Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Kujtimet e Nje Piloti Shqiptar

Kujtimet e Nje Piloti Shqiptar

Published by akoci67, 2016-11-02 08:09:33

Description: The story of Albanian Air Force

Keywords: Albanian Air Force

Search

Read the Text Version

organizohej, nga vullnetarë pasionantë për ruajtjen e traditave, dyherë në vit kur fëmijët kishin pushime të shkollës, për Krishtlindjedhe Pashkë. Organizimi ishte perfekt. Prenotimi bëhej shumë kohëmë parë. Me atë biletë ishte i garantuar parkimi i makinave, udhëtimime tren nga një stacion në tjetrin, shfrytëzimi i lodrave, shfaqja ekllounëve, teatri i kukullave etj. Lokomotivat, vagonat, veshja ekonduktorëve, kontrolli i biletave, ishte si dikur, shekuj më parë.Pasi u ndalëm në disa stacione, ku gjithashtu zhvilloheshin panair, urikthyem. Gjithçka ishte interesante, gazmore, zbavitëse për mua,Dritën,Arianin Rejçëllin, Sebin, Hannhën, Xhonin, Silvian, Zakun,Kameronin. 10 prill. Ariani mbushi 40 vjeç. Në mëngjes u veshëm si përfestë. I dhamë dhuratat. Ishin shumë, nga Rejçëll, Sebi, Hannah,Trixie, Sarah, Xhoni. Unë e Drita, veç të tjerave i dhuruam botimine librit të parë në gjuhën shqipe “Meshari” të Gjon Buzukut dhe“Lahuta e Malcis” të Gjergj Fishtës. Paradite shëtitëm me varkanëpër lumin që kalon në Guildford. Pasdite ishte pritja për ditëlindjen.Rejçëll, Drita, Trexie, përgatitën gatime të posaçme për këtë rastsipas kuzhinës angleze dhe shqiptare. Ato i vendosën në dhomën engrënies. Secili nga të pranishmit merrte çfarë e sa të donte dheuleshin në kopsht për të ngrënë e për të pirë. Kur u errësua, kaluambrenda në dhomën e madhe të ndenjtjes. Pritja zgjati deri në orën2200 kur u larguan miqtë. Kaluam një ditë të paharruar mes gëzimittë familjarëve, të ftuarve e të fëmijëve, Sebi, Hannahs dhe vajzës sëFaik Lutos që punonte në BBC në seksionin shqip. Në observatorin e Grenuiçit, Muzeun Kombëtar të Detarisë dhe Pallatin e mbretëreshës Ana 12 Prill. Dita e bukur. Në orën 1000 me Dritën, Arianin dhe dyfëmijët u nisëm për Londër. Observatori i Grenuiçit ishte në pjesënmë të lartë, në majë të një kodre të parkut të madh. Filluam tëngjisnin shkallët për në observator. Sheshi në majë të kodrës ishteplot njerëz të shumë kombësive. Na tërhoqi ora e madhe Xhon 201

Harisont e vitit 1759, kohëmatësi më i saktë i ndërtuar nga njeriuderi atëherë, preçiz edhe tani. Dolëm në fotografi para saj. Duhej tëprisnim gjatë, sepse kishte shumë njerëz. Por radha më e gjatë ishtepër të dalë në fotografi tek meridiani 00, që ndan globin në dyhemisfera, perëndimore dhe lindore. Ishte shënuar përtokë me njëvijë të dallueshme, me material të veçantë dhe ngjyrë të kuqerremtëtë thellë, natën me ndriçim fosforeshent. Mezi na erdhi radha të dilnimnë fotografi duke i vendosur këmbët në dy hemisferat. Mbi kullën e lartë ngrihej një shtyllë në të cilën lëvizte një sferë emadhe ngjyrë portokalli e ndërtuar më 1833 dhe shërbente si kro-nometër preciz që ndihmonte marinarët të cilët lundronin nëpër luminTamiz për të përcaktuar kohën. Kjo orë origjinale që mund të shihejsë largu, ishte një dëshmi e forcës së mendjes njerëzore. Grenuiçis’është vetëm shtëpia e meridianit 00, por edhe vendi i teleskopit tëpërdorur në Britani për herë të parë që më 1893 nga astronomët embretit. Këtu na bëri të qeshnim Hannah. U lodh nga radhët e gjatatë vizitës dhe tha: “Erdhëm deri këtu vetëm për një vijë!” Njëpërcaktim interesant për një 6 vjeçare. Gjendja e saj shpirtërorendryshoi kur zbritëm kodrën dhe hymë në Muzeun e Detarisë. Nëdyqanet e hapura në hyrje shiteshin suvenire të panumërt për vizitorët.Hannah bleu një unazë guri i të cilës ndryshonte ngjyrën në varësi tëgjendjes shpirtërore. Ngjyrat ndryshonin nga blu, jeshile, portokalli,verdhë. Kjo e zbaviti vajzën dhe i tërhoqi vëmendjen nga lodhja.Sebi bleu një shpatë druri, imitim i shpatës sëAdmiralit Nelson, porna tha se edhe Skënderbeu kishte një shpatë të madhe. Vizita nëMuzeun Kombëtar të Detarisë ishte shumë interesante. Në pavionete shumtë pamë të ekspozuar instrumenta të përdorur në anijet angleze,që sunduan botën me lundërtarë të guximshëm.Anijet e përdoruranë shekuj, trofe të kapura në beteja në vende të ndryshme, ditarë tëanijeve, armatime, uniforma etj. Historiku i pasur i marinës luftarake,kulmonte me pavionin kushtuarAdmiralit Nelson (1758-1805). Përheroin e Britanisë kisha dëgjuar, por ishte shumë mbresëlënëse tëshihje sendet personale që kishte përdorur, kostumin që kishte veshur202

ditën që u vra në betejën e famshme të Trafalgarit ku fitoi kundërflotës së Napoleon Bonapartit më 21 Tetor 1805. Për nder të kësajfitoreje të Nelsonit kundër Bonapartit, të anglezëve kundërfrancezëve, sheshi qendror në Londër mban emrin Trafalgar. Nëmuze kishte edhe piktura me portrete të Nelsonit, lundërtarëve tëshquar Xhejms Kuk (1728-1779), tablo të mëdha me bojë vaji mbibetejat e mëdha detare të flotës angleze. Përgjithësisht nuk lejoheshintë përdorje aparate fotografike brenda pavioneve, por me shpejtësiDrita doli me Sebin e Hannhën para një stende te pavioni i Nelsonit.Një vend të rëndësishëm zinin mjetet e lundrimit dhe evoluimi i tyrenë kohë. Që nga barkat e thjeshta, anijet e pasagjerëve, të mallrave,vaporët e tipeve të ndryshëm, transoqeanikët, anijet luftarake,motoskafë, silura etj. Shumë prejt tyre ishin në fotografi, në skica,por kishte dhe barka, anije të vërteta. U larguam nga muzeu për të vizituar pallatin e mbretëreshës. Kyishte shndërruar në një muze arti, pjesë e koleksionit mbretëroranglez. Ky pallat i stilit italian u ndërtua me porosi të mbretit Xhejmsii I për gruan e tijAnna e Danimarkës (1574-1619), motër e mbretittë Danimarkës, Kristiani i VI. Arkiteti Xhons studioi në Itali dherealizoi të parën ndërtesë sipas modeleve klasike italiane të Rilindjes.Holli i madh i shtruar me mermer bardh e zi në formë kuadrateshdhe shkallët me formë spiraleje të quajtur “Tulipan” ishin të veçantë.Në çdo kat ishin ekspozuar piktura në portrete, tablo, kompozimetë autorëve të njohur në shekuj ose të rinj. Kjo pasuri arti ishte ebukur, e paçmuar. Kishte portrete të mbretëreshës Anna, të admi-ralëve, dukëve edhe një portret i arkitektit Xhons. Tablotë me temënga betejat detare ishin të shumta. Të lodhur, por të kënaqur ngakjo vizitë në tre vende të rëndësishme të Londrës turistike, u kthyemme tren në shtëpi. Hannah gjithë rrugës shihte ngjyrën e gurit nëunazën që sapo kishte blerë. 14 prill - Paradite erdhi për vizitë Jan, një komshi iArianit. Aikërkoi të më takonte, sepse ishte avokat i shoqërisë që mbulontesigurimin teknik të tunelit të Kalimashit në rrugën Durrës-Kukës- 203

Morin që kishte nisur punimet. Kishte qenë në Shqipëri në muajinMars. Kishte përshtypje të mira për mikpritjen e shqiptarëve,dashamirësinë që tregonin ndaj të huajve. Na njohu me qëndriminzyrtar të shtetit për problemet që kishte ndërtimi i rrugës së re. Dontetë dinte mendimin tim për rëndësinë dhe vështirësitë e rrugës. Ubefasua kur unë i shpjegova me hollësi vështirësitë e terrenit ku dotë kalonte rruga, projektin fillestar të hartuar që në kohën esocializmit, pse nuk mundi të realizohej atëherë. Interesohej edhepër traditat dhe mentalitetin e banorëve vendas. Ishte njeri i zgjuar,i thjeshtë, komunikues. Vazhdojmë të vemi rregullisht nëAngli, kur vijmë nga Kanadajaose kur kthehemi atje. Çdo herë vizitojmë vende interesante dhejemi të rrethuar me ngrohtësi e dashuri ngaAriani, Rejçëlli, Sebi,Hannah. Kosova në luftën për çlirim Në vitet 1998-1999 ndiqja me shumë vëmendje e shqetësim,ngjarjet e Kosovës, luftën dhe rezistencën që bënte populli me UÇKpër çlirimin e saj nga okupimi 100 vjeçar serb. Disa herë spontanishtkam takuar të rinj kosovarë, në Tiranë dhe Kukës, me të cilët kamshkëmbyer mendime mbi atë që po ndodhte në Kosovë dhe si mundtë veprohej me sukses kundër forcave pushtuese serbe. Më ka bërëpërshtypje etja, vëmendja e madhe me të cilën dëgjonin, preokupimidhe serioziteti i tyre. Ishin plotësisht të motivuar, të vendosur deri nëvetmohim për realizimin e idealit të tyre, lirinë. Disa më thoshin “Pashku gjaku sa me ba kali not, s’ja lam Kosovën serbit”. Në prill 1999 Serbia, me taktikën e “patkoit” dëboi me dhunëmbi 800.000 shqiptarë nga trojet e veta drejt Shqipërisë, kryesishtnëpërmjet Kukësit. Gra, fëmijë, pleq, por edhe burra, në këmbëapo mbi autotraktor, të tmerruar, të uritur, të rrahur e të poshtëruargjetën strehë, bukë, përkujdesje e dashuri në Shqipëri. Familjarishtu angazhuam vullnetarisht për t’i ndihmuar me mënyrë modestevëllezërit tanë. Dhamë ndihmë materiale e ushqime në kampin e204

krijuar tek pishinat pranë liqenit artificial dhe në pallatin e sportit“Asllan Rusi”. Morëm në shtëpi familjen me 6 persona të OsmanAjetit, me të birin Bashkimin nga Prishtina, nip i shkrimtarit të njohurIdriz Ajeti. Pas disa ditësh u larguan në Itali, te djali tjetër. Pamjettronditëse, të kosovarëve pa fund që vinin drejt vendit tonë, prekënmendjen dhe zemrat e njerëzve brenda dhe jashtë vendit. Xhorxhi,vjehrri i djalit të madh, ish pjesmarrës i Luftës së Dytë Botërore, nështabin e aleatëve në Bari të Italisë, dërgoi një sasi të hollash, me tëcilat ne përgatitëm pako me materiale të higjenës personale, veshjee ushqime për fëmijë dhe i shpërndamë me 3 prill në pallatin e sportitnë emër të anglezit bujar George Tuck (Xhorxh Tak) dhe familjes sëtij. Pas disa ditësh një mike, angleze Takie Sheldon dërgon të hollapër ndihmë. Kësaj here pakot me ndihma ua shpërndamë grave qëishin të vetme me fëmijët e tyre, sepse burrat i kishin në UÇK, luftoninkundër Serbisë në Kosovë. Këtë e realizuam duke bashkëpunuarme shtabin e krijuar nga prefektura e Tiranës që i falenderoi me fletëmirënjohjeje miqtë anglezë. Në mars 2003 rasti e solli që bashkë me Arianin të takonim nëTiranë një nga drejtuesit më në zë të UÇK, Ramush Haradinaj. TaniKosova është në lumturinë e Pavarësisë e jeton e lirë. Në korrik 1999Ariani erdhi nga Anglia. Shkuam në Kukës. Njëditë shkuam në Kosovë, Ariani në Prishtinë takoi shokun e vet,korrespondent në BBC Muharrem Nita. Unë me vëllanë, Hyrmetindhe dy gratë tona Drita qëndruam në Prizren, shëtitëm ngado. Unëëndërroja prej vitesh një vizitë në Kosovë, veçanërisht në Prizren. E kisha parë shumë herë nga ajri dhe nuk mund ta merrja memend se do të vinte koha të shkelja në atë tokë të larë me gjak nëshekuj. Kosova sapo ishte çliruar nga forcat e NATO-s dhe heronjtëe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shëtitëm nëpër rrugët e Prizrenit,dyqanet e shumta. Mendova se pikërisht nëpër këto vende të ketëecur vite më parë babai im, sepse ai shkonte atje për të bërë pazardhe për t’u takuar me miqtë e tij. Vizituam edhe shtëpinë muze tëLidhjes Shqiptare të Prizrenit, që ishte shkatërruar nga serbët, por 205

ishte rindërtuar me shpejtësi sepse është dëshmi e një ngjarje tërëndësishme të historisë sonë, të bashkimit të gjithë shqiptarëvekundër planeve të Fuqive të Mëdha për vendimin e copëtimit tëvendit tonë më 1878. Prizreni në pjesën e vjetër ngjan me Beratin.Atë ditë rrugët e tij filluan të mbushen me manifestues të shumtë, mëkëmbë dhe me automjete, sepse Ibrahim Rugova do të bënte njëtakim. Do të zhvilloheshin zgjedhjet e lira të pasluftës.Ai hiqej sipacifist. Vite të tëra u vunë në krye të një lëvizjeje që synonte pava-rësinë e Kosovës nga Serbia në mënyrë paqësore, si Gandi në Indikundër anglezëve.Ai nuk e përkrahu luftën e Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës. Bëri thirrje që forcat ajrore të NATO-s të ndërprisninsulmet ndaj Serbisë. Nuk vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë nëvendin tonë. Manifestuesit ishin edhe nga fshatra e qytete të tjera,këtë e tregonin pankartat që mbanin në duar. Në trotuare kishtenjerëz që nuk i mbështesnin përkrahësit e Rugovës. Drita thirri disaherë me zë të lartë para manifestuesve të Rugovës: “UÇK! UÇK!”.Kishte qytetarë që kthenin kokën dhe e vështronin buzagaz. Ishin ata njerëz të lirë, disa pro apo kundër Rugovës dhe m’ushfaqën para syve pamjet rrënqethëse të katër muajve më parë, kure lanë Kosovën të dëbuar me forcë nga shovinistët çfarosës serbë. Rudi në rrugën e artit U lind në Tiranë më 7 janar 1971. Që në moshë të vogël atij ipëlqente çdo gjë e bukur. Në klasën e tretë fillore, filloi të vonohejpas mësimit. E kërkonim dhe e gjenim në studion e Nikolin Ivanajt,mësues vizatimi në shkollën ku mësonte Rudi. Nikolini, punonte mebojra vaji, kryesisht kompozime e portrete dhe i paraqiste në kon-kurset kombëtare që organizoheshin shpesh në atë kohë. Rudin etërhiqte piktura. Një herë i tha Nikolinit, se sytë e një portreti nukshihnin në të njëjtin drejtim.Ai pasi e pa më vëmendje, e pranoi qëvërejtja e Rudit ishte e drejtë. E inkurajonte dhe e nxiste të merrejme vizatime e pikturë. Punët e Rudit u paraqitën në ekspozita qëorganizoheshin në pallatin e kulturës në Lezhë me krijime të nxënësve206

të shkollave. Nikolini e ndihmoi, e udhëzoi dhe e shoqëroi nëkonkursin e pranimit për LiceunArtistik “Jordan Misja” në Tiranë.Këmbënguli dhe fitoi të vazhdonte rrugën e artit. Në qershor 1989përfundoi Liceun Artistik me rezultate të shkëlqyera. Gjatë muajitmaj zhvilloi praktikën profesionale në Gjirokastër, qytet muze, mearkitekturë të veçantë, shumë interesante. Punët e Rudit me peisazhenga ky qytet u vlerësuan shumë nga stafi pedagogjik i Liceut. Atokanë shërbyer në vitet e mëvonshme për të krijuar vepra me vlerëartistike, në sajë të stilit të veçantë të gdhendjes me bisturi në letër,pasi kishte hedhur më parë disa shtresa pasteli që mbuloheshin mebojë tush të zi. Në 10-13 korrik 1990 mori pjesë në konkursin e pranimit përnëAkademinë e Arteve të Bukura. Konkurenca ishte shumë e fortë.Pjesëmarrja shumë e madhe, ndërsa numri i të pranuarve i vogël,sepse ishin 6 shkolla të mesme artistike në vend dhe vetëm njëAkademi. Për 5 vende pranimi në skenografi-kostumografi, kon-kuruan 120 vetë. Gjatë ditëve të konkursit ai punoi me shumë kujdese përqëndrim. Disa pedagogë që ndiqnin punët e konkurimit, naqetësonin. Na thonin se Rudi ishte i veçantë në paraqitjen e punës.Dhe Rudi fitoi duke realizuar synimin, të arsimohej nëAkademinë eArteve të Bukura. Gjatë viteve të fundit nëAkademi, bëri skenografinë dhe kostumete shfaqjes së komedisë greke: “Lissistrata” tëAristofanit. Shfaqja udha në sallën e teatrit të Akademisë më 3 shkurt 1994, më regji tëartistit të njohur Rikard Larja. Në qershor 1994 përfundoi studimet nëAkademinë e Arteve tëBukura, në Fakultetin e Artit Skenik, në specialitetin Skenografi-Kostumografi me rezultate të larta. Diplomën me vlerësimin e notës10 e mbrojti me skenografinë dhe kostumet e dramës antike greke“Andromaka” të Rasinit me regji të Kastriot Çipit. 207

Ekspozita e parë personale e artit Pas mbarimit të Akademisë, Rudi filloi të punonte shumë përhapjen e ekspozitës personale. Punoi intensivisht nga nëntori 1994deri në maj 1995. Punimet parapëlqeu t’i paraqiste me teknikën estilin e vet. Tematika ishte e shumëllojshme, portrete njerëzish tënjohur prej tij, pejsazhe, abstraksione. Ekspozita e parë, me 25 punime, aq sa ishte mosha e tij, u hapme 3 qershor 1995 në orën 1900 në Galerinë private të Artit T&G(Tofik dhe Xhina Dedej). Ishim të emocionuar për këtë ngjarje tërëndësishme të djalit tonë. Ishim në merak se si do të pritej evlerësohej nga specialistët e artit dhe vizitorët. Në hapje morën pjesëtë afërm, miq, shokë e shoqe të Rudit. Ishte i pranishëmAmbasadorii Federatës Ruse në Shqipëri, Viktor Njerubajllov me të shoqen.Ata i dhuruan Rudit një album me punime të piktorit rusVenecianov(1780-1847). Njerubojllovi ishte shumë i përzemërt, tregoi interespër punimet e Rudit dhe i vlerësoi ato. Ishte edhe ambasadori rumun,George Miku, në atë kohë dekan i trupit diplomatik në vendin tonë. Të pranishëm ishin artistët e njohur: Agim Zjami, Rikard Larja,Drita Pelingu, Gëzim Kame, Llesh Biba, Met Deliu, shokët e Rudit,artistët: Kastriot Çipi,Altin Basha, Ervin Çuli, Sokol Toska, LeonardBombaj, Klajdi Imerit etj. Ishte edhe nusja e sotme e Rudit, në atëkohë studente, Elda Bakiri, shoku im pilot, Pjetër Biba etj. Veprim-taria u regjistrua nga një ekip i televizionit shtetëror, të cilët inter-vistuan Rudin. Fjalën e hapjes e mbajti Artisti i Popullit Agim Zajmi, shef ikatedrës së skenografisë dhe pedagogu i Rudit në Akademi. Aivlerësoi talentin e Rudit që kur ishte student. U ndal veçanërisht nëvlerën e punimeve të paraqitura në ekspozitë. Midis të tjerash tha:“Deri tani kemi parë gdhendje në dru, gur, metal, por Rudi di tëgdhendë mbi letër. Është një nga studentët e shkëlqyer në skenografi,i talentuar, punëtor me stil krejtësisht të veçantë. Biografia e tij artistikenë shkollë është e pasur, në të ardhmen do të jetë shumë më epasur”.208

Përshëndeti të pranishmit edhe Rudi, i falenderoi për pjesmarrjennë ekspozitën e tij, falenderoi profesorAgim Zajmin për vlerësimine punimeve të ekspozitës. Pastaj Rudi shoqëroi ambasadorët dhepjesëmarrësit tek çdo punim duke i komentuar. Të pranishmëve ubëri përshtypje niveli i punimeve, stili, teknika dhe tematika elarmishme. Në fund organizuam një koktejl të pasur. Televizioni shtetëror pasqyroi gjerësisht ekspozitën dhe intervistëne Rudit. Në emisionet radiofonike shtetërore u bënë komente, njoftime evlerësime për ekspozitën gjatë ditëve që ishte e hapur deri më 8qershor. Disa vlerësime e komente në shtypin e kohës: Gazeta “Kohajonë” e datës 6 qershor 1995 në fq. 5 botoi artikullin me titull:“Ekspozita në pastel e Rudi Kocit”. Midis të tjerave, citohet profesorAgim Zajmi: “Në çdo kohë duhet të jesh origjinal, veçanërisht nëfillim të karrierës”. Shumë prej punimeve shiheshin për herë të parëedhe nga pedagogët e Rudit. GazetaAKS (Art-Kulturë-Sport) në datën 11 qershor 1995, fq.8 botoi shkrimin “Ekspozita e Rudi Kocit” “Ka disa ditë që nëGalerinë T&G u hap e ekspozita e piktorit Rudi Koci me 25 tabllotë punuara me teknikën e pastelit apo teknikën miks siç e quan ai.Në pjesën më të madhe të tablove të bie në sy elementi imbingarkesës, shprehje e një tensioni të lartë psikologjik, nëpërmjetkësaj gjendjeje, autori përpiqet të shpjegojë atmosferën ku jeton.“Shoh një kaos në jetën e përditshme dhe me këtë ekspozitëpërpiqem të dal, ose të shoh diçka përtej saj,” - shprehet piktori.Ekspozita u ndoq me interes nga artdashës të shumtë, kolegë të tijdhe personalitete të artit. Prej tyre u krijua mendimi i përgjithshëmqë kjo ekspozitë e piktorit Rudi Koci është një tentativë e sukses-shme për të patur një stil origjinal”. Gazeta “Kushtrim Brezash” datë 22 qershor 1995 në fq. 5 botoishkrimin: “Ekspozitë e një stili të veçantë me gdhendje në letër”.Midis të tjerash shkruhet: “…Rudi Hamza Koci çeli një ekspozitë 209

me 25 piktura. Edhe vetë 25 vjeç është… Në të gjithë punët eRudit shikon të derdhur bukurinë e natyrës, madhështinë e njeriut,vetë jetën. Gdhendjet në letër japin imazhin se sheh gdhendje nëdru. Është një punë një vjeçare plot durim, talent dhe dashuri. Urimedhe suksese Rudit në rrugën drejt botës së pafund të artit.” Në nëntor 1995, mori pjesë me 4 punime pikture në ekspozitëne Galerisë sëArteve në Tiranë të paraqitur me punime të shquara tëpiktorëve shqiptarë ndër vite, me rastin e festave të nëntorit. Ekspozita nëAngli Në gusht 1995, Rudi hapi ekspozitën e dytë personale në Çiçistertë Anglisë. Ishin 50 punime të reja me teknikën e pastelit dhe tushme gdhendje. Mbizontëruan peisazhe nga qyteti muze i Gjirokastrës,me arkitekturë të veçantë, natyra të qeta, portrete etj. Punimet e ekspozitës tërhoqën vëmendjen e artdashësve anglezëqë e vizituan. Radiostacioni BBC në gjuhën shqipe i bëri vlerësimeekspozitës duke i marrë me atë rast intervistë të posaçme Rudit. Tri nga punët e Rudit “Mesnatë në Gjirokastër”, “Edita” dhe “Kullae Sahatit” u publikuan në një libër, botim për mjekësinë në gusht1995. Në këtë libër promovoheshin edhe krijime të artistëve të rinjtë talentuar. Rudi punimet e tij i ekspozoi edhe në galerinë “Gobsby” të qytetittë Leicesterit si dhe në hollin e teatrit të qytetit, të cilat ngjallën interesdhe u vlerësuan. Në vitin shkollor 2000-2001 punoi asistent pedagog i jashtëmnëAkademinë eArteve të Bukura, ndërkohë u emërua pedagog nëkolegjin privat “Kristal” në Tiranë. Në kualifikimin pasuniversitar në Londër 2001-2003 Më 18 shtator 2001. Rudi u nis për nëAngli, me linjën ajrore Tiranë-Budapest-Londër.Ëndrra dhe këmbëngulja e tij po realizoheshin. Dotë kualifikohej në një nga shkollat më të mira të artit në botë: “TheSlade School of FineArt University College London (UCL)”.210

Grupi për skenografi e kostumografi kishte 6 studentë në vitin eparë. Pas përfundimit të vitit u larguan dy, një nga Zelanda e Re dhetjetri ngaAnglia. E përfunduan kualifikimin 4 veta nga 4 kombe tëndryshme: japoneze, gjermane, greke dhe Rudi. Deri atëherë i vetmidhe i pari shqiptar në atë shkollë që është elitare dhe shumë eshtrenjtë, veçanërisht për ata që nuk janë në komunitetin europian.Rudi u diplomua shkëlqyeshëm për master me skenografinë dhekostumografinë e veprës “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të IsmailKadaresë, autorit të mirënjohur shqiptar. Nga prilli 2003, Rudi jeton dhe punon në Toronto, Kanada.Kanadaja është vend i përparuar social, me rregulla të forta shte-tërore, me mundësi për të punuar e jetuar pa diskriminim dhe, mekohën më të shkurtër për t’u pajisur me dokumenta qëndrimi eshtetësie. Fakti që Rudi mbaroi studimet kualifikuese pasuniversitarepër master në artet në një nga shkollat më të mira të botës në Angli,ndihmoi shumë në shkurtimin e kohës së miratimit të kërkesës përdhënien e shtetësisë kanadeze. Lidhje të vazhdueshme me artin në Shqipëri Në janar 2004 Rudi erdhi në Tiranë.Ai realizoi skenografinë dhekostumet e komedisë “Cilidri” të autorit italian Eduardo de Filipo,së bashku me regjisorin e talentuar Kastriot Çipi. Në rolet kryesoreinterpretuan artistët e mirënjohur të skenës dhe kinematografisëshqiptare: Robert Ndrenika, Edi Luarasi, Luiza Xhuvani, GuliermRadoja etj. Skenografia u konceptua dhe zbatua në mënyrë tëveçantë, në formë trekatëshe që jepte zgjidhje funksionale e pamjetë qarta të ngjarjeve në disa mjedise njëherësh. Kostumet u për-shtatën shumë mirë me karakterin e secilit personazh. Vepra trajtonte jetën e vështirë të një familjeje emigrantësh,përpjekjet për të realizuar ëndërrat e tyre. Vihen përballë vlerat dheveset njerëzore. Edhe pse ngjarjet zhvilloheshin shumë kohë më parë,ato tingëllonin bashkëkohore, sepse trajtonin problematikën eemigrantëve shqiptarë pas viteve ’90. 211

Më 30 janar 2004 u dha premiera në Teatrin Kombëtar. Sallaishte mbushur plot, kishte shumë artistë, regjisorë, shkrimtarë,specialistë të artit skenik, përfaqësues të mediave. Shfaqja pati shumësukses. U vlerësua niveli i interpretimit të aktorëve, puna regjisoriale,skenografia origjinale dhe kostumet. Në fund të shfaqjes të pranishmitu ngritën në këmbë dhe duartrokitën gjatë. Të ftuar nga regjisori ungjitëm në skenë unë dhe Drita. Robert Ndrenika dhe Edi Luarasi nauruan për punën e Rudit duke e vlerësuar si artist të talentuar dhe njerishumë të mirë e punëtor. Shfaqja u regjistrua edhe nga kameramanëte kanalit televiziv “Pasqyra shqiptare” të Kanadasë, drejtuar nga mikuynë Ilir Lena. Intervista e Rudit në “Pasqyrën shqiptare” në Kanada ushoqërua me pjesë nga shfaqja e komedisë “Cilindri”. Më 4 janar 2007 ishim në premierën e komedisë “Burri i gruassime” nëTeatrin Kombëtar. Skenografinë e bëri Rudi ndërsa regjinëKastriot Çipi.Autori kroat Miro Gravan përshkruan historinë e njëgruaje të martuar njëkohësisht me dy burra të cilët nuk e dininekzistencën e njëri-tjetrit.Ajo ishte stjuardesë në trenin e linjës Split-Zagreb-Lubjanë. Ishte e martuar në Lubjanë (Slloveni) me një rojefabrike (Toni) dhe në Split (Kroaci) me një ish-marinar (Luka).Situata është shumë komike kur të dy burrat takohen. Interpretuanaktorët e njohur: Rajmonda Bulku (Eva), Mehdi Malka (Toni),Vangjel Toçe (Luka). Duartrokitje të gjata pati në fund të shfaqjes.Komedia u dha disa herë në Teatrin Kombëtar dhe shumë herë nëTeatrin eAkademisë sëArteve të Bukura në Tiranë.Ajo u vlerësuadhe u mirëprit në mediat elektronike dhe shtypi i kohës. Në gazetën“Agon” më 3 nëntor 2007 në f.13 shkruhet “Burri i gruas sime” vjennëTiranë. “Pas udhëtimit në shumë kryeqytete të Europës, komedia“Burri i gruas sime” do të ndalojë në Teatrin Kombëtar. Nesër do tëjepet premiera në orën 1900. Për këtë është kujdesur regjisoriKastriot Çipi, skenografia nga Rudin Koçi dhe kostumetAnila Zajmi,që të tre emra të njohur të artit shqiptar”. Në shkurt 2012 Rudi erdhi përsëri në Tiranë për skenografinë ekomedisë “Familje në shi” të autorit dhe regjisorit Ilir Bezhani.Vepra212

trajton problematikën e familjes shqiptare në vitet e tranzicionit. Nëqendër janë: familja e një shkrimtari me probleme ekonomike që iduhet të operojë fëmijën e sëmurë, e një mjeku që s’pranon ta operojëpa i dhënë një shumë të madhe parash dhe e një tjetri që mezi siguronjetesën për të rritur 7 fëmijë. Shkrimtari merr borxh për operacionindhe, për t’i rimarë paratë, inskenon rrëmbimin e djalit të mjekut.Prindërit e varfër bien dakord të birësojnë fëmijën më të vogël teknjë familje e pasur italiane, por nëna pendohet dhe në momentin efundit këmben djalin e vet me atë të mjekut që e gjen në shtëpinë eshkrimtarit të cilin e ka fqinj. Gjithçka zgjidhet nga policia, djalikthehet në shtëpi dhe mjeku pranon që ka marrë rryshfet. Premiera u dha më 24 shkurt 2012 në sallën e Teatrit Kombëtartë Komedisë, një institucion i sapokrijuar që drejtohet nga KastriotÇipi. Në rolet kryesore interpretojnë: Xhevair Zeneli (shkrimtari),Genci Fuga (mjeku), gjithashtu aktorët e mirënjohur të teatrit ekinemasë Xhemil Tagani,Andon Qesari, Merkur Bozgo dhe mjafttë rinj: E. Kame, E. Thomaraj, A. Dhima etj. Shfaqja pari shumësukses. Po atë mbrëmje Rudi me disa aktorë ishin të ftuar nëtelevizionin “Klan” në emisionin “Zonë e lirë”. Gjithashtu ishte i ftuardhe në televizionin shtetëror TVSH në emisionin e mëngjesit.Komedia u shfaq për një muaj në Tiranë dhe më pas në Teatrin eDurrësit. Të rejat e vitit 2008 Në vitet 2007-2008 Rudi përfundoi studimet me rezultate të lartapër “Bachelor of education” në Universitetin e Windsorit në Kanada,u licensua për arsim ku punon edhe tani. Më 31 maj 2008, Elda, nusja jonë, na bëri të lumtur, lindi Sophien,mbesën tonë shumë të dashur. Më 27 qershor 2008 bashkë me Dritën vajtëm në Kanada, pasiishte miratuar kërkesa e Rudit për bashkim familjar. Mezi prisnim tëtakonim të dashurit tanë Rudin, Eldën, Klean dhe Sophien e por-salindur. Në aeroportin e Torontos na priste Rudi me Klean, që i 213

dha Dritës një tufë me lule. Në shtëpi na priste Elda, e gjatë, simpatike,me sy e flokë të zinj, të kapur prapa, e zgjuar, e kujdesshme përfamiljen. Ka mbaruar universitetin për matematikë në Tiranë dhedisa kualifikime në fushën e edukimit në Kanada. Punon në arsim.Ajo na tregoi Sophien që ishte vetëm 27 ditëshe, e shëndetshme, ebukur, me sy e flokë të zinj, me lëkurën rozë, e veshur bukur. Dritae mori në krahë dhe e përkundi me dashuri. Jemi në një apartament shumë të mirë në të njëjtin pallat me Rudin,Eldën dhe dy vajzat. Kohën e kalojmë mirë. Unë lexoj, shkruaj ngapak kujtimet. Interneti më ndihmon të ndjek zhvillimet në Shqipëridhe në botë në çdo fushë, por mua më terheq më tepër historia,politika, të rejat mjekësore etj. Shëtis çdo ditë. Drita merret memirërritjen e Sophies, që paraqitet me zhvillim të gjithanshëm, tëavancuar, por kujdeset edhe për mbesën më të madhe Klean,simpatike, flokëdendur gështenjë që mëson mirë dhe luan futboll.Ne i ndihmojmë, sepse Rudi me Eldën, të dy arsimtarë, zakonishtdalin nga shtëpia për në punë në orën 745-800 të mëngjesit dhekthehen në 430 pasdite. Fundjavave shëtisim familjarisht në parqetdhe mjediset e bukura të Torontos dhe jashtë saj. Me shëndet deritani jemi mjaft mirë për moshën që kemi.Verës kthehemi që të gjithënë Shqipëri.Takojmë njerëzit tanë, Elda ka prindërit, Bashkimin meGretën, kalojmë shumë mirë. Pasi çmallemi me të afërmit, miqtëdhe shokët, kthehemi përsëri në Kanada. Kanadaja Nuk më kishte shkuar ndër mend se do të jetoja larg, përtejoqeanit në një kontinent tjetër. Por ndodhi, si për shumë shqiptarëtë tjerë dhe u interesova për historinë e këtij vendi. Europianët e parë erdhën në Kanada në fund të shekullit të 15-të.Ata pyesnin banorët vendas indigjenë: “Si quhet ky vend?” Ata ipërgjigjeshin: “Kanada” – që në gjuhën e tyre do të thotë “fshat”sepse në atë kohë atje nuk kishte qytete. Kanadaja si shtet u krijuamë 1867. Në fillim kishte 4 provinca: Ontario, Kebek (Quebec),214

Nova Skocia (Nova Scotia) dhe Nju Brunsvik (New Brunwik).Sot është një shtet i fuqishëm federativ me 10 provinca dhe 3 territore(kështu quhen hapësirat e mëdha gjeografike me pak banorë nëanën veriore dhe veriperëndimore të Kanadasë) ish koloni e Britanisësë Madhe, sot është pjesë e vendeve të Komonuellthit, ka përmbretëreshë Elisabetën e Anglisë. Shtrihet në gjithë hapësirën eAmerikës Veriore nga paraleli 42º deri në Polin e Veriut. Kufizohetnë Jug me SHBA, në Lindje me oqeanin Atlantik, në Perëndim meoqeanin Paqësor, në Veriperëndim me Alaskën dhe në Veri shkonderi në Pol. Sipërfaqja është 10.171.869 km2 – zë vendin e dytë nëbotë për nga madhësia, pas Federatës Ruse. Popullsia është 35milionë banorë, sipas statistikave të vitit 2010. Kryeqytet ështëOtava, gjuhët zyrtare janë anglishtja e frëngjishtja. Përbërja epopullsisë është heterogjene. Ka njerëz nga çdo vend dhe racë ebotës. Deri në 1960 shumica e banorëve ishin me origjinë europiane,kryesisht anglezë, skocezë, irlandezë, gjermanë, italiane etj. Vitet efundit nga Europa nuk po vijnë pothuaj fare emigrantë. Shumë vijnënga vendet e Azisë së Mesme, të largët dhe juglindore; dominojnëkinezët, indianët, filipinezët etj. Provinca më e madhe për nga popullsia është Ontaroi me 12milionë banorë dhe kryeqytet Toronto. Dokumentet zyrtare të çdoniveli dhe etiketat e çdo malli apo shërbimi janë në anglisht e frengjisht.Përjashtim bën provinca frankofone e Kebekut me 8 milionë banorë,ku përdoret frengjishtja. Thonë që në Kanada dimri është shumë i ftohtë. Kjo nuk ështëplotësisht e saktë, sepse ky vend shtrihet në gjerësi gjeografike shumëtë madhe nga paraleli 42º deri në Polin e Veriut dhe përfshin disabreza klimatikë. Kështu në hapësirën midis 5 Liqeneve të Mëdhenjnë Jug të Kanadasë deri në Oqeanin Atlantik në lindje, klima ështëkontinentale – atlantike. Ndërsa në Perëndim, në brigjet e oqeanitPaqësor, në Viktoria, Vankuver etj., klima është e butë, sepse influ-encojnë rrymat e ngrohta të Gjirit të Meksikës dhe rrallë në dimërtemperaturat zbresin nën 0º C. 215

Dallohen qartë 4 stinët e vitit. Temperaturat nën 0º C zakonishtfillojnë në dhjetor. Po nxjerr disa të dhëna nga ditari im në Torontopër ta ilustruar.14, 16 janar 2009 temperatura -30ºC25 janar 2009 temperatura + 1º C4 dhjetor 2010 ““ - 2º C31 dhjetor 2010 ““ + 8º C10 dhjetor 2011 ““ - 2º C15 dhjetor 2011 ““ +14º C Një tregues tjetër që influencon në uljen e temperaturës ështëera. Shpejtësia e saj e ul temperaturën që ndjen njeriu 8-10ºC.Kështu njoftimet televizive japin të dhëna mbi motin duke dhënë sesa është temperatura dhe sa ndjehet ajo nga njerëzit. Janari ështëmuaj i ftohtë. Në mars fillon pranvera ngadalë dhe, si kudo nëhemisferën veriore të globit, është shumë e bukur. Reshjet bien në tëgjithë muajt e vitit. Kultivohen të gjitha kulturat bujqësore: drithëra,perime, fruta të shumëllojta, drufrutorë përveç ullirit. Vreshtat nëzonat e ngrohta, veçanërisht në ato të Niagarës janë të famshme përprodhimin e verërave. Në pyjet e pamatë dallohet panja karak-teristike, gjethi i së cilës simbolizohet në flamurin kombëtar tëKanadasë. Ka pasuri të mëdha minerare, naftë, gaz, nikel etj. Vjeshta është stinë shumë e këndshme, e bukur. Në fund të tetorit,fillim i nëntorit gjethet e pemëve marrin nuanca të mbrekullueshme.Sipas llojit të pemëve ngjyrat e gjetheve janë nga e verdha, nëprotokalli, të kuqerremtë, të kuqe deri në kafe. Unë besoj se edhegjethi në flamur prandaj ka ngjyrë të kuqe. Dasëm shqiptare në Toronto Më 12 tetor 2008 u bë ceremonia e dasmës së Rudit me Eldën.Edhe pse vjeshtë, dita ishte e bukur, me diell, temperatura ishte20ºC. Pasdite çifti dhe familjarët bënë fotografitë në një park shumëtë bukur që njihej si “Parku i nuseve”. Ceremonia filloi në orën 700216

të mbrëmjes në një lokal të bukur për këto raste. Dasmorët kishin zënë vend nëpër travolina. Nën tingujt e muzikëshyri çifti, ishin të emocionuar por të lumtur. Vallëzuan të dy memuzikën e një kënge shumë të dashur për ta. Rudi me Eldën janënjohur kohë më parë, që kur ishin studentë në Tiranë, kanë vite qëjetojnë bashkë, madje kanë edhe fëmijë, por dasmën e caktuan nëkëtë ditë. NgaAnglia erdhi djali i madh,Ariani me të shoqen Rachelindhe fëmijët Sebastian e Hannah; nga Shqipëria prindërit e Eldës,Greta me Bashkimin, nga Italia vëllai i Eldës Alkani me të shoqenAbën. Ishin të ftuar të afërmit tanë që jetojnë në Toronto, miq eshokë të Rudit e të Eldës, midis të cilëve dhe dy çifte emigrantëshrumunë e italianë. Në fillim i përshëndeti të pranishmitAriani me njëfjalim të spikatur në shqip dhe në anglisht, pas tij foliAlkani. Hapëmmbrëmjen me vallen popullore të Lumës (Kukës) unë, Drita,Arianidhe Rudi. Pastaj u ngritën dasmorët, kërcenin e këndonin këngë evalle nga çdo krahinë e Shqipërisë, por edhe të vendeve të tjera. Tëhuajt dhe personeli habiteshin me atmosferën, traditat e zakonet edasmës shqiptare. Dasma u organizua shumë mirë, me kujdes, eprogramuar deri në detaje nga vetë çifti dhe u zbatua perfekt. Unëme Dritën vajtëm në çdo tavolinë dhe falenderuam të ftuarit që morënpjesë në gëzimin tonë. Të njëjtën gjë bënë dhe Rudi me Eldën. Dritame kushërinjtë e saj të shumtë kënduan këngët: “A kanë ujë atoburime”, “Mora përpjetë kalanë”. Ajo shprehte gëzimin e saj përdasmën e Rudit. Racheli merrte pjesë për herë të parë në një dasëmshqiptare dhe bashkë me Arianin, Sebin e Hannah ishte e gëzuar ekërcenin. Sebi fotografonte gjatë gjithë kohës. Rudi me Eldënkërcyen gjatë gjithë mbrëmjes, ishin të lumtur. Edhe Bashkimi, Greta,Alkani, Aba, Klea vallëzonin të gëzuar. Të zotët e shtëpisë ishin tëangazhuar me vallëzime, takime me njerëzit. Pas mesnate, rreth orë100, dasmorët e shumtë u shpërndanë duke uruar me përzemërsipër lumturinë e çiftit. Pjesëmarrësit, muzika, rituali, sollën dasmënshqiptare në Toronto. Dasmën e kemi regjistruar. Në tetor 2009 unë me Dritën u kthyem 217

në Shqipëri për pushime.Ashtu si në rastin e dasmës së Arianit nëAngli më 1994, edhe me të Rudit në 2008, organizuam në Kukësme fisin dreka e darka ku pamë me gëzim e emocion DVD e dasmës.Kënduam e kërcyem përsëri me gëzim e dashuri. Në kullën kombëtare të Kanadasë (CN.TOWER) Më 16 tetor 2008, me Dritën,Arianin, Rachelin, Sebin, Hannahn,Klean vizituam kullën kombëtare kanadeze (CN. TOWER) – 553.3m e lartë, simbolin e Kanadasë. Deri në 2007 ishte më e larta nëbotë. Në atë vit u ndërtuan kulla Kalifa Barxh (Khalifa Burj) nëDubai dhe ajo e Kantonit në Guan Xhou të Kinës. Ideja e ndërtimit të saj u hodh më 1968 për transmetues televizivdhe radioje dhe demonstron fuqinë industriale të ndërtimit kanadez.Në vitet 1960-1970 Kanadaja pati bum zhvillimi industrial, sidomosnë Toronto më i populluari i vendit, me 2.5 milionë banorë si qytet,ndërsa bashkë me rrethinat 6 milionë. Në atë kohë fuqia industrialee shtetit konceptohej edhe në ndërtimet gjigante, siç ishin metrotë,godinat shumë katëshe, autostradat e mëdha etj. Në ato vite janëndërtuar godina me 100 apo më shumë kate, rrokaqiejt siç quhen,që çudisin njerëzit e pamësuar me to. Kulla u ndërtua në vitet 1973-1976 nga shoqëria e ndërtimit tëhekurudhave. Pjesa kryesore e kullës është një shtyllë gjigante betoninë formë 6 këndëshi dhe në secilën brinjë janë vendosur 6 ashensorëmodernë. Kulla ka dy zona për vizitorët: një në lartësinë 346 m, tjetranë 446.5 m. Në lartësinë 342 m është kati me dysheme prej xhami.Prej aty pamjet janë mbresëlënese. Mund të shohësh horizontalishtnjë hapësirë shumë të madhe dhe vertikalisht fundin e kullës nëpërmjetdyshemesë prej xhami. Në lartësinë 351 m është interesant restorantirrotullues që për 72 minuta bën rrotullimin e plotë rreth kullës.Ashensorët lëvizin me shpejtësi shumë të madhe, aq sa të krijohetndjenja e influencës së mbipeshës së trupit (shtypje në drejtimin ekundërt të lëvizjes). Mua kjo gjë më kujtoi mbipeshat në manovrat efluturimit të avionë, sigurisht jo në atë madhësi si me avionet luftarakë218

gjuajtës bombardues. Në ditët me shikim të qartë, në lartësitë eambienteve për vizitorët, mund të shohësh në distancë lineare deri në100-120 km, sepse më tej fillon të pengojë rrumbullakësia e tokës.Kjo kullë tërheq më shumë se 2 milionë vizitorë në vit dhe në vitin1995 u shpall si një nga 7 mbrekullitë e botës. Niagara Më 16 shkurt 2009, unë, Rudi, Drita, Elda, Klea dhe bebe Sophiashumë e mirë, shkuam në Niagara. Rajoni i Niagarës është ndërtuarnga anglezët shumë vite më parë, prandaj ngjan meAnglinë, e bukur,e pastër. Lumi Niagara buron nga liqeni Ere në Perëndim dhe gjatë rrjedhëssë tij nga Perëndimi në Lindje për t’u derdhur në oqeaninAtllantik,krijon kataraktin gjigant që ka marrë emrin e lumit. Katarakti ifamshëm i Niagarës ndodhet 121 km në JL të Torontos dhe 27 kmnë VP të qytetit amerikan Bufalo. Në vendin e kataraktit ndodhetqyteti turistik me të njëjtin emër, Niagara. Lumi Niagara ështërealtivisht i madh, me prurje mesatare vjetore 1833 m3/sek, por ngafundi i pranverës arrin në 202.000 m3/sek. Vendi i kataraktit ndodhetnë vijën kufitare Kanada-SHBA. Pjesa kanadeze ka 790 m gjerësidhe lartësia e rënies së ujit është 173 m, ka formën e patkoit. Pjesae SHBA është më e vogël, me gjerësi 320 m dhe lartësi të rënies sëujit 10 m. Lartësia atje zvogëlohet, sepse fundi ka një shkëmb gjigantdhe rënia e ujit bëhet pothuaj në vijë të drejtë, lineare. Më 16 qershor 2012 Niagara dhe miliona shikues në të gjithëbotën u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje të rrallë.Akrobati 33 vjeçaramerikan Nik Wallenda për herë të parë kaloi mbi katarakt nëpërmjetnjë teli metalik të tendosur. Mes erës dhe avujve të ujit ai ecte mebalancuesin rreth qafës. E përshkoi për 25’ distancën rreth 600 mnga bregu amerikan në atë kanadez. Niagara tërheq miliona turistë në vit nga vendi dhe gjithë bota. Ekemi vizituar edhe ne. Toronto-Tiranë 2012 219

Janar 1992, në foto nga e majta: Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit,Vladimir Hysi - ministri i rendit, Arian Koci, Bajram Yzeiri, kryetari iKuvendit - Kastriot Islami, Aleksandër Meksi. Kuçovë, 11 prill 2004, nga e majta, Vali, Drita, Dhora (nëna e Dritës), Rejçëlli, në prehër Grejsi, Albana me Hannah.220

Ariani me Rejçëllinditën e dasmës1 tetor 1994Angli, Midhurst, 1 tetor 1994, mefamiljen e Rejçëllit, rreshti i parë ngae majta, Triksie (e ëma), Sarah(motra), Ariani, Rejçëlli, Drita,rreshti i dytë Jooan (halla), John(vëllai), George (babai), burri ihallës (pilot), Hamzai, Rudi. 221

Angli, Stratford, 19 prill 1998, me Dritën para shtëpisë së Shekspirit Lejcestër, 31 janar 2000, Hamzai, Drita, Rudi e Ariani222

Muzeu Historik i Skënderbeut, Krujë, 30 prill 2001, Ariani me të birin, Sebin Tiranë, 3 qershor 1995, Rudi me ambasadorin e Federatës Ruse,Njerubajllov, në ekspozitën personale të artit figurativ në galerinë T&G 223

Guildford, 17 prill 2005, në oborrin e shtëpisë së Arianit, nga e majta, Hannah, Hamzai, Sebi, Rejçëlli e DritaLondër 28 tetor 2002 me Dritën, Arianin dhe Sebin para godinës së BBC224

Guildford, 30 tetor 2002, me Dritën Sebin dhe HannahAngli, Duxford, 14 prill 2005, në Muzeun e Aviocionit Britanik 225

Tiranë, 28 mars 2003, Drita dhe Hamzai me Rramush Haradinaj, ish komandant i UÇK-së i zonës së Dukagjinit Qyteti Stalin 1959, nga e majta, Dhora, (nëna e Dritës), Maksi (vëllai), Drita, Mihallaqi (vëllai), Kiçua (vëllai), Thanasi (babai).226

Angli, Gospor, (Portsmuth), 19 prill 2005 në Muzeun e Bazës Ushtarako Detare BritanikeParis, 9 janar 2002, Ariani në shtëpinë e Ismail Kadaresë në një intervistë për BBC 227

Kukës 17 maj 2008 Hamzai e Drita e veshur me kostum lumian Tetor 2009, Hamzai e Drita para pallatit të Çurçillit në Oksford228

Kubë, korrik 2009Rudi me SophieFoto nga drama “Cilindri” me skenografi të Rudit, Tiranë 30 janar 2004 229

Kukës 12 gusht 2010, në dasmën e Urimit e Alketës, nga e majta: Klea, Rudi me Sophien në krah, Alketa, Urimi, Elda, Drita e Hamzai Tiranë 4 nëntor 2007, pamja nga shfaqja e komedisë “Burri i gruas sime”, në Teatrin Kombëtar me skenografi të Rudit230

Rudi me Eldënditën e dasmës12 tetor 2008,Toronto12 tetor 2008, Toronto në ditën edasmës së Rudit me Eldën në fotonga e majta rreshti parë:Sebi, Hannah, Klea;rreshti i dytë:Ariani, Rejçëllli, Aba, Alkani,Elda, Rudi me Sophien, Greta,Drita, Bashkimi, Hamzai 231

Tiranë 24 shkurt 2012, pamja nga shfaqja e komedisë “Familja në shi”, në Teatrin Kombëtar të komedisë me skenografi të Rudit Toronto 8 janar 2012, gjyshi Hamza me Sophien232

Toronto 31 Maj 2012,në ditëlindjen e SophitNë foton lartnga e majta:Elda, Sophie, Rudi,Hamzai, Drita e Klea.Poshtë:Drita, Sophie, Hamzai. 233

Bibliografia- Ditari personal- Historia e Shqipërisë, vëll. II botim i vitit 1965, faq. 513-514.- Revistat “Aviacia i kozmonavtika” (rusisht).- Vangjel Kasapi “Mrekulli e natyrës, kështjellë e historisë” faq. 13,29, 71,72, 74, 81.- Vangjel Kasapi “1200 luanët nëpër Alpet e Shqipërisë” faq. 14, 17,24.- Kujtimet e ish kuadrit të Brigadës 24 Sulmuese, Zylfi Saliu.- Gazeta “Luftëtari” 30 mars 1957.- Gazeta “Zëni i Popullit”, 24 janar 1965.- Sheradin Berisha. “Qëndresa e Lumës kundër pushtuesve serb nënëntor 1912”- Kristo Frashëri “Gazeta Shqiptare” datë 13 nëntor 2012, e martë.Titulli: “Si u organizua Shpllja e Pavarësisë”. PërmbajtjaKapitulli IMalli për vendlindjen...................................................................3Kapitulli IIArsimimi...................................................................................39Kapitulli IIIJeta e pilotit gjuajtës bombardues..............................................77Kapitulli IVEtapë e re në jetë....................................................................184234


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook