Arben DRESHAJ MESAZH Tregime
Shoqata e shkrimtarve - PejëLektor:Driton SEJDIU, profesor i Gjuhës dhe Letërsisë ShqipeRedaktor teknik:Xhavit THAÇIBallinaBerat THAÇIShtypiLitografia, GjakovëTë gjitha të drejtat rezervohen
Arben DRESHAJMESAZH Tregime Pejë, 2014
Familjes sime... DUA Dua të jetoj me nderT’i shikoj në sy miqtë dhe armiqtëTa shikoj veten në pasqyrë pa frikë Të qëndroj krenar Edhe atëherë Kur Dielli dhe Hëna Rrezojnë mbi foton timeTë vendosur në mermerin e ftohtë Mbi varr. 5
NË VEND TË HYRJES Libri Mesazhi përmban gjithsejtë VII kapituj me 23tregime të përzgjedhura. Tregimet janë shkruar përgjatë vite-ve të fundit 2008-2014, disa prej tyre janë të bazuara nëngjarje reale. Mesazhet të cilat përçohen përmes këtyre tregimeve,përkatësisht një pjesë e tyre nga kapitulli III e tutje, burojnënga shpirti i popullit shqiptarë dhe si të tilla janë me themeltë qëndrueshëm, bartin mesazhe të qarat dhe të sakta. Pasi që përgjatë viteve të fundit, disa prej traditavetë popullit tonë kanë shënuar ndryshim të shpejt, përfshirëkëtu rënien drastike të rëndësisë që dikur ka pasur insti-tucioni i odës, më qëllim të ruajtjes së trashëgimisë kultu-rore, me theks të veçantë të Podgurit, këto tregime botohenpër t’iu ofruar publikut të gjerë lexues. Tregimet përçojnë qindra mesazhe të cilat prezan-tohen me një përshkrim të thukët narrativ të zhvillimeve apongjarjeve të ndryshme, ku vend të theksuar zënë edhe për-shkrimi i natyrës, vendbanimeve dhe zhvillimeve të shumtapërgjatë periudhave të ndryshme historike. Pasi që tregimet janë shkruar kohë pas kohe dhe ireferohen periudhave të ndryshme, ato në shikim të parë nukkanë ndonjë lidhshmëri në mes vetë, por të gjitha mund tëthemi se bashkohen në një pikë të vetme: dhënien e porosivetë qarta, korrekte, të urta, që mbajnë në këmbë mbi tokëprotagonistët, përkatësisht lexuesit e tyre. 7
I 1. P U N A Një djalë i ri kishte kryer fakultetin me shumë sukses.Ëndrra e tij për tu punësuar ishte realizuar shpejt. Ai ishtenë punën që e donte, për të cilën kishte punuar dhe investuarshumë. Entuziazmi filloi t’i binte pak ditë pasi ia kishte nisurpunës. Gjithmonë kishte shumë punë, orari nuk i mjaftontepër t’i përfunduar ato. Angazhohej mjaft, por rezultatet imungonin. Kur dilte nga puna, mezi shkonte në banesën e tij kubanonte me qira. Në qytetin e madh ku jetonte, zhurma nukndalej as ditën e as natën. Shumë herë mezi e kalonte rrugënnë zebra. Thjesht kishte shumë pak koncentrim. Ishte i mbu-shur me stres. Rrallë gjente kohë që t’i telefononte familjessë tij. Në zyrë, mbi tavolinën e tij kishte shumë punë. Punëte reja i zinin të vjetrat. Gati gjysma e punëve që kryente, iktheheshin për përmirësim. Djali i ri nuk dinte nga t’ia mba-nte. Ai thjesht e kishte humbur vetëbesimin dhe gati ishte tahumbiste edhe shpresën se një ditë do ta zotëronte punën qëkishte marrë. Tani nuk ushqehej e as nuk bënte gjumë të re-hatshëm. Shpesh herë mendonte se të tjerët e xhelozonin, seme qëllim i jepnin shumë punë, se po ia bënin pa të drejtë,etj., etj.. Kishte filluar t’i mbushej mendja që të largohej ngakjo punë, por para se të vendoste se çfarë do të bënte iu kuj-tua një ide. Ajo ishte të marrë disa ditë pushim, të çlodhejpaksa dhe ta provonte përsëri. Bëri një kërkesë për një javë 9
pushim, e cila iu aprovua pa vonesë. Mendoi për vendinideal për pushim dhe vendosi që të shkonte në bjeshkë. - Në pushim Ato ditë të verës ishin mjaft në nxehta. Djali i rishkoi në bjeshkë dhe u vendos në një motel të vogël që kish-te kushte mesatare për një qëndrim të rehatshëm. Natyraishte mjaft e bukur. Pishat e gjata preknin qiellin i cili dukejmë afër se kurrë. Zogjtë këndonin ditë e natë pa pushuar.Kishte mjaft gjelbërim. Në lugjet e thella dëgjohej uji qëgurgullonte, qengjat blegëronin dhe vraponin në fushat eblerta dhe kodrat e pjerrëta të pafundme. Djalit iu hapën sytëdhe mushkëritë nga drita, ajri dhe uji i kristaltë. Ushqimi nëmotel ishte tradicional. Trupi dhe mendja e tij filluan tëqetësohen paksa. Një buzëmbrëmje të kthjellët, vendosi që të shkontenë një majë mali për të ndezur një zjarr. I pëlqente të rrintevetëm. Mendonte se ashtu do të pushonte më së miri dhe dotë çlodhej. Qielli pas pak minutave u mbush me mijëra yje.Më shumë nuk kishin parë asnjëherë sytë e tij. Mali merrtefrymë thellë. Edhe ai bënte si mali. Një fllad i lehtë frynteduke sjellë me vete freskinë e yjeve, qiellit dhe tokës që bë-heshin bashkë. Flaka e zjarrit të vogël që kishte ndezur, lëvizte bash-kë me erën. Diku më larg dëgjoheshin disa të lehura të qe-nësh. Me siguri atje kishte stanarë. Atje patjetër kishte edhesmetie ku ende kishte borë të pastër të dimrit. Mendja e djalittë ri lundronte dhe relaksohej në universin e qetë. Ai nuk gu-xonte të mendonte për tavolinën e tij të punës. Thjesht nukkishte shpresë se një ditë do të arrinte t’i dalë zot punës sëtij. Afër vendit ku kishte ndezur zjarrin, kalonte njërrugë këmbësorësh. Papritmas andej u pa një njeri duke ecur. 10
Iu afrua dhe i foli djalit. Ishte rreth të 60-dhjetave. Dukejzotëri. Ai e kishte parë djalin edhe më parë, sepse qëndrontenë motelin e njëjtë, por djali nuk e kishte vërejtur. U ulënpranë zjarrit dhe filluan të bisedojnë. Shpejt dolën tek puna,brenga që e kishte sjellë në bjeshkë. Djali ri filloi të rrëfente.I tregoi të gjitha brengat e tij para njeriut të panjohur i cilikishte dalë të ecë pak në atë natë të qetë. Pas rrëfimit, personi që ishte ulur pranë djalit të ri,me mirësjellje i tha atij: Unë do t’i jap disa këshilla. Edheunë i kam pasur të njëjtat halle në fillim, por më vonë kammësuar se si duhet organizuar punën dhe nuk kam pasurproblem. Po filloj të flas dhe shpresoj se do të arrish të mëkuptosh drejt. Djalit të ri iu bë zemra mal. Iu afrua pak mëafër zotërisë pa e ditur nëse e dëshironte që ta dëgjonte mëmirë apo për shkak të respektit, dhe i tha: - Është bërë pak vonë, ndoshta je i lodhur por unëjam i gatshëm që të dëgjoj deri në mëngjes. Kam një telefonme vete dhe po preferoj që ta incizoj bisedën sepse kam frikëse mos po harroj diçka. Njeriu që rastësisht u takua me djalin, hodhi edhe cadrunj të thatë në zjarr, pastroi zërin dy-tri herë sikur dëshi-ronte ta zgjedhte tingullin e duhur. - Kam përshtypjen se nga rrëfimi i juaj kam arriturta kuptoj gjendjen dhe hallin që keni. Ky telefoni i juaja kafatin sonte që përveç fjalëve të mia, ta incizoj edhe zërin ekëndshëm të këtyre zogjve që po qëndrojnë me ne sonte nëkëtë natë ku hëna po rrezon mbi bjeshkën e madhe e ky zjarri vogël po shndrit në sytë tanë. - Para se të fillosh një punë, është me rendësi tëveçantë që t’i përmbahesh rregullave apo parimeve në vijim: · Kuptoje detyrën! Në të gjitha rastet është e domos- 11
doshme që ta dish saktësisht se çfarë është duke u kërkuarprej teje. Nëse ke paqartësi, menjëherë duhet të angazhoheshpër t’i shmangur ato. Nëse e di se puna që tu ka ofruar nukështë për ty dhe nuk mund ta kryesh, raportoje pa vonesëkëtë fakt; · Planifiko! Në këtë stad është e nevojshme që tëplanifikosh hapat që duhet ndërmarrë më saktësi. Përku-jdesu që të mos e harrosh apo injorosh asnjë hap i cili mundtë të ndihmojë. Përveç kësaj, është tejet e domosdoshmeqë ta planifikosh dhe ta ndash kohën që ke për ta përfund-uar detyrën, duke u bazuar në prioritete dhe agjendën qëke para vetes. Gjithmonë përkujdesu që planifikimi të jetëreal; · Organizohu! Puna duhet të organizohet në për- pu-thje me planifikimin. Për të pasur sukses, është e nevoj-shmeqë t’i përmbahesh këtyre parimeve: - Shiko nga e kaluara nëse ke pasur rast të ngjashëm,si është vepruar, analizoji shpejt përparësitë dhe mangësitëqë janë evidentuar. Mëso nga e shkuara; - Konsultohu më përgjegjësin dhe kolegët tënd; - Për deri sa je duke e kryer detyrën tuaj, përqen-drohu maksimalisht vetëm në atë punë. Mos mendo për gjë-ra të tjera sa do të rëndësishme që mund të jenë ato;- Trego kujdes të shtuar për detajet edhe nëse të duken tërë-sisht anësore; - Vendos duke balancuar e argumentuar atë që ke nëmënyrë të ftohtë, pa emocione dhe mbi bazën e fakteve; - Nëse ke kohë dhe mundësi, lëre punën që e ke kryernjë natë për të “pushuar”. Të nesërmen rishikoje edhe njëherë; - Gjersa je jashtë orarit të punës dhe ke pushuarpaksa, mendo shkurt për punën që e ke përfunduar. Po të tha 12
mendja diçka me interes dhe me vlerë, shënoje në një letërtë vogël dhe rishikoje prapë të nesërmen; · Shqyrtimi përfundimtar - kujdesu në fund edhe njëherë a je përgjigjur në të gjitha pyetjet që të janë drejtuar apokërkesat që ke pranuar. Vendose vetën “në anën tjetër”; për-piqu ta kuptosh a është fryti i punës i qartë për palën tjetër;cilat mund të jenë paqartësitë eventuale. Kujdesu që mos tadorëzosh produktin e punës pa qenë i kënaqur plotësisht vetëme të. Përpiqu që ta arrish të dëshirueshmen, por mos bëjëasnjëherë kompromis për ta arritur të mundshmen. Pasi që ta përfundosh, dorëzoje produktin e punës.Nëse eventualisht ka vërejtje dhe kritika, pranoji ato me ko-rrektësi. Analizoji, ballafaqoji argumentet me argumentettjera që mund të paraqiten. Nëse argumentet e tua janë metë dobëta, mos u shqetëso për këtë. Është me rëndësi ta ri-shikosh shpejt procesin nëpër të cilin ke kaluar gjer në për-fundim të detyrës, t’i evitosh lëshimet dhe mos t’i përsë-ritësh ato në të ardhmen. Kujdesu ta lesh të shkuarën në qetësi, por kuptoje sekëtë nuk mund ta bësh pa mësuar mirë nga e kaluara. Fillojepunën tjetër që të pret në tavolinë, mos e harro ciklin që du-het të ndjekësh, bëj pushime të shkurtëra, por mos e shpenzokohën kot. Largoje nga mendja se mund të kesh armiq nëpunë, merri përgjegjësitë që të takojnë dhe nëse diçka nukfunksionon, bëj përpjekje që në vazhdimësi ta përmirësoshpunën dhe ta rritësh përkushtimin. Jeta është mësim. Gojënmund ta mbash të mbyllur, por veshët dhe sytë mbajë tëhapur. Dështimi është një mashtrues me një sens të mbretëironie dhe dinakërie. Ai gëzohet shumë duke e ndalur dikë,atëherë kur suksesi është thuajse i arritshëm. Mos harro, nukka kufij në mendje përveç atyre që vet ne i pranojmë. Suk- 13
sesi nuk kërkon shpjegime, dështimi nuk i pranon arsyeti-et. Dëshiroje suksesin, beso dhe puno për të me këmbëngu-lje, ai gjithsesi do të gjejë. Duhet ta dish se t’i nuk paguheshpër atë që dinë por për atë që bënë. Është mirë t’i tregoshbotës çfarë ke ndër mend të bësh, por më parë realizoje atë.Puno për vetë dhe për shtetin tënd. Kur t’i prekësh sukseset,mos të hy vetja në qefë, shteti mundet edhe pa ty, por ti nukmundesh pa shtetin. Zjarri gati ishte shuar në majën e malit, tani edhe zo-gjtë nuk cicëronin më. Po afrohej gjysma e natës. Majat emaleve tani i përkëdhelte një erë më e freskët. Djali i cilidëgjonte i përqendruar, ndali telefonin, u ngrit në këmbë,mori frymë dhe hapi duart në drejtim të qiellit ku hëna rre-zonte si zbehtë në bjeshkën e qetë. Shpresat që i ishin shndë-rruar në një pamje të mjerueshme për të pasur sukses nëpunë sikur iu këndellën. Së bashku, nën rrezet e ftohta të hënës, të dytë ukthyen në motel. Djali falënderoi shumë personin e panjohurpër përkrahjen dhe shoqërimin dhe hyri në dhomën e vet.Iu afrua shtratit dhe ra për të fjetur. Duke i mbyllur sytë,qetësia pushtoi bjeshkën dhe bashkë me të edhe djalin e riqë tani flinte më i qetë në motelin e drunjtë, ku gjithandejmund të nuhatej një aromë e lehtë e pishës. Në mëngjes, djali u zgjua më vonë. Personin me tëcilin kishte biseduar nuk e takoi më. Ai kishte ikur ngamoteli më herët. Ah sa i mbeti merak, nuk kishte marrë asemrin e tij, nuk e dinte as ku punonte, profesionin që kishte,as asgjë. Pasi që e përfundoi pushimin, u kthye në punë. Tanikishte shënuar në një fletë të bardhë udhëzimet e personit tëpanjohur dhe vepronte në bazë të tyre. Ditë pas dite,produktiviteti në punë rritje. Nuk kishte probleme më me 14
shefat. Orarin e përfundonte më kohë, kishte kohë të lirë përfamilje e shoqëri. Ai e kuptoi se jeta mund të jetohet norma-lisht edhe me shumë punë dhe angazhime nëse i menaxhonmirë ato. Pas disa vitesh mori një pozitë tjetër me më shumëpërgjegjësi, të cilën ia arriti ta kryente lehtësisht. Sukseset etij nuk ishin të ndalur, ai gjithmonë ndiqte udhëzimet e mikuttë tij madh që nuk ia dinte as emrin! Ai u përpoq shumë që ta takojë atë, por këtë nuk iaarriti. Megjithatë, njëherë botoi një letër falënderimi meshpresën se do ta lexonte dhe në fund i shkroi: E di, ështëpak të të them faleminderit! 15
2. DITËT E FUNDIT Pasi që u përshëndet, e la vajzën tek hyrja e shkollës,por nuk eci me veturë deri sa ajo hyri së bashku me shoqete shokët. Pasi që ishte i sigurt se tani ora do të fillonte dhenuk mund ta shihte më, ndezi veturën, eci në drejtim të am-bulancës që ishte disa metra larg shkollës. Aty i duhej t’ibënte disa injeksione për t’i pushuar paksa dhembjet e padu-rueshme që ndjente në mushkëri dhe gjithandej në trup. Ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri. Pas insis-timit të tij, mjeku i kishte treguar edhe për periudhën se sado të jetonte. Nëse parashikim do të rezultonte i saktë, ditëti ishin afruar shumë. Para qendrës së mjekësisë familjare,ndali veturën dhe doli jashtë duke u mbajtur fort për dere.Shikoi orën dhe mendoi me vete, tani i kam edhe 15 ditë nëdispozicion. Merrte frymë me vështirësi, shpeshherë i dukejse oksigjeni ishte harxhuar në natyrë, por e dinte se faji nukishte i natyrës kur ndjente se mushkëritë e tij nuk ishin tëinteresuara edhe aq për oksigjen. Ato sikur nuk kishinvullnet për punë. Ai dikur ishte i ri, i bukur dhe rrezatues. Edhe tani ish-te i ri, edhe pse rrezatimi i mungonte. Eci ngadalë nëpërshkallët të hyrja duke u mbajtur për rrethojën e metaltë e tëheshtur. Mirë qe tani është pranvera, mendoi me vete. Po tëishte dimër në këto shkallë do të kishte akull dhe borë e mesiguri ecja do të ishte më e vështirë. Në ambulancë - qetësi. Tek dera e doktorit, ishin dukepritur pacientët në rend për t’u kontrolluar. Njëri prej tyre ifoli Besnikut përderisa hyri në dhomën tjetër për të marrëinjeksionet, me të cilat e dinte se largonte dhembjet por nukkuronte sëmundjen. 16
Motra përgatiti me kujdes ato, pastaj në mënyre mjaftme delikatesë iu afrua Besnikut duke e lutur që te shtrihetnë shtratin e gjelbër. - Po ndien dhembje? - e pyeti ajo. - Jo, - u përgjigj Besniku. - Dikur kur isha i vogëlmendoja se dhembja nga injeksioni është e jashtëzakon-shme, por tani qe kam mbushur 40 vjeç e po përballem mekëtë sëmundje, po e vërej se injeksioni nuk dhemb fare nëkrahasim me të tjerat… Motra pohoi me kokë me mirësjellje por nuk arritita nxjerrë asnjë fjalë nga goja. Besniku ia kuptoi sytë epërlotur, e ndjeu se mund ta anashkalonte këtë bisedë portani ishte vonë. Pasi pushoj disa qaste, u ngritë ngadalë. Dhembjetnë kraharor filluan t’i pushojnë. Përshëndeti motrën dhe unis drejt makinës për të shkuar në shtëpi. Gruan e kishte në punë, vajzën e la në shkollë,ndërsa nënën e gjeti në shtëpi duke ia përgatitur një çaj memjaltë. E puthi në të dy faqet dhe mori nga duart e saj çajine ngrohtë. Ishin duart të cilat e kishin përdhelur ëmbëlpërgjatë gjithë jetës. Një herë gati sa nuk kërkoi nga ajo qët’ia afronte duart për t’ia puthur, por nuk iu besonte lotëve,kurse ajo do ta pyettë pandërprerë për vizitën e fjalët që ikishte thënë mjeku. Ishte i vetëdijshëm se nëna lehtë mund të lexontepërgjigjet nga sytë e tij që tani nuk rrezatonin si dikur. Nëfakt, vetëm ai në familje e dinte diagnozën që i ishte caktuare parashikimin për javët sa do jetonte. Nëna iu ul përballë në kolltukun që ishte i mbësh-tjellë me lëkurë ngjyrë gështenje. Pasi pa fytyrën e zbehurtë djalit nën rrezet e diellit që gjithandej shndritnin dhomënpërmes dritareve te mëdha e pyeti: 17
- Si po ndihesh sot? Nga qerja je më mirë! A i moreinjeksionet? - Po, - ia ktheu Besniku. - Sot jam më mirë. Mjekume tha se shpejt do të më kalojë ftohja e pastaj mund te shkojedhe në punë. - Po, - vazhdoi nëna. - Me emër të Zotit do shëro-hesh. Besniku ishte i sigurt se fjalët e saj nuk ishin të sakta,megjithatë edhe nëna duke e parë fytyrën e zbehur të djalittë vetëm e duke dëgjuar kollitjet e shpeshta të tij sikur vëre-nte se shërimi i shpejtë nuk ishte afër. Por, fatmirësisht eshkreta nënë nuk dinte me shumë. Pasi qe piu gati gjysmën e çajit, Besniku u ngrit nga-dalë, iu afrua nënës e puthi në ballë, i tha se do të shkontenë dhomë të punës në katin lart. - Do të drekojmë së bashku pasi të kthehen vajza ngashkolla e gruaja nga puna, - i tha ai. Nëna e tij ia kthej duke i thënë e zhgënjyer: - Si të duash loke, por ndoshta është më mirë qe tëhash pak mëngjes. - Nuk mundem, - i tha Besniku. Deri sa kapi dorezën e derës për ta hapur, pa orën nëmur. Po ecën shpejt, mendoi me vete. U mundua që t’i buzë-qeshte pak syve të nënës që nuk i ndaheshin për asnjë mo-ment, por buzëqeshja e tij ishte e ftohtë. Doli nga dhoma dhefilloi të ecte me kujdes shkallëve për të shkuar në dhomën epunës. Disa herë e ndjeu se ka nevojë që të kollitej, por përshkak të nënës, me vështirësi arriti t’i frenonte të kolliturat. U ul pranë tavolinës se tij. Vetvetiu sytë i shkuan nëdrejtim të raftit ku i kishte të vendosura disa dhjetëra libraqë i kishte blerë në kohën kur ishte në fakultet të arkitek-turës. Në mendje filluan t’i kujtoheshin disa ngjarje nga ajo 18
kohë, por të kolliturat e shumta dhe therjet e herëpashershmenë mushkëri sikur ia tërhoqën vëmendjen duke i thënë senuk kemi shumë kohë për të menduar për të kaluarën. Besniku mori një fletë të bardhë dhe një laps tëvajzës. Krijoi një tabelë për 15 ditët a ardhshme. Për 10 tëparat, vendosi të krijojë një agjendë për disa veprime qëdëshironte t’i ndërmirrte, ndërsa 5 ditët e fundit, që i binintë ishin nga 27 deri më 31 maj, i la të hapura duke e vendo-sur nga një pikëpyetje në secilën fushë. Ato ditë me sigurido të jem edhe më i lodhur, mendoi ai i thyer në shpirt. Dëshirat e shumta nuk arrinte t’i vendoste dot nëagjendën e tij. Për disa prej tyre as nuk mendonte fare, sip.sh. për dëshirën e zjarrtë qe kishte për të notuar apo për tëecur në drejtim të majave të maleve. Nuk kishte fuqi ta bënteas të parën e as të dytën. Megjithatë, ai parashikoi disa pikatë cilat i dukeshin të mundshme dhe të arritshme. Në ditët e vikendit, shënoi vetëm germën “F”, qënënkuptonte qëndrimin në familje dhe daljen së bashku përndonjë shëtitje të shkurtër. Në ditët tjera, parashikoi disadhjetëra takime me miqtë e tij, përfundimin e një plani tështëpisë të cilin ishte duke e punuar fshehurazi për vajzën etij, i cili kishte formën e germës “B” dhe një vizitë tek varrii babait ku mund të shihte edhe rendin e varrezave ku tanihapen të rejat. Gjithsesi ai mendonte se çfarë mund te bëjë përnënën e tij në mënyre që sado pak të arrinte ta bënte të lum-tur gjatë atyre ditëve, por mundësitë i kishte të kufizuara.Me shëndet nuk ishte mirë dhe ajo që më së shumti e brenteishte se ai e dinte se nëna do të ndjente një zbrazëti të madhenë shpirt dhe jetë për faktin që ai nuk lente si pasardhës edhenjë djalë. Në anën tjetër, ai nuk kishte shumë elan dhe siguri,sepse edhe kur tentonte të dukej i lumtur, në fakt ishte i 19
trishtuar. Me gruan kishte planifikuar një takim në vendin kuishin takuar për herë të parë. Në lokalin e vogël romantik icili ndodhet afër lumit që përshkon mes për mes qytezën.Aty do t’i kujtonte ditët kur ata rrezatonin optimizëm përjetën dhe lidhjen e tyre të shëndetshme. Po në atë vend,ndoshta do t’i tregonte asaj për diagnozën dhe parashikimine jetëgjatësisë së tij. Me vajzën e gruan mendonte të shkonte deri në spi-talin rajonal, aty ku para 8 vitesh gruaja e tij i kishte lindurvajzën dhe për herë të parë kishte kuptuar ndjenjën e tëqenurit baba. Ai u afrua pranë dritares se madhe përmes se cilësmund të shikonte qiellin e kaltër dhe Diellin që rrezonte mbipemët dhe lulet e shumta në kopsht. Në rrugë pa disa ka-limtarë duke ecur. Mirë që nuk e dinë se a janë duke ecurdrejt gëzimit apo fatkeqësisë së tyre, i tha ai vetes dukelëvizur buzët, por pa zë. Mundohej ta injoronte dhembjen që e ndjente nëkraharor. I hutuar mendonte se të gjithë njerëzit që po ejetojnë këtë ditë do të vdesin. Dallim në mes meje e tyreështë se mua me kanë treguar mjekët afërsisht se kur do tëvdes, ndërsa të tjerët këtë nuk e dinë. Ky dallim për shumëkëmund të duket i vogël, por në fakt është jashtëzakonisht imadh. Përmbyllja e jetës me afat qenka një mision i vështirë,tha ai me vete. Besniku u ul pranë tavolinës së heshtur, pasi që nukkishte fuqi të qëndronte më gjatë në këmbë. Tani arrinte t’ishihte vetëm rrezet e Diellit qe theksoheshin në parketin edhomës se tij, ku vizatoheshin kornizat e dritareve. Lindjendhe perëndimin e Diellit mund ta shoh të paktën edhe 15 ditënëse qielli është i kthjelltë, mendo ai… 20
Pa ndonjë arsye të veçantë iu kujtua edhe një fjali qënuk e dinte ku e kishte lexuar: Ecjet drejt majave të ëndë-rruara janë të lodhshme, por ato mbesin gjithmonë joshëse.Po unë mendoj i hutuar: jam duke ecur drejt fundit të jetës.Këtë nuk e kam ëndërruar asnjëherë, ky nuk është udhëtimjoshës, por është udhëtim tragjik, hije e zezë, i hidhur dhedisa herë më i rëndë se ecjet në drejtim të majave të dëshi-ruara. Zilja u dëgjua kumbueshëm në korridor. Besniku ungrit shpejt në këmbë për të fshehur agjendën që krijoi përfundin e jetës se tij dhe planin e shtëpisë se vajzës në të cilinishte duke punuar me ngulm për ta përfunduar. Nuk e dintekush ishte. Ndoshta vajza ishte kthyer nga shkolla. Nuk edinte sa kishte vajtur ora, por e dinte se ajo po ecte shumëshpejt. Deri sa në një fashikull ngjyrë të zezë vendosteagjendën e tij, ai mendonte me vete: shpirtin ma ka dhënëZoti dhe ai do të ma marrë kur të dojë. Nuk i dihet, ndoshtamjekët kanë gabuar diagnozën dhe do të jetoj më gjatë. Ungrit në këmbë me më shumë vetëbesim, të kolliturat sikuria tërhoqën vërejtjen për mendimet e tij të fundit. Zilja e vendosur binte përsëri. Tek dera e hyrjes vajzae tij e thërriste me zë të lartë: - Babi kam marr një pesë! Buzëqeshja iu kthye Besnikut prapë në fytyrë deri sazbriste shpejt shkallëve duke injoruar skajshmërisht dhem-bjen. E kishte marrë malli për sytë e kaltër të vajzës së tij. U gëzua edhe më shumë se ajo kishte marrë një pesënë shkollë, por mendja e tij nuk e la pa menduar fshehurazise nëse numrit 5 i shtohet edhe një 1 përpara, ai bëhet 15.Nëse këto janë ditë, me gjasë, për të janë të fundit. Edhenëse nuk janë të fundit, sigurisht do të jenë të mbushura meplotë aktivitete dhe ankth, mbase... 21
3. KARRIERA E TË DËNUARIT Porta e metaltë hapej duke rrëshqitur mbi shinën eçeliktë disi si e përgjumur. Në të katër anët, kamerat e shumtavëzhgonin me kujdes. Telat gjemborë rrezonin mbi muret elarta që rrethonin pavijonet. Sipër tyre, gardianët vrojtoninnga pikat vëzhguese. Veturat që hynin brenda, kontrolloheshin në detale nëtri porta kryesore. Nëpër këto porta kaloi atë ditë dimri tëfillimit të vitit 2004 Fatmiri i cili ishte dënuar me 60 ditë burgpër një aksident në komunikacion . Posa arritën tek dhoma e pranimit, në zonën e banimittë burgut të sigurisë së lartë, gardiani e hapi derën e auto-mjetit ku ishte ai, duke e urdhëruar që të zbriste. - Eja pas meje, - i tha ai duke vazhduar në drejtim tëhyrjes tërë dinjitet. Në krahë dhe në kapelë mbante shenjatdalluese të uniformës ku ishte e shenjuar peshorja në pikënzero që simbolizonte drejtësinë. Dyert e hyrjes ishin të punu-ara nga metali. Në hyrje ishin dy palë dyer. Njëra hapej, tjet-ra mbyllej. Kështu ishte sistemi i sigurisë për të evituarndonjë të papritur. Fatmiri kishte parë në disa raste filma që ishin zhvi-lluar në burgje, por tani ai kishte mundësinë që ta përjetontevetë ndjenjën e të qenit i burgosur. Disa fjolla bore të rrallabinin atë ditë nga qielli gri. Ato nuk kishin fuqi ta mbulonintokën e lagur e cila i trette ato posa e preknin atë. Pavijoni kishte dy kate. Grilat e metalta ndaninkorridoret kryesore. Pastaj vazhdonin korridoret ku ishindyert e qelive. Të gjitha ishin të ndërtuara njësoj. Një ha-pësirë e vogël, që quhej spiunkë, hapej në secilën derë sa përtë parë dhomën. Dyert e qelive mbylleshin me një shul tëçeliktë në tre vende, poshtë lartë dhe në mes. Mekanizmi 22
ishte i ndërtuar në atë mënyrë që me një lëvizje, të gjitha ha-peshin dhe mbylleshin në të njëjtën kohë. Fshikullonin shu-më përgjatë hapjes dhe mbylljes, por të gjithë ishin mësuarme zhurmën e tyre . Në korridorin kryesor, gjendeshin zyrat e gardianëve,zyrtarëve socialë, mjekëve, psikologëve, etj. Në atë pavijonkishte më shumë staf se në të tjerat. Aty bëhej pranimi i tëdënuarve, prandaj kontrollet dhe verifikimet duhej të ishintë rrepta. Brenda pavijonit, Fatmirit ia hoqën prangat ngaduart. Ai vet ishte lajmëruar për ta mbajtur dënimin, por pro-cedurat duhej respektuar . Në zyrë gjendeshin tre gardianë. Njëri prej tyre rre-gullonte disa dosje, një tjetër pinte çaj dhe dukej i humburnë mendime, kurse i treti bisedonte me Fatmirin. Ai e ur-dhëroi atë që ta heqë nga trupi rripin që kishte, lidhëset ekëpucëve, paratë dhe gjësendet e tjera me vlerë, përfshirëedhe telefonin. Pastaj ia dha një palë rrobe ngjyrë të porto-kalltë. Pasi i përfundoi procedurat, e udhëzoi që të shkontetek zyrtari social për t’u njoftuar me rendin shtëpiak, të drej-tat dhe obligimet si dhe për procedurat që duhej ndjekur . Zyrtari social e priti në zyrën e tij e cila ishte erregulluar thjeshtë. Ai e pyeti për lartësinë e dënimit, veprënqë ka kryer, statusin familjar dhe shumë pyetje të tjera përjetën e tij. Fatmiri qëndronte i ndrojtur. Herë pas here gjatëbisedës e përsëriste se ka dënim të ultë. Më këtë ai dëshirontet’ia bënte me dije zyrtarit social se nuk është e nevojshme t’ibëheshin shumë pyetje për sigurinë. Megjithatë, ai vazhdonteme rutinën e tij, duke plotësuar shumë formularë me një lapsqë nuk i shkruante mirë. Në fund të bisedës, ai e njoftoi me procedurat që duhetndjekur, duke e paralajmëruar se brenda 2-3 ditësh, një ko-mision i posaçëm, do të merrte vendim për pavijonin se ku 23
do të sistemohej për ta mbajtur dënimin. - Kontrollet mjekësore dhe psikiatrike, do të kryhengjatë këtyre ditëve, - i tha ai me mirësjellje. Megjithatë Fatmiri kishte përshtypjen se ai thjeshtëpo përsëriste mekanikisht disa fjali të cilat ua thotë me qin-dra personave brenda muajit. Gardiani që priste tek dera, shoqëroi Fatmirin për tekzyra e tyre. Aty nënshkroi një proces për gjësendet që kishtedorëzuar të cilat tani ishin vendosur në një qese të zezë. Enjoftuan se ato do t’i mirrte përsëri posa do ta përfundontevuajtjen e dënimit. Gardiani tjetër mori udhëzimet përmestelefonit për ta dërguar atë në dhomën 200, krahu veri , katii dytë. Shkuan së bashku deri në dhomë. Kaluan përmesderës e cila e ndante korridorin ku qëndronte një gardiantjetër. Prej aty shihej dhoma e katërt që mbante numrin 200në anë të djathtë. Dhoma kishte dy shtretër. Në njërin ishte ishtrirë një i dënuar tjetër. Gardiani e këshilloi Fatmirin që tëthërrasë kolegun e tij që ishte përgjegjës për atë krahë nësekishte ndonjë shqetësim. Ende pa i thënë në rregull, ai iaktheu shpinën duke u larguar me hapa të shpejtë . Dhoma kishte dy dritare që mund të hapeshin vetëmnë krahë. Ato ishin të blinduara me rrjeta të metalta. Kornizae krevateve ishte po ashtu e metaltë. Ata ishin të ngjitur përdyshemeje. Një poq elektrik qëndronte i ndezur. Edhe ai ish-te i mbështjellë me një rrjetë të metaltë. Një banjo e vogëlgjendej në fund të dhomës, përskaj derës së hyrjes. Po ashtupranë dritares, ishte një tavolinë e vogël me dy karrige tëplastikës. I dënuari tjetër me të cilin Fatmiri duhej ta ndantedhomën, qëndronte i shtrirë në shtrat. Me siguri kishte fjetur. Ai me kujdes filloi ta rregullonte shtratin e tij, pastaju afrua pranë dritares që qëndronte e heshtur. Jashtë mundtë shihte fjollat e borës që tani ishin më të shpeshta. Në obo- 24
rrin e burgut kishte edhe shumë pavijone të tjera. Disa ishintë rrethuara me tela gjemborë, e disa të tjerë jo. Dyert qëhapeshin e mbylleshin, filluan t’i pengonin ngapak, por meqetësi i tha vetës se tani jam në burg, duhet të përshtatem mekëto kushte të jetesës. U ul në karrigen e plastikës, e cila gjendej pranëdritares duke shikuar me kureshtje të burgosurin tjetër, i ciliflinte i qetë. Kur të zgjohet do të bisedojmë. Me siguri kohado të shkojë më shpejtë, i tha vetës me një zë të heshtur. Ungrit në këmbë, u afrua pranë murit ku ishte e ngjitur një fle-të e plastifikuar e cila përmbante të dhënat për rendin shtë-piak. E pa se darka servohej në ora 18:00. Deri atëherë iduhej të qëndronte në dhomë. Menjëherë filloi të mërzitej.Befas iu kujtuan personat të cilët i kishte lënduar gjatë aksi-dentit. Njëri prej tyre kishte qëndruar gjashtë muaj në spital,pa lëvizur fare për fajin e tij. Ky fakt sikur i tha atij, mos uanko se këtu je për të kuptuar me mirë gabimin që ke bërëdhe për të ndjerë peshën e fajit. Kjo peshë faji iu duk se e zgjoi të burgosurin tjetër, icili u ndreq të rrinte ulur në shtratin e vet. Sytë i kishte tëënjtur. Ai ishte i gjatë e i plotë. Kishte kokë të madhe pa as-një fije floku. U ngrit në këmbë, nën shoqërimin e disa kërci-tjeve të shtrati të tij. Fatmiri iu afrua duke ia zgjatur dorën.Disi si më përtesë edhe ai zgjati dorën duke lëvizur kokënanash, për të dhënë një miratim të zbehtë. Fatmiri u prezantua duke e shikuar në sy, ndërsa ai itregoi se emrin e ka Malësor duke vështruar në drejtim tëderës së banjos. Fatmiri e kuptojë se ai do të shkojë në banjo,prandaj menjëherë u skajua afër shtratit të tij. Ai eci me hapatë gjatë, hyri brenda duke mbyllur derën me forcë. Me këtëFatmiri e kuptoi se ai ishte nervoz dhe kjo e shqetësoi pak.Iu kujtua se kishte dëgjuar se klasifikimi i të dënuarve nukbëhet si duhet në burgje dhe për pasojë shpeshherë pësonin 25
të dënuarit. Malësori doli nga banjoja ashtu siç hyri. Pa fjalë u ulnë shtrat, i cili prapë gjëmoi në gjuhën e vet. Fatmiri ishte iinteresuar që të dinte më shumë për të: - Unë jam i dënuar 60 ditë burg, kam pasur një aksi-dent. - Ani mirë, qoftë e kaluar. - Faleminderit, ju sa jeni i dënuar? - 40. - Kur ke ardhur këtu? – vazhdonte Fatmiri me insis-tim.- Dje, - foli Malësori me një zë që tingëllonte imbushur plotë më neglizhencë. Ai u shtri në shtrat duke lënë të kuptohet pa mëdy-shje se nuk ishte i interesuar që të bisedojë më gjatë. Fatmiri,tani sikur u çlirua nga presioni që e kaploi, 40 ditë dënim,me siguri edhe ky ka pasur ndonjë aksident. Edhe ai u shtrinë shtratin e tij pa bërë zhurmë. Deri në darkë, Malësori nuk u zgjua nga gjumi.Darkën e mori në kuzhinën që gjendej në fund të korridorit.Fatmiri vërejti se të dënuarit tjerë atë e shikonin me një dozëtë dyshimit, megjithatë ai mendonte se ky person vetëm meqeren e kishte të rëndë. Tek e fundit, nga natyra ndoshta ësh-të njeri më i mbyllur që nuk reflekton pozitivitet. Për këtënuk bënë të akuzohet. Në ora 22:00, rryma u ndal. Fatmiri e pyeti Malë-sorin për këtë, ndërsa ai i tregoj se në këtë orar rryma ndalet.Fatmiri vazhdoi bisedën duke dashur të shuajë kureshtjen qëkishte për të: - Për çfarë jeni i dënuar? - Aksident, - ia ktheu Malësori. - Çfarë po mendon për jetën në burg?, - ishte pyetjatjetër e Fatmirit, që gjasonte pak a shumë si e një gazetari. 26
- Burg më... - i tha ai me zë të lartë dhe nuk e pritipyetjen e radhës, por filloi ta pyeste tash ai Fatmirin:- Cila është dëshira më e madhe e juaja në këtë botë?- Jam martuar para 15 viteve, tash kam 45 vjet, - u përgjigjFatmiri si i hutuar me pyetjen. – Edhe tre muaj pres fëmijëne parë. Ëndrra ime është që ta shoh fëmijën tim të gjallë nëduart e gruas dhe prindërve të mi që aq gjatë, ditë e natë ijanë lutur me përkushtim Zotit për të, pastaj edhe nëse vdesnuk më dhimbset shpirti; - Uroj që të realizohet ëndrra jote, mi kujtoveprindërit që më kanë vdekur kur isha fëmijë. I mbaj mend sesi më mbanin në duar! Ata dhe unë ndjenim kënaqësi. Kur ipata 6 vite, mbeta pa të dytë. Përveç tyre, e di së në varr kammbyllur edhe dhembjen e kënaqësinë. Tash i kam 47 vjet.Natën e mirë Fatmir. - Natën e mirë, - ia ktheu Fatmiri me një zë të zgjatur.Sikur dëshironte t’i thoshte po bisedojmë edhe pak, por... ainuk deshi ta merrte porosinë. Fatmiri u shtri në shtrat duke u mbuluar me dy ba-tanije. Jashtë dëgjohej era që kishte filluar të frynte. Nuk emerrte gjumi. Mendonte për familjen e tij, të dëmtuarit ngaaksidenti dhe për 59 ditët që i duhej të qëndronte në burg.Tani ishte zhveshur nga disa të drejta dhe liri. Era dëgjohejedhe më fuqishëm. Në disa pjesë të dritares, një fishkëllimëe letë e ajrit depërtonte brenda. Gati për çdo gjysmë ore, gardianët kujdestarë hapninpjesën e vogël në derë duke shikuar në dhomë nën dritën enjë baterie të dobët. Sa herë që hapnin dhe mbyllnin spiun-kën, siç i thonin në burg, Fatmiri i vërente, ndërsa kjo gjë përMalësorin thuajse as gjë ishte. Ai flinte. Kah gjysma e natës, filloi të bëhej nervoz për faktinse nuk e merrte gjumi. I dukej se tani mbi tërë botën po ulurinera. Ajo tani me fuqinë e saj shuante çdo zhurmë tje-tër, 27
përveç hapave të gardianëve në korridor që pengonin mjaft.I lodhur dhe i humbur në mendime, fjeti disa orë paramëngjesit për t’u zgjuar para Malësorit që flinte i qetë e pabrenga. Në orën shtatë, gardianët hapnin dyert me radhë. Njëzhurmë e rëndë dëgjohej gjithandej. Fatmiri u ngrit në këm-bë. Pa se jashtë era kishte puashuar dhe me këtë ia kishtelënë rendin borës, e cila tashmë kishte mbuluar tokën. Disi me vështirësi, nga gjumi u zgjua edhe Malësori.Fytyrën e kishte të vërenjtur dhe të zbehtë. Fatmiri mendoise ndoshta ai ka parë ndonjë ëndërr të keqe, megjithatë filloit’i flas: - Ti ke fjetur mirë. Unë kam qëndruar i zgjuar po thu-ajse gjatë gjithë natës. Era fyente. Gardianët ecnin nëpër ko-rridor. Disa herë e kanë hapur atë farë gjënë e vogël dhe shi-konin brenda. S’e di pse po na trajtojnë me gjithë këtë dy-shim? Thua se ne jemi vrasës? - Kjo është puna e tyre e jo e imja, - ia ktheu Malë-sori duke e shikuar drejt në sy, sikur e kritikoi për fjalët qëtha. Ai nuk vazhdojë të flasë më. Pas mëngjesit, gardianikujdestar e thirri Fatmirin me ftesën e zyrtarit social. E dër-goi në zyrën e tij. Ai e pyeti se si ka kaluar gjatë natës, nëseka pasur ndonjë problem me të burgosurin tjetër, e pyetje tëtjera. Fatmiri i tregoj ati se nuk ka fjetur mirë, duke u ankuarpër vizitat e shpeshta të gardianëve. Pastaj e pyeti: - Pse ështëe nevojshme gjithë ajo mbikëqyrje për dy persona që kanëdënime të ulëta?Zyrtari duke qeshur ia ktheu: - Rregullat vlejnë për të gjithë njësoj. Shteti nuk kapasur dëshirë që ti të jesh në burg. Institucionet e kanëgjykuar si të arsyeshme qëndrimin tënd këtu për ta ndjerë mëmirë peshën e fajit në mënyrë që mos ta përsëritësh më 28
gabimin që ke bërë. Shfrytëzoji këto ditë për t’u risociali-zuar. Komisioni vlerësues, pasi që ka shqyrtuar dosjen tënde,ka vendosur që nga sot të vendosesh në pavijon ‘A’ ku do tëkesh më shumë liri. Nëse deri në fund do të kesh qëndrim tëmirë, dënimi do të ulet në 45 ditë, - përfundoj ai duke ven-dosur në xhepin e brendshëm të xhaketës lapsin e kuq. Fatmiri qe deri atëherë dëgjonte i interesuar, e falën-deroj atë duke i premtuar se do t’i respektonte të gjitharregullat e brendshme. - Je i lirë, - i tha zyrtari social me një zë kumbues.Fatmiri doli në korridorin e zhurmshëm ku priste gardiani. Ai e dërgoi deri tek hyrja e krahut, duke e njoftuar sepas 15 minutave do të behej lëvizja për në pavijonin tjetër.Fatmiri u ul në shtratin e tij dhe filloi të flasë me Malësorin:- Unë sot po shkoj në pavijonin ‘A’, atje më thanë se ka mëshumë liri.- Ani mirë , - shkurt i tha ai.- Ty ndoshta të thirrin tani, me siguri edhe atje do të jemibashkë, - tha më shumë si për mirësjellje Fatmiri.- Ndoshta, - iu përgjigj ai dhe vazhdoi si i hutuar, -Përgjithmonë duhet të jesh falënderues ndaj fëmijës tënd.Unë hatri i tij, e dëmtova karrierën time, vetëm që ai mos tërritej si unë. Gardiani erdhi tek dera, Fatmiri u ngrit në këmbë dheu nisë drejt tij. Fjalët e Malësorit që u kthye prej murit pa upërshëndetur me të e hutuan aq shumë sa që tani asgjë nukkuptonte. Sa më shumë që përpiqej të krijonte ndonjë lidhjetë kuptueshme për fjalët e tij, aq më tepër lajthitej. Jashtë vazhdonte të binte borë. Fatmiri i humbur nëmendime ecte pas gardianit që ishte mbështjellë me njëfarëmbulese të najlontë ngjyrë të gjelbër. Bora e bardhë ia mbuloiflokët e kaftë Fatmirit, i cili ecte sikur të ishte i dehur. Fjalët 29
e Malësorit nuk i iknin nga mendja. Shpejtoi hapat, duke idalë në krahë gardianit dhe e pyeti :- Po Malësori do të vijë në këtë pavijon?- Malësori?! Jo more ai do të shkoj në ‘E’, atje ku është sig-uria e lartë, - iu përgjigj nën zhurmën e butë të borës që kri-johej nga hapat e tyre.- Po pse në ‘E’? Ai ka 40 ditë burg!? - pyeti me habi Fatmiri.- Jo jo, 40 vjet, - ia ktheu duke buzëqeshur gardiani pasi qëe kuptoi se ai kishte marrë vesh gabimisht vazhdoji: - Ai kakarrierë të bujshme në krim. Para një viti është liruar ngaburgu. Pati mbajtur 20 vite dënim në qeli i vetmuar. Vetëmnjë natë e pati kaluar më një të burgosur tjetër, i cili në mëng-jes ishte gjetur i vdekur. Tani ka vrarë 3 persona dhe ështëdënuar me 40 vjet burg. Vetëm një i dënuar tjetër ka vrarëme shumë njerëz se ky. Ata dy bëjnë garë se kush e zënëvendin e parë, - tha gardiani duke buzëqeshur me ironi. Mëpas, i rrëshqiti njëra këmbë dhe gati sa nuk u rrëzua.Fatmiri ecte përskaj gardianit, pa fije gjaku në fytyrë. Fjollate borës shpeshtoheshin. Gardiani vazhdonte bisedën, :“thuhet se kur njerëzit binë në kontakt për herë të parë mekrimin e urrejnë atë, nëse rrinë në kontakt me krimin për cakohë, ata mësohen me të dhe e durojnë atë, nëse qëndrojnëgjatë në kontakt me të ata përfundimisht e përqafojnë atë dhebehën të varur nga ai” por Fatmiri sikur nuk e kuptonte.Thjeshtë tani mendonte vetëm për karrierën e Malësorit dhefjalët e tij. 30
II 4. SYZET Ishte dita e pranverës. Qielli i kaltër nuk frikësohej mënga retë e zeza që shpeshherë e mbajtën të pushtuar gjatëdimrit të rëndë që kaloi. Dallëndyshet kishin filluar që tëktheheshin. Fëmijët në veçanti i gëzoheshin kthimit të tyre.Atyre iu pëlqente t’i dëgjojnë këngët e tyre me plot melodidhe ta shikojnë bishtin gërshërë në mbrëmjet e ngrohta kurato fluturonin të lira në qiellin blu. Edhe në shkolla, fëmijëtshumë herë shkruanin për dallëndyshet dhe kthimin e tyrenë viset tona. Një nxënës e pati pyetur mësuesen e tij njëherëse, a është më mirë është të shkruajmë për harabelin dhezogjtë tanë që përgjatë gjithë vitit qëndrojnë me ne apo përdallëndyshet që vijnë këtu vetëm atëherë kur koha është enxehtë? Nxënësi kishte marrë një përgjigje diplomatike ngamësuesja e tij. Në fakt, ai kurrë nuk e kuptoi atë! Një djalosh në fshat kishte mbushur 22 vjet. Të tjerëti thonin me shaka se, tani të ka ardhur koha për martesë. Aiatë ditë pranvere me makinën e tij planifikonte të dilte nëqytet për t’i kryer disa obligime dhe për të takuar ndonjëshok apo shoqe. Ishte kohe ideale për të pirë ndonjë kafebuzë ndonjë lumi apo liqeni të rrethuar me lule të njoma qësapo kishin çelur. Fillimisht, ai shkoi dhe u takua me një të afërm të tijin,i cili tani ishte para pensionit. Djali kishte vendosur syze,sepse nuk shihte qartë gjersa e ngiste makinën e tij. Posa e takoi kushëririn, ia zgjati dorën për ta përshën-detur, ndërsa ai sapo e pa ia nisi të bënte shaka për syzet e 31
tij. Djali i tha se i kishte vendosur ato sepse larg nuk shihtemirë, ndërsa kushëriri ia kishte kthyer se më mirë është tëshikosh afër për të gjetur diçka, duke aluduar në ndonjëvajzë. Ai e kuptoi se djali e mori mesazhin, prandaj filloi tëbuzëqeshë. Nuk vonoi shumë dhe djali ia vuri me butësi do-rën mbi supe duke e kthyer në drejtim të bjeshkës së lartë,në maje të së cilës ende kishte borë. - Unë kam nevojë të shoh dhe të di se çfarë ka pas bje-shkës, se kur të del në kodër e të na afrohet e shohim të gji-thë se çfarë është duke ndodhur, por atëherë mund të jetëshu-më vonë, - tha djali që ende po e mbante dorën mbisupet e bashkëbiseduesit. Pas këtyre fjalëve, kushëriri qeshi përsëri, por kësajhere me pak ironi: - Ndoshta ke vendosur që punën e martesës ta lësh,siç thuhet, në dorë të Zotit, sepse po e shoh se nuk po ke dë-shirë që të hapim këtë temë? U ulën në një ulëse verore, në të cilën ende nuk ishteulur askush atë fillim pranvere dhe sikur dëshironin që tëpërgatiteshin për një bisedë të gjatë. Djali me syze, tha: - Përderisa ke jetuar në fshat me siguri e di se nëvjeshtën e vonë, në bjeshkë me dhen kanë qëndruar vetëmbarinjtë. Në një natë të kthjelltë vjeshte, një bari i fshatitkishte lënë delet në vathë dhe kishte shkuar në fshat për tëqëndruar një natë në kullën e tyre. Atë mbrëmje kishin shu-më mysafirë të ftuar, ngase të nesërmen kishin dasmë. I zotii shtëpisë ishte një njeri i mençur dhe me zë në ato anë. Ai edinte se në bjeshkë me dhen e ka lënë një djalë, i cili ishte ikujdesshëm, mirëpo ishte habitur ku papritmas e kishte parëatë në një skaj të odës së madhe. Ai kishte kërkuar ngakëngëtarët që të ndalen pak sa për të folur me djalin e tij të 32
cilin menjëherë e kishte pyetur si rreptë “me kë i ke lënëdhentë?” Në fakt, ai mendonte se ndoshta ndonjë shok i tijka qenë me të dhe ai ka mbetur në bjeshkë. Mirëpo ishte ekundërta. Çobani i cili e dinte se i zoti i shtëpisë ështëbesimtar i devotshëm, i tha “Pata qejf të jem sonte këtu, deleti kam lënë në dorë të Zotit.” Mirëpo, babai nuk kishte arriturtë përmbahej dhe e kishte qortuar me zemërim djalin. “Pomendon se Zoti nuk ka punë tjera vetëm të na i ruajë delettona? Menjëherë shko në bjeshkë!” Ai u nis atë natë për t’ukthyer tek delet e tij që e prisnin nën dritën e zbehtë të hënësnë lëndinën e rrethuar para stanit. Me fal se e çova gjatë, por për të gjithë ne është kohaqë të shohim sa më larg, ta kuptojmë se çfarë po ngjet edheatëherë kur nuk arrijmë të shohim dhe ta marrim mbi vetepërgjegjësinë që na takon, - përfundoi ai duke e shikuar nësy bashkëbiseduesin, i cili njërën dorë e mbante në mjekrëne tij duke dëgjuar i interesuar. Dielli u fsheh nga një re dhe menjëherë u freskua.Ata dy u ndanë duke u përshëndetur me mirësjellje. Posadjali e ndezi veturën, një tufë zogjsh që ishin aty pranë, flu-turuan me nxitim duke u ndalur në degët e një pishe që ishteafër. Burri i cili qëndronte në këmbë, e dëgjoi zhurmënpor nuk e diti se çfarë ndodhi. E kuptoj se edhe atij për vetei duheshin syze dhe koncentrim më i madh për të kuptuar seçfarë po ngjet, të paktën afër tij. 33
5. E PAMJA Ishte mëngjes dimri, fundi i vitit 2010. Rrezet e paratë Diellit preknin butësisht majat e larta të maleve të bardha. Një avull i ftohtë ngritej si i hamendur nga çatitë ekuqe të fshatit, duke vazhduar rrugën në drejtim të qiellit.Sikur nuk frikësohej fare nga rrezet e ftohta të diellitdimëror. Në mesin e fshatit që i bënte hije bjeshka për skaj,gjendej një xhami e bukur. Prej aty jepeshin lajme të ndrysh-me, përfshirë lajmërimin për festa, thirrje për namaz apoedhe për dhënien e lajmit në rastet kur vdes dikush. Thonëse jeta dhe vdekja qëndrojnë shumë pranë njëra-tjetrës. Njëfillim i një jetë të re, një shtëpie i jep ngrohtësi, gjallëri dhelot, ndërsa vdekja e një anëtari, përveç që sjell dhembje dhelot është edhe e ftohtë. Dallimi në mes të lotëve të gëzimitdhe të dhembjes është tejet i madh. Ngjashmëria e vetme,mbase mbetet vetëm përlotja. Me shekuj, në atë fshat, pas vdekjeve, në familje mba-hej e pamja sipas zakonit. Vit pas viti, ditët e të pamës filluantë shkurtoheshin. Tani kishte familje që për arsye të ndrysh-me nuk mbanin fare të pame tradicionale, përveç ditës sëvarrimit. Koha ndryshon shumë çka. Ndoshta ndryshimet ishintë shpejta, prandaj për to shumë persona nuk ishin mjaft tëpërgatitur. Koncepti i ri për lirinë e shprehjes së mendimitdhe lirinë e individit për të vepruar sipas përcaktimeve të tijvetanake, thyente shumë tabu. Sigurisht se gjeneratat e vjetrae kishin më të vështirë të përshtateshin apo t’i pranoninndryshimet. Megjithatë ato nuk pyesnin - vinin. Tani të gjithë e vërenin dallimin dhe dinamizmin e 34
jetës. Më pak të mbetet kohë të shijosh dhembjen, gëzimin,jetën. Shumë dukuri të keqija ecin më shpejtë në shoqërinë,e cila, mbase, nuk vëren asgjë përreth, përveç që numëronvitet që ecin duke vrapuar me nguti pas obligimeve jetësore. Edhe për të pamet, fshati i madh e i njohur për traditatë lashta ishte ndarë në dysh. Disa i mbanin ato e disa të tjerëjo. Kishte kaluar koha kur fiset mund të merrnin vendime.Tanimë ato i merrte çdo familje sipas dëshirës së saj. Njëparim ishte vendosur, ata që nuk mbanin të pame, nuk doshkonin as për të shprehur ngushëllime tek familjet që endei mbanin ato. Aty këtu dëgjoheshin edhe komente te ndryshme përpersonin që vdiste. Disa persona mendonin se kur te vdesëndonjë person i ri, do të ishte mirë të mbahej e pamja, porjo edhe për pleq. Kjo ide nuk gjeti asnjëherë shume përkrah-je. Është e vërtetë se vdekja prej vdekjes ka dallime. Kushvdes i ri shijon me pak jetën dhe mund të lërë më shumë per-sona që janë të varur prej tij e që do të ballafaqohen parakohe me sfidat jetësore që nuk iu takojnë. Megjithatë, vdekjae anëtarit të familjes, gjithnjë është e hidhur dhe e rendë përfamiljen. Në një rast, nëna e disa djemve kishte jetuar më shumëse 100 vite. Një ditë, ajo vdiq dhe djemtë e saj hapën të pamesipas zakonit. Në të pame shkuan për të shprehur ngushë-llime, së basku, disa të afërm që e dinin sa kishte jetuar ajo. Në odë dy djemtë e saj qëndronin për kryshëndosh nëkëmbë. Personi më i moshuar filloi të fliste siç e donte rendi,duke iu shprehur ngushëllime. Ai iu drejtua djemve të sëvdekurës, që edhe vet ishin plakur, duke iu thënë: - A u mërzitët? - Jemi mërzitë valla, - ia kthyen ata.Në vend që të vazhdohej biseda siç ishte zakoni, duke iu 35
thënë Zoti iu lashtë shëndosh, personi që kishte shkuar përtë shprehur ngushëllime, bëri pyeti prapë: - Sa vjet i ka pasur?Djemtë përgjigjeshin me zë të lartë: - Nënë e kemi pasur! Në këtë mënyrë ata donin t’i tregonin mysafirit senuk ishte e rëndësime mosha e nënës së tyre. Ata kishindhembje për nënën dhe këtë dhembja iu lehtësohej dukembajtur të pame. Të njëjtin qëndrim e kishte edhe një plak i një fisi tëmadh që këmbëngulte se, patjetër duhet të mbahen të pamet.Sidoqoftë, ai nuk kishte mbështetjen e shumë të tjerëve, porpërpiqej që sikur dikur moti ta tregojnte autoritetin. Njëkryefamiljar i atij fisi, kishte ndarë mendjen për të mosmbajtur të pame në të ardhmen dhe rrjedhimisht as nukshkonte për të shprehur ngushëllime kur dikush vdiste nëfshat. Plaku e kishte hetuar atë dhe një ditë dimri gjersakthehej në shtëpi, me gazetë nën krah, u takua në rrugë metë. Menjëherë filloi ta pyesë për arsyen se pse ka munguarnë disa raste kur ata kanë shkuar nëpër të pame. Plaku pristeqë ai t’i thoshte se e ka ndarë mendjen për të mos mbajtur tëpame dhe kishte planifikuar ta qortonte për këtë. Por, përçudi kjo nuk ndodhi, plaku mori një përgjigje tjetër. Krye-familjari e shikoj plakun e lodhur, duke iu përgjigjur shkuj-desur në mënyrë provokuese: - Kisha ardhur n’të pame por nuk po ka kush na prin.Ishte po ky plak që printe, prandaj u zu ngusht. Rreth e rro-tull u bë një heshtje e rëndë. Nuk dinte çfarë t’i thotë, pormë në fund me një shpërqendrim të theksuar, i inatosur i tha: - Po vetëm eja se po të lamë ty me na pri’.Atëherë, ai me buzë në gaz ia ktheu: 36
- E po nuk ka kush me më ardh pas, - dhe u largua imbushur me krenari dhe dinjitet. Plaku i lodhur e kuptoi se tani më autoriteti i tij nukvlente. Eci në drejtim të shtëpisë së tij duke numëruar hapat.Nganjëherë i thoshte vetës se unë jam fajtor që e pyeta, nga-njëherë mendonte se fajtori ishte ai me të cilin foli, e nga njëherë mendonte se fajtor është koha që po bënë kaq shumëndryshime. Ai e kuptoi se kur dikush nuk do të bëjë diçka,gjithmonë mund të gjejë arsye. S’i mbeti tjetër, përveç që tëpërshtatet përfundimisht me erërat e reja që i servonte koha. 37
6. PËRKUJTIMI Ishte data 05.04.2014, pranvera kishte nis me dalë.Dielli me rrezet e tij, i vetëm zotëronte qiellin blu. Fushatdhe kodrat për rreth fshatit ishin gjelbëruar. Lulet e lloj-llojshme kishin pushtuar livadhet. Gjallëri shihej gjithandej. Mesi i ditës afrohej pa u hetuar. Nxënësit e ndërrimittë parë tani përfundonin mësimet. Ata dilnin nga shkolla qëgjendej në mes të fshatit, për t’iu lëshuar vendin nxënësvetë klasave më të ulëta të ndërrimit të dytë. Nën jehonën ezileve të shkollës dhe zhurmës së nxënësve, pranë shkollëskaloi një grua 50-vjeçare me një tufë lulesh në duar. Meziecte. Fëmijët me hapa të shpejtë e kalonin, duke e shikuarme kureshtje. Asnjëri prej tyre nuk e njihnin. Disa mendoninse do të hynte në qendrën e mjekes familjare, mirëpo ajovetëm e kishte shikuar atë dhe e kishte vazhduar rrugën nëdrejtim të lagjes ku gjendeshin varrezat e fshatit. - A thua ku i dërgon këto lule kjo zonjë e lodhur, -pyeti një vajzë?- Nuk dihet, - u përgjigj një djalë. - Ndoshta i ka marrëdhuratë. - Por, kjo grua nuk e ka shtëpinë në lagjen tonë, -vazhdoi një vajzë me sy të kaltër. Ata kaluan diskutimet tek lënda e matematikës, pa evërejtur se bisedën që filluan e lanë në gjysmë. Gruaja ecte me hapa të ngadaltë, thuajse e mbantetërë botën mbi supe. Posa kalonte disa metra, pushonte dukevrojtuar përreth dhe fshinte djersët nga balli me një palomëtë bardhë. Ishte e gjatë mesatarisht, goxha e thatë dhe e zbeh-të në fytyrë. Sa më shumë që i afrohej varrezave , dukej edhemë e lodhur. 38
Disa metra pas saj, atë ditë ecte edhe Lulja. Ajo pokthehej nga qyteti. Atje kishte qenë në fakultet, ku kishtekaluar dy provime që cilësoheshin si të vështira. Krenariadhe lumturia, i hetoheshin gjatë ecjes. Të krijohej përshtypjase ajo ishte mëse e bindur se atë ditë asgjë nuk do të mundt’ia prishte harenë me të cilën ishte blinduar. Kur u afrua tek varrezat, aty afër derës së hyrjes, undal për ta pirë pak ujë. Më pas lagu duart dhe rregulloi flo-kët ngjyrë krem me disa nuanca të arit që i shkëlqenin sirrallë herë. E dëgjoi një zë të shterur të një gruaje që fliste medjalin e saj. U kthye prej rrugës për të parë se ku ishte, pornuk e pa askënd. Zgjati pak kokën në drejtim të varrezave.Në rendin e tretë të tyre, nga rrethoja e pa gruan që qën-dronte në këmbë pranë një varri të vogël. Në dërrasën kushënohen të dhënat, lexoi emrin Lis dhe datat 14.11.1997 -05.04.1999. Ngjitur me kroin gjendej një shelg, i cili e krijontenjë hije të lehtë për kroin dhe ulësen pranë tij ku e hutuarqëndronte Lulja. Duart i mbante mbi çantën e saj, ndërsapërmes hapësirave te rrethojës së metaltë, vështronte gruane lodhur e cila qëndronte në këmbë para varrit . Zëri i dridhej deri sa fliste. Në atë pjesë të fshatit nukkishte shumë lëvizje, mirëpo Lulja mezi arrinte ta dëgjontesepse gruaja kujdesej që të fliste sa më me të vogël. - Djali im erdha sot prapë në këtë vend për ta kujtuarditën e ndarjes sonë para 15 viteve. Gjatë rrugës takovashumë moshatarë tu, por nuk të takova ty. Para shkollës ishinqindra nxënës, por e dija se ti Lisi jem, nuk je aty, në asnjërinndërrim. Gruaja i lëshoi lulet ngadalë, vendosi dorën mbi dhe-un e thatë duke u ulur pranë varrit. Nëpër faqet e zbehura, 39
lotët i ecnin me shpejtësi në drejtim të tokës. Dukej se atatashmë e kishin mësuar rrugën duke lënë gjurmë përgjatërrjedhës mbi faqe. Ata lot të rëndë shponin tokën. Lulja qëvështronte e interesuar pa u vërejtur, ishte e bindur se mëshumë dëgjoheshin lotët e gruas se sa uji i kroit që ridhte pandërprere.Ajo filloi të flasë përsëri me djalin e saj që dukej se edëgjonte: - Djali jem! Ditën kur të vranë, nuk munda të të lëvdekur në djep me duar të lidhura e me gjak në fytyrë! Pasiqë të solla këtu, u ktheva në shtëpi pa ty dhe pa shpirt! Qënga ajo ditë unë kështu marrë frymë! Nuk munda ta lë djepintë përgjaku! Nuk e dija ku ta lë?! Prandaj, vendosa të jetoj.Sot, gjaku të është tharë o bir! Mallkuar qofshin sytë e mi,e di se një pjesë të tij e kam larë më lotët e mi! Sa herë qëbie shi, borë, fryn era apo shtrëngatë, nëna e jote Lis nukflen, nuk pushon! E di djali jem se e ke ftohtë dhe mund tëkesh frikë! Në këtë varr të kam varrosur ende pa i mbushurnjë vit e gjysmë! Nëna jote sot merr frymë vetëm sa për tandjerë aromën që ma ke lënë në djep, për t’i kujtuar sytë etu të ëmbël, atë ditë kur të kam qitur për të fjetur, fjalët tuakur lezetshëm më thoshe “nana eme”, të ta kujtoj thikën kurtu vendos në fytin e butë, me t’i kujtuar sytë e mëdhenj që idrejtove nga unë për të me kërkuar ndihmë biri im, por unëvetëm të shikova... Nëna jote një ditë do të t’i nxjerrë eshtrate vegjël e do të t’i mbaj në gji, do të t’i ngroh edhe njëherëdhe dua ta shoh plagën në qafë Lisi jem. Fytyra e gruas së lodhur u mbulua nga djersët, ndërsasytë vazhdonin t’i buronin lot. Tani ishte e pamundur që t’ifshinte djersët apo lotët me palomë. Ata filluan të lënë gjur-më të dukshme jo vetëm te ajo por edhe mbi varrin vogël,afër dërrasës ku ishte shënuar emri i Lisit të ri. 40
Lulen e përshkoi një ndjenjë e pa provuar më parë.Tani fytyra e saj ishte e zbehur gati sa fytyra e nënës së Lisit.Edhe ajo qante, edhe pse të krijohej përshtypja se nuk i vë-rente lotët që i pikonin herë mbi duar e herë mbi çantë.Veshët kishin filluar t’i ushtonin, por ajo e strukur dëgjontee hutuar dhe e interesuar. - Lis për babin tënd, ende nuk e kam asnjë lajm! Patashpresuar mos është gjallë! E di, e di se edhe ai do të kishtedëshirë ta vendoste kokën njëherë në djepin tënd për tëshijuar aromën, por tani sikur jam bindur se ai nuk jeton më!Nuk e di, Lisi jem, ku janë duke jetuar komandanti që dhaurdhër dhe ushtari që ta nguli thikën në qafë! Ata e di Lis senuk janë dënuar, e di se janë diku të lirë duke e shijuar jetën.Lisi jem, Nana jote lutet ditë e natë që edhe nëse njerëzit,nuk munden apo nuk duan t’i ndëshkojnë ata, këtë ta bëjëZoti! Lis, djepin tënd e mbajë në krye të krevatit tim. KurHëna ngritet në qiell duke përhapur qetësi, unë, herë pashere, e përkundi djepin më dëshirën që ti të flesh më mirë!Nganjëherë po mendoj se me të vërtet të kam aty! Ngritemshpejt, por gjithmonë po i gjej në djep vetëm teshat tua. Lisijem, në oborrin tonë, pranvera nuk del si në të gjitha vendettjera! Lulet po e mbajnë kokën ulur, rrezet e Diellit janë tëftohta e qetësia po me shurdhon! Biri jem, ndoshta ty tëthonë se nëna jote nuk është mirë, por ti duhesh ta dish senëna jote merr frymë vetëm sa për të të kujtuar ty, jo për tëtë harruar ty! Për t’i terur çdo mëngjes rrobat në djep që gjatënatës po të behën qull! Për të ti kujtuar sytë Lis! Nëna jotedo të varroset këtu përskaj teje! Në anën tjetër Lis, patamenduar, me i varros eshtrat e babait tënd, por ai nuk ështëgjendur! Ndoshta nuk do të gjendet asnjëherë! Ti je në varrLisi jem! Unë mbi varr! Ndërsa, babai i yt nuk e dimë kumund të jetë! 41
Përderisa gruaja afronte kokën në drejtim të dheutmbi varr duke thënë “po dua të ta dëgjoj zemrën, djali jem!”,Lulja e shtangur filloi t’i humbasë ndjenjat. Dikur ajo u kthjell pak vetëm sa për ta kuptuar seishte në një autoambulancë, e cila me shpejtësi dhe me zhur-më i afrohej spitalit të qytetit. Nëna e Lisit bëhej gati për tu kthyer në shtëpi. Pasiqë fshiu edhe një herë lotët, i tha Lisit: Djali im me fal qëpo qaj. Shokët tu, trupi yt dhe nëna e jote sot po qëndrojmënë tokën tonë të lirë dhe të pavarur. Të vdeksh për liri, ështëmë se paku që mund të bëjmë, por nuk po kam fuqi të mbyllplagët e thella Lis. Ishe i ri... pusho i qetë Lisi jem, pusho ilirë, të donë nëna dhe nuk do të thotë kurrë lamtumirë. 42
III 7. MURI Ishte dita e katërt e punës. Mjeshtri latonte gurët mekujdes duke ua përshtatur vendin në murin e gjerë e të fortë.Faqet e gurëve duhej të ishin të rrafshëta në mënyrë që tëdukej i bukur dhe i qëndrueshëm. Lidhja e gurëve, nuk ishtenjë punë e thjeshtë. Secili duhet të vendosej në vendin e vet;i mbështetur mirë në gurët tjerë që lidheshin njëri me tjetrinme ndihmën e gëlqeres, e cila ishte prodhuar nga djegia egurëve gëlqerorë. Mjeshtri mbante afër vetes dy çekiçë, njërin me peshëmë të madhe për të thyer ndonjë gurë më të fortë dhe tjetrinme peshë më të vogël për të gdhendur ndonjë pjesë me anë-sore. Ai kishte një kapelë në kokë për t’u mbrojtur nga rrezete Diellit, por shpeshherë e shfrytëzonte për t’i mbrojtur sytëdhe fytyrën nga copëzat e gurëve që theheshin nga të godi-turat e çekiçëve. Me zhurmën e veglave, veshët mësoheshin. Mjeshtri ishte një burrë i gjatë, thatik, i fortë prej duar-ve dhe i shkathët. Një djalë i ri i ndihmonte duke ia përga-titur dhe përzier gëlqeren me zall për ndërtimin e murit. Ai,po ashtu ia afronte gurët. Disa prej tyre që ishin me të rëndë,i vendosnin së bashku në mur, ndërsa më pas ai përkujdesejpër t’i vendosur në pozitën më të mirë të mundshme. I zoti i shtëpisë i vizitonte kohë pas kohe argatët.Shpeshherë ai i kujtonte përpjekjet e dështuara të tij për tandaluar ujin që të hynte në oborr gjatë vërshimeve. Nuk kathënë me kot populli se presën duhesh ta zësh pa ardhur uji,thoshte ai. Kur kishte kohë të lirë, ai drekonte së bashku meargatët. Bisedonin me ëndje për punën e tyre, por edhe për 43
punët e tij në bujqësi në ato ditë maji. Muri ndërtohej për ta penguar ujin që të hyjë nëoborrin e shtëpisë. Në fakt, përskaj shtëpisë së vjetër, e cilapo ashtu ishte e ndërtuar me gurë, kalonte një lumë që nësituate normale nuk kishte shumë ujë. Por, kur kishte të re-shura, ai me lehtësi kalonte mbi shtratin e tij, duke lagurmurin e shtëpisë dhe vërshuar oborrin e pronarit. Jo rrallëherë, lumi që dukej i heshtur, bënte dëme të mëdha në fsha-tin që shtrihej rrëzë kodrës, mbi të cilën, një bjeshkë e madheqëndronte krenare. Përskaj lumit, shtrinin kurorën e tyre të çrregullt disashelgje, degët e të cilave preknin butësisht mbi ujin që ecteprajshëm ato ditë pranvere. Mjeshtri i gurit, kujdesej shumëqë muri të bëhet i fortë. E dinte se forca e tij do të testohejshpesh përgjatë viteve nga lumi dhe nga era e fortë, qëshpesh herë nuk ndalej me nga tri ditë gjatë dimrit . Pas pak ditësh, muri ishte gati i përfunduar. Meqë lar-tësia e tij ishte rritur, mjeshtri nuk kishte mundësi që të pu-nonte më pa ndërtuar një skelë përbri tij. Për këtë qëllim, aikërkoi nga pronari i shtëpisë që t’i gjejë disa dërrasa të forta.I zoti i shtëpisë, u arsyetua se nuk ka ndonjë dërrasë të për-shtatshme, prandaj i tha ndihmësit të shkonte pas lëmës sësanëve për ta marrë një vllaqë të drunjtë për këtë qëllim. Mjeshtri buzëqeshi i hutuar dhe i tregoi atij se ështëe vështirë të punohej mbi vllaqë, sepse ajo është e dobët dhejo stabile. “Për më tepër”, vazhdoi ai me mirësjellje, “skeladuhet të më mbajë mua dhe disa gurë që nuk janë të lehtë”.Sytë e mjeshtrit kërkonin mirëkuptimin e pronarit të shtëpisëpër kërkesën e tij. Megjithatë, i zoti i shtëpisë duke lëvizurkokën shkujdesur iu përgjigj se vllaqa është mjaftueshëm efortë për ta kryer këtë punë dhe se nuk ka zgjidhje tjetër. Djali i ri tani kishte sjellë vllaqën e ndërtuar prej rrëfa- 44
tave të shkozës e cila ishte e pluhurosur. Në mes të rrëfataveende gjendeshin disa copëza të dheut, të cilat kishin mbeturaty nga dita ku pronari kishte punuar arën e tij. Ai nuk men-doi shumë për zgjidhje tjera, edhe pse tek fqinjtë mund t’ihuazonte disa dërrasa për disa ditë. Madje, ai mendonte semjeshtrit zakonisht bëjnë naze për punën e tyre. “Vllaqa nukështë e keqe për këtë punë”, i thoshte ai vetes derisa mjeshtrime argatin e përgatisnin atë duke e vendosur mbi katër drurëtë thatë e jo mjaftueshëm të sigurt. Ishte gjysma e ditës kur mjeshtri i gurit filloi punënnë mur duke qëndruar mbi vllaqë. Ai qëndronte i ndrojturdhe bënte kujdes të shtuar. Vllaqa lëvizte sa në njërën anë enë anën tjetër duke kërcitur nga pesha që mbante. Edhe dy ditët e ardhshme, mjeshtri punoi duke qën-druar mbi të. Në vllaqë vendoste vetëm nga dy gurë që tëmos bëhej shumë rëndë. Nuk kishte shumë zgjidhje për t’ilidhur gurët mirë me njëri-tjetrin ashtu siç ai kishte dëshirë.Ndjenjën se do të rrëzohej e shijonte shpesh. Nuk kishte si-guri e as koncentrim të nevojshëm. Kjo e bënte që edhe punatë mos kryhej mirë. Megjithatë, ai paguhej me ditë. I duhejtë punonte nën udhëzimet dhe mbikëqyrjen e të zotit. Argatii mjeshtrit shpesh vraponte për ta mbajtur vllaqën kur e vë-rente se ajo ishte gati të rrëzohet. Edhe ai e kishte të pamun-dur që ta kryente punën e tij rehat e pa brenga, ani pse shkiltenë tokë. Në fund, muri u ndërtua. Puna që ishte kryer nga toka,vërehej dukshëm nga ajo që u realizua nga vllaqa. Mjeshtriishte i njëjtë, por kushtet ndryshonin. Kaluan edhe disa ditë të kthjellëta dhe më pas re tëmurrme mbuluan qiellin mbi fshat dhe bjeshkën sipër tij.Malet u përfshin nga një furtunë e madhe. Një shi i furishëmsikur shponte tokën. Madje, nuk zgjati shumë, si gjithmonë. 45
Pushoi pas pesë orësh. Ujërat e lumenjve u rritën. Muri igurit atë ditë e kishte provën e parë. Gjatë ndërtimit, lumiishte i përgjumur, kurse tani ishte i vrullshëm nga uji. Rrje-dha e tij nuk përbëhej vetëm nga uji. Bashkë më të lundroninedhe gurë e drurë. Muri qëndronte i pa trembur duke i qëndruar me suk-ses rrjedhës së ujit. Megjithëse shiu pushoi për disa orë,përsëri gjatë natës kishte rifilluar. Pronari i shtëpisë flinte iqetë. Tani e dinte se muri i shtëpisë apo oborri i tij nuk do tërrezikoheshin nga përmbytjet siç kishte ndodhur për vite tëtëra. Dikur pas gjysmës së natës, një zhurmë e fuqishme udëgjua jashtë. Ai u ngrit, doli me nxitim për të parë çfarëkishte ndodhur. Menjëherë mendja i shkoj tek muri. “Nëseai ishte rrëzuar, oborri tani është mbushur me ujë”, i tha aime zë shterues vetës. Kur doli jashtë, pa se nuk kishte ujë.Megjithatë një pjesë e murit ishte rrëzuar. Mendja i shkoimenjëherë tek mjeshtri. “Do ta thërras në mëngjes për taparë punën e tij”, mendoi ai i tensionuar. Të nesërmen Dielli lindi hareshëm. Qielli përsëri ishtei kaltër. Lumi ishte qetësuar. Zogjtë këndonin dhe punoninçerdhet e tyre në degët e shelgjeve që shtriheshin në të dyanët e brigjeve të lumit. Më ftesën e të zotit të shtëpisë, mjeshtri kishte ardhurtek muri. Bazamenti i tij nuk kishte lëvizur fare përkundërballafaqimeve të ashpra që patë me ujin e lumit që ishtepërzier edhe me ujin e grumbulluar nga bjeshka e madhe atoditë të majit. Vetëm pjesa e sipërme e murit ishte rrënuar,ani pse ajo nuk ishte sfiduar nga uji i rrëmbyeshëm i lumit,përveç shiut të furishëm. Disa gurë që ishin rrëzuar. Kishin rënë mbi vllaqë dhee kishin thyer atë. Pronari disi i pasigurt dhe i hutueshëm e 46
pyeti mjeshtrin: - Si shpjegohet rrëzimi i pjesës së sipërme të murit, ecila nuk është përfshirë nga uji i lumit? Bazamenti ka qën-druar mjaft mirë, madje nuk ka asnjë të qarë, përfundoi fja-linë duke e ngritur zërin si për ta siguruar mendimin.Mjeshtri me përvojë e me buzë në gaz iu përgjigj: - Mund ta vëresh lehtë se muri është rrëzuar pikërishtprej pjesës kur më obligove që të punoj mbi vllaqën që taniqenka thyer. Prej aty ku ma ke vendosur vllaqën e sipër“vllaqë të ka dalë“. Për këtë të kam paralajmëruar me kohë,por... Nuk e përfundoi fjalën krejt duke e shikuar pronarine shtëpisë, i cili njërën dorë e mbante të mbështetur për mur,e me tjetrën disi si pa arsye e kruante kokën, kurse sytë ikishte ngulitur në vllaqën e thyer, sipër së cilës qëndronindy gurë të mëdhenj. Me atë shikim sikur dëshironte ta aku-zonte vllaqën për rrënimin e murit edhe pse e dinte dhe endjente se fajtori i vetëm ishte vetëm ai. 47
8. PROFESORËT Po mbahej dita e dytë e të pames. Një plak i fshatitrreth të tetëdhjetave kishte vdekur. Ai kishte qenë njeri punë-tor. Jetën e kishte çuar me dinjitet. Në odën që gjendej nëkatin përdhes, shumë burra qëndronin duke pritur dhe për-cjellë shokë e miq që vinin për të shprehur ngushëllime. Në odë pihej duhani. Një shtresë e tymit, qëndronteafër tavanit sikur një re e vogël e vende-vende e tejdukshme.Dritaret e vogla, ishin të mbyllura. Jashtë bënte ftohtë. Ishtefundi i dhjetorit, por nuk kishte borë. Tymi të vetmen rrugëpër të dalë jashtë e kishte përmes derës së odës, para së cilësgjendej edhe një paradhomë ku qëndronte kafexhiu dhe disadjem të rinj që i quanin hyzmeqarë. Ata pa fjalë, shërbeninme kafe e çaj. Në mes të odës një stufë e vjetër qëndronte e ndezur.Shpesh faqet e stufës skuqeshin nga zjarri i drunjve të bun-gut. Burrat rrinin të ulur në sfungjerët e gjerë, ndërsambështeteshin në sfungjerët të ngushtë, të cilët pushonin mbisipërfaqen e mbështjellë me dru rreth e përqark odës. Në ballë të oxhakut uleshin mysafirët të cilët vinin përtë shprehur ngushëllime, ndërsa në pjesë të tjera të odës bu-rrat tjerë të pritjes. Tek dera, dy djemtë e të vdekurit, krye-sisht rrinin në këmbë për të biseduar me të pranishmit. Atalehtë dalloheshin sepse kishin nga një karrige për t’u ulur.Zaten, karriget nuk i kishin shumë për rehati aq sa i kishinpër t’u dalluar se janë ata që duhej ngushëlluar së pari. Sipas zakonit, në odë zhvilloheshin biseda nga më tëndryshmet, pa harruar asnjëherë të vdekurin dhe veprat e tij.Normalisht, shpeshherë kur nuk kishte mysafirë, bëheshinbiseda relaksuese, më anë të të cilave, të pranishmit largonin 48
mërzinë e me të afërmve. Rrallë herë kishte diskutime tëstuhishme. Në të pame të shokut të tij, atë ditë qëndronte edheRamë Sokoli. Rama ishte burrë i gjatë, thatanik e fjalëpakë.Ai ishte i njohur në ato anë si njëri i mençur. Kishte pleqë-ruar shumë raste. Me meritë gëzonte respektin e masës eemrin pleqnar. Burrat e tjerë që qëndronin në pritje, rrininlirshëm kur ai ishte aty. Në mesditë, për të shprehur ngushëllime erdhën dyprofesorë. Ata ishin të ri në moshë. Dukej sikur të ishin vë-llezër, por në fakt ishin vetëm shokë pune - kolegë. Pothua-jse, për çdo ditë ligjëronin para nxënësve në shkolla, por nukkishin pasur rast më parë qe të flasin para burrave në odë. Edinin se eksperienca e tyre në shkollë, nuk iu hynte në punëaq shumë. Njëri prej tyre e kishte takuar edhe më parë RamëSokolin, ndërsa tjetri vetëm kishte dëgjuar për të. Fjala iu dha mysafirëve që sapo erdhën. Ata të shkëm-byen shikime njëri me tjetrin, por nuk arritën të kuptohen,nëse ndonjëri ishte i gatshëm për të thënë diçka. Ai që e njih-te Ramën, iu drejtua me mirësjellje të posaçme duke i thënë: - Baci Ramë, po na vjen mirë që po të takojmë sot.Kemi dëshirë që të dëgjojmë ty duke folur! Rama lëvizi pak nga vendi sa për ta kuptuar djali tje-tër se cili ishte ai sepse ai shikonte me kureshtje në anën emajtë të odës ku ishin të ulur shumë burra dhe me buzë nëgaz iu drejtua: - Faleminerës shumë që keni gjetë kohë me na ngu-shllu dhe që po më neroni. K’tu në k’to kullat tona, kur poka rrymë, fenerët po i fikim sepse nuk po bajnë dritë, - për-fundoi ai me një zë kumbues. Profesorët e kuptuan mesazhin që dha Rama, por ekishin të vështirë që të fillonin të flasin. Në odë ra heshtja, 49
përveç tymit i cili ngrihej nga cigaret për t’u bërë bashkë metymin tjetër që qëndronte në afërsi të tavanit, asgjë tjetër nuklëvizte. Profesorëve të rinj filluan t‘u skuqen mollëzat e faqe-ve. Sytë e mendueshëm i drejtuan në mes të odës, thuajsekërkonin diçka të humbur. Rama e kuptoi gjendjen në të cilën ishin, prandaj filloitë flasë përsëri, por tani për t’i rehatuar të pranishmit. - Po e vërej që jam plakë. Sot ma me zor po rri i ulunkambëkryq në odë. Sa me i pushu’ kambët, nganjëherë pomë duhet me i shtri’. E di që kjo nuk është e hijshme, po nukpo kam zgjidhje tjetër. Një shok i jemi m’qortoi. Ai m’tha:Ramë ki kujdes qysh po rrin ulun se ti i ki kambët e gjata epo na koritë me to para mysafirëve duke i shtrirë. E unë ithashë që mos ki merak, se këtu n’odë nuk na koritin kambëtpo kryet. Të pranishmit e zgjatnin qafën për t’i dëgjuar fjalëte Ramës më mirë. Shikoheshin nganjëherë mes vete dhelëviznin kokën me shenjë miratimi për fjalët e tij dukeqeshur, por pa zë. Profesorët tani ndiheshin me të qetë, sikur filluan tëmësoheshin me hijen e rëndë të odës. Njëri prej tyre filloi tëflasë për rëndësinë e dijes. Zëri i hollë i dridhej si thupra nëujë e mezi i arrinte në të gjitha skajet e odës. Posa e përfun-doi rrëfimin, disa mysafirë trokitën në derë. Pasditja afrohej pa u hetuar në odën e madhe, ku bu-rrat peshonin fjalët me kujdesin e njëjtë ashtu siç e pesh-ojnë arin artarët. 50
Search
Read the Text Version
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- 12
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- 22
- 23
- 24
- 25
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
- 31
- 32
- 33
- 34
- 35
- 36
- 37
- 38
- 39
- 40
- 41
- 42
- 43
- 44
- 45
- 46
- 47
- 48
- 49
- 50
- 51
- 52
- 53
- 54
- 55
- 56
- 57
- 58
- 59
- 60
- 61
- 62
- 63
- 64
- 65
- 66
- 67
- 68
- 69
- 70
- 71
- 72
- 73
- 74
- 75
- 76
- 77
- 78
- 79
- 80
- 81
- 82
- 83
- 84
- 85
- 86
- 87
- 88
- 89
- 90
- 91
- 92
- 93
- 94
- 95
- 96
- 97
- 98
- 99
- 100
- 101
- 102
- 103
- 104
- 105
- 106
- 107
- 108