Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Document1

Document1

Published by urimbuzhala, 2015-08-26 07:34:51

Description: Document1

Search

Read the Text Version

- Në procesverbalin nr. 002954 të datës 19.11.2013 ka konstatuar se me datës 18.11.2013 kemi bërë rrënimin e shtyllave të katit të tetë në objektin e ndërtuar pa leje ndërtimi.- Në procesverbalin nr. 0001624 të datës 24.12.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punët në ndërtimin e objektit kolektiv pa leje ndërtimore, me punë është duke bërë ndërtimin e katit të tetë, nga konstruksioni i drurit, objekti nuk posedon leje ndërtimi. Ka propozuar të urdhërohet që ky objekt të përfshihet në akt për rrënim.Të pandehurit Ardian Muhadri dhe Blerim Ibishi:- Në procesverbalin nr.002385 të datës 12.05.2013 kanë konstatuar se është bërë rrënimi i shtyllave të katit të gjashtë, me urdhër të shefit Ismet Haliti dhe ka propozuar që të urdhërohet investitori që mos të vazhdoj me punë deri në sigurimin e lejes ndërtimore.I pandehuri Vehbi Abdullahu:- Në procesverbalin nr. 0005731 të datës 21.05.2013 ka konstatuar se investitori i ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit kolektiv afarist, ku objekti ka vendim për rrënim të datës 03.07.2012. Me punë ka arritur deri në kallëpimin dhe betonimin e shtyllave të katit të gjashtë. Ka propozuar të bëhet rrënimi i objektit dhe të ndërpriten të gjitha punimet ndërtimore në objekt deri në sigurimin e lejes së ndërtimit.- Në procesverbalin nr. 0005804 të datës 29.05.2013 ka konstatuar se investitori i ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit kolektiv banesor afarist, me punë ka arritur deri në betonimin e pllakës së katit të gjashtë. Ka propozuar që të urdhërohet pala që ti ndërpres të gjitha punimet dhe të bëhet rrënimi i objektit.- Në procesverbalin nr. 0005809 të datës 07.06.2013 ka konstatuar se investitori i ka vazhduar punimet ndërtimore dhe ka arritur deri në betonimin e pllakës së katit të gjashtë. Ka propozuar që të bëhet rrënimi i objektit.- Në procesverbalin nr. 0003603 të datës 06.12.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar punimet ndërtimore dhe me punë ka arritur në ngritjen e shtyllave të katit të shtatë. Ka propozuar të bëhet rrënimi i objektit.- Në procesverbalin nr. 0003611 të datës 13.12.2013 ka konstatuar se investitori i ka vazhduar punimet ndërtimore dhe me punë ka arritur deri në betonimin e shtyllave të katit të shtatë dhe përgatitjen e pllakës. Ka propozuar të bëhet rrënimi i objektit. 51

- Në procesverbalin nr. 0003614 të datës 17.12.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit dhe me punë ka arritur deri në betonimin e pjesshëm të pllakës së katit të shtatë. Ka propozuar të bëhet rrënimi i objektit. - Në procesverbalin nr. 0003624 të datës 27.12.2013 ka konstatuar se investitori i ka vazhduar punimet ndërtimore në objekt kolektiv pa u pajisur me leje ndërtimore, me punë ka arritur deri në betonimin e pllakës së katit të shtatë. Pala posedon të gjitha këstet e paguara. Ka propozuar që të urdhërohet pala që ti ndërpres të gjitha punimet ndërtimore deri në sigurimin e lejes ndërtimore.Lënda numër 09-356-43839 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “BATUSHA”, me investitorin Kadri Batusha: Të pandehurit Ardian Muhadri dhe Blerim Ibishi: - Në procesverbalin nr. 002429 të datës 26.11.2012 kanë konstatuar se pala ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv me dimensione të përafërta 16.00X30.00m2, me punë është duke bërë përgatitjen e pllakës së suterenit të dytë,pa leje ndërtimi. Kanë propozuar të urdhërohet pala ti ndërpres punimet e mëtejme derisa të pajiset me leje ndërtimi nga organi komunal kompetent. I pandehuri Blerim Ibishi: - Me aktvendimin nr. 09-356-43839 të datës 30.11.2012 ka urdhëruar Kadri Batushën ti ndërpres punët në objektin e ndërtuar në Prishtinë lagja “Normale” rr. “Shpëtim Robaj”. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se i lartpërmenduri ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv me dimensione rreth 30.00X16.00m2, pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e pllakës së suterenit të dytë. Të pandehurit Ardian Muhadri dhe Blerim Ibishi: - Në procesverbalin nr. 0005668 të datës 08.01.2013 kanë konstatuar se pala ka vazhduar punët në objektin kolektiv pa e siguruar lejen nga organi kompetent. Me punë ka arritur përgatitjen e shtyllave të përdheses. Kanë propozuar të urdhërohet pala që ti ndërpres të gjitha punët deri në sigurimin e lejes nga organi kompetent në të kundërtën do të merren masa konform ligjit. I pandehuri Blerim Ibishi: - Me vendimin nr. 09-356-43839 të datës 08.01.2013 ka urdhëruar Kadri Batushën të bëjë rrënimin e menjëhershëm të objektit të locuar në Prishtinë, lagja Normale, rr. 52

“Shpëtim Robaj”. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se i lartpërmenduri duke mos respektuar aktvendimin për pezullim të punëve ka vazhduar punimet për ndërtimin e objektit kolektiv me dimensione 30.00X16.00m2, pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komuna, me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e shtyllave të katit përdhese.Të pandehurit Ardian Muhadri dhe Blerim Ibishi:- Në procesverbalin nr. 0005669 të datës 11.01.2012 kanë konstatuar se pala ka vazhduar me punë në objektin kolektiv pa leje ndërtimi, objekti posedon vendimin e rrënimit të datës 08.01.2013, objekti nuk është rrënuar. Kanë propozuar të urdhërohet që ky objekt menjëherë të përfshihet në akt për rrënim në afat të menjëhershëm.- Në procesverbalin nr. 0005678 të datës 05.03.2013 kanë konstatuar se pala ka vazhduar punët ndërtimore në objektin kolektiv pa leje ndërtimi, pala posedon vendimin për rrënim të datës 08.01.2013, objekti nuk është përfshirë në akt për rrënim. Kanë propozuar të urdhërohet pala ti ndërpres punimet, dhe të urdhërohet që ky objekt të përfshihet në akt për rrënim në afat sa më të shkurtër.- Në procesverbalin nr. 0005682 të datës 13.03.2013 kanë konstatuar se pala ka vazhduar me punë në objektin kolektiv pa siguruar lejen ndërtimore nga organi komunal kompetent. Objekti posedon vendim të rrënimit të datës 08.01.2013 por ky vendim nuk po zbatohet. Me punë është duke u bërë përgatitja e pllakës së katit përdhese. Kanë propozuar të urdhërohet që ky objekt të përfshihet në afat të menjëhershëm në akt për rrënim.- Në procesverbalin nr. 0005698 të datës 10.04.2013 kanë konstatuar se pala ka vazhduar punët ndërtimore në objektin kolektiv pa sigurimin e lejes ndërtimore, pala – objekti posedon vendim për rrënim të lëshuar me datës 08.01.2013 i cili nuk është ekzekutuar, me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e shtyllave për betonim të katit të parë. Kanë propozuar të urdhërohet që punët ndërtimore të ndërpriten menjëherë dhe ky objekt të përfshihet në akt për rrënim në afat sa më të shpejt të mundshëm.- Në procesverbalin nr. 002382 të datës 10.05.2013 kanë konstatuar se pala ka vazhduar me punë në objektin kolektiv pa leje ndërtimore. Objekti posedon vendim të rrënimit të datës 08.01.2013 i cili nuk është ekzekutuar asnjëherë. Pala me punë ka arritur të bëjë betonimin e llakës së katit të parë. Kanë propozuar të urdhërojnë që menjëherë ky objekt të përfshihet në akt për rrënim në afat të menjëhershëm.- Në procesverbalin nr. 002391 të datës 20.05.2013 kanë konstatuar se pala ka vazhduar me punë në objektin kolektiv me sipërfaqe rreth 30.00x16.00m2, pa leje ndërtimore, objekti posedon vendim të rrënimit të datës 08.01.2013 i cili vendim nuk është ekzekutuar asnjëherë. Pala me punë ka bërë betonimin e shtyllave të një pjese të katit të dytë dhe ka bërë armaturimin e një pllake tjetër. Kanë propozuar të urdhërohet që ky objekt të përfshihet në akt për rrënim në afat të menjëhershëm. 53

I pandehuri Blerim Ibishi: - Në procesverbalin nr. 0005904 të datës 12.07.2013 ka konstatuar se i lartpërmenduri ka vazhduar me punë në objektin kolektiv me sipërfaqe rreth 30.00x16.00m2, pa leje ndërtimore, me vendim të rrënimit të datës 08.01.2013, të pa ekzekutuar asnjëherë. Me punë është duke bërë përgatitjen e shtyllave të katit të III-të, një pjesë dhe pjesës tjetër shtyllat e katit të IV. Ka propozuar të urdhërohet që ky objekt të përfshihet në akt për rrënim në afat sa më të shpejtë. Të pandehurit Blerim Ibishi dhe Ardian Muhadri: - Në procesverbalin nr. 0005908 të datës 26.07.2013 kanë konstatuar se pala ka vazhduar me punë në objektin kolektiv, i cili objekt ka vendim të rrënimit të datës 08.01.2013 mirëpo që nuk është ekzekutuar asnjëherë. Me punë ka arrit të bëjë një pjesë përgatitjen e shtyllave të katit të III-të dhe një pjesë përgatitjen e pllakës së katit të IV. Kanë propozuar të urdhërohet që ky objekt të përfshihet menjëherë në akt për rrënim në afat sa më të shpejtë kohor. I pandehuri Blerim Ibishi: - Në procesverbalin nr. 0003506 të datës 31.10.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë në objektin kolektiv pa leje ndërtimi, me punë është duke bërë ndërtimin e katit të V-të. Objekti posedon vendim për rrënim. Ka propozuar të urdhërohet që ky objekt të përfshihet në akt për rrënim në afat të menjëhershëm.Lënda numër 09-356-90977 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “OTI COM”, me investitorin Xhafer Rrmoku, Lamela 1; Të pandehurit Arbenita Ajeti dhe Granit Cenaj: - Në procesverbalin nr. 003567 të datës 22.01.2013 kanë konstatuar se pala ka filluar punët përgatitore për ndërtimin e objektit afarist – banesor dhe kanë propozuar që pala të urdhërohet që ti ndërpres të gjitha punët ndërtimore derisa të pajiset me lejen përkatëse. E pandehura Arbenita Ajeti: - Në procesverbalin nr. 003081 të datës 10.06.2013 ka shënuar se pala ka vazhduar punët për ndërtimin e objektit afarist – banesor pa e siguruar lejen e ndërtimit dhe ka propozuar që pala të urdhërohet që ti ndërpres punët derisa të pajiset me lejen ndërtimore. 54

- Me aktvendimin nr. 09-356-90977 të datës 10.06.2013 ka obliguar Xhafer Rrmokun që ti ndërpres menjëherë punët në objektin e ndërtuar në Prishtinë, lagja Kalabria, rr. “Shefqet Shkupi”. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se i lartpërmenduri ka filluar ndërtimin e objektit afarist banesor pa sigurimin e lejes përkatëse dhe me punë ka arritur të bëjë betonimin e kontra pllakës së bodrumit.E pandehura Blerina Syla:- Në procesverbalin nr. 0005883 të datës 05.07.2013 e pandehura Blerina Syla ka konstatuar se pala është duke i zhvilluar punimet në ndërtimin e objektit për banim kolektiv dhe me punë ka arritur deri në përgatitjen e pllakës së bodrumit II, me sipërfaqe rreth 600m2, pa lejen e ndërtimit. Ka propozuar që pala të urdhërohet që ti ndërpres të gjitha punimet deri në sigurimin e lejes për ndërtim.- Me vendimin nr. 09-356-90977 të datës 09.07.2013 e pandehura Blerina Syla ka urdhëruar rrënimin e menjëhershëm të objektit dhe në arsyetim ka cekur se pala nuk e ka respektuar aktvendimin për pezullimin e punëve duke i vazhduar punimet për ndërtimin e objektit për banim kolektiv me afarizëm. Me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e pllakës së suterenit me sipërfaqe rreth 600m2, pa e siguruar lejen e ndërtimit.- Me aktvendimin nr. 05-351-37067 të datës 02.08.2013 Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Prishtinës është caktuar taksa për kompensim për lejimin e ndërtimit të objektit banesor afarist në bllokun urbanistik “B2” të lagjes Kalabria në shumë të përgjithshme prej 68.242,55€.- Në procesverbalin nr. 006141 të datës 22.08.2013 e pandehura Blerina Syla ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në objektin afarist banesor, me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e pllakës së përdheses pa e siguruar lejen e ndërtimit. Ka propozuar të bëhet ekzekutimi i vendimit për rrënim i datës 10.06.2013.Të pandehurat Blerina Syla dhe Arbenita Ajeti:- Në procesverbalin e nr. 006164 të datës 07.10.2013 e pandehura Blerina Syla ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit kolektiv pa e siguruar lejen e ndërtimit. Pala posedon aktvendim për kompensim të datës 02.08.2013 si dhe aktvendim për rrënim dhe me datë 03.10.2013 është bërë largimi i kallëpeve të shtyllave në katin e tretë. Ka propozuar që pala të urdhërohet që mos t’i zhvilloj punët ndërtimore deri në sigurimin e lejes ndërtimore.E pandehura Arbenita Ajeti: 55

- Në procesverbalin nr. 006324 të datës 23.10.2013 e pandehura Arbenita Ajeti ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit kolektiv pa lejen e ndërtimit, me punë ka arritur të bëjë betonimin e shtyllave të katit të tretë. Ka propozuar që pala të urdhërohet që të mos e zhvilloj asnjë punë ndërtimore derisa të pajiset me lejen e ndërtimit. - Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Prishtinës ka lëshuar vendim nr. 05-351-37067 të datës 28.10.2013 me të cilin ia ka refuzuar kërkesën investitorit “Oti Com” me përfaqësues Xhafer Rrmoku nga Prishtina për lëshimin e lejes së ndërtimit, për ndërtimin e objektit banesor afarist në lagjen Kalabria, në tërësinë urbane B, blloku B2. Në arsyetim të këtij vendimi thuhet se lëshimi i lejes së ndërtimit refuzohet pasi që investitori nuk e ka përmbushur obligimin për pagesën e taksës brenda afatit të përcaktuar me vendimin për taksa administrative.Lënda numër 09-356-53852 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “ARKOS”, me investitorin Visar Tahiri: I pandehuri Vehbi Abdullahu: - Në procesverbalin nr. 0005714 të datës 16.04.2013 ka konstatuar se pala ka filluar përgatitjen e terrenit për ndërtimin e objektit kolektiv me dy kulla, me etazhitet 2B+P+10, me sipërfaqe të përgjithshme në bazën e themeleve prej 2000m2. Me punë ka arritur të bëjë rrethimin e punishtes dhe fillimin e përgatitjes së terrenit për ndërtim. Ka propozuar të urdhërohet pala që ti përmbahet kushteve të caktuara në aktvendim për kompensim. I pandehuri Blerim Ibishi: - Në procesverbalin nr.0005920 të datës 15.08.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë, në objektin kolektiv pa leje ndërtimi, me punë është duke bërë betonimin e shtyllave të bodrumit. Ka propozuar që pala të urdhërohet që ti ndërpres punimet menjëherë në të kundërtën do të merren masat konform ligjit për ndërtim. - Me aktvendimin nr. 09-356-53852 të datës 15.08.2013 ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve nga investitori “Arkos” në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se pala ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv pa u pajisur me leje ndërtimi dhe me punë është duke bërë betonimin e shtyllave të bodrumit. I pandehuri Vehbi Abdullahu: - Në procesverbalin nr. 002944 të datës 29.10.2013 ka konstatuar se investitori duke mos e respektuar aktvendimin për pezullim të punimeve nr. 09-356-53852 ka 56

vazhduar punimet për ndërtimin e objektit kolektiv dhe me punë ka arritur deri në ngritjen e kallëpeve të shtyllave të katit përdhese në kullën B, Ka propozuar që të bëhet rrënimi i objektit dhe të ndërpriten të gjitha punimet deri në sigurimin e lejes së ndërtimit. - Me aktvendimin 09-356-53852 të datës 29.10.2013 ka urdhëruar rrënimin e menjëhershëm të objektit. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se investitori “Arkos” duke mos respektuar aktvendimin për pezullimin e punëve ka vazhduar punimet për ndërtimin e objektit kolektiv, me punë ka arritur të bëjë ngritjen – kallëpimin e shtyllave të katit përdhese në kullën B. - Në procesverbalin nr. 0003238 të datës 10.01.2014 ka konstatuar se investitori duke mos respektuar vendimin për rrënim 09-356-53852 të datës 39.10.2013 ka vazhduar punët ndërtimore në objektin kolektiv me etazhitet 2B+P+10, i njëjti posedon aktvendim për kompensim 05-351-313 të datës 05.03.2013, me punë ka arritur deri në fillimin e përgatitjes së një pjese të pllakës të katit përdhese. Ka propozuar që menjëherë të bëhet rrënimi i objektit të filluar pa leje ndërtimi. - Në procesverbalin nr. 0003039 të datës 02.04.2014 ka konstatuar se investitori ka vazhduar punimet ndërtimore në bazë të lejes së ndërtimit 05 nr. 351-313 të datës 26.03.2014.Lënda numër 09-356-143275 që ka të bëjë me ndërtimin e objekteve kolektive banesoreafariste nga kompania “MABETEX”, me investitorin Islam Pacolli: E pandehura Blerina Syla: - Në procesverbalin nr. 006281 të datës 02.05.2013 ka konstatuar se pala ka filluar përgatitjen për ndërtimin e objektit kolektiv, me punë ka arritur deri në gropimin dhe largimin e dheut pjesërisht, ka propozuar që pala të urdhërohet që ti ndërpres punët ndërtimore deri në sigurimin e lejes së ndërtimit. - Me aktvendimin nr. 356-143275 të datës 12.08.2013, ka urdhëruar investitorin Islam Pacolli që ti ndërpres punët në objektin e ndërtuar në fshatin Hajvali. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se i lartpërmenduri ka filluar të bëjë ndërtimin e objekteve për banim kolektiv pa sigurimin e lejes përkatëse dhe se me punë ka arritur në betonimin e kontrapllakave të dy lamelave. - Në procesverbalin nr. 0000936 të datës 09.10.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në objektin për banim kolektiv dhe se me punë ka arritur të bëjë vendosjen e pllakës së bodrumit, ka propozuar që pala të urdhërohet që ti ndërpres të gjitha punimet përderisa të pajiset me leje ndërtimi. - Në procesverbalin nr. 0000943 të datës 16.10.2013, ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet për ndërtimin e kompleksit banesor pas vërejtjes me aktvendim për pezullim të datës 12.08.2013, me punë ka arritur në përgatitjen e pllakës së bodrumit në njërin 57

objekt dhe ngritjen e shtyllave të bodrumit në objektin tjetër. Ka propozuar të ndërpriten të gjitha punimet deri në sigurimin e lejes për ndërtim. - Me aktvendimin nr. 356-143275 të datës 01.11.2013 ka urdhëruar rrënimin e menjëhershëm të objekteve të locuara në fshatin Hajvali me arsyetim se investitori duke mos respektuar aktvendimin për pezullim të punëve ka vazhduar punimet për ndërtimin e objekteve kolektive me sipërfaqe rreth 2500m2 pa e siguruar lejen përkatëse, dhe me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e pllakës së bodrumit dhe ngritjen e shtyllave të bodrumit në objektet tjera. - Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Prishtinës me Aktvendim nr. 05-351-65077 të datës 26.11.2013 ka lëshuar lejen për ndërtim investitorit (Mabetex Project Engieering) për ndërtimin e kompleksit banimor – lamela I, II dhe III në Hajvali me etazhitet B+P+5.Lënda numër 09-356-86020 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania PRIME GROUP me investitorin Ekrem Qarolli: I pandehuri Granit Cenaj: - Në procesverbalin nr. 0005763 të datës 20.05.2013 ka konstatuar se pala ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv, afarist dhe banesor. Me punë ka bërë mihjen e bodrumit pa u pajisur me leje ndërtimore nga organi kompetent komunal. Ka propozuar të urdhërohet pala që ti ndërpres punimet e mëtejme deri në sigurimin e lejes për ndërtim nga organi kompetent komunal. - Me aktvendimin nr. 09-356-86020 të datës 04.06.2013 ka obliguar Ekrem Qarollin “Premix” që menjëherë ti ndërpres punimet në objektin e ndërtuar në Prishtinë, lagja Lakrishte, rr. “Kosta Novakoviq”. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se pala e lartpërmendur ka bërë mihjen e bodrumit për ndërtimin e objektit banesor dhe afarist me dimensione 50.00x60.00m pa e siguruar lejen përkatëse nga organi kompetent komunal, Me punë ka arritur të bëjë mihjen e bodrumit në nivel -4m. E pandehura Drita Rukiqi: - Në procesverbalin nr. 0005852 të datës 25.06.2013 ka konstatuar se pala është duke i vazhduar punimet në ndërtimin e objektit banesor dhe afarist, edhe pas aktvendimit për pezullim të punëve me nr. 09-356-86020 të datës 04.06.2013, me punë ka bërë betonimin e pllakës -2B pa e siguruar lejen për ndërtim. Ka propozuar të urdhërohet pala që ti ndërpres punimet e mëtejme menjëherë deri në sigurimin e lejes për ndërtim. 58

- Në procesverbalin nr. 0005862 të datës 08.07.2013 ka konstatuar se pala i ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit kolektiv edhe pas ndërprerjes së punimeve me aktvendim për pezullim 09-356-86020 të datës 04.06.2013 si dhe është bërë vendosja e shiritit për ndërprerje të punimeve të cilin pala nuk e ka respektuar. Me punë ka bërë përgatitjen për betonim të themel pllakës. Ka propozuar të urdhërohet pala që ti ndërpres punimet e mëtejme deri në sigurimin e lejes për ndërtim nga organi kompetent komunal. - Me vendimin nr. 09-356-86020 të datës 09.07.2013 ka obliguar Ekrem Qarollin që menjëherë ta bëjë rrënimin e objektit të locuar në Prishtinë, lagja Lakrishte, rr. “Kosta Novakoviq”. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se i lartpërmenduri duke mos respektuar aktvendimin për pezullim të punëve ka vazhduar ndërtimin e objektit shumë banesor me afarizëm, me punë ka arritur të bëjë betonimin e kontra pllakës të llamellës së dytë. - Në procesverbalin nr. 0000601 të datës 23.07.2013 ka konstatuar se pala është duke i vazhduar punimet në ndërtimin e kompleksit banesor dhe afarist edhe pas vendimit për rrënim 09-356-86020 të datës 09.07.2013 i cili nuk është ekzekutuar nga ekzekutivi në sektorin e inspekcionit të ndërtimit. Ka propozuar dhe ka kërkuar që të bëhet ekzekutimi i vendimit për rrënim nga zyrtarët përgjegjës menaxhues. - Në procesverbalin nr. 0000624 të datës 06.09.2013 ka konstatuar se pala është duke i vazhduar punimet në ndërtimin e objektit banesor dhe afarist në kompleksin C4/2 të bllokut A, B, C, D, me punë është duke bërë përgatitjen e pllakës së katit -2=P=1 me këstin e parë të paguar si dhe me garancinë bankare kësti i dytë duhet të jetë paguar deri me 03.03.2014, kësti i tretë skadon me 02.09.2014. Ka propozuar të urdhërohet pala që të punoj sipas planit dhe projektit zbatues të vërtetuar nga organi kompetent komunal.Lënda numër 09-356-82553 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “AGI KOS”, me investitorin Dashnor Hadri: Të pandehurit Mërgim Shala dhe Drita Rukiqi: - Në procesverbalin nr. 0005791 të datës 29.05.2013 kanë konstatuar se pala ka filluar punët përgatitore për ndërtimin e objektit kolektiv banesor B+P+5 dhe B+P+7. Investitori është në procedurë të lejes, posedon aktvendimin për kompensim të datës 07.05.2011, me punë ka arrit të bëjë vendosjen e pilotëve dhe stabilizimin e terrenit. Kanë propozuar që pala të urdhërohet që të pajiset me leje ndërtimi, në të kundërtën do të merren masa konform ligjit.I pandehuri Ardian Muhadri: 59

- Në procesverbalin nr. 0000968 të datës 13.06.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punët ndërtimore pa leje të ndërtimit duke poseduar vetëm aktvendim për kompensim, ka arritur të bëjë gërmimin e dheut, dhe fillimin e punëve përgatitore për ndërtim. Ka propozuar që të urdhërohet pala që në afat të menjëhershëm ti ndërpres punët ndërtimore dhe të pajiset me leje ndërtimi në të kundërtën do të merren masa konform ligjeve në fuqi.- Me aktvendimin nr. 09-356-82553 të datës 17.06.2013 ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në objektit të ndërtuar në Prishtinë, lagja Arbëria, me arsyetim se investitori ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv pa e siguruar lejen përkatëse nga organi komunal. Me punë ka arritur të bëjë gërmimin e dheut dhe vendosjen e pilonave.I pandehuri Vehbi Abdullahu:- Në procesverbalin nr. 0000971 të datës 25.06.2013 ka konstatuar se investitori ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv banesor dhe afarist me etazhitet B+P+5 dhe B+P+7, ku pala posedon aktvendimin mbi caktimin e kompensimit. Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët e mëtejme derisa nuk pajiset me lejen e ndërtimit.I pandehuri Ardian Muhadri:- Në procesverbalin nr. 0003373 të datës 11.07.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me ndërtimin e objektit kolektiv banesor, me punë ka arritur me përgatitjen e mureve anësore të bodrumit dhe shtyllat pa e siguruar lejen e ndërtimit. Ka propozuar që të urdhërohet investitori që të pajiset me leje ndërtimi dhe të bëjë sigurimin e rrugëve përreth, në të kundërtën do të ndërmerren masat konform ligjit.- Në procesverbalin nr. 0003382 të datës 17.07.2013 ka konstatuar se pala është duke bërë ndërtimin e objektit kolektiv pa leje të ndërtimit, ka arritur ta bëjë betonimin e shtyllave dhe mureve perimetrike të bodrumit. Ka propozuar që të urdhërohet ndërprerja e punëve pa u pajisur dokumentacionin përkatës.- Në procesverbalin nr. 003400 të datës 02.08.2013 ka konstatuar se Dashnor Hadri ka vazhduar me punë ndërtimore në objektin e filluar pa leje ndërtimi, me punë është duke bërë përgatitjen e pllakës së bodrumit. Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët e mëtejme derisa nuk pajiset me leje ndërtimi.- Në procesverbalin nr. 0003438 të datës 07.08.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore duke mos e respektuar aktvendimin për pezullimin e punëve të datës 17.06.2013 në objektin kolektiv me sipërfaqe rreth 4200m2, me punë ka arritur të bëjë betonimin e pllakës së bodrumit dhe ka filluar përgatitjen e bodrumit – shtyllave të katit të bodrumit. Pala ka bërë pagesën e afatit të parë dhe ka prezantuar aktvendimin për ekzekutimin e kompensimit nr. 05-351-44919 të datës 07.05.2013. 60

Ka propozuar që të urdhërohet pala që ti ndërpres punët ndërtimore deri në sigurimin e lejes së ndërtimit.- Në procesverbalin nr. 0003446 të datës 14.08.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore duke mos respektuar vendimin për pezullimin e punëve, me punë ka bërë përgatitjen e shtyllave dhe murit perimetrik të katit përdhese pa e siguruar lejen e ndërtimit. Ka propozuar që objekti të përfshihet në akt për rrënim në afat të menjëhershëm.- Me vendimin nr. 09-356-82553 të datës 15.08.2013 ka urdhëruar rrënimin e menjëhershëm të objektit të locuar në Prishtinë, lagja Arbëria, rr. “Ahmet Krasniqi” – ana e majtë. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se investitori nuk ka respektuar aktvendimin për pezullim të punëve të datës 17.06.2013 duke vazhduar me punë ndërtimore në objektin kolektiv pa leje ndërtimi, me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e shtyllave dhe murit perimetrik të katit përdhese.- Në procesverbalin nr. 0003457 të datës 22.08.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë ndërtimore në objektin kolektiv pa leje ndërtimi, me punë ka filluar përgatitjen e shtyllave të katit përdhes (B+P), ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët ndërtimore derisa nuk pajiset me leje ndërtimi.- Në procesverbalin nr. 0003470 të datës 30.08.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë ndërtimore në objektin kolektiv pa leje ndërtimi (vetëm me një këst ndërtimi të paguar) me punë ka arritur të bëjë betonimin e shtyllave dhe mureve perimetrike. Objekti posedon vendim për rrënim të datës 15.08.2013. Ka propozuar që të urdhërohet ekzekutimi i vendimit për rrënim.- Në procesverbalin nr. 0003479 të datës 05.09.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore në objektin kolektiv pa leje ndërtimore. Objekti posedon vendim për rrënim dhe vendim për ndërprerjen e punëve. Ka propozuar që të urdhërohet ekzekutimi i vendimit për rrënim.- Në procesverbalin nr. 0003555 të datës 29.10.2013 ka konstatuar se pala i ka pezulluar punët ndërtimore në objektin kolektiv pa leje ndërtimore, pas kontrollit të bërë nga inspektorët dhe Policia e Kosovës, kanë bërë rrethimin e objektit me shirit.- Në procesverbalin nr. 0005050 të datës 13.11.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me ndërtimin e objektit pa leje ndërtimi, me punë është duke e bërë përgatitjen e pllakës së përdheses pas ndërprerjeve të punëve dhe rrethimit të objektit me shirit. Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët e mëtejme derisa të pajiset me leje ndërtimi.- Në procesverbalin nr. 0005062 të datës 21.11.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë ndërtimore pa leje ndërtimi edhe pas rrethimit me shirit, me punë është duke bërë përgatitjen e shtyllave të katit të parë (B+P+), ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët deri në sigurimin e lejes ndërtimore.- Në procesverbalin nr. 0005106 të datës 29.11.2013 ka konstatuar se Dashnor Hadri ka vazhduar me punë ndërtimore edhe pas rrethimit të objektit me shirit dhe pas aktvendimeve për ndërprerjen e punëve dhe për rrënim. Me punë ka arritur të bëjë 61

betonimin e pllakës së përdheses dhe ka betonuar pjesërisht shtyllat (B+P+). Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët e mëtejme derisa të pajiset me leje ndërtimi. - Në procesverbalin nr. 0005122 të datës 13.12.2013 ka konstatuar se Dashnor Hadri ka vazhduar me punë edhe pas aktvendimeve dhe rrethimit të punishtes me shirit duke mos respektuar urdhrat e inspekcionit, pa leje ndërtimi me punë është duke bërë përgatitjen e pllakës. Ka propozuar të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët e mëtejme ndërtimore derisa të pajiset me leje ndërtimi. - Në procesverbalin nr. 0001591 të datës 18.12.2013 ka konstatuar se Dashnor Hadri ka vazhduar me punë ndërtimore pa leje ndërtimi, me punë ka bërë betonimin e pllakës së katit të parë (B+P+1). Ka propozuar që ti ndërpres punët e mëtejme derisa të pajiset me leje ndërtimi. - Në procesverbalin nr. 0001600 të datës 27.12.2013 ka konstatuarës Investitori ka vazhduar me punë ndërtimore përkundër aktvendimeve, pa leje ndërtimi. Ka propozuar të urdhërohet investitori që të ndërpres çdo punë të mëtejme derisa të rregulloj dokumentacionin teknik – lejen e ndërtimit.Lënda numër 09-356-92129 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “NURA GROUP”, me investitorin Faruk Nura: E pandehura Blerina Syla: - Në procesverbalin nr. 006298 të datës 03.06.2013 ka konstatuar se pala ka filluar punët me ndërtimin e objektit për banim kolektiv me sipërfaqe 500m2, pa e siguruar lejen e ndërtimit, me punë ka arritur të bëjë betonimin e pllakës së bodrumit. Ka propozuar që pala të urdhërohet që menjëherë ti ndërpres të gjitha punimet deri në sigurimin e lejes së ndërtimit. - Me aktvendimin nr. 09-356-92129 të datës 12.06.2013 ka urdhëruar palën ti ndërpres menjëherë ndërtimin në objektin në Prishtinë lagja Mati I, rr. “Ndue Përlleshi”. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se pala ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv me dimensione rreth 500m2 pa sigurimin e lejes përkatëse dhe se me punë ka arritur të bëjë betonimin e pllakës së bodrumit. - Në procesverbalin nr. 006139 të datës 06.08.2013 ka konstatuar se pala ka filluar punët në ndërtimin e objektit kolektiv me sipërfaqe prej 500m2 pa e siguruar lejen e ndërtimit. Pala me punë ka arritur të bëjë betonimin e shtyllave të katit të dytë dhe propozon që pala të urdhërohet që menjëherë ti ndërpres të gjitha punimet deri në sigurimin e lejes së ndërtimit. - Në procesverbalin nr. 0000960 të datës 01.10.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit për banim kolektiv me sipërfaqe rreth 700 m2 pa leje ndërtimore dhe se me punë ka arritur deri në përgatitjen e pllakës së katit të pestë. Ka propozuar të bëhet vendimi i rrënimit dhe ekzekutimi i tij. 62

- Me vendimin 09-356-92129 të datës 01.11.2013 ka urdhëruar rrënimin e menjëhershëm të objektit me arsyetim se pala nuk ka respektuar aktvendimin për pezullimin e punëve, ka vazhduar punimet për ndërtimin e objektit me sipërfaqe rreth 700m2, pa sigurimin e lejes përkatëse dhe ka arritur të bëjë përgatitjen e pllakës së katit të pestë. - Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Prishtinës Me aktvendimin nr. 351-142585 të datës 11.11.2013 ka lëshuar lejen ndërtimore investitorit “Nura Group” për ndërtimin e objektit banimor dhe afarist me etazhitet B+P+6 në lagjen Mati I në Prishtinë.Lënda numër 09-356-86705 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “ART GROUP”, me investitorin Fisnik Morina: Të pandehurit Mërgim Shala dhe Drita Rukiqi: - Në procesverbalin nr. 0005796 i datës 05.06.2013 kanë konstatuar se pala ka filluar punën për ndërtimin e objektit kolektiv banesor pa u pajisur me leje ndërtimi, me punë ka arrit të bëjë gropimin e bodrumit pjesërisht dhe vendosjen e pilonave. Ka propozuar që pala të urdhërohet ti ndërpres të gjitha punët deri në sigurimin e lejes ndërtimore. I pandehuri Mërgim Shala: - Me aktvendimin nr. 09-356-86705 të datës 05.06.2013 ka obliguar ti ndërpres punët në objektin e ndërtuar në Prishtinë, lagja Arbëria, rr. “Ahmet Krasniqi” – ana e majtë. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se i lartpërmenduri ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv – banesor pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur të bëjë gropimin pjesërisht dhe vendosjen e pilotëve. I pandehuri Ardian Muhadri: - Në procesverbalin nr. 002394 të datës 10.06.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punët ndërtimore edhe pas urdhër ndalesës për pezullimin e punëve ndërtimore duke bërë gërmimin e dheut pa ndërmarrë masat e nevojshme dhe të mjaftueshme, pa mbrojtjen e terrenit nga shembjet eventuale të dheut, sot pas ankesave të banorëve ne jemi dalë në terren dhe kemi konstatuar se rruga kryesore “Ahmet Krasniqi” ka pësuar plasaritje me një pjesë të sajë si pasojë e gërmimeve të dheut. Ne kemi ndërmarrë të gjitha masat e mundshme duke bllokuar trasenë e rrugës e cila ka pësuar plasaritje për 63

qarkullim. Ka propozuar të urdhërohet që pala të ndërmerr të gjitha masat e duhura dhe të nevojshme dhe të bëjë mbrojtjen e terrenit në afat të menjëhershëm në mënyrë që mos të ndodhin shembjet apo dëme tjera në rrugë dhe rreth lagjes në të kundërtën investitori – pronari do të bartë përgjegjësitë ligjore në rast se ndodhin shembjet apo dëmtimet tjera.I pandehuri Ardian Muhadri dhe Blerim Ibishi:- Në procesverbalin nr. 0003476 të datës 05.09.2013 kanë konstatuar se pala edhe pas vendimit për pezullim të punëve ka vazhduar me punët ndërtimore duke bërë gropimin e dheut, rrafshimin e parcelës dhe vendosjen e pilonave pa siguruar lejet përkatëse nga organet kompetente. Kanë propozuar të urdhërohet pala të ndërpresë punët në afat të menjëhershëm dhe të bëjë kthimin e gjendjes së menjëhershme në të kundërtën do të merren masat konform ligjeve në fuqi.- Në procesverbalin nr. 0003497 të datës 18.09.2013 kanë konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore gjegjësisht me gërmimin e dheut dhe rrafshimin përkatësisht përgatitjen e terrenit për fillimin e ndërtimit, pala nuk posedon lejet përkatëse për punët që zhvillon njëherit nuk ka respektuar vendimin për pezullim të punëve, pala nuk ka respektuar asnjë dokumentacion në lidhje me punët që i zhvillon. Kanë propozuar të urdhërohet që ti ndërpres punët në afat të menjëhershëm dhe të mos vazhdoj me punë pa siguruar dokumentacionin përkatës nga organet përkatëse në të kundërtën do të merren masat konform ligjeve.Të pandehurit Mergim Shala dhe Blerim Ibishi:- Në procesverbalin nr.0004069 të datës 01.10.2013 kanë konstatuar se pas daljes në teren me datë 30.07.2013 janë vërejtur shembje të vogla të dheut, kurse me datë 01.10.2013 pas daljes në teren kanë vërejtur se shembjet e dheut janë rritur me ç ‘rast mund të vijë deri te shembja e pillotave dhe dëmtimi i rrugës. Kanë propozuar që investitori të urdhërohet që të merr masa për sigurimin e objekteve përreth dhe rrugës ( sigurimin e terenit).I pandehuri Mergim Shala:- Ka lëshuar urdhëresë 09 nr.356-86705 të datës 01.10.2013 me të cilin obligohet Fisnik Morina të ndërpresë të gjitha punët për ndërtimin e objektit kolektiv banesor dhe njëherit të bëjë sigurimin dhe përforcimin e pilotëve pasi që gjendja paraqet rrezik për rrëshqitjen e dheut dhe rrezikohet rruga ‘’Ahmet Krasniqi’’, lagjja Arbëria III në Prishtinë. 64

I pandehuri Ardian Muhadri:- Në procesverbalin nr. 0003542 të datës 23.10.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore në objektin kolektiv pa sigurimin e lejes ndërtimore, me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e pllakës për betonim. Pala nuk ka respektuar urdhëresën për pezullimin e punimeve duke bërë gërmimin e dheut, vendosjen e pilotëve dhe në këtë mënyrë ka rrezikuar objektet përreth dhe rrugën. Ka propozuar që pala ti ndërpresë të gjitha punimet deri në sigurimin e lejes ndërtimore, të bëhet largimi-rrënimi i objektit dhe kthimi në gjendjen e mëparshme.- Në procesverbalin nr. 0003553 të datës 29.10.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore pa lejen e ndërtimit, me punë ka bërë betonimin e mureve perimetrike dhe fillimin e përgatitjes së pllakës së katit. Punët janë ndërpre nga inspektorët duke larguar punëtorët dhe të mirat materiale dhe objekti është rrethuar me shirit. Prezent ishin edhe policia e Kosovës. Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres të gjitha punët dhe të bëhet rrënimi i objektit pa leje ndërtimi si dhe të urdhërohet që të mos largohen shiritat të vendosura.- Në procesverbalin nr. 0003565 të datës 01.11.2013 ka konstatuar se Fisnik Morina ka vazhduar me punë ndërtimore edhe pas rrethimit me shirit me datë 29.10.2013. ka propozuar që investitori të urdhërohet që ti ndërpresë punët deri sa të rregullojë lejen e ndërtimit dhe të rregullojë-sigurojë objektet përreth.- Me vendimin 09 nr. 356-86705 të datës 05.11.2013 ka urdhëruar Fisnik Morinën që të bëjë rrënimin e objektit të locuar në Prishtinë, lagja Arbëria rr. Ahmet Krasniqi, ana e majtë. Në arsyetimin e vendimit thuhet se investitori nuk ka respektuar aktvendimin për pezullim të punëve duke vazhduar ndërtimin e katit tre pa sigurimin e lejes përkatëse, me punë ka arritur të bëjë betonimin e shtyllave të katit të tretë.- Në procesverbalin nr. 0003566 të datës 05.11.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar punë ndërtimore pas aktvendimin për ndërprerjen e punëve dhe rrethimin e objektit me shirit të datës 29.10.2013, pa u pajisur me leje ndërtimi, me punë ka arritur të bëjë ndërtimin dy etazheve (B+P+) ka vazhduar përgatitjen e shtyllave.- Në procesverbalin nr.0005051 të datës 13.11.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore në objektin kolektiv pa leje ndërtimi, pala posedon vendim të rrënimit për objektin të cilin e ndërton. Ka propozuar që të ekzekutohet vendimi për rrënim.- Në procesverbalin nr. 0005058 të datës 20.11.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në objektin kolektiv pa e siguruar lejen e ndërtimit, gjithashtu pala ka filluar të ndërtojë aneks shtesë të këtij objekti pa siguruar lejen përkatëse. Objekti posedon vendim për rrënim dhe janë marra të gjitha masat konform ligjit. Ka propozuar të ekzekutohet vendimi për rrënim për dy objekte të ndërtuara pa leje të ndërtimit.- Në procesverbalin nr. 0005104 të datës 29.11.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë ndërtimore duke mos respektuar aktvendimet në të dyja llamellet, edhe pas rrethimit me shirit nga ana e inspekcionit. Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërprenë punët deri sa të pajiset me lejen e ndërtimit. 65

- Në procesverbalin nr. 0005123 të datës 13.12.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë edhe pas aktvendimeve duke mos respektuar urdhrat edhe pas rrethimit të punishtes me shirit, ka vazhduar përgatitjen e pllakave në të dy lamelat. Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpresë punimet deri sa të pajiset me leje të ndërtimit. - Në procesverbalin nr. 0001588 të datës 18.12.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar ndërtimin e objekteve kolektive (dy lamela) pa sigurimin e lejes ndërtimore dhe duke mos i respektuar urdhrat e inspekcionit. Me punë ka arritur të bëjë ndërtimin e dy etazheve, objekti posedon vendim për rrënim mirëpo nuk është ekzekutuar asnjëherë, për punët ilegale të ndërtimit që janë zhvilluar në këtë objekt është informuar çdo kohë pala si dhe shefi i ndërtimit nga i cili kemi kërkuar të ekzekutohet vendimi për rrënim. Ka propozuar që të ekzekutohet vendimi për rrënim si dhe të kërkohet nga organi kompetent të pezullojë të gjitha procedurat për lëshimin e lejes për objektin që është ndërtuar ilegalisht. - Në procesverbalin nr. 0001598 të datës 27.12.2013 ka konstatuar se Fisnik Morina ka vazhduar me punë ndërtimore përkundër aktvendimeve, pa leje ndërtimit, me punë ka filluar përgatitjen e shtyllave në njërën llamellë. Ka propozuar që të urdhërohet investitori që të ndërpresë punët deri sa të pajiset me leje ndërtimi. - Në këtë dosje është gjetur kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtës e datës 08.01.2014 kundër Fisnik Morinës për shkak se ka bërë vazhdimin e punëve ndërtimore në objektin kolektiv, pa sigurimin e lejes ndërtimore, në lagjen Arbëria rr.Ahmet Krasniqi. Kjo kërkesë është e vulosur dhe e nënshkruar nga inspektori i ndërtimit Ardian Muhadri mirëpo nuk është e protokolluar dhe nuk posedon shënim nëse është dërguar në Gjykatën Themelore – Divizoni për Kundërvajtje në Prishtinë.Lënda numër 09-356-95146 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “DESHISHKU CONSTRUCTION”, me investitorin HashimDeshishku: I pandehuri Ardian Muhadri: - Në procesverbalin nr. 0000969 të datës 13.06.2013 ka konstatuar se investitori ka filluar punët ndërtimore në objektin kolektiv me dimension 15.00X20.00 pa leje ndërtimore dhe me punë ka arritur betonimin e pllakës së themeleve. Ka propozuar që pala të urdhërohet ti ndërpres punët deri në sigurimin e lejes ndërtimore. - Me aktvendimin nr. 09-356-95146 të datës 17.06.2013 ka obliguar ndërprerjen e menjëhershme në ndërtimin e objektit në Prishtinë, lagja Tophane, rr. “Murat Mehmeti”. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se investitori ka filluar betonimin e pllakës së themeleve pa leje ndërtimore. - Në procesverbalin nr. 0003370 të datës 11.07.2013, ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore edhe pas vendimit mbi pezullimin e punëve, me punë ka arritur të bëjë betonimin e pjesërishëm të pllakës dhe mureve të perimetrit të bodrumit. Ka 66

propozuar që pala të urdhërohet ti ndërpres punët ndërtimore deri në sigurimin e lejes ndërtimore.- Në procesverbalin nr. 0003434 të datës 02.08.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore në objektin kolektiv duke mos paraqitur dokumentacionet përkatëse, me punë ka arritur të bëjë pllakën e bodrumit. Ka propozuar që pala të urdhërohet ti ndërpres punimet deri në sigurimin e lejes ndërtimore.- Me vendimin nr. 09-356-95146 të datës 05.08.2013 ka urdhëruar rrënimin e menjëhershëm të objektit në Prishtinë, lagja Tophane, rr. “Murat Mehmeti”. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se investitori nuk e ka respektuar aktvendimin për pezullimin e punëve të datës 17.06.2013, dhe se me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e shtyllave të katit përdhese.- Në procesverbalin nr. 0003459 të datës 22.08.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore në objektin kolektiv në sipërfaqe rreth 450m2, pa leje të ndërtimit duke mos e respektuar vendimin për pezullim të punëve të datës 17.06.2013, me punë ka arritur të bëjë betonimin e shtyllave të katit përdhese dhe fillimin e përgatitjes së pllakës së përdheses. Ka propozuar që pala të urdhërohet ti ndërpres punët deri në sigurimin e lejes përkatëse.Të pandehurit Ardian Muhadri dhe Blerim Ibishi:- Në procesverbalin nr. 0003480 të datës 05.09.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore, me punë ka arritur të bëjë betonimin e pllakës së përdheses, dhe se pala nuk ka respektuar vendimin për pezullimin e punëve. Ka propozuar që pala të urdhërohet për ndërprerjen e punëve ndërtimore deri në sigurimin e lejes ndërtimore si dhe të urdhërohet të bëjë largimin – rrënimin e objektit të ndërtuar pa leje ndërtimore.- Në procesverbalin nr. 0003536 të datës 18.09.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punët duke mos respektuar vendimin për pezullim të punëve, me punë ka bërë përgatitjen e pllakës së katit të dytë. Ka propozuar që pala ti ndërpres punimet menjëherë.I pandehuri Ardian Muhadri:- Në procesverbalin nr. 0003547 të datës 23.10.2013 ka konstatuar se pala ka paguar këstin për lëshimin e lejes ndërtimore, por se ende nuk është pajisur me leje ndërtimore, duke mos respektuar vendimin për pezullim të punëve ka arritur të bëjë ndërtimin B+P+4. Ka propozuar që pala të urdhërohet ti ndërpres punimet deri në sigurimin e lejes së ndërtimit- Në procesverbalin nr. 0005046 të datës 13.11.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore pa u pajisur me leje ndërtimi, nuk ka respektuar aktvendimin për ndërprerjen e punëve, me punë ka arritur të ndërtoj B+P+5 plus shtyllat e katit të 67

gjashtë. Ka propozuar që të urdhërohet pala që ti ndërpres punët e mëtejme derisa nuk pajiset me leje ndërtimore. - Në procesverbalin nr. 0005110 të datës 29.11.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë ndërtimore pa u pajisur me lejen e ndërtimit. Ka propozuar që të urdhërohet ndërprerja e punëve derisa nuk pajiset me leje ndërtimore. - Në procesverbalin nr. 0005126 të datës 13.12.2013 ka konstatuar se investitori Hashim Deshishku ka vazhduar me punë ndërtimore përkundërt aktvendimit dhe rrethimit me shigjetë pa u pajisur me lejen e ndërtimit, ka ndërtuar me etazhitet B+P+6+. Ka propozuar që të urdhërohet ndërprerja e punëve derisa nuk pajiset me leje ndërtimore. - Në procesverbalin nr. 0005133 të datës 17.12.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë ndërtimore edhe pas aktvendimeve, me punë ka bërë betonimin e pllakës gjatë kujdestarisë ku kanë intervenuar kujdestaria me policinë. Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët e ndërtimit derisa të pajiset me leje ndërtimore. - Në procesverbalin nr. 0001594 të datës 18.12.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë ndërtimore pa leje ndërtimit, me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e shtyllave të katit të shtatë. Ka propozuar që të përfshihet në aktin për rrënim gjithashtu të kërkohet revokimi i procedurave për leje ndërtimore nga organet kompetente. - Në procesverbalin e datës 0001602 të datës 27.12.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë ndërtimore dhe me punë ka filluar përgatitjen e pllakës së katit të shtatë B+P+6+ pa leje ndërtimore. Ka propozuar që investitori ti ndërpres punët derisa të pajiset me leje ndërtimi. - Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Prishtinës me vendim nr. 05-351-31437 të datës 14.05.2014 ka lëshuar lejen ndërtimore për objektin në fjalë me etazhitet B+P+12Lënda numër 09-356-28569 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “KRAPI COM”, me investitorin Faik Krapi: E pandehura Blerina Syla: - Me urdhëresën pa numër, të datës 03.08.2011 ka urdhëruar investitorin “Krapi Com” nga Prishtina në rr. “Muharrem Fejza” të bëjë kryerjen e punëve paraprake përgatitore dhe të bëjë sigurimin e objekteve përreth në mënyrë që të evitoj çdo rrezik. - Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Prishtinës Me aktvendimin nr. 05-351-2285 të datës 03.08.2012 i ka lejuar kompanisë “Krapi Com ndërtimi i objektit kolektiv banimor dhe atë për objektin e parë me etazhitet - 2B+P+7 dhe objektin e dytë me etazhitet -2B+P+7. 68

- Në procesverbalin nr. 002118 të datës 03.08.2012 ka konstatuar se pala ka filluar zhvillimin e punimeve për ndërtimin e ndërtimit e objektit për banim kolektiv, me punë ka arritur të bëjë largimin e dheut. Pala posedon aktvendimin për kompensim me nr. 05-351-22285 të datës 17.07.2012 si dhe obligimet e kryerjes ndaj këtij aktvendimi, propozon që pala të urdhërohet që të bëjë ndërprerjen e të gjitha punimeve deri në sigurimin e lejes për ndërtimin në të kundërtën do të merren masa konform ligjit. - Me Aktvendimin pa numër të datës 03.08.2012 ka urdhëruar investitorin “Krapi Com” që ti pezulloj ndërtimet në objektin e locuar në Prishtinë, rr. “Muharrem Fejza” lagja Mati I. Të pandehurat Blerina Syla dhe Arbenita Ajeti: - Në procesverbalin nr. 0005869 të datës 19.06.2013 kanë konstatuar se pala ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit për banim kolektiv duke mos respektuar aktvendimin (lejen e ndërtimit) e cila lejon etazhitet 2B+P+7, me punë ka arritur të bëjë ngritjen e shtyllave – trajve nga betoni të cilat nuk janë të paraqitura në projekt kryesor dhe as në lejen për ndërtim. Propozojnë që pala të urdhërohet ta bëjë vet rrënimin e tejkalimit (nën kulmit) dje ti përmbahet lejes së ndërtimit. E pandehura Blerina Syla: - Me vendimin nr. 09-356-28569 të datës 19.06.2013 ka urdhëruar bëhet rrënimi i nën kulmit të objektit në lagja Mati I në Prishtinë me arsyetimin se investitori “Krapi Com” nuk e ka respektuar lejen e ndërtimit nr. 05-351-2285 të datës 03.08.2012 dhe ka bërë tejkalimin e kësaj leje duke e ndërtuar nën kulmin.Lënda numër 09-356-99636 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “LIRIMI & ACL”, me investitorin Misin Thaçi: E pandehura Blerina Syla: - Në procesverbalin nr. 0005875 të datës 24.06.2013 ka konstatuar se pala ka filluar punimet ndërtimore për objektin për banim kolektiv, me punë ka arritur në gropimin e dheut dhe shtrimin e zhavorrit pa e siguruar lejen për ndërtim. Propozon që pala urdhërohet ti ndërpres të gjitha punimet derisa të pajiset me leje të ndërtimit. - Me aktvendimin nr. 09-356-99636 të datës 24.06.2013 obligon investitorin ti ndërpres punimet në objektin e filluar në Prishtinë në lagjen Mati I. 69

