parashikojë ndalimin e konkurrencës, sipas nenit 17 të këtij ligji, edhe për ortakët ekufizuar. Neni 59 Administrimi 1. Veprimtaria tregtare e shoqërisë komandite administrohet nga një ose mëshumë ortakë të pakufizuar. Ortakët e kufizuar nuk kryejnë veprime administrimi. 2. Një ortak i kufizuar nuk mund të kundërshtojë veprimet e administrimit tëortakut të pakufizuar, me përjashtim të rasteve kur ai kryen një veprim, që shkonpërtej veprimtarisë të zakonshme të shoqërisë. Neni 60 Përballimi i humbjeve Ortaku i kufizuar përballon humbjet e shoqërisë deri në vlerën e pjesës së tij nëkapital dhe vlerën e kontributeve ende të pashlyera. Neni 61 Ndalimi i përfaqësimit ligjor Ortaku i kufizuar nuk mund të veprojë si përfaqësues ligjor i shoqërisë komandite. Neni 62 Përgjegjësia e ortakëve të kufizuar 1. Ortaku i kufizuar përgjigjet personalisht ndaj kreditorëve të shoqërisë kolektivederi në vlerën e kontributeve të pashlyera. Ortaku i kufizuar nuk përgjigjet përdetyrimet e shoqërisë, në rastin kur ka shlyer të gjitha kontributet e tij. 2. Rritja e paregjistruar e një kontributi të regjistruar prodhon efekte ndajkreditorëve, vetëm nëse shoqëria ka njoftuar kreditorin për këtë rritje, ose nëse rritjaështë publikuar në mënyrë të zakonshme. 3. Marrëveshjet ndërmjet ortakëve, që përjashtojnë ortakun e kufizuar ngadetyrimi për të shlyer kontributet, apo që shtyjnë afatin e shlyerjes së këtyrekontributeve, nuk prodhojnë efekte ndaj kreditorëve. 4. Zvogëlimi i kontributeve nuk prodhon efekte ndaj kreditorëve, për sa kohë kyzvogëlim nuk është regjistruar, me përjashtim të rastit kur kreditori kishte dijeni përkëtë zvogëlim. Zvogëlimi i kontributeve, edhe nëse është i regjistruar, nuk prodhonefekte ndaj kreditorëve, detyrimet e të cilëve kishin lindur përpara regjistrimit të këtijzvogëlimi. 5. Nëse shoqëria i kthen ortakut të kufizuar kontributet e dhëna, ortaku i kufizuarpërgjigjet ndaj kreditorëve sikur kontributi të mos ishte paguar ndonjëherë. I njëjti 100
parim zbatohet edhe në rastet kur ortaku i kufizuar tërheq një pjesë të fitimit dhe pjesae tij në shoqëri bëhet më e vogël se kontributi i marrë përsipër. 6. Ortaku i kufizuar nuk është i detyruar t'i kthejë fitimet, të cilat i ka marrë nëmirëbesim, në bazë të pasqyrave financiare, të përgatitura në mirëbesim. Neni 63 Regjistrimi i ndryshimeve të kontributit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit Ortakët duhet t'i njoftojnë për regjistrim Qendrës Kombëtare të Regjistrimit tëgjitha rritjet ose zvogëlimet e kontributit të një ortaku të kufizuar, sipas pikës 1 të nenit43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 \"Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit\". Neni 64 Përgjegjësia nga perceptimi i cilësive ligjore 1. Ortaku i kufizuar përgjigjet si ortak i pakufizuar, nëse emri i tij është përfshirë,me pëlqimin e tij, në emrin e regjistruar të shoqërisë. 2. Ortaku i kufizuar, që ka lidhur me një palë të tretë një marrëveshje në cilësinë eagjentit të autorizuar të shoqërisë, por pa u cilësuar si i tillë, përgjigjet për këtë veprimsi të ishte ortak i pakufizuar, me përjashtim të rastit kur provon se i treti kishte dijenipër faktin se ortaku vepronte si agjent i autorizuar apo në bazë të rrethanave të qartanuk kishte si të mos ishte në dijeni. 3. Ortaku i kufizuar përgjigjet për detyrimet e shoqërisë si të ishte ortak ipakufizuar, nëse ai vepron në kundërshtim me parashikimin e fjalisë së dytë të pikës 1 tënenit 59 të këtij ligji. Neni 65 Përgjegjësia përpara regjistrimit Kur themeluesit e shoqërisë komandite marrin përsipër detyrime për veprimtarinëtregtare të shoqërisë, përpara se shoqëria të regjistrohet në Qendrën Kombëtare tëRegjistrimit, ortaku i kufizuar, që pranon të marrë përsipër këto detyrime, përgjigjet sitë ishte ortak i pakufizuar, me përjashtim të rastit kur provon se pala e tretë kishtedijeni për kufizimet e përgjegjësisë së tij, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk kishtesi të mos ishte në dijeni. Neni 66 Përgjegjësia e një ortaku të ri të kufizuarOrtaku i kufizuar, i cili fiton këtë cilësi në një shoqëri komandite ekzistuese, përgjigjetsipas dispozitave të nenit 62 të këtij ligji, për detyrimet e shoqërisë, që kanë lindurpërpara fitimit të kësaj cilësie. 101
Neni 67 Largimi i ortakëve 1. Shoqëria komandite nuk prishet për shkak të vdekjes apo të prishjes së një osemë shumë prej ortakëve të kufizuar. 2. Nëse të gjithë ortaket e pakufizuar largohen nga shoqëria, atëherë shoqëriakolektive prishet dhe likuidohet sipas dispozitave të këtij ligji. 3. Nëse largohen të gjithë ortakët e kufizuar, atëherë veprimtaria tregtare eshoqërisë komandite mund të vazhdojë të ushtrohet në formën e një shoqërie kolektiveapo, nëse mbetet vetëm një ortak i pakufizuar, veprimtaria mund të ushtrohet mestatusin e tregtarit. 4. Ndryshimet e përmendura në pikat 1 e 3 të këtij neni duhet t'i njoftohen përregjistrim Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. 5. Prishja e shoqërisë komandite në gjendjen e aftësisë paguese ka si pasojë hapjene procedurave të likuidimit, sipas neneve 190 deri 205 të këtij ligji. PJESA IV SHOQËRITË ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUARAKomente:1. Synimi i ligjit për shoqëritë tregtare është të ofrojë një sistem bashkëkohor, të qartë dhetë përditësuar të drejtimit të brendshëm të shoqërive, i aftë për të përthithur investime të huaja.Për këtë qëllim, ligji bën një ndryshim rrënjësor në modelin e shoqërive me përgjegjësi tëkufizuar (SHPK), krahasuar me konceptin për SHPK-në sipas ligjit të mëparshëm përshoqëritë tregtare nr.7638. Ndryshimi më i rëndësishëm është shkalla në të cilën SHPK-ja e re mund të ndërtohetnga pjesëmarrësit e vet për t’iu përshtatur kushteve të tyre të veçanta. Janë ruajtur sa më pakkërkesa ligjore të detyrueshme dhe elemente mbrojtës. Kërkesat ligjore të detyrueshmeminimale janë këto: mbrojtja e palëve të treta që të mos vihen në pozita të pafavorshme nga ndonjë rregull e brendshme e shoqërisë tregtare. Ky është një parim që vlen për të gjitha format e shoqërive. Shih nenin 12 dhe komentet përkatëse për të; regjistrimi në QKB. Shih nenin 69; detyrimi që ortakët të japin kontributet për të cilat është rënë dakord. Shih nenin 68, pika 1, nenin 102, pika 1; mbrojtja e ortakëve dhe kreditorëve duke parandaluar shpërndarjet, nëse anëtarët e këshillit të administrimit ose këshillit mbikëqyrës nuk vërtetojnë se shoqëria tregtare ka aftësi paguese. Shih nenet nga 77 deri në 79; 102
mbrojtja e ortakëve përmes rregullave për asamblenë e ortakëve. Shih nenet nga 81 deri në 90; rregulla për mbrojtjen e ortakëve në pakicë. Shih nenet nga 91 deri në 93; rregulla për detyrimin e besnikërisë të administratorëve. Shih nenin 98; mbrojtja e ortakëve dhe kreditorëve nga kapitalizimi i pamjaftueshëm për qëllime të paligjshme dhe format e tjera të abuzimit ndaj formës juridike të shoqërisë (neni 16, shih komentet përkatëse); rregullat për shpërndarjen. Shih nenet nga 99 deri në 104; rregullat për likuidimin. Në thelb, këto rregulla zbatohen për të gjitha format e shoqërive. Shih nenet nga 190 deri në 205.2. Këto dispozita të detyrueshme u lënë fushë të gjerë lirie ortakëve, të cilët mund tandërtojnë shoqërinë tregtare në përshtatje të aktivitetit tregtar të tyre. Në rrethanat emëposhtme, ligji parashikon dispozita model që mund të përjashtohen me mirëkuptim mesortakëve dhe të konkretizohen në Statut: çfarëdo shumë kapitali mbi 100 lekë. Shih nenin 70; kushtet për kalimin e aksioneve. Shih nenin 73, pika 3; shpërndarja e fitimeve. Shih nenin 76; tërheqja e aksioneve. Shih nenin 80. shpërndarja e të drejtave të votës. Shih nenin 88.3. Rreziku që shoqëron këtë model është se ai krijon mundësi për të pasur shoqëri mepërgjegjësi të kufizuar për një publik më të gjerë dhe heq kufizime të tilla si rregullattradicionale për mbrojtjen e kapitalit. Megjithatë, përvoja në një sërë Shtetesh Anëtare të BE-së ka treguar se është thuajse e pamundur që këto rregulla të vihen në zbatim dhe sefleksibiliteti në mënyrën e ndërtimit të shoqërive gjallëron sektorin e ndërmarrjeve të vogladhe të mesme, ndërsa nuk është rritur numri i rasteve të informacioneve të rreme dhemashtrimeve (shih, më poshtë, komentet për nenin 70). Për të mbrojtur kreditorët e SHPK-ve,fokusi i mëparshëm te sigurimi dhe mbajtja e një niveli kapitali është zëvendësuar tani mefokusin te përgjegjësia e administratorëve të shoqërisë. Po kështu, kreditorët mund të duan tëmbrohen përmes negociimit të projektmarrëveshjeve të posaçme me SHPK-në. Për këtë arsye,ligji për shoqëritë tregtare është hartuar në mënyrë të thjeshtë dhe lejon fleksibilitet të madhpër biznesmenët në ndërtimin e ndërmarrjeve të tyre. Rregullat e detyrueshme janë minimale,por, nëse disa ndërmarrje kanë nevojë për ndonjë dispozitë, Statuti mund të hartohet nëmënyrë që ndërmarrja të ketë mundësi të shfrytëzojë pikat e saj të forta në interesin më tëmirë të saj. Përveç kësaj, statutet model të SHPK-ve dhe SHA-ve mund të shërbejnë siudhëzues për hartuesit e Statutit. 103
TITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 68 Përkufizimi 1. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një shoqëri tregtare, e themeluar ngapersona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare dhembulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve tënënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të shoqërisë mepërgjegjësi të kufizuar. 2. Kapitali i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar ndahet në një numër kuotash, nëraport me kontributin dhënë nga çdo ortak në shoqëri. Çdo ortak zotëron një kuotë tëvetme në shoqëri. Bashkëzotëruesit e një kuote, sipas nenit 72, të këtij ligji, gëzojnëcilësinë si një ortak i vetëm.108 3. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara nuk mund të ofrojnë kuotat e tyre si mjeteinvestimi për publikun e gjerë. 4. Me përjashtim të rasteve kur ky ligj përcakton ndryshe, marrëdhëniet ndërmjetortakëve mund të përcaktohen në statutin e shoqërisë. 5. Kontributi i ortakëve mund të jetë në para ose në natyrë (pasuri të luajtshme/tëpaluajtshme apo të drejta). Statuti përcakton mënyrat e shlyerjes së kontributeve. 6. Ortakët e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar i vlerësojnë kontributet nënatyrë në marrëveshje të ndërsjella me njëri-tjetrin dhe i shprehin vlerat e tyre në para.Nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje, secili prej ortakëve mund t'i drejtohetgjykatës përkatëse, për të ngarkuar një ekspert vlerësues, me një vendim me efektdetyrues. Raporti i ortakëve ose i ekspertit për vlerësimin e kontributeve i dorëzohetQendrës Kombëtare të Regjistrimit, së bashku me të dhënat e tjera të kërkuara përregjistrim.Komente:1. Aktivet e SHPK-së veçohen nga pasuritë private të ortakëve të tyre. Krahas kësaj, dhenë dallim nga shoqëritë kolektive dhe komandite, SHPK-të përgjigjen për borxhet e tyrevetëm me aktivet e veta. Për rrjedhojë, ato karakterizohen nga mungesa e përgjegjësisëpersonale të ortakëve kundrejt kreditorëve të shoqërisë. Këtë kuptim kanë edhe fjalët“përgjegjësi e kufizuar”. Megjithatë, ortakët duhet ta paguajnë të gjithë kontributin e tyre meqëllim që të përfitojnë nga përgjegjësia e kufizuar. Përndryshe, ata mbajnë mbulojnë humbjete shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve (neni 68, pika 1). Moshlyerja e108 Ndryshuar me ligjin nr. 29/2014, neni 8. 104
kontributit, për të cilin është rënë dakord, mund të jetë shkaku për përjashtimin e një ortaku,duke qenë se nuk është përmbushur një detyrim i brendshëm kundrejt shoqërisë (neni 102).2. Neni 68, pika 2, u ndryshua në vitin 2014. Një nga ndryshimet thelbësore e bëra nëfushën tregtare me ligjin nr.9901 lidhet me ndarjen në kuota e kapitalit të shoqërive mepërgjegjësi të kufizuar. Sipas ligjit të mëparshëm nr.7638 për shoqëritë tregtare, kapitali ishoqërive me përgjegjësi të kufizuar duhet të ishte jo më i vogël se 100.000 lekë, dhe ndahejnë pjesë të barabarta, vlera nominale e të cilave nuk mund të ishte më e vogël se 1.000 lekë. Sipas ligjit nr.9901, kapitali minimal i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar u vendos nëvlerën simbolike prej 100 lekë, në vijim të rekomandimeve të Grupit të Ekspertëve të Nivelittë Lartë të Legjislacionit për Shoqëritë Tregtare të BE-së109 dhe përvojës së mirë evropiane(Franca, Mbretëria e Bashkuar). Gjithashtu, duke pasur parasysh se, sipas ligjit nr.9901 dhe ligjit për titujt, kapitali ishoqërive me përgjegjësi të kufizuar nuk mund të përbëjë titull të tregtueshëm (letër mevlerë), ndarja e kapitalit në pjesë me vlerë nominale minimale të barabartë (si në ligjin emëparshëm) nuk kishte kuptim. Për pasojë, ligji nr.9901 ndryshoi ndarjen e kapitalit të shoqërive me përgjegjësi tëkufizuar nga një numër kuotash me vlerë të njëjtë në një numër kuotash të barabarta menumrin e ortakëve, por me vlerë të ndryshme, në raport me kontributin e secilit ortak nëkapitalin e shoqërisë. Por, praktikisht, një numër i madh shoqërish me përgjegjësi të kufizuar nuk i ështëpërshtatur kësaj kërkese ligjore, ndërsa QKB vazhdon ta regjistrojë kalimin e kapitalit tëkëtyre shoqërive në formën e shumë kuotave me vlerë të njëjtë. Rrjedhimisht, qëllimi i amendimit të bërë në vitin 2014 është të sqarojë një herë epërgjithmonë kërkesën ligjore se kapitali i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar ndahet nëkuota që janë të barabarta në numër me numrin e ortakëve, dhe secili ortak zotëron një kuotëtë vetme të shoqërisë vlera e të cilës reflekton vlerën e kontributit që ortaku ka dhënë nëshoqëri.3. Neni 68, pika 3, vendos një dallim të rëndësishëm nga SHA-të. SHPK-të, në asnjëmënyrë, nuk mund t’i tregtojnë kuotat e kapitalit të tyre, si në rastin e një SHA-je që mund tëzgjedhë të operojë me oferta publike.4. Neni 68, pika 4, parashikon klauzolën për lirinë kontraktore referuar marrëdhënievendërmjet shoqërisë dhe pronarëve të saj. Kjo klauzolë krijon mundësi për investuesit që tandërtojnë SHPK-në sipas nevojave të biznesit të tyre brenda kufizimeve që renditen nëkomentet më lart.109 http://ec.europa.eu/internal_market/company/modern/index_en.htm 105
Neni 69 Regjistrimi 1. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar regjistrohet sipas neneve 26, 28, 32 e 35 tëligjit nr.9723, datë 3.5.2007 \"Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit\". 2. Nëse shoqëria tregtare ka krijuar një faqe të saj në internet, të dhënat që injoftohen Qendrës Kombëtare të Regjistrimit publikohen në këtë faqe dhe u vihen nëdispozicion personave të interesuar. Neni 70 Kapitali minimal Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar nuk mund të ketë një kapital më të vogël se100 lekë.Komente:1. Ligji për shoqëritë tregtare i vitit 2008 i ka ulur në mënyrë tërësore kërkesat ligjore përkapitalin minimal të ligjit të mëparshëm për shoqëritë tregtare nr.7638. Për pasojë, ai thuajse ika eliminuar dispozitat për mbajtjen e nivelit të kapitalit. E vetmja dispozitë që ka mbetur,është kërkesa për nivelin minimal të kapitalit që caktohet në një shumë tepër të vogël. Kjozgjidhje është një nga aspektet kryesore të modelit të ri dhe fleksibël të SHPK-së. Nukekziston asnjë akt ligjor evropian që ta pengojë këtë ulje rrënjësore, apo madje, eliminimin eplotë të kërkesave për kapitalin minimal për SHPK-të. Sipas legjislacionit të BE-së, “çmimi”për përgjegjësinë e kufizuar (domethënë, mungesa e përgjegjësisë personale të aksionarëve) tëSHA-ve konsiston në mbrojtjen e aksionarëve dhe kreditorëve përmes kërkesave për kapitalinminimal, domethënë, këto shoqëri duhet të kenë një nivel fiks minimal të kapitalit që vendosetme ligj. Ky koncept ka gjetur shprehjen e vet rregullatore në Direktivën e Dytë 77/91/KEEdhe është zgjeruar edhe për SHPK-të në shumicën e Shteteve Anëtare që ndjekin traditën e sëdrejtës romake (Civil Law).2. Megjithatë, vitet e fundit është debatuar shumë lidhur me dobishmërinë e këtij koncepti.Kapitali minimal ofron “siguri” vetëm kur themelohet shoqëria. Nëse, më tej, ai shpenzohetpër shkak të humbjeve gjatë veprimtarive të përditshme, kjo mbrojtje nuk ekziston më.Shpenzimi i kapitalit garanci është krejt normal, nëse vlera e përcaktuar në fillim është epamjaftueshme për të realizuar qëllimet e shoqërisë. Mbërritja e teknologjive të reja novatorenënkupton se paraja mund të transferohet në mbarë botën brenda një kohe shumë të shkurtër.Për rrjedhojë, është shumë e vështirë të ndiqen lëvizjet e vlerave të fondeve në llogaritë eshoqërisë në një moment të caktuar. Prandaj, është e logjikshme që të hiqet dorë nga sistemete vjetra që mbështeteshin te librat kontabël, dhe të kalohet në një sistem që i penalizonadministratorët me përgjegjësi personale, nëse e keqpërdorin formën e përgjegjësisë sëkufizuar të aktivitetit tregtar. 106
3. Ky debat arriti në një pikë të nxehtë110 pas vendimit që mori GJED, sipas të cilit liria evendosjes kërkon që Shtetet Anëtare të BE-së të lejojnë shoqëritë me model fleksibël(kapitali), të themeluara në Shtete të tjera Anëtare, që të ushtrojnë lirisht aktivitet në territorine tyre, pavarësisht sa kufizues është modeli vendas. Kjo mund të rezultojë në një situatë kuSHPK-të e themeluara në përputhje me rregullat më të rrepta të një Shteti Anëtar të BE-së,mund të jenë më të pakta në numër sesa SHPK-të e themeluara në përputhje me rregulla më tëbuta të një Shteti Anëtar tjetër. Kujtojmë shembullin e Gjermanisë, ku brenda vetëm pakvitesh janë regjistruar mbi dyzet mijë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar angleze. Shqipëriakërkoi ta shmangte këtë situatë, duke miratuar ndryshimin e lartpërmendur tërësor në rregullatpër SHPK-të. Kjo gjë ndihmon në mënyrë të konsiderueshme në thithjen e investimeve tëhuaja.4. Pra, në teori, kërkesa për kapitalin minimal për SHPK-të mund të ishte hequr fare, dukeqenë se legjislacioni evropian nuk parashikon asnjë detyrim ligjor për këtë. Megjithatë,ekzistojnë disa arsye praktike pse duhet kërkuar, të paktën, një vlerë e vogël për kapitalinminimal: të drejtat që lindin nga kuota e pjesëmarrjes në kapital (aksionet), si: të drejtat evotës etj., mund t’i cilësohen një pronari me lehtësi dhe qartësi më të madhe nëse përcaktohensi pjesë e një kapitali nominal. Në të vërtetë, tani, disa Shtete Anëtare të BE-së po përpiqenqë, nga njëra anë, t’i ruajnë këto avantazhe, dhe nga ana tjetër, të marrin në konsideratë njëlirshmëri më të madhe, duke e ulur tërësisht nivelin e kapitalit minimal të kërkuar me ligj.Tani, legjislacioni i Mbretërisë së Bashkuar lejon që SHPK-të të themelohen me një sterlinë.Të njëjtën gjë bën edhe legjislacioni i Francës (një euro). Faktikisht, kjo do të thotë se u lihetnë dorë themeluesve të vendosin se çfarë vlere duan të kontribuojnë në mënyrë që tëpërmbushin kërkesat fillestare të biznesit të tyre dhe të japin një sinjal “serioziteti” për tregun.Dhe, më pas, u takon palëve të treta (sidomos kreditorëve) të vendosin nëse shoqëria tregtareduket se i ka fondet e mjaftueshme.5. Megjithatë, meqenëse ruajtja e nivelit të kapitalit e humbet kuptimin e vet, nëse kapitaliminimal ulet në 100 lekë, për të qenë i pranueshëm nga pikëpamja ligjore vendimi iadministratorëve për t’u shpërndarë pagesa pronarëve duhet t’i nënshtrohet një “testi tëaftësisë paguese” shtesë. Administratorët përgjigjen përpara shoqërisë për saktësinë e testit tëaftësisë paguese dhe duhet të nënshkruajnë një “certifikatë të aftësisë paguese” ku vërtetohetse, pas pagimit të dividendëve, aktivet e shoqërisë gjithsesi i mbulojnë plotësisht detyrimetdhe se shoqëria ka aktive likuide të mjaftueshme për të bërë shlyerjen e pasiveve të vetabrenda afatit gjatë dymbëdhjetë muajve në vijim. Përfshirja e këtij “testi të aftësisë paguese”është një metodë mbrojtëse për shoqëritë pa kapital minimal. Grupi i Nivelit të Lartë tëEkspertëve të Legjislacionit për Shoqëritë Tregtare e ka rekomanduar këtë si metodë110 E kemi përmendur këtë edhe në komentet për nenin 8 për “konfliktin e ligjeve” dhe ligjin përkatës shqiptar për tëdrejtën private ndërkombëtare. 107
alternative ndaj kërkesave për kapital minimal.111 Ligji për shoqëritë tregtare e parashikonkëtë koncept në nenet nga 77 deri në 79.6. Është krejt e sigurt se një test i tillë i aftësisë paguese dhe përgjegjësia përkatëse eadministratorëve të SHPK-së e pengojnë shpërndarjen e dividendëve në rast të “kapitalizimittë pamjaftueshëm”. E, megjithatë, çfarë do të thotë “kapitalizëm i pamjaftueshëm” në kushtete SHPK-ve? Siç e kemi thënë më parë (komentet për nenin 16), kapitalizimi i pamjaftueshëmmund të rezultojë në “shpimin e perdes së korporatës” dhe mund t’i bëjë administratorët eSHPK-së (apo pronarët e mëdhenj dominues) që të përgjigjen personalisht, por vetëm në rasttë veprës së paligjshme financiare. Një SHPK, që mund të themelohet me 100 lekë, nuk quhetautomatikisht me kapital të pamjaftueshëm. Shoqërisë i nevojitet kapital i mjaftueshëm kur tënisë faktikisht operacionet e veta. Asambleja e Përgjithshme duhet të vendosë se çfarë duhettë ndodhë nëse ekziston një rrezik i paaftësisë paguese (neni 82, pika 3). Fakti i kapitalizimittë pamjaftueshëm duhet t’i referohet gjithmonë kontekstit konkret të mbajtjes së kapitalit tëformës së shoqërisë në fjalë dhe sjelljes përkatëse të pronarëve, aksionarëve dheadministratorëve. Sa i takon vlerës së ulët të kapitalit minimal dhe testit të aftësisë paguese tëSHPK-ëve, vetëm synimet e paligjshme të themeluesve ose pronarëve mund të shërbeninfaktikisht si shkas për aplikimin e rregullës e nenit 16 për shpimin e perdes këtu. Me fjalë tëtjera, dijenia (e prezumuar) për pamundësinë e përmbushjes së kërkesave për shlyerje tëkreditorëve, që kërkon kjo dispozitë, mund të shndërrohet në tregtim të padrejtë të qëllimshëmose të paligjshëm (neni 98, pika 4): një administrator, i cili vijon të zhvillojë aktivitet dukehyrë me dashje në borxhe të tjera kur e di se shoqëria nuk do të mund t’i shlyejë asnjëherëdhe, për rrjedhojë, nuk e mbledh Asamblenë e Përgjithshme, siç e kërkon neni 82, pika 3,rrezikon të bëhet objekt jo vetëm i padive për dëmshpërblim sipas nenit 98, pika 4, por edhe ikërkesës për t’u përgjigjur personalisht sipas nenit 16. Po kështu rrezikojnë ortakët, të cilët ekanë kompetencën për ta bindur administratorin që të veprojë kështu. Ky është një shembulltjetër i mënyrës me të cilën ligji për shoqëritë tregtare i ka zëvendësuar dispozitat përsigurimin dhe mbajtjen e kapitalit, duke u fokusuar te detyrat e administratorëve.7. Një përjashtim tjetër i SHPK-së nga shlyerja e kapitalit themeltar mund të gjendet nënenin 41 të ligjit për regjistrimin e biznesit. Ai e shfuqizon kërkesën “klasike” për sigurimin ekapitalit që kontributet në mjete monetare dhe në natyrë gjatë themelimit të SHPK-së tëpaguhen pjesërisht ose plotësisht. Neni 41 i ligjit për regjistrimin e biznesit thotë se shlyerja ekapitalit themeltar nuk përbën kusht për regjistrimin fillestar të SHPK-së (me përjashtim tërastit kur në ligje të posaçme parashikohet ndryshe). Megjithatë, rregulla (“e jashtme”) qëmosshlyerja e kontributit nuk pengon regjistrimin dhe fillimin e aktivitetit të shoqërisë siperson juridik, nuk i përjashton pronarët nga detyrimi (“i brendshëm”) për të shlyerkontributet, për të cilat është rënë dakord, kur e kërkon shoqëria tregtare. Mosshlyerja ekontributeve mund të jetë shkak i përjashtimit të pronarit (neni 102).111 Shih, më lart, Kreun B.I. 108
Neni 71 Shoqëria me ortak të vetëm1. Nëse shoqëria mbetet me një ortak, atëherë ortaku i vetëm detyrohet ta regjistrojëkëtë fakt, sipas nenit 43, të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007, \"Për Qendrën Kombëtare tëRegjistrimit\", të ndryshuar. Nëse ortaku i mbetur nuk përmbush këtë detyrim, atëherëortaku përgjigjet personalisht për detyrimet që shoqëria merr përsipër nga data në tëcilën duhet të ishte kryer regjistrimi, sipas këtij neni, deri në datën në të cilën kyregjistrim u krye efektivisht.1122. Nga çasti i regjistrimit të ndryshimit, sipas pikës 1 të këtij neni, shoqëria tregtarevijon si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me ortak të vetëm.Komente:1. Sipas tekstit fillestar të nenit 71, pika 1, të ligjit nr.9901, kur shoqëria me përgjegjësi tëkufizuar mbetet me një ortak, ortaku i vetëm mbart detyrimin të regjistrojë këtë fakt, sipasnenit 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, indryshuar.2. Gjatë procesit të diskutimeve në periudhën 2011-2012 për amendamentet ndaj ligjit përshoqëritë tregtare të vitit 2008, disa palë interesi e shqyrtuan me kujdes këtë dispozitë. Njëçështje kishte të bënte me përkthimin në anglisht të tekstit, sipas të cilit thuhej se: “(1) Kurshoqëria mbetet me një ortak, ortaku i vetëm mbart detyrimin të regjistrojë këtë fakt dheemrin e tij sipas nenit 43 të ligjit ‘Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit’, i ndryshuar. Nëseortaku i mbetur nuk e përmbush këtë detyrim, ai përgjigjet personalisht për detyrimet që merrpërsipër shoqëria gjatë kësaj kohe.” Kjo do të thotë se ortaku i vetëm ka një kohë të kufizuargjatë së cilës mban përgjegjësi. Ortaku i vetëm nuk ka përgjegjësi të kufizuar që nga koha euljes së numrit e deri në regjistrimin e shoqërisë me një ortak. Pas kësaj, shoqëria me një ortakështë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe ortaku ka përgjegjësi të kufizuar për detyrimet etij pas regjistrimit. Në versionin në shqip thuhej: “Nëse ortaku i mbetur nuk e përmbush këtëdetyrim, ortaku përgjigjet personalisht për detyrimet që ka marrë përsipër shoqëria”. Kuptimii tekstit në versionin shqip ishte se detyrimet për një ortak të vetëm mund të ishin më të rënda,sepse ortaku i vetëm dukej, sipas formulimit të mëparshëm, se ishte përgjegjës edhe pasregjistrimit të shoqërisë si shoqëri me ortak të vetëm. Për ta qartësuar këtë çështje dhe për tëkufizuar kohën gjatë së cilës ortaku i vetëm mban këtë barrë, u ndryshua pika 1 e nenit 71 simë lart.3. Duhet theksuar se detyrimi për të njoftuar mbetjen e një ortaku apo aksionari të vetëmështë pjesë e kërkesave të Direktivës 89/667/KEE. Ky ndryshim është plotësisht në përputhjeme Direktivën e BE-së.112 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 9. 109
4. Ligji për shoqëritë tregtare merr në konsideratë themelimin e SHPK-ve me ortak tëvetëm (shih, më lart, komentet për nenin 3). Kjo ka veçanërisht rëndësi për shoqëritë mëma qëduan të krijojnë filiale me pronësi të plotë, si një mjet për të kufizuar rreziqe të caktuara që tëmos dalin jashtë disa aktiveve të caktuara. Megjithatë, një shoqëri me ortak të vetëm mund tëkrijohet edhe pasi shoqëria të jetë themeluar, fillimisht, nga disa ortakë. Kjo ngjarje duhet tëbëhet e ditur përmes regjistrimit të posaçëm në QKB. Përndryshe, privilegji i përgjegjësisë sëkufizuar humbet (neni 71, pika 1) gjatë kohës kur ndodh një shkelje e ligjit. Nga ana tjetër, njëshoqëri me ortak të vetëm mund ta ndryshojë lehtësisht statusin e vet dhe të bëhet një shoqërime disa ortakë përmes përdorimit të instrumentit të zmadhimit të kapitalit dhe/ose kalimit tëkuotave te ortakët e rinj. Gjithashtu, është e qartë se ky ndryshim duhet depozituar nëregjistrin e Qendrës Kombëtare të Biznesit (neni 43 i ligjit për regjistrimin e biznesit). Sa itakon klauzolës së posaçme për veprimet ligjore me veten për shoqëritë me ortak të vetëm,jeni të lutur të lexoni komentet për nenin 13. TITULLI II KUOTAT DHE KALIMI I KUOTAVE Neni 72 Zotërimi i kuotave 1. Kuota e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar mund të zotërohet nga një ose mëshumë persona. 2. Në rastin kur një kuotë e kapitalit të shoqërisë zotërohet nga më shumë se njëperson, në marrëdhënie me shoqërinë këta persona trajtohen si një ortak dhe të drejtate tyre ushtrohen, nëpërmjet një përfaqësuesi të përbashkët. Këta persona përgjigjenpersonalisht dhe në mënyrë solidare për detyrimet që lindin nga zotërimi i kuotës. 3. Personat që zotërojnë një kuotë të kapitalit të shoqërisë me përgjegjësi tëkufizuar, merren vesh ndërmjet tyre për ndarjen e të drejtave e të detyrimeve, qërrjedhin nga kjo kuotë. Këto të drejta e detyrime mund të ndahen në mënyrë tëbarabartë ose jo. 4. Veprimet e shoqërisë ndaj kuotës së zotëruar nga më shumë se një personkrijojnë pasoja ndaj të gjithë zotëruesve të saj edhe nëse veprimi i shoqërisë i drejtohetvetëm njërit prej zotëruesve. 5. Shoqëria tregtare mund të lëshojë një certifikatë për të vërtetuar zotërimin ekuotës së kapitalit. Kjo certifikatë lëshohet në emër të personit apo të personave, qëzotërojnë kuotën dhe nuk përbën letër me vlerë. 6. Nëse personat që zotërojnë një kuotë nuk arrijnë një marrëveshje, sipas pikës 3të këtij neni, atëherë zbatohen dispozitat e Kodit Civil për bashkëpronësinë.Komente: 110
Identiteti i ortakëve mund të verifikohet duke iu drejtuar QKB-së. Çdo kalim kuotepronësie duhet depozituar në regjistër në QKB (neni 74, pika 2, neni 43 i ligjit për regjistrimine biznesit). Neni 43, pika 1, i ligjit për regjistrimin e biznesit i zbaton rregullat për regjistriminfillestar edhe për regjistrimin e ndryshimeve. Kjo do të thotë se çdo kalim kuote duhet tëdepozitohet në regjistër brenda 30 ditëve nga ngjarja apo kontrata e kalimit (nenet 73 dhe 74)(neni 22, pika 3, i ligjit për regjistrimin e biznesit). Për ortakun mund të lëshohet njëcertifikatë pronësie, por ajo nuk mund të trajtohet dhe të kalohet si letrat me vlerë (neni 72,pika 5). Kjo normë e pengon qëllimisht krijimin e një tregu për kuotat e pronësisë sëshoqërive me përgjegjësi të kufizuar (shih edhe pikën 3 të nenit 68). Neni 73 Mënyrat e fitmit dhe kalimit të kuotave 1. Kuotat e kapitalit të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar e të drejtat qërrjedhin prej tyre mund të fitohen apo kalohen nëpërmjet: a) kontributit në kapitalin e shoqërisë; b) shitblerjes; c) trashëgimisë; ç) dhurimit; d) çdo mënyre tjetër të parashikuar me ligj. 2. Në rastet e kalimit të kuotave me kontratë, kushtet dhe momenti i kalimit tëtitullit të pronësisë mbi kuotën, si dhe kushtet e tjera të kalimit, përfshi momentin epagesës së çmimit, rregullohen nga kontrata. Kontrata për kalimin e kuotës hartohet nëformë shkresore, dhe noterizimi nuk përbën kusht për vlefshmërinë apo regjistrimin ekontratës. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet shprehimisht ndryshe nga ligjiapo kur palët bien dakord në kontratë, vlefshmëria e kalimit të titullit të pronësisë mbikuotat nuk do të kushtëzohet nga kryerja e formaliteteve të ndryshme me efektdeklarativ, përfshi këtu formalitetet e regjistrimit ose të publikimit të kontratës apo tëkalimit të titullit. 113 3. Statuti mund të kushtëzojë kalimin e kuotave, veçanërisht duke përcaktuarmiratimin e shoqërisë ose të drejtën e parablerjes në favor të shoqërisë apo të ortakëvetë tjerë.Komente:1. Gjatë procesit të diskutimeve në periudhën 2011-2012 për amendamentet ndaj ligjit përshoqëritë tregtare të vitit 2008 doli qartë se për konfirmimin e kalimit të kuotave të pronësisëpërdorej praktika tradicionale shqiptare, pra, përpara ligjit për shoqëritë tregtare të vitit 2008.Kur kaloheshin kuotat e pronësisë, kontratat nuk njiheshin nëse nuk noterizoheshin. Nuk ishte113 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 10. 111
ky synimi i ligjit të vitit 2008, pavarësisht nga neni 73. Gjatë shqyrtimit të ligjit për shoqëritëtregtare në periudhën 2011-2012 u propozua një amendament për të qartësuar ligjin dhe për tëshpjeguar qartë se gjatë kalimit të kuotave të pronësisë nuk është nevoja për procesin enoterizimit. Amendamentet e propozuara tregojnë se pronësia është e sigurt kur kontrata ështëe vlefshme dhe përfunduar. Gjithashtu, amendamentet ndjekin kërkesat e paraqitura ngagrupet e interesit si pasojë e problematikave të hasura gjatë procedurave të regjistrimit nëQKB të kontratave të kalimit të kuotave të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar.Amendamentet ndaj nenit 73, pika 2, kanë për qëllim lehtësimin e këtyre procedurave pranëQKB-së.2. SHPK-të synojnë për të plotësuar nevojat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Nëmënyrë tipike, ato financohen nga një grup i vogël ortakësh, të cilët kanë vullnetin që tësigurojnë kapitalin e shoqërisë pa iu drejtuar publikut, sepse duan që vetëm ato ta kenë nënkontroll ndërmarrjen e tyre. Për rrjedhojë, edhe kalimi i kuotave të pronësisë, në mënyrëtipike, mund t’u nënshtrohet kërkesave ligjore që pengojnë kalimin lehtësisht të kuotave te tëtretët (neni 73, pika 3). Neni 74 Pasojat e kalimit të kuotave 1. Personi që kalon kuotën dhe ai që e fiton atë përgjigjen në mënyrë solidare ndajshoqërisë për detyrimet që rrjedhin nga zotërimi i kuotës, nga çasti i kalimit të kuotave,deri në çastin e regjistrimit të kalimit, sipas pikës 2 të këtij neni. 2. Shoqëria regjistron kalimin e kuotës, sipas nenit 43 të ligjit nr.9723, datë3.5.2007 \"Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit\". Regjistrimi i kalimit të kuotave kaefekt deklarativ.Komente: Pasojat e kalimit të kuotave me kontratë (pika 2 e nenit 73) meritojnë një shënimspecifik: neni 74, pika 2, parashikon që pronësia mbi kuotën gjykohet e transferuar në bazë tëdispozitave të kontratës. Kalimi i pronësisë nuk lidhet me regjistrimin në QKB. QKB-javetëm regjistron zotëruesin e ri. Me fjalë të tjera, këtu, regjistrimi i kalimit në QKB nuk luanasnjë rol formal në kalimin e të drejtave. Po kështu, për shkak të strategjisë për liberaliziminpër SHPK-të, nuk kërkohet asnjë regjistër i ortakëve, në të cilin të regjistrohej kalimi ikuotave. Tani, ky është një dallim i madh midis regjimit të SHA-ve dhe sistemit të SHPK-ve(shih nenin 117, pika 2, dhe nenin 119 në rastin e SHA-ve). Neni 75 Pjesëtimi i kuotave dhe transferimi i tyre 1. Me përjashtim të rasteve kur kjo është e ndaluar nga statuti, kuotat mund tëpjesëtohen për shkak të kalimit të tyre. 112
2. Dispozitat e nenit 73 të këtij ligji për kalimin e kuotave zbatohen edhe përkalimin e pjesëve të kuotave. TITULLI III MARRËDHËNIET NDËRMJET SHOQËRISË DHE ORTAKËVE Neni 76 Shpërndarja e fitimeve 1. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, ortakët kanë tëdrejtë të ndajnë pjesën e fitimit të deklaruar në pasqyrat financiare të shoqërisë. 2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, fitimi ushpërndahet ortakëve në raport me kuotat e zotëruara. Neni 77 Kufizimet e shpërndarjeve, certifikata e aftësisë paguese 1. Shoqëria mund t'u shpërndajë fitime ortakëve, vetëm nëse pas pagimit tëdividendit: a) aktivet e shoqërisë mbulojnë tërësisht detyrimet e saj; b) shoqëria ka aktive likuide të mjaftueshme për të shlyer detyrimet që bëhen tëkërkueshme brenda 12 muajve në vazhdim. 2. Administratorët lëshojnë një certifikatë të aftësisë paguese, e cila konfirmonshprehimisht se shpërndarja e propozuar e dividendëve përmbush kërkesat e pikës 1 tëkëtij neni, ndërsa kur gjendja e shoqërisë tregon se shpërndarja e propozuar edividendëve nuk i përmbush këto kritere, administratorët nuk mund ta lëshojnë këtëcertifikatë. 3. Kërkesat e pikave 1 dhe 2, të këtij neni, zbatohen gjithashtu në rastet kur,pavarësisht nga dhënia e miratimeve të nevojshme, sipas nenit 13, të këtij ligji, shoqëriado të kryejë një pagesë në favor të një prej ortakëve të saj, në bazë të një marrëveshjejetë lidhur mes shoqërisë dhe ortakut, e cila përmban kushte më pak të favorshme përshoqërinë, në krahasim me kushtet normale të tregut.114 4. Administratorët përgjigjen ndaj shoqërisë për vërtetësinë e certifikatës sëaftësisë paguese që duhet të lëshohet sipas këtij neni.Komente: Gjatë shqyrtimit të ligjit për shoqëritë tregtare në periudhën 2011-2012, disa grupe tëinteresit treguan interes për ta qartësuar nenin 77 të ligjit nr.9901, që rregullon rastin eshpërndarjeve të ndaluara të dividendit, që shoqëria me përgjegjësi të kufizuar u bën ortakëve.114 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 11. 113
Duke pasur parasysh se shoqëritë mund t’i anashkalojnë detyrimet sipas nenit 77 të ligjit,duke shpërndarë dividendët në formën e kontratave të tjera për ortakët e saj, administratorëtduhet të hartojnë certifikatën e aftësisë paguese sipas nenit 77, edhe për rastin kur shoqëria ipaguan ortakut një shumë në bazë të një marrëveshje me kushte që nuk janë kushte normaletregu. Neni 78 Përgjegjësia personale për shpërndarjet e ndaluara 1. Administratorët, të cilët nga pakujdesia lëshojnë një certifikatë të pasaktë tëaftësisë paguese, sipas pikës 2 të nenit 77 të këtij ligji, përgjigjen personalisht përparashoqërisë për kthimin e dividendëve të shpërndarë. 2. Ortakët, që kanë marrë nga shoqëria dividendë, përgjigjen personalisht ndajshoqërisë për kthimin e dividendëve, që u janë shpërndarë kur nuk është lëshuarcertifikata e aftësisë paguese, ose kur, pavarësisht lëshimit të certifikatës, këta ortakëkanë pasur dijeni për gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë, sipas pikës 1 të nenit 77të këtij ligji, ose në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishin pasur dijeni përkëtë gjendje. Neni 79 Rikthimi i shpërndarjeve të ndaluara 1. Paditë e shoqërisë, siç parashikohet në nenin 78 të këtij ligji, mund të ngrihenedhe sipas pikës 3 të nenit 10 të këtij ligji. 2. Parashkrimi i padive, sipas pikës 1 të këtij neni, nis në datën kur është kryershpërndarja e ndaluar. Neni 80 Anulimi i kuotave nga shoqëria 1. Statuti mund të parashikojë të drejtën e shoqërisë për të anuluar një kuotë. Nëkëto raste statuti duhet të parashikojë shkaqet e procedurat për anulimin e likuidimin ekuotës. 2. Kuota mund të anulohet në çdo rast me miratimin e ortakut përkatës, mepërjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe nga statuti. 3. Të drejtat e detyrimet, që i rrjedhin ortakut nga zotërimi i kuotës, shuhen meanulimin e saj.Komente:1. Tërheqje e kuotës do të thotë anulim i kuotës dhe i të drejtave përkatëse si ortak. Duhetbërë dallimi nga situata ku shoqëria blen kuotat e veta. Blerja bën që kuota apo aksioni tëvazhdojë të ekzistojë. Blerja e kuotave të veta nga ana e SHPK-së pasqyrohet shprehimisht në 114
ligjin për shoqëritë tregtare vetëm në dy raste kur janë të përfshirë ortakë, të cilëve u lejohett’i kërkojnë shoqërisë t’ua riblejë kuotat (neni 84, pika 2, shkronja “b” dhe neni 212).Përgjithësisht, një blerje e tillë lejohet për SHPK-të, duke qenë se modeli i SHPK-ve sipasligjit për shoqëritë tregtare nuk aplikon ndonjë mekanizëm të mbajtjes së kapitalit që,zakonisht, kufizon mundësinë e blerjes së kuotave të veta përmes shoqërisë (shih komentetpër nenin 133, më poshtë, për SHA-të).2. Zakonisht, një arsye për tërheqjen, që parashikohet nga Statuti, është largimi i njëortaku, i cili bëhet i papranueshëm për të tjerët ose për shoqërinë, pa iniciuar procedurën qëparashikon neni 120. Kjo është legjitime, këtu, sa i takon strukturës personale të SHPK-së, përaq sa dispozitat e Statutit janë mjaftueshmërisht të përpikta në përcaktimin e kushteve tëtërheqjes dhe i japin mundësi ortakut të shprehë mendimin e tij. Një tërheqje e tillë nuk mundta befasojë ortakun në fjalë, sepse kjo mundësi është parashikuar në Statutin për të cilin ai karënë dakord si themelues apo si ortak i ri. Një arsye tjetër mund të jetë parandalimi ipersonave të jashtëm që të mos bëhet ortakë të shoqërisë, për shembull, kur një kreditor merrkuotën e një ortaku gjatë procedurës së përmbarimit ose falimentimit (lidhur me ortakun, jome shoqërinë!). TITULLI IV ORGANET E SHOQËRISËKomente: Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar përjashtohen nga “strukturat me këshill”. Për t’iupërshtatur përmasave më të vogla dhe karakterit më “personal” të marrëdhënieve ndërmjetortakëve, ligji parashikon vetëm kërkesën për Asamblenë e Përgjithshme dhe administratorët(nenet 81 dhe 95). KREU 1 ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME Neni 81 Të drejtat dhe detyrimet 1. Asambleja e përgjithshme është përgjegjëse për marrjen e vendimeve përshoqërinë për çështjet e mëposhtme: a) përcaktimin e politikave tregtare të shoqërisë; b) ndryshimet e statutit; c) emërimin e shkarkimin e administratorëve; ç) emërimin e shkarkimin i likuiduesve dhe të ekspertëve kontabël të autorizuar; d) përcaktimin e shpërblimeve për personat e përmendur në shkronjat \"c\" dhe\"ç\" të kësaj pike; 115
dh) mbikëqyrjen e zbatimit të politikave tregtare nga administratorët, përfshirëpërgatitjen e pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë se veprimtarisë; e) miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë sëveprimtarisë; ë) zmadhimin dhe zvogëlimin e kapitalit; f) pjesëtimin e kuotave dhe anulimin e tyre; g) përfaqësimin e shoqërisë në gjykatë dhe në procedimet e tjera ndajadministratorëve; gj) riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë; h) miratimin e rregullave procedurale të mbledhjeve të asamblesë; i) çështje të tjera të parashikuara nga ligji apo statuti. 2. Asambleja e përgjithshme merr vendime për çështjet e përcaktuara nëshkronjat \"e\" dhe \"ë\" të pikës 1 të këtij neni, pas marrjes dhe shqyrtimit tëdokumenteve përkatës. 3. Nëse shoqëria zotërohet nga një ortak, të drejtat dhe detyrimet e asamblesë sëpërgjithshme ushtrohen nga ortaku i vetëm. Të gjitha vendimet e marra nga ortaku ivetëm regjistrohen në një regjistër të vendimeve, të dhënat e të cilit nuk mund tëndryshohen ose të fshihen. Duhen regjistruar në veçanti, por pa u kufizuar në to,vendimet për: a) miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë sëveprimtarisë; b) shpërndarjen e fitimeve vjetore dhe mbulimin e humbjeve; c) investime; ç) vendimet për riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë. Vendimet e paregjistruara në regjistrin e vendimeve janë absolutisht tëpavlefshme. Shoqëria nuk mund t'i kundrejtojë pavlefshmërinë të tretit, që ka fituar tëdrejta në mirëbesim, përveç rastit kur shoqëria provon se i treti ka pasur dijeni përpavlefshmërinë, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijenipër të.Komente:1. Asambleja e Përgjithshme është një organ i fuqishëm: ajo përcakton politikat e biznesitdhe është e ngarkuar me monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre politikave nga anae administratorëve (neni 81, pika 1, shkronja “a” dhe “dh”). Ajo emëron dhe shkarkonadministratorët dhe përcakton shpërblimin e tyre (shkronja “ë” dhe “d”). Në këtë aspekt, ështëme rëndësi të theksohet se e drejta për shkarkimin e administratorit, në çdo kohë, me shumicëtë zakonshme nuk mund të hiqet me Statut apo me kontratë (neni 95, pika 6). E fundit, për ngaradha por jo për nga rëndësia, Asambleja e Përgjithshme mund ta ndryshojë Statutin meqëllim zgjerimin e funksioneve të saj (neni 81, pika 1, nënpika 14, neni 87). Megjithatë, 116
modeli i drejtimit të brendshëm, që përdoret këtu, nuk nxit me çdo kusht një strukturë“hierarkike”, por, më shumë, parashikon një “drejtpeshim të lirshëm të pushtetit” ndërmjetorganeve të shoqërisë në interes të shoqërisë. Kjo është shumë më realiste, meqenëseshpërndarja reale e pushtetit në një shoqëri varet nga shpërndarja e kuotave dhe nga personatqë i përfaqësojnë ato. Modeli që jep ligji kërkon shumë bashkëpunim ndërmjet Asamblesë së Përgjithshmedhe administratorëve. Me qëllim që të përcaktojë politika biznesi të përshtatshme, Asamblejae Përgjithshme duhet të marrë informacion të mjaftueshëm nga administratorët (neni 95, pika3, shkronjat “c”, “ç”, “d” dhe “e”). Fleksibilitet i SHPK-ve do të thotë se do të ketëndërmarrje të veçanta që do të duan të hartojnë Statutin për objektivat e veta. Është merëndësi që kjo të theksohet kur Asambleja e Përgjithshme dhe administratorët përcaktojnëproceset, rregulloret dhe procedurat e shoqërisë. Gjithashtu, Statutet model mund të jenë tëdobishme për strukturimin e shoqërisë tregtare me saktësi duke bërë të mundur që palët einteresit të theksojnë objektivat tregtarë. Nënvizohen, gjithashtu, rastet e rëndësishme qëparashikohen nga neni 82, pikat nga 3 deri në 5, në bazë të të cilit Asambleja e Përgjithshmeduhet të mblidhet kur ekziston rreziku i paaftësisë paguese dhe kur duhet bërë një blerje eaktiveve madhore (neni 95, pika 4). Me fjalë të tjera, ligji i ri për shoqëritë tregtare nukparashikon që Asambleja e Përgjithshme të përfshihet drejtpërdrejt në marrjen e vendimevepër administrimin e shoqërisë. Politika e përgjithshme përcaktohet gjatë mbledhjeve tëzakonshme që, përgjithësisht, zhvillohen vetëm një herë në vit (neni 82, pika 1). PasiAsambleja përcakton politikën e biznesit, janë administratorët ata, të cilët, faktikisht, kryejnëaktivitetin e shoqërisë (neni 95, pika 3, shkronja “a”). Në këtë pikë, Asambleja e Përgjithshmemerr funksione mbikëqyrëse sa u takon aktiviteteve të administratorëve (neni 81, pika 1,shkronja “dh”). Sidoqoftë, meqenëse investuesit në një SHPK, përgjithësisht, kanë interespersonal për mënyrën si administrohet shoqëria, ata mund të përdorin Statutin për tëplanifikuar përfshirjen e tyre në administrimin e shoqërisë, duke i dhënë Asamblesë sëPërgjithshme një rol administrimi dhe kontrolli, sipas nevojave të tyre. Sipas nenit 81, pika 1, Asambleja e Përgjithshme është përgjegjëse për marrjen evendimeve për çështje të rëndësishme, si në rastin e ndryshimeve të Statutit (shkronja “b”),miratimit të pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë së veprimtarisë (shkronja“e”), dhe riorganizimit dhe prishjes së shoqërisë (shkronja “gj”). Asambleja e Përgjithshme, gjithashtu, përgjegjëse për përfaqësimin e shoqërisë nëgjykatë dhe në procedimet e tjera ndaj administratorit (neni 81, pika 1, shkronja “g”. Ajozbaton dhe kontrollon përgjegjësinë e administratorëve për dëmet që i shkaktohen shoqërisë.Ortakët në pakicë dhe kreditorët mund t’i kërkojnë Asamblesë që të veprojë në këtë mënyrë(neni 92, pika 6).2. Nëse shoqëria zotërohet nga një ortak, të drejtat dhe detyrimet e Asamblesë sëPërgjithshme ushtrohen nga ortaku i vetëm. Mirëpo, kjo kërkon që të gjitha vendimet e marranga ortaku i vetëm të regjistrohen në një regjistër të vendimeve, të dhënat e të cilit nuk mundtë ndryshohen ose të fshihen (neni 81, pika 3). Është me rëndësi të theksohet se çdo vendim i 117
marrë, por jo i regjistruar në këtë regjistër, është i pavlefshëm kundrejt shoqërisë, ndërsa, përshkak të parimit të mbrojtjes së përgjithësuar të palëve të treta, që është trajtuar në komentetmë lart për nenin 12, palët e treta (që veprojnë në mirëbesim) do të mbrohen. Neni 82 Mbledhja e asamblesë së përgjithshme 1. Asambleja e përgjithshme mblidhet në rastet e përcaktuara nga ky ligj, nga ligjetë tjera ose nga dispozitat e statutit dhe sa herë që mbledhja është e nevojshme për tëmbrojtur interesat e shoqërisë. Mbledhja e zakonshme e asamblesë së përgjithshmethirret të paktën një herë në vit. 2. Asambleja e përgjithshme thirret nga administratorët apo ortakët e përcaktuarsipas nenit 84 të këtij ligji. 3. Asambleja e përgjithshme thirret nëse, sipas bilancit vjetor apo raporteve tëndërmjetme financiare, rezulton ose ekziston rreziku që aktivet e shoqërisë nuk imbulojnë detyrimet e kërkueshme brenda 3 muajve në vazhdim. 4. Asambleja e përgjithshme thirret kur shoqëria propozon të shesë apo tëdisponojë në mënyrë tjetër aktive, të cilat kanë një vlerë më të lartë se 5 për qind tëaseteve të shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare të certifikuara. 5. Asambleja e përgjithshme thirret kur shoqëria, brenda 2 viteve të para pasregjistrimit të saj, propozon të blejë nga një ortak pasuri, që kanë vlerë më të lartë se 5për qind të aseteve të shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare tëcertifikuara. 6. Në rastet e parashikuara në pikat 3 e 5 të këtij neni, asamblesë së përgjithshme iparaqitet një raport nga një ekspert kontabël i autorizuar, i pavarur. 7. Dispozitat e pikës 6 të këtij neni nuk zbatohen nëse blerjet, sipas pikave 4 e 5 tëkëtij neni, kryhen në bursë ose janë pjesë e veprimeve të përditshme të shoqërisë dhebëhen në kushte normale tregu. Gjithashtu, këto dispozita nuk zbatohen në rastin kurshoqëria zotërohet nga një ortak i vetëm. 8. Në rastet e parashikuara në pikat 3 deri në 5 të këtij neni, asambleja epërgjithshme mund të miratojë një rezolutë këshilluese, duke miratuar apo bërë vërejtjepër veprimtarinë e administratorëve. Neni 83 Mënyra e thirrjes 1. Asambleja e përgjithshme thirret nëpërmjet një njoftimi me shkresë ose, nëseparashikohet nga statuti, me njoftim nëpërmjet postës elektronike. Njoftimi me shkresëapo me mesazh elektronik duhet të përmbajë vendin, datën, orën e mbledhjes dherendin e ditës e t'u dërgohet të gjithë ortakëve, jo më vonë se 7 ditë përpara datës sëparashikuar për mbledhjen e asamblesë. 118
2. Kur asambleja e përgjithshme nuk është thirrur sipas pikës 1 të këtij neni, ajomund të marrë vendime të vlefshme vetëm nëse të gjithë ortakët janë dakord, për tëmarrë vendime, pavarësisht parregullsisë. Neni 84 Kërkesa nga ortakët e pakicës 1. Ortakët, të cilët përfaqësojnë të paktën 5 për qind të totalit të votave nëasamblenë e përgjithshme të shoqërisë, apo një pjesë më të vogël të parashikuar nëstatut, mund t'i drejtojnë administratorëve një kërkesë me shkrim, përfshirë postënelektronike, për të thirrur asamblenë e përgjithshme dhe/ose përfshirjen e çështjeve tëposaçme në rendin e ditës. Kërkesa duhet të përmbajë arsyet, objektivat dhe çështjet,për të cilat asambleja duhet të marrë një vendim. Nëse kërkesa refuzohet, këta ortakëkanë të drejtë ta thërrasin asamblenë dhe të caktojnë çështjet e rendit të ditës, nëpërputhje me pikën 1 të nenit 83 të këtij ligji. 2. Nëse, në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni, asambleja e përgjithshme nukthirret, ose çështja e kërkuar prej këtyre nuk futet në rendin e ditës, secili prej ortakëve,që kanë bërë kërkesën, ka të drejtë: a) të ngrejë padi në gjykatë, për të deklaruar shkeljen e detyrimit të besnikërisë,nëse administratorët nuk përmbushin kërkesat e ortakëve brenda 15 ditëve; b) t'i kërkojë shoqërisë blerjen e kuotave, të zotëruara prej tyre. 3. Në rastet kur rendi i ditës ndryshohet, sipas parashikimeve të pikave 1 e 2 tëkëtij neni dhe thirrja i është njoftuar ortakëve, administratorët njoftojnë përsëri rendine ditës, të ndryshuar, në përputhje me parashikimet e pikës 1 të nenit 83 të këtij ligji. 4. Përfaqësuesi i autorizuar është i detyruar të deklarojë çdo fakt apo rrethanë, tëtillë që, sipas gjykimit të ortakut të përfaqësuar, rrezikon të ndikojë në vendimmarrjene përfaqësuesit për interesa të tjerë të ndryshëm nga ata të ortakut të përfaqësuar.Komente:1. Në mungesë të rregullave të tregut të kapitalit apo të rregulloreve të bursës, mbrojtja eortakëve në pakicë të SHPK-ëve mbështetet vetëm te dispozitat e ligjit për shoqëritë tregtare.Në ligjin për shoqëritë tregtare, mbrojtja e pozicionit të investuesve mbështetet shumë tepërmbajtja e detyrimit të besnikërisë së administratorëve kundrejt zotëruesve të kuotave dhendërmjet zotëruesve të kuotave, që është diskutuar më lart në komentet për nenet nga 14 e nëvijim. Për më tepër, ligji për shoqëritë tregtare parashikon norma për grupimet e shoqërive, qëmbulojnë edhe të drejtat e ortakëve apo aksionarëve në pakicë (nenet nga 205 deri në 212).Megjithatë, në gjithë seksionin e ligjit për SHPK-në ka edhe dispozita të tjera që mbrojnëpakicat e ortakëve.2. Njëra prej tyre është neni 84, që parashikon të drejtën e një pakice prej 5 për qind që tëparaqesin kërkesë me shkrim pranë administratorëve për të mbledhur Asamblenë e 119
Përgjithshme dhe/ose për të përfshirë pikë të caktuara në rendin e ditës. Problem mund tëkishte nëse nuk do të kishte asnjë administrator, mbase për shkak të mosplotësimit të vendit tëadministratorit, apo të vdekjes apo humbjes së zotësisë mendore të administratorit. Kjosituatë u analizua gjatë shqyrtimit të ligjit për shoqëritë tregtare në periudhën 2011-2012.Gjatë diskutimeve, pjesa më e madhe e grupeve të interesit ishte e mendimit se kjo situatë nukndodh shpesh. Nëse do të ndodhte, fakti që Asambleja e Përgjithshme duhet zhvilluar çdo vit(për SHPK-të), përgjithësisht, e normalizon situatën. Përveç kësaj, gjithsesi, aksionarët, qëzotërojnë 5 për qind të shoqërisë, mund të thërrasin mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme(neni 84, pika 1). Gjatë shqyrtimit të ligjit për shoqëritë tregtare në periudhën 2011-2012, disagrupe të vogla interesi ishin të mendimit se për të plotësuar këtë hapësirë të mundshme ligjoreduhej propozuar një amendament. Mirëpo, çështja e rregullimit të situatave ekstreme është seështë vështirë të parashikohen në ligj të gjitha risqet. Do të ishte e mundur të Amendimi iligjit për shoqëritë tregtare në funksion të SHPK-ve, që pozicioni i zëvendësadministratorit tëbëhet i detyrueshëm, mund të bëhej, por në legjislacion SHPK-ja parashikohet si një formë ethjeshtë me fokus në komunitetin e biznesit; mbase një zgjidhje më e mirë do të ishte tëshqyrtohej parashikimi i ndonjë legjislacioni jodetyrues në kodin e drejtimit të brendshëm, nëStatut ose në Statutin model, nëse ndonjë shoqëri do të donte ta përfshinte këtë në Statut.3. Nëse kërkesa e tyre nuk pranohet ortakët në pakicë mund ta mbledhin Asamblenëdhe/ose ta përcaktojnë rendin e ditës vetë (neni 84, pika 1, nënpika 3). Ajo çka ngjall interesthuhet në pikën 2: nëse administratorët e pengojnë pakicën që të mbajë mbledhjen eAsamblesë, pakica mund t’i kërkojë gjykatës të shpallë se administratorët janë në shkelje tëdetyrimit të besnikërisë ose t’i kërkojë shoqërisë t’ia blejë aksionet. Është me rëndësi tëtheksohet se këto pasoja shprehin një alternativë. Nëse pakica dëshiron të ngrejë padi ndajadministratorëve, kjo merret si shprehje e interesit për të vazhduar si pronar i shoqërisë. Nëkëtë rast, mundësia e kthimit të kuotës së pronësisë nuk është e qartë. Kjo zgjidhje synon tadetyrojë pakicën t’i përdorë në mënyrë të përgjegjshme instrumentet ligjore që parashikonneni 84, pika 2, në interes të shoqërisë.4. Mbrojtja e interesave të ortakëve (në pakicë) sigurohet edhe nga kontrolli i Asamblesësë Përgjithshme mbi rrogat dhe stimujt për administratorët. Nëse shoqëria është në vështirësifinanciare shpërblimi mund të reduktohet në masën e përshtatshme (shih komentet për nenin97). Neni 85 Përfaqësimi në asamble1. Ortaku mund të përfaqësohet në asamblenë e përgjithshme, në bazë të një autoriziminga një ortak tjetër apo nga një person i tretë.2. Administratorët e shoqërisë nuk mund të veprojnë si përfaqësues të ortakëve nëasamblenë e përgjithshme. 120
3. Autorizimi jepet në formë shkresore vetëm për një mbledhje të asamblesë sëpërgjithshme dhe është i vlefshëm edhe për mbledhjet vijuese me të njëjtin rend dite.115Komente: Gjithashtu, një konflikt interesi mund të lindë lidhur me përfaqësuesit e autorizuar(agjentë ose “përfaqësues me prokurë”) të një ortaku. Përfaqësuesi i autorizuar duhet t’ia bëjëtë ditur këto interesa ortakut. Në rast se ky rregull shkelet, përfaqësuesi i autorizuar përgjigjetsipas normave të Kodit Civil për përgjegjësinë kontraktore dhe jashtëkontraktore. Gjykatatduhet të përcaktojnë spektrin e konfliktit për çdo rast. Këtu vijnë në ndihmë standardet e nenit13, pika 2, për personat e lidhur. Do t’i kthehemi kësaj çështjeje kur të flasim për votimin meprokurë në SHA (komentet për nenin 140). Gjatë shqyrtimit të ligjit për shoqëritë tregtare nëperiudhën 2011-2012, disa grupe interesi propozuan një amendament për të sqaruar se letra eautorizimit për përfaqësimin në Asamblenë e Përgjithshme të SHPK-së duhet të jetë meshkrim. Kështu, tani, pika 3 e nenit 85 thotë se autorizimi duhet të jetë me shkrim. Neni 86 Kuorumi 1. Në rastin e marrjes së vendimeve, që kërkojnë një shumicë të zakonshme,asambleja e përgjithshme mund të marrë vendime të vlefshme vetëm nëse marrin pjesëortakët me të drejtë vote, që zotërojnë më shumë se 30 për qind të kuotave. Në rastinkur asambleja e përgjithshme duhet të vendosë për çështje, të cilat kërkojnë shumicë tëkualifikuar, sipas nenit 87 të këtij ligji, ajo mund të marrë vendime të vlefshme vetëmnëse ortakët që zotërojnë më shumë se gjysmën e numrit total të votave janë tëpranishëm personalisht, votojnë me shkresë, apo mjete elektronike, sipas parashikimevetë pikës 3 të nenit 88 të këtij ligji. 2. Nëse asambleja e përgjithshme nuk mund të mblidhet për shkak të mungesës sëkuorumit të përmendur në pikën 1 të këtij neni, asambleja mblidhet përsëri jo më vonëse 30 ditë, me të njëjtin rend dite. Neni 87 Marrja e vendimeve 1. Me përjashtim të rasteve kur statuti parashikon një shumicë më të lartë,asambleja e përgjithshme vendos me tri të katërtat e votave të ortakëve pjesëmarrës, siçpërcaktohet në pikën 1 të nenit 86 të këtij ligji, për ndryshimin e statutit, zmadhimin osezvogëlimin e kapitalit të regjistruar, shpërndarjen e fitimeve, riorganizimin dhe prishjene shoqërisë.115 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 12. 121
2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj ose në statut, përçështjet e tjera të renditura në nenin 81 të këtij ligji, asambleja e përgjithshme vendosme shumicën e votave të ortakëve pjesëmarrës. 3. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, vlefshmëria evendimeve, që përcaktojnë detyrime shtesë mbi ortakët, apo vendimet që kufizojnë tëdrejtat e tyre, të parashikuara në këtë ligj ose në statut, kushtëzohet nga miratimi iortakut përkatës.Komente: Përgjithësisht, gjithë vendimet e rëndësishme (amendimi i Statutit; rritja ose zvogëlimi ikapitalit themeltar; shpërndarja e fitimeve, ristrukturimi dhe prishja e shoqërisë), kërkojnë njëshumicë me tre të katërtat të votave të ortakëve që, sipas normës së kuorumit parashikuar nganeni 86, duhet të përfaqësojë më shumë se një të dytën e totalit të votave të shoqërisë. Statutivetëm se mund ta rrisë këtë shumicë. Emërimi dhe heqja e administratorëve kërkon vetëm njëshumicë të thjeshtë (neni 95, pika 6), duke qenë se kjo mbron të drejtat e zotëruesve tëkuotave dhe nuk lejon që administratorët të bëhen mjaft të pushtetshëm. Neni 88 E drejta e votës 1. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, çdo ortak ka tëdrejta vote në përpjesëtim me vlerën nominale të kuotës së tij. Bashkëzotëruesit e njëkuote ushtrojnë të drejtat e votës bashkërisht, sipas nenit 72 të këtij ligji. 116 2. Statuti mund të parashikojë për ortakët, që nuk janë të pranishëm, mundësinë epjesëmarrjes në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme me mjete të ndryshmekomunikimi, përfshirë mjetet elektronike, me kusht që të garantohet identifikimi iortakëve. 3. Mjetet elektronike përfshijnë, por pa u kufizuar në to: a) transmetimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme në kohë reale; b) komunikimin e ndërsjellë në kohë reale, i cili u mundëson ortakëve të shprehenpër mbledhjen e asamblesë së përgjithshme nga një vendndodhje tjetër; c) mekanizma, që mundësojnë procesin e votimit, përpara apo gjatë mbajtjes sëmbledhjes së asamblesë se përgjithshme, pa qenë nevoja të caktohet një përfaqësues iautorizuar, për të marrë pjesë fizikisht në mbledhje. 4. Përdorimi i mjeteve elektronike, për t'u mundësuar ortakëve të marrin pjesë nëmbledhjen e asamblesë së përgjithshme, bëhet me kushtin që të merren masat teknike tënevojshme për të garantuar identifikimin e ortakëve dhe sigurinë e komunikimeve116 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 13. 122
elektronike, deri në atë masë që ky përdorim të jetë proporcional me arritjen e këtyreqëllimeve. 5. Ortakët kanë të drejtën, që u njihet nga ky ligj apo statuti, për të marrëunanimisht çdo vendim, me kusht që kjo marrëveshje të bëhet me shkrim.Komente:1. Në tekstin e mëparshëm të nenit 88 të ligjit nr.9901, me përjashtim të rasteve kurparashikohet ndryshe në Statut, çdo kuotë jep të drejtën e një vote. Sipas kësaj dispozite, nëseStatuti nuk parashikon një rregull të ndryshëm, në Asamblenë e Përgjithshme çdo ortakushtron të njëjtat vota, pavarësisht nga vlera e kontributit të dhënë. Në bazë të kërkesave të grupeve të interesit, u gjykua e arsyeshme të parashikohej që nëAsamblenë e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar të drejtat e votës të ushtrohen nëproporcion me kontributin e dhënë nga ortaku, me përjashtim të rasteve kur parashikohetndryshe në statut.2. Dispozitat për Asamblenë e Përgjithshme marrin në konsideratë Direktivën e fundit tëBE-së 2007/36/KE, që parashikon rritje të të drejtave të zotëruesve të kuotave kur mbledhindhe zhvillojnë mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme në shoqëritë e regjistruara në bursë.Megjithatë, ligjvënësit shqiptarë me të drejtë e bënë të vlefshme rëndësinë e përgjithshme tëkëtij standardi për mbrojtjen e pakicës dhe njohjen ligjore të saj, si dhe përkufizimin emetodave të komunikimit elektronik për këtë kontekst edhe në Asambletë e Përgjithshme tëSHPK-ve dhe të SHA-ve. Neni 89 Përjashtimi nga e drejta e votës 1. Ortaku nuk mund të ushtrojë të drejtën e votës nëse asambleja e përgjithshmemerr vendim për: a) vlerësimin e veprimtarisë së tij; b) shuarjen e ndonjë detyrimi në ngarkim të tij; c) ngritjen e një padie ndaj tij nga shoqëria; ç) dhënien ose jo të përfitimeve të reja. 2. Kur ortaku përfaqësohet nga një përfaqësues i autorizuar, i autorizuarivlerësohet të jetë në të njëjtin konflikt interesi, ashtu si dhe ortaku, të cilin përfaqëson.Komente:1. Gjithashtu, klauzola për konfliktin e interesit e nenit 89 zbatohet për ortakun kontrolluesnë situatën mëmë-filial (neni 207): atij nuk i lejohet të votojë nëse Asambleja e Përgjithshmevendos ta mbajë sjelljen e tij nën kontroll. Kjo është e detyrueshme kur: performanca e tij nukështë e pranueshme; çlirohet nga çdo detyrim; votohen paditë e shoqërisë ndaj tij; ose atij i 123
jepen përfitime të reja. Shih, gjithashtu, komentet për rregullat e përgjithshme për konfliktin einteresit parashikuar nga neni 13.2. Në këtë kontekst, duhet të përmendet se ekziston një kufizim “i vetvetishëm” ndaj tëdrejtës së votës sa i takon detyrimit të besnikërisë parashikuar nga neni 14, pika 1. Vota duhetushtruar në mënyrë të atillë që të jetë në mirëbesim për përfitimin e shoqërisë dhe ortakëve tëtjerë. Kryesisht, kjo do të thotë se shkelja e detyrimit nuk mund të ratifikohet thjesht ngaAsambleja e Përgjithshme. Ky votim do të ishte abuziv sipas nenit 14, pika 1. Shih,gjithashtu, komentet për detyrimin e besnikërisë të administratorëve, pas nenit 98. Neni 90 Procesverbalet e mbledhjes së asamblesë 1. Të gjitha vendimet e asamblesë së përgjithshme duhet të regjistrohen nëprocesverbal. Administratorët përgjigjen për ruajtjen e kopjeve të procesverbaleve tëmbledhjeve të asamblesë së përgjithshme. 2. Procesverbali duhet të përmbajë datën e vendin e mbledhjes, rendin e ditës,emrin e kryetarit e të mbajtësit të procesverbalit, rezultatet e votimit. 3. Procesverbalit i bashkëlidhet edhe lista e pjesëmarrësve, si edhe akti i thirrjessë asamblesë së përgjithshme. 4. Procesverbali i mbledhjes nënshkruhet nga kryetari dhe nga mbajtësi iprocesverbalit. 5. Nëse shoqëria ka publikuar një faqe në internet, administratorët, jo më vonëse 15 ditë nga data e mbledhjes, janë të detyruar të publikojnë kopje të procesverbalit tëmbledhjes së asamblesë së përgjithshme në këtë faqe. Neni 91 Hetimet e posaçme 1. Asambleja e përgjithshme mund të vendosë nisjen e një hetimi të posaçëm përparregullsitë përgjatë veprimeve të themelimit të shoqërisë apo të ushtrimit tëveprimtarisë tregtare. Hetimi kryhet nga një ekspert i pavarur i fushës. 2. Ortakët që përfaqësojnë të paktën 5 për qind të totalit të votave në asamblenë eshoqërisë, apo një vlerë më të vogël të parashikuar në statut dhe/ose cilido kreditor ishoqërisë mund t'i kërkojnë asamblesë së përgjithshme emërimin e një eksperti tëpavarur të fushës, kur ka dyshime të bazuara për shkelje të ligjit ose të statutit. Ortakëtapo kreditorët e shoqërisë së përcaktuar më sipër, brenda 30 ditëve pas refuzimit ngaasambleja për emërimin e ekspertit të pavarur, mund t'i kërkojnë gjykatës emërimin ekëtij eksperti. Nëse asambleja e përgjithshme nuk merr një vendim brenda 60 ditëvenga data e paraqitjes së kërkesës, kërkesa e ortakëve vlerësohet e refuzuar. 3. Kur asambleja e përgjithshme ka emëruar një ekspert të fushës për kryerjen ehetimit të posaçëm dhe kur për këtë emërim ka dyshime të bazuara për të besuar seeksperti mund të mos realizojë hetimin e posaçëm në mënyrën e duhur, ortakët ose 124
kreditorët e përmendur në pikën 2 të këtij neni mund t'i kërkojnë gjykatëszëvendësimin e tij. 4. Kur gjykata pranon kërkesat e përmendura në pikat 2 e 3 të këtij neni, shoqëriatregtare përballon kostot e emërimit dhe të shpërblimit të ekspertit të emëruar përkryerjen e hetimit të posaçëm. 5. E drejta për të kërkuar hetim të posaçëm, sipas pikave 1 e 2 të këtij neni, duhettë ushtrohet brenda 3 vjetëve nga data e regjistrimit të shoqërisë tregtare, kur hetimi kasi objekt parregullsitë e procesit të themelimit, si dhe brenda 3 vjetëve nga data eveprimit, që konsiderohet i parregullt, kur hetimi ka si objekt parregullsitë e ushtrimittë veprimtarisë tregtare. 6. Kreditori, që në keqbesim paraqet një kërkesë, sipas pikës 2 të këtij neni,përgjigjet në përputhje me nenin 34 të Kodit të Procedurës Civile.Komente:1. Nenet nga 91 deri në 94 parashikojnë të drejta të rëndësishme për pakicën. Përveç nenit10, që merr në konsideratë “paditë derivative” të ortakëve në pakicë, që përfaqësojnë 5 përqind të votave, dhe të kreditorëve për të drejtat që u lindin nga faza e themelimit, këtodispozita parashikojnë një padi tipike “derivative”. Kjo do të thotë se shoqëria tregtare ngrepadi për shkelje të detyrimit ndaj aksionarëve ose administratorëve. Në Shqipëri, ky sistemnovator i veçantë ndërthur të drejtat e ortakëve në pakicë dhe të kreditorëve. Problemi idëmshëm në shumë shoqëri tregtare është niveli i pushtetit që kanë ortakët e mëdhenj. Në këtëseksion të ligjit, këto dispozita parashikojnë një sistem të kontrollit dhe ekuilibrit brendashoqërisë tregtare. Padia quhet padi “derivative”, sepse dëmi i shkaktuar nga shkeljet mund tëkompensohet nga shoqëria. Në këtë rast paditësi është shoqëria tregtare. Sidoqoftë, kjo është endërlikuar, sepse njerëzit e pushtetshëm mund të jenë të përfshirë në shkeljet e detyrimit dhe,sigurisht, që nuk do të lejojnë që shoqëria tregtare t’i padisë. Nenet 91-94 parashikojnë njëmënyrë për të vënë në drejtpeshim të drejtat e aksionarëve. Ortakët në pakicë ose kreditorëtmund t’i kërkojnë gjykatës të urdhërojë një hetim të posaçëm (neni 91), shfuqizimin evendimeve të paligjshme të administratorëve (neni 92) ose shpërblimin e dëmit të pësuar ngashoqëria (neni 92, pika 6), nëse organet kompetente të shoqërisë nuk bëhen aktive në këtëaspekt. Neni 93 parashikon një lloj tjetër të drejte, sepse nuk është padi derivative, por një edrejtë personale. Ortaku me të drejtë mund të ngrejë padi ndaj shoqërisë ose administratorit.Mund të ketë ndodhur që një ortak e kanë lënë që të votojë ose nuk e kanë lejuar që të marrëpjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme. Në bazë të statutit, këto janë të drejtapersonale të ortakut. Prandaj, nëse një ortak pengohet në ushtrimin e të drejtave të lidhura mekuotën, ai mund t’i kërkojë gjykatës të urdhërojë ndalimin e cenimit apo shpërblimin e dëmittë shkaktuar (neni 93). As Statuti, as Asambleja e Përgjithshme nuk mund t’i cenojnë këto tëdrejta, në asnjë formë (neni 94). 125
2. Është me rëndësi të theksohet se, përpara shpalljes së pavlefshmërisë së një vendimi,sipas nenit 92, pika 5, administratorët kanë mundësinë të merren vesh me një përfaqësues tëposaçëm të Asamblesë së Përgjithshme (ortakëve në pakicë apo kreditorët) për të shmangurpavlefshmërinë. Për më tepër, nëse shpallet pavlefshmëria e vendimit, sipas nenit 12, pika 3,të drejtat e të tretëve nuk cenohen, duke konfirmuar me këtë normën e mbrojtjes sëpërgjithësuar të palëve të treta.3. Sa u takon padive të kreditorëve, neni 91, pika 6, përmban një dispozitë të rëndësishmekundër abuzimit, që zbatohet edhe në rastin e nenit 92 (shih pikën 7). Kreditori, që paraqet nëkeqbesim një kërkesë për hetim të posaçëm ose pavlefshmëri të vendimeve, përgjigjet nëpërputhje me nenin 43 të Kodit të Procedurës Civile. Neni 92 Shfuqizimi i vendimeve të parregullta dhe dëmshpërblimi 1. Asambleja e përgjithshme, në bazë të një vendimi të marrë me shumicën epërcaktuar sipas pikës 2, neni 87, të këtij ligji, ka të drejtë të ngrejë padi përparagjykatës kompetente për shfuqizimin e vendimeve të administratorëve, si pasojë eshkeljes së rëndë të ligjit ose të statutit dhe/ose padi të tjera që parashikon ky ligj osestatuti ndaj administratorëve apo ortakëve. 2. Ortakët, të cilët përfaqësojnë të paktën 5 për qind të totalit të votave nëasamblenë e shoqërisë ose një vlerë më të vogël, të parashikuar në statut, dhe/osekreditorët e shoqërisë, të cilët pretendojnë se shoqëria ka ndaj tyre detyrime në një vlerëjo më të vogël se 5 për qind të kapitalit, mund t'i kërkojnë asamblesë së përgjithshmengritjen e padisë për shfuqizimin e vendimeve të administratorëve. Ortakët apokreditorët e shoqërisë së përcaktuar më sipër, brenda 30 ditëve pas refuzimit ngaasambleja për ngritjen e padisë, kanë të drejtë të ngrenë drejtpërdrejt, përpara gjykatëskompetente, padi në emër të shoqërisë, për shfuqizimin e vendimit të administratorëve.Nëse asambleja e përgjithshme nuk merr një vendim, brenda 60 ditëve nga data ekërkesës, kërkesa e ortakëve apo kreditorëve të përcaktuar më sipër vlerësohet erefuzuar.117 3. Në rastet kur shoqëria ngre padi si më sipër, ajo merr pjesë në gjykim me anë tënjë përfaqësuesi të posaçëm, të caktuar nga asambleja e përgjithshme. 4. Ortakët ose kreditorët e përmendur në pikën 2 të këtij neni mund t'i kërkojnëgjykatës zëvendësimin e përfaqësuesit të posaçëm, kur ka dyshime të bazuara sepërfaqësuesi i emëruar nga asambleja e përgjithshme mund të mos ngrejë e ndjekëpadinë në interesin më të mirë të shoqërisë. Nëse gjykata e pranon këtë kërkesë, kostot eemërimit dhe të shpërblimit të përfaqësuesit përballohen nga shoqëria.117 Pikat 1 dhe 2 të nenit 92 janë ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 14. 126
5. Gjykata vendos shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të administratorëve, nësekëta nuk merren vesh, me pajtim, me përfaqësuesin e posaçëm për korrigjimin epasojave të vendimit, brenda 30 ditëve nga data e emërimit të këtij përfaqësuesi. Tëdrejtat e palëve të treta mbeten të pacenuara, në përputhje me pikën 3 të nenit 12 tëkëtij ligji. 6. Ortakët në pakicë dhe kreditorët e përcaktuar më sipër kanë të drejtat eparashikuara në pikat 2 e 4 të këtij neni, edhe në rastin kur asambleja e përgjithshmenuk merr vendim, ose refuzon të vendosë për kërkesën e tyre për ngritjen ndajadministratorëve të padisë, me objekt shpërblimin e dëmit të pësuar nga shoqëria, sivendim i paligjshëm, apo për ngritjen e padive të tjera që parashikon ky ligj ose statutindaj administratorëve apo ortakëve. 7. Dispozita e paragrafit të gjashtë të nenit 91 të këtij ligji zbatohet edhe për këtopadi.Komente:1. Diskutimet rreth këtij seksioni të ligjit sollën si rezultat një sërë amendamentesh ndajnenit 92, pika 1 dhe 2. Është thënë tashmë se nenet 91-92 parashikojnë një padi derivative. Nëbazë të këtyre neneve, ortakët që përfaqësojnë të paktën 5 për qind të kapitalit, ose një vlerëmë të vogël të parashikuar në statut, dhe cilido kreditor i shoqërisë (që pretendon se ka tëdrejta që nuk i janë përmbushur nga shoqëria, që arrijnë në të paktën 5 për qind të kapitalit tëshoqërisë), kanë të drejtë t’i kërkojnë Asamblesë të ngrejë padi ndaj administratorit përanulimin e një veprimi apo për dëmshpërblimin e shoqërisë. Duke pasur parasysh se paditë,sipas këtij neni, janë padi të shoqërisë, dhe jo të ortakëve në pakicë apo kreditorëve, këto padiduhet t’i ngrejë Asambleja, dhe në rast mosveprimi, mund t’i ngrejnë ortakët në pakicë apokreditorët vetëm në emër të shoqërisë.Nga sa më sipër, këto padi janë padi derivative, pra, nuk mund të ngrihen nga ortakët nëpakicë apo kreditorët në emër të tyre.2. Pas shqetësimit që ngritën grupet e interesit u kërkua të sqarohej nëse padia duhejngritur në emër të shoqërisë dhe jo në emër të ortakëve në pakicë apo kreditorëve. Gjithashtuu kërkua që, në analogji me shoqëritë aksionare (neni 151), edhe në rastin e shoqërive mepërgjegjësi të kufizuar, vetëm kreditorët, të cilët pretendojnë se shoqëria ka ndaj tyre detyrimenë një vlerë jo më të vogël se 5 për qind të kapitalit, të kenë të drejtë të ngrenë padi derivativesipas nenit 92 të ligjit nr.9901. Sipas formulimit të mëparshëm të nenit 92, pika 2, të ligjit përshoqëritë tregtare të vitit 2008, çdo kreditor mund të nisë një padi derivative. Gjatë shqyrtimittë ligjit për shoqëritë tregtare në periudhën 2011-2012, disa grupe interesi ishin të mendimit sekjo ishte mjaft e zgjeruar. Ata u shprehën se kjo kishte gjasa të hapte dyert e ekluzës përvërshimin e padive. Kështuqë, neni 92, pika 1 dhe 2, u amendua në këtë kuptim. 127
Neni 93 Të drejtat e lidhura me kuotën Ortaku, që pengohet të ushtrojë të drejtat që i rrjedhin nga zotërimi i kuotës sëshoqërisë, ka të drejtë t'i kërkojë gjykatës të urdhërojë ndalimin e cenimit aposhpërblimin e dëmit të shkaktuar, si pasojë e cenimit të këtyre të drejtave. Kjo e drejtëparashkruhet brenda 3 vjetëve nga çasti i cenimit. Neni 94 Ndalimi i kufizimeve 1. Janë të pavlefshme dispozitat e statutit, që kufizojnë ose përjashtojnë ndonjënga të drejtat e ortakëve ose të kreditorëve, sipas përcaktimeve të bëra në nenet 91, 92 e93 të këtij ligji, si dhe dispozitat, që parashikojnë kufizime të përgjithshme të veprimevetë përcaktuara në këto nene. 2. Vendimet e asamblesë së përgjithshme nuk mund të cenojnë të drejtën eortakëve ose të kreditorëve për të kryer veprimet e parashikuara në nenet 91, 92 e 93 tëkëtij ligji. KREU II ADMINISTRATORËT Neni 95 Emërimi, shkarkimi, të drejtat dhe detyrimet 1. Asambleja e përgjithshme emëron një ose më shumë persona fizikë siadministratorë të shoqërisë. Afati i emërimit, i cili caktohet në statut, nuk mund të jetëmë i gjatë se 5 vjet, me të drejtë ripërtëritjeje. Emërimi i administratorëve, i cili hyn nëfuqi në datën e përcaktuar sipas aktit të emërimit, u kundrejtohet palëve të treta sipaspërcaktimeve të nenit 12 të këtij ligji.118 2. Administratorët e një shoqërie tregtare mëmë, sipas përcaktimit të nenit 207 tëkëtij ligji, nuk mund të emërohen si administratorë të një shoqërie të kontrolluar eanasjelltas. Çdo emërim i bërë në kundërshtim me këto dispozita është i pavlefshëm. 3. Administratorët kanë të drejtë e detyrohen të: a) kryejnë të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë tregtare të shoqërisë,duke zbatuar politikat tregtare, të vendosura nga asambleja e përgjithshme; b) përfaqësojnë shoqërinë tregtare; c) kujdesen për mbajtjen e saktë e të rregullt të dokumenteve dhe të libravekontabël të shoqërisë;118 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 15. 128
ç) përgatisin dhe nënshkruajnë bilancin vjetor, bilancin e konsoliduar dhe raportine ecurisë së veprimtarisë dhe, së bashku me propozimet për shpërndarjen e fitimeve, iparaqesin këto dokumente përpara asamblesë së përgjithshme për miratim; d) krijojnë një sistem paralajmërimi në kohën e duhur për rrethanat, qëkërcënojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë dhe ekzistencën e shoqërisë; dh) kryejnë regjistrimet dhe dërgojnë të dhënat e detyrueshme të shoqërisë, siçparashikohet në ligjin për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit; e) raportojnë përpara asamblesë së përgjithshme në lidhje me zbatimin epolitikave tregtare dhe me realizimin e veprimeve të posaçme me rëndësi të veçantë përveprimtarinë e shoqërisë tregtare; ë) kryejnë detyra të tjera të përcaktuara në ligj dhe në statut. 4. Në rastet e parashikuara nga pikat 3 e 5 të nenit 82 të këtij ligji, administratorëtjanë të detyruar të thërrasin asamblenë e përgjithshme. 5. Nëse asambleja e përgjithshme emëron më shumë se një administrator, ata eadministrojnë bashkërisht shoqërinë. Statuti ose rregulloret e tjera, të miratuara ngaasambleja e përgjithshme, mund të parashikojnë ndryshe. 6. Asambleja e përgjithshme mund të shkarkojë administratorin në çdo kohë meshumicë të zakonshme. Statuti apo marrëveshje të tjera nuk mund të përjashtojnë apokufizojnë këtë të drejtë. Paditë, që lidhen me shpërblimin e administratorit, në bazë tëmarrëdhënieve kontraktore me shoqërinë, rregullohen sipas dispozitave ligjore në fuqi. \"7. Administratori mund të heqë dorë në çdo kohë nga detyra e tij, nëpërmjet njënjoftimi me shkrim drejtuar asamblesë së përgjithshme. Administratori, që jepdorëheqjen, duke pasur parasysh rrethanat e veprimtarisë së shoqërisë, është gjithashtui detyruar të thërrasë asamblenë e përgjithshme për emërimin e administratorit të ri,përpara datës në të cilën dorëheqja të hyjë në fuqi. 8. Nëse asambleja e përgjithshme nuk vendos emërimin e administratorit të ri nëdatën e përcaktuar në thirrjen e kryer nga administratori i dorëhequr, atëherëadministratori i njofton me shkrim dorëheqjen Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, sëbashku me kopjen e thirrjes së mbledhjes së asamblesë së përgjithshme dhe QendraKombëtare e Regjistrimit regjistron largimin e administratorit, sipas procedurave tëligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, \"Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit\", të ndryshuar. 9. Dorëheqja e administratorit nuk cenon paditë e shoqërisë për shkelje tëdetyrimit të besnikërisë që administratori ka ndaj saj, sipas këtij ligji.119Komente:1. Pika 1 e nenit 95: Sipas tekstit origjinal të nenit 95 të ligjit Nr. 9901, emërimi iadministratorëve prodhon efekte ligjore pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit.119 Pikat 7, 8 dhe 9 të nenit 95 janë shtuar me ligjin nr.129/2014, neni 15. 129
Në bazë të komenteve të marra nga grupet e interesit, kjo dispozitë mund të krijojë një vakumnë veprimtarinë e administrimit të shoqërive nga data e emërimit të administratorit të ri derinë regjistrimin e tij faktik në QKB. Rrjedhimisht, u gjykua e arsyeshme që të ndryshohejdispozita, duke parashikuar se, për qëllime të administrimit të brendshëm të shoqërisë,emërimi i administratorëve të hyjë në fuqi menjëherë, por emërimi mund t’u kundrejtohetpalëve të treta pas regjistrimit në QKB, në përputhje me parimet e nenit 12 të ligjit nr.9901.2. Pika 2 e nenit 95: Në kushtet e një grupi shoqërish, është me shumë rëndësi që tëekzistojë llogaridhënia dhe transparenca. Shumë ekspertë të drejtimit të brendshëm tëshoqërive tregtare ndajnë mendimin se nuk duhet të ekzistojë një sistem që i lë drejtuesit tëpambrojtur ndaj korrupsionit ose konfliktit të interesit: çështja e “kapitalizmit me mik”. Kuradministratorët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, mund të cenohet detyrimi i besnikërisëpër administrimin e shoqërisë. Kohët e fundit, kjo çështje u evidentua, sidomos, ndërmjetbankave të mëdha dhe fondeve të instrumenteve të mbrojtjes gjatë krizës financiare që nisi nëvitin 2007 dhe që ende vazhdon. Prandaj është tejet e rëndësishme të mbahet parasysh seadministratori i shoqërisë mëmë, në bazë të nenit 207, nuk mund të emërohet administrator ifilialit dhe anasjelltas. Kjo dispozitë vlen vetëm për Shqipërinë, meqenëse çdo juridiksionështë i posaçëm për vendin, përveç kur në ligj nuk parashikohet në mënyrë të përcaktuar qartëjuridiksioni jashtëterritorial.3. Pikat 6, 8 dhe 9 të nenit 95: Ligji me shtesa dhe ndryshime i vitit 2014 i bëri më tëqarta dispozitat për dorëheqjen e administratorëve dhe shërbeu për harmonizimin e ligjit përregjistrimin e biznesit me ligjin për shoqëritë tregtare. Me nenin 15 të ligjit nr.129/2014 meshtesa dhe ndryshime, që ndryshon nenin 95 të ligjit për shoqëritë tregtare, synohet tësqarohet se administratori mund të heqë dorë në çdo kohë nga detyra e tij, duke njoftuar meshkrim QKB-në. Sipas shqetësimeve të ngritura nga grupet e interesit, në praktikë, QKB-januk e regjistron dorëheqjen e administratorit pa një vendim të Asamblesë së Përgjithshme përzëvendësimin e tij/të saj. Neni 96 Përfaqësimi 1. Kufizimet e tagrave të përfaqësimit të administratorëve i kundrejtohen palëve tëtreta, në përputhje me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji. 2. Administratorët, që përfaqësojnë bashkërisht shoqërinë tregtare, mund tëautorizojnë disa prej tyre për kryerjen e disa veprimeve të caktuara apo për kryerjen edisa kategorive të caktuara veprimesh. Njoftimet e drejtuara secilit prejadministratorëve janë të vlefshme e detyruese për shoqërinë. 3. Tagrat e përfaqësimit të administratorëve dhe çdo ndryshim i tyre njoftohen përregjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. 130
Neni 97 Shpërblimi 1. Shpërblimit bazë të administratorëve mund t'i bëhen shtesa, që mund të jenëpërqindje në fitim ose të ngjashme. Shpërblimet e administratorëve përcaktohen mevendim të zakonshëm të asamblesë së përgjithshme. 2. Shpërblimi, sipas pikës 1 të këtij neni, duhet të jetë i përshtatshëm dhe nëpërputhje me detyrat e administratorëve dhe gjendjen financiare të shoqërisë. 3. Nëse shoqëria është në vështirësi financiare, asambleja e përgjithshme mund tëvendosë reduktimin e shpërblimit të administratorëve në masën e përshtatshme. 4. Kriteret e shpërblimit, shpërblimi individual dhe efekti vjetor i shpërblimit tëadministratorëve në strukturën e kostove të shoqërisë tregtare publikohen së bashku mepasqyrat financiare vjetore.Komente:1. Vitet e fundit, pagat e administratorëve kanë qenë në qendër të shumë skandaleve tëshoqërive të mëdha. Sjellja e shumë administratorëve, që përdorin postin e tyre për rritjen e tëardhurave, edhe në një kohë kur shoqëria ka probleme financiare, është një problem që ështëdebatuar shpesh dhe, për pasojë, reputacioni i administratorëve në shoqëri ka rënë. Shumica erasteve në fjalë lidhej me administrimin e SHA-ve, sidomos, të atyre që janë të regjistruara nëbursë. Ligjvënësit e BE-së reaguan ndaj kësaj prirjeje me Rekomandimin 2004/913/KE. Kyrekomandim synon të “nxisë një regjim të përshtatshëm për shpërblimin e anëtarëve tëkëshillit të administrimit të shoqërive të regjistruara në bursë”. Në vitin 2009, ForumiEvropian vendosi të publikojë kodin etik për shpërblimin e drejtuesve të shoqërive tregtare.Forumi shprehej: “Forumi, duke pranuar se duhet t’u lihet shoqërive tregtare dheaksionarëve/pronarëve të tyre që të përcaktojnë strukturën dhe nivelet e pagave, mbron idenëse duhen respektuar përvojat më të mira. Shembuj të përvojave më të mira që rendit nëdeklaratën e tij Forumi, janë: niveli i komponentit të ndryshueshëm të pagës duhet të jetë relativisht në raport me nivelin e totalit të pagës; komponenti i ndryshueshëm i pagës duhet të jetë i lidhur me faktorë që përfaqësojnë rritjen reale të shoqërisë dhe krijimin real të pasurisë për shoqërinë dhe aksionarët e saj; aksionet që u jepen anëtarëve të këshillit me detyra drejtuese brenda shoqërisë, në bazë të planeve që parashikojnë stimuj në një periudhë afatgjatë, është mirë të fitohen si të drejta vetëm pas një periudhe gjatë të cilës përmbushen kushtet e performancës; pagesa në rastin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës për anëtarët e këshillit me detyra drejtuese brenda shoqërisë duhet të jetë jo më shumë se rroga e dy 131
viteve punë dhe nuk duhet dhënë nëse shkëputja e marrëdhënieve të punës bëhet për rezultate të dobëta.2. Për më tepër, Forumi vlerëson se çdo rregull duhet të bëjë dallimin midis pagës sëdrejtuesve në shoqëritë e regjistruara në bursë, në përgjithësi, dhe pagës së punës në sektorin eshërbimeve financiare, për shkak të të ardhurave të mundshme të larta të anëtarëve të këshillitpa detyra drejtuese brenda shoqërisë në këtë të fundit.”120 Mirëpo, tema e këtij debati aktual është shumë më e gjerë se thjesht paga e punës sëdrejtuesve dhe përfshin gjithë strukturat e shoqërisë, ku administratorët mund të kenë njëautonomi të konsiderueshme nga organet e tjera të shoqërisë që duhet t’i mbikëqyrin dhe t’imbajnë nën kontroll administratorët. Mbi të gjitha, në rast se detyrat e administratorëve kanëzëvendësuar mekanizmat mbrojtës të lidhur me regjimin e ruajtjes së kapitalit, zbatimi i njësistemi për shpërblimin e përshtatshëm të administratorëve të lidhur me performancën eshoqërisë merr një rëndësi të veçantë duke u bërë një instrument shtesë i drejtimit tëbrendshëm të shoqërisë. Komentet tona për nenin 70 tregojnë se, në Shqipëri, modeli i SHPK-së sipas ligjit për shoqëritë tregtare e ka përfshirë tashmë këtë ndryshim. Për rrjedhojë, duhetmirëpritur që ligji për shoqëritë tregtare ka përfshirë edhe elementin thelbësor tërekomandimeve të BE-së për shpërblimin e administratorëve në nivel të SHPK-së.3. Rekomandimet nuk synojnë të përcaktojnë standarde për rrogat e përshtatshme (kjo dotë ishte e vështirë të arrihej duke marrë parasysh shumëllojshmërinë e madhe të situatave tëshoqërive). Megjithatë, rekomandimet përfshijnë pjesëmarrjen e Asamblesë së Përgjithshmenë procesin e vendosjes së standardeve që, në rastin e SHA-ve, vendosen nga këshilli iadministrimit ose këshilli mbikëqyrës. Në këto kushte, skema e përfitimeve që u jepenadministratorëve (shpërblimi bazë apo stimujt, përfshirë pjesëmarrjen në fitimin e shoqërisëdhe opsionet për aksione) duhet miratuar me vendim të Asamblesë së Përgjithshme (përSHA-të shih, gjithashtu, parimin 5 të Kodit shqiptar të Drejtimit të Brendshëm të ShoqëriveTregtare). Duke qenë se, zakonisht, SHPK-të nuk kanë struktura me këshilla, Asambleja ePërgjithshme vendos si standardet e shpërblimit, ashtu dhe përfitimet personale. Neni 81, pika1, shkronja “b” dhe “c”, dhe neni 97, pika 1 deri 4, përcaktojnë se shpërblimin eadministratorëve e vendos Asambleja e Përgjithshme. Përfitimet individuale duhet tëpasqyrojnë në mënyrë të përshtatshme detyrat e administratorëve lidhur me këtë skemë dhegjendjen financiare të shoqërisë (neni 97, pika 2). Nëse shoqëria është në vështirësi seriozefinanciare, Asambleja e Përgjithshme mund të vendosë reduktimin e shpërblimit tëadministratorëve në masën e përshtatshme (neni 97, pika 3). Skema e përfitimeve dheshpërblimi individual që u jepet administratorëve, si dhe efekti vjetor i shpërblimit tëadministratorëve në strukturën e kostove të shoqërisë tregtare publikohen së bashku mepasqyrat financiare vjetore (neni 97, pika 4).120 Shih http://ec.europa.eu/internal_market/company/ecgforum/index_en.htm 132
Neni 98 Detyrimi i besnikërisë dhe përgjegjësia 1. Përveç sa është parashikuar në dispozitat e përgjithshme të detyrimit tëbesnikërisë, sipas neneve 14, 15, 17 e 18 të këtij ligji, administratorët detyrohen: a) të kryejnë detyrat e tyre të përcaktuara në ligj ose në statut në mirëbesim e nëinteresin më të mirë të shoqërisë në tërësi, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ndikimittë veprimtarisë së shoqërisë në mjedis; b) të ushtrojnë kompetencat që u njihen në ligj ose në statut vetëm për arritjen eqëllimeve të përcaktuara në këto dispozita; c) të vlerësojnë me përgjegjësi çështjet, për të cilat merret vendim; ç) të parandalojnë dhe mënjanojnë rastet e konfliktit, prezent apo të mundshëm, tëinteresave personalë me ata të shoqërisë; d) të garantojnë miratimin e marrëveshjeve sipas dispozitave të pikës 3 të nenit 13të këtij ligji; dh) të ushtrojnë detyrat e tyre me profesionalizmin dhe kujdesin e nevojshëm. 2. Administratorët, gjatë kryerjes së detyrave të tyre, përgjigjen ndaj shoqërisëpër çdo veprim ose mosveprim, që lidhet në mënyrë të arsyeshme me qëllimet eshoqërisë tregtare, me përjashtim të rasteve kur, në bazë të hetimit dhe vlerësimit tëinformacioneve përkatëse, veprimi ose mosveprimi është kryer në mirëbesim. 3. Nëse administratorët veprojnë në kundërshtim me detyrat dhe shkelinstandardet profesionale, sipas pikave 1 e 2 të këtij neni, janë të detyruar t'idëmshpërblejnë shoqërisë dëmet, që rrjedhin nga kryerja e shkeljes, si dhe t'i kalojnëçdo fitim personal që ata apo personat e lidhur me ta kanë realizuar nga këto veprime tëparregullta. Administratorët kanë barrën e provës për të vërtetuar kryerjen e detyravetë tyre në mënyrë të rregullt e sipas standardeve të kërkuara. Kur shkelja është kryernga më shumë se një administrator, ata përgjigjen ndaj shoqërisë në mënyrë solidare. 4. Në mënyrë të veçantë, por pa u kufizuar në to, administratorët janë të detyruart'i dëmshpërblejnë shoqërisë dëmet e shkaktuara, nëse, në kundërshtim me dispozitat ekëtij ligji, kryejnë veprimet e mëposhtme: a) u kthejnë ortakëve kontributet; b) u paguajnë ortakëve interesa apo dividendë; c) u shpërndajnë aktivet shoqërisë; ç) lejojnë që shoqëria të vazhdojë veprimtarinë tregtare, kur, në bazë të gjendjesfinanciare, duhej të parashikohej që shoqëria nuk do të kishte aftësi paguese për tëshlyer detyrimet; d) japin kredi. 5. Dispozitat e pikës 6 të nenit 92 të këtij ligji zbatohen edhe për paditë, qërrjedhin nga paragrafët e këtij neni. Këto padi duhet të ngrihen brenda 3 vjetëve ngakryerja e shkeljes apo nga zbulimi i saj. 133
Komente:1. Për t’i bërë detyrimet e besnikërisë më shtrëngues për administratorët e SHPK-ve, ligji ishton disa kërkesa të posaçme detyrimit të besnikërisë që parashikojnë nenet nga 14 deri në18. Duke qenë se të njëjtat detyrime vlejnë edhe për anëtarët e këshillave të administrimit, përadministratorët dhe anëtarët e këshillave mbikëqyrës të SHA-ve, këto detyrime do të trajtohensë bashku në këtë krye. Detyrimet e administratorëve dhe anëtarëve të këshillit mund tëndahen, pak a shumë, në dy forma të ndërlidhura detyrimi: detyrimi i besnikërisë ndaj interesit më të mirë të shoqërisë, parashikuar me nenin 98, pika 1, dhe nenin 163, pika 1; dhe, detyrimi për të treguar kujdes dhe aftësi që administratorët dhe anëtarët e këshillit duhet ta zbatojnë gjatë kohës që janë të emëruar.2. Lidhur me detyrimin e besnikërisë, është me rëndësi të theksohet zgjerimi i detyrimit tëadministratorëve të lidhur me konceptin e “interesit më të mirë të shoqërisë në tërësi”, qëshprehin neni 14, 98 dhe 163. Ky koncept juridik është bërë porta kryesore të “përfshirjes sëpërgjegjësisë sociale të shoqërive tregtare” në legjislacionin e Bashkimit Evropian, që e kemipërmendur në Kreun B.I.Këtu vlen të theksohet rëndësia e detyrimit të besnikërisë dhe detyrimit për të treguar kujdesdhe aftësi ndaj shoqërisë tregtare, nga ana e administratorëve, në kuadër të qëndrueshmërisëmjedisore. Neni 98, pika 1, dhe neni 163, pika 1, i referohen shprehimisht “qëndrueshmërisëmjedisore” të operacioneve, duke qenë se është pjesë e “interesit më të mirë të shoqërisëtregtare në tërësi”.121 Për të qenë e menaxhueshme nga jurisprudenca, zakonisht,“qëndrueshmëria mjedisore” e veprimtarisë së shoqërisë tregtare lidhet me legjislacionin nëfuqi për mbrojtjen e mjedisit që përcakton normat e mbrojtjes së mjedisit, si: normat përambalazhimin, depozitimin e mbetjeve dhe trajtimin e ujërave të zeza, si dhe me standardet eposaçme për vlerësimin dhe mbrojtjen nga risku lidhur me veprimtaritë e posaçme tëshoqërive tregtare, si: çlirimi i gazrave, çlirimi i gazit CO2, trajtimi i mbetjeve të rrezikshmeetj. Këto standarde duhen kthyer në procedura konsultimesh dhe informimi të brendshëm, nëkuadër të drejtimit dhe vendimmarrjes së brendshme të shoqërive tregtare. Ky shembull tregon se “interesi më i mirë i shoqërisë tregtare” nuk mund të lidhet mëthjesht me interesin e ortakëve apo aksionarëve të shoqërisë. “Qëndrueshmëria mjedisore”121 Lidhur me këtë, shih Rekomandimin 2001/453/KE, datë 30 maj 2001, “Për trajtimin nga sipërmarrjet të aspektevemjedisore në pasqyrat financiare dhe raportet vjetore”, dhe shih Rezolutën e Këshillit për të Drejtat e Njeriut “Për tëdrejtat e njeriut dhe mjedisin” A/HRC/19/L8.1Promovimi dhe mbrojtja e gjithë të drejtave të njeriut, e të drejtave civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore,përfshirë të drejtën për zhvillim. Shqipëria*, Bosnjë-Hercegovina*, Botsvana, Kamboxhia*, Çadi*, Kongo, Kosta Rika,Bregu i Fildishtë*, Kroacia*, Republika Demokratike e Kongos*, Republika Dominikane*, Ekuadori, Franca*,Gjeorgjia*, Gjermania*, Greqia*, Hondurasi*, Hungaria, Irlanda*, Izraeli*, Kenia*, Letonia*, Lihtenshteini*, Lituania*,Luksemburgu*, Maldivet, Mauritania, Maurici, Mali i Zi*, Maroku*, Nigeria, Palestina*, Panamaja*, Paraguai*, Peruja,Polonia, Portugalia*, Rumania, Serbia*, Sllovenia*, Somalia*, Spanja, Sudani*, Zvicra, ish-Republika Jugosllave eMaqedonisë*, Timor-Leste*, Tunizia*, Republika e Bashkuar e Tanzanisë*, Uruguai, Zimbabve*: 134
është vetëm njëri aspekt i prirjes së përgjithshme për të “integruar” interesat e grupeve të tjera(të “grupeve të interesit”). Ky proces i vazhdueshëm pasqyrohet nga ndryshimi në politikat eshoqërive për komunikimin, politika këto që sot preferojnë t’i paraqesin firmat si institucionedhe jo si persona.122 Këtu dëshirojmë të shpjegojmë shkurtimisht pse dhe si ka ndryshuarargumenti juridik lidhur me detyrimet e administratorëve në këtë aspekt. Shpjegimi merr nëkonsideratë pikë së pari SHA-të. Mirëpo, standardet e drejtimit të brendshëm, përgjegjësisësociale dhe të të drejtave të njeriut duhen zbatuar nga gjithë format e shoqërive tregtare mepërgjegjësi të kufizuar. Duke qenë se pronësia dhe kontrolli i shoqërive veçohen dhe strukturohen sipas rolit tëorganeve të kushtetutës (Statutit) të shoqërisë, dhe si të tilla, shoqëritë tregtare luajnë një rol tërëndësishëm në krijimin e mirëqenies shoqërore dhe ekonomike, çështja shtrohet si mund tëarrihet dhe të ruhet mbajtja nën kontroll e administrimit të shoqërisë. Nisur nga kolapset epapara të shoqërive tregtare shkaktuar nga presioni dritëshkurtër konkurrues ndajadministratorëve për të maksimizuar fitimet dhe nga filozofia e liberalizimit në Amerikë dheEvropë, ekzistenca e rregullimit të fortë dhe sistemit të rëndësishëm të kontrollit dhe ekuilibritndërmjet ortakëve të shoqërisë tregtare dhe komunitetit më të gjerë është me rëndësi shumë tëmadhe. Sidomos, gjatë kolapsit financiar të vitit 2007, dolën qartë mangësitë lidhur mekontrollin që duhet të ushtrojnë aksionarët për të arritur vendimet e administratorëve sipasmodelit të pronësisë klasike. Kjo është arsyeja pse janë zgjeruar “interesat” për të cilatadministratorët duhet të përgjigjen përpara grupeve të interesit. Nëse mirëqenia evazhdueshme e shoqërisë tregtare është shqetësim i përhershëm i administratorëve dhepërcakton pritshmëritë sociale ndaj shoqërisë tregtare, interesi i aksionarëve mund të jetëvetëm një aspekt gjatë përpilimit të politikave të përshtatshme. Para së gjithash, detyrimi ibesnikërisë është gjithashtu kundrejt kreditorëve dhe punëmarrësve, pjesëmarrja e të cilëvepranohet gjerësisht si një element që u duhet shtuar funksioneve tradicionale tëpamjaftueshme të kontrollit të aksionarëve. Ligji për shoqëritë tregtare e njeh këtë dhe sanksionon padinë derivative të kreditorëve(në nenet 10, 91, 92, 150 dhe 151), të pjesëmarrjes së punëmarrësve (në nenet nga 19 deri në21) dhe të detyrimeve të posaçme organizative të cilat grupi administrues duhet t’i respektojënëse kërkon të shmangë përgjegjësinë. Këto detyrime parashikohen në nenin 82, pikat nga 3deri në 5, dhe nenin 136, pika nga 3 deri në 5 (thirrja e mbledhjes së Asamblesë sëPërgjithshme në rast humbjesh të konsiderueshme kapitali); në nenin 95 dhe në nenin 158,pika 3 deri në 5 (krijimi i sistemit të njoftimit të hershëm); në listën e nenit 98, pika 4, dhe tënenit 163, pika 4, ku përfshihet dispozita për “ushtrimin e aktivitetit në shkelje të ligjit”, kuraktiviteti i shoqërisë tregtare vazhdon dhe nuk hapet procedura e falimentimit, nëse shihetqartë se shoqëria nuk është në gjendje të shlyejë borxhet e veta (neni 98, pika 4, neni 163,pika 4 deri në 6; dhe, më së fundi, në nenin 164 (vërtetësia e pasqyrave financiare dhe122 Shih analizën e posaçme për drejtuesit kryesorë, “Humbled - Pity the Poor, post-Enron Company Boss” (“Të përulur– mëshirë për bosët e varfër të shoqërive në epokën pas Enronit), në revistën “The Economist”, datë 20 dhjetor 2003, f.87–89. 135
informacioneve të tjera kryesore). Gjithashtu, “ultima ratio” (“argumenti i fundit”) i normëspër “shpimin e perdes” përsa i takon abuzimit me formën juridike dhe veprimet që rrjedhinprej saj, parashikuar në nenin 16, duhet përmendur sërish këtu, sepse ajo iu referohetshkeljeve të detyrimit lidhur me kuadrin organizativ të formës së shoqërisë. Një hap i madh drejt njohjes ligjore të interesave “të jashtëm”, që janë pjesë emirëqenies (të brendshme) të vazhdueshme të shoqërisë, është zgjerimi përgjithësisht idetyrimit të besnikërisë që të mbulojë krijimin e sistemeve të përshtatshme të kontrollit brendashoqërisë.123 Ndërtimi i sistemeve të përshtatshëm të drejtimit të brendshëm të shoqërivetregtare është komponent thelbësor i detyrimit të besnikërisë ndaj saj. “Nëse nuk ekzistojnësistemet e përshtatshme të administrimit, shoqëria (cilatdo qofshin palët e interesit tëpërfshira) do të dëmtohet”.124 Ky koncept i “administrimit të përshtatshëm” apo i “drejtimit tëbrendshëm të mirë” ka aspekte të ndryshme. Së pari, ai mbron ortakët ose aksionarët; por, kurdetyrimet vendosen nga normativa që nuk janë në kuadër të ligjit për shoqëritë tregtare, si:rregulloret për shëndetin, sigurinë dhe mjedisin, administrimi duhet organizuar me qëllim qët’u përgjigjet edhe këtyre detyrimeve “të jashtme”. Përndryshe, administruesit konsiderohense janë në shkelje të detyrimit të besnikërisë ndaj shoqërisë, sepse objekt i drejtpërdrejt ikëtyre dispozitave është shoqëria, ndonëse palë të tjera interesi janë përfituesit e tërthortë.125 Më në fund, nëse interesat, që dikur konsideroheshin si interesa “të jashtëm” (faktorë tëjashtëm), bëhen ligjërisht pjesë e procesit të brendshëm të vendimmarrjes së shoqërisë, dhepër rrjedhojë, gjithashtu, pjesë e “kushtetutës” së shoqërisë. Shoqëria tregtare ka detyrimendaj grupeve të interesit, përshirë punëmarrësit, mjedisin, kreditorët dhe komunitetin.Përkufizimi ligjor i “pamundësisë kushtetuese” të organeve të shoqërisë tregtare do të thotëse veprimet e kryera në mungesë të dijes ose në kundërshtim me normat organizative dhevendimore, që parashikohen nga Statuti “i brendshëm” i shoqërisë tregtare ose nga kufizimetligjore “të jashtme”, përbëjnë abuzim ndaj kompetencave të shoqërisë tregtare dhe, si të tilla,përbëjnë shkelje të detyrimit të besnikërisë. Një shkelje e tillë e detyrimit nuk mund tëratifikohet me vendim të Asamblesë së Përgjithshme.126 Ratifikimi mund të kundërshtohetnga ortakët ose aksionarët në pakicë në përputhje me nenet 94, pika 1, 92, 153, pika 1, dhe151. Përkufizimi ligjor i “grupeve të interesit”, të cilët duhet të gëzojnë të drejta konsultimiose pjesëmarrjeje në procedurat vendimmarrëse të shoqërisë, sigurisht, është një proces sociali hapur që varet nga kushtet ekonomike dhe politike të vendit dhe nga pritshmëritë përkatësendaj shoqërisë. U mbetet ligjvënësve dhe gjykatave shqiptare të përpilojnë normat qëpërcaktojnë bashkësitë (apo pjesë të tyre), të cilat duhet të ushtrojnë ndikim në vendimmarrjene shoqërisë tregtare për shkak të efektit të ndjeshëm që kanë operacionet e shoqërisë tregtare123 Shih Kodin e Drejtimit të Brendshëm të Shoqërive Tregtare në Shqipëri, 2012.124 Krahaso J. Dine, M. Blecher dhe M. Koutsis, poshtëshënimi 12, f. 200.125 Shih Kodin e Drejtimit të Brendshëm të Shoqërive Tregtare në Shqipëri, parimi 6.126 Po aty, 198. 136
mbi to. Rëndësia në rritje e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në këtëkontekst, mund të luajë një rol të ndjeshëm në këtë zhvillim juridik.1273. Në kuadër të detyrimit të besnikërisë ndaj interesave më të mira të shoqërisë tregtare,anëtarët e këshillit duhet të tregojnë kujdes dhe aftësi të arsyeshme (nenet 14-18, 98 dhe 163,pika 1), domethënë, ata duhet të veprojnë në mirëbesim, në bazë të hetimit e vlerësimit tëmjaftueshëm të informacioneve dhe të lidhjes, në mënyrë të arsyeshme, me qëllimet eshoqërisë tregtare (nenet 98 dhe 163, 2), duke shmangur konfliktet faktike dhe të mundshmetë interesit ndërmjet interesave personalë dhe atyre të shoqërisë tregtare. Këto standarde pritettë jenë “objektive” në kuptimin se pika e referencës për një vendim juridik është ajo që mundtë pritet nga dikush në funksionin e një “administratori të arsyeshëm”. Standardi ibesnikërisë, që u diskutua në pjesën e mëparshme, ka ndikim edhe këtu, duke qenë seargumenti juridik i vendimeve të biznesit “në interesin më të mirë të shoqërisë tregtare” duhettë lidhet me një “pikëpamje më të gjerë” të përgjegjësisë dhe interesit të shoqërisë tregtare nëkuptimin e lartpërmendur, që mund të përmbushet vetëm përmes masave të përshtatshmeorganizative. Arsyet personale të devijimeve legjitime nga ky standard “i objektivizuar” ipërgjegjësisë vijnë të dytat. E fundit, për nga radha por jo për nga rëndësia, administratorëtjanë të detyruar t’i shpërblejnë shoqërisë dëmet e shkaktuara, nëse, në kundërshtim me ligjin,kryejnë transaksionet e veçanta që renditen në nenet 98, pika 4, dhe 163, pika 4. Këtu lista enenit 163, pika 4, është shumë më e gjatë, sepse mbulon përgjegjësinë specifike tëadministratorëve dhe të anëtarëve të këshillit për çdo veprim që shkel rregullat e mbajtjes sënivelit të kapitalit. Edhe një herë, është me rëndësi të theksohet se Asambleja e Përgjithshmenuk mund thjesht ta ratifikojë shkeljen nga ana e administratorëve dhe anëtarëve të këshillit tëdetyrimit për të vepruar me kujdes dhe aftësi, sepse ky detyrim është detyrim përparashoqërisë “si e tillë” dhe jo vetëm përpara ortakëve apo aksionarëve të saj. Ratifikimi mund tëkundërshtohet nga ortakët ose aksionarët në pakicë në përputhje me nenin 94, pika 1, 92, 153,pika 1, dhe 151. TITULLI V PRISHJA E SHOQËRISË, LARGIMI DHE PËRJASHTIMI I ORTAKËVE KREU I PRISHJA E SHOQËRISË127 Shih raportin Ruggie: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, “Raporti i Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit tëPërgjithshëm për çështjen e korporatave ndërkombëtare dhe ndërmarrjet e tjera tregtare”, A/HRC/11/13 dhe Parimetbazë për biznesin dhe të drejtat e njeriut,http://www.ohchr.org/Documents/Publications/GuidingPrinciplesBusinessHR_EN.pdf 137
Neni 99 Shkaqet e prishjes së shoqërisë 1. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar prishet: a) kur mbaron kohëzgjatja, për të cilën është themeluar; b) me përfundimin e procedurave të falimentimit apo në rast të pamjaftueshmërisësë pasurive për të mbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit; c) në rast se objekti bëhet i parealizueshëm për shkak të mosfunksionimit tëvazhduar të organeve të shoqërisë apo për shkaqe të tjera që e bëjnë absolutisht tëpamundur vazhdimin e veprimtarisë tregtare; ç) në rastet e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë, të parashikuara nga neni3/1 i këtij l igj; d) në raste të tjera, të parashikuara në statut; dh) në raste të tjera, të parashikuara me ligj; e) për çdo shkak tjetër të vendosur nga asambleja e ortakëve. 2. Prishja e shoqërisë, si pasojë e një apo më shumë prej shkaqeve të përcaktuaranë shkronjat \"a\", \"c\", \"d\", \"dh\" dhe \"e\", të pikës 1, të këtij neni, vendoset ngaasambleja e ortakëve me shumicën e parashikuar sipas pikës 1, të nenit 87, të këtij ligji. 3. Në rast mosveprimi të asamblesë së ortakëve për të vendosur prishjen, përshkaqet e përcaktuara në shkronjat \"a\", \"c\", \"d\", dhe \"dh\", të pikës 1, të këtij neni,çdo person i interesuar mund, në çdo kohë, t'i drejtohet gjykatës për të konstatuarprishjen e shoqërisë. 4. Pavarësisht nga parashikimet e sipërpërmendura, ekzistenca e një a më shumëshkaqeve, të parashikuara nga shkronjat \"a\", \"c\", \"d\", \"dh\" dhe \"e\", të pikës 1, tëkëtij neni, nuk do të ketë si pasojë prishjen e shoqërisë dhe hapjen e procedurave tëlikuidimit, nëse përpara vendimit gjyqësor të formës së prerë, të përmendur në pikën 3,të këtij neni, shkaku i prishjes është korrigjuar, nëse është e mundshme të korrigjohet,dhe ky korrigjim është publikuar nga shoqëria në regjistrin tregtar, sipasparashikimeve të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007, \"Për Qendrën Kombëtare tëRegjistrimit\", të ndryshuar. 5. Prishja e shoqërisë, si pasojë e shkaqeve të parashikuara në shkronjën \"b\", tëpikës 1, të këtij neni, vendoset nga gjykata kompetente për procedurat e falimentimit,kur, në përfundim të këtyre procedurave, të gjitha pasuritë e shoqërisë janë likuiduarpër shlyerjen në mënyrë kolektive të detyrimeve ndaj kreditorëve apo kur gjykatakompetente për procedurat e falimentimit vendos rrëzimin e kërkesës për hapjen eprocedurës së falimentimit për shkak të pamjaftueshmërisë së pasurisë së shoqërisë përtë mbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit. 138
6. Prishja e shoqërisë si pasojë e shkaqeve të parashikuara në shkronjën \"ç\", tëpikës 1, të këtij neni, vendoset nga gjykata kompetente, sipas parashikimeve të nenit 3/1të këtij ligji.128Komente:1. Me nenin 16 të ligjit me shtesa dhe ndryshime të vitit 2014 synohet që të riformulohenshkaqet e prishjes së shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, që rendit neni 99 i ligjit Nr. 9901,dhe synon harmonizimin e ndryshimit që propozohet për nenin 77, në kuptimin që neni 16 iligjit me shtesa dhe ndryshime është një amendament i mëpasshëm. Shih amendamentin dhediskutimin për nenin 77.2. Ortakët janë të lirë ta prishin SHPK-në sipas dëshirës së tyre. Megjithatë, këtu duhetrespektuar shumica e cilësuar që kërkon neni 87. Neni 104 parashikon se normat qërregullojnë likuidimin në gjendjen e aftësisë paguese mund të gjenden në nenet nga 190 derinë 205. Në thelb, këto norma zbatohen për të gjitha format e shoqërive. Neni 100 Regjistrimi i shpërbërjes Administratorët regjistrojnë prishjen e shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare tëRegjistrimit, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 \"Për QendrënKombëtare të Regjistrimit\". Nëse prishja e shoqërisë bëhet me vendim gjykate, gjykata,në përputhje me nenin 45 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 \"Për Qendrën Kombëtare tëRegjistrimit\" ia njofton vendimin Qendrës Kombëtare të Regjistrimeve për regjistrim. KREU II LARGIMI DHE PËRJASHTIMI I ORTAKËVE Neni 101 Largimi i ortakut për shkaqe të arsyeshme 1. Ortaku mund të largohet nga shoqëria nëse ortakët e tjerë ose shoqëria kanëkryer veprime në dëm të tij, nëse është penguar të ushtrojë të drejtat e tij, nëse shoqëriai ka ngarkuar detyrime të paarsyeshme apo për shkaqe të tjera, që e bëjnë të pamundurvazhdimin e ortakërisë. 2. Ortaku që kërkon largimin, duhet të njoftojë shoqërinë me shkrim, si dhe tëparashtrojë shkaqet e largimit. 3. Administratorët duhet të thërrasin mbledhjen e asamblesë së përgjithshmemenjëherë pasi të kenë marrë dijeni për njoftimin e largimit, sipas pikës 2 të këtij neni,128 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 16. 139
për të vendosur nëse ortakut do t'i likuidohet kuota, si pasojë e largimit për shkaqe tëarsyeshme. 4. Ortaku ka të drejtë të ngrejë padi në gjykatë ndaj shoqërisë për likuidimin ekuotës, si pasojë e largimit për shkaqe të arsyeshme, nëse pas njoftimit të largimitasambleja e përgjithshme nuk mblidhet apo nuk ? njeh si të arsyeshme shkaqet elargimit dhe likuidimin e kuotës. 5. Ortaku që kërkon largimin nga shoqëria, detyrohet ta dëmshpërblejë shoqërinëpër dëmet e shkaktuara, nëse rezulton se largimi është kryer në bazë të shkaqeve tëpaarsyeshme. 6. Ortaku që largohet ka të drejtë të ngrejë padi ndaj shoqërisë dhe/ose ortakëve tëtjerë që shkaktuan largimin e tij dhe të kërkojë ndaj tyre, në mënyrë solidare,shpërblimin e dëmit të pësuar. Neni 102 Përjashtimi i ortakut 1. Në bazë të një vendimi të zakonshëm, asambleja e përgjithshme mund t'ikërkojë gjykatës përjashtimin e ortakut, nëse ai nuk ka shlyer kontributin e tij, sipasparashikimeve të statutit ose nëse ekzistojnë shkaqe të tjera të arsyeshme për këtëpërjashtim. 2. Konsiderohen shkaqe të arsyeshme për përjashtimin e ortakut, sipas pikës 1 tëkëtij neni, por pa u kufizuar në to, rastet kur ortaku: a) me dashje apo me pakujdesi të rëndë i shkakton dëme shoqërisë ose ortakëve tëtjerë; b) me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin ose detyrimet e përcaktuarame ligj; c) përfshihet në veprime, të cilat e bëjnë të pamundur vazhdimin e marrëdhënievemidis shoqërisë tregtare dhe ortakut; ose ç) me veprimet e tij dëmton ose pengon ndjeshëm veprimtarinë tregtare tëshoqërisë. 3. Gjatë procedurës së përjashtimit të ortakut, me kërkesë të paditësit, gjykatamund të marrë një masë për sigurimin e padisë, duke pezulluar të drejtën e votës sëortakut, që kërkohet të përjashtohet, si dhe të drejtat e tjera, që rrjedhin nga zotërimi ikuotës së shoqërisë, kur ajo e vlerëson këtë masë si të nevojshme dhe të justifikuar. 4. Shoqëria ka të drejtë t'i kërkojë ortakut të përjashtuar shpërblimin e dëmit tëpësuar nga veprimet, që kanë sjellë përjashtimin. 5. Ortaku ka të drejtë t'i kërkojë shoqërisë shpërblimin e dëmit të pësuar, nësekërkesa për përjashtim nuk është e bazuar.129129 Bachner, Schuster dhe Winner argumentojnë se neni 102, pika 2, duhet riformuluar për shkak se përjashtimi është njëshkelje e rëndë e të drejtave të anëtarësisë. Mirëpo, neni 102, pika 2, përcakton shprehimisht arsyet e përjashtimit, që 140
6. Ortaku nuk ka të drejtë t'i kërkojë shoqërisë likuidimin e kuotës, nëse aipërjashtohet për shkaqe të arsyeshme, por, nëse shoqëria ngre ndaj tij padi përshpërblim dëmi, ortaku ka të drejtë të kompensojë çdo shumë, që do të kishte të drejtëta përfitonte në cilësinë e likuidimit të kuotës, me dëmin e kërkuar nga shoqëria. Neni 103 Pasojat e largimit dhe përjashtimit 1. Të gjitha të drejtat, që rrjedhin nga cilësia e ortakut në shoqëri, shuhen në datëne largimit ose të vendimit të formës së prerë të gjykatës për largimin ose përjashtimin. 2. Statuti nuk mund të përjashtojë apo të kufizojë të drejtën e ortakut për t'ularguar nga shoqëria dhe të drejtën e shoqërisë për të përjashtuar ortakun. Neni 104 Likuidimi në gjendjen e aftësisë paguese Me përjashtim të rasteve kur është nisur një procedurë falimentimi, prishja eshoqërisë me përgjegjësi të kufizuar ka si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit nëgjendjen e aftësisë paguese, sipas neneve 190 deri në 205 të këtij ligji. PJESA V SHOQËRITË AKSIONAREKomente:1. Ndërsa, në mënyrë tipike, SHPK-të janë modeluar për ndërmarrjet e vogla dhe tëmesme, që financohen nga një grup i mbyllur pronarësh, shoqëritë aksionare (SHA), nëmënyrë tipike, janë modeluar për ndërmarrjet e mëdha, që i plotësojnë nevojat e tyrefinanciare përmes ofrimit të aksioneve për publikun. Ndërsa SHPK-të zbatojnë një regjim tëlirshëm të marrëdhënieve të brendshme dhe elementeve mbrojtës të jashtëm, SHA-të unënshtrohen normave disi më të rrepta të drejtimit të brendshëm dhe mbrojtjes së investuesvedhe kreditorëve, për shkak të madhësisë dhe rëndësisë që kanë për sistemin ekonomik. SHA-të, megjithatë, i nënshtrohen sistemit të rreptë të Direktivës së Dytë për Ligjin e ShoqëriveTregtare lidhur me kontributin dhe ruajtjen e nivelit të kapitalit. Mirëpo, në komentet më lartpër nenin 70 përmendet se prirja rregullatore e kohëve të fundit në legjislacionin e BE-së përshoqëritë tregtare është liberalizimi i kërkesave të Direktivës së Dytë. Një nga rezultatet epara të këtyre aktiviteteve të reformës janë amendamentet që bëhen me Direktivën2006/68/KE, që marrin në konsideratë më shumë lirshmëri përsa i përket vlerësimit tëduken shumë të logjikshme dhe të qarta. 141
kontributeve në natyrë, blerjes së aksioneve të veta të shoqërisë dhe mbështetjes financiarepër këtë blerje. Ndërsa kjo lirshmëri e rritur dhe rregullat “e pakta” (SLIM)130 kanë filluar tëdominojnë fushën e SHPK-ve dhe të SHA-ve, vëmendja e lartpërmendur te përgjegjësia eanëtarëve të këshillit mund të gjendet në të dy kontekstet rregullatore. Ky është shembull ifaktit se “liberalizimi” asnjëherë nuk mund të përparojë dhe të jetë i suksesshëm pa“rirregullimin” përkatës, që zëvendëson normat organizative dhe elementet mbrojtës të rreptëpa iu siguruar standarde të një përgjegjësie më të madhe atyre që administrojnë dhepërfaqësojnë subjektin e liberalizuar. Gjithashtu, funksionimi i këtij sistemi kërkon krijimin eagjencive publike për monitorimin dhe mbajtjen nën kontroll të pjesës së liberalizuar tëtregut. Shembull këtu janë agjencitë e mbikëqyrjes financiare. Një mbikëqyrje e tillë mund tëfunksionojë vetëm nëse subjekti i liberalizuar u nënshtrohet rregullave të rrepta tëtransparencës, që kërkojnë publikimin e informacioneve përkatëse përmes një sistemiregjistrimi të përshtatshëm dhe raportimit të vazhdueshëm.2. Në këtë aspekt, sot është shumë e këshillueshme që SHA-të bashkëkohore të mos quhenmë “shoqëri anonime”. Pikërisht kjo “anonimi” e shoqërisë dhe e aksionarëve të saj ështëvënë në pikëpyetje nga reforma të ndryshme ligjore amerikane, evropiane dhe ndërkombëtare:për të krijuar struktura transparente dhe të besueshme të drejtimit të brendshëm të SHA-ve,kërkohet që si strukturat e drejtimit të shoqërive, ashtu dhe strukturat e aksionarëve të bëhentë ditura përmes mjeteve të ndryshme të raportimit dhe regjistrimit. Udhëzuesit bashkëkohorëtë drejtimit të brendshëm rekomandojnë aksionet e regjistruara si të vetmen formë tëaksioneve. Por duhen regjistruar edhe aksionet e prurësit të SHA-ve të tregtuara në tregjet erregulluara. Pra, gjatë reformës për një ligj bashkëkohor për shoqëritë tregtare duhet tëeliminohet përfundimisht termi historik “shoqëri anonime”, edhe pse vende të tjera mund tapërdorin ende këtë term. Duhet theksuar se ligji i ri për shoqëritë tregtare nuk i parashikon mëaksionet e prurësit të SHA-ve (shih komentet, më poshtë, për nenin 116). TITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME DHE THEMELIMI Neni 105 Përkufizimi dhe llojet 1. Shoqëria aksionare është një shoqëri tregtare, kapitali i së cilës është i ndarë nëaksione të nënshkruara nga themeluesit. Themeluesit janë persona fizikë ose juridikë, tëcilët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet e shoqërisë e që mbulojnë humbjet e sajvetëm me vlerën e pashlyer të aksioneve të nënshkruara.130 “SLIM” janë germat e para të grupit të parë të nismave të BE-së për liberalizimin që do të zbatoheshin, mes të tjerash,në sektorin e legjislacionit për shoqëritë tregtare. Janë germat e para të fjalëve: “Simpler Legislation for the InternalMarket” (Legjislacion më i thjeshtë për tregun e brendshëm). Kjo rezultoi në raportet e Grupit të Nivelit të Lartë tëEkspertëve të Legjislacionit për Shoqëritë Tregtare, “Legjislacion më i thjeshtë për tregun e brendshëm (SLIM)”: projektpilot. Komunikim i Komisionit për Këshillin dhe Parlamentin Evropian. COM (96) 204 përfundimtar, 8 maj 1996. 142
2. Shoqëritë aksionare mund të jenë shoqëri me ofertë, private apo publike, nëpërputhje me dispozitat e ligjit për titujt.Komente:1. Gjatë shqyrtimit të ligjit për shoqëritë tregtare në periudhën 2011-2012, disa grupeinteresi sugjeruan një sistem më kompleks SHA-sh, për të bërë dallimin midis një SHA-je meaksione që i ofrohen publikut, dhe një SHA-je që regjistrohet në një treg kapitali. Por,meqenëse në Shqipëri nuk funksionon asnjë bursë aktualisht (2016)131, kjo është ndoshta eparakohshme. Kur në Shqipëri të ketë një bursë në funksionim, do të duhet që ligji përshoqëritë tregtare dhe Ligji “Për titujt” të ndryshohen dhe harmonizohen. Neni 27, pika 1, iLigjit “Për titujt” thotë se: “titujt emetohen me ofertë publike ose ofertë private”. Shihsqarimin në pikën 2.Në thelb, koncepti i përgjegjësisë së kufizuar, në rastin e SHA-ve, është i njëjtë me atë tëSHPK-ve. SHA-të e fitojnë personalitetin juridik përmes regjistrimit, aktivet e tyre janë tëveçuara nga pasuritë vetjake të aksionarëve dhe ato përgjigjen për borxhet e tyre vetëm meaktivet e tyre, domethënë, aksionarët nuk përgjigjen personalisht ndaj kreditorëve tëshoqërisë. Dallimi në strukturë del në pah përsa i takon kapitalit dhe kontributeve në shoqëri:kapitali ndahet në aksione që themeluesit duhet t’i “nënshkruajnë” të gjitha kur krijohetStatuti. “Nënshkrimi” nënkupton blerjen e parë të aksioneve dhe angazhimin e shprehur qartëtë themeluesve për t’i paguar kontributet e tyre tërësisht ose pjesërisht dhe në kohën që ekërkon ligji dhe/ose Statuti. Pagesa (e pjesshme) ose e plotë e kontributit të kërkuar përbënkusht për regjistrimin fillestar të SHA-së (neni 36, pika 1, shkronja “a”, ligji për regjistrimin ebiznesit. Themeluesit e SHA-së, kur krijojnë shoqërinë, nuk çlirohen nga vërtetimi i shlyerjessë kapitalit themeltar, sikurse ndodh me SHPK-të, në bazë të nenit 41 të ligjit për regjistrimine biznesit. Për më tepër, themeluesit e SHA-së duhet të miratojnë dhe nënshkruajnë Statutin, sipasnenit 28, pika 4, të ligjit për regjistrimin e biznesit. Në Statut, që duhet të përmbajë gjithë tëdhënat që kërkojnë nenet 32 dhe 36 të ligjit për regjistrimin e biznesit, përfshihen gjithë tëdhënat e nevojshme për strukturën e kapitalit që kërkon Direktiva e Dytë për Legjislacioninpër Shoqëritë Tregtare. Pra, themeluesit duhet ta miratojnë dhe ta nënshkruajnë Statutin mekujdes, dhe ta depozitojnë pranë QKB-ësë kur bëjnë kërkesë për regjistrim sipas nenit 28,pika 3.2. Sipas nenit 12 të ligjit “Për titujt”, “aksionet” e SHA-ve janë tituj. Fjalia e dytë e kësajdispozite ia le ligjit për shoqëritë tregtare të bëjë përkufizimin e llojeve dhe klasave tëaksioneve, që përcaktohet në nenin 116. Kështuqë, përsa i takon procesit të emetimit, ekziston131 Saim Shatku, “Is Albanian Stock Market Functioning as Its European Counterparts” (“A funksionon tregu shqiptar ikapitalit si homologët e vet evropianë?\" (2015), “Academic Journal of Interdisciplinary Studies” (Botimet “MCSE”),Romë, Itali. 143
një ndërlidhje e natyrshme ndërmjet dispozitave të ligjit për shoqëritë tregtare dhe atyre tëligjit “Për titujt”. Ligji nr.7638 për shoqëritë tregtare, i shfuqizuar nga ligji nr.9901 për shoqëritë tregtare,e rregullonte themelimin e shoqërive aksionare, me ofertë private ose ofertë publike tëaksioneve. Në vitin 2008, gjatë procesit të hartimit të ligjit për shoqëritë tregtare, po përgatitejedhe ligji i ri për titujt.132 Më pas ministritë përgjegjëse133 ranë dakord që ligji për shoqëritëtregtare të mos i trajtonte procedurat dhe kërkesat e ndryshme për themelimin e SHA-ve meofertë publike ose private (me përjashtim të kërkesës për nivelin minimal të kapitalit134),meqenëse këto çështje do t’i trajtonte ligji “Për titujt”. Për këtë arsye, ligji për shoqëritëtregtare përmban referime koordinuese ndaj ligjit “Për titujt”135. Si i tillë, ligji për shoqëritëtregtare është koordinuar plotësisht me ligjin “Për titujt”, duke qenë se ai nuk trajton çështjeqë lidhen me titujt e SHA-ve të regjistruara në bursë, të cilat janë brenda fushës së veprimit tënenit 2 të ligjit “Për titujt”. Sidoqoftë, duhet sqaruar se teksti i miratuar i ligjit “Për titujt” kërkon që shoqëria, e cilaka në plan të emetojë tituj (pavarësisht nëse emetimi është me ofertë private apo me ofertëpublike), duhet të ketë qenë më parë e regjistruar në QKB136. Kësisoj, në bazë të ligjit përshoqëritë tregtare, nuk ekziston asnjë dallim ligjor apo praktik ndërmjet SHA-ve me ofertëprivate dhe ofertë publike, meqenëse dallimet (që janë vetëm funksionale dhe rregullatore dhenuk lidhen me strukturën e shoqërisë) vlejnë vetëm pasi shoqëria përpiqet të bëhet shoqëri eregjistruar në bursë dhe të emetojë tituj. Për shkak të faktit se ligji “Për titujt” nuk parashikon,siç u parashikua gjatë procesit të hartimit të ligjit për shoqëritë tregtare, asnjë dallim nëstrukturën e SHA-ve, pavarësisht nëse janë me ofertë private apo me ofertë publike, dispozitate nenit 228, shkronja “b”, për kalimin e SHA-ve nga SHA me ofertë private në SHA meofertë publike, apo anasjelltas, bëhen gjithashtu të tepërta dhe të pazbatueshme. Gjithashtu, duhet sqaruar se, në bazë të nenit 41 të Ligjit “Për titujt”, dispozitat përemetimin e titujve nuk zbatohen për SHA-të e themeluara rishtazi. Ligji për shoqëritë tregtare (dhe ligji për regjistrimin e biznesit) zbatohet për procesin ethemelimit fillestar të një SHA-je, pavarësisht nëse, më pas, organet e saj planifikojnë ose joqë kjo shoqëri të regjistrohet në bursë dhe të emetojë tituj me ofertë private ose publike.Gjithashtu, dispozitat e ligjit për shoqëritë tregtare për aksionet zbatohen edhe nëse SHA-jadëshiron të regjistrohet në bursë dhe të emetojë aksione sipas ligjit “Për titujt”. Në këtë rast,zbatohen edhe dispozitat e ligjit “Për titujt”. Prandaj, si konkluzion sa i takon ndërlidhjesmidis ligjit për shoqëritë tregtare dhe ligjit “Për titujt”, rregulla është se dispozitat e ligjit për132 Miratuar me ligjin nr.9879, datë 21.02.2008.133 Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe Ministria eFinancave për ligjin “Për titujt”.134 3.5 milion lekë për SHA-të me ofertë private, dhe 10 milion lekë për SHA-të me ofertë publike.135 Për shembull, neni 119, pika 3, i ligjit për shoqëritë tregtare parashikon se, përsa i takon regjistrit të aksioneve tëshoqërisë, pikat nga 1 deri në 3 të këtij neni nuk pengojnë detyrimin e shoqërisë për të regjistruar aksionet e veta nëregjistrin e aksioneve, kur e kërkon ligji “Për titujt”.136 Ligji 29, shkronja “b”, i ligjit “Për titujt” kërkon, mes të tjerash, të dhënat e mëposhtme të emetuesit që duhenpërfshirë në prospektin e emetimit të aksioneve: Emri, selia, data e themelimit, numri i regjistrimit në QKB. 144
shoqëritë tregtare zbatohen gjithmonë, ndërsa dispozitat e ligjit “Për titujt” zbatohen vetëmnëse SHA-ja kërkon të regjistrohet në bursë. Neni 106 Regjistrimi 1. Shoqëritë aksionare regjistrohen sipas neneve 26, 28, 32 e 36 të ligjit nr.9723,datë 3.5.2007 \"Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit\". 2. Nëse shoqëria krijon një faqe të saj në internet, të dhënat, të cilat regjistrohenpranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, publikohen në këtë faqe dhe u vihen nëdispozicion personave të interesuar.Komente: Këtu, vlen të theksohet se komunikimi përmes faqes së internetit është i detyrueshëmpër SHA-të, ndërsa është fakultativ për format e tjera të shoqërisë. Meqenëse legjislacioni iBE-së kërkon që kjo lloj shoqërie të përdorë teknologjitë më të përparuara të komunikimit,për SHA-të përdorimi i faqes të internetit është i detyrueshëm. Neni 107 Kapitali minimal 1. Shoqëria aksionare me ofertë private nuk mund të ketë një kapital më të vogëlse 3 500 000 lekë.137 2. Shoqëria aksionare me ofertë publike nuk mund të këtë një kapital më të vogëlse 10 000 000 lekë.Komente:1. Së pari, dëshirojmë t’u referohemi komenteve tona të mëparshme përpara nenit 105 dhenenit 70 për zhvillimet më të fundit në BE në lidhje me kërkesën ligjore për kapitalinminimal. Kërkesat ligjore që parashikon neni 107 për kapitalin janë 3.5 milion lekë (rreth25.000 euro) për shoqëritë me ofertë private dhe 10 milion lekë (rreth 71.500 euro) për atome ofertë publike, kërkesa këto që janë më të larta se ato që parashikojnë ligjet e tjera tëvendeve të rajonit, dhe përputhen me kërkesën minimale që parashikon neni 6, pika 1, iDirektivës së Dytë (25.000 euro).2. Sa i takon çështjes së “kapitalit të pamjaftueshëm”, i referohemi komenteve tona përnenin 16 dhe nenin 70. Dispozitat për sigurimin dhe ruajtjen e kapitalit dhe përgjegjësiapërkatëse e administratorëve të SHA-së (shih, më poshtë, komentet për nenin 108 dhe nenin137 Ndryshuar me ligjin nr.10475/2011 “Për një ndryshim në Ligjin ‘Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare’.” 145
123), me siguri, do ta parandalonin “kapitalizimin e pamjaftueshëm”. Pra, çfarë mund tënënkuptojë “kapitalizim i pamjaftueshëm” në kushtet e SHA-ve. Siç e kemi thënë më parë(komentet për nenin 16 dhe nenin 70), kapitalizimi i pamjaftueshëm mund të rezultojë në“shpimin e perdes së korporatës” dhe t’i detyrojë administratorët e SHA-së (apo aksionarët emëdhenj dominues) të përgjigjen personalisht. Megjithatë, kemi thënë gjithashtu se lindja ekapitalizimit të pamjaftueshëm me rëndësi materiale nuk sjell, automatikisht, “shpimin eperdes ”. Nuk ekziston ndonjë kërkesë ligjore që pronarët të rrisin kontributet. Asambleja ePërgjithshme duhet të vendosë se çfarë duhet të ndodhë në rast të rrezikut të paaftësisëpaguese (neni 136, pika 3). Pra, këtu duhet të ekzistojnë tipare të tjera që tëpërcaktohet nëse përmbushur kushtet për “shpimin e perdes ”. Fakti i kapitalizimit tëpamjaftueshëm gjithmonë duhet t’i referohet kushteve konkrete, të nevojshme për ruajtjen ekapitalit, të formës së shoqërisë në fjalë dhe sjelljes përkatëse të pronarëve, aksionarëve dheadministratorëve. Sa i takon dispozitave për sigurimin dhe ruajtjen e kapitalit të SHA-ve,vetëm synimet e paligjshme të themeluesve ose pronarëve mund të ishin faktikisht shkak imjaftueshëm për zbatimin e rregullës së nenit 16, pika 1, për shpimin e perdes (shih nenin 5 tëligjit nr.129/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9901, datë 14.04.2008, ‘PërTregtarët dhe Shoqëritë Tregtare’,” që ndryshon nenin 16 të ligjit për shoqëritë tregtare.) Mefjalë të tjera, ndijenia (e prezumuar) për pamundësinë e përmbushjes së kërkesave tëkreditorëve për shlyerje, që kërkon kjo dispozitë, shndërrohet në tregtim të padrejtë tëqëllimshëm ose të paligjshëm (neni 163, pika 4): një administrator, i cili vijon të zhvillojëaktivitet duke hyrë qëllimisht në borxhe të reja që ai e di se shoqëria nuk do të ketë mundësiqë t’i shlyejë asnjëherë dhe, për rrjedhojë, nuk e mbledh Asamblenë e Përgjithshme, siç ekërkon neni 136, pika 3, rrezikon të bëhet objekt jo vetëm i padive për dëmshpërblim sipasnenit 163, pika 4, por dhe i kërkesës për t’u përgjigjur personalisht sipas nenit 16. Kjo vlenedhe për aksionarët, të cilët e kanë kompetencën për ta bindur administratorin të veprojëkështu. Ky është një shembull tjetër i faktit që, edhe për SHA-të, kërkesat për sigurimin dhembajtjen e kapitalit duhet të lidhen gjithnjë e më shumë me detyrat e administratorëve. Neni 108 Llojet e kontributeve Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para apo në natyrë (pasuri të luajtshmeapo të paluajtshme ose në të drejta të vlerësueshme në para). Kontributet e aksionarëvenuk mund të jenë në punë apo në shërbime.Komente: Sigurimi i kapitalit: Ligji përcakton se, në interesin e kreditorëve të mundshëm,kapitali i shoqërisë sigurohet në përputhje me dispozitat e ligjit përpara regjistrimit tëshoqërisë, pra, përpara se shoqëria të krijohet si person juridik i pavarur. Konceptet juridikeqë zbatohen këtu, janë në përputhje me Direktivën e Dytë: 146
Së pari, ligji përcakton se vlera e plotë e kapitalit themeltar të shoqërisë përfaqësohetnga aksionet (neni 105, pika 1), që nënshkruhen dhe merren nga themeluesit (shih komentetpër nenin 105). Së dyti, ligji e ndalon emetimin e aksioneve për aksionarët themeltarë dhe marrjen eaksioneve nga aksionarët themeltarë nën vlerën nominale të tyre (neni 110). Së treti, kontributet e aksionarëve duhet të përfaqësojnë një vlerë pasurore. Kjo karëndësi me qëllim që të bëhet i mundur vlerësimi siç duhet i kontributeve dhe që aktivetthemeltare të përmbushin realisht kërkesat për kapitalin. Për rrjedhojë, ligji parashikon që atoduhet të konsistojnë në pasuri vlera e të cilave mund të “jetë në para” (neni 108). E njëjtadispozitë thotë se kontributet nuk mund të jenë në punë ose në shërbime. Kjo është elogjikshme, pasi përmbushja e një detyrimi për të punuar apo për të kryer shërbime nuk ështëmjaft e qartë dhe nuk mund të garantohet me ligj. Së katërti, mund të përbëjë problem mbivlerësimi i kontributeve jo monetare(kontributeve në natyrë). Mbivlerësimi i këtyre kontributeve jo vetëm që shkel parimin seaksionet nuk duhet të emetohen nën vlerën nominale të tyre, por gjithashtu sjell trajtimindiskriminues të aksionarëve. Aksionarët që kontribuojnë me aktive të mbivlerësuara, i marrinaksionet e tyre me çmim më të lirë se aksionarët e tjerë. Në pajtim me nenin 10 të Direktivëssë Dytë, neni 112 thotë se një apo më shumë ekspertë të pavarur, të emëruar nga gjykatakompetente, hartojnë një raport përpara regjistrimit të shoqërisë tregtare. Së pesti, ligji kërkonqë kontributet e aksionarëve të shlyhen në mënyrë të efektshme. Primet e aksioneve duhenshlyer tërësisht (neni 113, pika 1 dhe 3). Aksionet e nënshkruara me kontribut në natyrë duhettë kalohen tërësisht përpara regjistrimit (neni 113, pika 2). Të paktën 25 për qind e vlerësnominale të kapitaleve për kontribut në para duhet shlyer përpara regjistrimit. Kontributet nëpara duhen kaluar në një llogari bankare të caktuar me Statut, ku qëndrojnë të ngrira deri nëçastin e regjistrimit (neni 115, pika 2). Organet kompetente të shoqërisë tregtare mund t’imenaxhojnë fondet e paguara vetëm pas regjistrimit (neni 115, pika 3). Neni 109 Vlera nominale dhe emetimi i aksioneve 1. Çdo aksion ka të njëjtën vlerë nominale. 2. Aksionet nuk mund të emetohen përpara regjistrimit të shoqërisë pranëQendrës Kombëtare të Regjistrimit. Aksionet e emetuara më parë janë të pavlefshme.Themeluesit përgjigjen në mënyrë solidare për dëmet e shkaktuara ndaj zotëruesve tëaksioneve, me emetim të parakohshëm. 3. Të drejtat e lidhura me aksionet nuk mund të transferohen përpara regjistrimittë shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Neni 110 Vlera e aksioneve të emetuara 1. Vlera e përgjithshme nominale e aksioneve të emetuara nuk mund të jetë më e 147
vogël se kapitali i regjistruar i shoqërisë. Rrjedhimisht, shoqëria nuk mund të emetojë etë ofrojë për nënshkrim aksione me çmim nën vlerën e tyre nominale. 2. Shoqëria mund të emetojë e të ofrojë për nënshkrim aksione me çmim më tëlartë se vlera e tyre nominale. Neni 111 Kostot e themelimit 1. Themeluesit mund t'i kërkojnë shoqërisë rimbursimin e kostove të themelimit,deri në vlerën më të lartë, të parashikuar në statut. 2. Kostot e themelimit u paguhen themeluesve nga fitimet, që realizon shoqëria.Përveç se kur parashikohet ndryshe në statut, aksionarët mund të vendosin qërimbursimi i kostove të themelimit të këtë përparësi gjatë shpërndarjes së fitimeve. Neni 112 Kontributet në natyrë 1. Kur aksionarët japin kontribute në natyrë, këto kontribute duhet të vlerësohenpërpara regjistrimit të shoqërisë nga një apo disa ekspertë të caktuar nga gjykatapërkatëse. Këta ekspertë janë persona fizikë apo juridikë, të licencuar sipas dispozitavetë posaçme, me kompetenca teknike të nevojshme për kryerjen e këtyre vlerësimeve. 2. Raporti i vlerësimit të ekspertëve duhet të përmbajë një përshkrim tëhollësishëm të kontributeve në natyrë, si dhe në të duhet të përcaktohen metodat evlerësimit që janë zbatuar dhe të shprehet nëse vlera e llogaritur, sipas kësaj metode, ikorrespondon të paktën vlerës nominale të aksionit dhe, kur është rasti, edhe primit mëtë lartë të emetimit të aksionit. 3. Aktivet, kuotat apo aksionet e një shoqërie ekzistuese mund të jepen si kontributnë një shoqëri aksionare, vetëm nëse shoqëria, që jep kontributin, ka të paktën 2 vite qëështë e regjistruar. Në këtë rast, së bashku me raportin e përmendur në pikën 2 të këtijneni, paraqiten edhe pasqyrat financiare të dy viteve të fundit të shoqërisë në fjalë, siedhe dokumentet për vlerësimin e saj. 4. Raporti i vlerësimit, i përmendur në paragrafët e mësipërm të këtij neni e sipasrastit dhe dokumentet e tjera dorëzohen pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit sëbashku me aplikimin për regjistrim. 5. Dispozitat e mësipërme zbatohen, gjithashtu, edhe kur shoqëria, brenda 2vjetëve pas themelimit blen pasuri ose të drejta nga një prej themeluesve. 6. Raporti i vlerësimit, i përmendur në paragrafët e mësipërm, nuk është i 148
detyrueshëm në rastet vijuese:138 a) shoqëria themelohet në vijim të një bashkimi apo ndarjeje dhe raporti ivlerësimit të ekspertëve, të përcaktuar sipas nenit 217, të këtij ligji, është hartuar; b) në rastin e një zmadhimi kapitali, të kryer në kuadër të bashkimit apo ndarjes,me qëllim pagimin e aksionarëve të shoqërive që përthithen apo ndahen, dhe nëseraporti i vlerësimit të ekspertëve të përcaktuar sipas nenit 217, të këtij ligji, ështëhartuar; c) në rastin e një zmadhimi kapitali, të kryer në kuadrin e një oferte për marrje nëkontroll, me objekt blerjen apo shkëmbimin e aksioneve, me qëllim pagimin eaksionarëve të shoqërisë, e cila është objekt i ofertës publike për marrje në kontroll.Komente: Në periudhën 2011-2012, gjatë diskutimeve për shqyrtimin e amendamenteve ndaj ligjitpër shoqëritë tregtare, neni 112, pika 6, u shtua me qëllim harmonizimin e nenit 112 medispozitat e Direktivës së BE-së 2009/109, në rastin e zmadhimit të kapitalit në kuadër tëbashkimit ose ndarjes së shoqërive. Neni 113 Shlyerja dhe kalimi i kontributeve përpara regjistrimit 1. Aksionet e nënshkruara me kontribut në para duhet të shlyhen përpararegjistrimit të shoqërisë, të paktën në një të katërtën e vlerës së tyre nominale. Shumatqë mbeten shlyhen në një ose më shumë këste, sipas vendimit të organeve tëadministrimit të shoqërisë. Vlerat më të larta, sipas pikës 2 të nenit 110 të këtij ligji,duhet të shlyhen plotësisht. 2. Aksionet e nënshkruara me kontribut në natyrë duhet të paguhen tërësishtpërpara regjistrimit, nëpërmjet kalimit në favor të shoqërisë të titullit të pronësisë sëkontributit në natyrë. Nëse, sipas ligjit, kërkohet kryerja e formaliteteve të posaçme përregjistrimin e kalimit të titullit të pronësisë të kontributit në natyrë, këto formalitetekryhen nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë. Kontributi në natyrë do të konsiderohet ipaguar në çastin kur aksionari të ketë kryer të gjitha veprimet dhe të ketë nënshkruartë gjitha aktet e kërkuara nga ligji për kalimin e titullit të pronësisë së kontributit nëemër të shoqërisë.139 3. Themeluesit, të cilët nuk shlyejnë apo kalojnë kontributet e tyre brenda afatevetë përcaktuara më sipër, përgjigjen ndaj shoqërisë, në përputhje me përcaktimet eneneve 10 pikat 2 e 3 dhe 124 të këtij ligji.138 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 17.139 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 18. 149
Search
Read the Text Version
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- 12
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- 22
- 23
- 24
- 25
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
- 31
- 32
- 33
- 34
- 35
- 36
- 37
- 38
- 39
- 40
- 41
- 42
- 43
- 44
- 45
- 46
- 47
- 48
- 49
- 50
- 51
- 52
- 53
- 54
- 55
- 56
- 57
- 58
- 59
- 60
- 61
- 62
- 63
- 64
- 65
- 66
- 67
- 68
- 69
- 70
- 71
- 72
- 73
- 74
- 75
- 76
- 77
- 78
- 79
- 80
- 81
- 82
- 83
- 84
- 85
- 86
- 87
- 88
- 89
- 90
- 91
- 92
- 93
- 94
- 95
- 96
- 97
- 98
- 99
- 100
- 101
- 102
- 103
- 104
- 105
- 106
- 107
- 108
- 109
- 110
- 111
- 112
- 113
- 114
- 115
- 116
- 117
- 118
- 119
- 120
- 121
- 122
- 123
- 124
- 125
- 126
- 127
- 128
- 129
- 130
- 131
- 132
- 133
- 134
- 135
- 136
- 137
- 138
- 139
- 140
- 141
- 142
- 143
- 144
- 145
- 146
- 147
- 148
- 149
- 150
- 151
- 152
- 153
- 154
- 155
- 156
- 157
- 158
- 159
- 160
- 161
- 162
- 163
- 164
- 165
- 166
- 167
- 168
- 169
- 170
- 171
- 172
- 173
- 174
- 175
- 176
- 177
- 178
- 179
- 180
- 181
- 182
- 183
- 184
- 185
- 186
- 187
- 188
- 189
- 190
- 191
- 192
- 193
- 194
- 195
- 196
- 197
- 198
- 199
- 200
- 201
- 202
- 203
- 204
- 205
- 206
- 207
- 208
- 209
- 210
- 211
- 212
- 213
- 214
- 215
- 216
- 217
- 218
- 219
- 220
- 221
- 222
- 223
- 224
- 225
- 226
- 227
- 228
- 229
- 230
- 231
- 232
- 233
- 234
- 235
- 236
- 237
- 238
- 239
- 240
- 241
- 242
- 243
- 244
- 245
- 246
- 247
- 248
- 249
- 250
- 251
- 252
- 253
- 254
- 255
- 256
- 257
- 258
- 259
- 260
- 261
- 262
- 263
- 264
- 265
- 266
- 267
- 268
- 269
- 270
- 271
- 272
- 273
- 274
- 275
- 276
- 277
- 278
- 279
- 280
- 281
- 282
- 283
- 284
- 285
- 286
- 287
- 288
- 289
- 290
- 291
- 292
- 293
- 294
- 295
- 296
- 297
- 298
- 299
- 300
- 301
- 302
- 303
- 304
- 305
- 306
- 307
- 308
- 309
- 310
- 311
- 312
- 313
- 314
- 315
- 316
- 317
- 318
- 319
- 320
- 321
- 322
- 323
- 324
- 325
- 326
- 327
- 328
- 329
- 330
- 331
- 332
- 333
- 334
- 335
- 336
- 337
- 338
- 339
- 340
- 341
- 342
- 343
- 344
- 345
- 346
- 347
- 348
- 349
- 350