk është ekzekutuar. Për më tepër thotë se në fazën e hershme të ndërtimit i ka vendosuredhe shiritat por investitori i ka hequr shiritat dhe i ka vazhduar punimet. Për objektin ekompanisë “Premtimi” në lagjen Tophane i pandehuri thotë se edhe në këtë rast ai i kandërmarrë të gjitha veprimet që ishin në kuadër të kompetencave të tij. Me datë 26.08.2013ka nxjerr aktvendim për rrënim kur objekti ishte në fazën e ndërtimit të bodrumit, mirëpo kyvendim asnjëherë nuk është ekzekutuar kështu që investitori ka arritur që ti ndërtoj 7 kate dhenë fillim të vitit 2014 është pajisur me lejen e ndërtimit. I pyetur për objektin e kompanisë“Deshishku Construction” i pandehuri është përgjigjur se edhe në këtë rast ka marrë vendimpër rrënim, i cili asnjëherë nuk është ekzekutuar nga ana e personave përgjegjës, kështu qëedhe ky objekt është përfunduar dhe është pajisur me lejen e ndërtimit. I pyetur edhe përrastet e tjera që ishin objekt i hetimit i pandehuri është përgjigjur se në të gjitha rastet ai kavepruar në kuadër të kompetencave të tij ndërsa ekzekutimi i vendimeve për rrënim ka qenëpërgjegjësia e shefit të sektorit Ismet Haliti dhe zyrtarit për përmbarim Skender Canolli. E pandehura Arbenita Ajeti, në procesverbalin e datës 19.06.2014 si dhe nëdeklaratën e dhenë në Policinë e Kosovës sipas autorizimit të prokurorit të rastit të datës19.05.2015, ka deklaruar se me datë 04.02.2010 ka filluar punën si inspektore e ndërtimit nëKomunën e Prishtinës. Detyra e sajë ka qenë përcjellja dhe mbikëqyrja e ndërtimit,pjesëmarrja në aksionet e rrënimit, kontrollimi i dokumentacionit teknik si dhe nxjerrja evendimeve për ndalimin e punimeve dhe vendimeve për rrënim, ndërsa për ekzekutimin evendimeve për rrënim kanë qenë përgjegjës përmbaruesi Skender Canolli dhe shefi i sektoritIsmet Haliti, të cilët për ndryshe kanë qenë kompetent edhe për vulosjen e vendimeve përrrënim. E pyetur për objektin e investitorit “Oti Com” në lagjen Kalabria, rr. “RexhepKrasniqi”, e pandehura është përgjigjur se këtë lagje e ka pranuar nga kolegu Mërgim Shalanë muajin nëntor 2010 kur objekti ka qenë në fazën e betonimit të mureve të bodrumit tëdytë, gjë që ka konstatuar në procesverbalin e datës 21.03.2011, ndërsa në pyetjen se përsenuk ka nxjerr vendim për rrënim është përgjigjur se nga muaji mars 2011 deri fund të vitit2011 ka qenë në pushim të lehonisë. E pyetur për objektin tjetër të ndërtuar nga kompania“Oti Com” që gjendet në rr. “Shefqet Shkupi”, e pandehura është përgjigjur se ajo ka lëshuarprocesverbal me të cilin ka kërkuar ndërprerjen e të gjitha punimeve ndërtimore në këtëobjekt, mirëpo, nuk e ka rrethuar objektin me shirita duke e konsideruar këtë si tëpanevojshme. Pas asaj këtë zonë e ka inspektuar inspektorja Blerina Syla. E ballafaquar mekontaktet e shumta telefonike të realizuara me investitorin Xhafer Rrmoku në periudhënkohore 01.01.2011 deri me 14.06.2011, e pandehura ka deklaruar se këto kontakte ishin tënatyrës zyrtare dhe se investitori Xhafer Rrmoku e ka kërcënuar disa herë lidhur me rrënimine shtyllave të katit të tetë, sipas vendimit për rrënim që aje e kishte ekzekutuar. E pandehurapo ashtu është pyetur për takimet e bashkëshortit të sajë Valton Ajeti me investitorin në fjalëpër çka ajo ka deklaruar se bashkëshorti i sajë nuk është takuar me këtë investitor. Mirëpo 186
aplikimi i masave të fshehta ka zbuluar se në periudhën e cekur kohore bashkëshorti i sajëValton Ajeti ka realizuar kontakte të shumëta telefonike me investitori Xhafer Rrmoku, dhesipas pranimit të tij në deklaratën e tij të dhenë Policisë së Kosovës, sipas autorizimit tëprokurorit të çështjes, me datë 19.05.2015 Valton Ajeti ka deklaruar se i ka zhvuilluar disabiseda me investitorin Xhafer Rrmoku i cili e ka lutur që të ndikoj në bashkëshorten e tijArbenitën që mos ta pengoj në ndërtimin e objektit të tij dhe se disa herë janë takuar edhepersonalisht. Të njoftuar me pohimin e investitorit Xhafer Rrmoku se ai i ka dhenë ryshfet ArbenitaAjetit përmes bashkëshortit të sajë Valton Ajetit, që të dytë e kanë mohuar këtë duke thënëse një pohim i tillë është shpifje nga ana e Xhafer Rrmokut. Pavarësisht nga fakti se kjo prokurori nuk arriti të siguroj prova për marrjen dhedhënien e ryshfetit, ka vlerësuar si fakt të pakontestueshëm se e pandehura Arbenita Ajeti dhebashkëshorti i sajë Valton Ajeti i kanë realizuar kontaktet me investitorin Xhafer Rrmoku qëkanë rezultuar me tolerimin e të pandehurës Arbenita Ajeti si inspektore që të ndërtohet njëobjekt nga investitori Xhafer Rrmoku në mënyrë kundërligjore. Lidhur me objektin e investitorit Ramiz Sadiku e pandehura ka deklaruar se këtë zonëe ka marrë në përgjegjësi nga janari i vitit 2012, dhe me procesverbalin e datës 14.03.2012vërtetohet se ka konstatuar se investitori i ka filluar punimet për ndërtimin e objektit banimorC4/1 në bllokun urbanistik C4 me sipërfaqe prej 1800m2 pa e siguruar lejen e ndërtimit dhese me punë ka arritur ta bëjë një pjesë të bodrumit dhe betonimin e njërës pjesë të themelevetë bodrumit tjetër. Thotë se të njëjtën ditë e ka marrë edhe vendimin për ndërprerjen epunimeve. Pas asaj këtë zonë të përgjegjësisë e ka marrë inspektori Granit Cenaj i cili kakonstatuar se në afërsi të këtij objekti është ndërtuar edhe një objekt tjetër pa lejen endërtimit. Sipas shpjegimit të të pandehurës ajo ka qenë përgjegjëse për këtë zonë deri nëmuajin shtator të vitit 2012, ndërsa siç shihet nga dosja e lëndës Granit Cenaj ka konstatuarekzistimin e një objekti tjetër pa leje ndërtimore me datë 13.05.2013 që është një periudhëbukur e gjatë kohore dhe investitori ka pasur mundësi të bëjë ndryshime në terren. Sa i përket parkingut të ndërtuar nga Nysret Gashi te objekti “Grand Store” epandehura është përgjigjur se ajo e ka nxjerr aktvendimin për rrënim, por nuk e din përse kyaktvendim nuk është ekzekutuar. E pyetur për objektin e “Hysi Group” e pandehura është përgjigjur se ajo ka përpiluarprocesverbal me datë 03.04.2012 në të cilin ka konstatuar se ndërtimi është duke u zhvilluarnë kuadër të lejes ndërtimore si dhe ka përpiluar edhe dy procesverbale të datës 07.06.2012.Në procesverbalin e parë thotë se gabimisht ka konstatuar se pala posedon lejen e ndërtimit enë fakt pala ka poseduar aktvendimin për kompensimin e taksave, kështu që këtë gabim e kakorrigjuar me një procesverbal tjetër të të njëjtës datë ku ka konstatuar se pala posedon lejendërtimore për fazën e dytë të llamellës A, ndërsa për llamellën B nuk posedon lejendërtimore por vetëm aktvendimin për kompensimin e taksave. Ka theksuar se me datë19.09.2012 ka nxjerr edhe një procesverbal në të cilin ka konstatuar se investitori është duke izhvilluar punimet në llamellën B dhe C4 dhe se me punë ka arritur ta bëjë ngritjen e shtyllavetë katit të dytë dhe të tretë dhe ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve derisa të pajiset me lejendërtimore. E pandehura nuk ka pasur shpjegim për mos nxjerrjen e vendimit për rrënim ngaana e sajë dhe thotë se këtë aktvendim së shpejti e ka nxjerr inspektori Granit Cenaj i cili e kamarrë këtë terren për inspektim pas sajë. 187
I pandehuri Mërgim Shala, në procesverbalet e datës 11.06.2014 dhe 29.08.2014; kadeklaruar se në muajin shkurt të vitit 2010 ka filluar të punoj si inspektor i ndërtimit nëkomunën e Prishtinës. Sipas fjalëve të tij në raste kur ka hasur në ndonjë ndërtim pa leje aponë tejkalim të lejes së ndërtimit i pandehuri thotë se fillimisht ka kërkuar që të paraqitetinvestitori ose pronari i objektit në inspekcion nga të cilët ka kërkuar që ta prezantojdokumentacionin teknik. Pasi që ka ndodhur që pala të mos përgjigjet në ftesën e tij, thotë seprocedura është zhvilluar pa prezencën e palës. Gjendjen në terren e ka paraqitur me anë tëprocesverbaleve të cilat i ka lënë në vend punishte e përveç kësaj, ka rrethuar punishten meshirit dhe i ka larguar punëtorët. Pas këtyre veprimeve i pandehuri thotë se vazhdimisht kamonitoruar atë ndërtim dhe në raste kur janë vazhduar punimet prapë ka përpiluarprocesverbal dhe ka nxjerr aktvendim për rrënim. Vendimin për rrënim dhe vendimin përndërprerjen e punëve i ka dorëzuar fillimisht te shefi i sektorit i cili i ka vulosur këto vendimedhe pastaj një kopje e vendimit të vulosur ia ka lënë shefit të sektorit, një kopje ka mbetur nëlëndë dhe një kopje i është dorëzuar palës, si dhe kopja e katërt ka mbetur në arkivin eKomunës. Në pyetjen se si është zbatuar ekzekutimi i vendimit për rrënim, i pandehuri ështëpërgjigjur se shefi i sektorit është dashur që ta organizoj rrënimin dhe ta njoftoj inspektorinpër datën e ekzekutimit në mënyrë që inspektori përgjegjës të jetë i pranishëm gjatëekzekutimit. I pandehuri në deklaratën e tij ka pohuar se në momentin kur ka nxjerr aktvendim përndërprerje të punimeve, ka bërë vendosjen e shiritave rrethues dhe largimin e punëtorëve, gjëqë është konstatuar në procesverbal, dhe se ka raste kur punë kryerësi i ka hequr shiritat dhenë këto raste ai nuk ka pasur çka të bëjë më shumë. I njoftuar me dosjen e lëndës që ka të bëjëme kompaninë “Oti Com” me investitorin Xhafer Rrmoku, i pandehuri është përgjigjur se aika lëshuar procesverbale dhe vendim për pezullimin e punimeve dhe pasi që investitori kabërë gropimin e thellë, ka pasur ankesa nga banorët përreth që kanë qenë të rrezikuar për çkaështë kërkuar nga investitori që ta bëjë sigurimin e shtëpive dhe rrugës përreth. Në pyetjen eprokurores se përse nuk ka lëshuar vendim për rrënim, i pandehuri është përgjigjur se këtënuk e ka bërë meqenëse në kohën kur ai ishte inspektor përgjegjës për këtë zonë, nuk kapasur çka të rrënohet duke pasur parasysh se ishte vendosur vetëm një pllakë prej 4cm me njështresë izoluese. Po ashtu ka deklaruar se ai e ka njoftuar shefin e tij Ismet Haliti për këtëobjekt dhe se shefi i ka thënë që ta përcjell gjendjen ngase pala ka qenë në procedurë përsigurimin e lejes ndërtimore. Thotë se pas atij, përgjegjës për këtë zonë është bërë inspektorjaArbenita Ajeti. Në pyetjen se si ka ndodhur që ai banon pikërisht në këtë ndërtesë, i pandehuri ështëpërgjigjur se këtë banesë e ka blerë vëllai i tij Lulzim Shala në marrëveshje me XhaferRrmokun dhe se kjo ka ndodhur qysh në fillim të ndërtimit të objektit. Banesa është 74m2 dheka kushtuar 37.000€ të cilat para vëllai i tij ia ka dhënë shitësit në kesh si dhe një veturë etipit pasat e cila ishte e vlerësua në shumë prej 10.000€. Për ndryshe banesa është në emër tënënës së tij Fexhrije Shala. I ballafaquar me faktin se shuma e shitblerjes nuk është paguar përmes bankës ipandehuri është përgjigjur se nuk e din arsyen përse vëllai i tij nuk e ka paguar përmesbankës. Thotë se ia ka tërhequr vërejtjen vëllait se ky objekt nuk posedon lejen e ndërtimit, 188
mirëpo përkundër kësaj, vëllai i tij ka vendosur që ta blej këtë banesë në të cilën tani jeton ai,i pandehuri Mërgim Shala me familje dhe me nënën e tij Fexhrije Shala. I pandehuri Granit Cenaj, në procesverbalet e datës 10.06.2014 dhe 19.11.2014; kadeklaruar se në inspekcionin e ndërtimit ka filluar me punë me 01.04.2012 dhe se deri nëmuajin nëntor të vitit 2012 ishte në trajnim dhe se në këtë periudhë nuk ka disponuar mekompetenca si inspektor i ndërtimit. Në muajin nëntor 2012 ai ka qenë përgjegjës si inspektori ndërtimit për zonën Qendër, Ulpiana, Dardania, Lakrishte dhe lagjen Pejton. Ka deklaruarse për gjithë punën e tij dhe veprimet e ndërmarra gjatë javës ka raportuar me shkrim te shefii sektorit Ismet Haliti dhe këtë raport e ka dorëzuar çdo të hënë kur janë mbajtur takimet epërgjithshme në orën 9. I pyetur nga prokurori për kompetencat e tij si inspektor i ndërtimitka shpjeguar se puna e tij ka pasur të bëjë me inspektimin e ndërtimeve, lëshimin eprocesverbaleve, nxjerrja e vendimeve për ndërprerjen e punëve si dhe nxjerrja e vendimevepër rrënim. Thotë se po ashtu ka praktikuar vendosjen e shiritave rreth objektit me asistencëne policisë të cilën, siç thotë, e ka angazhuar ai vet meqenëse policia ka qenë aty pranëinspekcionit. Ka theksuar se ka ndodhur që investitorët i kanë hequr shiritat dhe kanëvazhduar me ndërtime, në të cilat raste i pandehuri thotë se inspektorët nuk kanë pasur ndonjëudhëzim definitiv nga menaxhmenti për ushtrimin e kallëzimit penal apo kundërvajtjes,mirëpo përkundër kësaj i pandehuri thotë se në disa raste ai ka iniciuar procedurëkundërvajtëse përmes zyrës ligjore, mirëpo nuk i është kujtuar se në cilat raste ka ndodhurkjo. Vendimet për rrënim i ka dorëzuar fillimisht te zyrtarja Miradije Rrustemi e cila i kaprotokolluar në librin e saj rendor, pastaj ky vendim është dërguar në administratën eKomunës ku e ka marrë numrin zyrtar të protokollit dhe kjo lëndë është përcjell gjithmonëme atë numër të protokollit. Për ndryshe vendimi për rrënim është lëshuar në 4 kopje, njëkopje ka mbetur në lëndë, një kopje i është dorëzuar palës, një kopje në administratën ekomunës dhe një kopje te shefi i sektorit Ismet Haliti. Këto vendime i ka vulosur shefi isektorit Ismet Haliti. Për të gjitha këto vendime, i pandehuri thotë, ka qenë i njoftuarekzekutuesi Skender Canolli i cili ka qenë së bashku në zyre me Ismet Halitin. I pandehuri kapohuar se ka ditur se diçka nuk është në rregull, se po tolerohen ndërtime pa leje, mirëpothotë se ai personalisht nuk ka pasur fuqi që këto ndërtime të ndërpriten sepse kjo varej ngamenaxhmenti i inspekcionit. I pyetur për objektin “Hysi Group” ka deklaruar se zonënLakrishte në të cilën gjendet ky objekt e ka pranuar nga kolegia Arbenita Ajeti në nëntor tëvitit 2012, kur objekti ka qenë në fazën e ndërtimit të nivelit të katërt apo të pestë. Thotë se lidhur me gjendjen në terren ai i ka ndërmarrë të gjitha veprimet në kuadër tëkompetencave të tij, ka marrë vendim për ndërprerjen e punimeve, i ka vendosur shiritat dhepërfundimisht me datë 23.04.2013 ka marrë vendim për rrënimin e objektit, në të cilin kakonstatuar se investitori ka arritur ta bëjë ndërtimin e fazës së katërt të kullës A dhe B dhe sepala ka bërë tejkalim të lejes së ndërtimit në kullën A me dy nivele pa leje dhe në katin pesëdhe gjashtë nga 110m2, ndërsa në katin e shtatë 200m2, si dhe në kullën B ka bërë tre nivelepa leje ndërtimi. Ka deklaruar se nuk e din arsyen përse shefi i sektorit nuk e ka vulosur këtëvendim përkundër faktit se ai, i pandehuri Granit Cenaj, disa herë ka kërkuar vulosjen evendimi. Me këtë vendim ka qenë i njoftuar edhe ekzekutuesi Skender Canolli së shpejti, nëmuajin maj 2013 këtë zonë të përgjegjësisë e ka marrë kolegia e tij Drita Rukiqi. Po ashtu kadeklaruar se përderisa ishte inspektor përgjegjës për këtë zonë i ka bërë matjet e objektit dhekëto matje i ka krahasuar me projektin kryesor, që ka rezultuar se investitori ka bërë tejkalimnë sipërfaqe prej 6370m2 dhe se ky tejkalim ka të bëjë në periudhën nëntor 2012 deri nëmuajin prill 2013. I pyetur për objektin kolektiv banesor nga investitori Milazim Veliu tek 189
Akademia e arteve në Prishtinë, i pandehuri është përgjigjur se pas lëshimit të një vargu tëprocesverbaleve, me datë 03.07.2012 ka nxjerr aktvendim për rrënim i cili nuk ështëekzekutuar dhe investitori ka vazhduar me ndërtimin e objektit. Përse rrënimi nuk ështëekzekutuar i pandehuri thotë se nuk ka njohuri. Sa i përket objektit të ndërtuar nga investitori “Ramiz Sadiku” i pandehuri ështëpërgjigjur se me rastin e daljes në terren me datë 13.05.2013 ka zbuluar se investitori gjatëndërtimit të objektit me lejen ndërtimore ka ndërtuar një ankes objekt pa leje ndërtimore nësipërfaqe prej 146m2 për një bazë, dhe meqenëse kanë qenë të ndërtuar 2 kate e gjysmë sëbashku me bodrum përafërsisht kanë qenë të ndërtuar rreth 500m2 pa lejen e ndërtimit.Përgjegjëse e kësaj zone para tij ka qenë inspektorja Arbenita Ajeti. Me të konstatuar këtëgjendje, thotë se ka raportuar te shefi i tij për tejkalimin që ndodhet në këtë objekt, mirëponuk ka arritur që të nxjerr vendimin për rrënim ngase ndër kohë ka qenë i transferuar ngainspekcioni i ndërtimit në inspekcionin komunal për periudhën 3 mujore, duke filluar nga 1qershor 2013 deri me 31 gusht 2013. Në pyetjen se a e ka njoftuar inspektoren Drita Rukiqin për objektin e “RamizSadiku” pasi që ajo e ka pranuar këtë terren pas tij, i pandehuri është përgjigjur se e kanjoftuar Drita Rukiqin me gjendjen në terren, për aneks objektin e ndërtuar nga investitori“Ramiz Sadiku”, mirëpo përse ajo nuk ka nxjerr vendim për rrënim ka deklaruar se supozimii tij është se ajo ka qenë e frikësuar meqenëse një kohë të gjatë ka qenë e suspenduar ngapuna dhe në atë kohë sapo ishte kthyer në punë. I ballafaquar me komunikimin e tij përmesSMS-ve, sipas masave të fshehta të përgjimit, konkretisht për SMS-in e tij të datës19.04.2013 “Ismet aman thuj qatij hysit le te nalet se pom vjen keq prej teje mi shku qdo dit”i pandehuri është përgjigjur se e ka ditur që shefi i tij Ismet Haliti dhe Hysi janë shokë mesvete dhe se po takohen, dhe se ai, i pandehuri Granit Cenaj ka qenë ai që ia ka ndërprerëpunimet Isen Sadikut disa herë, i ka vendosur shiritat dhe ka nxjerrë vendim për rrënim, tëcilin vendim Ismet Haliti nuk e ka vulosur. I pyetur për përmbajtjen e SMS-it të dërguar ngaIsmet Haliti ku thotë: “Ku je, hajde ne zyre te un e shkojm bashk” fjala është për SMS-in edërguar vetëm 4 minuta pas SMS-it të cituar më sipër, i pandehuri përgjigjet se ia ka dërguarIsmet Haltit SMS-in e parë për të pasur dëshmi se e ka njoftuar edhe me SMS përveçnjoftimeve tjera zyrtare të asaj dite. Po ashtu ka deklaruar se me datë 06.05.2013 pas disathirrjeve me telefon nga i pandehuri Ismet Haliti, përderisa i pandehuri Granit Cenaj ka qenënë kafiqin “Image” në Bregun e diellit, i pandehuri Ismet Haliti ka shkuar me veturën AudiQ7, me të cilën veturë ai për ndryshe zakonisht vinte në punë dhe kur i pandehuri Granit kadalë nga kafiqi ka hip në veturën e Ismet Halitit, ku pastaj Ismeti e ka dërguar me veturë nëlagjen Dragodan, është ndalur në një rrugë dhe i ka thënë Granitit që të dalë nga vetura dhe tilen telefonat brenda, e pasi që Graniti ka dalë nga vetura, Ismeti ka filluar të flas lidhur meinvestitorin Bejtush Zhugolli duke i thënë se kishte me qenë mirë mos me nguc këtë person, eduke pasur parasysh se Graniti ka marrë vendim për rrënimin e objektit të këtij investitori dheky vendim është ekzekutuar me rrënimin e shtyllave të katit të nëntë. Po ashtu ka pohuar seme këtë rast Ismeti i ka thënë: “Mos e bo t’madhe si te Hysi”, ndërsa pasi që Graniti i kathënë se e ndien veten të kërcënuar nga Bejtush Zhugolli, Ismeti i ka thënë mos me ngucBejtushin dhe se: “Edhe për ty del diçka”. Në pyetjen e prokurores se çka ka menduar mekëto fjalë Ismeti, i pandehuri Granit Cenaj është përgjigjur se supozon se Ismeti ka menduarpër para, mirëpo ai, Granit Cenaj i është përgjigjur Ismetit se nuk pranon para dhe se do tindërmerr të gjitha hapat që i takojnë me ligj. 190
E pandehura Drita Rukiqi, në procesverbalet e datës 18.06.2014 dhe 10.11.2014; kadeklaruar se ka filluar punën si inspektore e ndërtimit në Komunën e Prishtinës në vitin 2000– 2001, dhe se në vitin 2008 ishte e suspenduar nga puna deri me datë 12.11.2012 kur ështëkthyer në vendin e punës. Ka theksuar se deri me datë 20.06.2013 nuk ka pasur asnjë terrenpër inspektim dhe se pas kësaj date, zona e përgjegjësisë së sajë ishin zonat; Qendra, Ulpiana,Dardania, Lakrishte dhe lagja Pejton. Detyra e sajë ka qenë që ta inspektoj terrenin, tëpërpiloj procesverbale mbi gjendjen në terren dhe në rastet kur ka hasur në objektet qëndërtoheshin pa lejen e ndërtimit ka nxjerr aktvendime për pezullimin e punimeve, ka bërërrethimin e objektit me shirit dhe ka nxjerr vendime për rrënim. E pyetur për rastin e objektit të ndërtuar nga investitori Ekrem Qarolli, e pandehuraështë përgjigjur se në këtë rast ajo i ka ndërmarrë të gjitha veprimet në kuadër tëkompetencave të sajë dhe se në këtë rast e ka rrethuar me shirit punishten, gjë që kakonstatuar në procesverbalin e datës 08.07.2013. Në pyetjen se në cilën fazë të ndërtimit e kalëshuar vendimin për rrënim, e pandehura është përgjigjur se pas marrjes së vendimit përpezullimin e punimeve që e ka nxjerr inspektori Granit Cenaj, ajo me rastin e vizitës sëpunishtes me datë 25.06.2013 ka konstatuar se objekti është në fazën e ndërtimit të dybodrumeve pa lejen e ndërtimit. Në procesverbalin e datës 08.07.2013 e pandehura thotë seka konstatuar se investitori i ka vazhduar punimet edhe pas marrjes së vendimit për pezullimdhe me datë 23.07.2013 ka nxjerr vendim për rrënim. Ka theksuar se ekzekutimin e vendimitpër rrënim duhet ta organizoj stafi menaxhues, respektivisht shefi i sektorit, ekzekutuesi dhedrejtori i inspekcionit, ngase kompetencat e sajë si inspektore përfundojnë me nxjerrjen evendimit për rrënim dhe se ajo nuk jep urdhër për ekzekutimin e vendimit për rrënim. Sa i përket objektit të Agim Hysenit në lagjen Pejton, e pandehura ka deklaruar se njëherë është bërë ekzekutimi në këtë objekt sipas vendimit të sajë për rrënim të datës16.10.2013. Mirëpo pala i ka shfrytëzuar ditët e vikendit dhe prapë e ka ndërtuar objektin përçka ajo edhe një herë ka nxjerr vendim për rrënim të datës 11.11.2013 dhe e ka njoftuarekzekutuesit Skender Canolli se investitori Agim Hyseni ka filluar ta përgatis pllakën e funditnë objekt pa lejen e ndërtimit dhe ka kërkuar nga ai që ta bëjë përgatitjen e aksionit përrrënimin e pllakës. Me konstatimin e prokurores se ekzekutimi në këtë rast ishte në ditën e shtunë si dhe enjoftuar me transkriptin e bisedave nga masat e fshehta të përgjimit të bisedave të zhvilluarames sajë dhe Skender Canollit me datë 09.11.2013, 10.11.2013, 11.11.2013 dhe 13.11.2013 epandehura është përgjigjur se këto biseda dëshmojnë se ajo ka insistuar që të bëhetekzekutimi dhe pasi që ishte ditë e shtunë ekzekutimi ishte organizuar gjatë kujdestarisëkështu që ajo nuk ka qenë prezent gjatë ekzekutimit, ndërsa të hënën kur ka ardhur në punë eka pyetur Skenderin përse nuk është bërë ekzekutimi i vendimit për rrënim e ai i ështëpërgjigjur se ekzekutimi do të kryhet të martën, mirëpo rrënimi prapë se prapë nuk është bërë. E pyetur për objektin e “Ramiz Sadiku” e pandehura është përgjigjur se këtë zonë tëpërgjegjësisë, ku gjendet “Ramiz Sadiku” e ka pranuar nga kolegu Granit Cenaj dhe se nukka ditur që një aneks objekt i këtij investitori është pa lejen e ndërtimit. Për më tepër thotë senë kohën kur e ka pranuar terrenin ky objekt ka qenë i përfunduar. E pyetur për objektin e“Hysi Group” e pandehura ka deklaruar se me datë 20.06.2013 e ka marrë në përgjegjësiterrenin në të cilin gjendet ky objekt dhe me rastin e daljes në terren ka konstatuar se kyobjekt ka qenë në fazën e ndërtimit, gjë që ka konstatuar në procesverbalin e datës 191
08.07.2013. Thotë se e ka urdhëruar investitorin për ndërprerjen e punimeve dhe rrënimin eshtyllave në mes kullës A dhe B si dhe ti ndërpres punimet në ndërtimin e objektit pasi qënuk ishte në përputhje me projektin zbatues. Me datë 09.07.2013 ka nxjerr vendim për rrënimi cili nuk është ekzekutuar asnjëherë. Pastaj, në vazhdimësi e pandehura thotë se ka përpiluar procesverbale në të cilat kakonstatuar se investitori e ka vazhduar ndërtimin e objektit edhe pas vendimit për rrënim,mirëpo, shefi i sajë Ismet Haliti dhe ekzekutuesi Skender Canolli gjithmonë kanë gjeturndonjë arsye për të mos ekzekutuar vendimin për rrënim duke thënë se kanë edhe rrënime tëtjera.ANALIZA E PROVAVE 192
Nga provat e grumbulluara prokuroria ka vërtetuar se të akuzuarit kanëkryer veprënpenale të krimit të organizuar, në kohë, vend, mënyrë dhe motiv të përshkruar si në dispozitivtë aktakuzës. Në bazë të provave materiale të cekura në këtë Aktakuzë, në bazë të dëshmive tëdëshmitarëve, në bazë të deklaratave të të pandehurëve, si dhe në bazë të detyrave dheautorizimeve që ata kishin si persona zyrtarë në Sektorin e Inspekcionit për Ndërtim,prokuroria ka ardhur në përfundim se të pandehuritIsmet Haliti, Skender Canolli, BlerinaSyla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mergim Shala, GranitCenaj, dhe Drita Rukiqi, për një kohë të gjatë, që përfshin periudhën janar 2010-mars 2014,në mënyrë permanente dhe qëllimisht nuk e kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare përparandalimin dhe ndërprerjen e ndërtimeve kundërligjore në Komunën e Prishtinës. Meanalizën e 36 dosjeve të siguruara nga Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinësprokuroria ka konstatuar se të pandehurit- inspektorët e ndërtimit kan lëshuar procesverbaletë shumta në të cilat kanë konstatuar gjendjen e punimeve në vend ndërtim, kanë nxjerrvendime për pezullimin e punimeve si dhe vendime për rrënimin eobjekteve kundërligjore tëcilat nuk janë ekzekutuar. Në anën tjetër, investitorët e ndryshëm i kanë zhvilluar punimet tëtyre drejt ndërtimit të objekteve kolektive banesore dhe afariste me vlera të mëdha, pa lejen endërtimit, si dhe ato që janë ndërtuar në kundërshtim me lejen e ndërtimit. Sjellja e tëpandehurëve në raport me detyrën e tyre zyrtare është në kundërshtim direkt me ligjet në fuqi,konkretisht në kundërshtim me Ligjin për ndërtim nr.2004/15 i datës 27 maj 2004, cilindalonte çdo punë ndërtimore para se të merret leja e ndërtimit. Ky ligj ishte në fuqi deri më31 maj 2012 kur ka hyrë në fuqi Ligji për ndërtim nr. 04/L-110, i cili përjashton çdo mundësitë ndërtimit pa lejen e ndërtimit dhe përcakton vetëm rregulla për lëshimin e lejevendërtimore dhe pajtueshmërinë me kërkesat e lejes ndërtimore dhe lëshimin e certifikatës sëpërdorimit. Të pandehurit kanë vepruar edhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ tëMinistrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nr. 18/2013 të datës 06.08.2013, PërStandardet Minimale dhe Procedurat për Mbikëqyrjen Inspektive dhe Lëshim të Certifikatëssë Përdorimit. Përveq kësaj të pandehurit kanë vepruar edhe në kundërshtim me detyrat dhevendin i tyre tëpunës, që janë përcaktuar në Vendimin për organizimin e brendshëm dhesistematizimin e vendeve të punës në organet e administratës komunale dhe njësitë e sajë, 01nr. 031-66331, të datës 08.05.2013.Sipas këtij Vendimi, Sektori i inspekcionit për ndërtrimështë përgjegjës për inspektimin e ndërtimeve,instalimeve, renovimeve, zgjerimeve,ndryshimeve, shëndërrimeve, si dhe inspektimin e rrënimit të çfarëdo ndërtese apo strukture,inspektimin e dokumentacionit teknik (projektet e ndërtimit, lejet e ndërtimit, inspektiminfinal të vend ndërtimit), inspektimin e secilës fazë të ndërtimit dhe verifikimin e përputhjes sëpunëve të përfunduara me dokumentacionin ndërtimorë, inspektimin e kushteve dhe masavetë sigurisë që kanë të bëjë me sigurimin e objektit dhe të objekteve të tjera përreth, si dhemasat për sigurinë e komunikacionit përreth këtyre objekteve, vërtetimin e dokumenteveburimore të cilat investitori duhet ti ketë në dispozicion në vend ndërtim, në përputhshmërime ligjin, përpilimi i procesverbaleve për gjendjen e punimeve në vend ndërtim, përrespektimin ose mos respektimin e kushteve të përcaktuara për ndërtim, cilësinë e punimevedhe të materialit ndërtimor, marrjen e vendimeve për ndërprerjen e ndërtimit si rezultat i mospërputhjeve me kërkesat e lejes ndërtimore, marrjen e vendimeve për rrënimin e objekteve tëndërtimit si rezultat i mos përputhjes me kërkesat e lejes ndërtimore. Gjatë hetimimit të pandehurit jan munduar që t’i a bartin përgjegjësin njëri tjetrit.Kështu, i pandehuri Ismet Haliti mbrohet se inspektorët kanë qenë të pavarur në punën e tyredhe se ata nuk kanë pasur asnjë pengës ligjore për ti ekzekutuar vendimet të tyre, qoftë për 193
ndërprerjen e punimeve qofte për rrënimin e objekteve që ndërtoheshin në mënyrëkunderligjore. Në anën tjetër të pandehurit inspektorë të ndërtimit Blerina Syla, VehbiAbdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mergim Shala, Granit Cenaj,Drita Rukiq janë mbrojtur se detyra e tyre zyrtare është përmbushur me hartimin eprocesverbaleve dhe vendimeve për rrënim dhe se për ekzekutimin e vendimeve kanë qenëpërgjegjës i pandehuri Ismet Haliti dhe zyrtari për përmbarim Skender Canolli, ndërsa ky ifundit, i pandehuri Skender Canolli, është mbrojur se për ekzekutimin e vendimeve përrrënim ishin kompetent inspektorët të ndërtimit dhe shefi i sektorit Ismet Haliti. I pandehuriSkender Canolli po ashtu është mbrojtur se detyra e tij e vetme ka qenë krijimi i kontaktit mekompaninë e kontraktuar për kryerjen e rrënimeve dhe policinë për asistencë, dhe se në rastine rrënimit të ndonjë objekti detyra e tij ishte që, së bashku me inspektorin përgjegjës, tapërcjell dhe mbikëqyr procesin e rrënimit. Të pandehurit janë mbrojtur se në disa raste ata ikanë ekzekutuar vendimet për rrënim. Hetimi i prokurorisë ka zbuluar se nëato rastevendimet për rrënim janë ekzekutuar kryesisht me rrënimin e shtyllave të kaktit të fundit e jome rrënimin e tërë objektit. Për më tepër, për faktin se këto objekte nuk janë rrënuar dëshmongjendja reale në teren, që vërtetohet nga fotodokumentacioni i përgaditur nga Drejtoria eInspekcionit të Komunës së Prishtinës. Nga fotodokumentacini në fjalëshihet se nuk ështërrënuar asnjëobjekt që ishte përfshir në hetimin e prokurorisë. Për kundrazi, shumica prejkëtyre objekteve janë përfunduar,apo janë në fazën e avancuar të ndërtimit. Prijashtimin eparaqesin objekti-pompa e derivateve e kompanis “Al Petroll “ dhe një pjesë e objektit tëkompanisë “Elkos” të cilat janë rrënuar pasi që të pandehurit janë pezulluar nga puna. Hetimi i prokurorisë ka zbuluar setëpandehurit,nga muaji janar 2010 - mars2014,kanë vepruar sipas njejtit“modus operandi”. Ky model veprimi është realizuar ashtu qëinvestitorët të ndryshëm (prej të cilëve disa ishin pronarë të tokave e disa prej tyre lidhninmarrëveshje me pronarët të tokave për ndërtim të përbashkët) fillonin përgatitjen e terrenitpër ndërtimin e objekteve kolektive banesore dhe afariste dhe pastaj fillonin punët tëgropimittë dheut. Meqenëse është fjala për objektet masive, me bodrume dhe nëraste të shumta edheme garazhe nën tokë, këto punime-gropimeishin të fella dhe kanë zgjatur ca kohë, duke uzhvilluar nga ana e punëtorëve me përdorimin e makinerisë së rëndë.Dhe pikërisht në këtëfazë të hershme të ndërtimit të akuzuarit Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi,Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mergim Shala, Granit Cenaj, Drita Rukiqi, si inspektorëtëndërtimit, secili sipas zonës së tij të përgjegjësisë, nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim seriozdhe konkretpër ndërprerjen e ndërtimit,siç ishin të detyruar sipas procedurave dhestandardeve ligjore në fushën e ndërtimit: nuk i kanë mbyllur vend ndërtimet, nuk e kanëlarguar personelin dhe mjetet materiale nga vend ndërtimet dhe nuk kanë bërë fletëparaqitjekundërvajtëse ndaj investitorëve. Për ti kryer këto detyra të pandehurit kanë pasur nëdispozicion asistencën e policisë e cila ishte e stacionuar në ndërtesën e Drejtorisë sëInspekcionit Komunal, mirëpo të pandehurit këtë asistencë nuk e kanë shfrytëzuar apo e kanëshfrytëzuar shumë rrallë. Inspektorët e ndërtimitishin të caktuar për inspektimin e zonave tëndryshme në Komunën e Prishtinës, mirëpo ata kohë pas kohe ndroheshin dhe në raste tërralla vetëm një inspektor ka qenë përgjegjës për zonën e caktuar.Ka ndodhru që disa ngainspektorët i kanë vizituar terrenet e tyre në intervale të shkurtura kohore, mirëpo në shumtëne rasteve inspektorët i kanë vizituar terrenet e tyre në intervale të gjata kohore, për deri sa nëato vende zhvilloheshin ndërtimet kunderligjore, pothuajse papenguar, madje edhe në qendërtë qytetit të Prishtinës. Të pandehurit janëmbuluar formalisht me lëshimin e një vargu tëprocesverbaleve dhe vendimeve për pezullimin e punimeve si dhe me nxjerrjen e vendimevepër rrënim. Mirëpo, siç rezulton nga dosja e lëndëve, këto vendime inspektorët i kanë nxjerrëkryesisht në fazat e avancuara të ndërtimit.I pandehuri Ismet Haliti, përmes inspektorëve tëndërtimit, si dhe përmes raporteve zyrtare javore, njoftohej për gjendjen në terën, për objektetqë ndërtoheshin pa lejen e ndërtimit si dhe për objektet që ndërtoheshin në kundërshtim me 194
lejen e ndërtimit në zonat të ndryshme të Komunës së Prishtinës. Ky fakt u vërtatua ngadeklaratat e tëgjith tëpandehurëve dhe nga deklarata e dëshmitares Miradije Rrustemi, zyrtarenë Inspekcionin e ndërtimit e cila i përgadiste raporte javore.I pandehuri Ismet Haliti ka pasurpër obligim që timbikëqyrë inspektorët dhe të kujdeset për ekzekutimin e vendimeve përrrënim të nxjerra nga ana e tyre. Në realitet, aiështë kujdesor që këto vendime tëmosekzekutohen. I pandehuri Ismet mbantekontakte me investitorë të ndryshëm, në mesin etë cilëve ishin edhe disa miq të tij personal,të cilëvei siguronte që ata ti vazhdojnë punimet tëtyre pa pengesa. Masat e fshehta të përgjimit kanë zbuluar se i pandehuri Ismet ka mbajtëtakime dhe kontakte me investitorët: Isen Sadiku nga Kompania “Hysi Group”, Ymer Veliunga Kompania “Naki Trade”, Arbër Kryeziu nga Kompania “Al Petrol”, Bedri Prishtina ngaKompania “Tregtia”, Shefik Rexhepi nga Kompania “Euro Abi”, Azem Rusinovci ngaKompania “Reforma”, Bejtush Gashi nga Kompania “VG Construction”, Fisnik Morina ngaKompania “ART Group”. Masat e fshehta të përgjimit kanë zbuluar edhe kontakte të shumta telefonike në mestë investitorit Xhafer Rrmoku dhe inspektorit, të pandehurit Mërgim Shala si dhe në mes tëinvestitorit Xhafer Rrmoku, në njërën anë, dhe inspektores, të pandehurës Arbenita Ajeti dhebashkëshorti i saj Valton Ajeti, në anën tjetër. Këto kontakte janë realizuar në kohën për derisa investitori Xhafer Rrmoku ndërtone objektin e tij kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit, nëzonën e përgjegjësis së inspektorëve, të pandehurëve Mërgim Shala dhe Arbenita Ajeti. I pandehuri Skender Canolli, i ciliishte person përgjegjës për ekzekutimin evendimevepër rrënim, e ndante zyrën me të pandehurin Ismet Haliti. I pandehuri Skender Canolli ishteperson i afërt me të pandehurin Ismet Haliti, kështu që kur i pandehuri Ismet mungonte ngapuna në detyrë e zëvendësonte i pandehuri Skender.Të pandehurit Ismet Haliti dhe SkënderCanolli kanë qenëzyrtarëttë autorizuar për përdorimin e vulës zyrtare dhe ata dy i kanëvulosur vendimet të nxjerra nga inspektorët e ndërtimit.Ky fakt u vërtatua nga deklaratat e tëpandehurëve si dhe nga deklarata e dëshmitarit Muhamet Gashi, ish drejtor i Drejtoris sëInspekcionit. Nga provat të siguruara gjatë hetimit u vërtetua se nëdisa raste të rralla të pandehuritkanë iniciuar aksione për ekzekutimin e vendimeve për rrënim, mirëpo këto aksionekanëpërfunduar vetëm me rrënimin e shtyllave të katit më të lartë edhe pse kompania ekontraktuar për rrënimin e objekteve “Dardania” ka disponuar me pajisjet e nevojshme përrrënimin e plotë të objekteve, fakt ky i vërtetuar nga deklarata e pronarit të kompanisë“Dardania” Behram Gashi. Me rastin e organizmit të aksionit për rrënim, personat përgjegjëspër të kontaktuar kompanin për rrënim ishin të pandehurit Ismet Haliti dhe Skendër Canolli,sidhe inspektorët e ndërtimitpërgjegjës për atë objekt, të cilët gjatëprocesit të rrënimit ishin tëpranishëm në teren. Siç ka treguar hetimi, akcionet e rrënimit kanë përfunduar kryesisht merrënimin e shtyllave në kate më të larta, sa për të raportuar se kinse janë ekzekutuar vendimepër rrënim. Në realitet, pas largimit tëekipit për ekzekutim investitorët pa pengesa i kanëvazhduar punimet të tyre ndërtimore. Rasti flagrant është mbindërtimi në objektin einvestitorit Agim Hyseni, në të cilin rast është organizuar akcioni i rrënimit, mirëpo falëangazhimit të të pandehurit Skender Canolli ky rrënim nuk është ekzekutuar. Siç ka zbuluaraplikimi i masave të fshehta të përgjimit, nërastin konkret i pandehuri Skender Canolli kaqenë i ndikuar nga personi Bejtush Zhugolli i cili ka kërkuar nga i pandehuri Skender që kyrrënim të ndalet. Nëmënyrën e përshkruar, në shumicën e madhe të rasteve të hetuara investitorët kanëarritur që ti përfundojnë objektet të tyre dhe të pajisën me lejen e ndërtimit. Shumica e 195
investitorëve në fazën e hershme të ndërtimit si dhe më vonëi kanë shitur banesat dhe lokaletnë këto objekte në kundërshtim me Ligjin për ndërtim, meqenëse nëkohën kur kanërealizuarshitëblerjen nuk kanëpasur lejen e ndërtimit. Mu për atëarsyeinvestitorët i kanë lidhur meblerësit ashtuquajtura parakontratat, të cilat nëmungesë të lejes së ndërtimit, nuk kanë mund tivërtetojnëzyrtarisht,e as të bëjnë bartjen e pronësisë në kadastër. Në këtë mënyrë investitorët,më anë të ndërtimit të objekteve pa lejen e ndërtimit, kanërealizuar përfitime të mëdhamateriale, si dhe nga shitja e banesave përfitime të mëdha financiare. Ky fakt është vërtatuarnë bazë të kontratave qëinvestitorët gjatë hetimit i kanë dorzuar në prokurori. Se qfar përmasa ka marrë gjendja e krijuar në Sektorin e inspekcionit për ndërtimtregon edhe fakti se inspektoret, e pandehura Drita Rukiqi dhe e pandehura BlerinaSyla,Arbenita Ajeti, Granit Cenaj fare nuk e kanë kontrolluar dokumentacionin teknik tëinvestitorit NTSH Export Import “Nazi” i cili ka siguruar lejen e ndërtimit dhe i ka zhvilluarndërtimet në parcelën e cila në një pjesë përfshinë edhe pronën shoqërore. Në anën tjetër, siçka zbuluar hetimi i prokurorisë ekzistojnë edhe rastet kur inspektorët nuk kanë raportuar farepër ekzistimin e objekteve kolektive banesore të ndërtuara pa lejen e ndërtimit, siçështërasti iinvestitorit “Ramiz Sadiku” për të cilin përgjegjëse ishte inspektorja Drita Rukiqi dhe rasti iinvestitorit “Pozhegu Brothers”, për të cilin përgjegjëse ishte inspektorja Blerina Syla, në tëcilat raste këto inspektorefare nuk kan raportuar, madje nuk kanë ndërrmarëasnjë masë ligjorepër ndalimin e ndërtimit të këtyre objekteve që ndërtoheshin pa lejen e ndërtimit. Zyrtarët përgjegjës nga Sektori i inspekcionit për ndërtim nuk kanë ndërmarrë masaligjore as në rastin e kërkesave dhe lutjeve të familjes Lakna, nga Lagja Mati I, që tëndërpritet ndërtimi kundërligjor i objektit kolektiv banesor, i cili direkt e ka dëmtuar këtëfamilje, duke u afruar pronës sëkësaj familjenë kundërshtim me projektin kryesor, në bazë tëcilit i është lëshuar leja e ndërtimit investitorit “Burimi Comerce” (dimenzionet e objektit nëbazë sipas projektit kryesor ishin 16.4x13m ndërsa dimenzionet të realizuara gjatë ndërtimitjanë 19.21x13.61 m, për deri sa distanca e përcaktuar sipas projektit nga parcela fqinjë(familja Lakna) ishte 8.85m, ndërsa objekti i ndërtuar është në distancë nga parcela fqinjë3.63m (pika fillestare) respektivisht 4.09m). Hetimi ka zbuluar se veprat penale të kryera nga të pandehurit Ismet Haliti, SkënderCanolli dhe Mërgim Shala kanë rezultuar me pasurimin e tyre kundërligjor. I pandehuri Ismet Haliti disponon me pasuri e cila nuk buron nga të ardhurat e tij që ika realizuar nga paga që përfshinte shumën prej 121.32€, respektivisht 364.37€, apondonjëtjetër burim ligjordhe atë:veturën e markës Audi Q7, me targa 01-900FG, prodhuar nëvitin 2008 në vlerë prej 37.000,00, veturën e markës VW Golf me targa 01-326-FP, prodhuarnë vitin 2009 në vlerë prej 12.500€ dhe një veturë tjetër e markës VW Golf me targa 01-421-FL, e prodhuar në viti 2009, në vlerë prej 16.800,00€, gjitha të paguara me para kesh, si dheshuma e parave prej 11.000,00 € e gjetura në shtëpinë e tij gjatë bastisjes, i pandehuriSkenderCanolli: veturën e markës VW Passat, me targa 01-714-FL, prodhuar në vitin 2008, në vlerëprej 20.000,00€, e paguar me para kesh,si dhe paratë në shumë prej 10.560,00 Frangazvicerane, 2.600,00 $ amerikan dhe 1.880,00 €, të gjetura në shtëpinë e tij gjatë bastisjes,pasuri kjo që nuk mund të arsyetohet me të ardhurat që i pandehuri i realizonte nga paga e tijnë shumë prej 130.00€,respektivisht 315.69€, apo ndonjëtjetër burim ligjor, si dhe ipandehuri Mërgim Shala banesën e cila gjendet në lagjen Kalabria, Llamella 2, kati II, banesanr. 07 me sipërfaqe prej 76.3m2, që evidentohet në emër të nënës së tij Fexhrije Shala, pasurikjo që nuk mund të arsyetohet me të ardhurat që i pandehuri i realizonte nga paga e tij nëshumë prej 214.50€, respektivisht 281.72€. 196
Duke u nisur nga fakti se për realizimin e detyrave,që i përkasin Sektorit tëinspekcionit për ndërtim, janë përgjegjës Shefi i Sektorit- në rastin konkret UD i shefit tësektorit i pandehuri Ismet Haliti, dhe Inspektorët e ndërtimit- në rastin konkret të pandehuritBlerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, MergimShala, Granit Cenaj, Drita Rukiqi si dhe zyrtari për përmbarim-në rastin konkret i pandehuriSkënder Canolli, prokuroria ka ardhur në përfundim se përgjegjësia penale përmospërmbushjen e detyrave u takon të gjith tëpandehurëve, në kuadër të detyrave dhekompetencave të secilit prej tyre, për rastet si në vijim: Të pandehurit Blerina Syla, Arbenita Ajeti, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi,inspektorëtë ndërtimit, përgjegjës për zonën “Lakrishte” në Prishtinë, dhe të pandehurit IsmetHaliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtimdhe Skender Canolli, zyrtarë përpërmbarim, nga data 27.01.2010 deri më 05.11.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimetkunderligjore dhe nuk i kanë ekzekutuar vendimet për rrënim në dy objekte banesore afaristetë cilat gjenden në rrugën “Tirana” të investitorit NTSH “EXPORT-IMPORT-NAZI” dhe“HYSI GROUP”, me përfaqësues Isen Sadiku, ashtu që të pandehurat Blerina Syla dheArbenita Ajeti kanë lëshuar formalisht procesverbale në të cilat kanë konstatuar ndërtimin elamelës “A” dhe lamelës “B” në kundërshtim me lejen e ndërtimit, ndërsa i pandehuri GranitCenaj ka lëshuar vendim për rrënim, 09 nr. 356-2280 të datës 23.04.2013, me konstatim seinvestitori ka kryer ndërtimin e fazës së katërt të lamelës “A” dhe “B”, duke bërë tejkalim tëlejes së ndërtimit në lamelën “A” me dy nivele pa leje (8 dhe 9) dhe në katin e pestë dhegjashtë nga 110m2, ndërsa në katin e shtatë 200m2, si dhe në lamelën “B” ka bërë tre nivele(5, 6 dhe 7) pa leje ndërtimi, si dhe e pandehura Drita Rukiqi, ka lëshuar vendim për rrënim,09 nr. 356-2280 të datës 09.07.2013, duke konstatuar se investitori ka vazhduar punimet nëlamelën “B”, ku ka bërë betonimin e pllakës së katit të tetë mbi përdhese pa lejen e ndërtimitsi dhe në lamelën “A” ka bërë tejkalimin e sipërfaqes së lejuar në katin e njëmbëdhjetë mbipërdhese, si dhe ka bërë betonimin e shtyllave në mes të dy lamelave me dimension50.00x18.00m2 në katin e pestë mbi përdhese pa leje ndërtimi, me çka i kanë mundësuarinvestitorit NTSH “EXPORT-IMPORT-NAZI” dhe “HYSI GROUP” që të ndërtojë objektinbanesor afarist në parcelën e cila përfshin një parcelë në pronësi shoqërore, si dhenëkundërshtim me lejen e ndërtimit me tejkalim prej 10296m2 , dhe në këtë mënyrë tërealizoj përfitim material, si dhe nga shitja e banesave përfitim financiar në shumë prej6.047.688,00€; Të pandehurit Vehbi Abdullahu, Granit Cenaj dhe Blerim Ibishi, inspektorëtëndërtimit, përgjegjës për zonën “Dodona” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, shef iSektorit të Inspekcionit për Ndërtimdhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data17.09.2010 deri më 27.12.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimetkunderligjore dhe nuk e kanëekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 354-25881 të datës 03.07.2012, në objektin qëgjendet në rrugën “Ardian Krasniqi”, me çka i kanë mundësuar investitorit “NAKI TRADE”me pronar Milazim dhe Ymer Veliu, që të ndërtoj objektin banesor afarist pa lejen e ndërtimitdhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material, si dhe nga shitja e banesave përfitimfinanciar në shumëprej 1.758.255,00€; Të pandehurat Arbenita Ajeti dhe Blerina Syla, inspektorëtë ndërtimit, përgjegjësepër zonën “Veternik” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit tëInspekcionit për Ndërtimdhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim,nga data 22.09.2010 197
deri më 13.11.2013 nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuarvendimin për rrënim 09 nr. 354-24968 të datës 06.06.2012 në objektin i cili gjendet në rr.“Holger Petersen”, me çka i kanë mundësuar investitorit “PRISHTINA E RE”, me pronarMentor Bytyqi, që të ndërtojë objektin kolektiv banesor nëntë katesh pa lejen e ndërtimit,dhenë këtë mënyrë të realizoj përfitim material, si dhe nga shitja e banesave përfitim financiar nëshumë prej 1.242.318,00€ Të pandehurit Mërgim Shala dhe Arbenita Ajeti, inspektorëtë ndërtimit, përgjegjëspër zonën “Kalabria” rruga “Rexhep Krasniqi” duke filluar nga data 01.10.2010, nuk i kanëndërprer ndërtimet dhe nuk kanë nxjerr aktvendim për rrënimin e dy objektevekolektivebanesore-afariste, që ndërtoheshin pa lejen e ndërtimit nga investitori “OTI COM” me pronarXhafer Rrmoku, i cili ka arritur që të ndërtoj dy objekte: Lamela 2 dhe Lamela 3 pa lejen endërtimit, ndërsa pasi që me datë 14.06.2011 investitori është pajisur me lejen e ndërtimit përLamelën 3 me etazhitet 2B+P+6 ai e ka tejkaluar lejen e ndërtimit duke ndërtuar objektin meetazhitet 2B+P+7, si dhe nuk është përmbajtur projektit kryesor në bazë të cilëit i ështëlëshuar leja e ndërtimit ashtu që në kundërshtim me projektin kryesor ka ndërtuar shkallët ngabetoni për qasje në pllaton para lokalit afarist, që do të thotë se ka shtuar një pjesë të etazhitmë shumë si dhe shkallët të cilat nuk figurojn në projekt, duke realizuar në këtë mënyrëpërfitim material, si dhe nga shitja e banesave përfitim financiar, në Lamelën 2 shumën prej731.105,00€, si dhe në Lamelën 3 shumën prej 600.239,00€; Të pandehurit Mërgim Shala, Ardian Muhadri, Vehbi Abdullahu dhe BlerimIbishi, inspektorëtë ndërtimit, përgjegjës për zonën “Arbëria” në Prishtinë, dhe të pandehuritIsmet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtimdhe Skender Canolli, zyrtarëpër përmbarim, nga data 09.06.2011 deri më 13.12.2013, nuk i kanë ndërprerëndërtimetkunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 354-9730 tëdatës 03.05.2012, në objektin që gjendet në rrugën “Halim Spahiu”, me çka i kanë mundësuarinvestitorit “AS PROJECT” me pronar Fisnik Avdyli, që të ndërtojë pa lejen e ndërtimitobjektin banesor afarist,dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material, si dhe nga shitja ebanesave përfitim financiar në shumë prej 937.580.00€; E pandehura Blerina Syla, inspektore e ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Mati I” nëPrishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit përNdërtimdhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 05.08.2011 nuk i kanëndërprerë ndërtimetkundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim 09 nr. 356-22391 të datës 23.10.2012, në objektin që gjendet në rr. “Muharrem Fejza”, me çka i kanëmundësuar investitorit “VG CONSTRUCTION” me pronar Bejtush Gashi, që ta ndërtojobjektin banesor afarist pa lejen e ndërtimit dhe me datë 18.06.2014të pajiset me lejen endërtimit, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material, si dhe nga shitja e banesavepërfitim financiar në shumë prej 1.879.797,00€; I pandehuri Mërgim Shala,inspektor i ndërtimit, përgjegjës për zonën “Arbëria” nëPrishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit përNdërtimdhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nuk i kanë ndërprerëndërtimetkunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim 09.356-1268 të datës20.04.2012, në objektin që është ndërtuar nga investitori “Dumnica Group” me pronarëNexhat Dumnica, sipas lejes së ndërtimit të datës 01.09.2011,për ndërtimin e objektit C2- 198
10,objekti D3 në lagjen “Arbëria” me etazhitet 2B+P+7, në të cilin objekt gjatë ndërtimitinvestitori ka tejkaluar lejën e ndërtimit ashtu që në katin e tetë ka bërë zgjerimin, me çka karealizuar përfitim material në sipërfaqe prej 200m2; Të pandehurit Blerim Ibishi dhe Arbenita Ajeti,inspektorëtë ndërtimit, përgjegjëspër zonën “Lakrishte” në Prishtinë, dhe të pandehuritIsmet Haliti, UD i shefittë Sektorit tëInspekcionit për Ndërtim, nga data 30.11.2011 deri më 10.10.2012, nuk i kanë ndërprerëndërtimetkundërligjoredhe nuk kanë nxjerrë vendim për rrënim, duke i mundësuar në këtëmënyrë investitorit “RAMIZ SADIKU” me pronar Avdi Krasniqi që të filloj ndërtimin eobjektit pa lejen e ndërtimit C4/1 që gjendet në rrugën “Tirana”, dhe me datë 10.10.2012 tëpajiset me lejen e ndërtimit për kompleksn banesor të bllokut C4 me etazhitet P+10, si dheme datë 12.08.2013 të pajiset me lejen e ndërtimit për kompleksin banesor C4/2,blloku A, B,C dhe D, ndërsa i pandehuri Granit Cenaj edhe pse në procesverbalin e datës 13.05.2013 kakonstatuar se investitori në kuadër të objektev për të cilat ka pasur lejen e ndërtimit ka filluarndërtimin edhe një objekti pa lejen e ndërtimit me etazhitet 2B+P+2nuk ka nxjerr vendim përrrënim të këtij objekti, dhe e pandehura Drita Rukiqi, pasi që është bërë përgjegjëse përzonën e lartcekur, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në kuadër të detyrave të saja për ndalimin epunimeve dhe rrënimin e këtij objekti, si dhe i pandehuri Ismet Haliti edhe pse ka pasurnjohuri për ndërtimin e një objekti pa lejen e ndërtimit nuk ka ndërmarrë masa për ndalimin endërtimit dhe nxjerrjen e vendimit për rrënim, me çka të pandehurit i kanë mundësuarinvestitorit e më larë cekur që të ndërtoj, në kuadër të objekteve për të cilat ka poseduar lejene ndërtimit edhe një objekt kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit me etazhitet B+P+2,dhe nëkëtë mënyrë të realizoj përfitim material në sipërfaqe prej 898.11m2 ; Të pandehurit Blerina Syla dhe Granit Cenaj, inspektorëtë ndërtimit, përgjegjës përzonën “Mati I” në Prishtinë, dhe i pandehurit Ismet Haliti, UD i shefittë Sektorit tëInspekcionit për Ndërtim, nga data 26.03.2012 deri më 17.09.2012, nuk i kanë ndërprerëndërtimet kunderligjore dhe nuk kanë nxjerr vendim për rrënim duke i mundësuar investitorit“BURIMI COMMERCE”, me pronar Isuf Berisha, që të ndërtoj pa lejen e ndërtimit objektinkolektiv banesor që gjendet në rrugën “Muharrem Fejza”, dhe pasi që me datë 17.09.2012investitori është pajisur me leje për ndërtim, i njëjti ka vazhduar ndërtimin e objektit dukemos respektuar lejen e ndërtimit, në atë mënyrë që sipas projektit kryesorë dimenzionet eobjektit në bazë ishin 16.4x13m ndërsa dimenzionet të realizuara gjatë ndërtimit janë19.21x13.61 m, për deri sa distanca e përcaktuar sipas projektit nga parcela fqinjë (familjaLakna) ishte 8.85m, ndërsa objekti i ndërtuar është në distancë nga parcela fqinjë 3.63m (pikafillestare) respektivisht 4.09m (pika përfundimtare), si dhe ballkonat nga ana e familjes Laknanuk i ka realizuar sipas projektit mirëpo, edhe pse të pandehurit kanë pasur njohuri për këtëndërtim kundërligjor, asnjëherë nuk kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e punimeve e asvendim për rrenim, kështu që investitori ka arritur që ta përfundoj ndërtimin e objektit dhenga shitja e banesave të përfitoj shumën prej 1.044,735,00€; Të pandehurit Vehbi Abdullahu, Granit Cenaj, Blerim Ibishi dhe ArdianMuhadri,inspektorëtë ndërtimit, përgjegjës për zonën “Ilirida” në Prishtinë, dhe tëpandehurit Ismet Haliti, UD i shefittë Sektorit të Inspekcionit për Ndërtimdhe SkenderCanolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 24.04.2012 deri më 27.12.2013 nuk i kanëndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr.356-15029 të datës 08.05.2012, në objektin që gjendet në rrugën “Xheladin Gurbaliu”, me 199
çka i kanë mundësuar investitorit “NAKI TRADE” me pronar Imer dhe Milazim Veliu që tëndërtoj objektin kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit,dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitimmaterial, si dhe nga shitja e banesave përfitim financiar në shumë prej 1.150.935,00€; Të pandehurit Ardian Muhadri dhe Blerim Ibishi, inspektorëtë ndërtimit, përgjegjëspër zonën “Normale” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit tëInspekcionit për Ndërtimdhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 26.11.2012deri më 31.10.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuarvendimin për rrënim, 09 nr. 356-43839 të datës 08.01.2013, në objektin që gjendet në rrugën“Shpëtim Robaj”, me çka i kanë mundësuar investitorit “BATUSHA” me pronar KadriBatusha, që të ndërtoj objektin kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit,dhe në këtë mënyrë tërealizoj përfitim material, si dhe nga shitja e banesave përfitim financiar në shumë prej932.770,00€ ; Të pandehurit Arbenita Ajeti, Granit Cenaj dhe Blerina Syla, inspektorëtëndërtimit, përgjegjës për zonën “Kalabria” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti,UD ishefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim,nga data 22.01.2013 deri më 23.10.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhenuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-90977 të datës 09.07.2013, nëobjektin që gjendet në rrugën “Shefqet Shkupi”, me çka i kanë mundësuar investitorit “OTICOM” me pronar Xhafer Rrmoku, që të ndërtojë objektin kolektiv banesor pa lejen endërtimit, Blloku 1, Lamela 1, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material, si dhe ngashitja e banesave përfitim financiar në shumë prej 596.645,00€; Të pandehurit Vehbi Abdullahu dhe Blerim Ibishi,inspektorëtë ndërtimit, përgjegjëspër zonën “Mati I” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit tëInspekcionit për Ndërtimdhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 16.04.2013deri më 10.01.2014, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuarvendimin për rrënim, 09 nr. 356-53852 të datës 29.10.2013, me çka i kanë mundësuarinvestitorit “ARKOS” me pronar Visar Tahiri, që të ndërtojë pa lejen e ndërtimit objektinkolektiv banesor me dy kulla me etazhitet 2B+P+10,dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitimmaterial, si dhe nga shitja e banesave përfitim financiar në shumë prej 779.453,00€, ku pastajinvestitori me datë 26.03.2014 është pajisur me lejen e ndërtimit; E pandehura Blerina Syla,inspektore e ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Hajvali”nëPrishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefittë Sektorit të Inspekcionit përNdërtimdhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, i kanë mundësuar përfitim materialinvestitorit “MABETEX” me pronarë Islam Pacolli, ashtu që duke filluar nga data02.05.2013 nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuarvendimin për rrënim, 09 nr. 356-143275 të datës 01.11.2013, ku pastaj investitori me datë26.11.2013 ka arritur të pajiset me lejen e ndërtimit; Të pandehurit Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi,inspektorëtë ndërtimit, përgjegjës përzonën “Lakrishte” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit tëInspekcionit për Ndërtimdhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 20.05.2013 200
Search
Read the Text Version
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- 12
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- 22
- 23
- 24
- 25
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
- 31
- 32
- 33
- 34
- 35
- 36
- 37
- 38
- 39
- 40
- 41
- 42
- 43
- 44
- 45
- 46
- 47
- 48
- 49
- 50
- 51
- 52
- 53
- 54
- 55
- 56
- 57
- 58
- 59
- 60
- 61
- 62
- 63
- 64
- 65
- 66
- 67
- 68
- 69
- 70
- 71
- 72
- 73
- 74
- 75
- 76
- 77
- 78
- 79
- 80
- 81
- 82
- 83
- 84
- 85
- 86
- 87
- 88
- 89
- 90
- 91
- 92
- 93
- 94
- 95
- 96
- 97
- 98
- 99
- 100
- 101
- 102
- 103
- 104
- 105
- 106
- 107
- 108
- 109
- 110
- 111
- 112
- 113
- 114
- 115
- 116
- 117
- 118
- 119
- 120
- 121
- 122
- 123
- 124
- 125
- 126
- 127
- 128
- 129
- 130
- 131
- 132
- 133
- 134
- 135
- 136
- 137
- 138
- 139
- 140
- 141
- 142
- 143
- 144
- 145
- 146
- 147
- 148
- 149
- 150
- 151
- 152
- 153
- 154
- 155
- 156
- 157
- 158
- 159
- 160
- 161
- 162
- 163
- 164
- 165
- 166
- 167
- 168
- 169
- 170
- 171
- 172
- 173
- 174
- 175
- 176
- 177
- 178
- 179
- 180
- 181
- 182
- 183
- 184
- 185
- 186
- 187
- 188
- 189
- 190
- 191
- 192
- 193
- 194
- 195
- 196
- 197
- 198
- 199
- 200
- 201
- 202
- 203
- 204
- 205
- 206
- 207
- 208
- 209
- 210
- 211