- Në procesverbalin nr. 006137 të datës 18.07.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet dhe pas vendimit për pezullim të punëve, me punë ka arritur të bëjë ngritjen e mureve të bodrumit. Ka propozuar që të urdhërohet pala që ti ndërpres punimet dhe të pajiset me leje ndërtimi. - Me vendimin nr. 356-99636 të datës 18.07.2013 ka urdhëruar rrënimin e menjëhershëm të objektit të ndërtuar pa leje ndërtimore me arsyetim se pala ka vazhduar me ndërtimin e objektit duke mos respektuar aktvendimin për pezullim të punëve, dhe me punë ka arritur në ngritjen e mureve të bodrumit, pa e siguruar lejen për ndërtim. - Në dosjen e kësaj lënde është gjetur një shkresë – informatë e datuar me 19.07.2013, drejtuar kryetarit të komunës Isa Mustafa dhe Muhamet Gashit, Drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit si dhe Ismet Halitit, shef i sektorit nga Skender Canolli, ekzekutues në sektorin e inspekcionit të ndërtimit, ku thuhet se me datë 18.07.2013 është bërë rrënimi i shtyllave të bodrumit të këtij ndërtimi. - Në procesverbalin nr. 0005898 të datës 07.08.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet për ndërtimin e objektit për banim kolektiv pa sigurimin e lejes për ndërtim, punët janë vazhduar pas lëshimit të aktvendimit për rrënim të datës 18.07.2013 me propozim të ekzekutohet vendimi për rrënim i datës 18.07.2013 - Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Prishtinës Me aktvendimin nr. 05-351-70853 të datës 05.10.2013 ka lëshuar lejen e ndërtimit për kompleksin banesor lamela A dhe lamela B, blloku urbanistik C-2 të lagjes Mati I, me investitorin “Lirimi & ACL”. Të pandehurat Blerina Syla dhe Arbenita Ajeti: - Në procesverbalin nr. 0005099 të datës 30.01.2014 kanë konstatuar se palët kanë zhvilluar punimet në ndërtimin e objektit për banim kolektiv “A” dhe “B”, me leje ndërtimi nr. 05-351-70853 të datës 05.10.2013, me punë ka arritur në përgatitjen e pllakës së katit të tetë, por këtë objekt është lënë thirrje disa herë për prezantimin e projektit kryesor, mirëpo asnjëherë nuk kemi arritur ta shikojmë pas që nuk është prezantuar. Kanë propozuar të urdhërohet pala që punët ndërtimore në objekt ti zhvilloj sipas lejes ndërtimore dhe projektit kryesor në të kundërtën do të merren masa konform ligjit si dhe për çdo tejkalim të mundshëm të ekzekutohet vendimi për rrënim.Lënda numër 09-356-129412 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “PREMTIMI”, me investitorin Petrit Gashi: Të pandehurit Ardian Muhadri dhe Vehbi Abdullahu: - Në procesverbalin nr. 0003378 të datës 17.07.2013 kanë konstatuar se pala ka filluar punët ndërtimore duke bërë gërmimin e dheut dhe fillimin e punëve përgatitore për 70

ndërtim, pala nuk prezanton dokumentacionin përkatës nga organet përkatëse kompetente. Propozojnë që pala të urdhërohet ti ndërpres punimet menjëherë dhe të mos vazhdoj me punë pa u pajisur me dokumentacionin përkatës nga organet kompetente në të kundërtën do të merren masat konform ligjit.I pandehuri Ardian Muhadri:- Me aktvendimin nr. 09-356-129412 të datës 18.07.2013 ka urdhëruar investitorin NTP “Premtimi” që ti ndërpres punimet në objektin e filluar në Prishtinë, lagja Tophane, rr. “Lidhja e Lezhes” me arsyetimin se i lartpërmenduri ka filluar me punë ndërtimore duke bërë pjesërisht gërmimin e dheut pa siguruar dokumentacion përkatës gjegjësisht lejen e ndërtimit nga organet përkatëse kompetente.- Në procesverbalin nr. 0003396 të datës 01.08.2013 ka konstatuar se pala është duke bërë rrënimin e objekteve dhe gërmimin e dheut pjesërisht në parcelë pa siguruar lejet përkatëse nga organet kompetente. Ka propozuar që urdhërohet ti ndërpres të gjitha punimet ndërtimore në afat të menjëhershëm dhe mos të vazhdoj me punë deri në pajisjen e dokumentacionit përkatës nga organet kompetente në të kundërtën do të merren masat ligjore.- Në procesverbalin nr. 0003439 të datës 07.08.2013 ka konstatuar se investitori ka filluar mihjen e bodrumit ku ka filluar edhe përgatitjen e kontra pllakës, ka bërë betonimin e shtresës së betonit të varfër pa leje ndërtimi. Propozon që të urdhërohet investitori që ti ndërpres punimet e më tejme gjersa të pajiset me leje ndërtimi në të kundërtën do të merren masa konform ligjit.- Në procesverbalin nr. 0003447 të datës 14.08.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet ndërtimore duke mos respektuar vendimin për pezullimin e punëve, me punë ka bërë përgatitjen e armaturës së themeleve pllakë, objekti nuk posedon leje ndërtimore dhe dokumentacion përkatës nga organet kompetente. Propozon që të urdhërohet pala ti ndërpres punët ndërtimore dhe të mos vazhdoj me punë pa e siguruar lejen përkatëse në të kundërtën do të merren masa konform ligjit.- Në procesverbalin nr. 0003460 të datës 22.08.2013 ka konstatuar se pala ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv me dimensione të përafërta 25.00X15.00m2, pa e siguruar lejen e ndërtimit, me punë ka arritur të bëjë betonimin e themeleve pllakë dhe fillimin e përgatitjeve të shtyllave dhe mureve – kallëpimin e tyre. Pala nuk ka prezantuar asnjë dokument dhe nuk është paraqitur në zyre edhe përkundër thirrjeve zyrtare të shumta që i janë bërë. Ka propozuar që pala të urdhërohet t’i ndërpres të gjitha punimet ndërtimore dhe të mos punoj asgjë pa u pajisur me leje ndërtimi nga organet përkatëse gjithashtu urdhëron largimin – rrënimin e konstruksioneve në të kundërtën do të merren masat konform ligjeve në fuqi.- Me aktvendimin nr. 09-356-129412 të datës 26.08.2013 ka urdhëruar që të rrënohet menjëherë objekti i locuar në Prishtinë, lagja Tophane, rr. “Lidhja e Lezhës” në arsyetim është cekur se i lartpërmenduri nuk ka respektuar aktvendimin për pezullim të punëve të datës 18.07.2013 duke bërë – vazhduar me punë ndërtimore në objektin kolektiv pa leje ndërtimi, me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e shtyllave dhe mureve 71

të katit përdhese. Në një kopje të këtij aktvendimi është shënuar me dorëshkrim “Në mungesë të Ismet Halitit 3 kopjet origjinale janë dorëzuar tek Skender Canolli për ta vulosur, me datë 27.08.2013, ora 15:26 (kam qenë në orar të pasdites)” në kopjen tjetër të njëjtit vendim me dorëshkrim është shënuar: “U vulos me datë 02.09.2013. iu dorëzua palës me 02.09.2013, ora 16:00”.Të pandehurit Ardian Muhadri dhe Blerim Ibishi:- Në procesverbalin nr. 0003472 të datës 30.08.2013 kanë konstatuar: se pala ka vazhduar me punë ndërtimore në objektin kolektiv me dimensione 12.00X20.00m2, pa leje ndërtimi, me punë ka bërë betonimin e mureve perimetrike dhe shtyllave të betonit në katin mbi themele. Objekti nuk posedon leje ndërtimi dhe posedon vendimin për rrënim në 3 kopje origjinale kam dhënë tek S. Canolli për tu vulosur dhe nuk më janë kthyer. Kanë propozuar të vuloset vendimi për rrënim dhe të ekzekutohet në afat të menjëhershëm.- Në procesverbalin nr. 0003477 të datës 05.09.2013 ka konstatuar se: “Pala po vazhdon me punë ndërtimore në objektin kolektiv me dimensione 20.00X14.00m, pa leje ndërtimore, me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e katit të parë, objekti posedon vendim të rrënimit i pa ekzekutuar, vendimi për ndërprerjen e punëve. Sa i përket përgjegjësive të inspektorëve unë i kam ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe të mundshme brenda kompetencave tona”. Ka propozuar që të urdhërohet ekzekutimi i vendimit për rrënim me afat të menjëhershëm.- Në procesverbalin nr. 0003496 të datës 18.09.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore me ndërtimin e objektit pa leje ndërtimi, objekti posedon vendim për pezullim dhe vendim për rrënim, me punë ka arritur të bëjë ndërtimin e mureve të katit përdhese, përgatitjen e pllakës. Propozon që të urdhërohet ti ndërpres të gjitha punimet me afat të menjëhershëm dhe të ekzekutohet vendimi për rrënim.I pandehuri Ardian Muhadri:- Në procesverbalin nr. 0003543 të datës 23.10.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë në objektin kolektiv me dimensione 31.00X16.00m, me etazhitet B+P+2 pa leje ndërtimi, me punë ka arritur në betonimin e shtyllave të katit të dytë, pala nuk ka respektuar vendimet e inspektorit për pezullim dhe rrënimin e objektit dhe kthimin e gjendjes së mëparshme. Ka propozuar që të urdhërohet që vendimi për rrënim të ekzekutohet në afat të menjëhershëm.- Në procesverbalin nr. 0003562 të datës 01.11.2013 ka konstatuar se investitori edhe pas ndërprerjes së punëve ka vazhduar me punë ndërtimore pa u pajisur me leje ndërtimi, në punishte janë par duke zhvilluar punimet ndërtimore (B+P+2+). Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres punimet e mëtejme derisa të pajiset me leje ndërtimi nga organet kompetente. 72

- Në procesverbalin nr. 0005035 të datës 05.11.2013 investitori Petrit Gashi ka vazhduar me punë ndërtimore pa u pajisur me leje ndërtimi. Ka propozuar që të urdhërohet investitori i lartshënuar që ti ndërpres punimet e mëtejme ndërtimore derisa të pajiset me leje ndërtimi nga organi kompetent komunal.- Në procesverbalin nr. 0005047 të datës 13.11.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë ndërtimore pa leje ndërtimi, me punë ka filluar përgatitjen e shtyllave për betonimin e katit të katërt (B+P+3+). Ka propozuar që të urdhërohet investitori ti ndërpres punimet e mëtejme ndërtimore derisa të rregulloj lejen e ndërtimit.- Në procesverbalin nr. 0005107 të datës 29.11.2013 ka konstatuar se Petrit Gashi ka vazhduar me punë ndërtimore duke mos e respektuar aktvendimet, me punë ka bërë ndërtimin e katit të gjashtë dhe ka filluar shtyllat për tjetrin (B+P+4+). Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët e më tejme ndërtimore gjersa të pajiset me leje ndërtimi nga organi kompetent komunal.- Në procesverbalin nr. 0005127 të datës 13.12.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë ndërtimore përkundër aktvendimeve pa u pajisur me leje ndërtimi, me punë ka filluar përgatitjen e shtyllave të katit të gjashtë (B+P+5+). Ka propozuar që pala të urdhërohet që ti ndërpres të gjitha punimet e mëtejme ndërtimore derisa të pajiset me leje ndërtimi nga organi kompetent komunal.- Në procesverbalin nr. 0001586 të datës 18.12.2013 është konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore në objektin kolektiv pa sigurimin e lejes përkatëse nga organet kompetente, me punë ka arritur të bëjë ndërtimin e katit të tetë (B+P+6), për punët ndërtimore ilegale që pala i ka zhvilluar ka qenë i informuar në çdo kohë mirëpo pala nuk ka përfillur fare urdhrat e inspekcionit, objekti posedon vendim të rrënimit i cili nuk është ekzekutuar asnjëherë për punët e zhvilluara në këtë objekt kanë qenë të informuar shefi i sektorit çdo herë. Propozon të urdhërohet që të ekzekutohet vendimi për rrënim në afat të menjëhershëm dhe të respektohet çdo procedurë (nëse ekziston) për lëshimin e lejes ndërtimore në këtë kohë kur objekti është tetë kate, në të kundërtën të bëhet fletëparaqitje në organin kompetent.- Në procesverbalin nr. 0001603 të datës 27.12.2013 ka konstatuar se Petrit Gashi ka vazhduar me punë ndërtimore edhe përkundër aktvendime pa leje ndërtimi, me punë është duke bërë përgatitjen e pllakës së katit të gjashtë (B+P+5+). Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti nderës punët e më tejme derisa të pajiset me leje ndërtimi. Në dosjen e kësaj lënde është gjetur shkresa e shkruar me dorëshkrim me përmbajtje si në vijim: “Me datë 28.08.2013 kam kërkuar nga S. Canolli të më kthehen vendimet e vulosura, mirëpo nuk i ka vulosur duke thënë “Kur të kthehet Ismeti”. Me datë 29.08.2013 kam kërkuar nga S. Canolli prapë të vulosen kopjet origjinale të vendimit për rrënim, mirëpo nuk i ka vulosur, prapë arsyeja e njëjtë. Me datë 30.08.2013 kam kërkuar prapë nga S. Canolli të vulosen vendimet, më tha: “Të hënën vjen Ismeti dhe i vulos” ndërkaq objekti në fjalë po ndërtohet gjatë gjithë kohës. Me datë 02.09.2013 në mbledhjen javore Ismet Haliti e ka vulosur vendimin, objekti – gjendja në terren nuk përputhet me vendimet”. 73

Me datë 08.01.2014 i pandehuri Ardian Muhadri ka hartuar kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër Petrit Gashi, pronar – investitor i NTP “Premtimi” për shkak të vazhdimit të punëve ndërtimore pa sigurimin e lejes ndërtimore. Kjo kërkesë është e vulosur mirëpo nuk ka shënim nëse kjo kërkesë është dërguar – pranuar në Gjykatën Themelore – divizioni për kundërvajtje në Prishtinë. Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Prishtinës me vendim nr. 05-351-150235 të datës 10.04.2014 ka lëshuar lejen ndërtimore për objektin në fjalë me etazhitet B+P+11Lënda numër 09-356-125959 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit sportiv ngainvestitori DRITON GËRDOVCI: I pandehuri Vehbi Abdullahu: - Në procesverbalin nr. 0003404 të datës 23.07.2013 ka konstatuar se pala ka filluar përgatitjet e terrenit 42x28 për ndërtimin e terrenit sportiv pa u pajisur me leje ndërtimi nga organi kompetent komunal,, me punë ka arritur të bëjë betonimin e mureve rrethore me gjatësi rreth 1m. Ka propozuar të urdhërohet pala që ti ndërpres të gjitha punimet ndërtimore në punishte deri në pajisje me leje ndërtimi, në të kundërtën do të merren masat konform ligjit në fuqi. - Me aktvendimin nr. 09-356-125959 të datës 23.07.2013 ka obliguar Driton Sami Gërdovcin që menjëherë ti ndërpres punët në objektin e ndërtuar në Prishtinë, lagja Tauk Bahçe rr. “Lec Gradica”. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se i lartpërmenduri ka filluar përgatitjen e terrenit me dimensione 22.00x28.00 për ndërtimin e terrenit sportiv, pa e siguruar lejen nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur të bëjë betonimin e mureve rrethore me lartësi rreth 1m. - Në procesverbalin nr. 002946 të datës 30.10.2013 ka konstatuar se pala duke mos respektuar aktvendimin për pezullim të punëve ka vazhduar punët ndërtimore për ndërtimin e objektit sportiv me dimensione 42x28 pa u pajisur me leje nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur deri në murosjen e mureve anësore të objektit. Ka propozuar të bëhet rrënimi i objektit sportiv në afatin e menjëhershëm, të filluar pa leje ndërtimi. - Me aktvendimin nr. 09-356-125959 të datës 31.10.2013 ka obliguar Driton Sami Gërdovcin që menjëherë ta bëjë rrënimin e objektit të locuar në Prishtinë, lagja Sofali – Tauk bahçe dhe ta bëjë kthimin e hapësirës në gjendjen e mëparshme. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se i lartpërmenduri duke mos respektuar aktvendimin për pezullim të punëve ka vazhduar punët në ndërtimin e objektit sportiv (stadium) me dimensione 48.00x28.00m, pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur të bëjë pjesërisht murosjen e mureve anësore. 74

- Në procesverbalin nr. 0005018 të datës 13.11.2013 ka konstatuar se i pala ka vazhduar punimet ndërtimore për ndërtimin e objektit sportiv me dimensione 42x28 pa u pajisur me leje nga organi kompetent komunal. Ka aktvendimin e rrënimit 09- 356-125959 të datës 31.10.2013. Me punë ka arritur deri në vendosjen e kapilatave për mbulojë të objektit. Ka propozuar të urdhërohet pala që ti ndërpres të gjitha punët ndërtimore në objekt sepse do të bëhet rrënimi i objektit sipas aktvendimit për rrënim. - Në procesverbalin nr. 0003609 të datës 11.12.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet ndërtimore për ndërtimin e objektit sportiv me dimensione 42x28 pa u pajisur me leje nga organi kompetent komunal. Objekti ka aktvendimin e rrënimit nr. 09-356- 125959 të datës 31.10.2013. Me punë ka arritur deri në vendosjen e llamarinës në kulm për mbulojë të objektit. Ka propozuar të bëhet rrënimi i objektit të ndërtuar pa leje ndërtimi në afat të menjëhershëm.Lënda 09-356-177310, që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesor afarist ngakompania “SIMON INVEST”: E pandehura Blerina Syla: - Në procesverbalin nr. 005893 të datës 24.07.2013 ka konstatuar se pala ka filluar gropimin për ndërtimin e banesave kolektive pa e siguruar lejen e ndërtimit. Ka propozuar që të urdhërohet pala që ti ndërpres të gjitha punimet derisa nuk pajiset me lejen e ndërtimit. - Me urdhëresën 09 nr. 356-177310 të datës 18.08.2013 ka obliguar kompaninë “Simon Invest” ti ndërpres punimet e më tejme dhe ta kthej hapësirën në gjendjen e më parme në afat sa më të shkurtër, në të kundërtën do të merren masat adekuate nga organi kompetent. - Në procesverbalin nr. 006156 të datës 18.09.2013 ka konstatuar se pala ka filluar ndërtimin e objektit për banim kolektiv dhe se me punë ka arritur në largimin e dheut dhe si pasojë e reshjeve të shiut është shembur dheu nga ana e fqinjëve. Ka propozuar që pala të urdhërohet që menjëherë ta evitoj rrezikun duke e kthyer hapësirën në gjendje të më parme, në të kundërtën merren masa konform ligjit. - Me aktvendimin 09 nr. 356-177310 të datës 18.09.2013 ka obliguar kompaninë “Simon Invest” që ti ndërpres punët në objektin e ndërtuar në Prishtinë, lagja Mati I, rr “Ndue Përlleshi”. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se pala ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv me sipërfaqe rreth 500m2, pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal dhe me punë ka arritur ta bëjë gropimin e terrenit. 75

- Në procesverbalin nr. 0000958 të datës 01.11.2013 ka konstatuar se pala ka filluar ndërtimin e objektit për banim kolektiv pa e siguruar lejen e ndërtimit dhe me punë ka arritur në përgatitjen e kontrapllakës për betonim. Punët janë vazhduar pa i evituar rreziqet që i ka shkaktuar në objektet fqinjë. Ka propozuar që pala të urdhërohet që t’indërpres të gjitha punimet ndërtimore përveç punës për evitimin e rrezikut që kanë shkaktuar për shembjen e objekteve fqinjë. - Me aktvendimin 09 nr. 356-177310 të datës 01.11.2013 ka nxjerr vendim me të cilin obligohet kompania “Simon Invest” ta bëjë menjëherë rrënimin e objektit të locuar në Prishtinë, lagja Mati I rr. “Ndue Përlleshi” dhe ta bëjë kthimin e hapësirës në gjendjen e më parme në arsyetim të këtij vendimi thuhet se pala nuk e ka respektuar aktvendimin për pezullim të punëve dhe ka vazhduar punimet për ndërtimin e objektit me sipërfaqe prej 1000m2 pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal dhe me punë ka arritur ta bëjë përgatitjen e gjysmës së kontra pllakës për betonim.Lënda numër 09-356-138458 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “REDONI”, me investitorin Fadil Maxhuni: I pandehuri Ardian Muhadri: - Në procesverbalin nr. 0003393 të datës 01.08.2013 ka konstatuar se pala ka filluar punimet ndërtimore duke bërë përgatitjen e terrenit dhe pilonave pa siguruar lejet përkatëse nga organet kompetente, pala nuk ka prezantuar asnjë dokument dhe nuk është paraqitur në Drejtorinë e Inspekcionit. Ka propozuar të urdhërohet pala ti ndërpres të gjitha veprimet dhe të mos vazhdoj me punë deri në sigurimin e dokumentacionit në të kundërtën do të merren masa konform ligjit. - Në procesverbalin nr. 0003449 të datës 15.08.2013 ka konstatuar se pala ka filluar punët ndërtimore duke bërë gërmimin e dheut dhe vendosjen e pilonave pa siguruar lejen përkatëse nga organet kompetente, pala – pronari nuk i është përgjigjur thirrjeve të inspekcionit dhe nuk është paraqitur as në punishte duke e pamundësuar vrojtimin e dokumentacionit nga ana e inspektorit. Objekti është rrethuar me shirit duke e mbyllur vend punishten për të mos vazhduar me punë pa siguruar dokumentacionin përkatës nga organet përkatëse. Ka propozuar të urdhërohet pala të mos vazhdoj me punë ndërtimore pa u pajisur me leje ndërtimore nga organet kompetente në të kundërtën do të merren masa konform ligjit. - Me aktvendimin nr. 09-356-138458 të datës 16.08.2013 ka obliguar ti ndërpres punët në objektin e ndërtuar në Prishtinë, lagja Arbëria 3, rr. “Ahmet Krasniqi. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se pala ka bërë gërmimin e dheut dhe vendosjen e pilonave për mbrojtjen e terrenit pa siguruar (nuk ka prezantuar asnjë dokument) lejet përkatëse nga organet kompetente me që rast punët janë ndërprerë dhe punishtja është rrethuar me shirit. - Në procesverbalin nr. 0003467 të datës 30.08.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore – me gërmimin e dheut pa siguruar lejen ndërtimore, me punë ka arritur të bëjë gërmimin e pjesërishëm të parcelës dhe vendosjen e pilonave, pala – 76

Fadil Maxhuni u paraqit në punishte me datë 29.08.2013 ka vazhduar punët ndërtimore dhe pala nuk ka respekt6uar vendimin për pezullim të punëve të lëshuar me datë 16.08.2013. në zyre u paraqit Emin Demaku arkitekt pa autorizim nga investitori, me nr. personal 10035004499. Ka propozuar të urdhëron palën e lartpërmendur ti ndërpres punët në afat të menjëhershëm dhe të bëjë kthimin e gjendjes së më hershme, pala gjithashtu urdhërohet të mos punoj pa u pajisur me lejet përkatëse në të kundërtën do të merren masat nga inspektori i ndërtimit konform ligjit për ndërtim dhe ligjeve tjera në fuqi.Të pandehurit Ardian Muhadri dhe Blerim Ibishi:- Në procesverbalin nr. 0003481 të datës 05.09.2013 kanë konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore duke mos respektuar vendimin për pezullim të punëve, me punë ka vazhduar të bëjë gërmimin e dheut dhe përgatitjen e punëve – parcelës për ndërtim. Kanë propozuar të urdhërohen që punët të ndërpriten në afat të menjëhershëm në të kundërtën do të merren masat nga inspektori i ndërtimit konform ligjit për ndërtim dhe ligjeve tjera në fuqi.- Në procesverbalin nr. 0003500 të datës 16.09.2013 kanë konstatuar se pala nuk ka respektuar vendimin për pezullim të punëve duke vazhduar me punët gjegjësisht gërmimin dhe rrafshim të terrenit pa siguruar leje përkatëse nga organi kompetent. Kanë propozuar të urdhërohet ti ndërpres punët e mëtejme dhe të mos vazhdoj me punë pa siguruar lejen përkatëse në të kundërtën do të merren masat konform ligjeve në fuqi.I pandehuri Mërgim Shala:- Në procesverbalin nr. 0005800 të datës 30.09.2013 ka konstatuar se pala edhe pas vendimit për ndërprerje të punëve prapë ka vazhduar me punë duke bërë gërmimin e terrenit për objekt kolektiv banesor. Ka propozuar të urdhërohet pala që menjëherë ti ndërpres punët, njëherit të bëjë sigurimin e objekteve për rreth duke përfshirë edhe rrugën.- Me urdhëresën nr. 09-356-138458 të datës 30.09.2013 ka obliguar Fadil Maxhunin ti ndërpres të gjitha punimet për ndërtimin e objektit kolektiv banesor dhe të bëjë sigurimin e objekteve përreth duke përfshirë edhe rrugën e dëmtuar në afate sa më të shkurtër kohor, në të kundërtën do të merren masat adekuate nga organi kompetent.- Me vendimin nr. 09-356-138458 të datës 03.10.2013 urdhërohet Fadil Maxhuni ti filloj punët për sanimin e dëmit të shkaktuar në lagjen Arbëria III, rr. “Ekrem Hoxha”, PN. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se pas daljes së inspektorit në terren ka konstatuar se investitori ka filluar punimet për gropimin e dheut, inspektori ka ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligj për ndalimin e punimeve të mëtejme pa leje ndërtimi mirëpo pala edhe pas vërejtjeve për ndalimin e punëve prapë ka vazhduar me punimet për gropimin e terrenit. 77

- Me datë 03.10.2013 është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër Fadil Maxhunit për shkak se ka filluar punimet pa leje të ndërtimit për gropimin e terrenit në lagjen Arbëria III në rr. “Ekrem Hoxha”, PN. Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se investitori ka filluar punimet për gropimin e dheut, inspektori ka ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligj për ndalimin e punimeve të mëtejme pa leje ndërtimi mirëpo pala edhe pas vërejtjeve për ndalimin e punëve prapë ka vazhduar me punimet për gropimin e terrenitI pandehuri Ardian Muhadri:- Në procesverbalin nr. 0003539 të datës 23.10.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punët për mbrojtjen e terrenit (pas shembjes së dheut) pa u pajisur me projektin dhe dokumentacionin përkatës nga organet kompetente gjatë inspektimit në terren pala – ndërtuesi nuk ka prezantuar asnjë projekt dokumentacion në lidhje me punët të cilat i ka zhvilluar dhe është duke zhvilluar. Ka propozuar që pala të urdhërohet të pajiset me dokumentacion përkatës nga organet kompetente në afat të menjëhershëm dhe të respektoj projektin – dokumentacionin në lidhje me mbrojtjen e ndërtimit, në të kundërtën përgjegjësitë mbeten tek pala dhe do të merren masat konform ligjit.- Në procesverbalin nr. 0003548 të datës 25.10.2013 ka konstatuar se investitori Fadil Maxhuni ka filluar me punë ndërtimore në punishte duke mos siguruar lejen e ndërtimit nga organi kompetent komunal. Ka propozuar të urdhërohet investitori që ti ndërpres punimet e ndërtimit gjersa të pajiset me leje ndërtimi.- Në procesverbalin nr. 0003551 të datës 27.10.2013 ka konstatuar se Fadil Maxhuni ka filluar me punë ndërtimore në punishten e filluar më parë, me punë është duke bërë mihjen e dheut pa e siguruar lejen e ndërtimit nga organi kompetent komunal. Ka propozuar të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët e filluara gjersa të pajiset me leje ndërtimi në të kundërtën do të merren masa konform ligjit.- Në procesverbalin nr. 0003552 të datës 29.10.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore pa u pajisur me leje ndërtimore nga organet kompetente, me punë është duke bërë gropimin dhe përgatitjen e terrenit për ndërtim, punët janë ndal dhe është rrethuar me shirit. Ka propozuar të urdhërohet pala ti ndërpres punët ndërtimore në afat të menjëhershëm dhe të mos punoj pa u pajisur me leje ndërtimore dhe dokumentacion përkatës nga organet kompetente në të kundërtën do të merren masat konform ligjeve dhe organeve kompetente.- Në procesverbalin nr. 0003564 të datës 01.11.2013 ka konstatuar se Fadil Maxhuni ka filluar me punë edhe pasi që është rrethuar punishtja me shirit. Ka propozuar të urdhërohet investitori Fadil Maxhuni që ti ndërpres punët ndërtimore derisa ta rregulloj lejen e ndërtimit.- Në procesverbalin nr. 0005039 të datës 05.11.2013 ka konstatuar se Fadil Maxhuni ka vazhduar me punë ndërtimore edhe pas rrethimit të punishtes me shirit, me punë është duke bërë përgatitjen e kontrapllakës pa leje ndërtimi. Ka propozuar të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët e ndërtimit gjersa të përgatitet me leje ndërtimi. 78

- Me vendimin nr. 09-356-138458 të datës 05.11.2013 ka obliguar Fadil Maxhunin të bëjë menjëherë rrënimin e objektit të locuar në Prishtinë, lagja Arbëria III dhe të bëjë kthimin e hapësirës në gjendjen e më parme. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Fadil Maxhuni nuk ka respektuar aktvendimin për pezullim të punëve duke bërë – vazhduar ndërtimin e themeleve pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e themeleve.- Në procesverbalin nr. 0005054 të datës 13.11.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë ndërtimore pa u pajisur me leje ndërtimi, me punë ka bërë betonimin e mureve anësore të katit dhe përgatitjen e shtyllave. Ka propozuar të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët e mëtejme ndërtimore derisa të rregulloj lejen e ndërtimit.- Në procesverbalin nr. 005060 të datës 20.11.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore në objektin kolektiv pa siguruar lejen e ndërtimit, me punë ka arritur të bëjë betonimin. Objekti posedon të gjitha vendimet, urdhëresat gjithashtu posedon vendim për rrënim dhe fletëparaqitje në gjykatë. Pala duke mos respektuar asnjë nga këto masa ka vazhduar me punë ndërtimore. Ka propozuar të urdhërohet ti ndërpres punët ndërtimore dhe të ekzekutohet vendimi për rrënim në afat të menjëhershëm.- Në procesverbalin nr. 0005103 të datës 29.11.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë ndërtimore pa u pajisur me leje ndërtimi. Ka propozuar që të urdhërohet investitori ti ndërpres punët e mëtejme gjersa të pajiset me leje ndërtimi.- Në procesverbalin nr. 0005112 të datës 04.12.2013 ka konstatuar se Fadil Maxhuni ka vazhduar me punë ndërtimore përkundër aktvendimeve dhe rrethimit të punishtes – objektit me shirit, pa leje ndërtimi, me punë ka filluar përgatitjen e shtyllave të përdheses. Ka propozuar që ti ndërpres punët e mëtejme ndërtimore gjersa të pajiset me leje ndërtimi.- Në procesverbalin nr. 0005119 të datës 08.12.2013 ka konstatuar se Fadil Maxhuni ka vazhduar me punë edhe pas ndërprerjes pa u pajisur me leje ndërtimi, me punë është duke bërë mbushjen e shtyllave të përdheses nga ana e poshtme pa leje ndërtimi. Ka propozuar të urdhërohet investitori që ti ndërpres punimet derisa të pajiset me leje ndërtimi.- Në procesverbalin nr. 0005120 të datës 13.12.2013 ka konstatuar se Fadil Maxhuni ka vazhduar me punë edhe pas aktvendimeve dhe rrethimeve të punishtes me shirit pa u pajisur me leje ndërtimi, me punë është duke bërë mbushjen e shtyllave në një pjesë duke përgatitur pllakën e përdheses. Ka propozuar të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët e mëtejme derisa të rregulloj lejen e ndërtimit.- Në procesverbalin nr. 0001589 të datës 18.12.2013 ka konstatuar se pala edhe përkundër urdhëresave dhe vendimeve të inspekcionit ka vazhduar me punë ndërtimore në objektin kolektiv pa siguruar lejen e ndërtimit dhe në këtë mënyrë bënë shkelje serioze të rregullave dhe procedurave ligjore, objekti posedon vendimin për rrënim mirëpo nuk është ekzekutuar asnjëherë edhe pse kemi raportuar dhe kërkuar në çdo kohë tek organet menaxhuese të drejtorisë për të bërë ekzekutimin e vendimi pala ka fletëparaqitje në gjykatë për punët ilegale që i zhvillon. Ka propozuar të urdhërohet 79

që të bëhet ekzekutimi i vendimit të rrënimit në afat të menjëhershëm nga ekzekutuesi dhe shefi i sektorit, gjithashtu urdhërojmë palën mos të vazhdoj me punë deri në rregullimin e dokumentacionit përkatës nga organet kompetente.- Në procesverbalin nr. 0001601 të datës 27.12.2013 ka konstatuar se Fadil Maxhuni ka vazhduar me punë ndërtimore përkundër aktvendimeve, pa leje ndërtimi, me punë ka vazhduar në etazhin e tretë (B+P+). Ka propozuar të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët e mëtejme derisa të rregulloj dokumentacionin teknik, lejen e ndërtimitLënda numër 09-356-140662 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit nga investitoriNYSRET GASHI (Grand Store) : Të pandehurat Arbenita Ajeti dhe Blerina Syla - Në procesverbalin nr. 002517 të datës 06.08.2013 kanë konstatuar se pala ka filluar punimet në adresën e lartcekur për ndërtimin e objektit afarist me dimensione 50.00x20.00m pa e siguruar lejen e ndërtimit nga organi kompetent komunal, me punë ka arritur të bëjë murosjen e murit të objektit si dhe njëra pjesë e kontra pllakës ka qenë e përfunduar më herët. Kanë propozuar të urdhërohet pala që menjëherë ti ndërpres punimet e mëtejme ndërtimore deri në sigurimin e lejes së ndërtimit nga organi kompetent komunal.E pandehura Arbenita Ajeti:- Me aktvendimin nr.09-356-140662 të datës 06.08.2013 ka obliguar Nusret Gashin që menjëherë ti ndërpres punët në objektin e ndërtuar në magjistralen Prishtinë – Ferizaj (ana e djathtë). Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se i lartpërmenduri ka filluar punimet për ndërtimin e objektit afarist me dimensione të përafërta 50.00x20.00m, pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e themeleve si dhe murosjen kufizuese të objektit.E pandehura Blerina Syla- Në procesverbalin nr. 006144 të datës 22.08.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë në ndërtimin e objektit afarist me dimensione 50.00x20.00m pa e siguruar lejen e ndërtimit edhe pas lëshimit të vendimit për pezullim nr.09-356-140662 të datës 06.08.2013. Me punë ka arritur në betonimin e shtyllave të përdheses. Kanë propozuar të urdhërohet pala që menjëherë ti ndërpres të gjitha punimet dhe ta kthej hapësirën në gjendjen e mëparshme.E pandehura Arbenita Ajeti: 80

- Me vendimin nr. 09-356-140662 të datës 23.08.2013 ka obliguar Nysret Gashin që menjëherë ta bëjë rrënimin e objektit të locuar në Prishtinë, lagja Qagllavicë, rr. Magjistrale Prishtinë – Ferizaj, ana e djathtë) dhe ta bëjë kthimin e hapësirës në gjendjen e mëparshme. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se i lartpërmenduri duke mos respektuar aktvendimin për pezullim të punimeve ka vazhduar me punë për ndërtimin e objektit afarist me dimensione 50.00x20.00m, pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal, me punë kanë arritur të bëjnë betonimin e shtyllave të përdheses. Të pandehurat Arbenita Ajeti dhe Blerina Syla - Në procesverbalin nr. 002523 të datës 28.08.2013 kanë konstatuar se pala po i vazhdon punimet në ndërtimin e objektit afarist pa leje ndërtimi nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur të bëjë fillimin e përgatitjes së pllakës së katit përdhese. Pala pasi nuk ka respektuar aktvendimin për ndërprerje nr. 09-356-140662 të datës 06.08.2013. kanë propozuar dhe kanë konstatuar se palës i është lëshuar aktvendimi për rrënim i datës 23.08.2013 me nr. 09-356-140662 me të cilin urdhërohet pala që të bëjë rrënimin e objektit dhe të kthej hapësirën në gjendjen e mëparshme. E pandehura Arbenita Ajeti: - Në procesverbalin nr. 002533 të datës 04.09.2013 ka konstatuar se pala po vazhdon punimet për ndërtimin e objektit afarist pa e siguruar lejen e ndërtimit ku është lëshuar edhe aktvendimi për rrënim nr. 09-356-140662 të datës 23.08.2013, me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e gjysmës së pllakës së katit përdhese. Ka propozuar dhe ka theksuar se palës në punishte i është urdhëruar që ta bëjë rrënimin e përgatitjes së pllakës dhe mureve dhe ta bëjë kthimin e hapësirës në gjendjen e mëparshme.Lënda numër 09-356-159566 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “PREMIUM CONSTRUCTION”, me investitorin Fatos Tahiri: E pandehura Blerina Syla: - Në procesverbalin nr. 0005899 të datës 13.08.2013, ka konstatuar se pala ka filluar ndërtimin e objektit për banim kolektiv në sipërfaqe rreth 500m2, me punë ka arritur në përgatitjen e terrenit dhe largimin e dheut (gropimin) dhe se pala posedon lejen urbanistike dhe është në procedurë të marrjes së lejes ndërtimore, mirëpo ende nuk është pajisur me të. Propozon që pala të urdhërohet ti ndërpres të gjitha punimet deri në sigurimin e lejes për ndërtim. - Me aktvendimin nr. 356-159566 të datës 29.08.2013 ka obliguar investitorin që ti ndërpres punimet në objektin e ndërtuar në Prishtinë, lagja Mati I, rr. “Muharrem 81

Fejza”. Në arsyetimin e aktvendimit thuhet se pala ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv me sipërfaqe rreth 500m2, pa e siguruar lejen përkatëse nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e kontra pllakës për betonim. - Në procesverbalin nr. 0000953 të datës 30.10.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit për banim kolektiv dhe me punë ka arritur deri në ngritjen e shtyllave të katit të parë. Punët janë zhvilluar pas aktvendimit për pezullim të datës 29.08.2013, propozon që të bëhet vendimi i rrënimit të objektit dhe rrënimi i tij. - Me vendimin nr. 356-159566 të datës 31.10.2013 është obliguar investitori për rrënimin e menjëhershëm të objektit, me arsyetim se pala nuk e ka respektuar aktvendimin për pezullim të punëve dhe ka vazhduar punimet për ndërtimin e objektit kolektiv me sipërfaqe rreth 500m2, pa sigurimin e lejes përkatëse dhe se me punë ka arritur të bëjë ngritjen e shtyllave të katit të parë. - Në dosjen e kësaj lënde gjendet shkresa e quajtur Akt për rrënim, e datës 20.11.2013 për rrënimin e katër (4) objekteve, në mesin e të cilëve është edhe objekti i Fatos Tahirit në lagjen Mati I, me shënim “Rrënim i shtyllave të katit”, në këtë shkresë janë shënuar emrat e shefit të sektorit Ismet Haliti dhe ekzekutuesit Skender Canolli. Mirëpo, kjo shkresë nuk është e nënshkruar e as e vulosur.Lënda numër 09-356-148840 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “ZERO GROUP”, me investitorin Azem Rusinovci: I pandehuri Ardian Muhadri: - Në procesverbalin 0003445 të datës 14.08.2013 ka konstatuar se pala ka filluar gërmimin e dheut dhe vendosjen e pilonave pa siguruar lejen përkatëse. Ka propozuar të urdhërohet pala ti ndërpres punët ndërtimore dhe të mos punoj deri në sigurimin e lejes së ndërtimit. - Në procesverbalin nr. 0003453 të datës 16.08.2013 ka konstatuar se investitori ka filluar mihjen e dheut si dhe vendosjen e pilotave – përgatitjen për ndërtimin e objektit pa leje ndërtimore. Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres të gjitha punimet deri në sigurimin e lejes ndërtimore dhe të bëjë sigurimin e rrugës dhe objekteve përreth. - Me aktvendimin nr. 09-356-148840 të datës 16.08.2013 ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në objektin në Prishtinë, lagja Arbëria rr. “Ahmet Krasniqi” në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se investitori ka bërë gërmimin e dheut dhe vendosjen e pilonave për mbrojtjen e terrenit pa leje ndërtimore. - Në procesverbalin nr. 0003482 të datës 05.09.2013 ka konstatuar se investitori po vazhdon me punë duke mos respektuar vendimin për pezullim të punëve, ka arritur të bëjë gërmimin, vendosjen e pilonave dhe gropimin – përgatitjen e terrenit për punë 82

ndërtimore. Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres të gjitha punimet ndërtimore dhe të mos punoj pa leje përkatëse.I pandehuri Mërgim Shala- Ka lëshuar Urdhëresë nr. 09-356-148840 të datës 10.10.2013 me të cilin ka obliguar Azem Rusinovcin, ti ndërpres të gjitha punimet për ndërtimin e objektit kolektiv banesor dhe njëherit të bëjë sigurimin e rr. “Ahmet Krasniqi” në afat sa më të shkurtër, në të kundërtën do të merren masa adekuate nga organi kompetent komunal.I pandehuri Ardian Muhadri:- Në procesverbalin nr. 0003544 të datës 23.10.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë pa leje ndërtimore, me punë ka arritur të bëjë betonimin e themeleve dhe përgatitjen e mureve të katit duke mos respektuar urdhëresat. Ka propozuar që të urdhërohet ndërprerja e punëve dhe rrënimi i menjëhershëm i objektit.- Në procesverbalin nr. 0003556 të datës 30.10.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore duke mos respektuar aktvendimin për pezullim të punëve, me punë ka arritur të bëjë pllakën e katit pa lejen ndërtimore. Ka propozuar që pala të urdhërohet ti ndërpres punët dhe të bëhet rrënimi i objektit pa leje ndërtimi.- Në procesverbalin nr. 0005040 të datës 05.11.2013 ka konstatuar se Azem Rusinovci ka vazhduar me punë ndërtimore pa u pajisur me leje ndërtimore, ka ndërtuar dy etazhe dhe është duke ndërtuar etazhin e tretë. Ka propozuar që të urdhërohet ndërprerja e punëve dhe ta bëjë sigurimin e rrugës dhe objekteve përreth.- Me vendimin nr. 09-356-148840 të datës 05.11.2013 ka urdhëruar rrënimin e menjëhershëm të objektit në lagjen Arbëria, rr. “Ahmet Krasniqi”, ana e majtë, me arsyetim se investitori Azem Rusinpvci nuk ka respektuar aktvendimin për pezullim të punëve duke vazhduar ndërtimin e katit të dytë pa sigurimin e lejes përkatëse. Me punë ka arritur të bëjë betonimin e pllakës së katit të dytë.- Në procesverbalin nr. 0005049 të datës 13.11.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punë ndërtimore duke mos respektuar aktvendimin për ndërprerje të punëve dhe rrënimin e objektit, me punë është duke bërë përgatitjen e pllakës së tretë, pa leje ndërtimore. Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres punët e ndërtimit derisa të pajiset me leje ndërtimi.- Në procesverbalin nr. 0005059 të datës 20.11.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar me punët ndërtimore pa lejen e ndërtimit, me punë ka arritur te ndërtimi i etazhitetit të katërt. Objekti posedon Vendim për rrënim. Ka propozuar që të ekzekutohet vendimi për rrënim.- Në procesverbalin nr. 0005102 të datës 28.11.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar me punë duke mos respektuar aktvendimin për ndërprerje dhe për rrënim, 83

dhe se ka përfunduar etazhin e katërt. Ka propozuar ndërprerjen e punëve deri në sigurimin e lejes ndërtimore. - Në procesverbalin nr. 0005128 të datës 13.12.2013 ka konstatuar se investitori ka vazhduar punët ndërtimore edhe përkundër aktvendimeve dhe rrethimit me shirit dhe ka arritur të bëjë betonimin e pllakës së etazhit të katërt si dhe ka filluar përgatitjen e shtyllave të katit tjetër. Ka propozuar ndërprerjen e punëve deri në sigurimin e lejes së ndërtimit. - Në procesverbalin nr. 0001590 të datës 18.12.2013 ka konstatuar se pala ka bërë ndërtimin e katër etazheve në objektin kolektiv dhe fillimin e përgatitjes së pllakës të etazhit të pestë pa e siguruar lejen e ndërtimit. Ka propozuar që të bëhet ekzekutimi i vendimit për rrënim ndërsa pala të urdhërohet të mos vazhdoj me punime të mëtejme. - Në procesverbalin nr. 0001597 të datës 27.12.2013 ka konstatuar se Azem Rusinovci ka vazhduar me punë ndërtimore në etazhin e pestë, ka filluar përgatitjen e pjesërisht të pllakës pa leje ndërtimi. Ka propozuar që të urdhërohet investitori që ti ndërpres punimet e mëtejme derisa të rregulloj lejen e ndërtimit. - Në dosjen e kësaj lënde gjendet kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtëse e datës 08.01.2013 (me sa duket fjala është për gabim teknik ngase duhet të qëndroj viti 2014). Kjo kërkesë është drejtuar kundër Azem Rusinovcit për shkak të vazhdimit të punëve ndërtimore në objektin kolektiv pa sigurimin e lejes ndërtimore në lagjen Arbëria, rr. “Ahmet Krasniqi” (ana e majtë). Kjo kërkesë është e vulosur, mirëpo, nuk ekziston asnjë shenjë e protokollit e as ndonjë dëshmi se kjo kërkesë është dërguar apo pranuar nga Gjykata Themelore, Divizioni për kundërvajtje.Lënda numër 09-356-172942 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “ARDITI GROUP” me investitorin Fehat Zeqiri: E pandehura Arbenita Ajeti: - Në procesverbalin nr. 002538 të datës 13.09.2013 ka konstatuar se pala ka filluar punimet për ndërtimin e objektit kolektiv me dimensione të bodrumit afërsisht 60.00x30.00m. Me punë ka arritur të bëjë patosimin e gjysmës së pllakës së bodrumit, pala nuk prezanton lejen e ndërtimit. Ka propozuar të urdhërohet pala që menjëherë ti ndërpres punimet e mëtejme ndërtimore deri në sigurimin e lejes së ndërtimit nga organet kompetente komunale. - Me aktvendimin nr. 09-356-172942 të datës 13.09.2013 ka obliguar Fehat Zeqirin që menjëherë ti ndërpres punët në objektin e ndërtuar në Prishtinë, lagja Kalabria rr. “Shefqet Shkupi”. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se i lartpërmenduri ka filluar punimet në ndërtimin e objektit kolektiv pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur të bëjë patosimin e gjysmës së pllakës së bodrumit. 84

- Në procesverbalin nr. 006307 të datës 30.09.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit kolektiv edhe pas aktvendimit për ndërprerje të punëve nr. 09-356-172942 të datës 13.09.2013. Me punë ka arritur të bëjë ngritjen e shtyllave të katit përdhese. Ka propozuar të urdhërohet pala që ta bëjë largimin e shtyllave të katit përdhese dhe ti ndërpres punimet e mëtejme ndërtimore deri në sigurimin e lejes së ndërtimit nga organi kompetent komunal. - Me vendimin nr. 09-356-172942 të datës 30.09.2013 ka obliguar Fehat Zeqirin që menjëherë ta bëjë rrënimin e objektit të locuar në Prishtinë, lagja Kalabria, rr. “Shefqet Shkupi”. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se i lartpërmenduri duke mos respektuar aktvendimin për pezullim të punëve ka vazhduar punimet për ndërtimin e objektit kolektiv pa e siguruar lejen përkatëse nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur të bëjë ngritjen e shtyllave të katit përdhese. - Në procesverbalin nr. 006308 të datës 02.10.2013 ka konstatuar se pala ka filluar punimet për ndërtimin e objektit kolektiv me dimensione 30.00x17.00m, pa sigurimin e lejes së ndërtimit, me punë ka arritur të bëjë betonimin e shtyllave të katit përdhese. Ka propozuar të urdhërohet pala që ti ndërpres të gjitha punimet e mëtejme ndërtimore deri në sigurimin e lejes së ndërtimit, në të kundërtën do të ekzekutohet vendimi për rrënim nr. 09-356-172942 i datës 13.09.2013. - Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Prishtinës, me Aktvendimin nr. 05-351-40330 të datës 30.07.2014 i ka lejuar investitorit “Arditi Construction” ndërtimin e objektit shumë banesor me afarizëm në kuadër të bllokut urbanistik “B8” të tërësisë urbane “B” nga plani rregullues “Kalabria” me etazhitet B+P+8 dhe B+P+6 me sipërfaqe në bazë Bllaku “A” S=904m2 dhe blloku “B” S=654m2, me sipërfaqe totale në përdhese, kurse sipërfaqe totale ndërtimore të objektit S=14072.7m2, (Lamela A=5115.7m2, dhe lamela B=5918m2 mbi tokë. Ndërsa nën tokë 3039m2).Lënda numër 09-354-7741 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesor afaristnga kompania “TREGTIA” me investitorin Bedri Prishtina: Të pandehurit Vehbi Abdullahu dhe Blerina Syla: - Në procesverbalin nr. 000023 të datës 11.05.2011 kanë konstatuar se investitori ka filluar gropimin dhe përgatitjen e terrenit për fillimin e ndërtimit të objekteve banimore kolektive me afarizëm. Pala posedon konkluzion të zgjidhjes urbane me nr. 05-350-10787/6 të datës 22.12.2009. Lejen urbanistike të datës 22.12.2009 me nr. 05- 350-10787/6 si dhe aktvendim për caktimin e kompensimit me nr. 05-350-40763. Si dhe pagesën e këstit të parë. Kanë propozuar të urdhërohet pala që ti përmbahet dokumentacionit të lartpërmendur dhe ti zhvilloj punimet sipas projektit në të kundërtën do të merren masat konform ligjit. - Në procesverbalin nr. 004917 të datës 30.05.2011 kanë konstatuar se investitori ka vazhduar punimet në objektin kolektiv me afarizëm, me punë ka arritur të bëjë 85

përgatitjen e pllakës së bodrumeve pa e siguruar lejen për ndërtim. Kanë propozuar që pala të urdhërohet ti ndërpres të gjitha punimet deri në sigurimin e lejes për ndërtim.I pandehuri Vehbi Abdullahu:- Me aktvendimin nr. 09-354-7741 të datës 30.05.2011 ka urdhëruar investitorin të bëjë kërkesë për kushte urbanistike – leje ndërtimi, tek Drejtoria për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit të Komunës së Prishtinës. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se investitori ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv me dimensione S=380m2, pa sigurimin e lejes nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e pllakës së bodrumit.- Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Prishtinës, me Aktvendimin nr. 05-351-40763 të datës 14.06.2011 i ka lejuar investitorit ndërtimin e objekteve banimor kolektiv me afarizëm, me etazhitet Lamelat “A1” = B+P+5, “A2” = 2B+P+6, “A3” = 2B+P+7, “A4” = 2B+P+7, “A5” = 2B+P+6, “A6” = 2B+P+5 në lagjen Arbëria 3 në PrishtinëI pandehuri Mërgim Shala:- Në procesverbalin nr. 003500 të datës 25.04.2012 ka konstatuar se investitori ka bërë ndërtimin e objektit kolektiv banesor dhe afarist me etazhitet 2B+P+5 me dimensione 17.20x20.40m, me punë ka bërë betonimin e pllakës së fundit 2B+P+5. Investitori e ka përfunduar llamellën A1 në bazë të projektit dhe lejes së lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit.- Në procesverbalin nr. 003501 të datës 25.04.2012 ka konstatuar se investitori ka bërë ndërtimin e objektit banesor kolektiv me afarizëm, me leje ndërtimi, me etazhitet 2B+P+6, me dimension 24.20x19.60m, me punë ka bërë betonimin e pllakës së fundit në bazë të projektit zbatues. Investitori ka bërë ndërtimin e llamellës A2 në bazë të planit dhe projektit zbatues të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit.- Në procesverbalin nr. 003502 të datës 25.04.2012 ka konstatuar se investitori ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv me afarizëm, me leje ndërtimi, me etazhitet 2B+P+7 me dimensione 28.60x15.00m. Me punë ka arritur deri në betonimin e katit 2+P+3. Investitori i lartshënuar është duke punuar në bazë të projektit zbatues deri më tani. urdhërohet që të punoj në bazë të planit dhe projektit zbatues edhe më tutje deri në përfundim të objektit – llamellës A3.- Në procesverbalin nr. 003503 të datës 25.04.2012 ka konstatuar se pala ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv banesor me afarizëm – lamela A4, me etazhitet 2B+P+7 me dimensione 28.60x15.00m, me punë ka bërë përfundimin e pllakës 2B+P+3 në 86

bazë të projektit zbatues. Ka propozuar të urdhërohet investitori që të punoj sipas planit dhe projektit zbatues të vërtetuar nga organi kompetent komunal.- Në procesverbalin nr. 003504 të datës 25.04.2012 ka konstatuar se pala ka bërë ndërtimin e llamellës A5 me leje ndërtimore me etzhitet 2B+P+6 me dimensione 23.30x19.70, me punë ka bërë betonimin e pllakës së fundit në llamellë punimet deri tani i ka bërë në bazë të planit dhe projektit zbatues të vërtetuar nga organi kompetent komunal.- Në procesverbalin nr. 003505 të datës 25.04.2012 ka konstatuar se investitori ka bërë ndërtimin e llamellës A6 me etazhitet 2B+P+5, me dimensione 24.10x15.40m, me punë ka bërë betonimin e pllakës së fundit në bazë të projektit dhe lejes ndërtimore.Të pandehurit Ardian Muhadri, Blerim Ibishi dhe Vehbi Abdullahu:- Në procesverbalin nr. 0003495 të datës 18.09.2013 kanë konstatuar se pala ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv me leje ndërtimi nr. 05-351-40763 të datës 14.06.2011 në përputhje me lejen e ndërtimit, me punë ka arritur të bëjë betonimin e shtyllave të etazhitetit nën kulm, i cili përcillet me të gjitha lamelat e objektit, me që rast pala nuk posedon leje për këtë etazh dhe ka bërë tejkalimin e lejes së ndërtimit. Kanë propozuar të urdhërohet pala që ti ndërpres punimet dhe të mos vazhdoj me punë pa u pajisur me lejen përkatëse.I pandehuri Ardian Muhadri:- Me aktvendimin nr. 09-354-7741 të datës 18.09.2013 ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se investitori ka filluar mbindërtimin e objektit kolektiv i cili posedon leje ndërtimi nr. 05-351-40763 të datës 14.06.2011 i ndërtuar sipas lejes së ndërtimit, konstatuar me procesverbale të datës 25.04.2012 për lamelat A1 deri A6. Me punë ka filluar të bëjë betonimin e shtyllave të katit ku është bërë tejkalimi i lejes.I pandehuri Mërgim Shala:- Në procesverbalin nr. 0004070 të datës 02.10.2013 ka konstatuar se investitori i ka vazhduar punët ndërtimore duke e bërë tejkalimin e lejes ndërtimore, respektivisht mbindërtimin e dy kateve në lamelat anësore “A1” dhe “A6” si dhe një kati (etazhi) në llamellën “A2”, “A3”, “A4”, “A5”. Ka propozuar që pala të urdhërohet që ti ndërpres të gjitha punimet deri në sigurimin e lejes ndërtimore.- Me aktvendimin nr. 09-356-7741 të datës 02.10.2013 ka urdhëruar rrënimin e menjëhershëm të objektit. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se investitori ka vazhduar punët ndërtimore duke bërë tejkalimin e lejes së ndërtimit. respektivisht mbindërtimin e dy kateve në lamelat “A1” dhe “A6” si dhe një kati në llamellën “A2”, “A3”, “A4”, “A5”. 87

Lënda numër 09-356-183101 që ka të bëjë me tejkalim të lejes ndërtimore ngainvestitori AGIM HYSENI: E pandehura Drita Rukiqi: - Në procesverbalin nr. 0000630 të datës 25.09.2013 ka konstatuar se pala ka filluar të bëjë zhvendosjen e nën kulmit për ta shndërruar në kat të objektin ekzistues të ndërtuar pa leje ndërtimi pas luftës. Me punë është duke bërë betonimin e shtyllave si dhe përgatitjen e pllakës për betonim pa e siguruar lejen për ndërtim. Ka propozuar të urdhërohet pala që ti ndërpres punimet e mëtejme deri në sigurimin e lejes për ndërtim nga organi kompetent komunal. - Me aktvendimin nr. 09-356-183101 të datës 26.09.2013 ka obliguar Agim Hysenin që menjëherë ti ndërpres punët në objektin e ndërtuar në Prishtinë, lagja Pejton, rr. “Kosta Novakoviq”. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se i lartshënuari ka filluar të bëjë zhvendosjen e nën kulmit për shndërrim në kat në objektin ekzistues pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal. Me punë ka bërë përgatitjen e pllakës për betonim. - Në procesverbalin nr. 0005340 të datës 16.10.2013 ka konstatuar se pala pas përfundimit të betonimit të pllakës pa leje ka vazhduar punimet mbi katin P+3, me punë ka bërë betonimin e shtyllave edhe pas aktvendimit për pezullim të punëve të datës 26.09.2013 pa e siguruar lejen për mbindërtim në objektin ekzistues P+2+NK të ndërtuar pas luftës pa leje ndërtimi. Ka propozuar të urdhërohet pala që të bëjë rrënimin e shtyllave menjëherë, po ashtu pasi që nuk janë respektuar masat deri më tani pason aktvendimi për rrënim. - Me vendimin nr. 09-356-183101 të datës 16.10.2013 ka obliguar Agim Hysenin që menjëherë ta bëjë rrënimin e shtyllave të locuara në Prishtinë. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se i lartpërmenduri duke mos respektuar Aktvendimin për pezullim të punëve ka vazhduar punimet për ndërtimin e objektit, pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur të bëjë betonimin e shtyllave në objektin ekzistues mbi katin P+3. - Në procesverbalin nr. 0005343 të datës 17.10.2013 ka konstatuar se sot me datë 17.10.2013 tek pronari Agim Hyseni në lagjen Pejton rr. “Kosta Novakoviq” është bërë rrënimi i shtyllave të nën kulmit mbi etazhitetin P+4 të ndërtuar pa leje ndërtimi, rrënimi është bërë mbi aktvendimin për rrënim 09-356-183101 të datës 16.10.2013. Ka propozuar të urdhërohet pala që të mos filloj me punë deri në sigurimin e lejes për ndërtim nga organi kompetent komunal. Të pandehurit Drita Rukiqi dhe Granit Cenaj: 88

- Në procesverbalin nr. 0005354 të datës 11.11.2013 kanë konstatuar se pala ka filliuar vazhdimin e ndërtimit të katit, gjatë ditëve të vikendit ku sipas kujdestarisë dera ka qenë e mbyllur dhe nuk kanë mundur ta parandalojnë punën në atë objekt. Me punë ka bërë betonimin e pllakës së katit P+5, me dimensione 250m2, pa e siguruar lejen për ndërtim. Kanë propozuar të bëhet rrënimi menjëherë pasi që pala nuk posedon leje ndërtimi dhe ka vazhduar punimet edhe pas rrënimit me datë 17.10.2013 sipas aktvendimit për rrënim 09-356-183101. E pandehura Drita Rukiqi - Me datë 11.11.2013 inspektorja e ndërtimit Drita Rukiqi i ka dërguar Informatë lidhur me Agim Hysenin në lagjen Pejton rr. “Kosta Novakoviq” – Prishtinë, tek Skender Canolli, ekzekutues në Drejtorinë e Inspekcionit me përmbajtjen si në vijim: “Me datë 08.11.2013 ditë e premte, pasdite. Investitori në fjalë Agim Hyseni ka filluar të përgatis pllakën e fundit për betonim pa leje ndërtimi. Në bazë të dhënave të fqinjëve të tij të cilët deshën të mbesin anonim pllaka është betonuar në ditën e shtune me datë 09.11.2013 në orët e vona të mbrëmjes ku rreth orës 4 të mëngjesit është përfunduar betonimi. Andaj, kërkoj nga ekzekutuesi i ndërtimit Skender Canolli tç bëjë përgatitjen e aksionit për rrënim të pllakës. Ju informoj se ne inspektorët e ndërtimit çdo ditë e kemi kontrolluar terrenin, ndërtim nuk ka pasur në këtë objekt ku dëshmojnë edhe fotot e ditës së premte. Me datë 11.11.2013, ditë e hënë kemi qenë në vend të ngjarjes por dera ka qenë e mbyllur”. - Në procesverbalin nr. 0005359 të datës 13.11.2013 ka konstatuar se sot me datë 13.11.2013 është caktuar – bërë akti për rrënimin e pllakës në katin P+5 të ndërtuar gjatë ditëve të vikendit pa leje ndërtimi. Por pasi që dera për në katin e pestë ka qenë e mbyllur u anulua aksioni për rrënim. Prezent ishin Shërbimi Policor i Kosovës, si dhe udhëheqësi i kompanisë së kontraktuar për rrënime “Dardania”. Kanë propozuar se aksioni sipas ekzekutuesit dhe inspektores u anulua pasi që nuk kemi bazë ligjore për ta thyer – hapur derën pa urdhër të prokurorit dhe shtyhet për afat të pacaktuar.Lënda numër 09-356-182973 që ka të bëjë me ndërtimin e pompës së derivateve ngakompania “AL – PETROL”, me investitorin Arbër Kryeziu: Të pandehurit Mërgim Shala dhe Blerim Ibishi: - Në procesverbalin nr. 0005798 të datës 26.09.2013 kanë konstatuar se kompania ka filluar punimet për ndërtimin e pompës së derivateve, me punë ka arrit të bëjë vendosjen e rezervuarëve nën sipërfaqen e dheut dhe betonimin e bazës (murit anësor) pa prezantuar dokumentacionin teknik – lejen e ndërtimit. Kanë propozuar të urdhërohet pala që ti ndërpres të gjitha punimet deri në sigurimin e lejes ndërtimore. I pandehuri Mërgim Shala: 89

- Me aktvendimin nr. 09-356-182973 të datës 26.09.2013 ka obliguar kompaninë “Al- Petrol” që menjëherë ti ndërpres punët në objektin e ndërtuar në Prishtinë, lagja Arbëria, rr. Magjistrale Prishtinë – Mitrovicë (ana e djathtë). Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se i lartpërmenduri ka filluar ndërtimin e objektit afarist - pompë e derivateve me sipërfaqe rreth 200m2, pa e siguruar lejen përkatëse nga organi kompetent komunal. Me punë është duke bërë vendosjen e rezervuarëve nën sipërfaqen e dheut. - Në procesverbalin nr. 0005799 të datës 30.09.2013 ka konstatuar se edhe pas aktvendimit të rrënimit me datë 26.09.2013* prapë ka vazhduar punët për ndërtimin e pompës së derivateve, me punë ka arrit të bëjë gërmimin e sipërfaqes së dheut në thellësi deri 1m, dhe demolimin e objektit ekzistues nga llamarina ku brenda tij është ndërtuar konstruksioni i pompës. Ka propozuar të urdhërohet pala që të bëjë rrënimin e pompës menjëherë. * Aktvendimi i datës 26.09.2013 që përmendet në konstatimin e inspektorit ka të bëjë me ndërprerjen e punimeve e jo me rrënimin e objektit siç është shkruar në këtë procesverbal. - Me aktvendimin nr. 09-356-182973 të datës 30.09.2013 ka obliguar kompaninë “Al- Petrol” që menjëherë të bëjë rrënimin e objektit të locuar në Prishtinë, lagja Arbëria, rr. Magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, ana e djathtë. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se i lartpërmenduri duke mos respektuar aktvendimin për pezullim të punëve ka vazhduar punimet për ndërtimin e pompës së derivateve me sipërfaqe rreth 200m2, pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal. Me punë ka arritur të bëjë demolimin e objektit ekzistues nga llamarina ku brenda tij është ndërtuar konstruksioni i pompës si dhe gërmimi i dheut në thellësi rreth 1m, deri në rr. Magjistrale Prishtinë – Mitrovicë. I pandehuri Ardian Muhadri: - Në procesverbalin nr. 0001609 të datës 30.01.2014 ka konstatuar se pala ka ndërtuar pompën e derivateve pa lejen përkatëse dhe ka propozuar që të urdhërohet investitori të bëjë largimin – rrënimin e objektit (pompa e derivateve) në afat kohor prej 3 ditësh.Lënda numër 09-354-24968 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “PRISHTINA E RE”, me investitorin Mentor Bytyqi: E pandehura Arbenita Ajeti: - Në procesverbalin nr. 004751 të datës 22.09.2010, ka konstatuar se pala ka filluar punimet për ndërtimin e objektit kolektiv me dimensione përafërsisht 25X12m, pa siguruar lejen e ndërtimit, me punë ka arritur deri në gropimin e dheut në bodrum. 90

Propozon që pala të urdhërohet që ti ndërpres të gjitha punimet e mëtejme ndërtimore derisa të siguroj dokumentacionin e duhur teknik – lejen e ndërtimit.Me aktvendimin nr. 09-354-24968 të datës 22.09.2010 urdhëron që NN. ti pezulloj punët nëobjektin e locuar në lagjen Veternik, rr. “Hollger Peterson”. Me arsyetim se pala ka filluarndërtimin e objekt kolektiv me dimensione të përafërta 25X15, me punë ka arritur deri nëgropimin e dheut për bodrum. E pandehura Blerina Syla: - Në procesverbalin numër 002265 e datës 05.06.2012 ka konstatuar se pala ka filluar vazhdimin e punimeve në ndërtimin e objektit kolektiv me dimension 25 X 15 m2. Me punë ka arritur të bëjë ngritjen e shtyllave të katit të dytë. Pala nuk ka prezantuar dokumentacion teknik. Pala urdhërohet që të bëjë pezullimin e të gjitha punimeve të mëtejme ndërtimore deri në sigurimin e lejes së ndërtimit. - Me aktvendimin numër 09-354-24968 të datës 06.06.2012, ka urdhëruar Mentor Bytyqin ta bëjë rrënimin e objektit të locuar në Prishtinë, lagja Veternik, rr. “Holger Peterson” dhe ta bëjë kthimin e hapësirës në gjendjen e mëparshme, me arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se investitori nuk e ka respektuar aktvendimin për pezullim të punëve, ka vazhduar punimet për ndërtimin e objektit kolektiv me dimensione 25X15m2 pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal, me punë ka arritur ta bëjë ngritjen e shtyllave të katit të dytë. - Me datë 06.06.2012, shefi i sektorit të ndërtimit Ismet Haliti ka bërë kërkesë për asistencë të policisë për rrënimin e shtyllave të katit të dytë te investitori Mentor Bytyqi, lagja Veternik, rr. “Holger Petersen”. - Me datë 14.06.2012, shefi i sektorit të ndërtimit Ismet Haliti ka bërë kërkesë për asistencë të policisë për rrënimin e shtyllave të katit të dytë te investitori Mentor Bytyqi, lagja Veternik, rr. “Holger Petersen”. E pandehura Blerina Syla: - Në procesverbalin nr. 001990 të datës 04.07.2012, ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit kolektiv 25x 25m, me punë ka arritur ta bëjë ndërtimin e njërës pjesë të pllakës të katit të dytë dhe në këtë pjesë ka ngritur armatuarat e shtyllave të katit të tretë të cilat janë rrënuar me 02.07.2012, janë rivendosur sërish. Propozon që të ekzekutohet vendimi i rrënimit me nr 24968 i datës 06.06.2012. - Në procesverbalin numër 002124 të datës 17.08.2012, ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit kolektiv me dimensione 25X15m, me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e pllakës së katit të tretë, pala nuk ka prezantuar dokumentacionin teknik – lejen e ndërtimit. Propozon që për objektin në fjalë të bëhet ekzekutimi i vendimit për rrënim me nr. 24968 të datës 06.06.2012. 91

- Në procesverbalin nr. 0005880 të datës 02.07.2013, ka konstatuar se pala ka vazhduar zhvillimin e punimeve në ndërtimin e objektit banimor kolektiv me punë ka arritur në ngritjen e shtyllave të katit të VI, pala nuk posedon leje për ndërtim dhe as dokumentacion përkatës. Propozon që menjëherë të bëhet ekzekutimi i vendimit për rrënim me nr. 24968 të datës 08.06.2012 dhe të pajiset me leje ndërtimi E pandehura Arbenita Ajeti: - Në procesverbalin numër 006153 të datës 05.09.2013, ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit kolektiv me dimensione 25X15m2, me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e shtyllave dhe pllakës së katit VII pa prezantuar dokumentacionin teknik – lejen e ndërtimit. Propozon që për objektin në fjalë duhet të bëhet ekzekutimi i vendimit nr. 24968 i datës 06.06.2012. E pandehura Blerina Syla: - Në procesverbalin nr. 006161 të datës 26.09.2013, ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit për banim kolektiv me dimensione 25X15m2, me punë ka arritur të bëjë ngritjen e shtyllave të katit IX (nëntë), pa prezantuar dokumentacionin teknik – lejen ndërtimore. Propozon që për objektin në fjalë duhet të ekzekutohet vendimi me nr. 24968 i datës 06.06.2012 - Në procesverbalin nr. 0000965 të datës 13.11.2013 ka konstatuar se pala e ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit për banim kolektiv, me punë ka arritur në përgatitjen e pllakës së katit të 10 pa leje ndërtimi. Propozon që për objektin në fjalë duhet të bëhet ekzekutimi i vendimit për rrenim.Lënda numër 09-356-194778 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit kolektiv banesorafarist nga kompania “EURO ABI”, me investitorin Shefik Rexhepi: E pandehura Blerina Syla: - Në procesverbalin nr. 006163 të datës 07.10.2013 ka konstatuar se pala ka filluar punimet në objektin kolektiv me dimensione 20X13m2, me punë ka arritur në përgatitjen e pllakës së bodrumit të dytë pa leje ndërtimi dhe ka propozuar që pala të urdhërohet që ti ndërpres të gjitha punimet, derisa të pajiset me leje të ndërtimit. - Me aktvendimin nr. 356-194778 të datës 10.10.2013 ka obliguar investitorin që ti ndërpres punët në objektin e ndërtuar në Prishtinë, lagja Mati I, rr. “Muharrem Fejza”. Në arsyetimin e aktvendimit thuhet se pala ka filluar ndërtimin e objektit kolektiv me dimensione rreth 20.00X13.00m pa sigurimin e lejes ndërtimore, ndërsa me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e pllakës së bodrumit për betonim. 92

- Në procesverbalin nr. 0000941 të datës 16.10.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në ndërtimin e objektit për banim kolektiv me sipërfaqe rreth 1000m2 duke mos respektuar vendimin për pezullim të datës 10.10.2013, dhe se me punë ka arritur në betonimin e bodrumit të dytë dhe ngritjen e shtyllave në anën tjetër- Me vendimin nr. 356-194778 të datës 01.11.2013 ka urdhëruar rrënimin e menjëhershëm të objektit me sipërfaqe rreth 1000m2 me arsyetim se investitori ka vazhduar punimet duke mos respektuar aktvendimin për pezullimin e punëve pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal, me punë ka arritur të bëjë ngritjen e shtyllave të bodrumit të dytë- Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Prishtinës me Aktvendim nr. 351-29991/1 të datës 17.12.2013 ka lëshuar lejen për ndërtimin e objekteve banimore dhe afariste.Të pandehurat Blerina Syla dhe Arbenita Ajeti:- Në procesverbalin nr. 0005086 të datës 17.01.2014 kanë konstatuar se investitori ka filluar punimet në realizimin e objektit në llamellën 1, me punë ka arritur në largimin e pjesërishëm të dheut, mirëpo punët që janë duke u zhvilluar në punishte janë duke rrezikuar objektet fqinjë pasi që nuk janë marrë masat për sigurimin e punishtes. Kanë propozuar të urdhërohet pala që urgjentisht të merr masa për largimin e rrezikut që ju shkaktohet objekte fqinjë si dhe punëtorëve në punishte.- Në procesverbalin nr. 0005088 të datës 17.01.2014 kanë konstatuar se në lagjen Mati 1, blloku urbanistik C3, është duke u ndërtuar kompleksi për banim kolektiv në përbërje prej 3 lamelave me leje ndërtimi me nr. 05-351-29991/1 të datës 17.12.2013 ku gjatë realizimit të punëve për ekzekutimin e objektit 1, (gropimit) janë paraqitur rrezikime të objekteve fqinjë, me punë është arritur në gropimin e dheut për hapjen e bodrumeve. Kanë propozuar të urdhërohet pala që urgjentisht të merr masat në largimin sa më të shpejtë të rrezikut për shembjen e dheut dhe rrezikimin që ju shkaktohet objekteve fqinjë dhe punëtorëve në punishte.- Në procesverbalin nr. 0005095 të datës 21.01.2014 kanë konstatuar se pala ka filluar zhvillimin e punimeve në ndërtimin e kompleksit banimor, në projekt 3 objekte janë ndërtuar. Me punë ka arritur në fillimin e realizimit të objektit me nr. 1, gjatë gërmimit të terrenit është shfaqur rreziku për shembjen e dheut duke rrezikuar objektet fqinjë si dhe punëtorët në punishte. Palës i janë dhënë 3 ditë kohë për sigurimin e gjendjes mirëpo pala nuk ka bërë një gjë të tillë. Gjithashtu pala nuk ka respektuar urdhëresën për vendosjen e panos me numër të lejes ndërtimore.E pandehura Blerina Syla:- Me datë 23.01.2014 është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse pranë Gykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i përgjithshëm, divizioni për kundërvajtje kundër investitorit “Euro Abi” për shkak se kanë filluar ndërtimin e objektit për banim kolektiv në lagjen Mati 1, rr. “Muharrem Fejza” (ana e majtë), 93

blloku urban C3, me leje ndërtimi me nr. 05.351-39992/1 të datës 17.12.2013 mirëpo gjatë realizimit të punëve për ekzekutimin e objektit I (gropimit) janë paraqitur rrezikime të objekteve fqinjë. Në arsyetimin e kësaj kërkese për kundërvajtje thuhet se në lagjen Mati1, blloku urban C3 është duke u ndërtuar kompleksi për banim kolektiv në përbërje prej 3 lamelave me leje ndërtimi nr. 05.351-39992/1 të datës 17.12.2013, ku gjatë realizimit të punëve për ekzekutimin e objektit I (gropimit) janë paraqitur rrezikime të objekteve fqinjë si dhe punëtorëve në punishte, palës i janë dhenë 2 ditë kohë për sanimin e gjendjes, gjithashtu pala nuk e ka respektuar urdhëresën për vendosjen e panos me nr. të lejes ndërtimore, andaj si pasojë e zhvillimit të këtyre punimeve, duke mos i respektuar urdhëresat e Drejtorisë së Inspekcionit, rrezikohen objektet dhe qytetarët përreth.Lënda numër 09-356-194755 që ka të bëjë ndërtimin e objekteve kolektive banesoreafariste nga kompania “POZHEGU BROTHER’S” me investitorin Qemajl Pozhegu: E pandehura Blerina Syla - Sipas aktvendimit nga Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Prishtinës me aktvendimin 05 nr. 351-53073 të datës 19.09.2013 i ka lejuar kompanisë “Pozhegu Brother’s” ndërtimin e objekteve kolektive banesore në lagjen Mati I në bllokun C11, objekti C11/A2 me etazhitet 2B+S+P+9 dhe objekti C11/B14 me etazhitet 3B+P+9. E pandehura Blerina Syla disa herë e ka vizituar punishten që dëshmohet me procesverbalin nr. 000937 të datës 10.10.2013 dhe procesverbalin nr. 0000944 të datës 16.10.2013 ku ajo ka konstatuar se investitori është duke ndërtuar me leje ndërtimi duke e obliguar investitorin që të ndërmerr masa për evitimin e rrezikut nga shembja e dheut, nga ana e fqinjëve. - Në dosjen e kësaj lënde është gjetur kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtës kundër investitorit për shkak të shkaktimit të rrezikut të objekteve fqinj pasi që largimin e dheut e ka bërë duke mos i marrë masat mbrojtëse të objekteve si dhe duke gropuar jashtë kushteve të piketimit. Kjo kërkesë është e datuar me 16.10.2013, është e vulosur dhe nënshkruar nga inspektorja e ndërtimit Blerina Syla, mirëpo nuk është protokolluar në komunë dhe nuk ka shënime se është dërguar apo pranuar në departamentin për kundërvajtje të Gjykatës Themelore në Prishtinë. - Në procesverbalin nr. 0001557 të datës 14.02.2014, pas kontrollit të punishtes, inspektori i ndërtimit Mërgim Shala ka konstatuar se investitori,në kuadër të objekteve që i ndërtonte në bazë të lejes ndërtimore, ka filluar ndërtimin edhe të një objekti banesor kolektiv pa lejen e ndërtimit, shënuar si C11/A3. Me punë ka arritur të bëjë betonimin e pllakës së katit 2B+S+P+6. Ka propozuar që pala të urdhërohet që ti ndërpres të gjitha punimet ndërtimore deri në sigurimin e lejes për ndërtim. 94

Lënda numër 09-356-35132 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit B+P+2 nga kompania“BASHKËSIA ISLAME E KOSOVËS”: Të pandehurit Ardian Muhadri dhe Blerim Ibishi: - Në procesverbalin nr. 0005685 të datës 15.03.2013 kanë konstatuar se pala ka filluar punët ndërtimore. Me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e terrenit për ndërtimin e konviktit me etazhitet B+P+2. Pala posedon lejen e ndërtimit me nr. 05-351-29183 dhe nr. 05-351-41552 lëshuar me datë 17.11.2012. Kanë propozuar të urdhërohet pala që të sjell dokumentacionin mbi dëshminë e pronësisë dhe situacionin e projektit, gjithashtu pala urdhërohet ti përmbahet lejes së ndërtimit dhe projektit zyrtar. I pandehuri Blerim Ibishi: - Në procesverbalin nr. 0005999 të datës 30.10.2013 ka konstatuar se Bashkësia Islame ka vazhduar me punë në ndërtimin e objektit – konviktit, me leje ndërtimore B+P+2 mirëpo në ditën e inspektimit kemi vërejtur se është filluar të bëhet përgatitja e shtyllave të katit të tretë që i bije se kanë tejkaluar lejen e ndërtimit. - Ka propozuar të urdhërohet BIK që menjëherë ti ndërpres punët e mëtejme dhe ta kthej hapësirën në gjendje të mëparshme, pra të punoj sipas lejes së ndërtimit. - Me aktvendimin nr. 09-356-35132 të datës 30.10.2013 ka obliguar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) që ti ndërpres punët në objektin e ndërtuar në Prishtinë, lagja e Medresesë, rr. “Bajram Bahtiri”. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se BIK ka vazhduar me punë në ndërtimin e objektit – konviktit me leje ndërtimi, me etazhitet B+P+2, mirëpo është bërë tejkalimi i lejes së ndërtimit. Me punë kanë arritur të bëjnë fillimin e ngritjes së shtyllave të katit të tretë. I pandehuri Mërgim Shala: - Në procesverbalin nr. 002968 të datës 12.12.2013 ka konstatuar se pala nuk e ka respektuar aktvendimin për ndërprerje të punimeve të datës 30.10.2013. Me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e pllakës pjesërisht. Ka propozuar të urdhërohet pala që menjëherë të filloj rrënimin e tejkalimit dhe ta kthej hapësirën në gjendjen sipas lejes ndërtimore. - Me vendimin nr. 09-356-35132 të datës 12.12.2013 ka obliguar Bashkësinë Islame të Kosovës që ta bëjë rrënimin e tejkalimit të objektit të locuar në Prishtinë, lagja Medrese, rr. “Maliq Pashë Gjinolli”. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se i lartpërmenduri duke mos respektuar aktvendimin për pezullim të punëve ka vazhduar punimet duke bërë tejkalimin e lejes së ndërtimit me nr. 05-351-29183 të darës 17.11.2012. Me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e pllakës së katit të tretë. - Në procesverbalin nr. 0001621 të datës 20.12.2013 ka konstatuar se edhe pas vendimit të datës 12.12.2013 për rrënim të mbindërtimit të tejkalimit të lejes 95

ndërtimore në objekt kanë vazhduar punët për ndërtimin e katit duke tejkaluar lejen ndërtimore. I pandehuri Blerim Ibishi: - Në procesverbalin nr.0001636 të datës 10.01.2014 ka konstatuar se BIK ka vazhduar me punë në ndërtimin e objektit – konviktit me leje ndërtimi B+P+2, mirëpo kanë bërë tejkalimin e lejes duke bërë ndërtimin e katit të tretë, për këtë tejkalim të objektit, objekti posedon vendim për rrënim por që nuk është ekzekutuar, tani për tani janë duke e mbuluar objektin dhe janë duke murosur. Ka propozuar të urdhërohet që menjëherë të përfshihet në akt për rrënim tejkalimi i lejes së ndërtimit në afat të menjëhershëm.Lënda numër 09-356-82409 që ka të bëjë me ndërtimin e objektit afarist nga kompania“RAIFFEISEN BANK – ELKOS”: - Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Prishtinës me vendim nr. 05-351-46073 lëshuar me datë 12.02.2013. ka lëshuar lejen ndërtimore për objektin në fjalë me etazhitet B+S+P. Të pandehurit Blerim Ibishi dhe Vehbi Abdullahu: - Në procesverbalin nr. 002387 të datës 16.05.2013 kanë konstatuar se Raiffeisen Bank (RB) – Elkos kanë filluar punët përgatitore për ndërtimin e objektit afarist – tregtar me leje ndërtimi me nr. të lejes 05-351-46073 lëshuar me datë 12.02.2013 të lëshuar nga organet kompetente. Kanë propozuar të urdhërohet që në përpikëri ti përmbahet lejes ndërtimore. I pandehuri Blerim Ibishi: - Në procesverbalin nr. 0003509 të datës 25.11.2013 ka konstatuar se pala i ka vazhduar punët në ndërtimin e objektit afarist me etazhitet B+S+A me leje ndërtimore, me punë ka arrit të bëjë betonimin e katit përdhese por ka bërë tejkalim në katin përdhese me sipërfaqe rreth 125m2. Ka propozuar të urdhërohet pala që në afat prej 30 ditësh ta rregulloj – harmonizoj lejen ndërtimore me gjendjen faktike në terren – objekt. - Në procesverbalin nr. 0001628 të datës 31.12.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punët në ndërtimin e objektit afarist – tregtar me leje ndërtimi mirëpo ka bërë tejkalimin e lejes në gabarit. Ka propozuar të urdhërohet pala që menjëherë ta bëjë rrënimin e objektit. 96

- Me vendimin nr. 09-356-82409 të datës 31.12.2013 ka obliguar “Raiffeisen Bank” të bëjë rrënimin e tejkalimit të lejes së ndërtimit të locuar në Prishtinë, lagja Kodra e Trimave, rr. “V. Fazliu” dhe menjëherë ta bëjë kthimin e hapësirës në gjendjen e mëparshme. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se i lartpërmenduri është duke bërë ndërtimin e objektit afarist me etazhitet B+S+P me leje ndërtimi nr. 05-351-46073 lëshuar me datë 12.02.2013, mirëpo ka bërë tejkalimin e lejes së ndërtimit duke bërë tejkalimin e sajë në gabarit. - Në procesverbalin nr. 0001638 të datës 20.01.2014 kanë konstatuar se pala ka bërë ndërtimin e objektit tregtar afarist me leje ndërtimi por kanë bërë tejkalimin e lejes dhe për këtë është bërë aktvendimi për rrënim me datë 31.12.2013 për këtë pjesë të tejkalimit. Kanë propozuar se me datë 17.01.2014 është filluar me rrënimin e pjesës së tejkalimit dhe është bërë rrënimi i pjesshëm, po ashtu pala është urdhëruar ta bëjë rrënimin e mëtutjeshëm. I pandehuri Vehbi Abdullahu: - Në shkresat e lëndës gjendet njoftimi i datës 20.01.2014 ku i pandehuri Vehbi Abdullahu ka njoftuar Xhelal Sveçlën – Drejtor i Drejtorisë dhe të pandehurin Ismet Halitin – Shef i Sektorit për rrënimin e tejkalimit të lejes së ndërtimit që është bërë në objektin e Raiffeisen Bank & Elkos me datë 17.01.2014. I pandehuri Blerim Ibishi - Në procesverbalin nr. 0001641 të datës 05.02.2014 ka konstatuar se vet pala ka vazhduar me rrënimin e pjesës së objektit të ndërtuar me leje ndërtimi por pjesën e tejkalimit gati e kanë rrënuar, në këtë objekt është filluar aksioni me datë 17.01.2014 dhe është bërë një pjesë e rrënimit, më pas pala ka pranuar që ta bëjë pjesën tjetër të rrënimit. Ka propozuar që tejkalimi i lejes së ndërtimit të bëhet - rrënohet i tëri, në të kundërtën do të merren masa konform ligjit.1. PROVAT TË SIGURUARA PËR OBJEKTIN E NDËRTUAR NGA INVESTITORI “BURIMI COMERCE”: Nga shkresa e siguruar nga Drejtoria e inspekcionit të Komunës së Prishtinës, e datës21.01.2015, rezulton se kjo Drejtori i ka bërë matjet dhe verifikimet lidhur me tejkalimin elejes ndërtimore për objektin e ndërtuar nga kompania “Burimi Comerc” në lagjen Mati 1, rr.“Muharrem Fejza” në ngastrat 734-0 dhe 733-0 ZK Matiqan, dhe se me këtë rast ështëkonstatuar se dimensionet e objektit (shputa e objektit) sipas projektit ka qenë 16.4x13m,ndërsa dimensionet e realizuara në terren janë 19.21x13.61m, ndërsa distanca nga parcela efamiljes Lakna sipas projektit ka qenë e paraparë 8.85m, ndërsa gjendja faktike e realizuar 97

është: pika fillestare 3.63m dhe pika përfundimtare 4.09m. Sipas konstatimit të Drejtorisë sëUrbanizmit të Komunës së Prishtinës, investitori “Burimi Comer” ka tejkalime të cekura nëgabarit dhe gjithashtu të dy objektet kanë edhe zhvendosje nga ana e familjes Lakna.Ballkonet nga ana e familjes lakna i ka edhe në projekt, mirëpo nuk i ka të realuizuara si nëprojekt.2. PROVAT E SIGURUARA PËR OBJEKTET E NDËRTUARA NGA INVESTITORI “HYSI GROUP”: Nga shkresa e Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit tëKomunës së Prishtinës, e datës 26.02.2015, rezulton se pas matjeve të kryera në këto objektedhe krahasimit të tyre me planin kryesor të objekteve në fjalëështë konstatuar gjendjafaktike: tejkalimi në përdhese S=1463,23m2 (kulla A, B dhe C); tejkalimi në katin 1,S=2016.83m2 (kulla A,B dhe C); tejkalimi në katin 2, S=2016.83m2 (kulla A, B dhe C);tejkalimi në katin 3, S=1966.18m2, (Kulla A, B dhe C); tejkalimi në katin 4, S=296.18m2,(Kulla A, B dhe C); tejkalimi në katin 5, S=287.87m2, (kulla A, B dhe C); tejkalimi në katin6, S=267.33m2, (Kulla A, B dhe C); tejkalimi në katin 7, S=210.14m2 (Kulla A, dhe C);tejkalimi në katin 8, S=439.23m2 (Kulla A dhe C);tejkalimi në katin 9, S=439.23m2 (Kulla Adhe C); tejkalimi në katin 10, S=439.23m2 (Kulla A dhe C);tejkalimi në katin 11,S=220.62m2 (Kulla A); tejkalimi në katin 12, S=220.62m2 (Kulla A); tejkalimi në katin 13,S=220.62m2 (Kulla A).Tejkalimi total është në sipërfaqe prej 10296m2. Përveç kësaj Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunëssë Prishtinës ka konstatuar se leja për ndërtimin e objektit është lëshuar edhe për parcelënkadastrale 7218 që shtrihet në brendësinë e parcelës 7213/1, e cila parcelë për ndryshe ështëpronësi shoqërore dhe se nuk është bërë shpronësimi dhe prandaj nuk ka hyrë në zgjidhjeurbane dhe ndërtim.3. PROVAT E SIGURUARA PËR OBJEKTET E NDËRTUARA NGA INVESTITORI “OTI COM” Nga shkresa e Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit tëKomunës së Prishtinës, e datës 26.02.2015, rezulton se pas matjeve të kryera në këto objektedhe krahasimit të tyre me planin kryesor të objekteve në fjalëështëkonstatuar gjendja faktike:Lamela 1 është ndërtuar në sipërfaqe prej 818.48m2, për afarizëm, 2907.78m2 për banim,qëështënë total prej 3726.26m2 për banim dhe afarizëm.Pas verifikimit të objektit – Lamela 1, është konstatuar se sipas lejes ndërtimore në katin eparë ka qenë i paraparëafarizmi, kurse në objektin e ndërtuar kati 1 është shndërruar në banimpa pëlqimin e Drejtorisë për Urbanizëm.Leja e ndërtimit i është lëshuar për etazhitet 2B+P+7, ndërsa janë realizuar në ndërtim2B+P+8, që do të thotë se është ndërtuar 1 kat më tepër. 98

Në bodrumet – 1 nga të tri anët e objektit (jug, lindje dhe veri) janë krijuar hapje për ndriqim– dritare dhe çasje me shkallë në këto hapësira kurse me projekt nuk janë të parapara dritaretpër ndriqim e as çasje nga ana e jashtme e bodrumit.Në pjesën veriore janë vendosur shkallët nga betoni për çasje në pllaton para lokalit afarist,kurse në projekt nuk figurojnë këto shkallë.Distanca e objektit nga kufiri i parcelës në pjesën jugore nuk është respektuar.Pas verifikimit të objektit Lamela 2 dhe lamela 3 është konstatuar: - Një pjesë e lamelës 3 me projekt është lejuar etazhiteti 2B+P+6 ndërsa sipas gjendjes faktike objekti është ndërtuar me etazhitet 2B+P+7 që do të thotë se është shtuar një pjesë e etazhit më shumë. - Në bodrumet – 1 nga të tri anët e objektit (jug, lindje dhe veri) janë krijuar hapje për ndriqim – dritare dhe çasje me shkallë në këto hapësira, kurse me projekt nuk janë të parapara dritaret për ndriçim e as çasje nga ana e jashtme e bodrumit. - Pjesa hyrëse e pjerrinës – rampës për automjete sipas projektit duhet të jetë e hapur kurse në gjendjen faktike kjo pjesëështë mbyllur dhe mbi tëështë lidhur pllatoja e kompleksit. - Distanca e objektit – lamelës 3 nga kufiri i parcelës në pjesën jugore nuk është respektuar.4. FOTODOKUMENTACIONINga fotodokumentacioni, i përgdituar në formë të CD-së, nga Drejtoria e Inspekcionit përNdërtim e Komunës së Prishtinës, i datës 19.12.2014,vërtetohet gjendja e fundit e objektevetëpërfshirë në këtë Aktakuzë,ku shifet se asnjë nga këto objekte nuk është rrënuar dhe sendërtimi i këtyre objekteve ka përfunduar apo janënë fazën përfundimtare tëndërtimit.5. PROVAT TË SIGURUARA SIPAS MASAVE TË FSHEHTA DHE TEKNIKE TË VËZHGIMIT DHE HETIMIT PARAPRAK:- Kontakti i zhvilluar në mes të pandehurit Granit Cenaj dhe të pandehurit Ismet Haliti, të siguruara sipas: Urdhëresa nr. PNKR nr. 124/13 e datës 01.09.2014 nga Gjykata Themelore Prishtinë,gjyqtari i procedurës paraprake Arkadiuzs Sedek, për përgjimin e telekomunikimeve përnumrin e telefonisë vala 044/636-636të cilin e përdor Ismet Haliti; Raporti nga Policia e Kosovës për analizimin e SMS-ve dhe regjistrimit të bisedavetelefonike i datës 03.11.2014; Data 19.04.2013 në ora 12:50 Graniti i dërgon SMS nga numri 045/700-771 te Ismetinë numrin 044/636-636 me tekst “Ismet aman thuj qati Hysit le të nalet se pom vjen keq prejteje mi shku çdo ditë”. 99

Analiza e bisedës: Në kohën kur është dërguar SMSi pandehuri Granit Cenaj ka qenëpërgjegjës për zonën “Lakrishtë” që dëshmohet me Aktvendimin për rrënim,lëshuar nga ky ipandehur ndaj objektit të investitorit “Hysi Group”. Ky SMS dëshmon se i pandehuri GranitCenaj nuk e ka përmbushur detyrën e tij zyrtare për ti ndalur punimet tëkunderligjore në këtëobjekt duke ditur për miqësin e shefit të tij të pandehurit Ismet Haliti me investitorin IsenSadiku i quajtur “Hysi”. - Kontaktet të zhvilluara në mes të pandehurit Ismet Haliti dhe investitori Isen Sadiku nga kompania “Hysi Group” të siguruara sipas: Urdhëresa nr. PNKR nr. 361/13 e datës 05.03.2014 nga Gjykata Themelore Prishtinë,gjyqtari i procedurës paraprake Vehvbi Kashtanjeva, për përgjimin e telekomunikimeve përnumrin e telefonisë vala 045/911-000 të cilin e përdor Ismet Haliti si dhe për fotografimin efshehtë ose vëzhgimin me video në vende publike ndaj të dyshuarit Ismet Haliti; Raporti nga Policia e Kosovës (periudha 05.03.2014 – 19.03.2014) për zbatimin emasës së fshehtë të përgjimit ligjor i datës 20.03.2014; Data 18.03.2014 prej orës 09;50;48 deri në 09:51:27 Ismeti e thirr Isenin nga numri045/911-000 në numrin 049/400-300 ku ata merren vesh për tu takuar në Bregun e Diellit sidhe telefonata e të njëjtës datë prej orës 13.29.55 deri në 13.30.31 ku thirrësi është Ismetinga numri i tij 045/911-000 në telefonin e Isenit 049/400-300 ku merren vesh për tu takuar nërestorant Garden. Urdhëresa nr. PNKR nr. 361/13 e datës 10.09.2013 nga Gjykata Themelore Prishtinë,gjyqtari i procedurës paraprake Vehvbi Kashtanjeva, për përgjimin e telekomunikimeve përnumrin e telefonisë vala 044/636-636 të cilin e përdor Ismet Haliti si dhe për fotografimin efshehtë ose vëzhgimin me video në vende publike ndaj të dyshuarit Ismet Haliti dhe SkenderCanolli; Urdhëresa nr. PNKR nr. 361/13 e datës 25.09.2013 nga Gjykata Themelore Prishtinë,gjyqtari i procedurës paraprake Alltën Murseli, për përgjimin e telekomunikimeve për numrin044/636-636; Raporti nga Policia e Kosovës (periudha 25.09.2013 – 09.10.2013) për zbatimin emasës së fshehtë të përgjimit ligjor i datës 10.10.2013, Datë 02.10.2013 prej orës 10:23;12 deri në orën 10:24:24 Ismeti e thirr Isenin nganumri 044-636-636 në numrin 049/400-300 dhe merren vesh për tu takuar pas orarit tëpunës. Raporti nga Policia e Kosovës (periudha 09.11.2013 – 23.11.2013) për zbatimin emasës së fshehtë të përgjimit ligjor i datës 25.11.2013, 100


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook