Important Announcement
PubHTML5 Scheduled Server Maintenance on (GMT) Sunday, June 26th, 2:00 am - 8:00 am.
PubHTML5 site will be inoperative during the times indicated!

Home Explore Commentary on Consumer Protection Law

Commentary on Consumer Protection Law

Published by GIZ - SANECA - Publications, 2019-04-04 09:09:56

Description: Commentary on Consumer Protection Law

Keywords: commentary,consumer,consumerprotection

Search

Read the Text Version

Pjesa I – Dispozita të përgjithshme 49 23. “Kontratë jashtë qendrave të tregtimit” është çdo kontratë ndërmjet tregtarit dhe konsumatorit:  D HOLGKXUQsSUDQLQsHQMsNRKVKPH¿]LNHWstregtarit dhe konsumatorit, në një vend që nuk është qendra e tregtimit të tregtarit; b) për të cilën është bërë një ofertë nga konsumatori, në të njëjtat rretha- na si ato të përmendura në shkronjën “a”; c) e lidhur në qendrën e tregtimit të tregtarit ose me anë të një mjeti komunikimi në largësi, menjëherë pasi konsumatori është adresuar perso- nalisht dhe individualisht në një vend, i cili nuk është qendra e tregtimit të WUHJWDULWQsSUDQLQsHQMsNRKVKPH¿]LNHWsWUHJWDULWGKHWsNRQVXPDWRULW ose ç) e lidhur gjatë një ekskursioni të organizuar nga tregtari, me qëllim apo me pasojë promovimin dhe shitjen e mallrave apo shërbimeve të konsumatorit. 24. “Qendër tregtimi” është: a) çdo qendër shitjeje me pakicë, e paluajtshme, ku tregtari zhvillon aktivitetin e tij, në mënyrë të përhershme; ose b) çdo qendër shitjeje me pakicë, e luajtshme, ku tregtari kryen aktivite- tin e tij zakonisht. 25. “Përmbajtje digjitale” janë të dhënat, të cilat prodhohen dhe jepen në formë digjitale. ³6KsUELP¿QDQFLDU´sVKWsoGRVKsUELPPHQDW\\UsEDQNDUHNUHGLHsi- gurimi, pensioni personal, investimi apo pagese. 27. “Ankand publik” është një procedurë shitjeje, ku mallrat apo shërbi- met ofrohen nga tregtari te konsumatorët, të cilët marrin pjesë ose u jepet mundësia të marrin pjesë në ankand personalisht, përmes një procedure ankandi të hapur dhe konkurruese, të organizuar nga drejtuesi i ankandit GKHNXRIHUWXHVL¿WXHVsVKWsLGHW\\UXDUW¶LEOHMsPDOOUDWDSRVKsUELPHW 28. “Kontratë e ndërvarur” është një kontratë, me anë të së cilës konsu- PDWRUL SsU¿WRQ PDOOUDW DSR VKsUELPHW QJD QMs NRQWUDWs në largësi, ose një kontratë jashtë qendrave të tregtimit dhe ku ato mallra apo shërbime furnizohen nga tregtari, apo nga një i tretë, në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet asaj pale të tretë dhe tregtarit. 29. “Mosmarrëveshje” është çdo mosmarrëveshje kontraktuale, ndërmjet konsumatorit dhe tregtarit, që rrjedh nga një kontratë shitjeje ose shërbimi. 30. “Zgjidhja alternative e mosmarrëveshjes (ZAM)” është tërësia e rre- gullave dhe procedurave, që shërben për zgjidhjen jashtëgjyqësore të mos- marrëveshjes, në lidhje me detyrimet kontraktore që rrjedhin nga kon- trata e shitjes ose shërbimit, ndërmjet një tregtari dhe një konsumatori, përmes ndërmjetësimit të një strukture për zgjidhjen alternative të mos- marrëveshjeve, e cila propozon ose imponon një zgjidhje, ose i takon palët me njëra-tjetrën, me qëllim për të mundësuar gjetjen e një zgjidhjeje dhe që respekton kërkesat e parashikuara në këtë ligj. 31. Struktura ZAM” është një strukturë e përhershme, përgjegjëse për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje përmes një procedure të zgjidhjes alter- native të mosmarrëveshjeve, sipas parashikimeve të këtij ligji. 32. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit.

50 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime Koment 3sUNX¿]LPHWHWHUPDYHMDQsYHWsVKSMHJXHVHPHTsOOLPTsDWRWsNXSWRKHQTDUWs dhe në mënyrë të njëtrajtshme gjatë zbatimit të normave juridike ku shfaqen. Gjithsesi mund të ndalemi në disa terma më të rëndësishëm që janë parashikuar nga ndryshimet OLJMRUHPHTsOOLPTsOLVWDHSsUNX¿]LPHYHWsMHWsVDPsHSORWsGKHWsPRVOsUsYHQG për keqinterpretime gjatë zbatimit të ligjit. LMK parashikon në pikën 6, të nenit 3 SsUNX¿]LPLQHWHUPLW³konsumator” në mënyrë mohuese, duke përcaktuar se për çfarë nuk vepron ky subjekt i së drejtës. Ndryshimet që pasuan LMK në vitin 2011, shfuqizuan fjalinë e fundit të pikës 6 të QHQLWHFLODEDUD]RQWHVWDWXVLQHNRQVXPDWRULWPHDWsWsRUJDQL]DWDYHMR¿WLPSUXUsVH7. $PHQGLPLTsLXEsQHQLWOLGKHWPHIDNWLQVHNXUÀDVLPSsUNRQVXPDWRULQVLSsU¿WXHV PDOOUDVK H VKsUELPHVK NHPL SDUDV\\VK DWR VXEMHNWH Ts SsU¿WRMQs NsWR VKsUELPH Ws RIUXDUD QJD Ws WMHUsW .MR OLGKHW Qs PsQ\\Us Ws GUHMWSsUGUHMWs PH SHUVRQDW ¿]LNs pavarësisht nëse paraqiten individualisht apo të organizuar në grupe ad hoc (të tilla që ndodhen përpara së njëjtës shkelje nga e njëjta lloj kontrate, të ofruar nga i njëjti subjekt tregtar), apo në grupime që synojnë mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit. 1GsUNRKsQMsRUJDQL]DWsMR¿WPSUXUsVHSsUMDVKWRKHWPHWsGUHMWsQJDPXQGsVLDH të qenit konsumator, sepse ajo përfaqëson një person juridik që mund të ofrojë vetë shërbime apo mallra në interes të konsumatorëve, si pjesë e veprimtarive të veta so- ciale, ligjore, humanitare, kulturore, arsimore, sportive, shëndetësore, etj.8 Si e tillë, edhe ajo mund të rrezikojë të mos përmbushë detyrimet dhe standardet në shërbimet e ofruara dhe të cenojë të drejtat e konsumatorit. Veç kësaj, një pjesë e organizatave MR¿WLPSUXUsVHPXQGWsQGMHNLQHGKHYHSULPWDULHNRQRPLNHEUHQGDNX¿MYHTsXOHMRQ ligji, me kushtin që të ardhurat të destinohen në përmbushjen e qëllimit të organizatës GKH MR SsU NULMLPLQ GKH QGDUMHQ H ¿WLPHYH 1s NsWs UDVW PH VKsUELPHW Ts RIURMQs ato vihen në pozitë të kundërt me konsumatorin, pra vihen në pozitën e subjektit që i shërben konsumatorit. Ligjërisht i njëjti subjekt nuk mund të qëndrojë në të dyja krahët e marrëdhënies juridike. 1U\\VKLPHW Qs /0. JMDWs SsUNX¿]LPLW Ws WHUPLW µSUDNWLNs WUHJWDUH¶ SDUDVKLNRMQs JMLWKDVKWXVHSDVoGRIMDOHµPDOO¶VKWRKHWHGKHIMDODµVKsUELP¶.MRVKWHVsNDWKMHVKW karakter teknik dhe saktësues, sepse shkon për shtat me gjithë frymën e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit që sanksionon barazimin e mallit me shërbimin për efekt të mbrojtjes së të drejtave dhe të dhënies së garancive të nevojshme për konsumatorin. Në kuadrin e ndryshimeve ligjore, në nenin 3 është shtuar pika 15.1., e cila pa- UDVKLNRQNXSWLPLQHWHUPLWµIWHVsSsUEOHUMH¶7HUPLµIWHVsSsUEOHUMH¶OLGKHWPHID]sQH bisedimeve parakontraktore. Ai ka të bëjë me mënyrën e komunikimit midis palëve të DUGKVKPHNRQWUDNWRUHGKHV\\QRQWsMDSsNDUDNWHULVWLNDWHNsWLMYHSULPL0HµIWHVsQSsU EOHUMH¶MHSHQNDUDNWHULVWLNDWHSURGXNWLWDSRWsVKsUELPLWGKHoPLPLLW\\UHGXNHNULMXDU 7 Pika 6 e nenit 3 të ligjit 9902 parashikonte se: “Konsumator” është çdo person, i cili blen ose përdor mallra apo shërbime për plotësimin e nevojave vetjake, për qëllime që nuk kanë lidhje me veprimtarinë tregtare ose ushtrimin e profesionit. Në kuptim të këtij ligji, edhe organizatat MR¿WLPSUXUsVHNRQVLGHURKHQVLNRQVXPDWRUs´ 8 Për hollësi të mëtejshme shih nenet 39 dhe 54 të Kodit Civil, si dhe nenin 13 të ligjit nr. 8788, GDWs³3sURUJDQL]DWDWMR¿WLPSUXUsVH´LQGU\\VKXDU)=QU

Pjesa I – Dispozita të përgjithshme 51 NsVKWXPXQGsVLQsSsUWsDUULWXUQsQMsNRQWUDWsEOHUMHMH7HUPLµIWHVsSsUEOHUMH¶sVKWs në fakt propozimi apo oferta publike që bën një tregtar për mallin a shërbimin e tij, çka parashikohet nga Kodi Civil në nenet 664-676. Është e rëndësishme të theksohet se këto veprime të fazës së bisedimeve parakontraktore sjellin detyrime për palët. Për këtë arsye pala që bën ftesë a ofertë për blerje duhet të sillet me mirëbesim9 dhe të ofrojë në përmbajtjen e ftesës kushtet thelbësore për lidhjen e kontratës, që në rastin e shitjes janë çmimi dhe karakteristikat e mallit të ofruar. Kjo dispozitë e shtuar në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit është në përputhje me nenin 671 të Kodit Civil i cili pa- rashikon se: “Oferta vlen si propozim, kur përmban elementët thelbësorë të kontratës, që kërkon të përfundohet, përveç kur rezulton ndryshe nga rrethanat e çështjes”. Në momentin që pala blerëse jep pëlqimin për cilësinë, karakteristikat e sendit dhe çmimin e tij, kontrata do të quhet automatikisht e lidhur. Kjo parashikohet edhe në nenin 676/1 të Kodit Civil: “Kontrata quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjellë vullnetin e tyre, duke u marrë vesh për të gjitha kushtet thelbësore të saj.” Në rast se tregtari tërhiqet pasi ka bërë ftesën për blerje pa e parashikuar shprehi- misht këtë të drejtë dhe pasi blerësi është shprehur dakord ta blejë mallin, atëherë kjo i jep të drejtë blerësit që të kërkojë me padi përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e shitjes, e cila konsiderohet e lidhur, sepse vullnetet e palëve janë për- puthur për kushtet thelbësore të shitjes. Në rast se malli i është shitur një blerësi tjetër, apo kur blerësi nuk ka më interes për mallin, atëherë blerësi ka të drejtë të pretendojë shpërblimin e dëmit të ardhur si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve që burojnë nga shitja. ,YHWPLHOHPHQWTsVMHOOSDNNRQIX]LRQsVKWsIDNWLVHWHUPLµIWHVsSsUEOHUMH¶QXN përdoret shprehimisht nga Kodi Civil ndërkohë dhe ligji për mbrojtjen e konsumatorit GXKHM Ws UHVSHNWRQWH WHUPLQ µRIHUWs SsU EOHUMH¶ 8QL¿NLPL L WHUPDYH sVKWs QMs SURFHV i rëndësishëm, që për efekt të teknikës legjislative ndihmon në kuptimin e drejtë të QHQHYH Ws OLJMHYH Ws QGU\\VKPH *MLWKVHVL SsUPEDMWMD H SsUNX¿]LPLW Ws WHUPLW QXN Os shteg për ngatërresë, sepse u referohet kushteve thelbësore të shitjes dhe për rrjedhojë HEDUD]RQµIWHVsQSsUEOHUMH¶PHµRIHUWsQSsUEOHUMH¶dsVKWMDHWHUPLQRORJMLVssVKWsQMs problematikë që njihet në të gjithë fushën e së drejtës së konsumatorëve. Meqenëse rregullimi i së drejtës konsumatore ka lindur dhe është zhvilluar kryesisht në nivelin e Acquis së Bashkimit Europian, me qëllim harmonizimin e normave për shmangien e pengesave në zhvillimin e tregut të brendshëm, terminologjia e përdorur nga legjisla- tori europian është risore me qëllim shmangien e rezistencës së Shteteve Anëtare për PLUDWLPLQHGLUHNWLYDYHGKHUUHJXOORUHYHQsNsWsIXVKsQJDQMsUDDQsGKHXQL¿NLPLQH terminologjisë në nivel europian, nga ana tjetër. Megjithatë duhet të mbahet gjithmonë parasysh se termat në të drejtën e konsumatorit shprehin koncepte tradicionale të së drejtës private me fjalë të reja, pasi në të drejtën e konsumatorit bëhen edhe devijime 9 Për hollësi të mëtejshme shih nenin 673 të Kodit Civil, i cili parashikon se “Një ndërmarrje që zë një pozitë dominuese në treg, është e detyruar të kontraktojë me cilindo që kërkon një detyrim që bën pjesë në objektin e veprimtarisë së saj, në pëputhje me ligjet dhe zakonet e mira”, si dhe neni 674 §1 i cili parashikon se: “Palët gjatë zhvillimit të bisedimeve për hartimin e një kontrate, duhet të sillen me mirëbesim ndaj njëri-tjetrit”.

52 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime të rëndësishme nga parimet e përgjithshme të përmbajtura në kodet civile të shteteve anëtare të BE, çka është karakteristikë e kësaj disipline relativisht të re. 1GU\\VKLPHW H YLWLW  Qs /0. VKWXDQ HGKH SsUNX¿]LPLQ H WHUPLW µmjet i TsQGUXHVKsP¶. 7HUPLµPMHWLTsQGUXHVKsP¶TsNDWsEsMsPHPsQ\\UsQGKHIRUPsQH dhënies së informacionit konsumatorit, lidhet me udhëzimet për përdorimin e mallit ose shërbimit, me karakteristikat e mallit, me përmbajtjen dhe afatin e garancive etj. 'KsQLDHNsWLMLQIRUPDFLRQLGXKHWWsEsKHWWHNQLNLVKWGKH¿]LNLVKWQsPsQ\\UsWsWLOOsTs të shoqërojë mallin apo shërbimin në mënyrë të përhershme dhe të qëndrueshme, pa qenë i mundur ndryshimi i përmbajtjes së informacionit si rezultat i veprimit të kohës apo faktorëve të tjerë. Dhënia e informacionit me mjete të paqëndrueshme, si p.sh. me gojë, apo nëpërmjet një faqeje interneti që është objekt ndryshimesh të shpeshta QJDSHUVRQLTsNDDNVHVQsWsPXQGW¶LVKNDNWRMsGsPNRQVXPDWRULWSDVLDLQXNPXQG të njihet me të drejtat që kishte në momentin e formimit të marrëdhënies juridike me tregtarin, ose nuk ka udhëzimet e nevojshme të përdorimit të mallit a shërbimit. Në këto raste ofruesit e shërbimit ose mallit mbajnë përgjegjësi civile për të shpërblyer dëmin. Kjo rregull përputhet edhe me nenin 675 të Kodit Civil dhe e detajon përmbajtjen e tij. Ky nen parashikon detyrimin për të dhënë me mirëbesim informata dhe udhëzime që lidhen me njohuritë profesionale për përdorimin e sendit apo shërbimit. Pikërisht përdorimi i mjeteve të qëndrueshme shkon në të njëjtin kah me qëllimin e ligjit për të vepruar me mirëbesim, që informacioni i dhënë të jetë sa më i qartë GKHLTsQGUXHVKsP4sQGUXHVKPsULDQsNsWsUDVWOLGKHWPHHOHPHQWHW¿]LNHWsWLOODVL materiali i qëndrueshëm në CD, DVD, USB, e-mail e të tjera mjete teknologjike, ku informacioni mund të ruhet i pandryshuar dhe i qartë. Në ndryshimet ligjore të vitit 2018 janë parashikuar gjithashtu të shtohen SsUNX¿]LPHW H SsUPEDMWXUD Qs SLNDW  Ws QHQLW  PH TsOOLP SORWsVLPLQ H terminologjisë në fushën e të drejtave të konsumatorit. Neni 4 Të drejtat e konsumatorëve Të drejtat bazë të konsumatorëve janë: a) e drejta e mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës; b) e drejta e mbrojtjes së interesave ekonomikë; c) e drejta e ankimit; ç) e drejta për dëmshpërblim; d) e drejta e edukimit; dh) e drejta e marrjes së informacionit; e) e drejta e përdorimit të shërbimeve publike; ë) e drejta e mbrojtjes ligjore; f) e drejta e organizimit në shoqata ose bashkime për mbrojtjen e inte- resave të konsumatorëve dhe e drejta e përfaqësimit në organet e tyre vendimmarrëse. Koment Neni 4 i LMK rendit të drejtat bazë të konsumatorëve. Kjo deklaratë e të drejtave frymëzohet drejtpërdrejt si nga parimet bazë për mbrojtjen e konsumatorëve, të mira- tuara në 1985 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e përditësuar

Pjesa I – Dispozita të përgjithshme 53 në vitin 1999 dhe rishikuar së fundi në vitin 2015,10 ashtu edhe nga programet politike Ws%(GXNH¿OOXDUPHSURJUDPLQSDUDSUDNSsUosVKWMHWHNRQVXPDWRULWTsXNULMXDVL përgjigje ndaj Samitit të Parisit dhe u miratua në vitin 1975.11 Ky program përvijoi një plan veprimi, si edhe pesë të drejta themelore për konsumatorin, të cilat janë: mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë, mbrojtja e interesit ekonomik, e drejta e informimit dhe edu- kimit, e drejta e ankimit dhe e drejta e përfaqësimit. Programi i dytë i ngjashëm u har- tua në vitin 1981,12 ndërsa programi i tretë u paraqit në vitin 198613 duke shfrytëzuar mundësitë e Aktit Unik Europian (1987). Mbrojtja e konsumatorit vetëm sa përmendet në miratimin e Librit të Bardhë (1985) ku bëhet fjalë për komplementimin e tregut të brendshëm si një nga fushat e politikës së Komunitetit që do të prekej prej tij. Në këtë dispozitë, si në një katalog, renditen të drejtat bazë të konsumatorit, të cilat marrin HIHNWQsGLVSR]LWDWVSHFL¿NHTsGRWsWUDMWRKHQPsSRVKWs1HQLNDNDUDNWHUGHNODUD- tiv, ku secila prej të drejtave merr jetë dhe bëhet efektive në dispozitat e mëpasshme, WsFLODWSsUVKNUXDMsVLWXDWDVSHFL¿NHQsPEURMWMHWsNRQVXPDWRUsYH Kështu konkretisht: 1) E drejta për mbrojtjen e shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës rregullohet qysh nga objektivat socialë të Kushtetutës deri tek aktet nënligjore të nxjerra nga ministritë përgjegjëse për shëndetin publik dhe bujqësinë. Ndër të tjera legjislacioni mbi sigurinë ushqimore, barnat, produktet farmaceutike apo kozmetike14 i jep efekti- vitet kësaj të drejte.15 2) E drejta e mbrojtjes së interesave ekonomikë rregullohet në nenet 13-47 LMK, aktet nënligjore përkatëse në zbatim të këtij ligji, ligji për tregtinë elektronike, ligji për të drejtën ndërkombëtare private, ligji për ndihmën juridike etj. 3) E drejta e ankimit rregullohet nga nenet 52 - 52/6, 55, 56 LMK etj. 4) E drejta për dëmshpërblim rregullohet nga neni 6 LMK, Kodi Civil dhe ligje të tjera për transportin ajror dhe rrugor. 10 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka adoptuar një sërë parimesh për të vënë në dukje karakteristikat kryesore të një legjislacioni efektiv në mbrojtjen e konsumatorëve. Fillimisht këto parime u miratuan në rezolutën 39/248 të 16 prillit 1985, më pas u zgjeruan nga Këshilli Ekonomik dhe Social në rezolutën E/1999/INF/2/Add.2 të 26 korrikut 1999 dhe së fundi janë rishikuar nga Asambleja e Përgjithshme në rezolutën 70/186 të 22 dhjetorit 2015. 11 Council Resolution of 14 April 1975 OJ C 92. Për një historik më të hollësishëm mbi mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit shih G. Howells, Th. Wilhelmsson, EC Consumer Law, Ashgate Dartmouth 1997. 12 Council Resolution of 19 May 1981 OJ C 133. Shih edhe Recitalin 8 të Direktivës 93/13. 13 Council Resolution of 23 June 1986 concerning the future orientation of the policy of the European Economic Community for the protection and promotion of consumer interests [1986] OJ C 167/1. 14 Ligj Nr. 26/2017 “Për Produktet Kozmetike”, FZ nr. 75/2017. 15 Për më tepër shih: Belinda Halilaj, 0EURMWMD H NRQVXPDWRULW Qɺ OHJMLVODFLRQLQ H %DVKNLPLW (XURSLDQ QGLNLPL Qɺ VLVWHPLQ WRQɺ Wɺ Vɺ GUHMWɺV, Tiranë 2018, disertacion për mbrojtjen e gradës VKNHQFRUH ³GRNWRU´ (UVLGD 7HOLWL ³1Ms YsVKWULP NUDKDVXHV PEL Ws GUHMWDW H NRQVXPDWRUsYH Qs Shqipëri”, Studime Juridike 1/2011, f. 117-144.

54 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime 5) E drejta e edukimit realizohet nëpërmjet aktiviteteve të organeve zba- tuese parashikuar në nenet 48-52 LMK, programet arsimore, aktivitetet publike ndërgjegjësuese etj. 6) E drejta e marrjes së informacionit rregullohet nga nenet 8, 9, 12 LMK dhe një sërë parashikimesh të tjera ligjore e nënligjore. 7) E drejta e përdorimit të shërbimeve publike rregullohet nga nenet 40-41 LMK dhe ligjet sektoriale në fushën e energjisë, telekomunikacionit, furnizimit me ujë, shërbimeve të transportit dhe ligjeve të tjera që rregullojnë fushat me interes të përgjithshëm ekonomik. 8) E drejta e mbrojtjes ligjore rregullohet nga neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si edhe nenet 52/2-52/6 të LMK. 9) E drejta e organizimit në shoqata ose bashkime për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe e drejta e përfaqësimit në organet e tyre vendimmarrëse rregu- llohet nga nenet 53-54 LMK.

PJESA II SIGURIA E KONSUMATORIT Neni 5 Kërkesat e sigurisë së përgjithshme Tregtarët janë të detyruar të vendosin në treg vetëm mallra të sigurta, në përputhje me ligjin nr. 9779, datë 16.7.2007 “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”. Ofruesit e shërbimeve duhet të ofrojnë vetëm shërbime të sigurta, duke marrë parasysh aspektet e mëposhtme: a) karakteristikat e shërbimit; b) efektin e shërbimit mbi mallrat dhe shërbimet e tjera; c) paraqitjen e shërbimeve, paralajmërimet ose informacionin në lidhje me shërbimet; ç) kategoritë e konsumatorëve të rrezikuar, kur përdorin shërbimin, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit; d) rreziqet e mundshme që mund të shkaktojë shërbimi nëse nuk përdoret siç duhet. Koment Me qëllim realizimin efektiv të të drejtave të konsumatorit, deklaruar në nenin 4 të LMK, neni 5 vë në jetë të drejtën e mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës. Kjo është një dispozitë referuese në një ligj tjetër, ai për sigurinë e përgjithshme dhe konformitetin me standardet e sigurisë dhe cilësisë të produkteve joushqimore. Duhet pasur parasysh se ligji i 2007 është shfuqizuar në vitin 2011 nga ligjit nr. 10 480, datë 17.11.2011 “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”,1 pran- daj kjo dispozitë do të referohet te ky ligj aktualisht në fuqi. Strukturat përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut janë të detyruara të ushtrojnë kontrollet e nevojshme në lidhje me sigurinë e produkteve të vendosura në treg, si dhe të marrin masat e domosdoshme për eliminimin e rrezikut, deri në tërheqjen e produktit të rrezikshëm nga tregu. Prodhuesit, importuesit dhe distributorët, aktiviteti i të cilëve mund të ndikojë në cilësitë që lidhen me sigurinë e mallrave, i nënshtrohen të gjithë detyrimit të SsUJMLWKVKsPSsUWsYHQGRVXUQsWUHJYHWsPPDOOUDWsVLJXUWD3sUNX¿]LPLLQMsPDOOL të sigurt, kriteret që duhet të përdoren për të vlerësuar rreziqet që lidhen me mallrat 1 Botuar në FZ nr. 160 /2011, ndryshuar me ligjin nr. 16/2013, FZ nr. 29/2013.

56 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime në treg dhe të gjitha rrethanat që duhet të merren parasysh janë përcaktuar më mirë në ligjin nr. 10 480, datë 17.11.2011 “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqi- more”. Sipas përcaktimeve të ligjit të lartpërmendur, me termin “produkt i sigurt” kuptohet çdo produkt për konsumatorin, i cili, në kushte normale ose të arsyeshme, të parashikueshme përdorimi, përfshirë kohëzgjatjen dhe, kur është rasti për vënien në shërbim, edhe kërkesat e instalimit e të mirëmbajtjes, nuk paraqet ndonjë rrezik ose paraqet vetëm një shkallë minimale rreziku të pajtueshëm me përdorimin e produktit, që vlerësohet i pranueshëm dhe në përputhje me nivelin e lartë të mbrojtjes dhe të sigurisë së personave, duke marrë parasysh, në veçanti, pikat e mëposhtme: – karakteristikat e produktit, përfshirë përbërjen, paketimin, udhëzimet për monti- PLQGKHNXUsVKWsH]EDWXHVKPHSsULQVWDOLPLQGKHPLUsPEDMWMHQ – efektin te produktet e tjera, kur, në mënyrë të arsyeshme, parashikohet se do të SsUGRUHWPHSURGXNWHWsWMHUD – paraqitjen e produktit, etiketimin, çdo paralajmërim e udhëzim për përdorimin dhe vënien e tij në dispozicion, si edhe çdo shenjë apo informacion tjetër për SURGXNWLQ – kategoritë e konsumatorëve të rrezikuar nga përdorimi i mallit, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Megjithatë mundësia e arritjes së niveleve më të larta të sigurisë ose dispo- nueshmëria e produkteve të tjera, që paraqesin një shkallë më të ulët rreziku, nuk do të shërbejë si bazë për të vlerësuar si të rrezikshëm një produkt për konsumatorin. Ky ligj i posaçëm imponon gjithashtu për të gjithë mallrat për përdorim konsumi një paketë rregullash të rëndësishme që duhen zbatuar nga prodhuesit dhe distribu- torët me qëllim plotësimin e detyrimeve të sigurisë së përgjithshme, si detyrimet për të kryer kontrolle paraprake gjatë procesit të prodhimit, detyrimi për të ndjekur produktet pas vendosjes së tyre në treg, detyrimi për të informuar konsumatorët mbi rreziqet që lidhen me produktet, detyrimet për të bashkëpunuar me autoritetin administrativ për mbikëqyrjen e tregut dhe detyrimin për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë tërheqjen e produkteve nga tregu për të parandaluar aksidente. Për produkte të posaçme ligji parashikon kërkesa shtesë për sigurinë, rregullore teknike, procedura për vlerësimin e konformitetit dhe detyrimet që lidhen me markat, si edhe kërkon nga organet shtetërore që të ngrenë një kuadër ligjor institucional dhe një si- VWHPSsUPELNsT\\UMHQHWUHJXWSsUW¶XVLJXUXDUTsSURGXNWHWHRIUXDUDWHNRQVXPDWRUsW në treg përmbushin detyrimet e sigurisë së përgjithshme të vendosura nga ligji. Përveç mallrave të sigurta, tregtarët detyrohen të ofrojnë në treg vetëm shërbime të sigurta. Ofruesit e shërbimeve, sikurse prodhuesit dhe tregtarët e mallrave, kanë gjithashtu një detyrim të ngjashëm për të ofruar në treg vetëm shërbime të sigurta. Për të përcaktuar nëse një shërbim është i sigurt ose jo, organi i mbikëqyrjes së tregut ose gjykata mund të bazohet me analogji te përcaktimi i produktit të sigurt sikurse SsUNX¿]RKHW Qs OLJMLQ QU  GDWs  IXVKD H ]EDWLPLW Ws Ws FLOLW PEHWHW HNX¿]XDUWHSURGXNWHWHNRQVXPLWPHTHQsVHQXNNDQMsSsUNX¿]LPWsSRVDosPSsU µVKsUELPHWHVLJXUWD¶SDVLQXNHN]LVWRQQMsOLJMSsUVLJXULQsHSsUJMLWKVKPHWsVKsU- ELPHYH3sUPsWHSsUSDUDJUD¿LG\\WsLQHQLWWs/0.SsUPHQGQMsVsUsUUHWKDQDVK që duhet të merren parasysh, të cilat janë analoge me ato rrethana që përshkruhen për përcaktimin e sigurisë së produkteve, si fjala vjen:

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 57 ±NDUDNWHULVWLNDWHVKsUELPLWSVKDSDUDTHWUUH]LNRVHMRQsVHSRGHULQso¶PDVs – ndikimi që shërbimi mund të ketë te shërbimet ose produktet e tjera, si p.sh. QGLNLPHWQHJDWLYHWsTHQGUDYHVSRUWLYHSsUSDFLHQWsTsMDQsQsQWUDMWLPPMHNsVRU – paraqitja e shërbimit, duke përfshirë paralajmërimet, udhëzimet e përdorimit dhe të dhënat e tjera për konsumatorin, si p.sh. informacionet që duhet të jepen nga SHUVRQDSURIHVLRQLVWsWsOLFHQVXDUSsUVKsUELPLQSsUNDWsV – kategoritë e konsumatorëve të ekspozuar ndaj rreziqeve nëse përdorin shërbimet, veçanërisht të moshuarit dhe të miturit, si p.sh. fëmijët në këndin e lojërave ku lojërat e organizuara nga kujdestari duhet të marrin në konsideratë pamundësinë HIsPLMsYHSsUWsPEDMWXUHNXLOLEULQDSRSsUWsNXSWXDUUUH]LNXQ – rreziqet e mundshme që mund të shkaktojë shërbimi nëse nuk përdoret siç duhet, si p.sh. kur një shërbim përdoret për qëllime të tjera nga ato që synon shërbimi. Neni 6 Përgjegjësia e prodhuesit Prodhuesi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga të metat e mallit të tij, sipas dispozitave të Kodit Civil dhe ligjeve në fuqi. A. Vështrim i përgjithshëm Neni 6 është një dispozitë referuese, e cila deklaron parimin sipas të cilit prodhue- si është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga të metat e mallit të tij. Përgjegjësia për dëmet që vijnë nga produktet është prezantuar për herë të parë në Kreun II të Titullit IV, të Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë të vitit 1994, aktualisht në fuqi. Përpara miratimit të Kodit Civil të vitit 1994, për shkak të karakteristikave të veçanta të siste- mit shqiptar, i cili bazohej në ekonominë e centralizuar dhe në pronën shtetërore, nuk ekzistonte asnjë regjim i veçantë i përgjegjësisë jashtëkontraktore për përgjegjësinë që rrjedh nga produktet. Në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, në nenet 628-634, është bërë një rre- gullim i gjerë për regjimin e përgjegjësisë që rrjedh nga produktet, për të qenë në për- puthje me Direktivën 85/374 “Mbi Përgjegjësinë e Produkteve” (DPP).ʹ Rregullimi i ri i përfshirë në kapitullin për përgjegjësinë jashtëkontraktore, në nenet 628-634 të Kodit Civil, nuk përbën një transpozim të plotë të direktivës për përgjegjësinë mbi produktet, megjithatë një rregullim i tillë është konsideruar i mjaftueshëm për për- mbushjen e detyrimeve që Shqipëria ka marrë përsipër në bazë të Marrëveshjes për Stabilizim Asociimin.͵ Kur ligjvënësi shqiptar ka transpozuar direktivat evropiane për 2 Council Directive 85/374/EEC of 25 July 1985 on the approximation of the laws, regulations and administrative provisions of the Member States concerning liability for defective products, OJ L 210, 7.8.1985, p. 29–33; e ndryshuar nga Directive 1999/34/EC of the European Parliament and of the Council of 10 May 1999 amending Council Directive 85/374/EEC on the approximation of the laws, regulations and administrative provisions of the Member States concerning liability for defective products, OJ L 141, 4.6.1999, p. 20–21. Për një trajtim më të hollësishëm mbi kuptimin e përgjegjësisë së prodhuesit për produktet shih Nada Dollani, “The EU Origin of the Albanian Legal Regime on Product Liability”, botuar në South East European Law Journal, Vol. 1, No. 2, 2014. 3 Shih nenet 70 dhe 76 të MSA-së, FZ nr. 87/06.

58 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime mbrojtjen e konsumatorit në LMK, duke parashikuar nenin 6 si një dispozitë refe- ruese, ka prezumuar se kjo formë e veçantë e përgjegjësisë nuk ka nevojë për ndonjë ndryshim për ta sjellë atë në përputhje me regjimin e ri për mbrojtjen e konsumatorit, ndërsa parashikimet e Kodit Civil i ka konsideruar si të pajtueshme me direktivën për përgjegjësinë e produkteve. Përgjegjësia e prodhuesit për produktet është një përgjegjësi objektive në rast se një mall i vendosur në treg është provuar se është me të meta në lidhje me sigurinë e përdoruesve të tij. Për të kërkuar dëmshpërblim i dëmtuari duhet të provojë të metën, dëmin dhe lidhjen shkakësore midis së metës dhe dëmit dhe nuk duhet të provojë me- doemos që prodhuesi është fajtor. Konsumatori mund të kërkojë dëmshpërblim si për dëmet pasurore, ashtu dhe ato jopasurore, bazuar në dispozitat e përgjithshme të Kodit Civil. Prodhuesi, nga ana tjetër, ka disa mjete mbrojtjeje, thënë ndryshe, prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës nëse ai provon se nuk i ka vënë në qarkullim produktet ose produkti nuk ka qenë prodhuar për shitje ose ndonjë formë tjetër shpërndarjeje, me qëllim të caktuar ekonomik të prodhuesit, as edhe i prodhuar ose i shpërndarë në kua- drin e një ndërmarrjeje ose veprimtarie profesionale. Prodhuesi gjithashtu nuk mban përgjegjësi kur sipas rrethanave të vërtetuara vlerësohet se të metat që kanë shkaktuar dëmin nuk ekzistonin në kohën e vënies në qarkullim të produktit, ose kanë lindur më vonë, ose të metat janë rrjedhim i faktit se produkti ka qenë në përputhje me rregullat e vëna asokohe nga organet publike. Shkaqe të tjera për përjashtim nga përgjegjësia e prodhuesit janë edhe rastet kur njohuritë shkencore dhe teknike nuk kanë mundur të zbulojnë të metat në kohën e vënies në qarkullim të produktit, si p.sh. kur kërkuesit zbulojnë në vitin 2010 se një medikament i vendosur në treg në vitin 2005 ka pro- vokuar dhe nxitur kancerin. Prodhuesi nuk do të mbajë përgjegjësi edhe në ato raste kur është fjala për prodhimin e një lënde të parë ose fabrikimin e pjesëve përbërëse të produktit, të cilat kur janë përdorur SsUIRUPLPLQHSURGXNWLW¿QDOMDQsPRQWXDUQs mënyrë të gabuar nga prodhuesi i këtij të fundit ose defekti i pjesës përbërëse është VKNDNWXDU JMDWs SURGKLPLW Ws SURGXNWLW ¿QDO H VL UUMHGKRMs N\\ SURGXNW ¿QDO UH]XOWRQ me të meta, ose e meta e produktit vjen si rrjedhojë e udhëzimeve të gabuara të dhëna QJDSURGKXHVLLSURGXNWLW¿QDO B. Përgjegjësia që rrjedh nga produktet, sipas Kodit Civil 1. Hyrje Përgjegjësia për produktet me të meta, e prezantuar për herë të parë në vitin 1994 PH .RGLQ H UL &LYLO UHÀHNWRQ JMHUsVLVKW UHJMLPLQ H SsUJMHJMsVLVs Ws SDUDVKLNXDU Qs Direktivën 85/374 për përgjegjësinë që rrjedh nga produktet me të meta. Për të ana- lizuar sistemin shqiptar për përgjegjësinë që rrjedh nga produkti si një regjim të po- saçëm të përgjegjësisë jashtëkontraktore, duhet të shohim Direktivën 85/374 (DPP) e cila është burim frymëzimi për rregullimin shqiptar. Përpara miratimit të Kodit Civil në vitin 1994 nuk kishte regjim të posaçëm për produktet me të meta për shkak të veçorive të rendit ekonomik dhe social, bazuar në ekonominë e centralizuar, pronësinë shtetërore mbi mjetet e prodhimit, sigurimin shoqëror dhe shëndetësor për të gjithë shtetasit dhe shërbimet shëndetësore të ofruara nga shteti. Rregullimi i ri i parashikuar

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 59 në Kodin Civil shqiptar është transpozim i pjesshëm i DPP-së dhe konsiderohet i mjaftueshëm për detyrimet e transpozimit të Shqipërisë sipas MSA-së.4 Në momentin e miratimit të LMK u prezumua se përgjegjësia e prodhuesit nuk kishte nevojë për ndonjë ndryshim që të përshtatej më mirë me regjimin e ri të mbrojtjes së konsuma- torit, kështu që parashikimi i Kodit Civil u konsiderua si plotësisht në përputhje me DPP-në. Ky koment synon të bëjë një krahasim ndërmjet regjimit europian dhe shqip- tar për të shpjeguar veçoritë e regjimit të përgjegjësisë që rrjedh nga produkti dhe për Ws LGHQWL¿NXDU PDQJsVLWs Qs WUDQVSR]LP GXNH PEDMWXU SDUDV\\VK IDNWLQ Ts 'LUHNWLYD për Përgjegjësinë që rrjedh nga Produkti kërkon harmonizim maksimal. Analizimi i arsyeve që qëndrojnë në themel të regjimit të Direktivës së BE-së konsiderohet i dobishëm për të kuptuar më mirë regjimin aktual ligjor të Shqipërisë, i cili nuk rrjedh nga tradita politike, ekonomike dhe ligjore të përbashkëta me ato të vendeve perën- dimore. Shqipëria miratoi regjimin e BE-së bazuar në prezumimin që sipas rendit të ri ekonomik dhe ligjor gjatë tranzicionit dhe zhvillimit ajo mund të përballet në fakt me të njëjtat probleme ligjore që rregullon DPP. Më poshtë parashtrohet një analizë e GHWDMXDUSsUoGRDVSHNWWsYHoDQWsWs'33VsSsUNX¿]LPLLSURGXNWHYHIXVKDH]EDWL- PLWWs'33VsSsUNX¿]LPLLSURGKXHVYHbarra e provës, kategoritë e dëmit, koncepti qendror i të metave dhe rastet e përjashtimit të prodhuesit nga përgjegjësia civile. 9sPHQGMH H YHoDQWs L NXVKWRKHW SsUNX¿]LPLW Ws GsPLW GKH dëmshpërblimit të parashikuar për qëllim të kësaj përgjegjësie të veçantë, të cilën Kodi Civil shqip- tar nuk e transpozon. Nuk tregohen kategoritë e dëmit, nuk parashikohet tavani i GsPVKSsUEOLPLWSsUUDVWHWHYGHNMHVGKHGsPWLPHYHSHUVRQDOHQXNYHQGRVHQNX¿MQs vlerën e dëmeve pasurore, prandaj zbatohen dispozitat e përgjithshme për shpërblimin e dëmit. Aspekte të tjera të rëndësishme që duhen trajtuar, përfshijnë konceptin e së metës dhe rrethanave të përjashtimit nga përgjegjësia. Për të kuptuar këto aspekte të përgjegjësisë objektive të prodhuesve janë kryer disa vështrime krahasuese me regji- me të tjera juridike europiane. Duket se frymëzimi i ligjvënësit shqiptar për të përcaktuar rregulla që rrjedhin nga direktivat për konsumatorin në Kodin Civil rezultoi nga bashkëpunimi i vazhdueshëm PH%(QsGKHDVSLUDWDSROLWLNHSsUW¶XEsUsYHQGDQsWDUL%DVKNLPLW(XURSLDQ4\\VK Qs¿OOLPWsYLWHYH¶.RPXQLWHWL(XURSLDQVLoTXKHMDVRNRKHNDTHQsPMDIWDNWLY për të ndihmuar Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Europës Lindore në procesin e gjatë të transformimit politik dhe ekonomik. Në vitin 1993 u krijua për herë të parë në Tiranë Delegacioni i Komisionit Europian. Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së u vendosën në vitin 1992, kur u nënshkrua Marrëveshja për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Ekonomik5 (Marrëveshja e Tregtisë) ndërmjet dy palëve. Marrëveshja e Tregtisë synoi vendosjen e rregullave për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik Europian. Ajo u bazua në parimin e shtetit më të favorizuar dhe eliminimin e formave të ndryshme të diskri- 4 2-/I/LJML5DWL¿NXHVL06$VsQUGW)=QU 5 2- /   I  0DUUsYHVKMD H 7UHJWLVs X UDWL¿NXD PH OLJMLQ QU  GDWs 6.10.1992, FZ nr. 6/1992.

60 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime minimit. Një nga objektivat e Marrëveshjes së Tregtisë ishte hapja e rrugës për një marrëveshje asociimi në kohën e duhur. Ajo kërkoi gjithashtu harmonizimin e legji- slacionit shqiptar me legjislacionin e Komunitetit, sidomos në fushën ekonomike dhe tregtare. Marrëveshja e Tregtisë parashikoi krijimin e autoriteteve mbikëqyrëse për zbatimin e saj, si Komiteti i Përbashkët i përbërë nga përfaqësues të të dyja palëve.6 Megjithatë progresi i ngadaltë për forcimin e institucioneve demokratike çoi në një NRODSVHNRQRPLNGKHSROLWLNTsDUULWLNXOPLQQsYLWLQPHVNHPDW¿QDQFLDUHSL- ramidale mashtruese. Aktualisht Shqipëria mban statusin e vendit kandidat7, në pritje për çeljen e ne- gociatave për anëtarësim, ndërkohë që marrëveshja më e rëndësishme me Bashkimin Europian është Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2009. MSA bën një rregullim të detajuar të marrëdhënies ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, sepse parashikon të drejtat dhe detyrimet e të dyja palëve dhe përcakton qëllimin kryesor të asociimit, inter alia, mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërkombëtar edhe përmes përafrimit të legjislacionit të saj me atë të Komunitetit.8 Për të përafruar legjislacionin janë ende të rëndësishme përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të kapërcyer mangësitë e transpozimit të pamjaftueshëm të së drejtës së BE-së dhe në rast të transpozimit të mangët është i rëndësishëm implementimi i pjesëve të Acquis për konsumatorin, të cilat mungojnë.9 Duke ofruar një vështrim të fokusuar veçanërisht në praktikën gjyqësore të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian10, mund të kuptohet më mirë çka kërkohet nga legjislacioni i BE-së dhe cilat janë arsyet e zgjidhjeve ligjore të paraqitura në DPP, pra si duhet të kuptohen ato në Kodin Civil shqiptar. Qëllimi i komenteve është të qartësojë miratimin në të drejtën shqiptare të regji- mit të përgjegjësisë që rrjedh nga produktet me të meta, të parashikuar nga Direktiva 85/374. Edhe pse në dekadat e fundit përgjegjësia që rrjedh nga produkti është konsoli- duar si një fushë më vete në shumë vende të botës,11 në Shqipëri nuk diskutohet gjerë- sisht as në qarqet akademike juridike, as në sektorë të tjerë të tregtisë dhe ekonomisë. 6 Euralius: Procesi i Integrimit të Shqipërisë në BE, Broshura 2, Tiranë, 2007. Pas hyrjes në fuqi Ws0DUUsYHVKMHVVs7UHJWLVs6KTLSsULDXNXDOL¿NXDSsU3URJUDPLQ(83+$5(QMsKDSLUsQGsVLVKsP drejt ristrukturimit të asistencës së BE-së për Shqipërinë në fusha kyçe të reformës. 7 Vendim i Këshillit të Bashkimit Europian i 24 qershorit 2014. 8 Neni 1, 70 dhe 76 MSA. 9 Micklitz 2012, f. 11. 10 Traktati i Lisbonës që ndryshon Traktatin për Bashkimin Europian dhe Traktatin themelues të Komunitetit Europian, nënshkruar në Lisbonë më 13 dhjetor 2007, OJ C 306 të 17 dhjetorit 2007, i cili hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009, ndryshoi strukturën e GJED, prezantoi ndryshime në lidhje me emërimin e gjyqtarëve dhe Avokatëve të Përgjithshëm, në lidhje me kompetencat etj. Duke qenë se tashmë ekziston vetëm koncepti i Bashkimit Europian dhe jo më i komuniteteve dhe as i Komunitetit Europian, atëherë gjykata quhet Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian. Megjithatë në këtë tekst do të ruhet akronimi GJED. 11 Reimann, 3URGXFW/LDELOLW\\LQD*OREDO&RQWH[W7KH+ROORZ9LFWRU\\RIWKH(XURSHDQ0RGHO 2003.

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 61 Nga formulimi i dispozitave për përgjegjësinë që rrjedh nga produkti, shihet qartë se ato janë modeluar sipas DPP-së, megjithatë disa mangësi që dalin në pah pas ballafaqi- mit me DPP-në, e bëjnë të nevojshëm rishikimin legjislativ të kësaj përgjegjësie. 'XNHSDVXUSDUDV\\VK]KYLOOLPLQSROLWLNWsNRKsVGKHSDVUDWL¿NLPLWWs0DUUsYHVKMHV së Tregtisë, ligjvënësi shqiptar mund të ketë synuar krijimin e një mjedisi miqësor për tregtinë ndërkombëtare dhe investimet e huaja përmes miratimit të një legjislacioni të njohur nga investitorët europianë dhe të harmonizuar me Acquis Communautaire. Në Kodin Civil ka disa gjurmë të zbatimit të pjesshëm të direktivave për konsuma- torin siç janë kontratat jashtë qendrave të tregtimit,12 kushtet e padrejta13, publiciteti çorientues.14 Për sa i përket përgjegjësisë që rrjedh nga produkti, regjimi i DPP-së është WUDQVSR]XDUQsPsQ\\UsWsNRQVLGHUXHVKPHQs.RGLQ&LYLOSRUNX¿]RKHWQsWsNXSWXDULW e koncepteve juridike të kohës. Duhet mbajtur parasysh se në periudhën përpara mira- timit të Kodit Civil aktual shumë funksione të së drejtës private ishin të përthithura nga e drejta publike, meqë prona private nuk gëzonte të njëjtën mbrojtje si prona shtetërore, shteti luante rolin e prodhuesit dhe të kontrolluesit15 dhe Kodi Civil shërbente kryesisht për të rregulluar marrëdhëniet ekonomike ndërmjet ndërmarrjeve shtetërore.16 Në këtë sfond historik u hartua Kodi Civil nga juristët e kohës, të cilët me të drejtë nuk mund të kuptonin çdo detaj konceptual mbi rregullimin e marrëdhënieve juridike tejet kom- plekse të ekonomive të zhvilluara. Mangësitë do të diskutohen me detaje infra. Përpara shqyrtimit të detajuar të regjimit të përgjegjësisë dhe mangësive të transpozimit, le të ndalemi në shtjellimin e konceptit të përgjegjësisë që rrjedh nga produkti. Përgjegjësia që rrjedh nga produkti ashtu siç njihet sot, është një shpikje amerikane.17 Ky nocion juridik lindi si një përgjigje ligjore ndaj fenomenit social të prodhimit në masë18GKHUUH]LNXWTsPXQGW¶LYLQWHVKRTsULVsQJD]KYLOOLPLLPDGKL teknologjisë. Gjyqtarët dhe studiuesit amerikanë e krijuan përgjegjësinë që rrjedh nga produkti si një koncept me rëndësi të veçantë19, në bazë të të cilit pastaj në SHBA u përpunuan parimet përkatëse. Tri parimet kryesore që qëndrojnë në themel të përgjegjësisë për shkaktimin e dëmit që rrjedh nga produktet me të meta janë: shpërndarja e kostove për humbjen e shkaktuar SsUPHVWUHJXWQ[LWMDHSURGKXHVYHSsUWsUULWXUVLJXULQsHSURGXNWHYHGKHWKMHVKWs]LPL i procedurave gjyqësore.20 Juristët europianë që vizituan SHBA-në, u njohën me ligjin 12 Neni 672 Kodi Civil. 13 Neni 686 Kodi Civil. 14 Neni 635-639 Kodi Civil. 15 Durovic 2013, f. 271. 16 .MRsVKWsHGXNVKPHHGKHQJDWHNVWHWHDVDMNRKHSsUPsWHMVKLK6DOODEDQGD 17 Hondius 1989, f. 38. 18 Bruder 2012, f. 1353. 19 Shih Gjyqtari Traynors me mendimin e pakicës në çështjen Escola kundër Coca Cola Bottling Co. 24 Cal. 2d 453, 150 P.2d 436 (1944), dhe William Prosser, i cili frymëzoi përfshirjen e përgjegjë- sisë strikte për produktin në Komentarin e Dytë për Dëmin, Seksioni 402A. 20 Reimann, 3URGXFW/LDELOLW\\LQD*OREDO&RQWH[W7KH+ROORZ9LFWRU\\RIWKH(XURSHDQ0RGHO 2003, f. 133, shënimi nr. 28.

62 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime amerikan përmes kurseve të leksioneve mbi zhvillimin e përgjegjësisë që rrjedh nga produkti dhe e çuan në vendet e tyre këtë koncept të ri.21 Në atë kohë Europa u godit nga disa katastrofa, si skandali me talidomidin në Gjermani,22 përgjegjës për vdekjen dhe keqformimin e fëmijëve, më pas vaji i kolzës në Spanjë23 që shkaktoi vdekjen e shumë konsumatorëve. Ligji amerikan për përgjegjësinë që rrjedh nga produkti u zhvi- llua nga përgjegjësia kontraktore për shitjen tregtare,24 ndërsa Europa zgjodhi rregulli- min ligjor nën përgjegjësinë për shkaktimin e dëmit, duke prezantuar për herë të parë draftin e Direktivës për përgjegjësinë që rrjedh nga produkti në vitin 1976.25 Kjo, me sa duket, veniti suksesin e Konventës Europiane për Përgjegjësinë që rrjedh nga Produkti në lidhje me dëmtimin dhe vdekjen e personit26, e cila nuk hyri kurrë në fuqi.27 Pas diskutimeve të gjata, në vitin 1985 u miratua DPP me qëllim rregullimin e funksionimit të tregut të brendshëm për të ruajtur konkurrencën e ndershme, për të lehtësuar lëvizjen e lirë të mallrave dhe për të harmonizuar shkallën e mbrojtjes së konsumatorit në lidhje me dëmin e shkaktuar ndaj shëndetit ose pronës nga produktet me të meta.28 DPP u bë një projekt kryesor ndërkombëtar për pjesën tjetër të botës, por shumë studiues vunë në pikëpyetje “suksesin e saj në të drejtën për ngritur padi”,29 ndërsa të tjerë ishin entu- ziastë për ndikimin praktik të DPP-së në zgjidhjen e menaxhimit të riskut të ofruar nga kompanitë industriale në ditët e sotme.30 Direktiva për përgjegjësinë që rrjedh nga produkti parashikon përgjegjësinë objektive (përgjegjësinë pa faj), e cila teorikisht është më e thjeshtë dhe më e lirë për të funksionuar, pasi përqendrohet në çështjen nëse një produkt ofron nivelin e sigu- risë që duhet të pritet prej tij. Përgjegjësia për të metat e produktit u takon në thelb SURGKXHVYH %DUUD ¿QDQFLDUH PXQG Ws OHKWsVRKHW SsUPHV PHNDQL]PLW Ws VLJXULPLW nëse kostoja e primit të sigurimit i kalon konsumatorit fundor në çmimin e produktit.31 21 +RQGLXVI:DJQHUI 22 7KDOLGRPLGHLVKWHQMsPHGLNDPHQWTsXKRGKQsWUHJQsIXQGWsYLWHYH¶GKHXUHNRPDQGXD si qetësues i përgjithshëm kundër ankthit, pagjumësisë, tensionit etj. Më vonë ai u përshkrua si një PHGLNDPHQW NXQGsU UHÀXNVLW GKH VsPXQGMHV Vs PsQJMHVLW SsU]LHUMHV JDVWULNH  Ws JUDYH VKWDW]sQD GKHVKLWHMQsIDUPDFLSDSDVXUQHYRMsSsUUHFHWsQJDPMHNX1s¿OOLPWsYLWHYH¶Qs*MHUPDQLX raportuan rreth 5000-7000 fëmijë me probleme të konstrukteve kockore dhe të gjymtyrëve, nga të cilët më shumë se gjysma nuk arritën të mbijetonin. Pas studimeve të mëtejshme shkencore u arrit në zbulohej se problemet gjenetike të fetusit shkaktoheshin nga efektet anësore të talidomidit. Shih edhe Caemmerer 1969. 23Taschner 2005, f. 165. 24 Reimann, Liability for Defective Products at the Beginning of the Twenty-First Century: Emergence of a Worldwide Standard?.HVVOHU 25 &20  ¿QDO2-& 26 Konventa u nënshkrua në Strasburg, 27 janar 1977, por nuk hyri asnjëherë në fuqi. 27 Bruder 2012, f. 1356. 28 Pika 1 e Preambulës së DPP-së. Direktiva bazohet në nenin 100 të Traktatit KEE, tani neni 114 TFBE. 29 Reimann, 3URGXFW/LDELOLW\\LQD*OREDO&RQWH[W7KH+ROORZ9LFWRU\\RIWKH(XURSHDQ0RGHO 2003. 30 Taschner 2005, f. 165-6. 31 Hodges 1998.

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 63 1RFLRQHWGKHNRQFHSWHWNU\\HVRUHWs'LUHNWLYsVSsUµSURGXNWLQ¶GKHµSsUJMHJMsVLQs¶VL edhe përshtatjet analoge të tyre në Kodin Civil, do të analizohen më poshtë. 3sUNX¿]LPLLµSURGXNWLW¶ Neni 631 § 1 dhe 2 i Kodit Civil “Produkt” në kuptim të këtij Kodi quhet një send i luajtshëm edhe sikur ai të jetë trupëzuar në një send të luajtshëm ose të paluajtshëm, si dhe elektri- citeti, duke përjashtuar produktet bujqësore dhe produktet e rrjedhura nga gjuetia. Me produkte bujqësore kuptohen prodhimet e tokës, të blegtorisë dhe të peshkimit, përveç kur këto kanë pësuar një përpunim të parë. 1LVXU QJD QHQL  L .RGLW &LYLO VKTLSWDU µSURGXNWL¶ SsUIVKLQ Ws JMLWKD VHQGHW e luajtshme, edhe sikur të jenë të trupëzuara në sende të tjera të luajtshme apo të paluajtshme, me përjashtim të produkteve kryesore bujqësore. Sipas formulimit të 'LUHNWLYsV¿OOHVWDUHSsUSsUJMHJMsVLQsTsUUMHGKQJDSURGXNWL.RGL&LYLOVSHFL¿NRQTs PHµSURGXNWEXMTsVRUNU\\HVRU¶NXSWRKHQSURGKLPHWHWRNsVWsEOHJWRULVsGKHWsSHVKNL- mit, përveç rasteve kur këto kanë pësuar një përpunim të parë. Ashtu si në variantin e mëparshëm të DPP-së,32 Kodi Civil përjashton produktet bujqësore. Përjashtimi i këtyre produkteve, që gjithsesi mund të shkaktojnë dëm tek konsumatori, i atribuohet ndikimit të lobit të bujqësisë në Europë.33 Megjithatë Direktiva për përgjegjësinë që rrjedh nga produkti parashikon që Shtetet Anëtare përjashtimisht mund të përfshijnë këto produkte brenda fushës së zbatimit të masave të tyre implementuese.34 3sUNX¿]LPLLSURGXNWLWLGKsQsQJD.RGL&LYLOSsUIVKLQVKSUHKLPLVKWHOHNWULFLWH- WLQSRUQXNSDVT\\URQQGU\\VKLPLQHEsUsWH'LUHNWLYDHFLODMHSQMsSsUNX¿]LP PsWsJMHUsNXWKXKHWVH³PHµSURGXNW¶NXSWRKHQWsJMLWKDVHQGHWHOXDMWVKPHHGKH sikur të jenë të trupëzuara në sende të tjera të luajtshme ose të paluajtshme.” Direktiva 1999/34 që ndryshoi Direktivën 85/374, eliminoi përjashtimin e produkteve bujqëso- re, të lejuara një herë nga teksti origjinal i DPP-së. Preambula e Direktivës 1999/34 thotë se përfshirja e produkteve bujqësore brenda fushës së zbatimit të Direktivës për përgjegjësinë që rrjedh nga produkti, kontribuon në harmonizimin më të madh të legjislacionit mes Shteteve Anëtare dhe në funksionimin e tregut të brendshëm për produktet bujqësore. Ky ndryshim gjithashtu ndihmon për të kthyer besimin e konsu- matorit te siguria e produkteve bujqësore që janë rrezikuar, sidomos nga sëmundja e lopës së çmendur35. Preambula parashikon që kërkesat e nivelit të lartë të mbrojtjes së konsumatorëve përmbushen duke lehtësuar ngritjen e padive për shpërblimin e dëmit 32 Recitali 3 dhe neni 2 i DPP-së 85/374 parashikon se është me vend që të përjashtohet përgjegjësia për produktet bujqësore, përveçse kur ato i nënshtrohen përpunimit të natyrës industriale, që mund të shkaktojë një të metë në këto produkte. 33 Reimann, Liability for Defective Products at the Beginning of the Twenty-First Century: Emergence of a Worldwide Standard?I:HDWKHULOOI 34 Neni 15 (1) (a) i Direktivës 85/374. 35 :HDWKHULOO0LFNOLW]I

64 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime të shkaktuar nga produkte bujqësore me të meta36. Duke pasur parasysh objektivat e ndryshimeve të DPP-së, si edhe harmonizimin maksimal të kërkuar prej saj, ligjvënësi shqiptar duhet të shfuqizojë përjashtimin e bërë për produktet bujqësore për ta për- afruar Kodin Civil me Acquis për konsumatorin37. Gjithashtu Acquis nuk imponon dallimin ndërmjet sigurisë ushqimore dhe joushqimore, për sa i përket përgjegjësisë. Dispozitat në lidhje me shëndetin publik dhe mbrojtjen e konsumatorit gjithashtu nuk e detyrojnë ligjvënësin që të bëjë dallim ndërmjet produkteve ushqimore dhe joushqi- more në çështje të ligjit për sigurinë e produktit.383RDVKWXSsUIVKLUMDHµHOHNWULFLWHWLW¶ në nenin 631 të Kodit Civil është e panevojshme, sepse ky produkt gëzon tashmë statusin e një sendi të luajtshëm sipas nenit 142 të Kodit Civil. .D GHEDWH QsVH NRQFHSWL L µSURGXNWLW¶ SsUIVKLQ JMDNXQ GKH SMHVs Ws WUXSLW39 nga njëra anë dhe produktin intelektual, si për shembull informacionin e një libri, ose pro- gramet kompjuterike, nga ana tjetër.40 Mes studiuesve është pranuar përgjithësisht që gjaku është produkt dhe regjimi i DPP-së mund të zbatohet në rastet e transfuzionit të gjakut të kontaminuar. Kjo çështje është diskutuar edhe në çështjen angleze A kundër $XWRULWHWLW.RPEsWDUWs*MDNXW.41 Në lidhje me pjesët e trupit DPP nuk shprehet, megji- thatë ligjvënësi francez ka përfshirë në mënyrë implicite elemente të pjesëve të trupit kur ka transpozuar DPP-në.42 Një parashikim i ngjashëm jepet në ligjin zviceran për përgjegjësinë mbi produktet43 në lidhje me përjashtimin nga përgjegjësia e prodhuesit në rastet e produkteve të transplantit, paçka se Zvicra nuk është Shtet Anëtar i BE-së. Meqë Komisioni nuk e ka kundërshtuar një parashikim të tillë përpara GJED në disa çështje kundër Francës, kjo do të thotë që Komisioni e pranon që elementet e trupit të njeriut ose organet përbërëse të tij mund të konsiderohen produkte sipas kuptimit të DPP-së. Edhe çështjet përpara GJED për vendim paraprak gjyqësor si 9HVKNDGDQH- ze44 ose Sanchez45, paçka se të diskutuara në disa aspekte të tjera të DPP-së, në thelb kishin të bënin me pjesë të trupit të njeriut. Në lidhje me produktet intelektuale, DPP nuk bën dallim ndërmjet sendeve të luajtshme trupore dhe jotrupore, por disa Shtete Anëtare kanë parashikuar shprehimisht në legjislacionin e tyre, në transpozim të DPP, se përgjegjësia që rrjedh nga produkti zbatohet vetëm për produktet e prekshme.46 Duke pasur parasysh dispozitat e DPP-së, 36 Pika 7 e Preambulës së Direktivës 1999/34. 37 Micklitz 2012, f. 39. 38 Brack 2009. 39 Ius Commune Casebooks for the Common Law of Europe 2010, f. 444-7. 40 Howells e Pilgerstorfer 2010, f. 263. 41 “A kundër Autoritetit Kombëtar të Gjakut” [2001] 3 All England Law Reports (All ER) 289. 42 Neni 1386-12 Kodi Civil: një prodhues nuk mund të pretendojë rrethana shfajësuese..., nëse dëmi është shkaktuar nga një element i trupit të njeriut ose pjesë e tij. 431HQL   ELV  L  %XQGHVJHVHW] YRP  -XQL  EHU GLH 3URGXNWHKDIWSÀLFKW 3URGXNWHKDIWSÀLFKWJHVHW]3U+*  44 Çështja C-203/99 9HHGIDOG [2001] ECR I-03569. 45 Çështja C-183/00 *RQ]iOH]6iQFKH][2002] ECR I-03901. 46 Ligji belg për përgjegjësinë e produktit i 25 shkurtit 1991, MB 22 mars 1991, neni 2.

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 65 është e vështirë të imagjinohet se si mund të zbatohen këto dispozita për universin e paprekshëm, pra në produktet e veprimtarisë intelektuale. Zbatimi i koncepteve të për- dorura nga DPP për një send të paprekshëm, si informacioni që përmban një libër, do WsQJULQWHQMsVsUsS\\HWMHVKQsOLGKMHPHLQWHUSUHWLPLQSsUVKHPEXOOµPDWHULDOLSDSsU- SXQXDU¶DSRµSMHVsSsUEsUsVH¶µLPSRUWXHV¶HWM1sOLGKMHPHQMsSURJUDPNRPSMXWHULN Komisioni beson se, sa kohë që neni 2 i DPP-së nuk bën ndonjë dallim, kjo do të thotë që zbatohet për programin, si edhe për produkte zejtarie dhe artistike.47 Çështjet ndër- likohen më shumë kur bëhet fjalë për standardin e të provuarit të të metave. Në Francë një gjykatë e shkallës së parë e shpalli një botues fajtor për dëmin e shkaktuar nga përmbajtja e një libri, i cili i përshkruante disa fruta dhe bimë si të ngrënshme. Botuesi nuk paralajmëroi që një nga bimët e përshkruara ishte e ngjashme me një bimë tjetër helmuese, dhe si pasojë një familje u sëmur pasi hëngri bimën hel- muese. Prandaj botuesi u shpall përgjegjës për pakujdesi, por jo për të metat e librit.48 )XVKDVXEMHNWLYHH]EDWLPLWNXVKsVKWsµprodhuesi’? Neni 631 § 3 dhe 4 i Kodit Civil “Prodhues” në kuptimin e këtij Kodi quhet prodhuesi i një produkti të përfunduar, të një lënde të parë ose fabrikuesi i një pjese përbërëse të pro- duktit, si dhe çdo person tjetër që paraqitet si i tillë (prodhues), duke vënë mbi produktin emrin e tij, markën ose një shenjë tjetër dalluese. Pa mënjanuar përgjegjësinë e prodhuesit, quhet si “prodhues” çdo person që importon një produkt me qëllim shitjeje, dhënieje me qira, leasingu, ose një formë tjetër shpërndarjeje, në kuadrin e veprimtarisë së tij tregtare. Në këtë rast, përgjegjësia e tij është e njëjtë me atë të prodhuesit. Neni 632 i Kodit Civil .XU SURGKXHVL QXN PXQG Ws LGHQWL¿NRKHW oGR IXUQL]XHV GR Ws NRQVLGH- rohet si prodhues, përveç kur brenda një afati të arsyeshëm, ai i tregon personit të dëmtuar identitetin e prodhuesit ose të personit që ka furnizuar produktin. Neni 633 i Kodit Civil .XUQs]EDWLPWsSDUDJUD¿WWsSDUsWsQHQLWWsNsWLM.RGLVKXPsSHU- sona janë përgjegjës për të njëjtin dëm, secili prej tyre është përgjegjës për të gjithë dëmin. 3sUNX¿]LPL L SURGXNWLW GKsQs QJD QHQL  L .RGLW &LYLO VKTLSWDU UHÀHNWRQ Qs PsQ\\Us EHVQLNH QHQLQ    GKH   Ws '33 Ts SsUNX¿]RQ SURGKXHVLQ VL SURGKXHV të një produkti të përfunduar. Ky koncept bazohet në idenë që arsyeja kryesore për përgjegjësinë objektive është rreziku që krijohet nga prodhimi industrial dhe prodhue- 47 OJ C 114, 8 maj 1989, 42. Shih edhe Hans-W. Micklitz 2009, f. 233. 48 Ius Commune Casebooks for the Common Law of Europe 2010, f. 447.

66 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime si është personi që kontrollon dhe merr riskun.49 Detyrimi për etiketim lehtëson iden- WL¿NLPLQHprodhuesit, si p.sh. në lidhje me produktet kozmetike ose farmaceutike. Gjithsesi nocioni i prodhuesit është më i gjerë, sepse përfshin çdo prodhues të materialeve të papërpunuara ose të pjesëve përbërëse të prodhimit të përfunduar. Kështu rrezikohet zgjerimi i përgjegjësisë nëse pjesa përbërëse me të meta e bën të gjithë produktin me të meta.50 Në këtë rast ligji konsideron që prodhuesi i produktit përfundimtar dhe prodhuesi i pjesës përbërëse janë solidarisht përgjegjës.51 Po ashtu prodhues konsiderohet çdo person që, duke vendosur emrin, markën ose veçori tjetër dalluese mbi produktin, e paraqet veten si prodhues. Kjo rregull ndihmon paditësit që të bazohen te informacioni i shkruar për produktet ose në paketimin e tyre, përndryshe ata do të përballen me pengesa të mëdha. Veç kësaj, importuesit e një produkti për shitje, marrje me qira, dhënie me qira ose çdo formë të shpërndarjes gjatë veprimtarisë tregtare, konsiderohen prodhues dhe kanë të njëjtën përgjegjësi si ata. Në kuptim të fushës subjektive të zbatimit të Kodit Civil të Shqipërisë, kjo normë prima facie sugjeron se nënkupton importuesit brenda NX¿MYHVKTLSWDUsQGsUVD'33V\\QRQLPSRUWXHVLWQs%(3DVUDWL¿NLPLWWs06$VsH cila përcakton se një nga qëllimet e asociimit është zhvillimi gradual i zonës së treg- tisë së lirë ndërmjet Komunitetit (tani: Bashkimit) dhe Shqipërisë,52µLPSRUWXHV¶GXKHW të interpretohet sipas formulimit të MSA-së, sidomos sipas dispozitave për lëvizjen e lirë të mallrave. DPP SsUMDVKWRQ SsUJMHJMsVLQs H µLPSRUWXHVYH¶ SsU SURGXNWLQ NXU ky produkt furnizohet midis shteteve anëtare të BE, çka do të thotë se importuesi do Ws PEDMs SsUJMHJMsVL YHWsP NXU LPSRUWRQ SURGXNWH QJD MDVKWs NX¿MYH Ws %(Vs 1s tregun e brendshëm roli i importuesit nuk zbatohet më në këtë mënyrë, për të lidhur pasoja të veçanta ligjore me veprimtaritë e tij53, dhe po i tillë duhet të jetë roli i im- portuesit brenda zonës së tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së të krijuar me MSA, me qëllim që të arrihet një tjetër qëllim i asociimit, zhvillimi i bashkëpunimit HNRQRPLNSsUPHVSsUDIULPLWWsOHJMLVODFLRQLWµ,PSRUWXHVL¶QJD]RQDHWUHJWLVsVsOLUs i nënshtrohet përgjegjësisë dytësore, ashtu si çdo furnizues tjetër sipas rrethanave. Qëllimi i kësaj norme është që të krijojë lehtësi për ata që kërkojnë drejtësi brenda NX¿MYHWs%(Vs54 Neni 632 i Kodit Civil transpozon fjalinë e parë të nenit 3 (3) të DPP-së, duke parashikuar që furnizuesi i produktit do të trajtohet si prodhues kur prodhuesi i një SURGXNWL QXN PXQG Ws LGHQWL¿NRKHW GKH NXU IXUQL]XHVL QXN H LQIRUPRQ SHUVRQLQ H dëmtuar, brenda një kohe të arsyeshme, për identitetin e prodhuesit ose të personit që i ka dhënë atij produktin. Ligjvënësi shqiptar, duke i qëndruar besnik formulimit të DPP-së, nuk vendos një afat të caktuar brenda të cilit furnizuesi duhet të informojë palën e dëmtuar, ndryshe nga legjislacioni i brendshëm zbatues i disa Shteteve të 49 Reimann, Liability for Defective Products at the Beginning of the Twenty-First Century: Emergence of a Worldwide Standard? 2003, f. 764. 50 Hans-W. Micklitz 2009, f. 234. 51 Neni 633 i KC transpozon nenin 5 të DPP-së. 52Neni 1 i MSA-së, OJ L 107, 28.4.2009, f. 166-502 - FZ nr. 87/06. 53 Hans-W. Micklitz 2009, f. 234. 54 Ius Commune Casebooks for the Common Law of Europe 2010, f. 453.

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 67 tjera Anëtare, si p.sh. Kodi Italian i Konsumit që përcakton një periudhë tre mujore,55 apo legjislacioni gjerman që përcakton një periudhë një mujore.56 Ndërsa GJED ka qartësuar që furnizuesi duhet të informojë menjëherë personin e dëmtuar, me qëllim që të mos kalojnë afatet e parashkrimit të padisë.57 Me këtë dispozitë regjimi i BE-së për përgjegjësinë që rrjedh nga produkti shmanget gjerësisht nga sistemi mëmë në SHBA, i cili, duke pasqyruar ndikimin e garancisë në kontratat e shitjes dhe bazuar në përgjegjësinë kontraktore, bën përgjegjës për produktin me të meta të gjithë vargun e pjesëmarrësve në procesin e prodhimit dhe të shpërndarjes. Reimann shpjegon tri arsye për këtë zgjidhje. Së pari, kushdo që merr pjesë në vendosjen e produktit në treg, merr pjesë edhe në krijimin e rrezikut për dëm. Së dyti, nëse prodhuesi nuk është në FLOsVLQsHWsSDGLWXULWYLNWLPDWGXKHWWsMHQsQsJMHQGMHTsW¶LXGUHMWRKHQWsWMHUsYH6s treti, duke bërë përgjegjës të gjithë të tjerët që janë të përfshirë, rritet siguria, sepse “krijohet nxitje në anën e shitësve për të ushtruar presion te prodhuesi në mënyrë që të prodhojë mallra më të sigurta”.58 Ndryshe nga përgjegjësia që rrjedh nga produkti në SHBA, DPP në BE e bën fur- nizuesin përgjegjës dytësor (zëvendësues), në rastet kur nuk njihet prodhuesi.59 Arsyet për këtë zgjidhje paraqiten nga Komisioni në propozimin për DPP60 dhe përmblidhen nga GJED në çështjen Bilka.61 Në këtë çështje personat e dëmtuar u sëmurën prej helmimit nga salmonela, pasi kishin ngrënë vezët e blera në shitoren e shoqërisë “Bilka”, e cila ishte furnizuar me vezë nga prodhuesi “Skov”. Ata ngritën padi ndaj furnizuesit/shitësit Bilka në gjykatën daneze, i cili iu bashkua në procesin gjyqësor prodhuesit Skov. GJED, ndër të tjera, në këtë çështje, në lidhje me arsyet se pse vetëm prodhuesi është përgjegjës dhe pse furnizuesi mban veç përgjegjësi dytësore, konstatoi se: “duke pranuar që mundësia për ta vënë furnizuesin/shitësin e produktit me të meta përpara përgjegjësisë QsSsUSXWKMHPHGLVSR]LWDWH'33VsGRWDEsMsPsWsOHKWs¿OOLPLQHSURFHVLWJM\\TsVRU nga paditësi i dëmtuar, domethënë se për këtë lehtësim duhet paguar një çmim mjaft i lartë, po aq sa edhe po të detyrohen të gjithë furnizuesit/shitësit në vargun e shpër- ndarjes së produktit që të sigurohen kundrejt kësaj përgjegjësie, çka do të rezultonte në faktin që produktet do të bëheshin mjaft më të shtrenjta. Gjithashtu kjo do të çonte në një varg padish ku shitësi do të ngrinte padi ndaj furnizuesit të tij, ky i fundit ndaj furnizuesit të vet, e kështu me radhë deri te prodhuesi. Meqë, në shumicën e çështjeve, shitësi/furnizuesi nuk bën asgjë më shumë se sa shet produktin në gjendjen që e ka blerë dhe meqenëse vetëm prodhuesi është në gjendje të ndikojë te cilësia e produktit, 55 Art 116 (4) Codice del consumo, Decreto legislativo 6 settember 2005, n. 206. 56 Produkthaftungsgesetz of 15 Dezember 1989 (BGBl. I S. 2198), ndryshuar § 4 (3). 57 Çështja C-358/08 Aventis Pasteur SA v. OB [2009] ECR I- 11305. 58 Reimann, Liability for Defective Products at the Beginning of the Twenty-First Century: Emergence of a Worldwide Standard? 2003, f. 764. 59 Çështja C-52/00 Komisioni kundër Francës [2002] ECR I-03827 §36. 60 &20  ¿QDO2-&I 61 Çështja C-402/03 Skov Ag v. Bilka Lavprisvarehus A/S [2006] ECR I-00199.

68 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime është menduar me vend që përgjegjësia që rrjedh nga produktet me të meta të përqen- drohet te prodhuesi.”62 GJED ka interpretuar dispozitat e DPP-së, duke vërejtur se kjo direktivë kërkon harmonizim të plotë në lidhje me çështjet që rregullon.63 Në dy çështje të njëpasnjëshme Komisioni kundër Francës, GJED u shpreh se, meqë legjislatura e BE-së ka kompe- tencë të harmonizojë ligjet e Shteteve Anëtare në fushën e përgjegjësisë që rrjedh nga produkti, ajo është gjithashtu kompetente për të përcaktuar personin përgjegjës dhe kushtet e kësaj përgjegjësie.640HJMLWKDWsQsUDVWLQHSDUs*-('NRQ¿UPRLTs)UDQFD e kishte transpozuar në mënyrë jo të saktë nenin 3(3) të DPP. Duke i dhënë furnizuesit mundësinë që të bashkohet në procesin gjyqësor me prodhuesin, legjislacioni francez NULMRQWHNsVKWXHIHNWLQHSURFHVHYHWsVKXPs¿VKWDSLNsULVKWQMsUH]XOWDWN\\TsV\\QRKHM të shmangej në mënyrë të posaçme nga parashikimet e DPP-së mbi padinë e drejtpër- drejtë të viktimës kundër prodhuesit, sipas kushtit të përcaktuar në nenin 3 të saj.65 *-('ULNRQ¿UPRLDUJXPHQWHWHVDMQsosVKWMHQHG\\WsNXQGsU)UDQFsVTsQsPsQ\\Us VSHFL¿NH WUDMWRL WUDQVSR]LPLQ H JDEXDU Ws QHQLW    Ws '33Vs PEL SsUJMHJMsVLQs dytësore të furnizuesit nga legjislacioni francez.66 GJED refuzoi argumentin e ngritur nga Franca sipas të cilit fakti që furnizuesi nuk përjashtohej nga përgjegjësia kur in- formon personin e dëmtuar për identitetin e furnizuesit të tij, nuk kishte pasur ndonjë pasojë të rëndësishme në praktikë dhe prandaj nuk përbënte një shkelje të direktivës. GJED u shpreh se mospajtimi me një detyrim të vendosur nga një rregull i së drejtës komunitare, në vetvete përbën mospërmbushjen e detyrimeve që imponohen nga një direktivë e BE-së, ndërsa fakti që kjo mospërmbushje nuk ka pasur pasoja negative nuk ka rëndësi. Rrjedhimisht, duke sjellë në vëmendje argumentin e çështjes së mëparshme kundër Francës, C-52/00, GJED konstatoi që Franca nuk e kishte transpozuar si duhet DPP-në dhe nuk kishte respektuar plotësisht çështjen C-52/00.67 GJED mbajti të njëjtin qëndrim në çështjen Bilka, kur u shpreh se kategoria e personave përgjegjës sipas DPP- së duhet të konsiderohet shteruese, meqenëse direktiva synon harmonizimin e plotë, maksimal.68 Duke e bërë edhe furnizuesin përgjegjës, ndërkohë që prodhuesit janë përgjegjës, ndërsa furnizuesit kanë të drejtën e regresit kundër prodhuesit, legjisla- cioni danez në thelb e zgjeron kategorinë e personave të përcaktuar nga DPP. Kështu '33 QXN H OHMRQ OHJMLVODFLRQLQ NRPEsWDU Ts Ws EsMs SsUJMHJMsV IXUQL]XHVLW SD NX¿]L- min e parashikuar nga ajo direktivë. Edhe pse neni 13 parashikon se DPP nuk prek ndonjë të drejtë që mund të ketë personi i dëmtuar sipas normave mbi përgjegjësinë kontraktore ose jashtëkontraktore, GJED solli në vëmendje argumentet e veta në 62 Ibid. §28. 63 Çështja C-52/00 Komisioni kundër Francës >@ (&5 , † dsVKWMD & .RPLVLRQL NXQGsU *UHTLVs >@ (&5 , † dsVKWMD & Skov Ag v. Bilka Lavprisvarehus A/S [2006] ECR I-00199, §23. 64 Çështja C-52/00 Komisioni kundër Francës [2002] ECR I-03827 §39. 65 Ibid. §40. 66 Çështja C-177/04 Komisioni kundër Francës [2006] ECR I-02461. 67 Ibid. §52-54. 68 Çështja C-402/03 Skov Ag v. Bilka Lavprisvarehus A/S [2006] ECR I-00199 §33.

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 69 çështje të mëparshme69 dhe përsëriti që Shtetet Anëtare nuk mund të ruanin një si- stem të përgjithshëm të përgjegjësisë që rrjedh nga produkti të ndryshëm nga ai që parashikon Direktiva. Megjithatë sistemi i rregullave që zbatohen sipas DPP-së nuk pengon zbatimin e sistemeve të tjera të përgjegjësisë kontraktore ose jokontraktore bazuar në shkaqe të tjera, si faji ose një garanci në lidhje me të metat e fshehura.70 GJED iu përgjigj Danimarkës se Shtetet Anëtare mund të mbajnë një regjim juridik ku IXUQL]XHVLWsMHWsSsUJMHJMsVSDNX¿]LPSsUSsUJMHJMsVLQsHprodhuesit bazuar në faj.71 Pra regjimi i përgjegjësisë me faj mund të rregullohet lirisht nga Shtetet Anëtare të BE, por përgjegjësia objektive për produktet me të meta duhet të modelohet njësoj siç parashikon DPP për shkak të harmonizimit maksimal që kërkon kjo direktivë. Sipas praktikës gjyqësore të GJED-së, duhet të kuptohet që regjimi juridik i krijuar nga Direktiva mbi përgjegjësinë pa faj për produktin, kërkon harmonizim të plotë vetëm në çështje që ajo rregullon. DPP nuk kërkon që në mënyrë shteruese të harmonizojë fushën e përgjegjësisë për produktet me të meta përtej këtyre çështjeve,72 prandaj për- faqëson një regjim të plotë të harmonizimit sektorial. Përgjegjësia kontraktore, si edhe përgjegjësia me faj, edhe për produkte me të meta, u nënshtrohen rregullave kombëtare dhe nuk ndikohen nga DPP. Megjithatë Shtetet Anëtare nuk pengohen që në çështje të tjera, jashtë fushës së zbatimit të direktivës, të parashikojnë një sistem analog të SsUJMHJMsVLVsLFLOLW¶LNRUUHVSRQGRMsDWLMWs'33Vs73 Duke pasur parasysh praktikën gjyqësore të GJED, e cila thekson nevojën e harmonizimit të plotë të legjislacionit të brendshëm, ligjvënësi shqiptar duhet të konsiderojë transpozimin e fjalisë së dytë të nenit 3 (3) të DPP-së, e cila mungon në nenin transpozues 632 të Kodit Civil. Ndryshe nga furnizuesit, ofruesit e shërbimit nuk konsiderohen prodhues nga DPP. Në çështjen Qendra spitalore universitare e Besançon kundër Thomas Dutrueux, një pacient 13-vjeçar që kishte pësuar të djegura nga një dyshek me ngrohje gjatë kohës së qëndrimit të tij në spital pretendoi shpërblimin e dëmit nga qendra spitalore, e cila nga ana e saj e mohonte përgjegjësinë, pasi sipas saj kjo përgjegjësi i takonte prodhuesit të dyshekut që rezultoi të ishte një produkt me të meta. Ndërsa vetë qendra spitalore ofronte veçse shërbimin e trajtimit mjekësor dhe nuk kishte kontroll mbi produktet e prodhuara nga dikush tjetër, prandaj përgjegjësia sipas ligjit francez që transpozonte DPP i takonte në këtë rast vetëm prodhuesit të produkteve me të meta. Në këtë çështje, në lidhje me përgjegjësinë e një ofruesi shërbimi për përdorimin e produkteve me të meta gjatë ofrimit të shërbimeve, GJED u shpreh që kjo përgjegjësi nuk përfshihet në fushën e zbatimit të DPP-së. Megjithatë GJED u shpreh se DPP nuk pengon Shtetet Anëtare që të zbatojnë rregulla që e bëjnë ofruesin e shërbimit përgjegjës për dëmin 69 Komisioni kundër Francës [2002] †.RPLVLRQLNXQGsU*UHTLVs†*RQ]iOH]6iQFKH]† Bilka §39. 70 Komisioni kundër Francës [2002] †.RPLVLRQLNXQGsU*UHTLVs§18, dhe *RQ]iOH]6iQFKH] §31. 71 Bilka §48. 72 Çështja C-285/08 Moteurs Leroy Somer v. Dalkia France and Ace Europe [2009] ECR I-04733 §25. 73 Ibid. §30.

70 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime e shkaktuar, edhe në mungesë të fajit nga ana e tij, me kusht që personi i dëmtuar dhe/ose ofruesi i shërbimit të kenë të drejtë të paraqesin pretendimet përkatëse mbi përgjegjësinë e prodhuesit në bazë të DPP-së kur përmbushen kushtet e parashtruara nga kjo e fundit.74 4. Përgjegjësia pa faj dhe barra e provës Një nga veçoritë thelbësore të regjimit të përgjegjësisë të krijuar nga DPP është parimi i përgjegjësisë pa faj. Kjo ishte përgjigjja e autoriteteve të BE-së ndaj pro- blemeve të veçanta të shpërndarjes së riskut në kohën e zhvillimit të teknologjisë. Përgjegjësia për produktin përfaqëson largimin nga dogma e vjetër, sipas së cilës fajtori është gjithmonë përgjegjës për fajin.75 Është e pamundur që të gjendet faji në çdo situatë negative, madje në disa raste faji është thjesht inekzistent sepse “dëmi është një shoqërues i pashmangshëm i progresit të zakonshëm dhe i stilit të jetës të një njeriu modern”.76 Preambula e DPP-së thotë se përgjegjësia pa faj nga ana e prodhue- sit është mjeti i vetëm i zgjidhjes së duhur të problemit të ndarjes së drejtë të riskut në prodhimin teknologjik modern. Relacioni i draftit të parë të DPP-së shpjegon njohjen e rrezikut të të metave te prodhuesi si një zgjidhje e efektshme dhe e drejtë, nisur nga aftësia e prodhuesit për të bërë sigurim për përgjegjësinë në rast humbjesh, pra edhe për të shpërndarë kostot e dëmshpërblimit të një numri të vogël të konsumatorëve të GsPWXDUPHVWsJMLWKsEOHUsVYHGXNHUHÀHNWXDUNRVWRWHVLJXULPLWQsQMsoPLPSDNPs të lartë.77 Weatherill përmbledh se “sistemet e përgjegjësisë bazuar në faj zakonisht e lënë konsumatorin e dëmtuar në mungesë të fajit pa dëmshpërblim, gjë kjo që kri- tikohet për shkak të shpërndarjes së pabarabartë të rrezikut. Për më tepër, vështirësia dhe kostoja e gjetjes (provës) së fajit në proceset gjyqësore civile shpesh e pengojnë konsumatorin që të ngrejë një padi edhe aty ku ka shanse për sukses”.78 Në dritën H NsWLM DUV\\HWLPL QHQL  L '33Vs SDUDVKLNRQ Ts SHUVRQLW Ws GsPWXDU W¶L NsUNRKHW Ws provojë dëmin, të metën dhe lidhjen shkakësore midis së metës dhe dëmit. Çuditërisht ligjvënësi shqiptar nuk e ka transpozuar këtë dispozitë, e cila përcakton karakteristikat kryesore të përgjegjësisë që rrjedh nga produkti. Megjithatë ky rezultat nënkuptohet në formulimin e nenit 628 të Kodit Civil, i cili pohon se prodhuesi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga të metat e produkteve të tij, përveç kur [...] (listohen rrethanat e përcaktuara shfajësuese të nenit 7 të DPP-së - infra). Sipas rregullave të përgjithshme të Procedurës Civile, paditësi duhet të provojë faktet e përcaktuara si hipoteza të normës ligjore,79 ndërsa përjashtimi nga përgjegjësia 74 Çështja C-495/10 Centre hospitalier universitaire de Besançon v. Thomas Dutrueux and Caisse primaire d’assurance maladie du Jura [2011] ECR I- 00000 ECLI:EU:C:2011:869 §39. 75 Perovic 2010, f. 282. 76 Ibid. f. 283. 77 &20  ¿QDO2-&I 78 Weatherill 2005, f. 136. 79 Neni 12 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se “Pala që pretendon një të drejtë, ka detyrim që, në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilat bazon pretendimin e saj”.

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 71 duhet të provohet nga personi që e pretendon këtë përjashtim. Barra e provës për faktet formuese ose krijuese të një marrëdhënieje juridike apo të së drejtës i përket paditësit, ndërsa faktet penguese, ndryshuese ose shuese duhet të provohen nga i padi- turi.80 Sipas normave të procedurës civile, mungesa e fakteve penguese është rregull, ndërsa ekzistenca e tyre është përjashtim, prandaj barra e provës për ekzistencën e përjashtimeve i takon të paditurit.81 Pra duke qenë se fakte formuese në nenin 628 të .RGLW&LYLOMDQsWUH>SUDYHWsP  GsPL  LVKNDNWXDUQJD  e meta] rezulton se paditësi duhet të provojë vetëm këto tri elemente dhe jo fajësinë. Një arsye për të shpjeguar mungesën e përmbajtjes së nenit 4 të DPP-së në Kodin Civil mund të jetë edhe që përgjegjësia e përgjithshme për dëmin bazohet në prezumi- min e fajit, që do të thotë se i padituri mund të përgënjeshtrojë fajin e tij. Kjo karakte- ristikë që e ka origjinën nga Kodi i vjetër Civil bazuar në Kodin Civil Rus, gjendet edhe në rregullat e përgjegjësisë për dëmin të vendeve të tjera lindore europiane.82 Ndoshta hartuesit e Kodit Civil kanë mbajtur të njëjtin qëndrim për përgjegjësinë që rrjedh nga produkti, veçse në këtë rast i padituri nuk duhet të provojë mungesën e fajit, por duhet të provojë ekzistencën e të gjitha rrethanave shfajësuese të parashikuara në nenin 7 të DPP-së, të përfshira në nenin 628 të Kodit Civil. DPP prezantoi qartazi në regjimin juridik të vendeve të Europës Lindore për përgjegjësinë mbi produktet standardin e SsUJMHJMsVLVsµREMHNWLYH¶WsNX¿]XDUQJDQR- cioni i së metës, megjithatë në shumë drejtime edhe ky transformim në dukje i thellë i bazës së përgjegjësisë [me faj - pa faj (përgjegjësi objektive/strikte)] nuk ka sjellë shumë ndryshime në realitet.83 Siç vërehet infra, ende diskutohet nëse nocioni i fajit është i fshehur pas nocionit të së metës në përgjegjësinë që rrjedh nga produkti. Disa autorë shpjegojnë se elementet e përgjegjësisë objektive janë thjesht efekte anësore të pashmangshme të tejkalimit të problemeve të veçanta të të provuarit, me të ci- lat pretendohet se përballen viktimat e produkteve me të meta.84:DJQHUNRQ¿UPRQ se shqyrtimi i DPP-së zbulon përgjegjësinë e bazuar në pakujdesi të mbështjellë në gjuhën e përgjegjësisë objektive.85 Megjithatë, nga këndvështrimi i analizës ekonomi- ke të së drejtës, të dyja mënyrat janë kritikuar se nuk lejojnë diferencimin e sigurisë së produktit në përputhje me preferencat e konsumatorit. Sipas Ott dhe Schaefer, mun- gesa e informacionit dhe nënvlerësimi i rrezikut për shkak të kësaj mungese informa- cioni nga ana e konsumatorit mund të ishin baza të mjaftueshme ligjore për të krijuar një përgjegjësi efektive të prodhuesit për sigurinë e produktit.86 Sa më sipër, në lidhje me legjislacionin shqiptar, paçka se me anë të një interpreti- PLWsVR¿VWLNXDUWsQRUPDYHWs.RGLW&LYLOQsNRPELQLPPHDWRWs.RGLWWs3URFHGXUsV Civile mund të arrihen objektivat e DPP, ligjvënësi shqiptar duhet të parashikojë 80 Flutura Kola 2013, f. 388. 81 Ibid. 391. Shih edhe Lamani 1962, f. 121-2. 82 3sUNsWsNDUDNWHULVWLNsWsYHoDQWsVKLK%UJJHPHLHU/$:7XOLEDFNDI 83 Sengayen 2005, f. 271. 84 Stapleton 1994, f. 219. 85 Wagner 2010, f. 136. 86 Ott e Schaefer 2004, f. 227-8.

72 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime menjëherë me ligj qartësimin e situatës në lidhje me barrën e provës, përndryshe mungesa e këtij parashikimi rrezikon të zhvlerësojë gjithë arsyetimin që qëndron pas regjimit të përgjegjësisë që rrjedh nga produkti. 5. Kategoritë e dëmit Një tjetër mangësi e madhe e legjislacionit shqiptar është mungesa e transpozimit të nenit 9 të DPP-së për dëmin. Neni 9 i DPP parashikon: “Për qëllimet e nenit 1, µGsP¶GRWsWKRWs D GsPLLVKNDNWXDUQJDYGHNMDDSRGsPLQsVKsQGHW E GsPWLPL apo shkatërrimi i çdo sendi në pronësi, përveç produktit me të meta, me vlerë jo më pak se 500 ECU (Euro), vetëm në ato raste kur sendi në pronësi: (i) është i llojit që zakonisht ka për qëllim përdorimin privat ose konsumin dhe (ii) përdorej nga personi i dëmtuar kryesisht për përdorim privat ose konsum. Ky nen nuk cenon dispozitat kombëtare në lidhje me dëmin jopasuror.” Arsyeja që qëndron pas regjimit të posaçëm të përgjegjësisë është krijimi i ekui- librit ndërmjet interesave të përfshirë. Ndërsa favorizohen paditësit duke vendosur përgjegjësi pa faj mbi SURGKXHVLQWsSDGLWXULWPEURKHQGXNHNX¿]XDUdëmshpërblimin e mundshëm.87 '33SsUFDNWRQµGsPLQ¶QsIXVKsQ e saj të zbatimit dhe rendit në mënyrë shterue- VHVLoHNRQ¿UPRQHGKH*-('88 kategoritë e kompensimit për dëmin, të cilat nuk janë përfshirë në Kodin Civil të Shqipërisë, por zbatohen rregulla të përgjithshme për dëmin.89 Sipas situatës aktuale ligjore, kjo do të thotë që dëmi që rezulton nga produktet me të meta u nënshtrohet rregullave të përgjithshme për shpërblimin e dëmit, ndërsa sipas Kodit Civil dëmi që kompensohet përbëhet nga humbja e pësuar (damnum emergens) dhe nga ¿WLPLLPXQJXDU lucrum cessans).90 Kërkuesi mund të kërkojë kompensim edhe për shpenzime të arsyeshme që bëhen për të shmangur ose pakësuar dëmin, shpenzime që janë të nevojshme për të përcaktuar përgjegjësinë dhe vlerën e dëmit, si edhe shpenzimet e arsyeshme për zgjidhje jashtëgjyqësore.91 Ky rezultat është krejt në kundërshtim me qëllimet e DPP-së, që ka saktësuar kategoritë e dëmit në nenin 9. Në fakt DPP, siç saktësohet në pikën e parë të preambulës, synon të arrijë nivel të barabartë të mbrojtjes së konsumatorit ndaj dëmit të shkaktuar nga një produkt me të meta te shëndeti ose prona në tregun e brendshëm europian.92 Për këtë qëllim preambula përcakton se mbrojtja e konsumatorit kërkon dëmshpërblim për vdekjen dhe dëmtimin e shëndetit, si edhe kompensim për dëmtimin e pronës. Neni 9 i DPP-së përcakton kategoritë e dëmit që kompensohen sipas DPP-së, si më poshtë: 87 Reimann 2003, f. 782. 88 Çështja C-203/999HHGIDOG[2001] ECR I-03569. 89 Micklitz 2012. 90 Semini 1998, f. 238. 91 Neni 640 Kodi Civil. 92 Edhe pse në terma strikte kushtetuese mbrojtja e konsumatorit vjen si një pasojë dytësore e objektivit kryesor të DPP-së. Shih Weatherill 2005, f. 135.

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 73 i. dëmi i shkaktuar nga vdekja ose dëmtimi i shëndetit. Në rastet e vdekjes, personat në varësi kanë të drejtë të kërkojnë shpërblim për humbjen e partnerit si edhe shpenzimet e ceremonisë mortore.93 Në rastet e dëmit personal, kompensimi mbulon të gjitha pasojat e drejtpërdrejta, si shpenzimet shëndetësore, koston e kujdesit afatgjatë, rehabilitimit dhe të ardhurat e humbura.94 LL GsPWLPL L SURQsV X QsQVKWURKHW GLVD NX¿]LPHYH $L SsUIVKLQ GsPWLPLQ RVH shkatërrimin e çdo sendi në pronësi. Pjesa që kompensohet duhet (i) të jetë e llojit që ka për qëllim përdorimin ose konsumin privat, dhe (ii) duhet të jetë përdorur nga personi i dëmtuar kryesisht për përdorimin ose konsumin e tij privat. iii. dëmi jopasuror që duhet të kompensohet sipas rregullave të sistemit juridik kombëtar. DPP në preambulën e saj parashikon se DPP nuk duhet të cenojë kompensimin për dhimbje dhe vuajtje a dëmshpërblime të tjera jopasurore të pagueshme, sipas rastit, sipas ligjit të zbatueshëm për çështjen. Për sa i përket dëmeve shëndetësore, në çështjen %RVWRQ 6FLHQWL¿F GJED iu përgjigj pozitivisht pyetjes së referuar nga Gjykata Federale Gjermane, nëse dëmi i shkaktuar nga një operacion kirurgjikal për zëvendësimin e një produkti me të meta, VLNXUVHsVKWsQMsSDFHPDNHUDSRQMsGH¿EULODWRUNDUGLRYHUWHULLPSODQWXHVKsPSsUEsQ “dëm të shkaktuar nga vdekja apo dëmtimi i shëndetit” për të cilin prodhuesi është përgjegjës sipas nenit 9 të DPP95. Në këtë rast, tha gjykata, nocionit të dëmit të shkaktuar nga vdekja dhe dëmtimi LVKsQGHWLWGXKHWW¶LMHSHWQMsLQWHUSUHWLPL]JMHUXDU lato sensu), duke pasur parasysh qëllimin e DPP-së në funksion të mbrojtjes së jetës dhe sigurisë së konsumatorit. Prandaj shpërblimi për këtë lloj dëmi përfshin gjithçka që është e domosdoshme për të eliminuar pasojat e dëmshme dhe për të rivendosur nivelin e sigurisë që ka të drejtë të ketë një person, në përputhje me nenin 6 (1) të DPP.96 Kështu pra, në rastin e pajisjeve mjekësore me të meta si pacemaker, defribilator i implantueshëm kardioverter etj., në kuptim të nenin 6 (1) të DPP, shpërblimi i dëmit duhet të mbulojë ndër të tjera shpen- zimet për zëvendësimin e produktit me të meta. Në rastin konkret, u shpreh GJED, është e qartë nga faktet e çështjes se në rastin e parë C-503/13, shoqëria prodhuese u kishte rekomanduar kirurgëve të konsideronin zëvendësimin e pajisjeve në fjalë. Në këtë rast ajo vendosi se shpenzimet në lidhje me zëvendësimin e pacemaker-ve, përfshirë shpenzimet e operacionit kirurgjikal, përbëjnë dëm në kuptim të pikës (a), SDUDJUD¿LSDUsLQHQLW'33SsUoNDSURGKXHVLsVKWsSsUJMHJMsVVLSDVQHQLWWs'33 Ky konstatim, u tha në vendim, mund të jetë i ndryshëm për rastin e dytë C-504/13, SsUVDLSsUNHWGH¿EULODWRULWNDUGLRYHUWHUWsLPSODQWXHVKsPSDVLQsNsWsUDVWVKRTsULD prodhuese rekomandoi se çelësi magnetik i atyre pajisjeve mjekësore thjesht duhej çaktivizuar. Në këtë rast GJED u shpreh se është gjykata kombëtare ajo që duhet të 93 Neni 643 KC. 94 Neni 641 KC. 95 Çështja C-503/13 dhe C-504/13 %RVWRQ6FLHQWL¿F0HGL]LQWHFKQLN*PE+Y$2.6DFKVHQ$QKDOW 'LH*HVXQGKHLWVNDVVH & %HWULHEVNUDQNHQNDVVH5:( & ECLI:EU:C:2015:148. 96 Ky nen i korrespondon nenit 630 të Kodit Civil, shih më poshtë.

74 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime vendosë nëse çaktivizimi i çelësit magnetik është i mjaftueshëm me qëllim shman- gien e defektit të pajisjes, duke pasur parasysh situatën veçanërisht vulnerabël të pa- FLHQWsYHTsSsUGRULQGH¿EULODWRUNDUGLRYHUWHUWsLPSODQWXHVKsPDSRQsVHsVKWsLGR- mosdoshëm zëvendësimi i atij produkti me qëllim riparimin e defektit, duke mbajtur SDUDV\\VKUUH]LNXQHQGMHVKsPWsGsPLWTsPXQGW¶XVMHOOsSDFLHQWsYH Si përfundim, shpërblimi për dëmin në shëndet shkaktuar nga pajisjet mjekësore me defekt, të implantuara në zemrën e pacientëve, do të përfshijë edhe shpenzimet e operacionit për zëvendësimin e pajisjeve, në rastet kur operacioni është i domosdo- shëm për të riparuar defektin. Plotësimi i këtij kushti duhet të shqyrtohet nga gjykatat kombëtare. Për sa u përket dëmeve në pronë, vlera e produktit me të meta nuk përfshihet sipas kuptimit të dëmit të kompensueshëm. Gjithashtu, vetëm dëmi që tejkalon vlerën 500 euro është i kompensueshëm. Arsyeja për këtë zgjidhje jepet në preambulën e DPP- VsVLSDVVsFLOsVYOHUDHGsPLWWsNRPSHQVXHVKsPGXKHWW¶LQsQVKWURKHWUHGXNWLPLWQs QMsSUDJPLQLPDOWsQMsVKXPs¿NVHPHTsOOLPTsWsVKPDQJHQSURFHVHWJM\\TsVRUHQs një numër të madh çështjesh. Minimumi i caktuar nga DPP është rezultati i një ekui- librimi kompleks të interesave të ndryshëm.97 Kështu, për të shmangur proceset gjyqësore për shuma të vogla të dëmshpërbli- PLWGKHNsUNHVDWsSDSsU¿OOVKPHOLJMYsQsVLHXURSLDQNDYHQGRVXUQMsNX¿1sUDVWLQH një dëmi të vogël pasuror, viktimat e produkteve me të meta duhet të ngrenë padi sipas normave të përgjithshme të përgjegjësisë kontraktore ose jokontraktore,98 ose ndoshta duhet të gjendet një zgjidhje në të ardhmen e afërt me zhvillimin e vazhdueshëm të një sistemi të padive kolektive në Europë.99 /LJMYsQsVLW NRPEsWDUs H NDQs LQWHUSUHWXDU NX¿ULQ  HXUR Qs PsQ\\UD Ws QGU\\VKPH)UDQFDGKH*UHTLDXGsQXDQQJD*-('SsUPRVWUDQVSR]LPLQHNsWLMNX¿UL ndërsa Italia e ka vendosur me ligj këtë shumë në 387 euro.100 Shumica e konsiderojnë vetëm si dëmtim ndaj pronës që kapërcen shumën e rikuperueshme nga sigurimi, duke e trajtuar si tepricë sigurimi, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda lejojnë ULNXSHULPLQHWsJMLWKsVKXPsVSsUVDNRKsTsWHMNDORKHWNX¿ULPLQLPDOLYHQGRVXU101 .\\NX¿LYHQGRVXUQJD'33QsLQWHUSUHWLPLQHQJXVKWsWs*-('NDTHQsREMHNWLNUL- tikës, në favor të mbrojtjes më të mirë të konsumatorit.102 97 Çështja C-154/00 .RPLVLRQLNXQGsU*UHTLVs §29. 98 Ibid §30. 99 Shih COM(2013) 401/2, si dhe Commission Recommendation of 11 June 2013 on common principles for injunctive and compensatory collective redress mechanisms in the Member States con- cerning violations of rights granted under Union Law, OJ L 201, 26.7.2013, p. 60–65.Shih edhe propozimet e reja të Komisionit Europian në lidhje me paditë përfaqësuese: Proposal for a Directive of the European Parliament and of the Council on representative actions for the protection of the col- lective interests of consumers, and repealing Directive 2009/22/EC, Brussels, 11.4.2018 COM(2018) ¿QDO &2'  100 Neni 123 (2) Codice del consumo. 101 Ius Commune Casebooks for the Common Law of Europe 2010, f. 497. 102 Howells, Product liability – a history of harmonisation7DVFKQHU

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 75 GJED është shprehur se DPP përmban një listë shteruese të kategorive të dëmit TsNXDOL¿NRKHWSsUNRPSHQVLPVLSDVUHJMLPLWWsVDM103 Megjithatë GJED në çështjen 9HVKNDGDQH]H e ka bërë të qartë që gjykatave kombëtare u kërkohet, sipas DPP, që të shqyrtojnë nën cilën kategori duhet të vendosen rrethanat e çështjes, kryesisht nëse osVKWMDNDWsEsMsPHGsPLQHPEXOXDURVHQJDSLND D RVHQJDSLND E HSDUDJUD¿WWs parë të nenit 9, ose dëmin jomaterial që mund të mbulohet nga e drejta kombëtare.104 Gjykatat kombëtare mund të mos refuzojnë dhënien e dëmshpërblimit sipas DPP-së, për shkak se kur përmbushen kushtet e tjera të përgjegjësisë, dëmi i pësuar nuk është i tillë që të përfshihet nën ndonjë nga kategoritë e mësipërme.105 Lloje të tjera të dëmit, si dëmi ndaj pronës tregtare ose veprimtarisë tregtare, humbja e pastër ekonomike, humbja e mundësisë, ose dëmtimi i vetë produktit me të meta nuk përfshihen në tipologjinë e DPP-së. Megjithatë GJED, duke qenë më pak strikte se në çështje të tjera, në një rast është shprehur që edhe pse DPP nuk mbulon kompensimin e dëmit për sende në pronësi, qëllimi i të cilave është për përdorim profesional dhe këto sende përdoren për këtë qëllim, direktiva nuk pengon zbatimin e ligjit të brendshëm, i cili krijon një sistem korrespondues përgjegjësie me atë të DPP- së, kur personi i dëmtuar provon dëmin, të metat e produktit dhe lidhjen shkakësore ndërmjet të metave dhe dëmit.106 Kështu ligji kombëtar rregullon lloje të tjera të dëmit. Megjithatë Howell vëren se “direktiva për përgjegjësinë që rrjedh nga produkti nuk mund të pretendojë të jetë paraardhëse e zhvendosjes së modelit nga përgjegjësia me faj tek ajo objektive në të drejtën europiane të përgjegjësisë civile në përgjithësi. Ajo izolohet gjerësisht në kontekstin e saj të veçantë – çka është simptomatike në shumë fusha brenda së drejtës së detyrimeve që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit dhe mund të pengojë zhvillimin e parimeve gjithëpërfshirëse.”107 Në fakt neni 629 i Kodit Civil, në përputhje me nenin 8 të DPP, parashikon pakësi- min e dëmit ose përjashtimin e përgjegjësisë në raste të fajit të personit të dëmtuar, duke përcaktuar se “përgjegjësia e prodhuesit pakësohet ose hiqet kur, sipas rrethana- ve, dëmi është shkaktuar si nga të metat e produktit, ashtu edhe nga faji i personit të dëmtuar ose i një personi për të cilin personi i dëmtuar është përgjegjës. Përgjegjësia e prodhuesit nuk pakësohet kur dëmi është rrjedhim i përbashkët i të metave të pro- duktit dhe sjelljes së një të treti.”108 Ky parashikim është përfshirë për të frenuar rre- zikun moral që mund të ndodhë ndryshe, pra nëse konsumatori do të sigurohej plotë- sisht ndaj të gjitha humbjeve, ai nuk do të kishte shkas për të mbajtur masën e dëmit sa më të ulët që të jetë e mundur duke marrë të gjitha masat e nevojshme për mënjanimin apo pakësimin e dëmit.109 103 Çështja C-203/999HHGIDOG[2001] ECR I-03569 §32. 104 Ibid. §33. 105 Ibid. §33. 106 Çështja C-285/08 Moteurs Leroy Somer kundër Dalkia France dhe Ace Europe [2009] ECR I-04733 §32-33. 107 G. Howells 2011. 108 Neni 8 i DPP transpozohet plotësisht në nenin 629 të KC. 109 Shih Ott e Schaefer 2004, f. 233.

76 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime 5.1. Përgjegjësia maksimale '33OHMRQ6KWHWHW$QsWDUHTsWsSDUDVKLNRMsWDYDQLQ¿QDQFLDUQsOLGKMHPHGsPLQ që rezulton nga vdekja ose dëmtimi personal i shkaktuar nga të metat e dizajnit. 6KWHWHW$QsWDUHTsGsVKLURMQsWsVKPDQJHQQJDSsUJMHJMsVLDHSDNX¿]XDUPXQGWsSD- rashikojnë shumën e detyrimit total në një tavan jo më të ulët se 70 milion euro.110 Si një rezultat bazuar edhe në preambul, detyrimi total i prodhuesit për dëmin që rezulton nga vdekja ose dëmtimi i shëndetit dhe që shkaktohet nga sende identike që kanë të njëjtat të meta (pra kur dëmet janë shkaktuar nga sende në seri që ka shitur prodhuesi), duhet të përcaktohet në një nivel mjaftueshmërisht të lartë për të garantuar mbrojtjen e duhur të konsumatorit dhe funksionimin korrekt të tregut të përbashkët. ÉVKWsHUsQGsVLVKPHWsPEDKHWSDUDV\\VKVHN\\NX¿]LPLPXQGVKsPLSsUJMHJMsVLVs zbatohet vetëm për “dëmin që rezulton nga vdekja ose dëmtimi i shëndetit” dhe jo nga dëmtimi i pronës. Në këtë mënyrë duket se prona është më e mbrojtur sesa shëndeti i individit.1117DYDQL¿QDQFLDUsVKWsSsUIVKLUsQs'33SsUVKNDNWsSUHVLRQLWWsGHOH- JDFLRQLW JMHUPDQ SDVL X SUHWHQGXD VH SsUJMHJMsVLD SD NX¿ QXN GR Ws PXQG Ws VLJX- rohej nga shoqëritë e sigurimit.112 Disa autorë propozojnë që ky model për tavanin e SsUJMHJMsVLVsQXNGXKHWWsQGLTHWSsUNXQGUD]LWKRQsDWDPXQGsVLDSsUWsSUH]DQWXDU një përgjegjësi maksimale/tavan duhet të shfuqizohet nga DPP.113 Ligjvënësi shqiptar nuk e ka përdorur këtë mundësi, edhe pse me fuqinë në rritje të biznesit të siguri- meve, duhet të shohim se çdo të ndodhë në të ardhmen, pasi deri më sot ka prova të qarta se lobi i sigurimeve ka qenë në gjendje të imponojë tavane në ligje të tjera për përgjegjësinë.114 6. Koncepti i “së metës” Neni 630 i Kodit Civil Një send quhet se është me të meta kur nuk jep sigurinë që pritet prej tij, duke pasur parasysh gjithë rrethanat e në veçanti: a) paraqitjen e produktit; b) përdorimin e arsyeshëm që pritet prej produktit; c) kohën e vënies në qarkullim të produktit. Produkti nuk mund të quhet se është me të meta duke u nisur nga fakti se një produkt më i perfeksionuar është vënë në qarkullim me vonë se ai. Përgjegjësia sipas DPP bazohet te dëmi i shkaktuar nga një produkt me të meta. .RQFHSWLLµVsPHWsV¶sVKWsSsUNX¿]XDUQsQHQLQGKHsVKWsSsUIVKLUsSRWKXDMVHver- 110 Neni 16 i DPP. 111 Ius Commune Casebooks for the Common Law of Europe 2010, f. 497. 112 Taschner 2005, f. 162. 113 Ibid. 114 Shih p.sh. ligjin nr. 10 076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e trans- portit”, ndryshuar me ligji nr. 10455, datë 21.7.2011, FZ nr. 20/2009 dhe FZ nr. 107/2011. Në këtë rast OLJMYsQsVLDUULWLWsYHQGRVWHWDYDQHPELSsUJMHJMsVLQsQGU\\VKHQJDQMsYHQGLPXQL¿NXHVL*M\\NDWsV së Lartë Nr. 12, dt. 14.09.2007.

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 77 batimQsQHQLQWs.RGLW&LYLOQsWKHPHOWsWLMsVKWsosVKWMDQsVHQMsSURGXNW³QXN ofron sigurinë që një person pret nga ai produkt”. 3sUFDNWLPL L µWs PHWDYH¶ sVKWs GHW\\Us H YsVKWLUs 1s WHRUL MDQs LGHQWL¿NXDU GKH diskutuar dy teste bazë dhe tri kategori kryesore të të metave.115 Testi i parë bazohet te pritshmëritë e konsumatorit. Përgjithësisht një produkt është me të metë nëse është më i rrezikshëm sesa konsumatori mesatar ka arsye të parashikojë. Kjo normë H ND ¿OOHVsQ WHN H GUHMWD NRQWUDNWRUH .\\ WHVW sVKWs NRGL¿NXDU Qs '33 GXNH X ]ED- tuar kështu në shumicën e shteteve europiane. Shumica e juridiksioneve mbështetet në pritshmërinë e konsumatorit të arsyeshëm dhe jo në përdorimin e analizës kosto- SsU¿WLP116 Testi i dytë ka të bëjë me analizën risk-dobi. Një produkt konsiderohet me të metë nëse risku i tij është më i madh sesa dobia e tij. Me fjalë të tjera, një pro- dukt është më të metë nëse është më i rrezikshëm sesa është absolutisht i nevojshëm nisur nga qëllimi i tij.117 9LFHYHUVD, sa më i dobishëm të jetë produkti, aq më i ulët është niveli i tolerueshëm i sigurisë.118 Ky test dominon në Shtetet e Bashkuara, ku qëndron në themel të Komentarit të Tretë.119 Edhe pse të dyja testet përdoren herë njëri e herë tjetri si në SHBA, ashtu edhe në BE për qëllim të një analize më të mirë shkencore, me vlerësimin dhe kritikat e tyre, testi i riskut-dobisë ka epërsi në SHBA, ndërsa testi i pritshmërisë së konsumatorit ka epërsi në BE. Testi i riskut-dobisë është i diskutueshëm sepse mund të çojë lehtësisht në një analizë të pakujdesisë. Mund të mos ndodhë kështu nëse shihet si pjesë e një testi të përbërë që përcakton se çfarë kanë të drejtë të presin konsumatorët.120 Mildred propozon përputhshmëri ndërmjet dy testeve, duke u shprehur që siguria e produktit duhet të jetë fokusi i hetimit, por UUH]LTHWGKHSsU¿WLPHWGXKHWWsPHUUHQSDUDV\\VKSDVKNDNWXDUHN]DPLQLPLQHVMHOOMHV së prodhuesit.121 DPP duket se favorizon qasjen e pritshmërisë së konsumatorit, ndër- sa Direktiva e Sigurisë së Përgjithshme të Produktit,122 që parashikon rregullime për sigurinë e mallrave, duket se favorizon analizën e riskut dhe dobisë.123 Në lidhje me kategoritë e të metave, shkenca juridike bën dallimin e tri llojeve të metash. Kategoria e parë përfshin të ashtuquajturën “e metë prodhimi”, ku janë grupuar ato produkte të prodhuara në seri, ku njëra prej serive nuk korrespondon me atë që e bën një produkt të parrezikshëm.124 Të metat e prodhimit lindin nga diçka që 115 Reimann, Liability for Defective Products at the Beginning of the Twenty-First Century: (PHUJHQFHRID:RUOGZLGH6WDQGDUG\"I 116 Reimann, Product Liability in a Global Context: the Hollow Victory of the European Model 2003, f. 140. 117 Reimann, si më sipër në shënimin fundor 111, fq. 768. 118 $Y$XWRULWHWLW.RPEsWDUWs*MDNXW [2001] 3 All England Law Reports (All ER) 289. 119 Restatement of the Law, Third, Torts: Products Liability §2. 120 Ius Commune Casebooks for the Common Law of Europe 2010, f. 463. 121 Mildred, Pharmaceutical Products: The Relationship between Regulatory Approval and the Existence of a Defect 2007. 122 Directive 2001/95/EC of the European Parliament and of the Council of 3 December 2001 on general product safety (Text with EEA relevance) OJ L 11, 15.1.2002, p. 4–17. 123 Ius Commune Casebooks for the Common Law of Europe 2010, f. 463. 124 Taschner 2005.

78 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime shkon keq në procesin e prodhimit, me gjasa për shkak të materialeve të papërpunuara me cilësi të dobët, një gabimi të punëtorit të linjës së prodhimit ose kontaminimit të produktit.125 Kategoria e dytë përbëhet nga produkte ku e gjithë seria është dize- njuar në mënyrë të tillë që të gjitha produktet të kenë të njëjtën të metë. Kjo quhet “e metë dizenjimi”. Kategoria e tretë përmban produkte me cilësi dhe dizajn të përkryer, por me veçori që mund të jenë të rrezikshme në duart e përdoruesve të shkujdesur. 3UDQGDMGXKHWWsMHSHQXGKs]LPHSsUW¶LSDUDODMPsUXDUDWDSsUNsWRYHoRUL1sVHSDUD- lajmërimi nuk është i mjaftueshëm, bëhet fjalë për “të metë udhëzimi”.126 Aktualisht është e nevojshme të kuptohen funksionet e ndryshme të udhëzimit dhe paralajmëri- mit. Udhëzimet shërbejnë për të përdorur produktin në mënyrë të sigurt, ndërsa paralajmërimet ndihmojnë konsumatorin që të shmangë rrezikun, ose të paktën të ndërgjegjësohet për riskun e pashmangshëm që mbart produkti. Paralajmërimet u ja- pin prodhuesve mundësinë që të shmangin përgjegjësinë për dëmin e pashmangshëm të shkaktuar nga një produkt.127 Megjithatë një paralajmërim i përgjithshëm nuk e ju- VWL¿NRQpërjashtimin e përgjegjësisë për produkte me të meta. Përgjegjësia që lind nga një produkt me të PHWDQXNPXQGWsNX¿]RKHWRVHWsSsUMDVKWRKHWPHPDUUsYHVKMH128 Kodi Civil shqiptar nuk e transpozon këtë dispozitë sipas kreut për përgjegjësinë që rrjedh nga produkti, por një dispozitë e përgjithshme e zbatueshme për të gjithë in- stitutin e përgjegjësisë për shkaktimin e dëmit, neni 610 i Kodit Civil, parashikon se “është e pavlefshme marrëveshja që paraprakisht SsUMDVKWRQRVHNX¿]RQSsUJMHJMsVLQs e personit që ka kryer dëm me faj.” Taschner pretendon që tri kategoritë janë qartazi të dallueshme dhe nuk janë vetëm teori akademike. Ato pranohen në diskutimet për përgjegjësinë që rrjedh nga produkti në Europë dhe janë përfshirë në Komentarin e Tretë,129 ndërsa Reinmann vëren që tri llojet e të metave nuk njihen kudo me ligj dhe DPP zbaton të njëjtat rregu- lla për të gjitha llojet e të metave, ashtu si shumë ligje të modeluara sipas saj në shumë vende të botës.130 Megjithatë, Gjykata e Lartë Gjermane në çështjen Shishja me Ujë Mineral II bën dallimin ndërmjet rregullave të zbatueshme për të meta të ndryshme, duke u shprehur që përjashtimi nga përgjegjësia civile në rastin e riskut të zhvillimit nuk zbatohet për të metat e prodhimit.131 Në çështjen angleze $NXQGsU$XWRULWHWLW.RPEsWDUWs*MDNXW132 gjyqtari Burton, duke iu referuar DPP-së dhe pas një kërkimi të gjerë mbi të drejtën e krahasuar, vërejti se nuk ishte nevoja të përdoreshin dallimet e SHBA-së për të metat e prodhimit dhe GL]HQMLPLWSsUNXQGUD]LQMsWHUPLQRORJMLPsHGRELVKPHGRWsLVKWHSURGXNWVWDQGDUG 125 Ius Commune Casebooks for the Common Law of Europe 2010, f. 461. 126 Taschner 2005, f. 157. 127 Ius Commune Casebooks for the Common Law of Europe 2010, f. 475. 128 Neni 12 DPP. 129 Taschner 2005, f. 157. 130 Reimann, Liability for Defective Products at the Beginning of the Twenty-First Century: Emergence of a Worldwide Standard? 2003. 131 1995 NJW 2162. Shih edhe Mildred, The development risk defence 2005, f. 171. 132 $Y$XWRULWHWLW.RPEsWDUWs*MDNXW [2001] 3 All England Law Reports (All ER) 289.

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 79 dhe jostandard. Një produkt jostandard është i ndryshëm nga produkti standard për shkak se është me mangësi apo inferior për sa i përket sigurisë. Në rastin konkret gjaku i infektuar me Hepatitin C ishte një produkt jostandard dhe i pasigurt për shkak të karakteristikave të dëmshme që përmbante dhe që produkti standard nuk i kishte. Produkti nuk ishte ipso facto jostandard, por ishte me të meta, pasi publiku i gjerë ka të drejtë të ketë pritshmërinë që gjaku i transfuzuar te pacienti të jetë pa infeksione. Pra një send do të konsiderohet me të meta ose jostandard kur ai nuk jep sigurinë që pritet prej tij. Në lidhje me standardin e të provuarit të së metave, gjykatat kombëtare ndjekin qasje të ndryshme. Komisioni në Raportin e tij të Katërt vëren dallime për sa u për- ket provave të nevojshme për të provuar një të metë. “Në disa gjykata, për shembull në Belgjikë, Francë, Itali ose Spanjë, mjafton që paditësi të provojë që produkti nuk e ka përmbushur funksionin për të cilin ka qenë i synuar. Në vende të tjera, si në Gjermani ose në Mbretërinë e Bashkuar, paditësi duhet të provojë natyrën e saktë të të metave të produktit me më shumë detaje. I njëjti informacion gjithashtu tregon që Gjykata e Lartë e Austrisë ka zhvilluar tërësinë e praktikës gjyqësore që pajton këto dy pozicione.”133 Qëndrimi i gjykatave kombëtare të vendeve të ndryshme nuk është i njëjtë, megji- thatë disa gjykata kontinentale kanë kërkuar vërtetim të natyrës së të metës dhe nuk janë bazuar vetëm në faktin që një produkt ka dështuar.134 Kështu, koncepti i të pro- vuarit të së metës është mjaft i vështirë dhe akoma nuk është standardizuar në nivel të BE-së. De novo ka një qasje amerikane dhe europiane. Sipas qasjes amerikane kërkuesi ka barrën e provës për të gjitha kushtet, përveçse kur gjyqtari në disa çështje mund të lehtësojë atë barrë. Këtij qëllimi i shërben doktrina e res ipsa loquitur [rretha- QD VHQGL ÀHWYHWs@TsQsWKHOEGRWsWKRWsVHQsVHPELED]sQHUUHWKDQDYHWsosVKWMHV logjika na thotë se gjërat janë siç pretendon kërkuesi, gjykata mund të prezumojë YsUWHWsVLQsHW\\UHHGKHQsVHNsUNXHVLQXNPXQGW¶LSURYRMsVLWsYsUWHWD135 Qasja e BE-së është më kategorike. DPP ndan kushtet e përgjegjësisë në dy grupe dhe tregon qartë barrën përkatëse të provës. Neni 4 i DPP parashikon që kërkuesi provon dëmin, të metën dhe lidhjen shkakësore ndërmjet së metës dhe dëmit. Ndërsa neni 7 i DPP jep një listë të rrethanave të përjashtimit nga përgjegjësia e prodhuesit, rrethana të cilat duhet të provohen nga i padituri. Disa studiues pretendojnë që edhe pse teknikisht kjo rregull ligjore ka të bëjë me përgjegjësinë objektive, në thelb ajo përfaqëson parimin e pakujdesisë. Të paktën për të metat e dizenjimit dhe të paralajmërimit, me sa duket parimi i pakujdesisë riformulohet në gjuhën e së metës.136 133 Raport i Komisionit për Parlamentin Europian, Këshillin, Komitetin Ekonomik dhe Social Europian: Raporti i Katërt për zbatimin e DPP të Këshillit 85/374/EEC të 25 korrikut 1985 për përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të Shteteve Anëtare në lidhje me përgjegjësinë për produktet me të meta të ndryshuar nga direktiva DPP 1999/34/EC e Parlamentit (XURSLDQGKHH.sVKLOOLWHPDMLW&20¿QDOI 134 Howells, Is European Product Liability harmonized? 2008, f. 130. 135 Reimann, Liability for Defective Products at the Beginning of the Twenty-First Century: Emergence of a Worldwide Standard? 2003, f. 773. 1362WWH6FKDHIHUI:DJQHUI

80 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime GJED ka argumentuar mbi kuptimin e së metës për produktet në seri në çështjet e bashkuara %RVWRQ6FLHQWL¿F137 ku mori në shqyrtim pyetjen e paraqitur nga Gjykata )HGHUDOH*MHUPDQH %XQGHVJHULFKWVKRI QsVHSDMLVMHWSDFHPDNHUGKHGH¿EULODWRUNDU- dioverter, të implantuara në zemrën e pacientëve, janë me të meta sipas kuptimit të pa- rashikuar nga neni 6 (1) i DPP. Në këtë rast gjykata kombëtare në thelb shtroi pyetjen: meqenëse pajisjet e implantuara te pacientët bëjnë pjesë në një grup produktesh që SDUDTHVLQUUH]LNSsUW¶XSULVKXUDGRWsNRQVLGHURKHQHGKHYHWsNsWRSDMLVMHVSHFL¿- NHVLSURGXNWHPHWsPHWD\"1sNsWsosVKWMHprodhuesi i pajisjeve të zemrës u kishte dërguar një letër mjekëve, ku i informonte ata se nga kontrolli i kryer mbi produktet rezultonte që një grup produktesh kishin rrezik të prisheshin. Konkretisht, për rastin e parë, që kishte të bënte me pajisjet pacemaker, shoqëria prodhuese u rekomandonte PMHNsYHTsW¶LPEDQLQQsQYs]KJLPSDFLHQWsWWsFLOsYHXLVKLQLPSODQWXDUNsWRSDMLVMH GKHPXQGsVLVKWW¶Lzëvendësonin ato, ndërsa për rastin e dytë, që kishte të bënte me një defribilator kardioverter, shoqëria prodhuese kishte rekomanduar çaktivizimin e baterisë së pajisjes. Në përgjigje të pyetjes GJED konstatoi se, bazuar në nenin 6(1) të DPP, një pro- dukt është me të meta kur ai nuk jep sigurinë të cilën një person ka të drejtë të presë prej tij, duke marrë në konsideratë të gjitha rrethanat, përfshirë paraqitjen e produktit, përdorimin e arsyeshëm që pritet prej produktit dhe kohën e vënies në qarkullim të produktit. Për më tepër, sipas recitalit të gjashtë të DPP, ky vlerësim duhet të kryhet duke mbajtur parasysh pritshmëritë e arsyeshme të publikut të gjerë. GJED u shpreh se siguria që ka të drejtë të presë publiku në përputhje me këtë dispozitë duhet të vlerësohet duke marrë në konsideratë ndër të tjera qëllimin e synuar të produktit, karakteristikat dhe cilësitë objektive të produktit në fjalë, si dhe kërkesat VSHFL¿NHWsJUXSLWWsSsUGRUXHVYHSsUWsFLOsWSURGXNWLGRWsWsSsUGRUHW 1sOLGKMHPHSDMLVMHWPMHNsVRUHVLoMDQsSDFHPDNHUDWGKHGH¿EULODWRUsWNDUGLR- verter të implantueshëm, objekt i çështjeve të referuara, është e qartë – u shpreh GJED – se në këndvështrimin e funksionit të tyre dhe situatës veçanërisht vulnerabël të pa- cientëve që përdorin pajisje të tilla, kërkesat e sigurisë së pritshme nga pacientët për ato pajisje janë veçanërisht të larta. Për më tepër mungesa potenciale e sigurisë që do të sillte si pasojë përgjegjësinë e prodhuesit, në rastet në fjalë rrjedh nga dëmi poten- cial jonormal që ato produkte mund të sillnin për pacientët e përfshirë. Për rrjedhojë, kur konstatohet se produkte të tilla që i përkasin së njëjtës seri prodhimi, kanë një të PHWsSRWHQFLDOHsVKWsHPXQGXUWsNODVL¿NRKHQVLPHWsPHWDWsJMLWKDSURGXNWHWQs atë grup apo seri pa qenë e nevojshme të vërtetohet se produkti në fjalë është me të meta. Ky interpretim – u shpreh GJED – është në përputhje edhe me qëllimet e DPP për një shpërndarje të drejtë të rrezikut midis të dëmtuarve dhe prodhuesit në prodhi- min teknologjik modern të botës së sotme. Çështja e mësipërme bën fjalë vetëm për pajisje mjekësore, por në këtë rast lehtësohet jashtëzakonisht barra e paditësit për të provuar WsPHWsQHVHQGLWVSHFL¿N dhe zgjerohet përgjegjësia e prodhuesit. Sipas GJED, defekti i produktit prezumohet 137 Çështja C-503/13 dhe C-504/13 %RVWRQ6FLHQWL¿F0HGL]LQWHFKQLN*PE+Y$2.6DFKVHQ$QKDOW ²'LH*HVXQGKHLWVNDVVH & %HWULHEVNUDQNHQNDVVH5:( & ECLI:EU:C:2015:148.

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 81 në të gjithë serinë pa qenë e nevojshme të shqyrtohet produkti i veçantë objekt gjyki- mi, sigurisht në rastet kur është provuar se seria është potencialisht me defekt. Produktet që mbartin risk nuk mund të jenë rast përgjegjësie vetëm sepse kanë shkaktuar dëmin, përveçse nëse kanë qenë me të meta në kuptimin e paraqitjes së QMsUUH]LNXVKWHVsWsSDMXVWL¿NXDU3sUVKHPEXOOQMsWKLNsPXQGWsVKNDNWRMsOsQGLP duhani, alkooli, ushqimet me yndyrë etj. mund të dëmtojnë shëndetin, por ato sipas DPP nuk konsiderohen produkte me të meta. Prodhuesit i kërkohet që të ofrojë siguri brenda masës së arsyeshme.138 Nëse një person e di, ose duhet të ketë qenë në dijeni të riskut që mbart produkti, ai merr masa që të mbrojë veten duke qenë i kujdesshëm e duke mos konsumuar sasi të tepruara të atij produkti. Në raste të tilla nuk i takon ligjit që të mbrojë konsumatorët nga teprimi a pakujdesia e tyre.139 7. Rrethanat e përjashtimit nga përgjegjësia Neni 628 i Kodit Civil Prodhuesi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga të metat e produkte- ve të tij, përveç kur: a) prodhuesi nuk ka vënë në qarkullim produktet; b) sipas rrethanave të vërtetuara, vlerësohet se të metat që kanë shkaktuar dëmin nuk ekzistonin në kohën e vënies në qarkullim të produktit, ose ato kanë lindur më vonë; c) produkti nuk ka qenë prodhuar për shitje ose ndonjë formë tjetër shpërndarjeje, me qëllim të caktuar ekonomik të prodhuesit, as edhe i prodhuar ose i shpërndarë në kuadrin e një ndërmarrjeje ose veprimtarie profesionale; d) të metat janë rrjedhim i faktit se produkti ka qenë në përputhje me rregullat e vëna nga organet publike; e) njohuritë shkencore e teknike nuk kanë mundur të zbulojnë të metat në kohën e vënies në qarkullim të produktit; ë) është fjala për prodhimin e një lënde të parë ose fabrikimin e një pjese përbërëse të produktit, të cilat në formimin e produktit rezultojnë me të meta, ose si rrjedhojë e udhëzimeve të gabuara të dhëna nga prodhuesi i produktit. Një nga dallimet ndërmjet përgjegjësisë objektive dhe përgjegjësisë absolute pa faj, është mundësia e përjashtimit nga përgjegjësia civile sipas regjimit të përgjegjësisë REMHNWLYH'33SDUDVKLNRQUUHWKDQDVSHFL¿NHWspërjashtimit nga përgjegjësia, kur ba- rra e provës i takon të paditurit: Neni 7 i DPP-së - Prodhuesi nuk është përgjegjës si rezultat i kësaj Direktive nëse provon që: D QXNNDYsQsQsTDUNXOOLPSURGXNWHW 138 Hein Kötz 2010, f. 245. 139 Shih Pelman v0DF'RQDOG¶V&URS)6XSS 6'1<

82 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime b) sipas rrethanave të vërtetuara, vlerësohet se të metat që kanë shkaktuar dëmin nuk ekzistonin në kohën e vënies në qarkullim të produktit, ose ato kanë lindur PsYRQs c) produkti nuk ka qenë prodhuar për shitje ose ndonjë formë tjetër shpërndarjeje, me qëllim të caktuar ekonomik të prodhuesit, as edhe i prodhuar ose i shpër- QGDUsQsNXDGULQHQMsQGsUPDUUMHMHRVHYHSULPWDULHSURIHVLRQDOH d) të metat janë rrjedhim i faktit se produkti ka qenë në përputhje me rregullat e YsQDQJDRUJDQHWSXEOLNH e) njohuritë shkencore e teknike nuk kanë mundur të zbulojnë të metat në kohën HYsQLHVQsTDUNXOOLPWsSURGXNWLW f) në rastin e prodhuesit të një pjese përbërëse të produktit, e meta është për shkak të dizajnit të produktit ku është inkorporuar pjesa përbërëse, ose si rrjedhojë e udhëzimeve të gabuara të dhëna nga prodhuesi i produktit. Të gjithë mekanizmat e mbrojtjes janë kopjuar verbatim në nenin 628 të Kodit Civil, përveç germës (ç) e cila duhet kuptuar sipas germës (f) të nenit 7 të DPP-së, pasi duket TDUWsTsOOLPLLOHJMLVODWRULWVKTLSWDUSsUWsWUDQVSR]XDUQHQLQWɺ'33Vs Sipas praktikës gjyqësore të GJED, pikat e renditura më sipër në mënyrë shte- ruese mbi bazë të të cilave një prodhues mund të përjashtojë veten nga përgjegjësia, duhet të interpretohen stricto sensu. Ky interpretim stricto sensu kërkon të mbrojë LQWHUHVDWHWsGsPWXDUYHSsUVKNDNWsQMsSURGXNWLPHWsPHWDGXNHNX¿]XDUVDWsMHWs e mundur rastet e përjashtimit të përgjegjësisë së prodhuesit.140 7.1. Vënia e produktit në qarkullim Dy nga pretendimet e përjashtimit nga përgjegjësia civile janë paraqitur përpara GJED-së: 7(a) dhe (c) në çështjen 9HVKNDGDQH]H. Formulimi i DPP-së është mjaft i SDTDUWs 5HODFLRQL L VDM WKMHVKW OH[RQ ³QXN X NRQVLGHUXD L QHYRMVKsP SsUNX¿]LPL L WHUPLWµLYsQsQsTDUNXOOLP¶VHSVHNMRLQWHUSUHWRKHWVLSDVNXSWLPLWWs]DNRQVKsPWs fjalëve. Normalisht një send vihet në qarkullim kur del nga zinxhiri i shpërndarjes.”141 Synimi i këtij përjashtimi nga përgjegjësia civile në nenin 7(a) duket se ka qenë për W¶XVLJXUXDUTsprodhuesi e ka vënë produktin në qarkullim me vullnetin e tij të lirë dhe për të përjashtuar aksidentet që ndodhin brenda procesit të prodhimit dhe rastet ku palët e treta, si p.sh. vjedhësit, vendosin mallrat në qarkullim. Disa autorë preten- dojnë se mund të jetë i dobishëm një formulim më i saktë.142 Megjithatë GJED e ka WUDMWXDUG\\KHUsQsSUDNWLNsQHVDMosVKWMHQHµYsQLHVQsTDUNXOOLP¶1sosVKWMHQHSDUs 9HVKNDGDQH]H,143 paditësi ishte gati për të kryer një operacion për transplant veshke, duke marrë një veshkë të ofruar nga vëllai i vet. Pasi veshka u hoq nga dhuruesi, ajo u përgatit për transplant me anë të shpëlarjes me një lloj lëngu perfuzik të krijuar për atë qëllim. Lëngu rezultoi të ishte me të metë pasi një arterie e veshkës u bllokua gjatë procesit të shpëlarjes duke e bërë kështu organin të papërdorshëm për transplant. 140 Çështja C-203/99 9HHGIDOG[2001] ECR I-03569 §15. 141&20¿QDO 142 Howells, 2002. 143 Çështja C-203/99 9HHGIDOG[2001] ECR I-03569.

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 83 Lëngu ishte prodhuar në laboratorët e dispanserisë së një spitali tjetër dhe ishte desti- QXDUSsUW¶XSsUGRUXUYHWsPQsDWsVSLWDO,SDGLWXULLVKWHSURQDULGKHDGPLQLVWUDWRULL të dy spitaleve. Bazuar në ligjin danez për përgjegjësinë që rrjedh nga produktet, i cili kishte transpozuar DPP, paditësi kërkoi shpërblimin e dëmit nga i padituri. I padituri mohoi përgjegjësinë bazuar në dy shkaqe: së pari, lëngu nuk ishte vendosur në qarku- llim meqenëse ishte sjellë nga një anë e sferës mjekësore në tjetrën dhe, së dyti, ai nuk LVKWHSURGKXDUSsUTsOOLPHHNRQRPLNHGXNHTHQsVHVSLWDOL¿QDQFRKHMNUHMWsVLVKWQJD fonde publike. Gjykata e lartë daneze i referoi disa pyetje GJED, ndër të tjera atë nëse produkti ishte vendosur në qarkullim sipas kuptimit të nenit 7 (a) të DPP. GJED u shpreh se përjashtimi nga përgjegjësia për shkak të mosvënies në qarku- llim të produktit mbulon kryesisht rastet ku një person i ndryshëm nga prodhuesi ka shkaktuar që produkti të dalë nga procesi i prodhimit. Përdorimet e produktit në mënyra të ndryshme nga synimi i prodhuesit, për shembull kur procesi i prodhimit nuk është akoma i plotë, dhe përdorimi për qëllime private ose në situata të ngjashme, gjithashtu përjashtohen nga fusha e zbatimit të DPP-së.144 GJED vërejti se gjatë ve- primtarisë së një ofruesi të shërbimit nuk ka rëndësi që të përcaktohet nëse ofruesi i shërbimit e ka prodhuar vetë produktin ose produkti është furnizuar nga një palë e tretë. Ajo u shpreh që nëse një produkt i përdorur në ofrimin e një shërbimi është bërë nga një palë e tretë, nga vetë ofruesi i shërbimit ose nga subjekti i lidhur me ofruesin e shërbimit, kjo në vetvete nuk e ndryshon faktin që produkti është vënë në qarkullim.145 Në çështjen e dytë, O’Byrne, ku paditësi pretendonte se një vaksinë defektoze që LVKWHYsQsQsTDUNXOOLPLNLVKWHVKNDNWXDUGsPH*-('DQDOL]RLNXSWLPLQHµLYsQsQs TDUNXOOLP¶QLVXUQJDQHQLL'33VsGKHHUGKLQsSsUIXQGLPLQTsQMsSURGXNWGXKHW të konsiderohet i vënë në qarkullim kur del nga procesi i prodhimit të prodhuesit dhe K\\QQsSURFHVLQHWUHJWLPLWQsIRUPsQQsWsFLOsQLRIURKHWSXEOLNXWSsUW¶XSsUGRUXU ose konsumuar.146 7.2. Qëllimi joekonomik Në çështjen 9HVKNDGDQH]H GJED diskutoi edhe pyetjen nëse neni 7(c) i DPP-së duhet kuptuar sikur një spital publik është i përjashtuar nga përgjegjësia për produktet e prodhuara me qëllim ofrimin e një shërbimi me fonde publike dhe për të cilin pacienti nuk duhet të paguante asgjë në këmbim. GJED u shpreh se fakti që produktet prodhohen SsU QMs VKsUELP VSHFL¿N VKsQGHWsVRU SsU Ws FLOLQ SDFLHQWL QXN SDJXDQ GUHMWSsUGUHMW SRUTs¿QDQFRKHWQJDIRQGHWSXEOLNHTsPEDKHQQJDNRQWULEXWHWHWDNVDSDJXHVYHQXN mund të zbehë natyrën ekonomike dhe tregtare të atij produkti. Shërbimi në fjalë nuk është veprimtari bamirësie, që mund të jetë objekt përjashtimi nga përgjegjësia, pa- rashikuar në nenin 7(c) të DPP. Përveç kësaj, i padituri pranoi në seancë që, në rrethana të njëjta, një spital privat pa dyshim që do të ishte përgjegjës për produktin me të meta sipas dispozitave të DPP-së.147 Pra, neni 7(c) i DPP-së, që parashikon përjashtimin nga 144 Ibid. §16. 145 Ibid. §17. 146 Çështja C-127/04 O’Byrne [2006] ECR I-01313 §27. 147 Çështja C-203/99 9HHGIDOG[2001] ECR I-03569 §19-22.

84 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime përgjegjësia kur një produkt nuk prodhohet nga prodhuesi për një qëllim ekonomik ose gjatë veprimtarisë së tij tregtare, nuk përfshin rastet e një produkti me të meta i cili sVKWsSURGKXDUGKHSsUGRUXUJMDWsRIULPLWWsQMsVKsUELPLVSHFL¿NPMHNsVRUL¿QDQFXDU tërësisht nga fondet publike dhe për të cilin pacientit nuk i kërkohet të paguajë. 7.3. Risku i zhvillimit (gjendja e njohurive shkencore dhe teknike - state of art) Përjashtimi nga përgjegjësia civile i parashikuar në nenin 7(e), i njohur si përjash- timi nga përgjegjësia civile në rastin e riskut të zhvillimit (state of art defence ose risk development defence), që do të thotë se prodhuesi nuk është përgjegjës nëse gjendja e njohurive shkencore dhe teknike nuk ka qenë e aftë që të mundësojë zbulimin e së metës, është një përjashtim mjaft i diskutueshëm në qarqet akademike dhe gjyqësore. Pyetje të shumta janë shtruar në drejtim të këtij përjashtimi nga përgjegjësia, të tilla VLdIDUssVKWsQMRKXULDVKNHQFRUHGKHWHNQRORJMLNH\"$PXQGWsGDOORKHWDMRQJDOORMH WsWMHUDDSRWsSsUJMLWKVKPHQMRKXULVK\"dIDUsNXSWRKHWPHµJMHQGMHQ¶HQMRKXULYH\"$ duhet që një ide të pranohet dhe çfarë kuptimi ka ajo përpara se të hyjë në kategorinë H QMRKXULYH DSR D sVKWs QMs KLSRWH]s H PMDIWXHVKPH\" dIDUs QsQNXSWRQ VKSUHKMD ³Ws PXQGsVRMs ]EXOLPLQ H Vs PHWsV´\"$ sVKWs H PMDIWXHVKPH Ts SURGKXHVL Ws NHWs EsUs JMLWKoNDTsLVKWHHµDUV\\HVKPH¶WsEsKHMSsUWs]EXOXDUWsPHWsQQsNXVKWHWHJMHQGMHVVs QMRKXULYHWsGXKXUD\"1sVHsVKWsNsVKWXVLGXKHWYOHUsVXDUDUV\\HVKPsULD\"3sUQGU\\VKH DsVKWsSURYDQMsQJDPXQGsVLWs\"$LVKWHHPXQGXUVLSDVJMHQGMHVVsQMRKXULYHSsU- katëse të zbulohej e PHWD\" Disa e shohin përfshirjen e këtij përjashtimi nga përgjegjësia si një minim të vetë arsyes së përgjegjësisë objektive duke prezantuar përsëri elementet e fajit dhe pa- rashikueshmërisë. Për të tjerët, kjo normë përbën një garanci të nevojshme, sidomos për industritë novatore dhe kërkimore.148 Përjashtimi nga përgjegjësia civile është përfshirë për shkak të presionit nga Mbretëria e Bashkuar, megjithatë neni 15 i DPP lejon fshirjen e këtij përjashtimi nga përgjegjësia civile. Vetëm Finlanda dhe Luksemburgu e kanë fshirë këtë përjashtim nga përgjegjësia civile, ndërsa vende të tjera si Gjermania, Spanja, etj. e kanë rezer- vuar këtë përjashtim vetëm për regjime të posaçme të përgjegjësisë objektive, si në rastin e produkteve farmaceutike dhe medikamenteve, për shkak të katastrofave që kanë ndodhur përpara se DPP të hynte në fuqi, përkatësisht tragjeditë me talidomidin dhe vajin e kolzës. Përjashtimi nga përgjegjësia civile në rastin e riskut të zhvillimit, i parashikuar në DPP, është analizuar nga GJED në çështjen Komisioni kundër MB, ku Komisioni ka kundërshtuar zbatimin e dispozitës 7(e) të DPP në Ligjin e MB për mbrojtjen e kon- sumatorit, të vitit 1987, si tepër subjektiv. GJED, edhe pse nuk gjeti shkeljen e preten- duar nga Komisioni, dha disa konsiderata në lidhje me përjashtimin nga përgjegjësia civile në rastin e riskut të zhvillimit. GJED solli në vëmendje se në përputhje me pari- min e ndarjes së drejtë të riskut ndërmjet të dëmtuarit dhe prodhuesit të përcaktuar në recitalin 7 të preambulës së DPP-së, neni 7 parashikon që prodhuesi përjashtohet nga 1486KLK+RGJHV0DUN0LOGUHG

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 85 përgjegjësia civile nëse mund të provojë disa fakte, ndër të cilat edhe atë që “njohuria shkencore dhe teknike në kohën e vënies së produktit në qarkullim nuk ka mundësuar zbulimin e së metës.”149 GJED, duke e pranuar opinionin e Avokatit të Përgjithshëm, vërejti se, meqë neni 7(e) i DPP i referohet “njohurisë shkencore dhe teknike në kohën e vënies së produktit në qarkullim nga SURGKXHVL´ QXN X GUHMWRKHW Qs PsQ\\Us VSHFL¿NH SUDNWLNDYH GKH standardeve të sigurisë në përdorim në sektorin industrial ku operon prodhuesi, por, pa rezervë, i drejtohet njohurisë shkencore dhe teknike, përfshirë nivelin më të avan- cuar të kësaj njohurie në kohën e vënies në qarkullim të produktit në fjalë. Klauzola që parashikon përjashtimin nga përgjegjësia civile në fjalë nuk konsideron nivelin e njohurisë për të cilën prodhuesi në fjalë, në mënyrë aktuale ose subjektive, ka qenë ose mund të ketë qenë i informuar, por gjendjen objektive të njohurisë teknike dhe shkencore për të cilën prodhuesi mendohet se ka qenë i informuar. Megjithatë nga formulimi i nenit 7(e) kuptohet që njohuria e duhur shkencore dhe teknike duhet të ketë qenë e aksesueshme në kohën kur produkti në fjalë është vënë në qarkullim.150 Në lidhje me aksesueshmërinë, Avokati i Përgjithshëm dha një shembull të qartë që i referohet pamundësisë së shpërndarjes së shpejtë të informacionit, duke u shprehur se nuk mund të pretendohet marrja e dijenisë mbi një informacion të caktuar kur ky informacion është pasqyruar në një “artikull shkencor në gjuhën mançuriane të botuar QsQMsUHYLVWsVKNHQFRUHORNDOHTsQXNVKSsUQGDKHWMDVKWsNX¿MYHWsUDMRQLW1sNsWs situatë nuk do të ishte realiste dhe e arsyeshme që të mendohej se prodhuesi mund të jetë përgjegjës për shkak se në kohën kur është vënë në qarkullim produkti, studiuesi mançurian ka zbuluar të metat e tij.”151 *-('HUGKLQsSsUIXQGLPLQVHSsUW¶Xpërjashtuar nga përgjegjësia civile sipas nenit 7(e) të DPP, prodhuesi i një produkti me të meta duhet të vërtetojë që gjendja objektive e njohurisë teknike dhe shkencore, duke përfshirë nivelin më të avancuar të kësaj njohurie në kohën kur produkti në fjalë është vënë në qarkullim, nuk ka qenë e tillë që të mundësojë zbulimin e së metës. Gjithashtu, me qëllim që njohuria shkencore dhe teknike të sillet si argument kundër prodhuesit, kjo njohuri duhet të ketë qenë e aksesueshme në kohën e vënies në qarkullim të produktit në fjalë.152 Ky vendim është kritikuar për mungesë shtjellimi dhe shpjegimi të kuptimit të nenit 7(e) dhe për këtë arsye Milred propozon që ndarja e koncepteve të njohurisë dhe zbulueshmërisë mund të shtjellojë qoftë interpretimin e gjerë, qoftë edhe atë ngushtë të përjashtimit nga përgjegjësia civile.153 Gjykatat kombëtare të Shteteve Anëtare kanë ndjekur qasje të ndryshme në lidhje me përjashtimin nga përgjegjësia civile në rastin e riskut të zhvillimit. Në literaturën 149 Çështja C-300/95 Komisioni kundër MB [1997] ECR I-02649, §24. 150 Ibid. §26-28. 151 Ibid. Opinion i Avokatit të Përgjithshëm Tesauro dhënë më 23 janar 1997 OJ L 1985 210, 29. §23-24. 152 Ibid. §29. 153 Mildred, The development risk defence 2005, f. 179.

86 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime juridike çështjet më të rëndësishme mbi përgjegjësinë e produktit154 shpesh shpje- gohen si më poshtë. Përjashtimi nga përgjegjësia civile në rastin e riskut të zhvillimit nuk zbatohet kur dihet risku i përgjithshëm, paçka se nuk mund të zbulohet në produktin e veçantë. Në çështjen $NXQGsU$XWRULWHWLW.RPEsWDUWs*MDNXW155 gjaku i kontaminuar me virusin e Hepatitit C i ishte furnizuar Autoritetit Kombëtar të Gjakut, i cili e njihte rrezikun H LQIHNVLRQLW SRU QXN NLVKWH PMHWH SsU Ws LGHQWL¿NXDU VH FLOD SUHM VDVLYH Ws JMDNXW ishte e kontaminuar. Në këtë rast ishte njoftuar komuniteti mjekësor për rrezikun, por jo publiku i gjerë. Gjyqtari Burton J. në këtë çështje u shpreh që pritshmëritë ishin të rëndësishme për vlerësimin e të metave, por jo mundësia e përjashtimit nga SsUJMHJMsVLDFLYLOHQsUDVWLQHULVNXWWs]KYLOOLPLW1HQL H L'33ÀHWSsUQMRKXULQs Ts PXQGsVRQ ]EXOLPLQ H HN]LVWHQFsV Vs Ws PHWsV QXN sVKWs H TDUWs QsVH NMR GR Ws thotë ekzistencë në kuptimin abstrakt apo konkret.156 Disa studiues sugjerojnë da- llimin ndërmjet kapacitetit të njohurisë shkencore për të kuptuar ekzistencën e një të mete dhe paaftësisë teknologjike për të lejuar zbulimin e kësaj të mete.157 Me fjalë të tjera, në rastet kur njohuria shkencore ka qenë e disponueshme, por thjesht nuk është zbatuar, përjashtimi i prodhuesit nga përgjegjësia duhet të jetë i pamundur. Përjashtimi nga përgjegjësia civile në rastin e riskut të zhvillimit nuk përdo- ret kur risku ka qenë i njohur, por nuk është materializuar akoma në atë kontekst (Cosytoes).158 Në këtë çështje një lodër fëmijësh që lidhej në anët metalike të karrocës PHDQsWsQMs¿OOLHODVWLNGsPWRLV\\ULQHYsOODLWWsIsPLMsVTsSROLGKWHORGUsQ*M\\NDWD e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar argumentoi se kur ka qenë e mundur të zbulohet e meta me anë të një testi të thjeshtë praktik, përjashtimi nga përgjegjësia civile nuk mund të zbatohet. Fakti që asnjë prodhues nuk ka menduar të kryejë testin e thjeshtë nuk i përjashton ata nga përgjegjësia. Vetëm pamundësia e përcaktimit që një veçori e njohur e produktit përbën një të metë mund të çojë në përjashtim nga përgjegjësia civile në rastin e riskut të zhvillimit (Makineri kafeje). Gjykata e Lartë Austriake159 refuzoi kërkesën e një prodhuesi për përjashtim nga përgjegjësia civile në rastin e riskut të zhvillimit në një çështje që OLGKHMPHQMsPDNLQHULNDIHMHPHGHIHNWHFLODPRULÀDNsGKHGRJMLVKWsSLQs*M\\NDWD e konsideroi të mundur përjashtimin nga përgjegjësia civile vetëm në lidhje me “zhvi- llimin e riskut tipik”, pra kur rreziku i një karakteristike të veçantë të produktit nuk mund të zbulohej në momentin kur produkti u vu në qarkullim.160 Përjashtimi nga përgjegjësia civile në rastin e riskut të zhvillimit zbatohet kur nuk mund të dihet që produkti përmban një risk (JMDNPHLQIHNVLRQLQ+,9).161 Në këtë çështje 154 Çështjet janë përmbledhur në Ius Commune Casebooks for the Common Law of Europe 2010, f. 488. 155 [2001] 3 All ER 289. 156 Howells, Is European Product Liability harmonized? 2008, f. 131. 157 Newdick 1988, f. 472. 158 Abouzaid v. Mothercare 2000] All ER (D) 243. 159 OGH 22.10.2002, 10 Ob 98/02p. 160 Duncan Fairgrieve 2013, f. 13.

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 87 ishte furnizuar gjak i infektuar me virusin HIV në kohën kur ekzistonte analiza për të zbuluar një kontaminim të tillë. Gjykata e Rrethit e Amsterdamit lejoi përjashtimin nga përgjegjësia civile në lidhje me gjakun e infektuar me virusin HIV. Nisur nga agjenda për harmonizimin maksimal të DPP-së, ky vendim shmanget ndjeshëm nga çështja “A kundër Autoritetit Kombëtar të Gjakut” dhe udhëzimeve të dhëna nga GJED.162 Përjashtimi nga përgjegjësia civile në rastin e riskut të zhvillimit mund të zbatohet NXU SURYDW PMHNsVRUH QXN DYDQFRKHQ QGMHVKsP SsU Ws MXVWL¿NXDU QMs SDUDODMPsULP (Pentasa). Në këtë çështje një medikament ishte tregtuar pa paralajmëruar rrezikun që mund të shkaktonte nefrit intersticial. Rreziku ishte i njohur si mundësi, por nuk ishte NRQ¿UPXDUQJDQMsNRQVHQVXVLNRPXQLWHWLWVKNHQFRU*M\\NDWDH$SHOLWH3DULVLW163 e përdori përjashtimin nga përgjegjësia civile për të shfajësuar një prodhues të medi- NDPHQWHYHGXNHXED]XDUQsQMsJMHQGMHµWsNX¿]XDU¶WsQMRKXULVsSsUHIHNWHWDQsVRUH të medikamentit në fjalë. Gjykata gjithashtu theksoi mungesën e konsensusit në nivel ndërkombëtar mbi nevojën për të paralajmëruar për riskun. Më pas vendimi i kësaj gjykate u rrëzua.164 7.4. Parashkrimi i padisë dhe prekluziviteti i së drejtës për dëmshpërblim Neni 634 i Kodit Civil 1. Padia për shpërblimin e dëmit e ngritur kundër prodhuesit, në zbatim WsSDUDJUD¿WWsSDUsWsQHQLWWsNsWLM.RGLparashkruhet me kalimin e WUHYMHWsYHGXNH¿OOXDUQJDGLWDTsSHUVRQLLGsPWXDUNDSDVXURVHGXKHMWs kishte pasur dijeni për dëmin, të metat dhe identitetin e prodhuesit. 2. E drejta e personit të dëmtuar kundër prodhuesit për shpërblimin e GsPLWVLSDVSDUDJUD¿WWsSDUsWsQHQLWWsNsWLM.RGLVKXKHWPHNDOLPLQ e dhjetë vjetëve, nga dita që prodhuesi ka vënë në qarkullim produktin që ka shkaktuar dëmin. DPP parashikon dy lloje afatesh shuese: i pari është afati i parashkrimit dhe i dyti afati prekluziv (dekadenca). Ligjvënësi shqiptar ka transpozuar nenin 10 dhe 11 të DPP në nenin 634 të Kodit Civil. 7.4.1. Parashkrimi i padisë Neni 10 i DPP dhe neni 634 i KC parashikojnë një periudhë parashkrimi prej 3 vjetësh. Padia për shpërblimin e dëmit e ngritur kundër prodhuesit, në zbatim të SDUDJUD¿W Ws SDUs Ws QHQLW  Ws NsWLM .RGL parashkruhet me kalimin e tre vjetëve GXNH ¿OOXDU QJD GLWD Ts SHUVRQL L GsPWXDU ND SDVXU RVH GXKHM Ws NLVKWH SDVXU GLMHQL për dëmin, të metat dhe identitetin e prodhuesit. Me afatin e parashkrimit kuptojmë se i dëmtuari duhet të ushtrojë të drejtën e padisë kundër prodhuesit brenda 3 vjetëve 161 Hartman v. Stichting Sanquin Bloedvoorziening (1999) Nederlandse Jurisprudentie (NL) 621 (Gjykata e Rrethit Amsterdam). 162 Duncan Fairgrieve 2013, f. 13. 163 Pentasa no 02/1671323 shtator 2004 (CA Paris). 164 Cour de Cassation (CCass)1, 15 maj 2007, nr 5–10.234 (Pentasa).

88 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime nga marrja dijeni, përndryshe ai nuk mund ta kërkojë më të drejtën e tij me anë të JM\\NDWsV.\\sVKWsQMsDIDWVXEMHNWLYSDVL¿OORQWsHFsQJDPRPHQWLTsLGsPWXDULND PDUUsRVHGXKHMWsNLVKWHPDUUsGLMHQL0HµGXKHMWsNLVKWHPDUUsGLMHQL¶NXSWRMPsTs me një përkujdesje të arsyeshme, paditësi mund të kishte marrë dijeni mbi dëmin, të metën dhe identitetin e prodhuesit. Pas kalimit të këtij afati, detyrimi i prodhuesit për të shpërblyer dëmin mbetet veçse një detyrim natyror, i cili varet vetëm nga vullneti i GHELWRULWSsUW¶XSsUPEXVKXURVHMRSRUQXNPXQGWsUHDOL]RKHWPsPHIRUFsQVKWUsQ- guese të ligjit në momentin që është pretenduar nga pala e interesuar. 7.4.2. Prekluziviteti i së drejtës për dëmshpërblim E drejta e personit të dëmtuar kundër prodhuesit për shpërblimin e dëmit, sipas SDUDJUD¿WWsSDUsWsQHQLWWs.RGLW&LYLOVKXKHWPHNDOLPLQHGKMHWsYMHWsYHQJD dita që prodhuesi ka vënë në qarkullim produktin që ka shkaktuar dëmin. Me afatin e gjatë prekluziv prej 10 vjetësh do të kuptojmë që përgjegjësia e prodhuesit shuhet krejtësisht me kalimin e këtij afati dhe paditësi humbet çdo të drejtë subjektive për të kërkuar shpërblimin e dëmit përkatës, “përveç rasteve kur ndër- kohë paditësi ka nisur procedurat gjyqësore” (neni 11 i DPP). Ky përjashtim i fundit nuk është transpozuar në nenin 634 të Kodit Civil, por në përputhje me interpretimin logjik dhe teleologjik të normës do të kuptojmë se në rast se paditësi ka nisur procedu- rat në të njëjtën ditë kur janë plotësuar 10 vjet nga dita e vënies së produktit në qarku- llim, atëherë padia e tij do të pranohet, pasi afati 10 vjeçar në këtë ditë nuk ka kaluar. Ky përjashtim do të thotë gjithashtu se nëse është ngritur padi brenda afatit objektiv 10-vjeçar, atëherë ky veprim ndërpret afatin prekluziv. Ngritja e padisë është i vetmi shkak për të cilin afati mund të ndërpritet, pa pranuar asnjë shkak tjetër ndërprerës apo pezullues. Afati SUHNOX]LYLYHQGRVXUQJDQHQLL.&QsSDUDJUD¿QHG\\WssVKWsQMs DIDWREMHNWLYSDVL¿OORQWsHFsQJDPRPHQWLLQGRGKMHVVsQJMDUMHVSUDQJDPRPHQWL i vënies së produktit në qarkullim. Një afat të tillë prekluziv gjykata e merr parasysh edhe H[RI¿FLR. Megjithatë mbeten një varg pasigurish lidhur me afatin 10 vjeçar, si p.sh. cili është momenti kur produkti është vënë në qarkullim, ose a mundet që Shtetet Anëtare të anashkalojnë këtë afat me rregulla kombëtare procedurale, si, fjala vjen, duke lejuar zëvendësimin e palëve të paditura gabimisht, çështje të cilat kohët e fundit i janë nënshtruar shqyrtimit në GJED-së. GJED shprehet që data e vënies së produktit në qarkullim konsiderohet data e daljes së tij nga procesi i prodhimit dhe e hyrjes në procesin e tregtimit në formën në të FLOsQLRIURKHWSXEOLNXWSsUW¶XSsUGRUXURVHNRQVXPXDU165 GJED ka pasur mundësinë të analizojë nenin 11 të DPP-së mbi prekluzivitetin e padisë sipas çështjes OB kundër Aventis Pasteur, ku shprehet se neni 11 i DPP-së ka natyrë neutrale. Qëllimi i tij është që të vendosë një afat për ushtrimin e të drejtave që DPP i jep të dëmtuarit. Siç del qartë nga recitali 10 i preambulës së DPP-së, qëllimi i kësaj dispozite është që të plotësojë kërkesat e sigurisë juridike në interes të palëve të përfshira. Vendosja e afateve kohore brenda të cilave mund të ngrihet padia nga ana e të dëmtuarit, duhet të 165 Çështja C-127/04 O’Byrne [2006] ECR I-01313 §27.

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 89 plotësojë kritere objektive.166 Kjo është veçanërisht e rëndësishme për furnizuesit që dëshirojnë një afat të caktuar për ruajtjen e të dhënave dhe për menaxhimin e riskut.167 Afati prekluziv realizon gjithashtu parimin e sigurisë juridike, shoqëruar me parimin e mbrojtjes së pritshmërisë legjitime. Këto parime kërkojnë veçanërisht që norma juridike të jetë e parashikueshme nga subjektet, të cilëve norma u drejtohet, kërkesë NMRYHoDQsULVKWHUsQGsVLVKPHQsUDVWLQNXUQRUPDMXULGLNHVMHOOSDVRMD¿QDQFLDUHPH qëllim që subjektet e interesuara të mund të njohin me saktësi shtrirjen e detyrimeve që normat juridike imponojnë mbi to. Në çështjen O’Byrne *-(' WKHNVRL VH Qs UDVWLQ NXU SDOD H GsPWXDU ND ¿OOXDU procesin gjyqësor kundër të paditurit të gabuar duke menduar që ai ka qenë prodhue- si, i takon gjykatës kombëtare që të analizojë kushtet e zëvendësimit procedural. Megjithatë, për të përcaktuar kohën e vënies së produktit në qarkullim, nuk ka rëndësi nëse produkti është blerë drejtpërdrejt te prodhuesi apo te ndërmjetës të tjerë në zinxhirin e shpërndarjes, edhe kur këta të fundit kanë një lidhje të ngushtë si kompa- nitë mëmë-bijë. Është e rëndësishme që gjykatat kombëtare të analizojnë funksionet e këtyre kompanive në zinxhirin e prodhimit dhe shpërndarjes. Kur kompania bijë vepron vetëm si shpërndarëse dhe nuk ka funksion në procesin e prodhimit, atëherë konsiderohet që produkti është vënë në qarkullim kur ka dalë nga kompania mëmë. Megjithatë gjykatat kombëtare duhet të konsiderojnë fushën e zbatimit të DPP-së të përcaktuar në nenin 3.168 Kur e njëjta çështje, Aventis Pasteur SA kundër O’Byrne, iu kthye përsëri GJED-së, ajo konstatoi që neni 11 i DPP-së do të shkelej nëse prodhue- si do të zëvendësohej proceduralisht në proceset kundër tij, ose zëvendësimi do të kërkohej pas mbarimit të periudhës 10-vjeçare.169 Gjykata theksoi se i vetmi shkak ndërprerës i afatit prekluziv është ngritja e padisë, dhe në rast se do të shtoheshin shkaqe të tjera, si zëvendësimi procedural, atëherë siguria juridike dhe harmonizimi maksimal që kërkon DPP do të cenoheshin. Në çështjen në fjalë GJED tregoi se kom- pania mëmë, prodhuesi, ishte ende në kontroll të produkteve, përderisa ishte dega e saj që furnizonte me mallra, duke e lënë kështu të hapur mundësinë që padia kundër prodhuesit të konsiderohej e ngritur në fakt brenda periudhës 10-vjeçare.170 Gjithashtu GJED nxori në pah edhe rëndësinë e faktit që furnizuesi ka detyrimin për të treguar në kohë dhe me nismën e vet identitetin e prodhuesit ose të furnizuesit të tij. Pra një VKLWsVIXUQL]XHV GXKHW W¶L WUHJRMs SD YRQHVs EOHUsVLW LGHQWLWHWLQ H SURGKXHVLW RVH IXU- nizuesit të vet dhe jo të presë derisa të paditet, të zgjasë proceset gjyqësore dhe më pas të tregojë se nuk ishte ai prodhuesi i vërtetë. Disa autorë e kanë kritikuar afatin 10-vjeçar të prekluzivitetit pasi “periudha YMHoDUHQXN¿OORQQJDoDVWLNXUSURGXNWLLsVKWsIXUQL]XDUNRQVXPDWRULWIXQGRUSRU nga çasti kur ka dalë nga duart e prodhuesit. Pala e dëmtuar shpesh duhet të gjejë kohën që ka kaluar ndërmjet furnizimit nga prodhuesi dhe shitjes përfundimtare. Probleme 166 Ibid. §27. 167 Duncan Fairgrieve 2013, f. 14. 168 Ibid. §30-39. 169 Çështja C-358/08 Aventis Pasteur SA v. OB [2009] ECR I- 11305 §61. 170 Howells 2010.

90 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime të veçanta që lidhen me efektet e transaksionit ndërmjet grupeve të shoqërive kanë çuar në mosmarrëveshje gjyqësore mbi zbatueshmërinë e afatit të gjatë prekluziv 10-vjeçar.”171 Në një çështje më të fundit GJED nuk iu përgjigj pyetjes se në cilin moment produkti konsiderohet i vendosur në qarkullim, por shqyrtoi vetëm çështjen e gjykatës kompetente për trajtimin e padive të ngritura në bazë të përgjegjësisë së prodhuesit për produktet me të meta brenda Shteteve Anëtare të BE dhe vendosi se kur një prodhues përballet me padi për shkaktimin e dëmit nga produktet me të meta, atëherë vendi ku është kryer apo ka ndodhur veprimi që ka shkaktuar dëmin konside- rohet vendi ku është prodhuar produkti. Në këtë mënyrë GJED, duke i bashkuar pyetjet mbi juridiksionin gjyqësor dhe mbi momentin e vënies në qarkullim të produktit, mund të deduktohet se indirekt pohon që produkti konsiderohet i vënë në qarkullim në momentin kur lë procesin e prodhimit të operuar nga prodhuesi dhe hyn në procesin e WUHJWLPLWQsIRUPsQTsLRIURKHWSXEOLNXWSsUW¶XSsUGRUXUDSRNRQVXPXDUSDYDUsVLVKW se produktet mund të shiten sipas ndonjë skeme pak a shumë të organizuar dhe ato arrijnë përdoruesin fundor në një kohë dhe vend të dytë.172 8. Përfundime Direktiva për përgjegjësinë që rrjedh nga produkti e cila parashikon përgjegjësinë objektive të prodhuesit për produktet me të meta, kërkon harmonizim maksimal për çështjet që rregullon. Pavarësisht diskutimeve mes studiuesve, akademikëve dhe pro- fesionistëve në fushën e përgjegjësisë që rrjedh nga produkti, Komisioni Europian është i mendimit që propozimi për të rishikuar Direktivën në këtë fazë është i para- kohshëm. Ai e ka shprehur mendimin e tij përmes katër raporteve deri tani dhe nuk ka vërejtur nevojën për ndryshime të reja në Direktivën mbi përgjegjësinë që rrjedh nga produkti. Sipas Komisionit, direktiva kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet in- teresave të prodhuesve dhe të konsumatorit për sa i përket përgjegjësisë për produktet me të meta dhe dallimet që mund të lindin nuk krijojnë pengesa të mëdha tregtare apo nuk shtrembërojnë konkurrencën në Bashkimin Europian. Komisioni gjithashtu beson se parashikimi i SsUMDVKWLPLWQJDSsUJMHJMsVLDFLYLOHRVHLNX¿ULWHXURRIURQ një nivel të përbashkët të mbrojtjes së konsumatorit dhe një bazë të përbashkët për përgjegjësinë e prodhuesve për produkte me të meta. 171 Duncan Fairgrieve 2013, f. 15. 172 Çështja C-45/13 Andreas Kainz v. Pantherwerke AG [2014] ECLI:EU:C:2014:7. Në këtë çështje paditësi austriak ngriti një padi ndaj një prodhuesi gjerman në gjykatën austriake, me preten- dimin se biçikleta e prodhuar në Gjermani që ai kishte blerë nga një shitës austriak ishte me defekt dhe i kishte shkaktuar aksident duke e dëmtuar. Për këtë arsye ai ngriti një padi për shpërblimin e dëmit në gjykatën e vendit ku banonte vetë, në Austri. GJED në këtë rast bashkoi pyetjet e drejtuara nga gjykata austriake a) nëse kjo e fundit kishte juridiksion për të shqyrtuar çështjen dhe b) cili kon- siderohet momenti i vënies në qarkullim të produktit, ai i daljes nga procesi i prodhimit apo ai kur tregtohet në një mënyrë të strukturuar ndaj përdoruesit fundor. GJED e shqyrtoi çështjen vetëm sipas Rregullores 44/2001, e shfuqizuar tani nga Rregullorja 1215/2012 [Regulation (EU) No 1215/2012 of the European Parliament and of the Council of 12 December 2012 on jurisdiction and the recogni- tion and enforcement of judgments in civil and commercial matters, OJ L 351, 20.12.2012, p. 1-32.]

Pjesa II – Siguria e konsumatorit 91 Nga analiza e dispozitave të Kodit Civil për përgjegjësinë e prodhuesit për pro- duktet me të meta, të krahasuara me Direktivën mbi përgjegjësinë që rrjedh nga pro- dukti, mund të nxirren përfundimet e mëposhtme: Së pari, legjislacioni shqiptar nuk e ka pasqyruar ndryshimin e Direktivës që SsUIVKLQQsSsUNX¿]LPLQHSURGXNWLWHGKHSURGXNWHWEXMTsVRUHGLNXUWsSsUMDVKWXDUD QJDIXVKDH]EDWLPLWWs'33Vs3sUNX¿]LPLLSURGXNWLWQsQHQLQWs.RGLW&LYLO GXKHWWsSsUFDNWRMs³µSURGXNW¶sVKWsoGRVHQGLOXDMWVKsPHGKHQsVHsVKWsLQNRUSR- UXDUQsQMsVHQGWMHWsUWsOXDMWVKsPRVHWsSDOXDMWVKsP´3sUIVKLUMDHµHOHNWULFLWHWLW¶Qs SsUNX¿]LPLQ H µSURGXNWLW¶ sVKWs H WHSUXDU SsU VD NRKs Ts oGR OORM HQHUJMLH QMLKHW VL send i luajtshëm sipas nenit 142 të Kodit Civil. Së dyti, ndarja e drejtë e rrezikut ndërmjet personit të dëmtuar dhe prodhuesit nuk del nga ligji, sepse Kodi Civil nuk zbaton në mënyrë të qartë ndarjen e barrës së provës, nuk tregon në mënyrë të qartë kush duhet të provojë çfarë. Edhe pse kjo ndarje arrihet me anë të interpretimit të së drejtës procedurale dhe materiale, është më mirë që të ekzistojë një situatë LQFODULVQRQ¿WLQWHUSUHWDWLR. Së treti, kategoritë e dëmit janë hequr nga teksti i Kodit Civil. Edhe pse në pamje Ws SDUs PXQG Ws PHQGRKHW VH PRVNX¿]LPL L GsPLW PXQG Ws RIURMs PEURMWMH Ps Ws mirë për viktimat, duhet të mbahet parasysh që GJED në disa raste është shprehur që Direktiva duhet të interpretohet në mënyrë të ngushtë, sepse vendos ekuilibrin delikat mes interesave të përfshirë. Meqë sipas MSA-së kërkohet krijimi gradual i zonës së lirë ekonomike, legjislacioni shqiptar duhet të përafrohet me Acquis. Së katërti, ndalimi i marrëveshjeve që përjashtojnë përgjegjësinë për shkaktimin e dëmit parashikohet shprehimisht për përgjegjësinë bazuar në faj, por nuk parashikohet në seksionin për përgjegjësinë për produktin. Kjo situatë kërkon qartësim. Fjala “faj” duhet të hiqet nga neni 610 i Kodit Civil, sa kohë që neni 11 i DPP-së e nuk e përfshin përjashtimin nga përgjegjësia civile YROHQWLQRQ¿WLQLXUD (ku ka marrëveshje nuk ka vend për dëm). Ekspertët që ndihmojnë institucionet shqiptare për harmonizimin e legjislacionit shqiptar me Acquis propozojnë se për të pasur një legjislacion më të plotë dhe kohe- rent për mbrojtjen e konsumatorit, dispozitat për përgjegjësinë e produktit duhet të përfshihen në ndryshimet e ardhshme të ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit të vitit 2008 (ose në një ligj tjetër të ri për Mbrojtjen e Konsumatorit).173 Është e vërtetë që gjendja aktuale e legjislacionit për përgjegjësinë e produktit dhe mbrojtjen e konsumatorit ka vend për përmirësim, ashtu sikurse transpozimi i pjesshëm dhe jokorrekt i Direktivave të BE-së zakonisht çon në mospërputhshmëri të konsiderueshme, por një përputhshmëri dhe plotësi e mundshme mund të arrihet edhe përmes rishikimit të Kodit Civil, si edhe përmes përfshirjes së të drejtës kontraktore WsNRQVXPDWRULWQs.RGLQ&LYLODSRQsQMsNRGL¿NLPWsYHoDQWsWsVsGUHMWsVNRQVXPD- tore. Kjo mund të kontribuojë në një zhvillim serioz të praktikës gjyqësore, çka mund të garantojë një ekuilibër më të mirë të interesave të përfshirë në lidhje me parimet e përcaktuara nga Acquis konsumatore. Gjithsesi gjetja e politikës më të përshtatshme mbi konsolidimin e Acquis konsumatore i mbetet ligjvënësit. 173 Micklitz 2012, f. 39.



PJESA III INFORMIMI I KONSUMATORIT Neni 7 Detyrimi i përgjithshëm i informimit 7UHJWDUsWMDQsWsGHW\\UXDUQsNX¿MWsHYHSULPWDULYHSsUNDWsVHW¶XMDSLQ konsumatorëve të dhëna të plota dhe të sakta për mallrat dhe shërbimet e vendosura në treg ose të parashikuara për t’u vendosur në treg. 2. Të dhënat duhet të jenë të vërteta, të sakta dhe të qarta për të gjitha karakteristikat e mallrave dhe shërbimeve, si edhe për kushtet e tregtimit të tyre. Këto të dhëna duhet të përmbajnë karakteristikat e mëposhtme: a) natyrën, identitetin e prodhuesit, çmimin, cilësinë, sasinë, dobinë, origjinën, afatin e përdorimit, mënyrën e prodhimit dhe të përdorimit, mënyrën e mirëmbajtjes dhe garancinë e mallrave dhe të shërbimeve; b) rreziqet, që lidhen me mallrat dhe shërbimet, kur këto rreziqe nuk janë të kuptueshme pa paralajmërimin përkatës. c) kushtet e përgjithshme të kontratave që i ofrohen konsumatorit. Koment Informimi i konsumatorit është një parakusht themelor që tregu të funksionojë siç duhet. Për këtë arsye ligji i ngarkon tregtarët me një detyrim të përgjithshëm për të informuar konsumatorët. Tregtarët, duke qenë se janë profesionistë që merren me shpërndarjen dhe shitjen e mallrave, kanë gjithnjë më shumë informacion mbi mallin sesa konsumatorët. Për të ekuilibruar asimetrinë e informacionit midis palëve, ligji i detyron tregtarët të japin të dhëna të plota dhe të sakta mbi mallrat e vendosura në treg, apo që parashikohen të vendosen në treg, si p.sh. në rastet e promocionit të PDOOUDYH7UHJWDUsWGRWsNRQVLGHURKHQSsUJMHJMsVEUHQGDNX¿ULWWsDNWLYLWHWLWWsW\\UH Sigurisht masa e detyrimit për të informuar mund të ndryshojë në varësi të vendit që tregtari zë në prodhimin dhe shpërndarjen e mallit. Një prodhues, importues, distribu- tor ose një dyqan kryesor shitjeje duhet të dijë më shumë mbi produktet e tij sesa një tregtar i vogël. Ky nen parashikon në mënyrë të përgjithshme detyrimet e tregtarit për të dhënë informacion, pasi detajet e përmbajtjes së informacionit dhe forma sipas së cilës ai duhet të jepet, përcaktohen në pjesët e mëpasshme të LMK, ku përcaktohen edhe sanksionet e mosdhënies së informacionit, qoftë në formën e dënimeve administrative apo pasojave juridike që vijnë për palët e përfshira. Neni 7 i LMK konkretizon të drejtën e konsumatorit për informim, sikurse pa- rashikon neni 4 në mënyrë deklarative. Çdo konsumator në treg paraqet interes dhe VKIDTNsUNHVDSsUWsEOHUsSURGXNWHRVHSsUWsSsU¿WXDUVKsUELPHWTsXRIURKHQNRQVX-

94 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime matorëve. Për çdo produkt të nxjerrë në treg ose shërbim që i ofrohet, konsumatori, SsUSDUDVHWsYHQGRVsSsUWDEOHUsJs]RQWsGUHMWsQSsUW¶XLQIRUPXDUPELNDUDNWHULVWL- kat dhe cilësitë e produktit a shërbimit. Prandaj informimi i konsumatorit është një e GUHMWsHFLODQXNPXQGW¶LPRKRKHWSsUDVQMsPRWLYSDVLSsUEsQQMsQGsUSDUDNXVKWHW themelore për të pasur një konsumator sa më të mbrojtur. Mbi tregtarin rëndon detyri- mi që informacioni që i jepet konsumatorit duhet të jetë i saktë dhe i besueshëm. Në asnjë rast konsumatori nuk duhet të bjerë pre e praktikave të padrejta tregtare si pasojë HPXQJHVsVRVHSDVDNWsVLVsVsLQIRUPDFLRQLW.XUÀDVLPSsULQIRUPLPWsNRQVXPDWRULW do të kuptojmë pajisjen e tij me të dhëna mbi disa elemente të caktuara të produktit, si më poshtë: HOHPHQWHWSsUEsUsVHWsSURGXNWLW1 FLOsVLQs VDVLQs DIDWLQHSsUGRULPLW - identitetin e SURGKXHVLW GRELQsTsSDUDTHW RULJMLQsQHSURGXNWLW SURFHVLQHSURGKLPLW PsQ\\UsQHPLUsPEDMWMHV XGKs]LPHWHSsUGRULPLWGKHSDUDODMPsULPHW - praninë e mundshme të materialeve ose substancave që mund të jenë të dëmshme SsUQMHUs]LWSURQsQDSRPMHGLVLQ - rreziqet e tjera që lidhen me mallrat dhe shërbimet, si edhe kushtet e përgjithshme TsOLGKHQPHWUHJWLPLQHPDOOUDYH oPLPLQ¿QDO Duke u pasqyruar saktë dhe qartë sa më sipër, çka përbën informacionin që kon- sumatori duhet të dijë mbi mallrat apo shërbimet që i ofrohen atij, mutatis mutandis, bëhet i mundur jo vetëm realizimi i një zgjedhjeje të vetëdijshme nga ana e konsuma- torit, por njëkohësisht realizohen edhe të drejtat që gëzon konsumatori sipas nenit 4. 1 Konsumatori duhet të informohet në mënyrë të saktë mbi elementet përbërëse të një produkti, pasi vetëm në këtë mënyrë ai është në gjendje të vlerësojë produktin për të cilin do të vendosë më pas ta blejë ose jo. Këto elemente duhet të shkruhen në mënyrë të qartë në etiketë dhe të mos lihen të nënkuptuara. Në çështjen C-47/09 Commission v Italy, ku ligji italian kishte parashikuar se produktet e çokollatës që nuk përmbajnë yndyrna vegjetale, por vetëm gjalpë kakaoje, duhet që në mënyrë të detyrueshme në etiketim përbri emrit të shitjes së produktit të çokollatës të shtohet edhe mbiemri “i pastër” ose fraza “çokollatë e pastër” në etiketimin e produkteve të caktuara. Në këtë rast GJED deklaroi se shteti italian ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve në përafrimin e legjislacionit në lidhje me etiketimin, paraqitjen dhe reklamimin e produkteve ushqimore. Pavarësisht se autoritetet LWDOLDQH SUHWHQGXDQ VH WHUPL µH SDVWsU¶ QXN NLVKWH NRQRWDFLRQ FLOsVRU SRU YHWsP SsUVKNUXHV SsU Ws treguar se çokollata nuk përmbante yndyrna të tjera vegjetale përveçse gjalpë kakaoje, GJED argu- mentoi se direktivat e BE-së duhet të transpozohen në mënyrë të plotë dhe korrekte në legjislacionet kombëtare. Megjithatë çështje të tilla mbeten të diskutueshme po të mbahen në konsideratë përpjekjet e shoqatave konsumatore, kryesisht, për të ndaluar përdorimin e emërtimeve metaforike për produktet, VHSVHHPDVKWURMQsNRQVXPDWRULQ6LSVKWsPRVSsUGRUHWPsHPsUWLPLµTXPsVKWVRMH¶SRUWsSsU- GRUHWQMsWMHWsUWHUPSVKµOsQJVRMH¶SDVLQXNsVKWsTXPsVKW3sUSMHNMHWsWLOODMDQsVKIDTXUHGKHQs

Pjesa III – Informimi i konsumatorit 95 Për shembull, tregtari duhet të japë të saktë, të plotë dhe të vërtetë informacionin mbi identitetin e prodhuesit. Në këtë mënyrë konsumatori ka informacionin e nevojshëm se ndaj kujt duhet të kërkojë shpërblimin e dëmit në rastin e produkteve me të meta, si një e drejtë e parashikuar në nenin 4 dhe nenin 6 të LMK. Nëse tregtari nuk e jep këtë informacion apo refuzon të bëjë të njohur emrin e prodhuesit, atëherë ai do të mbajë vetë përgjegjësinë që sipas ligjit duhet të mbajë prodhuesi i produktit. Tregtari duhet të informojë konsumatorin edhe mbi kushtet e përgjithshme të kon- WUDWDYHTsXRIURKHQNRQVXPDWRUsYH.\\LQIRUPDFLRQLQHYRMLWHWNRQVXPDWRULWSsUW¶X konsultuar në rast se një situatë nuk shkon siç duhet, kur ai është i pakënaqur nga malli apo shërbimi, për shkak se detyrimi nuk është përmbushur në mënyrën që konsuma- tori priste. Për më tepër, konsumatori duhet të njoftohet mbi kushtet e përgjithshme të kontratave, me qëllim që edhe të mbrohet nga kushtet e padrejta që këto kushte të SsUJMLWKVKPH PXQG Ws SsUPEDMQs .\\ GHW\\ULP SDUDVKLNRKHW HGKH Qs UDVWH VSHFL¿NH si p.sh. në rastet e paketave të udhëtimit, të kredisë konsumatore etj., si një detyrim parakontraktor. Mosinformimi i konsumatorit në lidhje me ndonjë element që konsumatori duhet të dinte për të kryer një zgjedhje racionale, element të cilin tregtari e njihte ose duhej ta njihte si vendimtar për kryerjen e zgjedhjes, përbën një shkelje të nenit 7. Disa shembuj të mosrespektimit të nenit 7 mund të jenë si më poshtë: - Shitja e shërbimit të hotelerisë në rivierë pa informuar konsumatorin që hoteli është në proces rinovimi dhe që mund të jetë shumë i zhurmshëm, ose që një rrugë VKXPsHQJDUNXDUPHWUD¿NQGDQKRWHOLQPHSOD]KLQ - Mosnjoftimi që malli ose shërbimi mund të ketë të meta ose karakteristika që mund të reduktojnë përdorimin e tij. - Mosinformimi i konsumatorit mbi rreziqet që lidhen me mallin. Informacioni i dhënë nga tregtari duhet të jetë: LVDNWsWUHJWDULGXKHWW¶LRIURMsNRQVXPDWRULWWsJMLWKDHOHPHQWHWLQIRUPXHVHTsDL QMHKRVHGXKHWW¶LQMRKsVLWsUsQGsVLVKsPSsUNRQVXPDWRULQ - i vërtetë: detyrimi për të informuar konsumatorët nuk përmbushet nëse informa- FLRQLLGKsQssVKWsoRULHQWXHVLUUHPsRVHPHPDQJsVL - i qartë: informacioni duhet të jepet në një mënyrë të qartë dhe të kuptueshme me qëllim që konsumatori mesatar ta marrë dhe ta kuptojë lehtësisht atë. Kjo kërkesë nuk do të konsiderohet e përmbushur në rast se informacioni është konfuz ose i paqartë, jo i dukshëm ose i fshehur, si p.sh., me shkronja tepër të vogla ose i shtypur në dokumente të cilave tregtari u referohet, por që nuk u vihen në dispo- çështje të ndryshme përpara GJED, si p.sh. në çështjen C-422/16 9HUEDQG6R]LDOHU:HWWEHZHUEH9 Y7RIX7RZQFRP*PE+ [ECLI:EU:C:2017:458] ku shoqata për konkurrencën sociale u ankua ndaj VKRTsULVsWUHJWDUHPHSsUJMHJMsVLWsNX¿]XDU³7RIX7RZQ´VHSVHSsUGRUWHWHUPDWsEXOPHWHYHSsUSUR- GXNWHYHJMHWDOHVLSVKµTXPsVKWVRMH¶µGMDWKsYHJMHWDO¶µDMNsYHJMHWDOH¶HWMGXNHoRULHQWXDUNsVKWX konsumatorët dhe duke dëmtuar konkurrencën e lirë dhe të ndershme. Në këtë çështje GJED vendosi VH WHUPL µTXPsVKW¶ QXN PXQG Ws SsUGRUHW SsU Ws SsUVKNUXDU SURGXNWH Ts UUMHGKLQ QJD ELPs SsUYHo rasteve të renditura në aneks-rregulloret dhe listat e e miratuara me vendime nga Komisioni Europian. Megjithatë përpjekjet janë drejtuar edhe ndaj Rregulloreve dhe listave të miratuara nga Komisioni, të FLODWOHMRMQsSsUGRULPLQHPHWDIRUDYHQsUDVWHQsFDNWXDUDWHSsUWsNX¿]XDUD

96 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime zicion konsumatorëve, si, fjala vjen, modele standarde që përmbajnë kushtet e kontratave, dokumente që përmbajnë detyrimet e garancisë së shitësit etj. - Informacioni duhet të jepet në gjuhën shqipe sipas parashikimeve të nenit 12 LMK. Sikurse e kemi përmendur edhe më sipër, dispozitat e parashikuara për mallrat zbatohen gjithashtu edhe mbi shërbimet sipas diktimeve të rastit dhe me përshtatjet e nevojshme. Bazuar edhe në praktikën gjyqësore të GJED, konsumatori duhet të informohet si për mallrat, ashtu edhe për një shërbim që i ofrohet. Ky informacion, si në rastin kur u jepet konsumatorëve për produktet që kërkojnë të blejnë, ashtu edhe në rastin e shërbimeve, duhet të jetë i saktë dhe të krijojë besimin se konsumatori është duke marrë një shërbim të sigurt për të. Sipas Gjykatës Europiane të Drejtësisë në çështjen .RPLVLRQLNXQGsU*UHTLVs2LQIRUPDFLRQLQXNGXKHWW¶LPRKRKHWQsDVQMsUDVW konsumatorit për një shërbim që i ofrohet. Në rastin e ofrimit të një shërbimi duhet TsLQIRUPDFLRQLW¶XMHSHWNRQVXPDWRUsYHQJDSHUVRQDWsFLOsWNDQsQMRKXULWsSRVDoPH mbi shërbimin që ofrojnë. Në këtë çështje GJED vlerësoi rëndësinë që ka fakti se nga kush duhet të informohet konsumatori për shërbimin që i ofrohet. Sipas saj, shërbimi i ofruar nga persona të paspecializuar bën që informacioni që u jepet konsumatorëve të mos jetë i saktë dhe i besueshëm. Shërbimi i ofruar nga persona që nuk kanë njohuri të posaçme cenon të drejtën e konsumatorit për informim3. Duke iu referuar kësaj çështjeje arrijmë në përfundimin se shërbimi i ofruar nga persona të cilët nuk janë kompetentë për dhënien e informacionit, në varësi të çdo rasti, ndikon negativisht në të drejtën e konsumatorit për informim. Neni 8 Etiketimi Shitësit janë të detyruar të sigurojnë që, në mallrat për shitje, të jenë të shënuara në gjuhën shqipe, dukshëm dhe kuptueshëm: a) emërtimi i mallit, adresa e fabrikuesit dhe/ose importuesit, marka ose çdo shenjë tjetër dalluese e fabrikuesit, importuesit ose furnizuesit, pesha, sasia, përmasa ose dimensionet, si dhe çdo informacion tjetër që, në vartësi WsQDW\\UsVVsPDOOLWsVKWsLGRPRVGRVKsPSsULGHQWL¿NLPLQRVHSsUGRULPLQ e tij; b) informacion për jetëgjatësinë minimale ose datën e skadimit, nëse ka. Koment: Etiketimi i produktit është një nga mënyrat kryesore për informimin e konsumatorit, por edhe kontakti i parë me mallin në çastin kur konsumatori vendos ta blejë ose jo. Etiketimi i produktit ka një rol dhe rëndësi të madhe në respektimin e së drejtës për informacion të konsumatorit. Duhet pasur parasysh që etiketimi i mallrave 2 Çështja C-198/89&RPPLVVLRQY*UHHFH[1991] ECR I-735. 3 Në çështjen C-198/89&RPPLVVLRQY*UHHFHGJED është shprehur se: “Shërbimi i ofruar nga guida turistike për një grup turistësh të një Shteti tjetër Anëtar, kur këto shërbime konsistojnë në udhë- zimin e turistëve në vende të tilla si muzeume apo monumente historike, të cilat mund të vizitohen vetëm me një udhëzues të specializuar profesionalisht, udhëzuesi duhet të jetë i pajisur me licencë, prandaj Republika e Greqisë nuk ka i përmbushur detyrimet e saj sipas nenit 59 të Traktatit të KEE-së”.

Pjesa III – Informimi i konsumatorit 97 u nënshtrohet disa ligjeve dhe rregulloreve të posaçme për mallra të posaçme, si për produktet ushqimore, farmaceutike, lodrat apo produktet tekstile. Në rastet e parashiki- meve të posaçme, këto norma marrin përparësi dhe duhen respektuar rreptësisht, pasi kanë për qëllim jo vetëm të informojnë konsumatorin, por edhe të mbrojnë sigurinë e tij nëpërmjet dhënies së informacionit të detajuar mbi përmbajtjen e mallit apo mënyrën e përdorimit të tij, duke paralajmëruar dukshëm dhe qartë mbi rreziqet e mundshme. Të dhënat e shkruara në etiketim duhet të jenë të dukshme dhe të lexueshme TDUWs$WRGXKHWWsMHQsGKHWsOHKWDSsUW¶XNXSWXDUSUDWsPRVSDUDTHVLQYsVKWLUsVL në kuptueshmërinë e tyre. Për këtë arsye kërkohet pikësëpari që informacioni të jepet në gjuhën shqipe, por njëkohësisht të përmbajë sa më pak të jetë e mundur elemente të ligjërimit sektorial dhe teknik-profesional, që mund të pengojnë konsumatorin në kuptueshmërinë e informacionit. Të dhënat kryesore që duhet të përmbahen në etiketim janë: 1. Emërtimi i mallit, i cili i jep konsumatorit idenë e përgjithshme mbi llojin dhe natyrën e mallit. 2. Adresa e fabrikuesit dhe importuesit, informacion ky që i jep konsumatorit jo vetëm besueshmërinë mbi cilësinë e mallit, por edhe mundësinë e realizimit të së drejtës për dëmshpërblim kur është rasti. 3. Marka ose çdo shenjë tjetër dalluese e fabrikuesit, importuesit ose furnizuesit, me qëllim dhënien e besueshmërisë së mjaftueshme për të cilën ka nevojë konsuma- tori në mënyrë që të sigurohet se mallrat nuk janë false. 3HVKDGKH6DVLDNRQVXPDWRULNDWsGUHMWsWsLQIRUPRKHWPELSHVKsQHVDNWsWs produktit, me qëllim që të krahasojë edhe çmimet në raport me produkte të ngjashme të ofruara nga konkurrentët. 5. Përmasa, informacion që i nevojitet gjithashtu për krahasueshmërinë me pro- dukte të tjera. 6. Çdo informacion tjetër që, në varësi të natyrës së mallit, është i domosdoshëm SsULGHQWL¿NLPLQRVHSsUGRULPLQHWLM.\\LQIRUPDFLRQsVKWsLQHYRMVKsPSsUWsRULHQ- tuar konsumatorin në lidhje me përdorimin e sendit, me qëllim që malli të mos përdo- ret në mënyrë të papërshtatshme, çka mund të përbëjë rrezik për jetën apo shëndetin e konsumatorit. 7. Afati i skadimit është gjithashtu një e dhënë e rëndësishme si për përdorimin e mallit, ashtu edhe për të shmangur rreziqet që mund të vijnë nga përdorimi i mallit të skaduar. Neni 9 Treguesi i çmimit 1. Çdo mall, që i ofrohet konsumatorit, duhet të ketë të shënuar çmimin e shitjes: a) për mallrat e paketuara duhet të jepen çmimi për sasinë e paketuar dhe çmimi për njësi; b) për mallrat që nuk janë të paketuara dhe maten në prani të konsumato- rit jepet vetëm çmimi për njësi; c) për mallrat e përmendura në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni është i detyrueshëm përdorimi i instrumentit matës;

98 Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve – teksti me shpjegime ç) në rastet kur çmimi i mallit për njësi është i njëjtë me çmimin e shitjes së mallit, është e mjaftueshme vendosja e çmimit të shitjes së mallit. 2. Për të gjitha shërbimet, që u ofrohen konsumatorëve, është i detyrueshëm shënimi i çmimit të shërbimit të ofruar. Nëse shërbimi përbëhet nga disa pjesë të ndryshme e të veçanta, jepen çmimi i secilës prej tyre dhe çmimi përfundimtar. Nëse në çastin e lidhjes së kontratës nuk është dhënë ende çmimi përfundimtar, ofruesi i shërbimit është i detyruar të tregojë me- todën e përllogaritjes së tij. 3. Treguesit e çmimit të mallit ose shërbimit të ofruar duhet të jenë të qartë, lehtësisht të dallueshëm dhe të lexueshëm. 4. Çmimi i shitjes së mallit ose shërbimit të ofruar shprehet vetëm në lekë. 5. Pikat e këtij neni, me përjashtim të pikës 4, nuk zbatohen për mallra dhe shërbime të përftuara nëpërmjet ankandit, si dhe për shitjen e sendeve antike dhe veprave të artit. Koment Neni 9 i LMK synon të transpozojë Direktivën 98/6/EC mbi treguesit e çmimit.4 Pika 1 ofron një parashikim të përgjithshëm të treguesit të çmimit në përputhje PH QMsVLWs PDWsVH dPLPL SsU QMsVL sVKWs SsUNX¿]XDU Qs 1HQLQ  VL oPLPL SsU- fundimtar, përfshirë TVSH-në dhe të gjitha taksat e tjera, për një kilogram, një litër, një metër, një metër katror, një metër kub të mallit, ose një njësi sasie të veçantë, të ndryshme nga to, pjesë e njësive të matjes ligjore të përdorura në Republikën e 6KTLSsULVsTsNDOLGKMHPHWUHJWLPLQHPDOOUDYHVSHFL¿NH Çmimet duhet të shënohen mbi vetë mallrat – çdo mall i ofruar për konsumatorët duhet të përmbajë në etiketë çmimin e shitjes – të shkruar qartësisht dallueshëm dhe lexueshëm. Për këtë arsye praktikat si treguesi i çmimeve në largësi në postera ose rafte dhe duke përdorur bar kode pa treguar çmimin e shitjes në çdo mall, janë në kundërshtim me këtë dispozitë. Në rast se mallrat shiten me çmim për njësi dhe janë të papaketuara, atëherë tregtari është i detyruar të përdorë instrumentin matës, si p.sh. peshore, metër etj. Në këtë rast shitësi paraprakisht duhet të ketë treguar çmimin për njësi dhe në momentin që konsumatori zgjedh sasinë që dëshiron, atëherë tregtari duhet të përdorë instrumentin matës, me qëllim që të japë edhe çmimin në proporcion me sasinë e përzgjedhur nga konsumatori. Kur përdoret çmimi i propozuar i shitjes, ky duhet të kuptohet si çmimi përfun- dimtar për njësi ose një sasi të caktuar të mallit, duke përfshirë TVSH-në dhe të gjitha taksat e tjera. Në rast se çmimi duhet të rritet me shpenzime shtesë, që konsumatori GXKHWW¶LSDJXDMsDWRGXKHWWsSsUPHQGHQGKHWsWUHJRKHQRVHWsSDNWsQWsMHSHWQMs vlerësim i përafërt i këtyre shpenzimeve. Duhet pasur parasysh që shpenzimet shtesë duhet të jenë të dukshme dhe të kup- tueshme qartë për konsumatorin, në mënyrë që konsumatori të jetë në gjendje të llo- garisë një çmim të saktë të sendit, përndryshe shënimet e paqarta, të padukshme, të 4 Directive 98/6/EC of the European Parliament and of the Council of 16 February 1998 on con- sumer protection in the indication of the prices of products offered to consumers, OJ L 80, 18.3.1998, p. 27.


Like this book? You can publish your book online for free in a few minutes!
Create your own flipbook