Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Kujtimet e Nje Piloti Shqiptar

Kujtimet e Nje Piloti Shqiptar

Published by akoci67, 2016-11-02 08:09:33

Description: The story of Albanian Air Force

Keywords: Albanian Air Force

Search

Read the Text Version

HAMZA KOCI Kujtimete një piloti shqiptarTiranë, 2012 1

ISBN: 978-9928-125-64-4Titulli: “Kujtimet e një piloti shqiptar”Autori: Hamza KOCIRedaktoi: Drita KOCIShtypi në kompjuter: Kejdi ÇEKANIArti grafik: Studio EKDRedaktore teknike: Alba JANAQI Realizoi botimin: “Reklama”, Cel. 06920815812

KAPITULLI I MALLI PËR VENDLINDJEN Kocët Para rreth 300 vjetësh, Kocët u vendosën në një kodër dominuese700 m mbi rrafshin e fushës së fshatit Brrut që ndodhej në bregunverior të lumit Drini i Badhë, në anën e Hasit, karshi fshatit të dikushëmKukës, përtej lumit. Nga dhe pse erdhën Kocët në këtë vend nuk edi. Ky mbiemër haset ne Kosove. Nga kodra e Kocëve, me shikim ballor, nga juglindja drejt jugute perëndimit, hapet fushëshikimi i gjërë me hark rrethor me shumëse 100 km që të kënaq syrin e qetëson shpitin. Në lindje është mali i Pikëllimës (Koritniku) nga gryka e Prizrenitderi në luginën e thellë e Vanave që e ndanë nga Gjallica e Lumës.Rrëzë Pikëllimës gjatë kodrave e rrafsheve shtrihen fshatrat eMorinit, Bardhocit, Gjegjanit e Përbregut te nënkrahinës sëTërthores. Pas luginës së Vonave, drejt jugut ngrihet madhështorGjalica e Lumës. me rrafshin e gjërë e të gjatë rreth 10 km qëpërfundon në perëndim në përroin e Shejës. Më tej është mali iKolesjanit e lugina e Drinit të Zi. Në këtë hapsirë vijnë njëri pastjetrit fshatrat e Kodër Lumës. Shtiqnit, Gostilit, Krenzës, Nangës,Bushatit, Bicajt e Kolesjanit. Në perëndim të Drinit të Zi me rrjedhjenga jugu ne veri per t’u bashkuar në Kukës me Drinin e Bardhë,është krahina e Tejdrinit, ku duken fshatrat e Surrojt, Mamëzit eKolshit. Në thellësi shihen kreshtat e Malit të Zepes e të Shejtë. Mënë perëndim është mali i Rrunës i krahinës së Malëziut dhe lugina eDrinit të bashkuar. 3

Në mes të rrafshit të Lumës, karshi malit të Gjallicës buzë liqenittë krijuar nga ujrat për hidrocentralin e Fierzës ndodhet qyteti i bukuri Kukësit. Brruti, një kujtim i bukur Në kohën kur Kocët u vendosën në trojet e sotme banorët eBrrutit jetonin lart në mal, në perëndim të fshatit Pusi i Thatë. Atjeakoma janë arat që mbilleshin prej tyre. Ato i kam parë vetë, kurisha i vogël dhe kullosja bagëtitë. Arave u thoshin: Ara e QerimNuhisë, Kotari i Nures, Rrahi i Zyberit, Rrahi iAsllanit,Arat e Gjataetj. që banorët e Pusit të Thatë i quanin arat e Brrutit. Gjithmonë më ka tërhequr historia e kaluar e fshatit, e njerëzve.Qëkur isha nxënës ne shkollën 7-vjecare “Bajram Curri” në Kukës,por edhe më vonë, në biseda, pyesja burra të vjetër e të mençur tëBrrutit si: Zeqir Haliti, ElmazAvdija, Xhaferr Feza, Xhezahir Hoxha,Isuf Sula, Mustafa Hamiti, Rexhep Misini,Ahmet Seda, Qerim Nuhijaetj dhe me thoshin që banorët e Brrutit dhe të Pusit të Thatë, kanëqënë një fshat i përbashkët.Ata të gjithë kanë një mbiemër Kastratidhe mendohet të jenë shpërngulur herët nga krahina e Kastratit tëShkodrës. Unë personave u kam shkruar për mbiemër, emërin ebabës sipas traditës tonë të herëshme. Pronën mera katuundi Brruti dhe Pusi i Thatë e kanë tëpërbashkët. Ajo fillon nga bjeshka në veri të Pusit të Thatë dhevazhdon drejte jugut përgjatë malit deri në fushë, në breg të Drinave. Ndërsa me fshatrat fqinjë, Gjinaj në lindje e Myç-Has në perëndimkanë kufij të përcaktuar qartë. Rreth 200 vjet më parë, banorët eBrrutit u larguan nga Pusi i Thatë dhe u vendosën poshtë në kodrëne quajtur Megjia eAbazit, në juperëndim të kodrës ku ishin vendosurmë parë Kocët. Në atë vend edhe sot (2012) dallohen qartë rrënojate mureve të banesave, vendet e sheshtë të oborreve ku shpesh nëfëmijët loznin lojra popullore, pemët drufrutore, arat e rrethuara memur e gardh, që deri në vitet 1950 mbilleshin nga pronarët MustafaHamiti, BajramAlija etj. Gjatë kësaj kohe brrutasit varrezat i kanë4

patur në një kodërzë të përroit të gurrës së Tubës, në perëndim tëArës së Gjetës. Ato duken qartë edhe tani. Ara e Gjetës, ku janë varrezat e Kocëve është pronë e Kocit.Brrutasit para më pak se 150 vjetësh, u shpërngulën përsëri ngaMegja e Abasit dhe u vendosën në kodrat e vogla, përgjatë fushësafër pronave të tyre. Në atë kohë, ata, varrezat i bënë në lindje tëfshatit mbi rrugën këmbësore që shkonte drejt Urës së Ndërmjeme,prej nga dilej në anën e Lumës. Në vitin 1978, banorët e Brrutit ishpërngulën eshtrat prejt aty dhe i vendosën në Arën e Gjetës, afërvarrezave të Kocit. Kjo u bë sepse vendi i mëparshëm do të mbulohejnga ujrat e liqenit që do të krijohej për hidrocentralin e Fierzës. Banorët e Brrutit lëvizën në afërsi të pronave në fushë, dukendërtuar fillimisht shtëpi njëkatëshe, përveç Ali Rexhës që kishtekullë trekatëshe. Shtëpitë dykatëshe, tip kulle, të bukura dhefuksionale janë ndërtuar pas çlirimit, shumica në vitet 1950-1960. Brrutësit, kodrat buzë fushës, ku bënë shtëpitë me oborre, imbuluan me gjelbërim të këndshëm. Mbollën pemë të shumtadrufrutore, pjergulla rrushi e vreshta. Bënë kopshte me perime ezarzavate duke krijuar një pamje të begatë. Mbarështonin bagëti tëbollëshme, lopë, dhinë e Hasit, delen rudë etj. Fushën e Brrutit, nëmes e përshkonte, rruga këmbësore afro 2 m e gjerë me gardh në tëdyja anët. Ne i thoshim ulica e fushës. Rruga shërbente për kalimine banorëve të Pusit të Thatë, të Kocit e të Gjinajve për në pronat etyre. Gjithashtu për të dale në vah dhe për në Kukës. Arat në lindjetë ulicës ishin kryesisht të Pusit të Thatë, të Gjinajve, si dhe tëfamiljeve Mici e Roci të vendosura plotësisht në lindje të fshatit,sapo fillonte fusha. Në perëndim të ulicës ishin pronat e banorëve tëBrrutit e të Kocëve, ndërsa në skajin perëndimor të Myç-Hasit. Brrutasit ishin punëtorë, njerëz të qetë e tolerantë. Ishin të gatshëmtë respektonin e ndihmonin shokët. Problemet e fshatit i zgjidhninme mirëkuptim në mbledhjen e kryefamiljarëve. Ishin kultivues tëtalentuar të kulturave bujqësore, të perimeve e zarzavateve.Rendimentet e prodhimit të drithërave në fushë, kryesisht misrit, ishin 5

shumë të larta, 70-80kv për ha. Ndërsa perimet e zarzavatet e Brrutitishin me famë.Ato furnizonin plotësisht banorët e Kukësit të vjetër.Pazari ishte në Qafë të Palushit, në anën lindore në qytet. Të gjithëfamiljet ishin në gjëndje të mirë ekonomike, me ndonjë përjashtimtë rrallë. Brrutasit, në shekullin e 19-të, për herë të parë në krahinëhapën kanalin ujitës të fushës 15km të gjatë. Ky kanal ndihmoi nëharlizjen e bimëve të arave në fushën pjellore. Banorët e Brrutit. megjithëse gjeografikisht shtrihen në anë të Hasit,doket, zakonet, të folurin, veshjet, vallet i kishin plotësisht si të krahinëssë Lumës, me të cilët ishin lidhur shpirtërisht nëpërmjet krushqive, pamohuar lidhjet me Hasin, Tejdrini e Malziun. Fshati Brrut i Kukësit,ka qënë realtivisht i vogël, ashtu si shumë fshatra te krahinës. Mbajmend që në vitin 1950 ka patur 46 familje të shtrira: nga lindja mefamiljet Imer e Dervish Mici e deri në perëndim me atë të Zenel Sahitie Imer Sinanit dhe në kodrën mbi fshat të Miftar e Rrahim Kocit. Banorët e Brrutit ashtu si krahina e Kukësit janë kthyer në fenëmyslimane relativisht vonë në shekujt 17-18-të. Në fillim të fshatit, nëhyrje të tij, sapo fillon rrafshi i fushës janë rrënojat e kishës. Sipashapësirës që zë dhe trashësisë së mureve duhet të ketë qenë e madhe.Rreth saj ishin pemët dhe tokat e djerra prej disa hektarësh që banorëtu thoshin arat e kishës dhe asnjëherë nuk punoheshin. Shkolla e parëshqipe në Brrut u hap në dhjetor 1946. Deri në atë kohë, vetëm trevetë: Rexh Mici, Fehrat Ramadani dhe Kadri Halimi kishin mbaruarshkollën 5 klasëshe në Krumë të Hasit që quhej Internat. Në të mësoninedhe shumë nxënës nga Kosova, disa prejt të cilëve u bënë kuadrodrejtues të L.A.N.Ç. dhe pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë si:Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Hajdar Dushi, “Heroi i Popullit” etj.Medresenë në Prizren e kishin mbaruan dy hoxhallarët e Brrutit,AhmetSeda e Xhezahir Hoxha, të cilët silleshin mirë dhe ishin të kujdesshëmme njerëzit. Mbaj mend që ElmazAvdija, IljazAvdullahu dhe XhezahirHoxha, flisnin edhe serbisht. Pas çlirimit të vendit, filluan të dalin kuadroe lartë nga Brruti. Unë në vitin 1960 përfundova studimet në BashkiminSovjetik (Rusi) për pilot ushtarak, gjuajtës bombardues, VeselAli6

Kastrati në vitin 1962, mbaroi shkollën për oficer, Esat Rasim Kastrati,më 1971, doli inxhinier ndërtimi. Veseli punoi oficer i lartë në ushtridhe shef i seksionit ushtarak në Komitetin Ekzekutiv të rrethit Kukës,Esati punoi inxhinier ndërtimi dhe disa vite zv. kryetar i KomitetiEkzekutiv të Kukësit. Të dy njerëz të kuturuar, të sjellshëm, të qetë,të prirur për të zgjidhur me drejtësi e preokupim problemet e njerëzve.Vite më vonë shumë djem e vajza të Brrutit mbaruan universitetet nëdegë të ndryshme të shkencave, si mjeku i mirë Behar Faik Kastratietj. që i bëjnë nder kujtimit të fshatit Brrut. Por sic duket fati iu paskacaktuar banorëve të Brrutit të shpërngulen vazhdimisht, më 1978 kurfshati do të mbulohej nga ujrat e liqenit të hidrocentralit të Fierzës, atai çuan në Krumë të Hasit, përveç familjeve të Koçit që ishin në kodër.Pas viteve 1990, ata janë shpërndarë në Krumë, Kukës, Bathore,Laknas, Rinas, Kamëz, Kënet-Durrës, Tiranë etj.Takohem me shokëe miq të vjetër nga fshati dhe bisedojmë shtruar e me mall duke kujtuarpjesë të jetës tonë. Krenar për Kukësin Gërmimet arkeologjike në vitet 1970-1976 në kodrën e Pecëstë fshatit Perbreg të Lumës, zbuluan një fortifikatë. Në anën jugoretë murit të saj rrethues, 118 cm të lartë, është gjetur mbishkrimi:OYEIKEIS. Hidhet hipoteza se ky shkrim mund të lexohet,UEJKESIS ose KUEJKEIS që ka evoluar në Kukës. Unë mendojqë ky variant është më bindës, në krahasim me hipotezën nga emrate familjeve feudale, siç është ai i Kukajve, komandant në ushtrinë eSkëndërbeut. (H.K) Në defterin Osman të vitit 1571 përmendetKukësi. Ndërsa në kadastrën e vitit 1610 thuhet: “Katundi Kukësështë i vendosur në mes të dy Drinave. Ka 50 shtëpi, 5 turq(myslimanë) të tjerat katolikë. Ka një kishë.” (V. Kasapi “Mrekullie natyrës, kështjella e historisë” fq.13). Ai ndodhej aty ku sot ngrihet Kukësi i ri, që në lashtësi ka qënëtrevë e Dardanisë ilire, Kosova e sotme, ashtu si krahinat e Hasit eTropojës. 7

Kukësi bëhet qytet, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisëmë 1912 për nevoja ekonomike dhe administrative të krahinës. Mëparë këtë rol e luante Prizreni, të cilin më 1913, Fuqitë e Mëdha,me këmbënguljen e Rusisë, ia lanë Serbisë, ashtu si gjithë Kosovën.Qyeti i vjetër i Kukësit, shtrihej mbi një brezare, në formë pothuajtrekëndëshi, të krijuar në shekuj nga bashkimi i lumejve Drini i Bardhëe Drini i Zi, prej nga formohet Drini i bashkuar. Pas Kongresit të Lushjes në 21 janar 1921, u bë ndarjaadministrative e shtetit të ri shqiptar. Më 1925 Kukësi u shpallprefekturë. Më 1946 u caktua qëndër qarku, ku përfshiheshin edheHasi e Tropoja. Me 1955 u suprimuan qarqet. Tropoja u shkëputrreth më vete. Rrethi i Kukësit përfshinte edhe Hasin. Më 1992,krijohen përsëri qarqet me qëndër Kukësin, ku përfshihet edhe rrethii Tropojës, rrethi i Hasit i sapokrijuar dhe rrethi i Kukësit me krahinate Lumës, Tejdrinit e Malziut. Nga ana gjeografike dhe politike, Kukësi është nyje e boshtitstrategjik të lidhjes së Kosovën me Shqipërinë, për të dalë nëbrendësi të saj dhe në detinAdriatik. Nëpër këtë bosht, historikisht,kanë vërshuar ushtri masive barbare turke, serbe e gjermane. Nëprill 1945 nëpërmjet këtij boshti, Jugosllavia e Titos deportoi nëkëmbë 6000 burra shqiptar të Kosovës, për t’i masakruar në Tivar.Edhe gjatë luftës heroike të Kosovës ushtria serbe, në prill 1999,nëpërmjet këtij boshti përzuri me zjarr dhe hekur nga shtëpitë e vetambi 800 mijë shqiptarë të Kosovës drejt Shqipërisë. Duke vlerësuar rëndësinë jetësore të këtij boshti strategjik perlidhjen e kombit shqiptar në vitet 2008-2009, u ndërtua mekëmbëngulje, vendosmëri e sakrificë, autostrada madhështoreDurrës –Rrëshen - Kalimash – Kukës - Morinë. I veçantë dhembresëlënës është tuneli dytubësh, Thirrë - Kalimash, me gjatësi5500 m, secili. Autostrada e cilësisë ndërkombëtare i shtonmadhështinë dhe krenarinë kombit tonë. Nga që ishte bosht strategjik për të dalë nga Kosova në Adriatikhistoria i ngarkoi Kukësit përgjegjësinë kombëtare të shndërrohej8

në front luftimesh për mbrojtjen e Atdheut. Ai e përmbushi meheroizëm e lavdi misionin, duke bashkëpunuar me Hasin, në krahune djathtë e Dibrën në krahun e majtë. Patriotizmi, guximi, zgjuarsia,dhe veprimtaria heroike e stergjyshërve, gjyshërve dhe baballarëvetani, u bënë frymëzim i të gjithë brezave. Në krahinën e Lumës,Hasit, Tejdrinit, Malziut, Gores, nuk ka katund e shtëpi që të mosketë dhënë një dëshmor a pasuri për mbarojtjen e Atdheut, që ngaperiudha Osmane e deri në luftën e fundit të Kosovës, (Prill-qershor1999) kur priti, strehoi e përcolli qindra e mijëra kosovarë që upërballën me genocidin dhe egërsinë serbe. Intermexo Traktati i Shën Stefanit Rusia, pasi ia shitiAlaskën SH.B.A., ia hodhi sytë Ballkanit merëndësi gjeo-politike, strategjike dhe ekonomike. Nisur nga dobësimiPerandorisë Turke, Rusia krijoi aleanca të reja duke parapërgatiturzgjerimin e perandorisë së saj, nëpërmjet krijimit të shteteve të rinjsllave në Europën Qëndrore dhe në Ballkan. Për këtë asaj i duhej tëluftonte me Turqinë. Para sulmit kundër saj ajo u detyrua të bisedojëme rivalin e saj të këtyre hapësirave,Austro-Hungarinë. Bisedimetu zhvilluan në Budapest, në fillim të vitit 1877, ku u nënshkruamarrëveshja e fshehtë midis tyre. Austro-Hungaria u zotua të ruajëasnjanësinë në konfliktin ruso-turk. Marrëveshja përfshinte që Serbiatë aneksonte Kosovën, Malin e Zi, viset veri perëndimore tëShqipërisë, Greqia Çamërinë. Në trojet lindore shqiptare, ngaKumanova në veri deri në Manastir në jug, të krijohej shteti sllav meemrin Rumeli që sot quhet Maqedoni.Austro-Hungaria nuk pranoipërparim të mëtejshëm sllav drejt tokave shqiptare, duke hedhur,që në atë kohë, hapin diplomatik për krijimin e një shteti shqiptar nëtokat që mbeteshin. Lufta Ruso – Turke filloi më 24 prill 1877. Më 3 janar 1878,Turqia në Endrene firmosi armëpushimin. Me 3 mars 1878, në ShënStefan, një fshat afër Stambollit u firmos traktati me të njëjtin emër, 9

ku çdo gjë u nda në favor të sllavëve dhe grekëve si pjestarë tëortodoksisë lindore. Në Shën Stefan nuk u zu në gojë Shqipëria.Serbia zaptoi, viset veriore të Vilajetit të Shkupit deri në Mitrovicë.Mali i Zi zaptoi Plavën, Gucinë, Grudën, Hotin, Rugovën,Anamalin,Ulqinin. Bullgaria zaptoi Korçën, Pogradecin, Dibrën, Kërçovën,Gostivarin, Tetovën, Shkupin, Kumanovën. Shqiptarët ekundërshtuan Traktatin e Shën Stefanit. Edhe Fuqitë e Mëdha nukishin dakort me vendimet e tij. Kundërshtimi i shqiptarëve dhemospajtimi i Fuqive të Mëdha, solli rishikimin e tij në Kongresin eBerlinit. Copëtimi i Shqipërisë në Shën Stefan dhe rishikimi i ndarjesnë Berlin, bëri organizimin e shqiptarëve në mbrojtje tëAtdheut, meaksione të fuqishëme konkrete politike. Më 10 qershor 1878, nëPrizren u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit me atribute të plota tënjë qeverie të mirfilltë të tipit europian. Kongresi i Berlinit, 13 Qershor – 13 Korrik 1878 Në të morën pjesë: Anglia, Franca, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria, Italia. Kongresi injoroi përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptaretë Prizrenit. Delegacionit nuk iu lejua të fliste. Në takimin jozyrtar tëAbdyl Frashërit me Oto Bismarkun e Gjermanisë, ky i fundit mbajtiqëndrim mospërfillës duke u shprehur: “Nuk ekziston komb shqiptar.Shqipëria është vetëm një shprehje gjeografike.” Në Kongresin e Berlinit Rusia nuk i realizoit plotësisht qëllimet esaj. Serbisë iu dhanë krahinat e Toplicës, Nishit, Prekuples deri nëkufijtë e Kosovës së sotme. Malit të Zi iu dhanë Tivari, Podgorica,Plava, Gucia, Rugova, Kolashini. Greqisë iu aneksua një pjesë eÇamërisë deri në lumenjtë Kalamas dhe Selemavija. Shqiptarët nuku pajtuan me vendimet e Kongresit të Berlinit.Ata vazhduan luftënpër të drejtat e tyre kombëtare.10

Rezistenca Antiosmane (Turke) Populli i rrethit të Kukësit, bashkë me krahinat e tjera shqiptare,qëndroi me armë në dorë për jetë të lirë, kundër ushtrisë pushtueseturke 1443-1912 duke filluar nga betejat legjendare të heroi tonëKombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Në fshatin Novosej tëLumës, janë gjetur varret me eshtrat e ushtarëve turq të vrarë më1715. Rezistenca vazhdoi edhe gjatë kohës së Tanzimatit 1839-1876,periudhë e reformave të moderuara me qëllim ndalimin e shthurjessë mëtejshme të Perandorisë, si dhe përshtatjen e sundimit feudalturk me kërkesat politike dhe të zhvillimit kapitalist europian. Portae Lartë nëpërmjet përqëndrimit buroktatiko-militarist, kërkonte tëvinte nën kontroll të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshëm administratëne saj ushtarake në krahinat veriore të Shqipërisë. Luma u përfshi nëkryengritjet të njëpsnjëshme të fshatarësisë, sidomos në verë të vitet1862 kundër kërkesave për vjelje taksash, marrje të rekrutëve etj. Kontibuti i kuksianëve në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe Pavarësinë e Shqipërisë Kuvendi kombëtar i Prizrenit, më 10 qershor 1878 formoi LidhjenShqiptare të Prizrenit, organizimi i parë politik gjithë shqiptar.Ajokishte platformën, strukturën organizative dhe strategjinë ushtarakekombëtare për çlirimin nga sundimi turk, mbrojtjen e tërësisëterritoriale tëAtdheut dhe formimin e shtetit kombëtar shqiptar. Në përgatitjen, zhvillimin dhe marrjen e vendimeve, krahina eLumës luajti rol të rëndësishëm historik. Lumjanët u caktuan gardae vetme e lidhjes, për mbrojtjen e qeverisë dhe personaliteteve tësaj drejtues. Lumjanët u përfaqësuan në Komitetin Qëndror të sajme funksione ekzekutive dhe në Këshillin e Përgjithshëm me atributelegjislative. Në Lidhjen e Prizrenit u përfaqësuan 33 krahina shqiptare,Krahina e Lumës i dha përgjigje menjëherë vendimit për ngritjen edegës së Lidhjes me qendër në Bicaj me drejtues kryesor, RamadanZaskocin, Islam Spahinë, Halim Bardhoshin, ShaqirAli Zhurin etj. 11

Turqia e përkrahur nga Fuqitë e Mëdha, shovinizmi sllav dheservilizmi i brendëshëm, në janar 1881, iu vërsul Lidhjes për tambytur me dhunë qeverinë e saj të përkohëshme të Imer Prizrenit,SulejmanVokshit eAbdyl Frashërit. Për këtë qëllim forcat ushtaraketë Dervish Pashës me 20 batalione të armatosur mirë, filluanoperacionin për të zënë disa pika strategjike për t’i dalë në shpinëPrizrenit. Forcat e Lidhjes prej 6000 burrash, midis të cilëve 800lumjanë u bënë pritë. Luftime të përgjakëshme u zhvilluan në Slivovë,Shtimje, Qafa e Dules, Caraleve deri në Prizren. Luftëtarët shqiptar,me shpirt të lartë luftarak, me heroizëm e vetëmohim, vërtetuanqëndresën e pamposhtur të Kombit. Në betejë ranë mbi 800shqiptarë. Mbi 1800 turq u vranë në grykën e Kaçanikut. PorLidhjen Shqiptare të Prizrenit u përmbys, sepse kështu donin Fuqitëe Mëdha. Megjithatë, shqiptarët nuk iu bindën kërkesave turke përtaksa të llojeve të ndryshme, qeverisjen nga nëpunës të huaj, kryerjene shërbimit ushtarak në dhe të huaj, mosmbajtjen e armëve etj.Ataorganizuan rezistencë të armatosur vit pas viti. Turqit, duke vlerësuar rëndësinë strategjike, ushtarake dheekonomike të krahinës së Kukësit, vendosën të bënin lidhjentelefonike me Prizrenin, për komunikim të shpejtë, njohjen e gjendjesdhe marrjen e masave represive të nevojshme. Në nëntor 1884,forcat popullore të Lumës, sulmuan garnizionin ushtarak që bëntepunimet në Shtiqen. Komanda ushtarake turke e Prizrenit, dërgoitrupa të reja për të shtypur kryengritjen që drejtohej nga patriotiImer Sula. Në Shtiqën u zhvilluan luftime të ashpra, të përgjakshme.Beteja e Shtiqnit ose “Lufta e teli” siç e quan populli, mbyll vitin eluftrave të vitit 1884. Xhon Turqit Në vitet e para të shek. të 20-të, qeveria turke ndërrmori disareforma politike strukturore. U krijua një qeveri, me pikëpamje tëreja organizative, që u quajt Qeveria Xhonturke (turqit e rinj) Nëplatformën e saj të shpallur më 1910 nuk u bë asnjë ndryshim politik12

dhe ekonomik në qëndrimin ndaj vërejtjeve shqiptare. Praktikishtata forcuan politikën centralizuese e shtypëse, duke shtuar tatimet,rekrutim ushtarak, çarmatim të popullit etj. Shqiptarët u përgjigjënme kryengritje dhe kërkesa për autonomi, të cilatTurqia nuk i pranoi.Ajo, për t’i shtypur kryengritjet, përqëndroi në Kosovë, nënkomandën e Shefqet Turgut Pashës, fuqi të mëdha ushtarake prej16000 vetash, 600 kalorës, 64 topa, 120 mitraloza. Kryengritësitshqiptar, të organizuar sipas taktikës tradicionale të artit të luftëspopullore përcaktuan qartë drejtimet e zhvillimit të luftimeve. DrejtimiLlap – Kaçanik – Prizren - Lumë, formonte frontin kryesor. Betejae parë u zhvillua në shkallën e Kaçanikut. Honi kryesor i shkallësmbrohej nga 4000 kosovarë të drejtuar nga Isa Boletini e Idriz Seferi,në ndihmë të tyre shkuan 1000 luftëtarë kuksianë të kryesuar ngaRamadan Zaskoci e Islam Spahija të cilët bllokuan shtegun eJezercës, pikë strategjike që ndalonte pushtimin e grykës sëCarralevës prej ushtrisë turke, prej ku ato mund të avanconinn drejtPrizrenit e më tej drejt Lumës. Më 29 dhe 30 prill 1910 u zhvilluanluftime të përgjakëshme trup me trup për dy ditë. Beteja e dytë uzhvillua në rajonin: Shtimje- Jezercë - Carralevë. Efektivi i ushtrisëturke u rrit me 40.000 vetë, kundrejt 8000 shqiptarëve. Grupi iKukësit (Lumës) përsëri mbajti zonën e Jezercës, fronti kryesor imësymjes turke, këtu Shefqet Turgut Pasha rrjeshtoi disa batalioneme 40 topa, nga 64 që kishte fronti. Të dyja palët pësuan shumëhumbje. Lufta e grykës së Kaçanikut në historinë e luftrave tëkontinentit Euroaziatik, hyri në legjendë me emërtimin “Termopiljashqiptare”. Kënga popullore thote: “ Kaçanik o shkëmb o gur, digjeshe piqesh për flamur/ Kacanik të rraftë pika, 7 sahat t’u u therr methika, 7 sahat me thika në dorë...” Kjo beteje përbën kryengritjen eparë të përgjithëshme shqiptare. Pas saj, Turqia rigrupoi forcat përtë shtypur rezistencën e Gjakovës e të Hasit dhe vazhdoi drejt vilajetittë Shkodrës, si fazë e dytë e kryengritjes së përgjithëshme shqiptare. Në pranverë të vitit 1911, në Shqipëri filloi përgatitja e kryengritjessë tretë të përgjithëshme. Në periudhën shtator 1911-1912, Turqia 13

ishte mbërthyer në luftë me Italinë. Këtë moment strategjik shfrytëzoivaliu dhe komandanti i Tripolit të Libisë, marshalli me origjinë shqiptarenga Batra e Martanesh, Rexhep Pashë Mati, që i propozoi IsmailQemalit, të zbarkonte me fuqi ushtarake në bregdetin shqiptar dhe tëshpallte Pavarësinë. Për asrye të ndryshme nuk mori përgjigje positive. Më 23 janar 1912, në Stamboll Ismail Qemali organizoi takimsekret me Hasan Prishtinën, Myfit Libohovën, Syrja Vlorën, EsatToptanin dhe HazizVrionin. Kuvendi u quajt “Takimi i Taksimit”. Uvendos të ngrihej e gjithë Shqipëria në luftë kundër Turqisë. HasanPrishtinaucaktuakomandantikryengritjes.IsmailQemali tëorganizoifurnizimin me armatim dhe takimet dipllomatike për marrjen e pëlqimitnga Fuqitë e Mëdha për shpalljen e Pavarësisë. U vendos që HasanPrishtina të organizoi forcat kryengritëse në Kosovë, Has, Lumë etj.Myfit Libohova, Syrja Vlora, Esat Toptani, Haziz Vrioni, të organizojnëforcat kryengritëse në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme. Hasan Prishtina me Isa Buletinin, Idriz Seferin, Bajram Currin,Ramadan Zaskocin, Islam Spahin, Rexhep Bajraktarin etj.organizuan 60000 forca luftarake popullore të Kosovës, Kuksit,Hasit etj kundër Turqisë. Ndërsa bashkëbiseduesit etj të “Takimittë Taksimit” nuk bënë pothuajse asgjë. Profesor Kristo Frashëri në Gazeta Shqiptare, datë 30 nëntor2012, titulli “Mbi Shpalljen e Pavarësisë” Luma në mars 1912, bëri mbledhjen e “Dheut” (KuvendiKrahinor) në Bicaj dhe formuloi kërkesat: Pavarësi, shtetformim,kufij kombëtar, zëvëndësimin e nëpunsave turq me shqiptarë, hapjene shkollave në gjuhën shqipe, shpalljen e gjuhës shqipe gjuhë zyrtareetj. Xhonturqit nuk i morën parasysh kërkesat.Atëherë udhëheqësite Dheut i bën thirrje popullit për kryengritje. Në fund të majit 1912 kryengritësit e Hasit e të Malziu sulmuangarnizionin turk tek ura e Vezirit; Tejdrini e Luma, sulmuan atë nëBicaj e Kullat e Lumës duke e ndjekur armikun deri në Prizren.Kryengritësve iu bashkuan Perdrini e Gora. Kishte filluan Kryengritjae Përgjithëshme shqiptare e Kosovës me 60.000 luftëtarë. Në14

formacionet e kryengritjes bënin pjesë edhe forcat e Lumës. Nëkëtë kryengritje, forcat u ndanë në katër drejtime, duke vazhduarluftën nga Prizreni drejt Shkupit, në atë kohë kryeqytet i Kosovës.Forcat e Lumës bënin pjesë në grupimin e katërt të luftimit, qëpërfshinte edhe krahinat e Prizrenit, të Dragashit, Tetovës, Gjilanit,Ferizajt, Kaçanikut e Kumanovës. Tre grupimet e tjera përbëheshinnga forcat e Rrafshit të Dukagjinit, Drenicës, Vuçiternës dhe Kosovëslindore, Medvegjë, Bujanovc e Preshevë. Grupi i Lumës (Kukësit)pasi kishte çliruar krahinat e veta, Hasin, Malziu,Tejdrinin e Lumën,zuri grykat strategjike të Caralevës e Kaçanikut për bllokimin eforcave turke që synonin pushtimin e Prizrenit e më pas Lumën.Kryengritësit shqiptar, kombinuan veprimet e mësymjes frontale metaktikën e luftës popullore duke shfrytëzuar si aleat terrenin. Më 12 gusht 1912, forcat e Kryengitjes së PërgjithëshmePopullore të Kosovës, me 35.000 luftëtarë shqiptarë midis të cilëve4000 kuksianë, pas luftimesh heroike kundër forcave turke, hynënë Shkup, duke shënuar fitoren më të madhe politike të kohës.Shkupi përjetoi moment solemniteti. Populli me entusiazëm këndonte:“Janë tmerrue te shtat Krajlia, sot në Shkup ka hy Shqipnia”.Kryengritja e tretë e Përgjithëshme Shqiptare ishte në prag tëshpalljes së Pavarësisë. Por Fuqitë e Mëdha nuk donin që të krijohejshteti shqiptar në të gjitha trojet e tij të cilat ishin llogaritur tëcopëtoheshin për interesa shoviniste të fqinjëve tanë sllavë e grekë. Ata me pretendimin që në Shkup nuk përfaqësohen të gjithakrahinat e Shqipërisë pasi nuk shkuan përfaqësues nga Jugu thanënuk mund të Shpallet Pavarësia. Dhe me insistimin e Rusisë, ata urdhëruan forcat shqiptare tëtërhiqeshin nga Shkupi. Shqipëria u gjend para agresionit nga fqinjët.Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, secila për llogari të vet, planifikonintë merrnin pjesët shqiptare, në katër vilajetet e saj prej 70.000 km2pas largimit të forcave turke. Më e uritur shfaqej Serbia.Ajo kërkonte 15

Kosovën ku përfshiheshin edhe Luma, Hasi e Tropoja dhe gjithë pjesënveriore të Shqipërisë nga Shkumbini e lartë. Për pushtimin e tokaveshqiptare, shtetet ballkanike bënë marrëveshjen e bashkimit ushtarakgjoja kundërTurqisë, pa përfshirjen e Shqipërisë, sepse nuk mund tëbënin aleancë me të, pasi planifikonin eleminimin e saj. Në këto kushtefilloi Lufta e Parë Ballkanike 1912-1913. Intermexo Dheu – Kuvend bese e kushtrimi Kur krahina parandjente kërcënime, për të dalë nga situatapërdorte kuvendet prej nga me zgjuarsi e largëpamësi. prijësit më tëspikatur, shqyrtonin gjëndjen dhe merrnin masat. Tubimi u emërtuaMbledhja ose Besa e Dheut.Aty secili sillte fjalët e katundit. Ajozgjidhte kryesinë prej 18 burrash të moshuar, më të mençurit, më tëndershmit dhe më të pushkës. Kryetar u pëlqye njëzëri dhe mbetiRamadan Zaskoci.Ata bisedonin për çështje të jetës e të fateve tëkrahinës. Dheu i ngjante një institucioni kushtetues. Mbledhja bëhejnë qëndër të zonës, në Bicaj dhe sipas rastit edhe në Shtiqen,Ujmisht, Bushtricë,Topojan etj.Ajo luante rol të madh në rregullimine marrëdhënieve shoqërore e juridike duke zëvëndësuar gjyqet,policinë e forcat e rendit. Shkatërrimi i ushtrisë serbe gjatë Luftës së Parë Ballkanike në tokën shqiptare të Lumës nëntor - dhjetor 1912 Ushtria serbe sipas idesë strategjike për pushtimin e Shqipërisënga lumi Shkumbin e lartë dhe për të patur daljen në DetinAdriatik,planifikoi goditjen për vdekje të veprimtarisë shqiptare për krijimine shtetit etnik shqiptar. Për këtë qëllim ajo caktoi drejtimet eveprimeve luftarake. Drejtimi i parë ishte lugina e dy Drinave, drejtimii dytë, lugina e lumit Shkumbin. Detyra iu ngarkua armatës së tretëserbe me 63.000 ushtarë të pajisur me logjistikë (armatim) dhesigurimin shëndetësor nga Rusia dhe Franca.16

Në fazën e parë të luftimeve, ajo pushtoi Kosovën deri në Prizren,ndërsa në drejtimin e luginës së Shkumbinit doli në Durrës eAdriatik. Në veprimet luftarake të drejtimit të parë të luginës së Drinave,drejtimi kryesor ishte likujdimi i qëndresës historike të kësaj zone,për të qënë e lirë të marshonte drejt Oroshit, Lezhës e Durrësit. Përrealizimin e ketij objektivi Serbia planifikoi të vepronte me rrjeshtimine forcave në vijën kryesore të mësymjes në drejtimin : nga Prizreni –lugina e Morinit - Tërthore – Rrafshi i Lumës – Bicaj. Kjo detyrë iungarkua divizionit “Shumadia” prej katër regjimentesh, me 16.000ushtarë në fillim, me vend komand në Prizren. Drejtimi i dytë imësymjes ishte nga ana e Hasit : Gjakovë – Krumë – Ura e Vezirit,me forcat ushtarake të grupimit të katërt serb. Prej këtij synimi e veprimi serb, rrodhën ngjarjet heroike të betejëssë Lumës, Kullat e Lumës – Kolesjan. Që të përballonin agresioninserb, u bë mbledhja e Dheut të Lumës në Bicaj nën drejtimin eRamadan Zaskocit dhe bashkëpunëtorëve të këshillit të luftës HoxhëMehmeti, Ramadan Çeku, Sul Elezi, Qazim Lika, Sali Spahia, OsmanLita, Cen Daci, Bajram Gjana, Dervish Bajraktari, Nezir Bajraktari,Miftar Nika, Rexhep Agë Bilali, Ahmet Qehaja, Jemin Gjana. Upërcaktua organizimi i luftës antiserbe. Këshilli i luftës nën komandëne Ramadan Zaskocit e Islam Spahisë u vendos në Kolosjan. Ai përcaktoi drejt taktikën dhe vendosjen e forcave popullorepër mbrojtjen e hapësirës midis Drinave, nga Zhuri në lindje deri tekura e Vezirit në perëndim. Forcat e mbrojtjes popullore u ndanë dhe u shkallëzuan në katërgrupime. Grupimi i parë i qëndrës frontale me pozicione luftimi tëparapërgatitura e të përqëndruara u vendos në vijën : Sharr –Jeshkovë – Bilushë – Zhur – Plonejë – Qafa e Prushit – Krumë, medy vendkomanda, një në Krumë me komandant Rexhep Bajraktarindhe një në Ropçe me komandant Qazim Lika. Detyra e këtij grupimi frontal që shtrihej nga mali i Sharrit në veritë Tetovës deri në Qafën e Prushit në Krumë të Hasit, ishte bllokimii depërtimit të forcave serbe në zonën e Lumës, nëpërmjet grykës 17

së Prizrenit dhe hapësirës së Hasit, në veri Drinit të Bardhë. Grupimi i dytë u vendos gjatë rrjedhës së Drinit të Bardhë, nëpjerrësit e Pikëllimës (Koritnikut) - Stanet e Përbregut - Gryka eVonave. Grupimi i tretë – në pjerrësit e malit të Gjallicës, buzë rrafshit tëLumës. Grupimi i katërt në Limth – Kolesjan – Reshkë. Komanda embrojtjes frontale, caktoi dhe organizoi edhe prita përgjatë bregutverior të Drinit të Bardhë, nga gryka e Prizrenit deri te ura e Vezirit,në sektorët: Shalqin – Domaj – Gjinaj – Brrut – Ura e Vezirit si dhegjatë brigjeve jugorë të Drinit të bashkuar e atij të Zi në sektorëtKolsh – Mamez Surroj. Të gjitha forcave popullore iu dha urdhëri që, sapo të prekeshinkufijtë e rretheve Kukës e Has të hidheshin në luftim me vetëmohimpër mbrojtjen e vendit. Nga mesi i nëntorit, Kukësi (Luma) u sulmua frontalisht nga skalonii dytë i armatës serbe me 16000 ushtarë, të pajisur me armatim tërëndë, me topa dhe mitralozë. Beteja e parë e përgjakëshme u zhvilluanë Qafën e Zhurit dhe vijoi në Grykën e Morinit, ku 2-3 ditët e paraforcat serbe pësuan humbje. Serbia dërgoi forca ushtarake serbeshtesë, në përforcim të forcave të para që po pësonin humbje.Kuksianët u tërhoqën përgjatë luginës së Drinit të Bardhë e shpatevetë Koritnikut. Duke sjellë vazhdimisht përforcime, armata e tretëserbe e zgjeroi përkohësisht pykëzimin, por e ndodhur nën goditjete njëpasnjëshme të forcave të Kukësit, u shpërnda nëpër krahinë.Kjo favorizoi forcat popullore, duke i vënë forcat serbe nën goditje,kudo nga Morini deri në Përbreg. Megjithatë forcat serbe të shumtanë numër arritën të hynin deri në Bicaj. Taktika e luftës kuksiane,thyerja, qëndresa, tërheqja e menduar mirë sipas artit ushtarak karshinjë ushtrie shumë më të madhe në numër dhe në armatim, nga Prizreninë Rrafshin e Lumës deri në Kolesjan, për serbët krijoi një front tëri, krejt të papritur. Udhëheqësit kuksianë të luftës, mendonin,vepronin e komandonin si ushtarakë të vertetë.Ata e njihnin faktin,18

se serbët megjithë humbjet e njëpasnjëshme, do të sulmonin në shkallëtë gjërë, për të pushtuar hapësirën midis dy Drinave. Prandaj këshillii luftës në Kolesjan, lajmëroi grupet e luftimit në vijën : Bicaj – Bushat– Nangë – Shtiqën që të forconin pozicionet e luftimit dhe të kaloninnga mbrojtja në mësymje me sulme e kundërsulme. Përleshja emadhe e forcave popullore shqiptare te Kuksit me serbët filloi.Shqiptarët i thyen disa herë sulmet serbe të cilët lanë që në fillimqindra e mijëra të vrarë shpateve, luginave të Kolesjani e Rrafshit tëLumës. Nga forcat shqiptare ranë dëshmorët e parë Halim Shehu eDaut Basha nga Shtiqni, Nexhip Dull Visha nga Kolesjani etj. Lufta vazhdoi ditë natë deri në fund të nëntorit 1912 me heroizëmtë rrallë në të gjithë hapësirën e Rrafshit të Lumës, shpateve të Gjallicës,Qafës së Kolesjanit, Kodrave të Gabrricës.Askujt nuk i dhimbsejjeta për mbrojtjen e Atdheut. Secili hidhej në sulm mes krismave tëmitralozave e gjëmimit të topave.Ata u mbërthyen në përleshje meushtrinë serbe trup më trup e thikë më thikë me urrejtje të paparë.Populli me urrejtje thërriste: “Bini djem këtij din dushmani/ Bini djemse shkoi vatani/ Bini djem ne dashi me i ra/ Ka hy Serbia ndër fëmijëe gra/” Beteja mori përpjestime të paparashikuara. Në të gjithë Rrafshine Lumës, Gostil, Shtiqën, Kullat e Lumës e Përbreg u bënë përleshjetë përgjakëshme, gjithë populli kishte dalë në luftë duke u turrë mbiserbet, nëper prita, me armë, me kosa, shpata e sopatë. Lufta nëLumë ushtonte si lum e lum për të lumin zot, duke i prerë serbet. Jehona e luftës në Lumë u shpërnda brenda e jashtë vendit. ElezIsuf Ndreu i Sllovës së Dibrës, në atë kohë ishte në Mat. Ai e dintese pas Kukësit, do ti vinte rradha Dibrës të sulmohej nga Serbia. Unisë drejt Kolesjanit me qindra dibranë në ndihmë të kuksianëveNë Kolesjan u formua Komanda e përbashkët me RamadanZaskocin, Elez Isufin, Islam Spahinë, të cilët hartuan planin e likujdimitpërfundimtar të mbeturinave të ushtrisë serbe. 3000 luftëtarë, upërhapën në një vijë të gjatë duke bërë rrjeshtim origjinal për kushtete kohës për fuqi jo të rregullta ushtarake. Vija e parë shtrihej ngaQafa e Kolesjanit në jug, ku niste sulmi vendimtar, vazhdonte drejt 19

veriut me goditjet kryesore në drejtimin: Kolesjan - Shtiqën, tëmbështetura nga forcat e Tejdrinit, të Hasit e Malziut. Vija e dytë esulmit ishte nga perëndimi drejt lindjes, Përbreg - Gjegjan – Bardhoc– Morin – Vermicë – Shkozë – Dobrushe – Zhur. Ajo luante rol tëdyfishtë, mbështetje të sulmit të vijës së parë, dhe mbrojtjen e shpinësnga forcat serbe që mund të vinin si përforcim. Ndërsa fshatrat eDollovishtit, të Gorës e të Opojës, siguronin krahët e sulmit dhepërkrahnin veprimet luftarake në grykën eVonave, Qafën e Zbinecitdhe të Llapushnikut. Divizioni serb “Shumadija” në fillim me 16.000 ushtarë dhe iplotësuar më vonë me shumë të tjerë, ra në panik të plotë, sepse usulmua nga të gjitha anët me heroizëm nga forcat shqiptare të Kukësitsi asnjëherë në hapësirën e Kosovës.Ata braktisën fushën e betejës,të shpartalluar, të shpërndarë e të bërë copë – copë, duke braktisurtë vrarët e të plagosurit. Pas kësaj situate, Shtabi i Luftës, vendosi të përforcojë mësymjenpër ndjekjen e armikut këmba kembës deri në shfarrosjen e plotënë tre drejtime. Drejtimi i parë: Nangë - Gostil - Kullat e Lumës.Drejtimi i dytë Nangë - Shtiqën- Përbreg - Morin. Drejtimi i tretë ula rezervë në fuqizim të dy drejtimeve të tjerë. Serbët e mbetur gjallë, të lebetitur e të hutuar në panik, duke ikurdrejt Prizrenit, u ndanë më dysh. Një pjesë ndoqi rrjedhën e lumit Luma,aty ku bashkohet me Drinin e Bardhë. Por kudo u pritën me sulme dheu agjësuan. Pjesa tjetër vazhdoi drejt për të kaluar lumin Luma, poredheaipësoifatinevdekjes.Unazaerrethimittëushtrisëserbengushtohejhap pas hapi. Serbët në ikje, kthenin kokën prapa dhe shihnin të llahtarisursesi po shpartalloheshin e po asgjesoheshin plotësisht. Edhe autorët serbë pohojnë disfatën historike të tyre në Lumë.Kështu Borisllav Bratkoviç në librin e tij “Përvi Ballkanski Rat” (Luftae Parë Ballkanike 1912 -1913) botuar në Beograd më 1975, nëfaqen 280 shkruan: “Aradhe serbe (njësia luftarake serbe ) në Lumëqe shpartalluar. U dëbuan nga Luma deri në Prizren. Nga 14-17nëntor u shkaktuan humbje të rënda, sa praktikisht u bë e paaftë të20

kryente detyrën luftarake” Beteja e Kukësit, kundër forcave të armatës së tretë serbe,10ditë para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e analizuar ngapërmasat dhe rezultatet e qëndresës meriton të klasifikohet si“Termopilja e Lumës” ose Kaçaniku i dytë shqiptar, megjithatërezulton më madhështorë se Kaçanikut i parë. Kuksianët, ndryshe nga serbët, qindra e mijëra serbë të plagosure të zënë rob, nuk i torturoi, as nuk i pushkatoi, por pasi i çarmatosii la të lirë të shkonin në shtëpitë e tyre. Të tregonin se cili ishtepopulli shqiptar e si luftonte për vendin e vet. Shovinistët serbë nuk kanë llogjikë njerëzore, nuk e ulën hundën,nuk kërkuan ndjesë për masakrat ndaj shqiptarëve, ashtu siç bëjnëedhe sot pas disfatës së turpshme në luftën e Kosovës të viteve1998-1999 për çlirimin nga Serbia. Ata si gjithmonë humbjet ifestojnë dhe ëndërrojnë përsëritjen e imperatorisë së Kral Dushanittë “Serbisë së Vjetër” duke manifestuar shfaqjen e një agresori brutale të pagdhendur. Për të mbajtur të gjallë urrejtjen e popullit serbndaj shqiptarëve, afishojnë nëpër muzeume, plot mllef shifrat ehumbjes së turpshme në Lumë të Kukësit. Kështu në muzeun eKralevicës në Beograd në një stend të dukshme, sipas dëshmitarëveqë e kanë parë deri në vitet 1980-të shkruhej: “Serb mos harroLum Kullën.Atje na janë vrarë 17.000 vëllezër serbë” kurse në njëgëzhonjë topi të mbushur përgjysëm me dhe shkruhet: “Dhe ipërgjakur nga Lum Kulle 1912.” Edhe në muzeun e Nishit, qytet nëjuglindje të Serbisë, afër kufirit me Kosovën, gjenerali shqiptar VeliDedi që kryesonte një delegacion ushtarak shqiptar në një vizitë nëJugosllavi në vitin 1947, ishte befasur kur pa në një stendë të muzeutnjë gëzhojë topi me të njëjtin mbishkrim: “Dhe i përgjakur nga Lum- Kulla 1912” Sipas opinionit të kuksianëve, numuri i serbëve të vrarë ështërreth 12.000, ndërsa sipas të dhënave të historiografisë serbe numuriarrin në 17.000. Mendoj që serbët i kanë shifrat më të sakta, sepseata kanë evidencat e sasitë numerike të forcave ushtarake që u futën 21

në hapësirën e dy Drinave në Lumë dhe sa prej tyre u kthyen gjallënë Serbi. Të tjerët kanë mbeten kufoma në Kukës. (H.K.) Nuk ka rëndësi saktësia e numrit të serbëve të vrarë. Në atëkohë Kukësi nuk kishte kronistët e tij. E rëndësishme është fitorja eshqiptarëve kundër serbëve në mbrojtje të vendit të vet. E vërtetëështë që banorët e Lumës për kohë të gjatë shihnin brigjeve të Drinittë Zi, Shejes, lumit Luma, e Drinit të Bardhë, si dhe nëpër shpate,livadhe, dushkaja e kanale, skeletet e shumta të kufomave të ushtrisëpushtuese serbe. Beteja e Kukësit, në hapësirën e e Lumës, kundër serbëve, nënëntor – dhjetor 1912, hyn në historinë tonë si një ndër betejat, mëtë lavdishme, të rralla e të shkëlqyera për liri dhe Pavarësi të kombitshqiptar. Ajo përbën një prej krenarive më të mëdha të trevave tëKukësit e të gjithë Shqipërisë. Por historiografia e luftërave të popullittonë në shekuj, nuk e ka pasqyruar në dimensionin e saj. Përshkrimii saktë i heroizmit popullor të kësaj beteje, do t’ai rriste lavdinëhisotrisë tonë kombëtare, në ballafaqimin me mbishkrimet në muzetëe Serbisë për disfatët e tyre në trevat e Kukësit. Shqiptarët atjeishin fitimtarët dhe serbët të mundurit. Serbët nuk e harrojnëkatastrofën në Kukës më 1912, por edhe në krenohemi dhefrymëzohemi prej saj. Vlerësimi i drejtë i saj nga historianët dhe arti,të çliruar nga dogmat ideologjikë e krahinore, do të jetë nderim përkombin, pjesë e të cilit është edhe Kukësi. Në cilën beteje tjetër tëshqiptarëve, në çdo kohë, të vjetër a të re, një pushtues i huaj ështëmundur në atë përmasë nga populli e forca ushtarake e një krahinesi ajo në Lumë të Kukësit? Aty tregohet se dashurija për trojet eAtdheut është mrekulli e qëndresës së shqiptarëve ndaj çdo pushtuesitë huaj. Shpresoj se do të vijë rasti të pasqyrohet drejt e saktë, e tëzërë vendin që meriton beteja e Kukësit në hapësirën e Lumës nëLuftën e Parë Ballkanike, nëntor 1912.22

Përfaqësuesit e Kukësit në Vlorë (12 gusht 1913) Në telëgramin që Ismail Qemali dërgoi nga Vjena parisë së Vlorësmë 9 nëntor 1912 “Mbi organizimin e Shpalljes së Pavarësisë”shkruhet: Telegram nr. Fjalë 32, (origjinali turqisht) “Vjenë, 27 vjeshtë e dytë 1328 – 9 nëntor 1912. Me vaporrin eparë po vij. E ardhmja e Shqipërisë është siguruar ju porosis qëduke ju mbështetur fatit të atdheut të punoni së bashku e si vëllezër,të merreni me rregullimin e punëve të përgjithshme dhe të ruaniqetësinë! Jepuni rretheve lajmin e gëzuar! Ju faleminderit të gjithëveatërisht Ismail Qemali.” Paria e Vlorës nis telegramet rretheve e krahinave. Telegram nr. 2839 – 2869 fjalë 87 ot Vlorë 5 vjeshtë e tretë1328, 18 nëntor 1912. “Kryetarëve të bashkive të klubeve, parisë dhe popullit tëndershëm të : Janinës, Gjirokastrës, Filatit, Reshadijes, (Gjumenicës)Tepelenës, Delvinës, Përmetit, Margëlliçit, Leskovikut, Kolonjës,Korçës, Dibrës, Manastirit, Resnes, Kosturit, Strugës, Ohrit, Beratit,Pogonit, Skraparit, Lushnjes, Elbasanit, Kavajës, Durrësit, Tiranës,Krujës, Matit, Shkodrës, Peqinit, Fierit! Kopje përpara së premtes jam atje. Mbledhja e përfaqësuesvenë Durrës ose Vlorë është krejt e nevojshme. Thirrni të gjithë! Derisatë vij unë mbani qetësi e bashkim ! Çështja e jonë politike u siguruafare! Ismail Qemali Kopja e telegramit që u muarr sot nga Ismail Qemal beu u treguamë sipër. Lutemi për shpëtimin e atdheut që përfaqësuesit në fjalëduke e bërë natën ditë, të gjenden në Mbledhjen e PërgjithshmeKombëtare që do të mbahet këtu në Vlorë. Me anë të kabllëstelefonike dhe telegramin e marrjes së tyre e presim më të shpejtë.Në emër të të gjithëve Qemal Bej Vlora, Elmaz Kanina, LeonidhaBezhani.” Profesor Kristo Frashëri në Gazeta Shqiptare, datë 13 nëntor2012, Tiranë e martë, titulli i telegramit “Si u organizua Shpallja ePavarësisë” 23

Të gjithë të njoftuarit nisin telegramet e përgjigjes parisë së Vlorës. Në telegramin e parisë së Vlorës dërguar rretheve, krahinave,klubeve e popullit për organizimin e mbledhjes së përgjithshme tëshpalljes së pavarësisë në Vlorë. Vilajeti i Shkupit nuk përmendetdomethënë Kosova. Ky duhet të jetë shkaku pse nuk është firmëtarii pavarësisë gjenerali Isa Buletini dhe udhëheqës të tjerë të shquartë kryengritjes së përgjithshgme që solli pavarësinë e Shqipërisë si:Bajram Curri, Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, etj. (ndërsa HasanPristina ishte arestuar më 15 nëntor 1912 nga Serbia) Vendimi arbitrar i Konferencës sëAmbasadorëve 17 – 20 dhjetor1912 në Londër që la jashtë shtetit Shqiptar të Shpallur në Vlorëmë 28 Nëntor 1912 më shumë se gjysmën e territoreve të saj,traumatizoi politikisht, ekonomikisht dhe shpirtërisht krahinën eKuksit.Ajo u nda nga qendra e saj shpirtërore e jetësore e Prizrenit.Në të njëjtën kohë Serbia për të ripushtuar territoret shqiptare sipasvijës së saj strategjike që përputhej me bregun lindor të Drinit të Zidhe verior të Drin të Bardhë dhe atij të bashkuar dhe për tu hakmarrëpër humbjen e madhe në nëntor 1912, planifikoi sulm tjetër ushtarakkundër Lumës. Në fillim të korrikut 1913 vjen lajmi se dy grupimetë mëdha ushtarake serbe, regjimentet 10 e 18 po i bien Lumës në4 drejtime. Në veri nëpërmjet lugut të Prizrenit, në lindje nga Gora,në jug nga Peshkopia dhe në perëndim nga Mirdita. Kjo për tëshuar krahinën krenare që nuk gjunjëzohej duke u bërë barrikadë epakalueshme e sulmeve Serbe drejt tokave shqiptare për të dalë nëdetin Adriatik. Gjendja e re kërkonte zgjidhje. Në fund të korrikut 1913organizohet Mledhja e Dheut të Lumës. Përsëritet besa për luftë tëre të armatosur kundër Serbisë duke bashkëpunuar me krahinatfqinje të Hasit, Malziut, Gorës e Dibrës. Por duhej edhe mbështetjae orientimi i qeverisë së Vlorës e cila deri në atë kohë kishte imazhine neutralitetit nsdaj luftave heroike kundër Serbisë në verilindje tëShqipërisë, e veçmas në krahinën e Lumës. Mbledhja e Dheut vendosi të dërgoi në Vlorë përfaqësuesit e24

saj. Vendim i mençur historik. Pas udhëtimit të gjatë e të rrezikshëm më 12 gusht 1913,përfaqësuesit e Kuksit arrijnë në Vlorë. Ky udhëtim ishte akt i zgjuardhe i guximshëm politik e diplomatik dhe ngjarje me rëndësi historikeqë merrej në moment kritik. Se çfarë u bisedua konkretisht midis Ramadan Zaskocit e IslamSpahisë së Lumës dhe Rexhep Bajraktarit të Hasit nuk ka ndonjëdokument. Ndoshta nuk është mbajtur proces verbal. Por nga qëllimii udhëtimit dhe përmbajtja e lajmit që jepet në gazetën “Përlindja eShqipërisë” 14 gusht 1913 Vlorë, kuptohet përgjegjësia dhesinqeriteti i shkëmbimit të mendimeve në dobi të kombit. Ngrohtësiadhe mbresat e ndërsjella forcojnë bindjen e domosdoshmërisë tëluftës së armatosur për bashkimin e krahinave verilindore në njështet të vetëm shqiptar. Në gazetë shkruhet: “Pardje erdhën zotërinjtRamadan Zaskoci nga Luma, dhe Rexhep Bajraktari i Hasit meshumë veta. Zotnia e tyne kanë ndenjt shumë ditë në Tiranë. Pastajvajtën në Durrës (dy-tre ditë) dhe së andejmi këtu 12.08.1913. Djepatëm një bisedim me zotin Kryetar të Qeverisë mbi gjendjen emalësive që përfaqësojnë dhe mbi masat që duhet të merren për tësunduar ato vise sipas interesave të Shqipërisë.Ajo (Qeveria e IsmailQemalit) H.K. këndej e tutje do të përpiqet ta shtrijë autoritetinlegjitim përfshi edhe me anën e forcës mbi të gjitha tokat e diktuaranga Konferenca eAmbasadorëve një nga ato treva është dhe rimarrjae Lumës. Tani të ndershmit bajraktar presin të shkojnë në vendin evetë e të zgjanojnë fushën e qeverisë sonë. Ja kështu ato patriotë eprijësa të mirëfilltë konkretizojnë prë ç’ka u betuan në Hymnin eFlamurit.” Këtij synimi e objektiv ushtarak i shërbeu Mbledhja e Dheut tëLumës në fillim të shtatorit 1913 pas kthimit nga Vlora tëpërfaqësuesve të saj. U vendos që forcat e kryengritjes populloretë veprojnë në dy drejtime. Një forcë në zonë e epërme, malore tëKalasë së Dodës, Bushtricës, Ujëmishtit, Gorës etj. Forca tjetër nërrafshin e Lumës drejt Tërthorës. Luftime të ashpra kundër zaptuesit 25

serb u bënë në Kalanë e Dodës, Ujëmisht, fshatrat e Gorës, nëBicaj, në Nangë, Shtiqen, kullat e Lumës, Tërthore etj. Në gazetën “Atdheu” 12 teotor 1913 shkruhet: “Më 16 shtator1913 Byroja e shtypit e Beligradit lajmëroi zyrtarisht që shqiptarëtzaptuan qytetin Luma (Kullat e Lumës). Një luftë e rreptë u bë afëratij qyteti. U muarrën masa të shpejta që ti arrijnë e ti përzënëshqiptarët.” Serbia dërgon forca ushtarake shtesë për ta shfarrosurLumën gropën e zezë që përpinte ushtarët e saj.Ajo taktikisht nuku fut në thellësi të territorit të Lumës, por në disa fshatra dukemasakruar barbarisht popullatën civile të saj. Në gazetën “Liria eShqipnisë” Sofie, nr. 4, 18-21 maj 1914, shkruhet: “Ajo (ushtriaserbe) bëri shkrumb e hi 28 fshatra të Lumës: Topojanin, Nimçën,Lojmen, Brekinë, Buzmadhin, Sakishtin, Kalisin, Surroin, Novosein,Mamzin,Vasijen, Përbregun, Gjegjënin, Bushtricën etj. duke djegure plaçkitur 700 shtëpi, vrarë, prerë e djegur të gjallë në zjarret eshtëpive që digjeshin 1843 burra gra e fëmijë, vjedhur 6395 bagëtietj.” Këto masakra të shkruara në këtë gazetë përputhen plotësishtme tregimet gojore të lumjanëve. Luftëtarët kuksian përdorën taktikën e goditjes në grupe të vogla.Ia kthyhen hakun serbisë tym për tym e flakë për flakë duke e goditurpër vdekje kudo me çdo drejtim nga ku nuk e priste. Ushtria serbee asgjesuar mal më mal, grykë më grykë e fushë më fushë u detyruatë tërhiqet nga Luma si bishë e plagosur rëndë që i del shpirti. DheLuma (Kuksi) mbeti tokë shqiptare. Kënga popullore lumiane e betejës së Lumës kundërushtrisë serbe nëntor 1912 Ka hij serbi në, Përzeren1 Po i thotë Lumës “Lirom ven” Nuk jam mbreti po jam Luma T’mushi gjiksin plot me pluma26

Bini djem thërret Ramadani Bini djem se shkoi vatani Po vikat2 Islam Spahija Bini djem se shkoi Shqipnia Gryka e Shejes po rredh gjak Po i thotë Drinit më ndih pak Ndihmomë pak n’dash me ndihmue Kllade3 të mëdhaja jam tue çue. Krajli i serbit ban medet M’faroj Luma ushtarin krejt Ma faroj ushtarin e gratë Burrat me pushkë e gratë me sëpatë. Ka dalë krajl u mlofsh me marrë Dimëdhetë mijë t’metën pa varre Djemtë e Lumës hiç s’kanë dert Ka ni luft bajnë vet për vet.4 Hasi shpat gurë e kep.5 Ven për ven pushka kërcet Shkoi kukuja6 shpi për shpi. I preu Hasi tre mijë shkije.7 Krejt Opoja u mblue n’zi Prej Përzereni deri në Dri U vranë shkije për mi tre mijë.1- Përzeren = Prizren. 2- Vikat = thërret. 3- Kllade= degë lisi. 4- Vet për vet =çdo vit. 5- Kep = shkëmb. 6- Kukuja = qyqja. 7- Shkije = serb. 27

Në Luftën e Dytë Botërore 1939-1945 Traditat moralo-luftarake të popullit të Kukësit u shtuan nëpëriudhën e Luftës së Dytë Botërore 1939-1945. Kukësi vazhdoiudhën për liri e çlirim kombëtar.Agresioni dhe pushtimi fashist italianmë 7 prill 1939 dhe i Kukësit më 14 prill, ku u dislokuan forca tëshumta ushtarake italiane, u prit me urrejtje. U forcua mjedisiantifashist, flamurtar të cilit u bënë studentët kuksianë të ShkollësNormale të Elbasanit, të gjimazeve të Shkodrës e të Tiranës dhepunëtorë, nëpunës e ushtarakë. Midis shumë prejt tyre përmendimAbedin Shehun, Zylfi Saliu, BajramAvdinë, Meriman Jakupin, NjaziHoxhën, Imer Domin, Myhedin Kërxhaliun, Ibish Milaimin, HysniDinën, Xhemali Bilerin,Ahmet Jonuzin etj. Zonat e fshatrave Bicaj, Shtiqen, Nangë, Ujmisht, Kolesjan, Pogaj,të Tejdrinit, Malziut e Gorës filluan të lidhen me Luftën NacionalÇlirimtare, duke e mbajtur të mbërthyer në urrejtje popullore rendinfashit që u vendos në Kukës. Shtypja fashiste solli kundërshtimin esaj. Në korrik 1942 u organizua prerja e linjave tefonike Kukës -Prizren. Në shtypin e kohës shkruhej se: “Në Lumë një njësi partizaneu ndesh me një grup karabinierësh afër Ujmishtit … se në qarkun eKukësit njësiti partizan sulmoi një kompani milicash afërArrnit dhe 5ditë më vonë ai goditi kazermat e milicisë fashiste breda në qytet.”(Historia e LuftësA.F e Pop. Shqiptar vëll. I. 1984 fq 332-335) Kuksianët, në përjashtim nga krahinat e tjera të Shqipërisë, gjatëLuftës N.Çl nuk u morën me vetveten. Dy rrymat politike, ajo komunistedhe nacionaliste, megjithë dallimet e mëdha ideologjike e politike, nukluftuan kundër njëri-tjetrit. Përfaqësuesit e partisë komuniste shqiptare,njësiti partizan i Lumës, që në ditet e para të pushtimit iu kundërvu mearmë pushtuesit duke kundërshtuar taktiken e kompromisit tënacionalistëve me gjermanët të mosgoditjes reciproke. Më 9 shtator 1943, kolona të ushtrisë italiane, të shoqëruara ngaushtri gjermane, tërhiqeshin nga Kukësi në Prizren. Forcat populloretë Kukësit nën drejtimin e njësitit partizan kishte organizuar goditjene saj. Kur kreu i kolonës arriti te Kulla e Lumës, filloi lufta nga Kulla28

deri në Kolsh. Pas dy orë luftime të ashpra, armiku u dorëzua dhe uçarmatos. Nga forcat armike mbetën 85 të vrarë, prej të cilëve 11gjermanë dhe shumë të plagosur. Nga forcat popullore shqiptare uvranë 5 vetë dhe u plagosën 20 luftëtarë. Pas betejës, luftëtarëpopullore krijuan Çetën Partizane të Lumës me komandant NjaziHoxha, Komisar Abedit Shehu, Zv, Komisar Zulfi Saliu, Zv.komandant Ramadan Halili, intendent Rasim Guri. Populli patriot iKukësit shfaqi idealet e luftës për liri.Ai ndërmori aksione luftimeshtë vazhdushme. Pak më vonë formohet çeta partizane e Hasit me komandantIsmail Pogën në rradhët e secilës ishin vëllai Mani me të shoqenShkurtën e shumë të tjerë. Në tetor 1943 çeta partizane shkoi në ndihmë të partizanëve tëDibrës, për mbrojtjen e qytetit të Peshkopisë nga sulmi gjermane.Gjatë dimrit 1943 -1944 strehoi partizanët e Shkodrës, Tropojës,Dibrës e të Kosovës. Natën e 13 majit duke u gdhirë 14 çeta eLumës bashkë me partizanët e batalioneve “Perlat Rexhepi”, “BajramCurri” sulmoi ne befasi kompaninë gjermane që siguronte ruajtjen eurës te Kullat e Lumës, duke vrarë 26 ushtarë armiq dhe dogji dhebanesën e tyre. (Historia e rrethit Kukës fq 43,47,48 dhe Historia eShqipërisë vëll. 3 1938 fq. 729,736, 739) Më 1 qershor 1944 në Bjeshkë e Kolesjanit u krijua batalionipartizan i Lumës. Shtabi i tij përbëhej nga : Shukri Bulica, HysniShehu, Ramadan Halili,Abedin Shehu, Rasim Guri, Zyfti Saliu, NjaziHoxha, Meriman Jakupi. Krijimi i batalionit partizan të Lumës, shtoi aktivitetin e luftëskundër pushtuesit gjerman. Më 5-6 korrik 1944 batalioni marshoidrejt Peshkopisë, në ndihmë të batalionit partizan të Dibrës dheBrigadës së Parë Sulmuese për çlirimin e Peshkopisë. Ishte hera edytë që patizanët e Lumës, shkonin në ndihmë të partizanëve tëDibrës. Në luftimet e përgjakëshme për çlirimin e Peshkopisë dhanëjetën dëshmorët e Kukësit Meriman Jakupi, Hasan Luma, IbishMylaimi, Xhemail Bileri. 29

Më 10 korrik 1944, njësiti partizan i batalinoit të Lumës, hyriilegalisht në Prizren prej nga solli 30 shqiptarë, të cilët pasi u përgatitënsi luftëtarë në batalionin e Lumës, u rreshtuan në brigadat partizanetë Kosovës. Më 10-15 gusht 1944 forcat e batalionit u vendosën në pozicioneluftimi nga Krenza-Nangë, Brate, buzë fushës së Canaj deri në kalanëe Bushatit. Në këtë hapësirë goditi grupin verior gjerman të luftimittë nisur nga Kukësi për të dalë në Fushë - Alije e Peshkopi.Gjermanët menduan se u sulmuan nga forca të mëdha partizane,ndaj u kthyen prapa. (Historia e rrethit të Kukësit fq. 55) Rritja e aktiviteve ushtarake të forcave partizane të Kukësit, krijoikushtet për kalimin nga formacionet të vogla taktike partizane, (çeta– batalione) në formacione më të medha taktiko operative të njëushtrie të rregullt në brigadën partizane. Më 4 tetor 1944, në sheshin e Kodrës së Këshllave në Bicaj, uformua Brigada e 24-ërt Sulmuese e Lumës, me katër batalione.Kryesisht batalioni kishte 3 kompani dhe çdo kompani 3 skuadra.Ditën e formimit kishte 560 partizanë dhe pas pak javësh u bënë1200. Formimi i Brigadës së Kukësit ishte një ngjarje me rëndësihistorike, politike dhe ushtarake kombëtare. Formimi i saj, me djemvetëm të krahinës së Lumës, tregoi rritjen e Lëvizjes NacionalÇlirimtare të zonës dhe kontributin e madh që dha populli i saj nëLuftënAntifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Brigada e 24-ërtSulmuese partizane e Lumës, aksionin e parë luftarak e kreu me 1tetor 1944, kundër ushtrisë gjermane në rrugën Kukës - Prizren.Më 7 tetor, brigada u urdhërua të linte rajonin e Kukësit dhe të nisejnë marshim luftarak të shpejtë, për të marrë pjesë në luftimet përçlirimin eTiranës. Brigada me organizim të përsosur, displinë e shpirtluftarak të lartë, për 3 ditë përshkoi 120 km dhe më 9 nëntor arritinë Zallherr. Në mëngjesin e 10 nëntorit u vendos në fabrikën e tullavedhe shkollën e Dakës, në Kamëz. Sipas planit operativ të Shtabit tëPërgj. të UNÇl-së, i konkretizuar nga shtabi i Korparmatës së Parë,Brigada e Kukësit, u rrjeshtua në përbërjë të grupit sulmues të30

U.N.Çl.SH.Ajo do të përhapej në formacion luftimi në krahun veriortë rrugës nacionale Tiranë – Vorë me detyrë: “Të mos lejojë asnjëforcë gjermane të dalë ose të hyjë në Tiranë.” Detyra ishte shumë erëndësishme dhe tepër e veshtirë. Shtabi i brigadës u vendos nëBathore.Armiku kishte rreth 6000 forca naziste dhe 800 mercenarëtë armatosur me automatikë, mitralozë, mortaje, artileri tanke eautoblinda. Komanda gjermane synonte që rruga Tiranë – Vorë tëmbahej e hapur me çdo kusht për lëvizjen e lirë të forcave të saj përtu larguar nga Tirana, për në Shkodër, ose nga Vora në Tiranë, përtu ardhur në përforcim forcave të saj që luftonin brenda në Tiranë. Në mëngjesin e 11 nëntorit, forcat partizane të brigadës së Lumësfilluan betejën kundër forcave gjermane në të gjithë gjatësinë ehapësirës Laprakë – Domje e ndarë në batalione e kompani. Përnjë javë deri më 17 nëntor 1944, vazhdoi beteja heroike e mbuluarme lavdi për çlirimin e Tiranës së mbushur me gjak edhe nga bijtë eKukësit. Në këtë beteje epike, ndër 194 dëshmorë e rënë 15 ishinnga Kukësi, brigada sulmuese partizane e të cilit i lau me gjak sheshete rrugës Tiranë – Domje. Ish zëvëndës komisari i batalionit të dytë të Brigadës së Lumës,Zylfi Sali Lami në vargjet kushtuar dëshmorit Vehbi Shehu shkruan: “Kur nëntori hynte mezit, Dhe Tirana ndezi flakë, Rruga e Durrësit, ballë Mezezit E tërë fusha larë në gjak. Se nazizmi, ky përbindësh, Rëndë plagosur e zënë në lak, Ende donte të hante mish, E vazhdonte të pinte gjak. Zvarritej tanku duke nxjerre Zjarr nga goja e çeliktë, “Ndal” I tha një zë i preprë, S’kalon më këmbë armiku. Ranë granatat si rrufeja, 31

Ushtoj vendi, armiku shtangu, Përgjithmonë u ndez beteja, Aty mbeti, por s’kaloi tanku.” Por duhej çliruar krejtë Shqipëria. Brigada e Lumës, më 18 nëntormori urdhër: “Të ndjekë armikun këmba-këmbës drejt Shkodrës!”Në Bërdicë urdhërohet të kapërcejë kufirin shtetëror dhe të kalojëdrejt Ulqinit. Me çlirimin e plotë të Shqipërisë ajo vazhdoioperacionet luftarake gjatë dimër – pranverë 1945 në Alpet eShqipërisë deri në malësinë e Gjakovës për pastrimin e zonës ngambeturinat e reaksionit dhe ngritjes së pushtetit të pasluftës. Vepraheroike e Brigadës 24 Sulmuese të Kukësit gjatë Luftës së DytëBotërore për çlirimin e vendit nga nazifashistët ku dhanë jetën 42dëshmorë të saj, u shkrua me majën e pushkës, do të mbetet epërjetëshme në kujtimin e popullit shqiptar. “Të rëntë pushka në lule të ballit” Kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, në Kukës u ndërtuanreparte ushtarake dhe u dislokuan shumë forca. Italianët silleshinkeq me popullin dhe i përbuznin njerëzit e thjeshtë. Në verën të vitit 1943, kur isha 4 vjeç bashkë me Loken kishadalë në pazar. Papritur, ndjeva një goditje me shkelm nga prapa, utremba dhe bërtita nga dhimbja. Nëna u kthye, e pa me urrejtjeushtarin italian dhe i bërtiti : “Të rëntë pushka në lule të ballit! Ç’tëbëri djali mor katil? “ që nga ajo ditë i urreja njerëzit me uniformaushtarake. Më vonë, kur erdhën për herë të parë në shtëpinë tonëpartizanët, unë u fsheha pas babit.Ai me mori në krah dhe me qetësime foli : “Mos u tremb bir, keta janë si ne, janë shqiptarë, janëpartizanë”. Ishte hera e parë që dëgjoja emrin shqiptar. Për italianëtpopulli kishte urrrejtje, jo vetëm si pushtues, por i përçmonte përsjelljet libreale. Shpesh verës vinin në fshatin tonë të veshur vetëmme kostum banjoje. Pasi laheshin në Drin, hynin në kopshtet dhevidhnin frutat e perime të freskëta. Kur i shihnin fshatarët, u turreshinme veglat e punës ose me hunj gardhi. Unë çuditesha, kur italianët32

largoheshin në panik duke vrapuar. Mendoj se inati dhe përbuzja për italianët nuk ishte më shumë sefshatarëve u vinte keq për frutat e perimet, por veçanërsiht për sjelljete tyre. Ishte e papranueshme për traditat dhe zakonet tona, në atëkohë, që burrat të dilnin zhveshur para fëmijëve e grave. Gjermanët më ndryshe Edhe gjermanët i maj mend, ishin më ndryshe nga italianët nëqëndrimin ndaj njerëzve të thjeshtë. I respektonin traditat e popullit.Më kujtohet një episod në verën e vitit 1944. Ne mbanim në shtëpiarmatim për partizanët, fishekë, bomba dore. Papritur, një ditë erdhinjë skuadër ushtarësh gjermanë në oborrin e shtëpisë tonë. Në shtëpiishin vetëm ne fëmijët me Loken. Ajo bashkë me vëllanë e madhRrahimin, i futën shpejt fishekët dhe bombat në govatën ku lanimrrobat, i mbuluan me jorgan dhe na ulën ne fëmijëve mbi to. Naporositën të mos lëvizim dhe të rrinim të qetë. Rrahimi doli në oborr.Pas pak u fut bashkë me komandantin e tyre në shtëpi. Kontrolloishpejt dhe u ndal në mes të dhomës ku rrinim ne. Pa me vëmendjenë drejtimin tonë dhe pa folur doli nga shtëpia. Morëm frymë tëlehtësuar, sepse në shtëpi kishte dhe shumë municione që i kishinfshehur në mure babai me Rrahimin. Në verën e vitit 1944, në Kukës, u zhvilluan luftime midis forcavegjermane dhe forcave aleate. Fortifikimet gjermane shpeshbombardoheshin e mitraloheshin nga avionët që populli u thoshteballonet e inglizit. Sulmet me mitralozë, avionët gjuajtës i bënin nëlartësi shumë të ulët dhe, kur kalonin në pikiatë afër çatisë së shtëpisësonë zhurma ishte shurdhuese. Unë trembesha shumë, mbyllja veshëtme gishta dhe vrapoja në qoshen e murit të katit të parë të kullës. Në atë kohë, tek ne vinin për tu mbrojtur bashkëfshatarë dhefamilje nga Kukësi, sepse kishin besim te muret e kullës sonë tëtrashë si fortesë. E kush mund dinte se fëmija që frikësohej ngaavionët që fluturonin ulët do të kishte si profesion në jetën e tijpikërisht fluturimet me avionët gjuajtës bombardues. 33

Në vjeshtën e vitit 1944, në shtëpinë tonë erdhën për të kaluarnatën 12 partizanë. Rrahimi kishte shumë dëshirë të shkonte me ta,por nuk e morën sepse ishte i imët, shumë i shkurtër, dukej si fëmijë,mëgjithëse ishte 16 vjeç. Babai Xheladin Koci (1878-1946) ka qënë trupmadh, mbi 180 cm igjatë, më flokë gështenjë të dendur e të dredhur. Ishte i sjellshëm emikpritës. Kishte njohje e bashkëpunim me persona me aktivitet tënjohur në krahinën e Hasit e të Malësisë së Gjakovës, Mehmet AliBajraktarin, Bajram Currin etj. Mori pjesë në lëvizjet opozitare tëviteve 1920 të forcave vullnetare popullore të Hasit të drejtuar ngaBajram Curri. Në shtator 1922, Ahmet Zogu u bë kryeministër dhe ministër ipunëve të brendëshme të Shqipërisë. Qeveria që ai drejtoi u përballqë në muajt e parë me qëndresën e forcave opozitare. Në janar1923, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Hysni Curri etj. Organizuansulm të armatosur kundër forcave qeveritare në prefekturën eKosovës (Kukësit). Në ditët e para të janarit ata zunë Tropojën,rrethuan Krumën, dhe sulmuan postën e xhandarmërisë në Nikaj-Mërtur.Ahmet Zogu bashkëpunoi me forcat serbe për të përballuarkryengritjet popullore. Serbia nuk ngurroi të dërgonte forca ushtarakenë ndihmë të Zogut nga frika e iredentizmit kosovar. Babai bashkëme Sherif Rocin nga Brruti, Islam Belën nga Myç-Hasi etj. moripjesë në luftim kundër forcave serbe. Qeveria e Zogut, më 14 janarorganizoi operacionin ushtarak kundër kryengritësve nën komandëne Prek Markut, të ndihmuar nga forcat serbe. Pas luftimesh të ashpra,midis kryengritësve e atyre zogisto-serbe, kryengritësit u tërhoqëne u shpërndanë. Babai këtë betejë të vështirë e të përgjakëshme, kumbetën shumë të vrarë nga të dyja palët, e kujtonte shpesh herë meshokun e tij të luftës Sherif Rocin. Rezistenca popullore në Shqipërivazhdoi. Në qershor 1924, fitoi ai që në histori është quajturRevolucioni Demokratik Borgjez dhe qeverinë e drejtoi Fan Noli.34

Ahmet Zogu u largua në Beograd. Ai u ndihmua me forca tëarmatosura serbe dhe bjellogardiste nga Jugosllavia dhe, në dhjetor1924, përmbysi qeverinë e Nolit. Forcat e rezistencës opozitarearmët i mbanin të fshehura në shtëpitë e tyre. Pasi u përmbys qeveriae Nolit dhe u vra Bajram Curri në mars 1925, Ahmet Zogu erdhipërsëri në fuqi, urdhëroi mbledhjen e armëve në popull. Në këtëkohë babait i morën armën dhe e burgosën për disa muaj. GjatëLuftës së Dytë Botërore, babai përkrahu forcat partizane. Lokja (1900-1985) Nënës ne i thërritnim Loke, por ajo quhej Gjyle. Ishte bija e HasDervishit nga Berlamet e Shtiqnit. Gjyshi i saj, Dervish Bera kishtedy djem, Hasën dhe Meten. Të dy shkonin në kurbet, njëri pastjetrit në fshatin Këzëll të Izmirit, në Turqi, te pronari i tokave QaniZolli, i cili Metës i therriste MehmetArrnauti.Ai nuk kishte djalë. Ebirësoi Metën, megjithëse familja e tij në Shtiqën nuk ishte dakort. Lokja ishte me qëndrueshmëri të lartë psikologjike. Situatat evështira i përballonte pa rënë në panik. Karakteri i fortë i saj,përkushtimi ndaj familjes, optimizmi dhe vendosmëria, spikatënveçanërisht pasi vdiq papritmas babai në gusht 1946. Mbetëm jetimvetëm me Loken 46 vjeçare, 5 fëmijët, tre vëllezër Rrahim, Hyrmeti,unë dhe dy motrat Hanifja e Fatimja. E kam në kujtesë qëndrimin esaj në këtë fatkeqësi. E mbante veten e mposhtëte dhimbjen dhe rrallëe pashë të përlotur para nesh. Me shtatin mesatar, me trup të drejtë etë lidhur, me veshjen karakteristike lumjane, ajo ishte gjithë ditën dukepunuar. Kur ne zgjoheshim në mëngjes ajo kthehej nga gurra, 1 kmlarg me brinjat (bucel) të mbushura me ujë. Merrej vetë me bagetinë,me shtëpinë, me ne fëmijët. Punonte arat bashkë me vëllanë e madhRrahimin, e ndihmonim pak edhe unë e Hyrmeti. Ishte e dashur, bujare,fliste me realizëm. Tregonte ngjarje nga fëmijëria e saj, nga jeta.Përshkruante me hollësi, raprezaljet, masakrat, plaçkitjet dhe barbaritëserbe, në vjeshtën të vitit 1913 në Lumë. Ku u vranë të gjithë pjestarëttë dajëve të saj të fisit Dida në fshatin Përbreg, bashkë me 35

bashkëfshatarët. Gra e fëmijë i shponin me bajoneta, e i hidhnin tëgjallë në shtëpitë që digjeshin. Eshtrat e serbëve të vrarë në betejën eLumës nëntor - dhjetor 1912 dhe tetor - nëntor 1913 i kishte parëvetë kur dilte për të kullotur bagëtitë rrotull fshatit. Lokja i donte dhei respektonte njerëzit dhe ata Loken. Pastaj mbaj mend si gëzohejkur vinin për vizitë te ne dada Xhemile e tezja Shahe, kushërirat eLokes të martuara në Brrut.Ata uleshin në oborr, nën hijen e manit,kur ishte verë dhe bidedonin gjatë e me qetësi. Ishin rastet e vetmekur ajo mund të ulej gjatë ditës, vetëm po të kishim njërëz, sepsegjithonë ishte në lëvizje.Ajo ndihmonte edhe Hanifen, motrën e madhetë martuar në Gjinaj, kur kishte fëmijët e vegjël. Ngrihej herët nëmëngjes, shkonte në Gjinaj, 4 km larg, korrte të lashtat e Hanifes derinë drekë, pastaj kthehej dhe vazhdontë punët e shumta të shtëpisësonë. Mbrëmjeve, sigurisht ishte e lodhur, por kurrë nuk ankohej.Lokja jetoi gjatë, deri në 21 mars 1985, qëndroi me vëllain e madhRrahimin, në atë kullë ku erdhi nuse më 1917. Arriti t’u gëzohejdjemëve, vajzave, nipërave dhe mbesave të shumtë. Unë edhe sot kam shumë mall për Loken time. I jam shumëmirënjohës për gjithçka kam arritur në jetë. Daxha Kështu i thërrisnim vëllait të vetëm të Lokes, Hazir Hasa (1894-1989). Njihej në fshatin e tij, Shtiqën të Lumës, si njeri me mendpunëtor dhe mikëpritës. Babi i tij, Has Dervishi luftoi me forcatpopullore të Lumës, në betejat e Caralevës, Qafa e Dules, Jezercësetj. në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në vitet 1878 –1881. Ishte pjesëtar gardës së Lidhjes. Në betejat e Lumës kundër forcave pushtuese serbe të viteve1912-1913 Hazir Hasa, mori pjesë bashkë me burra të tjerë tëShtiqnit: Sul Imerin, Abdullah Shehun etj. Ai dhe i ati Hasabashkëpunuan ngushtë me udhëheqësit popullorë të Lumës, RamadanZaskocin e Mehmet Hoxhën. Strehuan dhe mjekuan Ramadanin eplagosur dhe e varrosën në Shtiqën kur vdiq nga plagët më 1914.36

Vetëm daja mbante mend varrin e luftëtarit, kryetar i “Dheut” tëLumës dhe më 1979 ndihmoi që eshtrat e tij të varrosen me nderimenë varrezat e Dëshmorëve të Kombi Tiranë. Gjatë viteve 1920 Hazir Hasa luftoi përkrah forcave opozitare tëHasan Prishtinës e Bajram Currit. Ai e mbështeti familjarisht Luftën Nacionalçlirimtare të Popullitshqiptar kundër pushtimit nazi-fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore.Strehoi drejtues të asaj lufte si Fadil Hoxhën, Zylfi Saliun, XhavitNimanin etj. Gjatë luftës së Kosovës kundër pushtuesve serb më1998-‘99, shtëpitë e djemëve e vajzave të tij u bënë strehë përshume familje kosovare të deportuara me dhunë për në Shqipëringa serbët. Daxha është trajtuar financiarisht si veteran i LuftësNacionalçlirimtare.Ai ishte mikpritës e bujar. Oda e madhe e miqve,e zbukuruar me tavan druri, të gdhendur bukur nga i biri Elezi, nukmbetej kurrë bosh. Në të dy anët e oxhakut ishin shtuar sixhade,karakteristike të krahinës dhe jastëkë të qëndisur bukur për tumbështetur. Miqëve u ofronte cigare, u përgatiste vetë kafe, i mbanteme biseda interesante plot mençuri. Kishte kujtesë shumë të mirë.Pas bisedës me të ndiheshe i shplodhur. Më 20 shtator 1959 në shtëpinë e tij shkoi për vizitë Enver Hoxha,Sekretar i Parë i Partisë së Punës të Shqipërisë. Kjo ngjarje upasqyrua në kronikat dhe shtypin e kohës. Vdiq më 1989, në moshën95-vjecare.Kukës, nëntor 1962. Veteranët e Kukësit para nisjes për në Vlorë në festën e 50-vjetorit të Shpallej së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këmbë: i shtati nga e majta HazirHasa (daxha) 37

Ura e Vezirit mbi Drin 7 km në perëndim të Kukësit të vjetër Ura në hyrje të Kukësit të vjetër mbi Drinin e ZiUra e Ndermjeme2 kmnë lindjetë Kukësit të vjetërmbi Drinine Bardhë38

KAPITULLI II ARSIMIMI Në shkollë për herë të parë Në dhjetor të vitit 1946 u hap për herë të parë shkolla në fshatintonë. Klasa kishte 36-nxënës ; 25 nga Brruti dhe 11 nga fshati fqinjëi Myç-hasit. Kujtoj që nga Brruti ishin:Ahmet Roci, Rabije Rexhepi,Mehmet Selimi, Kamber Mustafa, Xhelal Mustafa, Faik Sadiku BasriSadiku, Sheme Rasimi, Fadile Imeri, Nurie Imeri, Hasime Zeneli,Qemal Hyseni, Sheme Jashari, Zylfi Jashari, Nure Mahmuti, VeselAlia, Avdi Elmazi, Baftije Xhaferri, Sele Iljazi, Kade Iljazi, NureRama, Hyrmet Koci, unë, Jah Koci, Xhelil Koci. Nga Myç-Hasiishin: Osman Ahmeti, Asllan Ahmeti, Haxhi Tafa, Ramiz Halili,Kamber Xheladini, Ismail Bela, Aishe Alia, Dije Ceka, KadisheShabani, Behije Bajrami. Banorët e Brrutit kanë mbiemrin Kastrati;ndërsa te Myç-hasit: Bytyçi. Unë u kam shënuar për mbiemër emrin e babës. Mësimet në fillim i bënim në shtëpinë e Rexhep Mesinit,nganjëherë në atë të Sadik Sulës. Në dhomën ku zhvillohej mësimine uleshim përtokë, pranë njëri-tjetrit në formë harku. Në mesqëndronte mësuesi, Hasan Pojani nga Korça, njeri i mirë, i sjellshëm.Fletoret dhe lapsat mungonin. Ishin vitet e vështira të pasluftës. Kishtevarfëri dhe shumë mungesa, por s’mungonte dëshira për dije.Mësuesi na porositi të gjenim plloça guri me përmasa afërsisht 20 x30 cm. Mbi to do të shkruanim ne klasë e në shtëpi me ndonjëguriçkë me majë. Kështu vazhdoi për 3-muaj. Pastaj na sollën ngaPrizreni disa blloqe të vegjël shumë të bukur. Shpjegimin e mësuesit 39

e dëgjoja me shumë vemëndje. Mezi prisja që dhe unë të shkruajae të lexoja si mësuesi. Në fund të shkurtit 1947 u largua mësues Hasani dhe në vënd tëtij erdhi S.P. nga Pogradeci. Me ne sillej shumë keq, na përbuzte,na shante. Pas dy muajve u mblodh fshati dhe e përzuri. Marika Në Maj 1947 na erdhi mësuese Marika Voilla. Ajo mbetet përmua njeriu më ideal nga ata që më kanë dhënë mësim gjatë viteve tëjetës shkollore. Ishte shpirtërisht dhe fizikisht e përsosur. Kishte trupmesatar të rregullt, me fytyrë pak esmere, me tipare tërheqëse, flokëti kishte të zinj, të dendur, pak kaçurrel, të gjatë deri te supet.Shpjegonte shumë mirë, me pasion dhe me një gjuhë të thjeshtë qëta kuptonim sa më mirë. Me nxënësit dhe me banorët e fshatit sillejshumë mirë, me thjeshtësi dhe dashuri. Punonte të përhapte dije ekulturë në fshat. Solli nga shtëpia (banonte në Tiranë) një gramafone disa pllaka muzikore. E vinte shpesh për ne dhe banorët. Dëgjonimpër herë të parë një lloj tjetër muzike nga ai aparat i çuditshëm. Në atë kohë në fshat kishim mungesa dhe varfëri. Ndriçoheshimme pishë, kandil ose, në rastin më të mirë me llampë vajguri. Ushqimiishte i pakët. Mësuese Marika sillte trahana dhe një herë në jave nagatuante vetë në shkollë. Dimri i vitit 1947 ishte shumë i ashpër.Dëbora binte e nuk hiqej. Në shkollë më sillte dhe më merrte motrae madhe, Hanifja, në krahë. Kur mbaronin mësimet mezi prisja tëkthehesha në shtëpinë e ngrohtë. Dashuria e lokes time dhe nxehtësiae zjarrit ishin një lehtësim i madh për mua. Në muajt Prill-Qershor,mësimet i vazhduam në xhaminë e fshatit. Në Korrik u futëm nëshkollën e re, të sapo përfunduar. Ajo dukej shumë e bukur memure të suvatuar dhe të lyer. Kishte dy klasa, koridorin dhe dhomëne mësuesve. Tavani dhe dyshemeja ishin prej dërrase. Ndodhej nëanën perëndimore të fshatit. Kishte oborr të madh ku lartësoheshindy qershi të mëdha. Me Marikën përfunduam klasën e parë dhe tëdytë. Në Shtator te vitit 1948, kur do fillonim klasën e tretë, ajo40

s’erdhi. Prindër dhe nxënës kerkuam që të vinte përsëri. Nuk etakova kurrë mësuesen e paharruar. Që në shkollën fillore nxënësit ishin të organizuar në një çetë medy kompani. Komandant çete ishte Kamber Mustafa, kurse përkompanitë isha unë dhe Faik Sadiku. Para fillimit të mësimitkompanitë rreshtoheshin dhe paraqitej forca te komandanti i çetës.Në mëngën e majtë të rrobave unë mbaja një shirit të kuq kudalloheshin një yll i verdhë mbi dy vija vertikale. Në ditët e festave ne shkonim në Kukës, në mënyrë të organizuarnëpër manifestime ose veprimtari artistike. Këto më pëlqenin shumë.Në qershor 1950 dhamë provime për të gjitha lëndët e klasës sëkatërt. Provimet i përfundova me rezultate të shkëlqyera, po kështui përfunduan edhe Kamber Mustafa, Faik Sadiku dhe Ahmet Roci. Shkolla “Bajram Curri” Këshilli i fshatit caktoi në muajin gusht 4 nxënës që mbaruanklasën e katërt, për të vazhduar mësimet në klasën e pestë të shkollës7 vjeçare “Bajtram Curri” në Kukës. Njëri nga ata isha unë. Bashkësia administrative e rretheve të sotëm Kukës, Has dhe Tropojënë vitet 1950 quhej Qarku i Kosovës. Shkolla 7 vjeçare “BajramCurri” ishte institucioni më i lartë arsimor në Qark për kohën. Për nxënësite rretheve dhe fshatrave të largët kishte konvikt me kushte shumë tëmira. Konviktorët i merrnin falas nga shteti veshjet dhe librat. Ne qëishim nga Brruti nuk u planifikuam për në konvikt sepse ishim afër. Më 1 shtator fillova mësimet në paralelin “A” të klasave të pestame nxënës:Agime Dizdari, Azem Billa, Bedri Dina, Basri Kastrati,Bajazit Krasniqi, Besarije Spahija, Dem Gjoncera, Faslli Bega, FezKastrati, Fadil Beçrama, Feride Krasniqi, Gazmend Spahija, Isa Elezi,Ismen Marku, Kamber Kastrati, Kamber Elezi, Lulzim Kosova, MaliqAvdija, Nebahet Dafti, Nexhip Elezi, Pashk Kimza, Qamil Elezi,Qamile Manga, Rexhep Cenalija, Ruzhdi Çarkaxhija, Sadik Elezi,Sinan Demhasa, Xhelal Lojma, Xhemal Kryeziu, Xheladin Beça.Trenga shokët e mi vazhduan vetëm klasën e pestë pastaj e lanë shkollën. 41

Në shtëpi nuk kishim orë. Nga meraku që mos vonohesha, ngriheshaherët në mëngjes dhe arrija para kohe në shkollë. Dyertë ishin tëmbyllura. Në oborr zija një vënd dhe përsërisja mësimet. Dimritzgjidhja anën jugore sepse binin rrezet e diellit. Isha i vetmi nxënës ijashtëm nga fshatrat për rreth Kukesit nga ana e Hasit. Në vijë tëdrejtë fshati im nga qyteti ishte afër, i ndante vetëm Drini i Bardhë tëcilin e kaloja në vah në pranverë dhe në verë. Por ndryshonte puna nëvjeshtë dhe në dimër kur rritej niveli i lumit dhe s’mund të kalohej.Kështu detyrohesha të kaloja nga ura. Kjo e shtonte gjatësinë e rrugësne 5-6 km. të cilat i bëja çdo ditë në stinët ë vjeshtës dhe të dimrit. Nëato vite ushqimet dhe veshmbathjet merreshin me triska në qytet. Fshatinuk përfitonte. Prodhimet bujqësore tatoheshin nga shteti. Kjo ishtenjë barrë e rëndë për fshatarësinë e varfër të sapo dalë nga lufta.Gjendja ekonomike u rëndua për ne kur Rahimi shkoi ushtar në Nëntor1952 në Kakavijë të Gjirokastrës. Hyrmetit i duhej që të punonte si irritur qe të ndihmonte për te mbajtur familjen prej 4 vetësh. Motra emadhe Hanifja ishte martuar në vitin 1947 në fshatin Gjinaj me XhelilZyberin. Rritën 8 fëmijë, Bajramin, Fadilin, Xhevahiren,Lirine, KadimenJupin, Kimeten dhe Javdenikun. Me sakrifica i përballuam këto vitetë vështirë. Kur shteti i hoqi tatimet më 1954 kushtet e jetës për nendryshuan.Ato erdhen gjithmonë duke u përmirsuar. Unë nuk isha asi veshur, as i mbathur dhe as i ushqyer mirë. Ky realitet dhe rezultatetnë mësime u bënin përshtypje mësuesve dhe nxënësve të shkollës.Në mbledhjet e këshillit pedagogjik më merrnin si shëmbull përpërparim të lartë në mësime duke kritikuar nxënësit konviktorë. Këtëma kujton dhe Isuf Geraj, ish oficer në aviacion, nga fshati Dugagjin iKukesit, i cili ka qënë konviktor, përfaqësues në keshillin pedagogjik.Unë shkoja shumë mirë me të gjithë shokët në shkollë por më shumërrija me djemtë e fisit të Elezve të fshatit Kukës, me Isa Elezin që ishanënjëbankë,Sadikun,Raifin,Qamilin,Nexhipinetj. DrejtoriishkollësVehap Muja ishte njeri i aftë, i drejtë, kërkues, zotëronte gjuhë tëhuaja dhe anglisht. Ishte nga fshati Shtiqen. Mësuesët ishin të gjithënga Shkodra, vetëm Shefqet Hoxha ishte nga Bicaj.42

Pritja Një ditë, në fund të qershorit 1953, me dëftesën e shkollës nëdorë shkova në degën ushtarake të qarkut. Trokita me drojtje dhehyra në zyrën e shefit të degës, një oficer nga Vlora. I thashë se dojatë vazhdoja mësimet në shkollën ushtarake “Skënderbej” në Tiranë.Më pa dëftesën dhe thirri shefin e kuadrit Sokol Çela që të mëplotësonte dokumentat. Ne, fëmijët në fshat që të vegjël ishim të ngarkuar me punë.Sidomos gjatë pushimeve të verës çoheshim herët në mëngjes dhefillonim sipas ndarjes së punës në familje. Marrja me punë kishteanë të mira . I drejton energjitë e moshës ne veprimtari të dobishme,rrit ndjenjën e përgjegjesisë, kalit vullnetin për përballimin evështiresive, edukon dashurinë për punën dhe shprehitë e punës,respektin, solidaritetin dhe miresjelljen në familje. Në fund të Korrikut më sollën një telegram. Në të shkruhej:“Nxënësi Hamza Koci” është zgjedhur për të vazhduar studimet nëshkollën ushtarake “ Skënderbej “ Tiranë. Komandanti: Sotir Polena,Komisari: Xhemal Shehu “. Sa nuk fluturoja nga gëzimi. M’u plotësua dëshira për tu arsimuar,për të ndërtuar një jetë më të mirë.Pamje nga liqeni i Fierzës mbi fushën e Brutit 43

NE SHKOLLEN USHTARAKE “SKENDERBEJ” 1953 - 1957 Për herë të parë në makinë Gëzimi që do të vazhdoja shkollën u përzie me trishtimin që do tëlargohesha për herë të parë nga familja. Ishte pasditja e 27 Gushtit1953. Lokja më përgatiti disa ushqime për rrugës. Dolëm në oborrte mani. Më pa me dashuri dhe më përqafoi. Unë, edhe pse isha 14vjeç, i arrija deri në krahror. E ndjeva që mezi i mbante lotët. “ Hajtnano, të marrtë shëndetja !”- më uroi. Mezi u shkëputa dhe zbritanë ulicë. Po nisja një rrugë të re. U nisëm të nesërmen për në Tiranë, ishim 8 vetë dhe nashoqëronte një kapter i degës ushtarake. Udhetoja për herë të parëme makinë.Autobuzët e linjës përTiranë ishin në atë kohë tri ditë nëjavë. Shihja çdo gjë me shumë kurreshtje. Mbaja mend nga lënda efizikës se, kur udhëton me makinë, të duket sikur lëvizin pemëtanash rrugës dhe jo makina, është një iluzion shqisor. Unë prita tëvëreja këtë fenomen. Kjo nuk më ndodhi, e perceptova lëvizjen siçishte në të vërtetë, lëvizte makina jo objektet e palëvizshme. Përgjatë rrugës nga Kukësi deri në Vaun e Dejës vëndi është iveshur me pyje të dëndur drurësh të lartë dhe shkure tëshumllojshëm, dukej si xhungël e vërtetë. Rreth orës 20 00, arritëmnë Tiranë. Zbtritëm në Laprakë. Rruga deri te godinat e shkollës,aty ku sot është Spitali Ushtarak, ishte e errët, me ndonjë ndriçim tërrallë. Të heshtur dhe të lodhur u futëm në oborrin e rrethuar memure në pjesën jugore. Godina e shkollës dhe mjediset e saj mudukën madhështore. Më kujtuan filmat sovjetikë mbi suvorovasitqë i kisha parë në Kukës. Në hollin e katit të parë të godinës na priti44

oficeri i rojes, kapiten Enver Kalluçi nga Skrapari. Filloi të na pyestese çfare bagëtish kishte kullotur secili prej nesh në fshat. Ne ipërgjigjeshim me sinqeritet. Ai dëgjonte dhe vuri buzën në gaz.Ndoshta ne i kujtonim fëmijerinë. Më 31 Gusht u lamë në dush, na qethën zero dhe na dhanëuniformën e bukur të skënderbegasit. U caktova në paraleli “B” menxënës:Adif Hasani, Admir Flaga,Agim Vehbiu,Agim Sotiri, AliLevanaj,Anesti Leka,Atllant Buza, Bajram Dervishi, Bilush Imeri,Dilaver Kardhiqi, Dhimiter Koçi, Dhimiter Stamo, Fatmir Yzeiri,Hamza Koçi, Halil Rama, Ilmi Blloshmi, Ilir Ndreu, Islam Xhani,Jorgo Koçi, Jorgo Dërrasa, Jaho Saliu, Kiço Kristo, Kujtim Xhunga,Muhamet Sharkiqi, Musa Musaj, Novruz Kaçi, Ndue Jaku, NdrecZefi, Pandeli Papa, Petro Barka, Refik Kuca, Resul Bedo, SafetGolemi, Sali Kajaci, Skënder Faslliu, ShabanAliu, Vangjel Nasto,Vangjel Papingji. Organizimi i jetës dhe i veprimtarive në shkollë ishte shumë i mirë.Mjediset e shkollës, ndërtuar nga italianët në vitet 40, ishin komode.Godinat lidheshin në mënyrë harmonike me njëra tjetrën me anë tëkoridoreve të gjërë, të hapur e me kollona. Lëvizjet tona: nga fjetinane klasa, në bibliotekë, në kinemanë me lozha, në infermieri, nëlavanteri, në dushet, në depot e veshmbathjes e kudo, realizoheshintë gjitha pa pasur nevojë të dilje përjashta. Ngrohja ishte qëndrore,me kaloriferë. Në shkollë kishte rregull, disiplinë, pergatitje të lartëtë personelit, civilë dhe oficerë të zgjedhur të ushtrisë. Veshmbathjetishin shumë të mira. Përdornim dy uniforma: të zakonshmen përditët e mësimit dhe të liridaljes, për ditët e pushimit dhe të festavekur dilnim në qytet . Uniforma skënderbegase, sidomos e liridaljes,ishte e bukur, joshëse për rininë. Ajo ishte ngjyrë gjethi e errët,pantallonat ishin me prerje të drejtë, me shiritë të kuq anash, xhaketambërthehej me kopsa metalike të verdha, në supe kishte spaleta tëkuqe me shirita të verdhë anash. Në mes të fushës së kuqe dallohejfjala “Skenderbeg”. Kapele përdornim dy lloj, bustina për uniformëne zakonshme dhe kapele me srehë për liridalje. Këpucët ishin të 45

zeza me gjysëm qafë, material shumë i mirë. Ushqimi ishte i bollshëmdhe cilësor. Shkolla “Skënderbej” kishte organizim ushtarak. Kishtekomandën me komandant e komisar dhe drejtorinë që përgjigjejpër anën mësimore. Çdo klasë kishte komandant toge oficer dhemësues kujdestar. Në program kishim lëndë të arsimit tëpërgjithshëm, si gjimnazet, gjithashtu dhe lëndë të stërvitjes ushtarake.Kërkesat dhe disiplina ishin shumë rigoroze. NëTiranë dilnim vetëmtë shtunave dhe të dielave pasdite, pasi kishim mbaruar tri orë studiminën kontrollin e komandantit të togës. Nxënësit ishin të zgjedhurdhe kishte nga çdo krahinë e Shqipërisë. Rezultatet në mësime dhedisiplina ishin për tu patur zili. Shkolla kishte rreth 700- 800 nxënës.Në klasë nuk mbetej asnjë, 2-3 nga e gjithë shkolla mund tëpërsërisnin lendë për në vjeshtë. Pas mësimit organizoheshin veprimtari të rretheve të ndryshmejashtshkollore. Unë frekuentoja disa prej tyre që më jepnin kenaqësi,se më zgjeronin horizontin mbi programet mësimore. Duke ualternuar në ditë të ndryshme unë pata mundësi të ndiqja rrethin egjeografisë, të gjuhës ruse, të atletikes dhe të hendbollit. Më kujtohetsa u gëzova kur u klasifikova i pari ne garën e këcimeve trehapësh,në një takim mes shkollave të mesme të kryeqytetit. Përveç fletënderitmë dhuruan një kostum sportiv dhe një palë atlete të bardha. Ngarrethet artistike më pëlqente rrethi i teatrit që drejtohej nga PirroMani. Në atë kohë ai kryente shërbimin ushtarak, por mua mëcaktonin në grupin e korit, veja edhe pse nuk më pëlqente. Mësuesit ishin shumë të përgatitur. Shumica kishin mbaruarstudimet e larta jashtë shtetit, në Itali në vitet 30- 40 dhe pas çlirimitnë Bashkimin Sovjetik, Poloni, Hungari, Çeki etj. I kujtoj memirenjohje e respekt të gjithë mësuesit që më kanë dhënë mësimgjatë katër viteve të shkollës. Por veçanërisht Theodhora Lamanin- gjeografi, Agime Çelën – kimi, Drita Hajron- histori, ShqipeShpendin- gjuhë-ruse, Rasim Qejvanin e Ismet Bellovën – përgatitjefizike, Mithat Dukën, Fadil Kuçin, Shyqyri Musajn, Pandeli Martinin46

– pergatitje ushtarake. Gezohem dhe emocionohem kur i takojndonjëherë pas kaq vitesh. Pushimet verore i kalonim një muaj prane familjeve dhe afro dymuaj ne kampe pushimi. Pas mbarimit të vitit shkollor mezi prisja tekthehesha në shtëpi, kisha një kohë të gjatë pa i parë njerëzit efamiljes. Gjatë katër viteve pushimet e dimrit dhe të pranverës ikalonim në shkollë, s’na jepnin leje. Në kampet verore ishin me ne efektivi oficer me komandën eshkollës dhe disa nga mësuesit. Në vitin 1954 pushimet i kaluam nëkonvalishencën e ushtrisë ne Durrës, aty ku sot janë dislokuar forcatushtarake të NATO-s, ne vitet 1955-56 në mjediset e brigadesushtarake të Vlorës, ndërsa më 1957 kemi qënë në kampin epunëtorëve në malin e Dajtit. Jeta në këto kampe fushimi e pushimiishte organizuar shumë mirë. Zgjimi bëhej me bori në orën 6 00. Nëntingujt e bandës muzikore bënim një orë vrap dhe ushtrimegjimnastikore. Pas pastrimit dhe mëngjesit, nga ora 09-12 30bënimbanja në det. Pasi hanim drekë pushonim dy orë. Pasditeve nga ora17-19 organizoheshin stërvitje ushtarake, not etj. Ditet e fundit tëfushimit organizohej qitja me pushkë. Unë ndihesha i qetë sepseqëlloja mirë në shenjë. Vizita e gjeneralëve Shkollën ”Skëndërbej” e vizitonin vazhdimisht drejtues tëMinistrisë së Mbrojtjes: Beqir Balluku – Ministër, po më shpeshvinte Petrit Dume - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Më kujtohet mirë mbledhja solemne me rastin e 12-vjetorit tëkrijimit të shkollës, në Mars të vitit 1957. Në shkollë u organzua njëceremoni e bukur ku morën pjesë dhe gjeneral majorët SadikBekteshi, Rahman Perllaku, Hito Çako, Et’hem Gjinushi. Në sallëne kinemasë së shkollës përshëndeti Ministri i mbrojtjes Gjeneral-Leitenant Beqir Balluku. Unë isha midis 18- skënderbegasve të dalluar që na u dhanëfletë-lavdërimi. Gjeneralët dolën me ne në fotografi, e cila u botua 47

në gazetën “Luftëtari” për të ilustruar shkrimin “Skënderbegasit” nëfestë. Në fund të muajit Maj 1957 na erdhi në një orë mësimi PetritDume me komandantin e shkollës. Midis të tjerave na tha: “ Mësonimirë, sepse nga ju të viteve të fundit do të dërgojmë këtë verë përstudime jashtë shtetit”… NxënësiAgim Vehbiu nga Gjirokastra itha: “Jashtë shtetit dergojnë ata që i kap lapsi”. “Ashtu ?” – foliPetriti “Po, po”-u hodh një tjetër-“vitet e kaluara kanë shkuar jashtështetit për studime edhe skënderbegas me rezultate nën mesataren,ndërsa të tjerë me rezultate të shkëlqyera jo. “... Ne e ndoqëm meshumë vëmëndje këtë shkëmbim mendimesh. Me sa duket kjongjarje solli ndryshimin në përzgjedhjen e atyre që do të caktoheshinpër të studiuar jashtë shtetit. Ju bënë vizitë mjekësore në spitalinushtarak të gjithë nxënësve që mbaronin vitin e fundit. Ditën kur skënderbegasit do të shkonin me leje prane familjevekomandanti i shkollës doli para rreshtimit dhe tha: “Ata që do tëdëgjojnë emrat të mos hipin nëpër makina”. Nuk do nisen sot meleje. Janë caktuar për të studiuar jashtë shtetit!”. Kur thirri emrin timmë pushtoi një gëzim i jashtëzakonshëm. Të studioje në BashkiminSovjetik për shumicën e shqiptarëve ishte fat i madh. Për të vazhduarstudimet jashtë shtetit u zgjodhën skënderbegasit me rezultatet mëtë larta në mësime dhe me shtrirje gjeografike nga e gjithë Shqipëria.Për pilotë u zgjodhen 19 vetë. Me rezultate të shkëlqyera ishin 4vetë:Azbi Serani, Qirjako Dhima, Serafin Shegani dhe une. Të tjerëtkishin shumicën e vleresimeve shumë mirë dhe vetëm disa nota mirë. Pasi skënderbegasit me një autokolonë të gjatë u nisën me lejeprane familjeve të tyre, komandanti na dërgoi tek gjeneral-majorEt’hem Gjinushi, në atë kohë Shef i Drejtorisë Politike të Ushtrisë.Plotësuam në ministri dokumentat qe duheshin për jashtë shtetit.Isha vërtet i lumtur.48

Gazeta “Luftëtari”, 30 mars 1957 49

Në shkollën ushtarake “Skëndërbej”, Tiranë 29 nëntor 1954 20 prill 195650


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook