Komente:1. Në periudhën 2011-2012, gjatë diskutimeve për shqyrtimin e amendamenteve ndaj ligjitpër shoqëritë tregtare, palët e interesit sugjeruan një qartësim të nenit 113. Duket se ështëkonstatuar që, në praktikën shqiptare, ka ekzistuar një situatë “bëri veza pulën apo pulavezën”. Ndërmjet ligjit për shoqëritë tregtare dhe ligjit për QKR-në (sot: për regjistrimin ebiznesit) ka ekzistuar një vakum. Fillimisht, kontributet duheshin shlyer përpara regjistrimit,ndonëse, në këtë kohë, shoqëria nuk ishte themeluar. Kjo përbënte vështirësi, nëse kontributiishte në natyrë, kur kërkoheshin disa formalitete me qëllim vlerësimin si duhet të kontributit,ndërsa ligjet e tjera parashikojnë procedura të posaçme për kalimin e pronësisë, sidomos, përpasuritë e paluajtshme, që mund të vonojnë procesin e themelimit të shoqërisë aksionare.Gjithashtu, sipas procedurave të posaçme për kalimin e pronësisë, sidomos, për pasuritë epaluajtshme, kërkohet regjistrimi paraprak i shoqërisë në QKB. Për thjeshtëzimin emëtejshëm të procesit të regjistrimit të shoqërive aksionare, kapitali i të cilave përbëhet ngakontribute në natyrë, u vlerësua të sqarohet se detyrimi i aksionarit për kalimin e kontributitnë natyrë gjykohet i kryer pasi aksionari ka nënshkruar çdo akt të nevojshëm për kalimin etitullit të pronësisë në kontributin në natyrë; dhe pas regjistrimit të shoqërisë, procedurat etjera ligjore (p.sh.: regjistrimi në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme i kalimit tëpronësisë) ndiqen nga administratori. Nëse themeluesit nuk i shlyejnë ose nuk i kalojnë kontributet e tyre në kohë,shoqëria mund të vendosë që themeluesi t’i nënshtrohet procedurës sipas nenit 124 përshlyerjet që nuk bëhen në kohë. Themeluesit, të cilët nuk shlyejnë kontributet e tyre në kohë,përgjigjen për çdo dëm ndaj shoqërisë, në përputhje me nenin 10 dhe nenin 113, pika 3.Dispozita e nenit 124 nuk bën pjesë tek normat që rregullojnë themelimin, duke qenë se ajozbatohet edhe për shlyerjet që kërkohet të bëjnë aksionarët (e ardhshëm), kur shoqëria ështëekzistuese. Përveç kësaj, nuk mund të emetohen aksione përpara regjistrimit të shoqërisë,meqenëse regjistrimi është i mundshëm vetëm nëse kontributet janë shlyer në përputhje meligjin dhe me Statutin (neni 109, pika 2).2. Kostot e themelimit mund t’u kthehen themeluesve vetëm deri në vlerën e përcaktuar nëStatut (neni 111, pika 1). Kosto të tilla mund të jenë si kompensimi i shpenzimeve, ashtu dheshpërblimet e lidhura me themelimin. Shpenzimet përfshijnë shlyerjen e kontributeve, tatimet,taksat dhe certifikatat e aksioneve, kur lëshohen të tilla (neni 118, pika 3). Shpërblimi ka tëbëjë me themeluesit ose me persona të tjerë të punësuar gjatë themelimit si ekspertë osekonsulentë. Duke siguruar përcaktimin dhe publikimin e vlerës së themelimit në Statut, ligjipërpiqet t’i pengojë themeluesit (ose personat e tjerë) që të mos e përdorin themelimin përpërfitim vetjak dhe në dëm të aksionarëve dhe kreditorëve. Kosto të tilla të themelimitpaguhen nga shoqëria e re që mund të gjendet menjëherë me një barrë borxhesh (lidhur methemelimin). Për rrjedhojë, neni 111, pika 2, kërkon që kostot e themelimit të paguhen vetëm 150
pasi shoqëria arrijë të realizojë fitime. Atëherë, aksionarët mund të vendosin që kjo çështje tëketë përparësi. Në këtë kuadër duhet shënuar se neni 36, pika 1, shkronja “g”, i ligjit për regjistrimin ebiznesit vazhdon t’i referohet konceptit të “përparësive të veçanta”. Në këtë aspekt, ligji përregjistrimin e biznesit duhet amenduar dhe kjo germë duhet fshirë nga lista e kërkesave përStatutin/regjistrimin, sepse ligji për shoqëritë tregtare nuk parashikon “përparësi të veçanta”gjatë fazës së themelimit që, me qëllim që të kompensohen, do të duhej të përcaktoheshin nëStatut. Ideja e “përparësive të veçanta” nuk përputhet me frymën e re të drejtimit tëbrendshëm të shoqërive, që orientohet tek performanca dhe përqendrohet te transparenca emarrëdhënieve të brendshme të shoqërisë. Koncepti bashkëkohor është më mirë vlerësim iplotë sesa “përparësi të veçanta”. Po kështu, shoqëria nuk mund t’i falë detyrimin [aksionarëve] për të shlyer kontributet(neni 125, pika 1). Aksionarët i mbron neni 150, në bazë të të cilit Asambleja e Përgjithshme,aksionarët në pakicë dhe kreditorët mund të vendosin të nisin një hetim të posaçëm përparregullsitë në veprimet e themelimit të shoqërisë. Shih, gjithashtu, komentet për nenin 10për përgjegjësinë e themeluesve. Neni 114 Dispozitat e posaçme për shoqëritë me aksionar të vetëm `1. Nëse përpara regjistrimit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare tëRegjistrimit themeluesi i vetëm nuk ka shlyer apo kaluar tërësisht kontributet e tij nëpara ose natyrë, atëherë ai duhet garantojë shlyerjen e kontributit, nëpërmjet njëgarancie bankare, me vlerë të njëjtë me kontributin e nënshkruar me afat vlefshmërie jomë shumë se njëvjeçar e t'ia paraqesë këtë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit sëbashku me aplikimin për regjistrim. Nëse në përfundim të afatit njëvjeçar të garancisëbankare aksionari nuk i deklaron bankës shlyerjen tërësisht të kontributit tëparashikuar në statut, shuma e garancisë bankare kalon automatikisht për llogari tëshoqërisë për shlyerjen e kapitalit. 2. Nëse shoqëria mbetet me një aksionar, atëherë aksionari i vetëm detyrohet taregjistrojë këtë fakt sipas nenit 43, të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, \"Për QendrënKombëtare të Regjistrimit\", të ndryshuar. Nëse aksionari i mbetur nuk e përmbush këtëdetyrim, atëherë aksionari përgjigjet personalisht për detyrimet që shoqëria merrpërsipër nga data, në të cilën duhet të ishte kryer regjistrimi, sipas këtij neni, deri nëdatën në të cilën ky regjistrim u krye efektivisht.140Komente:140 Ndryshuar me ligjin Nr. 129/2014, neni 19. 151
1. Ligji për shoqëritë tregtare lejon themelimin e SHA-ve me aksionar të vetëm (shih, mëlart, komentet për nenin 3). Kjo ka veçanërisht rëndësi për shoqëritë mëma që duan të krijojnëfiliale me pronësi të plotë, si një mjet për të kufizuar rreziqe të caktuara që të mos dalin jashtëdisa aktiveve të caktuara. Neni 114 evidenton dallimin kryesor ndërmjet SHPK-ve me ortak tëvetëm (neni 71) dhe SHA-ve me aksionar të vetëm. Duke qenë se jemi në regjimin e SHA-vepër ruajtjen e kapitalit, për SHA-të me aksionar të vetëm ekzistojnë norma të posaçme: nëse,përpara regjistrimit, themeluesi i vetëm nuk ka shlyer apo kaluar tërësisht kontributet e tij nëpara ose natyrë, atëherë ai duhet të garantojë në mënyrë të përshtatshme në këtë aspekt dhet’ia paraqesë certifikatën përkatëse Qendrës Kombëtare të Biznesit së bashku me aplikiminpër regjistrim (neni 114, pika 1). Nëse shoqëria me aksionar të vetëm krijohet pasi shoqëria është themeluar fillimishtnga disa aksionarë, kjo ngjarje duhet të bëhet e ditur përmes regjistrimit të posaçëm në QKB;përndryshe, humbet privilegji i përgjegjësisë së kufizuar (neni 114, pika 2). Në periudhën2011/2012, gjatë diskutimeve për shqyrtimin e amendamenteve ndaj ligjit për shoqëritëtregtare u propozua një amendament i mëpasshëm me qëllim harmonizimin e nenit 114, pika2, me nenin 71 (për SHPK-të).2. Nga ana tjetër, një shoqëri me aksionar të vetëm mund ta ndryshojë me lehtësi Statusine vet dhe të kthehet në një shoqëri me disa aksionarë duke përdorur instrumentin e zmadhimittë kapitalit dhe/ose kalimit të kuotave te ortakët e rinj (neni 172). Sigurisht, edhe ky ndryshimduhet të depozitohet në regjistër (neni 172 i ligjit për shoqëritë tregtare dhe neni 43 i ligjit përregjistrimin e biznesit). Sa i takon klauzolës së posaçme kundër bërjes së veprimeve me vetenpër shoqëritë me pronar të vetëm, shih komentet tona për nenin 13. Shih, gjithashtu, komentetpër nenin 71 për SHPK-të me ortak të vetëm. Neni 115 Procedura e themelimit 1. Shoqëritë aksionare, pas miratimit të statutit nga themeluesit, themelohen nëpërputhje me dispozitat e nenit 106 të këtij ligji. Në statut përcaktohen administratorët eparë dhe anëtarët e parë të këshillit të administrimit apo të këshillit mbikëqyrës. Detyrae këtyre personave përfundon në datën e mbledhjes së parë të asamblesë sëpërgjithshme. 2. Kontributet në para, sipas pikës 1 të nenit 113 të këtij ligji, shlyhen në një llogaribankare, të përcaktuar sipas parashikimeve të statutit. Shoqëria, së bashku meaplikimin për regjistrim, depoziton pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimitdokumentin bankar, që vërteton shlyerjen e kontributit në para. 3. Përfaqësuesi i shoqërisë mund të tërheqë fondet e mbledhura nga kontributet nëpara vetëm pas regjistrimit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. 152
TITULLI II AKSIONETKomente: Pjesëmarrja në pronësinë e SHA-së përfaqësohet nga aksionet pjesë të kapitalit tëshoqërisë. Në këtë aspekt, ligji për shoqëritë tregtare dallon në mënyrë thelbësore nga ligji imëparshëm për shoqëritë tregtare nr.7638. Ndërsa neni 198 i ligjit nr.7638 lejonte aksionet eprurësit dhe aksionet e regjistruara, ligji nr.9901 për shoqëritë tregtare i shpall aksionet eregjistruara si modelin e vetëm të aksioneve (neni 119). Aksionet e prurësit mund të kalohenpa ndonjë procedurë formale, ndërsa aksionet e regjistruara (ose aksionet “me emër”) duhenregjistruar me qëllim kalimin e pronësisë së aksionit dhe të të drejtave të lidhura me to tek njëperson tjetër. Për arsye të transparencës së pjesëmarrjes në pronësi, regjimet bashkëkohore tëdrejtimit të brendshëm të shoqërive janë bërë gjithnjë e më skeptike ndaj sistemeve tëaksioneve të prurësit dhe preferojnë sistemin me aksione të regjistruara.141 Ligjvënësitshqiptarë ndoqën këtë drejtim të politikave ligjore dhe i ndaluan aksionet e prurësit dhendonjë formë tjetër të kalimit të pronësisë që do të sillnin një situatë të ngjashme me atë tëaksioneve të prurësit. Kjo gjë prek kalimin e certifikatave të aksioneve sipas ligjeveekzistuese për instrumentet e negociueshme. Me fjalë të tjera, nuk do të jetë (më) e mundur tëkalohet një aksion dhe të drejtat që jep ai duke e kaluar certifikatën e aksionit si kambialpërmes aplikimit të mbështetjes për certifikatën, sepse, në praktikë, kjo procedurë do takthente certifikatën e aksionit në një aksion të prurësit. Sistemi i regjistrimit parashikohet mehollësi në nenin 118, që ka të bëjë me emetimin e aksioneve dhe regjistrimin e gjithë tëdhënave që kërkon ligji për regjistrimin e biznesit, neni 36. Aksionet dhe informacionipërkatës duhet të jenë në përputhje me ligjin “Për titujt”. Për rrjedhojë, modeli i ri standardpër aksionin dhe kalimin e aksionit, që jepet në ligjin për shoqëritë tregtare, është aksioni iregjistruar sipas neneve 118, 117, pika 2, dhe 119. Neni 116 Llojet dhe kategoritë e aksioneve 1. Aksionet mund të jenë të zakonshme ose aksione me përparësi. Aksionet ezakonshme u japin zotëruesve të tyre tagër për të ushtruar në asamblenë e përgjithshmetë drejtat e aksionarit dhe për të përfituar pjesë të fitimeve dhe të shpërndarjes sëpasurive të mbetura pas likuidimit, në raport me pjesën e kapitalit që aksionet e tyrepërfaqësojnë. Aksionet me përparësi u japin zotëruesve të tyre tagrin që nga ndarja edividendëve të vendosur nga asambleja e përgjithshme të përfitojnë një shumë tëcaktuar ose një përqindje të caktuar të vlerës nominale të aksioneve të tyre, përparashpërndarjes së fitimeve, në favor të aksionarëve të zakonshëm, përparësi në ndarjen e141 Shih, më lart, komentet përpara nenit 105. 153
pasurive të shoqërisë, të mbetura pas likuidimit dhe të drejta të tjera të përcaktuara meligj apo në statut. 2. Shënimi në statut i përparësive, që rrjedhin nga zotërimi i këtyre aksioneve,prezumohet shterues. 3. Aksionet, që japin të njëjtat të drejta, përbëjnë aksione të së njëjtës kategori(aksione të zakonshme, aksione me përparësi, aksione me të drejtë vote dhe aksione patë drejtë vote). Neni 117 Mënyrat e fitimit dhe kalimit të aksioneve 1. Aksionet e një shoqërie aksionare dhe të drejtat, që rrjedhin prej tyre, mund tëfitohen apo kalohen nëpërmjet: a) kontributit në kapitalin e shoqërisë, në çastin e formimit të shoqërisë; b) shitblerjes; c) trashëgimisë; ç) dhurimit; d) çdo mënyre tjetër të parashikuar me ligj. 2. Aksionet e të drejtat e fituara si më sipër nuk mund të ushtrohen ndaj asnjëpersoni apo ndaj shoqërisë, përpara se veprimi të jetë regjistruar në regjistrin eposaçëm të aksioneve, që mban shoqëria, në përputhje me pikën 1 të nenit 119 të këtijligji. 3. Në rastet e kalimit të aksioneve me kontratë, kushtet dhe momenti i kalimit tëtitullit të pronësisë mbi aksionin, si dhe kushtet e tjera të kalimit, përfshi momentin epagesës së çmimit, rregullohen nga kontrata. Kontrata për kalimin e aksionit hartohetnë formë shkresore dhe noterizimi nuk përbën kusht për vlefshmërinë apo regjistrimin ekontratës. Transaksionet në formë elektronike, sipas parashikimeve të ligjit nr.9879,datë 21.2.2008, \"Për titujt\", konsiderohen të kryera në formë shkresore në përputhje meparashikimet e këtij neni. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet shprehimishtndryshe nga ligji apo kur palët bien dakord në kontratë, vlefshmëria e kalimit të titullittë pronësisë mbi aksionet nuk do të kushtëzohet nga kryerja e formaliteteve tëndryshme me efekt deklarativ, përfshi këtu formalitetet e regjistrimit a publikimit tëkontratës apo të kalimit të titullit.142Komente: Lidhur me shoqëritë aksionare, neni 20 i ligjit nr.129/2014 bën të njëjtat ndryshime meato që janë bërë në rastin e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, neni 73. Kështu, komentet,më lart, për nenin 73 zbatohen edhe për këtë ndryshim.142 Shtuar me ligjin nr.129/2014, neni 20. 154
Neni 118 Akti i emetimit të aksioneve 1. Akti i emetimit të aksioneve hartohet në çastin e emetimit fillestar të aksionevedhe përmban të dhënat e përcaktuara në nenin 36 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 \"PërQendrën Kombëtare të Regjistrimit\". 2. Në rastin e ofertës private apo publike të aksioneve, akti i emetimit të aksioneveduhet të ndjekë, gjithashtu, procedurat e përcaktuara në ligjin për titujt. 3. Shoqëria lëshon certifikatën e aksionit me shpenzimet e aksionarit që e kërkonatë. Vendimi për lëshimin e certifikatës merret nga themeluesit apo nga asambleja.Komente: Në periudhën 2011-2012, gjatë procesit të diskutimeve për shqyrtimin eamendamenteve ndaj ligjit për shoqëritë tregtare, disa palë interesi sugjeruan një ndryshim nënenin 118, pika 2. Disa profesionistë në fushën juridike arsyetuan se sistemi i lëshimit tëcertifikatave të aksioneve aksionarëve qe i pamundur, sidomos, sepse ligji thotë se certifikatënduhet ta lëshojë Asambleja e Përgjithshme ose themeluesit. U sugjerua që neni 118, pika 3, tëhiqej, meqenëse neni 119 ka masa të mjaftueshme mbrojtëse për aksionarët dhe RegjistriTregtar (përmes administratorëve) ka detyrimin të mbajë regjistrin e aksioneve të shoqërisëdhe të japë informacion të plotë për aksionarët dhe çdo person tjetër që e kërkon (neni 119,pika 3). Mirëpo, pas shqyrtimit me kujdes nga palët e interesit, ky propozim nuk u pranua. Neni 119 Regjistrimi i aksioneve 1. Shoqëritë aksionare mbajnë një regjistër të posaçëm, ku regjistrohen të dhënat ezotëruesve të aksioneve të shoqërisë, si: emri e mbiemri i aksionarit, apo emri iregjistruar, nëse është person juridik, vlera nominale e aksionit, adresa e banimit apozyra qendrore e aksionarit dhe data e kryerjes së regjistrimit. 2. Personat e regjistruar sipas pikës 1 të këtij neni, prezumohen si aksionarë tëshoqërisë me të drejta të plota si për marrëdhëniet me shoqërinë, ashtu dhe ndaj tëtretëve. 3. Administratorët janë përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të aksioneve tëshoqërisë e detyrohen të lejojnë aksesin në informacionet e regjistrit ndaj çdo aksionariapo çdo personi tjetër që e kërkon. Informacioni i regjistrit të aksioneve duhet tëpublikohet në faqen e shoqërisë në internet. Shoqëria mund të lejojë regjistrimin on-linetë të dhënave, që duhen regjistruar sipas pikës 1 të këtij neni. 4. Dispozitat e seksioneve IV, VII e VIII të kreut III të pjesës së posaçme të KoditPenal zbatohen për parregullsitë e emetimit të aksioneve, si dhe për parregullsitë ekryerjes së regjistrimeve e të mbajtjes së regjistrit të aksioneve. 155
5. Përcaktimet e pikave 1, 2 e 3 të këtij neni nuk cenojnë detyrimin e shoqërisë përnjoftimin e listës së aksionarëve, në përputhje me pikën 4 të nenit 43 të ligjit nr.9723,datë 3.5.2007 \"Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit\" dhe detyrimin për tëregjistruar aksionet, në përputhje me dispozitat e ligjit për titujt.Komente:1. Duke qenë se ligji për shoqëritë tregtare përdor aksionet e regjistruara si model standardtë vetin, procedura për regjistrimin dhe kalimin e aksioneve ka rëndësi thelbësore. Dhe rolvendimtar luan regjistri i aksioneve i shoqërisë. Të gjitha aksionet duhen regjistruar në të nëpërputhje me pikën 1 të nenit 119, dhe vetëm ky regjistrim mundëson prezumimin juridik nëfavor të të drejtave të aksionarit të regjistruar (neni 119, pika 2). Në pikat 3 dhe 4 të neni 119parashikohen përgjegjësi të qarta për funksionimin e zakonshëm të regjistrit të aksioneve tëshoqërisë.2. Neni 117, pika 2, thotë, së pari, se fitimi ose kalimi i të drejtave të lidhura me një aksionpërfundon vetëm përmes regjistrimit në regjistrin e aksioneve të shoqërisë në përputhje mepikën 1 të nenit 119; së dyti, se vetëm pas përfundimit të këtij regjistrimi, këto të drejta mundtë ushtrohen ndaj shoqërisë ose personave të tjerë. Kjo parashikon rolin ekskluziv tëregjistrimit në përputhje me pikën 1 të nenit 119. Format e fitimit dhe kalimit të aksioneve qëparashikon pika 1 e nenit 117, nuk mjaftojnë për kalimin e pronësisë mbi të drejtën. Pronësiakalon vetëm me regjistrimin e saj në regjistrin e aksioneve të shoqërisë. Shih, më lart,komentet për nenin 117, me ndryshimet e ligjit nr.129/2014, ku sqarohet kalimi i aksioneve.Shih, gjithashtu, ndryshimin përkatës në nenin 73 për SHPK-të.3. Neni 119, pika 1, zëvendëson kërkesën ligjore të datës së regjistrimit që duhet tëpërcaktojë cilët aksionarë mund të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme. Neni 7, pika 2,i Direktivës 2007/36/KE për mbrojtjen e aksionarëve u kërkon Shteteve Anëtare tëparashikojnë që të drejtat e aksionarit për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme dhe përtë votuar sipas aksioneve të tij të përcaktohen lidhur me aksionet që zotëron ai aksionar në njëdatë të përcaktuar përpara mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme (data e regjistrimit).Megjithatë, nënparagrafi i dytë thotë se nuk është nevoja që Shtetet Anëtare ta zbatojnë këtëkërkesë në ato raste kur shoqëritë kanë mundësi që t’i identifikojnë emrat dhe adresat eaksionarëve të tyre nga regjistri ekzistues i aksionarëve në ditën e mbledhjes së Asamblesë sëPërgjithshme. Pikërisht këtë parashikon edhe neni 119, pika 1. Kjo dispozitë e quan tëmirëqenë se regjistri i aksionarëve përditësohet menjëherë pas çdo kalimi dhe, për rrjedhojë, epasqyron në çdo çast statusin e aksionarëve të shoqërisë. Duke qenë se aksionet mund tëkalohen vetëm përmes regjistrimit, regjistri duhet të jetë gjithmonë i përditësuar.4. Neni 119, pika 3, është i rëndësishëm duke qenë se konfirmon rolet e ndryshme të treregjistrave ekzistues lidhur me aksionet dhe mosndërhyrjen e një regjistri në punët e tëtjerëve: 156
Në regjistrin e aksioneve të shoqërisë depozitohen të gjitha aksionet e fituara në përputhje me nenin 117, pika 1, në mënyrë që të vërtetohet pronësia mbi të drejtat e lidhura me aksionin. Nëse një investues ose një kreditor dëshiron të dijë se cilët janë aksionarët realë në çdo çast, dhe se çfarë të drejtash zotërojnë, përgjigjen mund ta japë vetëm ky regjistër. QKB-ja regjistron emetimin e parë të aksioneve në përputhje me nenin 106 të ligjit për shoqëritë tregtare dhe nenet 32 dhe 36 të ligjit për regjistrimin e biznesit. Ajo regjistron dhe publikon të dhënat që kërkojnë Direktiva e Parë dhe e Dytë. QKR e mbulon tërësisht informacionin për pronësinë e parë mbi aksionet (shih listën e të dhënave që kërkon neni 36, pika 1, shkronjat nga “a” deri në “j”). Megjithatë, SHA-së nuk i kërkohet të njoftojë për çdo kalim të aksioneve. Një herë në vit, duhet depozituar një listë e plotë e aksionarëve, së bashku me pasqyrat financiare vjetore (neni 43, pika 3 dhe 4). Në regjistrin e titujve, që krijohet në përputhje me nenin 5 të ligjit “Për titujt”, depozitohen të gjitha format e titujve të treguar në Shqipëri, mes tyre edhe aksionet e emetuara nga shoqëritë e regjistruara në bursë, në përputhje me ligjin “Për titujt”. Megjithatë, SHA-së nuk i kërkohet t’i depozitojë aksionet e veta në regjistrin e titujve, nëse ajo nuk është shoqëri e regjistruar në bursë. Megjithatë, për shkak të objektit të ndryshëm të Regjistrit të Titujve, efekti imenjëhershëm ligjor i kalimit të pronësisë nuk lidhet me regjistrimin në atë regjistër, por nëRegjistrin Tregtar. Synimi i regjistrimit të aksioneve në Regjistrin e titujve është tregtimi iaksioneve të shoqërive, dhe për rrjedhojë, ky regjistrim nuk zbatohet për SHA-të aksionet e tëcilave nuk janë të regjistruara në tregjet financiare. Neni 120 Kushtet për kalimin e aksioneve Statuti mund të parashikojë që kalimi i aksioneve të kushtëzohet nga pëlqimi iorganeve drejtuesve të shoqërisë dhe/ose nga e drejta e parablerjes, në favor tëaksionarëve të tjerë.Komente: Zakonisht, aksionet mund të kalohen lirisht. Neni 120 parashikon që kushtet për kalimine aksioneve mund të përcaktohen në Statut, sidomos, që kalimi i aksioneve t’i nënshtrohetmiratimit të administratorëve apo të drejtës së para-blerjes nga aksionarët e tjerë. Kjo ështënjë mënyrë e mirë për të shmangur shpërhapjen e pronësisë, dhe i jep shoqërisë formë tëmbyllur (shih komentet për nenin 105). Është me rëndësi që liria e kalimit të aksioneve të moskufizohet ndjeshëm, pasi investuesit e huaj mund të frenohen nëse investimi në shoqëritëtregtare në Shqipëri është tepër i ndërlikuar. Neni 120 thotë se në Statut mund të përcaktohen 157
kushte për të drejtën e kalimit, por vetëm nëse për këtë janë dakord organet drejtuesve tëshoqërisë ose aksionarët. Sidoqoftë, nëse organi përkatës ose aksionarët dëshirojnë takufizojnë këtë në ndonjë mënyrë tjetër, është po aq e mundur që të hartohen kufizime sa kohëqë kjo bëhet me miratim ndërmjet shoqërisë (përmes organit përkatës) dhe aksionarëve.Zakonisht, kufizimet përpilohen dhe përfshihen në Statut. Neni 121 Zotërimi i përbashkët i aksioneve 1. Një aksion i shoqërisë mund të zotërohet nga një apo më shumë persona.Personat që zotërojnë në mënyrë të përbashkët një aksion, në marrëdhënie meshoqërinë, ushtrojnë të drejtat e aksionarit, nëpërmjet një përfaqësuesi të përbashkët. 2. Personat që zotërojnë një aksion në mënyrë të përbashkët, përgjigjen në mënyrësolidare për detyrimet, që rrjedhin nga zotërimi i aksionit. 3. Personat që zotërojnë një aksion, merren vesh ndërmjet tyre për ndarjen e tëdrejtave e të detyrimeve, që rrjedhin nga ky aksion. Këto të drejta e detyrime mund tëndahen në mënyrë të barabartë ose jo. 4. Veprimet e shoqërisë ndaj aksionit të zotëruar nga më shumë persona krijojnëpasoja ndaj të gjithë zotëruesve të tij, edhe nëse veprimi i shoqërisë i drejtohet vetëmnjërit prej zotëruesve. 5. Dispozitat e Kodit Civil mbi bashkëpronësinë janë të zbatueshme kur nukparashikohet ndryshe në marrëveshjen e lidhur, në përputhje me pikën 3 të këtij neni. Neni 122 Të drejtat e votës 1. Çdo aksion i zakonshëm i jep zotëruesit të tij të drejta vote në raportproporcional me pjesën e kapitalit që përfaqëson aksioni. 2. Aksionet me përparësi mund të emetohen pa të drejta vote. Në këtë rast,aksionet me përparësi nuk mund të përfaqësojnë më shumë se 49 për qind të kapitalit tëregjistruar të shoqërisë. 3. Ndalohet emetimi i aksioneve, të cilat i japin zotëruesit të tyre më shumë tëdrejta vote, në raport me pjesën e kapitalit, që aksioni përfaqëson.Komente:1. Neni 122, pika 1, përcakton rregullën e përgjithshme se çdo aksion i zakonshëm i jepzotëruesit të tij të drejta vote në raport proporcional me pjesën e kapitalit që përfaqësonaksioni. Zakonisht, aksionet me përparësi (neni 116) emetohen si aksione pa të drejta vote.Me arsye, neni 122, pika 2, e kufizon emetimin e aksioneve të tilla në 49 për qind të kapitalittë shoqërisë me qëllim eliminimin e mundësisë që investuesit, të cilët zotërojnë më pak se 51për qind të kapitalit të shoqërisë, ta vendosin nën kontroll shoqërinë pikërisht përmes kësaj 158
mënyre. Nëse përparësia anulohet, atëherë këto aksione rifitojnë të drejtën e votës (neni 149,pika 4).2. Ndalohet emetimi i aksioneve, të cilat i japin zotëruesit të tyre më shumë të drejta vote,në raport me pjesën kapitalit që aksioni përfaqëson (neni 122, pika 3). Ky ndalim rrjedh ngarregulla “një aksion, një votë”, parashikuar në pikën 1. Një rrjedhojë tjetër e pashkruar ështëse nuk mund të vendosen kufij maksimalë të votave. Do t’i kthehemi kësaj rregulle kur tëflasim për shoqëritë shtetërore (neni 213), meqenëse, shpeshherë, një kufizim i tillë ështëpërdorur në të shkuarën për shoqëritë e interesit publik me pjesëmarrjen e shtetit, kurdominimi i shtetit ose i një investuesi madhor të jashtëm mendohej të kufizohej, duke lejuarvetëm një numër maksimal votash, edhe nëse pjesëmarrja në kapital ishte më e madhe. Nëbazë të rregullës së nenit 122, pika 1, tani, një formulë e tillë do të ishte e paligjshme. TITULLI III MARRËDHËNIET LIGJORE NDËRMJET SHOQËRISË DHE AKSIONARËVEKomente: Ruajtja e kapitalit të shoqërisë. Në këtë titull (nenet nga 123 deri në 133) përfshihendispozitat e ruajtjes së kapitalit pas krijimit të shoqërisë, ndërsa Titulli I fokusohej, sidomos,në kërkesat ligjore për sigurimin e kapitalit për themeluesit. Sigurisht, ekzistojnë shumëndërlidhje, si, për shembull: aksionarët e rinj duhet t’ia kalojnë shoqërisë kontributet nëpërputhje me rregullat që përcaktojnë nenet 112 dhe 113 (neni 123). Nga ana tjetër,procedura lidhur me mosshlyerjen brenda afateve të përcaktuara në nenin 124 zbatohet jovetëm për aksionarët e rinj, por dhe për themeluesit (neni 113, pika 3). Në një rast të tillë,aksionari mund ta humbasë pjesëmarrjen në shoqëri, pasi aksioni i pashlyer nga ai anulohet(neni 124, pika 3, dhe neni 186). Gjatë jetës së shoqërisë, vlera e aktiveve të shoqërisë ndryshon, detyrimisht, sipaszhvillimit ekonomik të saj. Nuk mund të përjashtohet që vlera e aktiveve mund të bjerë, aq satë mos mjaftojë më për të mbuluar kapitalin e shoqërisë. Duke qenë se, zakonisht, aksionarëtnuk përgjigjen personalisht ndaj kreditorëve të shoqërisë143, ruajtja e kapitalit të shoqërisëbëhet një shqetësim i rëndësishëm, të paktën, sipas interpretimit të konceptit të garantimit tëkapitalit që parashikon Direktiva e Dytë për SHA-të. Në këtë aspekt, ligji për shoqëritëtregtare përdor konceptet ligjore që janë në përputhje me Direktivën e Dytë. Së pari, zakonisht, ligji e ndalon kthimin e investimeve aksionarëve (neni 126).143 Me përjashtim të atyre rasteve të skajshme për të cilat zbatohet koncepti i “shpimit të perdes”. Shih komentet përnenin 16. 159
Së dyti, vetëm fitimet e deklaruara në bilancin vjetor të shoqërisë mund t’u paguhenaksionarëve nga aktivet e shoqërisë (neni 128). Së treti, këta dividendë, sidoqoftë, mund të përcaktohen vetëm pasi të ketë kaluar nërezervë ligjore, të paktën, 5 për qind e fitimit vjetor, derisa kjo rezervë të jetë e barabartë me10 për qind të kapitalit të regjistruar të shoqërisë, apo me një vlerë më të lartë, të përcaktuarnë Statut (neni 127, pika 1 dhe 3). Së katërti, pagesat e paligjshme duhet t’i kthehen shoqërisë (neni 129). Së pesti, ligji trajton problemin e dividendëve të fshehur. Një transaksion ndërmjetshoqërisë dhe aksionarëve të saj mund të përdoret si kalim i maskuar i pasurisë nga shoqëriatek aksionarët. Për rrjedhojë, ndalohet që shpërblimi i përfituar nga aksionari, në bazë të njëveprimi ekonomik të kryer me shoqërinë, të jetë më i lartë se vlera e tregut (neni 130). Së gjashti, neni 131 parashikon, në veçanti, se aksionari, i cili i ka dhënë financimborxhi shoqërisë me kushte më pak të favorshme nga kushtet normale, përjashtohet nga edrejta për të kërkuar shlyerjen e borxhit në rastin e gjendjes së paaftësisë paguese, kur njëshlyerje e tillë do të kishte si pasojë reduktimin e kapitaleve të veta të shoqërisë nën vlerën ekapitalit të saj minial. Nëse shlyerja është bërë gjatë një periudhe njëvjeçare përpara datës sëhapjes së procedurave e falimentimit të shoqërisë, aksionarët janë të detyruar të kthejnëshumën (neni 132). Të njëjtat rregulla zbatohen edhe për huatë e dhëna nga të tretët, për tëcilat kanë dhënë garanci aksionarët (neni 131, pika 2, dhe neni 132, pika 2). Neni 131, pika 3,e shtrin efektin e nenit 131, pika 1 dhe 2, për të mbuluar veprime të ngjashme ekonomike. Së shtati, neni 133, pika 1, nënpika 1, dhe pika 2, e ndalon nënshkrimin nga shoqëria tëaksioneve të veta, apo nga shoqëria e kontrolluar të aksioneve të shoqërisë mëmë. Në mënyrëtë ngjashme, blerja e aksioneve të vetë shoqërisë lejohet vetëm në rastet e parashikuara nëkëtë ligj. Do t’i kthehemi kësaj çështjeje në komentet për nenin 133, më poshtë. Së teti, në këtë kontekst, duhet të rikujtojmë gjithashtu detyrimin e posaçëm organizativtë administratorëve, që u përmend në komentet për nenin 98 lidhur me detyrimin ebesnikërisë për administratorët e SHPK-ve. Sa i takon kontekstit të ruajtjes së kapitalit nëkuadër të detyrimit të besnikërisë të administratorëve të SHA-ve, detyrimet e përcaktuara nënenin 163, pika 4, parashikojnë se është posaçërisht e ndaluar që administratorë të hyjnë nëtransaksione që mund të sjellin pakësimin e kapitalit të shoqërisë. Për më tepër, neni 158, pika5, kërkon që administratorët të mbledhin Asamblenë e Përgjithshme në rastet e parashikuaranë pikat 3 deri në 5 të nenit 136: nëse sipas bilancit vjetor apo raporteve të ndërmjetmefinanciare rezulton, apo parashikohet qartë se humbjet arrijnë në një vlerë të barabartë me 50për qind të kapitalit të regjistruar, ose që aktivet e shoqërisë nuk mbulojnë detyrimet, që janëte kërkueshme brenda 3 muajve në vijim; kur shoqëria propozon të shesë apo të disponojëaktive, të cilat kanë një vlerë më të lartë se 5 për qind të aseteve të shoqërisë, që rezulton nëpasqyrat e fundit financiare të certifikuara; kur shoqëria, brenda 2 viteve të para pas 160
regjistrimit, propozon të blejë, nga një aksionar, pasuri që kanë vlerë më të lartë se 5 për qindtë aseteve të shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare të certifikuara. Mjete tëtjera të tërthorta ligjore për mbrojtjen e kapitalit të regjistruar janë përgjegjësia për krijimin enjë sistemi të njoftimit të hershëm (neni 158, pika 3, 5) dhe vërtetësia e pasqyrave financiaredhe informacioneve të tjera kryesore (neni 164). Së nënti, këtu duhen përmendur gjithashtu procedurat në gjendjen e paaftësisë paguese.Kur aktivet nuk e mbulojnë më kapitalin e shoqërisë, shoqëria nuk po zhvillon më biznes merrezik për aksionarët (investimi i të cilëve humbet, në këtë rast), por me rrezik për kreditorët.Zgjidhja juridike e këtij problemi gjendet te procedurat në gjendjen e paaftësisë paguese:shoqëria, që e ka humbur kapitalin e saj, duhet të detyrohet të dalë nga tregu. Prandaj,procedurat në gjendjen e paaftësisë paguese janë një element i domosdoshëm i një sistemifunksionues të drejtimit të brendshëm të shoqërisë. Nenet 43, 99 dhe 187 parashikojnë se çdoshoqëri, që është në gjendjen e paaftësisë paguese, duhet të prishet. Neni 123 Detyrimi për të paguar kontributet Aksionarët shlyejnë vlerën nominale të aksionit apo çmimin më të lartë të emetimitnë llogarinë e shoqërisë dhe kalojnë kontributin në natyrë, në përputhje me specifikat evetë kontributit apo me mënyrat e parashikuara në statut. Dispozitat e neneve 112 e 113të këtij ligji zbatohen edhe për detyrimet e themeluesve. Neni 124 Pasojat e vonesës së shlyerjes 1. Aksionari detyrohet t'i paguajë shoqërisë një kamatëvonesë prej 4 për qind nëvit të shumës së pashlyer të kontributit në para, duke nisur nga data kur detyrimi bëheti kërkueshëm, sipas këtij ligji apo sipas statutit. Shoqëria mund të kërkojëdëmshpërblim shtesë të shkaktuar nga vonesa në shlyerjen e kontributit në para. Statutimund të parashikojë pagesa të mëtejshme, nëse ky detyrim nuk përmbushet në afat. 2. Shoqëria mund të caktojë një afat 30-ditor për shlyerjen e kontributit përaksionarët, që nuk e kanë kryer pagesën brenda afateve të parashikuara, sipas këtij ligjiapo sipas statutit. Nëse këta aksionarë nuk përmbushin detyrimin e shlyerjes sëkontributit brenda këtij afati, atëherë ata humbasin të drejtën e pjesëmarrjes nëasamblenë e përgjithshme dhe aksionet e zotëruara prej tyre nuk merren parasysh nëllogaritjen e kuorumit. E drejta për të përfituar dividendë, si dhe çdo e drejtë tjetër elidhur me aksionin pezullohet. 3. Nëse aksionari nuk shlyen kontribute t në para, brenda 3 muajve ngapërfundimi i afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, shoqëria mund të zvogëlojëkapitalin për vlerën e kontributit të pashlyer e të anulojë aksionin, sipas nenit 186 tëkëtij ligji. 161
Neni 125 Ndalimi i faljes së detyrimit mbi kontributet 1. Shoqëria nuk mund t'i falë detyrimin për të shlyer kontributet në para apokalimin e kontributeve në natyrë të nënshkruara nga aksionarët, si dhe detyrimet etjera, që rrjedhin nga mospërmbushja e detyrimit për shlyerje apo kalim të kontributit. 2. Aksionarët nuk mund të kompensojnë të drejtat, që mund të kenë ndajshoqërisë me detyrimin për shlyerjen apo kalimin e kontributit të nënshkruar, si dhenuk mund t'i japin shoqërisë një kontribut të rënduar me barrë. 3. Shoqëria mund të çlirojë aksionarët nga detyrimi për të shlyer kontributet nëpara apo kalimi i kontributeve në natyrë vetëm nëpërmjet zvogëlimit të zakonshëm tëkapitalit, në përputhje me nenet 181, 182, 183 e 184 të këtij ligji, në përpjesëtim mevlerën, me të cilën kapitali zvogëlohet. Çlirimi nga këto detyrime mund të kryhet edhenëpërmjet anulimit të aksioneve, në përputhje me nenin 186 të këtij ligji. Neni 126 Ndalimi i kthimit të kontributeve Me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj, kontributet nuk mundt'u kthehen aksionarëve. Neni 127 Rezerva ligjore dhe rezervat e tjera 1. Nga fitimi pas tatimit, i realizuar gjatë vitit financiar paraardhës, duke zbriturshpenzimet, shoqëria duhet të kalojë në rezervën ligjore, të paktën 5 për qind të kësajvlere, derisa kjo rezervë të jetë e barabartë me 10 për qind të kapitalit të regjistruar tëshoqërisë, apo me një vlerë më të lartë, të përcaktuar në statut. 2. Statuti mund të parashikojë krijimin e rezervave të tjera nga fitimet vjetore. 3. Shoqëria llogarit e ndan dividendët, vetëm pasi nga fitimi vjetor të jenë zbriturshumat e caktuara për rezervat e përmendura në pikat 1 e 2 të këtij neni. Neni 128 Deklarimi i dividendit 1. Dividendi është pjesa që i takon secilit aksionar nga vlera e fitimeve vjetore, ecila vendoset të shpërndahet nga asambleja e përgjithshme. 2. Fitimet vjetore llogariten në përputhje me parimet e përcaktuara nga Ligji Nr.9228, datë 29.4.2004, \"Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare\". 3. Me përjashtim të rasteve kur statuti parashikon ndryshe, dividendi shpërndahetmes aksionarëve, në raport me vlerën e kapitalit të regjistruar, që aksionet e secilitaksionar përfaqësojnë. 162
4. Në përputhje me parimet e përcaktuara në nenin 14 të këtij ligji, asambleja epërgjithshme mund të vendosë që shoqëria të mos shpërndajë dividendë ose që fitimivjetor të mos u paguhet aksionarëve, që zotërojnë aksione të kategorive të veçanta, porkëto shuma të përdoren për qëllime të tjera. Të drejtat e aksionarëve, sipasparashikimeve të statutit, mund të ndryshohen vetëm nëpërmjet një vendimi të marrëme tre të katërtat e votave, sipas përcaktimit të nenit 145 të këtij ligji.Komente: Një prej të drejtave që jep një aksion lidhet me shpërndarjen e fitimit (dividendët).Mirëpo, kjo shpërndarje bëhet me vendim të Asamblesë së Përgjithshme (neni 128, pika 1).Asambleja është e lirë t’i refuzojë ose t’i shpërndajë dividendët e fitimeve përmes një vendimitë veçantë sipas nenit 145, pika 1, nenit 128, pika 1 dhe 4. Edhe pse kjo rregull është tërësishtlegjitime, ajo mund të lërë shteg për abuzim nga ana e aksionarëve kontrollues në dëm tëaksionarëve në pakicë. Nëse aksionarëve nuk u jepen dividendë për një periudhë të gjatëkohe, kjo mund të nënkuptojë shtypje të pakicës, e cila mund të kontrollohet vetëm në bazë tëparimeve ligjore të përgjithshme. Megjithatë, neni 128, pika 4, ia nënshtron vendimin eAsamblesë së Përgjithshme detyrimit të besnikërisë, të parashikuar në nenin 14, që përcaktonjo vetëm parimin e trajtimit të barabartë të të gjithë aksionarëve në të njëjtat kushte (neni 14,pika 2), por dhe detyrimin e aksionarëve për të marrë në konsideratë në mënyrë tëpërshtatshme interesat e aksionarëve të tjerë (neni 14, pika 1); sigurisht, këtu përfshihen edhemarrëdhëniet ndërmjet aksionarëve kontrollues dhe aksionarëve në pakicë. Neni 129 Rikthimi i pagesave të paligjshme Aksionarët detyrohen t'i kthejnë shoqërisë të gjitha shumat e përfituara nga ajo nëkundërshtim me dispozitat e këtij ligji. Këtu përfshihet dividendi, nëse aksionari kishtedijeni apo nuk kishte si të mos ishte në dijeni që dividendi apo përparësitë e tjera ishinmarrë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. Padia për rikthimin e përfitimeve,sipas këtij neni, parashkruhet brenda 3 vjetëve nga data e kryerjes së pagesës sëparregullt. Neni 130 Shpërblimi për transaksionet ndërmjet shoqërisë dhe aksionarëve Me përjashtim të veprimeve, që lidhen me kontributin në kapital, shpërblimi ipërfituar nga aksionari, në bazë të një veprimi ekonomik të kryer me shoqërinë, nukmund të jetë më i lartë se vlera normale, që ka tregu në atë çast për veprime ekonomiketë ngjashme. 163
Neni 131 Mosshlyerja e kredisë 1. Kur aksionari i jep hua shoqërisë, duke zbatuar kushte më pak të favorshmenga kushtet normale të tregut dhe nëse shoqëria është në gjendjen e paaftësisë paguese,atëherë aksionari nuk ka të drejtë të kërkojë rikthimin e huasë, kur ky veprim do tëkishte si pasojë reduktimin e kapitaleve të veta të shoqërisë, nën vlerën e kapitalit të sajminimal. 2. Nëse një i tretë i ka dhënë shoqërisë hua, sipas kushteve të pikës 1 të këtij nenidhe rikthimi i huasë është garantuar nga aksionari, atëherë i treti, në rastet kurshoqëria është në gjendjen e paaftësisë paguese, mund t'i kërkojë shoqërisë vetëmrikthimin e shumës, që nuk ka mundur ta ekzekutojë nga garancia e aksionarit. 3. Pikat 1 e 2 të këtij neni zbatohen edhe për veprimet e tjera të aksionarit apopalëve të treta, nëse, nga pikëpamja ekonomike, janë të ngjashme me marrëveshjet ehuasë, të parashikuara në këto pika.Koment: Kur aksionari i jep hua shoqërisë, duke zbatuar kushte më pak të favorshme nga kushtetnormale të tregut, dhe nëse shoqëria është në gjendjen e paaftësisë paguese, atëherë aksionarinuk ka të drejtë të kërkojë rikthimin e huasë, kur ky veprim do të kishte si pasojë reduktimin ekapitaleve te veta të shoqërisë nën vlerën e kapitalit të saj minimal. Kjo është një dispozitë evogël mbrojtjeje për kreditorët, të cilët mund të marrin para nga shuma e mbrojtur ngadispozitat për ruajtjen e kapitalit. Por, nëse shoqëria është plotësisht në gjendjen e paaftësisëpaguese, mund të mos ekzistojnë fonde të mjaftueshme për të shlyer kreditorët. E dimë se, nëShqipëri, kapitali minimal bazë është i ulët (neni 107). Por ky është niveli minimal: shpeshshoqëria ka një kapital bazë që është shumë më i lartë. Kur ky kapital bazë është më i madh seniveli minimal i vendosur me ligj, aksionarët kanë përgjegjësi më të madhe në rast serealizohet situata që parashikon neni 131, pika 1. Për shembull, nëse një shoqëri ka një kapitalbazë prej 20 000 000 lekë, aksionari është përgjegjës t’i shlyejë shoqërisë gjithë huanë në rastse kapitali bazë është më i madh se niveli i kapitalit minimal. Nëse huaja është negociuar keqnga individë, të cilët janë përgjegjës për ta kompensuar shoqërinë nëse zbulohet se kamashtrim, mund të aktivizohet neni 16. Përveç tij, këtë situatë mund ta mbulojnë edhe nenet151 dhe 152. Neni 132 Përgjegjësia për kreditë e shlyera 1. Kur në rastet e përmendura në nenin 131 të këtij ligji, shoqëria, gjatë njëperiudhe 1- vjeçare përpara datës së hapjes së procedurave të falimentimit, i ka kthyeraksionarit huanë, atëherë aksionari, të cilit i është rikthye r huaja, apo i cili ka dhënëgaranci duhet t'i rikthejë shoqërisë shumat e huasë, që janë paguar prej saj. Aksionari 164
përgjigjet deri në vlerën e garancisë, në çastin kur huaja është kthyer. Aksionari nukpërgjigjet për këto shuma, kur kolaterali i dhënë si garanci, i kalohet shoqërisë përpagesën e huasë. 2. Pika 1 e këtij neni zbatohet edhe për veprimet e tjera të aksionarit apo të palëvetë treta, nëse nga pikëpamja ekonomike janë të ngjashme me marrëveshjet e huasë, tëparashikuara në pikën 1 të këtij neni. Neni 133 Ndalimi i nënshkrimit e blerjes së aksioneve 1. Shoqëria nuk mund të nënshkruajë aksionet e veta. Blerja e aksioneve të vetanga shoqëria lejohet vetëm në rastet e parashikuara nga ky ligj. 2. Një shoqëri e kontrolluar nuk mund të nënshkruajë ose të blejë aksionet eshoqërisë mëmë. 3. Nëse gjatë procedurës së themelimit apo të rritjes së kapitalit, një i tretë, nëkundërshtim nga sa më sipër, ka nënshkruar ose ka blerë aksionet për llogari të njëshoqërie, apo të një shoqërie të kontrolluar, sipas pikës 2 të këtij neni, atëherë aivlerësohet se i ka nënshkruar apo blerë ato për llogari të tij. 4. Aksionet e fituara, sipas pikës 1 të këtij neni, brenda një viti nga data e fitimit,duhet të shiten nga shoqëria ose të anulohen, sipas nenit 186 të këtij ligji dheçregjistrohen nga regjistri i aksioneve. 5. Shoqëria nuk mund të ushtrojë, për aksionet e veta, të drejtat që sipas ligjitrrjedhin nga zotërimi i tyre. 6. Aksionet e një shoqërie që zotërohen nga një shoqëri tjetër, e cila, në momentine fitimit të tyre, nuk ishte, por bëhet në vijim shoqëri e kontrolluar, duhet që, në mënyrëalternative, të shiten nga shoqëria e kontrolluar apo të anulohen nga shoqëria mëmë,brenda një viti nga data në të cilën është krijuar mes tyre marrëdhënia shoqëri mëmë -shoqëri e kontrolluar sipas këtij ligji.144Komente:1. Ligji nr.129/2014 bën një sqarim të rasteve të zotërimit të kryqëzuar të aksioneve tëshoqërive aksionare. Sipas tekstit të mëparshëm të nenit 133 të ligjit nr.9901, shoqëria bijënuk mund të nënshkruajë aksionet e shoqërisë mëmë. Por ai nen nuk i rregullon pasojat ezotërimit të kryqëzuar të aksioneve, kur një shoqëri bëhet më pas filial i shoqërisë tjetër.Amendamenti e zbaton rregullën e shitjes së shoqërisë që zotëron aksionet e veta (pra, kalimiose anulimi i aksioneve brenda një viti).144 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 21. 165
2. Neni 133, pika 1, nënpika 1, dhe pika 2, ndalon nënshkrimin nga shoqëria të aksionevetë veta, apo nga ndonjëra nga shoqëritë e saj të kontrolluara të aksioneve të shoqërisë mëmë.Arsyeja është se ajo nuk fiton asnjë investim të ri përmes këtij veprimi; ajo vetëm sa zvogëlonaktivet e veta, pa asnjë formë kompensimi. Në mënyrë të ngjashme, blerja e aksioneve të vetavë në rrezik pasurinë e shoqërisë. Nga ana ekonomike, ky veprim i korrespondon kthimit tëkontributeve. Kjo gjë nuk është në përputhje me parimin e sigurimit dhe ruajtjes së kapitalitdhe me interesin e kreditorëve. Gjithashtu, ekziston rreziku që administratorët t’i mbajnëçmimet e aksioneve artificialisht të larta, përmes blerjes së aksioneve nga shoqëria me aktivete veta. Për rrjedhojë, blerja e aksioneve të veta nga shoqëria të duhet të ndalohet tërësisht, osetë paktën, duhet kufizuar. Neni 19 i Direktivës së Dytë (ndryshuar me Direktivën2006/68/KE) i merr në konsideratë të dyja këto zgjidhje. Neni 133, pika 1, i ligjit përshoqëritë tregtare lejon blerjen nga shoqëria të aksioneve të veta vetëm në rastet eparashikuara nga ky ligj. Në të vërtetë, ligji parashikon vetëm 4 raste të tilla: Neni 139, pika 2, shkronja “b”, kur aksionari i pakicës kërkon t’i blihet aksioni; Neni 186, pika 2, përmend rastin kur aksionarët mund t’ia kalojnë shoqërisë, pa pagesë, aksionet e shlyera tërësisht; Neni 212: e drejta e shitjes së aksioneve nga ana e aksionarëve në pakicë, nëse “mëma” zotëron 90 për qind ose më shumë të aksioneve të shoqërisë (“së kontrolluar”); Nenet 223, 227, pika 2, 229, pika 5: aksionarët që kundërshtojnë bashkimin, ndarjen ose shndërrimin mund t’i kërkojnë shoqërisë “marrëse” t’ua blejë aksionet. Për pjesën tjetër, neni 186 trajton tërheqjen e aksioneve dhe, në vetvete, nuk përbën njërast tjetër të blerjes të aksioneve të veta nga shoqëria. Neni 186 parashikon rastet e tërheqjes(anulimit) të aksioneve, të parashikuar në Statut ose në ligj (neni 133). Një rast tjetër iparashikuar në ligj është neni 124, pika 3: nëse aksioni nuk shlyhet brenda afateve, shoqëriamund të zvogëlojë kapitalin për vlerën e kontributit të pashlyer, e të anulojë aksionin sipasnenit 186 të këtij ligji. Neni 19, pika 1, shkronja “c”, i Direktivës së Dytë kërkon që shoqëria mund të blejëvetëm ato aksione të veta që nuk janë shlyer tërësisht. Megjithatë, kjo nuk është e nevojshmenëse blerja shoqërohet me mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicës, si nërastin e neneve 139, pika 2, 212 dhe 223 të ligjit për shoqëritë tregtare, apo me mosshlyerjen enjë aksioni, si në rastin e nenit 124, pika 3, për shkak të përjashtimeve të nenit 20, pika 1,shkronja “d”, të Direktivës së Dytë. Kjo është arsyeja pse nuk përfshihet në nenin 133 kërkesapër të blerë vetëm aksionet e veta të pashlyera. Megjithatë, ajo përmendet në rastin e kalimevepa pagesë në nenin 186, pika 5.3. Neni 133, pika 2 dhe 3 shmang situatat që e anashkalojnë kufirin për blerje tëparashikuar nga ligji: një shoqëri e kontrolluar nuk mund të nënshkruajë ose të blejë aksionet 166
e shoqërisë mëmë (neni 133, pika 2). Nëse gjatë procedurës së themelimit apo rritjes sëkapitalit, një i tretë ka blerë aksionet për llogari të një shoqërie, apo të një shoqërie tëkontrolluar, atëherë ai vlerësohet se i ka nënshkruar ato për llogari të tij (neni 133, pika 3).Aksionet, brenda një viti, duhet të shiten nga shoqëria ose të anulohen, dhe çregjistrohen ngaregjistri i aksioneve (neni 133, pika 4). Sipas nenit 133, pika 5, të drejtat e votës që rrjedhinnga aksionet e veta të shoqërisë pezullohen.4. Zgjidhja që jep neni 133, mbase, mund të duket mjaft e ashpër, sepse ai ndalon thuajsegjithë rastet e blerjeve të aksioneve të veta. Në këtë aspekt, ligji i ri është madje më i rreptë seDirektiva e Dytë dhe amendamentet e saj.145 Mirëpo, Së pari, shoqëritë shqiptare nuk janë ende të regjistruara në bursë dhe, për rrjedhojë, nevoja për blerjen e aksioneve të veta nuk është aq urgjente sa ç’mund të jetë për shoqëritë e regjistruara në bursë. Së dyti, konteksti i tranzicionit në Shqipëri ka qenë një arsye e mjaftueshme që ligjvënësit shqiptarë të zgjedhin trajtimin kufizues, në këtë aspekt. E fundit për nga radha, por jo për nga rëndësia, reforma në regjimin e blerjes së aksioneve të veta dhe në nenin 133 mund të bëhet me lehtësi përmes një amendamenti të kufizuar, në çdo moment në të ardhmen. Së treti, Direktiva e Dytë përcakton një standard minimal; asgjë nuk e pengon një Shtet Anëtar që të vendosë rregulla më të rrepta. Kjo ka të bëjë edhe me një aspekt tjetër të nenit 133: blerja e aksioneve në kundërshtim me nenin 133, pika 1, do të ishte e pavlefshme ligjërisht sipas nenit 92 të Kodit Civil për pavlefshmërinë absolute të detyrimeve. Këtu nuk mund të aplikohet neni 133, pika 4 (shitja e aksioneve brenda një viti). Këto aksione mund të anuloheshin në përputhje me nenin 186, nëse përmbushen kushtet e kësaj dispozite. Përsëri, kjo zgjidhje është më e rreptë se ajo që ofron neni 21 i Direktivës së Dytë, që kërkon shitjen brenda një viti vetëm në rastet e shkeljes së dispozitave ligjore. Megjithatë, lejohet edhe ky trajtim më i rreptë i blerjes së paligjshme. TITULLI IV ORGANET E SHOQËRISË Neni 134 Organet dhe publikimi 1. Organet e shoqërive aksionare janë: a) asambleja e përgjithshme; dhe, në varësi të dispozitave të statutit,145 Shih seksionin 4 të Direktivës 2006/68/KE, që ndryshon Direktivën e Dytë. 167
b) këshilli i administrimit, si organ i vetëm administrimi, i cili ushtron,njëkohësisht, funksione administrimi e mbikëqyrjeje, të veprimtarisë së shoqërisë(sistemi me një nivel); c) këshilli mbikëqyrës dhe një apo më shumë administratorë, ku funksionet eadministrimit e të mbikëqyrjes shpërndahen ndërmjet këtyre 2 organeve (sistemi me dynivele). Në këtë rast, sipas parashikimeve të statutit, administratorët mund të caktohen eshkarkohen nga asambleja e përgjithshme apo nga këshilli mbikëqyrës. 2. Shoqëritë aksionare, në raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe pasqyratfinanciare vjetore duhet të përshijnë një dokument shpjegues, ku trajtohen e shpjegohenparimet e rregullat e miradministrimit dhe të drejtimit të brendshëm të shoqërisë dhepraktikat, që ndiqen prej saj, në zbatim të dispozitave të këtij ligji. Deklarata emiradministrimit të shoqërisë duhet të përmbajë një profil të administratorëve dhe tëanëtarëve të këshillave, si dhe të shpjegojë elementet e faktet, për të cilat këta individëjanë të kualifikuar për të kryer detyrat, që i janë caktuar nga shoqëria. Kjo deklaratëvendoset edhe në faqen e internetit të shoqërisë.Komente:1. Tradicionalisht, në legjislacionin francez për shoqëritë tregtare është parashikuarmundësia e zgjedhjes ndërmjet sistemit me një këshill administrimi dhe sistemit me dykëshilla, ku funksioni administrues ndahet nga ai mbikëqyrës. I mbështetur në zanafillëkryesisht në ligjin francez, ligji shqiptar nr. 7638 për shoqëritë tregtare në këtë rast ndoqizgjidhjen gjermane me dy nivele. Pas miratimit të statutit të shoqërisë evropiane apo“Societas Europae (SE)” me Rregulloren 2157/2001, legjislacioni i BE-së për shoqëritëtregtare ka filluar të ofrojë mundësi zgjedhjeje për aktorët ekonomikë si përmes krijimit tëformave të reja të shoqërive mbi nivelin kombëtar, si: SE-ja apo SCE-ja (shoqëria kooperativeevropiane, Rregullorja 1435/2002), ashtu dhe përmes mundësisë së zgjedhjes ndërmjetmodelit monist apo dualist. Siç shpjegohet edhe në Planin e Punës për Legjislacionin e BE-sëpër Shoqëritë Tregtare në pikën 3.1.3,146 kjo mundësi zgjedhjeje pritet të bëhet shpejt njëstandard brenda Bashkimit Evropian. Në përgjigje të këtij zhvillimi, ligji shqiptar përshoqëritë tregtare e lë në dorë të themeluesve të SHA-ve që të vendosin nëse duan të zgjedhin: “sistemin me një nivel” të administrimit (nenet 134, pika 1, nënpika 1, 154-165), që parashikon një këshill administrimi që, zakonisht, përfshin administratorët, të cilët emërohen të gjithë nga Asambleja e Përgjithshme; ose, “sistemin me dy nivele”, ku funksionet e mbikëqyrjes ndahen nga funksioni i administrimit përmes krijimit të një këshilli mbikëqyrës që emërohet nga Asambleja e Përgjithshme. Funksioni i administrimit kryhet vetëm nga146 Shih, më lart, Kreun B.I. 168
administratorët, të cilët emërohen nga këshilli mbikëqyrës (nenet 134, pika 1, nënpika 2, 166 dhe 167). Nenet 134, pika 1, nënpika 2, dhe 167, pika 2, nënpika 1, u japin themeluesve një mundësi tjetër zgjedhjeje në kushtet e sistemit me dy nivele: Statuti, gjithashtu, mund të parashikojë që si këshilli mbikëqyrës, ashtu dhe administratorët të zgjidhen drejtpërsëdrejti nga Asambleja e Përgjithshme. Ky variant “italian” i administrimit e fuqizon rolin e Asamblesë së Përgjithshme. Ai rrjedh nga modeli standard italian i drejtimit të brendshëm të shoqërisë aksionare (nenet nga 2380 deri në 2409 të Kodit Civil italian).147 Për hartimin e Statutit mund të ndihmojnë statutet model, që janë publikuar në faqen e internetit të QKB-së. Në sistemin me një nivel, i gjithë pushteti përqendrohet në duart e një këshilli të vetëm.Në këtë këshill bashkohen funksionet administruese me ato mbikëqyrëse, siç e tregon edheneni 154, pika 1. Nëse nuk emërohen asnjë administratorë të tjerë (ekzekutivë), këtë rol mundta luajnë disa prej anëtarëve të këshillit. Në këtë rast, është me rëndësi të sigurohet që nëkëshill të emërohet një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të pavarur jo ekzekutivë për tëmbikëqyrur kompetencat e administratorëve, siç e kërkojnë funksionet mbikëqyrëse tëparashikuara në nenin 154. Për rrjedhojë, ligji parashikon që, nëse anëtarët e këshillit janëadministratorë të emëruar (ekzekutivë), duhet garantuar që shumica e këshillit të përbëhetnga anëtarë të pavarur jodrejtues (jo ekzekutivë) (neni 158, pika 1).148 Këshilli i administrimit në shoqërinë me pronar të vetëm i nënshtrohet të njëjtës rregullsi çdo këshill në sistemin me një nivel: ai duhet të përbëhet, të paktën, nga 3 anëtarë. Për mëtepër, duhet zbatuar medoemos kërkesa që parashikon neni 158, pika 1, lidhur me shumicën:nëse njëri prej anëtarëve të këshillit, për shembull, ortaku i vetëm, luan rolin e administratorittë shoqërisë, dy të tjerët duhet të jenë anëtarë që nuk janë administratorë. Për rrjedhojë,funksionet e mbikëqyrjes duhen garantuar edhe në një shoqëri me aksionar të vetëm tëadministruar nga aksionari i vetëm. Në sistemin e administrimit me dy nivele, administratorët drejtojnë shoqërinë dhemarrin vendime për mënyrën e vënies në zbatim të politikave tregtare, ndërsa këshillimbikëqyrës këqyr vënien në zbatim të këtyre politikave dhe përputhjen e tyre me ligjin dheStatutin (neni 166, pika 1). Funksionet e këshillit mbikëqyrës mund të zgjerohen me Statut,147 Ligjvënësit shqiptarë nuk e zbatuan modelin italian në mënyrë tërësore. Anëtarët e atij, që në Itali e quajnë “collegiosindacale” (“kolegji sindakal”) (neni 2397), vijnë vetëm nga sektori i kontabilitetit. Megjithatë, kompetencat e tyre (neni2403) përputhen shumë me ato të këshillit mbikëqyrës të modelit “klasik” me dy nivele. Për rrjedhojë, i vetmi dallim qëbën këtu modeli shqiptar me dy nivele, është se Asambleja e Përgjithshme mund të zgjedhë edhe administratorët, jovetëm anëtarët e këshillit mbikëqyrës.148 Shih, për këtë pikë, Kodin shqiptar të Drejtimit të Brendshëm të Shoqërive Tregtare, sidomos parimin 1 “Aksionarët eshoqërive duhet të ngrenë kuadrin e duhur themelues dhe drejtues të shoqërisë”http://www.qkb.gov.al/nrc/documents/Codeal.pdf. 169
duke parashikuar që disa vendime të rëndësishme për drejtimin të paraqiten pranë këtijkëshilli për miratim (neni 167, pika 2, fjalia e fundit).1492. Neni 134, pika 2, vendos një standard të ri lidhur me transparencën e SHA-ve, nëpërputhje me përvojën më të mirë evropiane dhe ndërkombëtare. Shoqëritë aksionare, nëraportin e ecurisë së veprimtarisë dhe pasqyrat financiare vjetore duhet të përfshijnë njëdokument shpjegues, ku trajtohen parimet e rregullat e miradministrimit dhe të drejtimit tëbrendshëm të shoqërisë. Për pasojë, çdo person i interesuar mund të marrë informacioninpërkatës për organizimin dhe vendimmarrjen brenda shoqërisë. Deklarata e miradministrimittë shoqërisë duhet të përmbajë një profil të administratorëve (ekzekutivë) dhe të anëtarëve tëkëshillave, si dhe të shpjegojë elementet e faktet, për të cilat këta individë janë të kualifikuarpër të kryer detyrat, që i janë caktuar nga shoqëria. Kuptohet që ndër “anëtarët e këshillave”përfshihen edhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës në sistemin e administrimit me dy nivele. KREU I ASAMBLEJA E PËRGJITHSHMEKomente:1. Sa i takon SHA-ve, ligji për shoqëritë tregtare ka eliminuar tërësisht përbërjen“hierarkike” të shoqërisë dhe ka përcaktuar “drejtpeshimin fleksibël të pushteteve” ndërmjetorganeve të shoqërisë, domethënë, ndërmjet Asamblesë së Përgjithshme, këshillit tëadministrimit ose këshillit mbikëqyrës dhe administratorëve. Asambleja e Përgjithshme mundtë marrë forcë nëse zgjidhet “varianti italian” i sistemit të administrimit me dy nivele (shihkomentet më lart). Megjithatë, dominues vazhdon të mbetet bashkëpunimi meadministratorët/anëtarët e këshillit. Në çdo rast, struktura e pushteteve brenda shoqërisë do tëvaret nga shpërndarja e aksioneve dhe nga personat që i përfaqësojnë ato. Do t’i kthehemikësaj çështjeje gjatë diskutimit për dispozitat e ligjit për grupimet, në nenet 205 e në vijim.2. Edhe në SHA-të, Asambleja e Përgjithshme “përcakton politikat tregtare” (neni 135,pika 2, shkronja “a”). Pasi Asambleja përcakton politikat tregtare, këshilli i administrimit jepdirektiva konkrete për administratorët për zbatimin e politikave tregtare gjatë gjithë vitit (neni154, pika 1, shkronja “a”), ndërsa administratorët kryejnë të gjitha veprimet e administrimit tëveprimtarisë tregtare të shoqërisë (neni 158, pika 3, shkronja “a”). Bashkëpunimi dheinformimi parashikohen edhe në nenin 135, pika 3, që përcakton se Asambleja e Përgjithshmeduhet të marrë me kujdes në konsideratë mendimin e këshillit të administrimit lidhur me149 Në sistemin gjerman, kërkesa të tilla ligjore për miratimin mund të përcaktohen edhe nga vetë këshilli mbikëqyrës(neni 111, pika 4, i ligjit gjerman për aksionet). Pavarësisht nga rregulla sipas të cilës, përgjithësisht, këshilli mbikëqyrësnuk duhet të marrë pjesë në administrimin e shoqërisë, Gjykata Federale është shprehur në favor të zgjerimit të objektittë këtyre “miratimeve”, pasi është provuar se këto miratime janë një mjet i përshtatshëm i kontrollit të shoqërisë,sidomos, meqenëse përfaqësuesit e punëmarrësve bëjnë pjesë në këshill mbikëqyrës dhe kontribuojnë në zgjerimin einteresave që pasqyrohen në vendimmarrjen e shoqërisë. 170
miratimin e pasqyrave financiare dhe shpërndarjen e fitimeve. Në këtë aspekt, neni 154, pika1, parashikon kërkesat për këshillin e administrimit: të përgatisë marrjen e masave që janë nëkompetencë të Asamblesë së Përgjithshme (shkronja “c”); këshilli duhet të monitorojë,miratojë dhe raportojë për pasqyrat financiare të përgatitura nga administratorët dhe t’iaparaqesë ato Asamblesë së Përgjithshme (shkronja “e”); këshilli duhet të miratojë raportet eauditimit dhe të raportojë në Asamblenë e Përgjithshme për to (shkronja “ë”). Neni 154, pika2, i kërkon këshillit të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme nëse duhen marrë vendime nëpërputhje me nenin 136, pikat 3-5. Këto dispozita kërkojnë përfshirjen e Asamblesë sëPërgjithshme në vendime të rëndësishme për situatën financiare të shoqërisë dhe funksionimine saj në të ardhmen. Në këto rrethana, Asambleja e Përgjithshme mund te miratojë një rezolutëkëshilluese, duke miratuar apo kritikuar veprimtarinë e organeve administrative (neni 136,pika 8).3. Kjo përfshirje e drejtpërdrejtë e Asamblesë së Përgjithshme në marrjen e vendimevelidhur me administrimin, në rastet e nenit 136, pika 3-5, përbën një përjashtim nga rregulla seAsambleja e Përgjithshme nuk përfshihet në aktivitetin e përditshëm të shoqërisë. Politikat epërgjithshme do të vendosen në mbledhjen e zakonshme të Asamblesë së Përgjithshme, qëthirret të paktën një herë në vit (neni 136, pika 1). Megjithatë, ky është një model i gatshëm, meqenëse ligji lejon që Asambleja të ketë njërol më të madh, nëse themeluesit ose aksionarët e shoqërisë e kërkojnë këtë. Ndonëse nëfjalinë e fundit të pikës 4 të nenit 158 thuhet se detyrat, që i cakton ligji këshillit tëadministrimit, nuk mund t’u delegohen administratorëve, nuk ekziston një klauzolë e tillë përmarrëdhëniet ndërmjet këshillit, administratorëve dhe Asamblesë së Përgjithshme. Në Statutmund të parashikohet një shpërndarje e ndryshme e kompetencave, sa kohë që ligji eparashikon shprehimisht këtë (neni 135, pika 2, shkronja “j”). Mbi të gjitha, nëse zgjedhin“variantin italian” të sistemit të administrimit me dy nivele (administratorë dhe mbikëqyrës qëzgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme), themeluesit ose aksionarët mund të dëshirojnë tashfrytëzojnë këtë mundësi dhe të rrisin edhe përfshirjen e drejtpërdrejtë në punët eadministrimit. Një rast tjetër kur ligji ia lejon shprehimisht Statutit të zgjerojë kompetencat enjë organi të shoqërisë mund të gjendet vetëm në fjalinë e fundit të pikës 2 të nenit 167:veprimet e administratorëve i nënshtrohen miratimit nga këshilli mbikëqyrës vetëm nëse kjoparashikohet shprehimisht në Statut.4. Sipas nenit 135, pika 2, Asambleja e Përgjithshme ka veçanërisht kompetencë që tëmarrë vendime për çështje të rëndësishme, si: ndryshimet e Statutit (shkronja “b”), miratimi ipasqyrave financiare vjetore dhe i raporteve të ecurisë së veprimtarisë (shkronja “dh”),shpërndarja e fitimeve vjetore (shkronja “e”), zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit tëregjistruar (shkronja “ë”) dhe ndryshimet themelore që ndodhin përmes riorganizimit oseprishjes së shoqërisë (shkronja “h”). Zakonisht, këto vendime kërkojnë një shumicë me tre tëkatërtat e votave të aksionarëve të pranishëm, në përputhje me rregullën për kuoruminpërcaktuar në nenin 144, pika 1 (duhet të jenë të pranishëm aksionarët, që zotërojnë mëshumë se gjysmën e numrit total të votave). Statuti mund të parashikojë një shumicë më të 171
lartë (neni 145, pika 1). Nuk kërkohet një shumicë me tre të katërtat e votave për miratimin epasqyrave financiare vjetore, meqenëse kjo gjë mund të rezultojë drejtpërsëdrejti nëparalizimin e veprimtarisë së zakonshme tregtare të shoqërisë. Neni 141, pika 1, përcaktonshumicën e tre të katërtave të votave edhe për aktet normative që miraton Asambleja ePërgjithshme për rregullimin e procedurës së saj. Asambleja e Përgjithshme merr vendime për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve tëkëshillit të administrimit dhe të këshillit mbikëqyrës (dhe revokimin e administratorëve), sidhe për miratimin e skemës së shpërblimeve për personat e përmendur në shkronjat “c” dhe“d” të pikës 2 të nenit 135. Gjithë këto vendime merren me shumicë të thjeshtë me qëllimshmangien e paprekshmërisë së administratorëve. Në sistemin e administrimit me një nivel,administratorët emërohen nga këshilli i administrimit (neni 154, pika 1, shkronja “f”). Kështuveprohet edhe në sistemin “klasik” të administrimit me dy nivele (neni 167, pika 1). Asambleja e Përgjithshme, gjithashtu, merr vendime për përfaqësimin e shoqërisë nëgjykimet dhe në procese të tjera ndaj organeve të administrimit (neni 135, pika 2, shkronja“gj”). Këtu përfshihet zbatimi i padive për përgjegjësinë e anëtarëve të këshillit tëadministrimit, të anëtarëve të këshillit mbikëqyrës apo të aksionarëve për dëme që i janëshkaktuar shoqërisë. Aksionarët në pakicë apo grupet e kreditorëve mund t’i kërkojnëAsamblesë që të veprojë në këtë mënyrë (neni 151, pika 6).5. Komentet lidhur me kërkesat formale për Asamblenë e Përgjithshme të SHPK-ve meortak të vetëm vlejnë edhe për SHA-të. Neni 135 Të drejtat dhe detyrimet 1. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, e në veçanti ngadispozitat e nenit 148 të këtij ligji, të drejtat e aksionarëve, për çështjet e lidhura meveprimtaritë e funksionimin e shoqërisë, ushtrohen nëpërmjet asamblesë sëpërgjithshme. 2. Asambleja e përgjithshme merr vendime për çështjet e mëposhtme të shoqërisë: a) përcaktimin e politikave tregtare; b) ndryshime të statutit; c) emërimin e shkarkimin e anëtarëve të këshillit të administrimit (sistemi me njënivel) dhe (në sistemin me dy nivele) të anëtarëve të këshillit mbikëqyrës e, kurparashikohet në statut, emërimin dhe revokimin e administratorëve; ç) emërimin e shkarkimin e likuiduesve dhe të ekspertëve kontabël të autorizuar; d) miratimin e skemës së shpërblimeve për personat e përmendur në shkronjat\"c\" e \"ç\" të kësaj pike; dh) miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë sëveprimtarisë; e) shpërndarjen e fitimeve vjetore; ë) zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit të regjistruar; 172
f) pjesëtimin e aksioneve dhe anulimin e tyre; g) ndryshime në të drejtat, që lidhen me aksione të llojeve e kategorive të veçanta; gj) përfaqësimin e shoqërisë në gjykimet ndaj organeve të administrimit; h) riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë; i) miratimin e rregullave procedurale të mbledhjeve të saj; j) çështje të tjera të parashikuara shprehimisht nga ligji apo statuti. 3. Asambleja e përgjithshme merr vendime pas shqyrtimit të dokumentevepërkatëse, së bashku me raportin e këshillit të administrimit apo këshillit mbikëqyrësdhe raportin e ekspertit kontabël të autorizuar. 4. Nëse shoqëria zotërohet nga një aksionar, të drejtat dhe detyrimet e asamblesësë përgjithshme ushtrohen nga aksionari i vetëm. Të gjitha vendimet e marra ngaaksionari i vetëm regjistrohen në një regjistër të vendimeve, të dhënat e të cilit nukmund të ndryshohen ose të fshihen. Duhen regjistruar në veçanti, por pa u kufizuar nëto, vendimet e mëposhtme: a) miratimi i pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë sëveprimtarisë; b) shpërndarja e fitimeve vjetore dhe mbulimi i humbjeve; c) zmadhimi ose zvogëlimi i kapitalit; ç) vendimet për investime; d) riorganizimi dhe prishja e shoqërisë. Vendimet e paregjistruara në regjistrimin e vendimeve janë absolutisht tëpavlefshme. Shoqëria nuk mund t'i kundrejtojë pavlefshmërinë të tretit, që ka fituar tëdrejta në mirëbesim, përveç rastit kur shoqëria provon se i treti ka pasur dijeni përpavlefshmërinë apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijenipër të. Neni 136 Mbledhja e asamblesë së përgjithshme 1. Asambleja e përgjithshme mblidhet në rastet e përcaktuara nga ky ligj, nga ligjetë tjera ose nga dispozitat e statutit dhe sa herë që mbledhja është e nevojshme për tëmbrojtur interesat e shoqërisë. Mbledhja e zakonshme e asamblesë së përgjithshmethirret të paktën një herë në vit. 2. Asambleja e përgjithshme thirret nga administratorët dhe, në rastet eparashikuara nga ky ligj, nga anëtarët e këshillit të administrimit, të këshillitmbikëqyrës apo nga aksionarët e përcaktuar sipas nenit 139 të këtij ligji. 3. Asambleja e përgjithshme duhet të thirret nëse, sipas bilancit vjetor aporaporteve të ndërmjetme financiare, rezulton apo parashikohet qartë se humbjet arrijnënë një vlerë të barabartë me 50 për qind të kapitalit të regjistruar ose që aktivet eshoqërisë nuk mbulojnë detyrimet, që janë të kërkueshme brenda 3 muajve në vijim. 173
4. Asambleja e përgjithshme duhet të thirret, kur shoqëria propozon të shesë apotë disponojë aktive, të cilat kanë një vlerë më të lartë se 5 për qind të aseteve tëshoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare të certifikuara. Pika 4 e nenit 13 tëkëtij ligji zbatohet në rastin kur veprimet sipas kësaj pike do të kryhen me personat epërmendur në pikat 2 dhe 3 të nenit 13 të këtij ligji. 5. Asambleja e përgjithshme duhet të thirret, kur shoqëria, brenda 2 viteve të parapas regjistrimit, propozon të blejë, nga një aksionar, pasuri që kanë vlerë më të lartë se5 për qind të aseteve të shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare tëcertifikuara. 6. Në rastet e parashikuara në pikat 3 deri 5 të këtij neni, asamblesë sëpërgjithshme i paraqitet një raport nga një ekspert kontabël i autorizuar i pavarur. 7. Dispozita e pikës 6 të këtij neni nuk zbatohet nëse blerjet, sipas pikave 4 dhe 5 tëkëtij neni, kryhen në bursë apo janë pjesë e veprimeve të përditshme të shoqërisë dhebëhen në kushte normale tregu. 8. Në rastet e parashikuara në pikat 3 deri 5 të këtij neni, asambleja epërgjithshme mund të miratojë një rezolutë këshilluese, duke miratuar apo kritikuarveprimtarinë e organeve administrative. Neni 137 Mënyra e thirrjes 1. Asambleja e përgjithshme thirret nëpërmjet një njoftimi me shkresë ose, nëseparashikohet nga statuti, me njoftim, nëpërmjet postës elektronike. Njoftimi me shkresëapo me mesazh elektronik dhe rendi i ditës u dërgohen të gjithë aksionarëve, jo më vonëse 21 ditë përpara datës së parashikuar për mbledhjen e asamblesë. 2. Ky njoftim duhet të përmbajë, gjithashtu: a) emrin e shoqërisë, selinë e regjistruar, vendin dhe orën e mbledhjes sëasamblesë; b) një sqarim të hollësishëm të procedurave, që duhet të ndiqen nga aksionarët,për të marrë pjesë dhe votuar në asamble, e cila duhet të përfshijë: i) të drejtat e aksionarëve, sipas nenit 139 të këtij ligji; ii) procedurat e votimit me prokurë, formularë të posaçëm, për t'u përdorur gjatëvotimit me prokurë dhe mjetet elektronike, me të cilat shoqëria do të pranojë njoftimine përfaqësuesve të autorizuar; iii) procedurat për votimin, me mjete elektronike apo me korrespondencë; c) informacion për vendin e mënyrat për të marrë në formë të plotë dokumentetdhe projektvendimet e përcaktuara në pikat 1 e 2 të nenit 138 të këtij ligji; ç) adresën e faqes së internetit të shoqërisë, ku mund të merret informacioni ipërcaktuar në këtë nen. Njoftimi i thirrjes së mbledhjes së asamblesë së përgjithshme, sëbashku me rendin e ditës, vendosen edhe në faqen e internetit të shoqërisë. 174
3. 21 ditë përpara datës së caktuar për mbledhjen e asamblesë, përfshirë këtu ditëne mbledhjes, shoqëria duhet t'u vërë në dispozicion aksionarëve në faqen e saj nëinternet, të paktën informacionin vijues: a) informacionin sipas pikave 1 e 2 të këtij neni; b) numrin total të aksioneve dhe të drejtave të votës që u përkasin këtyreaksioneve në datën e njoftimit të thirrjes së mbledhjes, përfshirë shumat totale për çdokategori aksionesh, kur kapitali i shoqërisë ndahet në dy apo më shumë kategoriaksionesh; c) çdo dokument që do t'i vihet në dispozicion asamblesë së përgjithshme. 4. Në rastin kur shoqëria aksionare ka shumë aksionarë, thirrja e mbledhjes sëasamblesë se përgjithshme mund t'u njoftohet aksionarëve edhe nëpërmjet botimit tëinformacioneve si më sipër në një gazetë të përditshme me shpërndarje në të gjithëvendin.Komente: Zakonisht, kompetencën për të thirrur Asamblenë e Përgjithshme e kanëadministratorët, nëse nuk parashikohet ndryshe në ligj (neni 136, pika 2). Mjetet elektroniketani luajnë një rol të rëndësishëm si për komunikimin përpara mbledhjes, ashtu dhe përpjesëmarrjen e aksionarëve në mungesë (nenet 137, pika 1, dhe 142). Referuar komunikimitpërpara mbledhjes, ligji lejon që mesazhet nëpërmjet postës elektronike të zëvendësojnënjoftimin me shkresë. Neni 142 bën përkufizimin e mjeteve elektronike që përdoren gjatëmbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme. “Prania” mund të sigurohet edhe përmes “mjeteveelektronike” (neni 144, pika 1). Këtë përkufizim, që Direktiva 2007/36/KE e ka aplikuar përtë drejtat e aksionarëve në shoqëritë e regjistruara në bursë, ligjvënësit shqiptarë e kanëzgjeruar që të përfshijë të gjitha format e shoqërive.150 Neni 138 Rendi i ditës 1. Rendi i ditës, që njoftohet sipas nenit 137 të këtij ligji, duhet të përmbajë edhevendimet e propozuara për çdo çështje.150 Në këtë aspekt, është me interes të bëhet një krahasim mes përkufizimit të mjeteve elektronike gjatë mbledhjes sëAsamblesë së Përgjithshme dhe përkufizimit të mjeteve elektronike që përdoren për dhënien e informacionit gjatëdorëzimit të kërkesave për regjistrim, që u përfshi me pikën e re numër 8 pas rishikimit të Direktivës së Parë në vitin2003. “Për qëllimet e këtij neni, ‘nëpërmjet mjeteve elektronike’ do të thotë se, fillimisht, informacioni dërgohet dhemerret në vendmbërritje nëpërmjet pajisjeve elektronike të përpunimit (përfshirë ngjeshjen digjitale të informacionit) dheruajtjes së të dhënave, dhe transmetohet, përcillet dhe merret i plotë në mënyrën që përcaktojnë Shtetet Anëtarenëpërmjet telegrafit, radios, mjeteve optike ose mjeteve të tjera elektromagnetike”. Ky përkufizim do të ishte ipërshtatshëm për komunikimin përpara mbledhjes, që parashikon neni 137, pika 1; por, për të shmangur ekzistencën e dypërkufizimeve për “mjetet elektronike”, neni 137, pika 1, thjesht përdor termin “postë elektronike”, ndërsa termin “mjeteelektronike” e përdor vetëm për komunikimin gjatë mbledhjes së Asamblesë. 175
2. Nëse asambleja e përgjithshme duhet të vendosë për ndryshimin e statutit, tekstii ndryshimeve duhet të njoftohet së bashku me rendin e ditës. 3. Administratorët duhet t'i përgjigjen, me shkrim, çdo kërkese me shkrim përsqarim për rendin e ditës, dërguar nga aksionarët jo më vonë se 8 ditë përpara datës sëmbledhjes së asamblesë së përgjithshme. 4. Kur asambleja e përgjithshme nuk është thirrur sipas formaliteteve të këtij nenidhe të nenit 137 të këtij ligji, ajo mund të marrë vendime të vlefshme vetëm nëse tëgjithë aksionarët janë të pranishëm dhe shprehen dakord për të marrë vendime,pavarësisht parregullsisë.Komente: Neni 9 i Direktivës 2007/36/KE për mbrojtjen e aksionarëve përcakton se çdo aksionarka të drejtë të drejtojë pyetje lidhur me pikat e rendit të ditës të mbledhjes së Asamblesë sëPërgjithshme. Shoqëria u kthen përgjigje pyetjeve që i drejtojnë aksionarët: Pika 2 e kësajdispozite i lejon Shtetet Anëtare t’ua nënshtrojnë këtë të drejtë për informim masave qësigurojnë identifikimin e aksionarëve, mbajtjen e rregullit në mbledhjet e Asamblesë sëPërgjithshme dhe përgatitjen e tyre, si dhe mbrojtjen e konfidencialitetit dhe interesavetregtare të shoqërive. Neni 138, pika 3, i ligjit shqiptar për shoqëritë tregtare i jep kësaj tëdrejte dhe norme formë të pranueshme. Megjithatë, e drejta e përgjithshme për informim, eparashikuar në nenin 15, mund të përdoret gjithashtu për të kërkuar informacion përparambledhjes, sipas kushteve të vendosura nga këto dispozita. Ndërkohë që direktiva elartpërmendur zbatohet vetëm për shoqëritë e regjistruara në bursë, ligjvënësit shqiptarë ekanë miratuar këtë standard për të gjitha format e SHA-ve. Neni 139 Mbledhja e asamblesë së përgjithshme dhe rendi i ditës, i kërkuar nga aksionarët e pakicës 1. Aksionarët, të cilët zotërojnë aksione, që përfaqësojnë të paktën 5 për qind tëkapitalit të regjistruar të shoqërisë ose një përqindje më të vogël, të parashikuar nëstatut, mund t'u drejtojnë administratorëve një kërkesë me shkrim, përfshirëkomunikimin me postë elektronike, për të thirrur asamblenë e përgjithshme dhe/ose, jomë vonë se 8 ditë përpara datës së mbledhjes së asamblesë, të kërkojnë përfshirjen eçështjeve të caktuara në rend të ditës. Në kërkesë duhet të jepen arsyet dhe objektivat, siedhe çështjet për të cilat duhet të marrë vendime asambleja e përgjithshme. Nësekërkesa nuk është pranuar, këta ortakë kanë të drejtë të thërrasin asamblenë epërgjithshme e të vendosin çështje në rendin e ditës, në përputhje me pikën 1 të nenit137 të këtij ligji. 176
2. Nëse asambleja e përgjithshme, në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni, nukthirret, ose çështja e kërkuar prej këtyre nuk përfshihet në rendin e ditës, secili prejaksionarëve, që kanë bërë kërkesën, ka të drejtë: a) të ngrejë padi në gjykatë për të deklaruar shkeljen e detyrimit të besnikërisë,nëse organet drejtuese nuk përmbushin kërkesat e tyre brenda 15 ditëve; b) t'i kërkojnë shoqërisë blerjen e aksioneve të zotëruara prej tyre, sipas nenit 133të këtij ligji. 3. Në rastet kur rendi i ditës ndryshohet, sipas parashikimeve të pikës 1 të këtijneni dhe thirrja u është njoftuar ortakëve, administratorët njoftojnë përsëri rendin editës, në të njëjtat mënyra, me të cilat është kryer njoftimi i parë.Komente:1. Mbrojtja e pakicës: Ligji për SHA-të duhet të trajtojë sidomos mbrojtjen e aksionarëvenë pakicë Mbrojtja e aksionarëve në pakicë nga shtypja që ushtrojnë aksionarët e mëdhenj oseadministrata e shoqërisë përbën një shqetësim të madh për ligjin për SHA-të.151 Administratamund të mbështetet te një aksionar i madh ose të zotërojë vetë shumicën e aksioneve.Mbrojtja e aksionarëve në pakicë është me rëndësi jetike që investuesit jashtë shoqërisëtregtare të tregojnë gatishmëri për të investuar në atë shoqëri. Mbi të gjitha, përvoja në disavende që kanë bërë ndryshime, si në rastin e Rusisë, ka treguar se çmimet e aksioneve tëshoqërive, ku nuk parashikohet mbrojtje të aksionarëve në pakicë, janë shumë të ulëta dhekjo, si pasojë, e bën tejet të kushtueshëm sigurimin e kapitalit për shoqërinë, pasi investuesitkërkojnë prim të rrezikut të skajshëm. Mbrojtja e aksionarëve në pakicë është me rëndësi të veçantë për SHA-të aksionet e tëcilave mund t’i shiten publikut. SHA-të janë modeluar posaçërisht që të sigurohet kapitalinvestimi në tregun e kapitaleve me qëllim që edhe investues shumë të vegjël të kenë mundësit’i investojnë kursimet e tyre drejtpërdrejt ose tërthorazi në aksione. Pra, kjo lloj shoqërieështë me rëndësi thelbësore për financimin e projekteve të mëdha të investimeve me fondeprivate: shumë investime të vogla mund të grupohen me qëllim të financojnë një ndërmarrjetë madhe. Kështuqë, investuesit kanë nevojë për mbrojtje të posaçme nga sjellja abuzive eatyre që kanë nën kontroll SHA-në. Ky çështje qëndron jo vetëm për ligjin e shoqërivetregtare, por dhe për ligjin e tregut të kapitalit dhe akteve normative të bursës, që,rrjedhimisht, janë element jetik i një sistemi frytdhënës për shoqëri të tilla në Shqipëri. Pjesë ekëtij sistemi është edhe bashkërendimi i ngushtë ndërmjet ligjit për shoqëritë tregtare dheligjit “Për titujt”.2. Në ligjin nr.9901 për shoqëritë tregtare mbrojtja e gjendjes së investuesve (aksionarëve)është objekt i rëndësishëm i detyrimit të besnikërisë së administratorëve. Përveç kësaj,administratorët duhet të tregohen të drejtë me investuesit (aksionarët), çka përmendet edhe në151 Shih Kodin shqiptar të Drejtimit të Brendshëm të Shoqërive Tregtare, parimet 7 dhe 9. 177
komentet për nenet nga 14 e në vijim dhe nenin 98. Për më tepër, ligji nr.9901 për shoqëritëtregtare parashikon rregulla të reja për grupimet e shoqërive, përfshirë të drejtat eaksionarëve në pakicë (nenet nga 205 deri në 212). Megjithatë, në të gjithë seksionin e ligjitqë mbulon SHA-të, ka edhe dispozita të tjera që mbrojnë pakicat e aksionarëve. Një dispozitë e tillë është neni 139, që parashikon të drejtën e një pakice, që zotëron 5për qind të kapitalit (ose edhe më pak, në varësi të Statutit), për t’u drejtuar administratorëvenjë kërkesë me shkrim për të thirrur Asamblenë e Përgjithshme dhe/ose të kërkojnëpërfshirjen e çështjeve të caktuara në rendin e ditës. Nëse kërkesa nuk është pranuar, këtaortakë kanë të drejtë të thërrasin Asamblenë e Përgjithshme dhe/ose të vendosin çështje nërendin e ditës (neni 139, pika 1, fjalia e fundit). Mirëpo, me interes është ajo çka përcaktonpika 2: nëse administratorët e pengojnë pakicën që të thërrasë mbledhjen e Asamblesë,aksionarët e pakicës kanë të drejtë të ngrenë padi në gjykatë për të deklaruar shkeljen edetyrimit të besnikërisë nga ana e administratorëve ose t’i kërkojnë shoqërisë blerjen eaksioneve të zotëruara prej tyre. Është me rëndësi të theksohet që këto pasoja shprehin njëalternativë: nëse pakica dëshiron të ngrejë padi ndaj administratorëve, kjo merret si shprehje einteresit për të vazhduar si pronar i shoqërisë. Në këtë rast, mundësia e kthimit të kuotës sëpronësisë nuk është e qartë. Me këtë zgjidhje synohet që pakica t’i përdorë instrumentetligjore që parashikon pika 2 e nenit 139, në mënyrë të përgjegjshme në interes të shoqërisë. Sipas Statutit, e njëjta pakicë mund të ketë të drejtën të emërojë një anëtar të këshillit tëadministrimit ose të këshillit mbikëqyrës (neni 155, pika 3). Ky vendim duhet marrë gjatë njëmbledhjeje të posaçme në përputhje me nenin 149, pika 3. E njëjta pakicë (ose një numër kreditorësh të shoqërisë, pretendimet e të cilëve ndaj sajjanë të paktën sa 5 për qind e kapitalit të regjistruar) mund t’i kërkojë këshillit të administrimittë kryejë mbikëqyrje të veçantë për çështje të posaçme, sidomos, kur merret në shqyrtimligjshmëria e veprimeve të administratorëve (neni 165, pika 1). Nëse këshilli nuk e përmbushkërkesën, aksionarët dhe kreditorët në fjalë mund të vendosin të nisin hetim të posaçëm tëparashikuar në nenin 150. Nenet 150 dhe 151 parashikojnë të tjera të drejta të rëndësishme përaksionarët në pakicë për të cilat do të bëhen komente në kontekstin e tyre. Në interes të aksionarëve (në pakicë), pagat dhe shpërblimet shtesë të anëtarëve tëkëshillit të administrimit i nënshtrohen kontrollit të Asamblesë së Përgjithshme. Nëse gjendjafinanciare e shoqërisë përkeqësohet, pagesat mund të reduktohen në mënyrë të përshtatshme(neni 160). Neni 140 Përfaqësimi në asamble 1. Një aksionar mund të përfaqësohet në asamblenë e përgjithshme, në bazë të njëautorizimi nga një aksionar tjetër apo nga një person i tretë. 2. Administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit apo të këshillitmbikëqyrës nuk mund të veprojnë si përfaqësues të aksionarëve në asamblenë epërgjithshme. 178
3. Autorizimi jepet në formë shkresore vetëm për një mbledhje të asamblesë sëpërgjithshme dhe është i vlefshëm edhe për mbledhjet vijuese me të njëjtin rend dite. 152 4. Përfaqësuesi i autorizuar është i detyruar të deklarojë çdo fakt apo rrethanë, tëtillë që, sipas gjykimit të aksionarit të përfaqësuar, rrezikon të ndikojë nëvendimmarrjen e përfaqësuesit për interesa të tjerë të ndryshëm nga ata të aksionaritpërfaqësuar.Komente:1. Një konflikt interesi mund të lindë lidhur me përfaqësuesit e autorizuar (agjentë ose“përfaqësues me prokurë”) të një aksionari. Përfaqësuesi me prokurë duhet t’ia bëjë të diturkëto interesa aksionarit. Nëse shkelet ky rregull, përfaqësuesi i autorizuar përgjigjet sipasnormave të Kodit Civil për përgjegjësinë kontraktore dhe jashtëkontraktore. Gjykatat duhet tëpërcaktojnë gamën e konfliktit për çdo rast. Këtu ndihmojnë standardet e nenit 13, pika 2, përpersonat e lidhur. Lidhur me këtë, jepen disa ide të veçanta nga neni 10, pika 3, shkronja “c”,seksionet nga “i” deri në “iv” të Direktivës 2007/36/KE për mbrojtjen e aksionarëve: konfliktii interesit, në kuptimin e kësaj pike, mund të lindë, sidomos, kur zotëruesi i prokurës: i) është aksionar kontrollues i shoqërisë, ose është një subjekt tjetër i kontrolluar nga ky aksionar; ii) bën pjesë në organin administrativ, drejtues ose mbikëqyrës të shoqërisë, të një aksionari kontrollues apo të një subjekti të kontrolluar referuar në pikën (i); iii) është punonjës ose auditues i shoqërisë, i një aksionari kontrollues apo një subjekti të kontrolluar referuar në pikën (i); iv) ka marrëdhënie familjare me personin fizik referuar në pikat nga (i) deri në (iii). Edhe në këtë rast, standardi i kësaj Direktive zbatohet për të gjitha format e SHA-ve dheSHPK-ve (krahaso me nenin 85).2. Sa i takon nenit 140, pika 3, të ndryshuar, ligji nr.129/2014, në rastin e SHA-ve, ka bërëtë njëjtat ndryshime si ato që janë bërë në nenin 85, pika 3, në rastin e SHPK-ve.Rrjedhimisht, komentet sa më sipër për nenin 85 vlejnë edhe për këtë ndryshim. Neni 141 Pjesëmarrja në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme 1. Statuti apo asambleja e përgjithshme mund të përcaktojë rregulla përprocedurat e mbajtjes dhe pjesëmarrjen në asamble. Këto rregulla miratohen ngaasambleja e përgjithshme me shumicën e tre të katërtave të kapitalit, të përfaqësuar nëmbledhje, sipas nenit 145 të këtij ligji.152 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 22. 179
2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut apo në rregullat emiratuara më sipër, asambleja e përgjithshme cakton një kryetar. 3. Gjatë mbledhjes së asamblesë së përgjithshme përgatitet lista e aksionarëve tëpranishëm dhe të përfaqësuesve të tyre, ku shënohen emrat dhe adresat e secilit, sëbashku me numrin e aksioneve, numrin e votave, që këto aksione japin, vlerën nominaletë aksioneve, si dhe llojin apo kategorinë e tyre, të zotëruara nga secili pjesëmarrës. Kjolistë u vihet në dispozicion aksionarëve dhe përfaqësuesve të tyre dhe nënshkruhet prejtyre. 4. Aksionarët, nëpërmjet një marrëveshjeje unanime me shkrim, mund të vendosinqë çdo vendim, që ata kanë të drejtë të marrin sipas këtij ligji apo statutit të shoqërisë,të merret në mënyrë unanime. Neni 142 Pjesëmarrja me mjete komunikimi elektronike 1. Statuti mund të parashikojë për aksionarët, që nuk janë të pranishëm,mundësinë e pjesëmarrjes në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme me mjete tëndryshme komunikimi, përfshirë mjetet elektronike, me kusht që të garantohetidentifikimi i ortakëve. 2. Mjetet elektronike përfshijnë, por pa u kufizuar në to: a) transmetimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme në kohë reale; b) komunikimin e ndërsjellë, i cili u mundëson ortakëve të shprehen në mbledhjene asamblesë së përgjithshme në kohë reale, nga një vendndodhje tjetër; c) mekanizma, që mundësojnë procesin e votimit, përpara apo gjatë mbajtjes sëmbledhjes së asamblesë së përgjithshme, pa qenë nevoja të caktohet një përfaqësues iautorizuar për të marrë pjesë fizikisht në mbledhje. 3. Përdorimi i mjeteve elektronike, për t'u mundësuar aksionarëve marrjen pjesënë mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, bëhet me kusht që të merren masat teknike,të nevojshme për të garantuar identifikimin e tyre dhe sigurinë e komunikimeveelektronike deri në atë masë që ky përdorim të jetë proporcional me arritjen e këtyreqëllimeve. Neni 143 Procesverbalet e mbledhjeve të asamblesë 1. Të gjitha vendimet e asamblesë së përgjithshme duhet të regjistrohen nëprocesverbal. Administratorët janë përgjegjës për ruajtjen e procesverbaleve. 2. Procesverbali duhet të përmbajë të dhënat vijuese: datën e mbledhjes, vendin embledhjes, rendin e ditës, emrin e kryetarit dhe të mbajtësit të procesverbalit, rezultatete votimit, vendimet e marra, qëndrimin e kryetarit për vendimmarrjen, si dhe tëaksionarëve, që janë shprehur kundër. 180
3. Procesverbalit i bashkëlidhen edhe lista e pjesëmarrësve dhe dokumentacioni ithirrjes së asamblesë së përgjithshme. 4. Procesverbali dhe lista e pjesëmarrësve duhet të nënshkruhen nga kryetari dhenga mbajtësi i procesverbalit. 5. Jo më vonë se 15 ditë nga data e mbledhjes, administratorët janë të detyruar tëpublikojnë kopje të procesverbalit të mbledhjes së asamblesë së përgjithshme në faqen einternetit të shoqërisë. Neni 144 Kuorumi 1. Në rastin e çështjeve, që vendosen me shumicë të zakonshme, asambleja epërgjithshme mund të marrë vendime të vlefshme, vetëm nëse janë të pranishëm ose tëpërfaqësuar aksionarët, që zotërojnë më shumë se 30 për qind të aksioneve, me të drejtëvote. Kur asambleja duhet të vendosë për çështje, të cilat kërkojnë shumicë tëkualifikuar, sipas nenit 145 të këtij ligji, asambleja e përgjithshme mund të marrëvendime të vlefshme, vetëm nëse aksionarët, që zotërojnë më shumë se gjysmën e numrittotal të aksioneve me të drejtë vote, apo përfaqësuesit e tyre, marrin pjesë në votimpersonalisht ose votojnë me shkresë apo me mjete elektronike, sipas parashikimeve tënenit 142 të këtij ligji. 2. Nëse asambleja e përgjithshme nuk mund të mblidhet për shkak të mungesës sëkuorumit të përmendur në pikën 1 të këtij neni, asambleja mblidhet përsëri jo më vonëse 30 ditë, me të njëjtin rend dite.Komente: Kërkesat për kuorumin kanë shkaktuar gjithmonë debat. Disa thonë se këto kërkesa përkuorumin nuk janë të zbatueshme në praktikë, sidomos, kur kapitali i shoqërive fillon tëtregtohet në publik. Përfshirja e kuorumit, në rastin më të mirë, duhet t’i lihet Statutit tëshoqërisë. Të tjerë tërheqin vëmendjen te shpërdorimi i fuqisë të votës që është konstatuarkryesisht në ekonomitë në tranzicion, ku ligji nuk e parashikonte kuorumin ose parashikontenjë kuorum të pamjaftueshëm. Për shembull, shoqëritë shfrytëzonin mungesën e kuorumitminimal për t’i shtyrë mbledhjet. Kur arrihej kuorumi fillestar, bënin njoftimin për mbledhjene parë të aksionarëve dhe, nëse arrihej numri i mjaftueshëm i aksionarëve të pranishëm qëmbledhja të konsiderohej e vlefshme nga pikëpamja ligjore, prisnin edhe disa orë dhethërrisnin një mbledhje të dytë, për të cilën nuk përcaktohej kuorumi minimal. Një fondinvestimesh i tregtuar në publik (në Bullgari) përfitoi nga kjo situatë dhe e ndryshoi kartën evet themeluese për t’u kthyer në fond investimesh në një shoqëri që nuk tregtohej në publik.Njëlloj si në kontekstin rregullator të nenit 133 (shih komentet më lart), ligjvënësi shqiptarzgjodhi një qasje të kujdesshme këtu dhe e përcaktoi kuorumin me ligj. Megjithatë, duhettheksuar se “pamundësia” për ta arritur këtë kuorum kufizohet nga parashikimi i pjesëmarrjes 181
me mjete komunikimi elektronike (neni 142). Me këtë formë të re pjesëmarrjeje rritenmundësitë e arritjes së këtij kuorumi. Neni 145 Marrja e vendimeve 1. Me përjashtim të rasteve kur statuti parashikon një shumicë më të lartë,asambleja e përgjithshme vendos me tre të katërtat e votave të aksionarëve, që marrinpjesë në votim, sipas parashikimeve të pikës 1 të nenit 144 të këtij ligji, në lidhje mendryshimin e statutit, zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit të regjistruar, shpërndarjene fitimeve, riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë. 2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj ose në statut,asambleja e përgjithshme merr vendime për çështjet e tjera, të renditura në nenin 135 tëkëtij ligji, me shumicën e votave të aksionarëve, që marrin pjesë. 3. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, vlefshmëria evendimeve, që përcaktojnë detyrime shtesë mbi aksionarët apo vendimet, që kufizojnë tëdrejtat e tyre, të parashikuara në këtë ligj, në statut apo në vendime të tjera,kushtëzohet nga miratimi i aksionarit përkatës. Neni 146 Mënyra e votimit 1. Nëse nuk parashikohet ndryshe nga ky ligj ose nga statuti, asambleja epërgjithshme merr vendimet, nëpërmjet votimit të hapur. 2. Për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të këshillit të administrimit ose, sipasrastit, të këshillit mbikëqyrës apo administratorëve, asambleja e përgjithshme vendosme votim të fshehtë, nëse kjo mënyrë votimi kërkohet nga aksionarët, të cilët zotërojnënjë numër aksionesh, që përfaqësojnë të paktën 5 për qind të kapitalit të regjistruar tëshoqërisë. Neni 147 E drejta e votës Në përputhje me dispozitat e pikës 1 të nenit 122 të këtij ligji, çdo aksion mbarttë drejtën e një vote. Neni 148 Përjashtimi nga votimi 1. Aksionari nuk mund të ushtrojë të drejtën e votës, nëse asambleja epërgjithshme duhet të marrë vendim për: a) vlerësimin e veprimtarisë së tij; b) faljen e ndonjë detyrimi në ngarkim të tij; 182
c) ngritjen e një padie ndaj tij nga shoqëria; ç) dhënien ose jo të përfitimeve të reja. 2. Në rastet kur aksionari përfaqësohet me autorizim, ky ndalim zbatohet edhe përpersonin e autorizuar.Komente:1. Klauzola e konfliktit të interesit e nenit 148 zbatohet edhe për aksionarin kontrollues nënjë grup shoqërish (neni 207): aksionari nuk mund të ushtrojë të drejtën e votës nëse votohetpër faljen e ndonjë detyrimi në ngarkim të tij, ngritjen e një padie ndaj tij nga shoqëria osedhënien ose jo të përfitimeve të reja. Shih, gjithashtu, komentet për rregullat e përgjithshmepër konfliktin e interesit të nenit 13.2. Në këtë kontekst, duhet të përmendet se ekziston një kufizim “i vetvetishëm” në tëdrejtën e votës sa i takon detyrimit të besnikërisë të parashikuar në nenin 14, pika 1. Votaduhet ushtruar në mirëbesim në dobi të shoqërisë dhe aksionarëve të tjerë. Mbi të gjitha, kjodo të thotë se nuk është se shkelja e detyrimit nga ana e administratorëve thjesht mund të mosratifikohet nga Asambleja e Përgjithshme. Ky votim do të ishte abuziv sipas nenit 14, pika 1.Shih edhe komentet për detyrimin e besnikërisë të anëtarëve të këshillit, në vijim të nenit 98.Gjithashtu, kjo do të thotë se, nëse ekzistojnë mosmarrëveshje lidhur me detyrimin ebesnikërisë ndërmjet aksionarëve, mund të ketë probleme sa i takon transparencës (shih nenin146, pika 2). Disa vendime duhen marrë medoemos me votim të fshehtë, nëse këtë e kërkojnëaksionarët që përfaqësojnë, të paktën, 5 për qind të kapitalit bazë të shoqërisë. Në rastshkeljeje të pretenduar të detyrimit (shih nenin 14), mund të jetë e vështirë të merretinformacion për synimet e votës së aksionarëve për shkak të dispozitës së nenit 146, pika 2,për votimin e fshehtë. Sidoqoftë, nenet 150 dhe 151 nënkuptojnë se këtë risk e kufizonmundësia për të ngritur padi ndaj administratorëve për shkelje të detyrimit. Përveç kësaj,dispozitat për hetime të posaçme bëjnë të mundur njëfarë mbrojtjeje për aksionarët në pakicëdhe kreditorët (shih komentet, më poshtë, përfshirë amendamentet ndaj nenit 151). Neni 149 Aksionet me përparësi, pa të drejtë vote 1. Aksionet me përparësi, pa të drejtë vote, gëzojnë të gjitha të drejtat e tjera, qërrjedhin prej zotërimit të tyre, sipas këtij ligji. 2. Efektet e vendimit të asamblesë së përgjithshme për anulimin, kufizimin osecenimin e të drejtave të përparësisë së këtyre aksioneve kushtëzohen nga pëlqimi iaksionarëve, që i zotërojnë ato. 3. Miratimi, sipas pikës 2 të këtij neni, merret gjatë një mbledhjeje të posaçme,vlefshmëria e së cilës kushtëzohet nga prania e aksionarëve, të cilët zotërojnë më shumëse 1/2 e pjesës së kapitalit të shoqërisë, që përfaqësohet nga aksione me përparësi.Vendimi i posaçëm për këto çështje merret me miratimin e 3/4 të aksionarëve, që 183
zotërojnë aksionet me përparësi, të pranishëm apo të përfaqësuar në mbledhje. Statutinuk mund të ndryshojë këtë shumicë, apo të caktojë kushte ose procedura të tjera, tëdetyrueshme për t'u ndjekur për këtë çështje. 4. Nëse përparësia anulohet, atëherë këto aksione rifitojnë të drejtën e votës. Neni 150 Hetimet e posaçme 1. Asambleja e përgjithshme mund të vendosë të nisë një hetim të posaçëm përparregullsitë në veprimet e themelimit të shoqërisë dhe të ushtrimit të veprimtarisëtregtare. Hetimi kryhet nga një ekspert i pavarur i fushës. 2. Aksionarët, që përfaqësojnë të paktën 5 për qind të totalit të votave nëasamblenë e shoqërisë apo një vlerë më të vogël të parashikuar në statut dhe/osekreditorët e shoqërisë, të cilët pretendojnë se shoqëria ka ndaj tyre detyrime në një vlerëjo më të vogël se 5 për qind të kapitalit të regjistruar, mund t'i kërkojnë asamblesë sëpërgjithshme emërimin e një eksperti të pavarur të fushës, kur ka dyshime të bazuarapër shkelje të ligjit ose të statutit. Aksionarët apo kreditorët e shoqërisë së përcaktuarmë sipër, brenda 30 ditëve pas refuzimit nga asambleja për emërimin e ekspertit tëpavarur, mund t'i kërkojnë gjykatës emërimin e këtij eksperti. Nëse asambleja epërgjithshme nuk merr një vendim brenda 60 ditëve nga data e kërkesës, kërkesa eaksionarëve apo kreditorëve vlerësohet e refuzuar. 3. Kur asambleja e përgjithshme ka emëruar një ekspert të fushës për kryerjen ehetimit të posaçëm, aksionarët ose kreditorët e përmendur në pikën 2 të këtij neni mundt'i kërkojnë gjykatës zëvendësimin e ekspertit, kur ekzistojnë dyshime të bazuara seeksperti mund të mos realizojë hetimin e posaçëm në mënyrën e duhur. 4. Kur gjykata pranon kërkesat e përmendura në pikat 2 e 3 të këtij neni, shoqëriatregtare përballon kostot e emërimit dhe të shpërblimit të ekspertit të emëruar përkryerjen e hetimit të posaçëm. 5. E drejta për të kërkuar hetim të posaçëm, sipas pikave 1 e 2 të këtij neni, duhettë ushtrohet brenda 3 vjetëve nga data e regjistrimit të shoqërisë tregtare, kur hetimi kasi objekt parregullsitë e procesit të themelimit dhe brenda 3 vjetëve nga data e veprimit,që konsiderohet i parregullt, kur hetimi ka si objekt parregullsitë e ushtrimit tëveprimtarisë tregtare. 6. Kreditorët që, në keqbesim, paraqesin kërkesa, sipas pikës 2 të këtij neni,përgjigjen në përputhje me nenin 34 të Kodit të Procedurës Civile.Komente:1. Nenet nga 150 deri në 153 parashikojnë të drejta të rëndësishme për pakicën. Përveçnenit 10, që merr në konsideratë “padinë derivative” të pakicës që përfaqëson 5 për qind tëvotave dhe të kreditorëve të shoqërisë për paditë që lindin nga faza e themelimit, aksionarët 184
në pakicë, që përfaqësojnë të paktën 5 për qind të kapitalit të regjistruar ose një vlerë më tëvogël të parashikuar me Statut, dhe/ose kreditorët e shoqërisë, të cilët pretendojnë se shoqëriaka ndaj tyre detyrime në një vlerë jo më të vogël se 5 për qind të kapitalit të regjistruar, mundt’i kërkojnë gjykatës të urdhërojë një hetim të posaçëm (neni 150), shfuqizimin e vendimeve tëadministratorëve (neni 151) ose shpërblimin e dëmit të pësuar nga shoqëria (neni 151, pika6), nëse organet kompetente të shoqërisë nuk aktivizohen në këtë aspekt. Aksionari, qëpengohet të ushtrojë të drejtat, të cilat rrjedhin nga zotërimi i aksionit të shoqërisë, ka tëdrejtë t’i kërkojë gjykatës të urdhërojë ndalimin e cenimit apo të kërkojë dëmshpërblim (neni152). As Statuti, as Asambleja e Përgjithshme nuk mund t’i cenojë këto drejta, në ndonjëformë (neni 153).2. Është me rëndësi të theksohet se, përpara shpalljes së pavlefshmërisë së një vendimisipas nenit 151, pika 5, administratori ose anëtari i këshillit të administrimit ka mundësinë tëarrijë një marrëveshje me përfaqësuesin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme (ose tëaksionarëve në pakicë apo të kreditorëve) me qëllim që të shmanget shpallja e pavlefshmërisë.Për më tepër, në rast të shpalljes së pavlefshmërisë, në përputhje me nenin 12, pika 3, tëdrejtat e të tretëve nuk preken, duke konfirmuar kështu normën e mbrojtjes së përgjithësuar tëpalëve të treta. Sa u takon kërkesave të kreditorëve, neni 150, pika 6, parashikon një dispozitë tërëndësishme kundër abuzimit, që zbatohet edhe në rastin e nenit 151 (shih pikën 7). Kreditorëtqë, në keqbesim, paraqesin kërkesa, përgjigjen në përputhje me nenin 34 të Kodit tëProcedurës Civile. Neni 151 Shfuqizimi i vendimeve të parregullta dhe dëmshpërblimi 1. Asambleja e përgjithshme, në bazë të një vendimi të marrë me shumicën epërcaktuar sipas pikës 2, të nenit 145, të këtij ligji, ka të drejtë të ngrejë padi përparagjykatës kompetente për shfuqizimin e vendimeve të administratorëve e, sipas rastit, tëkëshillit të administrimit apo këshillit mbikëqyrës dhe/ose për ngritjen e padive të tjera,që parashikon ky ligj ose statuti ndaj administratorëve apo anëtarëve të këshillit tëadministrimit a këshillit mbikëqyrës.153 2. Aksionarët, të cilët përfaqësojnë të paktën 5 për qind të totalit të votave nëasamblenë e shoqërisë ose një vlerë më të vogël, të parashikuar në statut, dhe/osekreditorët e shoqërisë, të cilët pretendojnë se shoqëria ka ndaj tyre detyrime në një vlerëjo më të vogël se 5 për qind të kapitalit, mund t'i kërkojnë asamblesë së përgjithshmengritjen e padisë për shfuqizimin e vendimeve të administratorëve ose anëtarëve tëkëshillit të administrimit apo këshillit mbikëqyrës. Aksionarët apo kreditorët e153 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 23. 185
shoqërisë së përcaktuar më sipër, brenda 30 ditëve pas refuzimit nga asambleja përngritjen e padisë, kanë të drejtë të ngrenë drejtpërdrejt përpara gjykatës kompetentepadi në emër të shoqërisë për shfuqizimin e vendimit të administratorëve. Nëseasambleja e përgjithshme nuk merr një vendim, brenda 60 ditëve nga data e kërkesës,kërkesa e ortakëve apo kreditorëve të përcaktuar më sipër vlerësohet e refuzuar.154 3. Në varësi të organit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, vendimi i të cilitpaditet për shfuqizim, asambleja e përgjithshme merr pjesë në gjykim me anë tëadministratorëve, me anë të këshillit të administrimit apo këshillit mbikëqyrës. Shoqëriamund të marrë pjesë në gjykim edhe nëpërmjet një përfaqësuesi të posaçëm, të caktuarnga asambleja e përgjithshme. 4. Aksionarët e pakicës ose kreditorët e përmendur në pikën 1 të këtij neni mundt'i kërkojnë gjykatës zëvendësimin e përfaqësuesit të posaçëm, që nuk bën pjesë nëorganet e përmendura në pikën 3 të këtij neni, kur ekzistojnë dyshime të bazuara sepërfaqësuesi i emëruar nga asambleja e përgjithshme mund të mos ngrejë e ndjekëpadinë në interesin më të mirë të shoqërisë. Nëse gjykata e pranon këtë kërkesë, kostot eemërimit dhe të shpërblimit të përfaqësuesit përballohen nga shoqëria. 5. Gjykata vendos shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të ankimuar, nëse organi,që ka nxjerrë aktin e paditur, nuk merret vesh me pajtim me personin, që përfaqësonshoqërinë, sipas pikave 3 ose 4 të këtij neni, për korrigjimin e pasojave të vendimit,brenda 30 ditëve nga data e emërimit të këtij përfaqësuesi. Të drejtat e palëve të tretambeten të pacenuara, në përputhje me pikën 3 të nenit 12 të këtij ligji. 6. Aksionarët në pakicë dhe kreditorët e përcaktuar më sipër kanë të drejtat eparashikuara në pikat 2 e 4 të këtij neni, edhe në rastin kur asambleja e përgjithshmenuk merr vendim ose refuzon të vendosë për kërkesën e tyre për ngritjen e padisë ndajadministratorëve apo anëtarëve të këshillave, me objekt shpërblimin e dëmit të pësuarnga shoqëria, si pasojë e vendimit të paligjshëm, apo për ngritjen e padive të tjera, qëparashikon ky ligj ose statuti ndaj administratorëve ose anëtarëve të këshillit tëadministrimit apo këshillit mbikëqyrës. 7. Dispozita e pikës 6 të nenit 150 të këtij ligji zbatohet edhe për paditë eparashikuara në këtë nen.Komente: Amendamentet ndaj nenit 151, pika 1 dhe 2, janë në përputhje me amendamentet ndajdispozitave të ngjashme për SHPK-të (neni 88). Shih, më lart, komentet për nenin 88.154 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 23 186
Neni 152 Të drejtat e lidhura me aksionin Aksionari, që pengohet të ushtrojë të drejtat, të cilat rrjedhin nga zotërimi iaksionit të shoqërisë, ka të drejtë t'i kërkojë gjykatës të urdhërojë ndalimin e cenimitapo të kërkojë dëmshpërblim. Padia duhet ngritur brenda 3 vjetëve pas pengimit tëushtrimit të së drejtës. Neni 153 Ndalimi i kufizimeve 1. Janë të pavlefshme dispozitat e statutit, që kufizojnë ose përjashtojnë ndonjënga të drejtat e aksionarëve ose të kreditorëve, sipas përcaktimeve të përmendura nënenet 150, 151 e 152 të këtij ligji, si dhe dispozitat, që parashikojnë kufizime tëpërgjithshme të veprimeve, të përcaktuara në këto nene. 2. Vendimet e asamblesë së përgjithshme nuk mund të cenojnë të drejtën eaksionarëve ose të kreditorëve për të kryer veprimet e parashikuara në nenet 150, 151 e152 të këtij ligji. KREU II KËSHILLI I ADMINISTRIMIT (SISTEMI ME NJË NIVEL)Komente: Siç theksohet në fillim të këtij Titulli (shih komentet për nenin 134), në sistemin eadministrimit me një nivel i gjithë pushteti përqendrohet në duart e një këshilli të vetëm. Përrrjedhojë, është me rëndësi të sigurohet emërimi i anëtarëve të pavarur joekzekutivë në këshillpër të mbikëqyrur kompetencat e administratorëve. Një nga shkaqet e dështimeve tësipërpërmendura të shoqërive ka qenë dobësia e funksionit mbikëqyrës në të dy sistemet eadministrimit. Për rrjedhojë, gjatë viteve të fundit, janë përgatitur një sërë masash për tafuqizuar këtë funksion. Kjo ka sjellë njëfarë konvergjence të këtyre dy modeleve. Masat ereja standarde për mbikëqyrjen, që përfshin ligji për shoqëritë tregtare, janë këto: Nëse anëtarët e këshillit propozohen si administratorë, duhet garantuar që shumica e këshillit të përbëhet nga anëtarë të pavarur (!) jodrejtues (joekzekutivë) (neni 158, pika 1). Në nenin 155, pika 4, jepet një përkufizim i “pavarësisë”: Anëtarë të pavarur të këshillit të administrimit vlerësohen personat, të cilët nuk kanë konflikt interesash, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 13 të këtij ligji. Me fjalë të tjera, ligji i referohet sërish përkufizimit të personave “të lidhur”, në mënyrë që të vendosë një standard juridik të pavarësisë për të gjithë ligjin që mund të përdorin 187
gjykatat.155 Ky përkufizim zbatohet edhe për këshillat mbikëqyrës (neni 167, pika 4). Shih diskutimin për nenin 13, pika 2, që tregon se është tejet e vështirë të përkufizohet në ligj “pavarësia”. Më e logjikshme do të ishte hartimi i normave jodetyruese. Kodi shqiptar i Drejtimit të Brendshëm të Shoqërive Tregtare ofron disa udhëzime lidhur me “pavarësinë”. Shih, sidomos, seksionin e Kodit të Drejtimit të Brendshëm të Shoqërive Tregtare që zbatohet për shoqëritë e mëdha dhe/ose më komplekse jo të regjistruara në bursë, në veçanti, parimet 10 dhe 11. Por më shumë informacion mund të gjendet në kodet e vendeve të tjera të drejtimit të brendshëm të shoqërive tregtare dhe në udhëzuesit e drejtimit të brendshëm të shoqërive ndërkombëtare të miratuara nga Banka Botërore dhe Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OZHBE). Roli i kryetarit të këshillit dhe ai i administratorit duhet të jenë të veçuar (neni 161, pika 2). Në situata të bllokuara, kryetari ka votën vendimtare, përveç kur parashikohet ndryshe nga Statuti (neni 162, pika 2, dhe neni 167, pika 5). Për të rregulluar procedurat e veta këshilli mund të nxjerrë rregullore të ndryshme (neni 161, pika 1, dhe neni 167, pika 1). Në këtë kuadër, duhet garantuar që, shumica e anëtarëve, të cilët nuk kryejnë funksionin e administratorit, gjithmonë të ketë mundësi që faktikisht ta luajë rolin e vet mbikëqyrës. Në fushat kryesore, ku është veçanërisht e lartë mundësia e ekzistencës së konfliktit të interesit, ligji rekomandon krijimin e komiteteve të posaçme, për shembull, komitetet për emërimin, për shpërblimin dhe për auditimin pranë këshillit (mbikëqyrës), ku shumica e anëtarëve të jenë gjithmonë të pavarur dhe të mos jenë administratorë (neni 161, pika 4, dhe neni 167, pika 5). Ndarja e këtyre funksioneve qendrore të këshillave, në formën e komiteteve, është rekomanduar edhe nga Grupi i Nivelit të Lartë të Ekspertëve të Legjislacionit për Shoqëritë Tregtare.156 Duket se ky është një mjet organizativ për rritjen e transparencës së vendimmarrjes. Rekomandimi i BE-së 2005/162/KE “Për rolin e anëtarëve jo ekzekutivë ose mbikëqyrës të këshillave të shoqërive të regjistruara në bursë dhe për komitetet e këshillave (mbikëqyrës)” zbatoi këtë propozim të Grupit të Nivelit të Lartë. Ligji parashikon kufizime të tjera për kriteret që duhet të plotësojnë administratorët me qëllim shmangien e konfliktit të interesit ndërmjet funksionit155 Shih seksionin 13.1 të Rekomandimit të Komisionit 2005/162/KE KE “Për rolin e anëtarëve joekzekutivë osembikëqyrës të këshillave të shoqërive të regjistruara në bursë dhe për komitetet e këshillave (mbikëqyrës)”. “Një anëtar ikëshillit të administrimit vlerësohet i pavarur vetëm nëse nuk ka asnjë lidhje pune, familjare apo të një lloji tjetër meshoqërinë, aksionarin kontrollues të saj apo administratorët e asnjërit prej tyre, që do të krijonte një konflikt interesi qëdo t’i deformonte gjykimin.”156 Shih Raportin e Grupit të Nivelit të Lartë të Ekspertëve të Legjislacionit për Shoqëritë Tregtare “Për një kuadërrregullator bashkëkohor të legjislacionit për shoqëritë tregtare në Evropë”,http://www.ecgi.org/publications/documents/report_en.pdf, accessed on 4/1/2016; shih, gjithashtu, Kodin shqiptar tëDrejtimit të Brendshëm të Shoqërive Tregtare, sidomos, seksionin e Kodit të Drejtimit të Brendshëm të ShoqëriveTregtare që zbatohet për shoqëritë e mëdha dhe/ose më komplekse jo të regjistruara në bursë, sidomos, parimin 12. 188
të tyre në shoqëri dhe kryerjes së funksioneve të ngjashme në shoqëri të tjera ose shoqëri të kontrolluara (nenet 156, pika 2, 158 pika 2, dhe 167 pika 3 dhe 4). Skema e shpërblimeve për administratorët duhet miratuar me vendim të Asamblesë së Përgjithshme (nenet 160 dhe 167, pika 5). Për këtë dispozitë, shih komentet më poshtë. Anëtarët e këshillit dhe administratorët duhet të bashkëpunojnë me Asamblenë e Përgjithshme dhe ta angazhojnë në situatat me rrezik të lartë për shoqërinë: Neni 154, pika 1, parashikon kërkesat për bashkëpunimin, për këshillin: shkronja “a” dhe “b” (përgatitja nga këshilli i administrimit i masave që do të marrë Asambleja e Përgjithshme), shkronja “e” (këshilli duhet të monitorojë, miratojë dhe raportojë për pasqyrat financiare që sigurojnë administratorët, dhe t’ia paraqesë ato Asamblesë së Përgjithshme), shkronja “ë” (këshilli duhet të miratojë raportet e auditimit dhe t’i raportojë Asamblesë së Përgjithshme për to); për administratorët, në nenin 158, pika 3. Neni 154, pika 2, dhe neni 158, pika 5, u kërkon këshillit dhe administratorëve të jenë aktivë dhe ta angazhojnë Asamblenë nëse duhen marrë vendime sipas pikave nga 3 deri në 5 të nenit 136.157 Përgjegjësia e administratorëve për detyrimet e zgjeruara të besnikërisë (nenet 163 dhe 167, pika 6). Në mënyrë të veçantë, administratorët duhet ta organizojnë shoqërinë në mënyrë të tillë që të instalohet një sistem i njoftimit të hershëm sa u takon rreziqeve ndaj shoqërisë që burojnë nga situata financiare apo tregtare e saj apo nga interesa të tjerë që administratorët duhet të marrin në konsideratë lidhur me konceptin e detyrimeve të zgjeruara të besnikërisë (neni 158, pika 3, shkronja “d”). Sa i takon detyrimit të besnikërisë së anëtarëve të këshillit, shih komentet për nenet 98 dhe 163. Anëtarët e këshillit të administrimit (ose këshillit mbikëqyrës) dhe administratorët përgjigjen personalisht dhe në mënyrë solidare për vërtetësinë e të gjitha pasqyrave financiare dhe informacioneve të tjera kryesore, si: informacioni për sistemin e menaxhimit të riskut të shoqërisë, prospektet e aktivitetit, planet e investimeve, burimet teknike, organizative dhe njerëzore, dhe strukturat e praktikat e miradministrimit të shoqërisë (nenet 164 dhe 166, pika 2). Administratorët mund të bëhen objekt i padive derivative të aksionarëve në pakicë dhe kreditorëve (neni 10, pika 3, dhe neni 151, pika 1 dhe 6) (shih komentet për nenin 150). Në veçanti, aksionarët apo kreditorët e përmendur më lart mund t’i kërkojnë këshillit të administrimit të kryejë mbikëqyrje të veçantë për çështje të posaçme, sidomos, kur merret në shqyrtim ligjshmëria e veprimeve të administratorëve që vihen në pikëpyetje (neni 165).157 Shih, gjithashtu, Kodin shqiptar të Drejtimit të Brendshëm të Shoqërive Tregtare, parimi 6. 189
Neni 154 Të drejtat dhe detyrimet 1. Këshilli i administrimit ka këto të drejta dhe përgjegjësi: a) të japë direktiva për administratorët për zbatimin e politikave tregtare tëshoqërisë; b) të kontrollojë e të mbikëqyrë zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë ngaadministratorët; c) të përgatisë, me kërkesë të asamblesë së përgjithshme, marrjen e masave, qëjanë në kompetencë të kësaj të fundit, t'i rekomandojë asaj vendime të nevojshme përt'u marrë, si dhe të zbatojë vendimet e asamblesë; ç) të thërrasë mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, sa herë vlerësohet enevojshme për interesat e shoqërisë; d) të kujdeset që shoqëria të respektojë ligjin dhe standardet e kontabilitetit; dh) të shqyrtojë e të kontrollojë librat kontabël, dokumentet dhe aktivet eshoqërisë; e) të sigurojë se pasqyrat financiare vjetore, raportet e ecurisë së veprimtarisë, sidhe detyrimet e tjera të raportimit e publikimit, të detyrueshme në bazë të ligjit apostatutit, të kryhen me saktësi nga administratorët. Këto dokumente duhet të miratohen etë nënshkruhen nga të gjithë e anëtarët e këshillit të administrimit për t'iu paraqiturasamblesë së përgjithshme, së bashku me një raport të këshillit të administrimit përmiratim dhe një përshkrim për mbikëqyrjen e menaxhimit gjatë të gjithë vitit financiar; ë) të sigurojë se auditimi i librave dhe i regjistrimeve kontabël të kryhet të paktënnjë herë në vit nga një ekspert kontabël i autorizuar, i pavarur e raporti i auditimit,drejtuar asamblesë së përgjithshme, t'u vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve tëkëshillit e administratorëve. Raporti i këshillit të administrimit, përmendur nëshkronjën \"e\" të kësaj pike, duhet të përmbajë edhe mendimin për raportin e auditimit; f) të emërojë dhe të shkarkojë administratorët, të ndajë kompetencat ndërmjettyre; g) të përcaktojë shpërblimin e administratorëve; gj) të miratojë marrjen përsipër të detyrimeve me vlerë më të lartë se 5 për qind tëaseteve të shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare, të certifikuara,nëpërmjet nënshkrimit të huave apo emetimit të obligacioneve apo instrumenteve tëtjera të borxhit; h) të vendosë krijimin e bashkëpunimeve tregtare afatgjata dhe propozimin epolitikave, për themelimin e shoqërive tregtare ose të grupeve të reja; i) të kryejë veprimet e tjera, të përcaktuara në ligj dhe në statut. 2. Në rastet e parashikuara në pikat 3, 4 e 5 të nenit 136 të këtij ligji, këshilli iadministrimit duhet të thërrasë menjëherë asamblenë e përgjithshme, për të shqyrtuarnëse shoqëria duhet të prishet ose për marrjen e masave të tjera të nevojshme e tëpërshtatshme. 190
Neni 155 Numri, emërimi dhe përbërja e këshillit të administrimit 1. Këshilli i administrimit përbëhet nga të paktën tre apo një numër më i madh,por jo më shumë se 21 anëtarë. Anëtarët janë individë, shumica e të cilëve duhet të jenëtë pavarur dhe të ndryshëm nga administratorët e shoqërisë. 2. Anëtarët e këshillit të administrimit zgjidhen nga asambleja e përgjithshme meshumicën e kërkuar në pikën 2 të nenit 145 të këtij ligji, duke zbatuar afatin e emërimit,të përcaktuar në statut, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 3 vjet. Anëtarët e këshillit të administrimitmund të rizgjidhen. 3. Statuti mund të parashikojë që aksionarët, të cilët zotërojnë së bashku njënumër aksionesh, që përfaqësojnë të paktën 5 për qind ose një vlerë më të vogël tëkapitalit të regjistruar, të kenë të drejtën të emërojnë një anëtar të këshillit tëadministrimit me një vendim të posaçëm. Anëtarët e zgjedhur në këtë mënyrë nukmund ta rrisin numrin e anëtarëve të këshillit të administrimit mbi numrin maksimalprej 21 anëtarësh. 4. Anëtarë të pavarur të këshillit të administrimit vlerësohen personat, të cilët nukkanë konflikt interesash, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 13 të këtij ligji. Neni 156 Zgjedhshmëria e kufizuar 1. Anëtarët e këshillit të administrimit mund të zgjidhen nga radhët e aksionarëvedhe punëmarrësve të shoqërisë tregtare, si edhe nga radhët e individëve të tjerë, jashtëshoqërisë. 2. Një individ nuk mund të zgjidhet si anëtar i këshillit të administrimit, nëse ai,njëkohësisht, është: a) anëtar i këshillit të administrimit ose i këshillit mbikëqyrës në 2 shoqëri të tjera,të regjistruara në Republikën e Shqipërisë; b) është administrator i një shoqërie mëmë ose i një shoqërie të kontrolluar tëshoqërisë; c) është administrator i një shoqërie tjetër, e cila ka si administrator ose anëtar tëkëshillit të administrimit një anëtar të këshillit të administrimit apo të këshillitmbikëqyrës të shoqërisë së parë. 3. Çdo emërim, i bërë në kundërshtim me pikën 2 të këtij neni, është absolutisht ipavlefshëm. Të drejtat e palëve të treta mbrohen sipas nenit 12 të këtij ligji. 4. Anëtarësimi në këshillin mbikëqyrës apo këshillin e administrimit të shoqërivetë tjera të një grupi vlerësohet si anëtarësim vetëm në një bord. 191
5. Individët, që kandidojnë për t'u emëruar si anëtarë të këshillit të administrimitdetyrohen të informojnë menjëherë shoqërinë për çdo konflikt interesi e anëtarësie nëkëshillat e shoqërive të tjera. Neni 157 Shkarkimi dhe dorëheqja158 1. Asambleja e përgjithshme mund të shkarkojë, në çdo kohë, një anëtar tëkëshillit të administrimit, me shumicë të thjeshtë votash. Kjo e drejtë nuk mund tëpërjashtohet nga statuti apo me marrëveshje. Paditë, që lidhen me shpërblimin eanëtarit, në bazë të marrëdhënieve kontraktore me shoqërinë, rregullohen sipasdispozitave ligjore në fuqi. 2. Anëtari i këshillit të administrimit, i cili është zgjedhur në përputhje me pikën 3të nenit 155 të këtij ligji, mund të shkarkohet me vendim të aksionarëve të pakicës, që eka zgjedhur. Kur kushtet e parashikuara në statut për këtë emërim të veçantë nuk janëmë në fuqi, asambleja e përgjithshme mund ta shkarkojë anëtarin në fjalë me shumicëtë thjeshtë votash. 3. Këshilli i administrimit, me shumicë të thjeshtë votash, mund t'i kërkojëgjykatës përkatëse të shkarkojë një anëtar, nëse ai ka shkelur detyrat e parashikuara nëpikën 3 të nenit 163 të këtij ligji. 4. Anëtari i këshillit të administrimit mund të heqë dorë në çdo kohë nga detyra etij, nëpërmjet një njoftimi me shkrim drejtuar asamblesë së përgjithshme. Anëtari ikëshillit të administrimit që jep dorëheqjen, duke pasur parasysh rrethanat eveprimtarisë së shoqërisë, është gjithashtu i detyruar të thërrasë asamblenë epërgjithshme për emërimin e anëtarit të ri të këtij këshilli, përpara datës kur dorëheqjatë hyjë në fuqi. 5. Nëse asambleja e përgjithshme nuk vendos emërimin e anëtarit të ri të këshillittë administrimit në datën e përcaktuar në thirrjen e kryer nga anëtari i dorëhequr,atëherë administratori apo, në mungesë apo mosveprim të tij, anëtari i dorëhequr, injofton me shkrim dorëheqjen Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, së bashku mekopjen e thirrjes së mbledhjes së asamblesë së përgjithshme, dhe Qendra Kombëtare tëRegjistrimit regjistron largimin e anëtarit të këshillit të administrimit, sipasprocedurave të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, \"Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit\",të ndryshuar. 6. Dorëheqja e anëtarit të këshillit të administrimit nuk cenon paditë e shoqërisëpër shkelje të detyrimit të besnikërisë që anëtari ka ndaj saj, sipas këtij ligji.Komente:158 Ndryshuar me ligjin nr. 129/2014, neni 24. 192
Ligji nr.129/2014, neni 24, ka amenduar nenin 157 në përputhje me amendamentet ndajdispozitave të ngjashme për SHPK-të (neni 95). Gjithashtu, një dispozitë e ngjashme ështështuar në pikat 8, 9, 10 dhe 11 të nenit 158, më poshtë, lidhur me administratorët. Neni 158 Administratorët 1. Këshilli i administrimit emëron një ose më shumë persona fizikë siadministratorë të shoqërisë, për një afat të përcaktuar në statut, i cili nuk mund të jetëmë i gjatë se 3 vjet. Administratorët e shoqërisë mund të rizgjidhen. Anëtarët e këshillittë administrimit mund ta kryejnë detyrën e administratorit për sa kohë shumica eanëtarëve të këshillit të administrimit janë anëtarë të pavarur, që nuk kryejnë këtëdetyrë. \"Emërimi i administratorëve hyn në fuqi në datën e përcaktuar sipas aktit tëemërimit. Emërimi mund t'u kundrejtohet palëve të treta, sipas parimeve të nenit 12 tëkëtij ligji.159 2. Administratori i një shoqërie mëmë nuk mund të zgjidhet si administrator i njëshoqërie të kontrolluar dhe anasjelltas. Administratori i një shoqërie mëmë nuk mundtë jetë kryetar i këshillit të administrimit të një shoqërie të kontrolluar dheadministratori i një shoqërie të kontrolluar nuk mund të jetë kryetar i këshillit tëadministrimit të shoqërisë mëmë. Çdo emërim i bërë në kundërshtim me këto dispozitaështë absolutisht i pavlefshëm. Të drejtat e të tretëve mbrohen sipas nenit 12 të këtijligji. 3. Administratorët kanë të drejtë dhe detyrohen: a) të kryejnë të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë tregtare tëshoqërisë; b) të përfaqësojnë shoqërinë tregtare; c) të kujdesen për mbajtjen e saktë e të rregullt të dokumenteve dhe të libravekontabël të shoqërisë; ç) të përgatisin dhe të nënshkruajnë bilancin vjetor, bilancin e konsoliduar dheraportin e ecurisë së veprimtarisë, të cilët ia paraqesin këshillit të administrimit përmiratim, së bashku me propozimet për shpërndarjen e fitimeve, për t'u paraqitur mëpas për miratim nga asambleja e përgjithshme; d) të krijojnë një sistem monitorimi e njoftimi të hershëm për rrethanat, qëkërcënojnë ekzistencën e shoqërisë; dh) të kryejnë regjistrimet e publikimet e detyrueshme të të dhënave të shoqërisë,sipas parashikimeve të këtij ligji apo të ligjeve të tjera; e) të raportojnë përpara këshillit të administrimit për zbatimin e politikavetregtare dhe, me realizimin e veprimeve me rëndësi të veçantë, për veprimtarinë eshoqërisë;159 Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 25. 193
ë) të kryejnë detyra të tjera, të përcaktuara në ligj dhe në statut. 4. Detyrat, që i cakton ligji këshillit të administrimit, nuk mund t'u delegohenadministratorëve. 5. Në rastet e parashikuara në pikat 3, 4 e 5 të nenit 136 të këtij ligji,administratorët duhet të informojnë menjëherë kryetarin e këshillit të administrimit. 6. Nëse shoqëria emëron më shumë se një administrator, ata e administrojnëshoqërinë në mënyrë të përbashkët. Statuti ose rregulloret, të miratuara nga këshilli iadministrimit, mund të parashikojnë ndryshe. 7. Këshilli i administrimit mund t'i shkarkojë administratorët në çdo kohë. Paditë,që lidhen me shpërblimin e anëtarit, në bazë të marrëdhënieve kontraktore meshoqërinë, rregullohen sipas dispozitave ligjore në fuqi. 8. Administratori, i cili nuk është anëtar i këshillit të administrimit, mund të heqëdorë në çdo kohë nga detyra e tij, nëpërmjet një njoftimi me shkrim drejtuar këtijkëshilli. Administratori, duke pasur parasysh rrethanat e veprimtarisë së shoqërisë,duhet të përcaktojë në njoftimin e shkruar datën në të cilën dorëheqja hyn në fuqi. 9. Nëse këshilli i administrimit nuk vendos emërimin e administratorit të ripërpara datës, në të cilën dorëheqja hyn në fuqi, atëherë administratori i njofton meshkrim dorëheqjen Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, e cila regjistron largimin eadministratorit, sipas procedurave të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, \"Për QendrënKombëtare të Regjistrimit\", të ndryshuar. 10. Dorëheqja e administratorit nuk cenon paditë e shoqërisë për shkelje tëdetyrimeve të besnikërisë që administratori ka ndaj saj, sipas këtij ligji. 11. Në rastet kur administratori është njëkohësisht anëtar i këshillit tëadministrimit apo kur, sipas pikës 2, të nenit 167, administratori emërohet ngaasambleja e përgjithshme, dispozitat e mësipërme të këtij neni, në lidhje me dorëheqjene administratorit, nuk zbatohen dhe dorëheqja kryhet sipas pikave 4, 5 dhe 6, të neni157, të këtij ligji.160Koment: Ligji nr. 129/2014, neni 25, ka amenduar nenin 158 në përputhje me amendamentet ndajdispozitave të ngjashme për SHPK-të (neni 95) dhe nenin 157 lidhur me anëtarët e këshillit tëSHA-së, duke shtuar pikat e reja 8, 9, 10 dhe 11 për dorëheqjen dhe zëvendësimin eadministratorit. Gjithashtu, neni 25 i të njëjtit ligj ka shtuar një dispozitë në paragrafin e parë të nenit157 për datën e hyrjes në fuqi të emërimit të administratorit, në përputhje me amendamentetndaj dispozitave të ngjashme për SHPK-të (neni 95).160 Pikat 8–11 janë shtuar me ligjin nr.129/2014, neni 25. 194
Neni 159 Përfaqësimi 1. Kufizimet e tagrave të përfaqësimit të administratorëve mund t'u kundrejtohenpalëve të treta, në përputhje me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji. 2. Administratorët, të cilët kanë të drejtë ta përfaqësojnë shoqërinë tregtare nëmënyrë të përbashkët, mund të autorizojnë disa prej tyre për kryerjen e disa veprimevetë caktuara apo për kryerjen e disa kategorive të caktuara veprimesh. Njoftimet edrejtuara secilit prej administratorëve janë të vlefshme dhe detyruese për shoqërinë. 3. Tagrat e përfaqësimit të administratorëve dhe çdo ndryshim i tyre regjistrohenpranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Neni 160 Shpërblimi 1. Anëtarët e këshillit të administrimit mund të përfitojnë pagë bazë e shpërblimeshtesë, përfshirë këtu pjesë nga fitimi i shoqërisë apo të drejta opsioni mbi aksionet eshoqërisë. Paga e administratorëve mund të shtohet me shpërblime shtesë. Skema ekëtyre shpërblimeve përgatitet nga këshilli i administrimit dhe miratohet nga asamblejae përgjithshme. 2. Në përputhje me skemën e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe me gjendjenfinanciare të shoqërisë, shpërblimet individuale përcaktohen nga këshilli i administrimitdhe duhet të pasqyrojnë, në mënyrë përshtatshme, ndarjen e detyrave ndërmjetanëtarëve, që mbajnë detyrën e administratorëve dhe anëtarëve të pavarur, që nuk janëadministratorë. 3. Nëse shoqëria është në vështirësi financiare, asambleja e përgjithshme mund tëvendosë reduktimin, në masën e përshtatshme, të shpërblimeve, sipas pikës 2 të këtijneni. 4. Skema e shpërblimeve, e përmendur në pikën 1 të këtij neni, shpërblimetindividuale, që u jepen administratorëve e anëtarëve të pavarur, që nuk janëadministratorë, së bashku me një raport për efektin vjetor të këtyre skemave mbipasurinë e shoqërisë, publikohet së bashku me pasqyrat financiare vjetore, sipasshkronjës \"e\" të pikës 1 të nenit 154 të këtij ligji.Komente:1. Vitet e fundit, rrogat e administratorëve kanë qenë në qendër të shumë skandaleve tëshoqërive të mëdha. Sjellja e shumë administratorëve, për ta përdorur postin e tyre për të rriturtë ardhurat, edhe kur shoqëria ka probleme financiare, është një problem që është debatuarshpesh dhe, për pasojë, reputacioni i administratorëve publik ka rënë. Shumica e rasteve nëfjalë ka pasur të bëjë me administrimin e SHA-ve të regjistruara në bursë (shoqëri publike,sipas përkufizimit të nenit 108 të “ligjit për Titujt”). Ligjvënësit e BE-së reaguan ndaj kësaj 195
tendence duke miratuar Rekomandimin e Komisionit të BE-së 2004/913/KE. Me këtërekomandim synohej të “nxitej një regjim i përshtatshëm për shpërblimin e administratorëvetë shoqërive të regjistruara në bursë”. 161 Mirëpo, tema e këtij debati është shumë më e gjerëdhe mbulon të gjitha strukturat e shoqërisë, ku administratorët mund të fitojnë autonomi tëkonsiderueshme nga organet e tjera të shoqërisë që duhet t’i mbikëqyrin dhe t’i mbajnë nënkontroll administratorët. Sa më shumë që detyrat e administratorëve zëvendësojnëmekanizmat mbrojtës të lidhur me regjimin e mbajtjes së kapitalit, aq më e rëndësishme bëhetpërfshirja e një sistemi për shpërblimin e përshtatshëm të administratorëve, i lidhur meperformancën e shoqërisë, si një instrument shtesë i drejtimit të brendshëm të shoqërisë.2. Me anë të rekomandimeve nuk synohet vendosja e standardeve për rroga tëpërshtatshme (kjo do të ishte e vështirë për t’u arritur në kushtet e shumëllojta të shoqërive).Megjithatë, ai përfshin pjesëmarrjen e Asamblesë së Përgjithshme në procesin e përcaktimit tëstandardeve. Skema e shpërblimeve që u jepen administratorëve (paga bazë e shpërblimetshtesë, përfshirë këtu pjesë nga fitimi i shoqërisë dhe të drejta opsioni mbi aksionet) përgatitetnga këshilli i administrimit dhe miratohet nga Asambleja e Përgjithshme (neni 160, pika 1).Në përputhje me skemën e përmendur dhe gjendjen financiare të shoqërisë, shpërblimetindividuale përcaktohen, po kështu, nga këshilli i administrimit dhe duhet të pasqyrojnë, nëmënyrë të përshtatshme, ndarjen e detyrave ndërmjet anëtarëve që nuk janë administratorë(neni 160, pika 2). Nëse shoqëria është në vështirësi serioze financiare, Asambleja ePërgjithshme mund të vendosë reduktimin, në masën e përshtatshme, të shpërblimeve tëadministratorëve (neni 160, pika 3). Skema e shpërblimeve, shpërblimet individuale që ujepen administratorëve, dhe efekti vjetor i këtyre skemave mbi pasurinë e shoqërisë,publikohen së bashku me pasqyrat financiare vjetore (neni 160, pika 4).3. Është me rëndësi të theksohet, në këtë kuadër, se neni 161, pika 4, parashikon krijimin ekomiteteve të posaçme të këshillit për çështjet e shpërblimit (shih, më lart, komentet përparanenit 154). Rregullat për shpërblimin vlejnë edhe për këshillin mbikëqyrës në sistemin eadministrimit me dy nivele (neni 167, pika 5). Në këtë rast, këshilli në fjalë është këshillimbikëqyrës. Neni 161 Rregulloret, kryetari dhe komitetet e posaçme 1. Statuti ose këshilli i administrimit mund të përcaktojnë rregullore përprocedurën e funksionimit të mbledhjeve të këshillit, si dhe të marrjes së vendimeve.Vendimet e këshillit të administrimit për këto rregullore merren në mënyrë unanime. 2. Këshilli i administrimit duhet ta zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarin e tij, nëpërputhje me dispozitat e statutit. Nënkryetari ushtron tagrat e kryetarit, kur ky i161 Shih Kodin shqiptar të Drejtimit të Brendshëm të Shoqërive Tregtare, parimi 5. 196
fundit është në pamundësi për t'i kryer ato personalisht. Një administrator nuk mund tëzgjidhet kryetar i këshillit të administrimit. 3. Zhvillimi i mbledhjeve të këshillit të administrimit regjistrohet në njëprocesverbal, i cili nënshkruhet nga kryetari. Procesverbali përmban vendin dhe datën etakimit, emrat e pjesëmarrësve, rendin e ditës, një përshkrim për çështjet e diskutuara evendimet e marra. Parregullsitë për mbajtjen e procesverbalit nuk kanë si pasojëpavlefshmërinë e vendimeve të marra. Secili anëtar ka të drejtë të marrë një kopje tëprocesverbalit. 4. Këshilli i administrimit mund të krijojë komitete të posaçme, të përbëra ngaanëtarët e vet, për të përgatitur mbledhjet apo vendimet ose për të mbikëqyrur vëniennë zbatim të vendimeve të këshillit, sidomos ato të lidhura me veprimtarinë eadministratorëve, shpërblimin e tyre dhe auditimin e librave e të regjistrimeve kontabël.Secili komitet duhet të përbëhet në shumicën e vet nga anëtarë të pavarur, që nuk janëadministratorë. Neni 162 Marrja e vendimeve 1. Vendimet e këshillit të administrimit vlerësohen të vlefshme, nëse në procesin evendimmarrjeve janë të pranishëm më shumë se një e dyta e anëtarëve. Me përjashtimtë rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, vendimet merren me shumicën e votavetë anëtarëve të pranishëm dhe kur për një çështje ka barazim votash, vota e kryetaritmbizotëron. 2. Vendimet e këshillit të administrimit mund të merren sipas përcaktimeve tëstatutit apo të rregulloreve të këshillit, duke shprehur votën me shkresë, me telefon apome mjete të tjera të komunikimit elektronik, me përjashtim të rasteve kur një anëtar ikëshillit ka kundërshtime për këtë mënyrë vendimmarrjeje. 3. Përjashtimet nga e drejta e votës, sipas nenit 148 të këtij ligji, zbatohen edhe përanëtarët e këshillit të administrimit. Neni 163 Detyrimi i besnikërisë dhe përgjegjësia 1. Përveç sa parashikohet në nenet 14, 15, 16, 17 e 18 të këtij ligji për detyrimin ebesnikërisë, administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit detyrohen: a) të kryejnë detyrat e tyre, të përcaktuara në ligj ose në statut, në mirëbesim e nëinteresin më të mirë të shoqërisë, në tërësi, duke i kushtuar vëmendje të veçantëndikimit të veprimtarisë së saj në mjedis; b) të ushtrojnë kompetencat, që u njihen në ligj ose në statut, vetëm për arritjen eqëllimeve, të përcaktuara në këto dispozita; c) të vlerësojnë në mënyrë të përshtatshme çështjet, për të cilat merret vendim; 197
ç) të parandalojnë dhe të mënjanojnë rastet e konfliktit, të pranishme apo tëmundshme, të interesave personalë me ata të shoqërisë; d) të garantojnë miratimin e marrëveshjeve, sipas pikës 3 të nenit 13 të këtij ligji; dh) të ushtrojnë detyrat e tyre me profesionalizmin dhe kujdesin e nevojshëm. 2. Administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit përgjigjen ndajshoqërisë për çdo veprim ose mosveprim, gjatë kryerjes së detyrave të tyre, mepërjashtim të rasteve kur veprimi ose mosveprimi është kryer në mirëbesim, në bazë tëhetimit e vlerësimit të mjaftueshëm të informacioneve dhe lidhet, në mënyrë tëarsyeshme, me qëllimet e shoqërisë tregtare. 3. Administratorët apo anëtarët e këshillit të administrimit, që veprojnë nëkundërshtim me detyrat dhe shkelin standardet e kujdesit, të përmendura në pikat 1 e 2të këtij neni, janë të detyruar t'i shpërblejnë shoqërisë dëmet, që rrjedhin nga shkeljet,si dhe t'i kalojnë çdo fitim personal që ata apo personat e lidhur me ta kanë realizuarnga këto veprime të parregullta. Administratorët apo anëtarët e këshillit tëadministrimit kanë barrën e provës, për të vërtetuar kryerjen e detyrave të tyre nëmënyrë të rregullt e sipas standardeve të kërkuara. Kur shkelja është kryer nga mëshumë se një administrator dhe/ose anëtar i këshillit të administrimit, ata përgjigjenndaj shoqërisë në mënyrë solidare. 4. Në mënyrë të veçantë, por pa u kufizuar në to, administratorët dhe anëtarët ekëshillit të administrimit janë të detyruar t'i shpërblejnë shoqërisë dëmet e shkaktuara,nëse, në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, kryejnë veprimet e mëposhtme: a) u kthejnë aksionarëve kontributet; b) u paguajnë aksionarëve interesa apo dividendë; c) nënshkruajnë, blejnë, pranojnë si garanci apo anulojnë aksionet e shoqërisë; ç) emetojnë aksione përpara kalimit të kontributit në natyrë apo shlyerjes së vlerësnominale ose me çmim më të lartë; d) shpërndajnë aktivet e shoqërisë; dh) lejojnë që shoqëria të vazhdojë veprimtarinë tregtare, kur, në bazë të gjendjesfinanciare, duhej të ishte parashikuar se shoqëria nuk do të kishte aftësi paguese, për tëshlyer detyrimet; e) në rast të zmadhimit të kapitalit, emetojnë aksione përpara përmbushjes sëkushteve apo kur kontributi nuk është kaluar sipas kërkesave të nenit 123 të këtij ligji; ë) kryejnë pagesa në favor të anëtarëve të këshillit të administrimit apoadministratorëve; f) japin kredi. 5. Dispozitat e pikës 6 të nenit 151 të këtij ligji zbatohen edhe për paditë, qërrjedhin nga pikat 3 e 4 të këtij neni. Këto padi duhet të ngrihen brenda 3 vjetëve ngakryerja e shkeljes apo zbulimi i saj.Komente: 198
Komentet për nenin 98 vlejnë edhe përsa i takon detyrimeve të posaçme të besnikërisëtë administratorëve të parashikuar nga kjo dispozitë. Megjithatë, këtu duhen shtuar disa pikatë veçanta lidhur me detyrimet e posaçme që kanë të bëjnë me kërkesat për mbajtjen e nivelittë kapitalit të SHA-ve dhe nivelet e ndryshme të drejtuesve administrues dhe mbikëqyrës (tëpavarur). Përsa i takon detyrimeve ligjore të veçanta parashikuar në nenin 163, pika 4, lista e shkeljeve është gati dyfishi i asaj që parashikohet për administratorët e SHPK-ve. Neni 163, pika 4, shkronja “c”, “ç”, “e” dhe “ë” u referohet kërkesave të posaçme për mbajtjen e kapitalit. Pika 3 parashikon përgjegjësinë e personale dhe solidare të të gjithë anëtarëve të këshillit dhe/ose administratorëve të përfshirë në shkeljen e detyrave. Gjithashtu, ata kthejnë çdo fitim personal të marrë në shkelje të detyrave të tyre ndaj shoqërisë. Është e qartë se detyrave e anëtarëve, që nuk janë administratorë (janë të pavarur), duhen kuptuar nga pikëpamja e kërkesave për mbikëqyrje lidhur me administrimin e shoqërisë. Për rrjedhojë, kjo ka të bëjë kryesisht me mosveprimin për të ndërhyrë në mënyrë të përshtatshme lidhur me shkeljet e kryera nga administratorët (fjalia e parë e pikës 4). Këtë e konfirmon neni 167, pika 6, që përcakton se anëtarët e këshillit mbikëqyrës përgjigjen për dëmet e shkaktuara ndaj shoqërisë si rrjedhojë e shkeljes së detyrave të tyre dhe standardit të korrektesës, të parashikuara në pikat 1 deri 3 të nenit 163. Lidhur me shkeljet e kryera nga administratorët, sikurse parashikohet në pikën 4 të nenit 163, anëtarët e këshillit mbikëqyrës përgjigjen nëse kanë qenë në dijeni ose mund të kishin qenë në dijeni të shkeljes së detyrave dhe nuk e kanë njoftuar për këtë Asamblenë e Përgjithshme. Ky standard duhet aplikuar edhe për anëtarët që nuk janë administratorë në sistemin e administrimit me një nivel. Megjithatë, fjalia e parë e pikës 4 parashikon detyrimin edhe për administratorët e tjerë për t’i shqyrtuar me kujdes veprimet e kolegëve të tyre drejtues dhe, në rast shkeljeje, të thërrasin Asamblenë e Përgjithshme. Me fjalë të tjera, funksioni mbikëqyrës parashikohet jo vetëm ndërmjet anëtarëve të këshillit mbikëqyrës dhe anëtarëve të këshillit të administrimit, por dhe ndërmjet vetë administratorëve. Një anëtar (ekzekutiv) duhet të kthehet, pra, në një sinjalizues sa i takon shkeljes së detyrimit nga ana e anëtarëve të tjerë (ekzekutivë) ose, përndryshe, ai rrezikon të përgjigjet për mosbërjen të ditur të faktit, pavarësisht se ka pasur dijeni. Kjo është një rritje tjetër e rëndësishme dhe efikase e nivelit të detyrimit të besnikërisë. Neni 164 Përgjegjësia solidare e këshillit të administrimit dhe e administratorëve Anëtarët e këshillit të administrimit dhe administratorët përgjigjen në mënyrësolidare për vërtetësinë e të gjitha pasqyrave financiare, të publikimeve të detyrueshmedhe informacioneve të tjera kryesore të veprimtarisë së organizimit të shoqërisë, si atovijuese, por pa u kufizuar në to, informacionin për sistemin e menaxhimit të riskut të 199
Search
Read the Text Version
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- 12
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- 22
- 23
- 24
- 25
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
- 31
- 32
- 33
- 34
- 35
- 36
- 37
- 38
- 39
- 40
- 41
- 42
- 43
- 44
- 45
- 46
- 47
- 48
- 49
- 50
- 51
- 52
- 53
- 54
- 55
- 56
- 57
- 58
- 59
- 60
- 61
- 62
- 63
- 64
- 65
- 66
- 67
- 68
- 69
- 70
- 71
- 72
- 73
- 74
- 75
- 76
- 77
- 78
- 79
- 80
- 81
- 82
- 83
- 84
- 85
- 86
- 87
- 88
- 89
- 90
- 91
- 92
- 93
- 94
- 95
- 96
- 97
- 98
- 99
- 100
- 101
- 102
- 103
- 104
- 105
- 106
- 107
- 108
- 109
- 110
- 111
- 112
- 113
- 114
- 115
- 116
- 117
- 118
- 119
- 120
- 121
- 122
- 123
- 124
- 125
- 126
- 127
- 128
- 129
- 130
- 131
- 132
- 133
- 134
- 135
- 136
- 137
- 138
- 139
- 140
- 141
- 142
- 143
- 144
- 145
- 146
- 147
- 148
- 149
- 150
- 151
- 152
- 153
- 154
- 155
- 156
- 157
- 158
- 159
- 160
- 161
- 162
- 163
- 164
- 165
- 166
- 167
- 168
- 169
- 170
- 171
- 172
- 173
- 174
- 175
- 176
- 177
- 178
- 179
- 180
- 181
- 182
- 183
- 184
- 185
- 186
- 187
- 188
- 189
- 190
- 191
- 192
- 193
- 194
- 195
- 196
- 197
- 198
- 199
- 200
- 201
- 202
- 203
- 204
- 205
- 206
- 207
- 208
- 209
- 210
- 211
- 212
- 213
- 214
- 215
- 216
- 217
- 218
- 219
- 220
- 221
- 222
- 223
- 224
- 225
- 226
- 227
- 228
- 229
- 230
- 231
- 232
- 233
- 234
- 235
- 236
- 237
- 238
- 239
- 240
- 241
- 242
- 243
- 244
- 245
- 246
- 247
- 248
- 249
- 250
- 251
- 252
- 253
- 254
- 255
- 256
- 257
- 258
- 259
- 260
- 261
- 262
- 263
- 264
- 265
- 266
- 267
- 268
- 269
- 270
- 271
- 272
- 273
- 274
- 275
- 276
- 277
- 278
- 279
- 280
- 281
- 282
- 283
- 284
- 285
- 286
- 287
- 288
- 289
- 290
- 291
- 292
- 293
- 294
- 295
- 296
- 297
- 298
- 299
- 300
- 301
- 302
- 303
- 304
- 305
- 306
- 307
- 308
- 309
- 310
- 311
- 312
- 313
- 314
- 315
- 316
- 317
- 318
- 319
- 320
- 321
- 322
- 323
- 324
- 325
- 326
- 327
- 328
- 329
- 330
- 331
- 332
- 333
- 334
- 335
- 336
- 337
- 338
- 339
- 340
- 341
- 342
- 343
- 344
- 345
- 346
- 347
- 348
- 349
- 350